Issuu on Google+


T ё kemi nj ё sh ё ndeT T ё mir ё

Tё njohim tё drejtat dhe shёrbimet shëndetësore sociale të qytetit për përmirësimin e jetës Nën kujdesin e Njësisë Rrugore CABIRIA


TreGUes

PJESA E PAR Ё: T Ё DH Ё NAT E SH Ё NDETIT TUAJ PJESA E DYT Ё: KU NDODHEN SH Ё RBIMET SH Ё NDET Ё SORE

p. 5

p. 23

Për të qenë gjithmonë të mirëinformuar, edhe në gjuhën tuaj, mbi emigrimin (ligjet, puna, shëndeti etj. etj.) www.stranieriinitalia.it


4


PJESA E PAR Ё: INfORMAzIONE MBI SHëNDETIN TëND

Je e huaj në Itali? Gëzon të DREJTA për SHЁNDETIN tënd JE E PAJISUR ME DOKUMENTA? Nёse ke lejekalimi të rregullt ke të drejtën: - të paraqitesh ne qendrat C.U.P. (Qendra e regjistrit të asistencës) më të afërta; - të paraqisni lejekalimin tuaj, kodin fiskal e një çertifikatë venbanimi); - të regjistroheni në SSN( Shërbimi Shëndetësor Kombëtar); - të pajiseni me Kartën tuaj Shëndetësore NUK JE E PAJISUR ME DOKUMENTA? Nëse nuk keni lejkalimi mund: - të paraqitesh në qendrën CUP (Qendra e regjistrimit të asistencës) më të afërt me një kartë identiteti e fotografi të noterizuar nga komuna; - të kërkosh kartën STP (Të huaj të pranishëm përkohësisht) = KARTA JESHILE” e vlefshme për 6 muaj. Kjo kartë të jep falas të drejtën të kesh mjekun tënd të bazës. Karta mund të rinovohet. Kështu do të kesh mjekun tënd e të kujdesesh për shëndetin tënd; në veçanti mund të kesh informacione e mbështetje falas për: SHTATЁzANIA e NDЁRPRERJA E BARRЁS SЁMUNDJET TЁ TRANSMETUARA SEKSUA-

5


LISHT SI TЁ MBROHEMI

shTATёZAniA

Të gjitha gratë e huaja me dokumente të rregullta o klandestine që janë shtatëzënë kanë të drejtën të bëjnë falas të gjitha vizitat e duhura për mbarëvajtjen e lindjes.

Nëse nuk të ka ardhur cikli e mendon se je shtatëzënë? Mund të bësh menjëherë një analizë gjaku. Ke dy mundësi: - paraqitu në konsultore e kërkoi gjinekologes të të bëjë një analizë gjaku që mund ta bësh pranë Poliklinikës që ndodhet në Piazzale Europa, ose mund të shkosh pranë një laboratori të specializuar (kushton rreth 17€ o 30€) ku nuk ka nevojë për prenotim; - mund të bësh testin e urinës të farmacisë; mund të të ndihmojë, por analiza e gjakut është më e shpejtë, e sigurt e të tregon edhe në cilën javë jeni. Për të mos mbetur shtatëzënë: PЁRDORE GJITHMONЁ PREzERVATIVIN. Vetëm prezervativi të mbron edhe nga sëmundjet që transmetohen seksualisht e eviton 6


shtatëzanitë e padëshirueshme. Mund të përdorësh edhe mënyra të tjera kontraceptimi që mund të ti këshillojë e përshkruajë gjinekologja në konsultore. Të cilat janë:

PILULA kontraceptive (merret çdo ditë në të njëjtën orë) Ka dy lloj pilulash: 1. ajo qё merret çdo ditë për 21 ditë rresht 2. ajo qё merret çdo ditë për 28 ditë rresht Pilula e 21 ditëve: merret çdo ditë në të njëjtën orë për 21 ditë, kur e ndërpret të vjen cikli o periodat, e pas një pause prej shtatë ditësh duhet të fillosh një kuti të re (duhet të fillosh kutinë gjithmonë në të njëjtën ditë). Duhet të kesh kujdes ne rast se ke vjellje apo diarre. Duhet të jesh e kujdesshme të mos harrosh të marrësh pilulën: MUND TЁ MBETESH SHTATЁzЁNЁ NЁSE HARRON TA MARRЁSH EDHE VETЁM NJЁ DITЁ Pilula e 28 ditëve: merret çdo ditë e cikli do të vijë rregullisht. Pilula blehet në farmaci me recetën e gjinekologes. Bli kutinë e muajit të ardhshëm pa mbaruar

7


akoma atë që je duke përdorur. LEUKOPLASTI (një herë në javë) E ngjit mbi lëkurë dhe e mban për një javë. Pastaj vendos një tjetër për javën e dytë e një tjetër për javën e tretë (janë 3 leukoplaste për 3 javë). Mbetet një javë pa leukoplast në të cilën do të kesh ciklin. Kij kujdes të mos e lagësh e të mos e heqësh leukoplastin dhe sidomos të mos e vendosësh gjithnjë në të njëjtin vend. UNAzA VAGJINALE (një herë në muaj) Ёshtë një unazë e vogël që duhet të vendosësh në vagjinë e duhet ta mbash për tre javë, pas tre javësh duhet ta heqësh e do të kesh ciklin. Duhet të rrish një javë pa unazën e pastaj të vendosësh një të re. Nuk të bezdis e mund ta heqësh gjatë raporteve.

