Issuu on Google+

Kulturë

Javore KOHA

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 10 prill 2014 Viti XIII / Numër 611 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

“Mbreti 1 milion”

Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë u prezantuan revistat dhe botimet e shqiptarëve në Mal të Zi

Zëri i krijuesve shqiptarë


2

e enjte, 11 prill 2014

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Përmbajtje

Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

e enjte, 11 prill 2014

3 Javore KOHA

Diellza: Do bëja foto nudo e do luaja në filma erotikë

Mali i Zi ka bërë përparim në fushat kyçe fq 4

fq 20

Shqiptarja e “Gjermania kërkon një yll”, me video seksi

F. Shkreli:

Duhet të ruhet zëri i balansuar i informimit fq 6

fq 21

Gj. Gjonlekaj:

Përkujtohet kryengritja e Malësisë

Protesta para Tempullit Botëror

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me

Përmbajtje

fq 8

fq 24

De Rada, pishtarmbartës i gjuhës arbëreshe të shkruar

Protesta në Uashington

fq 12

fq 29

Shka “Besa” nga Trieshi shënoi 46 vjetorin e themelimit

Shtatë medalje të arta fq 18

fq 31

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Ngjarje javore

e enjte, 11 prill 2014

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, u takua në Uashington me Zëvendës Presidentin e SHBA-së, Xhozef Bajden

Ngjarje javore

e enjte, 11 prill 2014

5 Javore KOHA

U shënua Dita e Komunës së Ulqinit

Gjeka: Ndryshimi vjen duke punuar së bashku

Mali i Zi ka bërë përparim në fushat kyçe ashington – Zëvendës Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden, ka vlerësuar se Mali i Zi ka përparuar në fushat kyçe për anëtarësim në NATO dhe ka konfirmuar se në këtë rrugë do të ketë mbështetjen e SHBA-së. Në deklaratën për shtyp të Qeverisë së Malit të Zi thuhet se në takim me kryeministrin Millo Gjukanoviq, ai ka vlerësuar se Mali i Zi dhe SHBA janë shtete mike dhe se marrëdhëniet e tyre janë të bazuara në besimin dhe partneritetin reciprok. “Mali i Zi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe po zbaton me sukses reformat në procesin e integrimeve”, ka

thënë Bajden. Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka potencuar zhvillimin dinamik të Malit të Zi dhe përparimin e tij në procesin e integrimeve drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. “Pikërisht SHBA ka dhënë një kontribut të madh në këtë përparim në Mal të Zi, në kohën kur ai ka ruajtur harmoninë multietnike, i ka kontribuar paqes dhe ka marrë vendime të rëndësishme në mënyrë demokratike. Kështu është edhe sot, kur Mali i Zi ndodhet para dyerve të NATO-s”, ka thënë ai. Gjukanoviq dhe Bajden kanë shkëmbyer mendime edhe mbi ngjarjet në

rajon dhe në këtë kontekst kanë vënë në pah rolin konstruktiv të Malit të Zi në aspektin e stabilizimit të rrethanave dhe promovimin e dialogut. Disa qindra pjesëtarë të diasporës shqiptare në SHBA kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë, përpara takimit të kryeministrit Millo Gjukanoviq me Zv/ Presidentin e SHBA-së, ku kanë kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët në Mal të Zi. Gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri i Malit të Zi është takuar edhe me senatorin republikan, Xhon Mekejn, dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore. (Kohapress) 

Ulqin – Dita e Komunës së Ulqinit, e shtuna e parë e muajit prill, është shënuar edhe sivjet me një sërë aktivitetesh që kanë filluar të premten dhe kanë vazhduar deri të dielën. Në Kuvendin solemn, të mbajtur të shtunën në Qendrën e Kulturës, kanë marrë pjesë personalitete të jetës politike në mesin e të cilëve Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Sulo Mustafiq, ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deputetë në Kuvendin e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, kryetarët e komunave të Plavës dhe Gjakovës, ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Kinës në Mal të Zi, përfaqësues të partive politike etj. Në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka thënë se ai dhe stafi i tij do të jenë çdoherë në shërbim

të qytetarëve. “Ne dëshirojmë të nisim rrugëtimin për të ndërtuar Ulqinin që duam. Për këtë, ne do të shfrytëzojmë përvojat më të mira. Jemi të vetëdijshëm se gjërat nuk ndryshojnë brenda natës, por ndryshimi vjen më shpejt nëse punojmë së bashku, duke krijuar në radhë të parë besim reciprok, duke i dhënë përparësi dialogut dhe bashkëpunimit”, ka thënë ai. Gjeka ka theksuar se si promotorë të paqes dhe stabilitetit, do të dëshmojnë se Ulqini, respektivisht shqiptarët që në këtë qytet përbëjnë shumicën e popullsisë, do të vazhdojnë të jenë ura komunikimi, pasuri e jo problem, ardhmëri e jo pengesë. “Kjo s’ka dyshim që Malit të Zi i bën dhe do të vazhdojë t’i bëjë nder në rrugën e nisur drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë ai. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe

kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, mr. Fuad Haxhibeti, ndërsa në programin kulturo-artistik kanë marrë pjesë artistë nga Ulqini, Mali i Zi dhe Shqipëria. Aktivitetet për shënimin e Ditës së Ulqinit kanë filluar të premten me Konferencën e gjashtë shkencore ndërkombëtare me temë “Modelet e harmonizimit të politikave fiskale të vendeve të Evropës Juglindore me Bashkimin Europian”, vizitën në Qendrën Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim, ekspozitën “Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetveten” dhe shfaqjen teatrale “Një dyzinë me trëndafila” nga Teatri “Migjeni” i Shkodrës. Përpos koktejit solemn, të shtunën është shfaqur edhe programi për fëmjë dhe të rinj, për të përfunduar të dielen (Kohapress) me aktivitete sportive.


6 Javore KOHA

e enjte, 11 prill 2014

Vështrime & Opinione

Vështrime & Opinione

e enjte, 11 prill 2014

Shqetësimi për eliminimin e VOA-së në gjuhën shqipe

7 Javore KOHA

Duhet të ruhet zëri i balansuar i informimit Disa ditë më parë Zëri i Amerikës transmetoi lajmin se Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikqyrë të gjitha transmetimet ndërkombëtare, përfshirë edhe Zërin e Amerikës, njoftoi hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit financiar 2015, ku parashikohet eliminimi i transmetimeve në gjuhët e Ballkanit, përfshirë programet e VOA-s në gjuhën shqipe. Projekt buxheti për vitin e ardhëshëm, nëqoftse me të vërtetë zbatohet në formën e tanishme, do të eliminonte programet që transmetohen për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Megjithëse siç duket, lajmi shqetësues për eliminimin e mundshëm të programeve shqip të Zërit të Amerikës është vështirë të merret me mend dhe të absorbohet nga dëgjuesit dhe shikuesit e ri dhe të vjetër, reagimet shqetësuese në lidhje me këtë propozim kanë filluar të shfaqen privatisht dhe zyrtarisht nga komuniteti shqiptaro-amerikan si edhe nga amerikanë të cilët janë përkrahës të Zërit të Amerikës dhe të enteve të tjera të transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. Unë kisha një takim të shtunën me asambleistin shqiptaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj i cili shprehu shqetësimet e tija të thella në lidhje me eliminimin e mundëshëm të programeve të VOAs në gjuhën shqipe. Por ai njëkohësisht shprehu gjithashtu gatishmërinë e sinqertë të tij për të bërë çdo gjë të jetë e mundur për të ndaluar hyrjen në fuqi të këtij projekt-buxheti për mbylljen e programeve të VOA-së drejtuar Ballkanit. Si masë fillestare të përpjekjeve të tija në mbrojtje të VOA-së shqip, Asambleisti shqiqtaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj i ka nisur një letër kryetarit të Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet, Z. Jeff Shell, ku shpreh shqetësimet e tija dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në lidhje me planet për shkurtimet e propozuara. Ai i drejtohet kryetarit të Bordit, duke i “Shfaqur shqetësimet e thella ne

lidhje me shkurtimet e planifikuara në buxhetin e Bordit për vitin 2015, si dhe për planet për të eliminuar programet drejtuar shqiptarëve në Ballkan.” Në letrën e tij, kopje të së cilës i ka dërguar, ndër të tjerë, edhe kongresmenëve amerikanë, Eliot Engel dhe Joseph Crowley, z. Gjonaj thotë se, “Ndërkohë që tensionet botërore janë në rritje e sipër dhe ndërsa paqa në Ballkan nuk është stabile, tani nuk është koha për të bërë shkurtime të programeve drejtuar Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.” Ai

vë në dukje se, “Përpjekjet e Rusisë për të zgjeruar influencën e saj në Europën Lindore, shpeshëherë nepërmjet medias së kontrolluar, nënkupton nevojën e informimit nga një burim i balancuar dhe i besueshëm lajmesh.” Për më tepër, thotë asambleisti shqiptaro-amerikan,”Media vendore në Ballkan shpesh manipulohet për t’i shërbyer interesave të partive në pushtet ose individëve të fortë, në kurriz të së vërtetës, të fakteve dhe të interesave të Perëndimit.” Z. Gjonaj vazhdon letrën e tij,duke thek-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

suar rolin e rëndësishëm të medias së lirë, se “Media është metoda më efektive për të dekurajuar forcat ekstremiste për të depërtuar dhe për të vendosur praninë e tyre në rajon… dhe se thelbi i konflikteve të përgjakshme në Ballkan mund t’i atribohet dezinformimit dhe ndrydhjes së informacionit të lirë.” Ai theksoi rolin e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe duke theksuar se, “Komuniteti shqiptar varet nga shërbimet e Zërit të Amerikës për lajme dhe informacione të balancuara dhe të pa censuruara.”Asambleisti Mark

Gjonaj e përfundon letrën e tij duke thënë se, “Me qëllim që të mbrohen interesat e Shteteve të Bashkuara, Zëri i Amerikës duhet të vazhdojë të shërbejë si burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni”. Ndërkaq, edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) njofton se në mbështetje të VOA-s, kanisur kontaktet me anëtarët e Kongresit amerikan si dhe me ente të ndryshme qeveritare që merren me politikën e jashtme dhe me transmetimet ndërkombëtare të SHBAve.Kryetari i bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli lavdëroi punën dhe rolin që VOA-s shqip ka luajtur deri tani në informimin e shqiptarëve dhe u angazhua se organizata që ai kryeson do të bëjë çdo gjë që është e mundur që Bordi i Guvernatorve për Transmetimet të ndryshojë propozimin e tij për eliminimin e VOA-s shqip.Ai tha se KKSHA, nepërmjet zyrës së saj në Washington, në lidhje me këtë çështje, “Është në kontakt me anëtarët e grupit të kongresistëve që merren me çështjet shqiptare në Kongresin amerikan, për të siguruar përkrahjen e tyre, për vazhdimin e programeve të shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.”Kryetari i KKSHA, e cilësoi Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe si “Një burim jetik dhe i pazëvëndsueshëm lajmesh dhe informacioni për shqiptarët në trojet tona në Ballkan dhe më gjërë… si një burim i rëndësishëm lajmesh dhe analizash dhe si një shembull standardesh të gazetarisë perëndimore.” BBGWatch, një organizatë që merret me median botërore,në websajtin e saj pasqyron letrën e lartë-përmendur të asambleistit shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku, Mark Gjonaj dhe njëkohësisht shpreh përkrahjen ndaj VOA-s, por edhe shqetësimet e saj në lidhje me shkurtimet e propozuara në trans-

metimet ndërkombëtare të Amerikës. BBGWatch thekson se, “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka aleatë të fortë në Kongresin Amerikan, të cilët përkrahin zgjërimin dhe jo shkurtimet në transmetimet ndërkombëtare amerikane.” BBG Watch, përmend Kongresistin Eliot Engel dhe Joseph Crowley. BBGWatch shkruan gjithashtu se edhe enti tjetër joqeveritar, Komisioni për Transmetimet Ndërkombëtare (CUSIB), është tepër i shqetësuar në lidhje me eliminimet e propozuara të programeve të VOA-s, drejtuar Ballkanit.BBGWatch citon një burim të besueshëm dhe që i njeh mirë transmetimet ndërkombëtare të Amerikës, i cili bën thirrje për emërimin e një manaxheri të fortë që të njohë mirë organizatën dhe mënyrën se si funksionon ajo, -- ashtu që t’a këthej atë në një media efektive ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, e cila gëzon njëkohësisht edhe përkrahjen e grupeve të interesuara amerikane siç është komuniteti shqiptaro-amerikan dhe të tjerë.” Ky është vetëm fillimi. Procesi i miratimit të buxhetit për vitin e ardhëshëm financiar është një proces i gjatë dhe i koklavitur. Historikisht, buxhetet federale gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit ose jo, pësojnë ndryshime të mëdha dhe shpeheherë as nuk i përngjajnë buxhetit të paraqitur tani. Kështuqë, megjithëse ka më shumë se një vit nga koha që, pas debateve të gjata e të ashpëra hyn në fuqi buxheti i vitit 2015, nuk është aspak heret që prej tani të ushtrohet influenca e çdo individi dhe e çdo organizate që të ndikojë tek përfaqësuesit e tyre në Kongresin dhe në Senatin Amerikan -në çdo shtet të Amerikës ku jetojnë që eliminimi i propozuar i programeve të VOA-s në gjuhën shqipe të mos bëhet realitet.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

e enjte, 11 prill 2014

Opinione & Vështrime

Qasje (2)

Protesta para Tempullit Botëror

Opinione & Vështrime Një pjesë e dukshme e shqiptarëve të Amerikës e përjetuan rëndë tragjedinë e Kosovës në atë periudhë dhe me vonë. Mërgata antikomuniste e Shqipërisë ishte shumë aktive në lëvizjet e Kosovës për liri.

