Issuu on Google+

Kulturë

Javore KOHA

ISSN 1800-5969

Podgoricë e enjte, 27 dhjetor 2012 Viti X / Numër 548 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Shekulli më dramatik në historinë e shqiptarëve

Shqiptarët në Mal të Zi në vitin 2012


2

e enjte, 27 dhjetor 2012

Javore KOHA

Javore KOHA

Javore KOHA

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Drejtor ekzekutiv: Lav Lajoviq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 247-674 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Përmbajtja

Përmbajtja

e enjte, 27 dhjetor 2012

3 Javore KOHA

Modelja shqiptare zhvishet

F. Shkreli:

Një vit vdekjeprurës për gazetarët fq 6

fq 20

F. Gashi:

Serbia me platformë të epokës së Millosheviqit

Adrian Lulgjuraj e Bledar Sejko në Eurosong fq 8

fq 21

M. Zenka:

Ra kjo gjëmë dhe u pamë por gjithsesi maskat ranë

“Agnus Dei” në Festivalin e Filmit në Kaliforni fq 10

fq 21

Gëzim Uruçi 1949-2012

A. Lulushi:

Pronë e mbijetesë fq 16

fq 35

Aspirina, tabletë çudibërëse

Sretena Gjuriq dhe Liridona Ceka kampione fq 19

fq 39

Ne hap me Kohen


4 Javore KOHA

Marketing

e enjte, 27 dhjetor 2012

Ngjarje javore

e enjte, 27 dhjetor 2012

5 Javore KOHA

Të dielën u mbajt Kuvendi VI zgjedhor i UDSH-së

Mehmet Zenka zgjidhet kryetar

Të gjithë besimtarëve katolikë në Mal të Zi

GËZUAR FESTËN E

KRISHTLINDJES

MINISTRI Dr Suad Numanoviq

zëvendëson në këtë post Ferhat Dinoshën, aktualisht ambasador i Malit të Zi në Shqipëri, i cili është shpallur kryetar nderi i kësaj partie. Në Kuvend janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Këshillit Qendror të UDSH-së. Mehmet Zenka ka qenë nënkryetar dhe

deputet i UDSH-së në përbërjen e kaluar të Kuvendit të Malit të Zi. Ai është kryetari i katërt me radhë që e drejton këtë parti që prej themelimit të saj në vitin 1993. Më parë UDSH-në e kanë drejtuar Bajram Rexha, Fuad Nimani dhe Ferhat Dinosha. (Kohapress) 

Organizatat e shoqërisë civile “Horizonti i Ri” dhe “Spona” përfunduan realizimin e projektit “NATO dhe dialogu i të rinjve”

Dr. Suad Numanoviq, uron besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes

Ulqin – Ushtruesi i deritashëm i detyrës së kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, është zgjedhur kryetar i kësaj partie në Kuvendin VI zgjedhor, i cili u mbajt të dielën në Ulqin. Zenka ka qenë i vetmi kandidat për kryetar në Kuvendin zgjedhor të UDSH-së. Ai

Promovim i vlerave euro-atlantike

Me ndarjen e diplomave për 57 gjimnazistë nga Ulqini dhe Berana, të cilët gjatë tre muajve të kaluar ndoqën programin me karakter edukativ “NATO dhe edukimi i të rinjve”, përfundoi projekti që e realizuan në bashkëpunim organizatat e shoqërisë civile “Horizonti i Ri” nga Ulqini dhe “Spona” nga Berana, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së. Diplomat u ndanë nga ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Sue K. Brown, në ceremoninë e zhvilluar të premten në mjediset e Qendrës Informuese për Integrimet Euro-Atlantike në Podgoricë. Në fund të këtyre aktiviteteve përmbyllëse të projektit, Ministria e Mbrojtjes organizoi pritje të veçantë, me ç’rast pjesëmarrësit e projektit u njoftuan me procesin e reformimit të ushtrisë dhe

standardet që duhet të plotësohen për t’u anëtarësuar në NATO. Projekti “NATO dhe edukimi i të rinjve” si program i edukimit joformal ofroi mundësi të veçantë për informim cilësor mbi historikun dhe rrjedhën e procesit të integrimit evro-atlantik, rolin e ri të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në sigurinë botërore, por edhe për proceset aktuale të integrimit në këtë strukturë, nëpër të cilat po kalon Mali i Zi. Qëllimet kryesore të këtij projekti ishin: rritja e njohurive të të rinjve për integrimet euro-atlantike, krijimi i rrjetit të bashkëpunimit midis të rinjve nga jugu dhe veriu i Malit të Zi, forcimi i dialogut ndërkulturor dhe ndëretnik si dhe avancimi i informimit të të rinjve në gjuhën (Kohapress) shqipe.

Festë e bekimit Podgoricë - Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, dr. Suad Numanoviq, ka uruar Kryeipeshkvin e Tivarit, imzot Zef Gashin, ipeshkvin e Kotorrit imzot Ilija Janjiq dhe besimtarët katolikë në Mal të Zi me rastin e festës së Krishtlindjes. “Festa e Krishtlindjes le të sjellë bekimin e Zotit në zemrat dhe familjet Tuaja. Shpresoj se çastet e bukura, zakonet tradicionale dhe porositë që simbolizojnë Krishtlindjen do të zgjojnë dhe forcojnë dëshirën te secili njeri për të kryer punë të mira dhe të nderojë vlerat pozitive dhe diversitetin e secilit person për të ndikuar në formimin e nje shoqërie progresive dhe të drejtë për të gjithë qytetarët në Mal të Zi. Prandaj, Juve personalisht, klerit dhe krejt besimtarëve katolikë ju uroj sinqerisht festën e Krishtlindjes, me dëshirë që t’i kaloni në paqë, shëndet të mirë, dashuri dhe disponim festiv”, thuhet në telegramin e urimit të ministrit Numanoviq dërguar kryeipeshkvit Zef Gashi. (Kohapress) 


6 Javore KOHA

e enjte, 27 dhjetor 2012

Vështrime & Opinione

Vështrime & Opinione

e enjte, 27 dhjetor 2012

7 Javore KOHA

Foku s

Një vit vdekjeprurës për gazetarët Duke vazhduar dhënien e statistikave vjetore për vrasjen e gazetarëve anëembanë botës, organizata për mbrojten e lirisë së medias, thotë se nga 68 vrasjet, 28 prej tyre kanë ndodhur duke mbuluar konfliktin në Siri. Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG), (Committee To Protect Journalists), një organizatë jo-fitimprurëse me qëndër në Nju Jork e cila promovon lirinë e shtypit dhe mbron të drejtat e gazetarëve, në një raport të posaçëm thotë se viti 2012 ishte një ndër vitet më vdekjeprurëse për gazetarët anë e mbanë botës. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se numëri i gazetarëve të arrestuar është më i larti ç’prej vitit 1990, duke identifikuar 232 gazetarë të burgosur anë e mbanë botës, 53 më shumë se vitin e kaluar. Raporti thotë se burgimet e shumta të gazetarëve gjatë vitit 2012 në Turqi, në Iran dhe në Kinë e kanë ngritur numërin e gazetarëve të arrestuar në një nivel rekord. Këto tre vende që sipas KMG, janë vendet më të këqia për të punuar si gazetar dhe përdorin ligje të paqarta për veprimtari anti-shtetërore kundër gazetarëve. Raporti citon Mehmet Ali Birand një kryeredaktor i stacionit Kanal D në Stambollë, se “këto ligje nuk diferencojnë midis një gazetari që ushtron të drejtën e shprehjes së lirë dhe një individi që mbështetë terrorizmin’’, duke shtuar se zbatimi i ligjeve për veprimtari anti-shtetërore kundër gazetarëve është një “sëmundje kombëtare’’. Sipas raportit, të pakën 49 gazetarë mbeten të burgosur në Turqi. Anë e mbanë botës, thuhet në raport, akuzat për veprimtari anti-shtetërore siç janë terrorizmi, tradhëtia dhe subversioni, ishin akuzat e ngrehura më së shumti kundër gazetarëve gjatë vitit 2012. Si-

pas raportit, gjatë këtij viti, vrasjet u shtuan me 42 për qind për gazetarët, të cilët ndër të tjera mbulonin luftimet në Siri, në Pakistan dhe Somali dhe thuhet se organizata KMG është duke bërë hetime në lidhje me rrethanet e vdekjes së 30- gazetarëve të tjerë. Duke vazhduar dhënjen e statistikave vjetore për vrasjen e gazetarëve anë e mbanë botës, organizata për mbrojten e lirisë së medias, thotë se nga 68 vrasjet, 28 prej tyre janë vrarë duke mbuluar konfliktin në Siri. Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Xhoel Sajmën tha me rastin e botimit të raportit se megjithëse pothuaj çdo aspekt i gazetarisë ka ndryshuar falë teknologjisë së re, detyra kryesore e gazetarit nuk ka ndryshuar, mbetet ajo që ka qenë gjithmonë duke shtuar se, ‘’Gazetarët janë dëshmitarë’’. ‘’Kur vriten gazetarët’’, tha ai, ‘’mundësia për të mësuar se ç’po ndodhë në krizat kritike globale zvogëlohet ndjeshëm, ose zhduket fare.’’ Ai përmendi Sirinë si shëmbull, ku aq shumë gazetarë janë vrarë duke u përpjekur të bëjnë punën e tyre me qëllim për të informuar botën mbi ato që po ndodhin në atë vend. Raporti njofton se gjatë trazirave dhe luftës në Siri, janë vrarë të pakën 67 gazetarë duke mbuluar luftën ose pasi ishin venë në shënjestër për t’u vrarë nga forcat qeveritare ose ato të opozitës. Në një statistikë interesante, KMG thotë se një e treta e gazetarëve të vrarë ishin nga ata që punonin ‘’on-line’’, ngritje e

dukshme këjo, sipas raportit, në krahasim me një vit më parë për këtë kategori gazetarie. Kina, sipas raportit të organizatës për mbrojtjen e gazetarëve, më shumë se çdo vend tjetër ka përdorur ligjet për veprimtari kundër shtetit, për të burgosur gazetarët dhe shkrimtarët “online’’, të cilët shprehin pikpamjetDurrës e tyre – Shoqata disidente si dhe gazetarët që mbulojnë Kulturore “Ulqini” pakicat etnike në atë vend. Në këtë katnga Durrësi egori gazetarësh të burgosur përfshihet edhe redaktorja e portalit Klubipërmbylli i Grave për Iraniane, Zhila bani-Yaghoub, e veprimtaritë akuzuar për “propagandë kundër regjimit.vitin ’’ 2012 me një Gjithashtu në raport thuhet seaktivitet nga të të titulashtuquajturit ‘’qytetar-gazetarë’’, të luar “Dita cilët kanë shërbyer si burime lajmesh Ulqinake”. për organizata ndërkombëtare lajmesh, kanë pësuar vdekjen 13 prej tyre. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, në Pakistan janë vrarë shtatë gazetarë dhe në Brazil u vranë katër gazetarë, megjithë angazhimet e atij vendi për të zbatuar ligjet ndërkombëtare dhe për të respektuar të drejtat e njeriut. Gjithashbeson që gazetarët të burgosen vetem tu sipas raportit, ‘’dhunë e jashtzakone vetem sepse kryejnë punën e tyre shme’’, është përdorur edhe në Meksikë gazetareske dhe shton se i ka dërguar për të censuruar shtypin. Vendet e tjera, letër -- duke shfaqur shqetsimet e tij seqë përmenden në raport si abuzuese rioze -- çdo vendi që ka burgosur madje të gazetarëve, përfshijnë Eritrenë e cila edhe një gazetar, dhe shton se përpjekmban 28 gazetarë të burgosur, Vjetnami jet e kësaj organizate në mbrojtje të me 14 gazetarë në burg, Azerbajxhani gazetarëve kanë përfunduar në lirimin me të pakën 9 gazetarë nën akuza të e të pakën 58 gazetarëve anë e mbanë ndryshme, të pasuar nga Etiopia, Uzbotës. bekistani dhe Arabia Saudite. Liria e shtypit është një e drejtë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve themelore e njeriut dhe çdo shtet do thotë, në përmbyllje të raportit, se nuk

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të duhej të respektojë dhe të mbrojë ata të cilët i raportojnë të vërtetën bashkqytetarëve të vet, megjithë sfidat dhe kërcënimet me të cilat përballen gazetarët. Vende të ndryshme të botës kanë ligje të ndryshme në lidhje me lirinë e shtypit dhe të fjalës, por të gjitha shtetet kanë nënshkruar Nenin 19 të Deklaratës Universale të Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut, nen i cili mbron lirinë e të shprehurit dhe të drejtën e lirisë së shtypit. Por në fund

të fundit, pa marrë parasyshë se cilat janë ligjet mbi lirinë e shtypit dhe si zbatohen ato, siç ka thënë edhe Xhorxh Orvelli, “nëqoftse shumica e popullit beson në lirinë e shtypit, atëherë do të ketë liri shtypi, edhe nëqoftse e ndalon ligji, por nëqoftse opinioni publik nuk është i vendosur për të mbrojtur këtë liri, atëherë pakica që beson në lirinë e shtypit do të përsekutohet, madje edhe nëqoftse ligjet ekzistojnë për t’a mbrojtur atë’’.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8 Javore KOHA

e enjte, 27 dhjetor 2012

Opinione & Vështrime

Opinione & Vështrime

Qasje ‘’Kosova e ka platformën e saj, ajo është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, çfarëdo platforme tjetër e re do ta shtynte Kosovën në labirinte të diplomacisë qorre, të cilat do të përfundonin me kompromise të dhimbshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Republika e Kosovës nuk duhet të lëvizë asnjë shkronjë nga Kushtetuta e saj dhe Plani i Presidentit Ahtisaari. Kjo është vija e kuqe.’’

