Kissmet

Page 1

KISSMET KISSMET

vol.1



QËLLIMI I KËSAJ REVISTE: Kjo revistë ka për qëllim informimin ma t’gjerë t’qytetarëve se çka është tu ndodhë n’Termokiss, me i njoftu ma thelle me synimet tona, si dhe aktiviteteve që i kemi organizu në t’kaluarën edhe aktivitetet që planifikohen t’organizohen në t’ardhmen e afërt. Për më tepër, me këtë reviste, ne mundohemi qe me i fuqizu, e me iu dhonë mundësi personave t’interesuar dhe apasionuar pas shkrimit me i shfaqë poezitë, artikujt, storjet, apo çkado që ata ndihen për me nda me të tjerët. “Kissmet” i dedikohet qytetarisë aktive, artit, shkencës dhe inovacionit, anëtarëve të komunitetit dhe krejt atyre që ndihen që kanë diçka me dhonë prej vetes për një të mirë ma të madhe.

Temat dhe përmbajtja ka me ndrru çdo muj, duke i lonë hapësirë secilit që ka dëshirë me u bashkangjitë.


STAFI REDAKTUES Kryeredaktore: Eljesa Beka Redaktor: Edonis Hashani Kolumnistë: Kastriot Kukaj Edonis Hashani Eljesa Beka Erleta Morina Ardit Dragusha Dizajni: Gëzim Ramizi



HISTORIJA E KREJT K’SAJ PUNE Çka të ka sjellë në këtë pjesë të kësaj reviste? Mundesh me keshë ama na po mendojmë që ka qenë kismet. Komuniteti Termokiss është i kompozum prej njerëzve nga krejt rrugët e jetës, që janë taku rastësisht për me e gjetë një qëllim të përbashkët në bashkim. Komuniteti jonë është i hapur për të gjithë njerëzit që e nijnë nevojën për me e rritë veten dhe ambientin rreth tyre. Ambientin tonë të përbashkët e trajtojmë si shtëpi dhe shkollë. Ne vijmë këtu për me u lidhë me njonitjetrin dhe me shkëmby storje nga vetja. Vijmë për me gjetë mbështetje, me ju përballe frikave që i kemi dhe me mësu aftësi të reja. Ne vijmë këtu me qëllimin për më qenë qenie ma e mirë dhe produktive. Ky proces pasurohet prej punëtorive, koncerteve, shfaqjeve të filmave, ligjëratave, diskutimeve, lojërave dhe aktiviteteve tjera që ndodhin në hapësirë në bazë ditore. Një eksperiencë edhe ma e pasur ofrohet prej klubeve, të cilët janë projekte afatgjate që organizojnë evente dhe krijojnë prodhime të bazuara në interesa të përbashkëta, siç janë: Slam poetry, punëtoria muzikore, klubi i mahallës, klubi i filmit, shah, lexim, vetëmbrojtje, stand-up comedy e shumë sene të tjera.

Anëtarët e komunitetit Termokiss takohen çdo të mërkurë për më i diskutu temat e javës dhe për me marrë vendime bashkë. Shumica e anëtarëve janë vullnetarë dhe ka anëtarë të stafit me orar të plotë të cilët na bëjnë bashkë çdo ditë për me marrë përgjegjësi në lidhje me komunitetin, hapësirën dhe administratën. Ka shumë mënyra për me u bo anëtar. Nuk ki nevojë me e pasë një ide se çka po don para se me ju bashkangjitë komunitetit. Nëse je këmbngulës për me e gjetë vetën, po të premtojmë që idea ka me ardhë me kohë. Mundesh me përfundu tu e nisë një klub apo duke ju bashku një klubi që veçse ekziston. Mundesh me marrë përgjegjësi për mirëmbajtjen e hapësirës apo organizim të komunitetit. Kush e di, nëse punon fort, mundesh me e nxonë naj pozitë edhe në staf. Kishim dashtë shumë me të taku e me u njoftu me potencialin tënd, kështuqë mos hezito kurrë për me na kontaktu.




PUNËTORËT BASHKË EEEEEEEEE EEEEEEEEE EEEEEEEEE EEEEEEEEE EEEEEEEEE EEEEEEEEE Prej fillimit e kemi ditë që është vështirë me i bindë njerëzit për qëllimet tona. Duke zgjedhë me besu në njoni-tjetrin dhe në procesin e ndërlikum përpara neve, kemi qenë këmbëngulës me dëshmu që Termokiss nuk është reklamë, por ka edhe substancë. Në fillim, pasiqë ndërtesa nuk ishte e lidhur me elektricitet, ka ndodhë me organizu aktivitete duke e huazu gjeneratorin. Njerëzit i kanë sjellë senet e tyne në besë, e nganjëherë janë thy e janë humbë. Ka marrë shumë kohë edhe mund për me e organizu një shfaqje të thjeshtë të filmit. Kur kthehesh me e mendu, ka qenë një sfidë ama nuk është që e kemi pa si të tillë atëherë. Për neve, këto kanë qenë veç disa veprime që jemi dashtë me i bo, për me ju tregu njerëzve që përnime po dojmë më pasë ndikim në komunitet. Lojtarët kyç në krejt këtë punë janë organizatat dhe individët që kanë qenë pjesë e transformimit fillestar të objektit e duke vazhdu me na mbështetë për chdo ditë e ma shumë. Lista jonë e gjatë dhe e llojllojshme e bashkëpunëtorëve të cilët e kanë një send të përbashkët e që është shumë i rëndësishëm: Kur vjen puna te Kosova, kqyrin pak ma larg mjegullës. Po kqyrim për mundësitë e një të ardhme ma të mirë, duke qenë mirënjohës për një ambient të tillë për me çelë e lulëzu, po dojmë me e falenderu çdo individ që najher ka besu në Termokiss. Na ki ndihmu për me e ndërtu një shpi për krejt neve. Një shpi në të cilën gjithë je I mirëseardhun.


Përveç që hapësira përdoret për aktivitete nga iniciativa të tjera, komuniteti Termokiss gjithashtu prodhon edhe aktivitete te veta. Aktiviteti i parë ka qenë koncerti ‘Krejt Ka Pak’, për ngritje të fondeve (tetor 2016), i cili i ka sjellë disa prej artistevë më të mëdhenjë të muzikës alternative në Prishtinë, tu i përfshi përmbi 750 pjesëmarrës. Pas disa muajve, e kemi bashkëorganizu ‘Ka Ardhë Koha,’ një program dy javor me 9 aktivitete që për qëllim kanë pasë trajtimin e qështjeve të përditshme në Kosovë dhe e kanë theksu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet iniciativave të ndryshme. Vitin tjeter ‘Krejt Ka Pak’ u kthy si një program 4 ditor, me 16 aktivitete të tjera që kanë qenë një paraqitje e shkurtë e asaj se çka kishim mujtë me pasë çdo ditë në Termokiss: një ligjëratë në mëngjes, diskutim në mesditë, ma vonë një ekspozitë, tu vazhdu me një punëtori e në mbramje një koncert. Sot mujmë me thonë me krenari që i jemi afru asaj andrre, tu e pa lulëzimin e klubeve. Në vitin 2018 së bashku me Dokufest dhe Anibar kemi organizu shfaqje filmash dhe diskutimesh për çdo javë në kuadër të ‘Hacking Urban Space’, projekt që prezantonte zgjidhje alternative dhe të qëndrueshme për problemet e qyteteve tona.