Për Koha Javore

Gjekë Gjonlekaj/New York

Këta mërgimtarë dhe djemtë e vajzat e tyre u futën këmbë e kokë në lëvizjen e shqiptarëve të Amerikës për shpëtimin e Kosovës. Ata e kishin braktisur Shqipërinë për shkak të diktaturës. Disa nga këto familje e kishin pësuar rëndë nga regjimi. Famljarët e tyre ishin vrarë e burgosur në luftë kundër diktaturës staliniste të Shqipërisë. Natyrisht se ata kishin bërë përpjekje kundër regjimit komunist në atdhe, por edhe kundër pushtimit serb të Kosovës. Ishin familje fisnike nga trevat e ndryshme të Shqipërisë. Interesimi i tyre për Kosovën nuk kishte dallime krahinore ose fetare. Gazeta “The New York Times”, në fund të marsit 1989, shkruante çdo ditë për ngjarjet në Kosovë. Korrespondentët amerikanë jepnin shumë hollësi për ngjarje atje. Ato ditë mora një telefonat nga Halil Lita i Lumës, me të cilin kisha punuar e zhvilluar disa aktivitete në New York. Ky dhe familjaret e tij kishin marrë pjesë në të gjitha demonstratat dhe protestat e shqiptarëve të Amerikës për lirinë e Kosovës. Kjo familje zëmadhe e Lumës vazhdoi traditën e të parëve në mbrojtje të çeshtjes shqiptare. Halil Lita më tha në telefon se duhet të bëjmë një protestë të gjatë para Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kur tha të gjatë, e pyeta: “Sa të gjatë”? Ai u përgjegj: “Duhet të qendrojmë para Organizatës Botërore 15 ditë e netë. Prania jonë atje prej dy javësh pa ndërpreje do t’u bjerë në sy diplomatëve të OKB-es dhe qytetarëve amerikanë”. Ishin këto ditët e fundit të atij marsi tragjik që paralajmëronte edhe shumë ditë tjera tragjike për Kosovën tonë të dashur. Diaspora e Lumës është shumë e madhe, bile në Evropë, kryesisht në Bruksel, është mbase më e madhe se në Shtetet e Bash-

kluara. Ata janë kryelartë për qendresën e tyre antiosmane dhe antiserbe. Ata ishin kryelartë për trimat e tyre të përmendur të Lumës, sidomos per Muharem Bajraktarin. Halili kërkoi takim me disa bashktadhetarë shqiptarë të këtij qyteti dhe ramë dakord që protesata jonë të fillonte më 1 prill. Ai siguroi lejen nga autoritetet e sigurimit të qytetit dhe protesata jonë do të mbahej në Parkun Ralph Bunche në Avenuen e Parë, pranë hyrjes kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në Parkun e këtij nobelisti të famshëm amerikan, i cili ishte nderuar me tituj më të lart kombëtar nga President John F.Kennedy, vendosëm flamujt tonë kombëtar e parulla në gjuhën shqipe, por edhe më shumë në gjuhën anglisht për diplomatët e Kombeve të Bashkuara. Pranë hyrjes kryesore, dy protestues shpërndanin pamflete dhe trakte për ngjarjet tragjike të Kosovës ato ditë, bile edhe kopje të shkrimeve, botuar në gazetat e mëdha amerikane, siç ishin ato të gazetës “The New York Times”. Shtypi amerikan kishte botuar edhe fotografi të ndërhyrjeve brutale të policisë jugosllave kundër demonstruesve në Kosovë. Ato ditë binte shumë shi dhe bënte ftohtë në New York. Shiu dhe erërat e Lumit (East River) e bënin qendresën tonë atje edhe më të vështirë. Mbanim zjarrin ndezur në fuçi hekuri. Kohë pas kohe dashamirët tanë sillnin dru për të bërë zjarr. Por tymi që ngrihej nga druri i lagur shqetësonte qytetarët, që banonin në pallatet përreth dhe, kohë pas kohe, ata njoftonin zjarrëfiksit dhe policinë për rreziqet e mundshme. Natyrisht se autoritetet përkatëse vinin menjëherë për të inspektuar parkun ku ne protestonim. Shumë herë e shuanin zjarrin, bile kërcënonin se do të merrnin masa kundër nesh.

Ata kishin kërkuar anulimin e lejes sonë, pavarësisht se tymi i zjarrit tonë nuk ishte i rrezikshëm dhe nuk kishte shkaktuar asnjë problem. Qendresa jonë prej dy javësh, në një mot të rënduar ishte e vështirë, bile dy prej protestuesve pësuan rëndë nga të ftohtit. Ky park i famshëm ishte i njohur për protesta të vazhdueshme. Shumë amerikanë dhe të huaj ndaleshin dhe bisedonin me ne në lidhje me problemet e Kosovës. Ata kishin mësuar për këtë vend nga shkrimet e shtypit amerikan, sidomos gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981. Prijësi i kësaj protesete, Halil Lita, ishte, përveç tjerash, edhe antikomunist i dalluar. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara pëlqenin shumë demonstratat dhe protestat antikomuniste, sepse ishte periudha e Luftës së Ftohtë. Amerikanët kishin alergji ndaj flamujve me yll e çekan. Demonstruesit e grupimeve nacionaliste antikomuniste nuk lejonin kurrë përdorimin e flamurit me yll. Por ndonjë kalimtar mund të ishte edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

arrogant. Një taksist greko-amerikan, ndërsa po kalonte aty pranë me automobilin e tij, lëshoi një breshër sharjesh e fyerjesh kundër shqiptarëve dhe flamurit tonë. Por dy protestues, ashtu të raskapitur, u vërsulën kundër tij. Kur e pa rrezikun që i po kanosej, iku me shpejtësi, por u ndalua detyrimisht në dritën e kuqe të trafikut dhe dy protestuesit e nxorën prej veturës dhe e rrahën me grushta e shkelma deri në momentin që kërkoi falje. Në parkun Ralph Bunche kishin protestuar shumë grupe etnike të New Yorkut. Por gjesti i një nacionalisti rumuno-amerikan, që kishte qendruar në grevë urie 21 ditë, në mbështetje të të burgosurve politikë ne Rumani, ishte shëmbullor. Ai u ndalua në vend, bëri kryq, e puthi tokën dhe bekoi Amerikën dhe protestën tonë. “Qendroni këtu, tha disidenti rumun, sepse unë, para shumë vitesh qendrova këtu 3 javë në grevë urie kundër diktaturës se Causheskut dhe, si rezultat i asaj proteste, u liruan nga burgjet komuniste rumune qindra të burgosur politikë. Është

nder e detyrë për ju që të protestoni për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë”. Ai foli për protestën e tij të gjatë dhe të sukseshme për lirimin e bashkadhetarëve në Rumani. U largua duke thënë: Zoti u bekoftë ju dhe Kosovën (God bless you and Kosova). Thirrjet dhe bekimet e tij ngritën moralin tonë në mbështetje të Kosovës. Për protestën e tij të vetmuar, në mbështetje të drejtave të njeriut në Rumani, ishte njoftuar në atë kohë botërisht. Ky park para OKB-es mban emrin e kampionit legjendar të të drejtave të njeriut. Ralph Bunche i cili nderohet si njëri prej personaliteteve më të shquara të historisë amerikane dhe botërore. Protesta jonë para këtij Tempulli Botëror të lirisë e drejtësisë ishte vetëm një gjest simbolik. Dhëmbjet për Kosovën, moti i ftohtë dhe shirat pa ndërprerje e bënin qendresën tonë edhe më të vështirë. Duke qendruar aty natë e ditë kishim kohë për diskutime dhe debate nga më të ndryshmet për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Nacionalistët shqiptarë të pas Luftës së Dytë mendonin se bashkimi kombëtar është e vetmja zgjidhje e çështjes kombëtare shqiptare. Sipas nacionalistëve, të gjitha fajet për tragjedinë e Kosovës i mbante regjimi i Shqipërisë. Bile, disa protestues kërkuan që unë t’i bëja një telefonatë Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara dhe të kërkoja nga ata shpjegime pse nuk bëjnë më shumë për Kosovën. E respektova kërkesën e tyre dhe bëra një telefonatë në atë Mision. Njëri prej tyre u përgjegj: “Kush jeni ju dhe urdhëroni ç’ka kërkoni?”. U tregova se jam shqiptar nga New Yorku dhe flas në emër të protestueseve para OKB. Ai më dëgjoi me vemendje dhe menjëherë fillova t’i shfaq pakënaqësitë tona se Shqipëria nuk po bënte gjë për Kosovën dhe këto ditë do të vijmë për të protestuar para Misionit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Diplomati shqiptar u zemërua shumë. Ai tha:” Nuk keni asnjë arsye të vini këtu, sepse Shqipëria nuk po e shkel me tanke Kosovën, jugosllavët janë ata që po e vrasin popullin shqiptar atje”. E uli telefonin pa thënë asnjë fjalë tjetër, bile nuk tha as ditën e mirë. Fola nga një telefon publik i qytetit dhe, pas pak minutash, u ktheva tek protestuesit dhe u tregova për bisedën telefonike me diplomatin shqiptar. Ata më dëgjuan me vemendje dhe nuk bënë asnjë koment. Pas dy javësh u larguam nga parku i Kombeve të Bashkuara, të lodhur të raskapitur, por edhe të deshpëruar për të ardhmen e Kosovës. Pas largimit tonë, aktivistët shqiptaro-amerikanë të Klubit

