Page 1

Kulturë

Javore KOHA

Brezi i të zhgënjyerve

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 3 prill 2014 Viti XIII / Numër 610 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

U nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim policor


2

e enjte, 3 prill 2014

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Përmbajtje

Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

e enjte, 3 prill 2014

3 Javore KOHA

Shka “Koha” nga Dinosha vlerësohet për veshjen kombëtare

Të dalin të bashkuara në zgjedhje fq 5

fq 17

F. Shkreli:

Lufta në Kosovë ishte në mbrojtje të vlerave njerëzore

Rëndësia e ngrënies së mengjesit fq 6

fq 18

Gj. Gjonlekaj:

Lori Hoxhallari, modelja shqiptare që zhvishet

Kosova dhe protesta para okb

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me

Përmbajtje

fq 8

fq 20

Letërkëmbime me vlera të veçanta

Soni ndez “Top Fest 11”

fq 10

fq 21

Ndrek Lulgjuraj fitues i ultramaratonës ndërkombëtare

Fama t’i hapë dyert pa trokitur fq 12

fq 24

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Ngjarje javore

e enjte, 3 prill 2014

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviq, u takua në Prishtinë me homologun e tij të Kosovës, Bajram Rexhepi

Ngjarje javore

e enjte, 3 prill 2014

KKSH do t’u rekomandojë partive shqiptare

Të dalin të bashkuara në zgjedhje

U nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim policor Prishtinë – Ministrat e Brendshëm të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, Rashko Konjeviq dhe Bajram Rexhepi, nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim policor ndërmjet dy vendeve, gjatë takimit të tyre të mërkurën e kaluar në Prishtinë. Ministri Konjeviq ka thënë se vizita e tij në Republikën e Kosovës ishte shumë produktive, duke potencuar se nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunim policor do të përparojë marrëdhëniet në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Edhe ministri Rexhepi theksoi se me Marrëveshjen për bashkëpunim policor do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të ndryshme. Të dy ministrat pohuan se në takim është biseduar edhe për procesin e demarkacionit të kufirit, në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Sipas tyre, në një të ardhme të afërt, në bazë të procedurave të rregullta, do të nënshkruhet edhe Marrëveshja e demarkacionit të kufirit. Gjatë këtij takimi, ministrat e të dyja vendeve kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen për rregullimin e regjimit të trafikut kufitar, Marrëveshjen për hapjen e pikë-kalimit kufitar KotllovëKuqishtë për trafikun rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve, Marrëveshjen për përcaktimin e pikë-kalimit kufitar rru-

Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do t’u rekomandojë partive shqiptare që në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato lokale apo parlamentare, të dalin të bashkuara, me qëllim të arritjes së rezultatit sa më të mirë. Ky është njëri prej përfundimeve të KKSH-së në mbledhjen e mbajtur të shtunën, që vjen pas miratimit të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve para pak ditësh në Kuvendin e Malit të Zi. gor ndërkombëtar Kullë-Savino Vodë, Protokollin për mbajtjen e takimeve të rregullta të policisë kufitare në të gjitha nivelet e menaxhimit, Protokollin për zbatimin e kontrollit kufitar të përbashkët dhe pagesën e shpenzimeve të krijuara në punë në kalimin kufitar të përbashkët Kotllovë-Kuqishtë si dhe Protokollin për formimin e patrullave të përbashkëta përgjatë kufirit të përbashkët shtetëror. Ministrat Konjeviq dhe Rexhepi kanë thënë se të gjitha këto marrëveshje kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian të dy shteteve.

Marrëveshja për bashkëpunim policor përfshin edhe çështjen për patrullime të përbashkëta në mes të dy policive. “Duke marrë parasysh numrin e madh të turistëve nga Kosova që pushojnë në Ulqin, në takim është rënë dakort edhe për angazhimin e policëve të Kosovës në këtë komunë gjatë sezonit turistik veror”, thuhet në deklaratën për media të MPB-së së Malit të Zi. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviq, është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku. (Kohapress) 

5 Javore KOHA

Ndërkohë KKSH ka paralajmëruar se do të dalë edhe me një qëndrim lidhur me miratimin e këtij ligji. Në këtë kuadër, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 25 maj të këtij viti, KKSH-ja do të mbajë shumë shpejt një mbledhje të posaçme lidhur me statusin e Komunës së Malësisë – Tuzit. Në mbledhjen e fundit, ky organizëm ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Statutin e KNSH-së.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

U miratua buxheti për vitin 2014 Ulqin – Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka miratuar në mbledhjen e së hënës buxhetin e kësaj komune për vitin 2014. Për buxhetin në shumë prej 7.72 milionë euro kanë votuar 17 këshilltarët e koalicionit qeverisës, të përbërë nga Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, LD në MZ dhe Mali i Zi Pozitiv. Pjesa më e madhe e buxhetit do të shkojë për shpenzimet operative, kurse 2.5 milionë euro për shpenzime kapitale. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir

Gjeka, ka thënë se planifikimi i buxhetit është bërë në baza reale dhe se do të sigurojë funksionimin normal të qeverisjes lokale. “Jemi përpjekur që buxheti të jetë i realizueshëm. Të ardhurat janë analizuar dhe janë krejtësisht reale, kështu që në këtë aspekt jam optimist se do të sigurojë stabilitet financiar dhe mundësi që të realizojmë edhe pjesën e tij kapitale, duke investuar në infrastrukturë”, ka thënë ai. Nga ana tjetër, këshilltarët e opozitës e kanë kritikuar buxhetin duke theksuar se ai është ambicioz dhe do të jetë shumë vështirë për ta realizuar. Buxheti ishte planifikuar fillimisht që të jetë 8.46 milionë euro, por pas sugjerimeve të Ministrisë së Financave, ai është zvogëluar në 7.72 milionë euro. Vitin e kaluar, buxheti i Komunës së Ulqinit është realizuar pak më shumë se 5 milionë euro. (Kohapress) 

Në bazë të ndryshimeve statutore, emërtimi i Këshillit në gjuhën shqipe në të ardhmen do të jetë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. Me ndryshimet e miratuara janë paraparë edhe dy organe të reja të KKSH-së: nënkryetari dhe Këshilli Drejtues, i cili përbëhet nga shtatë anëtarë. Gjithashtu, në vend të 12 trupave të përhershme të punës sa kanë ekzistuar deri tani, në të ardhmen do të ketë shtatë.  (Kohapress)

Të shtunën, Dita e Komunës së Ulqinit Dita e Komunës së Ulqinit, e shtuna e parë e muajit prill, do të kremtohet me një varg aktivitetesh që fillojnë nesër dhe do të zgjasin deri të dielën. Programi i manifestimeve do të nisë me konferencën e gjashtë shkencore ndërkombëtare, me temë “Modelet e harmonizimit të politikave fiskale të vendeve të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian”, e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, për të vazhduar me vizitën në Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena”. Po të premten, në galerinë e arteve të Qendrës Kulturore do të hapet ekspozita “Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetveten”, kurse në sallën e Qendrës Kulturore do të shfaqet komedia “Një dyzinë me trëndafila” nga Teatri “Migjeni” – Shkodër. Të shtunën, në sallën e Qendrës Kulturore do të mbahet Kuvendi solemn, kurse në Ranë programi i dedikuar për fëmijë e më pas programi për të rinj. Programi do të përfundojë të dielën me aktivitetet sportive.


6 Javore KOHA

Vështrime & Opinione

e enjte, 3 prill 2014

Vështrime & Opinione

e enjte, 3 prill 2014

Paralelizmat e paqëndrueshme

Lufta në Kosovë ishte në mbrojtje të vlerave njerëzore

Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara perëndimore u takuan në Hagë për për të biseduar mbi aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe si rrjedhim për të vendosur sanksione të tjera ndaj Rusisë si ndëshkim për këtë agresion, një shkelje kjo e të drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit territorial të Ukrainës

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Një prej ndëshkimeve që udhëheqësitë perëndimorë vendosën ndaj Rusisë ishte që të pezullohej antarësia e sajë në G-8. Arsyeja për këtë është se kur Moska u pranua si anëtare grupit të vendeve më të industrializuara në botë, ata ishin të mendimit se Rusia ndante të njëjtat vlera njerëzore dhe universale me grupin. Në një konferencë me gazetarët në Hagë në lidhje me paralelizmat -- që janë bërë nga propaganda ruse, midis ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë , Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama u përgjigj se, dy rastet janë krejtë të ndryshme nga njëra tjetra dhe se sipas tij, ‘’është një krahasim që nuk ka absolutisht asnjë kuptim”. Lufta për çlirimin e Kosovës ishte një luftë për të ndaluar agresionin dhe gjenocidin serb kundër popullësisë shqiptare në Kosovë. Ajo ishte një luftë në mbrojtje të vlerave njerëzore universale, të njohura ndërkombëtarisht dhe të pranuara me marrëveshje të nënshkruara nga të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë nuk u ndërmorën për të aneksuar ose për të grabitur territor. Ishte një luftë në mbrojtje të vlerave njerëzore. Ishte një ndërmarrje fisnike për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të popullësisë shqip-

tare nga trojet e veta mijë vjeçare. Kjo nuk ndodhi në Krime! Ka zero provë për ndonjë masë kundër rusëve etnikë atje, siç pretendon Putini. Asnjë provë nuk ka se rusët etnikë atje kërcënoheshin me barbarizmat me të cilat u për-

ballën shqiptarët e Kosovës. Të thuhet se kishte ngjashmëri midis Kosovës dhe Krimesë, është një propagandë përçmuese dhe poshtëruese, dhe është një fyerje ndaj mijëra viktimave shqiptare të masakruara nga forcat terrroriste ser-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

be të Millosheviqit, si dhe për familjet e tyre. Por, nëse sipas tovarishq Putinit, ekzistojnë paralelizma midis Kosovës 15 vjetë më parë dhe Krimesë sot, atëherë pse nuk e njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës? Jo vetëm që nuk e njeh,

7 Javore KOHA

por politika zyrtare dhe diplomatët rusë vazhdojnë ta kundërshtojnë ekzistencën e shteti të ri të Kosovës, të njohur tanimë nga diplomacia e më shumë se 100-vendeve të botës. 15-vjetë më parë – më 24 Mars, 1999

