Page 1

UDHËZUES PRAKTIK Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhore

Briseida Mema

1

Ramadan Çipuri


2


Udhëzues Praktik

Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatave zgjedhore Briseida Mema & Ramadan Çipuri

Burim referimi në hartimin e këtij botimi Reporters sans Frontières/ Organisation internationale de la Francophonie « Guide Pratique du Journalisme en période électorale »

3


Redaktore gjuhësore Alba Boriçi

Arti grafik Erjet Muçollari

Botues Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër)

Tiranë, 2013

ISBN: 978-9928-4120-5-8

4


Përmbajtja

Hyrje 1. Rregullat që duhen respektuar nga gazetarët 1.1. E drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes 1.2. E drejta për të informuar zgjedhësit 1.3. Saktësia e verifikimi 1.4. Ekuilibër, neutralitet dhe ndershmëri 1.5. Pavarësia dhe detyrimi për të respektuar profe sionin e gazetarit 1.6. Përgjegjësia sociale 2. 2.1. 2.2. 2.3. 2.4. 2.5. 2.6. 2.7.

Specifikat e procesit elektoral Kuadri juridik i zgjedhjeve Listat e zgjedhësve Administrata elektorale Kandidatët dhe partitë politike Aksesi i balancuar në media Periudha elektorale Rezultatet e pjesshme dhe rezultatet përfundimtare

3. Mbulimi i fushatës elektorale 3.1. Përgatitja e mbulimit 3.2. Informacioni e komunikimi elektoral 3.3. Gazetaria qytetare 3.4. Intervistat elektorale 3.5. Sondazhet 3.6. Etika e mbulimit të zgjedhjeve 4. Përmbledhje: Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë procesit zgjedhor

5


Hyrje Gazetarët në procesin zgjedhor Zgjedhjet mund të jenë faktor afirmimi e konsolidimi i procesit demokratik, por, sipas rastit, ato mund të kthehen edhe në kërcënim për paqen dhe stabilitetin e një vendi. Zhvillimi i tyre lidhet me një sërë faktorësh, si: media, autoritetet politike, institucionet, partitë politike, shoqëria civile dhe zgjedhësit. Zgjedhjet janë të lira e të ndershme jo vetëm nga e drejta për të hedhur një votë në një kuti. Gjatë gjithë procesit elektoral, i rëndësishëm është informacioni i domosdoshëm që kalon nga partitë politike. Kandidatët i lejon çdo individi të bëjë një zgjedhje sa më të qartë e të përgjegjëshme. Ndaj edhe media e gazetarët janë pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e këtij procesi, si hap në zhvillimin e një vendi. Një fushatë elektorale është periudhë e rëndësishme e jetës politike, gjatë së cilës gazetarët mund të jenë lehtësisht pjesë e intimidimeve e kërcënimeve, e manipulimeve dhe e propagandës. Në këtë mënyrë, krijohet mundësi për të shtrembëruar shpesh informacionin, duke shkelur në këtë mënyrë mbi çdo rregull deontologjik të profesionit të tyre, siç edhe ka ndodhur në jo pak raste në Shqipëri. Gazetarët janë pjesë e rëndësishme e informimit publik për të përcjellë një informacion mbi bazën e rregullave profesionale e deontologjike. Më pas, midis zgjedhësve, programeve, kandidatëve vendoset një komunikim i drejtë dhe i balancuar, duke lehtësuar në këtë mënyrë raportet midis tyre. Media ruan rolin e një ure komunikimi, prandaj duhet të jetë shtyllë e fuqishme mbi të cilën duhet të mbështetet e vërteta. Një informacion i rremë mund të dëmtojë rëndë procesin e ta fusë atë në një rrugë pa krye. Po ashtu, një debat e informacion i dominuar nga fyerjet e sharjet ngjall frymën e urrejtjes për kundërshtarin duke u bërë më pas edhe burim konflikti mes grupeve të cakturara rivalësh

6


politikë. Profesioni i gazetarit është i mirëpërcaktuar mbi bazën e rregullave strikte, profesionale e deontologjike, të cilat i lejojnë atij ta përcjellë informacionin duke respektuar të gjithë të drejtën që i jep ligji në favor të mbrojtjes e forcimit të demokracisë. Kjo, pasi një demokraci mbështetet gjithmonë në lirinë e të shprehurit të mendimeve por edhe mbi votën e zgjedhësve që në çdo kohë duhet të jenë të mirinformuar. Në proceset elektorale, mediat dhe gazetarët luajnë një rol thelbësor. Ato sigurojnë qarkullimin e informacionit dhe opinioneve të ndryshme. Mediat u mundësojnë zgjedhësve të njohin kandidatët e partitë, si edhe programet e tyre. Mediat janë ato që kontribuojnë në pjesëmarrjen efektive të qytetarëve dhe në debatet demokratike ndërmjet trajtimit të problemeve me interes të gjërë publik. Gjithashtu, si respektuese e demokracisë, mediat kanë një rol determinues në legjitimimin dhe pranimin e rezultateve të zgjedhjeve, kryesisht në vende me demokraci ende të brishtë si Shqipëria. Këto përgjegjësi i ngarkojnë gazetarët me të drejta dhe detyrime. E drejta e pushtetit për t’u informuar lirshëm, pa qenë objekt presionesh apo intimidimi ka si rezultat detyrimin për t’i përcjellë zgjedhësve një informacion të përgjegjshëm, objektiv, instruktiv dhe konstruktiv. Puna e gazetarit është komplekse, plot sfida që duhen kaluar e plot kurthe që duhen shmangur për të mos rënë peng i pasioneve partizane, të cilat shpesh gjenerojnë konflikte e dhunë. Në çdo vend, periudhat zgjedhore janë moment i veçantë. Ato përcaktohen nga një sërë faktorësh politikë, gjeopolitikë, ekonomikë e kulturor. Pavarësisht kësaj, duke qenë se gazetarët udhëhiqen nga parime deontologjike, profesionale e universale, disa rregulla bazë janë të domosdoshme për t’u zbatuar pavarësisht vendit dhe kohës. Ky udhëzues rregullash të përgjithshme, i vlefshëm, i hartuar e i adoptuar nga shumë organizma ndërkombëtarë, si: “Reporterët pa kufij” e ”OIF”, i mbështetur nga organizatat e gazetarëve në shumë vende me dëshirën e mirë për t’i shërbyer shumëkujt, kërkon të respektojë profesionin e tij duke respektuar etikën e deontologjinë e informacionit

7


1.Rregulla që duhen respektuar nga gazetarët

G

jatë periudhave elekorale, gazetarët mund të jenë pre e shumë presioneve: të autoriteteve shtetërore (kryesisht në vendet ku procesi demokratik është ende i brishtë); partive politike (që përdorin mjete të ndryshme dhe të shumta për të pasur një mbulim mediatik të favorshëm), por edhe nga pronarët, kryeredaktorët, të lidhur me interesa të caktuara me një kandidat e grupim, duke diktuar kështu edhe një politikë të caktuar editoriale. Gjithashtu, gazetari duhet të dijë t’i rezistojë presioneve mbi qëndrimet e opinionet e tij personale, që ai ka të drejtë t’i shpreh si çdo qytetar tjetër në kutinë e votimit. Publiku pret që gazetari të jetë mbi palët, mbi partitë politike, të trajtojë problemin me paanësi, cilado qofshin simpatitë e antipatitë që mund të ketë për njërin apo tjetrin kandidat. Për t’i rezistuar këtyre presioneve e për të qenë në lartësinë duhur, gazetari duhet të vërë mbi gjithçka principet bazë të punës së tij deontologjinë. Përveç të tjerash, kjo punë përbëhet nga një grumbull rregullash moralo-etike, të cilat drejtojnë ndërgjegjen profesionale të një gazetari. Në asnjë vend të botës nuk ka një kartë të saktë ligjore që mund të përcaktojë këto rregulla bazë. Në shumë vende ka kode të ngjashme deontologjike, të cilat mbështesin faktin se gazetaria, ndryshe nga çdo profesion tjetër, dallohet nga “informacioni i saktë, i verifikuar, i ekuilibruar, neutral e që mbi të gjitha respekton dinjitetin njerëzor. Një gjë e tillë obligon një vlerë të lartë morale, një ndjenjë të fortë përgjegjësie dhe një aftësi për të kuptuar e analizuar pikpamjet e ndryshme qofshin të njëjta ose jo me ato që ndan një gazetar. Në çdo rast dhe në çdo kontekst socio-politik, gazetari duhet të vërë mbi interesin e tij atë të qytetarit, të lexuesit apo shikuesit që mund të mos jetë vetëm i tij. “Pushteti i katër” i medias nuk duhet të ushtrohet në favor të një qeverie, të një partie politike e as në favour të një personi në veçanti.

8


1.1E drejta e lirisë së mendimit dhe e shprehjes

G

azetarët gëzojnë disa të drejta të garantuara nga artikulli 19 i Deklaratës Universal të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948 dhe nga artikulli 19 i Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile e Politike të vitit 1966, i firmosur dhe i ratifikuar nga 154 shtete, nga të cilët edhe Shqipëria. Këto të drejta të mbështetura edhe nga konventa të tjera ndërkombëtare, i njohin gazetarit të drejtën të kërkojë, të marrë, të transmetojë informacionin pa pasur nevojë të marrë leje nga autoritetet. Autoritetet shtetërore nuk mund ta kërcënojnë, intimidojnë gazetarin, nuk mund t’a pengojnë në asnjë rast e mënyrë atë në punën e tij, nuk mund ta censurojnë ose të tentojnë ta influencojnë duke i ofruar diçka, thjeshë e vetëm që ai të heshtë.