Një andërr tjetër e jona po vjen në jetë. Përmes Termokiss, tash i kemi zgjeru horizontet duke udhëtu dhe ndihmu në ndërtimin e qendrave sociale nëpër botë. Në vitin 2017, Termokiss është ftu në një projekt për ‘documenta14’, njo prej eventeve ma të mëdhaja në botë. Përfaqesues të komunitetit kanë qenë në Kassel (Gjermani) për me ndërtu një fshat kolektiv së bashku me Toestand (Belgjikë), Happy Positiv (Zvicër) dhe Soshenko 33 (Ukraine), si pjesë e projektit ‘Title on the Spot’. Në korrik të vitit 2018, anëtarë të komunitetit Termokiss së bashku me Toestand rivitalizuan një ndërtesë të vjetër në Tetovë (Maqedoni), duke i dhuru komunitetit atje dhe një skatepark. Tirana (Shqipëri) është destinacioni jonë i rradhës. Po planifikojmë me qenë atje në verën e këtij viti, kështuqë nëse po don me u bashkangjitë në këtë qejf kolektiv, kontakto me neve!



ÇKA ÇKA DERI DERI SOT? SOT?


ÇKA DERI SOT? DERI SOT TERMOKISS KA MBAJTUR DHE KA MARRË PJESË NË 404 AKTIVITETE, 351 PREJ TË CILAVE JANË ORGANIZU PREJ KOMUNITETIT DHE 53 PREJ TË CILAVE KEMI NDIHMU ME I FACILITU DUKE E DHURU HAPËSIRËN. DISA PREJ AKTIVITETEVE TË PROGRAMIT QË DUHET TË PËRMENDEN JANË: 9 - 18 Korrik 2016: Projekti "Toestand Mâche Prishtina", ku 50 v u l l n e t a r ë n g a Ko s o v a , B e l g j i k a , Z v i c r r a , m u n d ë s u a n funksionalizimin e një hapësirë të braktisur nga Termokos-i , që tashmë njihet si Termokiss. Si pjesë e funksionalizimit, hapësira është pastruar, janë ndërtuar forma të interiorit së bashku me kulm dhe pjesë të ndryshme të mobiljeve. Hapësira është lyer dhe dekoruar. E gjithë kjo është bërë e mundur përmes shfrytëzimit të materialeve të riciklueshme. 16 korrik 2016: Hapja e qendrës, ku përformuan artistë lokal dhe DJ ndërkombëtarë. Hapësira u vizitua nga më shumë se 300 njerëz. 26 Korrik 2016: Shfaqja e filmit të parë në Termokiss. Anëtarët e komunitetit sollën gjenerator për qasje në elektricitet, disa çarqafë për të improvizuar një skenë, një projektor, një system të zërimit, llaptop dhe mobilje të ndërtuara vetë. 7 Tetor 2016: Koncerti "KrejtKaPak" për rritjen e fondeve. Një performancë që zgjati rreth gjashtë orë dhe përfshiu artistët kyç të skenës bashkëkohore në Kosovë. Përmbi 750 persona morrën pjesë në event. 1 nëntor 2016 - Anesthesia / A Separation: Termokiss zyrtarisht fillon bashkëpunimin me studentët e filmit në Universitetin e Prishtinës, përmes së cilit inkurajohen të gjithë studentët të prezentojnë punën e tyre para publikut. 25 Dhjetor 2016 – Programi “Ka Ardhë Koha” përfshiu 9 aktivitete të ndryshme të organizuara brenda dy javëve. Kemi pasur mundësinë të sjellim iniciativa të ndryshme dhe njërëz për të diskutuar për sistemin tonë të edukimit, rëndësinë e bashkëpunimit dhe shumë tema të tjera që lidhen me jetën tonë të përditshme në Kosovë. 24 Prill 2017 – “Festivali i librit” në bashkëpunim me organizatën ETEA, përmes së cilit patëm mundësinë të organizojmë një festival me program të ndryshëm. Tema e tij ka qëne lidhja që ka kultura jonë me librin. 20 Maj 2017 – Punëtori për Permakulturë në bashkëpunim më Jeshil Foundation dhe TOKA. Kemi pasur mundësinë të trajnojmë anëtarët tonë me parimet e permakulturës dhe rëndësinë e këtij sektori për zhvillimin e komunitetit.

10-11 Qershor 2017 – Dokutech është organizuar në Termokiss. Dokutech tashmë tri vite organizon pjesën e parë të Dokutech në Termokiss. Njerëz me prapavijë të ndryshme dhe liderë të teknologjisë mbledhen në qershor të çdo viti për të diskutuar rreth më të rejave teknologjike dhe inovacionit. 5 – 18 Gusht 2017 – “Title on the Spot” #ShapetheUnknown: Një projekt në të cilin Termokiss dhe Kosova u përfaqësuan për herë të parë në ekspozitën e famshme të artit bashkëkohor “documenta14”. Dhjetë anëtarë të Termokiss ishin në Kassel për të marrë pjesë në projektin “Title on the spot”. Së bashku me qendrat e tjera të komunitetit siç janë Toestand (Belgjikë), Happy Positiv (Zvicër), Soshenko 33 (Ukrainë) dhe komunitete të ngjajshme në Kassel, ndërtuan një “fshat kolektiv të ideve”. Themeli i këtij fshati ishte bazuar në një metodë të përbashkët të punës, produktivitetit, bashkëpunimit dhe hapjes, me një fokus të veçantë në "procesin e krijimit". Produkti përfundimtar me formë të panjohur duhej të përcaktohej dhe të ndriçohej përmes punës së përbashkët dhe ideve të këtij komuniteti të përkohshëm. 12-15 Tetor 2018 – “KrejtKaPak II” një program katër ditor me 16 aktivitete të ndryshme që u organizuan nga anëtarët e Termokiss në bashkëpunim me Bonevet, Universitetin Amerikan në Bullgari (AUB), e shumë të tjerë. Vitin e më parshëm i kemi njoftu qytetarët e Prishtinës me hapësirën tonë përmes koncertit Krejt Ka Pak. Ndërsa në vitin 2017 i kemi taku prapë në Termokiss-in e renovum. Gjatë këtyre ditëve e kemi pa se si mundet një hapësirë si Termokiss-i me qenë gjatë një dite të zakonshme: ditë me koncerte, ekspozita, ligjërata, punëtori, diskutime, filma, dokumentarë, shfaqje e shumë aktivitete të tjëra. Edicioni i vitit 2018 të Festivalit Krejt Ka Pak III, kishte për temë edukimin joformal dhe luajtjen e rolit të një hapësire alternative për nxënien e dijes.

