„Vavilonska biblioteka”, prvi tom

Page 411

kohët u prenë në tehun e një çasti rendi u prish, e tashmja mbërrin përbri si trami i fundit i drejtimit të kundërt me shijen e pashpjegueshme të humbjes vulosur në sytë e udhëtarit që befas mëson se s’ ka mundësi tjetër. Tani endem si shpirti i një ushtari që bredh nëpër fushë dhe nuk e kupton se i përket një të vdekuri Lufta ka mbaruar, shokët po shkojnë me një gëzim të zymtë në zemër Ai nuk e di se është veç zë që vazhdon nëpër ajër Ata keqardhen pa ia ndier praninë Shkojnë të harrohen, të festojnë jetën I shohin edhe një herë fotografitë e të dashurave dhe kërkojnë deri në dëshpërim shfrimin. I vdekuri nuk di më të trishtohet Ai mbërrin në shkronjat e telegramit, ku për të fundit herë ia kanë përmendur zyrtarisht emrin Pavetëdijshëm fillon të mësojë rendin e përjashtimit

411


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.