Issuu on Google+

PËRMBAJTA 1. aktivitete të I D A-s, I B R D-së SHQIPëRIA DHE BANKA BOTëRORE AKTIVITETI I BANKËS BOTËRORE NË SHQIPËRI TABELA E PROJEKTEVE AKTIVE TABELA E PROJEKTEVE Të MBYLLURA

5 7 7 8 9

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI PËR OFRIMIN E SHëRBIMEVE SOCIALE PROJEKTI I PRODHIMIT DHE RISTRUKTURIMIT Të SEKTORIT Të ENERGJISë PROJEKTI PËR ZHVILLIMIN E BURIMEVE NATYRORE PROGRAMI I MENAXHIMIT Të INTEGRUAR DHE PASTRIMIT Të ZONëS BREGDETARE KOMUNITETI I ENERGJISë Së EUROPëS JUGLINDORE APL2- SHQIPëRIA - TRANSMETIMI PROJEKTI I MODERNIZIMIT Të SEKTORIT Të SHëNDETËSISë PROGRAMI PËr cilësi DHE BARAZI Në ARSIM projektI për kontrollin e gripit të SHPENDëVE, përgatitjen dhe reagimin në rast pANDEMIE teK njerëzit PROJEKTI I REFORMëS Në MJEDISIN E BIZNESIT DHE FORCIMIT INSTITUCIONAL (BERIS) PROJEKTI PëR ADMINISTRIMIN DHE MENAXHIMIN E TOKëS PROJEKTI I TRANSPORTIT PROJEKTI I RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE PROJEKTI PëR ZBUTJEN E RREZIKUT Të FATKEQëSIVE DHE PëR PëRSHTATJEN GARANCI E PJESSHME E RREZIKUT(PRG) PëR PRIVATIZIMIN E OPEATORIT Të SISTEMIT Të SHPëRNDARJES Së ENERGJISë (OSSH) Në SHQIPëRI

11 11 14 16 19 22 24 26 29 31 33 35 37 40

GRANTE TË MENAXHUARA NGA BANKA BOTËRORE GEF – MENAXHIMI I INTEGRUAR I EKOSISTEMIT Të LIQENIT Të SHKODRëS MBëSHTETJE PëR KRIJIMIN E KAPACITETEVE PëR ZBATIMIN E SISTEMIT Të PLANIFIKIMIT Të INTEGRUAR (FONDI NëN KUJDESTARI ME SHUMë DONATORë) FUQIZIMI I Të RINJVE NëPëRMJET ZHVILLIMIT Të KOMUNITETEVE Në SHQIPëRI (GRANT I JSDF-së) INICIATIVA PëR TRANSPARENCë Në INDUSTRITë NXJERRëSE (eiti) FORCIMI I ZBATIMIT Të KONVENTëS sË ARHUS-it Në SHQIPëRI (GRANT I IDF-Së)

44 44

STUDIME DHE RAPORTE

55

FONDI I SHOQëRISë CIVILE

59

INFORMACION PËR PROKURIMET

64

2. AKTIVITETI I IFC-së Tabela e projekteve të investimeve SHËRBIME KËSHILLIMORE TË IFC-së PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT NË INFRASTRUKTURË Projekti i Administrimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta KËSHILLIM I IFC-së PËR SEKTORIN PRIVAT KËSHILLIM PËR SHOQËRITË TREGTARE Shërbimet këshillimore për klimën e investimeve QASJE Në MUNDËSI PËR FINANCIM

65 67 69 69 70 71 73 75

43

46 49 51 53

3

PËRMBAJTA 1. aktivitete të I D A-s, I B R D-së SHQIPëRIA DHE BANKA BOTëRORE AKTIVITETI I BANKËS BOTËRORE NË SHQIPËRI TABELA E PROJEKTEVE AKTIVE TABELA E PROJEKTEVE Të MBYLLURA

5 7 7 8 9

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI PËR OFRIMIN E SHëRBIMEVE SOCIALE PROJEKTI I PRODHIMIT DHE RISTRUKTURIMIT Të SEKTORIT Të ENERGJISë PROJEKTI PËR ZHVILLIMIN E BURIMEVE NATYRORE PROGRAMI I MENAXHIMIT Të INTEGRUAR DHE PASTRIMIT Të ZONëS BREGDETARE KOMUNITETI I ENERGJISë Së EUROPëS JUGLINDORE APL2- SHQIPëRIA - TRANSMETIMI PROJEKTI I MODERNIZIMIT Të SEKTORIT Të SHëNDETËSISë PROGRAMI PËr cilësi DHE BARAZI Në ARSIM projektI për kontrollin e gripit të SHPENDëVE, përgatitjen dhe reagimin në rast pANDEMIE teK njerëzit PROJEKTI I REFORMëS Në MJEDISIN E BIZNESIT DHE FORCIMIT INSTITUCIONAL (BERIS) PROJEKTI PëR ADMINISTRIMIN DHE MENAXHIMIN E TOKëS PROJEKTI I TRANSPORTIT PROJEKTI I RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE PROJEKTI PëR ZBUTJEN E RREZIKUT Të FATKEQëSIVE DHE PëR PëRSHTATJEN GARANCI E PJESSHME E RREZIKUT(PRG) PëR PRIVATIZIMIN E OPEATORIT Të SISTEMIT Të SHPëRNDARJES Së ENERGJISë (OSSH) Në SHQIPëRI

11 11 14 16 19 22 24 26 29 31 33 35 37 40

GRANTE TË MENAXHUARA NGA BANKA BOTËRORE GEF – MENAXHIMI I INTEGRUAR I EKOSISTEMIT Të LIQENIT Të SHKODRëS MBëSHTETJE PëR KRIJIMIN E KAPACITETEVE PëR ZBATIMIN E SISTEMIT Të PLANIFIKIMIT Të INTEGRUAR (FONDI NëN KUJDESTARI ME SHUMë DONATORë) FUQIZIMI I Të RINJVE NëPëRMJET ZHVILLIMIT Të KOMUNITETEVE Në SHQIPëRI (GRANT I JSDF-së) INICIATIVA PëR TRANSPARENCë Në INDUSTRITë NXJERRëSE (eiti) FORCIMI I ZBATIMIT Të KONVENTëS sË ARHUS-it Në SHQIPëRI (GRANT I IDF-Së)

44 44

STUDIME DHE RAPORTE

55

FONDI I SHOQëRISë CIVILE

59

INFORMACION PËR PROKURIMET

64

2. AKTIVITETI I IFC-së Tabela e projekteve të investimeve SHËRBIME KËSHILLIMORE TË IFC-së PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT NË INFRASTRUKTURË Projekti i Administrimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta KËSHILLIM I IFC-së PËR SEKTORIN PRIVAT KËSHILLIM PËR SHOQËRITË TREGTARE Shërbimet këshillimore për klimën e investimeve QASJE Në MUNDËSI PËR FINANCIM

65 67 69 69 70 71 73 75

43

46 49 51 53

3

AKTIVITETI i BankËs BotËrore Në shqipëri

Maj 2010 TIRANË 1

Përgatitur nga Ana Gjokutaj Shefe e Marrëdhënieve me Publikun, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë Design & Layout: Grafika Elzana

2

PËRMBAJTA 1. aktivitete të I D A-s, I B R D-së SHQIPëRIA DHE BANKA BOTëRORE AKTIVITETI I BANKËS BOTËRORE NË SHQIPËRI TABELA E PROJEKTEVE AKTIVE TABELA E PROJEKTEVE Të MBYLLURA

5 7 7 8 9

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI PËR OFRIMIN E SHëRBIMEVE SOCIALE PROJEKTI I PRODHIMIT DHE RISTRUKTURIMIT Të SEKTORIT Të ENERGJISë PROJEKTI PËR ZHVILLIMIN E BURIMEVE NATYRORE PROGRAMI I MENAXHIMIT Të INTEGRUAR DHE PASTRIMIT Të ZONëS BREGDETARE KOMUNITETI I ENERGJISë Së EUROPëS JUGLINDORE APL2- SHQIPëRIA - TRANSMETIMI PROJEKTI I MODERNIZIMIT Të SEKTORIT Të SHëNDETËSISë PROGRAMI PËr cilësi DHE BARAZI Në ARSIM projektI për kontrollin e gripit të SHPENDëVE, përgatitjen dhe reagimin në rast pANDEMIE teK njerëzit PROJEKTI I REFORMëS Në MJEDISIN E BIZNESIT DHE FORCIMIT INSTITUCIONAL (BERIS) PROJEKTI PëR ADMINISTRIMIN DHE MENAXHIMIN E TOKëS PROJEKTI I TRANSPORTIT PROJEKTI I RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE PROJEKTI PëR ZBUTJEN E RREZIKUT Të FATKEQëSIVE DHE PëR PëRSHTATJEN KOMUNITETI I ENERGJISë I EUROPëS JUGLINDORE APL5- SHQIPëRIA – SIGURIA E DIGAVE GARANCI E PJESSHME E RREZIKUT (PRG) PëR PRIVATIZIMIN E OPEATORIT Të SISTEMIT Të SHPëRNDARJES Së ENERGJISë (OSSH) Në SHQIPëRI

11 11 14 16 19 22 24 26 29 31 33 35 37 40 41

GRANTE TË MENAXHUARA NGA BANKA BOTËRORE GEF – MENAXHIMI I INTEGRUAR I EKOSISTEMIT Të LIQENIT Të SHKODRëS MBëSHTETJE PëR KRIJIMIN E KAPACITETEVE PëR ZBATIMIN E SISTEMIT Të PLANIFIKIMIT Të INTEGRUAR (FONDI NëN KUJDESTARI ME SHUMë DONATORë) FUQIZIMI I Të RINJVE NëPëRMJET ZHVILLIMIT Të KOMUNITETEVE Në SHQIPëRI (GRANT I JSDF-së) INICIATIVA PëR TRANSPARENCë Në INDUSTRITë NXJERRëSE (eiti) FORCIMI I ZBATIMIT Të KONVENTëS sË ARHUS-it Në SHQIPëRI (GRANT I IDF-Së)

44 44

STUDIME DHE RAPORTE

55

FONDI I SHOQëRISë CIVILE

59

INFORMACION PËR PROKURIMET

64

2. AKTIVITETI I IFC-së Tabela e projekteve të investimeve SHËRBIME KËSHILLIMORE TË IFC-së PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT NË INFRASTRUKTURË Projekti i Administrimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta KËSHILLIM I IFC-së PËR SEKTORIN PRIVAT KËSHILLIM PËR SHOQËRITË TREGTARE Shërbimet këshillimore për klimën e investimeve QASJE Në MUNDËSI PËR FINANCIM

65 67 69 69 70 71 73 75

43

46 49 51 53

3

4

aktivitete tĂŤ I D A-s, I B R D-sĂŤ 5

Kjo broshurë është një mjet për të informuar publikun, por dhe partnerët tanë, për veprimtaritë e Bankës Botërore në Shqipëri, dhe për nxitjen e një pjesëmarrjeje më të gjerë në projektet financiare. Ajo përmban të dhëna bazë për veprimtarinë e Bankës Botërore në Shqipëri, përfshirë huadhënien, grantet dhe veprimtaritë analitike dhe këshillimore. Përmbledhjet e projekteve përmbajnë informacion rreth komponenteve të projekteve dhe arritjeve të kohëve të fundit. Të dhënat për disbursimet përditësohen rregullisht. Huamarrësi është përgjegjës për të gjitha hapat e prokurimeve, përfshi reklamimin, vlerësimet para kualifikimit, përgatitjen e dokumenteve të tenderit, vlerësimin e ofertave dhe dhënien e kontratave. Huamarrësi, dhe jo Banka Botërore, kontrakton drejtpërdrejt shoqëritë dhe konsulentët. Prandaj, konsulentët, kontraktuesit, prodhuesit dhe furnizuesit e mallrave dhe shërbimeve duhet të kontaktojnë me agjencitë zbatuese në Shqipëri, në rast se janë të interesuar për të marrë pjesë në projekte të financuara nga Banka Botërore.

6

Shqipëria dhe Banka Botërore SHQIPëRIA DHE BANKA BOTëRORE Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Qysh nga ajo kohë Banka u bë një nga burimet kryesore të ndihmës për zhvillimin e vendit. Shqipëria është anëtare e Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), dhe Agjencisë Shumëpalëshe të Garantimit të Investimeve (MIGA). Në 2008, në sajë të arritjeve të saj të mëdha për sa i përket rritjes ekonomike, Shqipëria arriti statusin e vendit me të ardhura të mesme dhe kaloi nga fondet koncesionare të IDA-s në huamarrje nga IBRD, duke dërguar kështu një sinjal pozitiv për investitorët dhe tregjet financiare për perspektivën ekonomike të vendit. Tani Shqipëria i plotëson kushtet për të marrë kredi nga IBRD-ja. Misioni i Bankës Botërore në Shqipëri është të ndihmojë vendin të realizojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror teksa bën përpara drejt BE. Baza e veprimtarive të Bankës Botërore në Shqipëri është Strategjia e Partneritetit me Vendin (SPV). Strategjia e re e Partneritetit me Vendin është duke u përgatitur për katër vitet e ardhshme (2011-2014). Ky dokument do ta udhëheqë programin e Bankës në lidhje me politikat dhe huamarrjen për investime dhe shërbimet analitike dhe këshillimore për vendin, për të cilin bihet dakord përmes konsultimeve me Qeverinë dhe palë të tjera të interesuara, duke përfshirë edhe shoqërinë civile. Strategjia e re do të mbështesë Strategjinë e Qeverisë për Zhvillim, sikundër është shprehur në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZhI), duke u përqendruar në tre objektiva strategjike: (i) Përshpejtimi i rimëkëmbjes së Shqipërisë drejt një rritjeje të madhe ekonomike, në një Europë pas krizës, përmes forcimit të menaxhimit makroekonomik dhe shpenzimeve publike, duke përmirësuar kuadrin rregullator për investime private dhe duke mbyllur hendeqet në infrastrukturë në një mënyrë të qëndrueshme nga ana fiskale; (ii) Zgjerimi dhe mbështetja e arritjeve shoqërore të Shqipërisë përmes rritjes së qasjes në një arsim dhe shërbime mjekësore më cilësore dhe rritjes së efektivitetit të sistemeve të mbrojtjes shoqërore; dhe (iii) Uljen e cënueshmërisë së Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike, përmes përmirësimit të ruajtjes, menaxhimit dhe përdorimit të efektshëm të burimeve të saj ujore dhe forcimit të gatishmërisë së saj në rast fatkeqësie. Programi i SPV-së do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë përmirësime në qeverisje në Shqipëri. Banka Botërore ka mbështetur zhvillimin e Shqipërisë në një gamë të gjerë sektorësh nëpërmes huadhënies së IDA-s, dhe IBRD-së. Si pjesë e kësaj ndihme, gjatë kohëve të fundit dhe në vazhdim, për të përmirësuar institucionet dhe qeverisjen e vendit, Banka Botërore ka ndihmuar në modernizimin e administratës publike të Shqipërisë dhe përmirësimin e praktikave të saj të menaxhimit të shpenzimeve publike. Infrastruktura lokale po ashtu është rritur, ndërsa financimi i rrugëve kombëtare dhe rurale ka përmirësuar transportin brenda vendit, duke lehtësuar qasjen e njerëzve në qendra e shërbime ekonomike dhe sociale. Banka Botërore ka ndihmuar Shqipërinë të ndërmarrë hapa të rëndësishme për të modernizuar kuadrin rregullator për bizneset dhe të heqë barrierat e dëmshme administrative. Shqipëria ishte një prej 10 reformuesve më të mirë në mbarë botën në 2009. Projektet e Bankës Botërore janë përqendruar edhe në kujdesin shëndetësor, arsim dhe në përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes sociale dhe sigurimit të shërbimeve sociale.

AKTIVITETI I BANKËS BOTËRORE NË SHQIPËRI Huatë e dhëna nga Banka Botërore në Shqipëri arrijnë shumën e 1.4 miliardë US$, duke përfshirë 68 projekte. Prej saj, 791 milionë US$ janë disbursuar. Banka Botërore gjithashtu jep asistencë teknike, këshilla analitike dhe këshilla për politikat. Angazhimet sipas portofolit përbëhen nga 14 projekte, që arrijnë shumën totale prej 263 milionë US$ në formë huash dhe kredish të IBRD/IDA-s, 180 milionë US$ në hua dhe kredi bashkë-financuese dhe 35 milionë US$ në Fonde nën Kujdestari të ekzekutuara nga përfituesi, që përbëjnë një portofol të konsoliduar (nën mbikëqyrjen e Bankës) prej rreth 480 milionë US$ investimesh në zbatim. Banka po investon në sektorët socialë, në energji, transport dhe ujë, në reformën e mjedisit të biznesit, përfshi regjistrimin e pronave, në bujqësi, mjedis dhe në zhvillimin e komunitetit. Shqipëria përfiton nga tre Fonde të mëdha, të veçanta grantesh, nën Kujdestari: një Fond nën Kujdestari të shumë donatorëve për Sistemin e Planifikimit të Integruar, të financuar nga shtatë donatorë dypalësh dhe nga BE-ja; një Fond nën Kujdestari për Linjë Financimi për Partneritetit në Qeverisje; dhe një shërbim në bazë pagese nga PNUD-i për drejtimin e shërbimeve publike të ujit dhe elektrikut, si edhe disa Fonde më të vogla, të posaçme nën Kujdestari si EITI, FIRST në sektorin financiar, fond nga IDF-ja për zbatimin e Konventës së Arhusit dhe një fond nga JSDF për fuqizimin e të rinjve. Puna e vazhdueshme analitike përqendrohet shumë në forcimin e burimeve të ardhshme të rritjes dhe konkurrueshmërisë, përmirësimin e eficencës dhe efektivitetit të shpenzimeve publike dhe përmirësimin e drejtimit të shërbimeve sociale dhe sektorëve të shërbimeve publike.

7

TABELA E PROJEKTEVE AKTIVE

PROJEKTE 1. Projekti për ofrimin e shërbimeve sociale

MIRATIMI VITI FISKAL

KREDI IDA SHUMA (milion US$)

HUA IBRD SHUMA (milion US$)

01, 09

10.0

5.0

2. Projekti i prodhimit dhe ristrukturimit të sektorit të energjisë.

04

25.0

3. Projekti për zhvillimin e burimeve natyrore

05

7.0

4. Programi i menaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare

05

17.5

5. Komuniteti i energjisë së Europës Juglindore apl2 - Shqipëria - transmetimi

05

27.0

6. Projekt i modernizimit të sektorit të shëndetësisë

06

15.4

7. Program për cilësi dhe barazi në arsim

06

15.0

8. Projekt për kontrollin e gripit të shpendëve dhe përgatitjen dhe reagimin në rast pandemie tek njerëzit

06

5.0

9. Projekti i reformës në mjedisin e biznesit dhe forcimit institucional BERIS

07

3.7

5.6

10. Projekti për administrimin dhe menaxhimin e tokës

07

15

20.0

11. Projekti i transportit

07

5.0

21.64

12. Projekti i Rrugëve dytësore dhe lokale

08

20.0

0.9

13. Menaxhimi i riskut në fatkeqësi

08

6.16

3.0

14. Komuniteti i Energjisë për Europën Juglindore Siguria e Digave të Shqipërisë

08

35.3 207.06

TOTAL

56.14 263.2

SHËNIM: Meqenëse fontet në formën e granteve të menaxhuara nga banka si p.sh. fondi me shumë donatorë për Sistemin e Planifikimit të Integruar, apo Menaxhimin e Integruar të Ekosistemit të Liqenit të Shkodrës dhe të tjera Fonde nën Kujdestari nuk janë projekte të financuara nga IDA/IBRD, ato nuk janë përfshirë në këtë tabelë.

8

TABELA E PROJEKTEVE Të MBYLLURA EMRI I PROJEKTIT

SHUMA E KREDISË (milion US US$)

DATA E MBYLLJES

1. Importe të rëndësishme

41.1

30 qershor 1996

2. Zbutja e varfërisë rurale

2.4

30 qershor 1995

3. Asistencë teknike

4.0

31 mars 1999

4. Transport

18.0

30 qershor 1999

5. Kredi për përshtatje strukturore në bujqësi

20.0

31 dhjetor 1998

6. Strehim

15.0

31 dhjetor 1999

7. Zhvillimi i rrjetit të sigurisë sociale

5.5

31 gusht 1999

8. Zhvillimi i tregut të punës

5.4

30 qershor 1999

9. Rehabilitimi i shkollave

9.6

31 mars 2000

10. Administrimi dhe modernizimi i taksave

4.0

30 qershor 2000

11. EFSAC

15.0

30 qershor 1998

12. Rehabilitim i ujitjes

10.0

30 qershor 2001

13. Furnizimi me ujë i Durrësit

11.6

31 tetor 2000

14. Rehabilitimi i shërbimeve shëndetësore

12.4

31 mars 2001

15. Ulja e humbjeve të energjisë elektrike

5.0

31dhjetor 1997

16. Zhvillimi rural

6.0

31 dhjetor 1999

17. Vepra urbane dhe mikro-ndërmarrjet

4.0

30 qershor 1999

18. Zhvillimi i agro-përpunimit

6.0

30 qershor 2000

19. Rrugët rurale

15.0

31dhjetor 2000

20. Transmetimi dhe shpërndarja e energjisë

29.5

31 January 2003

21. Rrugët kombëtare

25.0

30 maj 2003

22. Kredi rehabilitimi

25.0

31 dhjetor 1998

23. Rimëkëmbja e industrisë private 24. Punë në komunitet

10.25

31 janar 2003

9.0

31 mars 2003

25. Mbështetje për shpenzime publike

30.0

30 shtator 2000

26. Kredi për përshtatje strukturore

45.0

31 dhjetor 2000

27. Shtesë punësh në komunitet

5.0

31 mars 2003

28. Program për rimëkëmbje, Asistencë Teknike (AT)

5.0

31 tetor 2002

29. Projekt për riparime emergjente të rrugëve

13.7

31 dhjetor 2003

9

Shqipëria dhe Banka Botërore

TABELA E PROJEKTEVE Të MBYLLURA (VAZHDIM) EMRI I PROJEKTIT

SHUMA E KREDISË (milion US US$)

DATA E MBYLLJES

30. Kredia 1 për të mbështetur uljen e varfërisë

20.0

30 qershor 2003

31. Kredia 2 për të mbështetur uljen e varfërisë

18.0

31 dhjetor 2004

32. Projekti për rehabilitimin urgjent të furnizimit me ujë

10.0

1 mars 2004

33. Projekti për reformën në arsim

12.0

31 tetor 2004

34. Pylltaria

8.0

30 qershor 2004

35. Projekti i Portit të Durrësit

17.0

31 dhjetor 2004

36. Kredia 3 për të mbështetur uljen e varfërisë

10.0

31 dhjetor 2005

37. Kredia për përshtatje në sektorin financiar

15.0

31 dhjetor 2004

38. Projekti për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor

17.0

31 janar 2005

39. Menaxhimi i tokës urbane

10.0

31 mars 2005

40. Projekti i dytë i vaditjes & kullimit

24.0

31 mars 2005

41. Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në SE

8.1

31 mars 2005

42. Projekti i mikrokredisë

12.0

30 qershor 2005

43. Projekt i reformave ligjore & gjyqësore

9.0

30 shtator 2005

44. Ndërtimi institucional i sektorit financiar

6.5

30 qershor 2005

45. Projekti i reformës në administratën publike

8.5

15 dhjetor 2006

46. Projekti për rehabilitimin dhe ristrukturimin e sektorit të energjisë

29.9

31 dhjetor 2006

47. Projekt për mirëmbajtjen dhe shtimin e rrugëve

30.0

30 qershor 2007

48. Projekti për zhvillimin e peshkimit

5.6

30 shtator 2007

49. Kredia 1 për zhvillimin e politikave 1 (DPO1)

10.0

31 dhjetor 2007

50. Projekti për shërbimet bujqësore

9.9

31 mars 2008

51. Projekti i dytë i punëve botore në komunitet

15

20 shtator 2008

52. Projekti bashkiak për ujin dhe ujërat e zeza

15

31 dhjetor 2009

53. Projekti për menaxhimin e burimeve ujore

15

30 qershor 2009

TOTALI

10

742.95

PROJEKTE AKTIVE

PROJEKTI PËR OFRIMIN E SHëRBIMEVE SOCIALE Statusi Huamarrëse Koordinatore projekti Kostoja e projektit Shuma e kredisë/huasë Bashkëfinancim

20 milion US$ 15.0 milion US$ 2.5 milion US$ (Qeveria e Shqipërisë)

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

3 korrik 2001 28 janar 2002 shtator 2012

Në zbatim Shqipëria Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Objektivat e projektit Objektivi i realizimit të projektit, për të gjithë projektin, përfshi financimin shtesë (5.0 milionë US$, të miratuar në 2009) është të përmirësojë standardet e jetës të grupeve të varfëra dhe të cenueshme të popullsisë në Shqipëri përmes: (a) rritjes së qasjes së tyre në shërbime kujdesi shoqëror të mirë-synuara dhe efikase; (ii) ndihmës së Qeverisë për zhvillimin e politikave efikase të kujdesit shoqëror dhe përmirësimit të aftësive të saj për të siguruar dhe monitoruar shërbime të kujdesit shoqëror; dhe(iii) përmirësimit të efikasitetit dhe efiçencës së sistemit të pensioneve në Shqipëri përmes: i) përmirësimit të administrimit të sistemit të pensioneve, (ii) forcimit institucional, duke përfshirë përmirësimin e kapaciteteve për zhvillimin e politikës së pensioneve, dhe (iii) përmirësimit të kuptimit nga publiku të sistemit të pensioneve.

Përshkrimi i projektit Projekti ka katër komponentë: 1) zhvillimi i politikave dhe krijimi i kapaciteteve me tre nënkomponentë: (i) monitorimi dhe vlerësimi i varfërisë; (ii) zhvillimi i politikave të shërbimeve sociale; (iii) modelimi i politikave të pensioneve; 2) krijimi i kapaciteteve për administrimin e shërbimeve sociale me dy nënkomponentë: (i) monitorimi dhe administrimi i shërbimeve sociale; dhe (ii) forcimi i aftësisë për trajnime për punë sociale; 3) shërbime sociale me bazë komunitetin me dy nënkomponentë; (i) fondi i shërbimeve sociale me bazë komunitetin; (ii) krijimi i kapaciteteve për qeverisje vendore dhe për ofrimin e shërbimeve sociale; dhe 4) menaxhimi i projekteve, sistemi i informacionit dhe monitorimi. Me miratimin e financimeve shtesë, katër nënkomponentë iu shtuan komponentit 1 të Projektit, që janë: (i) reforma administrative e sistemit shqiptar të pensioneve (ii) krijimi i regjistrit qendror të kontributeve dhe përfituesve, (iii) krijimi i kapaciteteve për zhvillimin e politikës së pensioneve, dhe (iv) edukimi i publikut në lidhje me sistemin e pensioneve.

Arritjet e projektit Projekti fillestar (i cili u përqendrua kryesisht në ofrimin e kujdesit shoqëror) arriti rezultate të mira në të dy frontet: zhvillimi i politikës sociale, si dhe realizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet e dobëta. I gjithë kuadri ligjor, duke përfshirë edhe legjislacionin dytësor, është plotësuar dhe tani është duke u zbatuar.