e enjte, 11 prill 2014

9 Javore KOHA

“Jusuf Gërvalla” filluan protestën e tyre për Kosovën. Ata nuk na vizituan asnjëherë gjatë protestës tonë. Por, një ditë pas largimit tonë, filluan protestën e tyre shumë të organizuar. Ata kishin më shumë informata për Kosovën për faktin se kishin lidhje të ngushta me diplomatët e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Ata kishin lidhje të ngushta me ish kongresmenin Joseph Dio Guardi dhe kështu depërtuan në zyrat e larta amerikane. Ata qendruan atje dy javë. Pavarësisht bindjeve të tyre politike, vepruan fuqishëm në mbrojtje të Kosovës. Ishin serioz dhe nuk bënin asnjë lloj kompromisi. Parulla e tyre kryesore ishte “Kosova Republikë”, ndërsa parulla e nacionalistëve ishte “Shqipëri Etnike”. Mërgata e djathtë antikomuniste e Shqipërisë e kishte të vështirë bashkëpunimin me këto grupe të majta. Bashkëpunimi midis këtyre dy grupimeve ishte i pamundur, sepse ata në çdo demonstratë ose festë kombëtare, bile edhe në dasma e gazmende, valëvisnin flamurin shqiptar me yll dhe nuk duronin asnjë fjalë të keqe për diktaturën shqiptare ose shokun Enver. Komuniteti shqiptar i Amerikës ishte polarizuar shumë rreth flamurit shqiptar me yll. Pavarësisht se ishte e copëtuar në parti politike, mërgata antikomuniste e Shqipërise ishte serioze. Kjo mërgate kishte shumë intelektualë, politikanë dhe patriotë. Shumë djem e vajza të kësaj mërgate u arsimuan nëpër universitetet më të mira amerikane dhe, më vonë, ata dhanë një kontribut të shkëlqyeshëm për lirinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë. Sipas meritës ata fituan pozita të larta në qeverinë dhe institucionet politike amerikane. Këta ishin dhe janë shqiptaro-amerikanë të vertetë, që punuan dhe punojnë sot e kësaj dite për të mirën e çështjes shqiptare. Në fund të marsit të vitit 1989 u rrënua autonomia e Kosovës dhe ky rrënim, u pa nga shtypi dhe specialistët e politikës amerikane si një hap tjetër drejtë shkatërrimit të Kosovës. Gazeta “The New York Times” shkruante se, ndërsa populli i Kosovës po qan e vajton për dhjetëra shqiptarë të vrarë, deputetët e Kuvendit të Serbisë në Beograd, po këndojnë e kërcejnë duke pirë shampanjë dhe po festojnë heqjen e autonomisë së popullit shqiptar në atë krahinë. Shumë shqiptarë të Amerikës e përjetuan rëndë këtë humbje dhe, për këtë, u bë kjo protestë modeste para Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Ky veprim ishte punë e vogël, por i bërë me shumë dashuri. Nëna Tereze ka thënë: “Punët e vogla, të bëra me dashuri, janë vepra të mëdha”.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë u prezantuan revistat dhe botimet e shqiptarëve në Mal të Zi

11 Javore KOHA

Zëri i krijuesve shqiptarë Mendimi i përgjithshëm ishte se kjo veprimtari e parë, që u organizua në Tiranë, është mirë të pasohet me të tjera, në të ardhmen dhe në mënyrë të ndërsjelltë. Në këtë mënyrë, do t’i shërbejmë më mirë edhe njohjes nga afër të krijuesve e botuesve tanë, që jetojnë, punojnë e botojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Për Koha javore:

Prof. Murat Gecaj / Tiranë

Tashmë, është e njohur se Bashkësia Shqiptare në Republikën e Malit të Zi është mjaft aktive dhe zhvillon një jetë të pasur e të gjallë arsimore, kulturore e shkencore etj., duke ruajtur e zhvilluar më tej traditat atdhetare e liridashëse, si dhe në fushat, që përmendëm më lart. Janë të shumtë shkrimtarët e poetët, studiuesit e publicistët, të cilët gjurmojnë e mbledhin pasuritë shpirtërore të popullit tonë. Me përkushtim e pasion, ata ulen e shkruajnë tema studimore dhe i paraqesin në veprimtari të ndryshme, i publikojnë në gazeta e revista që kanë çelur, por dhe në libra të veçantë. Edhe në qoftë se na kërkohet një gjë e tillë këtu, është e pamundur t’i përmendim të gjithë këta autorë, por as drejtuesit e gazetave e revistave të Bashkësisë Shqiptare të asaj treve. Megjithatë, ishte rast i veçantë dhe, ndoshta, shumë i rrallë, që disa prej tyre erdhën të mar-

tën në kryeqytetin tonë, në Tiranë. Nismëtarë ishin Biblioteka Kombëtare e Tiranës, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave (ASHASH), në bashkëpunim me Bashkimin e Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi. Pra, me këtë rast, u organizua një veprimtari përuruese për

Pjesëmarrësit në këtë veprimtari mbresëlënëse vizituan një ekspozitë, që ishte çelur në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, me revista e botime tjera të autorëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Malin e Zi ose e kanë origjinën nga ato vise.

revistat dhe botimet kulturore-shkencore të shqiptarëve në Malin e Zi. Në sallën e leksioneve të Bibliotekës Kombëtare ishin të pranishëm: shkrimtarë, poetë e publicistë, mësues veteranë, studiues e botues dhe bibliotekarë, nga organizatat shoqërore dhe fusha të ndyshme të jetës, në kryeqytet e në Shqipëri, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e të ftuar tjerë. Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Prof. Aurel Plasari. Ai iu uroi mirëserdhjen botuesve shqiptarë nga Mali i Zi dhe nënvizoi se veprimtari të tilla, me bashkëkombësit tanë, i shërbejnë afrimit tonë të mëtejshëm, shpirtëror e kulturor. Pastaj foli kryetari i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, prof. Dr. Marenglen Spiro.

Me interes u ndoq përshëndetja e dr. Gani Karamanagës, në emër të Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe e prof. Emil Lafes, në emër të organizatorëve të kësaj veprimtarie përuruese. Pastaj, të pranishmit patën kënaqësinë të dëgjonin për punët e bëra dhe historikun e revistave, që publikohen nga krijuesit shqiptarë atje. Kështu, për redaksinë e revistës “Buzuku”, foli prof. dr. Simë Dobreci; për Qendrën Kulturore të Ulqinit dhe revistën “Lemba”, dr. Nail Draga dhe për bibliotekën e këtij qyteti, Ardita Rama. Në vazhdim, të pranishmit ndoqën informacionin e paraqitur nga Ali Salaj,

për Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në Ulqin dhe gazetën “Koha javore”, si dhe Gazmend Çitaku, për revistën “Dija”, organ i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi. Në pamundësi ardhjeje, u lexuan të dhënat e dërguara nga Nikë Gashaj, kryeredaktor i revistës së njohur kulturore, shkencore e shoqërore “Malësia”. Pjesëmarrësit në këtë veprimtari mbresëlënëse vizituan një ekspozitë, që ishte çelur në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, me revista e botime tjera të autorëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Malin e Zi ose e kanë origjinën nga ato vise.

Mendimi i përgjithshëm ishte se kjo veprimtari e parë, që u organizua në Tiranë, është mirë të pasohet me të tjera, në të ardhmen dhe në mënyrë të ndërsjelltë. Është e udhës që edhe organet e larta shtetërore përgjegjëse t’i vlerësojnë më shumë ato, jo si në rastin e sotëm. Në këtë mënyrë, do t’i shërbejmë më mirë edhe njohjes nga afër të krijuesve e botuesve tanë, që jetojnë, punojnë e botojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Sigurisht, me bashkimin tonë shpirtëror, arsimor e kulturor etj., do të arrijmë në integrimin e plotë të shqiptarëve, në Europën e Bashkuar.


12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

Një vështrim ndryshe i “Milosaos” së De Radës (1)

De Rada, pishtarmbartës i gjuhës arbëreshe të shkruar Vizatoi M. Zeqo Për Koha javore:

Dr. Moikom Zeqo

De Rada i madh nisi ta shkruajë kryeveprën e tij të pavdekshme “Këngët e Milosaos” në vitin 1833. Tepër i ri, i hajthshëm dhe delikat, kurioz dhe kërkimtar, i pavendosur, i dyzuar, por dhe vizionar De Rada, i frymëzuar nga baladat e mahnitëshme arbëreshe ravizoi një roman poetik të hatashëm nga të gjithë pikëpamjet. Ai nisi të shkruajë fragmente të veçanta në formën e një ditari vetiak, jo të përcaktuar për publikim. Duke dashur të thellohet në misteret e gjuhës arbëreshe, një variant gjuhësor i shqipes në epokën kastriotase para pushtimit otoman, ai zbuloi disa struktura arkaike të lashta të ngjashme me ato të të kristaleve dhe gurëve të çmuar. De Rada e ndjente që gjuha arbëreshe qe shumë pranë katastrofës së zhdukjes së saj. Për shekuj të tërë, kjo gjuhë kishte mbijetuar falë dhe një lloj mbylljeje në vetvete, apo të një konservimi struk-

Duke i studjuar këto ditë me ngulm dhe kujdes të madh botimet e “Milosaos”, duke u bazuar në substancën letrare poetike të vetë veprës, dua të bëj publikisht të njohur një tezë krejt të ndryshme, se “Milosao” nuk lidhet me qytetin e Shkodrës, por lidhet esencialisht me Himarën.

turor të brendshëm. Ky karakter ishullor i gjuhës arbëreshe nuk mund të qe përfundimisht i amshuar. Komunitetet arbëreshe e kishin gjuhën e tyre si gjuhë orale, kurse si gjuhë e shkruar ajo mund të lartësohej në një etapë të re, me gjasa për të mbetur përfundimisht, duke zëvendësuar kështu konceptimin e amshimshmërisë, të paktën në formën tekstore. De Rada u bë pishtarmbartës i gjuhës arbëreshe të shkruar, pra i arbërishtes si libër, si një status i veçantë i mbamendjes kombëtare. Procesi i krijimit të “Milosaos” i ngjan një procesi endemik, më saktë biologjik. Më ka mbetur në mendje një shprehje e arbëreshit të ditur Domeniko Mauro, i cili e ka krahasuar stilin e De Radës “me mëngjesin e vrapimit të një kali”. Ky përcaktim i mrekullueshëm ka të bëjë jo vetëm me plotfuqishmërinë e natyrës rusojane, por sidomos me lëvizjen e një qënieje të gjallë mes qiellit dhe tokës, një lëvizje e vetëtimtë e vizioneve të pafundme. “Milosao” u shkrua kur poeti qe 18 vjeç. Më 1936 “Këngët e Milosaos” përfshinin në botimin e librit 30 këngë (kangjela) dhe tre vjershëza (që De Rada i quan graxeta, ndoshta që këndoheshin nga gratë). Fillimisht De Rada e botoi romanin poetik me titullin “Poezi arbëreshe të shek XV”. Ai dëshironte të mbetej anonim dhe krijimin e tij ta quante si një krijim të popullit. Menjëherë u kuptua se ky libër qe kultivimi fin, i përsosur dhe i veçantë i një poeti shumë të madh, në një moshë shumë të re, siç qe De Rada. Ky libër do të bëhej kali i lavdisë dhe i

famës së tij të pashtershme. Në botimin e parë të librit De Rada vë si epigraf vargjet e poetit grek Pindari: “Muzat, më ndihmuan mua – që me një varg të ri të shndritshëm – ta përshtat ritmin dorik”. Epigrafi jepet në greqishten klasike. Libri ka këtë kushtim: “Shkëlqesisë së Tij, Gjeneral Brigadier, Komendator, Zotit Dhimitër Leka, këto këngë, që të jenë dëshmi

e lidhjeve shpirtërore me zakonet e lashta ndër njerëzit e shpërndarë të Epirit (Shqipërisë)”. Më 1847 “Milosao” botohet me titullin ”Poezi arbëreshe”; janë 39 këngë të përfshira, shtohen dhe 5 vjershëza (graxeta). Botimi merr një arkitekturë të re, formën e ditarit, duke vënë në krye të çdo kënge ditën dhe muajin, vitin e ngjarjes.