“Mundësi për Krejt” Kampanja dhe Publikimi - u mundua të adresojë një legjislacion të ri që krijon një proces të drejtë në lidhje me shfrytëzimin e hapësirave publike, pronës komunale. Jemi duke avokuar për një ligj që vlerëson dhe krijon mundësi për organizata dhe qytetarë që punojnë për qytetari aktive. Përmes disa veprimeve përkrahëse po thërrasim për një ligj që e vë interesin publik në qendër, jo atë privat. Kampanja ka rezultuar në publikimin e një dokumenti të nënshkruar nga disa OJQ të ndryshme për shfrytëzim jo-fitimprurës të pronave publike, me sloganin: Këtu mundet me qenë një muze!. https://www.mundesiperkrejt.org/home-en


ÇKA DERI SOT????? Hacking Urban Space Mars - Qershor 2018 A munden filmat me e ndryshu botën? Ndoshta po, pasiqë njerëzit munden dhe filmat munden me inspiru veprim. Na pëlqen shumë kur filmat dokumentarë përdoren si mjete për ndryshim. Ujë të pastër të mjaftueshëm: qasje universale në energji ma të pastër; mundësia për me udhëtu në mënyrë efikase prej një pike në pikën tjetër; një sens i sigurisë: këto janë disa prej premtimeve të qyteteve moderne të cilat duhet të përmbushen, në mënyrë që të sigurohet një kualitet i duhur për jetën e qytetarëve.

ÇKA PËRFSHINË TJETËR VITI 2018? Gjatë vitit 2018 me platformën e klubeve në Termokiss kemi fillu me mbajtë aktivitete të hapura për të gjithë anëtarët e komunitetit. Ky vit përfshin një numër të orëve të Yoga-s dhe llojllojshmëri të saj, duke i facilitu aktivitetet me mjetet e nevojshme dhe qetësinë e kërkuar. Mësimet Salsa gjithashtu vazhdojnë me qenë të hapura për të gjithë njerëzit, bashkë me Atdhe Buzhalën, çdo të enjte. Një nga aktivitetet që duhet me u përmend është edhe performanca e Renick Bell - live audio coding, përmes së cilës e kemi kuptu sistemin

e kodimit live duke kriju tinguj përmes programimit të tyre. Termodiell - është një prej traditave të para të Termokiss. çdo të dielë, komuniteti mbledhet për me u shoqëru me njoni-tjetrin, me lujtë lojëra të ndryshme, instrumente, shkëmbim të ideve dhe largimi nga përgjegjësitë të paktën për një ditë të javës. Jam Session - të hapura për krejt entuziastët e muzikës, improvizimin e bendeve ose duove dhe shfrytëzimit të instrumenteve që gjenden në hapësirë ose duke i sjellë instrumentet e tyre, për me e bo ma atraktive ditën, duke e lujtë muzikën që na pëlqen. Klubi i mahallës - gjithmonë duke u mundu me e mbajtë një lidhje të mirë me banorët e lagjeve përreth hapësirës së Termokiss-it, kemi zhvillu një numër të aktiviteteve bashkë me banorët, fëmijët e lagjes, individë dhe grupe të ndryshme, për me i pa kërkesat e tyrë në lagje, organizimin e tryezave të rrumbullakëta, njoftimit me aktivitetet që po ndodhin në komunitet dhe njoftimit më mundësitë për intervenim në zonat ku ka nevojë. Një gjë të tillë e kemi bo me pllatonë në Dardani, duke e pastru, ly, vendosë ulëse dhe shporta të mbeturinave dhe vizatimeve të ndryshme që janë bo aty nga individë dhe fëmijë të lagjes. Oborri - është një prej hapësirave ma të çmueshmë që ka Termokiss. Ndërtimi i një strehe, çill hill, këndi të lojërave për fëmijë, shankut dhe vendosja e një rrjete të volejbollit është ajo çfarë i ka bashku anëtarët e komunitetit gjatë këtij viti. Duke organizu barbeques dhe duke ftu njerëz për me na njoftu me muzikën e tyre. Çlirim Poetik - një prej klubeve të Termokiss që për qëllim ka bashkimin e komunitetit dashamirës të shkrimit dhe poezive. Përmes Slam Poetry, Impromptu Slam, Spoken ëord Poetry dhe Slam Competitions, janë bo bashkë shumë njërëz që prej vetes kanë nda copëza të shpirtit të tyre. StandUp Comedy - për krejt hajgaregjitë e vendit, kemi pasë mundësi me u shkri tu keshë duke prekë tema të cilat na kanë bo me reflektu pasiqë kemi dalë prej hapësirës. Skateboarding - grupi i djemëve të skate-it, gati për çdo të dielë frekuenton hapësirën për me na tregu ma shumë se qysh mujmë me e vu në funksion drrasën me rrota, qoftë si mënyrë për me shku prej një pike në pikën tjetër, qoftë si atraksion. Flea Market - pazari jonë i hapur, që fton të gjithë njerëzit me I shitë/promovu produktet e tyre. Një ditë plot me njerëz, pazar, ushqim, pije e muzikë, që ndodhë çdo fillim të mujit në Termokiss.







PRAKTIKIMI I VEMENDJES K rejt çka të duhet janë 10 minuta të vëmendshme.

Q Y S H M E E K U LT I V U K Ë T Ë

Nëse je në gjendje me qenë shumë i qetë në trafik, me i pa kojshitë e tu duke udhëtu nëpër vende të botës pa asnjë pikë xhelozie, nëse mundesh me i dashtë krejt njerëzit që të rrethojnë pa asnjë kusht ose nëse mundesh me u knaqë me çdo gjendje që je, atëherë garant je një - qen. Perfeksioni nuk është i mundshëm por është diçka të cilin mundohemi me e mbrri gjatë gjithë kohës. Përderisa perfeksioni nuk na bën punë, atëherë transformimi është I mundshëm. Me qenë prezent në çdo situatë është shumë e vështirë, duke e marrë parasysh që truni jonë (në bazë të studimeve në Harvard) rreth 47% të kohës është duke bredh në mendime të ndryshme – kjo po i bjen që gati gjysmën e kohës nuk jemi në realitetin e ofrum. Garant gjatë leximit të këtij shkrimi keni qenë duke mendu për diçka tjetër dhe nuk keni qenë të fokusum plotësisht.

