Page 1


PANTHEON histori - 30 Titulli: AT E BIR PËR MËMËDHENË Histori Autor: SOTIR V. PANI Përgatiti për botim: KOLEC P.TRABOINI Korrektore: Diana Kasa Struktura grafike dhe kopertina Toçila Studio Të gjithë të drejtat e botimit janë të rezervuara. Nuk lejohet botimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të hartuesit të librit. This book or parts may not be reproducet in any formwithout written permission of the copyright holder. © Copyright: Sotir V. Pani, Boston, USA.


SOTIR V.PANI

ATË E BIR PËR MËMËDHENË Kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarëve Josif dhe Vasil Pani

Tiranë-Boston 2016


Dardha në vitin 1890, grafikë e kohës

4


Parathënie

Dardha! Vendlindja ime e dashur, fshati piktoresk e turistik në gjirin e Moravës është i njohur për klimë të shëndetshme, për ujërat e ftohta e pyjet e dendura, për njerëzit punëtorë, nikoqirë e mikpritës. Për kostumet dhe vallet plot finesë të grave, për rakinë e kumbullës etj. Dardha e njohur gjithashtu për kulturën qytetare i ka mëkuar qysh herët bijtë e saj me etjen e pashuar për arsimin dhe dijen, të cilat i ka dashur dhe çmuar njëlloj si dritën e si bukën. Ndaj nga mesi i tyre doli ndër vite një plejadë e tërë intelektualësh, studiuesish, shkrimtarësh, publicistësh e artistësh, pedagogësh e shtetarësh, por mbi të gjitha, ai fshat malor i dha kombit tonë një numër nderues atdhetarësh të flaktë, që pavarësisht nëse ishin njerëz të thjeshtë apo të shkolluar, u përpoqën e luftuan me mish e me shpirt për Shqipërinë tonë, për lirinë, gjuhën, traditat dhe mbrothësinë e saj. Aq më domethënëse bëhet kjo veprimtari, po të mendohet se në pjesën më të madhe u zhvillua jashtë, në kolonitë e shqiptarëve të mërguar në Stamboll, Egjipt, Rumani, Bullgari etj. Por një vend të veçantë, ndoshta më kryesorin në përpjekjet e emigrantëve për Shqipërinë, e zë komuniteti i shqiptarëve të Amerikës. Roli, puna dhe autoriteti i kësaj bashkësie jo rallë ndikoi fuqishëm në fatet e atdheut e në hapat që po hidhte ai në rrugën e vështirë të historisë së tij. Në Amerikë, aty ku emigrantët shqiptarë, e mes 5


tyre, numri i madh i djemve dardharë, u bashkuan nën flamurin e shqiptarizmës, u formua ai kontigjent atdhetarësh që nderohen e do të nderohen për jetë për veprën e tyre që i dha Shqipërisë jetë e dinjitet. Eshtë e vertetë që kurbeti ishte një plagë e rëndë për Dardhën, por është po aq e vërtetë që dheu i largët, sidomos Amerika, ky vend i madh, i ngritur mbi parimet më demokratike për kohën, u dha mundësi emigrantëve dardharë, ashtu si të tjerëve, të shpalosnin ndjenjat e tyre të flakta të atdhedashurisë, të cilat ishin mëkuar që në vendlindje me qumështin e nënave dardhare. Pikërisht për dy bij të Dardhës bën fjalë ky libër, për Josif Panin dhe djalin e tij Vasilin, i pari gjyshi dhe i dyti babai im. Qëllimi i këtij botimi është që t’na bëjë të njohur jetën dhe veprimtarinë patriotike të Josifit dhe Vasil Panit neve pasardhësve të tyre, njerëzve të familjes, nipërve dhe mbesave, gjithë farefisit dhe në vazhdim brezave që do të vijnë, miqve dhe bashkëfshatarëve dardharë si dhe cilitdo tjetër që do të ketë dëshirë e interes për jetën e tyre. *** Puna atdhetare që bënë At e bir për Mëmëdhenë, shtrihet në një periudhë mjaft të largët kohe, në gjysmën e parë të shekullit të kaluar dhe vazhdoi gjatë, gjer në frymën e tyre të fundit. Veprimtaria e tyre u zhvillua kryesisht në Amerikë, por dhe në Shqipëri. Situatat politike në Shqipëri, në Ballkan, në Evropë e botë vazhdimisht kanë qënë të trazuara e të mbarsura me luftra mes shteteve. Shqipëria kurdo6