Një e drejtë e një detyrë Në periudhë elektorale, gazetari ka të drejtë të flasë për të gjitha partitë e kandidatët, qofshin këta edhe më kritikët e armiqsorët me autoritetet në pushtet, të flasë për çdo temë të fushatës që ai mendon se i intereson qytetarit apo të ardhmes së vendit të tij. Konventa e vitit 1966 ia njeh këtë liri shprehjeje çdo individi, që do të thotë se edhe çdo parti e kandidat, por edhe çdo qytetar ka të drejtë të shprehet lirshëm gjatë fushatës elektorale: • •

Duke i dhënë akses në media për të paraqitur programin ose për të shprehur opinionin e tij. Për të denoncuar presionet, kërcënimet që mund të influencojnë veprimtarinë e tij.

9


Ligjishmëria dhe kufizimet e ligjshme

K

onventa e 1966 thotë se ekzistojnë një numër i caktuar motivesh legjitime që mund të justifikojnë disa kufizime të lirisë së shprehjes, kryesisht kur bëhet fjalë për të respektuar reputacionin e një autoriteti apo kur bëhet fjalë për ruajtjen e sigurisë kombëtare, rendit publik, shëndetit apo të moralit publik. Megjithatë, në vende të ndryshme të botës këto kufizime janë të mirëplotësuara nga disa kode morale, por edhe sisteme ligjore se deri ku mund të shkojë liria e gazetarit për të bërë publike gjithçka. Por, gazetari ka edhe kufizime të detyrueshme ligjorë pavarësisht kodeve morale të ngritura nga sisteme vlerash të caktuara. • Shembull i kufizimeve ligjore : Të ndalohesh të bësh thirrje për të nxitur urrejtjen midis grupeve të caktuara. • Shembull i kufizimeve joligjore: Të ndalosh informimin dhe debatin mbi tema që mund të vënë në vështirësi kandidatin apo të ndalosh aksesin e informacioneve publike nën pretekstin e ruajtjes së sigurisë kombëtare. Në një kontekst të përgjithshëm, dispozitat ligjore lidhur me informacionin dhe komunikimin nuk duhet në asnjë rast të pengojnë median të përcjellë pluralitetin e ideve dhe të opinioneve gjatë një fushate elektorale.

Mbrojtja e burimeve të informacionit

N

ë të gjitha konventat, dokumentat, marrëveshjet ligjore ose joligjore është pranuar se gazetari ka të drejtë që të mos bëjë publike ( madje as për autoritetet) burimin e një informacioni, kur ky burim nuk do të idetifikohet publikisht. Por, gazetari duhet të bëj kujdes ndaj manipulimeve që mund të çojnë drejt publikimit të informacioneve të pasakta. E rëndësishme është që gazetari të sigurohet për informacionin edhe nga burime të tjera. Gjithashtu, gazetari mund t’ia zbulojë burimin e informacionit njërit nga drejtueve të redaksisë, gjë që garanton edhe seriozitetin e informacionit që ai kërkon të përcjellë.

10


Siguria e gazetarit

S

iguria e gazetarit është e domosdoshme që ai të punojë normalisht. Ai nuk duhet të bëhet objekt presionesh, kërcenimesh e sulmesh të çdollojshme. Në rast të kundërt, gazetari duhet sa më shpejt të bëj prezent shantazhet, kërcënimet që janë drejtuar ndaj tij apo kolegëve të tij duke ju drejtuar autoriteteve , organizatave të mbrojtjes së gazetarit apo atyre të mbrojtjes së të drejtave të njeriut që duhet të angazhohen seriozisht për mbrojtjen e lirisë së gazetarit e të medias në përgjithësi.

1.2 E drejta për të informuar zgjedhësit

A

rtikulli 19 garanton për të gjithë të drejtën e informimit. Në periudhë zgjedhore, kjo nënkupton që shteti duhet të sigurojë që të gjithë zgjedhësit të informohen për modalitetet e votës dhe gjithë procesin e votimit. Autoritetet duhet me këtë rast të organizojnë fushata sensibilizimi, ndërkohë që mediat kanë detyrë të ndajnë kohën e informimit në mënyrë sa më të barabartë të mundshme duke respektuar çdo rregull të caktuar me këtë rast. Gjatë gjithë procesit elektoral, detyra profesionale e morale e gazetarit është informimi. Sigurisht detyra e informimit është e lidhur fort me temat kryesore të debatit lidhur me zgjedhjet. Qytetarët kanë nevojë të marrin informacion nga mediat për kandidatët, programet e partive politike, për të qenë më pas pjesë ndërmjet mediave sociale e të një komunikimi më të hapur interaktiv. Por, gazetarët kanë rol edhe në edukimin zgjedhor të qytetarëve.

11


Kontributi në edukimin zgjedhor Gazetari duhet t’i japë qytetarëve informacion mbi modalitetet e zgjedhjeve: • Kush ka të drejtë të votojë dhe kush ka të drejtë të paraqesë kandidaturën e tij? • Ku dhe si mund të verifikosh në lista zgjedhore? • Ku, kur dhe si të votosh? • Cili do të jetë roli i të zgjedhurve, cilat do të jenë përgjegjësitë e tyre në raport me zgjedhësit? Këto informacione janë të rëndësishme për çdo vend pasi ndihmon zgjedhësit të marrin pjesë aktive në këtë proces. E rëndësishme është që zgjedhësit të sigurohen edhe për fshehtësinë e votës e që kjo votë do të lexohet e do të numërohet ndershmërisht. Këto informacione praktike mund të realizohen nëpërmjet kronikave, reportazheve, duke vënë në dukje punën e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, institucioneve përkatëse, reagimin e qytetarëve, problematikën e ndryshme lidhur me këtë sensibilizim etj.

Të informosh me efikasitet Një informacion nuk do të kishte asnjë vlerë nëse ai nuk do të ishte i qartë e i kuptueshëm. Gazetari që mbulon procesin elektoral duhet të jetë shumë mirë i informuar, i mirëpërgatitur profesionalisht për të përballuar gjithë problematikën ligjore e politike ndëmjet një gjuhe të saktë, të kuptueshme e të pranueshme për të gjithë. Mbi të gjitha, gazetari duhet të dijë të komunikojë, të shpjegojë problemet komplekse me një gjuhë sa më të thjeshtë, duke u bërë kështu një lloj mediatori midis institucioneve e zgjedhësve. • Një gazetar i kualifikuar mund të thotë shumë gjëra me sa më pak fjalë, ndërkohë që një gazetar më pak i kualifikuar ka nevojë të përdorë shumë fjalë për të thënë shumë pak gjëra. • Flisni me fraza të shkurtra. Çdo frazë është mirë të ketë vetëm një ide. • Hartoni një plan përpara se të filloni të shkruani. Një plan i saktë ju lejon të përcaktoni më mirë logjikën e një ngjarjeje ose të një problem, si edhe të jeni

12


mjaft bindës e dinamik në informacionin që do të transmetoni. • Një plan i saktë ju lejon të identifikoni informacionet • më të rëndësishme (hierarkia e informacionit), por edhe të gjeni përgjigjet e domosdoshme për të qenë sa më logjik e i saktë në komunikimin tuaj. • Një gazetar i drejtohet shtresave të ndryshme shoqërore dhe niveleve të ndryshme kulturore. Roli i tij është përcjellja e informacionit me qëllim informimin, si edhe edukimin e zgjedhësve në respektimin e një kulture demokratike në këtë proces, në të cilin të gjithë janë aktorë. Jo rallëherë, zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të kontestuara për shkak të mosnjohjes së rregullave e procedurave para, gjatë e pas votimit, por edhe si rezultat i mos zbatimit të ligjit, i cili në letër ekzisto,n por jo gjithmonë gjen zbatim në një terren të vështirë.

1.3Saktësia e verifikimi Çdo informacion duhet verifikuar me saktësi. Ky është një princip bazë i punës së gazetarit, që duhet zbatuar në çdo situatë, veçanërisht në periudhë zgjedhore. Verifikimi me saktësi i informacionit detyron një përgatitje shumë të mirë profesionale. Gazetari duhet të kërkojë të vërtetën në mënyrën sa më të plotë të mundshme. Ai duhet të udhëhiqet nga shpirti kritik, i cili e detyron atë të verifikojë në mënyrë të vazhdueshme çdo informacion. Që një informacion të konsiderohet i besueshëm e mbi fakte të verifikuara duhet: • Të sigurohet se informacioni nuk është i fabrikuar apo i rremë. Manipulimi, dezinformimi dhe informacioni i rremë janë praktika të njohura gjatë periudhave elektorale, ndaj edhe gazetari nuk mund të marrë të mirëqënë informacionin që kalon nga ai pa e verifikuar më parë e pa u bindur më parë në vërtetësinë e tij. • Në rast dyshimi, gazetari është mirë të jetë i kujdesshëm e të mos nxitohet duke u krekosur se po

13


• •

“zbulon një scoop”, i cili mund të dalë i pavërtetë. Në asnjë rast gazetari nuk mund të përdorë formën kushtore të foljes, që në thelb nuk është gjë tjetër vetëm mohimi i një fakti të drejpërdrejtë. Informacioni kërkon saktësi në datë, në ditë, në vendngjarje, në citime. Gabimi madhor mbi një nga këta elementë të informacionit, mund të vërë gjithçka në pikëpyetje, edhe vetë punën e deritanishme të gazetarit. Nëse gazetari informohet qoftë nga kandidati i një zone në fjalë, qoftë edhe nga burime të tjera që informacioni i përdorur ka qenë i pasaktë, atëherë ai duhet ta korrigjojë menjëherë e pa asnjë mëdyshje, po aq shpejt sa edhe kur të transmetoj lajmin e parë.