11

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI PËR OFRIMIN E SHëRBIMEVE SOCIALE

SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E QENDRAVE Të SHËRBIMEVE SOCIALE TË MBËSHTETURA NGA PROJEKTI

12

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI PËR OFRIMIN E SHëRBIMEVE SOCIALE

Mbështetja për tre LSMS-të dhe Vrojtimi i Buxhetit të Familjeve (i kryer nga INSTAT) kanë përfunduar me sukses. Rezultate pozitive janë arritur gjithashtu në frontin e krijimit të kapaciteteve, si në nivel qendror edhe lokal. Instituti Shtetëror i Shërbimeve Sociale (IShShS) u kthye në një Inspektoriat për monitorimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale. Për më tepër, janë hartuar gjithsej 44 nënprojekte me mbështetjen e Projektit, të cilat aktualisht janë duke u zbatuar. Veprimtaritë e organizuara pas ristrukturimit të projektit (në 2006) që përfshijnë: (i) mbështetje për strategjinë e qeverisë për decentralizimin dhe transformimin e qendrave rezidenciale të kujdesit, duke përmirësuar cilësinë e kujdesit bazuar në standarde të reja kombëtare, dhe (ii) mbështetje për riprojektimin e përfitimeve të sistemit të ndihmës ekonomike (NE) me para në dorë, si pjesë e sistemit të integruar të asistencës sociale, siç paraqitet qartë në strategjinë e qeverisë; tashmë kanë përfunduar. Projekti u ristrukturua, duke synuar të përdorë kursimet nga shpenzimet, që arrinin rreth 2.7 milionë USD (si rezultat i luhatjeve të kursit të këmbimit). Pas kësaj, projekti përfitoi gjithashtu edhe nga financimet shtesë (prej US$ 5.0 milionë). Kjo rezultoi në një zgjatje të datës fillestare të mbylljes deri në 30 shtator 2012. Aktualisht, projekti ka nisur tashmë zbatimin e veprimtarive të futura rishtazi, duke përfshirë: (i) mbështetje për Institutin e Sigurimeve Shoqërore për hartimin e sistemit IT të Arkivit, rehabilitimin fizik të ndërtesës së arkivit, rehabilitimin e zyrave rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vlerësimin e pajisjeve për ndërlidhje, sistemin e mbrojtjes së të dhënave, etj. 

Disbursimi

10 milionë US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuesja e ekipit të punës: Personi i kontaktit në qeveri:

Lorena Kostallari, Tel: 355-42 280-650/1; Fax: 355-42-240590 e-mail: lkostallari@worldbank.org Astrit Hado, Zëvendës Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Tel: 355 4222 78 50, e-mail:hadoastrit@yahoo.com

13

PROJEKTE NË VAZHDIM

PROJEKTI I PRODHIMIT Të ENERGJISë DHE RISTRUKTURIMIT Të SEKTORIT Të ENERGJISë Statusi Huamarrëse

Në zbatim Shqipëria

Kostoja e projektit Shuma e kredisë Bashkëfinancim

130 milion US$ 25 milion US$ 50 milion US$ EBRD, 50 milion US$ EIB, 5.0 milion US$ KESH

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

6 prill 2006 25 janar 2005 30 qershor 2010

Objektivat e Projektit Objektivi i realizimit të projektit të propozuar është arritja e përmirësimeve të mëdha në rezultatet e sistemit të energjisë (baraspeshë midis ofertës dhe kërkesës për energji elektrike, efikasitet në furnizimin dhe përdorimin e saj, efektivitet financiar të sektorit energjetik, dhe efikasitet institucional brenda sektorit) përmes investimeve prioritare dhe masave të tjera për të: (i) rritur prodhimin e energjisë nga termocentralet për plotësimin e një pjese të kërkesës së brendshme të ngarkesës bazë, duke lejuar kështu një përdorim më efikas të hidroenergjisë për të plotësuar kërkesën e brendshme të pikut dhe për të mundësuar shkëmbime energjie të ngarkesës bazë me sisteme të tjera energjetike të rajonit, dhe (ii) zbatimin e një regjimi të fortë politikash.

Përshkrimi i Projektit Projekti përbëhet nga ndërtimi i një stacioni energjie me cikël të kombinuar, i furnizuar me energji nga nafta e distiluar në një vend prej gjashtë hektarësh rreth gjashtë kilometra në veri të Vlorës, në afërsi të një terminali të një depozite nafte në det. Impianti është projektuar për të lejuar kthimin e saj në gaz natyror, kur gazi i importuar të sillet në Shqipëri. Kontrata e punëve inxhinierike, prokurimit dhe ndërtimit për impiantin (me kapacitet 97 MW) u nënshkrua në fund të shkurtit 2007 midis KESH-it dhe Shoqërisë italiane Technimont. Pranë Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore (IP) si edhe tek funksioni i barasvlershëm i tij në EBRD u paraqit një ankesë për projektitn. IP-ja e Bankës rekomandoi hetime të mëtejshme të projektit, i cili u miratua nga Bordi Ekzekutiv i Bankës. Përgjigjja e drejtuesve të Bankës u përgatit nga Banka dhe u miratua nga Bordi Ekzekutiv i saj në 22 tetor 2009. Aktualisht, punimet civile dhe instalimi i pajisjeve kanë përfunduar dhe kanë filluar provat dhe vënia e tij në punë. Impianti pritet të fillojë veprimtarinë tregtare në qershor 2010.

14

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI I PRODHIMIT Të ENERGJISë DHE RISTRUKTURIMIT Të SEKTORIT Të ENERGJISë

Arritjet e projektit Sipas komponentit të asistencës teknike të projektit, KESh-i do të përgatisë pasqyrat e tij financiare duke përdorur për herë të parë standardet ndërkombëtare. Kjo e ka lehtësuar shumë procesin e biznesit të prodhimit. Ndarja e sektorit të energjisë elektrike është realizuar me sukses dhe tri shoqëri energjetike (prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja) janë plotësisht operacionale.

Agjencitë zbatuese

METE dhe KESH

Përfituesi

KESH

Disbursimi

22 milionë US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuesi i ekipit të projektit

Salvador A. Rivera, ECSSD Tel: 202-473-1131 E-mail :Arivera2@worldbank.org Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës Gazmend Daci Tel: 355-4-2280-650/1 Fax: 355-4-2240590 E-mail: gdaci@worldbank.org Person kontakti në qeveri

Engjëll Zeqaj, Drejtor i Përgjithshëm, KESH Nexhat Hajdari, Drejtor i PIU-së, KESH, Tel: 355-4-2262055; E-mail: hajdarin@kesh.com.al

15

PROJEKTE AKTIVE

PROJEKTI PËR ZHVILLIMIN E BURIMEVE NATYRORE Statusi Huamarrëse Koordinatore projekti Kostoja e projektit Shuma e kredisë Shuma e financuar nga qeveria (GEF) Bashkëfinancim

Në zbatim Shqipëria Ministria e Mjedisit, Pyjeve & Administrimit të Ujërave 19.4 milionë US$ 7 milionë US$ 5 milionë US$ 5.2 milionë US$, Qeveria suedeze

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

29 qershor 2005 25 nëntor 2005 1 nëntor 2010

Objektivi i projektit Objekti i zhvillimit të projektit është të vendosë apo të ruajë një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore me bazë komunitetin në rreth 210 komuna në toka kodrinore apo malore që kanë më shumë të ngjarë të pësojnë erozion, duke kontribuar në rritjen e prodhimtarisë dhe të ardhurave që rrjedhin nga menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve, uljen e degradimit të tokës, përmirësimin e menaxhimit të ujit, ruajtjen e biodiversitetit dhe forcimin e menaxhimit të këtyre burimeve nga sektori publik.

Përshkrimi i projektit Objektivat e projektit do të arrihen përmes zbatimit të dy komponentëve:

(1) Përmirësimi i menaxhimit të pyjeve dhe kullotave. Ky komponent do të fuqizojë qasjen e mbështetur në komunitet për administrimin e pyjeve dhe kullotave, të përpiluar për 138 komuna të përfshira në Projektin e Pyjeve, që është mbyllur tashmë, si edhe futjen në skemë edhe të 80 komunave të tjera. Ky komponent do të bëjë rehabilitimin e burimeve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave në shumicën e tokave të komunave më malore të Shqipërisë që janë duke hasur degradim të burimeve dhe erozion. Kjo sipërfaqe përfshin afërsisht 490.000 ha tokë pyjore dhe 186.000 ha kullotë në zonat malore në 12 qarqet e Shqipërisë dhe popullsia që do të përfshihet në këtë proces do të jetë më shumë se një milion banorë. Komponenti do të vazhdojë përgatitjen e planeve të administrimit si kusht për kalimin e të drejtave të përdorimit të pyjeve dhe kullotave te komunat, përgatitjen e mënyrës së kalimit të pronësisë së tokës te komunat dhe zbatimin e një sërë investimesh të vogla dhe masave për ngritjen e kapaciteteve për të përmirësuar qeverisjen për sa i përket pyjeve dhe kullotave. (2) Përmirësimi i menaxhimit të ujëmbledhësve. Mbështetur në përvojat e suksesshme të Bankës në vende të tjera, komponenti i dytë do të pilotojë menaxhimin e integruar të burimeve natyrore në tre nga shtatë ujëmbledhësit e Shqipërisë, duke u përqendruar në pesë qarqe (Dibër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Korçë). Komponenti do të

16

PROJEKTE AKTIVE PROJEKT PËR ZHVILLIMIN E BURIMEVE NATYRORE

komunat e mbËshtetura nga projekti

17

PROJEKTE AKTIVE PROJEKT PËR ZHVILLIMIN E BURIMEVE NATYRORE

fusë një qasje të re ndaj planifikimit dhe menaxhimit të burimeve natyrore në nivelin e mbledhjeve të vogla. Kjo do të përfshijë integrimin e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave me prodhimin e të lashtave dhe të blegtorisë, si edhe me ruajtjen e tokës dhe të ujit, në mënyrë që të përforcohen të dy sektorët. Projekti do të përdorë qasjen me pjesëmarrje për t’i ndihmuar komunitetet që jetojnë në zona me mikrobazene uji të planifikojnë dhe menaxhojë burimet e tyre. Ky komponent i Projektit do të ndihmojë edhe për krijimin e kapaciteteve të institucioneve lokale me bazë komunitetin dhe të institucioneve të decentralizuara të qeverisë për të vendosur dhe ruajtur një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve në të gjithë zonën kodrinore dhe malore të vendit. Projekti gjithashtu mbështet masat për mbledhjen e karbonit në toka të degraduara nëpërmes mbjelljes së pemëve, regjenerimit të ndihmuar të natyrës dhe kontrollit të kafshëve që kullosin në 24 komunat (6272.36 ha) që janë ndër më të varfrat në vend, me një shkallë mesatare varfërie prej 42%. Fondi i Biokarbonit i Bankës Botërore ka arritur një marrëveshje me Qeverinë për të blerë pakësimin e nxjerrjeve të karbonit nga Shqipëria të përftuara nga këto veprimtari për mbledhjen e karbonit. 

Arritjet e projektit

Pronësia e 60% të tokave pyjore dhe kullotave të vendit, ose 754,148 ha, kanë kaluar nga pushteti qendror tek ai vendor. Planet e menaxhimit me pjesëmarrje të pyjeve dhe kullotave do të futen në 250 komuna, të cilat mbulojnë një zonë prej më shumë se 644,739 ha. Këto plane priten të përfundojnë nga fundi i marsit 2010. Janë marrë masa për pakësimin e erozionit dhe deri tani ulja e erozionit vlerësohet të jetë 150.000 ton. Zbatimi i planeve të mikrobaseneve po vazhdon në 30 komuna, ndërsa planet për pyllëzim dhe menaxhim në 190 komuna. Si pasojë e zbatimit të planeve, qysh nga fillimi i projektit, janë punësuar rreth 6000 punëtorë, duke përfshirë 1900 gra dhe 1900 familje përfituese. 

Agjencia zbatuese Ministria e Mjedisit, Pyjeve & Administrimit të Ujërave

Përfituesit

Ministria e Mjedisit, Pyjeve & Administrimit të Ujërave; disa qarqe dhe komuna të përzgjedhura

Disbursimi

13,8 milionë US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuese e ekipit të projektit

Personi i kontaktit në qeveri

18

Drita Dade, Tel: 355-4-2280-650/1; Fax: 355-4-2240590; e-mail: ddade@worldbank.org Nehat Çollaku, Drejtor, Ministria e Mjedisit, Pyjeve & Administrimit të Ujërave, Tel: 355-4-2222919; Fax: 355-4-2270630; e-mail: ncollaku@moe.gov.al

PROJEKTE AKTIVE

PROGRAMI I MENAXHIMIT Të INTEGRUAR DHE PASTRIMIT Të ZONëS BREGDETARE Statusi Huamarrësi Koordinatori i Projektit

Në zbatim Shqipëria Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve

Kostoja e projektit Shuma e kredisë Bashkëfinancim

38.56 milion US$ 17.5 milion US$ 3.11 milion US$ Qeveria Holandeze, 2.23 milion US$ Qeveria Japoneze, 1.8 milion US$ nga Komisioni i BE-së; 2.60 milion US$ Qeveria Austriake, 0.95 milion US$ GEF

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

29 qershor 2005 25 nëntor 2005 31 dhjetor 2012

Objektivi i projektit Projekti i ristrukturuar u miratua nga Bordi në 22 mars 2010. Ai trajton ndryshime në mjedisin fillestar ekonomik, financiar dhe teknik që karakterizonte projektin fillestar. Ai trajton çështje të projektimit dhe zbatimit të ngritura në Raportin e Hetimit të Panelit të Inspektimit për projektin. Objektivi i Zhvillimit (OZh) të Ristrukturuar të Projektit është të ndihmojë Qeverinë e Shqipërisë për zhvillimin në bazë të qëndrueshme, të turizmit në bregdetin e Shqipërisë së Jugut, duke përmirësuar infrastrukturën mjedisore publike të rëndësishme dhe shërbimet komunale, duke përmirësuar dhe mbajtur nën kontroll rreziqet e ndotjes nga një ish fabrikë kimike në Porto Romano në afërsi të Durrësit, duke përmirësuar infrastrukturën e komunitetit dhe shtuar burimet arkitekturore dhe kulturore. OZh-ja është ndryshuar dhe tani është përqendruar në mbështetjen e infrastrukturës më të rëndësishme për përmirësimin e kushteve mjedisore dhe higjienike për zhvillimin afatgjatë të bregdetit dhe turizmit.

Përshkrimi i Projektit Ndonëse Projekti i Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimit të Zonës Bregdetare fillimisht u parashikua si një Kredi Huadhënie Programi Përshtatje (APL), me dy faza, sipas Projektit të ristrukturuar, nuk do të ketë më një fazë të dytë.

Projekti i ristrukturuar do të përqendrohet në dhënien e ndihmës për infrastrukturën më të rëndësishme për përmirësimin e kushteve mjedisore dhe higjienike të qenësishme për zhvillimin afatgjatë të Bregdetit të Jugut. Projekti i ristrukturuar nuk do të mbështesë më veprimtari që kanë të bëjnë me planifikimin e përdorimit të tokës. Konkretisht, Projekti do të mbështesë investime për (i) pastrimin e mbeturinave të rrezikshme në kantierin e Porto Romanos; (ii) ndërtimin e një fushe plehrash dhe një stacioni transferimi për të ndihmuar përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Bashkinë bregdetare të Sarandës; (iii) rindërtimin e objekteve portuale në Sarandë për të bërë të mundur futjen në to të anijeve turistike, për të lehtësuar ardhjen e pasagjerëve në bregun

19

PROJEKTE AKTIVE PROGRAMI I MENAXHIMIT Të INTEGRUAR DHE PASTRIMIT Të ZONëS BREGDETARE

jugor; (iv) investime në furnizimin me ujë dhe në ujërat e zeza të qytetit të Sarandës; (v) investime me bazë komunitetin në fshatrat e bregdetit; dhe (vi) menaxhimin e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar të Butrintit. Më konkretisht, projekti do të financojë sa më poshtë: a) Investime në forcimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura për të pilotuar zbatimin e menaxhimit të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Butrintit. b) Investime në infrastrukturën dhe rehabilitimin e mjedisit të Bregdetit të Jugut duke u përqendruar në ndërtimin e infrastrukturës së mbetjeve të ngurta, duke përfshirë fushën bashkiake të groposjes së plehrave për t’i shërbyer Bashkisë së Sarandës dhe një stacion transferimi në Himarë; asistencë për rishqyrtimin e çështjeve që lidhen me vendin e groposjes së plehrave, i cili është në kushte jo higjienike, në afërsi të Sarandës dhe rishikimin e çështjeve rregullatore që lidhen me ndërtimin dhe shkatërrimin e mbeturinave c) Investime në rehabilitimin e hyrjes në Sarandës për rindërtimin e objekteve të portit të pasagjerëve të qytetit të Sarandës për të mundësuar hyrjen në të të anijeve turistike dhe lehtësuar zhvillimin e turizmit në bregdetin e Jugut. d) Investime në furnizimin me ujë dhe në kushtet sanitare në zonën turistike të qytetit të Sarandës për të mbështetur përmirësimin e furnizimit me ujë dhe të kushteve higjienike. e) Program për ruajtjen dhe zhvillimin e fshatrave bregdetare (CVCD), duke mbështetur veprimtari që përqendrohen në infrastrukturë, të cilat rrisin përfitimet ekonomike për komunitetet bregdetare pjesëmarrëse. Ai përfshin (i) përmirësime në infrastrukturën e fshatrave dhe (ii) krijimin e kapaciteteve dhe ndihmë teknike. Programi do të mbështesë zhvillimin e shërbimeve “krevat dhe mëngjes” si një dritare në programin çati dhe fasadë, i cili synon të ruajë vlerat amëtare të fshatrave tradicionale në bregdetin e jugut. Asistenca teknike në mbështetje të CVCD-së përfshin: asistencë teknike për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me ujë, mirëmbajtjen e rrugëve dhe trajtimin e ujërave të ndotura; dhe asistencë teknike të lidhur me turizmin dhe trashëgiminë kulturore, duke përcaktuar kështu mundësi për komunitetet vendore për të përfituar nga trashëgimia kulturore dhe turizmi jotradicional. f) Investime në pastrimin e pikave të ndotura në Porto Romano, të cilat mbështesin ndërhyrjen dhe pastrimin e ndotjes së rrezikshme në ish fabrikën kimike të Porto Romanos. Kimikatet e vjetëruara të magazinuara në depo janë ripaketuar dhe djegur jashtë vendit përmes ndihmës dypalëshe të dhënë nga Qeveria e Holandës për Qeverinë e Shqipërisë. Projekti do të financojë ndërhyrje dhe rehabilitime, si dhe ndihmë teknike për rritjen e ndërgjegjësimit, për monitorimin dhe zbatimin e programit “pas-kujdesit” të kantierit të Porto Romanos për të mbrojtur integritetin e vendit nga materialet e rrezikshme të grumbulluara aty. h) Menaxhimin dhe Monitorimin e Projektit për menaxhim dhe koordinimin e përgjithshëm, ndërgjegjësimin e publikut, monitorimin dhe vlerësimin dhe përgatitjen e vlerësimit social dhe të cënueshmërisë. Arritjet e projektit Një numër veprimtarish u realizuan përpara se projekti të ristrukturohej. Plani për zhvillimin e bregdetit të jugut (SCDP) dhe Rregulloret e Bregdetit përfunduan, duke përfshirë dhe një dialog me pjesëmarrjen e palëve të interesuara në nivel qendror, rajonal dhe vendor për Regulloret e Bregdetit të Jugut dhe hartimin më pas të Planit. Mbështetur në këtë dialog, u hartuan projekt-rregulloret dhe projekt-Plani i Zhvillimit të Zonave Bregdetare dhe u paraqitën për konsultime me Publikun në fund të 2007 dhe fillim të vitit 2008. Do të nisë pastrimi i zonave më të ndotura të Porto Romanos me bashkëfinancim të Qeverisë holandeze,. Faza e parë e Programit të Ruajtjes dhe Zhvillimit të fshatrave bregdetare, me bashkëfinancimin e Komisionit Europian, ka mbështetur përmirësime në infrastrukturën e fshatrave në trembëdhjetë komunitetet bregdetare.

20

PROJEKTE AKTIVE

Përgatitja e projekteve të hollësishme për rehabilitimin e Portit të Sarandës ka përfunduar. Po ashtu, shqyrtimi dhe projektimi i fushës së groposjes së plehrave të ngurta të Bajkaj, me bashkëfinancim të Qeverisë austriake, ka përfunduar. Projektimi i hollësishëm i investimit për furnizimin me ujë dhe për ujërat e zeza në Sarandë ka përfunduar dhe është duke u kryer procesi i prokurimeve të punimeve Përgatitja e Planit të Menaxhimit të Parkut të Butrintit pothuaj ka përfunduar.  Agjencitë

zbatuese Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Mjedisit dhe Administrimit të Pyjeve dhe Ujërave, dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

 Përfituesit

Agjenci kombëtare, rajonale dhe lokale; njësi të qeverisjes vendore dhe komunitetet.

 Disbursimet

4 milionë US$ nga IDA, 0.55 milionë US$ nga Qeveria holandeze, 0.62 milionë US$ nga Qeveria japoneze, 1.76 milionë US$ nga BE-ja (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuese e ekipit të projektit:

Adriana Damianova, ECSSD, Tel: 202- 4732159;

Person i kontaktit në zyrën e Tiranës: Drita Dade, e-mail: ddade@worldbank.org Personi i kontaktit në qeveri:

Edmond Haxhinasto, Zv/Ministër i Punëve Publike, Transportit & Telekomunikacionit; Tel: +355-4-2227945, fax + 355-4-2227819

21

PROJEKTE AKTIVE

KOMUNITETI I ENERGJISë Së EUROPëS JUGLINDORE APL2SHQIPëRIA - TRANSMETIMI Statusi Huamarrëse Koordinuesi i Projektit

Në zbatim Shqipëria KESH

Kostoja e Projektit Shuma a kredisë Bashkëfinancim

52.14 milion US$ 27 milion US$ 20 milion US$ EBRD, 5.14 milion US$ KESH

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

25 korrik 2005 21 dhjetor 2005 31 janar 2011

Objektivi i projektit Komuniteti i Energjisë i Europës Juglindore (ECSEE) është një program rajonal dhe mbështet deri në tetë vende (Shqipëri, Bosnja dhe Herzegovina, Bulgari, Kroaci, Maqedoni, Rumani, Serbi dhe Malin e Zi, dhe Turqinë) dhe Kosovën. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi rajonal është zhvillimi i një tregu funksional rajonal të energjisë në Europën Juglindore dhe integrimi i tij në tregun e brendshëm të energjisë elektrike të Bashkimit Europian, përmes zbatimit të investimeve përparësore, që mbështesin tregun e elektricitetit dhe operacionet e sistemit të energjetikës për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, si dhe asistencën teknike për zhvillimin e institucioneve/sistemeve dhe përgatitjen dhe zbatimin e projektit.

Përshkrimi i Projektit Projekti (ECSEE APL2-Shqipëria) do të sigurojë mbështetje për investime dhe asistencë teknike për Shqipërinë. Objektivi i investimit është të zgjasë jetën dhe të përmirësojë cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e sistemit të transmetimit të energjisë me shumicë, përmes zëvendësimit të objekteve që po vjetërohen me të reja. Asistenca teknike do të shërbejë për të lehtësuar si strukturën e tarifave ashtu edhe procedurat e prokurimit që zbatohen për importet e energjisë elektrike. Projekti përbëhet nga:

 zëvendësimi i pajisjeve të tensionit të lartë në nënstacionet e transmetimit në Burrel, Elbasan 1, Elbasan 2, Fier, Fierzë dhe Tirana 1, si dhe zëvendësimin e pajisjeve të kontrollit dhe mbrojtjes në nënstacionet e transmetimit në Burrel, Elbasan 2, Fier, Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës; dhe Asistencë teknike për:  Veprimtari prokurimi dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projektit;  Forcimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST);  Një studim për tarifat e elektricitetit; dhe

22

PROJEKTE AKTIVE KOMUNITETI I ENERGJISë Së EUROPëS JUGLINDORE APL2- SHQIPëRIA - TRANSMETIMI

 Përmirësimin e procedurave të prokurimit për importet e elektricitetit. Pjesa më e madhe e nënstacioneve ekzistuese të transmetimit janë më shumë se 30 vjeçare dhe të mbështetura në një teknologji të vjetruar, kështu që si pasojë, shumë prej tyre kanë nevojë për pjesë këmbimi të cilat nuk gjenden në tregjet botërore. Transformatorët dhe disa pajisje të tjera po zëvendësohen nga KESH, BERZH dhe BEI. Projekti i propozuar mbulon kërkesat për pajisjet e tjera në këtë nënstacione transmisioni. Arritjet e projektit Projekti është pjesë e serisë së operacioneve APL të Komunitetit të Energjisë të Europës Juglindore. Investimet fizike janë në fazën e zbatimit; asistenca teknike për të forcuar operatorin shqiptar të sistemit të transmetimit e arriti objektivin e vendosjes së një operatori plotësisht të ndarë të sistemit të transmetimit dhe operatori të sistemit. Asistenca teknike sipas projektit përgatiti strategjinë e biznesit për OST-në dhe zbatimin e tarifave të reja të OST-së.

Agjencitë zbatuese METE dhe OST

Përfituesi

OST

Disbursimi

3.8 milionë US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuesi i ekipit të punës

Salvador A. Rivera, ECSSD, Tel: 202-473-1131 E-mail :Arivera2@worldbank.org

Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës Gazmend Daci Tel: 355-4-2280-650/1 e-mail: gdaci@worldbank.org Personi i kontaktit në qeveri

Fax: 355-4-2240590

Ymer Balla, Drejtor i Përgjithshëm, OST Elton Radheshi, Drejtor i PIU-së, OST e-mail: e.radheshi@ost.al

23

PROJEKTE AKTIVE

PROJEKT I MODERNIZIMIT Të SEKTORIT Të SHëNDETËSISë Statusi Huamarrëse Koordinatore e Projektit

Në zbatim Shqipëria Ministria e Shëndetësisë

Kostoja e projektit Shuma e kredisë Bashkëfinancim

19.1 milion US$ 15.4 milion US$ 1.61 milion US$ nga PHRD

Data e nënshkrimit Data e filimit Data e mbylljes

22 prill 2006 7 shtator 2006 30 shtator 2010

Objektivat e projektit Objektivat e realizimit të këtij projekti janë të (i) përmirësojë si qasjen fizike ashtu dhe financiare, si dhe përdorimin aktual të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor me cilësi të lartë, duke u vënë theksin shërbimeve në zonat e varfra ku ka mungesë shërbimesh; të ulë përdorimin e panevojshëm të objekteve të kujdesit dytësor dhe tercial, (ii) të rrisë efektivitetin e Ministrisë së Shëndetsisë dhe të Institutit të Sigurimeve Shëndetsore (ISSh) në hartimin dhe zbatimin e reformave në lidhje me pagesat e ofruesit të shërbimeve dhe në efektivitetin e sistemit shëndetësor, dhe (iii) të përmirësojë drejtimin dhe menaxhimin e sektorit të spitaleve.

Përshkrimi i Projektit Projekti përfshin: (1) Forcimin e administrimit të sektorit të shëndetsisë, financimin dhe blerjet për të ndihmuar ISSh-në të zhvillojë funksionet dhe kapacitetin e tij si blerësi i vetëm i shërbimeve shëndetësore, dhe për të mbështetur forcimin e kapacitetit në MSh-së, Institutitit të Shëndetit Publik (IShP) dhe ISSh-së për të forcuar rolet e tyre drejtuese në sistemin e shëndetësisë; (2) Përmirësimin e sigurimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor për të mbështetur reformat institucionale, të cilat do të përmirësonin cilësinë e kujdesit ndër ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe në objektet shëndetësore. Programi gjithashtu do të lehtësonte regjistrimin e popullsisë në ISSh, regjistrimin tek mjeku i kujdesit parësor dhe fushatat e lidhura me të për informaimin publik; dhe (3) Forcimin e drejtimit dhe menaxhimit të spitaleve, duke siguruar hapat fillestare për përmirësimin e operacioneve në spitale dhe drejtimin e tyre, duke u përqendruar te kontabilitetin dhe strukturat e brendshme të kontrollit në spitale, një kuadër të përmirësuar rregullator, pilotimin e reformave të menaxhimit të spitaleve dhe strukturat e drejtimit në spitale të përzgjedhura. 