Në botimin e vitit 1873 përfshihen këngët e botimit të dytë me përjashtim të Këngës së XI, por ka dhe shtesa të disa këngëve të reja. Interesant është se në këtë botim është hequr epigrafi i Pindarit dhe janë vënë vargjet popullore: “Sytë e saj një mijë duka/ Vetulla po aq/Vetë ajo gjithnjë jetë.” Duket që është një dedikim dashuror, për vajzën e zemrës, reale, ose të imagjinuar. Në të gjithë historitë e letërsisë shqipe, në të gjitha botimet e “Milosaos” thuhet se Milosao qe dhespot i Shkodrës. Ky titull është bizantin i përdorur në Jug të Shqipërisë. Një të tillë e kanë përdorur fjala vjen Muzakajt. Në botimet e famshme të Dhimitër Shuteriqit dhe Andrea Varfit, që kanë përshtatur “Milosaon”, nuk hidhet dyshimi se gjoja Milosao qe dhespot i Shkodrës, qytetit më të madh të Veriut. Studiuesit mendojnë se De Rada kishte për qëllim të tregonte një histori intime të strukturuar në Shkodrën e shek. XV. Kjo tezë është zotëruese në të gjitha librat e deradologëve. Këtë tezë nuk e vë në dyshim as deradologu i njohur Jup Kastrati. Kaq e vërtetë është kjo, saqë teza e mësipërme është gati një tabu e historisë së letërsisë shqipe. Duke i studjuar këto ditë me ngulm dhe kujdes të madh botimet e “Milosaos”, duke u bazuar në substancën letrare poetike të vetë veprës, dua të bëj publikisht të njohur një tezë krejt të ndryshme, se “Milosao” nuk lidhet

13 Javore KOHA

Fillimisht De Rada e botoi romanin poetik me titullin “Poezi arbëreshe të shek. XV”. Ai dëshironte të mbetej anonim dhe krijimin e tij ta quante si një krijim të popullit. Menjëherë u kuptua se ky libër qe kultivimi fin, i përsosur dhe i veçantë i një poeti shumë të madh, në një moshë shumë të re, siç qe De Rada. Ky libër do të bëhej kali i lavdisë dhe i famës së tij të pashtershme. me qytetin e Shkodrës, por lidhet esencialisht me Himarën. Për ta vërtetuar këtë tezë unë natyrisht do të përdor argumente të llojit të brendshëm, argumente vetëtregues. Kam përpara dy përshtatje të Milosaos në shqipen moderne letrare. Njëra e Dhimitër Shuteriqit dhe tjetra e Andrea Varfit, të dy deradologë të ndjerë. Të dy dijetarët i kanë pajisur librat me shënime të hollësishme të karakterit shpjegues, por të dy nuk dyshojnë tek fakti se gjoja Milosao qe dhespot i Shkodrës. Në të vërtetë, De Rada shkruan formën Skutari. Kjo formë është identifikuar me shqipen Shkodra. Po, a kemi të bëjmë vërtet me Shkodrën? Le t’i referohemi poemës ciklike të”Milosaos.” Kënga e I e “Milosaos” fillon me një metaforë të ripërtëritjes së natyrës, kur “jeta kish ndrruar lisat, kurse uji i ri kaltëronte në det, duke paralajmëruar ditë të reja”. Që nga Tempa e lashtë (Tempa është tempull në Thesali), vjen Lumbardha, një lloj pëllumbi detar e Anakreontit dhe përplaset në qelqet e dritares së poetit. Kjo metaforë tregon që një simbol i lashtë i poezisë, siç është Lumbardha e Anakreontit, vjen në një mjedis buzë detit, mjedis që kurrsesi nuk mund të jetë ai i Shkodrës në Veri të Shqipërisë. Tipografikisht, ky mjedis detar, që është shtrat i poemës, është diku në Shqipërinë e Jugut. Nuk mundet kurrsesi që Lumbardha e Anakreontit të ngjitej në një mjedis të ndryshëm që nuk është detar.  (vijon)


14 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

15 Javore KOHA

At Gjergj Fishta dhe tetë letra nga korrespodenca (2) Át Gjergj Fishta zhvilloi nji korrispondencë të dendun me bashkëkohës të tij, me bashkëvëllazen të tij freten, prifta shekullar, albanolog, shkrimtar e poet, balkanolog e njerëz të artit dhe të kulturës shqiptare e asaj europiane

Letra për artin

At Viktor Demaj

Letra 4 Shkodër, 5-XII-1909 “Neser më duhet tu predikoj Jezuitve: kështu pra do ta kuptosh pse po ti shkruej këto dy rreshta sikur koprracit do ti duhej të nxjerrte prej xhepit të tij paren e vet… Në “Odisen” unë kam paraqit nji fakt historik, dhe asgja tjeter. Që edhe sot gjinden disa Mtues në botë asht e pa evitueshme, dhe asht natyrore që ata, që për keq ndaj Poetit, nuk marrin as ma të voglin hap për me u largue prej shtëpijave të zanuna, për faktin e thjeshtë, që unë nuk jam Uliks. Me gjithketë, tue i dëgjue ata rreshta, Mtuesit modern duhet të përgjojnë të dera prej frikës se Uliksit. Edhe rreshtat e kanë forcën e tyne. Bonifaci VIII kje Papë: megjithatë i duhet të qendroj në ferr, të paktën deri në ditën e gjykimit të mbramë, sepse aty e ka dënue nji hy i vogël Dante Alighieri. Për inatë tem Mtuesit e Shqipnisë do të vazhdojnë të jenë të fortë dhe të urdhnojnë në shtëpinë e tjetrit; por megjithketë nuk mund të mohosh, që ndoshta për shkak të rrehshtave të mi, do të dëbohen nga zemra e Telemakëve shqiptar, dhe kjo per mue mjafton, sepse jam i sigurtë, që mazza e Uliseut do të bie mbi krye të tyne, edhe nese janë të mbrojtun prej ndonji yzbergu i çfarë do lloj identitetit. Por, “Odisea” nuk ndalet vetem në faktet e Shqipnisë; ajo shtrihet në të gjithë njerëzimin. Në Odisenë kam dashtë të paraqes triumfin e lirisë, sikurse në Shën Françeskun vëllazninë dhe në Shën Gjon kryepremin barazinë në kuptimin e krishtenë. Kështu pra per nji fakt të thjeshtë që dashnorët e Penelopes shqiptare të ndihen të therun prej rreshtave të mi. Ma mirë se kaq; prej nji fundrrie të tillë as nuk mundem as nuk due të di gja. Nuk kam as çka të shpresoj: shëndetin dhe hirin mund të mi jap vetëm Perëndia, emnin e mire duhet ta baj vet, e jo Mtuesit me marritë e tyne… asgja tjetër nuk më duhet në botë veçse miqët e mi.

Letra 5 Në ketë letër Poeti përsëri trajton çështjen e Lahutës, dhe thotë se Shkrimtari asht ai që nuk përshkruen vetëm objektet që përjeton në ngjarje të ndryshme, por përjetimin dhe mbresat që lanë objektet në shpirtin e tij. Shkodër, 6 prill 1910 “E kam marrë të shumpritunen (letrën) tande të 5/4 dhe gëzohem me gjithë zemër që gjendesh me shëndet të mirë, por posaqëeisht gëzoj nga dashnia që me sjell, e cila në fakt thanë hapun, më jepet si përgjigje ndaj drejtësisë, sepse flaka e dashnisë, që unë të jap, asht ma e madhe së bishti i kometës së ktij viti, e cila asht e gjatë 24 milion kilometra… Përsa i përket kërkesës së dytë, d.m.th. pjesëve rakitike të fantazisë ime, nuk kam çka me të thanë. – Zhurma, plogështia dhe moskujdesi em, punët e Shqipnisë që nuk mbrrijn asnjiherë në lima të mirë, etj.etj. bajnë që fantasia eme nuk arrin me pasë frytet e mësimit. Duresë. Asht e vertet, kam vu dorë në pjesën e tretë të Lahutës dhe shpresoj ta përfundoj gjatë vitit, sepse duket se edhe dhimbja e kokes po më kalon – nji preteks më pak i demelisë teme. Këshilla që më jep në lidhje me formën dhe stilin që të përdori në ketë pjesë të tretë asht i drejtë; sepse perndryshe në vepër mungon lidhja e nevojshme. Megjithketë tue marrë të njetën formë e tue bashkue stilin popullor me klasiken, do të munohem të vëjë ma shumë se mendime në zhvillimin e veprimit, edhe disa episode tue paraqit të pakten pasionet më të rendesihsme të jetës; sepse simbas mendimit tem, kjo ban që të edukohet dhe të mësohet ma mirë kombi. Përshtypjet prodhohen në shpirt prej objekteve. Tash me riprodhue në shkrim objektet që kanë lanë përshtypje në ne, dhe jo përjetimet, përshtypjet që kemi marrë në shpirt, simbas meje, nuk do të ishte art: por do të ishte treguesi i nji mendje të zakonëshme dhe

fëminore. Shkrimtari i vertetë, mendimtari dhe filozofi riprodhon vetveten në shkrim; kështu riprodhon pershtypjet/ perjetimet e jo objeketet e jashtme. E bukura në objektet e jashtme nuk mund të jetë objekti artit të vertetë, sepse, artisti tue riprodhue nuk krijon por thjeshtë kopjon gja që nuk asht art. Nëse Leopardi në kangën e famshme të Gjineshtres, do të na kishte pershkrue si botanik Gjineshtren e jo përshtypjet të marruna prej saj, kush sot do të lexonte kangen e tij? Pra, shkrimtari duhet të paraqes shpirtin e tij në shkrim, gja që nuk bahet, nëse nuk riprodhojmë nepermjet mendimeve objektet; jo si ndodhen në botën e jashtme,

por si paraqiten në shpirtin tonë, ku vetëm aty ka ndejen e bukura artistike (nuk flas për të bukurën filozofike)….. I dashtun, nëse vazhdoj me ketë hap, nuk e di kur do ta mbyll letrën, e kush e di se sa blasfemi nxjerr përjashta. Kështu…… të kalojmë në histori.. Letra 6 Në ketë letër Poeti i shkruen Át Palit per dëshirën e tij me punue me dramatiken, ku në veçanti flet për kryevepren e tij Makabejt, Poeti mori ketë temë biblike për me pershkrue dhe himnizue dëshirën e vendosun të shqiptarve për liri. Tragjedinë Makabejt Fishta nuk e për-

fundoj simbas dëshirit të tij në vitin 1911, por e përfundoj në Troshan e Rubig ku kje shterngue me ndej prej nderkombëtarve në vitin 1914. Shkoder, 20-I-11 Nuk e di sa ka të vertetë në parashikimet e tua biologjike, ne lidhje me pozicionin e trunit në diafragmë të kungullit tonë, i thirrun ironikisht krye dhe në veçanti të atyne të poetve; por ketë e di sigurisht, që truni em nuk ishte në vend atë ditë kur u dhashë fjalën disa zotnive të shkruej dhe të paraqes për karnevalet e ardhshme nji dramë origjinale në pesë akte, që me ka ba me humb “busullën e alfabetin”. Të thom të vertetën asnjiherë nuk e kam ndi nji kënaqsi të ngjashme. Kam nji dëshirë të madhe që ta përfundoj, por nga ana tjeter më vjen keq se më duhet të shkruej sa ma shpejtë të jetë e mundun, dhe druej së ka me lanë mangësi në teknikë, prejse asht puna ime e parë e këtij lloji. Tema asht: I maccabei pro aris set focis, argoment shumë i përshtatshem për ngjarjet tona kombtare: nuk më duhet gja tjeter veçse të kopjoj jetën dhe ndjenat tona, per me ba nji kryevepër. Sot e përfundoj aktin e parë, megjithëse nuk asht plotë gjallni, sikurse shpresoj që do të jenë ata që vijnë më pas, në përgjithësi mund të pelqehet. Por, gjindem ngusht me kohën, per me përfundue nji punë të tillë në pak javë. Natën nuk mund të shkruej, sepse mban ftohtë; ditën mes Kishës, shkollës dhe shqetësimeve të njipasnjishme mund të punohet shumë pak. Ti e di se që tre vjet jam vu të studioj Shakespeare: nëse pra nuk dështoj në ketë sprovë të parë, mund të jesh i sigurt, se mbas pak … viteve, do te shkruej nji tjeter. Po të shkruej këto gjana, për me të ba të ditun, se ti me quen demel dhe e regjistron si plogështi heshtjen teme. Ke kuptue? Letra 7 Edhe në ketë letër të bukur Poeti i difton bashkëvëllaut të tij për vumjen në skenë të melodramit “Shqyptari i Gjytetnuem”, ku asht prit me sukseë e me entuziazem