Burimi i informacionit

• Citoni sa më shumë burime. Mjafton t’i përgjigjeni

pyetjes “Kush e thotë? Kush flet?” dhe më pas të citoni emrin dhe atë çfarë ky njeri përfaqëson (kandidat, kryetar partie, qytetar, anëtar i komisionit zgjedhor, autoritet lokal etj) . • Një kronikë, lajm apo shkrim i ngritur kryesisht mbi burime anonime nuk është asnjëherë i besueshëm. • Pyesni gjithmonë për arsyet përse personi që keni kontaktuar apo ju ka kontaktuar kërkon të ruaj anonimatin, aq më tepër kur bëhet fjalë për cënim të reputacionit të një kandidati apo të një partie. Vlerësoni me kujdes arsyet që e shtyjnë . Nëse këto arsye iu duken të ligjshme (p.sh jeta e personit mund të jetë e rrezikuar nga ky informacionqë i ka dhënë gazetarit) ju mbetet të vlerësoni gjithçka me kujdes. Por, megjithatë gazetari duhet t’i drejtohet edhe burimeve të tjera të pavarura, përpara se të përdorë informacion. Të mbrosh burimin, nuk do të thotë se mund të mbrosh lehtësisht veten nga një informacion, ngritur nga akuza pa bazë.

14


Informacion i saktë dhe i relativizuar •

• •

Të jesh i saktë. Nëse gazetari mbulon një tubim, ai duhet të përshkruaj me saktësi gjithçka: vendin, të japë citime (apo sinkrone) nga fjalimet e reagimet e publikut. Rolin e gazetarit nuk mund ta bëjnë partitë politike me kasetat që montojnë në zyrat e tyre apo komunikatat e shtypit e që më pas ia shpërndajnë televizioneve e mediave të ndryshme. Rregulli bazë i çdo informacioni duhet t’i përgjigjet pyetjeve: Kush? Çfarë ? Kur? Ku? Përse? Nëse gazetari nuk është vetë i pranishëm në tubim e informacionin e merr nga partitë, ai e ka të vështirë të gjykojë mbi numrin, reagimet …etj. Ndaj edhe imazhi që përcillet në këtë rast bëhet plotësisht jo bindës e me tendenca drejt manipulimit. Gazetari duhet të jetë i nuancuar në informacionin e tij e të bëj kujdes që të mos japë gjykime definitive mbi një ngjarje aq më tepër kur ajo është në zhvillim. Gazetari duhet të bëj punën e tij me modesti e vendosmëri si e vetmja mënyrë që të mos bjerë në gabime. Është e domosdoshme që gazetari të ruaj regjistrimet, me zë apo me figurë për të sjellë provat në rast kundërshtie mbi informacionin që ai përcjellë.

15


1.4.Ekuilibër,neutralitet dhe ndershmëri Gazetari duhet të njohë programet, të ndjekë debatet ndërmjet partive apo kandidatëve, por ai në asnjë rast nuk duhet të imponoj gjykimin e tij për të influencuar hapur zgjedhësit mbi një parti apo kandidat të caktuar. Gazetari duhet t’ia lërë këtë detyrë editorialistëve e analistëve.

Dallimi midis informacionit dhe komenteve Komentet dhe editorialet janë analiza, të cilat mbështeten mbi interpretime të ngjarjeve e fakteve. Analisti edhe nëse paraqet një informacion faktik, ai përsëri mbështetet mbi leximin që ai i bën këtij informacioni, duke mos përjashtuar këtu edhe orientimin shpesh politik të tij. Kjo s’do të thotë aspak që analisti nuk duhet t’i referohet fakteve duke lënë kështu më pas të tjerët ta mbështesin ose jo në mendimet e tij.

Kohë , trajtim i barabartë e paanësi Gazetari duhet t’i japë fjalën në kohë e informacion të barabartë të gjitha partive e kandidatëve. Kjo kohë monitorohet nga organizma të caktuara mediatikë apo grupe të caktuara, pjesë e shoqërisë civile. Të gjitha partitë e kandidatët kanë të drejtën e fjalës, të drejtën e kohës dhe të reagimit lidhur me një informacion të caktuar. Edhe nëse kandidati apo partia në fjalë refuzon të shprehet, të reagojë apo t’i përgjigjet një ftese për debatë, përsëri gazetari është i detyruar t’ia bëjë të njohur këtë qëndrim publikut të tij.

Integritet e neutralitet Gazetari duhet të bëj kujdes të mos përfshijë në informacionet që përcjell në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo opinionet e tij për të ndikuar zgjedhësit. • E rëndësishme është që ai të respektojë deontologjinë e informacionit duke respektuar integritetin e tij profesionale. Nëse gazetari nuk është i sigurtë, ai mund t’i rikthehet burimit të kontaktuar, burimit që duhet të citojë dhe problemit që ai ka ngritur. Gazetari

16


• • • • •

duhet të dijë të bindë kandidatin, partinë që ata mos refuzojnë të shprehen për të, sepse është edhe në interes të tyre, por edhe të gjithë procesit zgjedhor të mos e bëjnë këtë. Vendosja e një komunikimi interaktiv qoftë edhe në një ambient “armiqësor” ndihmon gazetarin, kandidatin dhe partinë që përfaqëson, si edhe zgjedhësit të kuptojnë më mirë procesin zgjedhor. Një informacion nuk duhet të përdoret asnjëherë për të bërë apologjinë e një partie apo kandidati. Toni i kronikave duhet të jetë sa më neutral.Të përcjellësh çfarë e dallon një parti nga një tjetër po pa ngarkuar informacionin me gjykim. Një informacion nuk duhet të përdoret kurrë për të paraqitur një pikëpamje personale të gazetarit. Në terren gazetari nuk mund të mbajë veshur apo të përdorë si objekte personale simbolet e një partie apo të një kandidati. Në terren, gjatë një tubimi, brenda turmës ai nuk duhet asnjëherë të sillet si mbështetës i një force të caktuar politike, i një kandidati, të shprehë opinionet e tij politike në çfardo forme qoftë. Opinionet politike ai mund t’i shprehë vetëm privatisht.

Ne votojme me deshire

Objektiviteti dhe ndershmëria 17


N

dërgjegjja e gazetarit është thellësisht e lidhur me kulturën, bindjet dhe formimin e tij. Por, pavarësisht çdo rrethane, gazetari që ka zgjedhur të jetë i tillë duhet të respektojë profesionin e zgjedhur me ndershmëri e vendosmëri. • Gazetari në mbledhjen, trajtimin dhe në përcjelljen e informacionit duhet të sillet me objektivitetin më të madh të mundshëm. Ai duhet të refuzojë subjektivitetin në raport me trajtimin e informacionit mbi kandidatët e partitë. • Stili redaksional, faqosja e në veçanti fotot, në gjithçka duhet bërë kujdes që gjithçka të jetë e mirëbalancuar e të mos favorizojë njërin kandidat nga tjetri. • Citimet, stili i gërmave gjithçka duhet të zgjidhet me kujdes për të ruajtur balancat e duke mos favorizuar apo paragjykuar askënd. • Gazetari në çdo rrethanë, cilatdo qofshin bindjet e tij personale duhet të sillet me ndershmëri.

Një gabim që mund të kushtojë shtrenjtë

N

jë gazetar shkon të mbulojë një tubim elektoral. Organizatorët shpërndajnë kapele me siglën e partisë në pushtet. Gazetari pranon edhe ai të marrë një për t’u mbrojtur nga dielli. Në mbrëmje ai bën një raportim mjaft të ekuilibruar të këtij aktiviteti, por të nesërmen, një gazetë e afërt me opozitën boton foto e tij me kapele në kokë dhe e akuzon se ka mbrojtur interesat e partisë në pushtet.