Arritjet e Projektit Zbatimi i projektit të modernizimit të shëndetësisë ka pasur vonesa të mëdha. Megjithatë, aktualisht, pjesa më e madhe e veprimtarive kyç të tij janë duke u zbatuar ose kanë përfunduar, p.sh., blerja e pajisjeve IT të kujdesit shëndetësor parësor dhe pajisjeve mjekësore të kujdesit shëndetësor parësor, blerja e një numri autoklavash dhe njësie mamografie, ndërsa raund i dytë i blerjeve të pajisjeve mjekësore për spitalet rajonale është duke u kryer. Ndërkohë, po fillon puna për rizhvillimin e sistemit të informacionit të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore

24

PROJEKTE AKTIVE PROJEKT I MODERNIZIMIT Të SEKTORIT Të SHëNDETËSISë

(ISSh) i cili do të mbështesë regjistrimin e pacientëve tek mjeku i familjes që ata duan të zgjedhin, si edhe një kontroll më i mirë i shpenzimeve farmaceutike dhe i veprimtarisë të mjekëve. Përveç kësaj, një numër veprimtarish të asistencës teknike janë kontraktuar dhe aktualisht shumë prej tyre kanë përfunduar. Ata ofrojnë mbështetje të madhe për reformën e përgjithshme në këtë sektor. Gjithsesi, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve Shëndetësore duhet të forcojnë pronësinë e rezultateve të kësaj mbështeje. 

Agjencia zbatuese Ministria e Shëndetësisë

Përfituesit Popullsia në përgjithësi – sidomos në zonat rurale dhe të thella, përmes përmirësimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe drejtimit, menaxhimit të qëndrueshmërisë fiskale të sistemit të kujdesit shëndetësor.

Disbursimit 6.1 milionë US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuese e ekipit të projektit

Lorena Kostallari, ECSHD, e-mail: lkostallari@worldbank.org

Personi i kontaktit në qeveri

Saimir Kadiu, drejtor, Departamenti ekonomik, Ministria e Shëndetësisë, e-mail: skadiu@icc-al.org

25

PROJEKTE AKTIVE

PROGRAMI PËr cilësi DHE BARAZI Në ARSIM Statusi Huamarrëse Koordinatore e Projektit

Në zbatim Shqipëria Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Kostoja e Projektit Shuma e kredisë Bashkëfinancim

ekuivalent i 75 milion US$ 15 milion US$ 30 milion US$ nga Qeveria Shqiptare 14 milion Euro nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, 12.5 milion Euro nga Banka Europiane e Investimeve

Objektivat e projektit Objektivi i zhvillimit të këtij projekti është të përmirësojë cilësinë e kushteve të të mësuarit për të gjithë studentët dhe të rrisë rregjistrimet në arsimin e përgjithshëm të mesëm veçanërisht për të varfrit. Qëllimet e menjëhershme janë përmirësimi i drejtimit, menaxhimit dhe kontrollit të sistemit arsimor, përdorimi nga mësuesit i metodave të reja të mësimdhënies dhe një gamë më e gjerë mjetesh mësimore në shkolla, përmirësimi i cilësisë së infrastrukturës së shkollave dhe rritja e efikasitetit të përdorimit të saj, dhe ndërmarrja e hapave fillestarë për reformën në arsimin e lartë. 

 Përshkrimi i Projektit Projekti përqendrohet në katër përparësi: 1. Forcimi i udhëheqjes, menaxhimit dhe drejtimit në sistemin arsimor. Kjo fushë synon të forcojë aftësitë udhëheqëse dhe menaxhuese dhe të rrisë drejtimin dhe llogaridhënin në sistemin e arsimit. Si i tillë, projekti mbështet veprimtari të lidhura me decentralizimin, forcimin e udhëheqjes, zhvillimin profesional të drejtorëve të shkollave, vendimarrjen dhe menaxhimin e burimeve në nivel shkolle, rritjen e pjesëmarrjes së komuniteteve, futjen e sistemit të menaxhimit të mbështetur në efektivitetin e punës, dhe përdorimin e plotë të sistemit të informacionit për menaxhimin e arsimit për vendimmarrje. 2. Përmirësimi i kushteve për mësimdhënie dhe nxënie. Kjo fushë me përparësi përqendrohet në cilësinë e kushteve të mësidhënies dhe të mësuarit në mënyrë të përgjithshme. Ajo i kushton vëmendje të posaçme mbështetjes së zhvillimit profesional të mësuesve. Ajo gjithashtu trajton çështje të reformës së programeve mësimore, duke përfshirë zhvillimin e një kuadri kombëtar të kurrikulave, racionalizimin e lëndëve, integrimin dhe zhvillimin e teksteve mësimore. Për të zbatuar reformën e kurrikulave, politikat e edukimit të mësuesve dhe praktikat duhet të jenë të lidhura ngushtësisht. Zhvillimi i vlerësimit dhe përcaktimit të arsimit do të vazhdojë përmes forcimit të kapaciteteve të Qendrës Kombëtare të Vlerësimit dhe Diskutimit, zhvillimit të një plani kombëtar për vlerësimin e arsimit, dhe përmirësimit të transparencës dhe integritetit të sistemit të provimeve kombëtare. Kjo fushë përparësore mbështet veprime për t’u dhënë mundësi mësuesve dhe studentëve të përdorin një gamë më të gjerë instrumentash dhe metodash të përshtatshme arsimore në procesin e mësimdhënies dhe të mësuarit. 3. Përmirësimi dhe racionalizimi i infrastrukturës së arsimit, sidomos në arsimin e mesëm. Kjo fushë përparësore trajton investime më efikase dhe (ri)alokime në infrastrukturën fizike dhe burimet njerëzore, sidomos, në nivelin e arsimit të mesëm. Ai mbështet Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për marrjen e vendimeve për investime bazuar në hartëzimin e shkollave, që merr parasysh zhillimin demografik të Shqipërisë. Laboratore të shkencës dhe mjete të teknologjisë së komunikimit të informacionit do të sigurohen për shkollat e mesme në përputhje me programet e reja dhe trajnimin e mësuesve, që do të mbështetet në fushën me përparësi numër dy. 4. Përgatitja e terrentit për reformën në arsimin e lartë. Kjo fushë me përparësi përqendrohet në reformën e arsimit të lartë. Ajo mbështet Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe universitetet për të kryer një rishikim të sistemit për të përcaktuar dhe

26

PROJEKTE AKTIVE PROGRAMI I cilësisë së lartë DHE BARAZISë Në ARSIM

shpËrndarja e shkollave tË mbËshtetura nga projekti

Shkolla Shkolla të të reja reja Shkolla Shkolla të të rikonstruktura rikonstruktura Shkolla Shkolla të të zgjeruara zgjeruara 27

PROJEKTE AKTIVE PROGRAMI I cilësisë së lartë DHE BARAZISë Në ARSIM renditur veprimtaritë reformës, që përfshijnë forcimin e drejtimit të universiteteve, rritjen e autonomisë financiare dhe llogaridhënien e universiteteve, forcimin e mekanizmit të sigurimit të cilësisë dhe nxitjen e masave për partneritete midis universtiteteve. Gjithashtu ajo synon të zgjerojë mundësitë për studentët, duke mobilizuar sigurimin e financimeve private dhe përdorimin në mënyrë më efikase të burimeve publike. 

Agjencia zbatuese

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Arritjet e Projektit Të dhënat nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës tregojnë se nga 2006 deri në 2009, shkalla e regjistrimeve në arsimin e mesëm u rrit nga 55 në 60 për qind. Në të njëjtën kohë, është bërë përparim në mbylljen e hendekut të shpenzimeve për student për arsimin bazë midis studentëve të zonave urbane dhe rurale, një element i rëndësishëm në përpjekjet për të ulur pabarazitë në përmbushjen e detyrimeve nga studentët. 

Projekti ka mbështetur trajnim për të gjithë drejtorët e shkollave në aftësisë menaxhuese dhe udhëheqëse në arsim, si edhe në zhvillimin profesional për një të katërtën e mësuesve. Po ashtu, projekti ka mbështetur hartimin dhe futjen e programeve të reja në arsimin bazë dhe të mesëm, të shoqëruar nga tekste shkollore të reja – të gjitha shkollat fillore tani po përdorin programe dhe tekste shkollore të reja. Është futur edhe një program i teknologjisë së informacionit dhe janë trajnuar mësuesit. Duke shoqëruar programin e ri mësimor, projekti financoi blerjen e kompjuterave për më shumë se 2 000 shkolla të nivelit bazë dhe të mesëm, duke mundësuar më shumë se dyfishimin e pranisë së kompjuterave për studentët shqiptarë; ndërsa në 2006, kishte mesatarisht një kompjuter për 61 studentë, deri në 2009 kishte një kompjuter për 25 studentë. Në shkollat rurale ndryshimi i këtij raporti është edhe më i thellë për të njëjtën periudhë – nga një kompjuter për 148 studentë në një komjuter për 27 studentë. Përmirësime janë bërë edhe në mbingarkesën e klasave, ndonëse jo plotësisht siç do të kërkonte projekti. Përqindja e studentët në klasa me turne ra nga 34.5 në 17.7 për qind në shkollat fillore dhe nga 7.7 në 5.7 për qind në shkollat e mesme nga 2006 deri në 2009. Infrstruktura e planifikimit dhe investimeve të shkollave sipas projektit për cilësi dhe barazi në arsim, ndonëse me vonesë, duhet të ndihmojë për pakësimin e mëtejshëm të mbingarkesës së klasave. Në kohën që projekti do të mbyllet, pritet të funksionojnë 480 klasa të reja. Në nivelin e arsimit të lartë, projekti po mbështet përpjekjet për një reformë për t’iu përmbajtur kërkesave të procesit të Bolonjës, për të forcuar mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe për të ndihmuar universitetet publike të ngrenë borde publike. Qysh në fillim të 2010, të gjitha universitetet kishin ngritur borde të jashtme drejtimi dhe 70 për qind e tyre kishin përgatitur plane të reja strategjike. Rreth 35 laboratorë shkencorë dhe didaktikë u janë dhënë universiteteve publike, nëpërmjet një skeme grantesh konkurruese, ndërsa 65 laboratorë të tjerë priten të financohen për universitetet publike sipas projektit. Përfituesit Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti janë nxënësit e arsimit bazë, të mesëm dhe të lartë, si edhe palët kryesore të interesuara në sektorin e arsimit të tillë si mësuesit, drejtorët e shkollave dhe personeli arsimor. 

Faza tjetër Projekti aktualisht po ristrukturohet për të siguruar mbështetje për ndërtimin e shkollave të reja. Ristrukturimi do të mbarojë deri në maj 2010. Pasi të ristrukturohet, data e mbylljes së projektit ka të ngjarë të zgjatet me 12 muaj. 

Disbursimi 6.5 milionë US$ (deri në maj 2010) Personat e kontaktit

Drejtuese e ekipit të projektit:

Andrea Guedes, Tel 1-202-473-6286, Fax 1-202-477-0574, Email: aguedes@worldbank.org,

Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës: Gentjana Sula, Tel: 355-4-2280-650/1 ; Fax: 355-4-2240590, e-mail: gsula@worldbank.org Personi i kontaktit në qeveri:

28

Skender Uku, MASh, Sekretar i përgjithshëm, Tel: 355 4 2230 747, e-mail: suku@ mash.gov.al dhe Suzana Papadhopulli, këshilltare për koordinimin e reformave në MASh, Tel: 00355 4 2249 514, e-mail: spapadhopulli@mash.gov.al

PROJEKTE AKTIVE

projekt për kontrollin e gripit të SHPENDëVE dhe përgatitjen E reagimin në rast pANDEMIE teK njerëzit Statusi Huamarrëse Koordinator Projekti

Në zbatim Shqipëria Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve

Kostoja e Projektit Shuma e kredisë Bashkëfinancim

6.1 milion US$ 5.0 milion US$ 0.8 milion US$ nga Qeveria Japoneze, grant i PHRD-së, 0.3 milion US$ nga Qeveria e Shqipërisë

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbarimit

11 korrik 2006 16 tetor 2006 31 dhjetor 2010

Objektivat e projektit Projekti është ristrukturuar në tetor 2009 me qëllim zgjerimin e gamës së ndërhyrjeve të planifikuara për të përfshirë edhe sëmundje të tjera zoonotike, duke ruajtur gjithsesi hartimin fillestar të projektit që lidhej me gripin e shpendëve. Objektivi i projektit të ristrukturuar është të minimizohet kërcënimi që përbën për njerëzit infeksioni pathogjenik i gripit avian (HPAI) dhe infeksione të tjera që kalojnë nga kafshët tek njerëzit dhe të përgatitet për të kontrolluar dhe reaguar ndaj pandemive të gripit dhe emergjencave të tjera të sëmundjeve infektive tek njerëzit. Ristrukturimi siguroi gjithashtu një reagim në kohë ndaj pandemisë H1N1 si edhe zgjeroi më tej ndikimin e projektit në përgatitjen e përgjithshme për shpërthime të infeksioneve zoonotike.

Përshkrimi i projektit Projekti ka disa komponentë: 1. Komponentin e ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut. Nënkomponenti i parë, shërbimet e informimit dhe komunikimit, përqendrohen në zhvillimin dhe zbatimin e një plani gatishmërie për komunikimin efikas të mesazheve për informimin e publikut rreth kërcënimit të sëmundjes së gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme dhe si mund të minimizohet rreziku i transmetimit dhe përhapjes së sëmundjes. Nënkomponenti i dytë – krijimi i kapaciteteve – do të sigurojë trajnim për personelin, që mund të parandalojë dhe mbajë nën kontroll shpërthimet e gripit të shpendëve. 2. Komponenti i shëndetit të kafshëve. Kjo përfshin tre nënkomponentë: i pari do të rrisë përgatitjen për parandalimin dhe aftësitë e gatishmërisë ndaj HPAI-së dhe sëmundjeve të tjera zoonotike, duke forcuar mjedisin rregullator të politikës kombëtare, dhe duke përmirësuar planifikimin e parandalimit dhe kontrollit të HPAI-së. I dyti përqendrohet në konsolidimin e aftësive për kontrollin e sëmundjes dhe përmirësimin e vrojtimit, aftësive diagnostikuese dhe kërkimeve të zbatuara. Nënkomponenti i tretë trajton programin e forcimit të kontrollit dhe përmbajtjes së shpërthimeve, duke synuar zhdukjen e virusit në burim. 3. Komponenti i shëndetit njerëzor. Ky komponent do të përfshijë tri nën-komponentë: I pari do të rrisë

29

PROJEKTE AKTIVE projekt për kontrollin e gripit të SHPENDëVE dhe përgatitjen dhe reagimin në rast pANDEMIE teK njerëzit

bashkërendimin dhe planifikimin e programit përmes forcimit të mekanizmave të komandimit ndërsektorial dhe koordinimit sektorial; duke identifikuar hendeqe thelbësore në infrastrukturën e shëndetit njerëzor, në pajisje, dhe burime njerëzore të tjera. I dyti do të forcojë sistemin e kontrollit publik kombëtar duke i siguruar Laboratorit Kombëtar të Griprave ritrajnim, pajisje dhe mjete për të kontribuar në ngritjen e nivelit të bio-sigurisë së tij, dhe duke forcuar aftësitë e IShP-së dhe ekipeve rajonale epidemiologjike të kërkimeve dhe veprimeve. I treti do të forcojë kapacitetet e reagimit të kujdesit shëndetësor, duke zgjeruar numrin e vaksinimeve të zakonshme sezonale të gripit, duke mbështetur blerjen e mjekimeve kundër viruseve dhe vaksinave të gripit pandemik. 4. Mbështetje për Grupin e Punës të Gripit të Shpendëve për zbatimin e strategjisë së qeverisë për gripin e shpendëve. Arritjet e Projektit Komponenti i ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut mbështeti (i) zhvillimin e një strategjie të komunikimit, (ii) një fushatë mediatike me mesazhe kyçe përmes reklamave në televizion dhe radio për higjienën personale dhe parandalimin e gripit sezonal, (ii) shtypjen dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe broshurave, (iii) veprimtaritë me fermerët dhe shoqatat e tyre vazhdojnë në të gjitha nivelet përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe diskutimeve, duke shfaqur dokumentarë televizivë në kanalet televizive kombëtare dhe lokale, duke shpërndarë fletushka, etj, dhe (iv) veprimtari ndërgjegjësuese në nivel shkollash me mesazhe të rëndësishme për gripin sezonal dhe parandalimin e anthropozoonosis në shkallë vendi. Sipas komponentit të shëndetit të kafshëve, u ngrit Njësia e Kombëtare Veterinare dhe Epidemiologjike (NjKVE), u trajnua dhe tani po punon për vrojtimin e anthropozoonosis në mbarë vendin. Kuadri ligjor për kontrollin e sëmundjeve në përgjithësi, dhe për planin e emergjencave në veçanti është rishikuar dhe përditësuar dhe është krijuar një fond për kafshët e larguara. Sipas komponentit të shëndetit njerëzor, përditësimit të planit emergjent i është dhënë përparësi. procedurat standarde të punës për nivele të ndryshme të sistemit shëndetësor janë përgatitur në bazë të udhëzimeve të OBSh-së. Deri tani janë bërë dy ushtrime simulimi në tavolinë, të integruara me shërbimin e shëndetit të kafshëve. Një njësi reanimacioni për pacientët e prekur është rindërtuar në Spitalin Universitar të Tiranës “Nënë Tereza” dhe tani është në funksionim Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik (IShP). Edhe IShP-ja edhe Laboratori Veterinar kanë marrë pajisje (Reaksioni zinxhir Polymerase në kohë reale), ndërsa stafi është trajnuar për të rritur saktësinë dhe shpejtësinë e procesit diagnostikues, që tani si pasojë kryhet në vend. Janë siguruar stoqet e duhura të pajisjeve anti-virale dhe mbrojtëse për institutin dhe spitalin në qendër dhe në rrethe, vaksina vjetore kundër gripit sezonal të grupeve të pambrojtur dhe në rrezik dhe vaksina të gripit pandemik.

Agjencia zbatuese: Grupi i Punës në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve

Disbursimi:

4.3 milionë US$ (deri në maj 2010, përfshi kredinë IDA dhe grantin PHRD )

Personat e kontaktit Drejtuesi i ekipit të projektit: Personi i kontaktit në qeveri: Koordinatorët e projektit:

30

Ibrahim Hackaj, e-mail: ihackaj@worldbank.org

Kryetari i Grupit të Punës, Ndoc Fasllia, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Tel: 355-4-2228379, e-mail: ndocf@icc-al.org, Altin Telo, Eralda Mariani, Tel: 355-4-2230851, e-mail: ainfluenza.albania@yahoo.com

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI I REFORMëS Në MJEDISIN E BIZNESIT DHE FORCIMIT INSTITUCIONAL (BERIS) Statusi Huamarrëse Koordinatore e Projektit

Në zbatim Shqipëria Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë

Kostoja e Projektit Shuma e kredisë/huas

9.8 milionë US$ Hua e IBRD-së prej 4.4 milion euro (baraz me 5.6 milion US$) dhe kredi e IDA-s prej 3.7 milion US$

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

27 nëntor 2006 1 mars 2007 15 janar 2011

Objektivat e projektit Objektivi i përgjithshëm i BERIS është të ndihmojë Qeverinë për: (i) lehtësimin e hyrjes dhe operimit të biznesit; dhe (ii) forcimin e aftësive të ndërmarrjeve në këtë sektor për të rritur eksportet drejt tregjeve të rajonit dhe të BE-së. 

 Përshkrimi i Projektit Projekti përbëhet nga tri komponentët e mëposhtëm:

(i) Lehtësimi i hyrjes dhe i operacioneve të biznesit. Ky komponent synon të trajtojë aftësitë e paktë të Qeverisë për të ngritur dhe zbatuar regjime rregullatore miqësore ndaj biznesit dhe pro-konkurruese. Objektivi i përgjithshëm i komponentit është të heqë barrierat administrative dhe rregullatore për hyrjen e biznesit dhe operacionet e tij. Ky objektiv do të arrihet përmes këtyre nën-komponentëve: (a) Përmirësimit të cilësisë së rregulloreve që kanë të bëjnë me hyrjen e biznesit dhe operacioneve të tij. Ky nën-komponent, i cili është hartuar me mbështetjen e FIAS, do të ndihmojë në forcimin e kuadrit institucional dhe aftësive të nevojshme për të përmirësuar në mënyrë sistematike cilësinë e rregullave që ndikojnë në veprimtarinë e biznesit. Kjo do të bëhet me: (a) krijimin e aftësive rregullatore dhe një sistemi rregullator të menaxhimit në nivel ministrish të linjës dhe në nivel qendror; (b) krijimit të kapaciteteve për të përmirësuar cilësinë e rregulloreve të reja, përmes Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA), konsultimeve publike dhe metodave plotësuese; (c) përmirësimit të cilësisë së rregulloreve ekzistuese, pjesërisht me anë të rishikimit të synuar të rregulloreve në fusha/industri të përzgjedhura, dhe pjesërisht përmes përmirësimit të qasjes në ligje dhe rregullore që lidhen me biznesin në Shqipëri; dhe; (d) krijimit dhe zbatimit të një sistemi monitorimi dhe vlerësimi (M&E) për reformat rregullatore. Së fundi, nënkomponenti do të mbështesë vrojtime të vogla biznesesh dhe dy ARCS, të cilat do të përdoren për të vlerësuar rezultatet e nënkomponentit. (b) Forcimi i aftësive institucionale për të hartuar rregullore biznesi që të mundësojnë një konkurrencë të shëndetshme në treg. Ky nënkomponent synon të trajtojë mungesën e një konkurrence të shëndetshme në treg, duke forcuar kapacitetet e Shqipërisë për të hartuar dhe zbatuar rregullore biznesi pa ndonjë pasojë të madhe shtrembëruese në konkurrencën e tregut. Kjo gjë do të bëhet duke forcuar aftësitë e METE-s për të vlerësuar ndikimin e rregulloreve në konkurrencën e tregut. (ii) Forcimi i aftësive të sipërmarrjeve të sektorit për të eksportuar në tregje rajonale dhe në ato të BE-së: Forcimi i sistemit MSTQ. Ky komponent synon të trajtojë vështirësië e sipërmarrjeve të sektorit në konkurrencën në vend dhe në tregjet e huaja për shkak të infrastrukturës dhe shërbimeve MSTQ kombëtare të dobëta. Objektivi i përgjithshëm i këtij komponenti është forcimi i aftësive të ndërmarrjeve të sektorit për të eksportuar drejt tregjeve të BE-së përmes forcimit të

31

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI I REFORMëS Në MJEDISIN E BIZNESIT DHE FORCIMIT INSTITUCIONAL (BERIS) kapaciteteve të sistemit të brendshëm MSTQ për të ofruar shërbime të pajtueshme me BE-në. Kjo do të arrihet përmes: (a) ndihmës në hartimin dhe zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse afatmesme, duke përfshirë rishikimin e kuadrit institucional dhe legjislativ, për të sjellë secilin nga institucionet MSTQ më pranë kërkesave të BE-së dhe për të plotësuar nevojat e industrisë së vendit; (b) rritjes së vetëdijes së biznesit të këtij sektori për sfidat dhe mundësitë e konkurrencës në tregjet e BE-së; (c) forcimit të kapaciteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metodologjisë dhe Kalibrimit, duke përfshirë modernizimin dhe infrastrukturën e metrologjisë dhe në veçanti, ndërtimin e një laboratori modern metrologjie, për të kryer matje baze dhe shërbime kalibrimi; (d) forcimit të aftësive të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimeve (DPS), duke përfshirë sisteme standardesh me anë të përkthimit dhe përshtatjes së standardeve më të përdorshme të BE-së; dhe (e) forcimit të kapaciteteve të Drejtorisë së Akreditimit. (iii) Mbështetje për koordinimin e projektit. Ky komponent synon të sigurojë zbatimin e duhur dhe bashkërendimin e veprimtarive të projektit, duke përfshirë mbështetjen për menaxhimin financiar, prokurimin dhe kërkesat e M&E-së. Ai do të mbështesë gjithashtu organizimin e vrojtimeve periodike të biznesit, fushatave të integruara të informimit të publikut për sistemin MSTQ dhe vendosjen e një dialogu më të efektshëm midis sektorit publik dhe privat për reformat. Komponenti do të ndihmojë edhe në shpërndarjen e përparimit të bërë nga qeveria në përmirësimin e mjedisin të biznesit në komunitetin e biznesit, politikëbërësve dhe palëve të tjera përkatëse të interesuara. Përfituesit kryesorë të projektit do të jenë institucionet e sektorit publik të përfshira në politika të lidhura me sektorin e biznesit dhe sigurimin e shërbimeve publike (institucione MSTQ, Departamenti i Politikave Tregëtare, etj) për bizneset e vendit dhe të huaja dhe për rregullatorët. Shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit dhe shoqatat e biznesit – ndonëse jo përfituese të drejtpërdrejta të projektit – do të vazhdojnë të jenë të përfshira gjatë zbatimit të projektit.  Arritjet e Projektit Qeveria e ka ruajtur ritmin e reformës rregullatore të biznesit. Qendra e Regjistrimit të Biznesit dhe Qendra e Licensimit të Biznesit janë plotësisht operacionale të cilat janë ngritur dhe po zgjerohen në mbarë vendin. Tani BERIS po mbështet me ekspertizë dhe këshilla një nga reformat më komplekse të biznesit: reformën e inspektimit. Qeveria ka vendosur të ndryshojë regjimin e inspektimit dhe të nisë një model të ri, më efikas dhe jo abuziv. Aktualisht, modeli është përcaktuar dhe firma e konsulentëve bashkë me ekspertë të Bankës Botërore po harton draftin e ligjit të ri për inspektimin si edhe po fillon trajnimin e zyrtarëve publikë dhe inspektorëve. Një sistem plotësisht funksional për Vlerësimin e Ndikimit Rregullator, duke përfshirë institucionet edhe procedurat e tij, mendohet të jetë gati në fund të kontratës.

Strategjia kombëtare MSTQ dhe Strategjia e Metrologjisë janë miratuar nga Qeveria dhe këto dokumenta kanë përcaktuar vizionin dhe objektivat e infrastrukturës të cilësisë në Shqipëri për një periudhë 10-vjeçare. Një ndërtesë e re për metrologjinë pritet të jetë një nga investimet fizike më të mëdha të BERIS, ndërsa projekti për të tashmë ka përfunduar. Dokumentat e tenderit për ndërtimin janë dhënë dhe puna ndërtimore mendohet të nisë në fillim të korrikut. Ndërkohë, dy kontingjente me pajisje metrologjie do të instalohen së shpejti në Departamentin e Metrologjisë. Duhet vënë në dukje përparimi i mirë i bërë nga DPS-ja gjatë disa muajve. Është për t’u vënë në dukje se është zgjedhur një konsulent lokal për të vlerësuar dhe përmirësuar Bazën ekzistuese të të Dhënave të Menaxherit Standard të të Dhënave dhe infrastrukturën e ICT-së në DPS. Të dy departamentet e Akreditimit dhe Standardizimit po ecin sipas planit për sa i takon trajnimit të stafit. 

Agjencia zbatuese: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë

Përfituesit: Departamenti i Politikës Tregtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit dhe Drejtoria e Akreditimit.

