Issuu on Google+

Mr. Iljasa SALIHU Shqipdon REXHEPI

Rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan

Kumanovë, 2013

1


Titulli i origjinalit: 2


Rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan Autorë: Mr. Iljasa SALIHU Shqipdon Rexhepi Redaktor gjuhësor: Arsim Jonuzi Redaktor teknik: Suad Daipi Recensent: Baton Zimeri Ballina: Milaim Mustafa Shtypi: Print ISM - Shkup

3


Pasqyra e lĂŤndĂŤs

Fjala e recensentit 4


Duke u nisur nga fakti se ekonomia paraqet bazën e një shteti, por edhe të një shoqërie në tërësi, autorët mëtojnë që me këtë punim shkencor të kapen për ekonominë dhe me hapa konkretë të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale të banorëve të kësaj ane. Ky punim shkencor është shumë i qëlluar dhe për kohë të gjatë i ka munguar fshatit, i cili ballafaqohet me aq probleme, mbase edhe me më shumë se janë përfshirë në këtë libër. Njëherësh në këtë punim bëhet grumbullimi i gjithë atyre ideve e mendimeve të cilat çdo banor për çdo ditë i ka në mendje për atë se si të jetë më ndryshe apo si të jetë më mirë për të gjithë banorët e kësaj ane. Autorët bëjnë përshkrimin e hollësishëm të fshatit, të bukurive natyrore, pasurive dhe vetë banoreve që jetojnë sipër këtij dheu, duke përshkruar vetë veset e shoqërisë të kësaj ane, qoftë në të kaluarën, por edhe në të tashmen, duke dhënë fije shprese për të ardhmen me realizimin e projekteve konkrete. Qasja ndaj problemeve të ndryshme shoqërore dhe ekonomike përmes këtij shkrimi analitik, por edhe kritik, jo vetëm që vë në pah veset, devijimet dhe problemet në shoqëri, por edhe jep ide pozitive për të ardhmen, që është qëllimi i këtij punimi. Këtë frymë analitike dhe kritike që përurojnë autorët në këtë punim, janë shembulli më i mirë i çdo autori që nëpërmjet shkrimeve të tyre tentojnë t’i përmirësojnë gjërat, si dhe mishërimin e ideve në përditshmëritë tona. Shpresoj që kjo vepër që ngërthejë në vete problemet dhe mangesitë, të kuptohet nga lexuesi si frymëzim dhe motivues për kapërcimin e situatave dhe problemeve me të cilat ballafaqohet popullata e kësaj ane. Baton ZIMERI

Hyrje 5


Duke qenë se fshati në përgjithësi mund të shërbejë dhe shihet si lëndë e parë për shumëçka, si burim i shumë të mirave i pajisur me burime (resurse) nëntokësore, tokësore dhe si një porosi që jepet përmes vetë bukurisë së fshatit, vendosëm që me kushtim të madh dhe me përgjegjësi t’i rrekemi këtij hulumtimi. Konkretisht, bëhet fjalë për fshatin Llojan në aspektin e zhvillimit ekonomik apo thënë më mirë, do t’i qasemi këtij hulumtimi përmes metodave dhe mënyrave të cilët do të na Fshatra në IRJ të Maqedonisë shërbejnë për begatimin e këtij hulumtimi. Qëllimi i këtij hulumtimi është që të japim një historik të shkurtër mbi etapat e zhvillimin ekonomik të fshatit Llojan, mjetet, programet, qeverisjen me të cilën kanë punuar dhe vepruar njerëzit e këtij fshati në mënyrë që të vijmë deri te një përfundim për të tashmen dhe për të ardhmen. Sigurisht që kur të Llojani bëhet fjalë për fshatin Llojan në Emri: aspektin ekonomik shumëkujt do t’i Komuna: Komuna e Likovës bjerë në mend apo do të ndiejë 6000 banorë nostalgji për “MINIERËN E Popullsi: FSHATIT LLOJAN”, sepse baza Kodi postal: Llojan kryesore e mirëqenies, e gjallërisë Kodi telefonik: (+389) (031) 461 ekonomike në këtë fshat ka qenë xeherorja e që njihet si „Miniera e Lartësia mbidetare: Llojanit” e cila ka pasurshumë Gjerësia: 42.2333 metale si: hekur, kron, plumb, nikel, Gjatësia: 21.6650 zink, bakër antimon e të tjera. Web-faqe:

www.llojani.info

Përdorimi i stampës Gjithashtu në këtë hulumtim do të shkruajmë edhe për problemet që janë ballafaquar, që po ballafaqohen dhe që mund të ballafaqohen fshatarët në të ardhmen, nëse nuk vihet me një program apo sistem i cili do ta shndërrojë këtë fshat në një fshat progresiv, çfarë edhe është natyrshmëria e një fshati. Është absurditet të jetosh në një fshat ku gjendesh i rrethuar me burime të shumta natyrore dhe në anën tjetër të mos bëhet shfrytëzimi i këtyre burimeve të panumërta, të jetosh i varfër me kushte mjaft të dobëta, të bësh një jetë si në kohën e neolitit dhe në anën tjetër qytetet e industrializuara të pasurohen, ta rregullojnë standardin jetësor nga burimet që i shfrytëzojnë prej fshatit, përgjithësisht ta marrin ajkën e fshatit dhe banorët e fshatit t’i lënë pa

6


kundërshpërblim. Pikërisht kësaj dukurie mjaft kundërthënëse (këtu e kemi fjalën për fshatrat tonë e posaçërisht të fshatit Llojan) do t’i qasemi me një analizë të mbështetur në fakte, argumente, prova, eksperimente, anketa, intervista e shumë burime të tjera, të cilat do të na shërbejnë për një rezultat frytdhënës dhe argumentues. Në mënyrë të drejtpërdrejtë askush deri më tani në fshatin Llojan nuk është marrë me këtë problematike, gjoja se na qenka problem i vogël dhe nuk duhet harxhuar kohë për kësilloj hulumtimesh. Ndërsa ata që po vuajnë më së shumti nga kjo neglizhencë janë banorët e fshatit Llojan. Vuajtjet e tyre po shtohen edhe më shumë kur po e mendojnë se pranë tyre gjendet një begati e tërë, e pasur me minerale të shumta, mundësi për një gjallëri të paparë, por ja që këto minerale po mbahen peng i politikës kundër zhvillimore. Kjo begati nuk po sulmohet me projekte! E vetmja gjë që në këtë truall po bëhet është manipulimi para zgjedhjeve, e që më pas, në mënyrë të nënvetëdijshme ato dërdëllisje po avullohen, po humbin fjalët për brengën në fjalë, po treten projektet apo thënë më qartë, po shërben herë pas herëve si muze dhe ndokush po krenohet me atë xeherore, duke harruar të turpërohet se xeherorja kurrë nuk mund të mbetet dhe të vizitohet si muze, por si punëdhënës apo si punëtor. Edhe neve si banorë të këtij fshati kjo dukuri vazhdon të na mbetet si brengë, andaj me anë të këtij hulumtimi, do të mundohemi që me anë të një syri kritik të paraqesim ndonjë plan dhe shteg, do të mundohemi të sjellim ndonjë model për plane të biznesit, edhe në qoftë se ky është një kontribut i vogël, megjithatë ne do të mundohemi të bëjmë diçka, do ta sjellim këtë problematikë edhe në qendër të vëmendjes, tek intelektualët me profile të ndryshme.

7


Pikëpamja e dukurisë së fshatit sot, një rrezatim i vërtetë apo një paramendim fluturak? Poetë, filozofë, romancierë dhe ekonomistë, dikur i thurnin vetëm fjalë të bukura fshatit, bukurive të tij natyrore dhe rëndësisë së jetesës në fshat. Në fshat mëtohej të kërkohej qetësia, frymëzimi, kultivimi i të mirave bujqësore dhe furnizimi i mushkërive me oksigjen të mjaftueshëm e të pastër. Thoshin se njeriu në fshat është në bashkëbisedim e në bashkëveprim të drejtpërdrejtë me botën e gjallë, me ata që frymojnë lirshëm pa ndihmën dhe pengesën e ndonjë faktori që ka dëshirë të ndërhyjë në atë që nuk është mirë të preket, ngaqë ia humb dëlirësinë asaj. Vetëm në fshat mund të ushqehesh me pemë e perime të cilat edhe në bark frymojnë freski. Keni dëgjuar për kroin e fshatit tim? – do të krekoseshin fshatarët e dikurshëm. Tani ky krua është mbushur përplot moçale! – do të thoshin disa fshatarë të ditës së sotme. Ah sa bukur është të gdhiheni me këngën e gjelit dhe t’ju marrë gjumi me zukamën e familjes së mizave. Eh, sa e sa bukuri të tjera ishin dhe duhet të jenë në fshat! Përskaj gjithë kësaj bukurie natyrore dhe të shëndetshme, sot shohim se njerëzit gjumi në fshat po i merr me vajin e lemerishëm të hutave. Dëgjojmë se njerëzit shajnë njëri-tjetrin duke përdorur emrin fshatar, mendim fshatarësh e të ngjashme, shohim seç ushqehen me qumësht dhe djathë të blerë në qytet, gjithashtu edhe pemët e perimet i marrin prej qytetit. Dëgjojmë në fshat ofshama shqetësuese në vend të pasthirrmave që kultivojnë qetësi, ankesa të pandërprera, pluhur industrial në mungesë të punishteve prodhuese, gropa në rrugë që shkërmoqin makinën dhe ngasësin e saj e shumëçka tjetër neveritëse. Pylli është pushtuar prej gjarpërinjve, ngase njerëzit dhe bagëtitë përtojnë të dalin në ato pllaja ku edhe mushkëritë do të buzëqeshnin. Fusha është bërë djerrinë e pështirë, ku edhe qentë tashmë kanë filluar të ikin për t’ua mësyer qyteteve të mëdha, për të gjurmuar edhe ato ndonjë sallamë e suxhuk nëpër shportat e mbeturinave. Kështu sot, gurgullon rënkimi në fshat, gjelit i vjen mërzi të këndojë herët, edhe ai duket se bie vonë e zgjohen pas vagëllimës së ditës, zukama është bërë zhurmë neveritëse, mbase kanë filluar edhe të humbin prore. Nuk ka jetë në fshat, dëgjojmë prej atyre që jetojnë aty, nuk ka investime, të paktën në rrugë e në rrymë, ka vetëm dëshpërim të atyre që duhet patjetër të udhëtojnë për në qytet përmbi ato gropa të pështira, skaji i të cilave është vërtet teh brisku. Në kësi lloj kushtesh, ku ajo që duhet të ruhet rrënohet dhe ajo që patjetër duhet të ndërtohet i lihet pluhurit të harresës, jeta në fshat është bërë mjerim i vërtetë. Sot është bërë vështirë të kalohet dita pa përdorimin e internetit, këtë tashmë nëpër fshatra e ke, edhe pse me vonesë, por e ke shumë të ngadalshëm dhe çdo prishje i nënshtrohet rrugëtimit të gjatë të pritjeve, mundësia për më shumë programe në televizor në fshat ende mungon, mjafton një puhizë e lehtë e 8


erës që rryma të ndalet, telat që përçojnë rrymën vazhdojnë të lihen të lirë, puqen dhe shkrepin flakë, të gatshme për ta marrë ndonjë jetë njeriu dhe shumë çështje të tjera që fshatit ia kanë shembur atë bukuri që natyrshëm e ka dhe që dikur e kishte. Kjo është kështu, ndoshta nga shkaku se fshati me fushat djerrinë dhe malet shkretinë i vari shpresat vetëm në qytet për t’i blerë kështu produktet e veta, por në formë të konservuar dhe shumëfish të shtrenjtuar. Ndaj çdo nismë për të kërkuar ide që në spikamë kanë zhvillimin e fshatit në aspektin ekonomik, me këtë edhe një lëvizshmëri të përgjithshme kulturore dhe shoqërore, duke synuar kështu trajtësimin e djerrinave në oaza të lulëzuara, në mos diçka tjetër, do të jetë një shtysë që njerëzit të mendojnë për ndryshim dhe ndryshe prej asaj që deri më tani është menduar për dukurinë e fshatit!

1. PROCESET ZHVILLIMORE NË FSHATIN LLOJAN Llojani (pashq.: Llojan, mkd.: Лојане, ang.: Lojane) është një fshat shqiptar dhe që i përket tërësisht besimit islam, që shtrihet në pjesën veriore të Kumanovës në zonën kufitare me fshatin Miratoc të Preshevës Ky fshat i takon Komunës së Likovës. Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit të quajtur Kulishte. Tani Llojani ka një pozitë rrëzë malore dhe fushore që e bën të afërt vetëm me nga 1 kilometër largësi me fshatrat: Miratoc, Preshevë në veri, Tabanoci në lindje dhe Vaksinca në jug.1 Duke u mbështetur në atë se për të bërë një pasqyrim real apo për të ardhur deri tek një përfundim të tanishëm dhe të ardhshëm është e nevojshme patjetër t’u qasemi edhe të kaluarës. Ne do t’i qasemi zhvillimit ekonomik të fshatit Llojan në të kaluarën, sepse prej aty gjithçka fillon, aty është gjeneza e çdo gjëje, aty mund që paraprakisht t’i gjejmë edhe treguesit se pse fshati Llojan është në këtë gjendje që është sot. Historiku i proceseve zhvillimore në vete ngërthen etapat progresive që kanë ndodhur në këtë fshat, edhe pse si të tilla pak kemi, kur e kemi parasysh progresin duhet ditur se e kundërta e progresit është edhe regresi, andaj nuk mund të flasim vetëm për progres e pa e prekur edhe si objekt hulumtimi edhe etapat regresive që janë shfaqur në vazhdimësi në këtë fshat. 1

www.llojani.info/?cat=28

9


Miniera afër fshatit Llojan që njihet si miniera e Llojanit ka punuar gati pandërprerë që nga viti 1923 gjer më vitin 1979. Tridhjetë vitet e para miniera ka përpunuar vetëm krom, që nga viti 1959 zgjerohet në përpunimin e antimonit dhe në vitin 1956 në përpunimin e arsenit, sepse vendi është mjaft i pasur me këto tri elemente. UNEP-i ka vizituar minierën e Llojanit dhe ka analizuar përbërjen e materialeve të nxjerra dhe ka vërtetuar një përmbajtje prej 8,093 mg/kg të arsenit që nënkupton një sasi 50 herë më të madhe në përbërje se sa burimi i arsenit në Gjermani.2 Duke filluar prej vitit 1923 në këtë vit është hapur miniera e fshatit Llojan, minierë e cila ka bërë që ky fshat të ketë jehonë të madhe, prej të cilës kanë arritur të punojnë, udhëheqin njerëz të shumtë nga shtete të ndryshme ta kenë fatin të punojnë në këtë miniere, njerëz me profile të ndryshme të kyçen në këtë minierë, përvoja të ndryshme të gërshetohen, familje të shumta të mbahen financiarisht nga kjo minierë e shumë çkatjetër. Puna në këtë minierë ka funksionuar kështu: është bërë eksploatimi i mineraleve prej tokës në thellësi prej 50 metrash, eksploatimi është bërë me anë të punëtorëve të specializuar për këtë punë, punë e cila është kryer me teknologji mjaft të vjetër, kryesisht ka qenë e mbështetur në punë krahu se sa më telekomandim apo thënë më qartë minatorët me një vegël të thjeshtë në dorë i kanë nxjerr mineralet nga toka si për shembull: hekurin, kronin, plumbin, nikelin, zinkun, bakrin antimonin e të tjera, pasi që i kanë nxjerrë punëtorët tjerë kanë ardhur me karroca të cilat kanë qenë të tërhequra me anë të kuajve apo buajve dhe i kanë transportuar për në Tabanoc. Përbërja e punëtorëve dhe udhëheqësve ka qenë e ndryshme si për nga raca, etniteti, feja etj. Si për shembull kemi pasur punëtorë nga: Runica (40), Vaksinca (50), Llojani (30), Tabanoci (30), Sopot (20), Tërnavë (20), Miratoc (10) etj 3. Udhëheqësit kanë qenë disa shqiptarë, por ata që kanë qenë kryesorët kanë qenë jugosllavë, por brenda tyre ka pasur edhe rusë . Mosllahovi, rus i ardhur në Jugosllavi ka qenë inxhinieri kryesor për atë minierë, ndërsa Shipetkovi udhëheqës i sektorit për inxhininerim. Me kalimin e kohës mjetet punuese dhe transportuese disi filluan të evoluojnë, tashmë nuk bëhej transportimi me karroca por me një mini tren, gjë që u ndihmoi shumë të gjithëve, sidomos kishte një rritje të dukshme në sasinë e mineraleve të transportuar. Në këtë minierë nuk kanë punuar udhëheqës dhe punëtorë të njëjtë, ka pasur ndërrime të shumta, sepse ka qenë një politikë jostabile shtetërore. Kanë punuar nga pak bullgarët, gjermanët, dhe me njohjen e shtetit të quajtur Jugosllavi e kanë marrë jugosllovenët dhe me të kjo minierë ka përfunduar. Më pas erdhi një urdhër nga stafi më i lartë i kësaj miniere se ata që kanë tokë nuk kanë të drejtë të punojnë në minierë, e ata që nuk kanë tokë u lejohet të punojnë në minierë. Ndoshta edhe kjo ishte një politikë për t’i larguar shqiptaret nga puna industriale, për t’i shmangur nga trajnimi i mëtutjeshëm. Miniera e Lloajnit është mbyllur në vitin 1979 për arsye nga më të ndryshmet si 2 3

po aty Këto të dhëna janë marrë gojarisht, nuk kemi mundur të gjejmë të dhëna zyrtare.

10


më të theksuara ishin shpërthimi i luftërave në ish-Jugosllavi, destabilizimi i politikave ekonomike, mungesa e kushteve për plasman, si dhe vlerësimi i pandërprerë nga ekspertë të shumtë për ndotjen e mjedisit, edhe përkundër që tashmë kjo minierë nuk punon ajo ende përbën një rrezik të dukshëm për mjedisin dhe shoqërinë. Në vazhdim do ta shkoqisim një vlerësim nga ekspertë dhe institute të ndryshme për rrezikun mjedisor dhe shoqëror që është shfaqur dhe po shfaqet nga mineralet e kësaj miniere, edhe pse së fundmi gjurmët e kësaj miniere i kanë mbuluar për arsye që i thamë më lart.

