Page 1

TIMES SQUARE CHURCH “A GREAT MULTITUDE OF ALL NATIONS AND KINDREDS AND PEOPLE AND LANGUAGE.” REVELATIONS 7:9

MË FAL ZOT, QË TË BËRA TË LOTOSH

ISSUE 1 / VOL 1 / JUL 05

Nga David Wilkerson

Lluka 19 na jep një përshkrim të fuqishëm të Jezusit duke hyrë për herë të fundit në Jerusalem. Është imazhi i Krishtit duke iu afruar qytetit mbi një gomar drejt thirrjeve të lavdërimit nga turma të mëdha. Ai filloi në Malin e Ullinjve, dhe sa më shumë i ofrohej portës së qytetit, aq më shumë rritej turma. Së shpejti njerëzit filluan të hidhnin rrobat e tyre para tij, duke valëvitur degë palmash dhe duke bërtitur, “Ai erdhi! Erdhi ora e arritjes së mbretit të Izraelit. Erdhi paqja në Jerusalem. Më në fund mbretëria erdhi!” Pse kishte kaq gëzim, kaq brohoritje “hosana”? “Sepse ata mendonin që mbretëria e Perëndisë duhej të shfaqej menjëherë” (Lluka 19:11). Sipas mendimit të njerëzve, Jezusi lajmëronte arritjen e “mbretërisë në tokë” të premtuar nga Perëndia. Mirëpo, kjo nuk do të thoshte se ata i besonin si Mesia i tyre. Mendimi i tyre i vetëm ishte se mbretërimi i Perëndisë kishte filluar: “Lamtumirë, sundim romak! Nuk do të ketë më luftëra, sepse mbreti ynë do të ngrihet me shpatë dhe do të presë çdo armik. Do të shohim paqe në Jerusalem dhe në Izrael, nuk do të ketë më skllavëri, nuk do të ketë më mungesë ushqimi. Zoti më në fund dërgoi mbretin e pritur”. Askush në vendngjarje atë ditë nuk mendonte se çfarë do të ndodhte pastaj. Kur Jezusi po zbriste nga mali dhe turma po brohoriste lavde për të, ai i hodhi një shikim Jerusalemit dhe filloi të qante. “Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të” (Lluka 19:41). Vet Zoti në mish, po qante! NJË ZOT QË QAN ËSHTË I PAPËRFYTYRUESHËM PËR NJË BOTË PA BESIM Nocioni i Zotit që qan është përbuzës për mendjet e njerëzve të lig: “Zoti duke qarë? Pse do të donte ndokush të

kishte një Perëndi që tregon dobësi?” Sidoqoftë të qarit është pikërisht ajo çfarë Jezusi bëri këtu. Arsyeja e lotëve të tij? Ishte mosbesimi i madh i popullit. Ju mund të mendoni, “Por këto turma po i këndonin lavde atij, duke brohoritur “hosana”. Kjo nuk më duket mosbesim.” Mirëpo Shkrimi i Shenjtë na tregon se Jezusi e dinte se ç’kishte në zemrat e njerëzve. Dhe e vërteta është se, po këto turma do të ngurtësoheshin me mosbesim vrasës ndaj tij pas një kohe të shkurtër. Ndodhi në këtë çast të jashtëzakonshëm në historinë e Izraelit që Jezusi qau me dhimbje për ngurtësimin e njerëzve: “Jerusalem, Jerusalem që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar, sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! (Mateu 23:27). Mbani mend, ishin po këto turma të cilat e kishin parë Jezusin duke bërë vepra të jashtëzakonshme në mesin e tyre. Sytë e të verbërve ishin hapur, veshët e shurdhër dëgjonin, të gjymtët ecin, të vdekurit u ngjallën – dhe turmat kishin qenë dëshmitarë të të gjithave. Sidoqoftë, pavarësisht nga dëshmitë e tilla të gjalla të çdo profecie në Dhiatën e Vjetër rreth Mesisë – pavarësisht nga fjalët profetike këto turma me sa duket i shenjtëruan – ata mund t’i ngurtësonin zemrat e tyre në mosbesim. Jezusi, në esencë, po u thoshte këtyre njerëzve, “Ju dhashë mrekulli, shenja, çudira. Ju përmbusha nevojat, ua shërova sëmundjet tuaja dhe iu ushqeva mrekullisht. Ju dhashë çdo shembull të dashurisë që Ati përfaqëson. Por ju e refuzuat atë dashuri.” Derisa Jezusi po shikonte qytetin, ai parashikoi çmimin e jashtëzakonshëm të këtij ngurtësimi të zemrave.

