GJUHA SHQIPE - Naim Frashëri

Page 135

Pra në botë, me të plotë Do të falemi, o Naim! Fmijve tonë dhe ma vonë Do t’ia lamë kët’ trashëgim!

Mustafa Greblleshi

GJUHA SHQIPE - NAIM FRASHËRI LEXIM Nxënësi i klasës së gjashtë duhet të jetë i aftë: 1. Të njohë llojet e ndryshme të teksteve letrare dhe joletrare. Të vërë në dukje elementet që përbëjnë veçoritë e tyre. 2. Të krahasojë stilet e shkrimtarëve. 3. Të bëjë vlerësimin e karaktereve, ngjarjeve, konflikteve, marrëdhënieve të brendshme. 4. Të nxjerrë veçoritë e gjuhës dhe stilit të shkrimtarit. 5. Të japë mendimin e tij për veprat e autorëve të ndryshëm. 6. Të njohë gjinitë letrare si: prozë, poezi, dramë dhe të dijë karakteristikat e tyre. 7. Të analizojë subjektin e një vepre duke u nisur nga elementet përbërëse të tij. 8. Të nxjerrë idetë dhe motivet që përcjellin veprat.

9. Të dallojë treguesit gjuhësorë që u japin shkrimeve vlera artistike; të dallojë figura të thjeshta letrare si: epiteti, krahasimi, antiteza, hiperbola. 10. Të nxjerrë kuptimet e shprehjeve të figurshme të përdorura në copat e leximit. 11. Të jetë i aftë të mësojë përmendësh pjesë në poezi dhe prozë. 12. Të dijë të shkruajë: letra personale dhe zyrtare, ditare, përshkrime; të japë këshilla, të bëjë argumentime dhe përshkrime përvojash. 13. Të përshkruajë në mënyrë estetike me ndjenjë dhe imagjinatë heronj imagjinarë, dukuri të natyrës. 14. Të gjejë mbyllje tregimesh sipas imagjinatës. 15. Të përshkruajë përvoja vetjake. 16. Të respektojë paragrafin si kërkesë e rëndësishme në shkrime të tipeve të ndryshme.

KLASA 6 - Pjesët përmendësh FJALËT E QIRIRIT Naim Frashëri Në mest tuaj kam qëndruar, E jam duke përvëluar, Që t’u ap pakëzë dritë Natën t’ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t’u ndrinj mir’ e të shihni, Njëri-tjatrin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s’e duronj dot, Unë zjarrit nuk i ndruhem, Dhe kurrë s’dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t’ju ndrinj më mirë.

Kur më shihni që jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur, Jam i gjall’ e jam ndë jetë Jam në dritë të vërtetë. Unë jam në shpirtit tuaj, Mos më kini për të huaj. M’është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma kënda t’u bënj mirë, Të mos mbeti n’errësirë. Jakëni rreth meje rrini. Flisni, qeshni, hani, pini. Në shpirtit kam dashurinë, Po digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, Nukë dua më të ftohem. Dua ta djek trupn e shkretë Për atë Zotn’ e vërtetë.

Udha e shkronjave 135


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.