Page 1

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA - REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA - VLADA - GOVERNMENT Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ministry of Education Science and Technology Ministarstvo za Obrazovanje Nauku i Tehnologiju

Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (2008-2009)


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

Përmbajtja Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Programi i MASHT-it..................................................................................7 Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009) Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009).................................... 12

- Programi i MASHT-it 1.Arsimi parauniversitar.......................................................................... 13

- Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009) 1. Reduktimi i ndërrimeve nëpër shkolla përmes ndërtimit të

shkollave fillore dhe të mesme...........................................................13

I.2.Arsimi parauniversitar Tekstet shkollore – sigurimi i teksteve shkollore falas........................15 1. Reduktimi i numrit të ndërrimeve në shkolla Parandalimi dhe të reagimi ndajfillore braktisjes shkollës nga nxënësit....16 3.përmes ndërtimit shkollave dhe së të mesme 4. Siguria në shkolla...............................................................................17 2. Tekstet shkollore – sigurimi i teksteve shkollore falas 3.5.Parandalimi dhe reagimi ndaj braktisjes së shkollës nga nxënësit Shkollat Promovuese të Shëndetit .....................................................19 4.6.Siguria në shkolla Arsimi parashkollor............................................................................19 5. Shkollat Promovuese të Shëndetit 7. Arsimi i komuniteteve.........................................................................20 6. Arsimi parashkollor Arsimii ikomuniteteve fëmijëve me nevoja të veçanta..............................................21 7.8.Arsimi Të drejtat e njeriut. ..............................................................................21 8.9.Arsimi i fëmijëve me nevoja të veçanta 9.10. Të Rishikimi drejtat e njeriut i Kornizës së Kurrikulumit..................................................23 10. Rishikimi i së Kurrikulumit 11. Licencimi iKornizës mësimdhënësve dhe zhvillimi profesional.....................23 11. Licencimi i mësimdhënësve dhe zhvillimi profesional 12. Standardet e teksteve shkollore.......................................................24 12. Standardet e teksteve shkollore 13.Vlerësimi Vlerësimii ijashtëm jashtëm (klasa (klasa 5, 5, 9, 9, matura). 13. matura)...........................................25 14. Autonomia financiare e shkollave. 14. Autonomia financiare e shkollave ....................................................26 15. 15.Grantet Grantetshkollore shkollore dhe dhe ato ato komunale komunale................................................28 16. Rishikimi i ligjit për arsimin parauniversitar 16. Rishikimi i Ligjit për arsimin parauniversitar.....................................28 17. Trajnimet e mësimdhënësve. 17. Trajnimet e mësimdhënësve.............................................................29 2.Arsimi dhedhe aftësimi profesional..........................................................31 II. Arsimi aftësimi profesional

1. Reformimi dhe implementimi strategjik i masave 2.dhe veprimeve e AAP të përKornizës ngritje të cilësisë. të Drejt definimit në dhesistemin implementimit Kombëtare 2. Drejt definimit dhe implementimit të Kornizës Kombëtare Kualifikimeve (KKK)............................................................................32 të Kualifikimeve (KKK) ArritjaeeKoherencës Koherencësprofilizuese profilizuesenë nëAAP AAP nëpërmjet nëpërmjet zhvillimit 3.3.Arritja zhvillimit dhefunksionalizimit funksionalizimit të dhe të Qendrave Qendrave të të Kompetencës Kompetencës (ekselencës)......33 (ekselencës) 4.4.Arsimi joformalnë nësuaza suaza tëtëmësimit mësimittërëjetësor. tërëjetësor......34 Arsimipër përtëtërritur rritur dhe joformal 5.5.Bashkëpunimi Bashkëpunimii ishkollës shkollësme me ndërmarrje ndërmarrje............................................34

4


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

3.Arsimi i lartëi lartë dhe shkenca...................................................................37 III. Arsimi dhe shkenca