18


1.5 Pavarësia dhe detyrimi për të respektuar profesionin e gazetarit Pavarësia

Q

ytetarët presin nga media që të përcjellë fakte të sakta. Për këtë, gazetari duhet të ruaj pavarësinë dhe t’i rezistojë presioneve politike, sociale, financiare që mund të ndikojnë në trajtimin e informacionit. Gazetari nuk mund të pranojë udhëzime përveç nga drejtuesit e redaksisë së tij, nga morali i tij ose nga etika personale kur atij i duhet të punojë i vetëm. Në periudha elektorale, pavarësia e gazetarit mund të kërcenohet në mënyra e forma të ndryshme. Shembulli I: Pronari i medias i afërt me kandidatin i kërkon gazetarëve të bëjnë një mbulim në interes të tij. Shembulli II: Qerveritë i kërkojnë gazetarëve të një medieje publike të sigurojë një mbulim në mbështetje të partisë në pushtet. Shëmbulli III: Një gazetar që punon për një medie private bëhet objekt presioni nga autoritetetet mbas një raporti investigues mjaft kritik, lidhur me procesin zgjedhor. Gazetari duhet t’i rezistojë sa më fort të mundet presioneve të lidhura me profesionin e tij, pasi detyra e tij është informimi i së vërtetës. Në rast nevoje, ai duhet t’i drejtohet organizatave të gazetarëve, brenda e jashtë vendit, që kanë detyrim mbrojtjen e gazetarit dhe sigurimin e pavarësisë së tij.

Respekti i profesionit larg interesit personal

G

azetari duhet të dijë të qëndroj i pavarur nga parti e kandidatë të caktuar. Sigurisht është e rëndësishme që gazetari të jetë afër tyre pasi kjo e ndihmon të marrë informacion, të kuptojë më mirë programet, të mbulojë më mirë informacionin që ai duhet të përcjellë për këtë grupim politik mbi të cilin ai duhet të raportojë. Por, pavarësia morale në të gjithë këtë proces e ndihmon gazetarin ta bëjë më mirë e më saktë detyrën e tij. Në përgjithësi, politikanët përpiqen të joshin gazetarët, përpiqen ta trajtojnë gazetarin “një mik” thjesht e vetëm me qëllim për ta përdorur më pas atë në

19


interes të tyre. Ndaj është e këshillueshme të evitohen këto raporte “miqsh” duke vendosur raporte “miqsh” mbi baza tërësisht profesionale. Ndaj dhe gazetari duhet: Të mos pranojë asnjëherë para, dhurata me vlerë, privilegje që mund të influencojë më pas gjykimin e tij apo mosbotimin e një informacioni. Për shembull, gazetari bëhet pjesë e manipulimit elektoral nëse nuk bën publike informacionet që ai ka në shkëmbim të një privilegji për të fshehur këtë të vërtetë. Shembull: Ndodh shpesh që partitë politike të vënë në dispozicion të gazetarëve gjatë fushatave elektorale makinat, t’i ofrojnë atyre drekën. E mira është që redaksitë të gjejnë mjete të domosdoshme financiare për të mbuluar aktivitetet me mundësitë e veta financiare. Po ashtu është plotësisht e papranueshme që partitë politike të imponojnë informacionin e tyre duke çuar pranë redaksive kaseta të montuara apo komunikata shtypi tërësisht të ngurta. Transporti i siguruar nga një parti mund të pranohet vetëm në rast se autorizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vetëm në rast se të ftuar janë gazetarët e të gjitha mediave. • Partia apo kandidati nuk duhet të kërkojë asgjë si kompesim. Është gazetari ai që duhet të vendosë se çfarë duhet të pasqyrojë ose jo. Është vetëm ai që duhet të përcaktojë edhe linjat kryesore të kronikës apo reportazhit që duhet të përcjellë mbi këtë tubim. • • Cilido qoftë statusi i medias për të cilin punon, gazetari duhet të refuzojë kategorikisht çdo propozim për të përfituar para nga një kandidat apo parti politike në këmbim të mbështetjes së tij. Një nga zgjidhjet do të ishte që vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mundësojë një buxhet për ato media, të cilat kanë mundësi financiare të pakta dhe e kanë të vështirë të përballojnë kostot e një fushate zgjedhore. Por, një gjë e tillë mund të sigurohet edhe nga institucione të caktura të medias, detyrë e të cilave është edhe monitorimi i medias.

20


Hajde ikim, jemi rahat pamjet dhe komunikaten e shtypit do na e sjellin ne redaksi

Regulla të tjera të respektimit të detyrës së gazetarit • • • •

Gazetari ndalohet të përdorë mjete joligjore për të detyruar një kandidat t’i jap atij informacion. Gazetari nuk jep e as nuk merr para në shkëmbim të informacionit. Gazetari duhet të vërë në dijeni personin e kontaktuar e të marrë aprovimin e tij për botimin e intervistës, citime të caktuara etj. Gazetarit i ndalohet çdo kopjim nga kolegët e tij e është i detyruar të përdor burimin edhe nëse këtë gjë e ka marrë nga një medie, tjetër qoftë larg apo afër medias së tij. Fotot kanë gjithmonë një diçiturë, një date, emrin e fotografi, e në asnjë rast nuk lejohet të bëhen ndryshime me fotoshop duke manipuluar imazhin.

21


1.6 Përgjegjësia sociale

L

iria e shtypit nuk mund të ushtrohet pa përgjegjësi. Gazetari para së gjithash është një qytetar. Roli i tij është të përcjellë informacionin, por edhe të dijë të kontrollojë situatat, krizat politike e institucionale apo edhe konfliktet. Gazetari nuk është një qytetar si gjithë të tjerët e në këtë rast fjala e tij pritet e dëgjohet nga të gjithë. Gazetari duhet të jetë i ndërgjegjshëm për pasojat, positive apo negative, ndërmjet informacioneve që ai përcjellë. Kjo kërkon që në çdo rrethana, ai duhet të kontrollojë fjalët, tonin, komunikimin. Kjo supozon që gazetari duhet të dijë të kontrollojë me korrektësi maksimale informacionin që mund të përcjellë tension e konflikt. Ndaj është detyrë e gazetarit: • Të respektojë dinjitetin e njeriut dhe të mos nxitohet të shpallë dikë fajtor, por të niset nga prezumimi i pafajsisë. Gazetari duhet të bëj kujdes për të mos vënë në dyshim personalitetin e dikujt mbi bazën e informacioneve të paverifikuara që mund të prekin rëndë reputacionin e nderin e tjetrit. • Të respektojë jetën private dhe të dhënat personale e të bëj kujdes të përhapë informacione, vetëm në rast se ato ndihmojnë opinionin publik të kuptojë më mirë një ngjarje apo një situatë të caktuar . • Të refuzojë dhe të ushqejë apo të amplifikojë një thashethemnajë edhe pse disa media mund t’i japin rëndësi asaj. • Të bëj kujdes ndaj çdo ngarkese apo fjalori që mund të nxisë dhunë, urrejtje, racizëm, ksenofobie dhe paragjykime. • Gazetari që nuk respekton këto rregulla duhet të përballet me përgjegjësi ligjore, profesionale e morale. • Ç’duhet bërë nëse një parti apo një kandidat përdor si instrument të fushatës gjuhën e urrejtjes ose shpifjen? Ndodh shpesh që gjatë një fushate elektorale partitë e kandidatët përdorin kundër njëri- tjetrit një gjuhë mjaft

22


vulgare, mbushur me shpifje e urrejtje. Përhapja e fjalëve, ngritja e një tymnaje për jetën e tjetrit, edhe pse shpesh të pabaza përdoret rëndom gjatë fushatave për të dobësuar kundërshtarin. Gazetari shpesh nuk ka zgjidhje tjetër veç t’i përcjellë pasi edhe këto janë elementë të fushatës elektorale që mund të ndihmojnë zgjedhësit të kuptojnë më mirë personalitetetin e njërit apo tjetrit kandidat. Gazetari nuk mund të jetë përgjegjës për fjalët që lëshohen nga dikush tjetër e qê ai është i detyruar t’i përcjellë në kronikën e tij. Por gazetari ka edhe ai detyrimin: • Të përcjellë gjithçka fjalë për fjalë pa deformuar asgjë, duke vënë brenda thonjëzave e duke cituar personin apo duke lënë sinkron citimet e tij. • Gjithashtu, gazetari duhet t’i japë fjalën edhe palës së akuzuar në mënyrë që të ekuilibrojë burimet e raportimit të tij. • Të mos japë vetë asnjë gjykim pasi personat mund t’i drejtohen gjykatës. • E sigurisht duhet të bëjë kujdes me përzgjedhjen e tij duke mos amplifikuar situatën e për të çuar më tej degradimin e saj deri në një konflikt që mund të prekë një komunitet të gjithë. Duke qenë person publik, gazetari mund të ndikojë që kjo gjuhë shpifjeje, urrejtje të mos jetë më pjesë e diskursit politik që mund të helmojë më pas gjithë jetën politike e sociale.

Po ti them te gjitha s'kam asgje per te fshehur.....