1.1. Botëkuptimi i përgjithshëm rreth kësaj teme Konstatimi ynë është se niveli i zhvillimit ekonomik në këtë fshat ka qenë mjaft i paqëndrueshëm. Këtu problemi qëndron në atë se politikat e zhvilluara në këtë fshatë kanë qenë mjaft destruktive, sidomos tash së fundmi me decentralizimin e komunave ky fshat ka marrë edhe më tepër tatëpjetën. Banorët e këtij fshati kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori, por jo në mënyrë të specializuar apo thënë më mirë, secili banor i këtij fshati punon punë të shumta, por asnjërën në mënyrë të specializuar. Këtu bujku nuk është vetëm bujk, mësuesi nuk është vetëm mësues, fermeri nuk është vetëm fermer dhe pa dyshim këtu kemi një mossukses, ngaqë nuk kemi epërsi në veprimtari dhe në anën tjetër dihet se si zhvillohet politika ekonomike në përgjithësi, mbase vaj halli për fshatarët. Në Perëndim, fermeri është vërtet fermer, bujku është vërtet bujk, mësuesi është vërtet mësues, udhëheqësi është vërtet udhëheqës, kësisoj kemi një përzgjedhje në punë dhe pa dyshim kjo veprimtari është një veprimtari frytdhënëse, ku atje bëhet edhe subvencionimi i bujqësisë, blegtorisë, ata i nxisin fermerët që të merren me veprimtari kultivuese dhe prodhuese. Llojanasit me ujë të pijshëm furnizohen prej puseve (bunarëve) dhe burimeve që sikur një freski vere vijnë prej bjeshke. Fushat e këtij fshati janë mjaft pjellore. Në të kaluarën janë punuar me të madhe, mbase ekzistenca materiale pas mbylljes së minierës ka qenë prej kësaj veprimtarie. Më së shumti banorët e këtij fshati e kanë bërë kultivimin e duhanit, rrushit, specave. Ka pasur 11


edhe prej atyre që kanë ruajtur lopë, por me një numër të vogël të gjedhëve. Ekzistenca dhe zhvillimi në këtë fshat si në të kaluarën ashtu edhe tash është siguruar edhe nga migrimi i njerëzve në mërgim, mbase ky ka qenë edhe burimi më i sigurt i sigurimit të të ardhurave. Ata kanë punuar në mërgim dhe shumicën e të ardhurave i kanë sjellë këtu në vendlindje, ngaqë pas tyre vërtet ka qëndruar një varg i tërë i familjeve që sikur zogjtë që presin nëpër foletë e tyre prej shpendëve ushqim, ashtu edhe ky varg familjesh kanë pritur prej mërgimtarit gjësende dhe të holla. Me anë të të hollave që i kanë sjellë në vendlindje, familjarët e tyre, këtu në vend, kanë ndërtuar shtëpi, kanë blerë makina, si dhe përgjithësisht janë kujdesur për harxhimet e shtëpisë.

1.2. Planifikimi i burimeve (resurseve) Tubimi i njohurive, renditja dhe përhapja e tyre nëpër burime dhe nëpër qasjen e planifikimit, është me veçori të prioriteteve dhe atë kryesisht sipas vlerave. Në të parët trajtohen resurset njerëzore, potenciali i tyre rishtar dhe aftësia për t’u bërë gjeneratorë të zhvillimeve. Në të dytat sipas rendit sistemohen resurset materiale, vlerësimi i tyre cilësor dhe vëllimor, sikurse baza financiare, objektet, pajisjet, lënda e parë dhe të ngjashme.4 Sa i përket planifikimit të burimeve si duket në këtë fshat nuk janë radhitur sipas përparësive dhe nuk është bërë eksploatimi i burimeve sa duhet për të mos thënë shumë pak. Banorët e këtij fshati janë ballafaquar me probleme nga më të ndryshmet si: infrastruktura rrugore mjaft e brishtë, furnizimi me energji elektrike jo i bollshëm, përqindja e punësimit mjaft e ulët, projekte të varfra, niveli arsimor e të ngjashme. Edhe më lart cekëm se toka në këtë fshat është mjaft pjellore, por ajo çka është më kryesorja është se në këtë fshat toka pjellore është punuar, kultivuar edhe pse përfitimi ka qenë sa për të mbetur gjallë. Pse vallë kështu ka qenë? Sepse dihet, ka pasur një menaxhim mjaft të dobët në lidhje me plasmanin dhe me çmimin e produkteve, duke filluar prej qarqeve shtetërore dhe deri tek ato lokale. Për më tepër, në lidhje me këtë dukuri, na tregon një bujk dhe një punëtor i madh i këtij fshati, emri i të cilit është Rexhep Iljazi (haxhi Rexhepi) i cili mes 4

Zeki Bejtullhu “Bazat e Biznesit” fq.67.

12


tjerash kështu shprehet: “Unë kam punuar afro 40 vjet bujqësi dhe rezultatet përfundimtare kanë qenë mjaft zhgënjyese, edhe përkundër punës së rëndë fizike, kemi bërë kultivimin e rrushit, shalqirit, si dhe në fund, kemi realizuar të ardhura vetëm sa për të mbetur gjallë. Po të mos ishte kurbeti do të kishte qenë shumë vështirë për ne. Me këtë nuk dua të them se nuk ka llogari për të punuar, ngaqë pastaj shtrohet pyetja tjetër logjike, vallë paska llogari prej papunësisë, por se politika mjaft e dobët dhe korruptuese, ka sjellë një gjendje të tillë, të punosh shumë dhe të kesh shumë pak dhe në anën tjetër ata tregtar çka bëjnë tregti me produktet tona, ata realizojnë të ardhura marramendëse dhe tash kohëve të fundit po shihet një anashkalim ndaj punimit të tokës në të gjitha fshatrat, sepse politikat ekonomike po e sjellin një gjendje të tillë, unë mendoj se edhe shteti ka për t’ia parë sherrin politikës së vet, sepse edhe tregtarët dikur nuk kanë me çka të bëjnë tregti.” Kësisoj, shihet qartë se banorët e këtij fshati janë të zhgënjyer mjaft prej rezultateve që rrjedhin prej veprimtarisë bujqësore. Edhe pse titulli i zgjedhur në këtë punim është “Rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan”, nuk mund të flasim edhe për ndonjë zhvillim, por do të orvatemi t’i japim një dritë pllajës, sipër së cilës do të mundohemi të shohim se çka ka ndodhur, çka po ndodh dhe çka mund të rrjedhë në lumin e këtij vendi. Llojani si shumë fshatra të tjerë po ecën me një hap shumë të ngadalshëm të zhvillimit. Këtu togfjalëshi investime publike thuajse njihet prej shumë pak njerëzve. Këtu fshati po mbetet vetëm një vend, të cilit mëtohet t’i lihet vendi dhe roli i cicërimave të këndshme, ku njeriu lezetshëm mund të kënaqet së pushuari. Natyrisht që kemi edhe projekte të propozuara dhe shumë pak të miratuara, mbase edhe më vështirë të jetësuar. Në vitin 2002 banorët e këtij fshati në mënyrë vullnetare kane dalë për të punuar, duke bërë hapjen e kanaleve që do të sillte ujin në fshat dhe për habi kur mbërriti puna deri te buzët përfundimtare, ky projekt dështoi, mbase më në fund dikujt iu kujtua se baseni nuk kishte ujë. Ka qenë edhe një paradoks tjetër në këtë fshat. E kanë projektuar një pendë, ia kanë filluar ndërtimin e asaj pende, mbase është bërë edhe festimi i kësaj pune shumë të madhe, duke u shoqëruar ky gëzim me therje të një demi. E vërteta e hidhur e

13


gjithë këtij gëzimi është se edhe sot e kësaj dite ky projekt është avulluar dhe puna e nisur ka mbetur ashtu si ka qenë para më tepër se një dekade dhe nuk ka shpresa për rifillimin e kësaj pune. Edhe përkundër përpjekjeve të vogla në këtë fshat, ato projekte kanë humbur dhe në praktikë nuk janë parë asnjëherë. Për të qenë tmerri edhe më i madh, ky është ndërprerë me ndihmën e disa banorëve të këtij fshati, petku i të cilëve dëshmonte se ata tashmë nuk jetonin në atë oazë që e shfrytëzonin vetëm për përfitime të tyre ekonomike dhe politike. Mbase këto dhe shumë të tjera llojanasit atyre nuk do t’ua harrojnë lehtë, ngase në vend të shërimit të gjymtyrëve, ata gjetën kurajë dhe ia hoqën tërë organet jetësore, gjoja se për ta shpjerë atë të sëmurë në pellgun e përjetësisë dhe të harresës së përbotshme.

1.3. Veprimtaria e prijësve të fshatit Llojan në nivel udhëheqjeje Përmes shtjellimit të gamës së veprimtarive, prijës të së cilës ishin njerëz të mençur dhe trima, të cilët kishin marrë mbi supet e tyre një përgjegjësi jo të lehtë, edhe pse nga këndvështrimi rajonal kjo barrë nuk shihet me syrin që besnikërisht i bashkërendon punët me mendjen që vlerëson drejt. Nuk do t’i cekim të gjithë ata që në njërën apo tjetrën mënyrë kishin marrë diçka mbi supet e tyre për të mirën e fshatit, ngase ata janë shumë, por lapsi jonë do të nënvizojë gjësende që identifikohen vetëm me disa emra, duke mos pasur aspak qëllim t’i mënjanojmë ata burra të mëdhenj, edhe pse emri nuk do t’i përmendet për arsye të natyrës metodologjike që kemi përzgjedhur dhe asaj hapësinore. Do ta nisim prej periudhës që udhëhoqi Osman Zeqiri (haxhi Osmani) edhe pse me këtë nuk duam të themi se para tij nuk ka pasur njerëz që në forma të ndryshme udhëhoqën me mbarëvajtje çështje publike në fshat. Për arsye se nuk mbërritëm të bashkëbisedojmë personalisht me Osman Zeqirin, në vijim do të shërbehemi me të dhëna që i siguruam prej të afërmeve të tij dhe prej bashkëpunëtorëve të tij, që ishin: Vehbi Destani, Vasëf Nuhiu, Sabri Iljazi dhe disa të tjerë, duke përfshirë këtu edhe të gjithë banorët e fshatit të cilët shumë njerëzisht bashkëpunuan në projekte të ndryshme, qofshin ato edhe të pakta, por vlerësuar me botëkuptimin e asaj kohe, vlerësohej një ecje e mirë drejt asaj që fatkeqësisht ende (edhe në vitin 2012) nuk e kemi mbërritur.

14


Osman Zeqiri prej vitit 1965 dhe deri në vitin 1988 ishte në pozitën e udhëheqësit në fshatin Llojan. Atëkohë filluan për herë të parë, në mënyrë institucionale të gjejnë shtrat investimet që të paktën shikoheshin prej organeve shtetërore dhe në njëfarë mënyrë prej tyre kërkohej edhe leja paraprake për ndonjë ndërtim të caktuar. Në vitin 1972, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe përgjithësisht edhe me ndihmën e popullit, u soll prej malit ujësjellësi që përshkonte një largësi prej katër kilometrash. Po në atë vit u ndërtua edhe xhamia e fshatit, u shtrua rruga që përshkohej diku gjashtë kilometra, pikënisja e së cilës ishte nga qendra e fshatit deri te hekurudha që është afër fshatit Reçicë. Shteti komunist kishte dashur që t’i ndalonte punimet e xhamisë, por zgjuarsia e Vehbi Destanit, i cili në atë kohë përpiqej edhe institucionalisht të bënte diçka për gjallërimin e fshatit, kishte bërë të mundur që punimet e nisura edhe të përfundonin. Në këtë ecejake, kishte kontribut shumë të çmuar edhe Zimer Zimeri (haxhi Zimeri), i cili në atë kohë kishte qenë arkëtar, detyrë që e kryente me shumë besnikëri dhe gjithashtu para organeve përgjegjëse që përdornin lloj-lloj mjetesh për ndalesën e këtij punimi, kishte qenë shumë i vendosur në padëgjueshmërinë e tyre ndaj ndërprerjeve eventuale të punimeve në Xhami. Pas këtij vargani, që me syrin e sotëm nuk mund të duket shumë punë sipërfaqësore, ishte rregulluar një urë mes përmes lumit të fshatit. Pastaj vendosja e telefonave fiksë ishte bërë në vitin 1987, ngjashëm sikur në të gjitha projektet e tjera, edhe ky hap përpara ishte hedhur në saje të vetëkontributit të fshatarëve, ku çdo familje që interesohej ta vendoste telefonin në shtëpi, prej saj kërkohej që shtetit t’i paguante diku 1.200 marka. Ky projekt ishte jetësuar me ndihmën Vehbi Destanit, Vasëf Nuhiu, Ismail Ibrahimi dhe Sabri Iljazi i cili shërbente në atë kohë si sekretar. Edhe çështja e shkollës assesi nuk bën të lihet në sirtarët e harresës, ngase përpos kontributit të saj arsimor, ajo ndikoi edhe në ngritjen ekonomike të banorëve të fshatit. Shkolla vetëm me dy klasa kishte filluar në vitin 1946 në mejtepin e xhamisë nismë kjo që kishte ardhur prej vetë banorëve, në krye të së cilës ishin disa më të shkolluar. Ndërsa në vitin 1955 Vehbi Destani kishte propozuar për sjelljen e shkollës pesë vjeçare në fshat. Pas hapjes së kësaj paralele, mësuesit shqiptarë shumë të përgatitur, që ishin prej trojeve të ndryshme shqiptare, qe mundësuar një mbarëvajtje që do të përshkohej me sukses në fshatin Llojan në shumë aspekte. Ishin marrë vesh që vetëm mjeshtërit që ndërtonin shkollën të paguheshin prej shtetit dhe pjesën tjetër e kryenin vetë banorët e fshatit, me çka secili në mënyrën e vet kontribuonte. Pastaj ky rrugëtim mbërriti në ndërtimin e shkollës, e cila u ndërtua në vitin 1962, shkollë që sot gjendet në mes të fshatit Llojan dhe fshatit Vaksincë, gjegjësisht që gjendet afër minierës u ndërtua në vitin 1962.

15


Ndërsa për hir të rëndësisë së rrëfimit të atyre që patën fatin dhe përgjegjësinë të jenë pjesë e kësaj lokomotive, tërësisht do t’ua paraqesim atë që morëm (mendimin) prej vetë udhëheqësve të dikurshëm, meqë këta patëm fatin t’i takojmë teksa ende frymonin në këtë botë të përkohshme. Aliriza Daipi (ish kryetari i fshatit Llojan) mes tjerash për ecuritë ekonomike dhe shoqërore, shprehet: “Prej vitit 1985/86 jam emëruar si kryetar i fshatit Llojan. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar punë të ndryshme, kuptohet gjendja ka qenë ndryshe prej të sotmes, sepse shumë e punë kanë qenë prej fillimit dhe kryesisht çdo punë është kryer me vetë kontributin e fshatarëve. Në fillim e kemi bërë projektin më gjithëpërfshirës për telefoninë fikse, projekt që ka zgjatur gjashtë muaj dhe më pas kemi filluar me punën përfundimtare me vendosjen (instalimin) e rrjetit telefonik nëpër shtëpi. Ky projekt ka qenë i nisur nga kryetari i kaluar, por meqë atëkohë kishte vetëm dhjetë parapagues, kurse tash është bërë rritja e numrit të parapaguesve në 200 parapagues dhe vazhdon të rritet. Ky aksion është kryer me nismën time, por me vetë kontribut të fshatarëve, ku secili që ka dashur të bëhet me telefon fiks, ka pagur nga 1000 euro, si dhe ky projekt përfundoi me sukses. Përparësi tjetër ka qenë edhe mirëmbajtja e ujësjellësit që vetë fshatarët e kanë sjellë prej burimeve malore, por ka pasur edhe prej atyre që ujin e pijshëm e kanë siguruar prej puseve që i kanë shpuar nëpër oborret e shtëpive. Njëkohësisht e bëmë përforcimin e rrjetit elektrik, me anë të një transformatori të ri, i cili është pagur nga vetë fshatarët në shumë prej 51 marka, kurse më pas u bë edhe 30 përqind një zbritje vetë “Svetlina”. Me nismën tonë dhe mirëkuptimin e fshatarëve, filluam ndërtimin e shkollës fillore në të cilën kanë marrë pjesë arsimtarët, fshatarë, mërgimtarët si në mënyrë fizike ashtu edhe me të holla, mbase mos të harrojmë ta theksojmë se e kemi pasur edhe një ndihmë prej ministrisë së atëhershme. Duke e parë nevojën për ura, ne ju qasëm edhe këtij projekti e që arritëm ta bëjmë edhe ndërtimin e dy urave, projekt ky që është kryer prej vetë fshatarëve. Duhet pasur parasysh se projektet që janë kryer janë pjesë-pjesë, sepse kushtet politike dhe financiare kanë qenë të tilla. Është bërë shtrimi i rrugës Llojan-Miratoc në gjatësi prej dy kilometra. Me vërtetimin që e merrnin fshatarët se i përkisnin vendbanimeve në zonën kufitare, ata me materiale ndërtimore u pajisnin me 40 përqind më lirë. Në vitin 1997 përfundoi mandati im. E dorëzova detyrën. Nuk duhet anashkaluar faktin se sikur në çdo periudhë që ka pasur epërsi dhe mangësi, ashtu edhe koha jonë mund të mbërthehet prej këtyre cikleve që për mendimin tim, një gjë e tillë është normale. Në fund mund të themi se jemi përpjekur maksimalisht për mirëqenien e fshatarëve, u jemi mirënjohës fshatarëve për kontributin e dhënë dhe shpresojmë që në një të ardhme jo të largët, do të punohet edhe më shumë në këtë vend ende të etur për projekte zhvillimore”. Vaxhid Iljazi në lidhje (ish kryetari i fshatit Llojan) mes tjerash për rrjedhat ekonomike dhe shoqërore, shprehet: “Në kohën prej vitit 1997, 16


Bashkësia Lokale e fshatit Llojan bërë planin për katër vjet me radhë në bazë të së cilës duhej të realizoja disa pika shumë të rëndësishme siç ishin: ndërtimi i ujit, penda e cila do të shërbente për pajisjen e fshatit për ujë të pishëm që filloi të ngrihej, pastaj ujitja e tokës për 400 hektarë, që mëtohej të bëhej një bujqësi intensive, rregullimi i rrjetit të ujësjellësit që ishte i vjetruar. Ekzistonte një buxhet i vogël në Komunë për fillimin e kanalizimit, që kishte filluar të realizohej. Rruga që lidh dy fshatra kufitare Llojin - Maqedoni, Miratoc - Serbi, të zgjerohet në tetë metra për t’u përgatitur kështu për asfaltim. Por fatkeqësisht punët filluan, por nuk u realizuan! Shkaqet janë të qarta, ndodhi lufta e Kosovës dhe ardhja e refugjatëve nga Kosova e Serbia, Presheva që hynë në Llojan dhe që qëndrimi i tyre zgjati gati gjashtë muaj. Në atë kohë, në Llojan kaluan 45.000 refugjatë, në Llojan u vendosën 41.020 refugjatë dhe ne u larguam nga veprimtaria plotësisht, sepse filloi lufta në këto fshatra dhe mandati ynë u përmbyll pa i jetësuar projektet e fituara”. Selami Mehmeti (ish kryetari i fshatit Llojan) mes tjerash për rreth kësaj teme, shprehet: “Prej vitit 2001 e deri më vitin 2006, janë kryer shumë veprimtari që i përkasin një rëndësie të veçantë. Veprimtaria e parë ka qenë rregullimi i rrugëve lokale dhe është kryer me sukses kjo nismë; ka qenë projekti ujit 3.300 metra i cili është dashur të sillet prej “bella vodës” (Ujit të Bardhë - Pastër 5) që ishte financuar nga IRC-ja dhe 25 përqind nga vetë kontributi i fshatarëve. Më pastaj rregullimi i shtratit të lumit, i cili ka zgjatur tre muaj dhe është përmbyllur me sukses, njashtu edhe në këtë përmbarim kanë qenë të përfshirë me punë fshatarët. Dy projekte tejet të rëndësishëm për shkollën së bashku me kolegët dhe disa vullnetarë të tjerë i kemi realizuar. Ato kanë qenë: rregullimi i dritareve, meremetimi i murit, rrethimi i shkollës si dhe shumë skute të tjera. Ky projekt është realizuar me ndihmën financiare të IOM-it dhe 20 përqind nga fshatarët. Dy centrale për përforcimin rrymës elektrike, projekt ky që është financuar nga “Sfetlina”. Më pas thurja e varrezave me mur dhe me drita sipër murit. Ky projekt është realizuar nga vetë fshatarët. Riparimi i shtëpive pas luftës dhe katër shtëpi janë ndërtuar nga themeli, projekt ky i financuar nga IRC dhe për të gjithë fshatarët kemi siguruar dru me ndihmën e IRC-ës. Në këtë periudhe janë ndërtuar katër ura, të cilat i kanë financuar fshatrat dhe Bashkësia Lokale e fshatit Llojan”. Në një pjesë të kësaj periudhe futet edhe Shpend Destani si udhëheqës i fshatit, i cili ishte i përqendruar kryesisht në përfshirjen e drejtë nëpër institucionet shtetërore te të rinjëve me shkollë të mesme dhe atyre me fakultet të këtij fshati, gjë që kjo ishte një tregues shumë real i fillimit të arkëtimit të mjeteve financiare apo shkëndijat e pakta që tregonin se buxheti i shtetit kishte filluar t’i spërkaste edhe këta të posadiplomuar, që padyshim ishte edhe një forcë ekonomike për familjet që ishin mësuar t’i drejtonin sytë nga dera e vëllezërve të 5

Nuk kemi gjetur ndonjë toponim më të saktë në gjuhën shqipe

17


tyre që gjendeshin në mërgim, edhe pse mundësia e përfshirjes ishte e tillë sa kishte lënë edhe një pjesë bukur të madhe jashtë këtyre punësimeve.

