Page 1

Drenusha Zajmi Hoxha Të dashur lexues te vegjël, Që në fillim do t'ua zbuloj një fshehtësi, të cilën e kam ruajtur me vite: Vjershat, që i keni në duar i ka shkruar - një drenushë!!! Po, po, besomëni: një drenushë e vërtetë! Por, edhe po s'më besuat, do të bindeni më vonë kur në vjersha te ndjeni gjallërinë, butësinë e harenë e një drenusheje dhe kur t'i njihni miqtë e saj të pyellit, të cilët vetëm një drenushë do të mund t'i përshkruante në mënyrë të tillë. Si edhe shumë njerëz, të cilët mbajnë mbiemrin e vendit ku kanë lindur, edhe ajo quhej Drenushe Dukagjini. Vendi i lindjes: Pyelli pra!. E, se si erdhi ajo mes njerëzish, është një histori e gjatë, por më pak fjalë mund të thuhet se kur ishte e vogël, ishte shumë kureshtare, siç jeni edhe ju. Dhe, duke i parë tek luanin kalamajt e qytetit, vendosi të bëhet bashkë me ta. Te bëhej një femijë i vërtetë! Kështu një ditë vendosi e u leshua teposhtë malit , duke u shndërruar në një vajzë çapkëne. Prizreni, qytet i lashtë, me shumë magji e bukuri, kishte tërhequr edhe vëmendjen e saj. Në këtë qytet, pra, bashkë me moshatarët e saj, ka bërë shumë çapkënllëqe. Pyetni gurët e rrugëve dhe muret e shtëpive, besa edhe tjegullat e çative, e do t'ua thonë! Pastaj, bashkë me vogëlushët tjerë, shkoi në shkollë. Ishte e shkëlqyeshme, e si mund të jetë ndryshe një drenushë! Por edhe per sherre nuk ia kalonte askush! Për të askush nuk e di mirë se a ka mësuar më parë të flasë, apo të shkruajë vjersha. Kështu që sapo mësoi të shkruajë, ajo filloi edhe të shkruajë vjersha, të cilat i botonte në revistat per femijë ,që ju i doni shumë. Meqë kuptoi se shpesh ndodh që dy njerëz shpesh të thonë për të njëjtën gjë "kjo është e imja", gjë që nuk ndodh në botën e drenusheve, mësoi për Drejtësi, në mënyrë që mes njerëzish të mbretërojë drejtësia. Më vonë u bë edhe shkrimtare, por vetëm Ju fëmijë, e dini të vërtetën ,se ajo në fakt, është vetëm një drenushe Dukagjini, që ju do shumë, shumë. Ajo edhe sot e kësaj dite jeton në Prizrenin e bukur dhe ka premtuar edhe shumë e shumë vjersha e krijime të tjera të bukura për ju! Lexim të këndshëm! Axhi biograf

ISBN

çmimi:

Vishe botën me

buzëqeshje


Drenusha Zajmi Hoxha

Vishe botën me buzëqeshje

1


2


6


Alfabeti Albana e vogël si nxënëse e mbarë Bënte çmos shkronjat t’i mësonte sa më parë Copë-copë bëhej- s’e zinte vendi vend Çe do që, alfabetin nuk e mbante mend Duhej sa më parë përmendësh ta mësonte DHe para klasës si vjershë ta recitonte Endej nëpër dhomë, mendonte me veti Është paksa i gjatë dhe ky alfabeti Fakt që gjuha shqipe është gjuhë e mirë Gabim që alfabetin e ka pak të vështirë GJuha më xiglohet kur them shkronjën- RR Hiç s’na duhen dy,kur mjafton një -R Inatosem shumë, skuqem në fytyrë Ja që shkronjën TH e shqiptoj vështirë Kot Ç-në dhe Q-në që i krahasoj Lëre që janë tepër,por dhe krejt njësoj LLoj-lloj XH-ja, GJ-ja, të forta e të buta Mend nuk mund t’i mbaj, u lodha, u këputa Ndonëse mundohem,nuk kuptoj asgjë NJë N dhe J kemi,ç’na duhet shkronja NJ Obo-bo ç’më duhet të mësoj tash prore Paska kaq shkronja,zanore,bashkëtingëllore Qahej kështu Albana paksa e mërzitur Radhë më radhë shkronjat,duke i përsëritur RRegullisht duke i thënë ato rend e rend Si padashur të gjitha, i mbajti në mend SHend e verë dukej Albana e gëzuar Tridhjetëegjashtë shkronjat i kishte mësuar THoshte e gëzuar,këto shkronjat sa të mira U në kot po mendoja,se janë të vështira Vrap shkoi në shkollë,sikur fluturonte Xixa nga sytë gjithkah rrezatonte XHamat e dritareve të hapura dridheshin Yllka dhe fatosa rreth saj mblidheshin Zëri i saj i ëmbël, në klasë kumbonte ZHgëndërr iu bë ëndërra që e dëshironte.