23


24


2. Specifikat e procesit elektoral

E

dhe në vendet më të zhvilluara demokratike, zgjedhjet janë proces mjaft kompleks e shpesh edhe rezultatet nuk kalojnë pa kontestime nga njëra apo tjetra palë. Në këtë kontekst, gazetari ka një rol mjaft të rëndësishëm për të luajtur. Ai duhet të përcjellë çdo informacion që mund të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve të ndershme, transparente e të lira. Detyra e tij është informimi i çdo gabimi, parregullsie, abuzimi me qëllim manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve. Burimet e tij duhet të jenë të besueshme e të mirëkonfirmuara . Një kusht bazë për gazetarin që mbulon procesin elektoral duhet të jetë edhe njohja e mirë e kodit, ligjeve të detyrueshme për t’u zbatuar nga gjithë aktorët e këtij procesi. 2.1. Kuadri juridik i zgjedhjeve

N

johja e kuadrit juridik të zgjedhjeve është një domosdoshmëri. Sigurisht gazetari nuk është as gjykatës (edhe pse duhet të njohë po aq mirë legjislacionin në fuqi), as polic (edhe pse ai ndihmon rendin publik)…Gazetari është një dëshmimtar që përcjell informacion mbi aktorët politikë, ekonomikë e socialë, si faktorë të rëndësishëm të një fushatë elektorale. Duke njohur më parë legjislacionin në fuqi e kodin elektoral, gazetari arrin të zotërojë gjithë informacionin e duhur duke ngritur pyetjet, çështjet e duhura, duke dhënë më pas edhe përgjigjet e duhura mbi kandidatët që kanë të drejtë të zgjidhen, partitë politike që përfaqësohen, procesin zgjedhor, ndarjen e zonave elektorale, mënyrat e organizimit të zgjedhjeve. Njohja e hartës elektorale e ndihmon gazetarin të përcjellë një informacion të saktë, por raportimet e tij ndihmojnë edhe lexuesin, shikuesin, analistët, zgjedhësit të kuptojnë se cilat janë zonat e forta apo të dobta të partive. Cilat janë arsyet, numri i votuesve, përbërja e votuesve, gjendja ekonomike,

25


përkatësia sociale e orientimi politik. Përbërja e reagimi i komisioneve zgjedhore e qendrore apo i militantëve që mund të ushtrojnë presion (qoftë ndërmjet votës familjare qoftë edhe jashtë qendrave të votimit ndërmjet formave nga më të ndryshme) e bëjnë me qëllim influencimin mbi rezultatin e zgjedhjeve. 2.2 Listat e zgjedhësve

L

istat e zgjedhësve janë një nga pikat kryesore të interesit të gazetarëve. Numri i zgjedhësve apo të dhëna të tjera faktike të mbledhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo komisionet zgjedhore, apo edhe nga zgjedhës të thjeshtë do ta orientojnë gazetarin për të bërë një bilanc të domosdoshëm për pjesëmarrjen në rezultatin e zgjedhjeve e për të kuptuar gjithë ingranazhet që mund të kenë lëvizur brenda forcave të caktuara e që vihen më pas të kontestojnë rezultatin. Verifikimi i listave, heqja nga to e dublimeve, personave të vdekur, të miturve me pa të drejtë vote, regjistrimi, verifikimi i dokumentacionit përkatës gjatë votimit…janë pika të rëndësishme ku duhet të përqendrohet vëzhgimi i gazetarit gjatë raportimit të tij. Vetëm duke njohur ligjin e kodin zgjedhor, gazetari mund të jetë në gjendje të kuptojë e të përcaktojë se çfarë janë « Zgjedhjet e lira, transparente e të ndershme”. Gazetari është edhe ai një vëzhgues, por i një lloji të veçantë, pasi ai duhet të komunikojë e të përcjellë gjithçka publikisht duke mos pritur një raport përmbledhes e përfundimtar. 2.3 Administrata elektorale Gazetari është « një qen roje », që një proces zgjedhor të jetë i lirë, transparent e i ndershëm, konform me të gjitha rregullat e detyrimet demokratike ndërkombëtare që një vend është i detyruar të respektojë. Gjithashtu, pjesë e vëzhgimit të tij është edhe administrata lokale, mënyra se si sillet ajo për të siguruar përgatitjen e mbarëvajtjen normale të zgjedhjeve.

26


2.4 Kandidatët dhe partitë politike Gazetari duhet të njohë rregullat e përfaqësimit të kandidatëve, mënyrat e organizimit të fushatave elektorale, format e komunikimit politik, detyrimet e tyre në raport me zgjedhësit, komisionet zgjedhore me ligjin e të drejtën e zgjedhësve për të hedhur të lirë e në fshehtësi votën e tyre në kutinë e votimit. Ai duhet të njohë rregullat e përdorimit të dokumentacionit përkatës, mënyrat e votimit elektronik. E pavarësisht presionit që mund të ushtrohet mbi të nga parti, kandidatë apo grupe militantësh të arrijë të përcjellë një informacion sa më korrekt. Mbi :

27


2.5 Aksesi i balancuar në media Të gjitha partitë që përfaqësohen me kandidatët e tyre në zgjedhje duhet të kenë një akses në media. Ky është princip themelor për të pasur zgjedhje të lira, të besueshme dhe transparente. I takon institucioneve të caktuara, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këshillit monitorues të medias, organizatave të ndryshme të ndjekin e të monitorojnë kohën për të parë se si (dhe sa) rregullat e vendosura janë respektuar. Gazetarët duhet të jenë të informuar për rregullat e vendosura dhe të bëjnë kujdes të respektojnë kohën që i është caktuar partive e kandidatëve të forcave të ndryshme politike. Megjithatë, akses i balancuar nuk do të thotë një akses i barabartë.

Aksesi në mediat publike Mediat publike kanë statusin e një “shërbimi publik” që i imponon të respektojnë në mënyrë shumë strikte kriterin e aksesit edhe pse shpesh ndodh që duke qenë të kontrolluara e nën presion nga autoritetet qeveritare, të anashkalojnë obligimet që rrjedhin nga ligji e kodi elektoral ; apo duke i lënë vend në edicionet më të ndjekura partisë në pushtet ndërkohë që partive më të vogla apo në opozitë t’i rezervohet një kohë tjetër e jo në vëmendjen e çdokujt. Edhe koha ndodh që të jetë herë-herë e disbalancuar. Nuk përjashtohet mundësia që forca politike në pushtet të arrijë të ketë një kohë më të madhe. Kjo për shkak të aktiviteteve të saj qeveritare edhe pse ato mund të përfshihen

28


në programin elektoral. Kriteri i balancimit duhet të zbatohet për të gjitha programet, edicionet informative, intervistat, debatet dhe emisionet direkte. Aksesi në mediat private Mediat private kanë gjithashtu detyrimin të trajtojnë në mënyrë të balancuar të gjitha partitë e kandidatët. Në shumë vende, edhe në Shqipëri, gjatë periudhave zgjedhore, rregullat që funksionojnë për mediat publike janë të njëjta me ato private. Në disa vende të tjera, mediat private nuk i nënshtrohen ligjit elektoral pasi preferojnë të ruajnë pavarsinë e tyre. Për shembull, ndodh që media të ndryshme botërore private të mbështesin në politikën e tyre editoriale një kandidat duke sulmuar kundërshtarin e tij. Megjithatë, edhe në këtë rast, kundërshtarit i jepet mundësia e përgjigjes, jo duke paguar, por falas. Gjithashtu, gjatë periudhave zgjedhore, edhe mediat private i nënshtrohen të gjitha rregullave të etikës së gazetarit: mospërdorimit të gjuhës së urrejtjes, nxitjes për dhunë, shpifjes si argument. Ndryshim bën për vende të caktura përdorimi i spoteve publicitare, të paguara nga kandidate apo parti, por shpesh edhe për to ka mjaft elementë rregullatorë, të parashikuar me ligj apo në rregulloret e kodin elektoral. Mediat publike ashtu edhe ato private janë të detyruara të respektojnë rigorozisht “heshtjen elektorale”, si edhe të zbatojnë vendimet e marra nga institucionet apo Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për sondazhet para dhe gjatë zgjedhjeve. 2.6 Periudha elektorale

D

ita e zgjedhjeve është një ditë mjaft e ngjeshur me reagime, kundëreagime, shkelje ligjore dhe parregullsi në qendrat e votimit. Më pas, këto mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar apo të bëhen pjesë e debatit politik për kontestime të mundëshme të rezultatit.

29


Gazetari duhet të bëjë kujdes: Në procesin e votimit • Të shohë nëse ushtrohet presion ndaj zgjedhësve në qendrat e votimit; • Të shohë nëse ka persona jo të autorizuar brenda qendrave të votimit dhe përpiqen të intimidojnë anëtarët e komisioneve zgjedhore; • Të shohë nëse procedurat e kërkuara respektohen; nëse sekreti i votës është i garantuar; nëse kutitë e votimit janë të mirëdyllosura; nëse ka raste të votës familjare; nëse ka shkelje që dhunojnë të drejtën e votës së gjithësecilit. • Të shohë nëse përfaqësuesit e partive politike janë present ose nuk janë, nëse ata kryejnë me korrektësi misionin e tyre si vëzhgues apo ndërhyjnë në punën e komisioneve. • Nëse janë në rregull dokumentacioni i kërkuar, kartat e identitetin, pasaportat dhe dokumentat e tjerë të identifikimit të zgjedhësve. • Të raportojë për çdo shkelje e parregullësi: përpjekjet për të paraqitur dokumenta të parregullta identiteti, për të lejuar votën familjare apo votën « karruzel », e cila mund të cënojnë rëndë integritetin e zgjedhjeve. • Detyra e gazetarit është të raportojë çdo shkelje. Detyra e autoriteteve zgjedhore dhe e autoriteteve të ruajtjes së rendit është mbrojtja e gazetarit nëse ai intimidohet apo kërcënohet nga grupe të caktuara, të cilat kërkojnë të fshehin shkeljet e vërejtura. Në numërimin e votave: • Të shohë nëse procesi i numërimit të votave bëhet sipas ligjit; nëse procesi kryhet me transparence; nëse vërehen parregullësi dhe të shohë mënyrën e procedimit me fletët e votimit të pavlefshme. • Të shohë nëse gjatë procesit ka mosmarrëveshje mes anëtarëve të komisionit të numërimit të votave. • Të shohë mënyrën sesi mbushen procesverbalet, me laps apo me bojë (rezultatet e shkruara me laps mund të fshihen me gomë).

