Page 1

Cambridge International School

Shkollë pilot e Kembrixhit për vitet 2016-2018 për programin Cambridge Global Perspectives

OLIMPIADA IX KOMBËTARE E PARASHKOLLORËVE 23 prill 2016


Të nderuara edukatore dhe prindër të fëmijëve parashkollorë,

Artur Shkurti

Drejtues i shkollës “Udha e shkronjave” Cambridge International School

Kjo revistë vjen tek ju për t’ju ftuar të merrni pjesë në Olimpiadën IX Kombëtare të Parashkollorëve, që organizohet nga shkolla “Udha e shkronjave” Cambridge International School, në datën 23 prill 2016, në mjediset e Hotel Eklips. Gjithashtu në këtë revistë ju do të njiheni me programet ndërkombëtare që ndjek shkolla jonë që janë shumë të rëndësishme për orientimin tuaj në zgjedhjen e shkollës, që do të rezultojë për shumë prej jush vendimi më i rëndësishëm. Olimpiada certifikon arritjet e ciklit parashkollor në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë. Ajo u shton rezultateve që keni marrë nga kopshtet edhe një informacion tjetër, atë të ballafaqimit me një grup më të madh nxënësish. Për disa prej jush që do të jenë të interesuar për shkollën tonë, ne po përmendim disa fakte tepër të rëndësishme që na dallojnë në mënyrë thelbësore nga shkollat e tjera:

“Udha e shkronjave” është shkolla e parë private shqiptare (1997); shkollë ndërkombëtare e Kembrixhit (që nga 2012), organizatore e Olimpiadave Kombëtare (që nga 2000) dhe prej prillit 2016, ajo është zgjedhur të jetë shkollë pilot

e Kembrixhit për programin Cambridge Global Perspectives. Cambridge International Examination, departament i Universitetit të Kembrixhit e ka hartuar këtë lëndë të re mësimore që quhet Cambridge Global Perspectives, për të edukuar aftësitë e shekullit XXI (kërkimi, analiza, vlerësimi, reflektimi, komunikimi dhe bashkëpunimi). Lënda do të futet në kurrikulat e shkollave ndërkombëtare në shtator 2018 për klasat 1-9 (dhe parashkollorin). Nëse ju zgjidhni shkollën tonë, si shkollë pilot që jemi, fëmijët tuaj do ta kenë këtë program që në këtë shtator si pjesë e kurrikulës mësimore, krahas lëndëve të tjera. Ju urojmë fëmijëve tuaj sukses në Olimpiadën IX Kombëtare të Parashkollorëve.


Si kryhet regjistrimi në Olimpiadën IX të Parashkollorëve? Kriteri i pjesëmarrjes: Në Olimpiadën e Parashkollorëve marrin pjesë nxënës të moshës 5-6 vjeç dhe që nuk e kanë filluar klasën e parë. HAPI 1: JU BËNI PAGESËN (afati deri në 20 prill 2016) E detyrueshme: 35 euro - për regjistrim në Olimpiadë; Jo e detyrueshme: 25 euro për Kursin Online, i cili jepet në Google Classroom dhe përmban materiale ndihmëse dhe teza të viteve të kaluara. Pagesa kryhet në bankën BKT, llogaria “Udha e shkronjave” (llogaria 428743025 ose IBAN AL3520511289743025CLPRCFEURK) me komentin: “Për Emri Mbiemri për regjistrim në Olimpiadën e Parashkollorëve”. HAPI 2: JU DËRGONI E-MAIL (afati deri në 20 prill 2016) dhe SMS Në adresën olimpiada@udhaeshkronjave.edu.al ju na nisni një email dhe në cel: 0692076068 nisni një SMS që përmban këto të dhëna: Mesazhin tuaj “Kreva pagesën në bankë për regjistrimin në Olimpiadën IX Parashkollorëve për Emrin Mbiemrin, datëlindjen, kopshtin, celularin e prindit, emailin e prindit” dhe bashkëngjitni skanimin e pagesës.

NGA ANA JONË - JU NISIM KARTËN E REGJISTRIMIT Brenda datës 20 prill 2016 ju nisim kartën e regjistrimit që përmban udhëzime për ditën e olimpiadës. Karta e Regjistrimit është e detyrueshme të printohet prej prindit dhe të paraqitet në hyrje ditën e olimpiadës.