8

E RЁNDЁSISHME: Pilula nuk shkakton sterilitetin. Nëse dëshiron të kesh fëmijë mjafton të mos e marrësh më e të kesh raporte seksuale normale.


KUJDES! Nëse preservativi është i çarë o nuk e ke përdorur, nëse ke mbetur shtatëzënë e nuk do ose nuk mund ta mbash fëmijën: MUND TЁ PЁRDORЁSH “PILULЁN E TЁ NESЁRMES” BRENDA 48 ORЁVE MBAS RAPORTIT. Për të blerë pilulën në farmaci mund të kërkosh recetën o tek doktori yt ose në konsultore. Ёshtë e drejta jote dhe askush nuk mund të ta mohojë.

dёshTimi o iVG (Ndërprerja Vullnetare e

Shtatëzanisë) Në Itali është legale IVG brenda tre muajve të parë (ligji nr. 194) Ёshtë falas e kryhet në spital. Nëse i përket një shteti që ka hyrë kohët e fundit në komunitetin europian (për shembull Rumania o Bullgaria) duhet të verifikosh nëse Regione Umbria (Krahina Umbria) ka integruar normativën italiane përsa i përket asistencës shëndetësore të të huajve në Itali - prandaj gratë e huaja edhe ato të komunitetit europian trajtohen njësoj

9


me qytetaret italiane në shërbimin mjekësor për shtatëzaninë e ndërprerjen e barrës - e për këtë arësye nuk paguajnë. Nëse je e pajisur me kartë shëndetësore ndërkombëtare - që mund ta marrësh në atdheun tënd - mund të përfitosh nga shërbimet shëndetësore lokale pa kosto shtesë, ndërsa në rast se nuk je e pajisur me kartë ndërprerja e barrës në spital është e sigurtë e mund të bëhet, por mund të kushtojë shumë (rreth 1.500,00 €).

KUJDES! Të shkaktosh abortin vetë është e rrezikshme. Të abortosh disa herë i bën keq trupit tënd. Nuk është legale të kërkosh para për të bërë abortin. MOS përdor Cytotec: mund të të shkaktojë shumë dëme. Ёshtë shumë i rrezikshëm, mund të shaktojë dëme në zorrë (emoragji, plasje të zorrës). Gjithashtu nëse e merr pa recetë nga mjeku për të abortuar provokon shumë dëme trupit tënd dhe cikli i mestruacioneve si pasojë mund të jetë i çrregullt.

10

si mund të abortosh në spital: Në basë të ligjit 194 mund të abortosh NЁ SPITAL brenda 90 ditëve të para duke u nisur nga data e mestruacioneve të fundit që ke pasur (e vërtetuar nga ekografia). Për të ndërprerë barrën DUHET:


Të bësh kërkesën e të vizitohesh pranё një konsultore (për kërkesën e IVG nuk ka nevojë të marrësh takim) Duhet të sjellësh me vehte: - Analizat e gjakut (doza e hormoneve) - Kartën shëndetësore (ose kartën e përkohëshme) - Kartë identiteti (ose foto të noterizuar)

Çfarë bën gjinekologja: Të viziton Të jep një letër me kërkesën që ti duhet tё firmosësh Të dorëzon një letër për të bërë ekografinë Pёr tё prenotuar ditёn e analizave tё IVG: - Duhet tё shkosh nё mёngjes nё spital tek ambulatori i gjinekologjisё - shtrim ditor - Merr gjithmonё me vehte gjithё dokumentat (kartёn shёndetёsore, dokumentet personale, analizat, fletё-kёrkesёn e konsultores) dhe paraqitu para orёs 10.00 - duhet tё kёrkosh maminё.