PRAKTIKË? Këtu janë disa prej përbërësve për me e praktiku metodën e Mindfulness, të identifikuara prej Kabat-Zinn dhe njërëz që janë marrë me këtë fushë: · Shtoji vëmendje frymëmarrjes, sidomos kur keni ndjenja intensive. · Vërej – vërëj taman – se çka je duke ndje në një moment të trupore, prejcaktuar, pamjet, tingujt, aromat, të cilat të kalojnë përreth pa e arritë vetëdijen e juj. · Pranoje se mendimet e tua janë të shkurtëra dhe nuk të përcaktojnë ty si individ, një dëpërtim që mundet me të liru nga

paternat e mendimit negativ. https://news.harvard.edu/gazette/story/2010/11/wandering -mind-not-a-happy-mind/

PRA, ÇKA ËSHTË MINDFULNESS? Mindfulness do të thotë me e mbajtë vëmendjen të mendimet tona, ndjenjat, ndjenjave trupore dhe mjedisit që na rrethon, përmes një objektivi të butë e ushqyes për mendjen tonë. Mindfulness gjithashtu përfshin pranimin, që do të thotë që ne i kushtojmë vëmendje mendimeve dhe ndjenjave tona pa i gjykuar pa besuar, për shembull, që ka një mënyrë "të drejtë" ose "të gabuar" për të menduar ose ndier diçka në një moment të caktuar. Kur e praktikojmë vëmendjen (mindfulness), mendimet tona përshtaten me atë që ne po ndiejmë në momentin e tanishëm, në vend se të rishikojmë të kaluarën ose imagjinojmë të ardhmen. Edhe pse baza e kësaj praktike është në meditimin Budist, ka hyrë edhe në rrjedhën kryesore amerikane gjatë viteve të fundit, pjesërisht përmes punës së Jon Kabat-Zinn dhe programit të tij për Reduktimin e Stresit të Bazuar në Mindfulness (MBSR), të cilin ai e lansoi në Universitetin Massaçusetts Medical School në vitin 1979. Shkollat në Angli tashmë e kanë përfshi në kurikulat arsimore dhe Mindfulness tashmë është lëndë shkollore.

· Qëndro në bashkëveprim me ndjenjat e tua ujit që ta prekë trupin në dush deri në karrigen që jeni ulë në zyrën e juj. · Gjeni “mikro-momente” të vëmendjes (mindfulness) për me e rifillu fokusin dhe kthimin e sensit të qëllimit të atij momenti. Për me i zhvillu këto aftësi në përditshmëri, mundeni me i provu këto ushtrime të përdorura në programin MBSR të Kabat Zinn-it: ·

FRYMËMARRJE E VËMENDSHME, një

përbërës i zakonshëm në shumë mënyra të meditimit që përfshin kthimin e vëmendjes në ndjenjat fizike të frymëmarrjes gjatë marrjes dhe lëshimit të frymëmarrjes. ·

SKENIM I TRUPIT, një tjetër praktikë e zakonshme

që e sjellë vëmendjen e juj në pjesë të caktuara të trupit, nga koka deri te këmbët. Ka mënyra të shumëta për praktikim dhe sjellje në veprim të trunit tonë dhe vëmendjes në situata të caktuara. Mindfulness ndihmon me ankthin, fuqinë e mendimeve tua, mundësisë për ndryshim dhe asaj se çfarë të është servuar në momentin në të cilin ti po ekziston. Shfrytëzimi dhe fuqia që ka truri njerëzor nënvlerësohet nga mendimet që kemi për të kaluarën të cilat shpesh herë sjellin ndjenja të pendimit, dyshimit në vetvete dhe bashkëveprimit me njerëzit e tjerë. Edhe pse, mindfulness është një fushë e gjerë e studimit dhe ka shumë metoda, arsye dhe praktika për t’u përdorur, ky shkrim ka për qëllim njoftimin me praktikën e vëmendjes dhe momentit të tanishëm. Jon Kabat-Zinn: What is Mindfulness? https://www.youtube.com/watch?v=xoLQ3qkh0w0 Libra që rekomandohen: https://www.mindful.org/the-best-books-in-mindfulness-thisyear/


CYBERSPACE “Cyberspace, sipas Bruce Sterling osht 'vendi' ku ndodh ni bisedë telefonike, jo brenda telefonit ton apo telefonit t’personit tjetër që ndodhet n’qytet tjetër. Është_vendi_mes_telefonave. Vendi i pacaktuar ku të dy ju, qenie të bukura njerëzore, takoheni dhe komunikoni." ba dum tss!! Edhe ky vit para nesh (lexo: Shkurt – Dhjetor, Janari vit n’vete).. e me to edhe shumë sfida t’internetit. Në t’kalumen kemi pa gjithçka: prej njerëzve që gëlltisin speca t’djegst, që gjujnë kofe akulli n’trupin e tyne, e përzijnë mint-in me coca cola, e deri te ni vo që arrin me u bo fotografia ma e pëlqyme n’Instagram. Epokë e madhe kjo e jona! Cyberspace përshkruan proceset n’botën virtuale dhe si term osht i ndryshushëm. Para se t’ekzistonte Interneti, cyberspace përshkrunte t’dhana që fluturonin në një sistem kompjuteri (atyktu edhe n’rrjete lokale të kompanive). Sot, ai zgjerohet n’rrjetin global të kompjuterve e mundëson t’gjitha veprimet tona: komunikimin, optimizimin e punëve ditore, mësimin e matematikës nga fëmijët, t’dhanat statistikore, dërgimin e detyrave n’minutë t’fundit e gjithçka tjetër që e përdor ni pajisje teknologjike t’lidhun n’Internet. Me një fjalë, osht një iluzion i përbashkët që shfrytëzohet nga miliarda përdorus n’gjithë botën për veprime nga më t’ndryshmet, prej atyne imperative e inspiruese e deri te ato ma absurdet. Procese shumë t’ndërlikume që qarkullojnë me shpejtësi t’dritës e krijonjë galaksi me t’dhana. Nëse je t’u lyp me jetu n’njo prej veneve ma t’lypne, pse spo kqyr me jetu n’Cyberspace? MUNDSI T’INTERNETIT QE JAU BOJNE JETEN MA T’LEHTE Seksioni: Pse nuk i di unë qito sene? 0. Çkyqja prej llogarisë t’Facebook: A t’ka ndodh me përdor ni pajisje që s’osht e jotja e ke harru me u çkqy, e tani t’ka met pikë me ditë a ja kanë bo log- out llogarisë tane a hala jon tu t’i kqyr fjaltë? Nëse po, ka idare - veq shko te Settings Where You’re logged in edhe ta qet ni listë me pajisjet ku e ke qel llogarinë tane. Nesë sheh naj rrezik mundesh me përdor opsionin End Activity. Ni gajle ma pak.