Për Koha Javore:

Fisnik A. Gashi

Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Kjo nuk është njëra prej prononcimeve të ndonjë përfaqësuesi institucional të vendit tonë para mediave apo në ndonjë manifestim patriotik, por është dispozita e parë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është dispozita që i jep kuptim shtetësisë dhe ekzistencës jo vetëm juridike të shtetit të Kosovës, por është dispozita e cila do ta ruaj rajonin nga konfliktet e reja etnike, në rast se respektohet. Qytetarët e Kosovës dhe më gjerë, janë dëshmitarë të promovimit të shumë projekteve/ideve/ veprimeve/platformave e planeve për shtrirjen e sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës në Veriun e vendit, sikur edhe të ekzistimit të një plani shtetëror të Republikës së Serbisë për rregullimin e ‘’çështjes së Veriut të Kosovës’’. Republika e Serbisë si një vend i cili synon

Serbia me platformë të epokës së Millosheviqit anëtarësimin në BE në vend se të përzihet në rregullimin e brendshëm shtetëror të Republikës së Kosovës, duke financuar struktura ilegale të sigurisë, shëndetësisë, arsimit etj., si dhe struktura kriminale dhe terroriste të cilat merren me krim të organizuar/kontrabandë dhe terrorizim të popullatës civile jo-serbe, duhet të hartojë plane për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, ose të rishqyrtojë politikën e mbajtjes së dy kurorave në të njëjtën kohë, atë të djallit dhe engjëllit në raport me fqinjët në rajon. Të dy shtetet duhet të kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë; Republika e Serbisë përmbushjen e kritereve të Kopenhagës; Republika e Kosovës përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veri të vendit dhe garantimin e tij me çdo mekanizëm që bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Në vend se të hartojë platformë e cila kërkon formimin e parlamentit dydhomësh në Kosovë, Serbia duhet të mendoj për një Parlament të tillë në Serbi dhe për garantimin e ulëseve për: hungarezët, shqiptarët, boshnjakët, kroatët, romët dhe komunitetet tjera jo shumicë në Parlamentin Serb. Republika e Serbisë në vend se të mundohet të dezintegroj serbët e Kosovës nga Institucionet e Kosovës duke ideuar institucione autonome, duhet të hartojë platformë për integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe komuniteteve jo-serbe në institucionet e Serbisë, ngritjen e nivelit

të përfaqësimit të tyre, rritjen e fondeve dhe investimet për shqiptarët dhe komunitetet jo-shumicë në Serbi, kriter ky po aq i rëndësishëm për anëtarësim në BE. Platforma serbe kërkon demilitarizimin e Kosovës, duke harruar se autoriteti final për çështje ushtarake në Republikën e Kosovës është NATO, në një kohë që Serbia është ajo që duhet të demilitarizoj Luginën e Preshevës dhe të largojë strukturat paralele të sigurisë nga territori i Republikës së Kosovës. Lidershipi i Republikës së Serbisë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nëpërmes krahasimit të propozimit të tyre për autonomi për veriun, me autonominë e Katalonias, mundohet të relativizoj krijimin e një Republike Serbe në Kosovë, për shkak të konotacionit negativ (real) të kësaj republike, si dhe të paraqes Veriun si Katalonia: një pasuri e madhe e Spanjës. Serbia nuk duhet të harroj një gjë: ‘’Krajinat serbe’’ nuk kanë pasur kurrë fatin e tyre të mirë! Për më tepër Serbia duhet të angazhohet për të gjetur zgjidhje për çështjeve me të vërtetë të brendshme të saj, në kohën kur janë rritur zërat

për pavarësimin e Vojvodinës dhe autonomin e Sanxhakut nga Serbia. Kosova e ka platformën e saj, ajo është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, çfarëdo platforme tjetër do ta shtynte Kosovën në labirinte të diplomacisë qorre, të cilat do të përfundonin me kompromise të dhimbshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Republika e Kosovës nuk duhet të lëvizë asnjë shkronjë nga Kushtetuta e saj dhe Plani i Presidentit Ahtisaari. Kjo është vija e kuqe! Pasi që kjo Kushtetutë dhe ky plan iu siguron ko-

e enjte, 27 dhjetor 2012

9 Javore KOHA

muniteteve jo-shumicë (veçanërisht serbëve në Kosovë) të drejta që nuk i gëzon asnjë pakicë tjetër në botë në një shtet demokratik, ndërsa Ballkanit i siguron stabilitet dhe normalizim. Pasi që hapja e kësaj kaptine në çdo rast, nuk do të ishte në favor të askujt tjetër më shumë, se popullit shqiptar, i cili ka sakrifikuar shumë nga vetja, për paqen e rajonit. Serbia mundohet të politizojë/destabilizoj çdo gjë në Kosovë dhe në raport me të, duke shfrytëzuar çdo mekanizëm çoftë edhe OKB-në. Edhe (mos) ndërtimin e një kanalizimi në një fshat shqiptar, Serbia mundohet ta vë si pikë të diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Por lidershipi i Beogradit nuk duhet të harrojë një gjë, se për anëtarësim në BE, Serbisë i duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj pasi që aty shkruhet për sovranitet mbi një pjesë të cilën Serbia nuk qeveris dhe nuk e kontrollon, de-fakto dhe de-jure, për më tepër kjo paraqet pretendim territorial ndaj një vendi fqinj, në një kohë kur Serbia duhet të përmbushë njërin ndër parimet më thelbësore për anëtarësim në BE, atë të fqinjësisë së mirë. Çfarë do të ndodhte në rast se vendet e rajonit ideojnë platforma për bashkëkombësit e vet, të cilat janë pakica në vendet fqinje: Shqipëria dhe Kosova për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, Serbi e Greqi; Greqia për grekët në Shqipëri e Maqedoni. Ballkani do të hynte në një krizë të re rajonale, krizë e cila për dallim prej të mëparshmëve mund të ndodh në kohën kur flasim për procese integruese dhe globalizim. Republika e Serbisë nuk mund të hyjë në Evropë me gjuhën e Millosheviqit dhe bashkëkohësve të tij, pasi që ishte po kjo gjuhë e cila e futi atë në luftë me gjithë rajonin, e në fund me gjithë botën. Ashpërsimi i gjuhës nacionaliste të liderëve të Ballkanit duhet të jetë kambanë për rritje të përqendrimit të politikës amerikane dhe evropiane në rajon, me rritje të fuqisë/pranisë, politike/ushtarak dhe strategjike dhe njëherit, me rritjen e investimeve dhe vënien në prioritet të çështjes së integrimit të Ballkanit në Bashkimi Evropian. Bashkësia ndërkombëtare veçmas BE duhet të ushtrojë më shumë trysni mbi Republikën e Serbisë, për të shmangur ide luftënxitëse, gjë që nuk do të kursehej ta bënte për një kryeministër shqiptar në raport me deklarata nacionaliste që i referohen vetëm historisë. Serbia po bën jo vetëm deklarata por edhe hapa nacionalist me doktrinë të Millosheviqit, e cila çdo herë ka dalë e humbur. Autori është ligjërues në Kolegjin ISPE.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10 Javore KOHA

Opinione & Vështrime

e enjte, 27 dhjetor 2012

Opinione & Vështrime

e enjte, 27 dhjetor 2012

11 Javore KOHA

Paralele

Ra kjo gjëmë dhe u pamë por gjithsesi maskat ranë Pushuan patriotët e ardhur nga Amerika. Pushuan patriotët kujdestar nga Mali i Zi. Pushuan të gjithë zhurmuesit parazgjedhor. Pushuan emisarët për bashkimin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi. Me ata pushuan edhe sulmet ndaj UDSH-së. Pesëqind ditë pushtet ,pesëqind punëtor pa rroga

Mehmed Zenka

Heshtja flet e mbi të gjitha dëshmon se misioni u krye me sukses,fundja skane edhe pse të flasin sepse roli dhe detyra e tyre nuk parasheh aktivitete paszgjedhore. E po zotëri të nderuar ju që me vite te tera, vend e pa vend, kritikonit UDSH-në për pjesëmarrje në Qeveri ,çfarë keni të thoni për këtë maskarallëk dhe turp te cilin keni rast ta ndiqini këto dy muajt e fundit nga dy partitë shqiptare . Si ka mundësi që të gjithë heshtin para faktit që partite shqiptare nuk bashkevepruan gjate fazës së formimit të Qeverisë, por njëra e mbeshteti DPS-in pa parakushte, kurse tjetra u fut nën çadrën e platformës politike me partitë e pakicave joshqiptare, gjoja për të siguruar pozite sa ma të mirë ne bisedime. Rundi parë rezultoj barazi me mjerimin dhe poshtërimin e të gjitha vlerave të cilat shqiptarët perpiqen ti sigurojne në shtetin e Malit të Zi. Njëra parti apo koalicion as nuk e mori mundin që të bëjë negociata por thjesht luajti rolin të cilin edhe e kishte për ta luajtur. Partia apo koalicioni tjetër nuk bënë gjë tjetër vetem se boshnjakët prej një ministrie pa portofol i bëne me nënkryetar Parlamenti dhe nënkryetar Qeverie , ndërsa kroatët pa pritur dhe pa kujtue i bën me ministër ,kurse shqipëtarët u kenaqen me ndihmësministra edhe kjo ne pritje. Ku jane dhe ku humbën deklaratat dhe retorikat fjalmëdhaja që atyre nuk i intereson nje ministri siç ishte ajo e pakicave të cilën e mbulonte UDSH-ja ,por pretendonin ministri me potencial më

të madh siç ështe fjala vjen Ministria e Turizmit . A thua rastësisht harruan që në këtë platforme të përbashkët me kroate e boshnjake ta përmendin statusin e komunës së Tuzit(dihet që boshnjakët se përkrahin këte projekt). Rastësisht u harrua Valdanosi apo rastësisht u harruan te gjitha ato kërkesa në saje të cilave edhe egzistojnë partit nacionale (shqiptare). Shume rastësi që të quhen rastësi?! Duhet te pyesin veten keta zoterinj qe me UDSH-në nuk dëshiruan të bënin as klub parlamentar, gjoja se kjo parti ishte në Qeveri kurse sot nuk zgjedhin askënd për te formuar klub. Që të jete dyftyrësia sa më e madhe dhe tipike për ate politike tregon edhe fakti që shqiptarëve në mes veti ne legjislaturën e parlamentit të kaluar iu deshtën plot dy vjet negociata për të formuar klubin e përbashkët ndërsa me kroatet e liberalet u morën vesh për një ditë. Vite me radhe u etiketuam si varse ne gjerdanin e Qeverise ,por tani po i shohim kuazipatriotët se si duket varësja e vërtetë dhe servilizmi. Mos valle rastësisht u paraqit kolona e katërt ne këto zgjedhje .Mos valle rastësisht u përkrahën këto shpëtimtare të kombit nga shpëtimtarët kujdestare ne SHBA . A thua është rastësi edhe fakti që dy shqipfolës votuan kundër ne Komisionit Republikan Zgjedhor qe UDSH-së ti jepet mandati i deputetit, por perkundrazi votuan që deputeti ti takoj partise apo koalicionit SERB. Shume rastësi per tu quajtur rastësi ?! Prej UDSH-së u kërkua që të nënshkruaj

Marrëveshje parazgjedhore me partitë tjera shqiptare për mospjesëmarrje në Qeveri, dhe çfare ndodhi? Ndodhi ajo të cilën ne e kemi paralajmëruar, por të themi të drejtën nuk besuam se ata do ti thenin këmbët duke vrapuar për të hyre në Qeveri . Nuk besuam qe pjesëmarrja e tyre do jete kaq e zhveshur dhe pa pikë e dinjiteti politik. Nuk besuam që do e zhvleftësonin kaq shume dhe kaq shpejt faktorin shqiptar në skenën politike të Malit të Zi. Me të vërtet i tejkaluan të gjitha parashikimet tona . Nuk është e rastit pra fushata shumëvjeçare antiUDSH.Nuk është e rastit që UDSH-së i grabitet deputeti. Po ti sillemi pushtetit lokal koalicionit të famshëm shpëtimtar, çfarë kemi ? Vetvetiu shtrohet pyetja –ku jan ekspertët? Ku është plani agrar ku parashikohej shtimi fondit të bagëtive në hiç më pak se 9000 (nënt mijë) krene lope,që të jet ironija edhe më e madhe dëshmon fakti që ne buxhetin e vitit 2013 jan parapare 5000 (pesemijë) Euro për bujqësi. Ska fjale buxhet tejet premtues për bujqit tanë .?! Më së shumti këtu çudit fakti që të gjithë këshilltarët nga pozita prej Anës Malit një zërit e votuan këtë propozim. Për sport dhe kulturë janë paraparë 18000 euro. Me të vërtet për vitin 2013të me këtë shumë të paraparë na presin evente të medha kulturore dhe sportive.?! Katër dite me radhë një komunë ska furnizim me ujë , por të gjithe përgjegjësit sillen sikur kanë qene vetëm katër minuta.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Si është e mundur që një ndërmarrje siç është NP-Ujësjellësi dhe kanalizimi për pese muaj të krijojë borxhin prej 3000000 (tre milion) Euro. Mjafton të ceket se borxhi i krijuar është baras me buxhetin e realizuar të Komunës së Ulqinit për vitin 2012-të. Edhe pse derisa ishin në opozitë gojen e kishin plot e përplot ligjshmëri , aktet e aprovuara në parlamentin lokal tregojne paligjshmëri. Ata ishin ekspeditivë dhe të suksesshëm vetëm kur bëhet fjalë për mbledhjen e tatimeve nga qytetarët (prej 1300000 euro realizuan 1307000 E) me crast plani u realizua më se 100%. Nderkohe obligimet e tyre ata nuk i res-

pektuan ,këtë e dëshmon edhe fakti që prej shumës së paraparë prej 1700000 eurosh për legalizim të objekteve u realizuan vetëm 12000 E. Më interesantja në lidhje me këtë të dhënë është se asnjëri prej udhëheqësve lokalë shumica e të cilëve edhe i kanë objektet e tyre në këto zona (përmbi 50 000 m katrore) nuk po japin as edhe nje lek për ti shlyer obligimet e veta qytetare. Edhe pse UDSH-ja prej fillimit është deklaruar se do jetë konstruktive, çka e dëshmoi edhe me përkrahjen e shumë propozimeve të dala nga pozita, duket se nuk qe e mjaftueshme, dhe e gjithë kjo maskaradë e të udhëhequrit të pushtetit mund të përkufizohet me këto fjalë :