Mund tё bёsh kёtё analizё (IGV) pranё çdo spitali tё krahinёs ku ndodhesh, duke marrё gjithmonё me vehte gjithё dokumentat e nevojshme. SPITALI S. MARIA DELLA MISERICORDIA zONA S. ANDREA DELLE fRATTE - S. SISTO - Centrali pa ndërprerje – 075-5781 LINJAT Në DREJTIM Të SPITALIT:

11


Autobus: - linja B në drejtim të Capanne (zbrit në stacionin e Spitalit) - linja C në drejtim të Pila (zbrit në stacionin e Spitalit) - linja R në drejtim të Spitalit S. Maria della Misericordia (zbrit në stacionin e Spitalit)

SPITALET TJERA

SPITALI I ASSISI Reparti i shtrimit ditor/shtrimit për një javë 075.8139225 SPITALI I CASTIGLION DEL LAGO Mamia 075-9526227 - Centrali 075.95261 SPITALI I CITTA’ DI CASTELLO Centrali 075.85091 SPITALI I fOLIGNO Reparti i Obstetrikës e i Gjinekologjisë 0742.3397562 - 3397680 SPITALI I PANTALLA Centrali 075.8880611

Telefono gjithmonë në mëngjes Kërko të flasësh me maminë Mbaj gjithmonë nё dispozicionin tënd: Emrin e datën e lindjes Relacionin e ecografisë dhe datën e mestruacioneve e fundit që ke pasur

12

ndërhyrja kirurgjike Mbasi të kesh marrë takim, ndërhyrja kirurgjike bëhet brenda ditës, zakonisht shtrimi bëhet rreth orës 7.00 - 7.30 e dalja nga spitali nga ora 13.00


deri 14.00. Gjithashtu të japin edhe një fletë ku është shkruar: - çfarë duhet të sjellësh me vehte (këmishën e natës, absorbent, të mbathura, pantofola) - duhet të prezantohesh pa truko, pa bizhuteri e pa manikyrë - duhet të jesh e pangrënë nga mesnata e ditës së mëparshme (pa ngrënë e pa pirë) Ёshtë më mirë që të jeni e shoqëruar nga dikush, nëse vjen vetëm merr me vehte ujë dhe ushqim që mund ti konsumosh kur të zgjohesh nga anestezia e vetëm kur ta lejon mjeku. Sapo të marrësh vehten mund të kthehesh në shtëpi

Pas ndërhyrjes kirurgjike Pasi të kesh bërë ndërhyrjen kirurgjike duhet: - Të marrësh ilaçet që do të përshkruhen - Në mbrëmje duhet të fillosh menjëherë pilulën nëse ke zgjedhur kontraceptivin - Mundohu të mos kesh raporte për 15 ditë -Pas 15 ditësh duhet të bësh një vizitë gjinekologjike në konsultore

nëse ke humje të mëdha gjaku ose temperaturë duhet të kontaktosh menjëherë spitalin në të cilin ishe e shtruar e ke bërë ndërhyrjen kirurgjike. duhet të mbash parasysh: Të dështosh disa herë i bën keq trupit tënd e

13


mundet që me kalimin e kohës të mos kesh më fëmijë, nëse i dëshiron, për këtë arsye të këshillojmë të përdorësh kontraceptivin hormonal (pilulën, leukoplastin, unazën)

sёmUndjeT Qё TrAnsmeTOhen seksUALishT

Janë sëmundje që transmetohen me RAPORTE SEKSUALE ME RREzIK (raporte pa prezervativ e me partner të rastit ose me të njëjtin partner por që ka pasur raporte të mëparshme pa mbrojtje). SЁMUNDJET kryesore janë: klamidia, gonorre, tricomoniasi, e SIfILIS, SIDA, kondilomë, virusin e lythit, infeksione herpes, hepatit B e C; Myku (Candidosi)

14

SIMPTOMAT më të zakonshme janë: - Lëngjet vagjinale; - Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut; - Urinim të shpeshtë; - Dhimbje ose djegje gjatë urinimit; - Kruarje ose plagë të tipeve të ndryshme në zonën gjenitale e të pasdaljes (anus); - Dhimbje e humbje gjaku gjatë e/o mbas raporteve seksuale. Nëse ke qoftë edhe një nga këto simptoma DUHET TЁ BЁSH MENJЁHERЁ NJЁ KONTROLL!


TЁ MARRЁSH MASAT është e vetmja mënyrë për të mbrojtur vehten tënde! Për të evituar infektimin: Përdore gjithmonë PREzERVATIVIN e bëj kontrolle të rregullta! SIDA e HIV SIDA është “Sindroma e marrjes së mungesës së imunitetit” që shkaktohet nga virusi HIV. INfEKSIONI transmetohet me anë gjakut, spermës e lëngjet e vaginës së personit që është mbartës i këtij virusi nëpërmjet: - Raporteve seksuale të rrezikshme; - Shkëmbimit të shiringave të infektuara; - Plagë të shkaktuara nga gjilpëra ose sende të infektuara: - Në kontakt me mjete e objekte të infektuara (për shembull gjilpërat për tatuazhe, brisqet e rrojes). VIRUSI mund të transmetohet edhe nga nëna që ka virusin tek fëmija gjatë shtatëzanisë, gjatë lindjes ose në periudhën e të ushqyerit me gji. SIMPTOMAT më të zakonshme janë: - Temperaturë - Humbje peshe - Debules - Djersitje - Diarre - Dhimbje koke - zmadhim të mëlçisë e të shpretkës. KUJDES!