prej publikut shkodran. Poeti nuk ngurron të baj edhe nji krahasim mes Dramës se tij dhe nji punim të Schiller. Shkodër, 12 Kallnduer 1912 “Përsa i përket punës teme të vogel poetike, që ti thue se e admiron, pa e njoftë pse-në, të them, që nuk meriton të studiohet. Puna asht origjinale, edhe se Schiller e ka shkrue nji të tillë, që titullohet: “Mirënjohje Arteve të Bukura”. Idea eme ishte me u tregue rrugën e qytenimit shqiptarve; ndersa Schiller shkruen që njeriu të dashunohet në shkenca dhe arte. Pjesa e dytë e Dramatikës ka ngjashmëni në shumë shprehje me veprën e Schiler; por megjithketë asht si ide. Ketë mund të thom, që puna eme asht ma e naltë se ajo e Schiller si ide dhe si veprim. Sigurisht që të shfaqunt e Fesë në shqip, që deshiron qytetni, dhe ndjeshja e frazave në motot dhe në recituesit të pjesës së parë, e ngrisin shpirti e shikuesit shqiptar në idelae të pastra e janë të tilla që e çojnë në mallëngjim fortiter et suaviter; aq asht e vertetë sa që atë natë kanë kja prej entuziazmit deri edhe mysliman, të cilët kishin pak interesë me pa në skenë Fenë me kryq në dorë. – Megjithketë të tham, që nuk vlen me kerkue poetikën e bukur në punën teme; sepse duhet ma parë me gjetë se me zbulue. Mue më mjafton që puna eme të ketë arrit qellimin që të erudicionoj tue entuziazmue publikun për qytetni e për Atdhe. – Nji herë tjeter do të shkruej për ketë. Ndersa të përqafoj e githmonë i yti Letra 8 Këtu Poeti lajmron për fillimin e botimit të së Përkohshmes Hylli i Dritës. Bashkë me ketë lajm të gëzueshëm vënë në dukje edhe gjendjen shoqnore e politike të Shkodrës. Shkodër, 15 shtatuer 1913 Sot kemi fillue botimin e të Përkohshmes, (Hylli Dritës) në të cilën do të publiokohen këto shkrime: (të shihet numri i parë i revistës Hylli i Dritës). Këtu në Shkodër gjendja asht në statu quo, pluhun e baltë, Admirala, kual, lecka e “Rrnoftë Shqypnija”; por punë per me i dhanë jetë Shqipnisë, pak ose aspak. Njerzit rrin nën hije, tue pritë me gojë hapun, si fëmij korbash që nana, sorra Europë tu sjell me hangar. Asht e kot që unë të humb kohë tue shkruej gjanat e Shkodrës, të këtij problemi të ri që ka infektue tanë botën.


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

Mbreti Zog

“Mbreti 1 milion”

“Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë”, ka thënë Zogu në një rast

Mozaik

e enjte, 11 prill 2014

17 Javore KOHA

Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro - Furxhi, priti një grup të krijuesve dhe botuesve shqiptarë nga Ulqini

Kërkohet mbështetje për kulturën shqiptare në Mal të Zi

Foto: F. Dobreci

Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Washington

Më 9 prill 1961 – Në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç - pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1938. Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht.Zogu ishte shtruar në spital më 4 prill, thuajse pa ndjenja nga dhimbjet e forta në stomak. Ai ishte dobësuar jashtzakonisht. Kur u përmend, pa pranë mbretëreshën Geraldinë dhe princ Lekën. Zogu i kërkoi Geradinës t’i silte një revole sepse nëse mjekët do t’i thonin se kishte kancer, ai nuk donte të jetonte më dhe do të vriste veten. E shoqja e kundërshtoi, më kot; pastaj solli armën (pa fishekë) dhe ia la pranë, por mbreti nuk kishte fuqi as për të zgjatur dorën. Zogu kishte qenë monark absolut, i

fortë, efikas dhe, i pamëshirshëm në rast nevoje. “Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë”, ka thënë Zogu në një rast. Historiani amerikan Raymond Hutchison do ta quante Zogun “personazhin shqiptar më të fuqishëm të shekullit XX ose gjatë shumë shekujve që nga vdekja e Skënderbeut të madh më 17 janar 1468”. Leksografi i njohur Stuart Edward Mann, hartues i fjalorit historik Albanian-English, shkruante në paraqitjen e gramatikës së tij shqipe (1932), se “ardhja e Zogut në krye të vendit si president dhe pastaj si mbret, ishte një fillim i mbarë”. Mbreti krijoi administratën dhe maki-

nerinë e një shteti modern shqiptar; gjatë presidencies së tij, kodi i vjetëruar penal Osman u zevendësua me Kodin e Napoelonit; vendi përparoi në çdo fushë të rëndësishme; ai zhduki banditërinë e trashëguar; përkujdesje i kushtoi arsimit publik; qindra të rinj u dërguan me bursa jashtë shtetit në universitete evropiane (ironikisht mes tyre ishte edhe Enver Hoxha), dhe kur diplomoheshin, ata kthehesin në atdhe ku Zogu i vendoste në poste administrative. Gjithashtu, gjatë mbretërimit të tij, mbreti Zog u rezistoi përpjekjeve nga Italia për vendosjen e fashizmit në Shqipëri, derisa Musolini u detyrua ta pushtonte, si dhe mbajti marrëdhënie të mira me vendet fqinje.

Tiranë – Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, ka pritur një grup të krijuesve, botuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe shoqatave kulturore në Ulqin, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat përballet kultura shqiptare në Mal të Zi. Ajo i ka falënderuar ata për punën që bëjnë në fushën e kulturës. Përfaqësuesit e subjekteve kulturore në Ulqin janë ankuar për mungesën e mbështetjes së kulturës shqiptare në Mal të Zi nga institucionet shtetërore. Ata kanë kërkuar nga ministrja Kumbaro më tepër mbështetje për kulturën shqiptare në Mal të Zi dhe veprimtarinë botuese, duke theksuar se një gjë të tillë e bëjnë shtetet e tjera pakicat e të cilave jetojnë në Mal të Zi. Drejtori i Qendrës së Kulturës në Ulqin, dr. Nail Draga, ka kërkuar që Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë të mbështesë në të ardhmen, të paktën pjesërisht, disa aktivitete kulturore që zhvillohen nga shqiptarët në Mal të Zi. Ministrja Kumbaro ka thënë se qasja e qeverisë për sa i përket bashkëpunimit mbarëkombëtar është një qasje e re dhe konkrete. “Për herë të parë kemi një kalendar konkret të veprimtarive midis Shqipërisë

dhe Kosovës”, ka thënë ajo, duke shtuar se në këtë bashkëpunim mund të bashkohen edhe subjektet e tjera nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Në takimin e përfaqësuesve të subjekteve dhe institucioneve kulturore të shqiptarëve në Ulqin me ministren e

Kulturës, Mirela Kumbaro – Furxhi, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, prof. Dr. Marenglen Spiro, dhe anëtari i kësaj akademie, prof. Dr. Emil Lafe, me nismën e të cilëve është realizuar takimi. i.k.


18 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

Kulturë

e enjte, 11 prill 2014

19 Javore KOHA

Shka “Besa” nga Trieshi shënoi 46 vjetorin e themelimit

Koncert me këngë dhe valle folklorike burimore

Shoqëria Kulturore-Artistike “Besa” nga Trieshi këtë fundjavë ka shënuar 46 vjetorin e ekzistencës së saj me një koncert me këngë dhe valle folklorike burimore. Krahas një programi të pasur kulturo-artistik kjo shoqatë ka shpalosur përpara audiencës një kronologji të verprimtarive të tyre shumëvjeçare të pjesmarrjes së tyre ndër vite nëpër

skena të ndyshme si në trevat shqiptare në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Evropë dhe Shba. Pjesmarrës në këtë përvjetorë të shoqatës ishin numër i konsiderueshëm i artdashësve të këngës dhe valleve folklorike burimore të interpretuara dhe performuara nga shka “Besa” e cila i dhuroi publikut çaste të këndshme argëtuese nën tingujt e instru-

menteve popullore si çiftelisë, lahutës, fyellit, sharkisë, tupanit,etj. Të ftuar të këtij koncerti kanë qenë disa anëtarë të Ansamblit Kombëtar të Këngës dhe Valleve Popullore në krye me koreografin mjeshtrin e madh Rexhep Çeliku dhe vallëtarën e shquar Lilana Cingu të cilët performuan me disa valle popullore përpara publikut malësorë. Koreo-

grafi i kësaj shoqëria dhe kontribuesi shumëvjeçar në këtë shoqëri, z. Shtjefën Ujkaj u shpreh për gazetën tonë se realizimi i veprimtarive kulturore dhe artistike përgjatë periudhës gati pesëdhjet vjeçare, nuk ka qenë e lehte dhe kanë qene sfida me mjaft mund dhe përkushtim. “Fal pasionit, vullnetit dhe sakrificës kemi vazhduar aktivite-

“ Pasioni dhe dashuria për ruajtjen dhe avancimin e folklorit ka dominuar gjithmonë tek ne duke sakrifikuar, në shumë raste edhe duke u vetëfinancuar me një qëllim të vetëm, ruajtjen dhe kultivimin e trashimisë sonë kultuore”

tin kulturor ku si qëllim kryesor kemi patur ruajtjen e trashëgimisë kulturore, kultivimi dhe stilizimi në disa shkallë sidomos kur janë në pyetje vallet qe si koreograf kam krijuar disa të tilla duke i stilizuar ato, por ka edhe nga ato të cilat kanë mbetur origjinale duke ruajtur fizionominë dhe origjinalitetin e tyre, mirëpo vallet në përgjithësi kanë pësuar një stilizim të shkallës së parë dhe të dytë, por natyrisht duke iu përmbajtur burimit si, kërcimit koreografik, pasazhit dhe sinkopës koreografike të Malësisë së Madhe dhe më gjërë”, theksoi Shtjefën Ujkaj, koreograf dhe anëtarë disavjeçarë i kësaj shoqërie. Ujkaj tha se edhe përkundër sfidave të vështira të kohës në mungesë edhe të mjeteve materiale, me durim, pasion dhe punë të palodhur arritën të përbushin të gjitha planet e parashikuara të pjesmarrjeve nëpër evenimente të shumta kulturore. “ Pasioni dhe dashuria për ruajtjen dhe avancimin e folklorit ka dominuar gjithmonë tek ne duke sakrifikuar, në shumë raste edhe duke u vetëfinancuar për të realizuar planet tona, por ka patur raste kur kemi patur edhe donatorë të ndryshëm si nga organet shtetërore, Ministria e Kulurës, Fondi për Pakica si dhe disa ndihma të tjera simbolike”, u shpreh Ujkaj. Ai tha se edhe në vijim tashmë duke u pozicionuar në postin e udhëheqësit artistik të shka Besa do të punoj me përkushtim dhe seriozitet duke punuar fuqishëm për të marr pjesë në festivalin e Gjirokastrës dhe nëpër disa turne rajonale dhe ndërkombëtare gjatë sezonit veror. Në fund të këtij koncerti Shtjefën Ujkaj i dorëzoi z. Rexhep Çeliku disa materiale të filmuara të veprimtarive të kësaj shoqate ndër vite duke thënë se koreografi Çeliku do t’i shfrytëzojë ato për koreografi dhe për repertorin e AKKVP-së. “Falendroj shumë organizatorët e shka

“Besa” për ftesën që na bën në këtë përvjetorë të 46-të veprimatrisë së tyre artistike. Këtë art që na e ka zili gjithë bota, shohim që e pasojnë edhe këtu në viset e Malësisë së Madhe dhe vazhdon brez pas brezi trashëgimia jonë kulturore. Këtu është një popull shumë mikëpritës dhe artëdashës, dhe për të disatën herë vi në Malësi dhe çdo herën ndjehem shumë krenar në mesin e malësorëve “, u shpreh për gazetën tonë koreografi nga Shqipëria Rexhep Çeliku. I pyetur se si vlerëson gjithë veprimtarinë artistike gati gjysëmshekullore të shka “Besa “ shikuar nga këndvështrimi i tij profesional si koreograf, Çeliku tha se veprat e kësaj shoqate janë për t’u përgëzuar sepse siç tha, koreografi i kësaj shoqate Shtjefën Ujkaj me plot pasion dhe mund kontribon në ruajtjen dhe avancimin e vlerave folklorike burimore të trevës së Malësisë në mënyrë që ato mos të humbasin origjinalitetin dhe vlerat e veta shekullore. Themelues të parë të shka “Besa” ishin Nua Dedivani dhe i ndjeri Gjokë Nikollë Lekoçaj së bashku me disa bashkëvendas trieshjan në vitin 1968 në Triesh të Malësisë me qëllim ruajtjen dhe kultivimit e trashëgimisë kulturore në vendlidje dhe në të gjithë Malësinë. Menjëherë pas themelimit kjo shoqëri arriti fitore me programe të larmishme dramaturgjike dhe folklorike ku mori pjesë për herë të parë në festivalin e dramës së ish-Jugosllavisë në vitin 1972 ku u vlerësua ndër grupet më të dalluara. Kjo shoqatë disa herë ka qenë fituese e vendit të parë dhe për shumë vite është shpërbëlyer me çmime nga më të ndyshmet si në pjesmarrjet në rrafshin kombëtar ashtu edhe në skenat ndërkombëtare. Qe dymbëdhjet vjet rradhazi shka “Besa” organizon dhe merr pjesë në manifestimin kulturo-zbavitës “Miss Bjeshka” që mbahet në bjeshkën e Toni Ujkaj Koritës.