herë ka qënë e rrezikuar të zhdukej si komb duke u copëtuar nga shtetet fqinjë, pasi kishte lënguar 500 vjet nën sundimin Otoman. Emigrantët shqiptarë në Rumani, Egjipt, Greqi, Bullgari, Amerikë etj., kishin formuar komunitetet e tyre të bashkatdhetarëve. Këto komunitete, për të ruajtur zakonet dhe traditat e mira të vendit të tyre, sidomos gjuhën dhe dashurinë për Atdheun, kishin krijuar shoqëri sipas qyteteve apo fshatrave prej nga kishin ardhur. Por për të mbrojtur të drejtat e kombit të tyre kishin krijuar dhe shoqëri kombëtare. Marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve apo ndërmjet shoqërive të ndryshme në përgjithësi ishin të mira, me frymë shoqërore e patriotike, por ngadonjëherë dhe trazoheshin e prisheshin. Shkak për këtë bëheshin luftrat imperialiste e shoviniste, si dhe kontradiktat e brendshme për pikëpamje e qëndrime të kundërta ndërmjet personave apo grupeve, e jo rallë dhe interesat personale. Josifi dhe Vasili kanë qenë anëtarë të shoqërive dardhare që u formuan në Amerikë dhe punuan me zell për përmirësimin dhe përparimin e jetës në fshatin e tyre. Si pjesmarrës aktivë në shoqëritë kombëtare që në krijimin e tyre të shoqërisë “Besa- Besën” dhe të federatës “Vatra” ata dhanë një kontribut të shquar jo vetëm si anëtarë, por dhe kur kanë qenë të zgjedhur në drejtimin e tyre. Për të shkruar librin “At e Bir për Mëmëdhenë” kam shfrytëzuar dokumente të ndryshme që i kam gjetur në shtëpinë tonë në Dardhë. Kam hulumtuar për faktet dhe shkrimet që më interesonin në gazetat “Kombi”, “Dielli”, “Koha”, “Lirija”, “Ilirija”, “Republika” etj. Si në bibliotekën e Korçës, në bibliotekën kombëtare në Tiranë dhe në Bibliotekën e madhe të 7


Bostonit. Më kanë ndihmuar rrëfimet e gjyshes dhe të vajzave të Josifit: të Ollgës, të Sandës, të Fanës si dhe tregimet e dardharëve më të vjetër e bashkëkohës të Josifit e të Vasilit. Jam përpjekur të mos bëj shumë komente e vlerësime të miat për artikujt e shkruar nga këta të dy ose të shkruar nga persona të tjerë për ta. Arsyeja ka qenë që lexuesit të mos ndikohen, por të nxjerrin vetë përfundimet përkatëse. Shumicën e shkrimeve të Josifit e Vasilit i kam paraqitur të plota siç i kanë bërë ata, por herë-herë nga shkrimet e tyre dhe të të tjerëve për ta kam marrë pjesët më të rëndësishme për problemin që është trajtuar. Format e fjalëve dhe drejtshkrimi i artikujve të cituar nuk janë prekur, por janë lënë si kanë qenë në origjinal. Fotografitë pasqyrojnë momente të rëndësishme të jetës së Josifit dhe Vasil Panit dhe të njerëzve me të cilët kanë dalë fotografi. Falenderoj zotërinjtë: Thanas Gjika, Kolec Traboini, Andon Kote, Apostol Bitraku, Teodor Laço, Hamza Koçiu, Albert Gora, Viktor Demirazin, Fuat Memelin, Kristaq Ballin dhe shkrimtarë, gazetarë e historianë të tjerë që kanë shkruar për aktivitetin patriotik të Josifit e të Vasilit. Falenderoj zotin Agim Karagjozi dhe këshillin drejtues të federatës “Vatra”, të cilët kurdoherë kanë nderuar emrin dhe veprën e dy vatranëve të vjetër. Sotir V. Pani