-- NATO filloi sulmet ajrore kundër forcave serbe dhe objektivave ushtarake të saj, në Kosovë dhe anë e mbanë Serbisë. Duke njoftuar fillimin e operacioneve ushtarake të NATO-s, Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton iu drejtua kombit amerikan me një fjalim nga Shtëpia e Bardhë duke shpjeguar arsyet e fillimit të bombardimeve, siç tha ai, “Kundër forcave të Serbisë që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne po veprojmë kështu për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm nga një ofensivë ushtarake në rritje e sipër”, ka thënë presidenti Klinton. “Po veprojmë për të parandaluar një luftë më të madhe dhe për të shuar një fuçi baruti mu në zemër të Europës, që dy herë më parë në këtë shekull, ka ndezur kontinentin me pasoja katastrofale. Deklaratave të Putinit dhe të zyrtarëve të tjerë rusë, se ekzistojnë paralelizma midis Krimesë dhe gjenocidit në Kosovë 15 vjetë më parë, u janë kundërvenë udhëheqësit dhe zyrtarët më të lartë amerikanë duke i hedhur poshtë ato krahasime. Andaj, në bazë të këtyre vlerave njerëzore, në emër të të cilave u çlirua Kosova, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, së bashku me autoritetet e Republikës së Kosovës, duhet që në këtë përvjetor të angazhohen dyfish dhe të bëjnë ç’mos që të përshpejtojnë përpjekjet serioze për antarësimin sa më shpejt të Republikës së Kosovës në NATO dhe në organizmat e tjera euro-atlantike, ashtuqë vlerat e përbashkëta universale – liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut – shkelja brutale e të cilave 15 vjetë të shkuara bindën Përendimin të mbronte Kosovën -- të avancohen dhe të çimentohen. Ashtuqë, edhe në Ballkanin Përendimor, më në fund, të krijohet një siguri euro-atlantike, e bazuar në këto vlera të përbashkëta njerëzore, për hir të një paqeje stabile dhe afatgjate në atë pjesë të Europës.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

e enjte, 3 prill 2014

Opinione & Vështrime

Opinione & Vështrime

Qasje (1)

Kosova dhe protesta para okb në New York 25-vjet më parë Për Koha Javore

Gjekë Gjonlekaj/New York

Një pjesë e dukshme e shqiptarëve të Amerikës e përjetuan rëndë tragjedinë e Kosovës në atë periudhë dhe me vonë. Mërgata antikomuniste e Shqipërisë ishte shumë aktive në lëvizjet e Kosovës për liri. Këta mërgimtarë dhe djemtë e vajzat e tyre u futën këmbë e kokë në lëvizjen e shqiptarëve të Amerikës për shpëtimin e Kosovës. Ata e kishin braktisur Shqipërinë për shkak të diktaturës. Disa nga këto familje e kishin pësuar rëndë nga regjimi. Famljarët e tyre ishin vrarë e burgosur në luftë kundër diktaturës staliniste të Shqipërisë. Natyrisht se ata kishin bërë përpjekje kundër regjimit komunist në atdhe, por edhe kundër pushtimit serb të Kosovës. Ishin familje fisnike nga trevat e ndryshme të Shqipërisë. Interesimi i tyre për Kosovën nuk kishte dallime krahinore ose fetare. Gazeta “The New York Times”, në fund të marsit 1989, shkruante çdo ditë për ngjarjet në Kosovë. Korrespondentët amerikanë jepnin shumë hollësi për ngjarje atje. Ato ditë mora një telefonat nga Halil Lita i Lumës, me të cilin kisha punuar e zhvilluar disa aktivitete në New York. Ky dhe familjaret e tij kishin marrë pjesë në të gjitha demonstratat dhe protestat e shqiptarëve të Amerikës për lirinë e Kosovës. Kjo familje zëmadhe e Lumës vazhdoi traditën e të parëve në mbrojtje të çeshtjes shqiptare. Halil Lita më tha në telefon se duhet të bëjmë një protestë të gjatë para Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kur tha të gjatë, e pyeta: “Sa të gjatë”? Ai u përgjegj: “Duhet të qendrojmë para Organizatës Botërore 15 ditë e netë. Prania jonë atje prej dy javësh pa ndërpreje do t’u bjerë në sy diplomatëve të OKB-es dhe qytetarëve amerikanë”. Ishin këto ditët e fundit të

atij marsi tragjik që paralajmëronte edhe shumë ditë tjera tragjike për Kosovën tonë të dashur. Diaspora e Lumës është shumë e madhe, bile në Evropë, kryesisht në Bruksel, është mbase më e madhe se në Shtetet e Bashkluara. Ata janë kryelartë për qendresën e tyre antiosmane dhe antiserbe. Ata ishin kryelartë për trimat e tyre të përmendur të Lumës, sidomos per Muharem Bajraktarin. Halili kërkoi takim me disa bashktadhetarë shqiptarë të këtij qyteti dhe ramë dakord që protesata jonë të fillonte më 1 prill. Ai siguroi lejen nga autoritetet e sigurimit të qytetit dhe protesata jonë do të mbahej në Parkun Ralph Bunche në Avenuen e Parë, pranë hyrjes kryesore të Organizatës

së Kombeve të Bashkuara. Në Parkun e këtij nobelisti të famshëm amerikan, i cili ishte nderuar me tituj më të lart kombëtar nga President John F.Kennedy, vendosëm flamujt tonë kombëtar e parulla në gjuhën shqipe, por edhe më shumë në gjuhën anglisht për diplomatët e Kombeve të Bashkuara. Pranë hyrjes kryesore, dy protestues shpërndanin pamflete dhe trakte për ngjarjet tragjike të Kosovës ato ditë, bile edhe kopje të shkrimeve, botuar në gazetat e mëdha amerikane, siç ishin ato të gazetës “The New York Times”. Shtypi amerikan kishte botuar edhe fotografi të ndërhyrjeve brutale të policisë jugosllave kundër demonstruesve në Kosovë. Ato ditë binte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shumë shi dhe bënte ftohtë në New York. Shiu dhe erërat e Lumit (East River) e bënin qendresën tonë atje edhe më të vështirë. Mbanim zjarrin ndezur në fuçi hekuri. Kohë pas kohe dashamirët tanë sillnin dru për të bërë zjarr. Por tymi që ngrihej nga druri i lagur shqetësonte qytetarët, që banonin në pallatet përreth dhe, kohë pas kohe, ata njoftonin zjarrëfiksit dhe policinë për rreziqet e mundshme. Natyrisht se autoritetet përkatëse vinin menjëherë për të inspektuar parkun ku ne protestonim. Shumë herë e shuanin zjarrin, bile kërcënonin se do të merrnin masa kundër nesh. Ata kishin kërkuar anulimin e lejes sonë, pavarësisht se tymi i zjarrit tonë nuk ishte i rrezikshëm dhe nuk kishte shkaktuar asnjë

problem. Qendresa jonë prej dy javësh, në një mot të rënduar ishte e vështirë, bile dy prej protestuesve pësuan rëndë nga të ftohtit. Ky park i famshëm ishte i njohur për protesta të vazhdueshme. Shumë amerikanë dhe të huaj ndaleshin dhe bisedonin me ne në lidhje me problemet e Kosovës. Ata kishin mësuar për këtë vend nga shkrimet e shtypit amerikan, sidomos gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981. Prijësi i kësaj protesete, Halil Lita, ishte, përveç tjerash, edhe antikomunist i dalluar. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara pëlqenin shumë demonstratat dhe protestat antikomuniste, sepse ishte periudha e Luftës së Ftohtë. Amerikanët kishin alergji ndaj

e enjte, 3 prill 2014

9 Javore KOHA

Shtetet e Bashkuara, e veçanërisht shtypi amerikan, kanë qenë shumë të kujdesshëm për zhvillimet në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar. Në kohën e krizave të mëdha shkuan në Kosovë disa korrespondentë amerikanë. Ata ishin të pranishëm në Kosovë gjatë demonstratave në pranverën e vitit 1981 dhe në fillim të pranverës së vitit 1989. Gazetarët amerikanë njoftonin gjërësisht për heqjen e autonomisë, që ishte garantuar në Kushtetutën jugosllave të vitit 1974. Më 28 mars 1989 gazeta “The New York Times” shkruante se në Kosovë, për një ditë, ishin vrarë 21 veta. Korrespondenti John Tagliabue njoftonte nga Peja për këtë masakër. Perveç publikut amerikan, këto shkrime nxisnin aktivitetet e shqiptarëve të Amerikës në mbrojtje të Kosovës. Edhe kanalet radio-televizive amerikane njoftonin gjërësisht për aktet brutale antishqiptare të Sllobodan Millosheviqit dhe politikës jugosllave. flamujve me yll e çekan. Demonstruesit e grupimeve nacionaliste antikomuniste nuk lejonin kurrë përdorimin e flamurit me yll. Por ndonjë kalimtar mund të ishte edhe arrogant. Një taksist greko-amerikan, ndërsa po kalonte aty pranë me automobilin e tij, lëshoi një breshër sharjesh e fyerjesh kundër shqiptarëve dhe flamurit tonë. Por dy protestues, ashtu të raskapitur, u vërsulën kundër tij. Kur e pa rrezikun që i po kanosej, iku me shpejtësi, por u ndalua detyrimisht në dritën e kuqe të trafikut dhe dy protestuesit e nxorën prej veturës dhe e rrahën me grushta e shkelma deri në momentin që kërkoi falje. Në parkun Ralph Bunche kishin protestuar shumë grupe etnike të New Yorkut.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 3 prill 2014

Kulturë

e enjte, 3 prill 2014

11 Javore KOHA

At Gjergj Fishta dhe tetë letra nga korrespodenca Át Gjergj Fishta zhvilloi nji korrispondencë të dendun me bashkëkohës të tij, me bashkëvëllazen të tij freten, prifta shekullar, albanolog, shkrimtar e poet, balkanolog e njerëz të artit dhe të kulturës shqiptare e asaj europiane At Viktor Demaj