15


16

Edhe nëse nuk ke simptomat e mësipërme mund të kesh virusin! Ёshtë mirë të bësh një kontroll për të qenë e sigurt! Analiza e gjakut është falas e përgjigjen mund ta tërheqësh vetëm ti. Mund ta bësh falas e duke respektuar ligjin Privacy pranë: - Ambulatori i emigrantëve në Via XIV Settembre në Perugia të hënën e të martën (nga ora 11.00 deri në orën 13.00) - të mërkurën (11.00 - 12.00) - të enjten (nga ora 15.00 deri në 17.00) të premten (16.00 - 17.00) - Pranë repartit Sëmundjet Infektive në spitalin Silvestrini në Perugia në mëngjes para orës 9.00 Pas një jave rezultatet janë gati. Nëse REzULTATI është POzITIV ke virusin por kjo s’do të thotë që ke sëmundjen. Duhet të bësh menjëherë analiza të tjera e nëse është e nevojshme mjeku do të japi terapinë. Mund të bësh gjithshka falas edhe në rast se nuk i ke dokumentat! Sot SIDA është e mjekueshme: prandaj është e rëndësishme të njohësh kushtet e shëndetit tënd sepse nëse ke SIDЁN mjekët mund të të kurojnë e ndihmojnë të kesh një jetë normale edhe pse ke virusin. E RЁNDЁSISHME Në rast trasferimi në një qytet tjetër shko në spital, shpjego situatën e mund të vazhdosh kurën! Nëse rezultati është negativ NUK ke virusin.


Por është e këshillueshme ta përsërisësh analizën çdo 6 muaj për të qenë gjithmonë e sigurt që nuk ke VIRUSIN! PARANDALIMI është e vetmja mënyrë që të mbron!

Për të evituar infektimin: PёrdOr GjiThnjё PreZerVATiVin e bëj kontrolle periodike! Për një përdorim të rregullt të prezervativit: - Kontrollo datën e skadencës së paketës; - Ruaje në ambjent të freskët e të thatë, larg nga nxehtësia e nga dielli; - Mos e mbaj në portofol ose në makinë gjatë muajve verore. Pas hapjes së konfeksionit duhet përdorur menjëherë, ki kujdes të mos e shposh me thonj ose me mjete prerëse si unaza, zinxhirët e rrobave e togëza. Preservativi duhet vënë mbi penis të drejtë, para se të kesh kontakt, sepse mund të ketë humbje të spermës para ejakulimit e mund të marrësh viruse që shkaktojnë sëmundje të transmetueshme seksualisht. Nëse pёrdorimi i preservativit të krijon irritime, provo një lloj tjetër, keshtu do të gjesh atë më të përshtashëm për ty! Për të lehtësuar përdorimin e preservativit: përdor lubrifikante me basë ujore.Mos përdor lubrifikante me basë vajore o alkolike, si vazelina o kremëra, sepse mund të dëmtojnë prezervativin.

17


Lubrifikantet rrisin sigurinë e raportit sepse evitojnë dëmtimin e preservativit. Përdor prezervativin edhe me të fejuarin tënd, për të evituar transmetimin e sëmundjeve (nëse nuk je e sigurt që edhe ai është mirë me shëndet) DROGAT Nëse përdor drogë ose alkol, ose keni dikë në familje që i përdor, duhet të dish që rritet rreziku i sëmundjeve e bëhet akoma më e vështirë kurimi i tyre. Për ligjin italian e vetmja drogë legale është alkoli, të tjerat janë të gjitha ilegale. Nëse ke nevojë për informazione ose ndihmë mund të kontaktosh S.E.R.T. ose C.A.B.S.. ALKOLI Nëse ke nevojë për informazione o ndihmë për probleme në lidhje me konsumin e alkolit mund të kontaktosh GOAT kёshiLLA PrAkTike Duhet të ushqehesh në mënyrë korrekte, domethënë: - Konsumo shumë fruta e zarzavate; - Pij shpesh e shumë ujë; - Evito përdorimin e tepërt të alkolit, të

18

drogës e të cigareve. Të këshillojmë të shënosh çdo muaj datën e fillimit të ciklit, kështu je e sigurtë nëse cikli yt është


i rregullt apo jo. Cikli i mestruacioneve zgjat zakonisht 28-30 ditë. Nëse diferenca e ditëve më e madhe ka diçka që nuk shkon: mund të kërkosh ndihmën e gjinekologes. PArAndALimi ose ViZiTA Tё TjerA