1.4. Dyzimet për Minierën e Llojanit Qëllimi i këtij hulumtimi është që të ndriçojmë dukuritë që deri më tani i kemi parë, por nuk jemi futur në analiza më të thella apo vetëm sipërfaqësisht i kemi shikuar, siç e cekëm edhe në fillim në zonën rurale tash e sa vjet është ulur dukshëm interesi për të jetuar e të mos flasim për të hulumtuar në këto zona, interesi ynë për këtë fshat ka qenë i kahmotshëm, por tash me anë të këtij hulumtimi arritëm t’i shohim disa gjëra që dikur më janë dukur si iluzione të parealizueshme, në këtë hulumtim pamë dhe do të shohim se çfarë resurse në të vërtetë ka fshati Llojan, si bëhet shfrytëzimi i tyre, çka është punuar deri më tani, edhe disa fakte do t’i shohim kur të arrijmë te mënyra e hulumtimit. Miniera afër fshatit Llojan që njihet si miniera e Llojanit ka punuar gati pandërprerë që nga viteve 1923 – 1979. Tridhjetë vitet e para miniera ka përpunuar vetëm krom, që nga viti 1959 zgjerohet në përpunimin e antimonit dhe në vitin 1956 në përpunimin e arsenit, sepse vendi është mjaft i pasur me këto tre elemente. Kjo miniere përfshin një sipërfaqe prej 10 km.2 UNEP-i ka vizituar minierën e Llojanit dhe ka analizuar përbërjen e materialeve të nxjerra dhe ka vërtetuar një përmbajtje prej 8,093 mg/kg të arsenit që nënkupton një sasi 50 (pesëdhjetë) herë më të madhe në përbërje se sa burimi i arsenit në Gjermani. Që nga viti 1979 miniera është braktisur duke mbetur vetëm

18


një roje gjer në fillim të viteve të nëntëdhjeta kur u tërhoq dhe teknologjia e mbetur. Pas tërheqjes së veprimtarisë dhe teknologjisë nga kjo minierë e gjithë struktura ndërtimore si dhe i gjithë deponimi me rreth 1 milion tonelata mbetën të paprekura nga strukturat shtetërore duke vënë në rrezik helmimin e tokave të banorëve të fshatit. Nga një vizitë bërë minierës pritet që kjo minierë se shpejti të fillojë punën. Miniera e Llojanit në Kumanovë të Maqedonisë pritet të fillojë shumë shpejt me punë. Për fillimin Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit ka planifikuar të shpenzojë rreth 100 mijë euro dhe pas kësaj në të do të punësohen rreth 200 punonjës të zonës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mjedisit Jetësor Xhelil Bajrami. Ndërkaq menaxhuesi i “Farmakommbit”, ndërmarrje kjo që i ka marrë me koncesion miniera e Llojanit për 20 vitet e ardhshme, ka thënë se për sanimin e mjedisit jetësor kompania e tij ka dhënë 200 mijë euro. ”Për rregullimin e ambientit te punës do të ndajmë 200 mijë euro, ndërkaq për ristartimin e minierës së Llojanit janë të paraparë të ndahen 10 milionë euro”, ka thënë Stojan Andonovski, menaxher i "Farmakommb". Sipas tij në këtë minierë do të punësohen rreth 200 veta edhe atë kryesisht banorë të kësaj ane, ndërkohë që ekspertët janë duke bërë elaboratin e ristartimit të punës. ”Fillimi punës do të bëhet shumë shpejt, ndërsa të gjitha përgatitjet janë në fazën përfundimtare, ku janë duke u përgatitur disa pjesë teknike”, tha Andonovski. Qëllimi i këtij takimi ka qenë prezantimi i strategjisë, që ka Ministria e Ekologjisë për minierën e Llojanit, para banorëve të fshatit Llojan. Dhe priten të punësohen rreth 200 veta, kryesisht banorë të kësaj ane, ndërkohë që ekspertët janë duke bërë planin e ristartimit të punës 6. E kundërta e analizës që është bërë nga instituti BIRN kjo e fundit si duket i ka paraparë masat që duhet të merën për ruajtjen e ambientit. Ajo e cila i dha fund këtyre përpjekjeve teorike, ishte dëshira e ngutshme e atyre që flisnin pas perde dhe e atyre që ishin në mejdan, por që nuk qe e mundur të dihet, në ishin të ndikuar prej atyre të perdeve apo kishin vlerësuar vetë për një gjë të tillë, për t’i dhënë kështu fund kësaj miniere, duke ia vënë sipër dheun e rëndë, për ta pushuar dhe fashitur helmin që kundërmonte sëmundje, nën të cilin fshihej edhe një pasuri shumë e çmueshme.

6

http://llojani.info/?cat=28

19


KAPITULLI II 2. Projekte konkrete Pas shtjellimit dhe pasqyrimit të problemeve të ndryshme në aspektin e zhvillimit ekonomik të fshatit Llojan, pas një mori faktesh dhe pas një mori kritikash vendosëm që me ndihmën edhe të disa bashkëpunëtorëve në këtë hulumtim ta paraqesim një projekt apo thënë ndryshe një pjesë të zhvillimit ekonomik të fshatit Llojan, sepse nuk janë studiues dhe kritikues të vërtetë ata që vetëm pasqyrojnë dhe kritikojnë ndonjë dukuri, nëse pas tyre nuk sjellin ndonjë projekt d.m.th: t’i arsyetojnë kritikat e tyre. Ne vendosëm që në këtë pjesë të hulumtimit të japim zgjidhje të mundshme për këtë vend. Meqë jemi banorë të këtij fshati dhe e shohim gjendjen për së afërmi, shohim një rini të papunë, një fushë të pashfrytëzuar, vendosëm që me anë të këtij projekti ta paraqesim një ndërlidhje që i përgjigjet nevojave dhe kërkesave ne këtë fshat. Qëllimi i jonë në këtë projekt është që me metoda dhe mjete të lehta të arrijmë ta begatojmë fshatin dhe të bëjmë një numër të konsiderueshëm të punësimeve në ndërmarrjen tonë, sepse vetëm kështu mund t’i japim fshatit vlerë dhe të flasim me fakte për zhvillimin ekonomik të fshatit Llojan.

20


2.1. Bashkëbisedimi me disa banorë Në bazë të asaj që kemi fituar në terren dhe asaj që kemi hulumtuar arritëm në disa rezultate që janë të një rëndësie të veçantë. Mënyrat të cilët i kemi përdorur janë nga më të ndryshmet, por kryesisht jemi përqendruar në nxjerrjen e rezultateve me anë të intervistave dhe anketave. Gjatë hulumtimit tonë, patëm nderin të intervistojmë njerëz me profesione të ndryshme, si një ndër ta ishin: Baton Zimeri - ekonomist i diplomuar në Universitetin e Shkupit, Makfire Etemi - Daipi- ekonomiste e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Mikjale Kamberi ekonomiste e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Mentor Zeqiri – Profesor doktor i lumenjve të bujqësisë dhe Mevlan Memeti ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Baton Zimeri në lidhje me temën “rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan” thotë: ”Fshati Llojan posedon një fushë të gjerë, male të pasura, por shfrytëzimi i tyre nuk bëhet si duhet, sepse edhe përkundër fushës pjellore populli i këtij vendi nuk e punon tokën, a në të kundërtën ajo që nuk duhej të bëhej është bërë d.m.th: para 6 viteve mali është dëmtuar tej mase. Ndonëse fshatarët ende nuk e kanë kuptuar se Ministria e Bujqësisë bënë subvencionimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Sidoqoftë mund të ekzistojë edhe besueshmëria e vogël tek qarqet shtetërore apo ende nuk kemi një vetëdijësim të 21


popullatës. Problemi qëndron edhe në atë se popullata nuk ka arritur ende t’i kuptojë reformat që janë bërë në Ministrinë e Bujqësisë, ata nëse janë të regjistruar në regjistrin e entit për bujqësi si bujq apo blegtorë mund të marrin kredi afatgjate me normë kamatore mjaft të ulët. Problemi edhe më shqetësues është se komuna e Likovës asnjëherë nuk ka dalë me ndonjë program për këtë lëmë, e të mos flasim se a ka dalë ndonjëherë në terren. Pra konkluzioni im është: angazhim sa më i madh i organeve komunale në sektorin e bujqësisë, sepse baza e këtij fshati është bujqësia dhe blegtoria”. Makfire Etemi - Daipi në lidhje me temën “rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan” thotë: “Duke e parë fshatin Llojan si fshat me një pozitë gjeografike mjaft tërheqëse për investime sidomos do ta veçoja pjesën e sipërme të Llojanit, vlerësoj se është mjaft e përshtatshme për ruajtjen e gjedheve, deleve, si dhe ndërtimin e fermave, mundësi kjo që banorët e këtushëm ende nuk iu kanë rrekur si duhet. Madje duken se kanë rënë në kurthin e atyre që parapëlqejnë ta mallkojnë terrin në vend se të ndezin një qiri”. Mikjale Kamberi - Salihu në lidhje me temën “rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan” thotë: “Fshati Llojan në bazë të gojëdhënave në të kaluarën kishte qenë një fshat mjaft i gjallë. Gjallëria e këtij fshati është shprehur në saje të posedimit të zonës kufitare, zonë e cila është karakterizuar si lidhëse mes shteteve dhe shumë fshatrave, madje edhe e qyteteve të tjera. Nga kjo kuptojmë se fshati Llojan ka pasur një epërsi në aspektin e transportit. Por aktualisht ky fshat gjendet në një gjendje të izoluar, sepse tash e shumë vjet kufiri është i mbyllur, mbyllje kjo që dukshëm ka ngulfatur gjallërinë që natyrshëm mund ta kishte çdo fshat.” thotë:

Mentor Zeqiri në lidhje me temën “rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan”

Territori i komunës së Likovës merret kryesisht me prodhimin e kulturave bujqësore, në aspektin e lavërtarisë, blegtorisë, e shumë më pak vreshtari e pemëtari. Si kulturë tradicionale në komunën e Likovës ka qenë kultivimi i duhanit, mirëpo në kohën e tranzicionit të shoqërisë, mbyllja e kufijve, konkurrenca e lirë, shitja e kombinateve, bujqit e Komunës së Likovës këtë kulturë filluan ta braktisin kështu që sot kemi vetëm 3 tonë të prodhuara, gjë e cila në të kaluarën është kryer vetëm nga një familje. Dhe do ta shfrytëzoja rastin t’u jepja disa këshilla bujqve, blegtorëve, vreshtarëve, pemëtarëve dhe atyre të cilët merren me lëmi të përafërta: Të punohet e gjithë toka të mos lihet vend pa u punuar, bujqit e vegjël të bashkohen në kooperativa ashtu siç praktikohet në Suedi, bujqit e vegjël t’i grumbullojnë mjetet, makinat, bujqësore zinxhirore të orientohen në kultura bujqësore profitabile. Për ta ngjallur interesimin e bujqve pa dyshim duhet mbajtur seminare, trajnime, të jepen këshilla nga Ministria e Bujqësisë për subvencione, benificione dhe një mobilizim i tërësishëm i gjithë atyre që i përkasin kësaj fushe. Mevlan Memeti në lidhje me temën “rrjedhat ekonomike në fshatin Llojan” thotë: 22


Duke e marrë parasysh numrin e madh të banorëve të fshatit Llojan, afërsinë territoriale me fshatin Vaksincë dhe nëse bëhet ndonjë hapje e shpejtë e kufirit, ky fshat do të përafrohej edhe me fshatin Miratoc dhe në të njëjtën kohë apo në këtë amalgamë kërkesash, nuk duket gjithaq e kuptueshme mospasja e një mulliri, në të cilin fillimisht vetë banorët e Llojanit, pastaj edhe fshatrat fqinjë do të mund më lehtë ta dërgonin grurin për bluarje, pse jo edhe për deponim, duke e pasur parasysh se kohët e fundit hambarët nëpër shtëpi kanë humbur fare.

2.2. NDRIÇIMI I REALITETIT Me anë të këtij projekti hulumtues mëtuam t’i shohim disa çështje ekonomike të cilat janë kryer në këtë fshat, të cilat nuk kanë mundur të kryhen për arsye të ndryshme si dhe faktorët të cilët kanë ndikuar në mosrealizimin e projekteve të shumta. Duke u mbështetur në të kaluarën fshatit Llojan, kuptojmë se ka qenë një fshat, që ka evoluar ngadalë dhe ka arritur në këtë gjendje që është edhe sot me shumë dallime të vogla prej vitit 1899. Rëndësi e këtij punimi është mbështetur edhe në disa kritika, këshilla, dhe projekte që pa dyshim se edhe këto procese janë pjesë e një projekti. Tubimin e informacioneve e kemi bërë me anë të vëzhgimit personal të fshatit, me anë të intervistimit çka e përbëjnë pothuajse pjesën më të begatshme të këtij punimi. Vështirësitë që i kemi hasur gjatë këtij punimi janë të shumta e para nga vetë titulli në fillim kur e kemi zgjedhur titullin, kemi menduar se do të kemi shumë probleme në tubimin e informacioneve, sepse të shkruash apo të hulumtosh për zhvillimin ekonomik të një fshati në Ballkan është sikur të bësh vetëvrasje nga frika se po vdes, megjithatë aty ku mendon se është diçka problem pikërisht aty mund të korrësh sukses, sepse ne pasqyruam gjendjen ekonomike të fshatit në të kaluar, në të tashmen dhe në të ardhmen. Ndriçimet e 23


disa realiteteve në këtë fshat ende mbeten enigma për fshatarët, a thua pse u ndërpre ndërtimi i pendës, pse u mbyll miniera, pse pasuritë nëntokësore nuk po shfrytëzohen, pse ka një demoralizim të bujqve, pse shumë banorë e kanë braktisur fshatin dhe e kanë kapur rrugën e kurbetit e shumë enigma dhe paqartësi të tjera të cilat vazhdojnë të mbetën edhe më tutje enigma. Dobitë nga ky punim janë se tashmë mund të flasim për fshatin Llojan me fakte. Nuk ka të drejtë askush të ankohet se nuk kemi projekte, se ne tashme i kemi paraqitur projektet, i kemi treguar dikujt se në këtë botë të madhe ekziston edhe një fshat, emri i të cilit është Llojan, fshat i cili gjendet në një gjendje jo të mirë për të mos thënë të mjerueshme, u kemi thënë atyre që lëndën parë e marrin prej fshatit të brengosen pak, u themi institucioneve komunale e shtetërore se ju e përfaqësoni edhe këtë fshat andaj mos e harroni, e të mos ju bjerë në mend vetëm para fushatave zgjedhore. Me anë të këtij projekti ne jemi aftësuar të bëjmë edhe hulumtimin e dukurive të tjera, ne kemi fituar një zanat për hulumtim, eksperimentim, kritika, këshilla dhe shtjellime.

24


2.3. Vërshimi i të huajve, mundësi e përfitimit ekonomik apo një lajthitje juridike shtetërore Karvani i të përvuajturve paraqet pikërisht fytyrën e vërtetë të Maqedonisë, ku qeni nuk e njeh të zotin e vet dhe kryefamiljari nuk e di sa anëtarë ka në shtëpi. Ngjashëm edhe autoritetet përgjegjëse të shtetit nga frika e përgjegjësisë së përkujdesjes, numrin e saktë të hyrjeve, qëndrimit dhe daljet e këtyre të shkretëve në vende të tjera (afganistanezë, iranianë, somalezë, indianë dhe të tjerë nga vendet aziatike) në Maqedoni dhe veçanërisht në fshatin Llojan, zyrtarisht nuk e ka paraqitur askush, pra një gjë e tillë mungon, ngase siç edhe vetë ata pohojnë, kanë ardhur në këtë shtet dhe askush nuk i ka regjistruar apo njoftuar për të drejtat e azilit apo diçka tjetër. Kjo ishte pasqyra e mjegulluar e autoriteteve përgjegjëse. Ndërsa në bazë të disa njoftimeve prej vetë banorëve të fshatit, përgjatë vitit 2009 deri në vitin 2012 numri i tyre supozohej të sillej nga 300 të ardhur (me qëndrim jo të gjatë në këtë fshat), me ndryshime të herëpashershme, ku para një viti numri dukej të ishte dyfish më i lartë.