Olimpiada e Parashkollorëve është pikënisja më e mirë e punës për shkëlqimin gjatë viteve të shkollimit. Nxënësit e olimpiadave fillojnë të duan programe shtesë të arsimimit të tyre dhe shkolla “Udha e shkronjave” është e aftë dhe e besuar ta ofrojë këtë mbështetje.


MJETET QË DUHEN Nxënësi duhet të ketë me vete këto mjete për ditën e Olimpiadës: lapsin e zi, lapsin blu dhe lapsin e kuq, si edhe gomën për të fshirë gabimet.

SHENJA NË TEST Në kartën e regjistrimit do t’ju jepet kodi me tre shifra. Nxënësi këto tri shifra i shkruan në tri kuti që ndodhen në fillim të fletës së testit. Nëse nuk i mban mend, nuk duhet të shqetësohet. Mësueset tona mund t’i plotësojnë vetë.

1 1 5

1 5

Këto etiketa me numra ju orientojnë, ju tregojnë, ju drejtojnë për tek ushtrimi të cilin duhet ta plotësoni.

Ju duhet të shkruani vetë emrin dhe mbiemrin tuaj. Zgjidhni vetë me shkronja shtypi apo dore.

Besa Mbiemri Krasniqi Emri


MËSUESET TONA NDIHMOJNË Leximi i kërkesës bëhet njëherësh për të gjithë nxënësit, por ndodh që shumë nxënës nuk e dëgjojnë mirë, nuk e kuptojnë si duhet, nuk e kanë mendjen kur lexohet, kanë qenë duke bërë një ushtrim tjetër kur u dha udhëzimi. Pranë nxënësve janë mësueset që vëzhgojnë dhe ndihmojnë nxënësit të orientohen njëlloj me kërkesën. Pasi të gjithë nxënësit e kanë kryer ushtrimin, kalohet në të njëjtën kohë në ushtrimin e radhës, pra nuk do të ndodhë që dikush të ecë përpara dhe dikush prapa.

PUSHIMI Ndërmjet testeve ka një pushim prej 15 minutash. Gjatë kësaj kohe nxënësit çlodhen dhe argëtohen.

UJË dhe BISKOTA Në mjediset e olimpiadës ofrohet uji dhe biskotat, ndaj nuk do të jetë e nevojshme që nxënësit të marrin diçka me vete përveç mjeteve mësimore.

PRINDËRIT Prindërit ose edukatoret bashkëpunojnë me stafin e shkollës “Udha e shkronjave” që dita e olimpiadës të jetë e bukur. Nuk duhet harruar për asnjë çast që testet megjithëse do të prodhojnë rezultate, ato do të jenë private me synimin që nxënësit dhe prindërit të jenë të qetë nga stresi që shkakton botimi.


KOHA, RENDI I VEPRIMEVE Hyrja me Kartën e Regjistrimit (që duhet të merret nga “Udha e shkronjave” me email) kryhet ndërmjet orës 10 pa 15 min deri 10 e 15 min. Fillimi i testit të parë: Ora 10.30 Pushimi 15 minuta Fillimi i testit të dytë: Ora 11.30 Përfundimi i olimpiadës rreth orës 12.30-13.00 Fotografia e përbashkët në fund të olimpiadës.

VENDI - Hotel “Eklips”

Olimpiada zhvillohet në Hotel Eklips, që ndodhet përballë Qendrës Tregtare TEG, rruga që të çon për në Elbasan. Salla ku zhvillohet olimpiada quhet “Salla 3”. Nëse nuk e gjeni dot Hotel Eklips, merrni në telefon recepsionin 692044803 ose sekretari 692044804.