PёrkATёse Pёr TU kUjdesUr Pёr shёndeTin Tёnd

Paptesti Paptesti është një analizë citologjike që heton ndryshimin e qelizave të qafës së mitrës. Gjithashtu Paptesti mund të japë të dhëna mbi ekuilibrin hormonal tek gruaja e të verifikojë prezencën e infeksioneve (bakteriale, virale o myk). Paptesti bëhet duke marrë një sasi të vogël qelizash nga qafa e mitrës e një tampon i qafës së mitrës. Kampionet do të analizohen në laborator e përgjigjet mund të jenë nga më të ndryshmet. Përgjigjet e ndryshme tregojnë mundësinë që ke për të zhvilluar tumorrin në qafën e mitrës ose prezencën e tij. Në përgjithësi, nëse testi është “jo negativ” ju këshillohet të bëni analiza të tjera ose përsëritjen e testit. Analiza duhet të bëhet larg nga raportet seksuale, nga cikli, nga përdorimi i lavazheve vagjinore, ovulave mjekimeve të brenshme (candeletta). Analiza mund të bëhet edhe gjatë shtatëzanisë. Në bazë të linjave udhëheqëse europiane e të Komisionit Onkologjik Kombëtar, është e këshillueshme të bëhet ky kontroll të paktën një herë në tre vjet nga mosha 25 deri 65 vjeç.

19


Për të bërë paptestin pyet maminë në konsultore.

mamografia Mamografia është një analizë radiologjike që, duke përdorur rrezet x, ndihmon kontrollin me saktësi të gjirit. Gjiri mbahet në gjendje të mirë duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar, duke ndjekur një jetë aktive e duke parandaluar, me analiza të thjeshta si vetë-ekzaminimin e mamografinë që, mbas moshës 40 vjeç, duhet të bëhet çdo vit për të zbuluar e luftuar në mënyrë të shpejtë formimin e tumorreve. Si bëhet mamografia Një teknik i radiologjisë i specializuar do të vendosi gjirin tënd në makinerinë analizuese. Gjiri do të pozicionohet në një platformë të posaçme e i ngjeshur nga një lugë e madhe (shpesh është prej pleksiglasi transparent ose materiali tjetër plastik. Tekniku do të ngjeshë pra në mënyrë graduale gjirin tuaj. Mund të kërkosh këshilla në konsultore. Duhet të marrësh takim e bëhet në spitalin Silvestrini - reparti Senologia. 20


Nëse jeni shtatëzënë nuk këshillohet të bësh radiografi.

Testi i mantoux (test i turbekolin-ës) Ёshtë një analizë e thjeshtë që shërben për të verifikuar nëse keni pasur kontakt me bakterin e tuberkulozit (TBC). Ju injektohet një substancë (turbekolinë) nën lëkurë në parakrah, me anë të një injeksioni të vogël pa dhimbje. Pas injeksionit nuk duhet të lagësh, të fërkosh apo të vesh pomata të ndryshme në parakrahun e interesuar. Pas 72 orëve mund të shfaqet mbi lëkurë, aty ku është bërë testi, një skuqje sipërfaqësore (test pozitiv): kjo do të thotë që trupi ynë ka zhvilluar një mbrojtje kundër bakterit të TBC por, për të kuptuar nëse jemi të sëmurë, duhet të bëjmë analiza të tjera, si radiografinë e mushkërive dhe vizitën tek specialisti. Nëse nuk ka asnjë shenjë është gjithshka në rregull. Për të verifikuar duhet të kontaktosh mjekët që kanë bërë testin. Ku mund të bësh testin: Poli i Ristabilizimit të frymëmarrjes e Parandalimit Tisiopneumologik Via della Pallotta, n. 42 (Centro Servizi Grocco) - Perugia - Tel. 075-5412690 21


22


PJESA E DYTЁ: KU NDODHEN SHЁRBIMET HЁNDETЁSORE

kOnsULTOreT - Shërbimet e ofruara

Në konsultore zhvillohen falas asistenzat e shëndetit të gruas me barrë, grave që vendosin të ndërpresin shtatëzaninë (IVG), asistenza gjinekologjike, parandalimi e dianjostikimi i tumorreve të aparatit gjenital femëror, ndërmjetësimi familjar, konsulenzë për kontraceptimin, informata e edukatën seksuale, Paptestin, hapësira për të rinjtë. Referuesit janë mamia dhe gjinekologu/gja. Konsultoret asistojnë falas gjithë gratë shtatëzëna, edhe pa lejekalimi, gjithashtu edhe fëmijët e tyre deri në moshë të madhe. KONTAKTI ёshtё i DIREKTЁ e PA MARRЁ TAKIM për shtatëzaninë, ndërprerjen e saj dhe emergjencat kontraceptive. Qendra e shëndetit nr. 3 - Via XIV Settembre, 75 - Perugia - tel. 075-5412644 SI MUND TЁ ARRISH: Mund të marrësh MINIMETRO’ në drejtim të PINCETTO e duhet të zbrisni në stacionin Pincetto (stacioni i fundit). Me të mbërritur duhet të zbrisni shkallët e të kaloni nga ana tjetër e rrugës. Kaloni kthesën e kaloni sërish nga ana tjetër e rrugës. Ose me AUTOBUS: merr linjën A në drejtim të Monteluce (duhet të zbresësh në stacionin e gallerisë Kennedy). - Ose linjën D në drejtim të