25


Nga mesi i këtyre emigrantëve kemi të atillë që paraqiten si udhërrëfyes – bartës për në vendet e Evropës Perëndimore, që e njohin mirë terrenin dhe gjuhët që fliten nëpër këto treva. Këtë kemi mundur ta kuptojmë, ku për tri vjet radhazi i kemi parë të njëjtit persona, mbase të integruar shkëlqyeshëm në mesin e banorëve të Llojanit dhe nuk ishte ndonjë vështirësi (përmes këtij treguesi) të vëreje se kush është futur në këtë tregti. Megjithëkëtë, bartja prej vendit nga vijnë bëhet krejtësisht në formë joligjore dhe pjesëmarrësit në këtë shpërngulje janë të ndryshëm dhe të shumtë, edhe pse këtu është vështirë të flitet për një krim të organizuar, ngase gjatë këtij itinerari, marrin pjesë edhe njerëzit e rëndomtë, që nuk janë të shquar për krime paraprake, ku për një përfitim më të madh, pranojnë ta kryejnë një shërbim të këtillë dhe prapë vazhdojnë me punën e tyre të rregullt. Për tre vjet ka që kjo dukuri lundroi në mesin e “detit të vdekur”. Fillimisht këta u vendosën në mejtep të xhamisë, ku zemërgjerësia dhe bamirësia e banorëve gëlonte, ngase ata i shihnin si të dëbuar dhe të shkretë, duke qenë tërësisht të zhveshur prej çdo djallëzie që mund të qëndronte në prapavijë. Në kohën që filluan të shtohen shumë dhe të paraqiten si të mërzitshëm, fillimisht në xhaminë e fshatit dhe pastaj në fshat, filluan edhe masat ndaj tyre, duke i larguar krejtësisht prej mejtepit. Pas këtij largimi, ata edhe më tepër u shtuan, sepse disa mistrecë të këtij fshati ia filluan vrapimit pas përfitimit ekonomik, ku fjala bie, për transport dy kilometërsh paguanin 30 euro për arsye të rrezikut që përmbante kjo lloj veprimtarie për bartjen e tyre nga fshatarët e rëndomtë. Pastaj disa filluan t’i strehonin nëpër shtëpitë e tyre, duke ia marrë për një natë nga 20 euro, kurse tani, në bazë të informatave që qarkullojnë në fshat, ia marrin nga 5 euro për një natë, kuptohet kjo është ana që dihet publikisht, ndërsa ana që vetëm kryerësit e kësaj veprimtaria e dinë, mund të jetë shumë rrëqethëse. Kjo çështje u shikua dhe u trajtua si çështje normale dhe për këtë askush nuk reagoi, përpos që secili vullnetarisht i ndihmonte. Me kalimin e kohës kjo u bë e padurueshme. Banorët fëshfëritnin fjalë pakënaqësie ndërmjet vete, por nuk e kishin kanalizuar në vendin ku kjo dukuri mund të gjente zgjidhje. Kështu ishte vepruar ngase gjithherë për çfarëdo problemi kërkesat dhe brengat e

26


banorëve kishin hasur në vesh të shurdhër, ndaj edhe në këtë rast duket se nuk u besonin autoriteteve përgjegjëse. Çështja mbeti që bisedë pas bisede të njoftohen autoritetet përgjegjëse (edhe pse ata nuk mund të ishin të panjoftuara për këtë dukuri) dhe të vijë puna deri te ndonjë aksion spektakular – tejet sipërfaqësor të policisë, ku emigrantët kishin rastin të “shëtiteshin” me furgona të policisë deri në stacion të policisë dhe pastaj të lirohen, për t’u kthyer sërish në vendin ku ishin më parë. Kryetari i Bashkësisë Lokale dhe ai i Komunës së Likovës, u trandën vetëm pasi disa mediume e sensibilizuan këtë çështje, për të dhënë kështu disa deklarata të përgjumura, ku shihej në paraqitje jonjoftimi dhe jointeresimi i tyre për këtë dukuri. Këta deklaruan se kishin kërkuar edhe më herët që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ajo e Punëve të Brendshme të ndërmarrë diçka në lidhje me këtë vërshim të të huajve. Çuditërisht për këtë kërkesë popullata asnjëherë nuk ishte njoftuar, që të bën të dyshosh në seriozitetin e këtyre paraqitjeve, thuajse mediumet qenkan të parat që duhet të flasin për një dukuri të caktuar, duke ua përkujtuar pastaj atyre që gjenden në pushtet se duhet të flasin diçka, qoftë edhe nëse paraqitjet e tyre u përkisnin njerëzve të rëndomtë. Përkundër këtyre dilemave dhe kësaj amullie shtetërore e komunale, këta emigrantë vazhdojnë të enden ende në fshatin Llojan. Para tre muajve një grup i emigrantëve në orët e vona të natës i kishin sulmuar katër banorë të Llojanit. Menjëherë pasi u përhap ky lajm, shumë banorë të fshatit, morën timonin e trupave të rendit dhe sigurisë shtetërore dhe vullnetarisht e pastruan afërsisht tërë fshatin dhe në qendër të fshatit i tubuan të gjithë emigrantët dhe ashtu në tërësi ia dorëzuan policisë. Policia ashtu siç e kishte shprehi, pas marrjes në pyetje i liroi dhe ata prapë u kthyen në Llojan. E nesërmja vazhdonte si më parë, nëpër rrugë, shesh, kafene e nëpër male harliseshin këta. Por, nga këndi i sotëm sulmin e asaj nate e shohim pakëz më ndryshe. Dyshohet se emigrantët ishin sulmuar nga vetë banorët e fshatit, për ta sensibilizuar kështu këtë çështje, mbase edhe për ndonjë përfitim material të tyre! Sido që të jetë, kjo lihet për t’u shoshitur edhe më tej, kuptohet nëse ka vullnet dikush që të zbardhet në tërësi kjo golgotë e këtyre të përvuajturve, ngase ajo që dihet sigurt në tërë këtë dramë, është se ato nuk kanë ardhur për piknik këtu, sepse një joshje e tillë mungon edhe për vetë banorët e këtij fshati. Përleshje mes emigrantëve ka pasur, edhe atë në orët e vona të natës, ku banorët vendas kanë përjetuar një trishtim të thellë prej klithmave të çakërdisura të tyre, edhe atë si rrjedhojë e dehjes me alkool, edhe pse shkaqet e tjera, si mallëngjimi, jeta endacake, pasiguria e të ngjashme nuk mohohen.

2.4. Në katër pyetje nga katër pikëpamje të ndryshme Cilët faktorë mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc?

27


Suad DAIPI (profesor): Faktori kryesor që pengon rihapjen e pikëkalimit ndërmjet dy fshatrave shqiptare është faktori vendas që i rehabilituar e shikon këtë problem, duke rënë në grackën e ankuesit pa vepra konkrete. Pastaj këtë mjegull komuna e Likovës e pranon si të tillë, duke i pasuar në veprime ata që vetëm llafosin. Për ta përmbyllur këtë përgjigje, dëshiroj ta paraqes një shembull hipotetik: llojanasit të barten në fshatin Reçicë dhe serbët e këtij fshati të vijnë në Llojan dhe tek pastaj shtetit do t’i hapen sytë, ngase bëhet fjalë për vëllezërit e tyre. Përse rruga që lidh Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën, ende nuk po shtrohet me asfalt? Suad DAIPI: Sepse trurin akoma duket se nuk e kemi të shtruar mirë. Për të ardhur deri te faza e asfaltimit, patjetër duhet përmbushur fazën e mbushjes së gropave, gjë që unë në këtë të parën dyshoj shumë, ngase krerët tanë kur neve na premtuan se do t’ua shtrojmë asfaltin, ne pa menduar fare besuam, duke dalë përpara tyre si harrestarë të premtimeve të mëparshme, premtime që kurrë nuk u realizuan, kështu që gropëzimin vetë votuesit e konfirmuan duke i votuar ata që radhazi i gënjyen. Kanalizimi që filloi, përse nuk përfundoi tërësisht? Suad DAIPI: Sepse njerëzit që morën këtë projekt mbi supet e veta, ishin joprofesionistë për një gjë të tillë. Këtë e pështjelloj edhe më tepër faktori vendas, i cili miratoi projektin pa qenë i kompletuar me të gjitha kushtet juridike dhe gjeodezike. Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatikë në Llojan? Suad DAIPI: Shteti është ai që përfiton më së shumti, duke tërhequr grande prej fondeve evropiane dhe njëkohësisht duke i përplasur këta të mjerë nëpër dyert e llojanasve, përplasje që mjerisht u pasua edhe prej disa horrave të këtij fshati. Kështu që, një përqindje e vogël e llojanasve përfituan, të shquar për mungesë mendimi të shëndoshë dhe bizneset tjera të vogla që janë strukur në këtë fshat. Ndërsa humbës janë vetë emigrantët, sepse vaj halli ku po e kërkojnë fatin. Cilët faktorë mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc? Skender Mustafi (ekonomist): Ne kemi qenë dëshmitarë të premtimeve të shumta të partive politike sa i përket çështjes së kufirit. Ajo që vërehet ndër popullatën tonë është se çuditërisht pas çdo përsëritje të një lajmi të tillë një pjesë dërmuese e marrin lajmin me entuziazëm dhe me bindje se vërtet gjendja do të ndërrojë. Në ditët e sotit më duket e palogjikshme të flasim rreth fuqisë së lëvizjeve të qeta popullore të cilat i vënë në lëvizje mendimet dhe fjalët ndërkombëtare, në një kohë kur mendjet tona nuk duan të zgjohen. Përreth njëzet vite në laborator me rreth pesëdhjetë koka njerëzish realizojnë studime të mëdha kërkimore të cilat herë-herë ndryshojnë rrjedhën e zhvillimeve në gjithë

28


globin. Tek ne, në dy anët e kufirit, shpresoj të gjenden më shumë se pesëdhjetë koka, të cilat për njëzet vite nuk kanë arritur që së paku të nxjerrin në pah një bilanc të qartë rreth qëndrimeve të shteteve ndaj hapjes së këtij kufiri, e lere më të organizojnë një lëvizje pak më të zëshme mbi këtë çështje. Fundja, kush organizon për ne lëvizje kur ne më shumë harxhojmë para për plumba (qoftë edhe qorre) dhe fishekzjarre për vit të ri dhe dasma se sa fjalë për pozitën tonë, që na ka ndarë si bark të dytë të lidhur me një zorrë qorre. Përse rruga që lidh Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën, ende nuk po shtrohet me asfalt? Skender Mustafi: Fillimisht të them të drejtën Komuna e Likovës për mendimin tim është një komunë interesash dhe përrallash e cila në një të ardhme të pacaktuar do të shndërrohet në një komunë të vërtetë. Pra, nëse komuna nuk ka stabilitet të caktuar, qoftë edhe në një masë të caktuar, i cili i mundëson vetë ekzistimin ajo është një tërësi më tepër interesash politiko-partiake se sa një tërësi gjeopolitike. I gjithë sherri nis nga mungesa e bazës për ekzistencë dhe veprim. Komuna e Likovës, e cila duhej realizuar këtë projekt dhe të tillë të ngjashëm, duhet marrë diç, konkretisht në këtë rast, nga Llojani dhe Vaksinca për të dhënë diçka. Ngase kjo komunë veç zyrës dhe “mangallëve” për kafe nuk ka asnjë qendër veprimi politiko-ekonomik dhe ngaqë të gjitha mjetet dhe veprimet ekonomike të këtij populli derdhen dhe (s)tatohen në komunë të Kumanovës, atëherë s’ka edhe çka të japë. Nga kjo gjendje kuptojmë se Komuna e Likovës si njësi përgjegjëse politike për këtë rajon është komunë lypsare e cila mbijeton nga paratë që i ndahen, ngjashëm me ndihmat sociale. Kur një trup është në këtë gjendje të një lypsari, atëherë asnjë lypsar nuk lyp për ty, veç se për vete dhe interesat grupore. Kanalizimi që filloi, përse nuk përfundoi tërësisht? Skender Mustafi: Projekti për kanalizim asnjëherë nuk është shqyrtuar në mënyrë publike, qoftë planet e realizimit fizik të projektit, qoftë bilanci ekonomik i realizimit të tij etj. Qëllimet e realizimit të projektit që në fillim varionin nga ato më të mirat e deri tek ato më të këqijat. Në këtë rast mjegullimi i qëllimeve me planet realizuese dhe kushtet e ambientit shpien drejt „avullimit të gypave”, “avullimit të të hollave“ dhe shfaqjes së problemeve të tjera shtesë siç ekziston rasti me shkeljen e të drejtave të pronës private. Disi jemi mësuar të na gënjejnë kokat politike shqiptare, qoftë edhe ato të rajonit tonë, sepse janë të tillë, hajna të paskrupullt. Dhe në këtë rast me të kuptuar se vërtetë po veprohej diç tek ne, askush nuk kërkoi „t‘i shihen dhëmbët pelës falas“, kështu që tani jemi këtu ku jemi. Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatik në Llojan?

29


Skender Mustafi: Kjo çështje mund të trajtohet nga disa këndvështrime kur merret parasysh, por unë do t’i them disa fjalë vetëm rreth pozitës së llojanasve në këtë situatë. Llojanasit janë pjesë e një historie, sado të vogël, e cila ka të bëjë me shpërnguljen, kështu që mirëpritja e emigrantëve në kohët e para ishte rezultat i bindjes dhe edukatës së tyre moralo-fetare. Padyshim se kjo gjendje shpirtërore ndryshon me kalimin e kohës përsëritjen e skenave, gjë e cila ka filluar të shfaqet pak më zëshëm mosdurimi. Sidoqoftë, të gjitha pyetjet e mësipërme si dhe kjo tani kanë të bëjnë me vetë llojanasit, vetëdijen dhe aftësinë e tyre për të ndërmarrë veprime kundër të padrejtës. Bojkotimi i sjelljes së shtetit „të portave“ si dhe bojkotimi i veprimeve të vetë bashkëqytetarëve të Llojanit të cilat dëmtojnë interesat e të tjerëve është hap i parë i cili ngrit vetëdijen e bashkëfshatarëve, megjithatë asnjëherë nuk ndërmerret. Ne jemi mësuar që të bisedojmë dhe madje shpesh të fyhemi nga njerëzit më të ulët si në moral ashtu edhe në edukatë dhe në fund të lëvizim kokën në shenjë pohimi, pra ne jemi ata që humbim. Se kush përfiton në këtë rast, është shumë e lehtë të gjendet nëse ne studiojmë drejtimet të cilat shkaktojnë humbjen tonë. Cilët faktorë mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc? Jusuf Zimeri (hoxhë): Mendoj se pengesat për mos hapjen e pikëkalimit Llojan-Miratoc, janë të shumta, por që unë do të isha fokusuar në tre faktorë kryesorë, që sipas meje pengojnë hapjen e kësaj pike kufitare. Faktori i parë është se ky kufi për fat të mirë apo të keq, varësisht nga këndvështrimi, është kufiri i cili nuk shënon vetëm ndarjen territoriale të dy shteteve, por bën edhe ndarjen e trupit shqiptar. Ne edhe më tutje jemi dëshmitarë okularë se i vetmi shtet në Evropë që në të gjitha anët e saj kufizohet me vetveten, është shteti i jonë, e tani kur faktori vendas dhe ai ndërkombëtar, i mësuar ta shohë popullin shqiptar të ndarë kështu, vështirë e kanë të kuptojnë që

30


të mos ketë kufij mes shqiptarëve. Pra faktori kryesor është se në të dy anët e kufirit flitet shqip. Faktori i dytë, sipas mendimit tim është mosdemokratizimi i shoqërisë ballkanike i cili edhe përkudër faktit pretendon të jetë shoqëri e civilizuar, edhe më tutje i ruan kufijtë e hekurt që pengojnë lirinë e qarkullimit të njerëzve, që është e drejtë elementare e individit. Faktori i fundit është vetë te ne shqiptarët, sepse për fat të keq as Ali Ahmeti e as Menduh Thaçi nuk janë nga kjo zonë. Andaj, ata këtu vijnë vetëm kur kanë nevojë për ndonjë votë, me premtime se kufiri tashmë është punë e kryer, kurse e juaja është të ma jepni votën. Ka edhe faktorë të tjerë, por kësaj radhe mjaftojnë vetëm këto. Përse rruga që lidh Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën, ende nuk po shtrohet me asfalt? Jusuf Zimeri: Të them të vërtetën, nuk kam shumë informata për mosshtrimin e kësaj rruge, me përjashtim të faktit se shumë mirë e di gjendjen faktike të kësaj rruge. Kush e di, ndoshta në sirtarët e qeverisë kjo rrugë figuron e riparuar dhe ata të mëdhenjtë tanë si në pushtetin lokal ashtu edhe atë qendror e shohin të asfaltuar dhe të riparuar, andaj s’ka rëndësi si e shohim ne qytetarët e rëndomtë! Kanalizimi që filloi, përse nuk përfundoi tërësisht? Jusuf Zimeri: Sa i përket kanalizimit, mendoj se ky projekt është i parcializuar dhe kështu do të qëndrojë edhe gjatë kohë, sepse partitë politike kanë nevojë për vota dhe ato duhet nxjerrë prej kanali(zimit). Por ndoshta edhe s’kemi nevojë, sepse ne nuk kemi as ujësjellës që të kemi aq nevojë për kanalizim! Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatikë në Llojan? Jusuf Zimeri: Ata që përfitojnë në fatkeqësinë e të tjerëve janë kategoria më e dobët njerëzve. Kjo cilësi shpirtlige nuk përkon as me realitetin dhe traditën tonë kombëtare e as fetare. Andaj unë mendoj, se përfitimi në fatkeqësinë e tjetrit është tipar i tiranëve dhe popujve që historia i ka regjistruar si popuj të dobët. Ky veprim, thellë cenon nderin dhe humanizmin tonë kombëtar, fetar dhe tradicional që e kemi kultivuar me shekuj. Cilët faktorë mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc? Qerim Isufi (arsimtar): Duke pasur parasysh se kam mjaft nge, do të tentoj të flas pak e të them shumë. Mendoj se s’ka faktor që mund të pengojë një popull, por paraprakisht ai popull duhet realizuar një kusht, e ai kusht quhet ‘bashkim’. Ndaj mungesa e unitetit rezulton me elementin e quajtur ‘dobësi’ thënë më konkret këtu mungon vullneti (demokratik) i llojanasve, nga fakti se populli zgjedh pushtetin e jo e kundërta.