Jemi mesue me shijue veprat e shkrimtarve simbas shkrimeve të tyne, tue lexue krijimtarinë hyjm në kantakt të drejtëperdrejtë me botën dhe me shpirtin e tyne krijues. Nji mënyrë për me studiue nji personalitet asht edhe letërkëmbimi i tij me njerëz të shquem të brezit të tij. Në letërkëmbim, ose siç thirret korrispondencë del në pah, vëhet në dukje, jo aq shumë krijimtaria e shkrimtarit por shumë herë bota e brendshme, ndiestitë e zemrës, fisnikëria e naltë e shpirtit. Në letërkëmbimi në të shumtën e rasave nuk ka vend çensura, flet shpirti i lirë jo i ndrydhun prej publikut admirues apo kritikues. Prandej korrispondenca asht nji element përbas, themelor për kritikën letrare dhe historinë e letersisë per me njoftë botën komplekse të shkrimtarit dhe krijimtarinë e tij. Në korrispondencë zbulohen të fshehta rreth ideve dhe shkrimit të vepravet, çështjevet shoqnore e politike e historike të vendit, kuptojmë gjendjen shpirtnore dhe morale të shkrimtarit, atë çka zemra e tij mendon e shmendon në atë periudhë të caktueme të jetës së tij. Kështu edhe Poeti ynë françeskan e kombëtar Át Gjergj Fishta zhvilloi nji korrispondencë të dendun me bashkëkohës të tij, me bashkëvëllazen të tij freten, prifta shekullar, albanolog, shkrimtar e poet, balkanolog e njerëz të artit dhe të kulturës shqiptare e asaj europiane. Në ketë përvjetor të vdekjes së tij duem të sjellim para lexuesit disa letra të Át Gjergj Fishtës përkthye në shqip. Letrat Át Fishta ia ka dergue Át Pal Dodaj, nji tjeter françeskan që poeti kishte shumë konsideratë për të. Át Pal Dodaj asht pak i njoftun për publikun shqiptar, por në të vertetë shumë asht marrë me studime gjuhësore, historike, etj. Disa nga këto shkrime janë botue në revistën Hylli i Dritës. Át Pal Dodaj si diplomat e njeri i zoti sa u zgjodh Provincial i dha nji formë

krejt tjeter Provincës Françeskane Shqiptare, sa që simbas Át Benedikt Demes që shkruen rreth vitit 1942 ende sot ecim simbas projekteve dhe ideve të Át Pal Dodaj. Át Gjergj Fishta ndiente nji respekt të veçantë për të, dhe ishte njeriu ku Poeti i besohej, i shprehte lirshëm idetë dhe medimet, gjithçka që ndodhte në jetën e tij të brendshme dhe përrreth tij. Duket sikur ishte nji At shpirtnor për Poetin. Át Pal Dodajt Poeti i pat shkrue ma se 200 letra. Në ketë letërkëmbim të tyne ne shohim dhe mund të gjejmë të dhana për subjektet e veprave të Fishtës, mbi formimin e tij si shkrimtar, prozator, mbi zhgënjimin e tij rreth pavarësisë së Shqipnisë, zhvillimevet politike, etj. Në ketë korrispondencë spikat shpirti i Át Gjergj Fishtës në të gjitha ndiesitë, përjetimet, gjendja shpirtnore, vetmia, humori dhe sidomos dashnia e madhe për Shqipninë. Shumë herë na shfaqet euforik, emotiv, kritikues, dishmitar i Shqipnisë që ishte në prag të pamvarësisë së saj. Në letërkëmbimin del në pah edhe zhgënjmi i tij, mosmarrveshjet në lidhje me alfabetin, mbylljen e Hyllit të Dritës, pakënaqësitë e tij per disa pseudoshqiptar që ndrrojshin fytyrë e identitet për interesa personale. Nji pjesë e këtyne letrave janë përkthye me nji mjeshtërir të veçantë nga Dr. Persilda Asllani me redaktues Dr. Aurel Plasarin në veprën: Fishta Estetikë dhe Kritikë, Hylli I Dritës, Tiranë 1999. Letra 1 Këtu Poeti na përcjell dëshirën e tij për me u marrë me studimin e Dramatikes, ku ndër të tjera thotë se ka lexue Shakespeare dhe komeditë e Molierit. Po ashtu flet edhe për aksiomën e tij që ka përdorë në satirë, si dhe për punimin e parë të tij në prozë: Kombësia e kleri Katolik.

Letërkëmbime me vlera të veçanta

kem shkrue ketë letër, do të ulem në shtrat, sepse po me vjen si nji dobësim në zemër. Çka do të bante Pali im, atëherë kur nuk do te ishte në jetë Gjergji, që herë pas here i shkruen fjalë miqësie?” Letra 3 Në ketë letër Át Gjergj Fishta i difton mikut të tij rreth shkrimit të dramës Shën Françesku i Asizit, ku i thotë se e ka mbarue së shkruemi për 12 dit, nuk harron me ba edhe nji krahasim me poetin italian Metastasio.

Shkodër, 5-II-1908 E kam marrë gjysëletren tande… Drama asht duertrokit mjaft. Duertrokitjet e qytetarve tonë, asht e vertetë, nuk janë të tilla sa me i rritin mendjen nji autori, sepse këtu, me perjashtim të disa të jashtëm e të ndonji shqiptari, si Zurani, nuk e kanë idenë e artit komik: do të duertrokitshin çdo lojë ma shumë se nji komedi të Molierit apo të Goldonit… Në komedinë teme jam kujdes të sjell të vlefshmen me të kënaqshmen, simbas aksiomës: Ridendo castigat mores, e më duket se kam arrit me sukses. Due me ju kushtue me kujdes të madh studimit të dramatikës, për me pa se a mund të arrij në ndnji përfundim. Kam lexue shumë

prej veprave të Shakespeare e të gjitha komeditë e Moliére. Kam nda dhe due të botoj disa shkrime serioze, d.m.th. odi dhe poema dramatike. Tash po shkruej Vrasjen e Shën Gjonit në formë dramatike e me ndjenja krejt demokratike e republikane. Po të dergoj kopjen e parë të punimit tem në prozë: Komsija e kleri Katolik. Për pjesën e III të Lahutës ende nuk kam mujt të projektoj përvijimin. Nuk due me u përshpejtue sepse dëshiroj të baj nji punë sikurse duhet të bahet. Për me krye Iliaden, janë dasht shumë shekuj: për me shkrue Lahutën të kalojnë të pakten do vjet… E ti kur vjen në Shkodër për me më takue,

i yti Gjergji Letra 2 Në ketë letër Poeti flet për fillimet e sëmundjes së tij të zemrës, që mesa duket do ta shoqnoj deri në dekë. 2 korrik 1909 “Shetitja në Nenshat për mue ka kenë e dhimbshme, sepse prej asaj dite e në vijim kanë fillue të duken në mue shejat e para të smundjes së zemres. Për disa ditë nuk kam mujt me ndej në kambë, prej shpërqëndrimit të madh, e që dje, mbas nji përmisimi dy ditor, jam ndie prap keq, në menyrë që sa të

Shkoder 10 nanduer 1909 “Si kundërpërgjigje artit oratorik, miku em, po të them diçka mbi poetiken. Por para se të filloj me folë, larg prej meje ves i mallkuem i krenarisë!!! – Drama mbi Shën Françeskun ka vu dy gisht pluhën mbisyprinë, sepse u mbarue me kohë nga i nënshkruemi i përvujtë, që ka nderit të merret në konsideratë prej teje. I dashtun – hapi mirë veshët! – në 12-XII dit, po, po në 12-XII dit kam shkrue 1200 po them njimij e dyqind rreshta njimbëdhetërrokshe e shtatërrokshe con me disa arje, e të gjithë rreshtat janë të bashkëngjitun mes tyne. Drama asht shkrue mbi foggia si ajo e Metastasio. Kështu pra, i dashtun, si mesatare njiqind rreshta në ditë. Ditën e fundit në tre orë e gjysë paradite kam shkrue 154 rreshta; isha i lodhun aq shumë sa që për dy dit kam pasë nji dhimbje të fort koke. Metastasio ka kompozue në 18 dit nji melodram me rreth 1500 rreshta. Unë kam pasë në kujdesë gjuhën shqipe, koret, meditimet, Meshët konventuale, Shkollën, shqetësimet e të afërmve, etj. etj., dhe mund të them se kam vendos nji “rekord” në poezinë tonë. Larg prej këtu ves i mallkuem krenarie!!!” .


12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 3 prill 2014

Kulturë

e enjte, 3 prill 2014

13 Javore KOHA

Portrete të harruara

Kosta Çekrezi - Nga brezi i të zhgënjyerve Shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë jashtë, të djathë a të majtë, dënuar me mërgim të përjetshëm, edhe Çekrezi u la në hije ose nuk u përfill nga qeveria e Shqipërisë së pas-luftës – Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi vdiq në Arlington, Virginia, pranë Washingtonit, më 10 janar 1959, në moshën 67-vjeçare Vetëm 23 vjeç, Kosta u bë redaktor i gazetës Dielli në Boston dhe kryeredaktor i saj nga 1915 – 1919; gjatë kësaj kohe studioi për histori, ekonomi, administratë publike, dhe gjuhë angleze në Universitetin Harvard, Boston; dha leksione për histori në Universitetin Kolumbia, Nju Jork, ku shkroi edhe monografinë Albania Past and Present