1. Sigurimi i cilësisë 2.1.Legjislacioni, menaxhimi dhe koordinimi Sigurimi i cilësisë. ...............................................................................37 3. Diversiteti në sektorin e arsimit të lartë 2. Legjislacioni, menaxhimi dhe koordinimi...........................................38 4. Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë Diversiteti sektorin e arsimit të lartë..............................................39 5.3.Njohja dhe në informimi akademik Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë....................................................40 6.4.Bashkëpunimi regjional 7.5.Përmirësimi i kushteve të studimit dhe akomodimit për studentë Njohja dhe informimi akademik. .........................................................41 8.6.Autonomia menaxhuese dhe financiare e UP Bashkëpunimi regjional......................................................................42 9. Përmirësimi i pozitës materiale të stafit akademik 7. Përmirësimi i kushteve të studimit dhe akomodimit për studentë......42 10. Gjithëpërfshirja në arsimin e lartë 8. Këshilli Autonomia menaxhuese dhe financiare e UP-së...............................43 11. Kombëtar i Shkencës 9. Programi Përmirësimi i pozitës imateriale 12. Kombëtar Shkencëstë stafit akademik në arsimin 13. Ngritja dhe promovimi i zhvillimit të shkencës, e lartë.................................................................................................44 teknologjisë dhe në inovacionit. 10. Gjithëpërfshirja arsimin e lartë ...................................................44 11. Këshilli Kombëtar i Shkencës...........................................................45

Mësimi elektronik (e-learning) 12. Programi Kombëtar i Shkencës. .......................................................46 13. Ngritja dhe promovimi i zhvillimit të shkencës, teknologjisë

Ankeset dhe inovacionit.................................................................................46 Aneks 1: Vizitat e ministrit Hoxhaj jashtë vendit Aneks 2: Bashkëpunimi me donatorë

4.Mësimi elektronik (e-learning).............................................................49 Anekset ....................................................................................................51 Aneks 1:.................................................................................................51 Vizitat e ministrit Enver Hoxhaj jashtë vendit..........................................51 Aneks 2:.................................................................................................55 Bashkëpunimi me donatorë...................................................................55

5


Foreword

Arsimi gjithëpërfshirësArsimi dhe cilësia gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009) Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

6


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

Programi i MASHT-it

Në këtë rrafsh, arsimi është identifikuar si sektor me prioritet të lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është e përkushtuar drejt politikave që mundësojnë zhvillim ekonomik, e ku ndërtimi i kapitalit njerëzor luan një rol vendimtar në të gjitha sferat e jetës në shoqëri. Rritja ekonomike është një rezultat i përbashkët i akumulimit të kapitalit dhe rritjes së produktivitetit, ku arsimi luan rol vendimtar përmes zhvillimit të burimeve njerëzore. Përmes arsimit, bëhet ngritja e aftësive të individëve dhe ulet mospërputhja në mes të kërkesave të tregut të punës dhe ofertës së disponueshme. Ar-

simi, ofron qasje për grupet e margjinalizuara dhe minoritetet, duke iu mundësuar që të hyjnë në tregun e punës, nëpërmjet të cilit të eliminohen pabarazitë shoqërore. Programi i MASHT-it ngërthen këto synime në vijim:

Synimi 1.

Misioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është që Kosova të shndërrohet në një shoqëri demokratike, e integruar në rrjedhat evropiane, që ofron kushte dhe mundësi të barabarta për zhvillim personal të të gjithë qytetarëve, ku qasja në përfitim të dijes, të aseteve kërkimore-shkencore dhe të përfitimit të shkathtësive, janë për të gjithë të interesuarit të ofruara dhe në funksion të zhvillimit të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm të republikës sonë. Në këtë drejtim, Kosova si shtet i bazuar në dije, duhet të ketë shkathtësi konkurruese brenda dhe jashtë saj, me mundësi të përgatitjes për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kulturor, politik dhe shoqëror.

