Issuu on Google+

Turizëm

Javore KOHA

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 25 pril 2013 Viti X / Numër 564 Çmimi 0,50

Korrupsioni problem kryesor

www.kohajavore.co.me

Optimistë për suksesin e sezonit turistik


2

e enjte, 25 pril 2013

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Përmbajtja

Mali i Zi dhe Kosova synojnë të the-llojnë bashkëpunimin ekonomik Kamionët me plehra u kthyen në Plavë

fq 5

M. Nika:

Mëkati....

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 247-674 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

fq 4

fq 8

M. Gecaj:

Pranvera në kryeqytet fq 12

Portret: Emine S. Mustakolaj Doda fq 14


Përmbajtja

e enjte, 25 pril 2013

3 Javore KOHA

Deri në fyt me borxhe fq 18

Ushtrime të rëndomta për heqje dhjami nga barku fq 19

fq 20

Shqiptarja që po përmbush ëndrrën e saj për modelim

Shqetësim për pozitën e shqiptarëve fq 24

Udha e Kosovës dhe e Serbisë ka nisur fq 30

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Ngjarje javore

e enjte, 25 pril 2013

Milan Roqen paralajmëron tërheqjen nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane

Mali i Zi dhe Kosova synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik Podgoricë – Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Beqim Beqaj, i shoqëruar nga një delegacion në të cilin gjendeshin përfaqësues të biznesit të Kosovës, ka zhvilluar të hënën një vizitë pune në Mal të Zi, ku është takuar me ministrin e Ekonomisë, Vlladimir Kavariq, dhe me ministrin e Komunikacionit dhe Detarisë, Ivan Brajoviq. Në takimin me homologun e tij malazez Kavariq është biseduar për bashkëpunimin ekonomik, respektivisht për organizimin e forumit biznesor që të dyja shtetet të përmirësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në tregti dhe në të gjitha fushat ku janë duke bashkëpunuar të dyja vendet. “Për bashkëpunimin në fushën ekonomisë, ne si Ministri dhe po ashtu edhe kolegët nga Kosova kemi marrë hapa që kanë të bëjnë me lehtësimin në komunikim në të gjitha fushat dhe ta fuqizojmë këtë bashkëpunim në mes dy shteteve”, ka thënë Kavariq. Ai theksoi se e rëndësishme është që kemi këmbyer përvojat nga të dyja palët në çështjet dhe potencialet në energji, që përfaqësojnë një rëndësi të posaçme për të dyja shtetet. Ministri Beqaj ka thënë se kanë biseduar për marrëveshjen në fushën e ekonomisë. “Kemi një marrëveshje të cilën e kemi këmbyer dhe tani presim që shumë shpejt të kemi një vizitë, ndoshta në Prishtinë së bashku me një delegacion ekonomik ku do të bëjmë nënshkrimin e marrëveshjes që do të mundësonte hapjen e horizonteve të reja duke eliminuar kështu të gjitha barrierat e mundshme”, ka thënë ai. Kreu i MZHE-së së Kosovës ka thënë se për këtë qëllim do të formohet një komision i përzier, i cili do të trajtonte problemet ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në baza gjashtë mujore për ta analizuar gjendjen. Sipas tij, janë një sërë temash të cilat do të trajtohen në mënyrë institucionale për të krijuar një hapësirë më të mirë

të bashkëpunimit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Edhe në takimin me ministrin malazez të Komunikacionit dhe Detarisë, Ivan Brajoviq, në qendër të bisedimeve kanë qenë çështjet ekonomike, para së gjithash ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën e komunikacionit të dy vendeve. Ministri Beqaj ka thënë se Kosova po hapet shpejt ndaj fqinjëve dhe se kur bëhet fjalë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, është vënë theksi në lidhjen me autostradë me vendet e rajonit. Dy ministrat kanë rënë dakort se njëri ndër aktivitetet që do të kontribuojë në bashkëpunimin më të suksesshëm në fushën e komunikacionit është nënshkrimi i marrëveshjes mbi transportin e udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, e cila do të bëhet në një të ardhme të afërt, pas harmonizimit të tekstit të marrëveshjes. Ministri Brajoviq e ka njoftuar ministrin Beqaj me projektet që janë duke u realizuar në Mal të Zi dhe me prioritetet

në periudhën e ardhshme. Ai e ka njoftuar po ashtu edhe me hartimin e Studimit të fizibilitetit të aksit hekurudhor Plevlë – Bijello Pole – Kosovë, duke nënvizuar se ky projekt në të ardhmen do të kërkonte investime të mëdha dhe se në këtë fushë duhet të veprohet bashkarisht. Si shembull të koordinimit të mirë dhe bashkëpunimit të suksesshëm sa i përket përshpejtimit të qarkullimit të udhëtarëve dhe mallrave, ministri Brajoviq ka përmendur vendkalimin kufitar Sukubinë-Muriqan, i cili është vendkalimi i parë i përbashkët ndërmjet dy vendeve në rajon. Në kuadër të vizitës së tij në Mal të Zi, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj është takuar edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Malit të Zi, Velimir Mijushkoviq, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ai është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. (Kohapress) 


Ngjarje javore

e enjte, 25 pril 2013

5 Javore KOHA

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, priti ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj

Ftesë bizneseve kosovare për të investuar në Ulqin Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur të hënën ministrin për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj, në kuadër të vizitës së tij në Mal të Zi. Cungu e ka njoftuar ministrin Beqaj me gjendjen e përgjithshme në komunën e Ulqinit, ku përkundër shumë vështirësive në rrafshin financiar, administrata lokale e Ulqinit po punon intensivisht në hartimin e planeve strategjike për zhvillimin e qytetit, të cilat do të jenë edhe parakusht për investime të reja. Ai ka thënë se para disa ditësh Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka miratuar vendimin e ri për taksat e ndërtimit, i cili sipas tij, do të bëjë kthesë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Ulqinit dhe me stimulimet e veta do t’u ofrojë investitorëve shans që të ndërtojnë objekte të reja me kushtet më të favorshme në krahasim me të gjitha komunat e tjera në bregdetin e Malit të Zi, por edhe më

gjerë. Me këtë rast, Cungu i ka ftuar bizneset kosovare që të investojnë në Ulqin. Kryetari i Komunës së Ulqinit e ka njoftuar delegacionin kosovar edhe me përgatitjet për këtë sezon turistik. Ai ka thënë se vitin e fundit janë bërë shumë investime në infrastrukturë, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve dhe ofertës turistike. Cungu ka thënë se bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë dhe shumë fushave të tjera ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës do të ishte me interes për shqiptarët në Mal te Zi, duke i konsideruar ata si urë lidhëse në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Nga ana tjetër, ministri Beqaj e ka njoftuar kryetarin e Komunës së Ulqinit mbi rezultatet e takimeve me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi. Ai ka thënë se brenda një kohe shumë

të shkurter ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të nënshkruhet një marrëveshje dypalëshe në fushën e ekonomisë, transportit dhe fusha të tjera relevante. Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës ka folur edhe për përparimet në shtetndërtimin e Kosovës, si në planin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Sipas tij, në këtë frymë është edhe Marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve, e nënshkruar ditëve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Kohapress) 

Banorët e fshatit Martinaj edhe një herë penguan shkarkimin e plehrave në Jerinë

Kamionët me plehra u kthyen në Plavë

Guci - Përkundër pranisë së policisë, kamionët e Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale të Plavës, të hënën e kaluar nuk kanë arritur të shkarkojnë plehrat në deponinë e përkohshme në Jerinë mbi fshatin Martinaj, sepse martinasit përsëri kanë bllokuar rrugën që shpie

drejt saj. Në orët e paradrekes, dy kamionë dhe një makinë me lugë vetëngarkuese të Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale janë nisur nga Plava në drejtim të deponisë, por në kthesën kah Jerina i kanë pritur banorët e Martinajve dhe barrikada nga materiali i fortë eroziv. Të gjithë këtë e kanë shikuar rreth 30 pjesëtarë të policisë nga Plava dhe Berani, të cilët kanë pritur urdhrin nga Komuna që të shpërthejnë bllokadën. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur. Pas më se një orë pritjeje, policia dhe kamionët e “Komunales” së Plavës janë kthyer në drejtimin nga kanë ardhur, veprim që është përshëndetur nga banorët e Martinajve.

Kryesuesi i Këshillit Koordinues të fshatit Martinaj, Naim Prelvukaj, ka pohuar se të hënën e kaluar kanë pritur të vijnë përfaqësuesit e Komunës me të cilët edhe një herë do të bisedohej mbi problemin e deponisë. Ai ka përsëritur se do të jenë këmbëngulës dhe të palëkundur në arritjen e qëllimeve të veta, ndërkohë që ka thënë se për të gjithë atë që po ndodhë në fshatin Martinaj vendasit akuzojnë pushtetin lokal. Në protestën e tyre, banorëve të fshatit Martinaj mbështetje u kanë ofruar edhe banorët e fshatrave fqinje Zagragje dhe Dosugje, të fshatit Hakaj, si dhe pjesëtarë të vendbanimeve të Hasangjekaj tjera.Sh. 


6 Javore KOHA

Vështrime & Opinione

e enjte, 25 pril 2013

Gjendja e të Drejtave të Njeriut në botë

Korrupsioni problem k në Shqipëri dhe në Ko

Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) botoi raportin vj të njeriut. Në parathënien e raportit, dokumentohet rr zbatimit të të drejtave të njeriut, duke theksuar se megjithë shëm në disa vende, në një numër tepër të madh vendesh, “Deklaratës Univ flasin qartë dhe në mënyrë të përcaktuar në mbështetje të barazisë dhe dinjitetit bazë për të gjithë njerëzit kudo.” Raporti mbi të drejtat e njeriut,--si për çdo vend tjetër në botë -- përfshinë komente edhe mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Kosovë. Në përmbledPër Koha Javore: hjen e raportit të publikuar për vitin 2012, Frank Shkreli DASH nënvijon se plaga e korrupsionit ka Raporti i këtij viti, në terësi, e bën të qartë përfshirë të gjitha degët e qeverisë, përfse shumë prej sfidave më të rëndësishme shirë edhe sistemin gjyqësor. Raporti flet të politikës së jashtme amerikane, sipas tij për ndarjet e theksuara në linja partiake -- në thelb -- kanë të bëjnë,“me përpjekjet e para zgjedhjeve të këtij viti, kritikon konpamohueshme dhe universale të njerëzve solidimin e pushtetit nga partia në fuqi për liri dhe dinjitet.” Në parathënien e tij dhe fletz edhe për probleme të tjra në të raportit mbi të Drejtat e Njeriut në botë, fushën e të drejtave të njeriut. Raporti flet Zoti Kerri thotë se “në ato vende ku mo- gjithashtu edhe e për (mos) ndëshkimet hohen liritë dhe të drejtat bazë të njeriut, e zyrtarëve të akuzuar për abuzime duke është shumë më e lehtë që të zënë rrënjë thënë se ndëshkimet ishin të rralla dhe influencat negative, të cilat kërcënojnë jo të vazhdueshme. Në raport thuhet se jo vetëm stabilitetin ndërkombëtar por “në përgjithësi, shumë zyrtarë qeveritarë edhe sigurimin tonë kombëtar.” Në rapor- dhe politikanë, si dhe gjykatës, gëzojnë tin dërguar Kongresit amerikan, Zoti Kerri imunitet nga ndjekja ligjore dhe ata që shkruan se “qeveritë dhe vendet që respe- kanë interesa të mëdha biznesi, shpesh ktojnë të drejtat e njeriut janë më paqë- janë në gjëndje tu ikin ndëshkimeve”. Rasore dhe më të begatshme, ato janë fqinjë porti thotë se ka patur raste ku “zyrtarë të më të mirë, aleatë më të fortë dhe part- nivelit të ulët janë ndëshkuar për abuznerë më të mirë ekonomikë. Sekretari i ime, por shton se ndërkohë, “zyrtarë të Shtetit Kerri tha gjithashtu se “Shtetet e qeverisë që qaartazi ishin të implikuar në Bashkuara përkrahin popujt dhe qeveritë abuzime, u transferuan nga një një post që dëshirojnë he që mbështesin lirinë dhe në një tjetër, pa pësuar ndonjë ndëshkim.” demokracinë për veten dhe për të tjerët, Në një reagim ndaj raportit të DASH mbi duke pasur parasyshë përvojën tonë se gjeëndjen e të drejtave të njeriut në Shqpuna drejtë një bashkimi më të përfek- ipëri, Zyra e Avokatit të Popullit në Tiranë sionuar -- të një demokracie të vazh- e vlerësoi këtë raport duke thënë në një dueshme dhe të qendrueshme edhe në deklaratë për shtyp se, “Në konstatojmë vendin tonë -- nuk do të marrë fund kurrë.” se Raporti i Departamentit të Shtetit Kryediplomati amerikan tha me këtë rast, është një vlerësim dhe analizë e thelluar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dhe e vërtetë e gjendjes së të drejtave