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi/ Uashington

Më 31 mars 1892 - Në Ziçisht, Korçë, lindi Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi, diplomat, historian, publicist, politikan, atdhetar. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai ishte nxënës i shkëlqyer dhe për këtë arsye fitoi një bursë nga qeveria osmane për të studiuar në fakultetin juridik në Selanik.Pasi Shqipëria u shpall e pavarur, më 1912 deri në vitin 1914, Çekrezi punoi në Vlorë si sekretar Gjykate, pastaj si përkthyes i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit pranë qeverisë së Ismail Qemalit dhe në administratën e Princ Vidit. Kur shpërtheu lufta e Parë Botërore, Çekrezi emigroi në SHBA. Vetëm 23 vjeç, Kosta u bë redaktor i gazetës Dielli në Boston dhe kryeredaktor i saj nga 1915 – 1919; gjatë kësaj kohe studioi për histori, ekonomi, administratë publike, dhe gjuhë angleze në Universitetin Harvard, Boston; dha leksione për histori në Universitetin Kolumbia, Nju Jork, ku shkroi edhe monografinë Albania Past and Present, cilësuar si libri i parë mbi shqiptarët nga shqiptarët, në anglisht. Sipas Robert Elsie-t, Çekrezi u kthye për pak kohë në Shqipëri në vitin 1920 për të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes. Në vitet 1920 - 1922, u caktua përfaqësues i Shq-

ipërisë në Uashington. Përsëri u kthye në Shqipëri, ku punoi si këshilltar në qeveri, ndërsa mori pjesë aktive dhe si organizator në kryengritjen anti-zogiste të Fierit, 1935, e cila u shtyp – dhe Kosta u dënua me vdekje në mungesë; Çekrezi ishte hedhur në Francë, “ku u mbajt për ca kohë në kampin e përqendrimit “Vernet de l’Aiege”. Këtu, u njoh me vullnetarët shqiptarë të Luftës së Spanjës, Skënder

Luarasin, Mehmet Shehun, Hulusi Spahiun, me të cilët nuk pat marrëdhënie të mira, për shkak të ideologjizmit ekstrem marksist të tyre. Këta, sipas Çekrezit, “e shkonin kohën me studime të thella të filozofisë marksisteenglesiane, për të qenë gati t’i aplikonin në sovjetizimin e Shqipërisë” (Luan Malltezi, Balkanweb, 2013). Më 27 tetor të vitit 1941, Çekrezi i nis për në Amerikë; dhe më 28 dhjetor

1941, së bashku me Tajar Zavalanin, formon në Boston organizatën Shqipëria e Lirë, dhe gazetën Liria si organ të saj. Çekrezi kishte një urrejtje të madhe ndaj Zogut dhe qëllimi i krijimit të organizatës duket se ishte për t’iu kundërvënë njohjes së mundshme të qeverisë së Zogut në mergim, nga ana e vendeve aleate. Kjo kuptohet edhe nga një letër e Nolit dërguar Zavalanit në Londër më 1942, ku i

kërkonte të mos pengonte përpjekjet e mbretit Zogut për njohjen e një qeverie në mërgim, sepse çështja lidhej me përcaktimin e fatit të Shqipërisë së pas-luftës dhe jo me formën qeverisëse. Në gjysmën e dytë të viteve 1940, Çekrezi u përpoq për afrimin e qeverisë së Tiranës me Uashingtonin dhe me vende të tjera perëndimore, por pa sukses. Ndërsa me gazetën e tij Liria në

Boston, ai u ofronte shqiptarëve të Amerikës një pamje të çelët, optimiste rreth zhvillimeve në Shqipëri në vitet e para nën komunizëm: “Me fjalët e tua, ti më akuzon, se ato që shkruhen në gazetën LIRIA, nuk i përgjigjen realitetit të Shqipërisë. Mirpo, o Qaskë, realiteti ësht ashtu siç e shikon njeriu nga pikëpamje e tij”, i shkruante Çekrezi, më 1945, një miku të tij që e kritikonte rreth qëndrimit të gazetës. Megjithatë, si shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë jashtë, të djathë a të majtë, dënuar me mërgim të përjetshëm, edhe Çekrezi u la në hije ose nuk u përfill nga qeveria e Shqipërisë së pas-luftës – Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi vdiq në Arlington, Virginia, pranë Washingtonit, më 10 janar 1959, në moshën 67-vjeçare. Gazeta Liria në Boston vazhdoi të botohej deri në fund të viteve 1980 - nga Dhimitër Trebicka - në të njëjtën frymë.


14 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 3 prill 2014

Kulturë

e enjte, 3 prill 2014

15 Javore KOHA

Intervistë me këngëtarin Ervin Bushati

Fama t’i hapë dyert pa trokitur Mendoj që kam dhënë shumë nga arti që di të bëj, por kam akoma shumë për të bërë e për të kënaqur publikun, ku falë tij jam ky që jam.

Koha javore: Z. Bushati, keni vite që merreni me muzikë. Sa jeni i kënaqur me suksesin që keni arritur deri tani? E. Bushati: Kam shumë vite që merrem me muzikë dhe të them të drejtën që ndjehem i realizuar. Por, nuk do të thotë që nuk kam për t’i dhënë skenës dhe publikut. Koha javore: Çfarë mendoni se i keni sjellë muzikës shqiptare? E. Bushati: Në muzikën shqiptare mendoj se kam sjellë hite dhe albume të cilat kanë ngelur e do mbahen mend gjatë. Besoj dhe për stilin “made in Ervin”… Ha-ha-ha.

me një zgjim me përtesë, çoj dy djemtë e mi në shkollë dhe shkoj në punë, ku kam kohë që punoj tek pjesa kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes. Pastaj takime gjatë ditës pa fund…

Koha javore: Gjatë gjithë këtyre viteve karrierë, për çfarë ju ka ndihmuar më së shumti fama? E. Bushati: Fama ka gjëra pozitive. Pse jo, të hap çdo derë edhe pa trokitur, ndjen që ke bërë diçka, ke krijuar respekt nga ekrani.

Koha javore: Krahas gjithë angazhimeve tuaja te shumta, sa gjeni kohë për të kaluar me familjen tuaj? E. Bushati: Edhe pse me shumë angazhime brenda dhe jashtë Shqipërisë, kur kam mundësi, gjej kohë edhe për familjen time. Jam shumë i lidhur me dy djemtë e mi, Anteon e Bjornin, që janë kuptimi i jetës time.

Koha javore: A mendoni se i keni arritur të gjitha ato që keni dashur me punën tuaj si këngëtar? E. Bushati: Mendoj që kam dhënë shumë nga arti që di të bëj, por kam akoma shumë për të bërë e për të kënaqur publikun, ku falë tij jam ky që jam.

Koha javore: Planet tuaja më të afërta sa i përket muzikës? E. Bushati: Do të marr pjesë në javën e tretë të festivalit më të ri, që quhet “Kënga ime”, i cili zhvillohet në teatrin e TV “Klan”. Do të marr pjesë me një këngë qytetare të re dhe një të traditës. Gjate fillimit te verës do të nxjerr edhe klipin tim të ri e ndërkohë që një këngëtare e re, emrin e së cilës nuk do ta them derisa të realizohet, më ka ftuar për një bashkëpunim, ku do të dalë edhe video klipi.

Koha javore: Më shumë performoni brenda apo jashtë Shqipërisë? Cili është dallimi kur këndoni jashtë? E. Bushati: Absolutisht që në Shqipëri... e deri në Amerikën e largët. Dallimi jashtë Shqipërisë është që në dia-

Një këngëtar e bën të suksesshëm talenti, zgjuarsia dhe mënyra se si e sheh këngën dhe si depërton te publiku. Pse jo, stili dhe look-u.

sporë duket sikur përveç këngëve që interpreton, i çon edhe një copë tokë. Shqipëria në mënyrë figurative përzien muzikën bashkë me mallin... Ndjehem mirë.

Koha javore: Sipas jush, çka e bën të suksesshëm një këngëtar? E. Bushati: Talenti, zgjuarsia dhe mënyra se si e sheh këngën dhe si depërton te publiku. Pse jo, stili dhe

look-u.

vokali dhe siguria që kam në vetvete.

Koha javore: Pika juaj më e fortë është? E. Bushati: Pika ime më e fortë është

Koha javore: Si fillon një ditë për Ervinin? E. Bushati: Një ditë e zakonshme fillon

Koha javore: Kur do të mund t’Ju presim në Mal të Zi? E. Bushati: Në Mal të Zi do të jem i pranishëm gjatë muajve të nxehtë të verës. Më pëlqen shumë Mali i Zi dhe vij shumë shpesh. Bisedoi: Dijana Gj. Dukaj 


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 3 prill 2014

Doli nga shtypi numri 17 i revistës “Lemba”

Evropë”, Dr. Nebi Dervishit “Dëshmitë e Rekës shqiptare sipas regjistrimeve nëpër shekuj” dhe Hajrudin S. Mujës “Tahir Pashë Kranjani”. Në rubrikën “Pikëpamje”, me vështrimet e tyre janë prezantuar: Irida Xheneti “Rilindja e gjeopolitikës”, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi “E ardhmja politike e shqiptarëve në vështrimin juridikondërkombëtar”, Edval Zoto “Shqipëria dhe përcaktime gjeopolitike”, Alfred Çako “Rishkrimi i historisë dhe orientimi i shqiptarëve”, Dr. Dritan Egro “Ribërja politike e Ballkanit dhe nacionalizmi shqiptar”, Xhelal Zejneli “Ballkani dhe kundërthëniet e Fuqive të Mëdha rreth tij” dhe Enis Sulstarova “Kombi dhe bashkimi kombëtar i shqiptarëve”. Në këtë numër të revistës janë botuar esetë “Kulti i udhëheqësit dhe turma” nga dr. Përparim Kabo, “Lideri opinionist midis medias dhe politikës” nga Mira

e enjte, 3 prill 2014

17 Javore KOHA

Përfundoi festivali i këngës dhe valles popullore Flakadani i Karadakut

Shka “Koha” nga Dinosha vlerësohet për veshjen kombëtare më të vjetër

Çështja shqiptare në fokus Para disa ditësh doli nga shtypi numri më i ri (17) i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”, që botohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Në këtë numër janë botuar artikuj dhe studime, pjesën qendrore të të cilëve e përbëjnë ato që në fokus kanë çështjen shqiptare në dritën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në rubrikën “Studime, artikuj” janë botuar studimet e akademikut Esat Stavileci “Shqipëria, 100 vjet të shtetit shqiptar – aspekte historike dhe politike”, dr. Romeo Gurakuqit “Kosova dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913”, Prof. Dr. Avzi Mustafës “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në gazetën ‘Politika’ të Beogradit”, Monika Stafës “Konferenca e Londrës dhe problemi i sistemit politik në Shqipëri”, Albert Hitoaliajt “Raca shqiptare, superiore në

Kulturë

Është kënaqësi e madhe qe ne si shoqatë në këtë festival, përfaqësuam të gjithë shqiptarët e Malit të Zi

Meksi dhe “Kultura dhe integrimet” nga Ndue Ukaj. Në rubrikën “Letërsi”, krijuesja e re nga Ulqini, Flutur Mustafa, prezantohet me “Rrëfimi i një biri” dhe poezinë “In memoriam”, kurse poeti Hajredin Kovaçi me poezitë “Kot e ke”, “Hënë moj”, “Te Kroni Maranxhë” dhe “Sot, si atë ditë”. Në rubrikën e titulluar “Katalog” janë botuar recensionet e Teuta Shalës “Sfidat e shqiptarëve të emigruar në Venedik”, prof. Dr. Shaban Sinanit “Libër që pasuron informacionin historiografik” dhe dr. Nail Dragës “Dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve”. Botimi i këtij numri është mbështetur pjesërisht nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” në Nju Jork. Numri i parë i revistës “Lemba” është (Kohapress) botuar në vitin 1998.