1. Incognito: Tu e ditë (keq) përdorimin e galaktikës t’Internetit, osht shqetsuse se qysh hala se kemi bo zakon me përdor incognito, mundsi kjo që përveq na mbron prej do artikujve që i kemi lexu e na vjen marre që i kemi lexu, po edhe siguri lokale nëse dikush tjeter përdor pajisjen e njejtë. Shënim: Incognito na mbron vetëm në nivel lokal, ama kurgjo nuk osht private, as tash as kurrë.. 2. Korrigjimi i teksit: Nëse e ki shkru ni ese anglisht edhe spo je i/e sigurtë se a ke bo gabime gramatikore - veq kopjoje tekstin n’Google Translate edhe t’jep sygjerime për ndryshime. Mundesh edhe me përdor opsionin Listen me ngu se a po ka kuptim! 3. Me largu prapavijën prej fotografisë - Krejt e kemi pas naj foto t’mirë që s’kem mujt me përdor se mbrapa ka pas diqka (dikush) që s’ish dasht me pas.. Munimi ma i madh me provu me hjek kadal dal e dikur mu lodh e me lon krejt at far pune. Heki gajlet, heke backgroundin qe po ta prish foton e disponimin tu e përdor https://www.remove.bg/


KINEMAJA DHE FILMI

Kinemaja dhe filmi paraqiten si një nga format më të rëndësishme të shpëtimit nga realiteti i kohës dhe problemet e përditshmërisë. Nga filmi i parë i gjatë “The Story of Kelly Gang”, i shfaqur në vitin 1906, tek filmi i parë me zë “The Jazz Singer” i vitit 1927, audienca ka pasur para vetës një kartë hyrëse në një dimension të zhveshur nga konteksti i saj personal dhe të mbushur përplotë me ngjarje e personazhe pafund të cilët e kanë pasuruar imagjinaten dhe e kanë lehtësuar realitetin. Një rol të madh të historisë së filmit e luan periudha monokromatike, pa ngjyra nga e cila veçojmë dhjetë kryevepra që vazhdojnë të jenë esenciale edhe sot për dashamirët e kinemasë. To Kill A Mockingbird (1962) I bazuar në novelen fitues të çmimit Pulitzer nga Harper Lee, filmi shfaq dramën që ndodh në qytetin fiktiv të Maycomb, Alabama, në vitet e tridhjeta kur një avokat, Atticus Finch (i luajtur nga Gregory Peck), merr në mbrojtje një person të zi të akuzuar për dhunimin e një vajzë e bardhë. Ngjarja ka për protagonistë fëmijët e avokatit, Scout dhe Jem, dhe rrëfen ndryshimet që kalojnë ata përgjatë tri viteve sa zhvillohet storja. Regjisori i filmit, Robert Mulligan, në një intervistë të mëvonshme ka rrefyer arsyen se pse filmi është xhiruar në bardh e zi, në një kohë kur ka ekzistuar teknologjia me ngjyra. Sipas tij, arsyet primare kanë qenë stilistike, duke dashur ti jap dramës një dozë më të madhe të seriozitetit dhe njëkohësisht të nxjerrë në pah dallimet e theksuara racore të kohës që sipas tij përjetohen më fuqishëm në verzionin pa ngjyra. Filmi është fitues i tre çmimeve Oscar, përfshirë kategorinë për aktorin më të mirë të fituar nga Peck, me personazhin që ai luan Atticus Finch, të zgjedhur nga Institutit Amerikanë i Filmit si heroi më i madhë i filmit i shekullit të njëzetë. Citizen Kane (1941) I konsideruar gjerësisht si filmi më i mirë në histori të Hollywoodit, Citizen Kane është film dramë/mister, nga Orson Welles, i cili punojë në kapacitet të producentit, regjisorit, skenarist dhe aktorit në film. Citizen Kane, është filmi i parë i gjatë i Orson Welles dhe përshkruan jetën dhe të bëmat e Charles Foster Kane (i luajtur nga Welles), personazh ky i bazuar në manjatet e gazetave amerikane, William Randolph Hearst dhe Joseph Pulitzer. Filmi ka formen e kuazi dokumentarit me strukturën narrative të prapakthimit (flashbacks), ku gazetarët hulumtojnë dhe përpiqen të gjejnë kuptimin e fjalës së fundit të thënë nga manjati Kane në shtratin e vdekjes. Fitues i çmimit Oscar për skenarin origjinal, dhe i vlerësuar si një nga filmat më të mirë të kinemas, Citizen Kane është klasik i periudhes bardh e zi. 3. M (1931) M (Eine Stadt sucht einen Mörder) është film nga Fritz Lang, një nga figurat më të njohura të ekspresionizmit gjerman dhe i njohur gjerësisht si “mjeshtri i errësires”. M, kreditohet me krijimin e dy zhanreve, të vrasësit serial në film dhe filmit me procedura policore

kërkuese. Ngjarja ndodh në Berlin, ku një vrasës serik targeton fëmijë dhe rrjedhimisht krijonë një gjendje pasigurie e tensioni në qytet gati histerike. M, paraqet filmin e parë të Lang me zë, por regjisori bën një punë fantastike duke e përdorur dialogun sporadikisht dhe duke i lënë kameres ndërtimin e tensionit dhe avancimin e stories. M, konsiderohet si magnum opus i regjisorit Fritz Lang, dhe me restaurimin e fundit të bërë nga Arkiva e Filmit e Mynihut, shikimi i filmit është lehtësuar jashtëzakonisht shumë.

Casablanca (1942) I vendosur gjatë luftës së dytë botërore në qytetin e Casasblances, filmi ka për protagonist kryesor Rick Blaine, pronar i një lokali të natës ku muzika dhe kumari ekzistojnë pa u shqetësuar shumë për telashet e kohës. I nisur fillimisht si një film i radhes nga Warner Bros, filmi është kthyer në një nga filmat më të popullarizar të Hollywoodit. Sinopsa është e thjesht, një burrë dhe një grua të dashuruar me njëri tjetrin në një kohë të vështirë duhet të vendosin nese do të sakrifikojë prospektin e jetës së lumtur për hir të parimeve dhe të mires së përgjithshme. Me regji nga Michael Curtiz dhe performancë në rolet kryesore nga Humprey Bogart, Ingrid Bergman dhe Paul Hendreid, filmi fitojë çmimin Oscar si filmi më i mirë i vitit me Curtiz që morri çmimin si regjisori më i mirë. Duke qenë si njëri nga filmat më të cituar dhe më përmendur, Casablanca është një kryevepër e pashmangshme e filmit bardh e zi. 5. The Apartament (1960) E para komedi romantike që hynë në listë. The Apartament, film me regji nga Billy Wilder, njëri nga ikonat më të mëdha të Hollywoodit, paraqet jetën e një nënpunësi të sigurimeve që tenton të ngjitet në hierarkinë profesionale në boten e korporates, përmes ofrimit të apartamentit të tij në Upper West Side për afera jashtë martesore të kolegëve senior të punës. The Apartament, i nominuar për 10 çmime Oscar, dhe fitues i pesë të tillëve, përfshirë filmin më të mirë të vitit, shënon fundin e periudhes së dominimit të filmave bardh e zi, duke qenë filmi i fundit deri në vitin 2011 (The Artist) si fitues i kësaj kategorie (Schindler’s List, 1993, kishte pak elemente me ngjyrë). Interesant është fakti se regjisori, Billy Wilder, i jep aktorit kryesor Jack Lemmon, lirë të plotë në rolin e C.C. “Budd” Baxter, duke e cilësuar si të pagabueshëm në performancë dhe e krahason me Charlie Chaplin. 6. 12 Angry Men zz Nga dramat më sfillitse të bëra ndonjëherë, 12 Angry Men paraqet atë çfarë ngjanë mrapa dyerve të jurisë ku merren vendimet për fatin e të akuzuarve. Sinopsa jepet me 12 burra të bardhë, të cilët duhet të vendosin fatin e një adoleshenti nga Puerto Rico, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së babait të tij. Rezultati del të jetë një nga dramat ligjore më të vlerësuara në histori të kinemasë dhe një sagë e mbushur plotë tension brenda një dhome. Vetëm 3 nga 136 minutat e kohëzgjatjes nuk janë brenda dhomës së vendimit. Interesant është edhe pozicionimi i kamerës ku fillimisht nis mbi nivelin e syrit me kënde të shtrira, e cila jep përshtypjen e distances mes