7


8

Me gjuhen e bote Ne jemi fëmijë , jetës i këndojmë Mijëra përshëndetje, botës i drejtojmë Nuk jemi as shumicë, as minoritarë Kemi për shtëpi, gjithë botën mbarë

Paqe përmbi luftëra, lule mbi barut Puthje Rumani, hej Salut, salut Asnjëri në botë, mos t’vuajë nga uria Jemi krejt të njëjtë, Çao, çao Italia

Jemi më të fortë se fuqitë e mëdha Turqi përshëndetje, hej Merhaba! Botën si dritare, kulm qiellin e paskaj Angli dhe Amerikë, Hello haj ,haj Sa herë dielli qeshet, sa herë hëna del Zemrat kemi afër, Shalom Izrael ! Në çdo skaj të globit gjendemi kudo Përshëndetje Kina, Ni hou, ni hou, ni hou

Pse të dallohemi nga ngjyr’ e fytyrës Jemi bij të diellit, bija të natyrës Zërat e fëmijëve , ndjellin drejtësi Dora dorën prek, Jasu në Greqi S’duam të na ndajnë me kufi a mur Vend ka për të gjithë, Franca Bon zhur! Urrejtja e robëria , le të marrin fund


9

es

tungjatjeta

Përqafim në Egjipt, hej miq, Eh lun! Epoka e dashurisë, me fëmijët filloi Puthje për Holandën, Hoi, Hoi, Hoi E ardhmja juaj jemi, na lejoni sot

Dashuri të mbjellim, jo tym edhe lot Jeta është dhuratë , më të bukur s’ka Tahiti përshëndetje, Ia ora na! Zemra jonë e vogël , është porsi oqean Mban shumë dashuri, Salam, salam Iran T’a shpëtojmë planetin , derisa shpresë ka Të bukura Filipine, hej Kumusta

Do jemi inxhinierë, mjekë edhe mësues Luftëtarë të paqes, shpikës dhe zbulues Do jemi astronomë, pilotë në aeroplana Do jemi biologë, Dumela Botsvana Do shkojmë në hapësirë me njëmijë raketa Shqipëri, Kosovë, Tung për tungjatjeta! Do ta ndryshojmë botën, t’a zhvillojmë mëtej Spanja përshëndetje, Ola, ola, hej Dashuri përcjellim nga dora në dorë Rrethepërqark globit, thurrim një kurorë.


10

Nje nate pak me e gjate Tash dëgjoni mirë ,të dashur fëmijë Se si një natë ndodhën gjithë këto çudi Një delfin me çizme, ulur hante bari Afër tij me syze- lexonte gomari Ish thelluar shumë ai në një gazetë Që ia solli miu, shpejt me biçikletë Lulëkuqet së bashku vrapuan të shikonin Delen, që me pulën bukur po notonin Lopa me bubrrecin s`bashku në përqafim Afër bregut lumit filluan një vallëzim Kali plak me mjekërr,nipin e dëfrente Peshqve nëpër degë përralla u rrëfente Porsa ngrita dorën të shoh sa vajti ora Pas dy minuta vere, filloi të reshte bora E nga mali i lartë filluan pastaj Elefanti e zebra të lëshohen me sajë. Tamam u lëshuan edhe zogjtë me ski Shpejt vrapoi macja dhe tha: “Tash qetësi” Koha mbaroi sot, për lojë dhe argëtim E dini se nesër, majmuni ka provim Mjaft më me zhurmë, mos bëni muzikë Nuk është fare e lehtë, kjo matematikë Për një moment gjithë qielli u err Vinte kali i Nilit me helikopter Iu bërtiste i lumtur të gjithëve me gëzim Se në shkolla më s`do t`kishte mësim

As s`do t`kishte mësuese e as arsimtarë As s`do t`ekzistonin njëshat në ditarë. Të gjithë filluan vallen, gjersa erdhi nata Nga qielli u lëshuan – me mijëra çokollata Bashkë me të tjerët, që t`i zë vrapova Por m`u morrën mendët dhe tap u rrëzova Hapa sytë o fëmijë me aq pikëllim Pashë se paskam rënë nga krevati im Shpejt e kuptova, tashmë isha zgjuar Kishte qenë ëndërr shumë e dëshiruar


11


12

CIRKUS NE AUTOBUS Një ditë tek udhëtoja unë me autobus Se ç`mu shfaq dëshira të shkoja në cirkus Shkova te vozitësi t`i them të ndalet pak Por ai shpejt frenoi, unë rashë mbi një plak Plaku që po flinte u tremb u bë helm Përgjumshëm u ngrit dhe ma futi shkelm Nga goditja e fortë këpuca i fluturoi Dhe pikërisht në ballë vozitësin e qëlloi Vozitësi nga dhimbja aq shumë u trullua Sa i mëshoi karriges ku lexonte një grua Asaj nga duart e zgjatura libri i ra pas Një maceje nën karrige mbi kokë iu përplas Macja e frikësuar pa dijtë çka po ngjan Kërceu dhe me thonjë u ngjit për tavan Doja të largohem pa u diktuar fare S`dija kah të dal, për dere a dritare Porsa gjeta derën e shkela në asfalt Më rrëshqiti këmba, rashë me fytyrë në baltë Balta u spërkat dhe ra mbi kalimtarë Ata aq bërtitën sa trembën një gomar Gomari nga frika filloi të vraponte Ia shkeli këmbën qenit që pushonte Posa qeni pa, të ndalur një makinë Nga zhurma e frenave iu hodh kalit në shpinë


13 Kali i hutuar shpejt u rrokullis Bashkë me qenin sipër, drejt e në një lis Lisi nga tronditja prej gjethesh u shkund E njëra nga ato,iu fut një burri në hundë Ai nga gudulisja aq vrullshëm teshtiu Nga frika kalimtarëve gjaku iu ngriu I bërë tërë baltë nga thembrat gjer në flokë Nuk dija se ku gjendem, në qiell apo në tokë Vendosa që të kthehem shpejt në autobus Nuk më duhej hiç , më shumë se ky cirkus.


98

Vishe boten me buzeqeshje  

Page Layout, photo editing