“Arritja e gjithëpër­fshirjes, barazisë, cilësisë dhe diversitetit në arsimin parauniversitar” është në implementim e sipër nëpërmjet këtyre objektivave:

1) Përmirësimi i planprogrameve, teksteve dhe vlerësimit në funksion të sigurimit të cilësisë dhe arritshmërisë në arsimin parauniversitar, i cili objektiv do të arrihet nëpërmjet këtyre aktiviteteve:

• Rishikimi i planprogrameve në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar me qëllim që sistemi arsimor të jetë i matshëm dhe i krahasueshëm me të gjitha vendet e rajonit dhe ato evropiane; • Rishikimi i standardeve të përmbajtjes dhe arritshmërisë si dhe hartimi i standardeve kombëtare në arsim; • Përmirësimi, përkthimi dhe përshtatja e teksteve shkollore dhe sigurimi i teksteve falas për nxënësit e niveleve në arsimin parauniversitar do të jetë në 7


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

shërbim të arritshmërisë të gjithë nxënësve në Kosovë; • Zhvillimi profesional - trajnimet e mësimdhënësve në funksion të rritjes së cilësisë në mësimdhënie; • Kualifikimi dhe rikualifikimi i mësimdhënësve, • Krijimi dhe zbatimi i bazës ligjore për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar, • Themelimi dhe funksionalizimi i këshillave shtetërore dhe institucioneve në funksion të krijimit të një sistemi arsimor të kompletuar institucional; • Vlerësimet shtetërore (vlerësimi në klasën e 5-të, klasën e 9-të dhe matura), • Ndërtimi i kapaciteteve për mbikëqyrje, monitorim, vlerësim, zbatimin e ligjit dhe nxjerrjen e rekomandimeve; • Themelimi dhe fuqizimi i aktiveve profesionale në fusha mësimore në nivel shkolle, komune, rajoni dhe vendi; • Mbështetja materiale për komitetin e prindërve të arsimit parauniversitar.

8

2) Gjithëpërfshirja, barazia dhe respektimi i diversitetit në arsim, i cili objektiv do të arrihet përmes këtyre aktiviteteve:

• Ndalimi i braktisjes nga shkolla dhe ndërmarrja e të gjitha masave për mbështetje për nxënësit me nevoja të veçanta; • Rritja e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në të gjitha nivelet e arsimit; • Rritja e përfshirjes së fëmijëve në arsimin parashkollor; • Krijimi i mekanizmave për barasvlerën e arsimit joformal me arsimin formal dhe zbatimi; • Mësimi plotësues në gjuhën amtare në diasporë; • Ofrimi i programeve ri integruese për fëmijët e kthyer nga diaspora; • Avancimi - promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet të trajnimeve, tryezave, debateve dhe shënimeve të datave - javëve ndërkombëtare; • Shkollat Promovuese të Shëndetit.


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

3) Sigurimi i cilësisë së arsimit përmes mekanizmit të inspektimit, mbikëqyrjes, monitorimit dhe vlerësimit, i cili objektiv do të arrihet përmes këtyre aktiviteteve:

• Ndërtimi dhe pajisja e shtatë shkollave profesionale të nivelit të mesëm në qendrat kryesore të Kosovës;

• Ngritja profesionale e inspektorëve të arsimit;

• Formimi i qendrave kompjuterike dhe pajisja e tyre me kompjuterë dhe qasje cilësore në internet i të gjitha shkollave të Kosovës me fokus të veçantë në shkollat e mesme,

• Literatura profesionale për inspektorët e arsimit; • Krijimi i instrumenteve të inspektimit, monitorimit dhe vlerësimit.