KINEMAJA DHE FILMI

subjekteve pastaj fokusi i kameres bie në nivelin e syve dhe në fund, në zenitin e tensionit, kamera bie nën nivelin e syve, nga afër e cila rrit ndjenjën e klaustrofobisë. Me 100% vlerësim në Rotten Tomatoes dhe përherë në top listat e filmave që nuk duhet humbur, 12 Angry Men mbetet njëra nga dramat më të spikatura të formatit bardh e zi.

Skenat në ring janë të xhiruar me një kamerë në lëvizje të koregrafuar e cila jep efektin e bokserit të tretë në ring, shikuesit. I nominuar për 8 çmime Oscar dhe fitues në dy kategori, Raging Bull paraqet magnum opus të Martin Scorsese dhe njërin nga filmat më të mirë në histori.

7. Psycho (1960)

10. Roma (2018)

Mjeshtri i suspances dhe njëri nga sinonimet e kinemas, Alfred Hitchcock hynë në listën me njërin nga filmat me fuqinë më të madhe për të shokuar dhe magjepsur audiencen. Një sekretare nga Feniksi, merr 40.000 dollar nga klienti i punëdhënsit të saj dhe largohet drejt një jete më të mirë. Gjatë arratisjes ndalet për të pushuar në Bates Hotel. Psycho konsiderohet si njëri nga filmat më të mirë të Hitchcock dhe kjo në veti është arsye e mjaftushme për ta parë. Me katër nominime për çmimin Oscar, përfshirë kategorinë për regjisorin më të mirë për Hitchcockun, filmi arriti sukses të jashtëzakonshëm duke fituar mbi 50 milion dollar në Box Office kundrejtë një buxheti modest prej 800 mijë dollarësh.

Filmi më aktual dhe rishtaz i publikuar, Roma është një rrëfim personal i jetës së regjisorit Alfonso Cuaron, me vemendje të veçantë tek shërbëtorja e re e quajtur Cleo. Ngjarja zhvillohet në vitet e 70’ta, në lagjen Colonia Roma, në Meksiko City. Në një intervistë të dhënë për The Guardian, Cuaron shprehet se filmi është një përcjellje e personazhit të Cleos, dhe përmes saj eksplorimit të plagëve personale të cilat sipas tij janë përjetuar nga shumë kohanik të Meksiko City. Filmi pati premieren vitin e kaluar në festivalin e filmit të Venecias ku fitojë çmimin kryesor Luani i Artë. Gjithashtu, Roma është nominuar në 10 kategori të çmimit Oscar, numër ky rekord për një film i cil nuk është në gjuhën angleze. Filmi ka një kinematografi briliante, aktrim fantastik dhe një storie prekëse. Njëri nga filmat më të mirë të viteve të fundit dhe me plotë meritë zë vend në panteonin e kryeveprave bardh e zi.

8. Schindler’s List (1994) I bazuar në librin Schindler’s Ark, nga novelisti australian Thomas Keneally, filmi është një nga tributet më emocionale dhe më të rendësishme për holokaustin. Me regji nga Steven Spielberg, Schindler’s List, është dramë epiko historike, e bazuar në ngjarje të vërtetë të luftës së dytë botërore ku një biznismen gjerman, në Polonin e okupuar nga Gjermania fillon të shqetësohet për fatin e punëtoreve të tij hebrej, pasi bëhet dëshmitarë i persekutimit të tyre nga forcat naziste. Duke dashur të bëjë një film për familjet e holokaustit, Spileberg fillimisht i ofron pozitën e regjisorit Roman Polanskit, por i cili e refuzon për shkak të ngarkeses emocionale që kishte me ngjarjet, ku e ëma e tij ishte vrarë në kampin e përqëndrimit në Auschwitz. Me ngritjen e sentimentit neo nazist, Spielberg vendos ta bëjë vetë filmin me bindjen se nuk do të kishte shumë sukses komercialisht. Schindler’s List arkëtoj mbi 322 milion dollar në Box Office dhe u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga kritika. 7 çmime Oscar, përfshirë filmin më të mirë të vitit, adaptimin më të mirë, kinematografinë e zërimit flasin më së miri për rëndësinë e tij.

9. Raging Bull 1980 Jeta e bokserit Jake LaMotta brenda dhe jashtë ringut. Me regji të Martin Scorsese, filmi merren formën e dokumentarit ku Roberto De Niro, portretizon telashet dhe betejat e heroit Jake LaMotta. Binomi De Niro, Joe Pesci (që luan rolin e Joey, vëllaut dhe menaxherit të Jakut), me Scorsese mrapa kamerave, është njëra nga formulat më të forta të Hollywoodit. Në përshkrimin që ja bën Ian Nathan, koluminist ne revisten Empire ai shprehet “Raging Bull nuk është një film për boksin. Ky është një film për natyren njerëzore dhe për kineman në veti”.