Sidoqofte UDSH-ja është dhe mbetet i vetmi subjekt politik i cili diti ti artikulojë interesat politike të pakicës shqiptare në Mal të Zi. Ne kete kuader vlen të përmenden disa prej projekteve të cilat dukshëm e përmiresuan statusin politik te Shqiptarëve në Mal të Zi siç janë : Memorandumi për të drejtat e pakicave në Maltë Zi, akt politik i cili i ringjalli boshnjakët dhe zgjoi nga gjumi politik kroatët, Ligji zgjedhor me zonë të veçantë për shqiptarët, Ligji për formimin e këshillave nacionale, Ligji për të drejtat e popujve pakicë, Ligji mbi përdorimin e simboleve kombëtare, Fakulteti i mesuesisë, pikat kufitare Vermosh dhe Sukubine, Materniteti në Ulqin, Jetësimi me amerikanet i projektit për Komunë Urbane të Tuzit, si fazë kalimtare deri në komunë të plote, Sensibilizimi i kërkesave për kuota të garantuara për studentët etj. Ne kete vorbull politik UDSH është fajtor sepse qëndroj si shumë indiferent ndaj sulmeve primitive që vinin pa reshtur nga kundërshtaret tane politike duke menduar së gënjeshtrat kanë fund, imponimet dhe trillimet kanë fund, por ja pra që s’paskan. Po ashtu UDSH ështe fajtor sepse kohë të gjatë në trupin e vet mbajti tradhtarë të profileve të ndryshme të cilët nuk dinin të bënin gjë tjetër veçse të ngulnin thika pas shpine dhe këtë e bënin duke u qeshur. Prandaj ne i ftojme subjektet ne fjale qe te largohen nga koalicionet e kalbura politike si në pushtetin qëndror ashtu edhe në atë vendor. Duhet ti përvishemi punës përndryshe humnera na pret.  (Autori është kryetar i UDSH-së)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


12 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 27 dhjetor 2012

Kulturë

e enjte, 27 dhjetor 2012

13 Javore KOHA

Intervistë e gazetës “New York Daily News” me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare – botuar edhe në gazetën “Illyria”, në New York

Shekulli më dramatik në historinë e shqiptarëve Kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën… si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull

Zoti Kadare, a mund ta filloj duke ju përgëzuar për nominimin tuaj të radhës për Çmimin Nobel për Letërsi. Duke qenë se ky nuk është nominimi juaj i parë, madje një prej të shumtëve, si e shihni këtë proces? Mendoj se nominimi për çmimin “Nobel”, qoftë edhe i përsëritur, është një kënaqësi për çdo shkrimtar. Ndërkaq, dihet se të gjithë të nominuarit humbin (nuk fitojnë), me përjashtim të fitimtarit. Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë arsye për t’u mërzitur. A ka ndryshuar ndjesia juaj ndaj kandidimit, nga i pari deri te ai i tanishmi? Kjo varet nga rasti. Për shembull, unë kam qenë kandidat për herë të parë në kohën kur vendi im, Shqipëria, ka qenë jo vetëm një vend komunist, por një vend stalinist, më i ashpri në Europë. Dihej se në një vend të tillë ky çmim nuk do të pranohej kurrsesi. Kështu që gëzimi im ka qenë i përzier me shqetësimin e refuzimit të detyruar. Çfarë mund të ndodhte? Më 1958, kur shkrimtari rus-sovjetik Pastërnak, fitoi çmimin “Nobel”, kundër tij shpërtheu një fushatë armiqësore në Bashkimin Sovjetik. Kam qenë student për letërsi në Moskë në atë kohë. Instituti ynë merrte pjesë në fushatë. Ditën studentët dilnin në miting kundër Pastërnakut, kurse natën ëndërronin “fatin” e tij. (Domethënë ta fitonin atë

çmim “borgjez”, pastaj të bëhej ç’të bëhej.) Pastërnaku u kërcënua nga shteti: në qoftë se nuk e refuzonte çmimin, do të dëbohej nga vendi i tij. Kurse po të ndodhte kjo në Shqipëri, nuk do të kishte dëbim, por shumë më keq: burg ose pushkatim. Këtë ngjarje e kam përshkruar në njërin nga romanet e mia të hershme, që titullohet: “Muzgu i perëndive të stepës”. Duke parë librat tuaj të shumtë duket se Shqipëria ka qenë burimi juaj i frymëzimit për shumë dhjetëvjeçarë por në kontekste të ndryshme… ? Kështu thuhet zakonisht, por mendoj se kjo nuk është fort e saktë. Subjektet e veprave të mia kanë të bëjnë me një pjesë të madhe të globit tokësor: nga piramidat e Egjiptit te muri kinez. Kjo nuk është ndonjë veçanti e imja. Një pjesë e shkrimtarëve nuk e njohin kufizimin gjeografik apo historik. Letërsia e ka përmasën globale në natyrën e vet. Pavarësisht nga koha apo vendi ku prodhohet, ajo synon aty për aty gjithë botën dhe gjithë kohërat. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se kur një popull arrin të krijojë letërsi ose art të çmuar, ai nuk e shfrytëzon për vete, siç bën me pasuritë e tjera, ta zëmë naftën (më falni për krahasimin), por ia fal si dhuratë gjithë njerëzimit. Mendoj se kjo është një nga veçantitë më të mrekullueshme të artit. Falë kësaj mrekullie, Shekspiri, për shembull,

i përket po aq Anglisë e gjuhës angleze, sa gjithë botës. E kështu me radhë, gjithë gjenitë e njerëzimit. Kush apo çfarë ju ka influencuar më së shumti në formimin tuaj letrar? Ndikimet e mia më të ndjeshme kanë qenë nga ai që mund të quhet “krahu i zymtë i letërsisë botërore” (Dante, Shekspiri, Kafka). Pastaj nga pjesa antike e saj, kryesisht tragjedisë greke, dhe, pa dyshim, nga tradita shqiptaro-ballkanike. Çfarë mendoni për festën e 100-vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë? Në 100 Vjetorin e Pavarësisë së shtetit të tyre, shqiptarët mund të thonë se ky ka qenë shekulli më i rëndësishëm e njëherësh më dramatiku në historinë e tyre. Shkëputja nga Perandoria Osmane, dalja nga komunizmi dhe rikthimi në kontinentin mëmë, Europën, mund të përcaktohen si tri ngjarjet themelore të këtij kombi. Të gjitha këto ndodhën brenda këtyre 100 viteve. Dhe mendoj se nuk janë pak. Si e gjen ky përvjetor sot kombin shqiptar? Gadishulli i Ballkanit, në të cilin bën pjesë Shqipëria, njihet sot si një nga zonat më të shqetësuara të Europës. Ndonëse pranohet njëzëri si zanafilla antike e qytetërimit europian, kjo biografi e fisme nuk e ka shpëtuar dot nga cilësimi si gadishull problematik, me të cilin Europa e Bashkuar ka vite

që detyrohet të merret. Është një gjë pozitive, që të gjithë popujt e gadishullit kanë një synim të përbashkët: hyrjen në Europë. Mirëpo kjo dëshirë bashkuese, nuk mjafton, për fat të keq që ata ta kapërcejnë përçarjen e tyre proverbiale. Kam pasur rastin të theksoj se janë tre popuj në Ballkan prej të cilëve varen shumë gjëra: grekët, shqiptarët dhe serbët. Janë fqinjë shekullorë, ndonëse identitetet, gjuhët, madje alfabetet i kanë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Megjithatë, kjo nuk përbën asnjë arsye që të përligjë mungesën e harmonisë midis tyre. E thashë këtë për të ardhur te mendimi se, në qoftë se nga këto tre kombe, njëri prej tyre, kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën, e shoh këtë faktor si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull. Që kur veprat tuaja u përkthyen së pari në frëngjisht dhe pastaj në anglisht, ato kanë mbërthyer vëmendjen e elitës letrare si edhe atë të lexuesve të thjeshtë në mbarë botën. Çfarë konsideroni si më të rëndësishmen në këtë sukses tuajin? Përkthimi dhe vlerësimi i veprës sime në Perëndim, në fillim të vitit 1970, ka qenë ngjarja më e befasishme dhe unikale në jetën time si shkrimtar. Ndoshta këto fjalë duken të tepruara, por unë do t’jua shpjegoj përse. Ky ishte një paradoks për një shkrimtar

të njohur të një vendi stalinist, shteti më antiperëndimor i Europës, nga të gjitha pikëpamjet. Pyetja “përse?” do të bëhej nga të gjithë, e në radhë të parë nga vetë Shqipëria komuniste. Përse na e pëlqejnë këtë shkrimtar armiqtë tanë? Pyetja do të bëhej në një tjetër sens nga njerëzit liberalë në Shqipëri, nga lexuesit perëndimorë, nga unë vetë. Nuk isha përfaqësues i ndonjë lëvizjeje kundër regjimit (një gjë e tillë as që përfytyrohej në Shqipëri), as disident i shpallur, i burgosur etj.

Isha thjesht një shkrimtar. Nga ky botim dhe nga ky vlerësim në Perëndim, kisha bërë një zbulim të madh: mundësitë e mrekullueshme të letërsisë. Duke qenë në një vend që konsiderohej si një burg i madh, kisha shkruar letërsi që pëlqehej, që çmohej në botën e lirë. Shkurt, kisha bërë letërsinë që duhej. Kisha hyrë në klubin e letrave europiane. Me fjalë të tjera, kisha ndërruar kohë: nga koha e rendit stalinist kisha hyrë në kohën universale të artit. Ishte sikur të kapje të ardhmen, ta prekje, të jetoje në të.


14 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 27 dhjetor 2012

Kulturë

e enjte, 27 dhjetor 2012

15 Javore KOHA

Paradokse (III)

Antikrishti në formën e njeriut

Për Koha Javore:

Hajredin Muja / Nju Jork

Sipas Albert Porta-s “fundi” do të vinte më 1919. Joseph F. Rutherford e kishte vendosur më 1925; David Davidson shkroj librin “The Great Pyramid, Its Divine Message”, i cili për fundin e botës kishte caktuar datën 3 gusht 1953. Martin Dorthy më 21 dhjetor 1954; Leon Festinger shkruante më 1956 (Why Prophecies fell), se si vetë ai u ishte bashkuar ndjekësve të kultit “UFO”, që besonin se ata do të shpërnguleshin (për boten tjeter) me një anije kozmike më 21 dhjetor 1954, kurse bota do të shkatërrohej me një furtunë katastrofale [M.Szalavitz: “Apocalypse Now...” 17 maj 2011]. Charls Mason më 1969 dhe David Berg e parashikonin ndërmjet 11 dhe 21 janarit 1973 . [Ch.Mackay:1841. Leland Jensen paralajmronte një shkatrrim nuklear më 1980. Lindsey Boldly, e kishte lidhë ditën e rrëmbimit (Rapture) para 31 dhjetorit 1981, duke

Asgjë nuk u bë atëherë, asgjë nuk do të ngjajë as sot. Dikush sërish do të sajojë një gënjeshtër ‘arsyetuese’, do të caktojë një tjeter “fund”, dhe sërish do të gjejë njerëz që do ti besojnë! u bazuar në ‘profetësi të krishterë’ dhe në shenjat ekologjike të astronimisë. Ai e kushtëzonte ktimin e Jezusit me rilindjen e Israelit, por edhe me efektin e Jupiterit, një sistem planetar që ndryshon për çdo 179 vjetë, që do të shoqërohet me një tërmet të madh apo ndonjë eksplodim nuklear! Këtë e gjeti të gabuar Bill Maupin (The Lighthouse Gospel Tract Foundation – Tucson) që e “përmirësoj” me 7 gusht 1981, para së cilës do të rikthehej Jezusi, i bazuar në datën e formimit të Israelit, më 15 maj 1948 [Gary DeMar:1988]. Walter M. Simmons e parashikonte fundin e botës më 10 shtator 1979 [“The Day of the Lord...” 28 qershor 1967, f.24]. Chuk Smith, citonte Jezusin të ketë thënë se gjeneratat që do të shohin Rilindjen e Israelit, do të shohin gjithashtu edhe kthimin e Jezusit në tokë. Sipas tij, fundi i botës do të bëhej më 1981! Pat Rob-

ertson pretendonte fundin e botës në tetor ose nëntor 1982 [The Associated Press, 19 maj 2006]; Sipas Benjamin Crème, Jezusi jetonte i fshehur në tokë prej vitit 1977, kurse fundi i botës do të arrinte më 21 qershor 1982! Më 16 shtator 1974, Revista “Newsweek”, në sekcionin e shkencës, botonte konkluzionet e editorit John Gribbin dhe të Stephen Plagemann nga (NASA’s Goddard Space Center in Maryland), se në gjysmën e dytë të vitit 1982, një ndryshim i sistemit solar, do të pasojë dhe si rrjedhim e lidhnin me ardhjen e një apokalipsi, që do ta shkaktonte një tërheqje gravituese që do të shkaktohet nga rritja e Jupiterit. Kjo lidhej me vitin 1982. Edgar C. Whisenant e kishte vendosur ndërmjet 11 dhe 13 shtatorit 1988; Sipas Elizabeth Clare Prophet, përmes një holokausti nuklear, bota do të përfundonte më 23 prill 1990