Disbursimi: 2 milionë US$ (deri në maj 2010) Personat e kontaktit

Drejtuesi i ekipit të projektit:

Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës: Personi i kontaktit në qeveri:

32

Donato De Rosa, Tel: 202-458-8522; Fax: 202-522-3687 Evis Sulko, Tel: 355-4-2280657; Fax: 355-4-2240590; e-mail: esulko@worldbank.org Pranvera Kastrati, Koordinatore projekti, Departamenti i Politikës Tregtare, Tel. 355 4 2364 673; e-mail: vkastrati@mete.gov.al

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI PëR ADMINISTRIMIN DHE MENAXHIMIN E TOKëS Statusi Në zbatim Huamarrëse Shqipëria Koordinatorë projekti Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në Ministrinë e Drejtësisë (ZRPP), Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit Kostoja e projektit Shuma e huasë/kredisë Bashkëfinancim

56 milionë US$ 15 milionë US$ hua IDA dhe 19.96 milionë US$ hua IBRD 4.5 milionë US$ SIDA; 1.54 milionë US$ Qeveria e Japonisë, PHRD, Kontribute të Qeverisë: 6.00 milionë US$ nga bashkitë; 6.00 milionë US$ nga pushteti vendor

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

21 mars 2007 23 korrik 2007 31 dhjetor 2011

Objektivat e projektit Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të lehtësojë krijimin e tregjeve efikase të tokës dhe pronës përmes rritjes së sigurisë së pronësisë dhe përmirësimit të administrimit të tokës dhe shërbimeve menaxhuese. Objektivi konkret i projektit është përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të administrimit të tokës dhe menaxhimit urban, përmes rritjes së sigurisë së pronësisë, përmirësimit të planifikimit urban, menaxhimit të tokës dhe kontrollit të zhvillimit, mbështetjes së vlerësimit dhe taksimit të pronës dhe financimit të investimeve në infrastrukturën dhe shërbimet urbane. q

Treguesit kyç për të matur rezultatet e projektit përfshijnë: i) Uljen e kohës mesatare për regjistrimin e transaksioneve të pronës nga 47 në 10 ditë; ii) uljen e kohës mesatare për të marrë leje ndërtimi nga 6 në 3 muaj; iii) rritjen e mbledhjes së taksave vjetore të pronës nga bashkitë pjesëmarrëse me 10%, duke filluar në vitin e dytë të projektit; dhe iv) rritjen e shkallës së besimit në sigurinë e të drejtave të pronës, sikundër mund të matet nga vrojtimet e klientëve. Përshkrimi i projektit Këto objektiva do të arrihen nëpërmes komponentëve të mëposhtëm: Komponenti A: Siguria e Pronësisë dhe Regjistrimi i të Drejtave të Pronës së Patundshme. Objektivi i komponentit A është të përmirësojë sigurimin e shërbimeve, efikasitetin dhe transparencën e ZRPP-së, dhe të përfundojë pjesën më të madhe të regjistrimit të parë të të drejtave të pronës së patundshme. Komponenti do të mbulojë të gjithë vendin, por fillimisht, do të përqendrohet në zonat urbane dhe periurbane. Komponenti B: Menaxhimi i tokës urbane. Objektivi i këtij komponenti është të forcojë kapacitetin e bashkive në menaxhimin e tokës urbane nëpërmes: (1) ngritjes së një sistemi kontrolli të planifikimit dhe zhvillimit urban, që i përgjigjet tregut; asistencës teknike për të rishqyrtuar ligjin e planifikimit urban dhe zhvillimin e planeve regullatore për qytetet pjesëmarrëse; dhe (2) mobilizimit të të ardhurave bashkiake dhe korrigjimit të shtrembërimeve të tregut të pronës me anë të vlerësimit dhe taksimit. Komponenti C: infrastruktura bashkiake. Objektivi i këtij komponenti është të sigurojë menaxhimin proaktiv të zhvillimit urban dhe të rrisë efikasitetin e tregut të tokës urbane, duke përcaktuar përparësitë dhe zbatuar investime dhe shërbime të përzgjedhura infrastrukture në përputhje me planet e investimeve strategjike. Komponenti gjithashtu do të mbështesë zbatimin e sistemit të adresave të rrugëve dhe ndërtesave.

q

33

PROJEKTE AKTIVE PROJEKT PëR ADMINISTRIMIN DHE MENAXHIMIN E TOKëS

q Arritjet e projektit Kredia e IDA-s dhe huaja e IBRD-së u bënë të disbursueshme në 23 korrik 2007. Sipas komponentit A janë lëshuar mbi 10.000 tapitë e para të regjistruara; koha për regjistrimin e një prone është ulur nga 47 në më pak se 16 ditë; ndërsa një vlerësim i pavarur i shërbimeve të ZRPP-së tregon se shkalla e kënaqësisë së klientëve ka kaluar nga shumë e keqe, në e mirë. Përveç kësaj, përparim është shënuar edhe në përgatitjen e draft rregulloreve për ZRPP-në, që tani po presin miratim në nivel kabineti. Kontraktorët janë gati për të dalluar dhe përcaktuar tapitë për më shumë se 320,000 parcela. Programe trajnimi dhe për rritjen e kapaciteteve janë zbatuar dhe po vazhdojnë në ZRPP për të krijuar aftësitë e stafit dhe për t’i përgatitur ata për fazën operacionale. Sipas komponentit B, një ligj i ri për Urbanistikën u miratua në prill 2009 dhe ngritja e Agjencisë Kombëtare të Urbanistikës dhe rregullorja e saj po përparon. Katër plane urbanistike janë përditësuar dhe katër të tjera janë duke u përgatitur. Sipas komponentit C, janë nënshkruar Memorandume Mirëkuptimi me të gjitha bashkitë pjesëmarrëse dhe studime fizibiliteti dhe projektimi janë duke u përgatitur dhe tenderuar. Deri tani, vetëm katër bashki kanë tenderuar dhe janë në fazën e dhënies së kontratave për investimet e tyre bashkiake. Faza I e kontratës për adresat e rrugëve është pothuaj e përfunduar. Me kërkesën e qeverisë, Komponentët B & C mund të ristrukturohen dhe një pjesë e financimit do të rialokohet për të trajtuar situatën emergjentë të përmbytjeve në Shkodër. q

Agjencitë zbatuese Zyra e regjistrimit të pasurive të patundshme (ZRPP), MPPT, me anë të departamentit të urbanistikës, Ministria e Brendshme, me anë të departamentit të financës së pushtetit vendor, dhe bashkitë pjesëmarrëse.

q

Përfituesit: Bashkitë e Beratit, Elbasanit, Kamzës, dhe Shkodrës. Bashki të tjera mund të përfshihen në varësi të fondeve të disponueshme.

q

Disbursimi 5.7 milionë US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuesi i ekipit të projektit:

Stephen Karam, ECSSD, Tel: 202-458-7327; Fax: 202-614-0902

Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës:

Artan Guxho, ECSS5, Tel: 355-4-280 673; Fax: 355-4-240-590

Personi i kontaktit në qeveri:

Rezar Turdiu, Drejtor, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, Ferdinand Pone, Zëvendës Ministër i Brendshëm i MB-së, Edmond Haxhinasto, Zëvendës Ministër i MPPT-së

34

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI I TRANSPORTIT Statusi Huamarrësi Koordinatore projekti

Në zbatim Shqipëria Ministria e Punëve Publike, Transportit

Kostoja e projektit Shuma e kredisë Bashkëfinancim

55.8 milion US$ 27.05 milion US$(5.41 milion US$ IDA, 21.64 milion US$ IBRD) 15 milion US$(OPEC), 15.8 US$ (Qeveria e Shqipërisë)

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

21 mars 2007 22 gusht 2007 30 qershor 2011

Objektivat e projektit Objektivi i realizimit të projektit është të: (i) ulë kostot e përdoruesve në seksionin Milot-Rrëshen të Korridorit Durres – Milot - Morine dhe përmirësojë qasjen në të të popullsisë së zonave më të thella, (ii) fusë gjëra të reja në mirëmbajtjen e rrugëve në bazë pilote, dhe (iii) kontribuojë për zhvillimin e kuadrit institucional dhe zbatimin e veprimtarive për sigurinë rrugore në mbarë Shqipërinë.

Përshkrimi i projektit Projekti do ta arrijë këtë objektiv përmes këtyre komponentëve: (i) ndërtimit të 26 km rrugë në pjesën Milot - Rreshen, duke kontribuar në uljen e kohës së udhëtimit për përdoruesit e rrugës dhe përmirësimin e qasjes në një nga pjesët më të varfra të Shqipërisë; (ii) futjes së risive në mirëmbajtjen e rrugëve me anë të testimit të kontratave në bazë të produkteve dhe të kryerjes së punës për mirëmbajtjen e rrugëve (OPBRM) në dy rajone pilote, Kukës dhe Tiranë; (iii) zhvillimit institucional dhe mbështetjes për përmirësimin e sigurisë së rrugëve në Shqipëri.

Arritjet e projektit Punët kanë përfunduar në Segmentët 1 dhe 2 të Rrugës Milot – Rrëshen, ndërsa Segmenti 3 parashikohet të përfundojë deri më 31 maj 2010. Duke filluar nga 31 janari 2010, projekti ka disbursuar nëntëdhjetë e dy (92) për qind të kredisë së IDA-s/huasë së IBRD-së. Kontratat e OPBRM (dy në qarkun e Tiranës dhe dy në qarkun e Kukësit) u dhanë në tetor dhe nëntor 2009, duke filluar nga sezoni i dimrit 2009-2010. Kontratat do të vazhdojnë për tre vjet dhe do të përfshijnë mirëmbajtjen e saj në dimër, rehabilitimin fillestar të disa seksioneve të shkatërruara dhe mirëmbajtjen e zakonshme, duke mbuluar rreth 300 km rrugë të rrjetit kombëtar, ose afërsisht 10 për qind të të gjithë rrjetit rrugor të vendit. Konsulenti i sigurisë së rrugëve tani ka përfunduar një numër Raportesh Përfundimi – përllogaritje të kostove të aksidenteve rrugore, rishikimin e Kodit Rrugor të Shqipërisë, Mësimin dhe Edukimin e shoferëve, forcimin e kapaciteteve të menaxhimit të sigurisë së rrugëve, përditësimin e bazës së të dhënave për përplasjet rrugore dhe qasjen në bazën e të dhënave për lejet e qarkullimit dhe automjeteve dhe rishikimin e dispozitave të Shërbimit të Urgjencës në Ministrinë e Shëndetësisë. Përveç kësaj, konsulenti përfundoi Inspektimin e Sigurisë së Rrugëve në autostradën Tiranë – Durrës dhe rrugën Milot – Rrëshen.

35

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI I TRANSPORTIT

Agjencitë zbatuese: Ministria e Punëve Publike dhe Transportit / Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve

Përfituesit:

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve

Disbursimi:

25.02 milionë US$ (deri në maj 2010) Personat e kontaktit

Drejtuesi i ekipit të projektit:

Richard Martin Humphreys, ECSSD, Tel: 202-473-8053, Fax: 202-416-0900

Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës:

Artan Guxho, email: aguxho@worldbank.org

Personi i kontakti në qeveri:

Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i DPRr-së, Tel: 00355-4-2 223 600 Ylli Gjoni Drejtor i PIT-së, Tel : 00355-4-2259 898 Fax : 00355-4-2259 897, e-mail: ylli73@yahoo.com

36

PROJEKTE AKTIVE PROJEKT I RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE Statusi Huamarrëse Kostoja e Projektit Shuma e Kredisë Bashkëfinancim

Në zbatim Shqipëria

Data e nënshkrimit Date e fillimit Data e mbylljes

2 korrik 2008 29 shtator 2008 31 dhjetor 2012

40 milion US$ 20 milion US$ (IDA) 15 milion US$ (OPEC), 5 milion US$ (Qeveria e Shqipërisë) 8.4 milion Euro (IPA 2009) Përveç kësaj, po diskutohet mundësia e financimeve paralele me institucione të tjera financiare

milion ndoshta bashkefinancimi

Objektivat e projektit Objektivi i projektit është të përmirësojë qasjen në shërbimet e rëndësishme dhe mundësitë ekonomike për popullsinë që banon në zonat e thella të rrugëve të përmirësuara dhe të kontribuojë në forcimin e kuadrit institucional për planifikimin, financimin dhe menaxhimin e rrugëve dytësore dhe lokale në Shqipëri.

Përshkrimi i Projektit Projekti propozon të arrihet ky objektiv përmes: (i) përmirësimit të segmenteve përparësore të rrjetit të rrugëve dytësore dhe lokale në gjithë Shqipërinë; (ii) futjen e kontratave të mirëmbajtjes me sektorin privat për rrjetin e rrugëve lokale; (iii) forcimin e organizatave përgjegjëse për menaxhimin e rrjetit të rrugëve lokale; dhe (iv) konsolidimin e përgjegjësive institucionale për menaxhimin dhe planifikim në sektorin e rrugëve dytërosre. Dy komponentë kryesore janë parashikuar sipas këtij projekti: (i) Rehabilitimi dhe përmirësimi i segmenteve përparësore të rrjetit të rrugëve dytësore dhe lokale në gjithë Shqipërinë. (ii) Asistencë teknike që synon forcimin e organizatave përgjegjëse për menaxhimin e rrjetit të rrugëve lokale dhe përmirësimin e aftësive të tyre për planifikimin, financimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale.

Arritjet e Projektit: Punimet ose kanë përfunduar ose kanë përfunduar në një masë të madhe, në katër segmente të rrugës që mbulon projektim dhe po ecin mirë në shtatë segmentet e mbetura. Punët në seksionet e mëvonshme të rrugës mbeten në afat për t’u përfunduar në tremujorin e tretë të 2010. Që nga janari 2010, projekti ka disbursuar dyzetë e dy (42) për qind të kredisë IDA. Përgatitja e Projektit bëri të nevojshme gjithashtu hartimin e një programi më të gjerë për të përfshirë financime nga donatorë të tjerë dhe interesimi ka qenë i madh. Programi ka ngjallur interesim të madh midis donatorëve të tjerë dhe totali i fondeve i konfirmuar, apo që është rënë dakord provizorisht, tani arrin në 430 milionë US$ nga të gjitha burimet. Kjo vlerësohet si e mjaftueshme për të rindërtuar 1,700 km rrugë rajonale dhe lokale. Për sa i takon rrugëve lokale, Agjencia Zbatuese, Fondi i Zhvillimit Shqiptar (FZhSh), ka ofruar trajnim për punonjësit e komunave vendore mbi rëndësinë e mirëmbajtjes së mirë, për atë që kërkohet për të plotësuar atë standard dhe për prokurimin dhe menaxhimin e kontraktorëve privatë për të ndërmarrë veprimtari mirëmbajtje. Për rrugët rajonale, ekipi i Bankës Botërore për transportin, u kujtoi homologëve të tij se ka një një dispozitë në Marrëveshjen e Kredisë që kërkon miratimin nga Këshilli i Ministrave të një vendimi për transferimin e përgjegjësive zyrtare për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale nga Këshillat e Qarqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve (DPRr).

37

PROJEKTE AKTIVE PROJEKT I RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE

shpËrndarja e rrugËve rurale dhe dytËsore tË mbËshtetura nga programi

38

PROJEKTE AKTIVE PROJEKT I RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE

Agjencitë zbatuese Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i mbështetur nga Komiteti Drejtues i ngritur në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

Përfituesit Njësitë aktuale të qeverisjes vendore, dhe Drejtoria e Përgjithshme të Rrugëve për rrugët rajonale të cilat do të kalojnë nën administrimin e saj, pas klasifikimit të funksioneve të tyre.

Disbursimi 8.8 milionë US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuesi i ekipit të projektit:

Richard Martin Humphreys, ECSSD, Tel: 202-473-8053, Fax: 202-416-0900

Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës:

Artan Guxho, email: aguxho@worldbank.org

Personi i kontaktit në qeveri:

Benet Beci, Drejtor ekzekutiv, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Tel/Fax: 355-4-2234885

39

PROJEKTE AKTIVE PROJEKT PëR ZBUTJEN E RREZIKUT Të FATKEQëSIVE DHE PëR PëRSHTATJEN Statusi Huamarrëse Kostoja e Projektit Shuma e kredisë Bashkëfinancim:

Në zbatim Shqipëria

Data e nënshkrimit Data e Mbylljes

2 korrik 2008 28 shkurt 2012

10.17 milion US$ 6.16 milion US$ (IDA); 3.0 milion US$ (IBRD) 1.01 milion US$ Qeveria e Shqipërisë

 Objektivat e Projektit Objektivi i propozuar është të forcohen kapacitetet institucionale për të ulur cenueshmërinë e Shqipërisë ndaj rreziqeve natyrore dhe të krijuara nga njeriu dhe për të kufizuar humbjet njerëzore, ekonomike dhe financiare për shkak të këtyre fatkeqësive. Ky projekt do të jetë i pari i huas me dy faza për Programe të Adaptueshme (APL) për Shqipërinë, i programuar për tri vjet.

Përshkrimi i Projektit Ky projekt është operacioni i parë i Programit të Zbutjes dhe Përshtatjes së Rrezikut të Fatkeqësive në Europën Juglindore. Ky projekt ka katër komponentë:

1. Menaxhimi dhe Përgatitja për rrezikun e fatkeqësive do të mbështesë ngritjen e kapaciteteve për reagime në raste emergjente përmes sigurimit të pajisjeve dhe forcimit të planifikimit të zbutjes së rrezikut të fatkeqësive. 2. Forcimi i shërbimeve hidro-meterologjike do të mbështesë uljen e rrezikut të fatkeqësive nëpërmjet sigurimit të parashikimeve të sakta të kohës dhe shërbimeve të përgatitura sipas nevojave të menaxherëve të rrezikut të fatkeqësive në sektorë të ndjeshëm ndaj motit. 3. Krijimi i kodeve të ndërtimit do të ndihmojë në uljen e rreziqeve nga tërmetet duke përmirësuar kodet e ndërtimit dhe mekanizmat për futjen e standardeve të përmirësuara. 4. Sigurimi ndaj katastrofave do të sigurojë qasje në sigurimin privat për rrezikun nga katastrofat për familjet dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, nëpërmjet ngritjs së një Linje të re financimi për Sigurimin nga Katastrofat për Europën Juglindore. Shqipëria do të tjetë i pari vend në Europën Juglinodre që do të angazhohet për të marrë pjesë në një organizëm të tillë novator. Arritjet e Projektit Si pala e parë e interesuar, Shqipëria do të jetë vendi i parë në Europën Juglindore që do të ofrojë qasje në sigurime të përballueshme për pronarët e shtëpive, fermerët dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme kundër rrezikut të përmbytjeve, tërmeteve dhe fatkeqësive që lidhen me motin.  Agjencia zbatuese: Ministria e Brendshme  

Disbursimet: 2 milionë US$ (deri në maj 2010) Personat e kontaktit

Drejtuesi i ekipit të projektit:

Alison C. N. Cave, ECSSD, Tel: 202- 473-3952, Fax: 202-416-0900, email: acave@worldbank.org

Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës: Drita Dade, email: ddade@worldbank.org Personi i kontaktit në qeveri:

40

Alfred Olli, Drejtor i Përgjithshëm, Emergjencat Civile, Ministria e Brendshme

PROJEKTE AKTIVE KOMUNITETI I ENERGJISë I EUROPëS JUGLINDORE APL5SHQIPëRIA – SIGURIA E DIGAVE Statusi Huamarrëse Koordinator projekti

Në zbatim Shqipëria KESH

Kostoja e projektit Shuma e kredisë Bashkëfinancim

100.0 milion US$ 35.3 milion US$ SECO Swiss, BERZH, KfW dhe KESH

Data e nënshkrimit Data e hyrjes në fuqi Data e mbylljes

2 korrik 2008 16 dhjetor 2008 31 dhjetor 2013

Objektivat e projektit Komuniteti i Energjisë i Evropës Juglindore (ECSEE) është një program rajonal i përshtatshëm huadhënës, i cili mbështet deri në tetë vende (Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Turqinë dhe Kosovën). Objektivi i përgjithshëm i këtij programi rajonal është zhvillimi i një tregu funksional rajonal të energjisë në Europën Juglindore dhe integrimi i tij në tregun e brendshëm të energjisë të Bashkimit Evropian, përmes realizimit të investimeve prioritare në mbështetje të operacioneve të tregut të energjisë dhe sistemeve energjetike në fushën e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, si dhe asistencë teknike për zhvillim institucional dhe zhvillim të sistemeve, dhe përgatitjen dhe zbatimin e projekteve.

Përshkrimi i projektit Objektivat e realizimit të projektit të sigurisë së digave ECSEE APL5 janë: (i) të kontribuojë për ruajtjen e digave të mëdha hidroenergjetike të Shqipërisë; dhe (ii) të përmirësojë efikasitetin e tyre operacional dhe rrisë stabilitetin e furnizimit me energji për tregun rajonal të energjetikës. Projekti mbështet zhvillimin e Komunitetit të Energjisë në përputhje me objektivat e APL-së për Komunitetin e Energjisë.

Përveç kësaj, projekti do ta ndihmojë Shqipërinë të maksimizojë përfitimet e saj nga energjia ekzistuese hidrike përmes përmirësimit të praktikave të saj operacionale dhe sigurimit të një pjesëmarrje më të efektshme në tregun rajonal të elektricitetit. Projekti do të nxisë gjithashtu investime në sektorin privat në energjinë hidrike, duke mbledhur, organizuar dhe vënë në dispozicion të dhëna dhe studime më të mira për potencialin hidroenergjetik të vendit.

41

PROJEKTE AKTIVE KOMUNITETI I ENERGJISë I EUROPëS JUGLINDORE APL5- SHQIPëRIA – SIGURIA E DIGAVE

Agjenci zbatuese METE dhe KESH

Përfituesit

KESH

Disbursimi

1.4 milionë US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuesi i ekipit të projektit: Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës Personi i kontaktit në qeveri

42

Salvador A. Rivera, ECSSD Tel: 202-473-1131; E-mail :Arivera2@worldbank.org Gazmend Daci Tel: 355-4-2280-650/1 Fax: 355-4-2240590 E-mail: gdaci@worldbank.org

Engjëll Zeqaj, Drejtor i Përgjithshëm, KESH Marialis Celo, Drejtor i PIU-së, KESH, Tel: 355-4-2262148; E-mail: celom@kesh.com.al

PROJEKTE AKTIVE GARANCI E PJESSHME E RREZIKUT(PRG) PëR PRIVATIZIMIN E OPEATORIT Të SISTEMIT Të SHPëRNDARJES Së ENERGJISë (OSSH) Në SHQIPëRI Statusi Huamarrëse Koordinator projekti

Në zbatim Shqipëria Ministria e Financës

Kostoja e projektit Shuma e kredisë

78.0 milion US$ 78.0 milion US$

Data e nënshkrimit Data e fillimit Data e mbylljes

6 maj 2009 maj 2009 dhjetor 2016

Objektivat e projektit Objektivi i projektit të propozuar PRG është të lehtësojë privatizimin e OSSh-së në kontekst të një kuadri të ri rregullator. Ai do të arrihet duke i dhënë mundësi Qeverisë Shqiptare dhe CEZ të Republikës Çeke të zbatojnë Marrëveshjet e Privatizimit për OSSh-në sipas kuadrit të ri rregullator.

Përshkrimi i projektit: PRG-ja e re (Garancia e Pjesëshme e Riskut ose mbulimi i pjesshëm i riskut) do të sigurojë detyrimin e borxhit të qeverisë shqiptare ndaj një banke tregtare (Banka që jep L/K), e cila ka paguar, në emër të qeverisë shqiptare, një Letër Kredie (L/C), që mund të tërhiqet nga OSSh-ja e privatizuar në rast të një Ndodhie të Garantuar, për të kompensuar OSSH-në në rast një humbje të rezultuar në të ardhurat e saj. Një Ngjarje e Garantuar do të ishte një ndryshim, apo hedhja poshtë nga qeveria shqiptare, apo Autoriteti Rregullator i Energjisë ERE, ose mosrespektimi nga ERE i dispozitave të kuadrit rregullator, të rënë dakord më parë, në lidhje me: (i) Formulën e tarifave të shërbimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes; (ii) formulën e tarifës së shërbimin publik të furnizimit me pakicë; dhe (iii) miratimet në kohë të tarifave.

Agjencia përgjegjëse:

CEZ, – Republika Çeke Personat e kontaktit

Drejtues i ekipit të projektit: Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës: Personi i kontaktit në qeveri:

Salvador A. Rivera, ECSSD Tel: 202-473-1131; E-mail :Arivera2@worldbank.org Gazmend Daci Tel: 355-4-2280-650/1 Fax: 355-4-2240590 E-mail: gdaci@worldbank.org Ministria e Financave Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

43

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore GEF – MENAXHIMI I INTEGRUAR I EKOSISTEMIT Të LIQENIT Të SHKODRëS Statusi: Përfituese Koordinator projekti:

Në zbatim Shqipëria (bashkë me Malin e Zi) Ministria e Mjedisit, Administrimit të Pyjeve & Ujërave

Vlerësimi i kostos totale të projektit: Kostoja e projektit për Shqipërinë

US$ 4.55 milion (Shqipëria dhe Mali i Zi) US$ 2.93 milion (1.99 milion $ GEF)

Data e fillimit Data e nënshkrimit

shtator 2008 shtator 2008

 Objektivat

e projektit Objektivi i realizimit të projektit është të ndihmojë në ngritjen dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për bashkëpunim ndërkufitar përmes përpjekjeve të përbashkëta për përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës. Objektivi i përgjithshëm i zhvillimit të projektit është të ruajë dhe rrisë vlerën afatgjatë dhe shërbimet mjedisore të Liqenit të Shkodrës dhe burimeve të tij natyrore.

Përshkrimi i projektit

Projekti mbështetet në Planin e përbashkët Strategjik të Veprimit për Liqenin e Shkodrës, që përbën programin afatgjatë të veprimtarive në zhvillim dhe të propozuara, të financuara nga dy qeveritë dhe nga donatorë të jashtëm. Disa prej veprimtarive që do të financohen nga projekti do të zbatohen bashkërisht nga të dy vendet përmes një Komiteti dypalësh për Administrimin e Liqenit dhe grupeve të punës të lidhura me të. Nga secili vend do të realizohen veprimtari të tjera me përfitime për të gjithë liqenin. Komponenti 1: Ngritja e kapaciteteve për përmirësimin e njohurive dhe administrimin e përbashkët të Liqenit të Shkodrës: ngritja e fuqizimi i strukturave institucionale për administrimin me bashkëpunim të Liqenit të Shkodrës, duke përfshirë fillimin e punës së KLSh-së, grupeve të punës së KLSh-së dhe sekretariatit të KLSh-së dhe mbështetja për grupet e punës të KLSH-së për zbatimin e programeve të tyre të punës. Komponenti 2: Nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës dhe mbështetja mjedisore dhe sociale për qasje të qëndrueshme në administrimin e peshkimit dhe turizmit, përfshirë përmirësimin objekteve të natyrës dhe të mbështetura tek kultura dhe përgatitjen e një analize të rezervave në gjithë liqenin dhe të një plani për administrimin e peshkimit. Komponenti 3: Katalizimi i investimeve për uljen e ndotjes 1. Zhvillimi i një sistemi në shkallë të vogël për trajtimin e ujërave të ndotura në Vranjinë; 2. Mbështetje për përgatitjen e një plani rregullues të mjedisit për vendin e depozitimit të mbetjeve të ngurta, Kombinati i Aluminit në Mal të Zi. 3. Restaurimi i ekosistemit të brigjeve të liqenit.

44

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore GEF – MENAXHIMI I INTEGRUAR I EKOSISTEMIT Të LIQENIT Të SHKODRëS

Arritjet e projektit Është ngritur një Komision i Përbashkët për Liqenin dhe janë krijuar disa grupe pune ndërkufitare për të ndihmuar në përcaktimin e veprimeve përparësore në të dy vendet. Po kryehet prokurimi për studime rregulluese në vendin e groposjes së mbeturinave, Kombinati i Aluminit në Mal të Zi, një model hidrologjik të liqenit dhe për investimet në secilin vend.

Agjencia zbatuese

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Përfituesit

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; njësitë e qeverisjes vendore dhe komunitetet.