të njeriut në vendin tonë dhe se në te gjëjnë pasqyrim të gjitha problematikat dhe shqetësimet e ngritura edhe nga institucioni ynë si gjëndja e minoritetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftësi të kufizuar, gjakmarrja dhe pasojat e saj, gjëndja e të drejtave të njeriut në vendet e kufizimit të lirisë, të drejtat e komunitetit LGBT, dhuna në familje dhe veçanërisht ajo ndaj grave”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë. Mbi gëjndjen e drejtave të njeriut në Kosovë, raporti flet për problemet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut në atë vend, përfshirë ngritjen e bllokimit të rrugëve në pjesën veriore të vendit nga ekstremistët serbë të Kosovës, kufizimin e të drejtave bazë të njeriut, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe transportin e mallërave. Në raport thuhet se “ekstremistët serbë ushtruan gjithashtu dhunë dhe kërcënime kundër kundërshtarëve të tyre në vend dhe ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë gjatë vitit 2012.” Raporti i DASH mbi të drejtat e njeriut nënvijon se edhe në Kosovë, korrupsioni është problem serioz, duke thënë se disa nga problemet kryesore në fushën e të drejtave të njeriut në atë vend janë, “korrupsioni, favorizimet në burgje, mbajtja për një kohë të gjatë nën arrest para gjyqit, mungesa e efikasitetit juridik, kërcënimi i medias nga zyrtarët publikë dhe elementët kriminalë, përparimi i pamjaftueshëm në kthimin e personave të çvendosur në shtëpitë e tyre, korrupsioni në qarqet qeveritare, trafikimi i njerëzve dhe puna e fëmijëve në sektorin informal.” Në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 25 pril 2013

7 Javore KOHA

kryesor osovë

jetor mbi gjëndjen e të drejtave ruga, shpeshëherë të vështirë të ëse “është bërë përparim i duk, qeveritë nuk ndajnë vizionin e versale për të Drejtat e Njeriut”. raport thuhet se qeveria mori masa për të gjykuar dhe ndëshkuar disa nga zyrtarët që kanë kryer abuzime ..... por shumë prej zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndëshkimit ligjor, thekson Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2012. Në lidhje me Maqedoninë, raporti i DASH thekson si problemim më kritik dështimin e qeverisë për të respektuar plotësisht ligjin, duke përmendur dështimin e ndjekjes ligjore të procedurave parlamentare, ndërhyrjen në punët e gjyqësorit, si edhe nivelin shqetsues të korrupsionit në radhët e qeverisë dhe mos ndëshkimin e policisë për sjellje anti-ligjore. Raporti përmend gjithashtu tensionet ekzistuese midis komunitetit shqiptar dhe atij maqedon, si një prej shqetsimeve kryesore të respektimit të të drejtave të njeriut në atë vend. Raporti vjetor i DASH mbi të Drejtat e Njeriut mbulon të drejtat e njeriut të njohura ndërkombtarisht – dmth, të drejtat individuale, civile, politike dhe ato të puntorëve – siç janë përcaktuar në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, si dhe në amrrëveshje të tjera ndërkombëtare. Raporti përgatitet për çdo vit, si një kërkesë e bazuar në legjislacionin e Kongresit amerikan, për të gjitha vendet që marrin ndihma amerikane si dhe për vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Është këjo një praktikë që ka filluar zyrtarizimin e saj nga fillimi i viteve 1970, për të folur haptazi për zbatimin ose jo të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në dokumentin e vitit 2010 mbi Strategjinë e Sigurimit Kombëtar të Shteteve

të Bashkuara thuhet se ne e “konsiderojmë si një parim themelor të interesave tona kombëtare mbështetjen e paqës anë e mbanë botës – një bote në të cilën jo vetëm shtetet por edhe individët të gëzojnë të drejtat themelore që ata meritojnë.” Prandaj, ky raport tha Sekretari Kerri, “dërgon një mesazh tepër të qartë se të gjitha

qeveritë kanë përgjegjësi për të mbështetur dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”. Njëkohësisht, raporti sipas ndihmës sekretares së shtetit për demokraci dhe të drejta të njeriut, Uzra Zeya, “shërben edhe si një gur themel faktesh mbi të cilin dhe në bazë të cilit përcaktojmë politikat tona”, ndaj vendeve të ndryshme të botës.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

e enjte, 25 pril 2013

Opinione & Vështrime

Tragjedia e Tivarit (1)

Mëkati....

Ka pasurTivaras, të cilët në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në krim, por ka pasur në mesin e tyre që njerëzit e pa fat i kanë fshehur në shtëpitë e veta dhe në mullarët e sanës...

Muhamet Nika

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, komunistët me qëllim të ndaljes së kryengritjes gjithëpopullore që pritej të ndodhte në Kosovë, për tu shkëputur nga Jugosllavia, menjëherë, vendosen atje administratën ushtarake dhe mobilizuan me forcë regrutë kosovarë që më parë kishin qenë atdhetarë të Shaban Polluzhës , për t’iu bashkangjitur, siç u thanë atëherë Armatës së Katërt në Istrën Sllovene që ishte e pushtuar. Rekrutët, marshimin e nisën nga Prizreni për të kaluar më pas nëpër Shqipëri deri në portin e Tivarit, prej atje, pritej që me anije duhej të shkonin deri në front... Gjatë rrugës për në Istra, pasi kishin arritur në qytetin e Tivarit , të gjithë rekrutët i masakruan në oborrin e ndërteses së monopolit të duhanit, të Tivarit, pjestarët e Brigadës së Dhjetë Sulmuese Malazeze. E gjithë kjo ishte bërë me paramendim..., vrasja ishte e tmerrshme, dhe vazhdoi edhe pas ekzekutimit te të mbijetuarve. Për të sjellë këtu, anatemën e ngjarjes, të asaj për të cilën pak flitet nga ne shqiptarët, po shkëpusim , atë që shkruan publicisti malazez Želko Millovć. Ai duke folë për rastin shprehej: “Ka pasurTivaras, të cilët në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në krim, por ka pasur në mesin e tyre që njerëzit e pa fat i kanë fshehur në shtëpitë e veta dhe në mullarët e sanës... Këtyre personave, familjarët e të shpëtuarve me dekada iu kanë bërë vizita. Por në masakër morën pjesë edhe 10 tra shqiptarë nga Ulqini, të cilët ishin luftëtarë të Brigadëe së Dhjetë...”?!!! Ndërsa politika shqiptare në Mal të Zi ose

shqiptarët në Maltëzi, për tragjedinë e Tivarit, fillimisht mbaj mend të jetë dëgjuar haptas, aty diku rreth vitit 1992, Kurse disa vite më pas , çështjen sërish e inicoi , z. Mehmet Bardhi si pyetje të deputetit në parlamentin e Malit të Zi, ndërsa si reaksion në pyetjn e deputetit Bardhi, kryeministri Gjukanoviq urdhëroi që të ngriten hetimet nga prokuroria. Ja se çfarë shkruhej në atë kohë për masakrën në letrën e hapur të z. Lekë Lulgjuraj të drejtuar presidentit malazias, Bullatoviq: “....Ushtarët malazez pas masakrës festuan me fjalët rrnoftë hakmarrja; kështu duhet bërë shqiptarëve”.Të plagosurve iu morën jetën me thika dhe mjete tjera të forta.Në të njëjtën kohë të gjithë kanë qenë të plaçkitur. Një numër shumë i vogël, gjithsejt 18veta, arritën ta kapërcejnë murin dhe të shpëtojnë nga masakra. Shumicën e të vrarëve i kanë hedhur në det, ndërsa 483 persona i varrosën vendasit në varret myslimane në Tivar. Kjo masakër , vepër jonjerëzore dhe tragjedi për djelmoshat shqiptarë, më detyruan zoti kryetar që t’ju drejtohem me kërkesë .....të veni në levizje hetimet, të hapet arkivi e të vertetohen motivet e kësaj vepre kaq të shëmtuar dhe të zbulohen organizatoret e urdhëruesit e kësaj masakre të padëgjuar...“.Kështu shkruante , për gazetën Bujku të datës 14.02. 1992 , Lekë Lulgjuraj në letrën e vet dërguar kryetarit të Malit tëZi, përkitazi me masakrën e shqiptarëve në Tivar më 1945. Letra e hapur edhe pse e dërguar nuk u botua

nga mediat malazeze të kohës?!! Letra e hapur e Lekë Lulgjurajt publikuar në Bujku drejtuar Presidentit të Malit të Zi- M. Bullatoviq Hipoteka e kësaj masakre nuk vazhdoi gjatë dhe për këtë u shkruan kujtime e studime të tëra, nga veteranë dhe studiues të ndryshëm që opinioni i lexuesve mirë i di, kështu që shkrimet mbi këtë temë nuk është se mungojnë, por ajo që më nxiti në shtjellimin e sërishëm të kësaj ngjarjeje është përndjekja që iu bë të shpëtuarve nga masakra e Tivarit nga elementët çetniko-partizanë, deri sa kaluan kufirin shqiptar gjat kthimit për në Kosovë dhe u hakmorën tmerrësisht duke i likuiduar si të ishin shtazë..Duke e ditur që përcaktimi i të mbijetuarve të masakrës nuk ishte ideologjikisht komunist, spiunët dhe çetniko-partizanët i kërkonin ata në shtëpitë e familjeve të rrethinës së Ulqinit që ishin dalluar si përkrahës, të Ballit Kombëtar. Nga kjo kohë si fëmijë , mbaj mend të më ketë trazuar fati i një të shpëtuari kosovar, diku nga Vitija e Gjilanit, për të cilin , kisha dëgjuar nga prindërit, se ruhej i fshehur nga familja e Ali Bajram Krajës, prej Rashtishës së Sipërme, në një mullar gjethi të improvizuar për javë të tëra. E kur“ hafija“ dyshohej se i ra në gjurmë.., familja Kraja e strehoi për disa muaj, në një vend tjetër, nën një gur, diku lart në mal, atje te Shkami i Sejnicës, që është në mes të malit të Rashtishës , mbi rrugën


Opinione & Vështrime

malore që të çon për Bojk. Disa dëshmitarë të kësaj kohe, dëshmojnë për shumë ndjekje e dredhi e marifete tjera, ndaj atdhetarëve të kohës nga Ana e Malit. Ndjekja iu besua, elementëve çetniko-partizanë...., atyre, që u shquan për vënien e kosovarëve nën thikë . Këta, kur arritën në Anë të Malit, në kuadër të akcionit“ Spastrimi“..., përdorën shumë marifete e dredhi , për t’i shtënë në dorë të gjallë të mbijetuarit e masakrës së Tivarit, mundësisht bashkë edhe me përkrahësit e arratisur të çetës balliste të Hasan Isufit. Pjestarët, e brigadës që bëri akcionin, të veshur( maskuar ) si kosovarë , shtireshin si të mbijetuar të masakres...,dhe kërkonin ndihmë, për tu lidhur, me ish- familjarët e arratisur ballistë nga Ana e Malit .., mbase ballistët e arratisur, mund tu rrëfenin „Në besë“ vendstrehimet e atdhetarëve të Hasanit ,duke u treguar rrugën, që të mos binin në pritat e kufirit gjatë rrugës së kthimit për në Kosovë....?!!!Një masakër e bërë në kuadër të aksionit “Spastrimi” në Anës së Malit kundër elementëve ballistë, është edhe ai i kryer nga çetniko partizanët në Çapraj të Kravarit. Sipas disa dëshmive në këtë arradhë kishte edhe pjestarë

partizanë nga Shqipëria madje edhe nga toskëria si dhe shqiptarë vendas të mobilizuar me dhunë.