20 e enjte, 11 prill 2014

Panoramë

Javore KOHA

Diellza: Do bëja foto nudo e do luaja në filma erotikë Bukuroshja shqiptare, Diellza Kolgeci, ka deklaruar së fundmi në emisionin “Prite të Gjelbrën” në Radio 21 se ajo do të bënte pa problem foto nudo nëse do të ishte artistike, teksa nuk ka mohuar se do të dëshironte të ketë rol në një film erotik. Diellza këto pohime i bëri në emisionin e mëngjesit në Radio 21, “Prite të Gjelbrën”, me nikoqir Robert Bojajn dhe Besart Galicën, ku ajo u përgjigj pa problem në pyetjet provokative. Ajo ka thënë se nuk do të kishte problem të bënte foto nudo, nëse është artistike. “Po (do bëja foto nudo), kur është artistike”, theksoi Diellza, duke shtuar se do të luante edhe në filma erotikë. Ajo ka thënë se princin nuk e pret në kali, por në një veturë “xhip”, teksa nuk e ka mohuar që është në lidhje dashurie.

Mario Dedivanaj, shqiptari që kujdeset për make-upin e Kim Kardashian Personi që kujdeset për look-un e Kim Kardashian është shqiptar. Mario Dedivanaj është artisti shqiptar, që kujdeset për make-upin e një prej personazheve më të njohura të shoubizit ndërkombëtar. Dedivanaj është me prejardhje shqiptare (nga Malësia) dhe shumë i kërkuar në SHBA, ku edhe vazhdon karrierën e tij prej shumë vitesh. Ai e filloi karrierën e tij në fushën e bukurisë në një moshë të re. Tani, pothuajse pas një dekade punë me modele, aktorë dhe artistë të tjerë, i kanë siguruar atij një vend në mesin e profesionistëve më të mirë në fushën e grimit. Përpos Kim Kardashian, klientë të Dedivanajt janë edhe Natasha Bedingfield, Adrienne Bailon, Lil’ Kim, Gisele dhe shumë personalitete të tjera të njohura. Puna e tij ka zënë vend në faqet e dhjetëra revistave, përfshirë revistat e njohura Glamour, Teen Vogue, Marie Claire dhe People.

Panoramë

e enjte, 11 prill 2014

21 Javore KOHA

Shqiptarja e “Gjermania kërkon një yll”, me video seksi

Anita Latifi ka lindur në Wuppertal të Gjermanisë, më 16 janar të vitit 1996 dhe tashmë ka mbushur 18 vjeç. Sapo ka mbaruar klasën e 13-të në kolegjin profesional, por ëndërr e saj është muzika dhe karriera muzikore. Ishte një nga favoritet kryesore të talentshou-t ”Gjermania kërkon një yll”, por për shkak të nervozizmit që ka treguar gjatë një paraqitjeje në skenë, ajo është përjashtuar nga spektakli. Sidoqoftë, Anitës i është dhënë një tjetër mundësi që të rikthehet në shou, me ndërhyrjen e publikut gjerman, që e ka kërkuar atë. E adhuron shumë Rihanën dhe mundohet ta kopjojë në çdo detaj, madje ka bërë edhe një tatuazh të ngjashme me të. Por, pas gjithë këtij talenti me potencial dhe vokal të madh, fshihet një “djall” i madh. Pikërisht me këtë konkurrente, mediat gjermane kanë filluar të merren shumë, pas daljes në publik të disa fotove nudo dhe një videoje erotike. Komente të shumta negative, sharje e ofendime janë lëshuar në adresë të këngëtares, e cila të shtunën e kaluar “fluturoi” nga gara. Pasi në fillim e mohoi një gjë të tillë, në një video-prononcim Anita e pranoi se videoja është e saj, por ajo nuk ka dashur që një gjë e tillë të dalë në publik, pasi është shumë private. Gjithsesi, këngëtarja e re e mori vëmendjen e publikut jo me talentin që ka si këngëtare, por me skandale.

Publikohet në anglisht kënga e Hersi Matmujës, rekord klikimesh Kënga e Hersi Matmujës, e përzgjedhur si kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, ka pushtuar rrjetet sociale pas publikimit të saj në versionin në anglisht. Kënga është publikuar të dielën në uebfaqen zyrtare të “Eurovisionit” dhe për një kohë mjaft të shurtër ajo ka “pushtuar” edhe rrjetet sociale. Është publikuar edhe videoja e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Në një skenë tjetër, ajo shihet tek shëtit me biçikletë nëpër rrugët e Tiranës. E në një tjetër, zbraz “zemërimin e një nate”, tek shkund flokët e shijon rifat e kitarës. E tillë është ngjarja që zhvillohet në videoklipin e këngës “One Night’s Anger”, me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet në garën më të madhe të këngës evropiane. Me titull origjinal “Zemërimi i një nate”, kjo këngë kishte dalë fituese e edicionit të 52-të të festivalit në Radiotelevizionin Shqiptar në dhjetor të vitit të kaluar. Komentet e para për videoklipin e versionit në anglisht të këngës me të cilën Shqipëria do të hyjë në garë me shtetet e tjera evropiane, kanë qenë të ndryshme.


22 e enjte, 11 prill 2014

Te k n o l o g j i

Fotografia e javës

Javore KOHA

Raportet më të reja mediale sugjerojnë se ora e mençur e Apple, iWatch do të vijë së bashku me iPhone 6 gjatë muajit shtator, njofton Economic Daily News nga Tajvani. Gazeta thotë se iWatch do të krijohet nga Quanta, kompania e cila thuhej se do ta prodhonte versionin e iPad me ekranin prej 12.9 inç. Apple iWatch do të mbështetet në procesorin e kompanisë Apple, ndërsa tani plani i kompanisë Apple është që të prodhojë 65 milionë njësi të iWatch, deri në fund të vitit 2014. Në orën e re të Apple thuhet se fitnesi do të ketë rol kyç, ngjashëm siç pritet të kenë edhe aplikacionet e reja të përfolura për Apple iOS 8. Raportohet se Apple iWatch do të vijë në dy madhësi të ndryshme të ekranit: njërin me diagonalen prej 1.3 inç, të dedikuar për femra dhe tjetrin me 1.7 inç për meshkuj. Të dy versionet do të pajisen me xhamin prej safiri.

Apple iWatch vjen në shtator, bashkë me iPhone 6?

Google përgatitet për lansimin e madh të Android TV

Google është duke bërë përpjekje të reja për lansimin e resiverit Android TV, i cili do të sjellë ndërfaqen e re dhe të lehtë për t’u përdorur, kontrollin me zë, njoftimet direkte tek përdoruesi, dhe jo vetëm kaq. Në një raport, The Verge e ka konfirmuar se Google është duke e ribrenduar Google TV nën ombrellën e Android. Platforma e re e televizionit të Google do të jetë konkurruese me ofertat ekzistuese si Roku, Apple TV dhe Amazon Fire TV. I mbështetur nga Android, resiveri i ri i Google besohet se do të vijë në formë të një resiveri me ndërfaqe moderne e cila do t’i përngjajë asaj të Apple TV. Në dokumentin e Google thuhet se përdoruesit do t’i duhen jo më shumë se tri klikime për të arritur nga faqja e parë e platformës tek përmbajtja e dëshiruar. Android TV është version i ri i Google TV me funksionet si VoIP, mbështetje për ekranin e ndjeshëm në prekje, NFC, si dhe kornizën e kërkimit për aplikacione dhe përmbajtje të palëve të jashtme. Google tashmë ka krijuar një partneritet me kompanitë si Hulu për krijimin e ofertës fillestare për Android TV, ndërsa në vijim do të sjellë edhe qasjen në ekranin e madh për shërbimet e saj më të famshme si YouTube dhe Hangouts.

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Besim hakramaj: Paris

e enjte, 11 prill 2014

23 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24 e enjte, 11 prill 2014

Mozaik

Mozaik

e enjte, 11 prill 2014

Javore KOHA

Me aktivitete të ndryshme

25 Javore KOHA

Promovohet projekti ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Përkujtohet kryengritja e Malësisë Projekti synon avancimim e Fillimisht për t’i nderuar dhe për t’u bërë homazh heronjëve malësor, dega e Malësisë e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi ka organizuar një shtegëtim për në Bratilë të Deçiqit së bashku me disa simpatizantë të saj. Për t’a nderuar këtë datë historike dhe këta martirë, edhe shoqata “Dedë Gjon Luli”, kishte organizuar dalje në Bratilë. Ata me flamujt kuq e zi kanë qëndruar për disa minuta tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve të rënë duke kënduar këngë patriotike maju krahu. Ndërkohë përfaqësuesi i degës së Malësisë i LD në MZ Prël Ujkaj gjatë fjalës së rastit përshëndeti të gjithë simpatizantët e kësaj partie duke thënë se kjo parti vite me radhë organizon shtegëtim për në Bratilë dhe shënon data historike. Pas aktivitetit të organizuar në malin e Bratilës, manifestimi për nder të kësaj date vazhdoi në Bardhaj të Hotit, tek shtepia e heroit kombëtar Ded Gjon Luli. Shoqata e cila e mban emrin e këtij heroi , kishte organizuar një manifestim kulturor me këngë dhe valle folkorike burimore. Kryesia e shoqatës në fjalë kishte ftuar që të bëhet pjesë e këtij shënimi edhe presidentin e Unionin Artistik të Kombit Shqiptar z. Azgan Haklaj i cili kishte zgjedhur pikërisht vendlindjen e Dedë Gjon Lulit të promovoj veprën e tij më të fundit , librin “Ashti i Kombit”. Të pranishëm në këtë manifestim ishin numër i konsiderueshëm i banorëve të Malësisë këndej dhe andej kufiri mes të cilëve edhe personalitete të jetës politike. Për librin folën Mark Dushaj dhe Ramiz Lushaj si dhe autori i librit Azgan Haklaj. Dushaj dhe Lushaj duke foluar për veprën “Ashti i Kombit” falenderuan autorin e librit Azgan Haklaj që zgjodhi shtëpinë e herojit kombëtar për të promovuar veprën e tij letrare në Malësi. Autori i veprës “Ashti i Kombit” duke u pyetur nga Koha Javore se pse ka zgjedhur pikërisht vendlindjen e Dedë Gjon Luli për të promovuar librin e tij më të ri, ai u shpreh “Pasi përfundova këtë libër mendova se çfarë mund t’i dhuroi demokracisë dhe kombit tim, dhe prej vitesh më ka munduar men-

Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 është përkujtuar edhe këtë vit në Malësi, me një sërë aktivitetesh të ndara

marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën ekologjike

Pëfaqësues të Komunës së Kelmendit dhe asaj të Tuzit para disa ditësh kanë promovuar projektin ndërkufitar ,“ Aksioni i përbashkët ekologjik për ruajtjen e lumit Cem dhe zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit ndërkufitar”. “Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i bashkëpunimit ndërkufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe promovimi i qëndrushmërisë së zhvillimit të përbashkët socio-ekonomik”, u shpreh kryetari i Komunës së Tuzit Fran Lulgjuraj. Ai theksoi se qëllimet specifike të projektit janë, ngritja e vetëdijës mbi nevojën e mbrojtjes së zonës nga erozioni dhe realizimi i strategjisë konkrete, si ruejtja ekologjike e lumit Cem, dhe përfshirja e të rinjëve si këndej ashtu edhe andej kufiri në aktivitete të përbashkëta drejt mbojtjes dhe

ruajtjes së ambientit jetësor si dhe përcjellja e dijes dhe përvojave evropiane për të gjithë të interesuarit. “Pushteti lokal, organizatat joqeveritare, institucionet arsimore dhe fëmijët nën moshën tetëmbëdhjet

vjeç kanë obligim që të përfshihen në kuadër të aktiviteteve që do të zgjasin për dy vite. Për këtë projekt do të sigurohen mjetet finaciare nga afro 240mijë euro nga Komisioni Evropian dhe mendoj se një gjë e tillë shkon në favor të dy komunave fqinje i cili avancon marredhëniet edhe ashtu të mira mes Malit të Zi dhe Shqipërisë e sidomos do të jap kontibut të madh në ruejtjen e pasurisë së madhe natyrore të lumit Cem, kanionin e të cilit shumë e krahasojnë me Koloradon”, përfundoi Lulgjuraj. Aplikues të projektit në fjalë kanë qenë dy komunat, e Tuzit dhe e Këlmendit dhe do të zgjas dy vite kurse realizimi i këtij projekti ka filluar nga 1 janari i vitit 2014-të dhe do të zgjas deri më 31 dhjetor 2015Toni Ujkaj të.