31


Përse rruga që lidh Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën akoma nuk po shtrohet me asfalt? Qerim Isufi: Si pikë e parë, ne për momentin kemi një brengë tjetër, e ajo brengë quhet ‘Skopje 2014’, e kur të shterret ai investim, atëherë ndoshta mbetet ndonjë lopatë asfalt për t`i mbushur gropat e Titos, apo ndoshta dr. Toni Naunovski (një publicist nacionalist) është në të drejtë kur deklaron se: Maqedonia është e maqedonasve, kurse shqiptarët kanë Shqipërinë dhe Kosovën. Për të qenë edhe më të cekët, nuk duhet harruar aspak edhe qeveritarët tanë të cilët mendojnë se janë të mendimit lidhje me ‘Skopje 2014’ meqë heshtja e tyre është dëshmia e jonë. Kanalizimi që filloi, përse nuk përfundoi tërësisht? Qerim Isufi: Pse a ka filluar, ë? Ish kryetari ShBA-ve, Donald Reagan, thotë : Fjalia më e tmerrshme në gjuhën angleze është: ”Ne jemi të qeverisë, kemi ardhur për t’ju ndihmuar”. Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatikë në Llojan? Qerim Isufi: Tani është numri i vogël i atyre që përfitojnë, në fund të gjithë do të humbim, jo, jo nuk duhet brengosur edhe aq se shteti e ka gjendjen nën kontroll, habi e madhe si mund t’a kontrollojë situatën kur as vetë shteti nuk e di se kush janë, çfarë statusi gëzojnë, nga vijnë, e shumë pyetje të tjera. Vallë kjo quhet “kontroll”. Në këtë rast ndokush figuron si banor i këtij fshati, por funksionon si lajmëmarrës nga vetë shteti. Po, po kjo është shumë e vërtetë ngase kam rastisur kur një banor u thoshte aziatikëve po citoj “begaj, ide policija“ në atë moment mua më bëri për të qeshur nga shkaku se i fliste në gjuhë të huaj edhe pse ai aziatiku nuk e kuptonte fare, por kryesorja x personi iu drejtua në gjuhë të huaj. Pas pak, x personi ia qëlloi dhe policia erdhën. Ajo që është edhe më tragjike, nëse një llojanas është kundër aziatikëve, profiterët nga gjeneralja e shndërrojnë në personale, gjë që nuk shpien në të mirë të fshatit. Cilët faktorë mendoni se e pengojnë rihapjen e pikëkalimit Llojan – Miratoc? Xhabir Islami (mësues): Faktori kryesor është faktori njeri dhe politika e tij shumë finoke. Dihet se çdo hapje e një kufiri nuk është vetëm hapje teknikoadministrative, por ka një dozë të madhe të elementit politik. Ky elementi i dytë është faktori kyç në këtë rast, ngase për hapjen e këtij kufiri duhet të merren vesh dy palë, e në këtë rast serbët me maqedonasit duke përjashtuar shqiptarët, kur dihet se kryekëput është interes i këtyre fshatrave shqiptare, të shprehem simbolikisht, ne jemi për fat të keq jetimë dhe për fatin tonë duhet të vendosin dy palë pa asnjë lidhje familjare me ne. Faktor tjetër është edhe frika nga leverdia ekonomike, që do të jetë si prurje, sadopak e vogël të ishte, mund të kalojë nëpërmes këtij kufiri dhe atëherë ndoshta nga kulaçi i të vjelave, pak nga to do të ngelet në këtë anë. Gjë e cila në

32


asnjë mënyrë nuk u shkon për shtati atyre të cilët janë mësuar që gjithherë ta marrin kajmakun ekonomik. Përse rruga që lidh Llojanin, Vaksincën dhe Kumanovën, ende nuk po shtrohet me asfalt? Xhabir Islami: Fatkeqësisht, do të them se edhe ne këtë rast fajtor jemi ne. Ngase njerëzit të cilët i kemi zgjedhur dhe të njëjtit duhej t'i kryenin punët rreth kompletimit të dokumenteve për aplikimin për thithjen e mjeteve nga institucionet evropiane dhe ndërkombëtare, nuk kanë qenë në gjendje ta kryejnë atë. Kjo është pranuar edhe nga vetë kreu aktual i komunës. Unë do të thosha se kjo ka ndodhur jo vetëm nga neglizhenca, por fatkeqësisht edhe nga mosdija. Nëse bëjmë një krahasim të shkurtër me disa investime të pakta që ishin pas 2001-shit, mund të themi se humanizmi dhe pikëpamja e gjërave në interes kolektiv ishte më i madh e tash interesi personal kryekëput ia ka zënë vendin atij të parit. Përse banorët e këtushëm thuajse çdo projekt duhet ta financojnë vetë apo me një shumë simbolike prej komunës? Xhabir Islami: Guxoj të them se projektet për Llojanin janë aq vështirë të financohen sa mund t'i krahasoj me projektet shqiptare kundrejt atyre maqedonase në ekzekutiv. Arsyeja duhet të kërkohet te përfaqësuesit e Llojanit në komunë dhe ekzekutiv si dhe te vetë kryetari i komunës. Por jo vetëm te ky kryetar. Ky është një problem që në vazhdimësi e përcjellin të gjithë kryetarët prej ribërjes së komunës. Dhe çfarë të bëjnë qytetarët e Llojanit? Janë fatkeqësisht të detyruar, e më tepër mërgimtarët, të bëjnë financime në infrastrukturën elementare rrugore. Kush përfiton dhe kush humb me rastin e qëndrimit të mëtutjeshëm të emigrantëve aziatikë në Llojan? Xhabir Islami: Askush! Të gjithë humbin në përgjithësi. Dikush ka pak përfitim material, që pas një kohe, në një apo tjetër mënyrë, do të humbet ai përfitim material. Përfitimi material ashtu si vjen edhe shkon, Këtë e ka vërtetuar koha. Nuk dua assesi që të ofendoj askënd, madje aq më pak emigrantët, të cilët halli i ka sjellë në këto anë që kurrë më parë as në ëndërr nuk i kanë parë. Por, një virus i përhapur në një familje është i mjaftueshëm për shpagimin material. Ngelemi me shpresë se kjo do të tejkalohet shpejt.

33


2.4. Vetëfinancimi i projekteve elementare vazhdon... Në shikim të parë, rrjedhat në fshatin Llojan duken se po ecin për të mirën e përgjithshme dhe shohim fytyra të buzëqeshura në këtë fshat, ngase eskavatori me uturimën e tij dhe njashtu kamionët e punëtorët po lëvizin rrugëve të këtij fshati. Por kjo rrjedhë për fat jo të mirë po shtyhet prej vetë banorëve të këtij fshati, duke ndarë prej kafshatës ë gojës. Kështu, në ditën kur shteti, shtetarët dhe punëtorët pushojnë, në fshatin Llojan punohet. Në shikim të parë do të duket se ky vend qenka i përthekuar prej punës së ngjeshur, aq sa nuk po i mjaftuakan ditën e punës përgjatë javës. Sikur të ishte kështu, do të ishte shumë mirë, porse këtë mund ta gjejmë vetëm në

34


tregimet, ku kënaqemi me fillimin e tyre: “Na ishte, seç na ishte një herë e një kohë”! Përkundër asaj që në këtë fshat nuk është punuar kohë moti që fshatrat të buzëqeshnin, sot me 9 shtator të vitit 2012, filluan ta shtrojnë rrugën me pllaka të betonit. Rruga e cila do të shtrohet përshkon rrugën përballë xhamisë, duke kaluar pastaj poshtë saj dhe duke përfunduar te fundi i varrezave, aty pra ku ndahet rruga në dysh. Kësi lloj projektesh banorët mirëpresin, mbase përshëndesin një natyrshmëri të kthimit të mjeteve të tyre, ngase kjo rrugë nuk mund të jetë assesi dhuratë ose donacion, pos një grimcë e kthimit të tatimit të banorëve të këtij fshati, të cilët në çdo produkt që blejnë paguajnë 18 përqind TVSh, vetëm për regjistrimin e makinave paguajnë nga 200 euro në vit dhe shumë e shumë tatime të llojeve të tjera. Ndaj, para se ta përvetësojë dikush këtë investim si të tijin, duhet ta ulë fillimisht kokën për kthimin e gjymtuar dhe të vonuar të tatimit. Kështu që, Llojani dukshëm po ndryshon, jo prej shtetit e as prej komunës, por prej vetë bijve të këtij fshati, të cilët prej kohësh mërguan, që prej atje, edhe pse djersa e tyre e përzier me mallëngjim, nuk përtuan në asnjë çast ta ndihmojnë vëllain e gjakut këtu në vendlindje të cilët të privuar prej të mirave që sillte shteti, ishin ballafaquar me një varfëri të skajshme. Para pak kohësh këta banorë, me ndihmën edhe të komunës, shtruan rrugën me pllaka të betonit, rrugë që përshkohej rreth 500 metrave gjatësi. Pasi përfundoi shtrimi i asaj rruge, kuptohet që në vete ajo rrugë ngërtheu kënaqësitë dhe pakënaqësitë, që natyrshëm përkojnë me çdo përmbyllje të ndonjë projekti të caktuar, disa banorë të këtij fshati, menduan që rrugën ta zgjasin te poshtë, përndryshe nuk kishte edhe kuptim gëzimi i pjesërishëm, pas së cilës sërish buzëqeshte balta nëpër rrugën e shtruar. Një veprim vetëfinancues së fundmi e shohim edhe në lagjen e poshtme, ku për ndërtimin e kanalizimit do të paguajnë diku nga 500 euro çdo shtëpi, veprim ky që edhe për të satën herë dëshmon se shqiptarët trajtohen të barabartë vetëm në detyrimet juridike financiare që kanë ndaj shtetit dhe assesi në kthimin e atyre mjeteve në cilësinë e investimit apo shpenzimit publik.

2.5. Nuk është edhe aq keq sa duket Fshati Llojan në vendet e sheshta nuk del gjithaq i varfër aq sa popullata e mendon. Kështu të shtunën dhe të dielën, pamë seç gjurmojnë gjësende disa romë në lumin e fshatit, i cili në mungesë të të reshurave, është bërë digë e tubimit të mbeturinave, ku në brendësinë e tyre, disa romë duket se siguruan diçka të dobishme. Rrësku i tyre pra! Pasi hulumtuan tërë ditën në lumin e fshatit Llojan, ata u kthyen me mall plot dhe në buzëqeshjen e tyre shihej kënaqja me atë që kishin gjetur. Kjo mënyrë e rëndë e të siguruarit të ekzistencës, duhet të merret si mësim për vetë disa 35


banorë të këtij fshati, të cilët sikur pula kukurisin tërë ditën, duke dashur të tregojnë se nuk ka punë, nuk ka të ardhura, nuk ka kuptim jeta në fshat, ky fshat është bërë i tëri shportë prej të cilit edhe mikrobet ankohen për padobishmërinë e mbeturinave e të ngjashme. Këto ankesa vërtet janë të pakuptimta, kur dihet mirëfilli toka pjellore në këtë fshat, mundësia e ruajtjes së bagëtisë, kultivimi i vreshtarisë, të gjedheve e shumë mundësi të zhvillimit të kulturave bujqësore. Shembulli i romëve, pa dyshim, fatkeqësia e tyre, na dhimbsen vërtet, edhe ata janë krijesa të Zotit, duhet t’i shërbejë kësaj popullate si nxitje për punë, se Llojani ka shumë dyer dhe dritare për një gjë të tillë, vetëm se duhet punë dhe flakje e asaj teorie të myktë se nuk ka llogari të punosh, sepse nëse edhe nuk paska llogari të punosh, atëherë pritni lotari, se një ditë do ta shihni në ëndërr vetën seç “dëfreheni” nëpër llahtari! Mos i lini tokat djerrinë, sepse një ditë edhe kokat do të bëhen të tilla. Mos hiqni dorë prej bagëtisë, gjedhtarisë e vreshtarisë, sepse një ditë përmes shterpësisë së xhepit do t’i urrejmë mishrat, produktet e qumështit e pemët frutore me trungje të gjata e të shkurtër. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur përbuzim me pasuritë që na ka dhënë Krijuesi dhe shkelim pamëshirshëm sipër tyre!

2.6. Vizioni Pas shtjellimit dhe pasqyrimit të problemeve të ndryshme në aspektin e zhvillimit ekonomik të fshatit Llojan, pas një mori faktesh dhe kritikash, vendosëm që bashkërisht të paraqesim disa hulumtime, t’i shtjellojmë disa ide në drejtim të investimeve të suksesshme apo thënë më ndryshe, një pjesë të zhvillimit ekonomik dhe social të fshatit Llojan, sepse nuk janë studiues dhe kritikues të vërtetë ata që vetëm pasqyrojnë dhe kritikojnë ndonjë dukuri, nëse pas tyre nuk sjellin ndonjë të mirë me qëllim që t’i arsyetojnë kritikat e tyre. Në fshatin tonë shumë mirë mund të vëresh se sa punë të ndryshme kryhen prej ndërmarrjeve që vijnë prej jashtë fshatit për çdo ditë, është shumë e 36


lehtë ta vëresh, thjesht, nëse del për ta pirë kafen e mëngjesit me shikim në hyrje të fshatit dhe do të shohësh se sa makina të ndërmarrjeve të ndryshme futen në fshat për të kryer punë dhe shërbime të ndryshme. Prej pamjes së kësaj panorame, nuk do të thotë se jemi xhelozë dhe të armiqësuar me ndërmarrjet e tjera që hyjnë nga jashtë, sepse këto ndërmarrje shfrytëzojnë rastin e mungesës së ndërmarrjeve tona. Por ne jemi kritikë ndaj banoreve e veçanërisht ndaj atyre që kanë mundësi për të plotësuar një gjë të tillë, pra shihet qartë se kemi mungesë të ndërmarrjeve të ndryshme, duke e ditur se një orientim për hapjen e këtyre ndërmarrjeve do të sillte përfitime të mira për vetë banorët e fshatit. Disa vende i marrim si shembull, që tani vetëm se kanë marrë një kahe të rritjes së proceseve të zhvillimit ekonomik në vend, duke i ofruar kushte të ndryshme investitorëve me një vizion shumë të thjesht dhe të qartë. Çdo vjet gjatë stinës verore kur është edhe vala më e madhe e banoreve që punojnë në vendet perëndimore, nga kryesia komunale dhe lokale, organizohet një takim me qytetarët të cilët kanë mundësi të investojnë, por u mungojnë kushte të ndryshme dhe idetë e nevojshme për themelim të ndërmarrjeve apo punëtorive të ndryshme dhe përshtatjes në vend. Aty marrin pjesë edhe ekspertë ekonomikë dhe ekspertë të fushave të ndryshme ku shpalosen haptas idetë dhe kushtet të cilat i nevojiten vendit dhe u garantohet me ligj, biznesi tyre që do të investohet në të ardhmen si një kontribut madhor për vendlindjet e tyre. Pra edhe qëllimi ynë është që në bazë të shtjellimit të këtyre ideve, bashkërisht me ndihmën e disa banorëve, duhet që më me ngulm të punojmë drejt tërheqjes së investimeve të huaja apo paraqitjen e investimeve nga vetë banorët e fshatit, duke u bazuar në resurset të cilat i posedon fshati dhe në bazë të orientimit të banoreve se në cilën pjesë të punës dhe prodhimit janë të orientuar më së shumti. Në bazë të analizave, banorët janë të orientuar edhe në prodhimet bujqësore, por ata shprehen se nuk janë të kënaqur me sasinë dhe cilësinë e prodhimeve, duke u bazuar me punën të cilën e kryejnë banorët. E gjithë kjo pakënaqësi e prodhuesve rrjedh nga mungesa e sistemit të ujitjes dhe mungesës së reshjeve te shiut. E para vështirë e pranueshme dhe e dyta lehtas e kuptueshme. Duke u mbështetur në historikun e fshatit, në një farë mënyre është ujitur toka, lumi që ka fshati, para disa viteve thuhet se lumi është ndarë në tri pjesë, por tani edhe është dëmtuar lumi

37


nga mungesa e shumë burimeve që iu morën nga banorët dhe në vendin e quajtur “vrella” që është një tokë mjaft pjellore, edhe këtu është një burim që del nga toka, më herët është ndarë në dy pjesë, çka do të thotë që në një formë të thjeshtë, po mjaft frytdhënëse një pjesë bukur e madhe e tokës ka qenë nën sistemin e thjeshtë të ujitjes. Pika fillestare për fillimin e rezultateve në këtë pjesë të punës është që të bëjmë përpjekje të mëdha në drejtim të investimeve në ndërtimin e liqeni artificial, gjegjësisht përvijimin e pendës e cila përjetoi ngjizjet e para. Shfrytëzimi i burimit “vrella” ndërtimin e një baseni si lloj rezervuari të madh. Ky propozim fillestar do të bëhet me një formë më të mirë të kanaleve për ujitje, që do të mundësojnë zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore. Këto dy pika të investimeve që i përmendëm pak më parë, ndërtimi i pendës dhe ndërtimi i basenit, do t’i sjellin pasuri fshatit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimeve do ta trefishonte dhe do ta përmirësonte cilësinë e prodhimit. Me kryesorja është se banorët nuk do të zhgënjehen me punët të cilat do t’i kryejnë në fushat e prodhimtarisë. Këto dy pika apo kanale ekonomike mundësojnë që fshati Llojan të bëhet forcë prodhuese dhe tregtare, kur dihet mirëfilli se cilësia e prodhimeve zë një vend të veçantë edhe në rritjen e tregtisë. Kur flasim për prodhimet bujqësore tash më e dimë se çka prodhojnë banorët, por asnjëherë në këtë fshat nuk është hapur ndonjë fabrikë apo ndonjë ndërmarrje për përpunimin e prodhimeve bujqësore, që do t’ju siguronte plasman dhe zgjedhje banorëve të vendit dhe atyre të jashtmëve. Duke e ditur se në ekonominë e një vendi, riprodhimi i zgjeruar sigurohet me investime qoftë edhe me një shumë të vogël, investimet kanë ndikim të veçantë në përmirësimin e strukturës ekonomike dhe ngritjen e kushteve jetësore të popullsisë. Zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me ecejaket e riprodhimit. Pas gjithë këtyre hulumtimeve, e arsyeshme është që edhe ne t’i shprehim disa ide të cilat janë të nevojshme për të investuar, drejtë hapjes apo themelimit të ndërmarrjeve. Në shumë fusha të ndërmarrjeve të ndryshme, kemi mungesë ose nëse ekziston ajo ndërmarrje ka mbetur e dobët në mungesë të mbrojtjes së interesave të asaj ndërmarrje nga banorët e fshatit dhe nga vetë pronarët që nuk e kanë respektuar punën ashtu si e kërkon nevoja, është e patjetërsueshme t’i theksojmë. Këto ndërmarrje do t’u sigurojnë plasman dhe punësime te reja banorëve të fshatit Llojan. Të themelohet një ndërmarrje që në të ardhmen do të merret me përpunimin e qumështit në përgjithësi, për shembull: paketimin e qumështit, klasifikimin, prodhimin e këtyre produkteve: djathin, kaçkavallin, kosin, tëlyenin dhe te gjitha produktet tjera të cilat munden të nxirren nga qumështi. Të themelohet një ndërmarrje e cila në të ardhmen do të merret me përpunimin e mishit në përgjithësi, si dhe me prodhimin e të gjitha produkteve

