Zani i Nalte Nr. 2

Page 11

Zani i Naltë

gjyqit civil. Në rast se ju paraqitet për aksektim një gjykim jashtë detyrës së caktuar me ligj, të mos ekzekutohet dhe të interesuarit të njoftohen që të drejtohen para gjyqit civil”.10 Më datë 22 qershor 1922 Ministri i Drejtësisë, kryeministri dhe Këshilli i Naltë i Shtetit urdhëronin që të zbatohej “Shtojca mbi nenin 14 të ligjit të Organizimit të gjyqeve”: “Çështjet e kurorëzimit, të shkurorëzimit e të ushqimit, të rrjedhura prej tyre, zgjidhen e gjykohen me anë të klerit të çdo feje d.m.th. për muhamedanet është kompetencë e klerit muhamedan, për ortodoksët është kompetencë e klerit ortodoks dhe për katolikët e klerit katolik”.11 Në shkresën nr. 1482/III datë 29.VI.1922 të Kryeministrisë, që i drejtohet Gjyqit të Naltë të Sheriatit, ndër të tjera thuhet: “Duke qenë se qeveria ka vendosur, sikurse i është komunikuar atij Gjyqi të Naltë, kufizimin e kompetencës së tij, pikat e shënuara nga ajo zyrë, u janë dhënë gjyqeve civile dhe shihet e tepërt të jepen ngahera shpjegime mbi këto pika. Për pikën që transferohet në gjykatore, si testamenti (vasije), është mbaruar formimi i ligjit të vet; sa për pikat e tjera janë duke u studiuar që të marrin edhe ato formën ligjore, gjithmonë duke pasur parasysh moslargimin nga bazat e nyjeve, librat e fikh-ut12 dhe të feraiz-it13, të cilat e kanë burimin nga librat e shenjtë. Gjithçka bëhet për të mos i dhënë shtetit në administratën e përgjithshme të vet mungesa dhe ngatërresa, duke trazuar çdo degë fetare në të drejtat civile të popullit, e 10. AQSh. Fondi 155, viti 1922, dosja 8. 11. AQSh. Fondi 482, viti 1922, dosja 8. 12. Shkenca e vlerësimit juridik islam. 13. Shkenca e aplikimit te trashëgimisë, sipas fesë islame.

cila si politikisht dhe administrativisht ka sjellë çrregullim dhe shfaqet qeveri brenda një qeverie dhe për përfundim do të ketë vetëm shkatërrimin e harmonisë së njësisë shtetërore. Pra, meqë çështja e lartpërmendur ka marrë vendimin e Këshillit Ministerial, plotësuar me dekretin e Këshillit të Naltë, duhet t’u komunikoni të gjitha zyrave që mvaren nga ju, vendimin e sipërpërmendur, sa për dijeni”.14 Në këtë kohë Komuniteti mbante emrin Gjyqi i Naltë i Sheriatit dhe përbëhej prej një Këshilli të Naltë të Sheriatit me pesë anëtarë, në krye të të cilëve qëndronte Myftiu i Përgjithshëm. Këshilli i Naltë zgjidhej për pesë vjet, ndërsa Kongresi studionte veprimet fetare dhe financiare të Këshillit të Naltë e të qarqeve. Vartësit e Këshillit të Naltë të Sheriatit ishin: l) Myftinjtë e qarqeve; 2) Sekretarët e vakfeve, që merreshin me administrimin e të ardhurave vakfnore, 3) Sekretarët e sherisë, të cilët merreshin me martesat, shkurorëzimet etj. 4) Mytevelijtë (administratorët), që administronin dhe kujdeseshin për mirëmbajtjen e pasurive vakfnore dhe të faltoreve. Detyra e Këshillit të Naltë të Sheriatit ishte emërimi i myftinjve dhe i klerikëve të tjerë, si: imamë, vaizë, myderrizë, si dhe emërimi i sekretarëve të qendrës dhe të qarqeve. Këshilli i Naltë kontrollonte veprimet e myftinjve dhe të administratës financiare, në krye të së cilës qëndronte një drejtor vakfi. Para Kongresit të 1923 kjo administratë ishte Drejtori e veçantë pranë Ministrisë së Financave15: 14. AQSh. Fondi 482, viti 1922, dosja 8, fleta 32. 15. Protokoll: Sot me 10 fruer 1918, ditën e djelë në ora 9 para dite, u mblodh Komisioni i Vakufit të krahinës së Shkodrës nën kryesine e Molla Rustem Begut . . . mbasi populli i kësaj lagjeje (është fjala për meremetimin e xhamisë së Dërgutit – shenim i A. Bashës) nuk ep asnjë ndihmë, u vendos që t’i shkruhet Drejtorisë së

11


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.