30


Të shohë a kanë të drejtë vëzhguesit e partive apo vëzhguesit zgjedhor të kenë një kopje të procesverbalit përfundimtar?

Në sigurimin e votave: • A janë të mirësiguruara kutitë e votimit dhe procesverbalet e rezultatit të numërimit gjatë transportit në komisionet qendrore zonale? Në shpalljen e rezultateve: • Nga pikëpamja kohore, gazetari duhet të shohë nëse ka vonesa në kohë apo është koha është në limitet normale të shpalljes së kujt rezultateve. • Të vëzhgojë nëse vëzhguesit e partive kanë qenë të pranishëm gjatë numërimit të votave dhe në hartimin e procesverbaleve përfundimtare. • Ditën e zgjedhjeve, të shohë nëse ka diferenca (apo ndryshime) në rezultatet e shpallura nga qendrat e votimit me ato të shpallura nga komisionet qendrore. Në ndjekjen e situatës postzgjedhore: • Të vëzhgojë nëse ka kontestime nga kandidatët, a e kanë ata kohën e mjaftueshme për ankimim dhe a pranohet ose jo ankimimi i tyre. • Në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve Gazetari duhet të dëshmojë përgjegjësi të lartë profesionale gjatë procesit të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Kjo është një fazë mjaft e ndjeshme. Nëse gazetari shkel mbi deontologjinë profesionale, informacioni që ai mund të përcjellë mund të bëhet shkak tensionesh e konfliktesh politike e sociale. Ndaj gazetari duhet të jetë i saktë dhe t’i referohet burimeve të mirinformuara si edhe të autorizuara për nxjerrjen e rezultateve. Principi i përgjithshëm për gazetarin është të mos publikojë dhe të mos përcjellë rezultatet e zgjedhjeve për sa kohë ato nuk janë publikuar zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në shumë vende, gazetari i nënshtrohet sanksioneve të ndryshme, nëse ai nuk e respekton këtë

31


rregull. Në shumë vende të botës, kodi deontologjik nuk e lejon transmetimin direkt të procesit të numrimit të votave, siç ka ndodhur rëndom në Shqipëri. 2.7 Rezultatet e pjesshme dhe rezultatet përfundimtare

S

hpesh, dalja e rezultateve merr kohë, duke kaluar nga disa orë në disa javë. Ndodh që rezultatet të publikohen gradualisht nga qendrat e votimit, komisionet zonale të caktuara. Publikimi e përcjellja e informacionit mbi rezultatet e pjesshme nga gazetarët mund të ndihmojë që procesi i numërimit të jetë nën kontroll, duke evituar kështu edhe rrezikun e manipulimit. Megjithatë, edhe rezultatet e pjesëshme duhet të jenë të konfirmuara zyrtarisht nga drejtuesi i komisionit të qëndrës së votimit apo nga komisioni lokal, sipas dispozitave të kodit elektoral.

32


Sondazhet dhe parashikimi i rezultateve Sondazhet janë forma që në mjaft vende të botës përdoren në dalje të qendrave të votimit. Qëllimi është të ketë një vleresim para se të publikohen rezultatet zyrtare. Por, kjo praktikë ndodh që të mos jetë shumë e besueshme, pasi votuesit nuk pranojnë të thonë për kë kanë votuar në të vërtetë. Ndaj organizimi i këtyre sondazheve ose siç quhen exit polls kërkon rregulla strikte dhe besueshmeri të madhe. I njëjti kujdes duhet edhe për përdorimin e teknikave dhe kalkulimeve gjatë sondazheve për parashikimin e rezultateve mbi bazën e rezultateve të pjesshme. Mediat që përdorin këtë proces, duhet t’i shpjegojnë publikut edhe marzhin e mundshëm të gabimit. Gjithashtu, duhet që gazetari të informohet nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lejon ose jo botimin e këtyre sondazheve, apo ka kufizime për kohën dhe mënyrën e organizimit.

33


34


3. Mbulimi i fushatës elektorale

G

azetari duhet të informojë publikun për zgjedhjet në mënyrë sa më të kuptueshme. Ai duhet të japë informacion për partitë e regjistruara, për kandidatët, për programet e tyre si edhe për aktivitetet gjatë fushatës elektorale. Gazetari duhet të kërkojë edhe burime të tjera jashtë atyre të marra nga partitë politike. Duke e ditur forcën e medias, partitë politike gjithmonë kërkojnë të influencojnë gazetarin apo të “mbysin” shpirtin e tij kritik duke përdorur forma të ndryshme apo edhe grupime të caktuara interesi. Për gazetarin që mbulon një fushatë elektorale, një nga sfidat më të mëdha është të arrijë të sigurojë duke tejshkuar strategjitë e interesit (të përdorura nga partitë, grupimet apo këshilltarët mediatikë), informacione reale për zgjedhësit. Gazetari nuk duhet dhe nuk mund të qëndrojë vetëm në komunikatat e shtypit, në sondazhet e opinioneve të shpërndara nga partitë. Periudha zgjedhore kërkon nga gazetari një përgatitje mjaft profesionale dhe mbledhjen e një informacioni të saktë. Ajo nuk kërkon mbledhjen e informacionit rastësisht, pa pasur një plan konkret e pa bërë më parë pyetjet e domosdoshme, të cilat më pas, ndihmojnë ndërtimin e një tabloje të përgjithshme mbi nivelin e përfaqësimit. Gjatë fushatave elektorale, roli i gazetarit është evidentimi i problemeve, përcjellja e informacionit mbi problemet që i interesojnë qytetarit, me qëllim tërheqjen e vëmendjes drejt zgjedhjes së tyre. Gazetari duhet të jetë çdo ditë në terren. Në zona të vështira dhe ku tensionet janë të dukshme, ai duhet të bëjë kujdes në përcjelljen e informacionit, si edhe për vetë sigurinë e tij.

35


3.1 Përgatitja e një plani mbulimi

M

bulimi mediatik i një fushate elektorale bëhet shumë më përpara se ajo të fillojë zyrtarisht. Ky mbulim kërkon një plan të detajuar në ekip, i cili hartohet nga redaksitë përkatëse dhe secili nga gazetarët ka hapësirat e tij për të mbuluar. Përgatitja e një plani mbulimi është një punë e tërë në ekip e kërkon mobilizim forcash, fotografë, kameramanë, mjete logjistike e financiare. Programacioni e faqosja • Drejtori i programacionit përcakton programet specifike: debate ndërmjet kandidatëve, biseda në studio, intervista, emisione të tjera ineraktive që i mundësojnë kandidatëve e partive prezantimin e ideve e ndërmjet tyre vendosjen e një kontakti direkt me qytetarin. • Në një organ shtypi, kryeredaktori përcakton vendin që duhet t’i lihet fushatës zgjedhore, kandidatëve, partive, debatit, editorialeve, komenteve etj. Organizimi i redaksive • Mbledhjet e redaksive janë të domosdoshme për të përcaktuar planin e mbulimit sa më të plotë e të ekuilibruar e mbi këtë plan për të marrë vendime, për të shkëmbyer mendime, për hapësirat mediatike, për problematikën etj. • Gazetarët duhet ta kenë shumë të qartë se kush mbulon, çfarë mbulon, ku e mbulon, cilën parti mbulon dhe cilin rreth, qytet a zone duhet të mbulojnë. Gazetarë të ndryshëm mbulojnë parti e grupime të ndryshme. • Kur jo të gjitha mediat i kanë të njëjtat mundësi pasi efektivat e tyre janë të kufizuara, atëherë një gazetar duhet të mbulojë disa aktivitete të ndryshme njëkohësisht.