[B.James:2005 f.30-151]; Lee Jang Rim e pretendonte ditën e rrëmbimit më 28 Tetor 1992 [Los Angeles Times, 29 tetor 1992], ai kishte filluar një grupacion kishtar “Mission For The Coming Days” ishte arrestuar dhe burgosur për 2 vjetë, pasi kishte tubuar 4.4 milion dollarë nga 10.000 antarë që kishte ky grupacion, për të cilët ishte thënë se ora e fundit do të ngjasë në ora 9:00 të mëngjesit të 28 Tetorit 1992. Në këtë kohë, ata e prisnin me lutje dhe në sekondat finale të sigurtë numruan: 10, 9, 8, 7, 6…, por kur asgjë nuk ndodhi, liderët u fshehën prej reporterëve, ndërkohë që një numër i tyre bëri vetëvrasje, mbase kishin dhënë gjithë ç’kishin pasur për “ditën e fundit”. Një faqe e plotë e Revistës “USA Today” (20 tetor 1991) lëshonte mesazhin “Rapture”, nga lëvizja Hyoo-go, e cila kishte caktuar datën e ditës së fundit

më 28 tetor 1992. “EP News service” citonte sektin: “50 milion njerëz do të vdesin nga një tërmet, 50 milion të tjerë nga rrënimi i ndërtesave, 1.4 miliardë nga Lufta e III-të botrore dhe 1.4 miliardë prej një Armagedoni të veçantë” [B.J.Oropeza:1994]. Më 1992, David Koresh (Texas) e ndryshoj emrin e komunitetit të tij prej “Mt. Carmel” në “Ranch Apocalypse”, për arsye se besonte që Beteja e Armagedonit e përmendur në Bibël, do të fillonte në “Branch Davidian compound”. Ata e kishin llogaritur fundin e botës më 1995. Pas 51 ditësh që qëndruan të vetë-izoluar, më 10 prill 1993, 76 antarët e këti grupacioni u vetëdogjën në një zjarr. Para këti “parashikimi” katër antarët e grupit bënë vetvrasje; Pastor John Hinkle e pretendonte fundin e botës më 9 qershor 1994. Në librin “The Return of Jupiter: End of the world in the light of the Bible” Dorrance Publishing, Pittsburgh PA, predikohej se: “një tërmet i jashtzakonshëm do të fillonte në fundin e Oqeanit Pacifik” në vitin 1996, që do të shënonte fundin e botës. Benny Hinn predikonte ardhjen e Antikrishtit në formen e një njeriu të shkurtër, kurse shkatrrimin e Amerikës me zgjedhjen e presidentit femër! Antarët e “Heaven’s Gate”, bënë të gjithë vetëvrasje më 1997, për shkak se besuan ardhjen e një komete të madhe që do të shkatrronte botën! [The Wall Street Journal, 21 maj 2011] Weekly World News e datës 29 korrik 1997, sillte pretendimin e zëdhënësit për International Association of Psychics - Madame Vredeau, se profetët e shenjtorët do të paraqiten në tokë për të ruajtur fenë, oqeanët do të shterren, shkretëtirat do të zgjërohen, trupat do të bien, tek njerëzit do të ngjajnë kollapse emocionale e mentale, do të shtohen krimi e dhuna, koha do të ndryshojë, ligji do të bie në dorën e demonëve, lufta do të zgjërohet në gjithë botën, dhe raca njerzore do të zhduket në fundin e vitit 1997 ose në fillimin e 1998-tës. Shkenctari rus Vladimir Sobolyovhas (Rerikh Academy) ka analizuar më 1997 profetësitë e shenjtorëve rus, Nostradamusit, etj, dhe ka ardhë në përfundim se vendet e akullnajave do të nxehen për 30 shkallë, që do të shkaktojë përmbytje të mëdha që i ka quajtur “përmbytjet e Argamedonit”, pastaj do të paraqiten jasht-toksorët dhe bota do të përfundojë ndërmjet vitit 1997

dhe 1999“. Church of the SubGenius”, pretendonte më 5 korrik 1998, një grup jashtokësorësh që do të mbysin gjithë njerëzimin, me përjashtim të atyre që kishin paguar antarësinë e kësaj kishe, ata do të rrëmbehen. Më pas u “arsyetuan” se ky ‘shënim’ u lexua mbrapshtë prej jasht-toksorëve si 5 korrik 8661 dhe se 5 korriku 1998, që sipas kësaj ende nuk kishte ardhur. Sun Magazine pretendonte se Antikrishti jetonte në Lindjen e Mesme dhe se do ta bënte veten të njohur në një Luftë Botrore, që do të shkatrroj botën më 9 gusht 1999. Nga e njëjta revistë (Sun Magazine) sillte një tjetër datë të caktuar, 9 dhjetor 1999, sipas predikimit të “ekspertit biblik” Dotson Meade që i mbështeste pretendimet e veta nga të dhënat e ‘Dead Sea Scrolls’ [Sun, 27 maj 1997]. Richard Noon në librin e tij “Ice: The Ultimate Disaster” pretendonte se më 5 maj 2000, Merkuri, Venusi, Marsi, Saturni, Jupiteri dhe Toka do të afrohen dhe “do të shkaktojnë në tokë një katastrofë akullnajash në jug të globit dhe në këtë mënyrë jeta në tokë do të shkatrrohet [R.Noone:1997]. Asgjë nuk u bë atëherë, asgjë nuk do të ngjajë as sot. Dikush sërish do të sajojë një gënjeshtër ‘arsyetuese’, do të caktojë një tjeter “fund”, dhe sërish do të gjejë njerëz që do ti besojnë! Unë vetëm po mendoj, se si ka mundësi, që njerëzit e kësaj bote të ‘civilizuar’, të paisur me njohuiritë e Universiteteve më të njohura të Amerikës, që madje mbajnë edhe tutuj të lartë akademik, të bien në një nivel të këtillë të injorancës, e të besojnë në predikimet e një injoranti (edhe ky me edukim të lartë) me emrin Harold Camping, ose të ndonjërit me ndonjë emër tjetër!? Ja shfaqa këtë çudinë time një ish mësimdhënënësi të “Columbia University”, e ai më tha se, për të qenë “injorant i madh” në këtë kohë, duhet të keshë mbaruar njërin nga Universitetet më të njohura, sepse njohuria nuk qëndron në atë se sa mëson, por në atë se çka mëson!? Kjo thënie mu duk e arsyeshme, jo pse më erdhi nga një njeri që nuk beson asgjë (ateist), por për shkak se më kujtoj thënien profetike, se në kohen e fundit: “do t’u mirren mendët njerzve e do t’u bëhen si pluhuri, shumica e tyre do të mendojnë se janë një diç, por janë asgjë (një hiç)”.


16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 27 dhjetor 2012

Kulturë

e enjte, 27 dhjetor 2012

17 Javore KOHA

Ese

Pronë e mbijetesë Turma vepron pa mend, populli, naivshëm prandaj edhe bie në përsëritje. Ndërsa është provuar se pushteti korrupton, popullin e shtyjnë të besojë se për çdo të keqe që politikanët bëjnë, faji është i tij. Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington

Imoral - moralprishur, amoral - pamoral; janë e njëjta gjë edhe pse përdoren ndryshe - sa për hutim. Ashtu si e djathta vërtetë e djathtë, ëshë pakicë; e majta vërtetë e majtë, po ashtu; dhe sumica përbëhet nga dy të majta - fundore të kundërta, të të njëjtit vagon. Nga një tjetër këndvështrim, ato i ngjajnë bletës që thumbon e vdes; gjarpërit që gjoja nuk helmon dy herë; apo djallit, i cili duhet mohuar, për të ekzistuar. Kohët kanë ndryshuar - mbi 20 vjet

reforma janë bërë - dhe sundimi morri fund për faktin se burgjet u happen, u lejua të kalohej kufiri – me ritkthimin e dinjitetit dhe të tjerave, pak ndodhi. Kjo i ngjan asaj që njeriu dëgjonte diku a dikur zërin që thërrriste mes ajrit të ftohtë të motit të akullt: “a ke dru me pre?” - për një copë bukë e djathë, një kafe, çaj, supë të nxehtë, a disa tesha që ende s’e kishin humbur erën e trupit. Kësaj thirrjeje, që mundohej të mos tingëllonte e pakënaqur, një zë

gjysmë i përmbajtur, jo nga ftohtësira e shpirtit - jo më pak i uritur, përgjigjej; “Po!” Dhe drutë priteshin. Por megjithë premtimet, sot dru më nuk priten, për ngrohje më nuk përdoren, thirrja “a ke dru me pre” krijon nostalgji, si kufoma në shtëpi mortore, e zbukuruar sa zili të gjallë e kanë. Turma vepron pa mend, populli, naivshëm - prandaj edhe bie në përsëritje. Ndërsa është provuar se pushteti korrupton, popullin e shtyjnë të besojë

se për çdo të keqe që politikanët bëjnë, faji është i tij; si në novela a filmat socio-realë ku brumi i njeriut të ri prej shkrimtarësh, artistësh e regjisorësh helmonin me frytet e tyre, por edhe sot - falë teknologjisë - gjenden me bollëk në www/, apo - falë lirisë - qeverisin a zhgarravisin për të mbrojtur, mbuluar a manipuluar bëmat e neveritshme. Më pak se 2 mijë vjet më parë Neroni, i njohur si perandori më famëkeq i Romës, urdhëroi t’i bënin një shtatore.

Nga skulptorë të realizmit perandorak, shtatorja u ngrit rreth 60 metra e lartë, e larë në ar – u quajt Kolosi i Neronit. Pas vdekjes, shtatorja u modifikua ndoshta iu ndryshua edhe koka - dhe më vonë u zhvendos pranë Koloseumit të sotëm. Kato, i vjetri, i njohur intelektualisht si gjithçka romake, shtroi dikur një banket ku ftoi një numër figurash të kohës. Krahas arritjeve si ushtarak, filozof e politikan, ai kishte zgjuar edhe zili,

prandaj vetëm pak e nderuan; “më mirë të pyetet pse nuk erdhën sesa pse erdhën”, mendohet të ketë thënë. Ironikisht, Kato ishte stërgjysh i Neronit, por jo përgjegjës. Megjithatë, për një gjë ai ishte i bindur se begatia e Romës varej nga asgjësimi i Kartagjenës, si frikë a ide. Nga kjo lindën për 100 vjet, 3 Luftra Punike a Fenikase – paraardhës të kartagjenasve - luftra kundër zotërimit padrejtësisht të tokave a pronave, pa të cilat Roma nuk do të kishte mbijetuar.


18 Javore KOHA

Mozaik

e enjte, 27 dhjetor 2012

Në Katërkollë u mbajt Panairi i Artizanëve dhe Ekspozita Etnografike e Arkeologjike

Kultura dhe tradita e vjetër është gërshetuar dhe sinkronizuar shumë bukur me artin e ri në këtë panair të veçantë, i cili ka bashkuar në një vend vlerat artizanale, etnografike dhe arkeologjike. Rreth 25 artizanë, artistë dhe koleksionistë të vlerave etnografike dhe arkeologjike nga të gjitha trevat shqiptare kanë ekspozuar punimet dhe objektet e tyre në Panairin e Artizanëve dhe Ekspozitën Etnografike e Arkeologjike, që u mbajt të shtunën dhe të dielën në restorantin “Dijamant” në Katërkollë. Kultura dhe tradita e vjetër është gërshetuar dhe sinkronizuar shumë bukur me artin e ri në këtë panair të veçantë, i cili ka bashkuar në një vend vlerat artizanale, etnografike dhe arkeologjike. E ky sipas organizatorit të këtij panairi, artizanit nga Ana e Malit, Ramiz Hajdari, ka qenë edhe qëllimi i këtij panairi. Ai tregon se pas Panairit të Artizanëve, të organizuar në Kompleksin “Lamiga” në Krythë në fillim të nëntorit, për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i lindi ideja që këtij lloj arti t’i shtojë edhe ekspozitën arkeologjike e etnografike për ta bërë sa më tërheqës. Sipas Hajdarit, pikërisht për këtë Panairi është vlerësuar nga artistët dhe artizanët duke e konsideruar atë si “panairin më të bukur të mbajtur ndonjëherë në trojet shqiptare”. Artizani nga Ana e Malit thotë se pa marrë parasysh faktin se ndjehet i zhgënjyer nga pjesëmarrja shumë e vogël e qytetarëve të Anës së Malit dhe trevave të tjera, është krenar që në këtë vend ka arritur të tubojë artizanët dhe artistët më të mirë, përkundër faktit se kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në panaire të tjera në prag të festave të fundvitit. “Jam krenar që në Anë të Malit, për respektin e këtij vendi, morën pjesë etnografët, arkeologët, artistët dhe artizanët më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë vlerësuar mikpritjen e veçantë anamalase”, shprehet Hajdari, i cili falënderon të gjithë pjesëmarrësit.

Gërshetim i artit të vjetër dhe të ri

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, ka pasur shumë emra të njohur. Ndër ta vlen të përmendet Shtjefën Ivezaj nga Malësia, në Muzeun Etnografik të të cilit gjenden vlera të çmuara etnografike dhe arkeologjike të krijuara në trevat shqiptare dhe më gjerë, si dhe Zef Berishaj, po nga Malësia, me gurët arkeologjikë unikë. Një vend të veçantë në Panair kanë zënë punimet e Pjetër Vukajt, i njohur për teknikën e gdhendjes në lëkurën e dhive, fitues i shumë dekoratave në vende të ndryshme të botës. Në Panair ka marrë pjesë edhe Zija Karini nga Shkodra, mjeshtër i punimeve me dorë të drurit, si dhe Pretash Nilaj, mjeshtër i gdhendjes së simboleve kombëtare në instrumentet burimore si çiftelia, lahuta, sharkia etj. Punimet e tyre në këtë Panair i kanë prezantuar edhe motrat Arjeta Miftari, skulptore, dhe Afërdita Miftari (veshje kombëtare) nga Peja, si dhe motrat Sevdije Agushi, piktore, dhe Fatbardha Agushi, e njohur për punimin e biPjesëmarrësit zhuterive karakteristike me materiale Në mesin e ekspozuesve nga Mali i Zi, fimo.

