Zani i Nalte Nr. 4

Page 80

Personalitete

alfabetit, si gurkyç i qemerit që do ndërtonin. Në fillim të vitit 1879 para Komisionit të Alfabetit u paraqitën katër projekte të ndryshme për shkrimin e shqipes, të cilat u diskutuan, duke pasur parasysh kriteret shkencore, politike e praktike, që duheshin për gjuhën shqipe. Prej tyre komisioni miratoi projektin e Sami Frashërit, i cili ishte i ndërtuar sipas parimit fonetik (për çdo tingull një shkronjë) dhe sipas alfabetit latin, të plotësuar për tinguj të veçantë të shqipes me shkronja të huajtura nga alfabeti grek ose të sajuara nga autori. Projektet e tjera nuk u pranuan për arsye të ndryshme, ose pse mbështeteshin vetëm në alfabetin grek (J. Vreto), ose pse nuk i përmbaheshin parimit fonetik (P. Vasa), ose pse për përdorimin e tij duheshin shtypshkronja të posaçme (H. Tahsini). Më 12 tetor 1879 konferenca vendosi themelimin e shoqërisë kulturore dhe miratoi kanonizmën (statutin) e saj, të cilën e nënshkruan të gjithë pjesëmarrësit. Zyrtarisht organizata u quajt Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip, kurse shkurtimisht u bë zakon të thirret Shoqëria e Shkronjëzave, ose Shoqëria e Stambollit. Kryetar i saj u zgjodh Sami Frashëri, kurse pjesëmarrësit e konferencës formuan Këshillin Qendror të shoqërisë. Programi i Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip u shpreh në mënyrë të qartë në kanonizmën e saj, të cilën e hartoi Jani Vreto. Ai nisej nga teza e shpallur qysh prej N. Veqilharxhit, se çdo komb që nuk e shkruan gjuhën e tij dhe nuk ka alfabetin e vet kombëtar është një komb i prapambetur. Aforizmi i Lajbnicit: “Më jepni një alfabet të mirë, unë do t’iu jap një gjuhë fort të mirë. 80

Më jepni mua një gjuhë fort të mirë dhe unë do t’iu jap një qytetërim shumë të mirë…” ishte shumë motivues, sepse qëllimi i shoqërisë ishte ta nxirrte popullin shqiptar nga prapambetja, duke zhvilluar arsimin kombëtar dhe letërsinë shqipe. Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip nuk pati mundësi ta zhvillonte veprimtarinë e saj kulturore brenda Perandorisë Osmane dhe ca më pak në Shqipëri. Madje ajo u detyrua të kalonte në ilegalitet. Ndjekjeve u shpëtoi vetëm dega e Shoqërisë së Shkronjëzave, që u formua më 1880 në Bukuresht, e cila më vonë luajti një rol të rëndësishëm për plotësimin e programit kulturor të Shoqërisë së Stambollit. Në këtë atmosferë kulturore Hafiz Aliu hyri nën ndikimin e lëvizjes, që filloi me themelimin më 1891 të revistës Pasuria shkencore, ku u mblodhën një grup intelektualësh sipas modelit perëndimor nën drejtimin e poetit Tefik Fitret (1867-1915), që synonin krijimin e artit të lartë në Turqi.

4. Veprimtaria shumëplanëshe në atdhe

Pas diplomimit, ai kthehet në atdhe për të filluar të kryente detyrat e veprimtarit kombëtar, së pari për të dëshmuar sa më shpejt Shqipërinë politike. Koha nuk priste, por njëherazi edhe për të hedhur baza të shëndosha për formimin më të mirë e më të plotë të bashkatdhetarëve të vet. Është koha kur forcohet roli i shoqërive shqiptare në të katër anët e diasporës, intensifikohet lufta për të mbajtur e përparuar shkollën shqipe, ndonëse qeveria osmane kishte shtuar represionin mbi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.