 

Disbursimi

0.2 milionë US$ (deri në maj 2010) Personat e kontaktit

Drejtues i ekipit të projektit: Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës:

Karin Sheparson, ECSSD, Tel: 202 458 7180, Fax: 202-458-1398 e-mail: kshepardson@worldbank.org Drita Dade, e-mail: ddade@worldbank.org

Person kontakti në qeveri:

Sajmir Hoxha, Drejtor i Ruajtjes së Natyrës, Ministria e Mjedisit, Administrimit të Pyjeve dhe Ujërave, Tel 355-4-270-624

45

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore MBëSHTETJE PëR KRIJIMIN E KAPACITETEVE PëR ZBATIMIN E SISTEMIT Të PLANIFIKIMIT Të INTEGRUAR (granti SHUMëDONATORësh) Statusi Huamarrëse Koordinator projekti

Në zbatim Shqipëria Ministria e Financës dhe DSDC (Departamenti i Strategjisë dhe Koordinimit të Donatorëve)

Shuma e grantit

4.5 milion EURO

Data e nënshkrimit Data e mbylljes

17 janar 2008 30 shtator 2010

Objektivat e projektit Objektivi i realizimit të projektit është të sigurojë që politika dhe proceset thelbësore financiare të Qeverisë së Shqipërisë të funksionojnë në mënyrë koherente, efikase dhe të integruar. Kjo gjë do të arrihet duke krijuar kapacitete të mjaftueshme dhe të qëndrueshme në ministritë e linjës për të marrë pjesë plotësisht në Sistemin e Planifikimit të Integruar (IPS).

Përshkrimi i projektit Sistemi i Planifikimit të Integruar (SPI) është një kuadër i gjerë planifikimi dhe monitorimi që synon të sigurojë që politikat dhe proceset financiare thelbësore të qeverisë të funksionojnë në mënyrë të integruar. Këto procese thelbësore janë:

• Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), që përcakton objektivat dhe strategjitë afatmesme deri në afatgjata të Qeverisë së Shqipërisë për të gjithë sektorët. • Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA), i cili kërkon që çdo ministri të përgatisë një plan trevjeçar për realizimin e produkteve të programeve, për të arritur objektivat dhe qëllimet e politikës, brenda tavaneve të shpenzimeve të ministrive, sikurse përcaktohen në planin fiskal të Qeverisë. SPI-ja synon të ofrojë një paketë parimesh pune dhe strukturat mbështetëse për të siguruar që veprimtaritë planifikuese dhe monitoruese të qeverisë të zhvillohen në mënyrë sa më efikase dhe të harmonizuara. Në mënyrë të përmbledhur, SPI-ja nuk është as një sistem i ri, as një sistem planifikimi i veçantë. Ai nuk është gjithashtu as një përpjekje për të shkrirë proceset ekzistuese në një proces të vetëm. Duke pasur parasysh rëndësinë parësore të programit për integrimin evropian, SPI-ja konsiderohet si një kontribues i rëndësishëm për të rritur aftësitë e qeverisë për realizimin e këtij programi. Projekti do të ndihmojë për mbështetjen e zbatimit të efektshëm të parimeve të SPI-së në mbarë qeverinë, sikurse parashtrohet në Planin e Zbatimit të SPI-së, të përgatitur nga Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DBSKNH) (pranë Këshillit të Ministrave) në prill 2006. Vëmendja e veprimtarive do të përqendrohet në pikat e mëposhtme:

46

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore MBëSHTETJE PëR KRIJIMIN E KAPACITETEVE PëR ZBATIMIN E SISTEMIT Të PLANIFiKIMIT Të INTEGRUAR

• 2008: konsolidimi i SPI-së, për të siguruar që proceset të kuptohen dhe institucionalizohen në mbarë qeverinë, me asistencë teknike të synuar për produkte konkrete të ministrive, • 2009: zbatim i plotë në të gjitha ministritë, duke vënë theksin në sigurimin e asistencës teknike, zhvillimin organizativ dhe përmirësimin e kapacitetit ministror për planifikim dhe buxhetim, • 2010: cilësia e zbatimit, duke vënë theksin në fuqizimin e mëtejshëm të mekanizmave të llogaridhënies dhe rritjen e kapacitetit ministror për realizimin e shërbimeve. Projekti do të zbatohet gjatë tre vjetëve dhe do të ketë tetë komponentë të ndërlidhur: Komponenti 1:

Fuqizim i kapaciteteve për zbatimin e MSA-së dhe programimin dhe raportimin për asistencën e BE-së. Ky komponent kërkon të vlerësojë dhe rrisë kapacitetet administrative të administratës publike qendrore për të zbatuar MSA-në.

Komponenti 2:

Zbatimi i Programit Buxhetor Afatmesëm. Ky komponent kërkon të fuqizojë rolin e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit si një aktor kyç në administrimin e procesit të PBA-së në të gjitha ministritë e linjës, me qëllim që këto ministri të jenë në gjendje të mbështesin hartimin e një PBA-je që lidhet me SKZHI-në dhe MSA-në dhe me të gjitha strategjitë e tjera sektoriale dhe ndërsektoriale.

Komponenti 3:

Menaxhimi i Investimeve Publike. Ky komponent kërkon të krijojë dhe, më pas, të integrojë proceset e menaxhimit të investimeve publike në ciklin e PBA-së.

Komponenti 4:

Parashikimi Makroekonomik dhe Menaxhimi i Borxhit. Ky nënkomponent kërkon të përforcojë kapacitetin e qeverisë për ta përdorur parashikimin makroekonomik dhe fiskal në procesin e PBA-së. Ai do të përqendrohet në ngritjen e kapaciteteve të Drejtorisë së Makroekonomisë dhe në përcaktimin e metodikës/modelit parashikues më të përshtatshëm për Shqipërinë. Ndërkohë që do të vazhdojë puna me Drejtorinë e Makroekonomisë, do të bëhet më shumë punë me ministritë që ato të japin të dhëna kyçe të cilat të përdoren në analizat makroekonomike dhe parashikimet makroekonomike.

Komponenti 5:

Bashkërendimi, kontrolli mbikëqyrës, ndërgjegjësimi, komunikimi për SPInë. Ky komponent përbëhet nga dy projekte: këshillim për politikat që i ofrohen Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DBSKNH) dhe zbatimi i SPI-së dhe i materialeve të komunikimit të lidhura me SPInë për t’u shpërndarë në mbarë administratën publike; dhe puna me DAP-në dhe ITAP-në për ta përfshirë SPI-në në kurset ekzistuese të trajnimit, sipas rastit.

Komponenti 6:

SKZHI dhe mbështetja për strategjitë sektoriale dhe ndërsektoriale. Ky komponent kërkon ta vërë në zbatim SKZHI-në përmes ngritjes së kapaciteteve për analizën e politikave për të siguruar që synimet dhe objektivat e SKZHI-së të kthehen në mënyrë të efektshme në politika dhe programe konkrete në nivel ministrie. Ky komponent do të kujdeset për vendosjen e standardeve/procedurave mbarëqeveritare, të cilët do ta orientojnë këtë punë.

Komponenti 7:

Koordinimi i ndihmës së huaj. Ky komponent kërkon të vendosë rregullore dhe procedura për ndihmën e huaj, përgatitjen e raportit vjetor për ecurinë e ndihmës së huaj dhe trajnim/mbështetje për ministritë.

Komponenti 8:

Monitorimi dhe raportimi. Ky komponent kërkon të projektojë një sistem monitorimi dhe raportimi i cili të plotësojë nevojat e Qeverisë së Shqipërisë dhe të aktorëve të jashtëm. Sistemi në fjalë duhet të përmbushë edhe kërkesat për integrimin në BE dhe t’i ndihmojë ministritë t’i realizojnë raportet periodike në kohën e duhur.

47

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore MBëSHTETJE PëR KRIJIMIN E KAPACITETEVE PëR ZBATIMIN E SISTEMIT Të PLANIfiKIMIT Të INTEGRUAR

Arritjet e projektit Dy veprimtari kryesore janë parashikuar në komponentin e parë dhe shoqëritë e konsulentës kanë nisur tashmë punën për “Forcimin e kapaciteteve menaxhuese në administratën publike shqiptare – mbështetje për krijimin e kapaciteteve dhe për trajnim” dhe “forcimin e kapaciteteve menaxhuese në administratën publike shqiptare dhe zgjerimin e HRMIS-t”. Ato që priten nga ky komponent janë (a) një raport vlerësimi për kapacitetet trajnuese dhe nevojat për trajnim në ministri dhe institucione të tjera në kuadër të zbatimit të SKZhI-së dhe kërkesave dhe detyrimeve të MSA-së; (b) një strategji trajnimi të re afatmesme për periudhën 2010-2012 për TIPA-n: (c) një Plan Biznesi dhe Plan Veprimi për zgjerimin e HRMIS-së në gjithë qeverinë qendrore; (d) projekt ligje për veprimin në shkallë vendi të modulave të HRMIS-it dhe të pagave, përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive të aktorëve të interesuar, protokolleve të bashkëpunimit, dhe përgatitjen e të drejtave të administratës për databazën dhe nivelet e përdorimit për secilin institucion.

Crown Agents i ka ofruar shërbime konsulence Departamentit të Përgjithshëm të Thesarit në Ministrinë e Financave. Kontrata e tyre mbaroi në gusht të 2009 dhe ekipi bëri me sukses: (i) një strategji të re të menaxhimit të borxhit, (ii) kontribuoi për zhvillimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Borxhit, dhe (iii) një plan të burimeve njerëzore duke përfshirë nevojat e stafit, kërkesat për trajnim, dhe punësimin e stafit. Me qëllimin për të përmirësuar planifikimin afatmesëm buxhetor, REPIM u pajtua për të mbështetur Ministrinë e Financave dhe ministritë e linjës dhe ato që priten prej tij janë: (i) Module trajnimi për ekipet e menaxhimit të programit; (ii) përgatitja e rregulloreve dhe procedurave të brendshme për secilën ministri të linjës; (iii) një program trajnimi të plotë për anëtarët e stafit të DPB-së and ML-ve, dhe (iv) një udhëzues për të gjitha pikat e mësipërme (metologji dhe shembuj të qartë). DBSKNH-ja po merr mbështetje të konsiderueshme nga një grup konsulentësh afatshkurtër dhe afatgjatë, që u punësuan në tetor 2008 dhe që kanë punuar në Departament. Me ndihmën e tyre, DBSKNH-ja ka organizuar disa veprimtari të lidhura me SPI-në. Një zhvillim shumë pozitiv është website i DBSKNH-së (www.dsdc.gov. al) ku mund të gjenden informacione të përditësuara për SPI-në dhe për të gjitha veprimtaritë dhe ngjarjet. Një nga objektivat kyç të grantit është të projektojë një sistem gjithëpërfshirës monitorimi dhe raportimi, i cili të plotësojë nevojat e QSh-së, që shpesh përshkruhen si Sistemi i Informacionit të Menaxhimit Financiar të Shqipërisë (AFMIS). Sistemi do të përfshijë Sistemin e Informacionit të SPI-së (IPSIS) dhe Sistemin e Informacionit të Menaxhimit të Asistencës së Huaj (EAMIS) me linke të integruara jo vetëm për qëllimet e SKZhI-së, por edhe për zbatimin konkret, nëpërmjet informacioni rreth buxhetit dhe atij financiar. Problemi kyç deri tani ka qenë që thelbi i sistemit të jetë Modernizimi i Thesarit. 

Agjencitë zbatuese

Ministria e Financave dhe DBSKNH

Përfituesit

DBSKNH, ministritë e linjës, Departamenti i Administratës Publike

Disbursimi

1,1 milion US$ (deri në maj 2010)

Personat e kontaktit Drejtuesi i ekipit të projektit: Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës:

Roland Clarke, e-mail: rclarke@worldbank.org Evis Sulko, e-mail: esulko@worldbank.org

Personi i kontaktit në qeveri:

Anila Tanku, CFCU, Ministria e Financave, e-mail: atanku@minfin.gov.al

48

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore FUQIZIMI I Të RINJVE NëPëRMJET ZHVILLIMIT Të KOMUNITETEVE Në SHQIPëRI (GRANT I JSDF-së) Statusi Huamarrëse Koordinator projekti Shuma e grantit

Në zbatim Shqipëria Bashkia e Tiranës 1,155,700 US$

Objektivat e projektit Objektivi i Projektit është të rrisë qasjen e të rinjve dhe të rejave në mundësitë për arsimim, punësim, pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim komuniteti nëpërmjet rritjes së: (i) kapaciteteve të grupeve të synuara në një mori aftësish, të cilat mbështesin kalimin nga shkolla e mesme në forcën e punës; (ii) qasjes së grupeve të synuara në mundësi jetese dhe punësimi me anë të granteve që mbështesin veprimtaritë sipërmarrëse të të rinjve, dhe (iii) përfshirjes së grupeve të synuar në punë qyetare nëpërmjet granteve të zhvillimit të komuniteteve.

Përshkrimi i projektit Projekti përbëhet nga komponentët e mëposhtëm:

Pjesa A: Krijimi i kapaciteteve të të rinjve Veprimtari për të mbështetur rritjen e kapaciteteve të OJQ-ve të të rinjve dhe agjencive të pushtetit vendor për zhvillimin dhe përpunimin e politikave dhe programeve, që ndihmojnë grupet e të rinjve dhe të rejave për të përftuar aftësitë e jetës dhe të jetesës që nevojiten për të hyrë me sukses në tregun e punës. Veprimtaritë përfshijnë: 1. Trajnimin e grupeve të të rinjve me aftësi udhëheqëse dhe aftësi të tjera që lidhen me punët qytetare, të tilla si zgjidhja e problemeve, komunikimi, zgjidhja e konflikteve, trajtimi dhe menaxhimi i risqeve të lidhura me shëndetin dhe kriminalizimin. 2. Mundësi trajnimi profesional për të rinjtë përmes trajnimeve dhe praktikave në klasa në fusha të tilla si aftësi kompjuterike dhe për gjuhë të huaja, aftësi për të bërë punë elektrike dhe marangozi; dhënia e bursave për kurse me certifikata profesionale. 3. Programe stazhesh dhe praktikash profesionale në sektorin privat dhe sponsorizim programesh vullnetare për të rinjtë me OJQ-të, pushtetin vendor, organizatat qytetare dhe shkollat. Pjesa B: Grante për të rinjtë për sigurimin e jetesës Dhënia e granteve të vogla të rinjve dhe grupeve të të rinjve për të financuar veprimtari të përzgjedhura për sigurimin e jetesës, të cilat nxisin shpirtin e vetë-ndihmës dhe sipërmarrjes. Këtu përfshihet dhënia e Granteve të Sigurimit të Jetesës për të financuar kapitale për fillimin e veprimtarive për nxjerrjen e mjeteve të jetesës, të tilla si biznese që shesin produkte ushqimore dhe kafene, kioske internet, dyqane rrobaqepësie, butikë mode, auto-ofiçina, punë artizanale dhe sipërmarrje të lidhura me turizmin.

49

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore FUQIZIMI I Të RINJVE NëPëRMJET ZHVILLIMIT Të KOMUNITETEVE Në SHQIPëRI (GRANT I JSDF-së)

Pjesa C: Grante për Zhvillimin e Komuniteteve Veprimtari për të t’i bërë të rinjtë të aftë të përcaktojnë përparësitë për zhvillimin e komuniteteve dhe të lagjeve dhe për të nxitur përfshirjen e të rinjve në vendimmarrjen në komunitet, në udhëheqësi dhe sipërmarrje, duke përfshirë: 1. Ndihmë për procesin e planifikimit me pjesëmarrje në nivel komuniteti, me anë të së cilit grupet e të rinjve do të përcaktojnë, rendisin sipas rëndësisë, dhe artikulojnë nevojat lokale dhe bëjnë propozime konkrete për grante të zhvillimit të komunitetit, me pjesëmarrjen e madhe të zyrtarëve të pushtetit vendor dhe aktorëve të tjerë të intersuar në komunitet. 2. Dhënia e granteve për zhvillimin e komuniteteve, të cilat përcaktohen nga grupe të rinjsh, që do të përmirësojnë qasjen e tyre në mundësi më të mira për mësim, zbavitje apo për të siguruar jetesën, të tilla si sigurimi i pajisjeve sportive në dhoma të mbyllura dhe në ambiente të hapura, kompjuterave dhe qasje në internet, pajisjeve për veprimtari kulturore dhe artistike dhe artizanale (instrumente muzikore, makina qepëse dhe mjedise për të qepur dhe endur) bibliotekave, dhe shtimin e hapësirave të gjelbra dhe qendrave të kujdesit ditor. 

Agjencia zbatuese: Qendra Kombëtare Shqiptare për Studime Shoqërore (NACSS)

Arritjet e Projektit Agjencia zbatuese është kontraktuar dhe tani po përfundojnë hollësitë që lidhen me zbatimin, të tilla si kriteret e vlerësimit dhe përzgjedhja konkurruese e granteve. Pritet që procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes së granteve të fillojë jo më vonë se 2010.

Përfituesit Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti janë të rinjtë nga komunitetet e mënjanuara të Bashkive të Tiranës dhe Durrësit.

Faza tjetër Ekzekutimi i JSDF-së do të bëhet gjatë qershorit 2010.

Personat e kontaktit Drejtuesi i ekipit të projektit:

Personi i kontaktit në zyrën e Tiranës Personi i kontaktit në Qeveri

Personi i kontaktit në agjencinë zbatuese

50

Keith McLean Ekonomist i lartë i Zhvillimit Social Departamenti i Zhvillimit të Qëndrueshëm Tel (202) 473-5656, Fax (202) 477-3285’ e-mail: kmklean@worldbank.org Gentjana Sula Tel: (355)4 2280 650/1, Fax: (355)4 2240590; e-mail: gsula@worldbank.org Vasilika Vjero, Drejtore e Zhvillimit të Politikave, email: vvjero@tirana.gov.al Mihal Cico, Drejtor i PIU-së, email: mcico2001@yahoo.com, Bashkia e Tiranës; Tel: (355)4 2253 053 Mirela Muca, NCSS, Drejtore Ekzekutive, koordinatore e projektit JSDF Tel zyrë: (355) 4 2261646 Email: mirela.muca@gmail.com

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore INICIATIVA PëR TRANSPARENCë Në INDUSTRITë NXJERRëSE (eiti) Statusi Huamarrësi Koordinator projekti

Në zbatim Shqipëria Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (METE)

Shuma e grantit

275.000 US$

Objektivat e projektit Përmirësimi i drejtimit të sektorit minerar që prodhon të ardhura të mëdha në Shqipëri (p.sh. minierat dhe nafta) nëpërmjet mundësisë për një rakordim të pavarur të të dhënave të pagesave dhe transparencë dhe llogaridhënie më të mirë.

Përshkrimi i Projektit Iniciativa për Transparencë në Industritë Nxjerrëse (EITI) është një standard global për të përmirësuar drejtimin e sektorit minerar nëpërmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Aktualisht kjo iniciativë po zbatohet në rreth 35 vende me burime të pasura në Europën Lindore, në Azinë Qendrore, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, dhe është unike në kuptimin që funksionon në bazë të një grupi pune tripalësh (pra, Qeveri, industri dhe shoqëri civile). Ndërsa ky grup pune vendos se çfarë forme do të marrë EITI-ja në një vend të caktuar (për shembull, si do shpërndaher informacioni, kush do të trajnohet dhe kujt do t’i rriten kapacitetet), cilat të dhëna do të mblidhen, krahasohen, dhe rakordohen nga një auditor i pavarur. Pastaj vlerësimi i tij shërben si bazë e raportit të EITI-së, që do të botohet dhe shpërndahet gjerësisht. Përveç këtyre aspekteve teknike, mbledhjet e rregullta të grupit të punës gjithashtu sigurojnë që zhvillimet e një sektori që deri në atë çast kanë qenë të fshehta të diskutohen publikisht dhe që informacioni për tema të rëndësishme (si ndarja e të ardhurave që shkojnë përsëri në zonën ku nxirren mineralet) të ndahet me palët e prekura dhe të interesuara. Po ashtu, ai mund të ndihmojë në nxitjen e investimeve të huaja në industrinë minerare, meqenëse zbatimi i EITI-s është gjithashtu edhe një sinjal për besueshmëri nga ana e Qeverisë, dhe u siguron investitorëve një klimë më të qëndrueshme investimesh, duke qenë se ka më pak të ngjarë të ndodhin konfikte duke pasur më shumë mundësi për të siguruar informacion.

Agjencitë zbatuese Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Sekretariati i EITI-t

Produktet/Rezultatet e pritshme - Transparencë dhe llogaridhënie më e mirë nëpërmjet botimit të rregullt dhe verifikim të pavarur të të gjitha pagesave të bëra midis operatorëve minerarë dhe të naftës dhe njësive përkatëse të qeverisë; -

Mesazhi që u dërgohet investitorëve ndërkombëtare se vendi angazhohet gjerësisht në kontrollin e sektorit minerar dhe nuk drejtohet nga praktika të dyshimta apo informale;

-

Komunikim më të mirë me publikun dhe shoqërinë civile për një temë që është me interes të madh;

-

Fakti që një numër çështjesh të rëndësishme (minierat, nafta, të ardhurat dhe mundësisht ndarja e të ardhurave, zhvillimi i sektorit minerar, ndikimi në minierat, në komunitetet lokale, etj.,) i ofrohen publikut, kur nuk kanë qenë aty më parë.

51

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore INICIATIVA PëR TRANSPARENCë Në INDUSTRITë NXJERRëSE (eiti)

Përfituesit Qeveria, veçanërisht administrata e taksave dhe institucionet e PFM-së, shoqëria civile, komunitetet e rajoneve minerare, përfaqësuesit parlamentarë të rajoneve minerare, investitorët e minierave dhe të naftës.

Faza tjetër Mbledhja dhe rakordimi i të gjitha të ardhurave nga veprimtaritë minerare dhe të naftës. Personat e kontaktit

Drejtuesi i ekipit të projektit:

Andre Ufer, COCPO, Tel: 202-473-7335; Fax: 202-522-0396

Personi i kontaktit në qeveri:

Prof. Sokol Mati, Drejtor i Politikave industriale, koordinator kombëtar i EITI, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Tel: 355-4-2222245/74135; e-mail: smati@mete.gov.al

52

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore FORCIMI I ZBATIMIT Të KONVENTëS sË ARHUS-it Në SHQIPëRI (GRANT I IDF-Së) Statusi Përfituesi Koordinator Projekti:

Në zbatim Shqipëria Ministria e Mjedisit, Administrimit të Pyjeve dhe Ujërave

Shuma e grantit

370,000 US$

Data e fillimit Data e mbylljes

dhjetor 2009 dhjetor 2012

 Objektivat

e projektit

Ky grant synon të forcojë kapacitetet e qeverisë shqiptare dhe shoqërisë civile në zbatimin e Konventës së Arhusit “Për qasjen në informacion, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi në çështje mjedisore” (AC). Objektivat e realizimit të tij janë (i) të përmirësojë kapacitetet e Qendrës së Arhusit, agjencive rajonale mjedisore, shoqërisë civile, dhe aktorëve të tjerë të interesuar për të kuptuar kërkesat e AC-së dhe për të zbatuar një Strategji dhe Plan veprimi të përditësuar të AC; (ii) të rrisë ndërveprimin midis shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në lidhje me pjesëmarrjen e publikut dhe qasjen në drejtësi në vendimmarrjen publike për çështje mjedisore kombëtare dhe ndërkufitare, duke nxitur respektimin e dispozitave përkatëse të Konventës; dhe (iii) të përmirësojë rolin prej rojtari të shoqërisë civile përmes monitorimit më të mirë të udhëzimeve dhe kërkesave të parashikuara në Konventë. Përshkrimi i projektit Projekti ka komponentët dhe veprimtaritë e mëposhtme: Komponenti 1: Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe kuadrit ligjor. Një vlerësim i kuadrit aktual ligjor dhe aftësive përkatëse zbatuese të institucioneve do të kryhet me synimin për të identifikuar dhe përmirësuar respektimin e Konventës së Arhusit për sa i takon legjislacionit dhe zbatimit të tij. Do të sugjerohen udhëzime edhe për dhënien e informacionit mjedisor, përfshirjes së publikut dhe konsultimeve, paraqitjes të kërkesave në gjykata administrative dhe gjyqësore. Planveprimi dhe strategjia do të përditësohen gjatë viteve të ardhshme. Do të ngrihet një rrjet online i agjencive rajonale mjedisore në 12 prefekturat, i cili do të synojë përmirësimin e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe ndarjes së informacionit midis agjencive rajonale, Ministrisë së Mjedisit dhe publikut. Gjithashtu baza e të dhënave online do të ofrojë qasje falas në procesin e dhënieve të lejeve mjedisore.

53

GRANTE TË MENAXHUARA NGA Banka Botërore F ORCIMI I ZBATIMIT Të KONVENTëS sË ARHUS-it Në SHQIPëRI (GRANT I IDF-Së)

Komponenti 2: Përhapja e njohurive, trajnimi dhe informacioni Ky komponent synon të rrisë kapacitetet e strukturave të qeverisë, organeve të zgjedhura, dhe shoqërisë civile dhe përmirësojë njohuritë dhe ndërveprimin e tyre, me anë të trajnimeve të duhura, fushatave të ndërgjegjësimit, shtimit dhe përditësimit të faqeve ekzistuese në internet. Komponenti 3: Rritja e transparencës dhe llogaridhënies Ky komponent synon të forcojë rolin vrojtues të shoqërisë civile në mënyrë konstruktive përkundrejt proceseve të planifikimit të lidhura me qeverinë nëpërmjet një monitorimi sistematik të udhëzimeve dhe kërkesave të parashikuara në Konventë si edhe përmes forumeve publike ku konstatimet do të bëhen të njohura dhe do të shpërndahen në një publik më të gjerë. Arritjet e projektit Projekti filloi në dhjetor 2009 dhe është në muajt e parë të zbatimit të tij. Janë duke u bërë përgatitjet për veprimtaritë sipas planit të punës për vitin e parë.

Agjencitë zbatuese: Ministria e Mjedisit, Administrimit të Pyjeve dhe Ujërave, Ministria e Financës

Përfituesit: Ministria e Mjedisit, Administrimit të Pyjeve dhe Ujërave; Qendra Arhus, Agjencitë rajonale të mjedisit, organizatat e shoqërisë civile.

Personat e kontaktit Drejtuese e ekipit të projektit:

Ana Gjokutaj, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, e-mail: agjokutaj@worldbank.org

Personi i kontaktit në qeveri:

Klodian Aliu, Shefi i Departamentit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor, email: kaliu@moe.gov.al, Edlira Dersha, specialiste komunikimi, Qendra Arhus, Ministria e Mjedisit, Administrimit të Pyjeve & Ujërave, email: edersha@meo.gov.al Anila Tanku, Shefe e CFCU, Ministria e Financës, e-mail: atanku@minfin.gov.al

54

Studime dhe Raporte STUDIME (SHËRBIME JO-HUADHËNËSE) Përveç ofrimit të financimit për uljen e varfërisë dhe nxitjes së zhvillimit në Shqipëri përmes projekteve të investimeve dhe projekteve të tjera, Banka Botërore luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e këshillimit për politikat si dhe asistencë teknike për Qeverinë. Kjo konsulencë mbështetet në eksperiencën afatgjatë të Bankës, në punën e saj me ekonomitë e vendeve në tranzicion dhe me ekonomitë që kanë realizuar me sukses reforma strukturore brenda dhe jashtë rajonit. Studimet e mëposhtme analitike janë disa nga punimet që ka përgatitur ekipi i Bankës Botërore gjatë viteve të fundit për Shqipërinë: 

Studim për Sektorin e Shëndetësisë në Shqipëri. Ky studim shqyrton gjendjen e Sistemit të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri. Ai bën një përshkrim historik të trashëgimisë së tipareve të kujdesit shëndetësor para tranzicionit dhe të ndikimit negativ që patën ndaj tij trazirat civile dhe kriza e Kosovës gjatë viteve ‘90-. Studimi shqyrton pasojat dhe sfidat ndaj shëndetësisë në kuadër të ndryshimeve të reja demografike dhe socio-ekonomike dhe bën një analizë të përdorimit të burimeve në lidhje me rëndësinë e sigurimit të kujdesit shëndetësor dhe shpërndarjen e tij nëpër qarqe. Studimi po ashtu shqyrton cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe aspektin e financimit të tij. Sfida kryesore e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri është konsolidimi i arritjeve në rezultatet e shëndetësisë deri më sot, duke ngritur kapacitetet për të trajtuar shpeshtësinë në rritje të sëmundjeve të patransmetueshme dhe duke u ofruar grupeve me të ardhura të pakëta mbrojtje më të mirë ndaj shpenzimeve varfësuese për shëndetin (mars 2006).