SHPALLJA E REZULTATEVE

Shpallja e rezultateve bëhet në faqen www.udhaeshkronjave.edu.al dhe në www.olimpiada.al sipas renditjes alfabetike të emrave:

Shembull: Ambra B. shkëlqyeshëm (nota A*)


TESTI I GJUHËS SHQIPE Kërkesat e ushtrimeve lexohen nga drejtoria për të gjithë nxënësit një e nga një. Mbarojnë të gjithë një ushtrim, pastaj fillohet me tjetrin. Shembuj kërkesash: 1. Shkruaj shkronjën që mungon në këtë fjalë (mund të jetë e shoqëruar me figurën). 2. Këtë fjalë me cilën figurë duhet ta lidhim? 3. Cilat fjalë tregojnë fruta? 4. Cilat fjalë tregojnë se si është një njeri? 5. Përgjigjiu me shkrim pyetjes. 6. Shkruaj bukur elemente të shkronjës (p.sh. grep) 7. Lexo fjalinë dhe rretho fjalën që ka këtë “kuptim” (shembull: që tregon si ishte djali) 8. Pyetje logjike.

TESTI I MATEMATIKËS Disa nga testet e olimpiadave të parashkollorëve të viteve më parë janë botuar në librin “2500 problema” që e gjeni në shkollën “Udha e shkronjave”. Shembuj kërkesash: 1. Sa figura shihni? 2. Plotëso barazimet (mbledhje dhe zbritje) 3. Cili numër është më i madh? Po më i vogël? 4. Ku ka më shumë (ose më pak)? 5. Vizato në mënyrë simetrike (modele të thjeshta) 6. Cili numër e ka radhën? 7. Vizato aq sa tregon numri. 8. Pyetje logjike (e vërtetë, e gabuar, gjithmonë e vërtetë, gjithmonë e gabuar, ndonjëherë e vërtetë).

KËRKONI NË YOUTUBE me tekst: Udhëzimi për fëmijët pjesëmarrës në Olimpiadën e Parashkollorëve ose këtë URL: https://youtu.be/JHnlcWM6HmI


“UDHA E SHKRONJAVE” ZGJIDHET SHKOLLË PILOT E KEMBRIXHIT “Udha e shkronjave” është një Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit prej vitit 2012, duke zbatuar të gjitha paketat mësimore deri në përgatitjen për universitet. Sivjet, në prill, ajo u zgjodh të jetë në grupin e 25 shkollave ndërkombëtare në botë që do të pilotojnë në bashkëpunim programin Cambridge Global Perspectives® në vitet 2016-2018. Kjo është arritja më e madhe që ka patur ndonjëherë një shkollë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në datat 4,5 prill 2016, drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave” përfundoi trainimin e organizuar nga Cambridge International Examinations në Kembrixh, Angli lidhur me këtë program. Fotot që shoqërojnë këtë paraqitje tonën janë pikërisht nga kjo konferencë. Lënda e re Cambridge Global Perspectives synon të zhvillojë aftësitë e shekullit 21: kërkimin, analizën, reflektimin, vlerësimin, komunikimin, bashkëpunimin.

Konferenca për programin Cambridge Global Perspectives

Mësuese nga shkolla pilot e Kinës


Shkolla pilot e Arabisë Saudite

Mirela Shkurti, me mësuese të shkollës pilot nga Arizona, SHBA

Shkolla pilot e San Paolo, Brazil

Temat e fillores për programin Cambridge Global Perspectives® Nxënësit që nga grupi parashkollor e deri në klasën e nëntë do të zhvillojnë 6 tema në vit (3 tema për çdo semestër). Temat e fillores përfshijnë: Kujdesi për shëndetin, mbajtja e paqes, të pasurit dhe të varfërit, bindja ndaj

ligjit, vlerat dhe besimet, uji, ushqimi dhe bujqësia, puna me shtetet e tjera, kujdesi për sigurinë, lëvizja në një shtet tjetër, njërëz - të rinj e të vjetër, bota e punës, e drejta për të mësuar, përdorimi i energjisë, kompanitë botërore, lëvizja e mallrave

dhe e njerëzve, përmirësimi i komunikimit, kuptimi i besimit, zvogëlimi, ripërdorimi, riqarkullimi, kujdesi për planetin Tokë, sporti dhe çlodhja, familja, puna dhe jeta së bashku, të ndarët e të njëjtit planet, kompjuterat dhe teknologjia.