23


Monteluce (duhet të zbresësh në stacionin e galerisë Kennedy). Qendra e shëndetit Madonna Alta - Via Pian della Genna 075-5063670-2 SI MUND TЁ ARRISH: Nga stacioni i trenit ju këshillojmë të shkoni në këmbë: merr nënkalimin e mbërrin në Via Sicilia, kalo në mes të pallateve e mbërrin në Via del Macello. Nga Via del Macello duhet të mbërrish në Via Martiri dei Lager, në fund të rrugës në drejtim të Madonna Alta kalo rrugën tek semafori.

QendrA Të TjerA Të shëndeTiT:

Qendra e shëndetit San Marco - Str. Perugia S. Marco “Le fornaci” - 075-42680 Qendra e shëndetit Castel del Piano - Via Strozzacapponi 90 - 075-5159538-7 Qendra e shëndetit Ellera - Via Cinque Giornate di Napoli - 075-5186605-4 Qendra e shëndetit Ponte felcino - Via Mastrodicasa 80/A -075-59111133-4 Qendra e shëndetit Ponte Pattoli - Via Antonio 29 (vetёm Paptest) - 075-5941169 Qendra e shëndetit Pontevalleceppi - Via Garigliano 20 (vetёm Paptest) - 075-5928251 Qendra e shëndetit Ponte San Giovanni - Via Cestellini 65 Apogeo - 075-5978115-131 Qendra e shëndetit Torgiano - Via Principe Umberto 36 - 075-9880063 24


hAPёsirA reZerVUAr GrAVe emiGrAnTe

MUND TЁ MARRЁSH KONTAKT DIREKT e PA MARRЁ TAKIM. është një shërbim për pritjen e grave emigrante. Konsultorja në Ellera: të hënën e dytë të çdo muaji orari 9.00-12.00 Konsultorja në Madonna Alta: të mërkurën e dytë të çdo muaji orari 9.00-12.00 Konsultorja në Ponte San Giovanni: të enjten e dytë të çdo muaji orari 9.00-12.00 Konsultorja Ponte felcino: të enjten e dytë të çdo muaji orari 14.00-17.00

AmBULATOri seksUOLOGjik

Operatorët: Seksuologja/Andrologu Duhet të marrësh takim tek CUP Adresa: Konsultorja në Madonna Alta - Via Pian della Genna (mbrapa Qendrës së Shëndetit) Tel. 075-5063674

AmBULATOri Pёr Tё hUAjT

HYRJA E LIRЁ PA MARRЁ TAKIM është falas e nuk duhen dokumenta. Mund të bësh testin HIV dhe të hepatitit e rezultatet mund ti marrësh pas dy javësh. 25


Qëndra e shëndetit nr. 3 Via XIV Settembre Tel. 075.5412616 Orari: Të hënën 11.00 - 13.00 Të martën 11.00 - 13.00 Të mërkurën 10.30 - 11.30 Të enjten 15.00 - 17.00 Të premten 16.00 - 17.00 Të shtunën mbyllyr SI MUND TЁ ARRINI: MINIMETRO’ në drejtim të Pincetto e zbrit në stacionin Pincetto (stacioni i fundit); nga aty zbrisni shkallët e kaloni nga ana tjetër e rrugës. Kaloni kthesën e e kaloni sërish nga ana tjetër e rrugës. Autobus linja A në drejtim të Monteluce (zbrit në stacionin e gallerisë Kennedy). Autobus linja D në drejtim të Monteluce (zbrit në stacionin e gallerisë Kennedy).

Pёr kUrimin e sёmUndjeVe inFekTiVe

Duhet të shkoni në SPITALIN S. MARIA DELLA MISERICORDIA - S. Andrea delle fratte-Perugia

emerGjenZA shёndeTёsOre

26

Në rast urgjencash të rënda, emergjenca, çdo qytetar mund të paraqitet tek URGJENCA (PRONTO SOCCORSO) pranë strukturave të spitaleve të çdo qyteti. Tek Urgjenca jepen ndihmat e para në raste urgjencash e emergjencash.