Megjithatë ai nuk dëshironte që edhe një person i vetëm midis këtyre turmave të vdiste. Ai akoma i donte ata, dhe ne e dëgjojmë atë dashuri në fjalët e tij të përlotura: “Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë” (Mateu 23:38). Në fakt, Jezusi e pa se po vinte dita e pagesës së mosbesimit. Dhe ai i profetizoi asaj turme, “Ditët do të vijnë mbi ty, armiqtë e tu do të qarkullojnë me ledh rreth teje, dhe do të rrethojnë ty, dhe do të zënë ty nga të gjitha anët, dhe do të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe nuk do të lënë mbi ty gur mbi gur; sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar” (Lluka 19:43-44, në shkronja italike). Krishti e dinte se pas rreth 70 vitesh, gjenerali romak Titi do të pushtonte Jerusalemin dhe do ta rrafshonte për tokë. Muret e tij të fuqishme do të përmbysen dhe tempulli do të shkatërrohet, duke tmerruar kombin. Çfarë dite e tmerrshme pagese Izraeli do të shihte për refuzimin e dashurisë së Perëndisë. Mirëpo çështja e njëjtë e mosbesimit mbetet edhe sot: Si ndihet Jezusi për tërë vështirësitë dhe vrerin e drejtuar drejt tij në këto kohe? Ekziston një qëndrim rebelues dhe blasfemik mbarë botëror që thotë, “Nuk do t’i nënshtrohemi asnjë ligji të Zotit.” Unë personalisht e di se çfarë ndjej rreth këtij qëndrimi: dhembje të thellë të përzier me zemërim. Unë vazhdimisht e pyes Zotin, “Si po ia del bota duke u tallur me ty në mënyrë kaq të tmerrshme për një kohë kaq të gjatë?” Kjo më shtyn të pyes veten: kur Jezusi qau mbi Jerusalem, a po ndjente plagë nga bota e ngurtësuar që po vinte? A parashikoi ai se shumica e popullsisë së tokës do të tallej me emrin e tij dymijë vjet më vonë? A ndjeu plagë edhe nga besimtarët e ardhshëm, të cilët do ta


TIMES SQUARE CHURCH LIVING A LIFE OF DOUBLE PORTION - PART 1

refuzonin edhe në shekujt në vijim? A ishin lotët që derdhi pjesërisht mbi gjykimin që do të vinte si rezultat i mosbesimit?

mrekullueshme, Krishti i foli atyre për majanë e Farisenjve, dhe “ata diskutonin midis tyre duke thënë, nuk kemi bukë” (8:16).

Mendoni se sa fuqishëm ungjilli i tij ka shkuar përpara gjatë shekujve. Me mijëra e mijëra pastorë dhe misionarë tani predikojnë Krishtin nëpër botë. Një mori organizatash bamirësie bëjnë punë të pafundme mëshire në emër të tij. Dhe shumë njerëz të palavdëruar qëndrojnë si dëshmitarë të dashurisë së tij midis persekutimeve të tmerrshme në mbarë botën. Sidoqoftë për një pjese të madhe të kishës së Jezus Krishtit, besimi është një gjë e dikurshme, një fenomen krize. Kurdo që kriza e ardhshme vjen – një sprovë me intensitet më të lartë – besimi i tyre luhatet, dhe dyshimet vrundullojnë.