38


të tjera nga mishi duke i paketuar dhe konservuar në forma të ndryshme të ambalazhimit. Këtu do të ndalemi të cekim se prodhimi i mishit ishte dikur punë e zakonshme e banoreve të këtij fshati, gjeneratat e prindërve dhe gjyshërve tanë merreshin me prodhimin e mishit. Çdo shtëpi apo familje kishte një numër të madh të kafshëve shtëpiake, të cilët edhe pse me kushte më të vështira dhe me mjete më primitive ishin në gjendje t’i ruajnë kafshët për nevojat e shtëpisë duke nxjerr nga këto mishin, qumështin dhe të gjitha produktet qe dalin nga qumështi me një sasi më të madhe të prodhimit, duke bërë shitjen e tepricës së këtyre prodhimeve. Ne si banorë shumë mirë e dimë dhe e cekem edhe më parë se, fshati Llojan posedon resurse, pra këtu do të ndalemi në kullosat e një vendi më një territor bukur të gjerë, që janë të nevojshme për përshtatjen dhe plotësimin e nevojave për ruajtjen e kafshëve shtëpiake. Në këtë pjesë të punës do ta përmendim një strategji mjaft frytdhënëse të cilën e përdornin të parët e vendit tonë. Një territor disahektarësh që njihet “te Arrat” një rrafshinë diku në mal që shumica e banorëve kanë dëgjuar nga prindërit e tyre dhe e dinë ku është ky vend, para disa viteve të parët e vendit tonë prindërit e gjyshërit e shfrytëzonin me një metodë shumë të mençur, me të cilën kafshët e tyre i dërgonin atje për tërë stinën e verës, në vjeshtë shkonin dhe i merrnin. Nga kjo shihet qartë një strategji ekonomike. Kafshët ishin në gjendje të rrisnin kilogramët e tyre në masë dhe pa asnjë shpenzim në ushqim apo diçka tjetër. Tani kjo pjesë e tokës apo kullosës “te Arrat” nuk shfrytëzohet aspak. Nga ky historik duhet te bazohemi dhe të merret si vizion apo si motivim për gjeneratat e ardhme qe do të ndikojë dukshëm në prodhimtarinë e mishit. Të themelohet një ndërmarrje e cila në të ardhmen do të merret me përpunimin, konservimin dhe ambalazhimin e te gjitha pemëve dhe perimeve. Ne do ta marrim si shembull prodhimin e rrushit. Fshati Llojan para disa viteve ishte një ndër vendet më të dëgjuara për prodhimin e rrushit me një cilësi dhe kualitet të lartë. Vendi i quajtur “te rrafshi i turllave dhe vendi i quajtur te rezinat” me një sipërfaqe disahektarëshe të tokës ishte tërësisht i mbjellë me vreshtari dhe me të gjitha llojet e pemëve. Banorët e fshatit i kushtonin rëndësi të madhe për prodhimin e rrushit dhe pemëve. Kjo kishte qenë edhe si traditë, ku nga këto prodhime banorët kënaqeshin dhe plotësonin nevojat e tyre familjare dhe tepricën e këtyre prodhimeve e dërgonin në tregje ku dhe kishin bërë emër për kualitetin e tyre në të gjithë tregjet e rajonin, duke siguruar një pjesë të të ardhurave stinore. Ndërsa tani, me keqardhje po e themi, se 80 përqind e territorit të vreshtave dhe pemëve, nuk punohen dhe janë braktisur nga banorët, pra askujt nuk i shkon ndërmend të merret me këtë profesion. Ne si ekonomistë kemi obligim moral dhe shpirtëror që të shtjellojmë e analizojmë dhe t’i shpalosim këto ngecje të prodhimeve, duke ofruar ide, vizione të ndryshme për banorët të

39


cilët janë të interesuar që të fillojnë ndonjë biznes në lidhje me resurset që i plotëson vendi ynë. Të themelohet një ndërmarrje e cila në të ardhmen do të merret me përpunimin e të gjitha drithërave. E marrim një shembull të mirë për një ndërmarrje e cila ka filluar punën e saj dhe është duke funksionuar në gjendje të mirë, furra në fshatin Llojan e cila është ndërmarrja prodhuese që filloi punën e saj duke larguar konkurrencën e jashtme dhe momentalisht është e vetmja ndërmarrje në fshat e cila merret me prodhimin e produkteve që dalin nga mielli. Kjo furrë ka arritur që të bëjë hapjen e disa vende të punës edhe atë, një menaxher i cili merret me organizimin e punës, duke i angazhuar të tjerët me punë, mjeshtërit e specializuar të cilët merren me prodhimin e produkteve që dalin nga mielli, furnizues të cilët merren me furnizimi e lëndës së parë, punëtorët që merren me shpërndarjen e bukës dhe disa punëtorë të tjerë që merren me prodhimin e lëndës së parë edhe atë, drithërat dhe lëndët djegëse, drutë të cilat janë të domosdoshme në ndërmarrje. Deri tash askush nuk ka investuar në themelimin e një ferme të shpeztarisë, e cila do të merret me prodhimin e vezëve dhe prodhimin e mishit, të cilat janë produkte të domosdoshme që përdoren çdo ditë. Të themelohet një ndërmarrje, e cila do te merret me përpunimin e drurit dhe PVC-së! Firmat ndërtimore të cilat merren me ndërtimtari dhe me të gjitha standardet të cilat i kërkon objekti ndërtimor, momentalisht janë të dobëta, këtë e cekëm që ta kemi parasysh ne si banorë, duke mëtuar t’i mbrojmë interesat e këtyre firmave, por edhe ata si firma ndërtimore të riaktivizohen dhe t’i kushtojnë më shumë kujdes dhe rëndësi punës dhe nevojave që kërkon koha në stilin sipas standardeve të ndërtimtarisë. Mungesë të ndonjë restoranti për organizime të ndryshme familjare. Mungesë të firmave të cilat merren me shërbimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të ndryshme teknike dhe elektronike, kur dihet se në fshat kemi një numër të madh të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera teknologjike. Kemi edhe shumë gjëra për t’i përmendur, të cilat i mungojne fshatit e falë asaj mungese lulëzon papunësia. Ne mendojmë dhe këshillojmë që në të ardhmen të përdoret një plan strategjik, për të gjitha ndërmarrjet që gjenden në mesin tonë ende dhe ato të cilat do të themelohen në të ardhmen. Plan i cili paraqet një strategji për mënyrat më adekuate për prodhimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, varësisht se me çfarë veprimtarie merret ndërmarrja. Pra, ky plan hap rrugët që këto produkte të zënë vende të veçanta dhe shumë të rëndësishme në tregjet brenda dhe jashtë vendit, duke paraqitur kështu një konkurrencë të fortë në këto tregje.

40


Këto investime që i cekëm pak më parë, paraqesin mundësinë e shtimit të prodhimit, punësim të banoreve, përmirësim të gjendjes ekonomike dhe sociale të tyre dhe përgjithësisht begatim të sofrave të familjeve të tyre. Duke u bazuar në kësilloj investimesh, të cilat janë baza kryesore drejt zhvillimit ekonomik dhe social, duke ditur se thithin një numër të madh të popullsisë aktive për punë dhe do të eliminoheshin dukuritë negative të banorëve, rrezatim i të cilave do të ishte fillimisht zbutja e papunësisë dhe me këtë synojmë të mirën, ngase e kundërta mund të kultivon edhe rritjen e kriminalitetit të përgjithshëm. Puna ndikon në formimin e karaktereve dhe edukimin e rinisë, një pjesë e rinisë aktive e cila orientohet në punë dhe profesionalizohet për një punë, e cila çdo herë në jetë do të shërbente si mjeshtëri për të fituar dhe siguruar kafshatën e bukës për familjen e tij dhe ashtu, pra në këtë frymë do të brumosen edhe brezat që do ta vërshojnë këtë vend. Ne bashkërisht do t’i kishim motivuar dhe kritikuar te gjithë ata të cilët merren me investime të gabuara, të cilat kurrë në jetë nuk sjellin ndonjë përfitim në vetvete dhe në mjedisin ku jetojnë. Si fjala bie, orientimi i mjeteve të tyre në drejtim të ndërtimit të shtëpive luksoze, shtëpitë e panevojshme katërkatëshe, kur mund të zëvendësohen me shtëpi më të vogla dhe më simpatike me shpenzime më të vogla, blerjen e veturave luksoze të shtrenjta, të cilat për pak vite humbin vlerën e tyre dhe nuk sjellin aspak përfitime, por vetëm humbje, depozitimin e parave nëpër bankat e shteteve evropiane, duke i lënë kështu paratë të vdekura, pra duke i privuar prej qarkullimit. Këto kritika mund të kuptohen si një sulm ndaj atyre të cilët kanë gabuar në investimet e tyre dhe në vijim janë shoqëruar me padobishmërinë e tyre, por më së shumti shërbejnë si vizion të atyre personave të cilat kanë mundësi dhe dinë ku t’i orientojnë mjetet e tyre. Kafenetë janë ndërmarrje shërbyese të cilat merren me përgatitjen e disa pijeve dhe shërbimin e tyre në formën më të mirë, për plotësimin dhe kënaqjen e nevojave të konsumatorëve. Kafenetë kanë filluar punën e tyre para shumë vjetëve. Ideja lindi nga disa pronarë që shihnin tufat e njerëzve seç vërshonin urat e fshatit, mbase që grumbulloheshin edhe nëpër shitore e nëpër skajeve të rrugëve, duke i munguar kështu një objekt, i cili do të ishte sinonim i takimeve dhe i bisedave, qofshin ato edhe të kota, porse duke e zbrazur rrugën prej vërshuesve dhe duke e lënë të lirë rrugën për kalimtarët. Menaxhimi i kafeneve. Kafenetë në fshatin tonë menaxhohen në mënyrë të thjeshtë, ku punët kryhen nga personat familjarë dhe shoqërorë. Gjatë punës nuk përdoret ndonjë masë e rreptë sigurie dhe në të shumtën e rasteve vetë pronaret janë edhe punëtorë edhe menaxherë, pra varësisht si e kërkon nevoja. Gjatë procesit të punës në këtë veprimtari janë të angazhuar dy deri në tre punëtorë, ku u përmbahen rregullave dhe orarit të punës. Gjatë procesit të punës hasim edhe në faktorë që e pengojnë procesin e punës, të cilat do t’i përmendim:

41


konkurrencë e madhe, infrastruktura, rrugët dhe mbeturinat e tjera që e rrethojnë objektin, rryma elektrike e cila ndalet me orë të tëra dhe paraqitet si pengesë e procesit të punës, borxhet që ngulfasin ndërmarrjen e të ngjashme. Këta faktorë janë pengesë kryesore që shfaqen në procesin e punës dhe dobësojnë këto ndërmarrje shërbyese.

2.7. Llojani në aspektin tregtar Aspekti historik i zhvillimit tregtar ne fshatin Llojan. Qysh para shumë viteve kanë funksionuar ndërmarrje të shumta tregtare (shitore që në atë kohë emrin e kishin “zadruga”), që në dispozicion i kishin disa artikuj që i përkisnin artikujve të obligueshme për shërbim dhe konsum, siç ishin ato ushqimore.

42


Ndërsa në këtë kohë, sa i përket aspektit tregtar, fshati Llojan si shumë fshatra të tjerë të Komunës së Likovës, karakterizohet me një ritëm pothuajse të

njëjtë të qarkullimit tregtar. Mospërkrahja nga ana e shtetit dhe komunës përmes formave të ndryshme, biznesin e vogël e në veçanti shitoret, ka bërë që likuidimi i tyre të jetë shumë i vështirë. Në fshatin Llojan funksionojnë afërsisht një numër prej dhjetë shitoreve të cilat mbijetojnë nga vetëfinancimi apo kapitali vetjak. Funksionimi i tregtisë në periudha të ndryshme, e sidomos gjatë dekadës së fundit, ka hasur nëpër shumë sfida. Rritja e vazhdueshme e çmimeve, edhe atë si rrjedhojë edhe e krizës botërore, ka prekur çdo sferë të biznesit, normalisht edhe biznesin e vogël. Duke pasur parasysh gjendjen ekonomike, shumicës së banorëve, konkretisht të fshatit Llojan, ku një numër i madh i tyre burim kryesor të të ardhurave e kanë ndihmën sociale, mund të vërtetojmë se kjo reflektohet edhe në fuqinë e tyre blerëse. Piramida ekonomike lidh shumë faktorë të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik, duke pasur parasysh se një numër i madh i banorëve, gjenden jashtë vendit apo siç njihet kjo dukuri në popull, ata gjenden në kurbet, kjo reflektohet edhe në fuqinë e tyre blerëse dhe në anën tjetër në fuqinë shitëse nëpër shitoret e fshatit, që në rastin konkret qarkullimi i shitjes është pozitive vetëm në stinën e verës ku përqendrimi i shitjes së mallrave, më shumë fokusohet në mallrat e luksit, po normalisht edhe në mallrat e tjerë, për shkak të fuqisë së tyre blerëse, mirëpo fatkeqësisht kjo është vetëm për një

43


periudhë një-ose-dymujore ose dy dhe për një numër të konsumatorëve, ndërsa periudhat e tjera të vitit, qarkullimi tregtar në shitore ballafaqohet me një ecejake të ngadaltë të këtij qarkullimi. Përqindja më e madhe e banoreve jetojnë me të ardhura minimale, atëherë edhe fokusimi i tyre përqendrohet vetëm në blerjen e mallrave elementare dhe të domosdoshme për shtyrjen e ditës deri në muzgun e parë. Kjo ka bërë që edhe shitoret të detyrohen që në të shumtën e rasteve të shesin edhe mallra me pagesa të mëvonshme nga ana e konsumatorëve, diçka që vështirëson edhe funksionimin e shitoreve për shkak se furnizimi i tyre me mallra nga depot me shumicë bëhet me para të gatshme. Duke u bazuar në realitetet e periudhave të ndryshme kohore mirëqenia ekonomike dhe përqindja e fitimit dikur ka qenë shumë më gjallëruese sesa në kohën e sotme, ku edhe për shkak të konkurrencës jo të ndershme dhe aspak të arsyeshme, shitoret detyrohen që mallrat e tyre t’i shesin me një përqindje të ulët të fitimit.

Përfundimi Nga ajo që u pa më lart shihet se fshati Llojan është në një gjendje ekonomikisht të dobët. Banorët e këtij fshati nuk kanë vullnet për të jetuar, por ata shprehen se edhe përkundër vështirësive që i hasin për hir të vendlindjes do të jetojnë, mbase edhe pse fizikisht disa nuk jetojnë këtu, por prapë vendlindja i tërheq, sepse thonë se balta në vendlindje është më e mirë se mjalta në mërgim. Në këtë fshat si dhe në shumë fshatra të tjerë, këtu në Maqedoni shumë pak investohet për të mos thënë aspak, shumë pak interesohen për të mos thënë aspak, edhe pse fshati Llojan ka mundësi të zhvillimit dhe përparimit, sidomos me hapjen e temave që përkojnë me mundësinë e gjallërisë së këtij vendi, si dhe me hapjen e zonës kufitare, do të ketë lëvizshmëri dhe gjallëri më të madhe. Nëse vazhdohet kështu, e ardhmja e këtij fshati mund të mbetet lakuriq që do të përshkohej me një djerrinë të pështirë, që askush nuk do të krenohej me jetën brenda fshatit, mbase edhe me vetë prejardhjen prej fshatit, sepse kushtet për jetesë sa vijnë e vjetërohen dhe në anën tjetër qytetet po zgjerohen, atje dukshëm ka filluar edhe jeta të industrializohet. Kësisoj, nëse kemi një ngecje nga ana e komunës dhe qeverisë ndaj fshatrave në përgjithësi, atëherë pa dyshim që do të pësojnë edhe qytetet, me këtë edhe vetë shteti. Këtë hulumtim do ta përmbyllim me një fjali të urtë: “Po ta duam atdheun tonë duhet të punojmë që ta bëjmë të fortë, të pasur, të përkrahim qeverinë, t’i bindemi ligjit, t’i paguajmë taksat tona arkës drejtësisht, të sillemi ndaj bashkëqytetarëve, bashkëfshatarëve sikurse duam të na sillen ata. Kjo është për të qenë patriot i mirë”- Artur K. Doyle.

44


1. PROJEKTI7 Në këtë punim do të mundohemi që t’i shprehim idetë tona në mënyrë reale dhe të kuptueshme, të cilat për të ardhmen tonë dhe të shoqërisë do të kenë rëndësi të madhe. 7

Këtë projektë e kemi bërë së bashku me Shqipdon Rexhepin

45


Projektin do ta paraqesim përmes ideve tona të kahmotshme për themelimin e një ndërmarrjeje për prodhimin e djathit në fshatin Llojan, pra kjo ndërmarrje në të ardhmen do të merret me prodhimin e djathit që do t’i plotësojë të gjitha standardet.

I. IDEJA 1.1. Themelimi i ndërmarrjes për prodhimin e djathit II. Evaulimi) I IDESË 2.1. Përparësitë dhe mundësitë Për hapjen e kësaj ndërmarrjeje kemi ide të mjaftueshme, posedojmë teknologji të përsosur, mjeshtër me përvojë shumëvjeçare të specializuar në këtë fushë. Sa i përket konkurrencës, konkurrenca është e vogël, por kërkesa për këto produkte është e madhe. Lëndën e parë do ta sigurojmë lehtë dhe kryesisht jemi të orientuar sa për fillim ta marrim në fshatin Llojan, me lidhjet që kemi krijuar me prodhuesit e qumështit, kërkesa për këto produkte është e madhe, pasi që është produkt primar që konsumohet gati çdo ditë gjatë tërë vitit dhe në çdo kohë.

2.2. Dobësitë Mosprodhimi i produkteve të tjera nga qumështi.

2.3. Rreziqet Tatimet e larta dhe konkurrenca e jashtme.

2.4. Standardet e produktit I kemi vënë në përdorim standardet për prodhimin e produkteve duke iu nënshtruar ligjeve dhe rregullave siç janë: akreditim të laboratorëve të provave organizmat certifikues të produkteve, sistemeve të cilësisë, personeli dhe organizmat inspektues, certifikim të produkteve proceseve shërbimeve dhe sistemit të cilësisë dhe personelit me qellim që të sigurohet një nivel i caktuar i cilësisë së produktit.

2.5. Procesi i prodhimit

46


Për të gjitha prodhimet e përpunuara të qumështit, komponent kryesor i kostos është qumështi. Për të gjetur kostot e prodhimit në vendet eksportuese, e marim shembull djathin. Për prodhimin e 1 kg djathë nevojiten mesatarisht 7 litra qumësht. Sa u përket shpenzimeve për sigurimin e lëndës së parë me lidhjet dhe njoftimet që i kemi krijuar, 1 litër qumësht kushton 17 denarë.

III. PËRCAKTIM I MISIONIT 3.1. Misioni Misioni kryesor i ndërmarrjes “Vrella” është maksimizimi i fitimit, por duke pasur kujdes në përzgjedhjen e mjetit të mirë.

3.2. Objektivat Objektivat kryesore të ndërmarrjes “Vrella”janë fitimi dhe plotësimi i nevojave të konsumatorëve në të gjitha tregjet e Republikës së Maqedonisë (R.Msë).

IV. KARAKTERISTIKAT E NDËRMARRJES 4.1. Statusi i kompanisë Ndërmarrja “Vrella” është ndërmarrje private tregtare, prodhuese e regjistruar në ministrinë e e tregtisë dhe bujqësisë. 4.2. Vendi Vendi i ndërmarrjes “Vrella”gjendet në fshatin Llojan 10 kilometra larg qytetit të Kumanovës, këtë vend e preferojmë më tepër, sepse lëndën e parë e sigurojmë lehtë dhe dëshira jonë është që ta zbusim papunësinë në këtë fshat, duke i punësuar në ndërmarrjen “Vrella” dhe duke i angazhuar e motivuar të tjerët për të siguruar lëndën e parë që i duhet ndërmarrjes, selia kryesore që gjendet në Kumanovë.