TELEfONONI 118 - ës- Telefonata është falas.

sPiTALeT nё PerUGiA

SPITALI S. MARIA DELLA MISERICORDIA S. Andrea delle fratte-Perugia Centrali 24 orë në dispozicion - 075-5781 SI MUND TЁ ARRINI: AUTOBUS linja B në drejtim të Capanne (zbrit në stazionin e Spitalit) AUTOBUS linja C në drejtim të Pila (zbrit në stazionin e Spitalit) AUTOBUS linja R në drejtim të Spitalit S. Maria della Misericordia (zbrit në stacionin e Spitalit)

27


sPiTALeT e TjerA nё TerriTOr

Centrali i Spitalit në Assisi Tel. 075-81391 Centrali i Spitalit në Marsciano Tel. 075-87821 Centrali i Spitalit në Pantalla Tel. 075-8880611 Centrali i Spitalit në Città della Pieve Tel. 0578-290111 Spitali në Castiglione del Lago Tel. 075-95261

FArmACiTё e kOmUnёs

28

AfAS. farmacia n° 1, Via della Pallotta 13 tel. 0755837800 AfAS. farmacia n° 2, Via Pergolesi, San Sisto tel. 0755280048 AfAS. farmacia n° 3, Via della Scuola 94, P.S. Giovanni - tel. 0755990088 AfAS. farmacia n° 4, Str. Perugia San Marco 85h, San Marco tel. 07544020 AfAS. farmacia n° 5, Via fabio filzi 7, M Alta - tel. 0755054273 AfAS. farmacia n° 6, Via Eugubina 1, Monteluce tel. 0755721988 AfAS. farmacia n° 7, Str. Ponte d’Oddi 8/A1 tel. 0755847500 AfAS. farmacia n° 8, Via ferento, 8 tel. 0755054247 AfAS. farmacia n° 9, Villa Pitignano - tel.


0755917334 AfAS. farmacia n° 10, San feliciano di Magione - tel. 0758476026 AfAS. farmacia n° 11, San Mariano di Corciano - tel. 0755172291 Për informacione mbi oraret, turnet e mbylljet e farmacive 075-5757

LABOrATOreT e AnALiZAVe

C.U.P. - Qendra e njësuar e prenotimeve Qendrat CUP janë vendet ku mund të prenotosh vizitat e specializuara. CUP Piazzale Europa SI MUND TЁ SHKONI: AUTOBUS linja A në drejtim të Monteluce (zbritja në stacionin Piazzale Europa) AUTOBUS linja G2 në drejtim të Piazza Italia (zbrit në stacionin Piazzale Europa) Poliambulatori “Europa” - Piazzale Europa Tel. 075.5412971 – 075.5782862 Departamenti i Parandalimit - Parco S. Margherita - Tel. 075.5411 Ponte San Giovanni - Via Cestellini c/o Centro Apogeo - Tel. 075.5978137 Ellera/Corciano - Via Delle 5 Giornate di Napoli, 1 - Tel. 075.5186611 Madonna Alta - Strada Pian della Genna, 2 Tel. 075.5063611 Ponte felcino - Via Mastrodicasa, 80/a Tel. 075.5911130

29


Castel del Piano - Via Strozzacapponi Tel. 075.5159511 Ponte Pattoli - Via Antonia, 29 - Tel. 075.694668 Ponte Valleceppi - Via Garigliano, 10 Tel. 075.6929092-6929359 Torgiano - P.zza Principe Umberto, 94 Tel. 075.9880062 Spitali Santa Maria della Misericordia Sant’Andrea delle fratte - Tel. 075.5782282 / 075.5781 Pavioni i Via del Giochetto - Via del Giochetto Tel. 075.5783560

reGjisTrimi i AsisTenCёs gjithnjë pranë

qendrave CUP Via dei filosofi, 9 pranë Poliambulatorit Europa 8.15- 13.00; 15.00- 18.00 (me përjashtim të pasditeve të së mërkurës e të së shtunës) 075.54129144

shёrBimi Pёr Tё rinjTё

Pranë Via XIV Settembre, 0755412644: vetëm për të rinjtë; për konsulencë gjinekologjike, psikologjike, seksuologjike. Kontakt i direktë, të martën pasdite, nuk ka nevojë për prenotim e as për recetë nga mjeku.

Pёr Tё VArUriT nGA drOGA - s.e.r.T.

30

Shërbimi i të varurve nga droga (Ser.T.) të Unitetit Shëndetësor Lokal nr. 2 në Umbria (U.S.L. 2) për parandalimin, kurimin e riabilitimin nga


vartësia e drogës. Kontakti është i direktë, pasi të keni marrë takim. Ёshtë falas e nuk nevojitet kërkesë nga mjeku. Adresat: Qendra Sert nё Perugia ndodhet pranё Spitalit Santa Maria della Misericordia Tel. 075.5280894 - 075.5271372; fax 075.5289656 Email: sertpg@ausl2.umbria.it (Hyrja ndodhet menjëherë pas traut të kalimit të Urgjencës, në të majtë)

C.A.B.s. - Qendra e nivelit të ulët -

Via Goldoni 8 - Numri falas 800214533

shёrBimi i ALkOLisTёVe - G.O.A.T.