Festivali gjithëkombëtar i muzikës popullore-folklorike Flakadani i Karadakut u mbajt edhe këtë vit në Viti të Kosovës. Në festivalin e sivjetëm i cili organizohet si zakonisht në përkujtim të veprës së dëshmorit Njazi Azemi i njohur si komandant Mjekrra, morën pjesë 14 ansamble dhe grupe folkorike nga të gjitha hapësirat shqiptare mes të cilave edhe shoqëria kulturore-artistike “Koha “ nga Dinosha e cila ishte e shoqëria e vetme nga të gjitha shoqatat kulturore-artistike të trevave shqiptare të Malit të Zi. Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia si nikoqir i festivalit Flakadani i Karadakut, ka hapur festivalin gjithëkombëtar të këngës dhe valles shqipe ku morën pjesë dhjetra grupe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi dhe një grup shqiptar nga Bursa e Turqisë të cilët prezantuan vlerat e melosit popullor. Pjesmarrja e shoqërisë kulturore artisike “Koha” nga Dinosha në Festivalin Flakadani i Karadakut ishe një kënaqësi dhe privilegj, kështu u shpreh për Koha Javore kryetari i i shoqatës në fjalë Sulejman Beqaj. “Me

ftesën që morëm para disa muajve nga organizatorët e festivalit Flakadani i Karadakut u përgatitem të marrim pjesë dhe të përfaqësojmë të gjitha vlerat tona folklorike burimore të trevës së Malësisë. Shka “Koha” në këtë festival u paraqit me pesë pika muzikore me këngë dhe valle që prezantuan melosin autokton të trevës së Malësisë. Është një kënaqësi e madhe qe ne si shoqatë në këtë festival, përfaqësuam të gjithë shqiptarët e Malit të Zi”, theksoi Beqaj. Festivali ishte i karakterit garues dhe Juria profesionale e përbërë nga prof.Rexhep Munishi etnomuzikolog, Sami Piraj muzikolog dhe kompozitor dhe Zija Aliu valltar, vlerësoi mes shumë grupeve pjesmarrëse edhe shoqatën “Koha”. “Ne u shpërblyem me vendin e parë për prezantimin e veshjeve kombëtare tradicionale më të vjetra pra (kostumi i xhubletës) siç njihet tek ne. Dhe ky vlerësim si dhe çdo mirënjohje për ne është një inkurajim më i madh që të punojmë më fortë dhe më me përkushtim për kulturën dhe traditën tonë shumëvjeçare që na identifikon si shqiptarë”, tha Beqaj

duke u prenoncuar për gazetën tonë rreth pjesmarrjes në këtë festival. Ai theskoi se edhe në vazhdim do punojnë fuqishëm që të prezantojnë me dinjitet vlerat kulturore tradicionale kombëtare. “Për të ardhmën kemi disa ftesa siç është ajo për festivalin e Drenasit që do të mbahet në shtator dhe për fesivalin e Bursës së Turqisë që po ashtu do mbahet në shtator, por pjesmarrja në këto dy evente do të varet nga mjetet tona financiare”, përfundoi Beqaj. Festivali Flakadani i Karadakut 2014 zgjati tre netë dhe kishte karakter garues. Fitues i vendit të parë në festivalin gjithkombëtarë është shpallur Ansambli i këngëve dhe valleve Tirana, i cili prezantoi këngë dhe valle me motive tiranase.Vendi i dytë iu nda ansamblit “Emin Duraku” nga Shkupi dhe vendin e tretë e ndanë SHKA “Shotë Galica” nga Drenasi dhe “Jonuz Ramadani” nga Smira. Ky ishte viti i 13-të i Festivalit gjithëkombëtar Flakadani i Karadakut i mbajtur në Viti të Kosovës në përkujtim të veprës së dëshmorit Njazi Azemi i njohur si komandant Mjekrra. Toni Ujkaj 


18 Javore KOHA

e enjte, 3 prill 2014

Vitamina B12 veç që “forcon” gjakun dhe parandalon anemië, ajo ndihmon edhe në forcimin e kockave. Kjo vitaminë, e cila gjendet në ushqimet me prejardhje shtazore si mishi, veza, djathi dhe qumështi, është shumë e rëndësishme për prodhimin e eritrociteve dhe funksionimin e sistemit nervor. Megjithatë, hulumtimet e reja kanë treguar se ajo luan rol edhe në mbrojtjen e masës kockore te gratë e moshuara. Te gratë mbi moshën 50 vjeçe vjen te përshpejtimi i dobësimit të masës kockore, e cila më pas çon në osteoporozë – një gjendje që prek madje çdo të tretën grua. Sipas disa studimeve të realizuara kohë më parë, është gjetur se nivelet e ulëta të vitaminës B12, nën 280 pg/ml, kanë rezultuar me dobësim më të shpejtë të kockave, dhe një rritje të gjasave për fraktura, krahasuar me gratë që kanë pasur nivele më të larta të kësaj vitamine.

Rëndësia e ngrënies së mengjesit

Shëndeti

Përdorimi i vitaminës B 12

Shmangia e ngrënies së vaktit të parë të ditës mund të lidhet me mundime më të mëdha gjatë periudhës së ciklit menstrual. Çrregullimet menstruale dhe ato të tretjes janë një problem që ndikojnë në funksionimin normal të çdo gruaje. Duke u munduar të shpjegojë faktorët që mund të ndikojnë në to, një hulumtim japonez ka kërkuar të gjejë nëse moskonsumimi i mëngjesit mund ët ketë ndonjë ndikim në to. Studiuesit kanë pyetur rreth 400 studente japoneze të moshës nga 18 deri në 20 vjeçe. Rezultatet kanë treguar se studentet të cilat kanë ngrënë mëngjes vetëm kohë pas kohe, ose nuk kanë ngrënë aspak, kanë pasur dhimbje më të shprehura menstruale (dismenore), krahasuar me ato që kanë ngrënë mëngjes çdo ditë. Po ashtu, studentet të cilat aspak nuk kanë ngrënë mëngjes, kanë pasur më shumë prirje për të vuajtur edhe nga opstipacioni (kapsllëku). Meqenëse dismenorea është një faktor rreziku edhe për çrregullimet psikologjike dhe gjinekologjike, ky hulumtim ka treguar rëndësinë e konsumimit të mëngjesit në kualitetin e jetës së vajzave të reja.

Automobilizëm

e enjte, 3 prill 2014

19 Javore KOHA

Fiat 500L Beats Edition

Njihuni me Fiat 500L Beats Edition, versioni më luksoz i makinave, “Multi purpose Vehicle”, i cili u paraqit në panairin e makinave të këtij viti në Gjenevë. Bazuar në versionin “trekking”, Beats Edition në një masë më të madhe koncentrohet në ngasjen në asfalt me një listë të gjatë të modifikimeve shtesë. Beats Edition debuton me dy motorë të ri për linjën 500L, kurse të dy motorët kanë nga katër cilindra dhe zhvillojnë 118 KF. Motori me benzinë 1.4l, zhvillon 215 Nm momente rrotulluese, ndërsa ai me naftë 1.6l zhvillon 320 Nm momente rrotulluese në vetëm 1.750 RPM. Në ofertë do të përfshihen edhe dy motor tashmë të njohur, njëri motor 0.9L TwinAir me dy cilindra dhe 104 KF, si dhe një version më i dobët i motorit me naftë 1.6L.

Hyundai Sonata, veturë luksoze

Kompania “Hyundai” ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri Sonata, i cili në krahasim me paraardhësin e tij, është për 35mm më i gjatë dhe 30mm më i gjerë, si dhe përmban një stil të rishikuar plotësisht që lë një përshtypje luksoze dhe disi të ngjashme me modelin Genesis. Me një distancë në mes boshteve

prej 2805mm, është i pajisur me një ndarje bujare të hapësirës për bagazh (462 litra), fellnet me aliazh prej 16 deri në 18-inç, pezullimin Macpherson, dritat bi-ksenon dhe LED dritat e ditës. Versioni korean do të përdor motorin 2.0 dhe 2.4-litra, nga 151, 168 ose 193 KF dhe marshin manual ose automatik

me 6-shpejtësi. “Hyundai” ka përmirësuar ergonominë dhe në të janë përfshirë materiale “premium” për një ndjenjë më luksoze, si dhe gjashtë airbag-a për siguri më të madhe gjatë ngasjes. Ka gjithashtu një numër të sistemeve të sigurisë të tilla si: ABS, EBD, ESP dhe TCS.


20 e enjte, 3 prill 2014

Panoramë

Panoramë

Javore KOHA

e enjte, 3 prill 2014

21 Javore KOHA

Lori Hoxhallari, modelja shqiptare që zhvishet nudo Lori Hoxhallari është një nga banoret e reja të “Big Brother Albania 7”. Bukuroshja nga Pogradeci, që tashmë ka nisur bashkëjetesën me banorët e tjerë, nuk e ka shumë të vështirë përshtatjen me kamerat . 20-vjeçarja ka një eksperiencë të mëparshme në televizion, si modelja që shkumohej në vaskën e improvizuar në studion e programit “Antilopë” në Agon Channel. Shumё e kanё komentuar performancёn e saj lakuriq nё vaskё por pёr Lorin kjo ishte njё punё shumё e zakonshme. Lori ka realizuar dhe mjaft sete fotografike ku nuk ka nguruar të pozojë në mënyrë shumë provokative.