8


JOSIF L. PANI

9


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 1 Jeta dhe veprimtaria patriotike e Josif Panit Josif Pani, i biri i Ligor Panajot Panit dhe i Sofisë u lind në fshatin Dardhë të Korçës në vitin 1868. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në fshatin e lindjes. Aty ndoqi shkollën fillore dhe mësoi gjuhën greke. Duke qëndruar pranë të jatit, i cili ishte kujunxhi, Josifi mësoi diçka nga ky profesion dhe e ndihmonte t’anë në punët e tij të përditshme si dhe në ato pak punë bujqësore që kishin në fshat. Në vitin 1894 kur mbushi 26 vjeç, Josifi u martua me Dhoksinë, të bijën e Ligor Andon Zengos. Kurorë u vuri prifti i fshatit, Papa Numja, ndërsa kumbar pati Melon e Ktonës. Ligor. A.(Papadhopulli) Zengua, i vjehrri i Josifit, ashtu si shumica e dardharëve, punonte në Greqi, në pyjet e Limbozit, ku bënte lëndë ndërtimi, dru zjarri dhe qymyr. Familjen e mbante në Dardhë. Shtëpinë e kishte Ligori, aty ku më 1924 Josifi ndërtoi shtëpinë e re që është dhe sot. Pasi grumbulloi ca të holla, Ligor Zengoja bleu një shtëpi në Almiro dhe e tërhoqi familjen nga Dardha. Më vonë veç shtëpisë bleu dhe një kafene e ca tokë. (Sot në Almero atje ku e ka pasur shtëpinë Ligori, i nipi i tij Dhimitraq Papadhopulli, ka ndërtuar një shtëpi të re dhe një furrë moderne, kurse tokën e ka mbjellë me bajame.) Pasi u martua, Josifi shkoi në Almero për të punuar në kafenenë e të vjehrrit. Me sjelljen e mirë, me punë dhe me humorin e këndshëm e pa të keq, i tërhiqte së tepërmi klientët, ndaj puna në 10


Sotir V. Pani

kafenenë e Papadhopullit shkonte mbarë. Në Dardhë Josifi vinte një ose dy herë në vit. Më 1895 gruaja e Josifit, Dhoksia, lindi djalë, Vasilin, e mandej lindën me rradhë tri vajzat, Ollga, Sanda dhe më 1907, lindi Fana. Familja u shtua. Fëmijët e Ligor Panit, babait të Josifit, bashkë me ata të këtij të fundit, u bënë 10 veta që banonin në gjysmën e shtëpisë së Panit. Përveç nevojave për ushqim e veshmbathje, u rritën kërkesat e familjes edhe për strehim. Vëllezërit e Josifit, Andrea dhe Stavri po bëheshin 13-14 vjeç dhe ashtu si shokët e tyre do mernin rrugën e kurbetit. Ligor Pani, babai i Josifit, kishte një vajzë të vetme, Dhoksinë. Me që nuk ra në ujdi për ta martuar në Dardhë me një djalë nga të Dakut, Ligori e martoi çupën në Nausa me Epaminondën, një tregtar verërash. Por për fat të keq, Epaminondën e vranë hajdutët bashkë me Tolanë, një qiraxhi nga Sinica, i cili po e shpinte Epaminondën në Dardhë për të parë të vjehrrin, Ligorin e Panit. Në këtë kohë Dhoksija, gruaja e Epaminondës ishte shtatzënë dhe lindi një vajzë, Katerinën, të cilën e jëma e rriti dhe e martoi në Nausa me Kristaq Gorlitin. Ligor Pani kishte mbetur i ve që në moshën 55 vjeç, pasi i vdiq dhe gruaja e tretë Sofija nga fisi i Karamelos prej Sinice. Josifi ushtronte profesionin e tij të argjendarpunuesit kryesisht në Dardhë, por edhe në Bozhigrad ku kishte një dyqan të vogël ku bënte unaza dhe vathë. Në Llofkë të Dardhës të Panit kishin një luadh së bashku me vëllazërinë. Ligori mbillte ca ara me grurë dhe bënte bukën e familjes për 3-4 muaj. Bagëti nuk mbanin se s’kishin plevica, përveçse një dhi të vetme që e mbyllnin nën shkallë, sapo hyje në trem të shtëpisë. Kur pillte dhija fëmijët lagnin gojën 11