Lynda Bramwell, specialiste në Kembrixh

Me mësues të shkollës pilot të Lajpcigut, Gjermani

Mësues i shkollës pilot të Malajzisë

“Udha e shkronjave” një këndvështrim shqiptar për programin Cambridge Global Perspectives® 25 shkollave ndërkombëtare të përzgjedhura nga Kembrixhi, iu dhurua fotoja me portretet e Naim Frashërit, Nënë Terezës dhe Lasgush Poradecit. Dëshirojmë që kjo të ndikojë thellë në nxënësit tanë që bashkëpunimin me shkollat e huaja pilot ta shohin me përgjegjësinë e njohjes jo vetëm të së huajës, por në një nivel shumë të lartë të shqiptares që përfshin gjuhën, kulturën, historinë e gjeografinë e vendit tonë që do t’u duhen për një përfaqësim të mirë.


Temat e ciklit të lartë për programin Cambridge Global Perspectives® Nxënësit e ciklit të lartë do t’i kryejnë temat thuajse tërësisht në gjuhën angleze. Temat e ciklit të lartë: sëmundjet dhe shëndeti, konflikti dhe paqja, varfëria dhe pabarazia, ligji dhe kriminaliteti, tradita, kultura dhe

Shkolla ndërkombëtare Mumbai, Indi

identiteti, uji, ushqimi dhe bujqësia, tregtia dhe ndihma, të drejtat e njeriut, migrimi, ndryshimet demografike, punësimi, arsim për të gjithë, karburanti dhe energjia, globalizimi, transporti dhe infrastruktura, gjuha dhe komunikimi,

Michael O’Sullivan, drejtues ekzekutiv i Cambridge International Examinations

sistemet e besimit, qëndrueshmëria, humbjet në biodiversitet dhe ekosistem, sporti dhe pushimi, familja, ndryshimi në komunitete, njerëzit dhe gjallesat e tjera, bota dixhitale.

Shkolla në Mumbai, Indi


Dr.Rachael Levy, lektore e Konferencës

Me drejtuesen e shkollës pilot Harare, Zimbabve

Dr.Paul Bullen-Smith, Drejtor

Fjala e Paul Bullen-Smith drejtuar shkollës “Udha e shkronjave” Ju faleminderit për mundësinë për të shkruar disa fjalë për revistën “Me botën në mendje” e lidhur me Olimpiadën Kombëtare, dhe që i kushtohet Kompetencës Globale, programit tonë Cambridge Global Perspectives dhe Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara. Rëndësia e vetëdijes globale dhe e ndërlidhjes globale është duke u rritur ditë pas dite

por kuptimi prapa ‘të qënurit global’ jo. Nisma si e juaja janë një pjesë e rëndësishme për rritjen e të kuptuarit global, dhe një mundësi për nxënësit e rinj për të parë rëndësinë dhe vendin e tyre në botë. Programe si tonat, inisiativa si tuajat dhe fokusi në objektiva të matshme dhe prioritete të organizmave botërore si OKB, të gjitha shpien para në një mënyrë sistematike

rëndësinë e reflektimit të mendimit kritik dhe bashkëpunimit në botën e sotme, gurë themeli të edukimit global. Faleminderit për mundësinë që më dhatë dhe fat të mbarë me Olimpiadën Kombëtare. ​ Paul Bullen-Smith, drejtor i programit Cambridge Global Perspectives


Programi Cambridge Primary/Secondary 1 Global Perspectives ® Dr. David Whitebread, Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Kembrixhit Programi Cambridge Primary Secondary 1 Global Perspectives kërkon të pajisë nxënësit me aftësitë e shekullit 21. Ai e bën këtë duke u larguar prej modeleve tradicionale të arsimit në të cilat nxënësi është një marrës pasiv i njohurive, dhe në vend të tyre e vendos në qendër të procesit mësimor si një pjesëmarrës aktiv në procesin e tij të të mësuarit dhe të zhvillimit. vijon në faqen tjetër

Mësues të shkollës pilot, në Kinë

Me mësues të shkollës pilot të Barcelonës, Spanjë


Me mësuese të shkollës pilot, Mumbai Indi

Me mësues të shkollës pilot në Oman

Me mësues të shkollës pilot Sri Lanka

Programi Cambridge Primary/Secondary 1 Global Perspectives ® vijon nga faqja e mëparshme