“Suus” e Rona Nishliut këndohet në “The Voice of Ukraine” Galina Konax, njëra nga konkurrentet e “The Voice of Ukraine” , ka interpretuar versionin anglisht të këngës së Rona Nishliut në fazën e audicioneve të fshehura, ndërsa publiku dhe juria janë mahnitur nga kjo këngë. Këngëtarja kosovare Nishliu është shprehur krenare në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ku edhe ka postuar videon e vajzës ukrainase. “Wow wow wow suus english version goes to the voice ukraine...ahhahahahahahaha – prouddddddd”, shkruan Rona. Suksesi që pati kënga Suus e Rona Nishliut në “Eurosong 2013”, duke arritur vendin e pestë në finale, ka bërë që Rona dhe vlerat e saj vokale të komentohen në të gjithë botën.

Adelina vjen me këngë dhe klip të ri Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli, është kthyer në vendlindje për të realizuar klipin e këngës më të re. Këngëtarja kishte kohë që nuk kishte sjellë këngë, por për të gjithë adhuruesit e shumtë, ajo së shpejti do të lansojë projektin e ri. Ka kohë që nuk po jeton në Kosovë, por ajo edhe më tej mbetet njëra ndër emrat më të dashur të skenës mbarëshqiptare. Ndonëse tani është koha kur të gjithë këngëtarët punojnë në projekte të reja para sezonit veror duket që edhe Adelina i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. Adelina ka ardhur në Kosovë, ndërsa është duke punuar në videoklipin e këngës së re. Sigurisht se ky është një superlajm për të gjithë fansat e divës, të cilët e presin me padurim këngën e re.

Soni ndez “Top Fest 11” me këngën “Me të jeton”

Kënga “Me të jeton” e Soni Malajt është pritur mjaft mirë nga publiku dhe komentet pozitive janë pa fund në rrjetet sociale. Shumë prej fansave e konsiderojnë atë këngën fituese të “Top Fest 11”, ku edhe është prezantuar ky projekt. Tekstin e këngës e ka shkruar Rozana Radi, ndërsa muzikën e ka punuar Adrian Hila. Kënga është një baladë, e cila flet për një dashuri të vrarë. Si duket Soni është rikthyer fuqishëm dhe ka goditur në shenjë këtë herë duke qenë një nga pretendentet për të rrëmbyer trofeun e këtij spektakli.


22 e enjte, 3 prill 2014

Te k n o l o g j i

Fotografia e javës

Javore KOHA

Të gjithë e dimë se derisa jemi duke ecur rrugës dhe shkruajmë ndonjë SMS porosi njëkohësisht për të tjerët dukemi si të dehur, dhe rrezikojmë që të ndeshemi me ndonjë pemë, shtyllë elektrike apo një këmbësor tjetër. Por, me sa duket, zgjidhja për këtë problem është duke u menduar, të paktën për përdoruesit e iPhone, pasi që Apple tashmë ka dorëzuar një patentë në SHBA, e cila ka për qëllim që telefonat e saj të mençur t’i bëjë të tejdukshëm. Duke e ditur se përdoruesit e saj tashmë janë shumë të varur nga telefoni i tyre, gjiganti amerikan i teknologjisë e ka menduar një opsion të ri për ta bërë përdorimin e iPhone më të sigurt dhe më të përshtatshëm, në çdo situatë. Apple ka menduar që ta bëjë iPhone-in e tejkdukshëm duke u bazuar në kamerën e pasme të telefonit e cila do të shfaqte pamjet live të rrugës me anë të videos e cila duket në ekran. Me këtë, përdoruesit e iPhone do t’i shihnin pengesat në rrugë, derisa ata janë në lëvizje. Në specifikat e patentës, prapavija e bardhë në iMessage për shembull do të shfaqte pamjet reale në rrugë përmes videos, ndërsa porositë në ekran do të vazhdonin të shfaqen. Ende nuk dihet koha e lansimit të funksionit të ri të iOS, edhe pse disa zëra thonë se kjo gjë mund të ndodhë me lansimin e versionit të ri të iOS.

Rrjedhin pamjet e Samsung Galaxy Tab 4 10.1 Javën e kaluar, në internet kanë qarkulluar disa pamje të tabletit të ri të Samsung, Galaxy Tab 4 7.0, ndërsa tani kanë rrjedhur edhe disa pamje të Samsung Galaxy Tab 4 10.1. Në fakt, nga pamjet e publikuara në internet shihen dy versione të tabletit të ri të Samsung, njëri me ngjyrë të bardhë dhe tjetri në të zezë.

Apple planifikon iPhone të “tejdukshëm”

Edhe pse pamjet fillimisht janë zbuluar nga @evleaks, në publikimin e tyre nuk janë dhënë shumë detaje për Samsung Galaxy Tab 4 10.1. Ajo që dihet tashmë është se pajisja do të vijë me ekranin me diagonalen prej 10.1 inç, ndërsa modeli ekzistues i këtij tableti sjell ekranin në WXGA dhe rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve. Ndërsa në versionin e ri të Samsung Galaxy Tab 10.1 pritet që ekrani të jetë në full HD me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe kalimin e pro-

cesorit nga dual-core në quad-core me më shumë RAM. Ende nuk dihet nëse Samsung do të vazhdojë ta përdor ekranin TFT LCD për modelin e ri të Galaxy Tab 10.1, apo kompania do të vendosë të kalojë në formatin Super AMOLED. Linja e tabletëve Samsung Galaxy Tab 4 do të vijë me tri modele dhe madhësi të ndryshme, të cilat do të përfshijnë Samsung Galaxy Tab 4 7.0, Samsung Galaxy Tab 4 8.0 dhe Samsung Galaxy Tab 4 10.1.

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Fototeka e ulqinit

e enjte, 3 prill 2014

23 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24 e enjte, 3 prill 2014

Mjekësi

Mjekësi

e enjte, 3 prill 2014

Javore KOHA

25 Javore KOHA

Shëndetësi

Fruthi (morbilli) Prim.dr Gani Karamanaga

Përpara të përdorimit të vaksinës, epidemitë e fruthit në botë ishin të zakonshme.rrallherë mund të shpëtonte ndonjë njeri pa i prekur nga fruthi. Si rregull, deri në moshën 20 vjeçare, rethë 90% e fëmijëve e kishin kaluar fruthin në forma natyrale.Fruthi kalonte si një proces endemik dhe pas çdo 3-5 vjetësh,përhapej në formë epidemie.Në vendet e izoluara(ku nuk ka qarkulluar shumë vite) epidemitë kanë shkaktuar shumë dëme në njërzë, me ndërlikime dhe vdekshmëri të lartë. Me futjen në praktikë të vaksinave kundër fruthit ,janë krijuar situata të reja epidemiologjike dhe klinike,,me ndryshime në dekursin dhe ndërlikimet e fruthit. Ndjeshmëria dhe rezistenca.Të gjithë njërzit që nuk janë sëmuar nga fruthi,ose nuk janë imunizuar në mënyrë të suksesshme janë të prekshëm prej tij.Fëmijët kanë imunitetin e nënës për 6-9 muajt e parë të jetës( ose për më shumë).Antikorpet që merren nga nëna mund të interferojnë me vaksinën.Imunizimi në muajin e 15 të jetës , siguron një mbrojtje deri në 95-98 %,kurse ri-imunizimi e çon imunitetin në 99%.Fëmijtë që fitojnë imunitetin nga nënat e vaksnuara ,kanë mbrojtje imunitare dhe mund të sëmuren nga fruthi, prandaj kanë nevojë për vaksinim. Klinika.Krakterizohet nga katër peri-

Epidemiologjia:Fruthi është një sëmundje virale akute,me përhapje endemike ose epidemike,që prek çdo moshë,por përhapet kryesisht ndër fëmijët ,në stinët dimër-pranver dhe lë pas imunitet të përjetshëm.Virusi i fruthit është anëtarë i gjënisë Morbillivirus,familja Paramyxoviridae demike.Vaksina e parë mund të fillojë në moshën 15 muajsh,por në situata epidemie vaksina mundë të përdoret edhe për fëmijtë më të vegjël.Është e rekomandueshme të bëhet një vaksinë “kujtesë” për të nxitur mbrojtjen, në çdo 6-12 vjetë.

Masat parandaluese

udha. 1.Peirudha e inkubacionit: lëkundet nga 7-18 ditë, mesatarishtë 10-14 ditë. 2.Peirudha prodromale:ose katarrale karakterizohet me këto she nja:ethe,rrufë,konjuktivit,kollë të thatë,adenopati(zmadhimi i nyjeve limfatike),njollat e Koplikut ( që shfaqen në mukozën bukale,pranë dhëmballëve)përpara se të dalin egzantemat. 3.Periudha e egzantemave në lëkurën e trupit dhe në anësitë.Në disa raste egzantema mbaron me deskaumacion të lëkurës.Sëmundja mund të zhvillohet me forma klinike të ndry-

shme, nga format e lehta, deri në format e rënda dhe me ndërlikime komplekse.Sëmundja është më e lehtë te fëmijët,por më e rëndë tek infantët dhe tek adultët, e sidomos në personat e dobët e të kequshqyer. Paraqiten edhe shumë forma atipike të sëmundjes.Në format e rënda procesi mund të shfaqet me forma hemorragjike,me temperaturë shumë të lartë,hipertoksike,me pneumoni,me hemorragji muko-kutane dhe me encafalite. Komplikacionet(ndërlikimet) mund të shkaktohen nga shumëzimi i virusëve ose nga mbi infeksionet bakteriale.

