Koha Javore 581

Page 12

12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 29 gusht 2013

Qasje

Kur magjia buro

Shkrirja e magjishme e rrëfimit me gjuhën, është ideali krijues i çdo shkrimtari n Mehmet Kraja

Këto katër romane janë shkruar në dhjetë vitet e fundit. Nëse unë kuptoj gjë nga letërsia, më duhet të them se këto romane tashmë janë shkrim i përvojës, prandaj i konsideroj veprat e mia më të mira, më të arrira, në të cilat deri-diku duhet të shihet konsolidimi i dijes letrare për zhanrin, për rrëfimin dhe për tekstin. Por unë në këtë rast nuk dua të bëj as kritikë dhe as teori letrare, dua vetëm të sjell në vëmendjen tuaj synimin tim në fushën e shkrimit dhe të gjuhës. Kur e përmenda përvojën, kisha parasysh pikërisht një bindje që më është ngulitur, se gjuha e ndërtimit të tekstit është lënda e formësimit dhe modelimit, pra vetë përbërja, pa të cilën nuk ekziston asnjë mundësi e shkrimit të letërsisë, asnjë mundësi e shprehjes, asnjë mundësi rrëfimit. Të njohësh mundësitë shprehëse dhe ndërtuese të gjuhës, për mua, është si të zbulosh dhe të njohësh fshehtësinë e krijimit, sepse që nga zanafilla e saj, bota nuk ka arritur ta tejkalojë paradigmën e njohur, se, megjithatë, në fillim ishte fjala. Tani për këtë çështje nuk dua t’ju mërzis me ligjërata shkrimtarie, por më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj edhe një rrethanë interesante të jetës sime, e cila është ndjekur nga një rastësi gati e papërsëritshme: Kam njohur nga afër të folmen, me të cilën është shkruar libri i parë në gjuhën shqipe; kam folur me gjuhën e Mjedës dhe më është dukur sikur më qarkullon nëpër dej poezia e tij; e kam ditur përmendësh ndonjë këngë të “Lahutës së Malcis”, ende pa ditur asgjë për Fishtën dhe për veprën e tij. Më anë tjetër, jam rritur në një ambient, ku rrëfimet të duket

sikur nuk burojnë nga jeta, por jeta buron prej tyre dhe ndodhitë më të pabesueshme të duket sikur zhvillohen në praninë tënde. Shkrirja e magjishme e rrëfimit me gjuhën, është ideali krijues i çdo shkrimtari narrator, pra edhe i prozatorëve dhe romansierëve. Vetëm edhe për një gjë dua të tërheq vëmendjen tuaj: për të ashtuquajturin realizëm magjik, i cili më është atribuuar ndonjëherë nga kritika le-

trare, ose përgjithësisht nga ata që kanë shkruar për veprën time. Unë kam bërë një gjë, që ndoshta është pak më ndryshe nga shkrimtarët e tjerë që kanë përdorur këtë mënyrë të shkrimit të prozës. Për këtë veprim ndryshe më ka nxitur vetë realiteti, për të cilin kam shkruar dhe vazhdoj të shkruaj. Më besoni, unë nuk kam pasur nevojë të shpik asgjë, sepse magjia buron nga vetë realiteti, ka mjaftuar vetëm që ta vështroj dhe


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.