Statusi i Reformës së tokës dhe tregjet e pasurisë së patundshme në Shqipëri. Në 1991, Qeveria e Shqipërisë nisi një reformë në marrëdhëniet e tokës dhe të pasurive të patundshme për të ripërtëritur parimet e të drejtës civile, për të autorizuar transaksione tregu dhe për të nisur transferimin e pronave bujqësore, të banesave, dhe pronave tregtare në pronësi të qytetarëve dhe personave juridikë. Qeveria miratoi edhe reforma të tjera, që synonin të krijonin sisteme moderne të mbrojtjes mjedisore, përdorimit të tokës dhe administrimit të tokave në pronësi shtetërore. Pavarësisht nga ky përparim, kuadri i parimeve ligjore dhe sistemeve mbështetëse juridike, administrative, dhe institucionale nuk është ende i plotë, ndërsa sistemi ende nuk operon me efikasitetin dhe transparencën e kërkuar. Ky raport “analizues” shqyrton elementët kryesorë të reformës së tokës dhe pronësisë, duke përshkruar gjendjen aktuale të reformës dhe faktorëve që pengojnë përfundimin e saj. Raporti trajton çështje ende të hapura të politikave, të cilat duhen zgjidhur dhe shqyrton aspekte të mbrojtjes mjedisore, të kontrollit të përdorimit të tokës dhe menaxhimit të saj. Raporti përfundon me rekomandime për veprimet përparësore në fazat e tjera të reformës (janar 2006).

Vlerësimi i tregut të punës. Punësimi është një problem i madh në Shqipëri. Një pjesë e madhe e problemit të tregut të punës përqendrohet në pasojat e “informalizimit” në rritje të punësimit dhe fluksit të madh të migracionit. Si informalizimi edhe migrimi janë pasoja të problemit themelor se punësimi nuk po shtohet në përgjithësi dhe në sektorin formal, në veçanti. Forca e punës vazhdon të shtohet dhe mund të ishte një burim i rëndësishëm për një rritje në të ardhmen. Por, nëse Shqipëria nuk do të jetë në gjendje të përmirësojë imazhin e saj për sa i takon krijimit të vendeve të punës, kjo “dhuratë demografike” potenciale mund ta përkeqësonte më tej problemin e papunësisë. Ky raport përmbledh njohuritë ekzistuese në këto fusha duke u mbështetur në raportet e kohëve të fundit të Bankës Botërore, por edhe bën një analizë të re dhe jep rekomandime duke u përqendruar në tregun e punës dhe politikat e tregut të punës, mbështetur në Vrojtimet e Matjeve të Stadardeve të Jetesës/Vrojtimet e Panelit për Shqipërinë, të kryera çdo vit nga 2002 deri në 2004. Këto vrojtimeve paraqesin me hollësi rezultatet më të fundit, jo vetëm me “ide të shpejta”

55

Studime dhe Raporte STUDIME (SHËRBIME JO-HUADHËNËSE)

ndërsektoriale, por edhe me analiza dinamike, që bëjnë të mundur të ndiqet ecuria e punëtorëve ndërsa hyjnë dhe dalin në tregun e punës dhe kalojnë nga njëra punë tek tjetra (maj 2006). 

Raport për respektimin e standardeve dhe kodeve (ROSC): (kontabiliteti dhe auditimi). Ky vlerësim është pjesë e një iniciative të përbashkët të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai përqendrohet në pikat e forta dhe të dobëta të mjedisit të kontabilitetit dhe auditimit, të cilat ndikojnë në raportimet financiare të korporatave dhe përfshin një analizë të kërkesave të detyrueshme dhe praktikës aktuale. Konstatimet kryesore të raportit përfshijnë: (i) kuadri ligjor për raportimin financiar në Shqipëri karakterizohet nga mungesa e kohesionit. (ii) Ka një numër shumë të kufizuar informacionesh të botuara financiare në Shqipëri. (iii) Ligji i ri i kontabilitetit synon të trajtojë shumë nga difektet e mëparshme të kërkesave për raportim të kontabilitetit dhe raportim financiar. (iv) Përcaktuesi i standardeve të kontabilitetit, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (KKK) ka nevojë për një numër shumë më të madh burimesh teknike dhe financiare me qëllim që të plotësojë mandatin e tij. (v) Ka një nevojë të madhe për trajnim në të gjitha fushat e ekonomisë për sa i takon kontabilitetit, auditimit dhe raportimit financiar. (vi) Mekanizmat e monitorimit dhe zbatimit janë të pazonja për të zbatuar standardet e kontabilitetit dhe auditit. Rekomandimi i raportit synon të përmirësojë të gjithë mjedisin e raportimit financiar në Shqipëri (qershor 2006).

Tendencat e varfërisë dhe pabarazisë në Shqipëri. Varfëria është ulur në mënyrë të ndjeshme, si rrjedhojë e rritjes së qëndrueshme të kohëve të fundit. Shkalla e varfërisë absolute për frymë është ulur nga 25 për qind në 2002 në 19 për qind në 2005, ose 6.8 pikë për qind, duke nxjerrë 221 000 njërëz nga varfëria. Një pjesë e madhe e zhvillimit ka ndodhur në, dhe përreth zonave urbane, duke tërhequr kështu migrimin e brendshëm nga fshatrat. Megjithatë, shpërndarja e përfitimeve ka qenë e pabarabartë. Rritja reale e konsumit për frymë në zonat urbane ka qenë dy herë më e lartë se sa në zonat rurale. Si pasojë, hendeku në shkallën e varfërisë midis zonave urbane dhe rurale u zgjerua nga pikëpamja absolute dhe relative. Dëshmitë tregojnë se prodhimtaria e ulët e fermave të vogla familjare shpjegon pjesërisht ngadalësimin e uljes së varfërisë në zonat rurale dhe po të mos kish qenë fluksi i madh i dërgesave në para, kushtet e jetesës do të ishin pothuaj me siguri më të këqija (dhjetor 2006).

PEIR. Ky raport konstaton se Shqipëria ka shumë mundësi për të (a) përmirësuar produktivitetin e shpenzimeve të saj publike, duke siguruar një shtesë për të rritur prodhimtarinë e kapitalit privat, por edhe një burim të pavarur të rritjes ekonomike; dhe për të (b) thelluar ndikimin e kësaj rritje ndaj varfërisë, duke përmirësuar barazinë në sigurimin e shërbimit publik. Shqetësimet që po lindin përqendrohen në nevojën për të ruajtur rëndësinë e rritjes dhe uljes së varfërisë. Përfitimet nga produktiviteti si pasojë e rialokimit të burimeve, tipike për fazën e parë të tranzicionit, janë duke u ngadalësuar. Shqipëria duhet të krijojë një mjedis më të mirë për investimet private, të përshpejtojë më shumë përmirësimet në kapitalin njerëzor dhe të stimulojë burime të reja për rritjen e prodhimtarisë, duke përfshirë edhe sektorin publik. Politika e shpenzimeve publike është në themel të kësaj sfide për sigurimin e një rritje të qëndrueshme. Ky raport konstaton se niveli i shpenzimeve të Shqipërisë në 29 për qind të PPB-së është në përgjithësi një nivel i përshtatshëm, por mobilizimi i burimeve është i shtrembëruar, ndërsa shpenzimet mbeten të pamjaftueshme. Raporti thekson se përmirësimi i efikasitetit dhe barazisë së shpenzimeve publike në Shqipëri nuk do të jetë i mundur pa përshpejtimin e reformave institucionale që synojnë rivendosjen e disiplinës dhe besueshmërisë në menaxhimin e shpenzimeve. Këto reforma përfshijnë racionalizimin e sistemit të pagave për punonjësit e shtetit dhe forcimin e reformave të menaxhimit të shërbimit civil për të përmirësuar efektivitetin dhe barazinë e sektorit publik. Analiza e Shpenzimeve Publike dhe Institucioanle (PEIR) kontribon në këtë debat përmes shqyrtimit të rolit të politikës së shpenzimeve për rritjen e perspektivave të rritjes së ardhshme, duke përmirësuar rezultatet e ofrimit të shërbimeve. I përbërë nga dy vëllime, ky raport vlerëson rezultatet e shpenzimeve publike në Shqipëri gjatë 15- vjetëve të fundit; shqyrton sfidat aktuale dhe të ardhme me të cilat përballet qeveria për përmirësimin e efektivitetit të shpenzimeve publike dhe sigurimit të qëndrueshmërisë së qëndrimit fiskal; dhe propozon një program për strategjinë e shpenzimeve publike si në nivel të përgjithshëm ashtu edhe sektoral (dhjetor 2006).

Analiza e Sigurimeve Shoqërore. Kjo analizë përqendrohet kryesisht tek pensionet. Dy alternativa janë përpunuar: (i) problemet e sistemit të pensioneve mund të trajtohen duke reformuar sistemin e pensioneve me qëllim që përfitimet të mos ulen shumë në të ardhmen, shkalla e kontributeve do të ulen në një farë mënyre, demotivimi për të paguar kontribute do të hiqen, dhe punonjësit e zonave rurale do të trajtohen

56

Studime dhe Raporte në të njëjtën mënyrë si edhe punonjësit e zonave urbane në rast se zgjedhin të vazhdojnë të kontribuojnë në sistemin e pensioneve. Megjithatë, korrigjimi i këtyre problemeve nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta futur shumicën e forcave të punës që aktualisht punon në sektorin informal në sektorin formal. (ii) Kjo alternativë kërkon eliminimin e plotë të sistemit të kontributeve. Sipas këtij sistemi, punëtorët ruralë dhe urbanë do të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë, të gjithë do të mbuloheshin dhe do të arrihej një farë shkalle e uljes së varfërisë për ata persona që nuk janë në gjendje të punojnë për shkak të moshës apo pamundësisë fizike. Megjithatë, përfitimet mund të pakësoheshin në mënyrë të ndjeshme, duke e lënë sistemin e pensioneve publike të paaftë për t’u siguruar njerëzve një mjet për të lehtësuar konsumin gjatë periudhave kur punojnë dhe kur nuk punojnë në jetën e tyre. Këto janë vizione krejtësisht të ndryshme të të ardhmes së sistemit të pensionit në Shqipëri. Asnjeri nuk është i drejtë ose i gabuar; të dy kanë të mira dhe të këqija dhe vendet e ndryshme në botë kanë bërë zgjedhje të ndryshme midis këtyre dy opsioneve. Dokumenti përcakton implikimet e këtyre zgjedhjeve, duke e lënë në dorë të politikbërësve shqiptarë të vendosin se cila prej këtyre dy rrugëve i përshtatet më mirë të ardhmes së Shqipërisë (dhjetor 2006). 

Shqipëria – Vlerësim i sektorit urban. Ky studim është përgatitur si një analizë historike për të informuar dialogun që po zhvillohet dhe programin operacional të Bankës Botërore dhe Qeverisë së Shqipërisë për çështje të politikave dhe strategjive të zhvillimit urban dhe qeverisë lokale. Raporti përqendrohet në tendencat dhe çështjet që kanë dalë në pah gjatë urbanizimit të shpejtë dhe gjatë decentralizimit të kohëve të fundit të përgjegjësive kryesore të qeverisjes vendore (janar 2007).

Shqipëria – Zhvillimi urban, migrimi dhe vlerësimi i varfërisë. Ky raport pretendon se vetëm gjatë tre vjetëve nga 2002 në 2005, pothuaj 235,000 njerëz kanë dalë nga varfëria në Shqipëri. Rritja e madhe ekonomike dhe fluksi i madh i dërgesave në para nga jashtë janë në qendër të kësaj arritje impresionuese. Megjithatë, prodhimtaria e ulët të fermave familjare, që janë kryesisht të vogla, ka krijuar një pengesë për të ardhmen e zhvillimit rural. Për më tepër, Programi i Ndihmës Ekonomike (NE), programi i mbështetur në mesataren e të ardhurave, është një program i përhapur në shkallë të vogël dhe, si pasojë, ka vetëm një ndikim modest në uljen e varfërisë. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, banorët e varfër janë kryesisht banore ruralë, me aftësi të pakta (të matur me vitet e shkollës së kryer) individë, dhe familje të mëdha. Përfundimi kryesor i këtij raporti është se ndërsa Shqipëria shikon përpara, ajo përballet me sfidat e konsolidimit dhe ruajtjes së këtyre përmirësimeve të kushteve të jetesës dhe ngushtimit të dallimeve rurale dhe urbane që janë duke u zgjeruar. Për të zgjidhur këto sfida, Shqipëria lipset të qëndrojë në rrugën e rritjes së shpejtë, të rrisë prodhimtarinë, dhe të përmirësojë efektivitetin e synuar të programit të saj të Ndihmës Ekonomike (dhjetor 2007).

Shqipëria – Politikat strategjike për një sektor bujqësor më konkurrues. Tendencat e fundit në Shqipëri sugjerojnë se ajo e ka potencialin për një sektor modern dhe konkurrues bujqësor, me kusht që të ketë investime të mjaftueshme private dhe mjedisin e duhur të politikave. Ky kapitull shqyrton rolin e bujqësisë në ekonomi dhe statusin aktual të sektorit dhe përcakton implikimet e modernizimit dhe transformit të bujqësisë në zonat rurale. Ai gjithashtu përcakton tendencat dhe burimet e rritjes në bujqësi, dhe përfundon me paraqitjen e sfidave kryesore të sektorit. Pjesa tjetër e raportit analizon sfidat me të cilat përballet sektori bujqësor dhe rekomandon politikat për zgjidhjen e tyre. Këto sfida analizohen me shumë hollësi dhe jepen rekomandime më konkrete për politika në kapitujt që vijojnë, të cilët përqendrohen në forcimin e hallkave të ofertës, përmirësimit të sigurisë ushqimore, dduke siguruar që reformat të kryen në përputhje me legjislacionin e BE-së. Kapitulli i fundit analizon sa sa mirë menaxhohen shpenzimet publike në bujqësi me qëllim realizmin e këtyre objektivave të politikave (tetor 2007).

Mundësitë e Shqipërisë për financimin e sektorit të sipërmarrjeve. Ky raport është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Bankën e Shqipërisë. Ai përqendrohet në sektorët e tregtisë, shërbimeve dhe bujqësisë dhe në problemet që lidhen me funksionimin e sistemit të Rregjistrimit të Pronave të Patundshme

57

Studime dhe Raporte STUDIME (SHËRBIME JO-HUADHËNËSE)

(IPRS) dhe institucioneve të tjera, si dhe formalizmin e të drejtave të pronësisë dhe rregjistrimin e barrës hipotekare. Ky studim beson se reforma me efektin më optimal për rritjen e qëndrueshme të kreditimit do të duhej të përqendrohej në (i) rritjen dhe zhvillimin të institucioneve të mikrofinancës, (ii) nxitjen e zhvillimit të unioneve të kreditit dhe institucioneve të mikrofinancave, dhe (iii) përkrahjen e zhvillimit të instrumenteve të reja. Autoritetet do të përqendrohen edhe në vënien në zbatim të reformave për të përmbushur rekomandimin e Task Forcës për Veprimin Financiar (FATF) (qershor 2007). 

Shqipëria – Raport për politikën e financave vendore: shqyrtimi i shpenzimeve programatike publike dhe shqyrtimi institucional. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të mëdha në sistemin e saj të financave të pushtetit vendor qysh nga viti 2000. Nga një sistem ku financat vendore ishin të paqarta dhe financimi bëhej kryesisht përmes granteve të rezervuara, rreptësisht të kontrolluara, tani është një sistem ku funksionet janë relativisht të qarta dhe ku pushteti vendor ka më shumë autonomi në alokimin e fondeve. Është futur një sistem i ri grantesh konkurruese për investime në infrastrukture. Parlamenti ka miratuar një ligj të ri për huamarrjen vendore. Brenda këtij kuadri, megjithatë, mbeten disa probleme të diskutueshme të cilat trajtohen në këtë raport politikash. Me afat të gjatë, Shqipëria duhet të përballet me çështje organizative. Njëra prej tyre është roli i qeverive vendore (qarqeve), të cilat tani nuk kanë funksione të mëdha të përcaktuara qartë. Ndërsa strategjia e qeverisë për decentralizimin propozon një gamë funksionesh të mundshme për pushtetet e qarqeve, shumica e tyre mund të kryehet nëpërmjet mjeteve të tjera. Çështja tjetër organizative është konsolidimi i komunave të vogla. Strategjia e Qeverisë për decentralizimin propozon bashkimin eventual të qeverisjeve të vogla vendore në njësi më të mëdha. Gjithësesi, përvoja ndërkombëtare tregon se përfitimet nga bashkimi nga pikëpamja e efikasitetit janë të kufizuara dhe mund të mos jenë të mjaftueshme për të përligjur koston politike të bërjes së diçkaje të tillë. Përpjekjet për bashkimin e pushteteve lokale duhet të marrin parasysh zgjidhje të tjera alternative, të tilla si marrëveshje midis bashkive dhe shoqëri të përbashkëta për shërbime, përpara se të vazhdojnë me një gjë të tillë (shtator 2008).

Shqipëria – Reforma e sektorit minerar, ristrukturimi dhe perspektiva e të ardhmes. Ky raport na jep një vështrim të përmbledhur të gjendjes aktuale në sektorin minerar në Shqipëri. Ai vlerëson ngjarjet më të mëdha që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit (veçanërisht në lidhje me procesin e privatizimit) dhe shqyrton qeverisjen, politikat me veprim të gjerë dhe kudrin e saj ligjor, të cilat kanë udhëhequr zhvillimin e këtij sektori. Konstatimet kryesore në këtë drejtim janë të lidhura me: përmirësimin e efektivitetit rregullator, forcimin e kapaciteteve teknike, trajtimin e trashëgimisë mjedisore dhe sociale, çështje të përbashkëta me përfitim për komunitetet; dhe me ruajtjen e rritjes në këtë sektor përmes nxitjes së zhvillimit të sektorit (qershor 2009).

Shqipëria – Krijimi i konkurrencës (Vlerësimi i Klimës së Investimeve (ICA). Ky raport diskuton se si Shqipëria mund të përmirësojë konkurrencës afatgjatë dhe rritjen me anë të mbështetjes së aftësisë së firmave të saj për të përdorur teknologjinë dhe aftësitë dhe duke mbyllur hendekun midis rregulloreve dhe zbatimin të tyre konkret. Kapitulli i dytë përgatit terrenin, duke paraqitur mjedisin makroekonomik, si edhe tiparet kyçe strukturore të ekonomisë shqiptare. Kapitulli i tretë na jep një vështrim të kufizimeve në klimën e investimeve për efektivitetin e firmave. Shtyllat kryesore të klimës së investimeve, të cilat ndikojnë në efektivitetin e firmave, që do të thotë: (i) qasja dhe përqafimi i njohurive nga firmat shqiptare, dhe (ii) hendeku midis rregullore formale dhe informale, trajtohen në kapitujt katër dhe pesë, përkatësisht. Kapitulli gjashtë përfundon dhe përmbledh rekomandimet e politikave (tetor 2010).

Vlerësime për ndryshimet klimatike: një vlerësim për cënueshmërinë e shkaktuar nga ndryshimet e klimës, dhe përshtatshmëritë në sektorin energjetik të Shqipërisë – Kjo përmbledhje paraqet një vlerësim pilot të rrezikut të cenueshmërisë dhe të përshtatshmërisë në sektorin energjetik shqiptar me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe vendosjen e dialogut për përshtatjen e sektorit të energjisë. Ky vlerësim pilot paraqet një përqasje që mund të përdoret për të ndihmuar vendet dhe palët e interesuara në sektorin energjetik të krijojnë projekte dhe politika të shëndetshme për sa i përket pasigurive klimatike, dhe t’i ndihmojë ata të menaxhojnë shqetësimet ekzistuese energjetike në lidhje me ndryshimin e klimës. Ai përcakton rreziqet kyçe të drejtpërdrejta për ofertën dhe kërkesën për energji dhe paraqet mundësitë përshtatëse për të vendosur se ku duhen përqendruar analizat e tjera të thella në të adhnmen. Gjithashtu, ai përcakton studimet e mëtejshme që nevojiten për të kuptuar më mirë implikimet e ngjarjeve ekstreme klimatike për sektorin energjetik si edhe ndikimet potenciale të tërthorta, të tilla si veprime të mundshme adaptuese në sektorin e bujqësisë që mund të ndikojnë në furnizimim me energji (nëntor 2009).

58

FONDI I SHOQëRISë CIVILE Programi i FONDIt tË SHOQëRISë CIVILE Zyra e Bankës Botërore në Tiranë u ka dhënë grante organizatave të shoq��risë civile në kuadrin e Fondit të Shoqërisë Civile (CSF), që arrijnë shumën prej 376.000 US$ gjatë dhjetë vjetëve të fundit. CSF-ja u krijua për të nxitur dialogun dhe shpërndarjen e informacionit mbi zhvillimin, si edhe për të rritur partneritetin me shoqërinë civile. Gama e CSF-së është fuqizimi i angazhimit të qytetarëve, në mënyrë që ata të mund të shprehin zërin e tyre në proceset e zhvillimit. CSF-ja në Shqipëri përqendrohet në angazhimin qytetar, rritjen e transparencës dhe llogaridhënien sociale. Një Bord i Jashtëm Këshillimor, i përbërë nga përfaqësues të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, puna e të cilëve përqendrohet në shoqërinë civile, dhe një Komision i Brendshëm për Përzgjedhjen e Granteve, i përbërë nga punonjës të zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, shqyrton dhe përzgjedh propozimet më të mira. Shpërndarja gjeografike e propozimeve përfshin gjithë vendin. OJQ-të dhe projektet që vijojnë janë fituese të granteve gjatë dhjetë viteve të fundit fiskalë: VF2010 ($45.000) 1. Përfshirja e të rinjve në Rrjetin Kombëtar të Shërbimeve të Komunitetit për Shkelësit e ligit, Aksion Plus –, Tirana, Durres, Fier dhe Vlorë; 2. Fuqizimi i grave nëpërmjet pjesëmarrjes dhe monitorimit në politikat dhe programet e pushtetit vendor, M.I.K.E., Tirana; 3. Komuniteti Rom dhe realiteti, Shoqata “Romet e Veriut”, Lezhë; 4. Rrija e kohezionit social nëpërmjet programe përfshirëse, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Tiranë; 5. Punë e respektuar dhe e siguruar për gratë që punojnë, Instituti per Rinovimin e Politikave Sociale & Shoqata per Integrimin e Grave Tekstiliste, Tiranë; 6. Buxhetimi me pjesëmarrje dhe përfshirja e grupeve të marxhinalizuara në procesin e buzhetit në bashkinë e Fierit, Dyert e se Ardhmes, Fier; 7. Informimi i grave për të drejtat e tyre dhe nxitja e informacionit dhe letërsisë në burgjet e grave, Qendra Europiane, Tiranë; 8. Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit maqedonas për të drejtat e tyre dhe krijimi i rrejtit të organizatave të komunitetit maqedonas Shoqata “Ndergjegjesim per Progres”, Prespa, Korçë; 9. Fuqizimi i të rinjve përmes pjesëmarrjes në pushtetin vendor, Qendra “Femijet Sot”, Tiranë. VF2009 ($45.000) 1. Kinemaja sociale, Eko-lëvizja, Tirana, Vore, Berzhite, Ndroq; 2. Përmirësimi i qasjes në informacion dhe të drejtat e njeriut për të verbërit, Shoqata e Personave të Verbër të Shqipërisë, Tiranë, Durrës; 3. Angazhimi Qytetar dhe Qendra e Transparencës, Qendra e Koordinimit të OJQ-ve lokale, Përmet; 4. Mjedisi është përgjegjësia e gjithkujt, Lëvizja Mjaft!, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë; 5. Angazhimi qytetar në favor të shërbimeve publike, Shoqata Shqiptare për Edukimin Mjedisor, Shkodër; 6. Mbështetja e komunitetit të Romëve për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e tyre nëpërmes llogaridhënies sociale dhe angazhimit qytetar të grupeve të marxhinalizuar, Për të ardhmen e Romëve – Zemra e Nënës, Tiranë;

59

FONDI I SHOQëRISë CIVILE

7. Përmirësimi i komunikimit publik në bashkitë e Korçës dhe Beratit, Instituti Axhenda, Korçcë dhe Berat; 8. Qasja e grave rurale ndaj informacionit për të drejtat dhe përfitimet nga skema e sigurimeve sociale në Shqipëri, Gratë dhe Përparimi, në gjithë vendin. VF2008 ($35.000) 1. Fushatë ndërgjegjësimi për situatën e zjarreve në pyjet dhe kullotat, ECAT Tirana 2. Rinia rome dhe sfidat e lidhura me përfshirjen sociale: një seri forumesh të hapura, Qendra për një Vizion Bashkëkohor Rom 3. Informimi i publikut për legjislacionin vendas për mjedisin dhe për Konventën e Arhustit, si edhe rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrjen vendore, Përrenjas, Forumi i Grave, Elbasan 4. Të rinjtë kanë të drejtë të informohen, Shoqëria për Mbrojtje, Informacion, Kujdes dhe Edukim; 5. T’i mbajmë plazhet të pastër, Gratë për Zhvillimin e Turizmit, Vlorë; 6. Vendosja e partneritetit mes aktorëve vendorë dhe hartimi i një plani mjedisor për Komunën Voskopojë, Shoqata për Natyrën Ndërkufitare; 7. Hapësira që zënë çështjet mjedisore në media, Instituti Shqiptar i Medias; 8. Rritja e rolit të të rinjve në krijimin e një mjedisi kulturor në hapësirat publike, Forumi i Pavarur i Grave, Dega Burrel, Mat. VF2007 ($35.000) 1. Nxitja e projekteve të sipërmarrjes rinore për të përballuar tranzicionin nga Universiteti në tregjet e punës, Studentët në Sipërmarrjen e Lirë në Shqipëri (SIFE Shqipëri), Tiranë. 2. Ngritja e një forumi rinor në Bashkinë e Kuçovës për të rritur pjesëmarrjen dhe qasjen në vendimmarrje rajonale, Shoqata e Bashkive, Kuçovë. 3. Integrimi i personave të rinj të paaftë, Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara, Shkodër. 4. Angazhimi i të rinjve në në monitorimin e shërbimeve sociale në bashkinë Vau i Dejës, Shoqata Misionarët e të drejtave sociale, Vau i Dejës. 5. Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe diskutimi rreth shqetësimeve ditore të tyre përmes një rrjeti programsh në radio në mbarë vendin, Shoqata e Pavarur e Medias Lokale and Shoqata e Gazetarëve Profesionistë Jonianë, Sarandë. 6. Përfshirja e të rinjve të komunës së Farkës në procesin e përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit të pushtetit vendor, Qendra“ARG”, Tiranë. 7. Angazhimi civil i të rinjve, aksione qytetare konkrete, PASS, në mbarë Shqipërinë. VF2006 ($34.000) 1. Rritja e përfshirjes qytetare në administrimin e zonës historike të Gjirokastrës, në kuadër të regjistrimit në UNESCO, Shoqata për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Nxitjen e Turizmit, Gjirokastër. 2. Debati mbi edukimin fiskal të komunitetit në përpjekje për të ulur korrupsionin e evazionit fiskal, Forumi Shqiptar Social Ekonomik (ASET), Tiranë 3. Monitorimi i politikave dhe i vendimeve që prekin interesat e grupeve studentore. Fondacioni “Lëvizja Mjaft”, Tiranë. 4. Përmirësimi i cilësisë dhe shpejtësisë së realizimit të shërbimeve për bizneset e vogla, si mënyrë unifikimi i procedurave dhe i pagesave, Instituti i Studimeve për Qeverisjen e Mirë dhe Zhvillimin e Qendrueshëm, Tiranë 5. Trajnimi i koordinatorëve të qeverive studentore për një parlament rinor efiçent dhe mbështetës në procesin e vendim-marrjes dhe në luftën kundër korrupsionit në shkolla. Shoqata “Vizione të reja”, Kurbin, Laç dhe Lezhë.