DHUNA ÇETNIKOPARTIZANE DHE VRASJA E ATDHETARIT- SALUK XHAFA ME TË BIRIN..... Dihet se ndikimi komunist , gjatë luftës së dytë botërore, në Anë të Malit, por edhe në Ulqin nuk ka qenë pothuajse fare i pranishëm. Në këtë kohë banorët e trevës u gjetën në anën e kundërt të lëvizjes komuniste dhe përcaktimi i tyre ishte këmbë e krye për Shqipërinë e Madh.... Flitet se ata e kishin për hatër, administrimin shqip të kohs, të vënë nga italianët... Banorët, si asnjëherë tjetër, kishin pranuar të mobilizoheshin vullnetarisht në Çetën e Komandant Hasan Isufit. Tjetër nga kjo kohë, mbahet mend se Ushtarët Ana Malas të Hasanit, pasi në uniformen e vet ushtarake rreth qafe kishin ca shenja të kuq, në shenjë mburrjeje dhe përkledhjeje i quanin “Gushëkuqat e Hasanit...”- Kjo çetë nga anamalasit, përjetohej si ushtri e vet. Atyre u kish pëlqyer fortë, kryekomandanti ballist, Hasan Isufi, i cili në

e enjte, 25 pril 2013

9 Javore KOHA

prezencën e tyre, vuri flamurin në kufirin e dikurshëm turk, te vendi i quajtur, Ulliri i Egër në Ujmirë-Dobrovodë të Tivarit. E sidomos u kish mbetur si kujtesë në zemër, thënia e komandantit gjatë vënies së flamurit, kur ai ishte betuar, me fjalët: “Ti u kalbsh o bajrak aty ku unë të nguli ...”?!!! Tjetër, ata si komunitet i skajshëm, ishin si duket bukur mirë të informuar edhe për aleatet e mundshëm të fuqive të mëdha, rreth zgjidhjes afatgjate e të drejtë të çështjes së kufijve të Shqipërisë . Kjo gjë shihet edhe nga një frazeologji popullore e asaj kohe, për të cilën thonin se, i “moçmi” kish thënë:”Shqipnia n’izgjet, Kosova n’salamet Ingliz Komandar, kufini Tivar”....Zhvillimi i më vonshëm i ngjarjeve , pas Luftës së Dytë Botërore e këtej, në masë të madhe e bëri realite këtë profeci.. .Kurse kujtesa historike e saj edhe sot dëgjohet në këto anë. Por, ajo që ia vlenë të shkëputet nga kujtesa e ngjarjeve makabër të këtyre viteve, gjithqysh duhet të veçojmë përjetimin e banorëve të mëhallës së Çaprajve të Kravarit, cilët nuk po e dorëzonin lehtë, Salukun e Xhafës, njërin nga luftëtarët e Hasanit, bashkë me të birin të cilët nuk pranonin t’i gjuanin armët.


10 Javore KOHA

Turizëm

e enjte, 25 pril 2013

Intervistë me Minir Karamanagën, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqini

Optimistë për sukses

Organizata Turistike e Ulqinit në fillim të këtij viti ka publiku produkti ynë më i mirë turistik. Në këto panaire kemi bërë p

Koha javore: Z. Karamanaga, gjatë muajve të parë të këtij viti Organizata Turistike e Ulqinit ka marrë pjesë në disa panaire ndërkombëtare të turizmit. Cilat janë rezultatet e pjesëmarrjes Tuaj në këto panaire? M. Karamanaga: Po, është e vërtetë që Organizata Turistike duke filluar nga janari ka marrë pjesë aktivisht në panaire dhe bursa turistike në regjion dhe në Evropë, si në bashkëpunim me organizatat turistike lokale ashtu edhe në kuadër të Organizatës Turistike Nacionale të Malit të Zi. Ne jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen tonë në këto panaire. Sidomos duhet të cekim Panairin e Berlinit, ku është arritur marrëveshja me tur-operatorë dhe një grup turistësh nga Gjermania kanë qëndruar këtë muaj në hotelin “Otrant”. Po ashtu edhe Panairi i Sarajevës ka qenë shumë i frytshëm dhe kemi vënë kontakte edhe me agjencitë turistike nga Turqia, të cilat po ashtu kanë qenë të pranishme në këtë panair. Një panair tjetër që për qytetin tonë është shumë i rëndësishëm është ai i Prishtinës, në të cilin kemi marrë pjesë

Njëri ndër hapat e parë që do të ndërmarrim për përmirësimin e vjeljes së taksës së banimit është çelja e Zyrave të Informacionit në pesë lokacione të qytetit, në të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të bëhet pagesa e taksës së banimit. Një zyrë informative është planifikuar të hapet edhe në vendkalimin kufitar në Sukubinë, duke pasur parasysh numrin e madh të udhëtarëve që kalojnë nëpërmjet kësaj pike.

në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe me afaristët turistikë nga vendi ynë. Me qëllim të një promovimi më të mirë të ofertës turistike për vitin 2013, Organizata Turistike ka organizuar po ashtu një konferencë për mediat e Kosovës, ku kanë marrë pjesë televizionet më të mëdha, siç janë: RTK, RTV 21, Koha, Klan Kosova, gazetat “Koha Ditore”, “Zëri”, “Bota Sot”, pastaj “Radio Dukagjini” si dhe shumë media të tjera. Organizata Turistike muaj me radhë ka punuar shumë për pjesëmarrjen e saj në këto panaire dhe mund të themi që jemi të kënaqur. Koha javore: Në çfarë është përqendruar prezantimi i Ulqinit në këto panaire? M. Karamanaga: Organizata Turistike e Ulqinit në fillim të këtij viti ka publikuar një katalog ku janë të përfshirë hotelet, akomodimi privat, restorantet, por edhe plazhet si produkti ynë më i mirë turistik. Në këto panaire kemi bërë përpjekje që këtë katalog ta prezentojmë në mënyre sa më të mirë, në mënyrë që turistëve dhe klientëve t’ju prezentojmë atë çka ofron Ulqini, përveç bukurive dhe pasurive natyrore. Jemi fokusuar edhe në prezentimin e plazheve, ndër më të bukurat në regjion, në të cilat është e mundur edhe stërvitja e Kite Surf-it si njëra ndër ofertat më atraktive të qytetit tonë. Koha javore: Vjelja e taksës së banimit ka përbërë një ndër problemet më të mëdha në sigurimin e të ardhurave viteve të kaluara. Çfarë zgjidhjeje do të zbatohet në këtë aspekt këtë vit? M. Karamanaga: Edhe pse vitin e kaluar kemi patur rritje sa i përket taksës së banimit, ne mendojmë që ka hapësirë

Ne kemi filluar përgatitjet për Manifestimin “Të gjithë për turizëm”, me të cilin njëkohësisht do të bëjmë hapjen e sezonit për vitin 2013. Ky manifestim do të mbahet nga data 3-5 maj me qëllim që turistët që do të vizitojnë Ulqinin për festën e 1 Majit, ta shtyjnë qëndrimin e tyre edhe gjatë fundjavës. të madhe që vjelja e kësaj takse të jetë shumë më e madhe. Ne si Organizatë këtë vit do të bëjmë përpjekje të shumta që të arrijmë që kjo gjë të zbatohet. Njëri ndër hapat e parë që do të ndërmarrim është edhe çelja e Zyrave të Informacionit në pesë lokacione të qytetit, në të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të bëhet pagesa e taksës. Një zyrë informative është planifikuar të hapet edhe në vendkalimin kufitar në Sukubinë, duke pasur parasysh numrin e madh të udhëtarëve që kalojnë nëpër këtë pikë. Në këtë mënyrë, të gjithëve që janë të interesuar për pushim në Ulqin do t’u ofrohet mundësia që të informohen mbi gjithçka qysh në hyrje të vendit tonë. Mendojmë se me hapjen e këtyre pikave të informimit do të vihet në pah puna e Organizatës Turistike. Koha javore: Çfarë po bën OTU-ja për organizimin e manifestimeve me karakter turistik dhe gjallërimin e jetës kulturore-artistike në prag të sezonit apo gjatë sezonit turistik? M. Karamanaga: Me Planprogramin e Organizatës Turistike, i cili është aprovuar edhe në Kuvendin e Organizatës, është parashikuar një numër i madh i manifestimeve, si gjatë sezonit turistik, por edhe në fillim dhe mbarim të


Turizëm

e enjte, 25 pril 2013

11 Javore KOHA

it

sin e sezonit turistik

uar një katalog ku janë të përfshirë hotelet, akomodimi privat, restorantet, por edhe plazhet si përpjekje që këtë katalog ta prezentojmë në mënyre sa më të mirë, në mënyrë që turistëve dhe klientëve t’ju prezentojmë atë çka ofron Ulqini, përveç bukurive dhe pasurive natyrore.

sezonit. Ne kemi filluar përgatitjet për Manifestimin “Të gjithë për turizëm”, me të cilin njëkohësisht do të bëjmë hapjen e sezonit për vitin 2013. Ky manifestim do të mbahet nga data 3-5 maj me qëllim që turistët që do të vizitojnë Ulqinin për festën e 1 Majit, ta shtyjnë qëndrimin e tyre edhe gjatë fundjavës. Manifestimi do të përfshijë aktivitete të shumta, si panairin e suvenireve dhe produkteve vendase, ekspozitën e piktorëve të Ulqinit, si dhe një koncert me artistët e vendit tonë në Ranë.

Do të vijojnë manifestime të ndryshme, si garat e Kite surf-it, Festivali Southern Soul Festival i muzikes soul, jazz, funky i cili do të mbahet në plazhin “Dolcinium” në bashkëpunim me Organizatën Nacionale dhe me Komunën e Ulqinit. Organizata Turistike do të përkrahë po ashtu manifestime të ndryshme, siç është “Pranvera në Anë të Malit”, “Panairin e Librit”, “Skenën Verore” si dhe shumë manifestime të tjera. Koha javore: Çfarë prisni nga sezoni i ardhshëm turistik?