Të shtunën u mbajt Kuvendi i 6-të zgjedhor i Degës së LD në MZ në Krajë

Mr. Ismail Doda u zgjodh kryetar dimi se çfarë mund t’i dhuroj kullës së Ded Gjon Lulit dhe kështu vendosa t’i dhuroj librin “Ashti i Kombit” sepse heroi ynë Ded Gjon Luli ishte më i fortë se muri i kësaj kulle”, tha Haklaj. Libri është i ndarë në tre kapituj dhe në ballinën e tij ka tre figurat e shquara të kombit shiptar, Nënë Terezën, Skendërbeun dhe Ibrahim Rugovën kurse brenda kopertinave të tij përmban disa shkrime si aksionin politik, referendumin qytetaro-artistik, mendimin akademik e filozofik, këngën dhe vallën që

shpalosin karakterin e Kombin shqiptar, historinë e kombit shqiptar të disa shekujve, si dhe shumë shkrime të tjera tërheqëse për lexuesin dedikuar çështjes shqiptare ndër vite. Autori i librit gjatë promovimit të veprës së tij ju dhuroi disa libra të pranishmëve në këtë manifestim kulturor. Per nder të 103 vjetorit të kryengritjes së Malësisë edhe pronari i muzeut etnografik të Malësisë Shtjefën Ivezaj ka pritur vizitorë. Toni Ujkaj 

Ostros – Dega e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në Krajë ka mbajtur të shtunën Kuvendin e gjashtë zgjedhor. Sipas deklaratës për shtyp të shërbimit për informim të kësaj dege,

nga 70 anëtarë sa ishin ftuar, në kuvend morën pjesë 59. Delegatët e Kuvendit miratuan Raportin e punës katërvjeçare të Kryesisë së Degës dhe të kryetarit të saj. Kuvendarët vlerësuan lart veprim-

tarinë e degës dhe punën e udhëheqësisë së saj gjatë kësaj perudhe. Me 31 vota për, delegatët zgjodhën kryetar të ri të Degës së LD në MZ mr. Ismail Dodën. Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e Degës, e cila përbëhet nga 20 anëtarë. Kuvendi miratoi njëzëri përfundimet dhe tri rezoluta: e para ka të bëjë me jetën dhe punën e qytetarëve ku ushtron veprimtarinë Dega, e dyta për dukuritë negative të cilat po vazhdojnë të shfaqen në këtë trevë, dhe e treta për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historike e (Kohapress) shpirtërore.


26 e enjte, 11 prill 2014

Fejton

Fejton

e enjte, 11 prill 2014

Javore KOHA

27 Javore KOHA

Deri ne shekullin XIX, Greqia fliste shqip (I)

Perandoria me shqipen

Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë. Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Googel në zërin “Arvanitas” në kreun “histori” do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe)u shqiptarizuan. Sot, po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë, jeton një shumicë e « popullsisë autoktone greke». Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia !» Ku qëndron e vërteta? Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : « Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » (f84M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike. Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit... “ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe

Perandoria Bizantine në të vërtetë ka qenë perandori me shqipen si gjuhë të përditshme dhe siç kemi thënë, gjuha zyrtare e qeverisë, e kishës, e universiteteve dhe diplomacisë ka qënë greqishtja ose latinishtja qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f164A.K.) “…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.) “ - Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.) “...që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim...greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272273R.A.) « Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.) « Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe, nga sa na vërteton një marinar 100 vjeçar në televizion (f 538A.K.) Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim. Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë, por

shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët »(pa përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha në shk 21». Ajo që vihet re në shkrimet e tyre është, se nuk na jepen kurrë, fakte historike që do të vërtetonin të kundërtën. Të pohosh mbi «gjuhën mbizotëruese» të një vendi, sigurisht duhet të përcaktosh gjuhën që e flet shumica e popullit të atij vëndi. Pra të vërtetosh se në shekullin e 19, në shtetin Grek, popullsia arbërore përbënte shumicën e popullsisë. Siç dihet, shekulli i 19, është ditëlindja e shtetit me emrin Helladë (Greqi, më1830). Përpara kësaj date, kanë ekzistuar vilajetet e Perandorisë Osmane (1453-1821), dhe para pushtimit Osman, ka sunduar për një periudhe afro njëmijë vjeçare Perandoria Bizantine (viti 395-1453). Përpara saj, Gadishulli Ballkanik ka qënë pjesë e Perandorisë së stërmadhe Romake (146 pk-395 erës sonë), dhe më parë, njihet si shtet, Mbretëria e lavdishme Maqedonase, me në krye Aleksandrin e Madh (336-323 pk) që rrugëtoi në gjurmët e stërgjyshërve të vet deri në Indi. Kjo Perandori pellazge, qe zanafilla e një bashkimi të shumë mini mbretërive të jugut ballkanik, që luftonin me njëri tjetrin apo bashkonin armët, për pushtime kolonialiste jashtë Gadishullit, që në lashtësi kishte një emër shumë të nderuar : « Pellazgji» !

Duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të sotëm të shtetit grek, studiuesi A.Kola shprehet:«Duhet të kuptojnë, se tashmë nuk kemi nevojë për çertifikata të krishtera për të provuar vazhdimin e helenizmit (vazhdimësinë e popullsisë autoktone-shën im), kemi nevojë për disa çertifikata, që vetëm arvanitasit i

kanë tani për tani » (f 289A.K.) Kjo çertifikate që vetëm arvanitasit e kanë, është pikërisht « gjuha pellazgo-shqipe ». Duke qënë në udhëkryq të Europës dhe Azisë, Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe të Largët, duke patur një klimë të butë dhe kushte të favorshme

për jetesë, Gadishulli Ballkanik ishte një hapësirë, ku shumë popullsi të së njejtës etni apo edhe të huaj, janë ndeshur në luftra të përgjakshme. Shumë popuj të huaj kanë përshkruar Ballkanin, duke lënë gjurmë në popullsinë autoktone që gjetën në Gadishullin Ballkanik…. Por, si shpjegohet që në Greqinë e shekullit të 19, gjuha shqipe flitej nga shumica e popullsisë ? Piksëpari, kjo e ka burimin tek fakti që kjo popullsi, përbënte shumicën në trevat që sot formojnë shtetin helen dhe përreth. Historiani Arif Mati, nje nder figurat e shquara bashkohore te historise antike, mbas studimit të autorëve të lashtësisë, pohon: “Është e qartë se grekët me mbëritjen e tyre ishin tejet në minoritet në një vënd të populluar nga fise të shumta pellazge, me emra të ndryshëm, por që flasin të njejtën gjuhë”(f 60A.Mati.) Dëshmia e „ardhjes“ se grekëve dhe qënies si „një pakicë„ , megjithëse e dëshmuar nga vetë historianët e lashtësisë, anashkalohet dhe lihet në heshtje, në studimet e kohës së sotme si shqiptare, ashtu edhe ato greke dhe europiane. Një historian tjetër i madh i antikitetit grek, A.Jarde („Formimi i popullit grek“, Paris1923) shprehet se “ Pushtuesit (Dorianët) shumë të paktë në numër u përthithën nga vëndësit. Ata morën gjuhën e vëndësve. …”(f 93A.Mati.) Edhe në periudhat e mëvonshme, elementi mbizotërues, ka qënë gjithëmonë iliro-vllaho-maqedonas, etni të njejta, me gjuhë pellazgo-shqipen në përdorim. “...Perandoria Romake dhe pasardhesja e saj : Perandoria Bizantine në të vërtetë kanë qënë perandori me shqipen si gjuhë të përditshme dhe siç kemi thënë, gjuha zyrtare e qeverisë, e kishës, e universiteteve dhe diplomacisë ka qënë greqishtja ose latinishtja. Kjo gjëndje shoqërore, që është trashëguar e paprekur nga antikiteti përmes periudhes bizantine e osmane, ka nisur në të vërtetë të ndryshojë vetëm me zgjerimin e arsimit publik fillor nga patriarkati ekumenik në shekullin XVIII dhe kjo, vetëm për një pjesë të popullsisë se disa qyteteve të mëdha, si Kostandinopoli, Smirna, Selaniku. Pjesa tjetër e popullsive të qyteteve të tjera, si dhe popullsitë fshatare e ruajtën gjëndjen e tyre shoqërore pothuaj të paprekur deri në epokën bashkëkohëse të Luftës së Madhe të viteve1914-1918. (f271R.A.)


28 e enjte, 11 prill 2014

Mozaik

Javore KOHA

FDI organozoi protestë paqësore në Tuz

Të pakënaqur me pozitën e shqiptarëve Forumi Demokratik për Integrim me mbështetje të anëtarëve të LD në MZ degës së Malësisë kanë organizuar protestë paqësorë në Tuz në vendparikim e godinës së Komunës për të shprehur pakënaqësitë kundrejt siç kanë thënë situatës politike e diskriminuese e cila po zbatohet nga ana e pushtetit malazez ndaj Malësisë. Protesta kishte për qëllim ngritjen e zërit ndaj pakënaqësisë së shkaktuar nga veprimet e siç thanë të qëllimta të pushtetit që dëmtojnë pozitën e qytetarëve të Malësisë, kundërshtimin ndaj çdo marrëveshje që e copëton Malësinë dhe që Malësisë ia humb emrin, territorin, historinë dhe dinjitetin e saj, dhe për ndalimin e marrëveshjeve që në mënyrën më poshtëruese siç e

quajtën organizatorët, nënshkruhen në dëm të Malësisë dhe qytetarëve të saj si dhe për të kërkuar decentralizimin e pushtetit dhe zbatimin e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje lokale. Protestës iu bashkangjitën një numër i vogël i banorëve të Malësisë të cilët mbanin në duar flamurin kuq e Zi, flamurin e Kosovës dhe atë të Shba-ve si dhe slogane të shumta me shkrimin, Malësia Komunë, stop diskriminimit, bashkë t’i dalim zot Malësisë, duam drejtësi, mjaft me mashtrime, etj. Njëri nga anëtarët e FDI-së Besnik Gjonaj duke ju drejtuar tubuesve në protestë tha se zhvillimet e fundit politike në Mal të Zi i detyruan ata të ngrisin zërin për padrejtësi të shumta kundër popullatës së Malësisë dhe për vetqeverisjen lokale e cila siç tha vite me radhë iu mohohet. “Qe 24 vite në Parlamentin e Malit të Zi janë bërë kërkesa të ndyshme nga deputetë shqiptarë të cilët kanë kërkuar realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi të cilat qe të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhët. FDI edhe njëherë