THE HABITS OF LIGHT: NJË KREMTIM PËR ASTRONOMEN HENRIETTA LEAVIT, LLOGARITJET E SË CILES VËRTETOJNË SE UNIVERSI PO "Asgjë nuk është fikse. Gjithçka është në fluks (rrjedh)" shkruan fizikani Alan Lightman në përsijatjen e tij mbi mundësinë tonë për të jetuar me njohje relative të botës, karshi etjes së pashpjegueshme për njohjen absolute të saj. Ai na e kujton se të gjitha deshmitë fizike të grumbulluara përgjatë mijëra vite hulumtimesh shkencore pohojnë paqëndrueshmërinë e qenësishme të gjithësisë. Ky përfundim është një ndërgjegjësim mjaft shqetësuese përball dëshirës tonë të papërmbajtshme për të qëndrueshmen dhe të përjetshmen. Kur njëriu i lashtë nisi të dyshojë se Toka nuk është qender e qiejve siç ishtë besua deri atëherë por është veç një trup tjeter në lëvizje, u paraqit edhe kthesa e parë në ndërgjegjen tonë. U desh të kalojnë mijëra vite që me na u paraqitë fakti ma tronditës shkencor! Paqëndrueshmëria botnore na u ri-shfaq me provat se gjithësia gjendet n’fluks, se ajo gjithandej zgjerohet dhe hollësisht rritet, duke i shpërndarë yjet vazhdimisht. Në vitin 1929, astronomi Edwin Hubble formuloi vëzhgimet e tij me atë që tani e njohim si Ligji I Hubble-it [1](v=H·d), i cili për herë të parë empirikisht na e dëshmoi se zgjerimi i Universit është i vazhdueshëm dhe nxitues(përshpejtues). Kjo evidencë themelore modeloi teorinë e Big Bang-ut: Pasi që Universi vazhdimisht zgjerohet, të shohësh hapat e zhvillimit të tij mbrapa në kohë, është sikur ta imagjinosh atë duke u zvogëluar gjer në një pikë pafundësisht të vogël, në një hiç nga i cili shpërtheu në ekzistencë gjithçka që sot ndodh. Bazat matematikore të Ligjit Hubble u shkruan pikërisht nga astronomja Henrietta Swan Leavitt (4 korrik 1868 - 12 dhjetor 1921) – e cila ishte pjesë e grupit ti astronomeve të quajtura "Kompjuterët e Harvardit", formulimet e së cilave e formësuan kuptimin tonë për Universin dinamik, shumë kohë para se ato të kishin të drejtë vote. Në edicionin inaugurues të The Universe in Verse, artisti Ann Hamilton përmes një koleksioni poezish nga Anna Leahy, kremtoi shkencën dhe punën e shumë heroinave të panjohura të shkencës. Në meditimin e saj të mrekullueshëm Anna mishëron shpirtin gjallërues të mos-njohjes si një akt impulsiv dhe ngasës për krijim në poezi dhe shkencë, si dhe rolin jetik të përqafimit të t’panjohurës gjatë veshtrimit të Universit nga brenda dhe jashtë. Videoja me poezinë mund të gjendet në linkun ku edhe është botuar artikulli original në gjuhën angleze: https://www.brainpickings.org/2018/04/03/the-habits-of-light-annal e a h y - h e n r i e t t a - l e a v i t t - a n n hamilton/?fbclid=IwAR1gzciMwPmpvnf7RcgoqBDgpCNS9t9gdk2XgrraoIIKZJTcQrkz_OPd6o [1] v=H·d paraqet një raport matematikor i lici na tregon se sa më e madhe që është distanca mes yjeve në univers (), aq më e madhe është edhe shpejtësia ) më të cilën ata largohen nga njëri-tjetri. është konstantë(numer) e Hubble.



ÇKA PO VJEN GJATE MUJIT

TË ARDHSHEM NË

TERMOKISS? TERMOKISS?


Çka po vjen gjate mujit të ardhshem në Termokiss? Prej këtij muji 6 klube të reja kanë me i fillu aktivitetet në Termokiss, për datat dhe orare do të njoftoheni paraprakisht në rrjetet sociale të Termokiss. 1. Jugg Ling - Klubi I zhonglimit 2. Klubi për hulumtime psikologjike me bazë në komunitet 3. Termobilje - Klubi për ndërtim dhe punë me dru 4. Termodinamika - Klubi për shkenca ekzakte 5. Videoclub - Klub për produksion filmik 6. XPortal Gaming Club - Klubi që synon me kriju një komunitet të gejmerëve.

BASHKOHU

3 Mars - Flea Market - pazar i hapur për krejt. 16-23 Mars - ENCC (The European Network of Cultural Centres)/ Rrjeti Europian i Qendrave Kulturore ka për qëllim me fuqizu edhe rrjetëzu komunitete dhe Qendra Kulturore nëpër botë. Si pjesë e programit t’saj, organizohet ‘Bridge between European Cultural Centres (BECC)’/ Ura n’Mes Qendrave Kulturore Europiane, që sivjet vjen n’Termokiss. Ky edicion ka me u sillë rreth një programi trajnues për persona që janë tu punu dhe kontribu në organizata kulturore n’krejt Europën, duke shkëmbyer dituri, eksperienca e shkathtësi. Gjithashtu, ka me u mësu ma shumë rreth bashkëpunimit me organizata dhe grupe lokale n’qytete dhe shtete t’cilave ju përkasim, në mënyrë që me u rritë impakti në komunitet me aktivitetet e ndryshme që zhvillohen.

BASHKOHU

Sesione informuese për qentë endacak: po informohemi ma shumë prej këtij muji në lidhje me qasjen tonë me qentë e rrugës dhe mënyrat e trajtimit të tyre.

Gjithashtu mundeni me u bashkangjitë në mbledhjet javore të komunitetit: çdo të mërkurë në ora 18:00.

BASHKOHU



POEZI të zgjedhura


Dashni e Kusht'zume Ti gjithë ki me ba hapin e parë Ki me ardhë drejt buzve t’mija Për mos me u hjeke mo prej meje Tan natën e lume. Se t'nesermen un’ kam me ikë. Shpija jem nuk asht ngat teje. Ani pse pramë, M'ke puthë kadale, M'ke deshë kadale. Ani pse pramë, e kam ba t'njejtin sen me ty. Ti m'thirrë me ardhë n'prehën tand, Qat'her kur bota nuk t'don ma. Ti m'thirrë me ardhë; Me marrë erën tande prapë, Kur e din që veç un’ muj me t'dashnu. T'bindna Tuj mendu që nji ditë ki me ni dicka per mu. Po ti s’don ma shumë se me ni veç zanin tem, Tuj bërtitë emnin tand. Qashtu knaqesh ti. Qashtu t'rreh zemna ty, Kur tjert dojne me kan ti. Ti. Nuk m'kupton, Nuk e din kur veç afër du me t’pas; Mos fol, mos m'prek, Veç rri. Veç rri njiher’. Mos m'rri larg per pak. As dorën mos ma kap. Mos ik’ qet natë. Eldena Dakaj


Midis katër mureve Kur buzëqeshja përqafon tjetrin, ti mbetesh I harruar. Vetmi e papritur troket! Kthetrat me vetveten vrasin!... Bisedë e heshtur imagjinate! Stuhi vetetime bërtasin!... Shpirt binjak I pabinjakëzuar. Kohë që kalon... Ikën, pa u kuptuar. Gjurmë kujtimesh që flasin!... Pikturë, figurë bardhësie... Aromë miqësie që helmon... Duar që humbasin... Kokërra shiu syri loton!... Zemër e ftohtë si dëbora!... Ngricë dashurie që gjëmon!... Rreth e rrotull t’gjithë. Ti?... veçse një më shumë... Plagosur nga deshira që skanë fund... Në gjumin e natës gjen paqen që është mjegulluar! Je dikush me shpirtin e një të huaji... Pse gjëmon o njeri? Dikur dikush, të mori perlat lumturi... Dashuri pa virtyte kthyese... Hije që të mberthejnë!... Univers që krijon rrugë për nji... Shkëmbinjë që presin guximin e atij që guxon... Një kohë vetmi pret... Të kuptosh vlerën që posedon!... Të hapësh sytë të shohësh kush të rrethon... Ndoshta ke lindur për t’u kujtuar ose për një kohë të shkurtër për t’u harruar... Një kohë që lë pas edhe dashuritë që duhej gdhendur!... Sala Jashari