Jezusi duhet të jetë tronditur nga fjalët e tyre. Ai sapo kishte shumëzuar mrekullisht bukën për masën, mu para syve të dishepujve të tij. Padyshim se ai ishte i lënduar kur po i përgjigjej atyre, “Përse diskutoni që nuk keni bukë? Ende nuk po e kuptoni dhe nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë? Keni sy dhe nuk shihni, keni vesh dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend? Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?... Po si, ende nuk po kuptoni?” (8:17-19, 21).

Psalmet dhe shkrimet tjera të mençura na thonë se kemi një Perëndi që qesh, qanë, fyhet, zemërimi i të cilit mund të trazohet. Po kështu, Dhiata e Re na tregon se kemi një prift në qiell i cili preket nga ndjenjat e dobësive tona; i njëjti njeri në mish e gjak që ishte Zot në tokë është tani një njeri i lavdëruar në përjetësi.

A iu desh Jezusit të fshinte një lot nga syri i tij atë çast? A po qante për mosbesimin e tyre kur ata sapo kishin parë duke bërë të pamundurën? A qau ai për shkak se kuptoi se, pavarësisht nga dashuria e tij e mrekullueshme, ata ende nuk kishin besim në të?

Pa dyshim, Zoti ynë është një Perëndi që ndjen. Dhe unë duhet të pyes veten: si mund Jezusi të mos jetë i lënduar nga mosbesimi i madh që po zë vend nëpër botë sot?

Po pas ringjalljes, kur Jezusi u shfaq pranë dy dishepujve gjatë rrugës për në Emaus? Kujtoni sa të dëshpëruar ishin ata, kur ata ende nuk e kishin kuptuar kush po ecte me ta? Jezusi i pyeti se çfarë po i shqetësonte ata, dhe ata u përgjigjën, “Je ti i vetmi i huaj në Jerusalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?...

SA HERË E LËNDON SOT KISHA ZOTIN NGA MOSBESIMI YNË Mendoni për mosbesimin e dishepujve në barkë me Jezusin, kur ajo filloi të mbytej nga valët turbulluese. Sa i lënduar duhet të ketë qenë Jezusi kur ata iu drejtuan atij me fjalë akuzuese dhe mosbesimi: ”Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?” (Marku 4:38).

“Ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin... Dhe disa gra në mes nesh na kanë çuditur, sepse, kur shkuan herët në mëngjes te varri [pas Kryqëzimit]; dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë një vegim engjëjsh, te cilët thonë se ai jeton. Dhe disa nga tanët [dishepujt] shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë” (Lluka 24: 18, 21, 23-24).

Po çfarë mund te thuhet për kohërat kur Jezusi ushqeu mrekullisht turma prej 5,000 e pastaj 4,000 njerëzish me vetëm disa peshq dhe bukë? Dy herë u bë kjo mrekulli ushqimi, duke ushqyer gjithsej 9,000 burra, duke mos përfshirë gratë dhe fëmijët në ato skena. Megjithatë edhe pas këtyre veprave të jashtëzakonshme, vet dishepujt e Jezusit kishin ngecur në mosbesim. Pas një ushqyerje të tillë të

Thënë shkurt, kur dishepujt nuk e gjetën Jezusin në varr, ata nuk besuan më. Dhe ata e hoqën nga mendja dëshminë e grave të cilat ua kishin sjell njoftimin e engjëllit për ringjalljen. Sa lënduese do të ketë qenë kjo për Jezusin! Madje as kisha e ditëve të tij nuk besonte në ringjalljen e tij. Ndodhi pastaj, në rrugën për në Emaus me dy dishepujt mosbesues, që Jezusi e