AT E BIR PËR MËMËDHENË

në mëngjes me nga një filxhan qumësht. Orenditë e shtëpisë, shkorsat, velenxet e të tjera sende ishin të pakta në familjen e Ligorit, e cila e kalonte jetën me fukarallëk. Jeta e Josifit në Greqi ndikoi shumë në formimin e tij. Aty ai ra në kontakt me patriotë shqiptarë, aty lexoi në gazeta pretendimet e grekëve për VorioEpirin, lexoi dhe mësoi për prejardhjen e shqiptarëve nga Pellazgët dhe Ilirët, mësoi për ndihmën e jashtzakonshme që kishin dhënë Kapedanët Shqiptarë (arvanitas) në luftrat e tyre për çlirimin e Greqisë nga Turqia. Josifit filloi t’i mërzitej jeta në Greqi, veçanërisht kur shihte se si grekët i përbuznin shqiptarët. I quanin “arvanitë”. Krenaria e djalit dardhar nuk i pranonte fyerjet.

Dardha në vitin 1930

12


Sotir V. Pani

Kap. 2 Josifi në Amerikë Kishte kohë që shqiptarët sidomos ata të jugut, kishin filluar të rrihnin rrugët e kurbetit, kështu përmetarët, korçarët, gjirokastritët emigronin në Greqi, Rumani dhe në Anadoll. Por nga fundi i shekullit të 19–të u hap dhe kurbeti i ri, Amerika. Si shumë shqiptarë të tjerë dhe dardharët u nisën drejt kontinentit të ri. Një fazë e re po niste dhe në jetën e Josif Panit. Ai ishte nga dardharët e parë që mori rrugën e Amerikës në vitin 1903. Pas tre vjetësh, më 1906 shkuan në Amerikë dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël, Andrea dhe Stavri. Sapo arriti në Amerikë në Nju Jork, Josifi shkoi në Netick Mass. Aty u strehua në një konak me disa bashkëfshatarë të tij, Kostë Mangellin, Dinin e Cocit e ndonjë tjetër. Josifi e filloi punën në një punishte që prodhonte topat e vegjël të lojës së bejsbollit. Me kalimin e kohës emigrantët dardharë po shtoheshin gjithnjë e më tepër në Amerikë. Shumica zunë punë në Netick, por disa dhe në Boston e në rrethinat e Bostonit, Vatertaun, Somervill, Bellmont e në të tjera lokalitete të Bostonit. Por tani fillonte dhe ajo dramë e madhe e emigrantëve. Si gjithë të tjerët edhe dardharët kishin lënë në fshat njerëzit më të dashur, dikush prindërit pleq, dikush gruan dhe fëmijët, të afërmit e farefisin. Doemos, u binte barra të ikurve të interesoheshin për njerëzit që kishin mbetur në Dardhë. Gjithsecili do in13