60

FONDI I SHOQëRISë CIVILE 6. Organizimi i një karvani antikorrupsion në 12 prefekturat e vendit për një përhapje të përvojave të suksesshme të luftës kundër korrupsionit. Shoqata “FORIS”, Tiranë. 7. Monitorimi i mbledhjes së mbeturinave në Tiranë nga 3 shoqëritë e kontraktuara nga Bashkia Tiranë, Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Tiranë. 8. Forcimi i mekanizmave të llogaridhënies, dhe përfshirja e komunitetit në përmirësimin e shërbimeve publike nëpërmjet përdorimit më të mirë të fondeve publike dhe rritjes së transparencës në 5 komuna: Dajt, Farkë dhe Kashar, në Tiranë, dhe Maminas e Rrashbull në Durrës. Shoqata ShqiptaroAmerikane e Tregtisë dhe e Zhvillimit, Tiranë. 9. Nxitja e pjesëmarrjes së grave në zonën e Spitallës dhe Porto-Romanos, për marrjen e vendimeve që prek bashkësinë e kësaj zone, Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës. VF2005 ($34.000) 1. Organizimi i debateve dhe seancave publike dëgjimore mbi temën, “Liqeni i Shkodrës: Natyrë e mbrojtur apo park kombëtar”, Shoqata për Edukim Mjedisor, Shkodër. 2. Krijimi i një plani kombëtar veprimi për të moshuarit në përputhje me Platformën ndërkombëtare të të moshuarve, Shoqata shqiptare për të gjitha moshat, Tiranë. 3. Përfshirja e grupeve qytetare në procesin e përgatitjes dhe monitorimit të buxhetit në nivel vendor në Pogradec, Ersekë, Leskovik dhe Devoll, Qendra për Zhvillim dhe Kërkim, Pogradec, Ersekë. 4. Mbështetje për integrim social të njerëzve me aftësi të kufizuara, Shoqata Shpresë dhe dashuri, Tiranë. 5. Promovimi i Strategjisë Kombëtare të Arsimit në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, Shoqata Edukimi për Shoqërinë e Hapur, Gjirokastër. 6. Përmirësimi i komunikimit mes pushtetit lokal dhe qytetarëve përmes krijimit të pesë komisioneve qytetare pranë Bashkisë së Durrësit, Shërbimi Ndërkombëtar Social për Shqipërinë, Durrës. 7. Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi nevojat e të rinjve në Bathore, Shoqata për Integrim dhe Zhvillim, Tiranë. 8. Nxitja e angazhimit qytetar të qëndrueshëm përmes zhvillimit të programeve lokale në komunën e Baldushkut, Qendra për Nxitjen e Biznesit dhe Reformave Publike, Tiranë. VF2004 ($48.000) 1. Lufta kundër analfabetizmit të fëmijëve romë dhe mbështetje për integrimin e tyre me fëmijët e tjerë, Gruaja Rome e së Ardhmes, Tiranë. 2. Mbështetje për publikimin e një gazete dyjavore e cila do të përhapë informacion, do të bëjë ndërgjegjësim dhe integrim për mbrojtjen e mjedisit, Masmedia dhe Mjedisi, Tiranë. 3. Rritja e ndërgjegjësimit institucional dhe qytetar në drejtim të të rinjve jetimë në veri, Gruaja ne Integrim, Shkodër. 4. Përmirësimi i proceseve dhe mekanizmave të ankimit në burgjet shqiptare, Përthyerje, Tiranë. 5. Ndërgjegjësim dhe mbështetje për integrimin e fëmijëve jetimë në bashkësi, Shoqata e fëmijëve dhe të rinjve jetimë, Korçë. 6. Fuqizimi i grupeve të margjinalizuara në Bathore, Gruaja për veprim global, Tiranë. 7. Nxitja e sipërmarrjes ligjore në zonat post-trafik të Sarandës dhe Vlorës, Lidhja e Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë (LEGA), Tiranë.

61

FONDI I SHOQëRISë CIVILE

8. Ndërgjegjësim për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara (MEDPAK), Librazhd. 9. Eksperimentimi me metodat e reja të të mësuarit për të rinjtë, Qendra Sociale Murialdo, Fier. 10. Përmirësimi i sjelljes së strukturave policore përmes ndërgjegjësimit dhe informimit publik në lidhje me të drejtat e personave të ndaluar, Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, Tiranë. 11. Mobilizimi i komunitetit për uljen e margjinalizimit, sidomos të pakicave etnike, Fëmijët e botës dhe të Shqipërisë – të Drejtat e Njeriut, Tiranë. 12. Të rrisim pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje në fshat për të përmirësuar qeverisjen, PISHA, Kastriot, Peshkopi. 13. Të nxisim të mësuarit e vazhdueshëm, Projekti: Arsimimi i të rriturve në Shqipëri - PARSH, Tiranë. VF2003 ($45.000) 1. Organizimi i një serie debatesh mbi problemet sociale të moshës së tretë, me pushtetin vendor, shoqërinë civile dhe të moshuar, AMIV, Gjirokastër. 2. Fuqizimi i grave në fshatrat e Rrethit të Pukës dhe përfshirja më shumë në shoqëri e tyre, “Gratë intelektuale”, Pukë. 3. Prodhimi i 24 episodeve të radionovelës “Rruga me pisha” mbi ndërgjegjësimin e publikut për trafikimin e grave dhe transmetimi i tyre në Radio Tirana, Fondacioni “Rruga me pisha”, Tiranë. 4. Mbështetje për fëmijët e rrezikuar nga trafikimi dhe prindërit e tyre, “Unioni rinor i të drejtave të njeriut”, Tiranë. 5. Trajnim për rolin udhëheqës, për gratë rome, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare, Tiranë. 6. Publikimi në shqip i librit “E drejta për të treguar”, botim i Institutit të Bankës Botërore me qëllim përdorimin e tij gjatë trajnimeve me gazetarë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë. 7. Rritja e përfshirjes së grupeve të përjashtuara në vendimmarrje në zonën e Kodër-Kamzës, Integrim në komunitet, Tiranë. 8. Promovimi i të drejtave të fëmijëve romë dhe nxitja e bashkekzistencës në harmoni me fëmijët jo romë, Dyert e së ardhmes, Fier. 9. Sensibilizimi i institucioneve vendimmarrëse rreth vështirësive të biznesit familjar në zonat e varfra të Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit, me qëllim krijimin e kushteve nxitëse për aktivitetin e tyre, Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, Tiranë, 10. Prodhimi i dy kinokronikave televizive, pjesë e serialit “Tunel”, me qëllim rritjen e kapaciteteve të grupeve të rrezikuara për të influencuar opinionin publik dhe negociuar me pushtetin qendror dhe atë vendor që të trajtojnë problemet e tyre, Forumi Shqiptar Social Ekonomik (ASET), Tiranë. 11. Eliminimi i punës së fëmijëve dhe përfshirja e shoqërisë në parandalimin e këtij fenomeni, European Children’s Trust, Shkodër. 12. Ndërgjegjësimi i opinionit dhe i parlamentarëve për traktatet dhe konventat dypalëshe dhe shumëpalëshe në lidhje me të drejtat e fëmijëve, International Social Services, Zyra për Shqipërinë, Tiranë. VF2002 ($25.00) 1. Fushatë ndërgjegjësimi publik dhe asistencë për familjet në gjakmarrje, Në Dobi të Gruas Pukjane, Pukë. 2. Të ndryshëm por të barabartë, Të gjithë fëmijët kanë të njëjtën vlerë njerëzore, Shkodër. 3. Hapja e shkollës bujqësore për gra si mjet emancipimi për gratë që kanë migruar nga zonat e largëta të vendit, Qendra Rajonale e Këshillimit Bujqësor, Durrës. 4. Debat i hapur për fëmijërinë, Shoqata Fondi i Krishterë për Fëmijët në bashkëpunim me rrjetin e grupeve komunitare të prindërve Tiranë, Peshkopi, Kukës. 5. Përfshirja e grupeve të margjinalizuara në vendim-marrjen bashkiake, Shoqata “Rinia dhe Fëmijët”, Përmet.

62

FONDI I SHOQëRISë CIVILE 6. Vendosja e rrjetit midis popullsisë rome në Shqipëri dhe në Rumani, Qendra për Studime Sociale dhe Ekonomike, Tiranë. 7. Mbështetje sociale dhe fiziologjike për të moshuarit përmes përfshirjes së të rinjve, Në dobi të Gruas Shqiptare, Tiranë-Kombinat. 8. Ngritja e klubit të nënave “Të ndihmojmë njëra tjetrën”, Qendra Shumëdisiplinore për Administrimin e Keqtrajtimit të Fëmijëve, Tiranë. 9. Promovimi i nismës qytetare për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe mjedisore në FushëBardhë përmes dialogut dhe lobimit, Shoqata për Mjedisin e Shqipërisë së Jugut, Gjirokastër. 10. Promovimi i bashkëpunimit dhe tolerancës mes adoleshentëve nga familjet me probleme sociale dhe ekonomike, Fëmijët e Botës, Tiranë. 11. Rritja e ndërgjegjësimit të autoriteteve publike nga mediat, në lidhje me bashkësitë në fushat e minuara, Shoqata “Pjetër Bogdani”, Kukës. 12. Ndërgjegjësimi i opinionit social, komunitetit, dhe donatorëve në lidhje me nevojat e grave dhe fëmijëve në burgjet shqiptare, Instituti për Sondazhe Publike, Tiranë. VF2001 (30.000 $) 1. Debati Kombëtar i të Rinjve “Qeveria duhet të kujdeset për të varfërit e saj”, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Debatit, në gjithë Shqipërinë. 2. Pjesëmarrja e komunitetit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në komunën e Përrenjasit dhe Librazhdit, Shoqatat FILD & SEDA, Librazhd. 3. Kompleks apartamentesh Bashkimi dhe Zhvillimi i Komunitetit në Lushnje, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Komunitetit, Lushnje. 4. Hape dhe përmirësoje biznesin tënd, Qendra e Gruas, Tiranë. 5. Mbrojtja e marrëdhënieve të minoriteteve etnike duke rritur rolin e medias së pavarur elektronike në nënprefekturën e Sarandës, Shoqata e Gazetarëve Profesioniste Jonianë, Sarandë. 6. Përmirësimi i furnizimit me ujë në fshat, Shoqata e Kursim – Kreditit në Kuqan, Elbasan. 7. Rritja e të ardhurave të fermerëve përmes prodhimit të një fare misri hibride të certifikuar në Baldushk, Shoqata e Përdoruesve Gjenetikë të Prodhimit të farërave, Tiranë. 8. Media në zbatimin e GPRS-së, Unioni LEGA, Tiranë.

Person i kontaktit:

Ana Gjokutaj, Shefe e Marrëdhënieve me Publikun, Zyra e Bankës Botërore, Tiranë Tel: 355-4- 2280-650/1;

63

INFORMACION PËR PROKURIMET Statuti i Bankës Botërore parashikon përgjegjësinë e Bankës Botërore, sipas të cilit Banka duhet të sigurojë që fondet e marra në kuadër të huave/kredive të saj të përdoren vetëm për qëllimet e përcaktuara, duke i kushtuar v��mendje të veçantë ekonomisë dhe efiçencës, dhe pa u ndikuar nga argumentet politike dhe joekonomike. Për këtë qëllim, Banka ka përcaktuar rregullat e prokurimit që duhet të ndjekin Huamarrësit për prokurimin e mallrave, punimeve dhe shërbimeve të nevojshme për projektet e financuara nga Banka, si edhe procedurat për shqyrtimin që u bën Banka vendimeve të prokurimit të Huamarrësve. Prokurimet janë një element kritik i projekteve të financuara nga Banka dhe kontribuojnë në një shkallë të madhe në suksesin apo dështimin e projekteve dhe programeve. Kërkesat e Bankës për prokurimet orientohen nga katër parime bazë: (a) Sigurimi i ekonomisë dhe efiçencës gjatë prokurimit të mallrave, punimeve dhe shërbimeve, sikurse përcaktohet në Statut; (b) Dhënia e mundësisë së drejtë pjesëmarrësve në tendera nga vende të zhvilluara dhe vende në zhvillim për të konkurruar për ofrimin e mallrave, punimeve dhe shërbimeve të financuara nga Banka; (c) Nxitja e zhvillimit të industrive vendase—sipërmarrëse, prodhuese dhe konsulente—në vendet huamarrëse; dhe (d) Sigurimi i transparencës në procesin e prokurimit. Përgjegjësia për zbatimin e projekteve dhe, rrjedhimisht, për dhënien dhe caktimin e kontratave i takon Huamarrësit. Huamarrësi është përgjegjës për të gjitha hapat e prokurimit, përfshirë njoftimin, vlerësimin paraprak, përgatitjen e dokumenteve të tenderit, vlerësimin e ofertave/propozimeve dhe përzgjedhjen e fituesve. Huamarrësi lidh kontratë drejtpërdrejt me furnitorët/sipërmarrësit dhe konsulentët dhe është përgjegjës për vënien në zbatim të kontratës. Të gjitha palët, si konsulentët, sipërmarrësit, prodhuesit dhe furnitorët e mallrave dhe shërbimeve, duhet të kontaktojnë agjencitë zbatuese në Shqipëri nëse kanë interes të marrin pjesë në projektet e financuara me fonde të Bankës Botërore. Në rast se, pas dhënies së një kontrate, një ofertues/konsulent dëshiron të verifikojë arsyetimin mbi bazën e të cilit nuk është përzgjedhur oferta/propozimi i tij, kërkesën përkatëse duhet t’ia drejtojë Agjencisë Zbatuese të Huamarrësit. Nëse ofertuesi nuk bindet nga shpjegimi i dhënë dhe dëshiron të kërkojë shqyrtimin e Bankës, mund t’i bëjë një kërkesë me shkrim Menaxherit për Vendin dhe Menaxherit Rajonal të Prokurimeve, që mbulon Shqipërinë. Për më shumë informacion për udhëzimet për prokurimet dhe dokumentet standarde të tenderimit të Bankës (të përdorura nga Huamarrësi), shihni: http://www.worldbank.org/html/opr/procure/ .

64

AKTIVITETI I IFC-së 65

AKTIVITETET E IFC-së

Fax: 355-4-2240590 e-mail: agjokutaj@worldbank.org

AKTIVITETET E IFC-së Aktivitetet e IFC-së konsistojnë në: • Mbështetje për zhvillimin e sektorit të infrastrukturës përmes nxitjes së investimeve të sektorit privat dhe të Partneritetit Publik-Privat, duke u mbështetur në bashkëpunimin e ngushtë me IDA-n/IBRD-në; • Mbështetje për ndërmjetësim financiar nëpërmjet futjes së produkteve të reja financiare në treg; • Mbështetje për investimet në ata sektorë ku Shqipëria ka avantazh konkurrues, përfshirë turizmin; • Mbështetje për shoqëritë tregtare vendase, që këto të bëhen konkurruese në tregun vendas dhe atë rajonal; • Kontribut për uljen e korrupsionit të përmasave të vogla, nëpërmjet mundësimit të kalimit të shërbimeve tek sektori privat; • Nxitje të liberalizimit të tregut nëpërmjet inkurajimit të praktikave të ndershme dhe konkurrencës efektive. • Mbështetje për Investime të Huaja të Drejtpërdrejta përmes investimeve me partnerë strategjikë.

IFC në Shqipëri: • Ka angazhuar rreth 118,30 milionë dollarë amerikanë, të shpërndarë në prodhim të përgjithshëm (64%) dhe naftë dhe gaz (36%); • Ka marrë pjesë në privatizimin e Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës “Pro-Credit” dhe në ristrukturimin para privatizimit të shoqërisë së sigurimeve INSIG; • Ka investuar në shoqërinë kanadeze të kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit “Bankers Petroleum”, investimi më i madh i huaj i drejtpërdrejtë në sektorin e naftës dhe gazit në Shqipëri; • Ka mbështetur shoqërinë “Vodafone Albania” për të zhvilluar rrjetin dixhital të telefonisë celulare GSM; • Ka vënë në zbatim dhe ka përpunuar një seri projektesh të asistencës teknike në këto fusha: përgatitje të shoqërive tregtare vendase për procesin e anëtarësimit në BE, pengesat administrative për investitorët, qiraja financiare, shitja e llogarive të arkëtueshme, financimi i sektorit të strehimit, drejtimi i brendshëm i shoqërisë, riciklimi dhe hallkat e furnizimit, zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve, etj. • Ka synuar të realizojë investime në një gamë të gjerë sektorësh, si tregjet financiare, infrastruktura, sektorët socialë, turizmi, agropërpunimi dhe prodhimi i përgjithshëm.

66

Tabela e projekteve të investimeve (deri në maj 2010)

Projektet e IFC-së në Shqipëri (milionë dollarë amerikanë) Data e miratimit nga Bordi

Projekti

Kostoja e projektit, milionë USD**

Financimi nga IFC, milion**

Përshkrimi i projektit

2009

Bankers Petroleum

370

65

Projekti ka për qëllim të rizhvillojë fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë në Shqipërinë e Jugut, nga një shoqëri e re kanadeze e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit, “Bankers Petroleum”. Investimi i IFC-së konsiston në (i) një kredi deri në 50 milionë USD në formën e një linje kredie të rinovueshme të mbështetur në rezerva; (ii) një kredi deri në 5 milionë USD si kredi e posaçme mjedisore; dhe (iii) një investim i mundshëm në kapitalin neto të shoqërisë, përmes ushtrimit të së drejtave të pjesëmarrjes në kapitalin neto, deri në 12 milionë dollarë kanadezë (rreth 10 milion dollarë amerikanë). EBRD siguron linja financimi të njëjta për këtë projekt.

2009

Titan

210

22.6

Ky projekt përfshin ndërtimin dhe shfrytëzimin, nga shoqëria “Antea Cement sh.a.”, e një fabrike të integruar çimentoje në Shqipëri, në formën e një investimi të ri, me kapacitet prodhimi 1,4 milionë ton në vit. Projekti, i cili kushton 120 milionë euro, ndodhet në fshatin Burizanë, rreth 35 km larg kryeqytetit Tiranë dhe 45 km larg Durrësit, i cili është edhe porti kryesor i Shqipërisë. Ky projekt do të nxisë konkurrencën në Shqipëri dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e mungesave të çimentos vendase.

2008

Best Construction

32

12.5

Projekt i kredisë prej 8 milion euro për shoqërinë “Best Construction” do të ndihmojë mbështetjen e zhvillimit të infrastrukturës së strehimit në Shqipëri, kryesisht në rrethinat e Tiranës dhe Durrësit dhe në qytete të tjera dytësore. Projekti do të ndihmojë në zhvillimin e komplekseve të reja të banimit, kryesisht për shtresat e mesme, si ato në Lundër dhe Curila. Projekti do të ndihmojë edhe në zhvillimin e infrastrukturës përkatëse tregtare që lidhet me projektet e strehimit.

2007

Konstruksione Metalike

6

2.5

Projekti prej 4,7 milionë euro (faza e parë) ka të bëjë me ndërtimin e një objekti të ri për prodhimin e strukturave metalike, për të plotësuar kërkesën në rritje për struktura metalike të lehta dhe të rënda.

2005

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë

130.0

30.0

Kjo linjë e re bashkëkohore prodhimi në Fabrikën e Çimentos në Fushë-Krujë, me kapacitet vjetor prej 1,3 milion ton çimento, synon uljen e vartësisë së Shqipërisë nga çimentoja e importuar, rritjen e tregut vendas për materialet e ndërtimit dhe lehtësimin e rindërtimit të shpejtë dhe zhvillimit të infrastrukturës së Shqipërisë.

67

Tabela e projekteve të investimeve (vazhdon) Data e miratimit nga Bordi

Projekti

Kostoja e projektit, milionë USD**

Financimi nga IFC, milionë**

Përshkrimi i projektit

2003

Vodafone Albania

225.0

41.4

Hua për të financuar operatorin e dytë kombëtar të telefonisë celulare, për të zhvilluar rrjetin kombëtar celular.

2002

Banka Kombëtare Tregtare (BKT)

10.0

2.3

Ky projekt ka të bëjë me rehabilitimin dhe privatizimin e BKT-së, për të mbështetur rimëkëmbjen e sektorit financiar në Shqipëri, i cili është i nevojshëm për të ndihmuar prodhimin, rritjen ekonomike dhe për të rritur kursimet në vend.

1999

Banka CREDIT

5.0

1.1

Banka nxit zhvillimin e mikro-ndërmarrjeve përmes dhënies së financimeve afatmesme deri afatgjata. Ajo luan një rol në vënien në përdorim të kursimeve, në një vend ku besimi në sektorin bankar mbetet i ulët.

1998

Eurotech

3.5

1.2

Ndërtimi i një terminali për ambalazhimin e çimentos në thasë, pranë Portit të Durrësit për të furnizuar me çimento rajonin Tiranë-Durrës.

PRO

Personat e kontaktit Elira Sakiqi

Përfaqësuese e Zyrës së IFC-së në Shqipëri, Tel: 355-42280-650/651; Faks: 355-42240590; e-mail: esakiqi@ifc.org

Denisa Bilali

Asistente Programi, Tel: 355-42280 650/651; Faks: 355-42240590 e-mail: dbilali@ifc.org

68

AKTIVITETET E IFC-së

SHËRBIME KËSHILLIMORE TË IFC-së Asistenca Teknike dhe Shërbimet Këshillimore të IFC-së përqendrohen në: • Shërbim këshillimor për subjektet e sektorit publik në infrastrukturë për të tërhequr pjesëmarrjen e sektorit privat (PSP) dhe për investime në sektorët e energjetikës, transportit, porte dhe ujësjellëskanalizime. • Kontribut për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe heqjen e pengesave administrative për investitorët përmes Shërbimit Këshillimor për Investimet e Huaja (FIAS) dhe lehtësimit të qasjes në drejtësi dhe financim përmes Projektit të Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve. • Asistencë Teknike për firmat në fushat e standardeve ndërkombëtare, drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare, riciklimit dhe hallkave të zinxhirit të ofertës (furnizimit).

PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT NË INFRASTRUKTURË IFC-ja ka nënshkruar dy kontrata për shërbime këshillimore me Bashkinë e Tiranës dhe Bashkinë e Durrësit dhe ka bërë një vlerësim paraprak, i cili analizon realizueshmërinë e përgjithshme të pjesëmarrjes së sektorit privat në sektorin e largimit dhe eliminimit të mbetjeve të ngurta në të dyja këto bashki. Vlerësimi paraprak identifikoi çështjet kryesore që lipset të trajtohen në mënyrë që të nxitet pjesëmarrja e sektorit privat në sektorin e administrimit të mbetjeve të ngurta në Tiranë dhe në Durrës, si edhe nevojën për ristrukturimin e sektorit dhe për reforma institucionale, rregullatore dhe ligjore. IFC-ja është në proces diskutimi për një mandat të mundshëm transaksioni PPP me njërën prej bashkive dhe ka në plan të vazhdojë diskutimet me palët e interesit lidhur me nevojën për reformë në sektorin e administrimit të mbetjeve të ngurta dhe për integrim të mëtejshëm mes nismave të ndryshme që synojnë mbështetjen e punës bashkiake për përmirësimin e shërbimeve të administrimit të mbetjeve. Personat e kontaktit Ariana Progri

Përgjegjëse për Projektet në Infrastrukturë, IFC Shqipëri Tel: 355 42 231401; Faks: 355 42 231260 e-mail aprogri@ifc.org

Elona Cela

Analiste Biznesi, IFC Shqipëri Tel: 355 42 231401; Faks: 355 42 231260 e-mail ecela@ifc.org

69

AKTIVITETET E IFC-së Projekti i Administrimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta (ISWMP) Ky projekt është vazhdim i projektit të mëparshëm të hallkave të riciklimit (2006-2008). Objektivi i ISWMPsë në Shqipëri është përmirësimi i shërbimeve dhe praktikave të administrimit të mbetjeve të ngurta në vend, përmes hedhjes së themeleve dhe ngritjes së kapaciteteve për mundësimin e pjesëmarrjes dhe investimeve të sektorit privat në projektet e administrimit të mbetjeve komunale (largimi, trajtimi dhe mbledhja e mbetjeve) dhe përmes përmirësimit të kuadrit rregullator dhe ngritjes së kapaciteteve të politikëbërësve në nivel vendor dhe qendror. Rezultati i përgjithshëm i pritshëm i kësaj pune është një transaksion PPP në projektin e administrimit të mbetjeve të nisur nga qeveria dhe 3 akte nënligjore për administrimin e mbetjeve të përmirësuara/miratuara brenda 2-3 vjetëve pas përfundimit të programit ISWMP (brenda vitit 2013). Efekti konkret që pritet nga aktivitetet e ISWMP-së në Shqipëri, por që do të ndiqet nga projekte të mëpasshme (Projekti i Mandatit Këshillimor për Infrastrukturën, i cili do të ishte rezultat i punës përgatitore të ISWMP-së) është: rritja e investimeve të reja në projektet e infrastrukturës së administrimit të mbetjeve (10 milionë USD), mundësia e publikut për të përfituar nga shërbime të përmirësuara të administrimit të mbetjeve (të paktën 200.000 banorë të prekur), standarde të shëndosha mjedisore dhe pakësim të çlirimeve të gazeve serrë (10.000 CO2 eqv t/y) si efekt përfundimtar. Kjo do të arrihet përmes përmbushjes së objektivave të mëposhtme: Objektivi 1: Përmirësimi i kuadrit rregullator për administrimin e mbetjeve dhe ngritja e kapaciteteve të politikëbërësve në nivel vendor dhe qendror. Fokusi është te ndihma për Qeverinë dhe/ose Bashkinë për të rishikuar dhe përmirësuar kuadrin ekzistues legjislativ, i cili rregullon sektorin e administrimit të mbetjeve, çka do të nxiste pjesëmarrjen e sektorit privat dhe do të fuste praktika të tjera më të mira të huaja. Objektivi 2: Angazhim i drejtpërdrejtë me bashkitë për të përgatitur transaksione PPP të pranueshme. Roli i ISWMP-së në këtë proces, së bashku me ekipin këshillimor për infrastrukturën, do të jetë mbështja e bashkive në përgatitjen e transaksioneve ekonomikisht fitimprurëse dhe të përgjegjshme nga ana mjedisore dhe sociale, të cilat do ta tërhiqnin sektorin privat. Projekti i ISWMP-së ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me: a) Ministrinë e Mjedisit për dhënien e ndihmës këshillimore për hartimin e 3 akteve ligjore për ambalazhimin, bateritë dhe mbetjet elektrike dhe elektronike, bazuar në direktivat e BE-së; dhe b) Bashkinë e Durrësit për hartimin e një plani lokal për administrimin e mbetjeve dhe për realizimin e një vlerësimi paraprak, në mënyrë që të shihet nëse ekzistojnë kushtet bazë për zbatimin me sukses të një transaksioni PPP me leverdi mjedisore dhe për të vlerësuar afatet e përafërta për futjen e sektorit privat në sektorin e largimit dhe të administrimit të mbetjeve të ngurta. Personi i kontaktit: Irena Gribizi