Ndër ekspozuesit vendas nga Ulqini, përpos artizanit Ramiz Hajdari, kanë marrë pjesë edhe Vjollca Dibra dhe Feriha Llunji të cilat kanë ekspozuar veshjet ulqinake, Agron Ujkashi me skulptura dhe piktura, piktori Liridon Mustafa dhe Gazmend Çitaku me libra. Hijeshinë këtij Panairi ia kanë shtuar edhe prezantueset Luljeta Avdiu – Cura dhe Flutur Mustafa, të veshura me veshje popullore. Organizatori i Panairit, Ramiz Hajdari, thotë se nuk ka ndër mend të ndalet me kaq, por ka në plan që sezonin e ardhshëm veror, me rastin e 10-vjetorit të fillimit të punës së tij, të organizojë një panair tjetër, i cili do të ketë karakter ndërkombëtar. Mbajtjen e Panairit të Artizanëve dhe Ekspozitës Etnografike e Arkeologjike e kanë mbështetur Ndërmarrja Publike “Veprimtaritë Komunale”, Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike e Ulqinit, Restoranti “Dijamant”, Shitorja e veglave të punës “Expert X”, deputeti Dritan Abazi, Kompleksi “Lamiga”, “Llolla Company”, Shoqata “Labeatët” etj. (Kohapress) 

Shëndeti Më sa duket aspirina, tabletë, zbut kokëdhimbjet dhe dhimbjet në shpinë, ndërsa nëse e merrni njëherë në ditë ajo bën çudinë. Studime të shumta kanë treguar se 75 mg aspirinë hë ditë pakëson rrezikun nga shfaqja e kancerit në zorrë të trashë për 17 deri 28%. Nëse merrni doza të vogla të aspirinës për çdo ditë, do t’i bëni mirë kujtesës suaj dhe funksion konjitiv. Po ashtu studimet tregojnë se doza e rregullt e aspirinës mbron edhe nga zhvillimi i demencës, ndërsa ky ilaç i lirë po ashtu ndihmon në parandalimin për 55% të sëmundjeve të rënda. Pasi që është shumë i shëndetshëm për trurin dhe shëndetin e zorrës së trashë, aspirina është mjaft e dobishme edhe për shëndetin e zemrës. Ndikon në parandalimin e droçkave të gjakut si dhe mbylljen e enëve të gjakut, përkatësisht ndalon sulmin në tru dhe në zemër.

e enjte, 27 dhjetor 2012

19 Javore KOHA

Aspirina, tabletë çudibërëse Çokollata e zezë zvogëlon simptomat e kollës

Përbërësit e kakaos bllokojnë punën e nervave dhe sensorëve të kollës, me ç’rast simptomat e kollës akute dhe kronike zvogëlohen për 60%. Për zgjedhja më e mirë është çokollata e zezë. Teobromina, është një nga substanca t e kakaos që në masë të madhe ndikon në pakësimin e kollës, ka treguar hulumtimi britanik nga klinika ‘Hal’, ku kishin marrë pjesë 300 pacientë me kollë kronike. Ata për dy javë rresht kishin marrë substancën teobrominë, dy herë brenda ditës në dozë prej 1.000 mg, e simptomat e tyre ishin zvogëluar për 600/0. Edhe pse ky përbërës ndihmon si tek kolla akute po ashtu edhe tek ajo kronike, çokollata nuk është ilaçi i fundit, sepse simptomat kthehen porsa ta ndërprisni terapinë me çokollatë. Studimet e mëhershme britanike për zemër dhe mushkëri kanë vërtetuar se teobromina bllokon sensorët e nervave, që janë përgjegjës për reflekset e kollës. Më së paku teobrominë hasim në çokollatën me qumësht, me vetëm 60 mg. në 30 g çokollatë.


20 e enjte, 27 dhjetor 2012

Panoramë

Panoramë

Javore KOHA

Modelja shqiptare zhvishet

Adrian Lulgjuraj e Bledar Sejko në Eurosong

e enjte, 27 dhjetor 2012

21 Javore KOHA

Superbalada “Identitet” e këngëtarit nga Ulqini, Adrian Lulgjuraj dhe e Bledar Sejkos, vokal e kitarë, ka fituar të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Kënga që gërsheton elementet etno me muzikën rock, ka triumfuar në edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Interpretimi i tyre ka qenë i mrekullueshëm që në performancën e tyre të parë. Shoqëruar me një lum dritash në skenë, pa harruar ritmin, duartrokitjet dhe performancën e tyre, ata pushtuan skenën dhe sallën me tingujt e melodinë që përcollën. Dyshja ka mposhtur 16 finalistët e tjerë, duke grumbulluar 74 pikë nga vlerësimi i jurisë. Ata kanë marrë pikët maksimale të pesë prej shtatë anëtarëve të jurisë. Prezantuesi Enkel Demi dhe mediat duke komentuar këngën fituese kanë thënë se ka fituar Shqipëria e madhe, nëse kemi parasysh origjinat e realizuesve të këngës, origjina që shtrihen nga Ulqini deri në Çamëri. Çmimin e dytë të Festivalit e ka fituar Anjeza Shahini me këngën “Love”, ndërsa të tretin Hersiana Matmuja me këngën “Kush ta dha këtë emër”.

Eliada Ahmeti është shqiptarja e famshme, e cila që shtatë vite merret me modelim dhe para disa viteve fitoi edhe kurorën “Miss Playmate Greece”. Pas këtij suksesi, ajo filloi me kontrata pune në Turqi, Francë dhe disa vende të tjera evropiane, kështu që trupi i bukur i saj i hapi dyert e suksesit. Krahas modelimit, bukuroshja merret njëkohësisht edhe me këshilla bukurie, duke punuar në një qendër shëndeti dhe fitnesi ”Dietology” si institut bukurie në Athinë. “Bukuria është diçka shtazarake, nëse nuk shoqërohet edhe me mençuri”, ka thënë ajo në një intervistë për mediat greke. Ajo për momentin ka ndërprerë kontratat e punës si modele dhe udhëheq një program televiziv jo shumë të shikuar. Gjithashtu, pjesë e performancës së saj janë edhe fotosesionet nga të cilat nuk ndahet aspak. Së fundi, Eliada është fotografuar e zhveshur në një plazh nudo në Greqi. Madje, në disa raste ajo edhe ka pozuar e zhveshur krejtësisht për të treguar kështu linjat e saja seksi me anë të të cilave ka bërë për vete publikun atje.

Rita Ora, artistja e re më e mirë në Britani Superylli shqiptar, Rita Ora, ka fituar një çmim nga revista më e madhe britanike, “The Sun”, pas sukseseve të saj të jashtëzakonshme vitin që po lëmë pas. “The Sun” ka publikuar çmimet e britanikëve më të mirë të vitit në atë që tabloidi quan “Bizzare Awards” dhe që është rubrika e showbizit. Rita radhitet në mesin e më të mirëve, duke fituar çmimin e artistit më të mirë të ri të vitit. Krahas Ritës që kanë fituar çmimin e “The Sun” janë Robbie Williams që ka fituar çmimin e mashkullit më të mirë të vitit, teksa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit. Sportisti më i mirë është shpallur Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit sipas kësaj të përditshmeje britanike është “Skyfall”.

“Agnus Dei” në Festivalin e Filmit në Kaliforni

Aktiviteti i cili njihet si “festivali i zbulimeve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lënë vend edhe për filmin kosovar. Filmi “Agnus Dei” i regjisorit Agim Sopi është përzgjedhur që të jetë pjesë e festivalit prestigjioz amerikan “California Cinequest Film Festival”. Festivali, nga i cili kanë dalë emra të njohur të kinematografisë botërore, fitues të çmimit “Oscar” e çmimeve të tjera prestigjioze kinematografike, mbahet prej 26 shkurtit deri më 10 mars të vitit 2013. Kësaj here organizohet edicioni i 23-të i festivalit, që zgjat katërmbëdhjetë ditë. San Jose e Californisë, zemra e Silicon Valley-t, është nikoqir i festivalit tradicional.


22 e enjte, 27 dhjetor 2012

Te k n o l o g j i

Moda

e enjte, 27 dhjetor 2012

Javore KOHA

Google synon tregun global mobil me “X Phone” Google është duke punuar me prodhuesin amerikan të telefonave, kompaninë Motorola, të cilën e ka blerë së fundmi për 12.5 miliardë dollarë, në krijimin e një modeli të ri të telefonit të mençur, të cilin e ka koduar me emrin “X Phone”. Përmes “X Phone”, Google synon që të marrë pjesë të rëndësishme të tregut i cili momentalisht dominohet nga Apple dhe Samsung. Motorola ka në plan që në “X Phone” të përfshijë edhe softuerin Viewdle, i cili është i ndjeshëm në gjeste dhe fotografi. Burimet thonë se paraqitja e “X Phone” në treg do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, duke e cituar një person i cili është i afërt me çështjen. Larry Page është zotuar që të shpenzojë shumë buxhet në investimet që duhet bërë për promovimin e “X Phone”.

Acer Iconia B1, supertablet për 99 dollarë? Acer është duke u përgatitur për të lansuar një model të ri dhe të lirë të tabletit, me emrin tregtar Iconia B1, çmimi i të cilit do të jetë 99 dollarë, por ende nuk dihen vendet se ku do të paraqitet pajisja më e lirë tablet deri më tani. Duke e cituar një burim të afërt me këtë projekt, Wall Street Journal raporton se modeli i lirë i tabletit i cili bazohet në Android do të debutojë në muajt e parë të vitit 2013. Sipas burimeve të gazetës prestigjioze, Iconia B1 do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç, 1 024 x 600 piksel, procesor 1.2-GHz dual-core, ndërsa karakteristikat tjera thuhet se do të jenë të ngjashme me ato të tabletit rival Kindle Fire të Amazon ose me ato të Nook Color. Me sa duket, prodhuesi tajvanez Acer ka në plan të depërtojë në tregun kinez fillimisht dhe më pas t’u ofrohet edhe përdoruesve amerikanë.

Sharp me Ultra High Definition me 60 inçë Gjykuar sipas hapave të prodhuesve japonezë, na pret një periudhë e televizorëve me paraqitje të fotografisë me rezolucion ultra të lartë. Modeli i ri në linjën ICC Purios të kompanisë Sharp është televizori më i mirë dhe më i shtrenjtë i këtij prodhuesi. Bëhet fjalë për televizorin UHD me diagonale prej madje 60 inçësh. Rezolucioni i ekranit është 3840 x 2160 pixelë, ndërsa ky televizor është njëherësh edhe i pari aparat UHD në botë me certifikatin THX. Liferimi në tregun japonez fillon gjatë shkurtit, kurse ICC Purios nuk do të jetë në shitje të lire, por do të shitet vetëm me porosi. Çmimi në Japoni është 2.63 milionë jenë ose rreth 31 000 dollarë. Televizorë UHD kanë prezantuar edhe Sony dhe Toshiba, dhe bëhet fjalë për modelet me diagonale prej 84 gjegjësisht 55 inçësh. Në Japoni modeli më i madh shitet për 25 000 dollarë, ndërsa ai më i vogël për 9 000 dollarë.

Për të qenë ‘cool’ në këtë sezon nuk mund të mos keni në dollapin tuaj të paktën diçka që ju kujton stilin ushtarak. Moda ‘low cost’ ka vendosur ta vesh femrën si një ushtar. Femra që do të vendosin të ndjekin këtë stil për dimrin 2013 pa dyshim që duhet të ketë një karakter të fortë dhe kërkon ta tregojë duke zgjedhur një pamje të tillë. Qoftë në zgjedhjen e ngjyrave, që janë ngjyrat klasike si jeshilja e errët, e kafta dhe e zeza, deri tek modelet e veshjeve. Edhe xhaketat, kompletet klasike me xhaketë dhe pantallona kanë një pamje më formale mashkullore, me prezencën e butonave të artë, xhepave në xhaketë.

Veshjet e dimrit me stil ushtarak

Veshjet dimërore me ngjyra dhe brilante Për të luftuar dimrin, peliçet me pupla dhe me ngjyra të ndryshme janë moda e këtij viti. Me uljen e temperaturave fillojnë të vishen dhe xhupat, palltot dhe peliçet. Moda e dimrit 2012 është shumë joshëse. Nëse keni akoma mëdyshje për çfarë do të vishni këtë dimër, ja disa shembuj për t’u ndjekur.