M. Karamanaga: Ne me një optimizëm të madh e presim këtë sezon dhe jemi të bindur që ky vit do të jetë më i suksesshëm. Angazhimi i Organizatës Turistike, por edhe projektet e realizuara nga Komuna, siç jane Ura e Port Milenës, ndërtimi i pjesës së dytë të rrugës Sukubinë-Ulqin, blerja e makinave të reja per pastrimin e plazheve, janë arsye të shumta që do të ndikojnë në suksesin e këtij sezoni turistik.  Bisedoi: I. Kallaba 


12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 25 pril 2013

Reportazh

Pranvera në krye Për Koha Javore: Murat Gecaj / Tiranë

Para Muzeut Historik Kombëtar…

Stina e bukur e pranverës ka “trokitur” edhe në Tiranën tonë. Këtë ndjenjë të këndshme e përjeton menjëherë, sapo të dalësh në qendër të kryeqytetit. Ngado që të hedhësh sytë, të bien në sy gjelbërimi dhe lulet shumëngjyrëshe. Por, më së shumti, këtë gjë e dallon edhe në pamjet e fytyrës së njerëzve. Ata udhëtojnë në makinat e tyre, por dhe më këmbë. Biesedojnë me njëri-tjetrin ose meditojnë me kënaqësi për stinën, që ka ardhur. Se, mjaft më, patëm të ftoftë e shira të rrëmbyera, të cilat na shkaktuan edhe dëme.

Në qendrën e kryeqytetit, ku duket edhe Pallati i Madh i Kulturës…

Sapo kam dalë nga lokali me emrin kuptimplotë “Ulqini”, ku pimmë kafe me kolegun e rinisë dhe të jetës, juristin konispolit, Agim Ibrahimi. Pastaj marr udhën për në Bibliotekën Kombëtare. Aty mësoj se, pas pak, do tës bëhej përurimi i një libri të ri, kushtuar Ali Pashë Tepelenës. Ndërsa takoj studiuesin e botuesin Isa Halailaj, “Mësues i merituar”. Si atij dhe “Mësuesit të Popullit” Shefqet_Hoxha, të dy nga rrethi i Kukësit, u lë nga një libër të albanologut suedez, Ullmar Kvik. Një libër të tillë i kam lënë edhe krijuesit Naum Kule, i cili boton revistën periodike “Myzeqeja”. Përmes mikut të tij, Sabri Maxhani-Novosella, autori na dërgoi afër 100 kopje të librit të tij, “Më shumë heroizma, se sa

grurë”, përkthyer në gjuhën shqipe dhe botuar në Prishtinë. Me porosi të veçantë të Ullmar Kvikut, kemi nisur t’i shpëndajmë dhuratë ata libra, nëpër biblioteka dhe te miq e kolegë, studiues, arsimtarë, punonjës të kulturës e shkencës etj. Për këtë arsye, përsëri takohem sot me kolegun e mikun Viron Kona, shkrimtar i njohur. Prej këtij marr ‘listën” e bibliotekave dhe të personave, të cilën e kemi hartuar së bashku dhe që do t’ua japim shuratë këtë libër, nga albanologu suedez e mik i shqiptarëve.

Duke kaluar nëpër qendrën e kryeqytetit Tiranë, nuk e harroj “profesionon” tim të dytë, atë të fotografit amator. Pra, e shkrepi aparatin për të fiksuar pamje sa më të bukura. Sidomos, më tërheqin pemët e gjelbëruara dhe lulet aq të bukura, disa vendosur edhe në vazo të vogla e varur në trungjet lastar të drurëve të ndryshëm. Ja, njëra pamje është para Muzeut Historik Kombëtar, ku në festën e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë pati aq shumë lëvizje e vizitorë. Ata shkonin aty për të shikuar


Kulturë

e enjte, 25 pril 2013

13 Javore KOHA

eqytet

përkrenaren e Skënderbeut, ardhur për herë të pare në Shqipëri, nga Vjena e Austrisë. Ndërsa në një sallë të Bibliotekës Kombatare ata panë dorëshkrimin e dokumentit të parë të shqipes së shkruar, “Mesharin” e Gjon Buzukut, por dhe vepra të vjetra të Budit, Bogdanit, Matrangës etj. Më tej, i nisur me “shërbim” vetjak, shkoj në bibliotekën e Akademisë së Shkencave. Aty dhuroj librin tim publicistik “Dorela” dhe librin më të ri, “Me zëmër në vendlindje”(Shënime nga Suedia). Ashtu si në Bibliotekën

Kombëtare, më ankohen” se, tashmë, nuk kanë vend të lirë, për të mbajtur nga 5 kopje të librave të rinj?!

Në afërsi të Bankës së Shetit…

Gjelbërimi më shoqëron edhe në mjedise të tjera të kryeqytetit, si për rreth Bankës së Shtetit, në Këndin e Lodrave dhe në Parkun “Rinia” e përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri në Parkun e Madh të Tiranës. Por edhe kur kthehem për në stacionin e trenit, ku e kam vendbanimin tim. Para pak ditësh, bashkë me

kolegun V.Kona, këtu përcollëm për në Gostivar Sadulla Zendelin-Daja, me banim tash afër 50 vjet në Suedi. Ai dërgoi në shtyp Fjalorin shqipsuedisht, me 35.000 fjalë. …Më ngjan se një pjesë të stinës së pranverës, me bukurinë e saj magjepëse, e kam “marrë” me vete. Prandaj vendosa që këto ndjenja të bukura, pasqyruar edhe përmes pak fotove, t’i ndaja me lexuesit e nderuar. Nuk di saktësisht, se të kujt janë këto vargje, por tani më kujtohen ato: “Pranverë në natyrë, pranverë në zemrat tona!”


14 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 25 pril 2013

Portret: Emine S. Mustakolaj Doda (1)

Emër që dhe dial

Emine S. Mustakolaj – këtu gëzonte epitete q e Krajës. Nipat e stë N

Mr. Ismail Doda

Datëlindja dhe rrjedhat historike Lindja dhe vdekja nuk përcaktohen nga personi, por nga Krijuesi i tij dhe i Gjithësisë, që bën emër për të dyja. Ata mund të përkojnë edhe me ndonjë datë historike. Kjo nuk varet nga zgjedhja a dëshira e individit dhe konsiderohet rastësi. Një shembull të tillë paraqet edhe shembulli i nënës së autorit. Dihet se ajo u lind para se të krijohej Shteti i Pavarur Shqiptar dhe vdiq në 100-vjetorin e këtij jubileu. Zyrtarisht shkruan 7 gusht 1910. Është ky një shënim i hamendshëm, me karakter retrospektiv, i bërë me rastin e regjistrimit të parë zyrtar, së paku pas vitit 1912, shtëpi për shtëpi në vitin 1948

(shih dok. MMR për vendin Ostros, f. 257, numri vijues 36 për vitin 1948 dhe MRD). Po të ishte ashtu Emines s’do t’i kujtohej Muhaserja e Dytë, siç i thonë në Krajë Rrethimit të Shkodrës nga serbo-malazezët më 1912. E quajnë edhe Muharebja e Dytë, “Lufta”, “Beteja” e Shkodrës (1912). Ajo duhet të ishte atëherë së paku mbi tre vjeçe. Prandaj si datë më të afërt të lindjes së saj konsiderojmë vitin 1909. Për këtë ngjarje trishtuese, fatkeqe, jo vetëm për Krajën, por për mbarë kombin dhe shtetin shqiptar na foli dekada me radhë, deri një ditë para se ndërroi jetë. Me mbresa të fuqishme ua tregonte përjetimin e paharruar edhe gazetarëve e studiuesve shqiptarë dhe të huaj, sa herë që e vizitonin, a me të bisedë zhvillonin. I kujtohej si të ishte atë ditë, se si i ra Mali i Zi Krajës (e mërkurë, më 9 tetor 1912, I.D.)

për të pushtuar Shkodrën. Prindërit e saj, Saiti dhe Naxhija me fëmijë për të shpëtuar iken në Shkodër, si mbarë popullata e kësaj treve. Kjo me të motrën, Synën 7 vjeçe, këtë rrugë prej më se 30 kilometrave, e bëri me këmbë sepse prindërit bartën në krah të vëllanë Ademin, shumë më të vogël. Përmendte fqinjin që kishte bartur nënën e ngarkuar mbi kurriz, e cila i vdiq tek Ublat e Lubanajve, në Skje. Për të mos i rënë në dorë armikut që po i ndiqte, vazhdoi ta bartë deri në Shirokë, ku edhe e varrosën. Në Shkodër qëndruan gjashtë muaj. Atje iu vdiq e motra nga uria. Thoshte se kanë ngrënë mish kali. Kur u kthyen në vendin e pushtuar, gjetën shtëpitë e djegura, pasuritë e vjedhura, bagëtitë të ngrëna nga pushtuesi. Ata kishin ngrehur vendfushimin dhe kuzhinën e improvizuar, në kompleksin e tokave të prindërve të saj, në Logje, përmbi lagjen Dodaj, nën kuotën nr. 744 të malit të Samagarit, prej nga gjuanin Shkodrën.

Vazhdon jeta nën pushtues Prindërit e autorit, Elezi dhe Emineja, ashtu si dhe mbarë populli, si fëmijë e pastaj edhe si familjarë, përjetuan pushtime dhe varfëri, nga Lufta e Parë Botërore deri tek e Dyta. Më kujtohet koha e tendosur para se të mbaronte kjo e fundit. Nga nëntori i vitit 1944, në çdo çast pritej të vinin në Krajë partizanët malazezë nga drejtimi i Crmnicës. Ata konsideroheshin nga populli si të parët e tyre, që e kishin vrarë,


Kulturë

e enjte, 25 pril 2013

15 Javore KOHA

ë la gjurmë në folklorin lektologjinë shqiptare

– Doda, ndonëse më e moçmja në Krajë, nga askush nuk thirrej Plakë. Ajo që i shkonin për shtat: Gjyshe, Gjyshja e Krajës, Nana e t’gjithve, Legjenda ërnipat, mbesat e stërmbesat që i kishte në zemër, i thonin Gjyshja Plakë, Nëndaja Plakë, për ta veçuar nga gjyshet dhe nëndajat e tyre të mirëfillta. djegur e pushtuar herë pas here Krajën më parë. Nga ajo frikë bëhej gati nëna me ne tre fëmijët, për të ikur dhe shpëtuar kokën si dikur, në Shkodër, ku punonte babai për kafshatën tonë të gojës. Por, kur lajmëronin nga Qendra e Krajës se s’do të ndodhë diçka e tillë, qetësoheshim, ndaleshim dhe hynim në shtëpi. Me strese e vesvese dhe tërmete të herëpashershme. Në këto rrethana ofshante nëna: “E mjera Shqypni, Kasova n’Serbi”. Ky problem, edhe pse Kosova u bë shtet, është aktual edhe sot, pasi gjithnjë, si kombe e troje kemi ngelur të shpërndarë. Këtë brengë të madhe dhe dëshirë të paplotësuar, ajo e mori me vete në varr. Prindërit na rriten me vështirësi. Babai vdiq pa i mbushur 70 vjetë (24 dhjetor 1974). Nëna jetoi rreth 33 vjetë më tepër se ai. Kjo, pasi e zuri pleqëria e thellë u

Ajo nga të gjithë vlerësohej për zgjuarësi e mençuri të mpak dhe pas gjashtë javëve, pa asnjë rrallë. Këtë konsideratë e sëmundje ndërroi jetë në Arbnesh, më 11 kishin edhe kolegët studiues, mars 2012. letrarë e gazetarë, të huaj dhe Pikëmbështetje deri në shqiptarë, deri në nivelin aka- nivelin akademik demik dhe universitar, që në dyzet vitet e fundit, si vizitorë, Emine S. Mustakolaj – Doda, ndonëse më e moçmja në Krajë, nga askush nuk thirrej si mysafirë, të ftuar a të ard- Plakë. Ajo këtu gëzonte epitete që i shkohur enkas, kanë folur me të a nin për shtat: Gjyshe, Gjyshja e Krajës, kanë vjelur materiale prej saj. Nana e t’gjithve, Legjenda e Krajës. Nipat

e stërnipat, mbesat e stërmbesat që i kishte në zemër i thonin Gjyshja Plakë, Nëndaja Plakë, për ta veçuar nga gjyshet dhe nëndajat e tyre të mirëfillta. Ajo nga të gjithë vlerësohej për zgjuarësi e mençuri të rrallë. Këtë konsideratë e kishin edhe kolegët studiues, letrarë e gazetarë, të huaj dhe shqiptarë, deri në nivelin akademik dhe universitar, që në dyzet vitet e fundit, si vizitorë, si mysafirë, të ftuar a të ardhur enkas, kanë folur me të a kanë vjelur materiale prej saj.