rekomandon bojkotimin e institucioneve shtetërore deri në realizimin e kërkesave tona legjitime sepse e shohim si menyrë të vetme të realizimit të kërkesave tona ndonëse çdo mënyrë tjetër demokratike dështoi” u shpreh Gjonaj gjatë fjalës drejtuar protestuesve. Ai theksoi se FDI nuk kërkon asgjë ilegale por vetëm të drejtat themelore që u takojnë me kushtetutë dhe ligje duke thënë se fundi i vitit 2013-të krijoi vazhdimësinë e problemeve në vendin tonë ku Podgorica zyrtare siç tha vazhdon të luaj me fatin dhe territorin e Malësisë. “Kemi mbetur të papërfaqësuar, ata që qytetarët votuan morën postet qeveritare dhe harruan votuesit. FDI nuk do të lejoj që shqiptarët në Mal të Zi të përdorën si skllav dhe Komuna Urbane e Tuzit është dëshmi e gjallë e injorancës, mosmirënjohjes, keqtrajtimit dhe poshtërimit që bën politika e partisë në pushtet kundër shqiptarëve në këtë treve” theksoi ndër të tjera anëtari i FDI-së Besnik Gjonaj. Ai tha se kjo organizatë do t’i kundërshtoj deri në fund eksperimentet të cilat siç u shpreh cënojnë tërësinë territoriale të Malësisë. “Ne vazhdojmë ta konsiderojmë komunën si çelësin e problemeve tona, procesi i decentralizimit të pushtetit nuk ka arritur as nivelet minimale të kërkuara nga instrumentet juridike ndërkombëtare dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, dhe nëse ne nuk do ngrisim zërin kundër padrejtësive tona atëherë as të huajt nuk do të kujdesën për ne”, theksoi Gjonaj. I pyetur nga Koha Javore rreth ndikimit që do ketë protesta në realizimin e kërkesave të tyre, Gjonaj tha se protesta që është mënyrë demoratike duhet të jetë fituese duke thënë se nuk do të ndalen me kaq por paralajmëroi dhe protesta të tjera në vijim drejt instancave më të larta vendimmarrëse. “Ne do të organizojmë protesta me përmasa më të gjëra si para kryeministrisë, kuvendit, presidencës, etj, por kësaj radhe organizuam në Tuz pasi nga ky vend është firmosur iniciativa për kërkimin e procesimit të ligjeve të cilat Komunën e Malësisë e lënë në kuadër të kryeqytetit gjë të cilën ne e kundërshtojmë fuqishëm”, përfundoi Gjonaj. Protesta paqësore është përmbyllur me vëndosjen e disa ferrave në dyer të administratës lokale të Komunës Urbane të Tuzit nga anëtarë të FDI-së dhe nga grupi i çiklistëve “Shqiponjat”. Kjo është hera e dytë që kjo organizatë mban protestë në Tuz kundër regjimit aktual qeverisës. Toni Ujkaj

Mozaik

e enjte, 11 prill 2014

Diaspora shqiptare

29 Javore KOHA

Protesta në Uashington Uashington - Një numër shoqatash shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mblodhën të martën përpara Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët në Mal të Zi. Demonstrata u organizua me rastin e vizitës në Uashington të kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, përpara takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Nënpresidentin Joe Biden. Shqiptaro-amerikanët, pjesëmarrës në demonstratën në Uashington, përfaqësonin shoqata nga Nju Jorku, Detroiti dhe Çikagoja. Ata thanë se ishin mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë për të ngritur zërin kundër asaj që ata e quajnë politikë diskriminuese të qeverisë malazeze ndaj shqiptarëve. Protestuesit thanë se shqiptarët e Malit të Zi duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat sipas konventave të botës demokratike. Pashko Gjokaj, kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” në Detroit, tha se shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë të drejta të barabarta si të gjitha pakicat e tjera. Don Fran Kolaj, famullitar i Kishës së Shën

Palit në Detroit, thotë se shteti malazez, me gjithë se premton liritë nacionale, kur vjen puna te çështja e shqiptarëve, ai nuk i praktikon dhe nuk i realizon ato me kushtetutën e vet. Mark Gjonaj, anëtar i asamblesë së Nju Jorkut, është shqiptari i vetëm që përfaqëson komunitetin në një organ të rëndësishëm si asambleja e shtetit. “Zemra ime është plot kur shikoj kaq shumë shqiptarë nga të gjitha territoret shqiptare të mbledhur bashkë, nga Kosova, nga Shqipëria, nga Mali i Zi, nga Çamëria, për të diskutuar çështjet e trajtimit të shqiptarëve në Mal të Zi, nuk

ndjej veçse gëzim. Ky bashkim në vetvete dërgon një mesazh të fortë jo vetëm për qeverinë e Malit të Zi por për të gjithë udhëheqësit shqiptarë, se ne jemi këtu për ata, se do të jemi zëri për gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe në të gjitha territoret shqiptare”, tha Gjonaj. Disa prej pjesëmarrësve në tubim u bënë thirrje qeverive në Tirane dhe Prishtinë që të interesohen për rregullimin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi. Ata thonë se fakti që janë kaq shumë shqiptarë të Malit te Zi që jetojnë në emigracion provon se ata nuk gëzojnë të drejta në territoret e tyre.  (VOA)

Studentët shqiptarë organizuan në Plavë protestë gjithëpopullore

Kërkojnë të drejtat e mohuara Plavë – Dega e Unionit të Pavarur të Studentëve Shqiptarë në Mal të Zi për PlavëGuci, organizoi të martën në Plavë protestë gjithëpopullore, në të cilën kërkuan të drejtat të cilat, siç thanë ata, po u mohohen nga Qeveria aktuale e Malit të Zi. Disa dhjetëra studentë shqiptarë nga treva e Plavës dhe Gucisë, të cilët studiojnë në universitetet e ndryshme të Kosovës dhe në Fakultetin e Mësuesisë në Podgoricë, të mbështetur dhe të përkrahur nga disa dhjetëra qytetarë shqiptarë, me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe transparente e pankarta në duar, janë tubuar në afërsi të oborrit të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, prej nga parakaluan rrugës kryesore të Plavës deri te ndërtesa e Komunës së Plavës, për të shprehur në mënyrë publike mllefin për cenimin e të drejtave të tyre nga organet shtetërore.

Kryetari i UPSSH – Dega Plavë-Guci, Memë Sh. Balidemaj, student i Fakultetit të Sigurisë në Prishtinë, theksoi se kjo organizatë studentore, në koordinim me shoqatat shqiptare në SHBA, e kanë organizuar këtë protestë. “Jemi sot këtu, të mbledhur si asnjëherë më parë, për të protestuar për të drejtat tona, të cilat duhet t’i gëzojë çdo njeri në këtë botë, të drejta që po na mohohen nga Qeveria aktuale e Malit të Zi, në krye me kryeministrin Millo Gjukanoviq”, ka thënë ai Pasi që ka lexuar një listë me kërkesa, ai ka rikujtuar se shqiptarët kanë luajtur rol vendimtar në pavarësimin e Malit të Zi. “Duam që t’ia rikujtojmë edhe një herë Qeverisë së Malit të Zi se ne, shqiptarët, ishim faktorë vendimtarë për krijimin e shtetit të Malit të Zi të pavarur, mirëpo po

ashtu mund të jemi ai faktor i cili me mosdëgjueshmërinë do të ndikojmë në zvarritjen e integrimit të Malit të Zi në familjen e madhe të botës së lirë dhe demokratike”, ka thënë ai. Sipas Balidemajt, ata nuk do të ndalen me këtë protestë, por do të organizojnë protesta të njëpasnjëshme. Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike shqiptare që kur janë në pyetje interesat kombëtare, “t’i harrojnë interesat e ngushta partiake dhe të jemi gjithë si një të bashkuar dhe unikë si sot.” Protestën e studentëve shqiptarë të Plavës dhe Gucisë e mbështetën dhe e përkrahën degët në Plavë-Guci të dy subjekteve politike shqiptare, LD në MZ dhe UDSH, si dhe Organizata joqeveritare “Alpet Shqiptare”. Protesta kaloi në mënyrë të qetë dhe pa Sh. Hasangjekaj asnjë incident. 


30 e enjte, 11 prill 2014

Sport

Javore KOHA

Sport

e enjte, 11 prill 2014

31 Javore KOHA

Klubi i Kik Boksit “Albulena”, më i suksesshmi në Turneun ndërkombëtar “Budva Open 2014”

Shtatë medalje të arta

Nëntë garuesit e këtij klubi kanë fituar shtatë medalje të arta, tri medajle të argjendta dhe dy medalje të bronzta. Garuesi më i suksesshëm nga “Albulena” ka qenë Emir Dervishi, i cili në finale ka fituar ish kampionin e Evropës dhe botës nga Finlanda, në disiplinën full kontakt, kategoria -81kg.

Sukses i tre ish lojtarëve të KFV “Teuta”

Ulqinakët, kampionë të Shqipërisë Tre ish lojtarë të Klubit të Futbollit të Vogël “Teuta” nga Ulqini, Adi Alloviq, Semir Gurzakoviq dhe Gjovani Koçoviq, janë shpallur kampionë të Shqipërisë në minifutboll me klubin e tyre “Flamurtari” nga Vlora. Në ndeshjen finale, të luajtur ditë më parë në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, Flamurtari ka mundur

kampionët në fuqi, ekipin “Ali Demi” nga Tirana, me rezultatin 2-0. Heroi i takimit për kuqezinjtë ka qenë pikërisht njëri nga ulqinakët, Semir Gurzakoviq, i cili realizoi një dopietë personale, në minutat ‘13 dhe ’34, duke i dhënë në këtë mënyrë edhe trofeun skuadrës së drejtuar nga Mario Kalus.

Flamurtari është treguar më i saktë në lojë, teksa është mbrojtur mirë dhe i ka shfrytëzuar si duhet momentet e kundërsulmit, duke shënuar edhe dy gola. Edhe në ekipin e “Ali Demit” aktivizohen disa lojtarë nga Mali i Zi, si Zariq, Baroviq, Bajoviq dhe Vukçeviq. (Kohapress) 

Klubi i Kik Boksit “Albulena” ka qenë klubi më i suksesshëm në Turneun ndërkombëtar “Budva Open 2014”, i cili është mbajtur më 29 mars në Budvë. Nëntë garuesit e këtij klubi kanë fituar shtatë medalje të arta, tri medajle të argjendta dhe dy medalje të bronzta. Garuesi më i suksesshëm nga “Albulena” ka qenë Emir Dervishi, i cili në finale ka fituar ish kampionin e Evropës dhe botës nga Finlanda, në disiplinën full kontakt, kategoria -81kg. Medalje të arta kanë fituar edhe Marian Dukagjini, në kategorinë e juniorëve, disiplina lou kik, -86kg, Filip Gjako-

noviq po në kategorinë e juniorëve ka fituar dy medalje të arta, në disiplinën lou kik dhe kik lajt, Sherif Asanoviq për seniorë në disiplinën semi kontakt, -75kg, Lluka Glenxha për seniorë, disiplina lou kik, -81kg, dhe Petar Allagiq, disiplina semi kontakt, - 60kg. Medalje të argjendta kanë fituar Nemanja Gjuriq, në kategorinë e kadetëve, disiplina semi kontakt, - 65kg, Marian Dukagjini në disiplinën semi kontakt dhe Ardian Demiri në disiplinën lou kik, -75kg, kurse medalje të bronzta Nemanja Lekiq, pionier, - 45kg në semi kontakt dhe Emir Dervishi në disiplinën semi kontakt.

Lihari, e bronztë Sukses të madh në karate ka arritur edhe ish garuesja e Klubit të Karatesë “Albulena”, Azra Lihari, e cila tani garon për KK “Partizani” nga Tirana. Në Kampionatin Botëror të organizatës WSKU, të mbajtur në Prishtinë, Lihari ka fituar medaljen e bronztë. Në turne kanë marrë pjesë garues nga Mali i Zi, Bosna dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Finlanda. (Kohapress)


Konkurs

Konkuroni per fotografinĂŤ e javĂŤs


Koha Javore 611