Grupi Operativ Alkologjik i Territorit Shërbimi Alkologjik është një Shërbim i ASL nr. 2 për parandalimin e kurimin për personat e familjet që varen nga alkooli. Kontakt i direktë në oraret e përcaktuara të Shërbimit ose duke marrë takim të posaçëm.Perugia - Piazzale Europa - Tel. 075/5412872 (nga e hëna deri të shtunën) 31


LABOrATOreT e AnALiZAVe PriVATe (edhe për testin e shtatëzanisë) - L.A.R.I. (S.R.L.) Via Enrico fermi, 15 - Perugia Tel. 075.5052108 - fax: 075.5003636 Në mëngjes deri në orën 10:00 Rezultatet pas orës 12.00 deri në orën 13.00 - Laboratori i Analizave Klinike Galeno Via Martiri dei Lager, 7 - 06128 Perugia Tel.: 075.5002000 - fax: 075.5055515 Deri në orën 18.30

kOnTAkTeT:

Për informacione gjithmonë të sakta e në gjuhën tënde përsa i përket emigrimit(ligjet, punën, shëndetin, etj. etj..) - www.stranieriinitalia.it

32


shOQATAT PёrkATёse nё PerUGiA

Për të njohur shoqatat përkatëse kontakto: Qendra e Shërbimit Vullnetar në Perugia (CesVOL) - Tel. 075.5271976 - www.pgcesvol.net Nëse jeton në një qytet ose krahinë tjetër kontakto shoqatën përkatëse që mund të të informojnë nëse ekzistojnë edhe në qytetin tënd!

Qendra e shërbimit shumëanësor për të huajt - Via Imbriani, 2 - tel. 075.5725144

fax: 0755727274 - consulta@comune.perugia.it

ArCi - Via della Viola, 1 - 06100 Perugia tel.: 0755721441 - Në veçanti: CABIRIA

CABiriA është një projekt që merret me shën-

detin e të huajve që punojnë rrugëve. Gratë operative të CABIRIA punojnë që nga viti 1998 nëpër rrugë dy herë në javë për të informuar mbi sëmundjet që transmetohen seksualisht, mbi kontraceptimin e mbi shërbimet shoqërore e shëndetësore për të cilat ke të drejtat e tua. numëri ynë është 349.6349916 Omphalos Perugia – www.omphalospg.it Shoqata ka si qëllim në aktivitetin e saj istitucional mbrojtjen e realizimin e personave homoseksuale nëpërmjet luftës kundër paragjykimeve e rracizmit në çdo lloj forme.

33


nUmrAT e TjerA Të dOBishme

Shërbimi Shëndetësor i Urgjencës dhe Emergjencës Tel. 118 Ndihma Publike dhe Emergjenca Tel. 113 Karabinierët Ndihma e Shpejtë Tel. 112 zjarrfikësit Tel. 115

Kuestura Perugia Tel. 075.50621

Mjeku Roje (Piazzale Europa e Via Scarlatti) Tel. 075.34024 - 075.36584 Telefoni i Gruas - Tel. 075.5045596 n. Gratis 800.861.126

Numri Unik “Kundër Dhunës mbi Gratë” 800861126 e antistalking Tel. 1522 Kundër Shfytëzimit seksual e të punës n. falas 800290290

34


Telefoni i Kaltër (linja falas për tutelën e fëmijëve e kundër dhunës mbi to) - Tel. 19696

Kundër ngacmuesve (harbutëve). Organizata Kombëtare Kundër Ngacmuesve - 800669696 – www.smontailbullo.it Hapësira e Bardhë SIDA n. falas 800.015.249

Sporteli Caritas Tel. 075.5723851 - 075.5733666 - 075.5720970 Shoqata Alkolistët Anonimë në Perugia Tel. 075.35624

35


broshurë prodhuar nga

me kontributin tetë për mijë të kishës Valdese për projektin “Të ecim bashkë. Kërkim aktiv për orientimin e grave të huaja në shërbimet shëndetësore në qytetin Perugia” Falenderohen për bashkëpunimin Doktoresha Dalia Scorsipa - A.S.L. 2 - Pg traduzione: Gentiana Laurasi

progetto grafico e impaginato:

disegno di copertina:

www.alicestudio.it edizione 2011 1a ristampa 2014

stampa: Dimensione Grafica - Spello (Pg)


STARE IN BUONA SALUTE (Albanese)