MISIONI I PAPËRFUNDUAR Çdo mbrëmje vishem me terrin e natës, mbuluar me yjet që rrëshqasin spontanisht mbi petkun e hijezuar. Një njollë e mërrolur tenton të ma shprish këtë petk, por jo. Po e mbaj. Njësoj sikur toka njerëzit! Unë u zgjidha nga litarët e zjarrtë që përthithin hatashëm idiotizëm. Janë të ngjizur në trupin tim, por nuk depërtojnë në mpirjen e gjakut tim. E tash nisem në rrugët e zvarritura prej fundit të errët. Një cikël stagnimesh më sollën këtu, por ti je i paaftë të ma seleksionosh turbullirën e shpirtit, mbase të artit pamor po. Në hierarkinë tënde të lashtë asgjë s'paska ndryshuar. Veçse megalomania verbërisht të paska deh në tunelin e gjatë të manipulimeve tua. Flora Halimi


Vetmi e pa’vetmueme N’mëngjesin e bardhë përballë k’saj pamje ftohtë, por me dritare hapun I mbuluem me nji’ batanije ngjyrë kafe si vet kafja, tymi i së ciles po mundohet me e ngroh këtë ftohësi ftoh’sinë e ketij prilli a thu, qudi? Zberthej mendime, i shoqnuem vec me qetësinë askush tjeter s’osht duke e pa këtë pamje a duke e pas’ këtë ndjesi perpos teje, që moti banon n’mendjen tem. Po kënaqem edhe ma shumë, mbase edhe ti po e shijon këte ditë t’bukur sot. “eshte I vetmum” eshte kendveshtrimi i tjereve fizike ndaj un’ Por jo, s’jam vet pasi qe psicika tek un luan rolin kryesor. Altin Gashi


Shkëputje Ndal, e ndërto atë andërr, ndal e cito Cito shthurjen e ditës Distanca të mban ende, ende të thërret në flak' rilindjesh e faljesh. Thellësi t'brengës ateron, të mbart magjepsjen e natës, e hijes së gazit të jetës E si duket, kur ska si t'duket Kur i falë e si ç'falë veçse mall dhe pak rëndesë djall. Djallzore poetsi proze, ferrin gëzon. E kur mendja ndër brigje zjarrit noton, nën kthetra t'djallit qëndron. Ta vazhdoj rrugën se duron. Shtirur korb, vajtuar zi Hije rënd kaplon përmbi Nga ai mos prit dashuni. Zë grrithur, helm lëshon, pa dijeni e belbon. Gris, ç'thurr, ëndje, mëri e lot. Braktisje e pa kuptimë ende qëndron.

Andërr e thyer Copz grimce ç'ne rastësi të rishoh e t'gjej, n'godin t'zbrasun, veten e mprehn dhe e gdhend andrrën grabit, varje sodit. N'ktë zemen ç'ne heshtje gjenë zhurmzhin dhe në zhurmë lëndon heshtjesin Si godet madhërin ku për ty jeton robërin. Si im zot, ta fala ty dashunin. A s'sheh turp as për djallzin. Vafsh për vete, pa vete Seç për mua s'çke më. Të fala, n'gjunjë të rava, e u vrava E më andërr s'pava, unë e marra. Ca futem, kur smund futem, ca t'kujtoj kur ti s'rron. Ca t'jetoj kur ndjenj s'gëzoj O perandor I andrrës, pse se mbushe burrënin Veshun fort, e mbushun dobët Port hapun zë zie, zë rob dhe s'shpëndan dije.

Bleona Guri


"Rrokullisemi nëpër gjemba t'jetës e mundohemi t'mbijetojmë, çdo ditë, pa I pa sekondat që n'mnyrë t'rregullt e ndjekin njani'tjetrin, na shtojnë rrudhat n'ftyrë, dhembjet n'shpinë e barrën n'zemër. Mundohemi me marrë frymë, qoftë edhe përmes vrimave, t'vetmet që kanë mbetë n'muret e kafazit që e thurën për ne. Mundohemi me pa dritën, qoftë edhe përmes hapësirave t'durve që na I kan mbyllë sytë. Po se me çka na kan mbyllë gojën, nuk bajmë za, e askush nuk e dëgjon zanin e zemrës që sa s'pëlcet prej mundimit. Po ktu jemi, edhe naj dite, deri sa mushkëritë tvdesin prej mungesës t'ajrit e sytë t'verbohen pa rreze, na ktu jemi. Lufta hala s'ka mbaru, e as shpresa për me dalë fitues. Dita e shtatë e këtij viti na gjeti si e gjashta, t'therrun, t'lodhun, tu kërku ma mirë.E na qajmë, se si kemi meritu kto tortura që sa vijnë e bahen ma t'dhimbshme. Qajmë ashtu pa za, po lotët tanë nuk I lagin faqet e tyne, plagët tona atyne nuk iu dhamin e barra jonë s'i rëndon. Pesimizmi I pafund që na ka ra syve si hije, ndoshta po e na ban t'pamundur mi pa mundësitë qe na ofron kjo jetë, kjo që vetë na ka rrzu e na ka maltretu n'çdo mnyrë. Ndoshta veten e kemi mbyllë n'kto qeli "dy me dy" që menzi na mundësojnë me lëvizë. Po qelësin ua kemi lânë n'dorë. Vetë na. Ua kemi besu t'ardhmen e e kemi lanë n'ndërgjegjjen e tyne, edhe njiherë, tu shpresu që me t'vërtetë premtimet kan me u mbajt e ko me u ba mirë. Edhe sot, qëndrojmë t'ulun e s'marrim mundimin me u arratisë, se jemi ba imun ndaj mashtrimeve e tradhtisë që na bajnë pas shpine, çdo ditë. Aq kemi humb n'kët melankoli qè na ka pushtu, e kemi harru edhe ata pak dashni për njani tjetrin. Turp! Njani proteston me kangë, tjetri me laps n'dorë, e kush s'ju jep vëmendje. Ata që punojnë kundër kësaj zgjedhe jan t'paktë n'numër. Turp! Jemi nda si delet prej kopesë. E kjo ditë e ftohtë, ky dimër, acar, si duket nuk i ka ngri vetëm rrugët e xhamat. Ka depërtu thellë, e sa si ka ngri edhe ato vrima, tfundit që kanë mbetë n'kafazin që e thurën për ne " Gresa Berisha





Millions discover their favorite reads on issuu every month.

Give your content the digital home it deserves. Get it to any device in seconds.