AT E BIR PËR MËMËDHENË

teresohej për familjen e vet, por dhe kolektivisht do të mendonin e do të ndërmerrnin hapa për përmirësimin e jetës së familjeve në Dardhë. Qenë të rrallë ata dardharë që mendonin të merrnin familjet në Amerikë e të shkëpusnin çdo lidhje me vendlindjen. Për të qenë të bashkuar e për të ndërtuar vepra sociale, të dobishme në fshatin e tyre, dardharëve u duhej të organizoheshin. Kështu në vitin 1905 krijuan “Shoqërinë Mirëbërse Dardhare”, e cila ishte e para shoqëri fshatarake që u formua në Amerikë. Më vonë organizuan “Shoqërinë Patriotike dardhare” dhe më 1910 themeluan klubin e dardharëve të rinj “Përparimi”. Në vitin 1918 mbasi i shkrinë shoqëritë e para u krijua Shoqëria “Bleta”.

Qyteti i Bostonit në USA, foto e vitit 1930

14


Sotir V. Pani

Me të hollat që mblidhnin dardharët nga shoqëritë e tyre ndërtuan ujësjellësin e fshatit, shtruan rrugët me kalldrëm, rregulluan vartoren e re. Dhe në vitin 1924 Shoqëria “Bleta” ndërtoi në Dardhë shkollën e re, mjaft moderne për kohën, që kushtoi 12.000 dollarë. Veç interesimit për problemet e fshatit shoqëritë e dardharëve nuk ishin indiferentë dhe për fatet e Shqipërisë, sidomos në momentet kyçe të historisë së saj. Në emër të shoqërisë dardhare iu dërguan telegrame Konferencës së Ambasadorëve në Londër për problemin e kufinjve të Shqipërisë, si dhe Konferencës së Paqes në Paris, që u mbajt pas mbarimit të luftës Evropiane. Pra, brenda mundësive të kufizuara, por me shpirt e me zemër ata dhanë kontributin e pakursyer për atdheun.

Konaku i dardharëve në Netick

15


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Në një mbledhje të shoqërisë dardhare më 1907, Josifi ka mbajtur një fjalim që është botuar në gazetën “Kombi” të cilën e nxirrte Sotir Peçi në Boston. Po japim ca pjesë të fjalimit shkruar në gazetë: “Shpreh gëzimin për përparimin e shoqërisë dardhare, ky përparim u bë se shoqërija kishte në krye drejtues të zotët dhe ndihmën e tërë anëtarve të saj. Në qoftë se do të kemi këtë dashuri, këtë bashkim në mes nesh edhe në të ardhëshmen, do të bëjmë punëra të rëndësishme për Dardhën. Ne nuk duhet të harojmë fshatin tonë, ku pamë për herë të parë dritën e diellit, se atje secilli nga ne ka lënë njerëzit e dashur të familjes, që presin nga ne të shikojnë ndonjë të mirë. Duhet të kursejmë çdo muaj nga pak të holla për fshatin tonë. Ato nuk i japim për të huajtë, po i japim për familet tona….Juve të tërë i dini nevojat që ka ky fshat, të cilin perëndija ë hodhi në mes të shkëmbenjëve dhe të maleve dhe i cili do ngëthehej në gërmadhë po të mos kishte djema të cilve u dhëmp zemra për vatrën e shenjtë të tyre. Prandaj o vllezër duhet të mos reshtim së punuari të gjithë bashkë, dhe të mos kursejmë çdo muaj pak të holla për vendin tonë. Po të barasim gjithënjë në këtë udhë të shënjtë që zumë, Me atë dashuri dhe atë bashkin që kaluamë motnë që shkoj, me atë dashuri dhe bashkim duhet të shkojmë dhe motnë e ri që na vjen. Me këtë ecuri vij përpara vllezërve të mij dhe padyshim jam i sigurtë që neve që u rëfyem të zotët 16