70

Përgjegjëse për Projektin, IFC Shqipëri Tel: 355-42 231-401/390; Faks: 355-42 231-260 e-mail: igribizi@ifc.org

AKTIVITETET E IFC-së KËSHILLIM I IFC-së PËR SEKTORIN PRIVAT. KËSHILLIM PËR SHOQËRITË TREGTARE Drejtimi i brendshëm i shoqërive tregtare synon të përmirësojë gjendjen ekzistuese të drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare, që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, të ngrejë kapacitetet e grupeve kyçe të interesit (të anëtarëve të këshillit të administrimit, të administratorëve, të aksionarëve, të institucioneve financiare) dhe të rrisë ndërgjegjësimin publik rreth përfitimeve që vijnë nga drejtimi i mirë i brendshëm i shoqërive tregtare. Projekti i Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive në Rajonin e EAQ-së (369.300 USD), faza 2 e projektit të drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare, do t’i çojë përpara aktivitetet të cilat do të konsolidojnë kërkesën e krijuar nga faza e parë e projektit dhe do të përqendrohet te klientët e sektorit privat dhe partnerët e sektorit publik. Objektivi i parë është përdorimi i kësaj metodike të ndryshuar për të vlerësuar drejtimin e brendshëm të disa shoqërive të përzgjedhura dhe për të propozuar përmirësime. Zbatimi i përmirësimeve në shoqëritë e përzgjedhura pilot do të bëhet nga të tretë (konsulentë të jashtëm) nën administrimin e ekipit të vendit (domethënë, nën administrimin e nëpunësit të projektit). Rezultati i synuar është që shoqëritë të përdorin praktika më të mira të drejtimit të brendshëm në mënyrë që ta përmirësojnë organizimin e tyre dhe të mund të bëhen më tërheqëse për investitorët dhe partnerët e tjerë tregtarë. Projekti do të përqendrohet në punën me shoqëritë e fuqishme, që nuk janë të regjistruara në bursë dhe që do të regjistrohen në bursë në të ardhmen e afërt (Bursa e Tiranës ende nuk është aktive), por të cilat kanë një potencial të fuqishëm për të qenë një shembull i mirë i vlerës së përmirësimit të drejtimit të brendshëm të shoqërisë, përmes thithjes së investimeve të konsiderueshme nga jashtë shoqërisë, përfshirë edhe investime nga IFC-ja. Objektivi i dytë është puna me institucionet e tregut. Kuptohet që të punosh me shoqëritë në një vakum, është e pamjaftueshme për të provuar efektin që synohet të arrihet përmes punës me këto shoqëri. Përmes dhënies së mbështetjes dhe ndihmës për zhvillimin e vazhdueshëm të shoqatave të biznesit, institucionet arsimore, organet vetërregulluese dhe, madje, edhe organet shtetërore rregullatore kanë shumë rëndësi. Gjithashtu, komunikimi formal dhe joformal mes aktorëve të ndryshëm të tregut është një instrument me fuqi të ndjeshme, i cili mund të ndihmojë në sigurimin e suksesit të përpjekjeve për drejtimin e brendshëm të shoqërive tregtare në nivel shoqërie. Puna me këto institucione të ndryshme trajton natyrën e vërtetë të autoritetit që ato kanë në treg dhe rolin e fuqishëm që luajnë në zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Përmes mbështetjes për këto institucione, Projekti siguron një pasardhës të konsoliduar dhe një promotor institucional të praktikave të mira të drejtimit të brendshëm të shoqërive në Shqipëri. Objektivi, këtu, është promovimi i përfitimeve që sjellin tregjet e letrave me vlerë dhe i përfitimeve të prekshme që u sjell bizneseve përmirësimi i drejtimit të brendshëm të tyre. Përgatitja e shoqërive tregtare për një regjistrim të brendshëm në bursë dhe nxitja e së njëjtës gjë te shoqëritë tregtare kliente përbën një mjet për ta zhvilluar drejtimin e brendshëm të shoqërive duke synuar edhe regjistrimin në bursë. Kjo do t’i përgatiste shoqëritë tregtare për atë që pret me të vërtetë tregu prej tyre, dhe, në të njëjtën kohë, do të promovonte përfitimet që i sjell tregut drejtimi i brendshëm i shoqërive, përmes shtypit ose përmes reagimit të aksionarëve lidhur me përmirësimet në drejtimin e brendshëm të shoqërive tregtare. Personat e kontaktit Drejtues ekipi për projektin

Oliver ORTON oorton@ifc.org

Drejtues projekti në Zyrën në Tiranë

Sonila Bicaku, Tel: 355-42-231 401; Faks: 355-42-231 260 e-mail: sbicaku@ifc.org

71

AKTIVITETET E IFC-së

Standardet Ndërkombëtare dhe Rregulloret Teknike (ISTR) synojnë të rrisinë ndërgjegjësimin e shoqërive tregtare në lidhje me standardet ndërkombëtare dhe rregulloret teknike dhe ofrojnë trajnime tematike dhe shërbime këshillimi për shoqëritë tregtare dhe ofruesit e shërbimeve, të cilat janë aktuale për sektorët e ekonomisë ku ushtrojnë aktivitet. Vëmendja e programit përfshin: industrinë ushqimore dhe shitjen me pakicë, ndërtimin/materialet e ndërtimit dhe prodhimin në përgjithësi (domethënë, drurin dhe mobiliet, industrinë e bardhë shtëpiake, pajisjet elektronike, etj.). Programi është krijuar në fillim për një periudhë pesëvjeçare duke filluar nga dhjetori 2005. ISTR është e strukturuar në tri nivele (i) fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me standardet ndërkombëtare dhe kushtet për nxitjen e eksporteve; (ii) trajnime tematike për të paktën 90 shoqëri tregtare të orientuara nga eksportet për standarde konkrete; dhe (iii) ndërhyrje brenda shoqërive për të trajtuar nevojat individuale të shoqërive të orientuara nga eksportet, duke ofruar asistencë teknike në drejtim të zbatimit të standardeve/ çertifikatave. Deri në mars 2010, ISTR ka kryer 48 trajnime të shkurtra/seanca informimi për HACCP, Vendosjen e Markës “CE”, TIK, standardet për mjedisin (ISO14000) dhe për sigurinë e shëndetit (OHSAS 18000) përmes të cilave projekti u është afruar më shumë se 820 përfaqësuesve të shoqërive tregtare, mbi 69 mbulime në media janë regjistruar në lidhje me ISTR me synim rritjen e ndërgjegjësimit për standardet, është trajnuar një grup prej 150 konsulentësh vendor për Auditimin e Udhëhequr nga Audituesi ISO22000, Vendosjen e Markës “CE” në lidhje me katër direktiva kryesore të BE-së ISO14000, ISO9001 dhe OHSAS18000. Programi ka përgatitur 5 fletëpalosje informative për standarde konkrete dhe ka mbështetur drejtpërdrejt 11 shoqëri tregtare për vënien në zbatim të standardeve ndërkombëtare. Katër shoqëri i kanë përfunduar ndërhyrjet (kryesisht në industrinë ushqimore dhe prodhimin e përgjithshëm) dhe 3 janë në procesin e zbatimit të standardeve HACCP/ISO22000, ISO9001:2000, ISO14000, OHSAS18000 dhe vendosjen e markës “CE”. Gjithsej, janë ndryshuar dokumentet e 300 shoqërive tregtare dhe si rezultat i zbatimit të standardeve është raportuar një rritje e shitjeve, eksporteve dhe investimeve. Personi i kontaktit: Ledia Terpo (Cirko)

72

Drejtuese e Projektit, IFC Shqipëri Tel: 355-42 231-401/390; Faks: 355-42 231-260 e-mail: lcirko@ifc.org

AKTIVITETET E IFC-së Shërbimet këshillimore për klimën e investimeve Programi i Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve (ADR) Ky program synon të mbështesë krijimin e një sistemi efiçent ndërmjetësimi në vendet e rajonit, për të ulur rreziqet që shoqërojnë procedurat gjyqësore të kushtueshme dhe jo efiçente. Ky program mbështet përgatitjen dhe harmonizimin e kuadrit ligjor, krijimin e një grupi ndërmjetësuesish të nivelit botëror, trajnimin e gjykatësve dhe ndërgjegjësimin e bizneseve, komunitetit të juristëve (avokatëve, gjykatësve dhe studentëve të juridikut) dhe publikut të gjerë në lidhje me ndërmjetësimin. Programi përqendrohet në gjashtë aktivitete: (i) ofrimin e trajnimeve të përshtatura; (ii) ndërmarrjen e fushatës së ndërgjegjësimit publik; (iii) krijimin e Qendrave Pilot të Ndërmjetësimit; (iv) fuqizimin e kuadrit ligjor në përputhje me standardet e BE-së dhe UNCITRAL; (v) organizimin e vizitave studimore në vendet anëtare të BE-së (Holandë, Itali, Slloveni) dhe vendet e rajonit (Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Maqedoni); dhe (vi) Konferenca për ADR-në, në formën e aktiviteteve për ndërmjetësimin. Projekti për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Drejtësisë, Dhomën Kombëtare të Avokatëve; Fondacionin Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve, për të ndryshuar Ligjin “Për ndërmjetësimin” dhe Kodin e Procedurave Civile/Penale, ka nisur ndërmjetësimin e rasteve, ka trajnuar gjykatës, avokatë dhe ndërmjetësues, ka organizuar vizita studimore dhe ka rritur ndërgjegjësimin e publikut. Gjatë vitit 2008, IFC, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e lartpërmendura dhe Shkollën e Magjistraturës, ARD ka organizuar trajnime, seminare për mundësitë dhe përfitimet që vijnë nga përdorimi i ADR-së ose ndërmjetësimit tregtare për bashkësinë e biznesit, gjykatat, avokatët, etj, (65 pjesëmarrës), seminare për përgatitjen e programeve mësimore për ADR-në për fakultetet juridike, etj. Një projekt i vogël pilot me FSHZM-në mundësoi zgjidhjen e 54 mosmarrëveshjeve tregtare përmes ndërmjetësimit. Procesin e shoqëroi fushata përkatëse e ndërgjegjësimit si për përdoruesit konkretë të shërbimit ashtu edhe për palët e interesuara. Në bazë të këtyre arritjeve, u poqën parakushtet që IFC-ja, në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe FSHZM-në, të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën e Rrethit të Durrësit për të filluar projektin e parë pilot në vend, që lidhet me gjykatat. Qendra është krijuar në shkurt 2009. Palëve në konflikt u shërbejnë tetë ndërmjetësues të trajnuar me module elementare dhe të përparuara. Rastet identifikohen dhe përcillen nga gjykatësit që kanë marrë pjesë në seancat e trajnimit elementar dhe të përparuar. Deri tani janë përcjellë rreth 80 çështje tregtare, ndërsa janë zgjidhur me sukses rreth 50 çështje, çka ka çuar në çlirimin e më shumë se 5 milionë USD aktive. Kjo nismë është përhapur në disa gjykata të rretheve: Shkodër, Elbasan, Berat, Korçë si edhe në rrethet e tregtarëve dhe avokatëve në Tiranë dhe Durrës. Krahas kësaj, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Durrësit për të krijuar një qendër ndërmjetësimi të lidhur me Dhomën. Janë trajnuar 6 ndërmjetësues për të ofruar shërbimet e tyre në këtë qendër. IFC-ja ka organizuar vizita studimore për palët e interesuara të ADR-së në Vendet e Ulëta dhe Mal të Zi për t’u njohur me qasjet më të mira nga BE-ja dhe nga rajoni në lidhje me zhvillimin e ADR-së. Mbështetur në këtë përvojë dhe në zhvillimet e reja në këtë fushë, IFC-ja po mbështet palët e interesuara të ADR-së për të ndryshuar ligjin ekzistues “Për ndërmjetësimin”. Kjo është në përputhje edhe me Programin e Ministrisë së Drejtësisë. Krahas

73

AKTIVITETET E IFC-së

këtyre, IFC-ja po bashkëpunon me të gjitha palët e interesuara për përgatitjen e një plani veprimi i cili do të jetë pjesë e Strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë për reformën në gjyqësor. Aftësia konkurruese në nivel vendor Ka përfunduar faza e parë e shqyrtimit dhe në muajin maj do të fillojë vënia në zbatim e projektit. Është nënshkruar marrëveshja e parë e bashkëpunimit me Bashkinë e Shkodrës. Në këtë projekt parashikohen të marrin pjesë edhe dy bashki të tjera: Durrësi dhe Korça. Aktivitetet e komponentit të reformës rregullatore të projektit synojnë të arrijnë rezultatet e mëposhtme: thjeshtimin me 10% të rregulloreve që lidhen me të gjitha procedurat ekzistuese administrative në nivel vendor; zvogëlimin 10% të kohës që nevojitet për përpunimin e procedurave administrative; rritjen e transparencës së zbatimit të rregulloreve që lidhen me këtë fushë; zvogëlimin me 5% të kostove, kohës dhe dokumenteve që nevojiten për të përmbushur rregulloret në nivel vendor; dhe ngritjen e kapaciteteve të 60 zyrtarëve vendorë për të siguruar qëndrueshmërinë në kohë të procesit të reformës rregullatore dhe procesin sistematik, transparent dhe të monitoruar të krijimit të rregulloreve të reja në nivel vendor. Në efektet e pritura do të përfshiheshin kursimet e matshme për sektorin privat. Projekti do të përfshinte edhe një kontroll të lehtësimit të tregtisë dhe transportit, me objektivin për të evidentuar një pikënisje, i cili të ishte sa më i plotë, lidhur me situatën në Shqipëri sa u takon kostove dhe efiçencës së transportit që lidhet me shërbimet e tregtisë dhe transportit që ofrojnë një qasje të integruar. Bashkitë Durrës, Korçë dhe Shkodër përfshijnë pjesën më të madhe të Tiranës dhe janë porta komunikimi me vëllim të madh, që e lidhin Shqipërinë me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Sektori i logjistikës tregtare përfshin shumë biznese që ushtrojnë aktivitet në këto bashki. Lehtësimi i Tregtisë në Ballkanin Perëndimor Ky projekt është, tani, në fazën e negocimit me Komisionin Evropian dhe pritet të financohet përmes Dokumentit Planifikues Orientues Shumëvjeçar 2011-2013. Objektivi i projektit është rritja e aftësisë konkurruese në vendet e rajonit përmes zvogëlimit të kufizimeve rregullatore dhe administrative të lidhura me logjistikën tregtare, si edhe përmes harmonizimit të sistemeve dhe shërbimeve zhdoganuese. Përmes mbështetjes së një regjimi tregtar efiçent në rajon, projekti do të ofrojë asistencë këshillimore që synon krijimin e zinxhirëve më pak të ngarkuar të furnizimit të cilët i minimizojnë kostot e transaksioneve tregtare dhe e rrisin aftësinë konkurruese të tregtisë së këtyre vendeve në tregjet botërore. Projekti është përgatitur përmes konsultimeve me qeveritë e rajonit, në përgjigje të kërkesave konkrete të tyre (letrat nga qeveritë i janë përcjellë Komisionit Evropian). Qeveritë në rajon e pranojnë rëndësinë që ka zhvillimi i sektorëve eksportues dhe përmirësimi i efiçencës së tregtisë për rritjen e aftësisë konkurruese, përmes futjes së proceseve më efiçente të prodhimit dhe të një logjistike më të mirë për livrimin e eksporteve në tregjet rajonale dhe botërore. Projekti do t’i ndihmonte vendet për lehtësimin e lëvizjes së mallrave përtej kufijve dhe për harmonizimin e mëtejshëm të normave dhe rregulloreve të tyre me praktikat e BEsë, sikurse parashikohet në programin tregtar rajonal të CEFTA-s. Kjo do të ndihmonte në nxitjen e investimeve dhe zbatimin e procedurave për zvogëlimin e kufizimeve rregullatore dhe administrative. Projekti do të ofronte asistencë këshillimore për zhvillimin e kanaleve më efektive të marketingut për të arritur tregje të reja dhe për kanale më pak të ngarkuara furnizimi për të minimizuar kostot e transaksioneve dhe përmirësuar hyrjen në këto tregje. Projekti do të përfshijë një kuadër rajonal të mbështetur nga aktivitete specifike sipas vendeve. Në nivel vendi, projekti do t’u përgjigjet përparësive vendore që do të sjellin edhe një integrim më të ngushtë ekonomik me BEnë. Projekti do të ketë partnerë aktivë organizata të tilla si Komisioni Evropian, Sekretariati i CEFTA-s, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Botërore dhe grupime të tjera të shquara dhe do të bashkërendohet me programet e tyre që janë duke u zbatuar, për ta rritur efektin dhe për të zvogëluar mbivendosjet. Qëndrueshmëria në kohë do të arrihet përmes kalimit të njohurive. Fatbardh Cangu

74

Personi i kontaktit: Zgjidhja Alternative e Mosmarrëveshjeve, IFC Shqipëri Tel: 355-42 231-401/390; Faks: 355-42 231-260 e-mail: fcangu@ifc.org

AKTIVITETET E IFC-së

QASJE Në MUNDËSI PËR FINANCIM Projekti i Financimit për Strehim: objektivi i këtij projekti është ofrimi i një qasjeje sistematike për zhvillimin e sektorit të financimit të strehimit në Shqipëri, që funksionon në dy nivele. Në rrafshin e bankave të nivelit të dytë, objektivi është përmirësimi i aftësive të bankave të nivelit të dytë për vendosjen e barrës siguruese në hipotekë, origjinën e pronës dhe kriteret e kolateralit. Kjo do të arrihet përmes ngritjes së kapacitetit të palëve kryesore të interesuara dhe futjes së praktikave më të mira për barrët siguruese në hipotekë, që do të krijojë kushtet për një treg dinamik dhe të përballueshëm të financimit për shtëpi në Shqipëri, duke trajtuar kështu nevojën për financim që kanë grupet me nivel të ulët të ardhurash. Në rrafshin rregullator, objektivi është t’i jepen Qeverisë së Shqipërisë dhe institucioneve përkatëse rekomandime për një kontroll mbikëqyrës më efiçent të sektorit. Kemi nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për të trajtuar nevojat në kuadrin rregullator në sektorin e financimit të banesave. Projekti përqendrohet në tri fusha: (A) Përshtatja e “Paketës së instrumenteve hipotekare” të IFC-së përmes vendosjes së standardeve për huadhënien hipotekare në vend, në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe përmes futjes së saj në katër banka të nivelit të dytë; (B) Ngritja e kapaciteteve të dy bankave që kanë marrë edhe investim; dhe (C) Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional që rregullon financimin e shtëpive. Tani për tani, është përshtatur për tregun shqiptar “Paketa e instrumenteve hipotekare” e IFC-së. Është realizuar punë e hollësishme për një bankë, Bankën Kombëtare Tregtare, dhe ka nisur faza e dytë. Paketa e instrumenteve hipotekare e IFC-së u është shpërndarë 12 bankave. Është ofruar trajnim për oficerë kredie dhe menaxherë risku, ku kanë marrë pjesë 12 banka, me rreth 45 punonjës. Versioni përfundimtar i projektligjit për bashkëjetesën në banesa i është dhënë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e cila është edhe ministria udhëheqëse për këtë ligj. I është ofruar ngritje e hollësishme kapacitetesh zyrës së regjistrimit në lidhje me procedurat dhe format e regjistrimit të barrëve siguruese të rangut të parë dhe të dytë. Është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Bankën Qendrore të Shqipërisë për asistencë të hollësishme në lidhje me kuadrin rregullator që lidhet me kreditë hipotekare. I është dhënë asistencë Ministrisë së Transportit në lidhje me krijimin e partneriteteve publike-private për strehimin social. Rendimenti i Energjisë në Banesa (REEP) në Shqipëri

Objektivi i projektit është pakësimi i konsumit të energjisë në Shqipëri përmes futjes së mikrokredive që synojnë në mënyrë të veçantë përmirësimin e rendimentit të energjisë. Objektivi është të punohet me të paktën 3 dhe maksimumi 5 institucione financiare, duke dhënë të paktën 7 mijë kredi të lëvruara me vlerë 28 milionë dollarë, çka do të çojë në një kursim mesatar energjie deri në 24.500 MWh brenda vitit financiar 2012 dhe në evitim të 30.000 (ton/vit) gaze serrë. Projekti do të punojë përmes institucioneve financiare (kryesisht, përmes bankave të nivelit të dytë), duke i përdorur ato si ndërmjetëse për lëvrimin e kredive për individë për rinovimin e ndërtesave dhe apartamenteve që sjellin rendiment të energjisë. Zvogëlimi i konsumit të energjisë (për ngrohje, ftohje dhe ngrohje të ujit) do

75

AKTIVITETET E IFC-së

të arrihet përmes përmirësimeve dhe zëvendësimit të dyerve, dritareve dhe instalimit të materialeve izoluese në çati dhe mure, si edhe përmes instalimit të paneleve diellore, etj. Ky projekt është strukturuar në mënyrë specifike i orientuar drejt Nismës së Granteve të Mbështetura në Performancë (PBGI) për të siguruar që institucionet financiare të arrijnë në të vërtetë tregun e synuar përmes harmonizimit të lëvrimeve të IFC-së për shërbimet këshillimore me kreditë e lëvruara nga bankat pjesëmarrëse. Përqindja e lëvrimit të grantit për institucionet financiare do të jetë në përputhje me politikën e çmimeve që ka IFC-ja. Programi konsiston në tre komponentët që përshkruhen më poshtë. a) Aktivitete të ndërgjegjësimit të publikut, të realizuara nga projekti (të cilat do të mbulohen me fondet austriake), b) Aktivitete të institucioneve financiare, të cilat përfshijnë trajnim të oficerëve të kredive, kosto marketingu, kosto informatike dhe kosto të lidhura me futjen e kërkesave të monitorim-vlerësimit. Projekti i IFC-së do të mbështesë trajnimin (në bazë kostoje), produktin e rendimentit të energjisë dhe përgatitjen e materialit të marketingut. c) Monitorim-vlerësim të fundit, për të krijuar një ide sa më të mirë të efektit të projektit. Personi i kontaktit: Dorina Mehmeti

76

Përgjegjëse për Projektin, IFC Shqipëri Tel: 355-42 231-401/390; Faks: 355-42 231-260 e-mail: dmehmeti@ifc.org

PËRMBAJTA 1. aktivitete të I D A-s, I B R D-së SHQIPëRIA DHE BANKA BOTëRORE AKTIVITETI I BANKËS BOTËRORE NË SHQIPËRI TABELA E PROJEKTEVE AKTIVE TABELA E PROJEKTEVE Të MBYLLURA

5 7 7 8 9

PROJEKTE AKTIVE PROJEKTI PËR OFRIMIN E SHëRBIMEVE SOCIALE PROJEKTI I PRODHIMIT DHE RISTRUKTURIMIT Të SEKTORIT Të ENERGJISë PROJEKTI PËR ZHVILLIMIN E BURIMEVE NATYRORE PROGRAMI I MENAXHIMIT Të INTEGRUAR DHE PASTRIMIT Të ZONëS BREGDETARE KOMUNITETI I ENERGJISë Së EUROPëS JUGLINDORE APL2- SHQIPëRIA - TRANSMETIMI PROJEKTI I MODERNIZIMIT Të SEKTORIT Të SHëNDETËSISë PROGRAMI PËr cilësi DHE BARAZI Në ARSIM projektI për kontrollin e gripit të SHPENDëVE, përgatitjen dhe reagimin në rast pANDEMIE teK njerëzit PROJEKTI I REFORMëS Në MJEDISIN E BIZNESIT DHE FORCIMIT INSTITUCIONAL (BERIS) PROJEKTI PëR ADMINISTRIMIN DHE MENAXHIMIN E TOKëS PROJEKTI I TRANSPORTIT PROJEKTI I RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE PROJEKTI PëR ZBUTJEN E RREZIKUT Të FATKEQëSIVE DHE PëR PëRSHTATJEN GARANCI E PJESSHME E RREZIKUT(PRG) PëR PRIVATIZIMIN E OPEATORIT Të SISTEMIT Të SHPëRNDARJES Së ENERGJISë (OSSH) Në SHQIPëRI

11 11 14 16 19 22 24 26 29 31 33 35 37 40

GRANTE TË MENAXHUARA NGA BANKA BOTËRORE GEF – MENAXHIMI I INTEGRUAR I EKOSISTEMIT Të LIQENIT Të SHKODRëS MBëSHTETJE PëR KRIJIMIN E KAPACITETEVE PëR ZBATIMIN E SISTEMIT Të PLANIFIKIMIT Të INTEGRUAR (FONDI NëN KUJDESTARI ME SHUMë DONATORë) FUQIZIMI I Të RINJVE NëPëRMJET ZHVILLIMIT Të KOMUNITETEVE Në SHQIPëRI (GRANT I JSDF-së) INICIATIVA PëR TRANSPARENCë Në INDUSTRITë NXJERRëSE (eiti) FORCIMI I ZBATIMIT Të KONVENTëS sË ARHUS-it Në SHQIPëRI (GRANT I IDF-Së)

44 44

STUDIME DHE RAPORTE

55

FONDI I SHOQëRISë CIVILE

59

INFORMACION PËR PROKURIMET

64

2. AKTIVITETI I IFC-së Tabela e projekteve të investimeve SHËRBIME KËSHILLIMORE TË IFC-së PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT NË INFRASTRUKTURË Projekti i Administrimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta KËSHILLIM I IFC-së PËR SEKTORIN PRIVAT KËSHILLIM PËR SHOQËRITË TREGTARE Shërbimet këshillimore për klimën e investimeve QASJE Në MUNDËSI PËR FINANCIM

65 67 69 69 70 71 73 75

43

46 49 51 53

3

TABELA E PROJEKTEVE AKTIVE

PROJEKTE 1. Projekti për ofrimin e shërbimeve sociale

MIRATIMI VITI FISKAL

KREDI IDA SHUMA (milion US$)

HUA IBRD SHUMA (milion US$)

01, 09

10.0

5.0

2. Projekti i prodhimit dhe ristrukturimit të sektorit të energjisë.

04

25.0

3. Projekti për zhvillimin e burimeve natyrore

05

7.0

4. Programi i menaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare

05

17.5

5. Komuniteti i energjisë së Europës Juglindore apl2 - Shqipëria - transmetimi

05

27.0

6. Projekt i modernizimit të sektorit të shëndetësisë

06

15.4

7. Program për cilësi dhe barazi në arsim

06

15.0

8. Projekt për kontrollin e gripit të shpendëve dhe përgatitjen dhe reagimin në rast pandemie tek njerëzit

06

5.0

9. Projekti i reformës në mjedisin e biznesit dhe forcimit institucional BERIS

07

3.7

5.6

10. Projekti për administrimin dhe menaxhimin e tokës

07

15

20.0

11. Projekti i transportit

07

5.0

21.64

12. Projekti i Rrugëve dytësore dhe lokale

08

20.0

0.9

13. Menaxhimi i riskut në fatkeqësi

08

6.16

3.0

14. Komuniteti i Energjisë për Europën Juglindore Siguria e Digave të Shqipërisë

08

35.3 207.06

TOTAL

56.14 263.2

SHËNIM: Meqenëse fontet në formën e granteve të menaxhuara nga banka si p.sh. fondi me shumë donatorë për Sistemin e Planifikimit të Integruar, apo Menaxhimin e Integruar të Ekosistemit të Liqenit të Shkodrës dhe të tjera Fonde nën Kujdestari nuk janë projekte të financuara nga IDA/IBRD, ato nuk janë përfshirë në këtë tabelë.

8


Aktiviteti i Bankës Botërore në Shqipëri, qershor 2010