shprehu këtë qortim: “O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka kanë thënë profetët: a nuk duhej Krishti të vuante gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?” (24:25-26). Vetë nxënësit e tij as nuk i kishin mbajtur mend as nuk i kishin besuar fjalët që ai ua kishte parathënë për vdekjen, varrimin dhe ringjalljen. Të njëjtin reagim lëndues në Krishtin e shohim edhe kur ai iu shfaq tërë grupit: “Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur” (Marku 16:14). Fjala “i qortoi” këtu ka kuptimin e tërheqjes së vërejtjes. Disa lexues mund të pyesin veten se pse Zoti ynë i butë dhe i mëshirshëm u foli kaq ashpër dishepujve të tij. Mirëpo këto shpjegime të ungjillit e bëjnë atë tepër të qartë: Krishti ishte thellësisht i prekur nga mosbesimi i tyre. Këta njerëz ishin shokët e tij më të ngushtë, rrethi i tij i ngushtë, ata që i kishte zgjedhur për të shërbyer si shtyllat e kishës së tij. Mirëpo është e qartë se kur Jezusi hyri në dhomën e sipërme, i dëgjoi ata duke folur sikur të mos kishte ringjallje, të mos kishte Krisht të gjallë – dhe ngurtësimi i zemrave të tyre e bënë atë të qajë. NUK KA PLAGË MË TË DHIMBSHME SE ATO QË SHKAKTOHEN NGA MIQTË TANË MË TË AFËRT DHE MË TË DASHUR. Plagët më të thella vijnë nga rrethet tona të ngushta: nga njerëzit tanë më të afërt, më të afërmit e zemrave tona, miqtë në të cilët kemi vënë besimin tonë. Kur mendoj për ato që promovojnë “Kodi i Da Vinçit” dhe “Ungjilli i Judës”... të cilët provojnë të nxjerrin Zotin nga shoqëria jonë në mënyrë ligjore... të cilët e tallin dhe shajnë Krishtin... Unë mendoj se asnjëra nga këto nuk mund të lëndojnë Zotin dhe Shpëtimtarin tonë. Mosbesimi dhe ngurtësimi i tillë i të ligjve janë gjëra që priten. Vetë Jezusi ka thënë, “Fëmijët e djallit bëjnë atë që ati i tyre u thotë të bëjnë.” Veprimet e tyre janë thjesht dëshmi të udhëzuara nga ferri. E falënderoj Zotin për çdo mbrojtës të besimit të cilët qetësisht kapin lapsin


TIMES SQUARE CHURCH LIVING A LIFE OF DOUBLE PORTION - PART 1

për të vënë në dukje gënjeshtrat e Satanit. Është mosbesimi i turmave te besimtarëve apatetik që shkojnë në kishë të cilët e lëndojnë Zotin. Sa mund t’i shkaktojë dhimbje atij të shoh njerëzit duke adhuruar atë, duke dëshmuar mirësinë dhe fuqinë e tij, duke predikuar predikime prekëse në besim – megjithatë Zoti e din se është vetëm një shërbim me buzë. Në kohë krizash, shumë nga këta njerëz largohen nga besimi i tyre, duke menduar që Zoti nuk kujdeset. Megjithatë, as këta nuk e lëndojnë Jezusin më së thelli. Lëndimet e tij më të thella shkaktohen nga miqtë e tij më të afërt, më intim. Ne e dimë nga Shkrimi i Shenjtë që Perëndia nuk është respektues i personave, që do të thotë se ai nuk tregon favorizim kur bëhet fjalë për shpëtimin; të gjithë shpëtohen vetëm nga besimi. Sidoqoftë, Krishti e kishte një rreth të ngushtë të shokëve të afërt, njerëzve që kryesisht i besonte. Në fakt, ne shohim shoqërim njerëzor me Zotin në të dy Dhiatat: kur Zoti e thirri Abrahamin “mik” të tij... kur Moisiu u zgjodh për të folur me Zotin ballë për ballë... dhe nëpër ungjijë. Kë kishte Jezusi në rrethin e tij të ngushtë? Shkruesit e ungjijve thonë vazhdimisht që rrethi i Krishtit përbëhej nga Pjetri, Jakobi dhe Gjoni. Këta ishin të vetmit që Jezusi i mori me vete kur e ngriti një vajzë të re nga vdekja. Ata gjithashtu ishin me Krishtin në çastin e lavdishëm në Malin e Shpërfytyrimit. Dhe këta të tre ishin dishepujt e fundit me Jezusin në Gecemani, kur ai u kërkoi atyre të kishin kujdes dhe të luteshin. Është e qartë se ishte një rreth i ngushtë shokësh të cilët ishin të afërt me Zotin. Mirëpo në Betani, Jezusi kishte një rreth edhe më të ngushtë. Ky rreth ishte bërë nga Marta, Maria dhe vëllai i tyre Llazari. Shtëpia e këtyre motrave dhe këtij vëllai shërbeu për pushimin e Jezusit nga turmat këmbëngulëse, ku Marta gatuante, Maria një e konvertuar e devotshme, dhe Llazari një shok i dashur në të cilin Jezusi mund të besonte. Ungjilli i Gjonit e thotë qartë, “ Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin” (Gjoni 11:5).