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 25 pril 2013

Ansamblit i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë shfaqi koncert në

Spektakël i mreku

Në jetën e tij artistike, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rreth 10 rreth 11.000 shfaqje të dhëna në të gjitha skenat e Shqipërisë. Ansambli ka në repertor fjalë ka aktivitete të pasura ndërkombëtare ku është prezantuar me mbi 500 shfaqje n Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore i Shqipërisë të enjtën me 18 Prill 2013 shfaqi koncert me këngë e valle, me motive dhe muzikë nga të gjitha trevat shqiptare , me tematikë të larmishme, dhe koreografi të spikatur. Koncerti u mbajt në Qendrën Kultorore-Informative “Budo Tomoviq” në Podgoricë. Mysafir i Ansamblit në këtë koncert ishte Shoqata KulturoreArtistike “Besa” nga Trieshi njëherazi edhe bashkorganizatore e koncertit. Për ta ndjukur këtë eveniment kulturor, të pranishëm në audiencë ishte një numër i madh spektatorësh, mes të cilëve edhe ministri për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave Suad Numanoviq dhe Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi Tonin Beci. Tingujt e interpretimit të mrekullueshëm të këngëve dhe valleve nga artistët e këtij ansambli por edhe të talentëve të SHKA Besa, bënë që atmosfera të jetë në nivelin më të lartë të argëtimit. Me duartrokitje dhe entuziazëm të madh u përcollën të gjitha pikat argëtuese që përmbante axhenda e koncertit në fjalë. Këtë koncert e bëri edhe më madhështor prezenca e këngëtares së mirënjohur-artiste e popullit Irini Qiriako e cila me zërin e saj brilant dhe shumë të dashur për publikun interpretoi disa këngë polifonike. Irini Qiriako është sot një nga emrat më të vlerësuar të krijimtarisë popullore shqiptare. “Dua të falendroj nga zemra të gjithë organizatorët e këtij eventi kaq të madh kulturor. Ne kemi nevojë për tundime kulturore edhe më të dëndura sepse kultura është një nga elementet bazë, është produkti më shpirtëror i një kombi, dhe një komb pa kulturën e vet, pa këngën, pa vallen nuk jeton gjatë”-u shpreh drejtori artistik i Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore z. Sylejman Baltëza. Ai tha se prezenca e tyre në Podgoricë ka ardhur

si pjesë e axhendës së tyre të 100vjetorit të pavarësisë ku gjatë festimeve nuk patën rastin të vinë këtu sepse ishin nëpër vende të tjera ku jetojnë shqiptarët. “E ndjej veten jashtëzakonisht të gëzuar dhe shumë të respektuar në një skenë kaq të bukur ku publiku ishte jashtëzakonisht i ngrohtë dhe mikpritës. Duartrokitjet e tyre ishin një vlerësim real i ruajtjes së vlerave të vërteta të këtij Ansambli” – tha z. Baltëza. Ai theksoi se do t’i pëlqente që të vizitojnë Ulqinin dhe Tuzin dhe shprehu besimin që në të ardhmën do të marrë pjesë edhe në skenat e këtyre

dy vendeve. Koreografi i SHKA “ Besa” z. Shtjefën Ujkaj, pjesëmarrjen në këtë koncert e quajti kënaqësi të veçantë dhe nderë të madh që SHKA “Besa” ishte mysafire e këtij Ansambli. “ Ishte një spektakël i mrekullueshëm folklorik dhe publiku që ishte në një mumër të madh na priti jashtëzakonisht mirë”- u shpreh ai. Z.Ujkaj tha se bashkëpunimi mes tyre dhe Ansamblit kombëtar ka filluar që prej disa vitesh, mirëpo në vazhdim siç u shpreh ai, bashkëpunimi reciprok do të intensifikohet. “ Kemi premtime që Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të na përkrahë


Kulturë

e enjte, 25 pril 2013

17 Javore KOHA

ë Podgoricë

ullueshëm folklorik

00 premiera, me repertor nga më të zgjedhurit. Në harkun kohor prej 56 vjetësh, ka rin e tij mbi 120 valle të reja, me motive dhe muzikë nga të gjitha trevat. Ansambli në në të gjitha kontinentet e botës.

me asistencë profesionale koreografike ku do të kemi ftesë edhe për koncerte në Tiranë”- përfundoi z. Ujkaj. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore është institucion artistik shtetëror në Shqipëri i cili është përgjegjës për ruajtjen, kultivimin dhe përhapjen e muzikës folkloristike të Shqipërisë. Është themeluar në vitin 1957 . Ky Ansambël përbëhet nga solistë, grupi i valleve, kompleksi vokal dhe orkestrina. Kostumet janë ndoshta pasuria më e madhe e këtij ansambli, jo vetëm nga origjinaliteti, por edhe nga larmia e ngjyrave, modeleve dhe orna-

menteve; janë vlerësuar si vlera të ralla të kulturës tradicionale të një kombi. Në jetën e tij artistike, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rreth 100 premiera, me repertor nga më të zgjedhurit. Në harkun kohor prej 56 vjetësh, ka rreth 11.000 shfaqje të dhëna në të gjitha skenat e Shqipërisë. Ansambli ka në repertorin e tij mbi 120 valle të reja, me motive dhe muzikë nga të gjitha trevat. Ansambli në fjalë ka aktivitete të pasura ndërkombëtare ku është prezantuar me mbi 500 shfaqje në të gjitha kontinentet e botës.  Toni Ujkaj 

Me duartrokitje dhe entuziazëm të madh u përcollën të gjitha pikat argëtuese që përmbante axhenda e koncertit në fjalë. Këtë koncert e bëri edhe më madhështor prezenca e këngëtares së mirënjohur-artiste e popullit Irini Qiriako e cila me zërin e saj brilant dhe shumë të dashur për publikun interpretoi disa këngë polifonike.


18 Javore KOHA

e enjte, 25 pril 2013

VIP

Deri në fyt me borxhe Njëra nga supermodelet më të famshme dhe më të suksesshme në historinë amerikane, Janice Dickinson, e ka pranuar se ka ndodhur ajo që edhe ishte frikësuar – ka falimentuar. Tani 58-vjeçarja e ka shpallur falimentimin me gati 1 milion dollarë borxhe. Shumica e borxhit ka të bëjë me mospagesën e tatimeve, por janë tubuar edhe llogaritë e ndërhyrjeve estetike që ajo ka kryer me bollëk, ku në tri raste, ajo u ka borxh kirurgëve nga 10 mijë dollarë secilit. Ajo gjithashtu ka borxh për stoli që i ka marrë pa paguar dhe vlera e tyre është mbi 20 mijë dollarë. Ajo për këto stoli e ka pranuar se i ka marrë dhe ka dalë nga dyqani i stolive pa paguar, por shuma më e madhe e borxhit, prej mbi 500 mijë dollarë, ka të bëj me tatimin.

Heather me skenar për seksin Heather Graham ka shkruar një skenar rreth qasjes së femrave ndaj seksit. Ylli 43-vjeçe e Hollivudit ka kontaktuar me botues të ndryshëm rreth këtij skenari të nxehtë, cili adreson qasjen e femrave që kanë për seksin. “Kam shkruar një skenar rreth femrave dhe qasjes së tyre të shëndetshme ndaj seksit. Tani jam në bisedime për ta botuar atë”, ka thënë ajo. Biondja e bukur njihet edhe për skenat e saj të nxehta në filma, duke përfshirë edhe rolin regjisores së pornografisë Margaret në filmin ‘About Cherry’ dhe thotë se do të dëshironte të eksploroj role edhe më të nxehta në të ardhmen.


Shëndeti Pesha juaj trupore në masë të madhe është e përcaktuar midis kalorive që i merrni dhe energjisë që e shpenzoni. Masa e muskujve gradualisht zvogëlohet gjatë plakjes, ndërkaq yndyrat përbëjnë përqindjen gjithnjë e më të madhe të peshës. Veç kësaj, shumë femra vërejnë rritjen dhjamit të barkut gjatë plakjes, madje edhe nëse nuk kanë shtuar peshë. Kjo ndodh me siguri për shkak të uljes së nivelit të estrogjenit, gjë që ndikon në përhapjen e yndyrës nëpër trup. Tendenca që të krijohet dhjami rreth barkut mund të ketë komponent gjenetik. Këto ushtrime të rëndomta për barkun të cilat mund t’i bëni në shtëpi 2-3 herë në javë do të tendosin muskujt tuaj të barkut dhe do të keni bark të zvogëluar.

Bajamet janë të pasura me fibra, studimet kanë zbuluar që individët të cilët gjatë dietës konsumojnë bajame më shpejt dhe më lehtë i heqin kilogramët e tepërt sesa ata që nuk i konsumojnë. Përveç kësaj, një konsumimi i 20 bajameve në ditë do të ketë efekte pozitive edhe për lëkurën dhe për zemrën tuaj. 2 lugë gjalpë nga kikirikët dhe 4 selino Gjalpi nga kikirikët do ta shuajnë dëshirën tuaj për ëmbëlsira, ndërsa përveç faktit që selino ja ndihmon në luftën kundër celulitit, kjo perime do të bëhet një nga perimet tuaja të preferuara. Një pjesë e çokollatës së zezë - 139 kalori Çokollata e zezë mund të ndihmojë në shkrirjen e shtresave dhjamore në zonën e barkut. Në fakt, kjo çokollatë e redukton nivelin e hormonit të stresit dhe rekomandohet konsumimi i saj para ndonjë takimi stresues. Sandviçi me djathë dhe 1 vezë - 150 kalori Nëse keni uri dhe keni nevojë për diçka më konkrete, zgjidheni sandviçin e shijshëm me një vezë dhe djathë. Përveç që do të ju ngopë, veza është një super-ushqim, përmban kolinë, e cila ndihmon në bllokimin e absorbimit të yndyrave.

e enjte, 25 pril 2013

19 Javore KOHA

Ushtrime të rëndomta për heqje dhjami nga barku

Ushqime me pak kalori


20 e enjte, 25 pril 2013

Panoramë

Javore KOHA

Shqiptarja që po përmbush ëndrrën e saj për modelim Modelja e njohur shqiptare, Teuta Baleci, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë, gradualisht po përmbush ëndrrën e saj në fushën e modelimit. Ajo deri më tani ka arritur të korrë suksese në shumë evenimente brenda dhe jashtë vendit. Modelja 19-vjeçare gjatë kohës së fundit veprimtarinë e saj po e ushtron kudo nëpër botë. Aktualisht Teuta po punon në “Models on Stage Vof”, por përveç saj ajo është bërë edhe pjesë e “Model Mannequin 2013” në Belgjikë, ku krahas kësaj ajo ka fituar të drejtën të japë mësim në “Catwalk”. Teuta tani sapo ka realizuar një set fotografish në Paris të bëra nga fotografi i njohur, Phil Tubbax. Mes tjerash, Teuta synon që të bëhet pjesë edhe e shumë shtëpive tjera të modës nëpër vende të ndryshme të botës.