TË DHËNAT E TREGUT 5.1. Tregu 47


Tregu në të cilën do të plasojmë dhe shesim produktet tona fillimisht do të jetë Maqedonia, e pastaj synimi kryesor i ndërmarrjes “Vrella”do të jetë plasimi i produkteve në tregun e Ballkanit, e më vonë ndoshta edhe në tregun e Evropës.

5.2. Segmentimi i tregut Ndërmarrja “Vrella” që në fillimim të veprimtarisë së saj do të aplikojë segmentimin e tregut. Në bazë të segmentimit i kemi caktuar shpenzimet dhe fitimet, kemi formuar një program prodhues dhe dizajnin e prodhimeve që do t’i kënaqin nevojat e konsumatorëve. Në bazë të segmentimit i kemi parasysh disa tendenca të kërkesës që të reagohet shpejt, për prodhimet tona treg cak do të jetë konsumi afarist dhe hapja e disa filialeve të ndërmarrjes Vrella në të gjitha qytetet e Maqedonisë që do t’i konsumojnë prodhimet tona. Kryesisht do të dominojë treg i konsumit të gjerë pasi që produktet tona janë të atij lloji që konsumohen në përmasa të mëdha.

5.3. Madhësia e tregut Tregu i tanishëm në Maqedoni ka kapacitet më shumë se 2 milion banorë. Tregu ynë synon të jetë rreth 35% e tregut të përgjithshëm. Potenciali i përgjithshëm i tregut është në raport me shitjen e paraparë dhe të vërtetë dhe çdo ditë e më shumë po rritet.

VI. MENAXHIMI DHE ORGANIZIMI 6.1. Struktura organizative Ndërmarrja “Vrella” ka një strukturë të shkëlqyeshme menaxheriale me të cilën mendon se i plotëson kushtet për të qenë një ndërmarrjes e vogël, me punët që i kryen dhe se në të ardhmen mendon që të zgjerojë kapacitetet prodhuese edhe më shumë se tash. Kjo ndërmarrje ka këtë strukturë me të cilën zhvillon punën: • një drejtor të përgjithshëm • një menaxher, • një kontabilist, • një mjeshtër (teknolog ushqimor), • një inxhinier teknik, • 20 punëtorë dhe • 10 vozitës.

48


6.2. Menaxhimi i ndërmarrjes “Vrella“ Pasi që përbëhet prej stafit profesional të gjiha detyrat janë të përzgjedhura duke filluar nga punët menaxheriale që udhëhiqen nga personi adekuat në këtë drejtim, drejtori gjeneral i ndërmarrjes i cili përfaqëson ndërmarrjen në mbarë vendin. Ndërmarrja “Vrella“do të përdorë edhe program kompjuterik, përmes të cilit do të planifikojmë punën gjatë ditës, javës, muajit, vitit etj., dhe do të mbërrijmë të bëjmë përpunimin e të dhënave më shpejt se sa në mënyrë manuale (me dorë) . Duke mos përjashtuar punën që e kryejnë programet kompjuterike mund të kryejë funksionin e kontrollit nëpërmjet të cilit kontrollohen të hyrat, të dalat, fitimi, humbjet dhe mangësitë me qëllim që të merren hapa të shpejtë për përmirësimin e tyre.

6.3. Sigurimi i ndërmarrjes “Vrella“ Me fillimin e veprimtarisë menaxheri gjeneral ka paraparë edhe sigurimin e ndërmarrjes nga rreziqet e ndryshme për ta mbrojtur kapitalin si dhe sigurimin e punëtorëve në raste të fatkeqësive eventuale. E gjithë kjo është siguruar në shoqatën e sigurimit “Albsig”.

VII. PLANI OPERACIONAL 7.1. Makineritë dhe pajisjet

49


Makineritë Makinat (teknologjia) Kamionë Furgonë Vetura Gjithsej:

Sasia 6 5 10 2 /

Vlera në € 210.000 € 85.000 € 50.000 € 20.000 € 365.000 €

Amortizimi (%) 15 20 20 13 /

Objekti që do të ndërtohet do të jetë në madhësi 1000 m2 duke i përfshirë sallat punuese, depoja, zyrat e të ngjashme.

Procesi i prodhimtarisë do të zhvillohet në tri faza: 1). Faza përgatitore para prodhimit, 2). Faza e prodhimit dhe 3). Faza pas prodhimit

VIII. ANALIZA EKONOMIKO-FINANCIARE 8.1. Shpenzimet fikse 1. Kapitali fillestar................................................................................................600.000€ 2. Investimet: 2.1. ndërtimi i objektit...................................................................................130.000€ 2.2. ivestimi në makina dhe teknologji. ....................................................200.000€ 2.3. investimet për paisje: a) 5 kamionë ............................................................................................85.000€ b) 8 furgonë...............................................................................................50.000€ ç) 2 vetura...............................................................................................20.000€ 3. Amortizimi......................................................................................................5.000€ 4. Shpenzime të tjera varëse................................................................................20.000€ Gjithsej shpenzimet fikse:..............................................................................510.000€

8.2. Shpenzimet variabile për vitin e parë 1). Lënda e parë ................................................................................................... 50.000 € 2). Investime plotësuse........................................................................................ 10.000 € 3). Pagat e punëtorëve ........................................................................................ 40.000 € 4). Shpenzimet e marketingut............................................................................ 2.500 € 5). Sigurimi........................................................................................................... 20.000 €

50


Gjithsej shpenzime variabile:....................................................................... 122.500 €

IX. RRJEDHJA E PARASË SË GATSHME 9.1. Të hyrat dhe të dalat Në këtë tabelë kemi të paraqitur të gjitha të hyrat dhe të dalat për vitin e par, vitin e dytë dhe vitin e tretë. Vitet

a)Bruto të hyrat.

b)Shpenz. Variabile.

c)Gjithsej: d)Tatimi (a-b)=ç në fitim.

e)Neto fit. € (c-d)=e

147.500 €

62.500 €

9.375 €

53.125€

2) të hyrat nga shitja për vitin e dytë. 260.000 €

155.000 €

105.000 €

15.750 €

89.250 €

3) të hyrat nga shitja për vitin e tretë. 400.000 €

195.000 €

205.000 €

30.000 €

174.750 €

Gjithsej:

497.500 €

372.500 €

55.125 €

317.125 €

1) të hyrat nga shitja për 210.000 € vitin e parë.

870.000 €

X.I MARKETINGU Siç dihet, marketingu është pjesë e pandashme e një projekti, pa të cilën projekti do të mbetej gjysmak. Ne në projektin tonë kemi menduar edhe për marketingun, jemi bazuar në informatat të fituara gjatë hulumtimit të tregut. Qëllimi ynë kryesor është të arrijmë deri te konsumatorët dhe paraprakisht ta dimë se sa prodhimi ynë do të parapëlqehet nga ata. Këtë do ta mbërrijmë me besnikërinë tonë maksimale, duke qenë të vetëdijshëm mbi atë që e premtojmë, gjithherë ne e kemi parasysh që përmbajtja e reklamës të përputhet me produktin real. Tërësia e veprimtarive të marketingut të produktit tonë bazohet në këto parime:

10.1. Përcjellja dhe hulumtimi i tregut

51


Do të përcillet në vazhdimësi tregu, dëshirat e konsumatorëve dhe qëllimi jonë është që tregu i brendshëm të kalojë edhe në tregun e jashtëm, ta zgjerojmë plasmanin, të ofrojmë shërbime kualitative. Siç dihet djathi është një produkt paksa i ndieshëm dhe ne do ta bëjmë një përkujdesje mjaft të madhe sidomos në ambalazhimin e djathit. Ne pasi që ta bëjmë plasmanin e djathit në treg, do të përpiqemi që të kontaktojmë me konsumatorët dhe t’i pyesim, për shijen, për ambalazhin dhe nëse kanë ndonjë vërejtje do të jetë e mirëseardhur.

10.2. Formimi dhe politika çmimeve Çmimet do të bazohen në llogarinë reale të shpenzimeve dhe fitimi të jetë i arsyeshëm, mesatar, gjithherë ne do t’i marrim parasysh të ardhurat për kokë banori duke i përcjellë vazhdimisht statistikat. Motoja jonë është “me çmime të ulëta të kemi cilësi të lartë të produkteve”.

10.3. Përshkrimi i produktit

Produktet që do t’i prodhojmë dhe shesim konsumatorëve i kemi të klasifikuara në 5 klasa, ku çdo klasë do të dallohet për nga cilësia, shija dhe çmimi. Ndërsa për ata konsumatorë që blejnë me shumicë parashihet zbritje për 10%. Artikulli (djathi)

Kg

Çmimi në euro €

1

1

7

2

1

5

3

1

4

4

1

3

5

1

2

Klasat e djathit

Këto pesë lloje të djathit do të jenë me një cilësi apo shije që bëjnë të dallohet nga produktet e tjera, sepse jemi të specializuara vetëm për prodhimin e djathit e jo të prodhimeve të tjera të qumështit.

10.4. Përshkrimi i blerësve Klientët tanë janë të gjithë konsumatorët e tregut vendor pa dallim moshe, gjinie, feje, kulture e të ngjashme. Ne konsiderojmë se fuqia blerëse do të jetë gjatë tërë vitit, pasi që është produkt parësor.

52


Të ardhurat janë të llojeve të ndryshme pasi që prodhojnë produkte për gjithë nivelet e shoqërisë që blejnë në bazë të nevojave të tyre, me çmime të ndryshme, pasi që këto çmime varen nga cilësia dhe sasia. Prodhimet tona klientët do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë pas kryerjes së procesit të marketingut miks (produkti, çmimi, promovimi dhe distribuimi).

10.5. Përshkrimi i konkurrentëve Ekzistojnë konkurrentë vendorë të cilët nuk e kanë nivelin e specializimit për prodhimin e produktit të çilin e prodhojmë ne. Ndërsa, konkurrentët që vijnë kryesisht nga Turqia, Bullgaria, Gjermania dhe Hungarija e kanë një nivel të caktuar të cilësisë, i përafërt me prodhimin tonë, por jo i njëjtë, dallon si për nga shija, ashtu edhe për nga çmimi. Në bazë të standardeve evropiane që i plotëson prodhimi ynë, jemi të licensuar nga ministria e bujqësisë dhe e tregtisë. Por edhe nga ana e Qeverisë me siguri do të merret një hap shumë i rëndësishëm për rregullimin e politikës fiskale në favor të prodhuesve vendorë, konkurrenca e huaj do të humb forcën që e ka dhe mendojmë se do të zhduket fare.

10.6 Strategjia e shpërndarjes Ndërmarrja “Vrella“, produktet e veta do t’i shpërndan në disa forma: Do të jenë depot në çdo qytet të Maqedonisë, ku ndërmjetsuesit do të munden më lehtë të furrnizoheshin. • Do të jenë dyqanet e ndërmarrjes, ku do të shitet malli me shumicë dhe pakicë. • Do t’i lëshojmë në përdorim kamionët dhe furgonët për distribuimin dhe furnizimin e të gjitha depove dhe dyqaneve.

10.7 Politika e promovimit Ndërmarrja ‘’Vrella’’, sa i përket politikës së promovimit do të bazohet kryesisht në reklamimin e produkteve në mediumet si: televizion, radio, shtypi ditor dhe javor si dhe në bazë të internetit duke iu mundësuar konsumatorëve një komunikim më të lehtë dhe më të shpejtë. Duhet përgatitur kartëvizita dhe broshura, të cilët do të kenë mundësi që të na rritin suksesin e ndërmarrjes. Gjithsej shpenzimet e marketingut për një vit 2,500 euro. Në të ardhmen pa dyshim se do të rrisim shpenzimet në këtë drejtim, edhe atë me një perqindje të dyfishuar, jo vetëm në mediume, por edhe nëpër panaire.

10.8 Parashikimet e shitjes a). Parashikimi i të hyrave nga shitja gjatë vitit të parë në periudhë mujore munden të jenë mesatarisht deri në (17.000 euro).

53


Artikulli (djathi) Klasët e djathit

Kg

Vlera €

Totali në €

1

429

7

3.000

2

800

5

4.000

3

1.500

4

6.000

4

333

3

1.000

5

1.500

2

3.000

Gjithsej:

4.562

/

17.000

b). Parashikim i të hyrave nga shitja në vitin e dytë në periudhë tremujore mesatarisht mund të jenë (65.000 euro). Artikulli (djathi)

Kg

Vlera €

Totali në €

1

1.429

7

10.000

2

3.600

5

18.000

3

6.500

4

22.000

4

1.667

3

5.000

5

5.000

2

10.000

Gjithsej:

17.196

/

65.000

Klasat e djathit

c). Parashikimi i të hyrave nga shitja në vitin e tretë në vjetore mund të jetë (400.000 Euro). Artikulli (djathi)

Kg

Vlera €

Totali në €

1

12.857

7

90.000

2

14.000

5

70.000

3

35.000

4

140.000

4

10.000

3

30.000

5

35.000

2

70.000

Gjithsej:

106.857

/

400.000

Klasat e djathit

54


Besojmë se parashikimet e të hyrave prej shitjes janë reale, sepse për çdo muaj kërkesa për prodhimet tona është rritur, konsumatorët janë të kënaqur me prodhimet dhe çmime të qëndrueshme që t’u ofrojmë atyre në mënyrë etike.

X. Konkluzionet dhe rekomandimet Njëri ndër konkluzionet e kësaj ndërmarrje është që të ketë një të ardhme më të mirë që e kishte deri më tani. Po ashtu mendojmë se do të kemi një të ardhme edhe më të mirë se deri më tani, por gjithnjë me pretendim që veprimtarinë tonë ta zgjerojmë me prodhimin e produkteve të tjera të qumështit, duke i përcjellur standardet edhe në prodhimet e tjera. Rekomandimet e ndërmarrjes “VRELLA” në një masë të madhe përputhen me planet dhe strategjinë e kësaj ndërmarrje, por ato bartin në vete porosi dhe ide për realizimin e planave të përgjithshme të zhvillimit. Strategjia drejt zgjerimit të ndërmarrjes për të zhvilluar ndërmarrjen në bazë profesionale si dhe aftësim të fuqisë punëtore për kryerjen e punëve në mënyrë sa më cilësore dhe efektive. Njëra nga objektivat e ndërmarrjes është ruajtja e tregut ekzistues si dhe depërtim në tregje të reja.

XI. Përfundimi Siç u pa edhe më lart në këtë punim kemi paraqitur projektin e ndërmarrjes “VRELLA”. Më këtë projekt jemi munduar të japim të gjitha karakteristikat e procesit të prodhimit të djathit konform standardeve evropiane. Pra ndërmarrja “VRELLA” është një firmë prodhuese, e cila prodhon produkte (djathë) për plotësimin e nevojave të konsumatorëve si dhe realizimin e qëllimeve të saj. Kësisoj, me anë të këtij projekti shpresojmë të arrijmë një përparim për vetë ndërmarrjen dhe më pas edhe për: vendin, banorët e këtij vendi dhe gjetiu.

Projekti II8 Në këtë punim do të mundohemi t’i shprehim idetë tona në mënyrë reale dhe të kuptueshme, të cilat në të ardhmen tonë do të kenë rëndësi të madhe. Këtë e kam bërë me ndihmën e ekonomisteve, znj. Mikjale Kamberi – Salihu dhe znj. Makfire Etemi - Daipi 8

55


Ideja e këtij punimi do të jetë se si një ndërmarrje duhet të themelohet, biznesi të cilin e ëndërrojmë, çka duhet të parashikohet për themelimin e një biznesi të vogël, si duhet të udhëheqin menaxherët me të punësuarit dhe në atë mjedis në të cilin do të veprojnë çfarë strategjie duhet të përdorim që klientët t’i kemi sa më të kënaqur nga punët që do t’i kryejmë dhe produktet që do t’u ofrojmë konsumatorëve që të kemi një të ardhme sa më cilësore dhe sa më të kualifikuar në punët që do ti kryejmë. Projektin do ta paraqesim përmes ideve tona të kahmotshme për themelimin e një ndërmarrjeje për prodhimin e vajit, pra kjo ndërmarrje në të ardhmen do të merret me prodhimin e vajit që do t’i plotësojë të gjitha standardet.

I. Përshkrimi i vetës: Për hapjen e kësaj ndërmarrje kemi bërë analiza të shumta duke filluar prej intervistimit e deri tek eksperimentet praktike, në mënyrë që paraprakisht të kemi njohuri për ecurinë e mëtutjeshme të punës. Puna e cila do të kryhet në këtë ndërmarrje do të jetë prodhimi i vajit. Posedojmë teknologji të përsosur, mjeshtër me përvojë shumëvjeçare të specializuar në këtë lëmë. Mosha jonë është 22 vjet, gjë që dëshmon për një vigjilencë dhe një vullnet për punë në këtë ndërmarrje. Ne me profesion jemi ekonomistë dhe dëshirojmë që mësimet tona teorike t’i shndërrojmë në përvojë konkrete praktike në këtë ndërmarrje, sepse dihet baza kryesore për themelimin e një ndërmarrje është analiza parainvestuese e cila i përket lëmit të menaxhmentit. Po ashtu aftësitë tona dhe të punonjësve që do të punojnë në këtë ndërmarrje i kemi vlerësuar para se t’ia fillojmë punës në këtë ndërmarrje, me anë të intervistave paraprake. Meqenëse vaji është konsum i përditshëm dhe në kohët e sotme i domosdoshëm, motivi jonë sa vjen e ritet për prodhimin e këtij produkti. Qëndrueshmëria e kësaj veprimtarie dhe e produktit do të jetë afatgjate. Vullneti për prodhimin ë këtij produkti ka qenë i kahmotshëm, si dhe tash me vënien në funksion të realizimit të projektit, vullneti edhe më tepër është rritur dhe është bërë i qëndrueshëm. Do të komunikojmë me të tjerët në mënyrë transparente. Komunikimi ynë do të jetë i përqendruar më shumë tek konsumatorët, me punonjësit, furnizuesit, bashkëpunëtorët e me shumë të tjerë që lidhen me interesin e ndërmarrjes tonë. Ne posedojmë aftësi komunikuese edhe në gjuhë të tjera. Në ndërmarrjen tone ata të cilët njohin gjuhë të huaja kanë zen vend të një të veçantë. Komunikimit ndërpersonal i kushtohet një rëndësi e madhe, sepse prej aty fillon gjithçka, në të mbarë ose në të mbrapshtë.