• Pajisja e objekteve arsimore me inventar;

4) Ofrimi i hapësirave fizike cilësore, objektiv që do të arrihet nëpërmjet këtyre aktiviteteve:

• Ndërtimi dhe renovimi i objekteve kapitale arsimore, biblioteka, institute, qendra –konvikte;

• Ndërtimi i hapësirave shkollore dhe universitare me qëllim që të gjithë nxënësit dhe studentët të kenë të hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e arsimit;

• Hartimi dhe zhvillimi i standardeve dhe normativave për hapësirën shkollore dhe inventarin;

• Renovimi i hapësirës shkollore për të siguruar kushte cilësore për mësimdhënie dhe mësimnxënie kualitative;

• Zhvillimi i bazës së të dhënave për infrastrukturën shkollore, hartat e shkollave dhe planin e investimeve; • Hartimi i politikave për menaxhimin dhe sigurimin e pasurisë shkollore. 5) Arsimi dhe aftësimi profesional në funksion të kërkesave të tregut të punës dhe aftësimit tërë jetësor, objektiv që do të arrihet nëpërmjet këtyre aktiviteteve:

• Orientimi i nevojave të tregut të punës përmes hartimit të planeve dhe programeve mësimore si dhe llojeve të kualifikimeve që mbështeten në mënyrë të ndërsjellë në mes të institucioneve të arsimit, ekonomisë dhe industrisë; 9


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

36


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

Arsimi i lartë dhe shkenca Strategjia për zhvillimin e Arsimit të Lartë (SAL), 2005-2015, është hartuar në përputhje me Ligjin mbi Arsimin e Lartë (LAL) dhe e rithekson në vazhdimësi aspiratën për integrim në HEAL duke zhvilluar një sistem të efektshëm të arsimit të lartë që i kontribuon ngritjes së mirëqenies së shoqërisë kosovare duke ofruar një arsimim të lartë dhe kërkim shkencor cilësor, me mundësi të barabarta për të gjithë, në pajtim me vlerat e lirisë, demokracisë dhe të diversitetit. Që nga hartimi i saj në vitin 2004, zbatimi i SAL ka kaluar nëpër një periudhë të ngecjes sidomos në objektivin strategjik të sigurimit të cilësisë. Gjatë vitit 2008 dhe pjesës së parë të vitit 2009 është shënuar një periudhë e aktiviteteve të intensifikuara dhe fazë e suksesshme e implementimit të SAL në rrugën e reformimit të Arsimit të Lartë (AL) sipas SAL dhe procesit të Bolonjës. Me qëllim të avancimit të kërkimit shkencor dhe avancimit të shoqërisë sonë në një shoqëri të dijes, Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë ka zhvilluar aktivitete dhe ka arritur rezultate në konsolidimin e organeve përgjegjëse për shkencën si dhe në hartimin e dokumenteve strategjike në këtë sektor.

1. Sigurimi i cilësisë

3

Sigurimi i cilësisë është term qendror në SAL dhe trajtohet si njëra nga shtyllat kryesore të Procesit të Bolonjës. Çështja e garantimit të cilësisë dhe akreditimi është një element i rëndësishëm në politikën e arsimit të lartë në kohën e sotme dhe diktohet nga nevoja kombëtare dhe nga prirja për internacionalizimin e arsimit të lartë. Interesimi në lidhje me garancinë e cilësisë buron nga një kontekst i gjerë shoqëror, politik dhe ekonomik duke pasur si qëllim final arritjen e një cilësie të krahasueshme me standardet evropiane. Sipas LAL, ka qenë e paraparë që procesi i akreditimit të fillojë në vitin 2004. Deri në vitin 2008, licencat janë lëshuar sipas kritereve dhe procedurave të cilat nuk kanë qenë transparente sa duhet dhe nuk kanë qenë në përputhshmëri të plotë me LAL dhe aktet nënligjore ekzistuese. Po ashtu, ka pasur edhe pranime të studentëve në programe të studimit, të palicencuara. Për shkak të ngecjeve në funksionalizim të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK), procesi i akreditimit ka filluar në vitin 2008, kur Qeveria e Republikës së Kosovës dhe MASHT kanë vendosur që procesi i akreditimit 37


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

litetit) për mënyrat e financimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe rekomandimet nga ky studim favorizojnë ngritjen e mekanizmave për menaxhimin e efektshëm të burimeve buxhetore dhe atyre jashtëbuxhetore, lidhjen e partneritetit me ekonominë dhe komercializimin e punës shkencore. Plani konkret i veprimit për zhvillimin e Universitetit të Prishtinës mbështetur në Strategjinë e Zhvillimit të Arsimit të Lartë, do të jenë bazë për rritjen e efikasitetit të administrimit të fondeve në Universitetin e Prishtinës dhe njësitë e tij akademike.