Anxhela Martini në Miami Fashion Week Modelës shqiptare, Anxhela Martini, po i ecën mirë puna me linjën e saj të bikineve. Koleksioni i ri nga ”Martini Bikini Collection”, do të jetë i pranishëm në javën e modës në Majami. Në një intervistë për mediat amerikane, modelja shqiptare ka folur për gjërat që mezi po pret t’i bëjë gjatë verës. ”Të prezantoj linjën time të bikineve në Miami Fashion Week, të festoj e të shijoj motin e mirë, të udhëtoj në Evropë dhe në vende ku s’kam qenë dhe të lejoj veten të befasohem”.


Panoramë

e enjte, 25 pril 2013

21 Javore KOHA

Kledi Kadiu, protagonist i “Contemporary Tango” Pas suksesit të korrur në Rai5 dhe me edicionin e tretë të “Progetti di Danza”, Kledi Kadiu kthehet në teatër. Këtë radhë si protagonist në “Contemporary Tango” të trupës së Baletit të Romës. “Contemporary Tango”, me regji e koreografi të Milena Zullos, muzikë të Astor Piazzollas, ka filluar të shfaqet të martën dhe do të vazhdojë deri të dielën më 28 prill në Teatrin Vasciello të Romës. Përmes një gjuhe bashkëkohore, vepra përpiqet të rrëfejë një vallëzim: tangon sociale që gjithnjë e më shumë po përhapet në botë. Tangoja sociale e përjetuar jo vetëm si një vallëzim, me hapat e saj tipikë, por e aftë të përshkojë me muzikën e saj të gjitha kontinentet.

Enrika Derza e “The Voice of Albania”, e para në Moldavi Enrika Derza, një tjetër këngëtare që ka dalë nga “The Voice of Albania”, ka dalë triumfuese në një konkurrim jashtë vendit. Ajo është kthyer në Shqipëri këtë javë me çmimin e madh në dorë. Enrika ka udhëtuar në Moldavi për të konkurruar në festivalin “World Star International Contest” që u zhvillua në qytetin Chisianu nga data 8 deri 10 prill. Ajo përformoi aty gjatë këtyre mbrëmjeve festive dhe në fund fitoi çmimin e parë duke përfaqësuar dhe duke nxjerrë Shqipërinë në vendin e parë. Këngëtarë të tjerë të njohur shqiptarë në këtë konkurrim ishin Rezarta Smaja dhe Adrian Lulgjuraj, që në këtë festival përfaqësoi Malin e Zi.


22 e enjte, 25 pril 2013

Te k n o l o g j i

Javore KOHA

HTC M4 sjell mbështjellësin e metaltë? HTC thuhet se është duke u bërë gati të lansojë një variant mesatar të modelit të saj shumë të përfolur – HTC One. Sipas raporteve të mëhershme mediale, thuhej se ky version i ri i telefonit të HTC do të quhet M4, i cili do të jetë i ngjashëm me HTC One, mirëpo pa integrim të madh me Facebook Home. HTC M4 do të jetë i pajisur me mbështjellës të metaltë, i cili do të prodhohet nga Catcher Technologies, ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.3 inç, ndërfaqen HD me 720p, procesorin 1.2GHz Snapdragon 400 dhe kamerën e përparme të tipit “Ultrapixel”. Modeli më i ri i telefonit të HTC-së mund të ketë deri në 16GB memorie të brendshme, 1GB RAM, si dhe softuerin e HTC-së, Sense 5 që mbështetet nga Android Jelly Bean 4.2.2. Para-porositë për HTC M4 do të fillojnë gjatë muajit qershor, ndërsa pajisja do të paraqitet në treg në tremujorin e tretë të vitit.

Mbi 1.3 milionë orë të mençura do të shiten gjatë vitit

Toshiba prezanton laptopin e ri KIRAbook

Toshiba po përpiqet të futet në tregun e kompjuterëve me KIRAbook dhe laptopë që përmbajnë ekrane 13.3-inç me rezolucion 2560x1440, që të konkurrojë me modelet e Apple MacBook Pro retinë. KIRAbook vjen në tre modele, por detajet e tyre janë të pakëta. Së pari, KIRAbook duket një laptop i zakonshëm. Megjithatë, të tre modelet do të kenë 8GB RAM dhe 256GB Orët e mençura janë përdorur nga njerëzit gjatë gjithë dekadës SSD memorie. Sa për procesorët, këtu ndryshojnë të tre modelet. Modeli së kaluar, mirëpo ato nuk kanë qenë pjesë e vëmendjes së i parë i KIRAbook vjen me procesor dual-core Intel Core i7-3537U CPU me publikut deri para pak kohësh. 2 GHz, ndërsa modeli i dytë do të ketë një procesor dual-core Intel Core Njëra prej orëve të Kickstarter, Pebble ka krijuar shumë bujë i5-3337U me 1,8 GHz. në publik, po aq sa orët e paralajmëruara nga Apple, Google, Detajet e procesorit mbi modelin e fundit nuk janë shpallur ende. Sa për Samsung dhe LG, dhe së fundmi Microsoft. ekranin, KIRAbook vjen me ekran me prekje, ndërsa disa modele do të ABI Research ka thënë se gjatë vitit 2013, në tregun global pritet të shiten më shumë se 1.3 milionë njësi të orëve të men- kenë ekran të rregullt. Çmimi i KIRAbook do të fillojë nga 1 599 dhe do të arrijë deri në 1 999 çura nga prodhues të ndryshëm. dollarë për modelin më të mirë. KIRAbook do të jetë zyrtarisht i disSipas ABI Research, sot në treg ekzistojnë katër lloje dhe kategori të orëve: ato për njoftime, për operacione me zë, modelet ponueshëm më 12 maj 2013. hibride dhe modelet tjera krejtësisht të pavarura.


Fotografia e javës „Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Liridona gjokaj: Reflektimi

e enjte, 25 pril 2013

23 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24 e enjte, 25 pril 2013

Mozaik

Javore KOHA

Libra të rinj

Shqetësim për pozitën e shqiptarëve (Haxhi Shabani, Shqiptarët në Malin e Zi çështje e pazgjidhur, “Art Club”, Ulqin, 2013)

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë librin “Shqiptarët në Mal të Zi, çështje e pazgjidhur” të poetit, studiuesit dhe publicistit Haxhi Shabani. Libri është një përmbledhje e artikujve (analizave, komenteve, reportazheve etj.), të cilët autori i ka botuar në gazeta e revista gjatë viteve 1995-2010. Vendin kryesor në këtë botim e zënë shkrimet që trajtojnë pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, mandej veçoritë e tyre identitare, dhe artikujt për turizmin, kulturën, migrimin dhe diasporën, median etj. Analizat e botuara, jo vetëm përshkruajnë çështjet e shqiptarëve në Malin e Zi, por përfshijnë edhe kontekstin e anëve të ndryshme e herë-herë të kundërta që janë pjesë e problemit, por në të njëjtën kohë japin edhe alternativa për zgjidhje. Shqiptarët në Malin e Zi janë trajtuar jo vetëm në kontekstin e tyre të brendshëm, por edhe në marrëdhënie me shqiptarët në tërësi, me

Malin e Zi, kurse më pak në raport me faktorin ndërkombëtar. Artikujt nënvizojnë ndonjë arritje të shqiptarëve në Malin e Zi, por edhe përkeqësimin e pozitës së tyre, duke vënë në dukje problemin e mprehtë se shqiptarët në Malin e Zi nuk kanë arritur pas viteve ’90 të shekullit të shkuar e deri në fillimshekullin e ri, të ndërtojnë minimumin e kërkesave të përbashkëta. Si rrjedhim, sipas autorit, çështja e shqiptarëve në Malin e Zi vazhdon të jetë çështje e hapur. Për shkak të problematikës që trajtojnë, pavarësisht faktit se janë shkruar në periudha të ndryshme kohore, shumica e artikujve janë aktualë edhe në ditët e sotme. Si njohës i problemeve të shqiptarëve në vend, autori në libër shpreh shqetësimin e tij për pozitën e tyre dhe moszgjidhjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi. Redaktor i librit është Ali Salaj, recensentë Fran Camaj e Ismet Kallaba

dhe redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar me mbështetjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi, ndërsa është shtypur në Shtypshkronjën “Grafo Bale” në Podgoricë. Mr. Haxhi Shabani punon gazetar në Redaksinë Shqipe të Televizionit të Malit të Zi dhe është asistent i fonetikës dhe i morfologjisë së gjuhës shqipe në Programin Studimor për përgatitjen e mësuesve në gjuhën shqipe pranë Universitetit të Malit të Zi. Deri tani ka botuar përmbledhjet me poezi “Të kërkoj”, “Natë e portokalltë”, përzgjedhjen “Jam ai që nuk jam” dhe librin shkencor “Rrezikimi i gjuhës shqipe”. Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 90 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.  (Kohapress)


Mozaik

e enjte, 25 pril 2013

25 Javore KOHA

Grupi i Kërcimtarëve “Step Afrika” vizitoi Gjimnazin “25 Maji” në Tuz

Tradita afrikane e kërcimit

Grupi i kërcimit “STEP AFRIKA” të mërkurën e kaluar zhvilloi një workshop me nxënësit e shkollës së mesme në Tuz, si pjesë e turneut të tyre në Mal te Zi. Kësaj vizite iu bashkëngjit znj.Bay Fang, zëvendës-ndihmëse e sekretarit amerikan të Shtetit për kulturë dhe media, e cila mbulon programet kulturore për 49 shtete. Ajo u takua me stafin e shkollës së mesme, me drejtorin dhe me disa profesorë, dhe njëkohesisht edhe me kryetarin e Komunës Urbane, z. Fran Lulgjuraj dhe me krytarin e parlamentit lokal Fadil Kajoshaj. Zonja Fang gjatë bisedës që pati me personat në fjalë nënvizoi rëndesinë e thellimit të bashkëpunimit me komunitetin në Malësi, duke patur parasysh lidhjet e forta natyrore që ekzistojnë me diasporën shqiptare nga Mali i Zi. Znj Fang theksoi që pa-

suria e diversitetit në Malësi ku bashkejetojnë identitete të ndryshme fetare e kombëtare, është pasqyra më e mire se si duhet të zhvillohet Mali i Zi në tërësi. Po ashtu, zonja Fang bëri thirrje që të punohet më tepër për të gjetur rrugën e pajtimit dhe të vazh-

dohet që komuniteti të shërbejë si shembull i harmonisë ndërfetare. Ambasada e SHBA-së në Podgoricë, në bashkëpunim me Qendrën Muzikore të Malit te Zi, me Teatrin Kombëtar të Malit te Zi dhe me qendrën për Kulurë të Biello Poles, organizuan turneun e Grupit Amerikan të Kërcimtarëve “Step Afrika” në Mal të Zi nga data 16 deri më 20 prill. Grupi i kërctarëve “Step Afrika“ është grupi i parë profesional në botë i cili merret me steping si zhandrrin modern amerikan të kercimit i cili ka lidhje të forta me traditën afrikane të kërcimit. Ky grup është themeluar në vitin 1994 me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e këtij lloj kërcimi dhe afrimit të tij drejt qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të