II. Lindja dhe prognoza për realizimin e iniciativës:

56


Ideja për themelimin e kësaj ndërmarrje për prodhimin e produktit të vajit ka qenë e kahmotshme. Në kohën që na ka lindur kjo ide, ne kemi menduar ta vëmë në funksion menjëherë, por për shkak të mungesës së kushteve financiare nuk mundem që idenë ta bënim realitet. Por me kalimin e kohës dhe përpjekjeve të shumta ne arritëm që këtë ide ta shndërrojmë në realitet. Ndryshimet të cilat i kemi bërë në të kanë qenë vetëm infrastruktura e objektit. Ne në atë kohë e kemi paramenduar objektin krejt ndryshe prej të tashmit. Për ndryshimin e idesë në lidhje me objektin kanë qenë faktorët atmosferikë, sepse ne ku mendonim ta vinim objektin bënte shumë të ftohtë, çka ishte një klimë shumë e pavolitshme për të punësuarit brenda ndërmarrjes. Si shkak i nxitjes së idesë ka qenë rritja e konsumimit të vajit në kohërat e tashme, si dhe kultivimi mjaft i theksuar i lëndës së parë në këto vende. Emërtimi i idesë së veprimtarisë ka qenë dhe është prodhimi itë vajit.

III. Posedimi material: Vendi i ndërmarrjes “BESA”gjendet në periferi të Kumanovës gjegjësisht në fshatin Lloajn, këtë vend e preferojmë më tepër sepse lëndën e parë e sigurojmë më lehtë dhe dëshira jonë është që ta zbusim papunësinë në këtë fshat, duke i punësuar në ndërmarrjen “BESA”dhe duke i angazhuar dhe motivuar të tjerët për të siguruar lëndën e parë që i duhet ndërmarrjes. Selia kryesore e ndërmarrjes gjendet në Preshevë. Ndërmarrja jonë posedon pajisje të modernizuar, duke filluar nga infrastruktura e objektit e gjerë te pajisjet teknologjike. Kemi makineri për përpunimin e farave të lulediellit, makinë bartëse automatike të produkteve prej një sektori në sektorin tjetër, makinë për mbushjen e shisheve me vaj, makinë për paketimin e produktit final, si dhe një pjesë e veprimtarisë kryhet nga punëtorët e kësaj ndërmarrje. Gjendja financiare momentale gjithsej është 655.000 € përfshirë këtu edhe vlerën e pajisjeve dhe makineritë. Meqenëse makinat dhe pajisjet në këtë veprimtari prodhuese janë të shtrenjta, atëherë ne kemi aplikuar kërkesën për marrje të kredisë me afat të gjatë, e cila shumë do të na ndihmonte për rritjen e investimeve, dhe kompjuterizimin e tërë ndërmarrjes me standarde evropiane.

IV. Tregu i shitjes: Tregu në të cilën do të plasojmë dhe shesim produktet tona fillimisht do të jetë Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, e pastaj synimi kryesor i ndërmarrjes “BESA”do të jetë plasimi i produkteve në tregun e Ballkanit, e më vonë ndoshta edhe në tregun e Evropës. Sasia të cilën do ta plasojmë në tregun vendas do të jetë më e madhe krahasuar me sasinë të cilën do ta plasojmë jashtë vendit tonë. Fillimisht produktet tona do të plasohen rreth vendit ku edhe gjendet ndërmarrja 57


jonë, kjo për arsye se do të jetë një promovim apo eksperimentim i produkteve tona. Siç dihet që marketingu është pjesë e pandashme e një projekti, pa të cilën projekti do të mbetet gjysmak. Ne në projektin tonë kemi menduar edhe për marketingun, jemi bazuar në informatat të fituara gjatë hulumtimit të tregut. Qëllimi ynë kryesor është të arrijmë deri tek konsumatorët dhe paraprakisht ta dimë se sa prodhimi ynë do të parapëlqehet nga ata. Këtë do ta arrijmë me besnikërinë tonë maksimale, duke qenë të vetëdijësuar mbi atë që e premtojmë, gjithherë ne e kemi parasysh që përmbajtja e reklamës të përputhet me produktin real. Ndërmarrjen tonë do ta reklamojmë në shtypin ditor, javor, po ashtu edhe nëpër mediume elektronike. Për lëmin e marketingut do të jetë përgjegjës personi i autorizuar nga ndërmarrja, i kualifikuar dhe i specializuat për lëmin e marketingut. Transportimi do të kryhet me anë të 4 minibusave, 2 kamionëve dhe 3 veturave. Minibusat do të përdoren për transportimin e produkteve me destinacion të largët, kurse veturat do të përdoren për transportim e produkteve dhe personelit punonjës në relacione të shkurtra, kurse kamionët më së shpeshti do të përdoren për transportimin e lëndës së parë prej vendit ku kultivohet lënda e parë e deri te ndërmarrja ku bëhet përpunimi i lëndës së parë.

V. Tregu i blerjes: Furnizimi i lëndës së parë do të sigurohet fillimisht nga tregu i afërt e më vonë në rast mungese do të importojmë lëndën e parë edhe nga vendet e tjera. Pikërisht e kemi menduar që më parë vendin e ndërmarrjes sonë, sepse përreth vendi ku gjendet dhe vepron ndërmarrja jonë, bëhet kultivimi i farave të lulediellit, gjë që është një ndihmesë mjaft e madhe për ne. Të tjerët sigurohen nga tregu pak më i largët siç janë: shishet e zbrazëta, paketat, dhe disa komponentë që duhen të përzihen për prodhimin e vajit. Transportimi i lëndës së parë bëhet me anë të kamionëve, kurse transportimi i disa pjesëve plotësuese për prodhimin e produktit final bëhet herë me minibus e herë me vetura. Do të jetë më rëndësi tregu i blerjes, kostot e tregut. Nëse në bazë të kalkulimeve konstatojmë së kostoja më e vogël është në transportimin me destinacion të largët, atëherë një gjë të tillë do ta praktikonim edhe përkundër transportimit të largët. Po ashtu do të jetë me rëndësi cilësia e lëndës së parë, nëse vërejmë së lënda e parë ka cilësi të mirë, atëherë do të paguanim edhe më shumë, sepse cilësia e lëndës së parë, pa dyshim që është produkti final kualitativ. Pra për në është me rëndësi kualiteti, pa dyshim që edhe për konsumatorët një gjë e tillë është me rëndësi.

VI. Procesi i punës: Do të bëhet shkarkimi i lëndës së parë në depon e ndërmarrjes, pastaj me anë të disa makinave gjysmëautomatike dhe disa punëtorëve, lënda e parë do t’i 58


nënshtrohet procesit të prodhimit. Një ekip i punëtorëve do të merret me largimin e mbeturinave që gjenden në farat e lulediellit, pastaj tjetri ekip do t’i largojë farat nga gëzhoja, njëkohësisht personat të specializuar do të merren me përzierjen e komponentëve që duhet përzier me farat, dhe kështu fillon përpunimi i lëndës së parë drejt produktit final. Teknologjia e punës është pjesërisht e kompjuterizuar, disa veprime në këtë ndërmarrje kryhen vetëm me telekomandim, kurse një pjesë tjetër kryhet sipas nivelit manual. Sistematizimi i punëtorëve është mjaft mirë i radhitur, secili punëtor e punon punën përkatëse që është i kualifikuar për atë lëmë. Po ashtu kemi edhe inxhinier përgjegjës për mbikëqyrjen dhe rregullimin e makinave.

VII. Organizimi i punës: Prirja për të qenë organizator i mirë është edhe veti që ushtrohet sipas përvojës, por që aktivizohet sipas nevojës. Më së vështiri është të jesh lider, të marrësh përgjegjësinë për fatin e të tjerëve, ani pse fitimet i ke më të mëdha. Mirëpo, njerëzit gjejnë interesin e vet, duke u bërë ose prijës ose të prirë 9. Organizimi është i mbështetur në hierarki. Udhëheqësi kryesor në këtë ndërmarrje është një menaxher i kualifikuar me përvojë shumëvjeçare, i certifikuar për trajnime të ndryshme në lëmin menaxherial. Veçoritë që duhet t’i ketë një menaxher përputhen me veçoritë e menaxherit të punësuar në ndërmarrjen tonë. Do të thotë: të dish se çka dhe si duhet ta bësh në raste të jashtëzakonshme, të jesh vigjilent, të kesh mbamendje të çiltër, objektiv, duar të pastra dhe të lira, i sinqertë, të sigurosh efikasitetin e tërë procesit vijues, i përshtatshëm për pune ekipore dhe individuale, mendim kritik, imagjinatë të spikatur, të kesh të aktivizuar ndjenjën e durimit, si dhe shumë tipare të tjera të cilët e ndihmojnë organizimin efikas të ndërmarrjes. Punët e përgjithshme me urdhër nga lart kryhet kolektivisht, varësisht prej kualifikimit dhe specializimit të punëtorëve. Secili punëtor e punon punën e cila i përket atij dhe njëkohësisht të gjithë të punësuarit në ndërmarrje punojnë punë specifike që u përkasin atyre, apo kanë epërsi në atë lëmë. Por kur e do nevoja të gjithë të punësuarit pa marrë parasysh kualifikimet mobilizohen për punë të përgjithshme në interes të përgjithshëm.

VIII. Të punësuarit: Kemi të punësuar punëtorë me profile të ndryshme. Duke filluar nga punëtor i thjeshtë i krahut, e deri te menaxheri kryesor. Në fillim konkursi ka qenë i hapur për kategori të ndryshme të punëtorëve. Pranimin e punëtorëve e kemi bërë në bazë të nevojave për punë dhe kualifikimet që i kanë. Për ngarkimshkarkim të produkteve kemi punëtorë të cilët e kanë të kryer vetëm shkollën e ulët, për vozitësit e automjeteve duhet të kenë të kryer shkollën e mesme dhe të 9

Zeki Bejtulahu, “Bazat e Biznesit”, Prishtinë 1998, fq. 102.

59


posedojnë patent shoferin, kurse për udhëheqjen e ndërmarrjes duhet së paku të kenë të kryer fakultetin ekonomik apo në disa sektorë kemi nevojë për punësimin e ndonjë psikologu, sociologu, juristi dhe makinisti. Për arsye se ndërmarrja si një grup shoqëror duhet të ketë edhe disa këshilla nga sociologu, duhet të futemi në psikologjinë e punëtorëve për sjelljen e punëtorit. Në rast të shkeljeve të normave ligjore nga ana e punëdhënësve duhet të kemi mbrojtës të të drejtave të punëtorit apo në rastin tonë në të ardhmen mendojmë të formohet sindikatë brenda ndërmarrjes për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, kushtet e punës, mënyra e pagesës, kohën e pagesës, sigurimin shëndetësor dhe pensioal, si dhe shumë privilegje të tjera që i gëzon punëtori. Po ashtu edhe makinisti do ta kryejë detyrën e vet, në raste të prishjeve të makinave dhe kontroll të makinave. Shumica e të punësuarve gjendet në raport familjar, çka e bën edhe më efikase këtë ndërmarrje, sepse personat e pamartuar shpeshherë janë labilë në punë, si dhe me sjelljet e tyre brenda ndërmarrjes krijojnë një ambient jo edhe aq të përshtatshëm dhe serioz për punë. Ndërmarrja jonë momentalisht nuk është shoqëri aksionare, por në të ardhmen e afërt shpresojmë që kjo ndërmarrje të emetojë edhe aksione. Çdo bashkërendim i punës është i vlerësuar nga stafi përgjegjës për vlerësim, si dhe bashkërendimi i suksesshëm shpërblehet me mëditje të veçanta.

IX. Deponimet financiaro-materiale: Në parallogaritë tonë të kursimit i kemi të deponuar 70 000 €. Këtë shumë e kemi arritur falë punës së palodhshme të prindërve tanë në mërgim dhe angazhimit tonë këtu në vendlindje. Prej kohësh kemi menduar që aftësitë tona intelektuale t’i vëmë në shërbim të realizimit të një projekti frytdhënës. Dhe me kalimin e kohës ne arritëm që t’i tubonim nga kursimet vetjake shumën e lartcekur. Por kjo shumë e parave nuk ka qenë e nevojshme dhe e bollshme për fillimin e një veprimtarie prodhuese. Një shumë të konsiderueshme e kemi siguruar nga miqtë tanë të cilët e kanë përkrahur afarizmin tonë. Gjithashtu shpresojmë që Ministria e Bujqësisë do të bëjë subvencionim e ndërmarrjeve prodhuese. Ne tashmë jemi regjistruar si ndërmarrje prodhuese, kemi aplikuar për subvencione.

X. Prejardhja e pajisjeve: Shumicën e pajisjeve tona i kemi të blera, këtë e kemi bërë, ngaqë një kohë të gjatë kemi bërë kursimin e parave me qëllim që kur të vijmë te faza e realizimit konkret të projektit, të kemi mjete financiare për blerjen e pajisjeve dhe makinerive, në mënyrë që në rast falimentimi të mos kemi krizë edhe më të komplikuar në kthimin e pajisjeve dhe makinerive. Një pjesë të mjeteve financiare për blerjen e pajisjeve dhe makinerive e kemi të huazuar nga miqtë 60


dhe institucionet kreditore financiare. Pra ne jemi më së shumti të orientuar që mjete financiare të huazojmë, kundrejt huazimit të pajisjeve dhe makinerive. Por një pjesë të vogël të makinerive e kemi të huazuar. Këtë e kemi bërë për arsye të përdorshmërisë së vogël të këtyre pajisjeve. Ne këto pajisje i kemi huazuar për shkak të rrezikut nga mospërdorimi i duhur në prodhimin e produkteve. Andaj e kemi bërë fillimisht një eksperiment për këtë pajisje dhe nëse të ardhmen do të zërë vend në ndërmarrjen tonë, atëherë do ta bëjmë blerjen e kësaj makine me para të gatshme. Disa pajisje i kemi blerë në vendin tonë, por ato pajisje kryesisht kanë qenë primitive krahasuar me pajisjet e vendeve të zhvilluara. Për blerjen e disa pajisjeve apo makinave është dashur të importojmë, sidomos pajisje dhe makina të sofistikuara të cilët nuk gjenden në vendin tonë apo në vendet e rajonit. Po ashtu kemi shkuar enkas në shtetet e zhvilluar për kërkim të makinave të përdorura. Atje me zhvillimin e teknologjisë marramendëse, çdo ditë vjetërohen pajisje dhe makina që për ne janë mjaft të reja dhe moderne. Kemi bërë blerjen e dy makinave të përdorura për vënien e tiketave në shishe, një makinë tjetër për mbylljen hermetike të shisheve dhe një minibus për transportimin e produkteve. Kurse kemi blerë një aparat të papërdorur fare e cila shërben për matjen digjitale të yndyrës së vajit.

XI. Mënyrat e tjera të përfshirjes së kreacioneve: vajit.

Në ndërmarrjen tonë kemi përdorur franshizingun për emrin e markës së

Franshizingun e kemi bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë pa ndërmjetësim të ndonjë agjencie e kemi bërë kontratën për përcjelljen e së drejtës me obligime për shfrytëzim. Këtë e kemi bërë në bazë të marrëveshjes dypalëshe me një firmë të madhe nga Shkupi. Ne me anë të blerjes së franshinzingut mendojmë të sjellim leverdi të ndërsjelltë. Në ndërmarrjen tonë e kemi përdorur edhe lizingun si mjet mjaft i përshtatshëm për shfrytëzimin për kohë të caktuar të mjeteve të punës, përkatësisht pajisjeve dhe makinave me kompensim në nivel të amortizimit. Kemi marrë disa pajisje dhe makineri me qira brenda vendit tonë, prej të cilave pajisje shpresojmë të kemi fitim. Kjo është një ndihmesë e madhe për ndërmarrjen tonë, sepse në fillim këto pajisje dhe makineri janë të shtrenjta për t’i blerë, ndaj ne do t’i shfrytëzojmë në bazë të marrëveshjes dypalëshe, si dhe në fund nëse do të kemi leverdi, do t’i blejmë ato. Për prodhimin e vajit jemi të licencuar që ta përdorim formulën përbërëse nga po e njëjta firmë nga Shkupi dhe për këtë licencë paguajmë në bazë të marrëveshjes dypalëshe.

XII. Përmasat e tjera të projektit:

61


Me përfshirjen e punëtorëve në punë, ne kemi menduar për trajnime dhe seminare të mëtutjeshme të cilat shkojnë në interes të përgjithshëm, si të ndërmarrjes ashtu edhe të punonjësve. Çdo vit mendojmë që punëtorët të kenë vizita në ndërmarrje të po kësaj fushe dhe aty të njoftohen për së afërmi me punën e atyre ndërmarrjeve. Po ashtu do të ketë edhe gërshetim përvojash edhe ne nuk do të hezitonim në të ardhme për një gjë të tillë, të vijë ndokush në ndërmarrjen tonë për vizitë e trajnime. Motivimi për punë do të bëhet me metoda nga më të ndryshmet, si p.sh.: nuk do të lejohet të njëjtët punëtorë ta punojnë pandërprerë të njëjtën punë, do të bëhen ndërrime të herëpashershme. Sjellja ndaj punëtorëve do të jetë në mënyrë transparente, si dhe paga do të jetë një mjet mjaft motivues për punë. Ne të ardhmen supozojmë se efikasiteti në punë do të rritet nga vetë punëtorët me anë të motivimit nga ana e ndërmarrjes!

XIII Përfundimi: Njëri ndër konkluzionet e kësaj ndërmarrje është që të ketë një të ardhme më të mirë që e kishte deri më tani. Po ashtu mendojmë se do të kemi një të ardhme edhe më të mirë se deri më tani, por gjithnjë me pretendim që veprimtarinë tonë ta zgjerojmë me prodhimin e produkteve tjera të vajit, duke i përcjellë standardet edhe në prodhimet e tjera.

62


Ndërmarrja “BESA” në një masë të madhe përputhen me planet dhe strategjinë e kësaj ndërmarrje, por ato bartin në vete porosi dhe ide për realizimin e planeve të përgjithshme të zhvillimit. Strategjia drejt zgjerimit të ndërmarrjes për të zhvilluar ndërmarrjen në bazë profesionale si dhe aftësim të fuqisë punëtore për kryerjen e punëve në mënyrë sa më kualitative dhe efektive. Njëra nga objektivat e ndërmarrjes është ruajtja e tregut ekzistues si dhe depërtim në tregje të reja. Siç u pa edhe më lart në këtë punim kemi paraqitur projektin e ndërmarrjes “BESA”. Me këtë projekt jemi munduar të gjitha karakteristikat e procesit të prodhimit vajit t’ia përshtatim standardeve të pranuara ndërkombëtarisht. Kësisoj, ndërmarrja “BESA” është një ndërmarrje prodhuese e cila prodhon produkte të vajit për plotësimin e nevojave të konsumatorëve, si dhe realizimin e qëllimeve të saj, që do të ndikojnë në të mirën e përgjithshme shoqërore.

Botimin e këtij libri, tërësisht e financoi ndërmarrja prodhuese, “City Beton”, gjegjësisht pronari i kësaj ndërmarrje, zotëri, Reshat Musliu! Si autorë të këtij libri, sinqerisht e falënderojmë zotëri Reshat Musliun. Zoti e shpërbleftë me gjitha të mirat e Tij të ligjshme!

63


64


Rrjedhat ekonomike në llojan