Kjo ishte një shtëpi ku Jezusi besohej, ku ai mund të rehatohej dhe të çlodhej, ku ai mund të pushonte plotësisht. Këto motra dhe ky vëlla ishin si familja e tij, dhe historia e tyre është e njohur. Llazari u sëmur rëndë, dhe motrat e tij u dërguan një porosi urgjente Jezusit: “Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë.” Por Jezusi priti derisa Llazari vdiq para se të shkonte tek ta. Pse? “Kjo sëmundje nuk është për vdekje, por për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë” (11:3-4). E dimë që Jezusi thjesht do të mund të thoshte një fjalë dhe Llazari do të shërohej. Gjithashtu, Zoti mund të shkonte tek Llazari në shtratin e tij të sëmundjes dhe ta shëronte atë atje. Në vend të kësaj, Krishti tha, “Unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai” (11:15). Të besosh ne shërimin e një të sëmuri është një gjë, dhe të besosh se një i vdekur mund të rikthehet në jetë është një gjë tjetër. Në këtë skenë, Jezusi po krijonte një mundësi për rrethin e tij të ngushtë të miqve që të besonin në atë që ishte absolutisht e pamundur. Në esencë, ai po u thoshte Martës dhe Marisë, “Jam i gëzuar që nuk isha aty kur gjërat dukeshin keq. Jam i gëzuar që nuk kam reaguar më shpejt. Lejova që kjo situatë të kalonte përtej çdo mundësie, çdo shprese njerëzore, sepse dua që ju ta shihni fuqinë time të ringjalljes.” JEZUSI PO DËSHMONTE VETVETEN SI PERËNDI I TË GJITHA TË PAMUNDURAVE. Ky rast nuk kishte të bënte aq shumë me vdekjen e Llazarit por më shumë me vdekjen e vet Jezusit. Mendoni pak: kur erdhi koha që Jezusi të përballej me kryqin, si mund të besonin ndjekësit e tij që ai mund të ngrihej? Ishte vetëm një mënyrë që ata të besonin. Dhe ajo ishte për Jezusin – atje, në Betani, me miqtë e tij të dashur – që të hyjë në situatën më të pashpresë për t’i përmbushur qëllimet e tij të pamundura për sytë njerëzor. Jam i bindur se Jezusi nuk do t’ia besonte këtë përvojë ndokujt jashtë rrethit të tij të ngushtë. Gjërat e tilla ishin të rezervuara për ata që ishin të afërt me të, që nuk menduan ashtu si