Ndërlikimet më të zakonshme janë: Otitis media,laringo-tracheo-bronchit is(Krupi),pneumonia,mengjiti aseptik ,encephalitet,çrregullimet diarike etj. Encefalitisi demielinizues,shfaqt rrallë ,si pasojë e proceseve imuno-alergjizuese dhe është një ndërlikim i rëndë,me vdekshmëri të konsiderueshme.Pneumonitë janë ndër komplikacionet më të rrezikshme për jetën, sidomos për fëmijët.Ndëlikimet e sistemit nervor ,megjithëse të rralla,por janë tepër të rrezikshme për jetën siç janë encefalomielitet, meningjitet etj. Vdekshmëria nga fruthi lëkundet shumë nga një vend në tjetrin.

Morbilli

Diagnoza,zakonisht bëhet me të dhënat klinike dhe epidemiologjike. Zbulimi në laborator i IgM specifike të antitrupave të fruthit, është më rëndësi, sidomos kur ka rritje të antitrupave në fazën akute,krahasuar me periudhën e konvaleshencës. Imunizimi.Vaksina e gjallë e dobësuar është mjeti më i mirë dhe rekomandohet për të gjithë personat e pavaksinuar.Vaksinat ,në përgjithësi ,mund të japin ndonjë reaksinon me temperaturë që zgjatë 1-2 ditë,por me pak shenja klinike.Vaksinimi mund të përsritet në vartësi të situatave epi-

Gjithmonë është më rëndësi edukimi publik për rrezikun e sëmundjes dhe masat mbrojtëse ndaj fruthit.Të sëmurit me fruth,duhet të largohen nga shkolla,deri në katër dië pas shuarjes së ekzantemeve makulopapuloze.Në këto raste nuk bëhet karantinë as dizinfeksion i mjedisit.Në rastet e kontaktit me fruth,për një periudhë mbi 72 orë,te personat e pavaksinuar, mund të ndihmojë përdorimi i IgG, e cila mund të përdoret brenda 6 ditëve nga dita e ekspozimit,sidomos te personat që janë në rrezik:si fëmijët nën një vjeç,grat shtazëna(sepse vaksina për shtazëne është e kontraindikuar) ose në personat me imunitet të kompromentuar.Doza është 0,25 ml/kg.me maksimumin deri në 15 ml.Mbas 6-7 muajsh mundë të bëhet vaksina. Mjekimi është simptomatik ose kundër ndërlikimeve.Disa autor rekomandojnë mjekimin me ribavarin dhe vitamin A.


26 e enjte, 3 prill 2014

Mozaik

Mozaik

e enjte, 3 prill 2014

Javore KOHA

Vasel Sinishtaj bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve lokale

27 Javore KOHA

Rrjetet sociale

Prishet uniteti mes partive politike

Këshilltari i Iniciativës Qytetare në parlamentin lokal të Tuzit Vasel Sinishaj fton të gjitha subjektet politike shqiptare që të bojkotojnë zgjedhjet lokale për kuvendin e Komunës Urbane që do të mbahen me dt 25 maj në dymbëdhjetë komuna në Mal të Zi. Sinishtaj për gazetën Koha Javore theksoi se arsyet për thirrje të bojkotit, vijnë si pasoj e dështimit të radhës siç tha nga ana e PDS-së gjegjësisht mosorganizimit të referendumit konsultativ të premtuar, së pari deri në fund të shtatorit e pastaj deri në fund të vitit të kaluar. “Ne ishim të vetmit që kishim hartuar Elaboratin dhe propozim-ligjin për ndërrimin e organizimit territorial të Malit të Zi, duke dëshmuar kështu vendosmërinë tonë për komunën e Malësisë/Tuzit. Edhe referendumi konsultativ por edhe drafti i fundit ligjor duhet thënë se ishin të imponuara nga shumica parlamentare e jo thjesht vullneti ynë. Për fat të mirë, deri në ditën e fundit kishim një unitet të subjekteve shqiptare që veprojnë në Malësi dhe së bashku

punuam në përmirsimin e Ligjeve të propozuara. Dyshimi jonë i shprehur haptazi se mund të prishet ky unitet ndodhi në fillim të shkurtit, së pari nga Lidhja demokratike në Mal të Zi, dega e Malësisë për shkak të procedurës dhe nenit 41 e pastaj ASH për hirë të emrit”, u shpreh Sinishtaj. Thyerja e unitetit siç tha Sinishtaj, nga ata që janë pjesë e pushtetit qëndror e ka domethanien e vetë sepse pushteti pastaj siç tha, arësyetohet se nuk ka arritur të siguroj shumicën parlamentare për aprovimin e këtyre ligjeve. “Tani na mbetet që në zgjedhjet e shpallura lokale për 25 maj të garojmë në Komunën urbane të Tuzit, e cila s’ka territor, kopetenca e as buxhet dhe duhet ne ta legjitimojmë këtë status edhe për katër vitet tjera eventuale. Kështu, duket se do të dakordohen ata që kundërshtuan atë që ne e kishim pranuar. Tani atyre s’ju pëngon as emri Tuz, as lidhja me Podgoricën e as ajo që s’kan kufij, komptenca e buxhet. Për këtë ne kërkuam që seanca e radhës e Kuvendit të KU

të Tuzit të shtyhet dhe kërkuam takim urgjent me përfaqësuesit e PDS duke ju thënë se ne duam debatim në Kuvendin e Malit të Zi të ligjeve të hartuara”, theksoi Vasel Sinishtaj. Ai edhe pse ka ftuar të gjitha subjektet politike shqiptare për bojkotim, deri më tani siç tha nuk ka patur reagim të asnjë subjekti ndaj këtij apeli përveç paralajmërimit të FDI-së për organizim të protestës qe Sinishtaj e quajti politikë mes njëri tjetri dhe jo politikë me pushtetin qëndror. “Kjo protestë do të duhej organizuar në Podgoricë, para parlamentit ku edhe vendoset për të drejtat tona e jo në Malësi për t’i thënë njëri-tjetri ata çfarë mendojmë për situatën e krijuar. Nëse subjektet tjera politike shqiptare mëndojnë se nuk duhet bojkotuar këto zgjedhje lokale atëherë as kryesia e IQ-së nuk do të hesht por do të dijë të vlerësojë situatën e krijuar eventuale dhe do të sjell vëndim të rezonuar mirë politik edhe pse qëndrimi im personal është bojkoti”, përfundoi Sinishtaj. Toni Ujkaj 

Si fitojnë para Facebook e Twiter?

Ka më shumë se 277 milionë përdorues të Linkedln, dhe një numër i ngjashëm në Twitter. Ndërsa Facebook ka 1.2 miliardë përdorues. Pastaj është Google+ (kryesisht janë përdorues që ende nuk e dinë se si ta mbyllin atë dhe të mbajnë vetëm Gmail-in). Edhe MySpace arrin të mbajë rreth 36 milionë përdorues që të bën të pyesësh se nga fitojnë para këto rrjetet sociale. Nëse ju nuk jeni duke paguar për produktin, atëherë produkti jeni vet ju. Këtu nuk është qëllimi se ju duhet të paguani për rrjetet sociale, por janë klikimet tuaja për reklamuesit e saj. Për shumë njerëz e vërteta shpjegohet më mirë sikur ta marrim shembull televizionin, ku me serialet e tyre tërheqin shikueshmërinë më të madhe dhe në një serial 1 orësh ka më shumë se 20 minuta reklama, kjo është për shkak se ju dhe shumë njerëz tjerë janë duke e

shikuar atë serial dhe ju tërheq vëmendjen, dhe tërheq reklamues të ndryshëm për reklamimin e produkteve të tyre. Për mediat sociale kjo dyfishohet, ose katërfishohet. Llogaria juaj ka kontribuar me 5.32 dollar vitin e kaluar në Facebook. Nëse këtë shifër e shumëzojmë me numrin e përdoruesve të Facebook, atëherë ju lëmë juve ta bëni llogarinë. Çmimi i aksioneve të kompanisë është dyfishuar krahasuar me dy vite më parë.

Reklamimi në Facebook nuk është thjeshtë një mënyrë për të fituar më shumë. Është vet qëllimi i ekzistencës së faqes, dhe e njëjta vlen edhe për Twitter dhe LinkedIn. Pra, sa më shumë interaktivitet në rrjetet sociale, reklamuesit janë shumë më të interesuar që të reklamojnë në këto rrjete, sepse si pasojë, dukshmëria dhe mundësia që reklamuesit të jenë sa më afër konsumatorit është shumë më e madhe.


28 e enjte, 3 prill 2014

Horoskopi & Fjalëkryqi

Marketing

e enjte, 3 prill 2014

Javore KOHA

29 Javore KOHA

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

GARDENER • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Provides a full range of gardening, landscaping, exterior cleaning, trash removal, snow removal, minor maintenance and repair of irrigation system and swimming pool at Chief of Mission Residence (CMR) in Podgorica. The incumbents’ activities will take place at the CMR. The incumbent may be additionally called upon to perform daily or weekly services under this position description at the Deputy Chief of Mission Residence (DCMR).

• QUALIFICATIONS REQUIRED

Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do jene te humor dhe Dashi i gatshëm te beje sakrifica ne mënyrë qe ju te ndiheni mire. Beqaret mund te fillojnë një histori dashurie romaneske. Merkuri do influencoje financat dhe do iu beje ju me te kujdesshëm se kurrë.

Venusi do jete aleati juaj me i forte ne planin financiar. Do ndiheni te lumtur pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër. Beqaret Luani duhet te përfitojnë nga mundësitë e mira qe do iu jepen për njohje. Gjithë jeta e tyre mund te ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar nuk duhet hedhur asnjë hap i nxituar sepse do ketë shume probleme.

Mos i qëndroni indiferente dhe mos e kritikoni ashpër partnerin tuaj sot sepse durimi i tij e ka një kufi dhe gjerat mund te marrin Shigjetari tatëpjetën. Gjithçka qe keni dertuar mund te shkatërrohen ne pak kohe. Beqaret do e kërkojnë ne çdo cep dashurinë, mirëpo nuk do jene aspak me fat. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Përfitoni sa me shume nga ambienti i ngrohte qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift dhe flisni me partnerin për çdo gjë qe ju ka shqetësuar apo edhe për Demi dëshirat qe keni. Beqaret nuk do jene ende ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj shmangni transaksionet e tejskajshme.

