Page 1

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Belkize Cakolli Prishtinë

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Zoti është suksesi im! Unë quhem Belkize Kryeziu. Rrjedh nga një familje myslimane. Njëra nga dëshirat e mia ka qenë të bëhesha nxënëse e shkëlqyeshme. E tillë isha në shkollën fillore. Pastaj u regjistrova në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Prisja me gëzim, që pas gjimnazit të shkoja edhe në fakultet, andaj fillova të mësoj me gjithë forcat e mia. Për habinë time, ndodhi ajo që kurrë se pritja. Nota e parë që e mora ishte “tresh”, dekurajimi im i parë. Por nuk u dorëzova, fillova të mësoj edhe më shumë, dhe çfarë ndodhi ishte një dështim total, isha ngritur të pyetesha si vullnetare, dhe mora notë të dobët! Atëherë u dëshpërova shumë, dhe fillova të gënjej, vetëm e vetëm që ta kaloja vitin, por as gënjeshtrat nuk funksiononin. Mbeta në provim. Nga një nxënëse e shkëlqyeshme u bëra një nxënëse e dobët. Pastaj ia zbrita vetes kriteret, vendosa që të mësoja vetëm sa për të mos e humbur vitin. Ishin pushimet verore dhe unë isha duke punuar në vresht. Në mesin e punëtorëve ishin disa besimtarë që çdoherë këndonin për Zotin. Isha shumë e impresionuar, sepse nuk isha mësuar t’i dëgjoja të rinjtë duke kënduar ose duke folur për Zotin. Kisha një zjarr në zemër që të dija më shumë për ta. Kështu që pas një bisede me ta, shkova në kishë, ku ata takoheshin. Ata ishin shumë të afërt dhe të dashur me njëri – tjetrin. Këngët ishin plot lavdi për Zotin, predikimet ishin të thjeshta dhe plot dashuri. Njëra nga predikimet që më preku


Zanafilla | Dëshmi Personale ishte se me Zotin mund të arrijmë gjithçka, ndërsa vetëm me forcat tona nuk ia dalim dot. Kjo për mua ishte një freskim i mendjes dhe më bëri të kuptoj atë çfarë ndodhi në vitin e parë të shkollës së mesme. Fillova vitin e dytë, por jo aq shumë e dhënë pas mësimit. Isha e interesuar më shumë për Zotin dhe ju flisja shoqërisë sime dhe profesorëve për ndryshimin që Zoti kishte bërë në mua. Çdoherë kur mësoja filloja me lutje, dhe shumë shpejt erdhi fundi i vitit, kurse mua nuk më interesonin më notat. Një profesor më tha: si ka mundësi që në vitin e parë je riprovuar dhe në vitin e dytë je e shkëlqyeshme, pse s’ke mësuar edhe vitin e parë kështu?! Përgjigja ime ishte: në vitin e parë kam mësuar më shumë se tash, por forca e Zotit nuk mund të krahasohet me asgjë, dhe Perëndia është ai është i cili më ka ndihmuar në këtë vit. Kjo ishte gjëja më e vërtetë që e kisha thënë ndonjëherë. I jam shumë falënderuese Zotit, më parë për shpëtimin nëpërmjet Jezusit, e pastaj për ndihmën në shkollë!

Belkize Cakolli Prishtinë www. kishaprotestante-bum.com

Belkize Cakolli: Dëshmi Personale  

Dëshmia personale e Belkize Cakollit në lidhje me besimin e saj në Zotin, dhe shpëtimin e saj përmes Jezus Krishtit.