26 e enjte, 25 pril 2013

Fejton

Javore KOHA

Me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Mid’hat Frashërit (1)

Mid’hat Frashëri një g

Mid’hat Frashëri bëhet formuluesi dhe misionari i frymës dhe i lëvizjes së shqiptarizmit që kish lindur si forcë shpirtërore dhe ideore qysh në kohën e Rilindjes dhe që u pervijua edhe gjatë Pavarësisë. Për Koha Javore:

Uran Butka

Mid’hat Frashëri, ky ndërtues dhe bashkudhëtar i Pavarësisë, ishte një nga të parët që e nisi këtë rrugëtim historik. “Jemi në fillim të udhës. Duhen përpjekje për t’u bërë komb i lirë, i bashkuar, i qytetëruar”, - shkruante ai në vitin 1897. Mid’hati kërkonte bashkimin dhe autonominë e katër vilajeteve, si hap i parë i mëvehtësisë, i ruajtjes së integritetit tokësor dhe kufijve etnikë të Shqipërisë. Por që të arrihej njësimi i trojeve dhe i kombit, duhej bërë bashkimi shpirtëror i shqiptarëve, mendonte ai. “A mund të quhemi vërtet një komb? - pyet ai dhe përgjigjet: “Një komb, për të thënë që rron, duhet të ketë bashkimin shpirtëror, duhet të ketë gjuhën, të jetë i qytetëruar, se ashtu si egërsirë dhe paqytetari e dituri, nuk rron dot për shumë kohë.” Si filozof e përcakton kombin si një konstitucion gjaku, gjuhe, kulture dhe territori. Vullneti e përpjekjet e

përbashkëta për liri e pavarësi vijnë pas ndërgjegjësimit, ndriçimit kulturor e formësimit moral të një populli, thotë ai. “Mos pandehni se me trimëri mund të bëjmë ndonjë punë të madhe. Trimëria e shqiptarëve nuk e shpëtoi dot as Nishin, as Vranjën, as Leskovcin, që i rrëmbeu Serbia, as Tivarin e Ulqinin që i gllabëroi Mali i Zi, as Çamërinë që e mori Greqia. Shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma. Për të rrojtur si komb, duhet të luftojmë për t’u bërë e për t’u njohur si komb”. Në fillimet e shekullit të njëzetë, Mid’hati, që i kuptoi ndryshimet e kohëve, u paraprin atyre. Ai bëhet formuluesi dhe misionari i frymës dhe i lëvizjes së shqiptarizmit që kish lindur si forcë shpirtërore dhe ideore qysh në kohën e Rilindjes dhe që u pervijua edhe gjatë Pavarësisë. Që kjo lëvizje të lëshonte rrënjë, të ngjizej e të bëhej dominante, duhej ende kohë, duheshin përpjekje të mëdha të të gjithë shqiptarëve. Mid’hati iu përvesh kësaj punë gjigante, sidomos kur u krijuan kushtet legale, menjëherë pas shpalljes së Konstitucionit të korrikut 1908. Mid’hati zgjodhi udhën e emancipimit kombëtar e kulturor si një hap i parë drejt indipendencës morale dhe shtetërore. L.Skendo u drejtohet shqiptarëve, që ta shfrytëzojnë këtë moment oportun për të përfituar nga liritë e të drejtat e shpallura nga Hyrieti, të çelin shkolla e klube shqiptare, të shtypin lirisht libra e gazeta, të bëjnë propogandë kombëtare, për t’u afirmuar si komb… “Dyfekët, thikat, jataganët - thyejini. Ato armë bëjini plore, bëjini çekanë se tani do rrojtur me djersë të ballit, si njerëz të lirë që na ka bërë Zoti”. Themelin e diturisë dhe të qytetarisë e përbën gjuha shqipe, sipas M.Frashërit. Lufta për gjuhën; thotë ai është një formë tjetër e luftës për të rrojtur. “Gjuha jonë është shprehje e qënies sonë, e ekzistencës sonë”, shk-

ruan ai. Për këtë arsye ekzistenciale, ai kryesoi Kongresin e Manastirit të vitit 1908 për një alfabet të përbashkët tërësisht latin, si edhe thirri Kongresin Arsimor të Elbasanit në vitin 1909, përcaktoi programin e këtij kongresi arsimor, që vendosi për mirëdrejtimin e shkollave shqipe, botimet për shkollat, mbështetjen financiare , si edhe çeljen e shkollës Normale. Sipas M.Frashërit, shqiptarët pas një errësire të plotë dhe një shtypjeje mizore shekullore kishin nevojë për një frymëmarrje paqeje, se jeta e tyre kish shkuar vazhdimisht në luftë, kishin nevojë për një grimë qetësimi të brendshëm, ndriçimi e afirmimi si komb i kulturuar. Shqipërinë, ajo që e ka lënë pas është të mospasurit e paqes, shkruante ai më 1909. Qëkur mbahet mënd dheu ynë i gjorë gjithnjë në luftë. Këto turbullime të


Fejton

e enjte, 25 pril 2013

27 Javore KOHA

gjeni ende i panjohur Për të realizuar aspiratën kombëtare dhe shtetin kombëtar, Mid’hati artikullonte domosdoshmërinë e një lidershipi udhëheqës për lëvizjen kombëtare brenda në Shqipëri, sepse asaj i mungonte drejtimi dhe organizimi i nevojshëm. gjorit mëmëdhe i kanë ardhur së brendëshmi dhe së jashtmi…Pyetni njëmijë njerëz dhe do të mësoni se nga gjyshërit dhe etërit nëntëqind prej tyre janë vrarë. Të pakë janë ata që vdesin në shtrat…” Shqiptarëve, më tepër se kujtdo, u duhet paqja.Veprat e mëdha e të qëndueshme mbruhen në paqe. Babai i përparimit është paqja, - përfundon ai . Nga ana tjetër, lëvizja kryengritëse e papjekur mirë, kaotike, aventureske, pa një ndërgjegjësim e pa një qëllim të qartë për të gjithë shqiptarët, pa një bashkim e organizim të mirë të tyre, mund të sillte rezultate të dëmshme, - mendonte Mid’hati. Gjithsesi, Mid’hati i gjen të parakohshme e të dështuara kryengritjet e motit 1910-1911. Turbullimet, sipas tij ishin të pamenduara mirë, lokale

dhe të paorganizuara si duhet. Fakti që ato u shtypën nga ushtria turke dhe për pasojë u mbyllën edhe shkollat shqipe, u ndalua mësimi shqip, klubet shqiptare, botimet etj, “na bënë të themi se na prunë një dëm të madh. Kjo është një e vërtetë e hidhur”. Nga ana tjetër, këto kryengritje nxitën fqinjët, sidomos ata veriorë që të përgatiten për luftë kundër Turqisë, e cila do të ishte njëherësh edhe luftë për pushtimin dhe copëtimin e Shqipërisë. Për të realizuar aspiratën kombëtare dhe shtetin kombëtar, Mid’hati artikullonte domosdoshmërinë e një lidershipi udhëheqës për lëvizjen kombëtare brenda në Shqipëri, sepse asaj i mungonte drejtimi dhe organizimi i nevojshëm. Shqipëria ishte si një anije në det të trazuar, pa timon e timonier - siç shprehet ai.

Prandaj ai kërkon themelimin e një partie kombëtare apo të një forumi të shpëtimit kombëtar, që të mund ta shpëtojë Shqipërinë. Dhe që të bëjmë një parti të tillë dhe që t’i bëjmë punët mirë, duhet, në radhë të parë, të ndreqim vehten, mendonte Mit’hati, - duhet të shohim e të kuptojmë ku jemi, nga vjen e liga, ku duhet të shkojmë dhe ç’rrugë duhet të zëmë. Ai shtron tezën se Shqipërisë - shpëtimi do t’i vijë nga vetë shqiptarët. “Shpëtimin tonë ta presim nga vetëheja jonë, si një pemë të përmirësimit dhe të naltësimit tonë, si një punë që të vjen vetiu, me djersën, me përpjekjet dhe dëshirat tona. Kjo është për ne politika më e drejtë, udha më e sigurtë, shpëtimi më i ndershëm. Kjo e bën edhe faktorin e jashtëm të të respektojë dhe ndihmojë”- thotë ai.


28 e enjte, 25 pril 2013

Mozaik

Javore KOHA

Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz

Shënohet dita e shkollës

Stafi pedagogjik i Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq”, në krye me drejtorin Nikollë Dukaj, të enjtën me 18 Prill 2013 e shënoi ditën e shkollës. Me këtë rast nxënësit e shkollës nën udhëheqjen e mesimdhënësve kishin përgatitur një program të larmishëm me recitime, këngë dhe valle. Për ta ndjekur këtë program në sallën e QIK “Malësia” në Tuz ishin të pranishëm shumë nxenës, mesimdhënës dhe prindër të cilët me shumë duartrokitje i përcodhën të gjitha pikat e larmishme të programit. “

Thuhet se ka më shumë yje sesa janë të paraqitur në hartën e gjithësisë. Vetëm në shkollën tonë janë mbi 1000 yje, të cilët gjatë mësimit shëndrisin në shkollë, e në pjesën tjetër të kohës shëndrisin në shtëpitë e tyre. E dimë se ne arsimtarët jemi struktura më e kritikuar e shoqërisë, por duke pasur parasysh se detyra jonë është e vulosur me betimin e mësuesit, profesionalizmi na detyron që gjithmonë të mendojmë për nivelin e kualitetit të mësimdhënies për secilin nxënës”- u shpreh drejtori i shkollës

Nikollë Dukaj gjatë fjalës së tij drejtuar të pranishmëve. Ai tha se çdo vend i Evropës do të dëshironte ndërtesën e shkollës dhe kushtet e mësimdhënies siç i ka kjo shkollë. “ E shoh të arsyeshme të përmend se në shekullin XXI resurset kryesore të shoqërisë nuk janë minierat e arit, pasuria e një vendi është dituria dhe minierat e arit janë në kokën e fëmijëve tuaj”- tha Dukaj. Ai gjithashtu iu bëri thirrje prindërve për bashkëpunim reciprok maksimal. Toni Ujkaj 

Javore KOHA Konkurs për foto më të mirë të javës dërgoni fotografitë në e-mail: kohajavore@t-com.me


Mozaik

e enjte, 25 pril 2013

29 Javore KOHA

Maturantët e Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës shfaqën dramën kushtuar drogës

Kundër drogës edhe me shfaqje teatrale Plavë – Dukuria e pranisë së substancave narkotike si duket po gjen mbështetje dhe strehim në shkollat fillore dhe ato të mesme, kryesisht nëpër qendra më të mëdha urbane, por aty-këtu edhe në ato rurale. Edhe pse të vetëdijshëm për pasojat e rënda, e madje katastrofike që sjellin substancat narkotike, ca të rinj po i qasen përdorimit respektivisht konsumimit të këtyre mjeteve të rrezikshme, shpesh herë edhe vdekjeprurëse, duke u bërë të varur nga ato. Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, dëmet dhe pasojat që sjellin ndër të rinjtë substancat narkotike, shpesh herë janë temë diskutimi dhe debatimi në ligjërimet e formave të ndryshme që organizohen nga nxënësit dhe mësimdhënësit, siç janë: punëtoritë, sesionet, tryezat e rrumbullakëta etj. Në këtë drejtim, nxënësit e klasës IV/3 të drejtimit të gjimnazit të përgjithshëm me mësim në gjuhën shqipe të kësaj shkolle, përgatitën dramën në tri akte, me titull “Ushqim që të mbytë jetën”, tekstin e të cilës e ka shkruar Saranda Rugova, studente e dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, përndryshe ish nxënëse e kësaj shkolle. Drama u realizua në regjinë dhe skenarin e profesorit Mushak Gjonbalaj. Rolet kryesore të dy narkomanëve, Dritës dhe Gencit, i luajtën Arbëresha Goçaj dhe Gëzim Hasangjekaj, ndërkaq rolet e nxënësve që përbënin shoqërinë e ashtuquajtur antidrogë, të cilët me këshillimet dhe udhëzimet e tyre ndikuan në vetëdijësimin dhe këndelljen e dy shokëve narkomanë nga rruga e mbrapshtë që kishin marrë, i luajtën Arijanita Rugova, Arbërore Gjonbalaj, Ilirjana Hasangjekaj, Vlerona Kukaj dhe Arbëresha Çelaj. Roli i kitaristit i takoi nxënësit Leonit Rugova.