36


Përgatitja e gazetarit Gazetari duhet: • Të mbledhë maksimumin e informacioneve për partitë e kandidatët, për strukturën, për funksionimin, për burimin e financimit, për vendosjen gjeografike, për peshën politike kombëtare apo lokale, për aleancat aktuale e ato të kaluara, për temat kryesore të fushatës si edhe për rezultatet e mëparshme të zgjedhjeve. • Të ketë komunikim të vazhdueshëm me zëdhënësit e çdo partie, me një drejtues të rëndësishëm, si edhe me drejtues të fushatës elektorale. Qëllimi është mundësia e komunikimit të shpejtë në rast nevoje për të konfirmuar një informacion të nevojshëm, për të konfirmuar kohën e vendin e një aktiviteti, për të mundësuar një intervistë apo për të marrë një reagim për një ngjarje të caktuar. • Të hartojë një plan për problematikën që mendon, nëse opinioni publik ka interesin të trajtohet nga kandidatët ndërmjet komunikimit të tyre në media. • Të hartojë një listë me ekspertët që do t’i duhet të konsultohet për të marrë komentet e tyre. Gjithashtu, nëse është një gazetar i një media kombëtare të mos neglizhojë mundësitë e krijimit të kontakteve në zona të ndryshme të vendit për të tërhequr informacion. • Të verifikojë vlefshmërinë e kartës së shtypit apo dokumentacionin e duhur për të punuar normalisht ditën e zgjedhjeve. • Të informohet nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë ndonjë rregull specifik për gazetarin. 3.2 Informacioni e komunikimi elektoral

P

artitë politike dhe kandidatët e dinë se zgjedhësit kanë tendencën të besojnë ato që shohin e dëgjojnë nga media. Shpesh, partitë politike e vendosin komunikimin me redaksitë ndërmjet komunikatave të shtypit. Pas konferencave

37


për shtyp, gjithmonë shpërndahet një komunikatë shtypi që në përgjithësi, hartohet sa më shkurt. Në të shumtën e herëve, kjo bëhet me qëllim që gazetari t’i referohet vetëm komunikatës, duke e riprodhuar atë në tërësi dhe duke evituar kështu çdo keqkuptim dhe qëndrim kritik të tij. Gjithashtu, kandidatët gjatë fushatës elektorale përpiqen të kurojnë sa të mundin imazhin e tyre, bëjnë kujdes për pamjen e jashtme e përpiqen të kenë një diskurs sa më të kontrolluar. Ata takojnë zgjedhës, bëjnë premtime…

Rekomandime: •

Gazetari nuk duhet të mjaftohet me marrjen e informacionit të servirur nga një parti apo kandidat, por duhet të shkojë më tej, për të kuptuar e për të shpjeguar. Gazetari nuk duhet të riprodhojë në shkrimet e tij programin e një kandidati apo të një partie, por duhet të zgjerojë informacionin e tij për çështje të tjera të interesit publik, lidhur me angazhimet, përgjegjësitë, konfliktet e interesit. Gazetari duhet të vërë kurdoherë mes thojëzave citimet që i atribuohen autorit. Po kështu duhet të veprojë edhe kur citon paragrafë të caktuar nga konferencat apo komunikatat e shtypit. Gazetari duhet të jetë aktiv gjatë konferencave të shtypit e të mos kënaqet thjesht duke qenë prezent e duke dëgjuar. Ai duhet të pyes, të kërkojë shpjegime, të dhëna. Gazetari nuk duhet t’i besojë informacionit të dhënë nga një parti politike për numrin e pjesmarësve në një tubim. Burime të tjera janë të domosdoshme: policia, vetë gazetarët etj. Gazetari nuk mund të jetë një vëzhgues pasiv gjatë një takimi elektoral, ai nuk mund të kënaqet duke përcjellë një informacion thjesht dhe vetëm me ato

38


çfarë mund të thotë kandidati. Gazetari nuk është aty për t’i bërë reklamë kandidatit. Për gazetarin duhet të ketë interes edhe reagimi dhe pyetjet e pjesmarrësve. Gazetari duhet të qëndroj aty edhe mbas largimit të kandidatit e të përpiqet të mësoj diçka më shumë.

3.3 Gazetaria qytetare

N

ë periudhë elektorale, partitë dhe kandidatët përpiqen gjithmonë t’i imponojnë mediave të nxjerrin në pah vetëm anët e forta të programeve të tyre, duke kaluar në heshtje aspekte të tjera të rëndësishme. Kështu, një fushatë mund të anashkalojë shumë nga problemet e rëndësishme që prekin shtresa të tëra. Gazetari duhet t’i identifikojë këto probleme, duhet t’i bëjë ato të njohura për të gjithë, duke tërhequr kështu vëmendjen e kandidatëve, duke i detyruar ata të flasin e të parashtrojnë zgjidhjet e tyre. Intervistat me ekspertë, me akademikë, me drejtues të shoqërisë civile mund t’i ndihmojnë gazetarët për të orientuar informacionin e tyre në problemet që ekzistojnë në arsim, në shëndetësi, në bujqësi, drejtësi, në të drejtat e njeriut, në politikën e jashtme etj. Mbi të gjitha, gazetari duhet të interesohet për njerëzit në fshat dhe qytet, për problemet e tyre për të cilat politika kujtohet veç gjatë fushatave elektorale. Megjithatë edhe fushatat janë një rast i mirë i identifikimit të tyre. E rëndësishme është që me informacionet që përcjell, gazetari të arrijë të vërë shqetësimet e njerëzve të thjeshtë në qendër të debatit elektoral. •

Ndërmjet historive individuale duke venë theksin mbi gjendjen aktuale dhe mundësitë e zgjidhjeve të propozuara nga kandidatët. Ky është edhe një rast që gazetari të tërheq vëmendjen e partive mbi problematika të caktuara në interes të komunitetit.

39


Ndërmjet reportazheve mbi tema të caktuara e probleme me të cilat qytetari (fshatari) përballet çdo ditë: përmbytjet, mungesa e energjisë dhe e ujit të pijshëm, rritja e çmimit të karburanteve, mungesa e shërbimit shëndetësor, gjendja e shkollave etj. Ky informacion i përcjellë nga gazetari është një mundësi mjaft e mirë për të tërhequr në këtë problematikë partitë e kandidatët.

Gazetari nuk duhet të neglizhojë e anashkalojë asgjë •

E rëndësishme është që gazetari të takohet, të flasë dhe të diskutojë me njerëzit për problemet që i shqetësojnë. Qoftë edhe një bisedë e thjeshtë me dikë që po mban radhë të paguaj faturën e energjisë apo duke pritur me librezën e pensionit në dorë, mund të ndihmojë gazetarin të thellojë më pas informacionin e tij për një problem të caktuar social në interes të gjithkujt. T’i jepet fjala grupeve të marzhinalizuara, komuniteteve të caktuara apo përfaqësuesve të minoriteteve të ndryshme, shoqatave të grave dhe të drejtave të njeriut. Këto grupe përfaqësojnë interesa të caktuara dhe ndikojnë në jetën politike, ekonomike e sociale të gjithë shoqërisë. 3.4 Intervistat elektorale

I

ntervistat me kandidatët apo drejtuesit e një partie janë momente kyçe gjatë një fushate elektorale. Ato i lejojnë gazetarit të njohë më mirë programin dhe personalitetin e kandidatit. Para një interviste, gazetari duhet të jetë i mirpërgatitur dhe i mirinformuar për gjithçka.

40


Përgatitje e intervistës Dokumentacioni • Gazetari duhet të mbledhë sa më shumë informacione për personin që duhet të takojë. Të bëjë kërkime për karrierën e tij, për qëndrimin e tij, ç’ka shkruar (apo publikuar ose botuar ?) ai, ç’ka thënë apo çfarë ka bërë më parë, cilat janë burimet e tij financiare, cili është mendimi i komunitetit për të dhe çfarë mendon ai për miqtë e për kundërshtarët. • Përgatitja e pyetjeve • Gazetari duhet të përgatisë më parë pyetjet për çështjet më të rëndësishme. Sigurisht, gjatë intervistës mund të dalin gjëra të tjera. Megjithatë, një orientim e organizim fillestar është i domosdoshëm. • Pyetjet më të rëndësishme bëhen në fillim e më pas i lihet vend të tjerave. • Gazetari duhet të përgatisë pyetje të shkurtra, të thjeshta, të sakta dhe të drejtpërdrejta. Nëse pyetja është shumë e gjatë, shumë e komplikuar, shumë e përgjithshme, një politikan dinak mund të marrë lehtësisht kontrollin e intervistës e t’i përgjigjet vetëm pjesërisht (vetëm atyre që i interesojnë) pyetjeve të gazetarit. Çfarë pyetjesh duhet të bëj gazetari ? Mbi masat konkrete për të zgjidhur problemin, për atë çfarë është prioritare, si do të realizohen, me çfarë mundësish dhe mjetesh. Pra, hartimi i pyetjeve për çështje që janë shqetësuese për njerëzit. Po më parë, gazetari duhet të ketë informacionin e duhur se cilat janë këto shqetësime e nëse ato do të mbeten të njëjta (siç ndodh rëndom) edhe pas fushatave elektorale. Regjistroni intervistën • - Gazetari duhet t’i kërkojë

41

leje personit për të


• •

rregjistruar intervistën. Nëse bashkëbiseduesi heziton, ai duhet të bindet se kjo gjë bëhet vetëm për t’i qëndruar besnik thënieve të tij. Nëse intervita nuk është regjistruar, gazetari duhet t’i besojë shënimeve të tij. Por, jo gjithmonë kur mbahet shënim shkrimi është i kuptueshëm e ndodh që citimet të mos riprodhohen saktësisht. Gazetari duhet të jetë i kujdesshëm gjatë përgjigjeve e të mos humbas fillin e bisedës duke kaluar nga një problem tek tjetri. Shpjegimet dhe sqarimet janë të domosdoshme dhe e ndihmojnë gazetarin për të marrë sa më shumë informacione.