23 Javore KOHA


24 e enjte, 27 dhjetor 2012

Automobilizëm

Fotografia e Javës

Javore KOHA

Këtë vjeshtë është prezantuar modeli i shtatë me radhë i Minit. Coupe-ja atraktive në klasën Premium sjell tiparet klasike të Mini-t, por edhe disa risi tjera, të cilat pritet të tërheqin blerësit. Koncepti inovativ është përshtatur me nevojat me nevojat e grupeve të ndryshme të blerësve, të cilat e çmojnë jo vetëm pamjen e veturës, por edhe argëtimin gjatë vozitjes. Dy dyer, bagazhi i madh dhe dy ulëse të posaçme prapa, e bëjnë Mini Paceman një veturë të përkryer për njerëzit me shpirt sportiv. Vijat tradicionale të paraqitura deri tani në modelet e Mini-t Hatchback, Clubman, Cabrio, Countryman, Coupe dhe Roadster,

VW Golf Plus Life, versioni i ri

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„. Lulzim hoxha: gëzuar

Mini Paceman Volkswagen sapo ka prezantuar versionin e ri të Golf Plus me shenjën Life. Ky ishte një hap i pritur pas prezantimit të gjeneratës së shtatë të Golf-it. Varësisht nga pakoja e pajisjeve të zgjedhura, në disa tregje Golf Plus Life do të jetë më i lirë për 3.400 euro. Versioni i ri vjen me klimë automatike, ulëset e para me ngrohje, pajisjen ‘’park pilot’’, ekranin multifunksional i ndjeshëm në prekje, timonin multifunksional, sipërfaqe të reja, mbajtëse qendrore për duar, timonin i mbështjellë me lëkurë sikurse edhe dorëza e marshit. Në pjesën e jashtme vërehen fellnet e reja nga alumini 16 inç, rrjeta të kromuara të ajrit, xhamat prapa të errësuar, dritat e mjegullës dhe dritat LED për ndriçimin e tabelave. Ky model ofron 7 motorë me benzinë dhe 6 me naftë me forcë nga 80 deri në 122 për benzinë dhe 105 deri në 140 për motorë dizel

e enjte, 27 dhjetor 2012

25 Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


26 e enjte, 27 dhjetor 2012

Mozaik

Javore KOHA

Shtojcë

e enjte, 27 dhjetor 2012

27 Javore KOHA

Polemika për dramën Sulejmani i Madhërishëm

Seriali si herezi historike Turqia po përjeton një betejë disi të pazakontë mes autoriteteve dhe një programi argëtues televiziv. Aktualisht në Turqi po shfaqet telenovela Shekulli i Madhërishëm, për sulltanin më të famshëm turk – Sulejmanin e Madhërishëm. Drama historike televizive ka pasur sukses jo vetëm në Turqi, por edhe në Ballkan e Lindjen e Mesme. Por siç njofton Dorian Jones, kryeministri e konsideron këtë serial thjesht si një herezi historike.Roxelana legjendare me një pekt provokues, josh Sulltanin Sulejmani i Madhërishëm. Ky është një ndër episodet e dramës televizive Muhtesem Yuzyil – ose Shekulli i Madhërishëm – një telenovelë historike turke. Skenaret plot intriga në mjediset e Haremit, mes konkubinave rivale të sulltanit dhe rivaliteti politik në Oborrin mbretëror e kanë bërë këtë një realizim shumë të suksesshëm. Por kryeministri Recep Tayyip Erdogan nuk e pëlqen telenovelën: Ai thotë se Sulltan Sulejmani që portretizohet në telenovelë nuk i përngjet sulltanit që njeh ai nga librat. Personazhi televiziv nuk është sundimtari që kaloi 30 vjet hipur mbi kalë dhe jo në pallate, siç thuhet në telenovelë. Kryeministri ka kritikuar hapur regjisorët dhe pronarët e stacionit televiziv. Ai u ka kërkuar autoriteteve të hapin hetime mbi programin, megjithëse nuk është e qartë se cilat ligje mund të jenë shkelur. Por Cengiz Aktar, politilog dhe kontribues për gazetën Taraf, thotë se historia nuk është në anën e kryeminis-

trit puritan: “Si njeriu më i fuqishëm në Turqi, ashtu si udhëheqësit më të fuqishëm kudo në botë, ai po përpiqet ta rishkruajë historinë sipas bindjeve të tij, për t’i prezantuar këta individë si perandorë tepër të pastër që vetëm luten, drejtojnë perandorinë dhe bëjnë mirësi. Ky portretizim s’ka asnjë lidhje me historinë. Ashtu si gjithë udhëheqësit në botë, perandorët turq kishin shumë gra dhe jetonin mes luksit”. Ballafaqimi mes njeriut më të fuqishëm të Turqisë dhe telenovelës më të suksesshme po diskutohet gjerësisht në media. Por pjesa më e madhe e aktorëve dhe producentëve nuk kanë bërë komente. Ata e kanë të qartë se e ardhmja e programit mund të jetë në pikëpyetje. Aktorja Nebahat Cehre shprehet: Ajo thotë se nuk mund të ketë censurë mbi krijimtarinë artistike. Shekulli i Madhërishëm është thjesht dramë televizive, thotë ajo. Fëmijët duan të njihen me historinë e vendit, dhe përditë po dalin libra të rinj për këtë periudhë historike. Fakti është se qëkur kryeministri iu kundërvu telenovelës, shikueshmëria ka arritur shifra të reja rekord. Por një ndër deputetët e afërt me kryemi-

nistrin është zotuar të propozojë një projekt-ligj për mbrojtjen e imazhit të figurave historike të vendit. Ky lajm u perhap me shpejtësi në rrugët e Stambollit. Në orët e vona të pasdites, kur njerëzit kthehen nga puna dhe përgatiten për një episod tjetër të telenovelës, komentet e tyre shfaqin nota zemërimi dhe indinjate: “Asnjeri nuk të detyron ta ndjekësh. Por nuk është për t’u çuditur që kryeministri e interpreton si i do qejfi. Të nxjerrësh ligje kundër programeve televizive është qesharake, por është një prej preokupimeve të parlamentit tonë. Nuk e di cilët parlamente të tjerë nxjerrin ligje kundër programeve televizive. Kjo është absurde”. Telenovela Shekulli i Madhërishëm, ashtu si vetë Sulejmani i Madhërishëm, mund t’i takojë së shpejti së kaluarës, ndërkohë që qeveria turke shprehet haptazi se historia e vendit është tepër e rëndësishme dhe nuk mund t’u lihet dorë e lirë për interpretim emisioneve televizive. Por kritikët shprehen të shqetësuar se ka filluar të dëgjohet në korridoret e dikastereve shtetërore në Ankara tingulli i penës që po shkruan historinë e rishikuar dhe të sterilizuar të Turqisë.

Shqiptarët në Mal të Zi në vitin 2012


28 e enjte, 27 dhjetor 2012

Shtojcë

Shtojcë

e enjte, 27 dhjetor 2012

Javore KOHA

U zgjodh kryetari i ri i Komunës Urbane të Tuzit

Forumi Demokratik për Integrim organizoi protestë në Tuz

Fran Lulgjuraj në vend të Nikollë Gegajt

Stop padrejtësive ndaj shqiptarëve Tuz - Forumi Demokratik për Integrim ka organizuar një protestë paqësore në Tuz, kundër padrejtësive që bëhen ndaj shqiptarëve. Në protestën e zhvilluar afër godinës së Komunës Urbane të Tuzit kanë marrë pjesë rreth 200 qytetarë, disa prej të cilëve kanë mbajtur në duar pankartat në të cilat shkruhej “Mos ma prek flamurin”, “Ndaloni plaçkitjen”, “Komunë PO, referendum JO” etj. Kryetari i FDI-së, Anton Lulgjuraj, ka shpjeguar arsyet e organizimit të protestës. “Zhvillimet e fundit në Mal të Zi na detyruan që të dalim në protestë, me qenë se në çdo mënyrë tjetër demokratike dhe ligjore kishte dështuar përpjekja për arritjen e të drejtave elementare njerëzore”, ka thënë ai.

Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, u takua me përfaqësuesit politikë shqiptarë në Mal të Zi

Strategji e përbashkët Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, qëndroi në vizitë njëditore në Mal të Zi për Diasporën Paralajmërohen pro- shqiptare jekte të përbashkëta

Vasel Sinishtaj, u takua në SHBA me kongresmenët amerikanë Eliot Engel, Gary Peters dhe Sander Levin Deputeti i Lëvizjes Qytetare “Perspektiva”, Vasel Sinishtaj, ka fituar përkrahje nga tre kongresmenë amerikanë për kërkesat e shqiptarëve që lidhen me të drejtat e tyre në Mal të Zi. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Sinishtaj është takuar me kongresmenët Eliot Engel, Gary Peters dhe Sander Levin, të njohur si njohës të mirë dhe mbrojtës të çështjes shqiptare. Sinishtaj ka thënë se ndaj shqiptarëve në Mal të Zi po ndiqet një politikë diskriminuese duke iu marrë të drejtat e fituara më parë si dhe duke mos realizuar liritë dhe të drejtat e parashikuara me Kushtetutën e Malit të Zi. Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, ka premtuar se do të angazhohet që shqiptarët në Mal të Zi t’i kenë të drejtat që u takojnë si të gjithë popujt e tjerë. Ai ka theksuar se ka ardhur koha që Tuzit t’i jepet statusi i komunës së plotë, duke qenë se ky është vullneti i qytetarëve shqiptarë, që përbëjnë shumicën në Tuz.

Mbështetje për kërkesat e shqiptarëve

Ulqin – Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë në Mal të Zi kanë vlerësuar se është e domosdoshme të harmonizohen veprimet dhe të bashkërendohen aktivitetet në drejtim të hartimit të politikave dhe të strategjive për diasporën shqiptare, e cila është një dhe unike. Ministri Makolli ka sqaruar se Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës po harton Strategjinë dhe politikat e tjera që kanë të bëjnë me mërgatën. “Ne jemi jetësisht të interesuar që këtë strategji dhe këto politika t’i harmonizojmë me të gjithë faktorin politik dhe institucional shqiptar në rajon”, ka thënë ai. Kryetari i KNSH-së, Tahir Tahiri, ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi janë shumë të interesuar dhe e kanë obligim regjistrimin e mërgimtarëve shqiptarë pasi që Mali i Zi në regjistrimin e fundit nuk ka lejuar regjistrimin e diasporës shqiptare.

Tuz – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit kanë zgjedhur Fran Lulgjurajn nga Partia Demokratike e Socialistëve kryetar të ri të kësaj komune. Ai zëvendësoi në këtë post kryetarin e mëparshëm të KU të Tuzit, Nikollë Gegaj, i cili dha dorëheqje pas zgjedhjes së tij deputet në Parlamentin e Malit të Zi. Për zgjedhjen e Lulgjurajt kanë votuar 12 këshilltarë, shtatë kanë qenë kundër, kurse një votë ka qenë e pavlefshme. Gjatë karrierës së tij politike, Lulgjuraj ka mbuluar pozita të ndryshme me rëndësi. Ai ka qenë në mes tjerash nënkryetar i Podgoricës, konsull i përgjithshëm i Unionit Serbi – Mali i Zi në Nju Jork dhe sekretar i parë i Ambasadës së Malit të Zi në Maqedoni.

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Ulqinin dhe Tuzin

Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq, dhe ai i Shqipërisë, Sali Berisha, kanë vlerësuar edhe njëherë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve fqinje si dhe kanë biseduar për mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në takimin që kanë zhvilluar. Para konferencës për gazetarë, ambasadorët e Malit të Zi dhe Shqipërisë në Tiranë dhe Podgoricë, Zhelko Peroviq dhe Tonin Beci, kanë nënshkruar Marrëveshjen për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit të kufirit Grabon – Cemi i Triepshit. Gjatë vizitës së tij njëditore në Mal të Zi, kryeministri Berisha është takuar edhe me deputetët e partive shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Mehmet Bardhi, Vasel Sinishtaj, Genci Nimanbegu dhe Mehmet Zenka. Berisha ka vizituar po ashtu Komunën Urbane të Tuzit dhe komunën e Ulqinit.

29 Javore KOHA

Partitë shqiptare të bashkëpunojnë në zgjedhjet parlamentare Ulqin/Tuz – Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët e Qarqeve të Shkodrës dhe Lezhës, ka zhvilluar një vizitë në Ulqin dhe Tuz, ku është takuar me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe ka bërë promovimin e librit të tij “Kurban”. Ai ka hedhur idenë e një iniciative të përbashkët për të kërkuar ngritjen e një universiteti në gjuhën shqipe në Malin e Zi për të mundësuar shkollim më të avancuar për të rinjtë shqiptarë. Kryetari i PS-së i ka inkurajuar partitë shqiptare që të bashkëpunojnë në zgjedhje me njëra-tjetrën për të rritur pjesëmarrjen e tyre në Parlamentin e Malit të Zi, si një mundësi për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi.


30 e enjte, 27 dhjetor 2012

Shtojcë

Shtojcë

Javore KOHA

Tuzit komuna e plotë

Nxitje për proceset integruese

Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e saj ka vendosur që të hapë ambasadën në Kosovë. Nga Qeveria kanë deklaruar se Mali i Zi është i interesuar për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën. “Qeveria edhe me këtë vendim konfirmon se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal i zhvilluar paraqesin përcaktimin e saj të përhershëm, duke nxitur përparimin e vendeve të rajonit në procesin e integrimeve evropiane dhe evroatlantike dhe duke i kontribuar stabilitetit të rajonit në përgjithësi”, thuhet në deklaratë. Qeveria e Malit të Zi ka vlerësuar se me hapjen e përfaqësisë diplomatike-konsullore do të krijohen kushtet për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mbi çështjet me interes për të dy vendet. Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi është përshëndetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Malësia ka resurse të mjaftueshme për komunë të pavarur Më 2 dhe 3 gusht u mbajt edicioni i 20-të i Manifestimit letrar “Kalimera Poetike”

U mbajt “Java e Filmit Kosovar”

Qeveria e Malit të Zi vendos të hapë ambasadën në Kosovë

31 Javore KOHA

Deputetët Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj dorëzuan në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për formimin e Komunës së plotë të Malësisë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, përkrah kërkesat e shqiptarëve në Mal të Zi

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka thënë se e mbështet kërkesën e shqiptarëve në Mal të Zi që Tuzi të fitojë statusin e komunës së plotë, duke nënvizuar se decentralizimi përbën zgjidhje të mirë. Ai i ka bërë këto komente në takimin e Evropës Juglindore, një takim i përvitshëm që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore, i cili këtë vit u mbajt në Budvë. Berisha ka thënë se para disa vjetësh nuk e ka përkrahur këtë kërkesë, por që tani e “përkrah plotësisht”. Deputetët shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi e kanë mirëpritur deklaratën e kryeministrit Sali Berisha lidhur me statusin e komunës së Tuzit.

e enjte, 27 dhjetor 2012

Rikthim i filmit në Ulqin

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Shtëpia Filmike “Kosovafilm”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Ulqinit, organizuan nga data 1820 qershor 2012 për të parën herë në Ulqin “Javën e Filmit Kosovar”. Gjatë tri ditëve në amfiteatrin e Qendrës Kulturore në Ulqin u shfaqen filmat “Kukumi”, “Pikniku” dhe “Lepuri me pesë këmbë”, të gjitha prodhime të “Kosovafilm”-it. I pranishëm në “Javën e Filmit Kosovar” ishte drejtori i “Kosovafilm”it, Gani Mehmetaj, dhe regjisori Ilir Gjocaj. Në Ulqin i cili dikur kishte dy kinema, të cilat sot janë jashtë funksionit, mungojnë në tërësi veprimtaritë filmike. Prandaj kjo veprimtari mund të konsiderohet edhe rikthim i filmit në Ulqin.