9. Përmirësimi i pozitës materiale të stafit akademik Në SAL 2005-2015, parashihet që të zbatohen stimulime për mësimdhënës dhe studentë të suksesshëm, përfshirë stimulimet financiare. Në kuadër të përkushtimit të MASHT, janë ngritur 100% pagat e personelit akademik. MASHT mbetet i përkushtuar që të themelohen fonde për stimulimin financiar të mësimdhënësve që arrijnë rezultate të dalluara në shkencë dhe zbatojnë risi në mësim. Gjithashtu, mësimdhënësit e suksesshëm do të stimulohen me anë të mirënjohjeve publike për punën e tyre, si dhe në forma të tjera. 44

10. Gjithëpërfshirja në arsimin e lartë MASHT-i kujdeset vazhdimisht që të krijojë politika gjithëpërfshirëse dhe mjedis të përshtatshëm që promovon, qasje të rritur në institucionet e arsimit të lartë. Në kuadër të këtij përkushtimi është paraparë që përfshirja e të rinjve (të grup-moshës 1824 vjeç) në studime në arsimin e lartë në masën prej së paku 25 % deri në vitin 2015. Deri në vitin 2008, nuk ka pasur rritje të ndjeshme të përfshirjes në arsimin e lartë. Periudha 2008-2009 shënon një rritje të numrit të studentëve që regjistrohen në vitin e parë të studimeve në UP, dhe në vitin 2009 paraqet gati dyfishin e studentëve (rreth 15.000) krahasuar me numrin e studentëve të regjistruar në vitin 2007 (rreth 8.000). Po ashtu është rritur numri i studentëve minoritarë. Janë rezervuar vende studimi për të gjithë studentët e interesuar nga trojet shqiptare jashtë kufijve administrativë të Republikës së Kosovës. Duke mbetur e përkushtuar në rritjen e vazhdueshme të përfshirjes në arsimin e lartë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka sjellë vendim që të themelohet Universiteti publik i Prizrenit. Janë duke u bërë përgatitjet që ky Universitet të pranojë studentët e parë në vitin akademik 2010/2011.


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

Sipas vendimit të Qeverisë, Universiteti i Prizrenit fillimisht do të pranojë 5.000 studentë në vitin e parë të studimeve dhe atë në lëmenjtë e ekonomisë, jurisprudencës, edukimit, të filozofisë, filologjisë etj.

11. Këshilli Kombëtar i Shkencës Para vitit 2008 në Kosovë nuk ka funksionuar Këshilli Kombëtar i Shkencës që të koordinojë përcaktimin e parimeve, prioriteteve dhe politikave të zhvillimit të shkencës.

Mungesa e KKSH ka ndikuar që zhvillimi i aktiviteteve shkencore të jetë fragmentar, individual dhe jo i bazuar në nevojat imediate të vendit. Në vitin 2008 është konsoliduar Këshilli Kombëtar i Shkencës, i cili ka për detyrë krijimin e bazës strategjike për zhvillimin e shkencës në vend, vlerësimin e institucioneve shkencore dhe propozimin e masave për zhvillimin e shkencës.

45


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

12. Programi Kombëtar i Shkencës Këshilli Kombëtar i Shkencës ka punuar në hartimin e Programit Kombëtar të Shkencës si një dokument strategjik që përcakton orientimet zhvillimore shkencore dhe teknologjike në vend për periudhën 2010-2015. Në kuadër të këtij aktiviteti, janë përcaktuar prioritetet lidhur me zhvillimin e hulumtimeve shkencore. Drafti është në fazën përfundimtare të hartimit. Ky dokument do t’i ndihmojë shkencës kosovare në 46

aspektin e orientimit në fusha, por në aspektin e bazës buxhetore është duke i hapur rrugën themelimit të fondit për shkencë.