Ruani kontrollin • Gazetari e drejton intervistën e në asnjë rast ai nuk duhet të humbë kontrollin. Personi përballë tij përpiqet në çdo kohë t’i shkasë pyetjes, të zgjasë fjalinë, të flasë shumë duke u përpjekur të mos përgjigjet. Gazetari mund ta lërë të flasë apo mund ta ndërpresë me mirësjellje, por gazetari nëse nuk ka marrë përgjigje duhet t’i rikthehet përsëri pyetjes së tij. • Gazetari duhet të jetë i sjellshëm gjatë intervistës duke qënë gjithmonë i prerë e këmbëngulës. • Të qenit ballë për ballë me bashkëbiseduesin e ndihmon gazetarin të jetë më i drejpërdrejtë. • Gazetari duhet t’ja bëjë të qartë bashkëbiseduesit se nga intervista e tij ai mund të ketë nevojë vetëm për disa citime (nëse ky është rasti) e nuk bëhet fjalë për një intervistë transmetuar direkt e me kohë të plotë. • Nëse intervista do përdoret nga media e shkruar, gazetari duhet bërë gjithmonë kujdes që të vendosë thonjëzat kur i duhet të citojë përsonin në fjalë. Forma të tjera: Intervistë ndërmjet telefonit apo pyetjeve të dërguara me email janë gjithmonë të përdorshme, por nuk kanë efektin e kontaktit direkt.

42


3.5 Sondazhet Sondazhet janë një burim informacioni. Gazetarët nuk mund ta neglizhojnë sondazhin, por megjithatë ata duhet t’i trajtojnë ato me kujdes, sepse ka raste kur sondazhet financohen nga grupe të caktuara për të manipuluar opinionin e median. Ndaj gazetarit i kërkohet të bëjë në çdo kohë disa pyetje e investigime për hartimin e tyre, grupin e interesit dhe pasojat që ato mund të kenë në votën e zgjedhësve. Ndodh që sondazhet mund të jenë të manipuluara. Ndodh që sondazhet mund të realizohen nga grupe dhe institute pak të besueshme e që nuk përdorin nje metodologji të saktë e shkencore. Gazetarit i rekomandohet • Të përdorë e të përcjellë vetëm sondazhe të publikuara nga institute që punojnë mbi bazën e një metodologjie shkencore, institute të besueshme e të specializuara për sondazhet. • Të përdorë sondazhet duke bërë kujdes për çdo frymë manipulimi. Të pyes : • Kush është financuesi i sondazhit, personat e pyetur, grupet që janë pyetur, si janë përzgjedhur ata, metodologjia e përdorur, pyetjet që janë shtruar, si edhe të pyes nëse rezultatet mbështeten mbi të gjitha përgjigjet apo thjesht dhe vetëm mbi disa. Të japë informacion të saktë për: • Emrin e partisë politike, organizatës, individit që ka kërkuar realizimin e sondazhit. Kur është realizuar dhe cili është marzhi i gabimit.

43


3.6 Etika e mbulimit të zgjedhjeve

M

ediat janë një instrument i rëndësishëm i forcimit të paqes dhe demokracisë. Por ato mund të bëhen edhe nxitëse të konflikteve e tensioneve, ndërmjet përcjelljes së informacioneve të pasakta që mund të nxisin dyshimin midis palëve apo edhe dhunë. Një media joprofesionale e shumë partizane mund të luaj një rol mjaft negativ gjatë procesit elektoral. Në këtë rast, në kontekstin kur debatet midis kampeve apo kandidatëve janë mjaft të nxehta, kjo lloj medieje e degjeneron lehtësisht debatin në një violencë verbale që mund të nxisë më pas grupet e militantëve. Këto risqe janë më prezente në vende ku besimi midis palëve është tejet i lëkundur për arsye nga më të ndryshmet. Roli i gazetarit në këtë kontekst është mjaft i ndjeshëm. Gazetari duhet të ketë një sens analize për të kuptuar në tëresi realitetin, situatën në gjithë kompleksitetin socipolitik. Gazetari nuk duhet të ushqejë me informacionet e tij krizën, por përkundrazi të përpiqet ta qetësojë atë (sigurisht jo duke fshehur faktet). Ndaj dhe gazetarit i kërkohet një respektim rigoroz i rregullave deontologjike: saktësi informacioni, verifikim, paanësi, neutralite dhe balancim në mbledhjen e trajtimin e informacionit. Një gazetar profesional arrin të bëjë në çdo kohë pyetje profesionale për të ngritur edhe një problematike reale, të trajtuar brenda etikës që i dikton profesioni. Gazetari duhet të ketë njohuri të sakta mbi realitetet sociologjike, reagimet psikologjike e sociale të çdo aktori, pasi kjo e ndihmon atë të identifikojë më mirë faktet, pasojat e të dijë t’i përballojë ato me pjekuri e profesionalizëm. Gazetari nuk mund të favorizojë në problematikën e tij sociale njërin apo tjetrin grup. Në reportazhet e informacionet

44


e gazetarit duhet të ketë një gjithëpërfshirje të problemeve të ngritura. Nuk duhet të prekin vetëm shtresa të caktuara sociale. Në çdo rast, gazetari duhet të bëj kujdes për gjuhën tonin dhe fjalën e përdorur. Përmbledhje Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë procesit zgjedhor Për t’u mbrojtur nga presionet e shumta gjatë procesit elektoral, gazetari duhet të vërë mbi gjithçka kriteret bazë të profesionit të tij: etika dhe deontologjia. Informacioni që ai përcjellë duhet të jetë i saktë, i verifikuar, i ekuilibruar, neutral, në respekt të dinjitetit njerëzor, duke priviligjuar në çdo rast interesin e qytetarëve. Gazetari ka të drejtën dhe detyrën të informojë për të gjitha partitë e kandidatët duke përfshirë këtu edhe ata që mund të jenë shumë kritikë me qeverinë, të flasë për të gjitha temat e fushatës nëse mendon se kjo është në interes të qytetarëve. Gazetari ka të drejtë të paraqesë idetë dhe opinionet e tij pa cënuar, pa fyer dhe pa dhunuar askënd, në emër të së vërtetës. Gazetari duhet të luaj rol në edukimin elektoral të zgjedhësve. Me një gjuhë sa më të thjeshtë, ai duhet të përcjellë një informacion sa më të kuptueshëm nga të gjithë. Gazetari duhet të përcjellë informacione të verifikuara e të sakta në mënyrë që raportimi i tij të jetë sa më i besueshëm. Gazetari duhet të bëj duhet të jap mendimin e tij kritik pa dhënë gjykime përfundimtare, por duke bërë punën e tij me modesti e këmbëngulje. Gazetari duhet të njihet me programet e debatet e partive dhe kandidatëve duke raportuar në mënyrë të balancuar e duke bërë kujdes të mos imponojë mendimin e tij. Gazetari duhet të ruaj pavarësinë e tij dhe t’i rezistojë presioneve politike, sociale e financiare, që mund të ndikojnë në raportimet e tij. Gjithashtu, gazetari nuk mund të ofrojë para për të marrë informacion.

45


Gjatë procesit elektoral: Gazetari duhet të interesohet për kuadrin juridik të zgjedhjeve duke i kushtuar vemendje të veçantë gjithë procedurave ligjore të zgjedhjes së kandidatëve, komisioneve, dokumentacionit të përdorur, ndarjes së zonave. Të vlerësojë me kujdes procesin e regjistrimit të zgjedhësve dhe listat elektorale, të verifikoj nëse gjithçka është e rregullt dhe transparente. Të investigojë mbi mënyrën e organizimit të procesit e nëse ai është i besueshëm e siguron organizimin e zgjedhjeve të lira dhe transparente. Të verifikojë të drejtat e detyrat në përmbajtje të kodit elektoral, rregullores së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si edhe institucioneve rregulluese të medias. Të verifikojë nëse të gjitha partitë e kandidatët kanë një përfaqësim të balancuar në media. Ditën e zgjedhjeve, gazetari duhet të shkojë e të vizitojë disa qendra votimi për të pasur një informacion sa më të qartë të situatës e për t’u siguruar se gjithçka shkon ose jo normalisht. Gazetari duhet të bëj kujdes të mos publikojë rezultatet e zgjedhjeve nëse ato nuk janë zyrtare. Gazetari duhet të dijë të kuptojë e të vlerësoj qëndrimet e grupeve të caktuara me qëllim intimidimin e zgjedhësve apo qëndrimet e vëzhguesve a komisionerëve që mund të venë në dyshim rezultatin përfundimtar. Për mbulimin e fushatës elektorale, Gazetari duhet të mbledhë sa më shumë informacione mbi partitë e kandidatët nga burime të ndryshme. Gazetari nuk mund të mjaftohet me informacionin e marrë nga partitë e kandidatët. Një intervistë gjatë fushatës elektorale me një kandidat politik nuk është diçka e thjeshtë e kjo kërkon që gazetari të përgatitet mirë për të bërë pyetje e për të marrë ato përgjigje që më shumë se në interes të bashkëbiseduesit, duhet të jenë në interes të zgjedhësve. Sondazhet janë një burim informacioni që nuk duhet neglizhuar, por gjithësesi duhet ruajtur nga manipulimi i sondazheve të porositura me këtë qëllim.

46


47


&

edhor

gjedhor

Çmimi 350 leke 978- 9928- 4120- 5- 8

48

Udhëzues praktik; Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhore  

Udhëzuesi praktik në gjuhën shqipe: “Deontologjia dhe etika e raportimit gjatë fushatës zgjedhor”, një punë e përbashkët e dy pedagogëve të...