Kalimera Poetike e Ali Podrimjes

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi më 2 dhe 3 gusht manifestimin tradicional letrar “Kalimera Poetike”, njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Mbrëmja e parë e edicionit të sivjetshëm jubilar iu kushtua poetit nga Kosova, Qerim Ujkani, kurse mbrëmja e dytë poetit të ndjerë Ali Podrimja, si një homazh i titulluar “Kalimera Poetike e Ali Podrimjes”. Duke folur për rrugën e këtij manifestimi ndër vite, kryetari i SHAI “Art Club”, Ali Salaj tha se “Kalimera Poetike” tejkaloi tematikën letrare dhe për herë të parë përmes këtij manifestimi të veçantë hapi rrugën e integrimeve kulturore mbarëkombëtare.

Podgoricë – Deputetët shqiptarë Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj, i kanë dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi organizimin territorial, e që ka të bëjë me mundësinë e formimit të Komunës së plotë të Malësisë - Tuzit si dhe studimin mbi arsyetueshmërinë për realizimin e kësaj ideje. Studimin për formimin e Komunës së Malësisë – Tuzit e ka punuar Nikollë Sinishtaj, në bazë të autorizimit të dy deputetëve shqiptarë. Deputeti i Lëvizjes “Perspektiva”, Vasel Sinishtaj ka theksuar se pret që Kuvendi i Malit të Zi t’ia dorëzojë me kohë iniciativën Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai ka thënë se pret nga Qeveria që të mos përdorë praktikën e vjetër të gjetjes së arsyeve të ndryshme për refuzimin e iniciativës.

20 vjet nga miratimi i Memorandumit mbi Statusin Special të Shqiptarëve në Mal të Zi

Kërkesat e Memorandumit, aktuale edhe sot Më 12 shtator u bënë njëzet vjet nga miratimi i Memorandumit mbi Statusin Special të Shqiptarëve në Mal të Zi. Ky dokument i miratuar nga Forumi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi përbën dokumentin e parë në kohën e pluralizmit në të cilin përcaktohen kërkesat e shqiptarëve për zgjidhjen e pozitës dhe statusit të tyre në Mal të Zi. Për Memorandumin mbi Statusin Special të Shqiptarëve në Mal të Zi është diskutuar në një tryezë të rrumbullakët me temë “Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi (20 vjet nga Memorandumi 1992-2012)”, e cila u organizua të martën nga Qendra Kulturore e Ulqinit në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Në të kanë marrë pjesë përfaqësues politikë, anëtarë të Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe nënshkrues të Memorandumit, intelektualë, përfaqësues të organizatave joqeveritare etj.


32 e enjte, 27 dhjetor 2012

Shtojcë

Shtojcë

e enjte, 27 dhjetor 2012

Javore KOHA

Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit miratoi iniciativën për shpalljen e referendumit konsultativ mbi statusin e kësaj komune

Deputetët e Forcës për Bashkim, Koalicionit Shqiptar: LD në MZ – PD – ASH, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Partisë Liberale formuan klubin e përbashkët parlamentar

Pritet pëlqimi nga Kuvendi i Kryeqytetit Tuz – Këshilltarët e Komunës Urbane të Tuzit kanë përkrahur me shumicë votash iniciativën e UDSH-së për shpalljen e referendumit konsultativ mbi statusin e komunës së Tuzit – Malësisë. Për këtë iniciativë kanë votuar 13 këshilltarë të UDSH-së, PDS-së, PSD-së, Alternativës Shqiptare dhe Listës për Tuzin, të përmbajtur kanë qenë gjashtë këshilltarë nga radhët e Iniciativës Qytetare, LD në MZ dhe Partisë Popullore Socialiste, kurse këshilltarët e Partisë Boshnjake janë larguar nga salla në momentin e votimit. Marrja e këtij vendimi, dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ishte paralajmëruar nga kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, në tubimin promovues të Koalicionit “Mali i Zi Evropian” në Tuz, i cili ka premtuar se pushteti do të respektojë vendimin e qytetarëve të Malësisë për këtë çështje.

Fatmir Gjeka në krye të Klubit të ri Përfaqësuesit e Koalicionit “Mali i Zi Evropian” dhe partive të pakicave nënshkruan Marrëveshjen

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, kopjet e akteve të themelimit të shtetit shqiptar i jepen Komunës së Ulqinit

Topalli: E gjithë shqiptaria ka vënë gurët e Pavarësisë U mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi

“Digjen” shqiptarët, vetëm dy deputetë

Nëse fati iu buzëqeshi partive dhe subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, kur ata fituan katër deputetë, kjo nuk ndodhi edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të fundit. Shqiptarët dhe partitë e tyre janë bile humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve pasi që nga katër deputetë sa kishin në përbërjen e fundit, në përbërjen e re do të përfaqësohen vetëm me dy deputetë. Koalicioni “Forca për Bashkim”, i përbërë nga Forca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, si dhe Koalicioni Shqiptar i përbërë nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare, do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Malit të Zi. Ligji i ri për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, mosekzistenca e njësisë së veçantë zgjedhore për shqiptarët ashtu si në zgjedhjet e kaluara, përçarja dhe mosarritja e bashkimit të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, janë vetëm disa nga arsyet e rezultatit të dobët të shqiptarëve në këto zgjedhje.

33 Javore KOHA

Palët obligohen të mbështesin kandidatin e PDS-së Podgoricë – Përfaqësuesit e Koalicionit “Mali i Zi Evropian” dhe partive të pakicave nënshkruan Marrëveshjen mbi veprimin e përbashkët politik, me qëllim të formimit të shumicës parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi nga e cila do të dalë Qeveria e re. Marrëveshjen e ka firmosur kryetari i PDS-së, Millo Gjukanoviq, dhe ai i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq, në prani të përfaqësuesve të partive të tjera të shumicës parlamentare. Palë të Marrëveshjes janë Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialdemokrate, Partia Liberale, Partia Demokratike nga njëra anë, dhe Partia Boshnjake, Koalicioni “Forca për Bashkim” dhe Iniciativa Qytetare Kroate nga ana tjetër. Palët obligohen që, duke respektuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, do të mbështesin zgjedhjen e kryeministrit të Malit të Zi nga radhët e PDS-së, si dhe kryetarit të Kuvendit nga radhët e PSD-së.

Podgoricë – Forca për Bashkim, Koalicioni Shqiptar: LD në MZ – PD – ASH, Iniciativa Qytetare Kroate dhe Partia Liberale kanë formuar klubin e përbashkët të deputetëve në përbërjen e re të Parlamentit të Malit të Zi. Klubin e përbëjnë deputeti i Forcës për Bashkim, Genci Nimanbegu, deputeti i Koalicionit Shqiptar, Fatmir Gjeka, deputetja e Iniciativës Qytetare Kroate, Lerka Dragiçeviq, dhe deputeti i Partisë Liberale, Andrija Popoviq. Nga ky klub e kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, se në krye të tij tetë muajt e parë do të jetë Fatmir Gjeka, kurse më pas sipas radhës për çdo tetë muaj do të bëhet ndërrimi i deputetëve në krye të Klubit të deputetëve.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekoroi Rrethin e Malësisë së Madhe

Tiranë – Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka nderuar komunën e Ulqinit, Prizrenit, Çairit të Shkupit dhe Bashkinë e Vlorës, duke iu dorëzuar një vëllim të veçantë me aktet e themelimit të shtetit shqiptar. Në një ceremoni të organizuar në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja Jozefina Topalli iu ka dorëzuar këto akte kryetarëve të këtyre komunave dhe bashkive. Ajo ka shprehur mirënjohjen për të gjithë heronjtë, të cilët kanë dhënë jetën për pavarësinë e Shqipërisë. Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka theksuar se shqiptarët në Mal të Zi kanë zënë një pozicion shumë të veçantë dhe domethënës në kalvarin e gjatë dhe të mundimshëm drejt pavarësisë së Shqipërisë.

Urdhri “Nderi i Kombit” për Malësinë

Shkodër – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekoroi Rrethin e Malësisë së Madhe me Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”, me motivacionin “Për vlerat e larta atdhetare, si vatër e pashuar e kryengritjeve antiosmane dhe si pararendëse e pavarësisë me ngritjen e flamurit në Deçiq, për qëndresën heroike në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste dhe për bijtë e saj të shquar që ka nxjerrë në shekuj”. Ceremonia e dorëzimit të Urdhrit u bë në kuadër të veprimtarisë festive e kulturore “Ku e muer emnin Malësia e Madhe”, në prani të shumë personaliteteve të politikës, pushtetit vendor, kulturës, artit dhe qindra qytetarëve që kishin mbushur sallën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër. Dekorata “Nderi i Kombit” në emër të Malësisë së Madhe iu dorëzua prof. dr. Martin Berishajt, në prezencën e Nënprefektit të Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj.


34 e enjte, 27 dhjetor 2012

Shtojcë

In Memoriam

e enjte, 27 dhjetor 2012

Javore KOHA

100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u shënua me aktivitete të shumta në trevat shqiptare në Mal të Zi, në organizim të Këshillit Nacional të Shqiptarëve

Në Ulqin shfaqet premiera e koreodramës “Kalendari”

100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është kremtuar me aktivitete të shumta në trevat shqiptare në Mal të Zi, të organizuara nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi. Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 100-vjetorit të Pavarësisë, në Qendrën e Kulturës në Ulqin është shfaqur premiera e koreodramës “Kalendari”, e cila flet për jetën dhe dramën e shqiptarëve në Mal të Zi gjatë shekullit të kaluar. Në kuadër të aktiviteteve të KNSH-së kushtuar Ditës së Flamurit dhe 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin është hapur ekspozita e piktorëve vendas. Studentët e Ulqinit në Prishtinë kanë shfaqur po ashtu në Qendrën e Kulturës programin e titulluar “100 minuta për 100 vjetor”. Një program tjetër, i përbërë me muzikë, këngë, valle, recitime etj. është shfaqur po në Qendrën e Kulturës në Ulqin.

Forca e Re Demokratike thotë se do të inicojë ndryshimin e Ligjit për festat shtetërore

Të legalizohen edhe festat nacionale të popujve të tjerë

Kuvendi i Komunës së Plavës ka vendosur

Referendumi në Guci më 8 janar Plavë - Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur më 23 nëntor në sallën e Qendrës për Kulturë në Plavë, këshilltarët kanë miratuar Propozim vendimin që referendumi për deklarimin e qytetarëve mbi themelimin e komunës së Gucisë të mbahet më 8 janar të vitit të ardhshëm, kurse deri atëherë komisioni për realizimin e referendumit, të cilin e përbëjnë 13 anëtarë, të përgatisë procesin e duhur. Kundër këtij propozim vendimi ka qenë vetëm këshilltari i UDSH-së, Fadil Ulaj, i cili e ka kundërshtuar atë me arsyetimin se ata deri tani nuk i ka konsultuar askush lidhur me këtë çështje, dëshmi kjo sipas tij, që të gjithë qytetarët në Komunën e Plavës nuk respektohen njësoj.