Si i tillë ai bën të vetën metodologji me bazë kërkimin duke u përqëndruar qartësisht në një seri aftësish ndërdisiplinore dhe duke e përfshirë nxënësin në vlerësimin formativ të arritjeve dhe të përparimit të tij. Kjo metodologji është e përputhur me të dhënat që vijnë prej psikologjisë së zhvillimit që lidhen me aftësitë ndërdisiplinore dhe dispozitat, duke përfshirë aftësitë e gjuhës së folur, të qenit lojcak dhe të vetërregullimit, të cilat më shumë parathonë, parashohin një seri arritjesh akademike në afat të gjatë dhe rritjen e aftësive të ash-

Dr. David Whitebread, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Kembrixhit

tuquajtura “simpatike”, që përfshijnë rimarrjen e vetes (pas diçkaje të pakëndshme të ndodhur), rregullimin emocional dhe kompetencën shoqërore (sociale). Metodologjitë e reja të të mësuarit të futura në punë për këtë program, të cilat përfshijnë diskutimin e detajuar dhe të qartë të proceseve të të mësuarit dhe të shumë projekteve bashkëpunuese, mbështetin prirjen e fëmijës për autonomi, kompetencë dhe ndërlidhje shoqërore dhe zhvillimin e tyre si nxënës të shkëlqyer, me dije të gjithanshme në fushë.


Programet e Kembrixhit që zhvillohen në shkollën “Udha e shkronjave” Fillorja + parashkollori (klasat 0,1,2,3,4,5)

Klasat 6,7,8

A) Cambridge Primary

A) Cambridge Secondary 1

B) Cambridge ICT Starters

B) Cambridge ICT Starters

(anglisht, matematikë, shkencë) (informatikë)

Cambridge Global Perspectives® (program pilot: aftësi të shek.21)

(anglisht, matematikë, shkencë) (informatikë)

Cambridge Global Perspectives® (program pilot: aftësi të shek.21)

http://www.cie.org.uk/programmes-and-qualifications/cambridge-primary/

http://www.cie.org.uk/programmes-and-qualifications/cambridge-secondary-1/

Klasa 9,10 Mbyllja e formimit të përgjithshëm

Klasa 11, 12 Përgatitja për 3,4 lëndët që kërkohen nga universitetet e toplistës

dhe çasti i zgjedhjes së profesionit të jetës Cambridge IGCSE

Programet që përmbyllin formimin e përgjithshëm të nxënësve me certifikimin ndërkombëtar. Në Angli janë të të njëjtit nivel me certifikimet e moshës 16 vjeç GCSE.

Cambridge As & A Level

Programet dhe certifikimet përkatëse ndërkombëtare që njihen nga universitetet e toplistës botërore. “Udha e shkronjave” ndihmon nxënësin jo vetëm në plotësimin e dosjes por edhe në të gjitha kërkesat strikte që ka aplikimi në këto universitete.


PËR REGJISTRIME NË KLASËN E PARË

“UDHA E SHKRONJAVE” Cambridge International School

Rruga më e shpejtë për t’u regjistruar në shkollën “Udha e shkronjave” në klasë të parë është ndjekja e Olimpiadës IX Kombëtare të Parashkollorëve më 23 prill 2016. Kjo na siguron ne njohjen e fëmijës në lëndët gjuhë dhe matematikë dhe shmang të pyeturin me gojë. Në kuadër të përgatitjeve tona për projektin pilot dyvjeçar Cambridge Global Perspectives, prindërit e interesuar për shkollën “Udha e shkronjave” duhet të plotësojnë një pyetësor. Pyetësori plotësohet nga të dy prindërit në mjediset e shkollës “Udha e shkronjave” dhe ka për synim që ata të japin idenë e tyre për fëmijën në këndvështrimet që ne do t’u japim. Më pas do të njihen me objektivat e programit dhe të programeve të tjera që ne kemi.

PËR INFORMACIONE DHE REGJISTRIME rr. “Qemal Stafa”, nr.226, Tiranë - cel. 0692076068 - info@udhaeshkronjave.edu.al ose arturshkurti@gmail.com olimpiada@udhaeshkronjave.edu.al - www.udhaeshkronjave.edu.al ose www.olimpiada.al ose www.cie.org.uk

Regjistrimi në Olimpiadën IX Kombëtare të Parashkollorëve  

Njihuni me Olimpiadën IX Kombëtare të Parashkollorëve dhe shkollën "Udha e shkronjave"

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you