mendonte bota. E shihni pra, vetëm në shokët e tillë – njerëzit që e njohim zemrën e Krishtit dhe i besojnë plotësisht atij – ai mund të krijoj një besim që nuk mund të tundet. Në fakt, Jezusi i dinte të gjitha vuajtjet që do të zinin vend në të ardhmen në jetët e këtyre të dashurve. Ai dinte për çdo sëmundje dhe tragjedi me të cilën do të përballen. Ai gjithashtu dinte për shkatërrimin që do të vinte mbi Jerusalem. Dhe tani ai dëshironte të shihte në ta një besim që do të besonte në kujdesin e tij pavarësisht fatkeqësive me të cilat do të përballen. Ai e dinte se kjo ishte e vetmja gjë që do të mund t’i bënte ata të kalonin atë që kishte për të ndodhur. Kur Jezusi më në fund erdhi, fjalët e para të Martës ishin, “Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur. Por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do t’i japë.” Këto fjalë mund të tingëllojnë plot besim nga ana e Martës. Por kur Jezusi u përgjigj, “Yt vëlla do të ringjallet,” përgjigja e Martës u zbulua: “E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit.” Me fjalë të tjera: “gjithçka ka mbaruar për tani, Jezus. Je shumë vonë.” Jezusi u përgjigj: “Unë jam ringjallja dhe jeta: ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë për jetë. A e beson këtë? (11:2122, 23-24, 25-26). Me fjalë të tjera, Jezusi po i thoshte asaj, “ Jo, Marta, Unë jam ringjallja dhe jeta. Beso në mua, dhe nuk do të vdesësh kurrë.” Përsëri, ai nuk po fliste vetëm për Llazarin, por edhe për vdekjen dhe ringjalljen e tij. Për të ngritja e Llazarit ishte tashmë një çështje e mbyllur: “ Marta, a nuk beson se unë mund të shkoj edhe brenda në varr dhe të bëj të pamundurën për ty dhe Marinë, gjatë gjithë jetës?” Në atë pikë, Marta “shkoi” (11:28). Dhe kjo është ajo që bëjmë ne në situata të tilla. Ne nuk e zgjidhim çështjen me Jezusin, duke e kërkuar atë në besim, “Oh, Zot, ndihmo mosbesimin tim.” Në vend të kësaj, ne thjesht largohemi, kthehemi tek dyshimet dhe druajtjet tona. Dhe kjo e lëndon Zotin. Dukshëm, Marta nuk e


TIMES SQUARE CHURCH LIVING A LIFE OF DOUBLE PORTION - PART 1

Jezusi pastaj e thirri Marinë. “Sapo Maria erdhi te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë, Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur.” Edhe Maria e devotshme i tha Jezusit të njëjtën gjë që motra e saj i tha. Cili ishte reagimi i tij? “U psherëtiu në frymë dhe u trondit” (11:32-33). Mosbesimi i Martës mund ta kishte lënduar mjaft atë. Jam i bindur se Jezusi priste më shumë nga Marta. Por kur e pa se ajo po qante si e gjorë, pa shpresë, ai “psherëtiu” – një fjalë që nënkupton “zemërim”. Gjithashtu, fjala “i shqetësuar” nënkupton “inatosje.” Ishte pastaj Jezusi që i tha, “ Ku e keni vënë?” (11:34). Kur Marta e dëgjoi atë tek po urdhëronte gurin të rrotullohej, ajo protestoi, “Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh.” Këtu kishte edhe më shumë mosbesim. Kjo është ajo që lexojmë: “Jezusi qau” (11:35). KOMENTE TË TËRA JANË SHKRUAR PËR KËTË VARG, ME SHUMË INTERPRETIME. Duhet të jenë mijëra definicione që shpjegojnë arsyen pse Jezusi qau. Por, për mua, ky pasazh u bë një pasazh personal. Kur po mendoja për të, po lutesha, “Zot, unë nuk dua t’ia di se çka thonë disa doktrina. Dua të ndjej atë që ti ndjeve.” Jezusi na thotë të qajmë me ata që qajnë, dhe ai mund të kishte vajtuar për dhimbjen që po zinte vend rreth tij atë ditë. Mirëpo fakti është që, Jezusi e dinte se Llazari së shpejti do dilte nga varri. Kështu që lotët e tij duhet të kenë qenë gjithashtu për diçka tjetër. Letra e Hebrenjve na thotë, “ Dhe kush qenë ata me të cilët (Zoti) u zemërua për dyzet vjet? A s’qenë vallë ata që mëkatuan... ata që qenë të pabindur?” (Hebrenjve 3:17,18, në italike). Kur shkoj prapa tek skena e varrit të Llazarit, filloj të ndjej diçka nga zemra e lënduar e Jezusit. Mendo pak: duket sikur asnjë njeri në tokë atë moment nuk po i