Drama u shfaq të mërkurën e kaluar në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Plavë. Ajo u realizua në kuadër të lëndës mësimore “Ruajtja e ambientit jetësor”, qëllimi i të cilës ishte vetëdijësimi i rinisë në luftën kundër degradimit dhe përdorimit të substancave narkotike. Moderatore e programit të shfaqur ishte nxënësja Leonida Dedushaj, e cila në emër të shkollës i përshëndeti të gjithë të pranishmit që kishin ardhur për ta shikuar dramën. Edhe pse të papërvojë, të gjithë aktorët e dramës në mënyrë dinjitoze dhe me plot përpikëri i luajtën rolet e veta, mu si të ishin profesionistë. Në këtë drejtim u dalluan aktorët e personazheve kryesore Arbëresha Goçaj në rolin e Dritës dhe Gëzim Hasangjekaj në rolin e Gencit, të cilët pas shërimit nga varësia e substancave narkotike në mënyre vërtet artistike

shprehën ndjenjat e veta për pasojat që kanë pasur si narkomanë. Ata me shprehje bindëse iu drejtuan të pranishmëve që mos të devijojnë në këtë drejtim. Drejtori i Shkollës, Ramo Kollashinac, i mburrur por edhe i mahnitur për shfaqjen e suksesshme të kësaj drame nga ana e nxënësve të shkollës që ai e drejton, premtoi që do të krijojë mundësitë që kjo dramë të shfaqet edhe në shumë qendra të Malit të Zi, e ndoshta edhe jashtë kufijve të tij, në Kosovë dhe Shqipëri. Ai i uroi nxënësit për suksesin e arritur dhe i përgëzoi për kontributin e dhënë duke besuar dhe shpresuar se rezultate të këtilla do të shënohen edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se drama e shfaqur pa dyshim ka pasur efektin edukativ dhe arsimor jo vetëm te të rinjtë, por edhe tek të gjitha strukturat tjera të popullatës.  Sh. Hasangjekaj


30 e enjte, 25 pril 2013

Rajoni & Bota

Javore KOHA

Marrëveshja Kosovë - Serbi

Udha e Kosovës dhe e Serbisë ka nisur Gazeta gjermane ”Frankurter Allgemeine Zeitung” në një artikull të së martës me titull ”Udha ka nisur” vëren se qeveritë e Serbisë dhe Kosovës kanë filluar të ecin në udhën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Një fakt, që është për t’’’’u vlerësuar, thekson gazeta gjermane, sepse kjo do të bëjë që si shqiptarët e Kosovës ashtu edhe serbët të dalin nga qorrsokaku historiko-politik. BE - kumbari i marrëveshjes. Është e qartë edhe pse në kuptim figurativ se kumbar i kësaj marrëveshjeje është Bashkimi Europian. Të dyja vendet kërkojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Pikërisht kjo perspektivë bëri që liderët e të dyja vendeve të jenë të gatshëm për kompromis, vëren ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Duke theksuar se tanimë mbetet që marrëveshja të bëhët realitet, gazeta gjermane përfundon me anomalinë që mbetet në Bashkimin Europian në rastin e Kosovës. Do të duhej të fillonin bisedimet e asociimit me Kosovën, një vend që nuk njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian, përfundon gazeta gjermane duke kërkuar ndryshimin e këtij qëndrimi në BE. Qëndrimi i mbajtur nga Bashkimi Evropian në rastin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë - Serbi mund të kthehet në mësim për gjithë Ballkanin, thuhet në shkrimin e gazetës Süddeutsche Zeitung. Gazeta gjermane analizon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, rolin e BE-së në realizimin dhe zbatimin e saj si dhe efektet e sjelljes evropiane për mbarë Ballkanin. Fakti, që tani mund të jetë e mun-

dur së paku një bashkekzistencë deri diku paqësore, i detyrohet këmbënguljes së të ngarkuarës së BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton dhe vendosmërisë së evropianëve, për t’’ua përplasur derën para fytyrës serbëve, në rast se ata nuk lëvizin më në fund nga qëndrimi i tyre. Kërcënimi bëri efekt. Megjithatë, në shkrim paralajmërohet për rrezikun, që e shoqëron marrëveshjen. Ajo, që e shtyu Beogradin drejt lidhjes së marrëveshjes, nuk qe as bindja për pashmangshmërinë historike e as dëshira për paqe, por nevoja politike. Qeverisë serbe më shumë se miratimi i nacionalistëve i duhet një sukses në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Vetëm kjo i përforcon pozitat e saj te shumica e qytaterëve. Por me të siguruar dëshminë e negociatave të aderimit në

Gazeta gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” vlerëson marrëshjen Kosovë-Serbi. Në analizën e botuar konkludohet se marrëveshja mundëson daljen nga qorrsokaku historikopolitik i së shkuarës.

Bashkimin Evropian, qeveria serbe mund të jetë e prirur t’’i nënshtrohej instinkteve nacionaliste. Pa u bërë dot drejtpërdrejt Beogradi përgjegjës, marrëveshja mund të zvarritej, të pengohej dhe të sabotohej prej serbëve në veri të Kosovës. Për fat të mirë nuk u angazhuan qysh tani për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Qeveria serbe duhet të tregojë deri në samitin e BE-së në fund të qershorit, se e ka seriozisht me gatishmërinë për ta pranuar veriun si pjesë të shtetit të Kosovës. Në rastin e Kosovës Bashkimi Evropian mund të fshijë edhe dyshimet, që për hir të anëtarësimeve të reja jep rabate dhe që mbyll sytë, kur bëhet fjalë për përmbushjen e kritereve. Edhe rastet e tjera: Bosnjë Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë të gjitha problematike.(DW)


Sport

e enjte, 25 pril 2013

Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në Kampionatin dhe Kupën e Malit të Zi

Vendi i tretë në renditjen e përgjithshme Të shtunën në Podgoricë u mbajt Kampionati i Karatesë së Malit të Zi për Fatosa dhe Pionierë në kata dhe Kupa e Malit të Zi për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë të rinj në kata individuale dhe ekipore dhe luftëra individuale. Në mesin e 24 klubeve pjesëmarrëse, Klubi i Karatesë “Ulqini” zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, pas KK “Omlladinac” që u rendit në vendin e parë dhe KK “Buduqnost” në vendin e dytë. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë 17 medalje në disiplinën individuale dhe ekipore; Gjashtë garues u shpallën kampionë duke u kurorëzuar me medaljen e artë: tre në disiplinën individuale dhe tre garues në disiplinën ekipore. Me medalje të argjendta u kurorëzuan nëntë garues: gjashtë garues në disiplinën individuale dhe tre në disiplinën ekipore, ndërsa me medalje të bronzta u kurorëzuan dy garues. Kampione e Malit të Zi u shpall Fiona Kraja në një konkurrencë mjaft të fortë, por ajo ishte e pandalshme dhe kështu shkëlqeu me medaljen e artë. Kampionë të Kupës së Malit të Zi u shpallën Izabella Ivanoviq - luftëra individuale +55 kg (kadete), Hantije Ibroçi - kata individuale (seniore), kurse Antigona Rama, Seida Suma dhe Venesa Nuhi u shpallën kampione të Kupës së Malit të Zi në kata ekipore (kadetë-juniorë). Nënkampionë të Kupës së Malit të Zi në disiplinën individuale luftëra u shpallën: Lavdim Tula, Katarina Marnikoviq, Seida Suma, Lulzim Suma dhe Hantije Ibroçi, kurse në kata individuale nënkampione e Kupës së Malit të Zi u shpall Antigona Rama. Në kata ekipore nënkampionë të Kupës së Malit të Zi u shpallën Edin Kraja, Lulzim Suma dhe Nderim Cuca.

31 Javore KOHA

Në mesin e 24 klubeve pjesëmarrëse, KK “Ulqini” zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, pas KK “Omlladinac” që u rendit në vendin e parë dhe KK “Buduqnost” në vendin e dytë.

Me medaljen e bronztë u kurorëzuan Behlul Peri dhe Aldin Buliq. Kryetrajneri i KK “Ulqini”, Kujtim Sukaliqi dhe trajnerët Naim Duraku, Anell Beganoviq, Blerim Sukaliqi dhe Dardan Ceka shprehen të kënaqur me rezultatet e arritura deri tani. “Jemi të kënaqur me këto rezultate të të rinjve tanë, pasi që deri më tani kemi shtatë kampionë aktualë të Malit të Zi në disiplinat individuale dhe tetë kampionë të Kupës së Malit të Zi në disiplinat individuale dhe ekipore. Kështu, ne renditemi në vendin

Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë 17 medalje në disiplinën individuale dhe ekipore. Gjashtë garues u shpallën kampionë: tre në disiplinën individuale dhe tre garues në disiplinën ekipore. Me medalje të argjendta u kurorëzuan nëntë, ndërsa me medalje të bronzta dy garues.

e tretë në renditjen e përgjithshme të Kampionateve të Malit të Zi dhe Kupës së Malit të Zi pas ‘Omladinac’ dhe ‘Buduqnost’. Duhet të theksojmë se me shumë mund e punë dhe vështirësi financiare e kemi ruajtur supremacinë tonë duke qenë në mesin e tre klubeve më të mirë”, thonë ata. Udhëheqësia e KK “Ulqini”, në krye me Loro Nrekiqin, Skender Tahirin, Gjergj Daboviqin, Ako Buliqin dhe Ruzhdi Ramën, po ashtu shprehen të kënaqur me rezultatet e arritura të garuesve të tyre, por cekin se vështirësitë më të mëdha janë gjendja e mjerueshme financiare që pengon punën e mëtejshme. Ata përsëri u bëjnë thirrje të gjithë atyre që e duan sportin që t’i ndihmojnë këta të rinj në rrugën e tyre sportive, “të ndihmojnë një traditë të gjatë sportive mbi tri dekada që mos të shuhet, sepse klubi ynë këtë e meriton, falë rezultateve të arritura dhe falë punës së palodhur e dinjitoze me rininë në komunën e Ulqinit”. (Kohapress) 



Koha 564