13. Ngritja dhe promovimi i zhvillimit të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit Deri në vitin 2008, shkenca teknologjia dhe inovacioni nuk e ka zënë vendin e duhur në aktivitetet e MASHT. Në vitin 2008 është themeluar dhe funksionalizuar Qendra për


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

Inovacione dhe Transfer të Teknologjisë dhe bordi i kësaj qendre ka qenë tejet aktiv në promovimin e inovacioneve, bashkëpunimin dhe ndërlidhjen e shkencës me ekonominë dhe transferin e teknologjisë.

MASHT po ashtu, ka përkrahur dhe mbështetur Institutet shkencore dhe institucionet e tjera që merren me shkencë dhe hulumtim në avancimin e punës së tyre.

47


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

48


Arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësia Pasqyrë e aktiviteteve të MASHT-it (2008-2009)

Mësimi elektronik (e-learning) Duke marrë parasysh mundësitë që ofron teknologjia informative në shkëmbimin e informatave, përfitimin e njohurive, Qeveria e Kosovës përmes MASHT ka vendosur që të investojë së bashku me partnerët zhvillimor në integrimin e metodologjisë së të mësuarit elektronik. Synimi themelor është që konform Kornizës së re të Kurrikulumit dhe të gjitha planprogrameve dhe përmbajtjeve mësimore, të përshpejtohet eficienca e të nxënit dhe të dhënit në sistemin publik të arsimit. Hapi i parë konkret për zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe të implementueshme të të mësuarit elektronik në sistemin e arsimit, është përpilimi i Strategjisë dhe planit të veprimit për mësim elektronik. Drafti final i Strategjisë ka përfunduar dhe në fillim të vitit 2010 do të publikohet kur edhe do të bëhet rishqyrtimi dhe diskutimi i saj publik. Për këtë qëllim MASHT ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha segmenteve të shoqërisë së Kosovës, duke filluar nga zyrtarët e lartë dhe përgjegjësit e MASHT si dhe sektoreve tjera qeveritare, bizneset në sferën e TI-së, partnerët social, përfaqësuesit e qytetarëve me nevoja të veçanta, minoritetet dhe institucionet publike dhe private të arsimit. Synimi i kësaj Strategjie është që të udhërrëfej qartë sistematikën e implementimit të veprimeve drejt in-

4

tegrimit të metodës elektronike të të mësuarit.

Përmes masave dhe veprimeve të parapara me këtë strategji, adresohen investimet e nevojshme që duhet të bëhen në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme teknologjike, qasje në rrjetin global të internetit, aftësimin e resurseve njerëzore (para së gjithash mësimdhënësve), ngritjen e kapaciteteve për mirëmbajtjen e sistemit dhe përcaktimin e mundësive për implementimin e kurrikulës dhe përmbajtjeve ekstra-kurrikulare që kontribuojnë drejtpërdrejt në arsimin dhe aftësimin tërëjetësor të qytetarëve të Kosovës. Përveç finalizimit të kësaj Strategjie, MASHT punon në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe të resurseve njerëzore të nevojshme për mirëmbajtjen e qëndrueshme të këtij sistemi arsimor, qoftë në aspektin përmbajtësor (akreditimin dhe licencimin e mjeteve mësimore – planprogrameve), si dhe në atë të asistencës teknike të teknologjisë hardëare-ike dhe softëare-ike. Mësimi elektronik ofron një metodë efikase dhe eficiente për të mësuarit tërëjetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës, së paku duke pasur parasysh mundësinë që të gjitha shkollat e Kosovës, të pajisura me këtë teknologji dhe përmbajtje, të jenë edhe në shërbim të qytetarëve në të gjitha vendet gjegjëse. 49

Arsimi Gjitheperfshires dhe clesia  

Concept Creation / Photo Editing / Page Layout

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you