besonte Jezusit plotësisht. Judenjtë nuk e pranuan. Madje edhe shtyllat e kishës së tij nuk besonin. Tani rrethi i tij i shokëve të ngushtë tregoi mosbesim. Jezusi e dinte se do të largohej nga toka së shpejti, pra çka do të mund të ndjente ai në atë çast? Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim? Ditët e fundit pata një “lutje gjatë ecjes” në lidhje me shëndetin e disa pjesëtarëve të familjes. Derisa po mendoja për këtë pasazh të Shkrimit të Shenjtë, papritur e gjeta veten duke u lutur me lot: “Zot, ata të bën të qash. A të kam bërë edhe unë të qash, nga mosbesimi im? Kam pasur një kohë të çmuar me ty për më shumë se pesëdhjetë vjet, Jezus. Unë të dua, dhe e di që ti më do. Por kohët e fundit kam pasur në mendje ca dyshime. Kam pyetur veten pse disa lutje ende nuk më janë përgjigjur.” Që nga ajo kohë, kam dëgjuar zërin e tij të ëmbël dhe të qetë, duke thënë, “ Do të dua gjithmonë, David. Do të ruaj nga rënia, dhe do të jem besnik që të prezantoj ty të pafajshëm para Atit. Mirëpo, po, jam i lënduar nga kohët e mosbesimit tënd dhe besimit të lëkundur.” Pra, i shenjtë i dashur: a je në mes të një çështjeje dërrmuese mu tani? A je lutur, a ke qarë, dhe a ke kërkuar ndihmë, ende gjërat duken pa shpresë? Ndoshta situata jote ka shkuar matanë të gjitha mundësive njerëzore, dhe ti po mendon që “është shumë vonë.” Po ju them, iu keni dorëzuar krizave tuaja. Zoti do të mund të vepronte në të ndonjëherë, por kjo është mundësia e tij që të krijoj në ju besim jo lëkundës që juve ju duhet. Ai po kërkon për besim në të jo vetëm për atë me të cilën po ballafaqoheni tani, por për çdo problem të pamundur nga tani deri kur të shkoni në shtëpi të jeni me të. Mos bëni gabime: ai gëzohet për ju. Sidoqoftë ai gjithashtu ju do juve mjaft sa për të ndërtuar një besim në ju që ju t’i kaloni të gjitha (Heb.11:6)

PREZENTIM I NDONJERES KISHE Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim? Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim? LIVING A LIFE OF DOUBLE PORTION - PART 1 Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim?

Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim? Tani duhet të ju pyes juve: LIVING A LIFE OF Tani duhet të ju pyes juve: Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim? Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim? Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim?

Tani duhet të ju pyes juve: a janë gjërat më ndryshe sot? Kush në këtë botë beson se Jezusi është Zot i të pamundurës? Kur biri i njeriut shikon tokën a gjen besim?

ORARI I SHERBIMEVE E diel 10:00 Sherbimi i mengjesit E diel 14:00 Takimi i fëmijëve E diel 18:00 Sherbimi i mbrëmjes E martë

18:00

Sherbimi i mbrëmjes

E enjete

18:00

Takimi i femrave

design: contact@pikastudio.com

kuptoi që Jezusi donte nga ajo më shumë se vetëm besim për vetëm këtë krizë. Krishti donte që ajo të ndalonte të gjitha prirjet mosbesuese, dhe të filloj një besim jetëgjatë në të që do të mund të kalonte çdo sprovë.

Fletushka TSC #1  

Më fal Zot, që të bëra të lotosh. Nuk ka plagë më të dhimbshme se ato që shkaktohen nga miqtë tanë më të afërt dhe më të dashur.

Advertisement