Jeta ne çift do jete goxha e paqëndrueshme sot. Asgjë nuk do shkoje si ju e kishit menduar dhe here pas here mund te keni edhe Virgjeresha debate shume te forta. Beqaret do marrin ftesa, por nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur asnjë hap. Ne planin financiar me ne fund fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e duhura, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Zemra juaj do rrahe edhe me fort gjate kësaj dite. Partneri do iu surprizoje duke iu rikthyer edhe njëherë kohen e dikurshme se bashku me emocionet Bricjapi qe keni kaluar. Beqaret nuk rekomandohet te kryejnë ndonjë çmenduri dhe as te fillojnë aventura kalimtare. Financat duhen menaxhuar me sa me shume kujdes dhe maturi qe te mundeni.

Dite goxha e qëndrueshme dhe pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk priten aspak probleme me partnerin sepse do i dini mire çfarë do Binjaket ai. Beqaret edhe pse do kenë plot mundësi për te filluar lidhje pasionante duhet te tregohen disi me te arsyeshëm. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Ekuilibri do kërcënohet seriozisht.

Duke qene shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera, pa dashje do e lini goxha pas dore jetën tuaj ne çift. Partneri mund te mërzitet dhe t’i hedhe sytë Peshorja diku tjetër. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale. Te gjithë do i kenë sytë nga ata dhe do mundohen t’i joshin pa fund. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur, por nuk është as koha për t’u përballur vete me to.

Dite e ndare ne dy pjese kjo e sotmja. Mëngjesi do filloje plot debate dhe zënka me partnerin, ndërsa duke filluar qe ne orët e pasdites situata do filloje Ujori dalëngadalë te përmirësohet. Mbrëmja do jete krejtësisht e ndryshme. Beqaret do kenë takime, por edhe dilema te mëdha. Financat nuk do jene te mira nëse kryeni shpenzime marramendëse.

Klima ne çift do ngrohet mjaft gjate kësaj dite. Venusi do e shtoje pasionin dhe do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah. VazhGaforrja doni t’i shprehni sa te mundni ndjenjat. Beqaret do jene gati te fillojnë një lidhje edhe pse personat nuk do iu përshtaten ne çdo pike. Ne planin financiar duhet bere një riorganizim i te ardhurave.

Marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e ngrohte nga sa ju e prisnit. Do kuptoheni me te me se miri dhe nuk do keni asnjë debat. Beqaret do e lënë veten Akrepi te lire dhe gjithçka do iu ndodhe si me magji. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar nuk duhet te kërkoni ndihme nga personat qe nuk mund t’iu ndihmojnë dot, por vetëm nga specialistet.

Do tregoheni shume te dashur dhe lozonjare sot me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do behet edhe me e zjarrte se me pare. Edhe beqaret do Peshqit kenë fat ne dashuri dhe mund te hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje serioze. Me financat mundohuni te tregoheni diplomate ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi me vone.

1. Completion of secondary school is required. 2. At least six months of gardening experience is required. 3. Level I (basic knowledge) of English ability is required; Level IV (fluent) in Montenegrin language is required. 4. Must have full knowledge of use of gardening tools and operation of lawn mover; posses a good working knowledge of how to plant and care for typical plants and flowers; must be knowledgeable of proper seasons for accomplishing specific gardening tasks such as pruning, planting and seeding. Must possess basic knowledge of pool and irrigation system maintenance. 5. Must be able to properly use gardening tools and lawn mower and other gardening tools and equipment. Must be physically fit to perform arduous labor. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: APRIL 17, 2014. Interested candidates for this position must submit both Resume and DS-174 Application form for consideration. Universal Application for Employment (UAE) as a Locally Employed Staff or Family Member (DS-174); the form is posted on Embassy’s internet (http://podgorica.usembassy.gov) and intranet site; Candidates who do not submit both Resume and DS-174 form will be considered not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +385-1-661-2371; Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Gardener) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site http://podgorica.usembassy.gov

An Equal Opportunity Employer

The U.S. Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.


30 e enjte, 3 prill 2014

Sport

Javore KOHA

Përfundoi ultramaratona e Podgoricës

Sport Fillim i mbarë i sezonit për tenistët e Klubit “Bellevue”

e enjte, 3 prill 2014

31 Javore KOHA

Ndrek Lulgjuraj fitues i Nermin Hoxha dhe Genc Selita, ultramaratonës ndërkombëtare fitues të turneut “Mimoza” Nermin Hoxha dhe Genc Selita janë shpallur fitues të turneut “Mimoza” në kategorinë deri 14 vjeç, gjegjësisht deri 16 vjeç, që gjatë dy fundjavëve të kaluara u mbajt në Herceg Novi.

Lulgjuraj arriti të fitoj titullin Kampion i Malit të Zi në Ultramaratonë dhe njeriu më i qëndrueshëm i Malit të Zi për vitin 2014-të. Ultramaratona ndërkombëtare e Podgoricës e mbajtur të shtunën e kaluar ka grumbulluar dhjetra garues nga, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Rusia, Sllovenia dhe Franca. Në ultramaratonën e sivjetme mes shumë garuesve ka marr pjesë edhe atleti nga Malësia Nrek Lulgjuraj. Ultramaratonët edhe këtë vit kanë vrapuar në rrugën “Crnogorski Sevdari” afër malit “Luboviq” në një gjatësi piste prej 50 km dhe gjërësi 1 kilometër duke bërë vrapim të tipit rrethor. Atleti nga Malësia Nrekë Lulugjuraj ka triumfuar në këtë garë ndërkombëtare në katgorinë senior së bashku me Sanella Jankoviq nga Beogradi duke fituar kështu vendin e parë në këtë garë. Limiti kohor për përshkimin e këtyre pesëdhjet kilometrave ka qenë gjashtë orë, ndërsa Lulgjuraj arriti të përshkoj këtë rrugëtim në harkun kohor prej 4 orësh 5min dhe 46 sec. Lulgjuraj në këtë ultramaratonë, fal përgatitjeve dhe përkushtimit të tij ndaj këtij sporti arriti të fitoj, trofeun “Milleta Bozhoviq“, Kampion i Malit të Zi dhe titullin njeriu më i qëndrueshëm i Malit të Zi për vitin 2014-të. “Për mua ky çmim ka një rëndësi të pazavëndësueshëm dhe ndjehem shumë krenar që arrita të jem fitues në mesin e të gjithë maratonëve si nga Mali i Zi ashtu edhe nga shtetet e huaja. Nuk e prisja një triumf të till pasi konkurrenca ishte shumë e fortë dhe ishin shumë të mirë qe të gjithë, por unë ndjeka ata me një teknikë timen sidomos dy të fundit të cilët i parakalova dhe

kështu arrita i pari brenda orëve të parashikuara për këtë garë”, theksoi Lulgjuraj i pyetur nga Koha Javore reth pjesmarrjes së tij në këtë garë. Për Lulgjurajn çdo vlerësim dhe çdo trofe i fituar është një inkurajim dhe një angazhim edhe më i madh për të marr pjesë në gara të ndyshme si brenda ashtu edhe jashtë vendi. “Në vijim planifikoj të marrë pjesë në kampionatin ballkanik që do të mbahet me 6 prill në Durrës, pastaj në maratonën e Beogradit, në maratonin malor në Llovqen, në atë të Shkupit dhe në Kampionatin Ndërkombëtar në Berat- Shqipëri”, përfundoi Lulgjuraj. Kjo ultramaratonë u zhvillua në kuadër të manifestimit “Dita e Vrapimit të Podgoricës”. Ky është viti i 14 me rradhë i mbajtjes së ultramaratonës së Podgoricës ndërsa viti

i katërt që Lulgjuraj është pjesë e tij. Nrek Lulgjuraj me sportin e atletikës ka filluar të merret qe para gjashtë vitesh, konkretisht nga viti 2008-të kur mori pjesë për herë të parë në maratonën e Podgoricës ku arriti të klasifikohet në disiplinën gjysëmmaraton, për të hyrë në vitin 2009të në maratonë në të cilën ka marr pjesë edhe në 2010-tën. Pas një viti Lulgjuraj u bë pjesë e ultramaratonës në Podgoricë duke fituar vendin e tretë në Mal të Zi. Atleti nga Malësia përveç garave të shumta brenda vendit, ka marr pjesë edhe në shumë maratona të rëndësishme jashtë vendi si në Sërbi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Slloveni, Kroaci dhe në Maratonën e Parisit e cila për nga përmasat është e dyta në botë. Toni Ujkaj 

Lojtarët e Klubit të Tenisit “Bellevue” nga Ulqini e kanë filluar mbarë sezonin e turneve të këtij viti. Tenistët e këtij klubi, Nermin Hoxha dhe Genc Selita, janë shpallur fitues të turneut “Mimoza” në kategorinë deri 14 vjeç, gjegjësisht deri 16 vjeç, që gjatë dy fundjavëve të kaluara u mbajt në Herceg Novi. Në turneun për grupmoshën deri 14 vjeç, i cili u mbajt më 22-23 mars, Hoxha fitoi në gjysmëfinale kundërshtarin e tij nga Podgorica me rezultatin 6/1, 6/0, kurse në finale fitoi ndaj tenistit nga Berane, Marko Prasçeviq, me rezultatin 7/6, 6/3. Kjo është kupa e parë për këtë garues perspektiv nga Ulqini për grupmoshën deri 14 vjeç, i cili renditet në vendin e katërt në ranglistën e tenistëve deri 14 vjeç në Mal të Zi. Ndërkaq, të dielën në Herceg Novi u mbajt turneu “Mimoza” për grupmoshën deri 16 vjeç, ku triumfoi tenisti nga Ulqini, Genc Selita. Në gjysmëfinale, ai ishte më i mirë se Vukan Zavisin nga Herceg Novi, të cilin e fitoi me rezultatin 7/5, 7/5. Në finale, Selita fitoi tenistin tjetër vendas Marko Miletiq me rezultatin 4/6, 6/4, 10/3. Turnetë për të dyja grupmoshat u organizuan nga KT “SBS”.  (Kohapress)


Konkurs

Konkuroni per fotografinĂŤ e javĂŤs

Koha Javore 610  
Advertisement