Ulqin – Forca e Re Demokratike ka deklaruar se do të inicojë ndryshimin e Ligjit për festat shtetërore dhe ato të tjera, duke kërkuar legalizimin edhe të festave nacionale të popujve që jetojnë në këtë bashkësi multinacionale, sikur se në shtetet demokratike evropiane. Kërkesa e kësaj partie për ndryshimin e Ligjit për festat shtetërore ka ardhur pas veprimtarive për shënimin e Ditës së Flamurit dhe 100-vjetorit të themelimit të Shqipërisë, me ç’rast organet shtetërore kanë ndërhyrë në disa raste duke i cilësuar ato të kundërligjshme. Kjo parti i ka dënuar veprimet e tilla nga ana e policisë dhe inspektorit të arsimit, sepse ato, sipas saj, cënojnë të drejtën nacionale dhe qytetare të shqiptarëve që janë të garantuara me Kushtetutën e Malit të Zi, Ligjin për mbrojtjen e pakicave nacionale, si dhe Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

35 Javore KOHA

Gëzim Uruçi 1949-2012

Speleologjia si pasion jetësor Pas një sëmundje të shkurtër të hënën me 17 dhjetor 2012 u nda nga jeta Gëzim Uruçi, një nder speleologët më të shquar në historinë e speleologjisë shqiptare Shkodra, qyteti i kulturës, artit dhe sportit ka dhënë personalitete të dalluara në keto fusha, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Por, nëse cekim profilin e speleologjisë, nuk ka dilemë se vend nderi zë Gëzim Uruçi, i cili lirisht mund të quhet edhe “babai” i speleologjisë shqiptare. Pasionin për zbulime e kërkime e ka trasheguar nga babai i tij, Myftar Uruçi, i cili kishte qenë i diplomuar në Perendim në vitin 1936. Nga babai Gëzimi trashëgoi edhe pasionin për alpinizmin, ndërsa në vitin 1970, ai krijoi grupin e parë të speleologëve shqiptarë. Por, duke marrë parasysh rrethanat e e kohës, ky grup speleologësh e kishte të kufizuar arealin për eksplorimin e shpellave. Duke parë rezultatet e arritura në zbulimin e shpellave Gëzim Uruçi pranohet si bashkëpunëtor për speleologjinë pranë Akademisë së Shkencave, ndersa punonte si teknik në uzinën “Drini” në Shkodër(1971-1991). Në keto hulumtime G.Uruçi ka arritur të eksploroj rreth 3200 shpella si ne vend dhe në botën e jashtme, dhe me të drejt mbanë titullin Profesor Honoris në shkencat spelologjike. Ndonse 13 vjet me parë një semundje e la invalid, ai me përpjekje mbinjërëzore e mposhti ate. Ndonse me paterica dhe një biçikletë klasike ai vazhdonte të eksploronte dhe të jetë aktiv ne ekspedita të ndryshme në vend dhe

në botën e jashtme. Në vitin 1994 Unioni Internacional i speleologjisë në Bruksel i dha titullin Profesor; federata Bullgare e Speeologjisë dhe Unioni Internacional i astronomisë, e kanë nderuar me medalje, në Spanjë iu dha çmimi “Juri Gagarin”. Ndërsa në vitin 2001, Instituti Biografik në Kembrixh e përfshiu ndër intelektualet më të shquar të botës. Uruçi është përfshirë në 8 enciklopedi ndërkombëtare, ku e fundit është ajo e vitit 2006(Enciklopedia e speleologjisë së Bullgarisë). Banesa ku ka jetuar Gëzim Uruçi së bashku me familjen, ndodhet në një pallat në qytetin e Shkodrës pranë urës Dervish beg, nuk është e zakonshme, por e veçantë, sepse ajo mund te quhet muze i arkeologjisë e i speleologjisë, apo qendër studimore, ku arkivi, fototeka dhe biblioteka kanë zeënë çdo hapësirë të saj. Pothuaj çdo cep i banesës është i mbushuar me eksponate dhe objekte të gjetura në shpella apo ne germime të ndryshme arkeologjike. Kishte pasion të madh për fotografinë, ku fototeka e tij në filma apo foto janë rreth 1.300.000 të tilla të skeduara me indeks shkencore sipas sistemit të fototekës “Marubi”. Biblioteka e tij personale bën pjesë nder bibliotekat më të mëdha private. Ditën kur e vizitova së bashku me prof.Ahmet Oson pikërisht me 8

dhjetor 2012, më tregopi se ka bërë regjistrin e librave dhe ai është 8038 ekzemplar. Literatura qe ka biblioteka familjare i përket fushave të ndryshme si etnografisë, astronomisë, arkeologjisë, gjeografisë, spelologjisë, mjekësisë etj. Nga ana tjetër ka një pasuri të rrallë letrkembimi që përmban rreth 13.000 letra në 18 gjuhë të ndryshme të botës. Gëzim Uruçi kudo që shkonte krijonte miqesi të reja, dhe takimet pasqyroheshin në objektivin e aparatit të tij që e mbante me gjelozi vazhdimisht me vehte. Ai drejtonte edhe Formin e Intelektualeve Shqiptarëdega e Shkodrës, ishte i pranishem në rrjetin social në FB. Përgatiste njoftime për ngjarje dhe takime të ndryshme kulturore duke njoftuar opinionin e gjerë. Me shqiptarët në Mal të Zi kishte raporte të veçanta. Ishte mysafir i vazhdueshëm i yni ne manifestimet qe organizonte “Art Club-i” por edhe subjektet tjera kulturore. Interesohej për hulumtimet shkencore dhe publikimin e materialeve përkatëse. Ai i gëzohej çdo manifestimi dhe të arriture në fushën e kulturës. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur, kolegët dhe miqet personin e respektuar, ndërsa speleologjia eksploratorin më të madh shqiptar deri në ditet tona.N. Draga


36 e enjte, 27 dhjetor 2012

Marketing

Javore KOHA

Marketing

e enjte, 27 dhjetor 2012

BIZNIS KLUB ANA E MALIT JU URON TË GJITHËVE FESTAT E FUNDVITIT...

LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI TË GJITHË BESIMTARËVE JU URON FESTËN E KËRSHËNDELLAVE 2012

GËZUAR!

KRYETARI, Mehmet Bardhi

URIME FESTAT ngaE FUNDVITIT PARTIA DEMOKRATIKE

37 Javore KOHA


38 e enjte, 27 dhjetor 2012

Fjalëkryqi & Horoskopi

Sport

e enjte, 27 dhjetor 2012

Javore KOHA

Në Kampionatin e Malit të Zi, KK “Ulqini” mori pjesë me 16 garues, të cilët u kurorëzuan me 19 medalje në disiplinat individuale dhe ekipore, kurse në Turneun e 12-të të Karatesë “Elbasani Open 2012”, me tre garues, të cilët fituan gjashtë medalje të arta në kata dhe luftëra individuale.

Ne jeten ne cift do jeni me te motivuar per te bere gjithcka qe partneri te ndihet mire. Atmosfra do jete e ngrohte dhe emocionet qe do perjetoni do Dashi jene te shumta. Edhe beqareve do iu buzeqeshe fati. Do kaloni nje dite te bukur dhe me takime interesante. Ne planin financiar nuk duhen ndermarre shume rreziqe sepse do gje mund te kthehet ne disfavorin tuaj.

Duhet t’i kushtoni me shume vemendje personit tuaj te zemres. Ai do kete nevoje per nje keshille dhe ju jeni te vetmit qe mund t’ia jepni. Luani Beqaret kane kerkuar shume nje dashuri te bukur dhe sot do keni shume mundesi qe ta gjejne. Planetet do ju bejne te perballoni cdo pengese me me lehtesi dhe do ju sjellin fat ne planin financiar.

Deshirat tuaja me te zjarrta edhe mund te realizohen gjate kesat dite duke pare pozicionin e mire qe ka Plutoni. Partneri do iu Shigjetari perkedhele me teper sesa kohet e fundit. Perpjekja e beqareve per te joshur dhe per te gjetur personin ideal do te jape me ne fund frytet e veta. Me buxhetin do tregoheni me realiste. Kjo do iu beje te jeni edhe me te matur me shpenzimet.

Dielli do ua beje diten me te lehte dhe me te bukur ne dashuri. Jeta ne cift do jete edhe me harmonike dhe me e ngrohte. Beqaret duhet te pergatiten per Demi nje takim shume te rendesishem. Kujdesuni pak me shume per pamjen qe te bini edhe me shume ne sy. Kujdes, mos e ekzagjeroni! Do shpenzoni pa limit gjate kesaj dite deri kur ta kuptoni se xhepat po boshatisen.

Sot duhet t’i pranoni realitetet edhe pse disa mund te jene te veshtira per ju. Mundohuni te rregulloni konfliktet me partnerin. Virgjeresha Jeni ende ne kohe duke qene se situata nuk eshte alarmante. Beqaret do kene takime interesante por duhet te jene te kujdeshem. Mos vendosni menjehere! Merkuri do iu ndihmoje te mos keni probleme financiar por gjithsesi tregohuni vigjilente ne cdo moment.

Ne jeten ne cift duhet te tregoheni shume te duruar dhe te matur. Shume shpejt do vijne edhe momentet qe mezi po i prisni. Per beqaret mund te jete edhe sot Bricjapi dita e shumepritur. Shikoni me kujdes kudo qe shkoni dhe mund te gjeni ate qe po kerkonit. Ne sektorin financiar do dini t’i organizoni shume mire gjerat dhe do vendisni stabilitet. Mos prisni te pasuroheni menjehere.

Sot do kerkoni paqen ne jeten tuaj dashurore. Duhet te tregoheni me tolerante dhe te dashur me partnerin. Mos provokoni debate. Beqaret Binjaket duhet te bejne me shume kujdes me ata qe do takojne. Nuk jane serioze dhe mund te tallen me ju. Do filloni te mendoni per nje projekt te ri profesional. Financat do vijne duke u permiresuar.

Neptuni do ua turbulloje pak mendimet ne jeten ne cift. E veshtire do jete te gjeni edhe ekuilibrin. Tregohuni me te sinqerte dhe shprehini te gjitha ato Peshorja qe ndieni. Beqaret do kene nje dite te mbushur me ngrohtesi, xhentilese dhe romantizem. Do keni fat te gjeni personin e duhur! Situata financiare do te rigjallerohet. Kjo nuk do te thote te shpenzoni pa fund.

Do kete disa konflikte te vogla ne jeten ne cift por do rregullohen sa hap e mbyll syte. Pjesa tjeter e dites do shkoje shume mire. Ciftet do bejne nje kthese te rendeUjori sishme ne jeten e tyre. Reflektoni mire dhe beni ate qe ju thote zemra. Nese kishet menduar per nje projekt i cili kerkon goxha para do e realizoni, por shpenzime te tjera nuk duhet te beni. Financat do te pakesoheshin mjaft!

Sot nuk do jepni maksimumin ne dashuri. Megjithate me mbeshtetjen e planeteve do keni qendrueshmeri sentimentale dhe deshirat do ju realizohen. Mos u Gaforrja shqetesoni. Beqaret do terhiqen nga nje person i embel dhe i qete. Lereni veten me te lire. Kujdes me operacionet financiare qe do beni. Plutoni do iu nxite te shpenzoni edhe me teper dhe buxheti do te destabilizohet.

Per pjesen me te madhe te cifteve dita e sotme do jete aktive dhe bashkepunimi do te perforcohet. Nga ana tjeter Plutoni do nxite edhe ndonje debat te vogel qe do Akrepi e zgjidhni menjehere. Beqaret do takojne dike interesant por nuk duhet te bejne premtime qe nuk jane te sigurt ne i mbajne dot. Problemet financiare ka shume mundesi te zgjidhen. Mos shpenzoni pa mase.

Jeta ne cift mund te kete disa probleme gjate kesaj dite. Do debatoni ashper mbi nje teme delokate dhe nuk do bini ende dakord. Lereni tjetrin te shprehet Peshqit lirisht. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do bejne cmos ta bejne per vete personin qe pelqejne. Gjithsesi yjet keshillojne vetekontrollin. Financat do jene ne pergjithesi te mira, mos u shqetesoni per kete.

Të shtunën në Podgoricë u mbajt Kampionati i Malit të Zi në Karate për fatosa dhe pionierë në kata individuale dhe ekipore dhe Kampionati për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj. Klubi i Karatesë “Ulqini” edhe kësaj here dëshmoi primatin e vet. Në disiplinën individuale në luftëra, kampione e Malit të Zi u shpall Sretena Gjuriq, juniore, +59 kg, kurse në kata individuale kampione e Malit të Zi u shpall Liridona Ceka. Po ashtu kampion i Malit të Zi u shpall edhe ekipi i pionierëve në kata, i përbërë nga Emin Kulla, Emro Bajrami dhe Elvir Islami. Nënkampionë të Malit të Zi në disiplinat individuale u shpallën Venesa Nuhi, Antigona Rama dhe Hantije Ibroçi. Po ashtu nënkampionë të Malit të Zi u shpallën edhe dy ekipe: ekipi i kadetëve dhe juniorëve në kata (i djemve dhe i vajzave). Ekipi i djemve ishte i përbërë nga Lulzim Suma, Nderim Cuca dhe Edin Kraja, kurse ekipi i vajzave nga Venesa Nuhi, Antigona Rama dhe Seida Suma. Me medalje të bronztë u kurorëzuan pesë garues. Në luftëra individuale me medalje të bronztë u kurorëzuan Lulzim Suma, Edin Kraja, Seida Suma, Hantije Ibroçi dhe Albion Duraku, kurse në kata individuale Hantije Ibroçi. KK “Ulqini” në Kampionatin e Malit të Zi mori pjesë me 16 garues, të cilët u kurorëzuan me gjithsej 19 medalje në disiplinat individuale dhe ekipore. Ndërkaq të hënën, në Elbasan u mbajt Turneu i 12-të i Karatesë “Elbasani Open 2012”, në të cilin morën pjesë garues nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Ulqini. KK “Ulqini” mori pjesë me tre garues: Antigona Rama, Hantije Ibroçi dhe Albion Duraku, të cilët u kurorëzuan me

39 Javore KOHA

Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në Kampionatin e Malit të Zi dhe në turneun “Elbasani Open 2012”

Sretena Gjuriq dhe Liridona Ceka kampione

gjashtë medalje të arta në kata dhe luftëra individuale. Me këto gara KK “Ulqini” përfundoi sezonin e garave për vitin 2012. Sipas drejtuesve të tij, me sakrifica të mëdha, ky klub mori pjesë në 28 gara në vitin 2012 duke shkëlqyer me një numër të madh të medaljeve dhe kupave, dhe gjithmonë ishte ndër më të mirët. Karateistët e “Ulqini”-t vazhduan të shënojnë suksese edhe këtë vit, çka bëri që të jenë edhe më të mirë se vitin e kaluar. KK “Ulqini” në vitin 2012 është fitues

i 36 kupave dhe 638 medaljeve: 251 të arta, 197 të argjendta dhe 190 të bronzta në garat vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, në disiplinat ekipore dhe individuale. Udhëheqësia dhe trajnerët e KK “Ulqini” falënderojnë të gjithë sponsorët që i përkrahen gjatë këtij viti, edhe pse thonë se numri i tyre ishte i pakët. Megjithatë ata shpresojnë që duke pasur parasysh rezultatet e këtij klubi, vitin e ardhshëm përkrahja do të jetë më (Kohapress) e madhe.


GĂŤzuar festat e fundvitit.

www.kohajavore.co.me


Koha 546