Letra e dorëshkrime të Josif Panit

17


AT E BIR PËR MËMËDHENË

të bashkoheni dhe të punojmë në një mendje dhe për një qëllim, si ky i vllazërisë sonë, ashtu kemi për të qenë të zotrit të punojmë dhe për ndonjë qëllim më të madh, dhe perëndija e cila u ndih atyre që janë të bashkuar edhe që duanë njeri tjetrin, do të na nxjerë faqe bardhë kurdoherë Lart e më Lart Roftë Bashkimi” Fjalimi i Josifit u pëlqye shumë dhe u duartrokit. Në Boston Josifi bashkëpunonte me Sotir Peçin dhe shkruante në gazetën Kombi. Interesohej për shpërndarjen e gazetës dhe leximin e saj te shqiptarët, shumica e të cilëve nuk dinin të lexonin shqip. Po në Boston, Josifi u njoh me Nolin, Paskal Aleksin, Kristaq Kirkën, Petro Nini Luarasin, Bahri Omarin, Naum Cerën, Faik Konicën, Llambi Çikozin, Kol Tromarën e patriotë shqiptarë të tjerë. Ata punonin së bashku për

Kreu i gazetës “Dielli”

18


2

3

4

5

6

Një foto që ka lidhje me fillimin e Lëvizjes Kombëtare në Amerikë e botuar me titull “The Albanians in America” by Constandine A. Demo 1. Efthim Naci 2. Josif Pani 3. Kristaq Kirka 4. Fan S. Noli 5. Sotir Peçi 6. Thoma Nashi

1

Sotir V. Pani

19


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Gazeta “Dielli”, 26 dhjetor 1912, nr. 182, Boston Mass.

20


Sotir V. Pani

organizimin e shoqërive shqiptare që t’i dilnin për zot kombit të tyre që akoma nuk kishte fituar pavarësinë. Gazeta “Kombi” nxirrej nga Sotir Peçi në Boston që më 1906. Kjo gazetë i dha zjarr më të madh lëvizjes patriotike të shqiptarëve kundër Turqisë dhe sllavo–grekëve. Gazeta “Kombi “dhe “Dielli” u bënë tribuna të mendimit të shqiptarëve dhe arma kryesore kundër helmit që përhapnin armiqtë e Shqipërisë me gazetat e tyre. Artikujt që shkruheshin nga shqiptarët në gazetat e rritën në një shkallë më të lartë edukimin atdhetar dhe ndërgjegjen kombëtare të emigrantëve shqiptarë në Amerikë. Faik Konica mbërriti nga Londra në Boston më 9 tetor 1909 dhe shpejt u njoh së afërmi me disa patriotë shqiptarë e me organizimin e lëvizjes së tyre në Amerikë. Pa u vonuar Konica hodhi idenë e bashkimit të shoqërive kombëtare të shqiptarëve në një shoqëri të vetme e të fortë duke dhënë dhe argumente për rolin që do të luante ajo në çështjen shqiptare. Disa ishin në një mendje me Konicën, kurse të tjerë e kundërshtuan idenë e tij se nuk deshën që shoqëritë e tyre që mezi i kishin krijuar të humbisnin duke u shkrirë në një të vetme. Shoqëritë e fshatrave mbetën, kurse ato kombëtaret formuan Federatën “Vatra”. Logo e Shoqërisë Shqiptare në Amerikë “Vatra”

21


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 3 Josifi zgjidhet Kryetar i shoqërisë “Besa—Besë” Por jo gjithmonë punët shkonin mbroth në rrethet e shqiptarëve. Më 25 shkurt 1910 lindi një mosmarrëveshje dhe një grindje e madhe në radhët e shoqërisë “Besa—Besë”. Drejtori i “Diellit”, Faik Konica dha dorëheqjen. Kjo gjendje e rëndë u shkaktua nga disa elementë të huaj dhe armiq të Shqipërisë. Natyrisht kjo gjendje i tronditi shumë patriotët e vërtetë shqiptarë. Për të ruajtur shoqërinë nga personat e huaj grekomanë e përçarës Faik Konica propozoi që të bëheshin zgjedhje të reja të kryesisë së shoqërisë. Konica propozoi që të zgjidhej kryetar Josif Pani si një atdhetar plot me forcë dhe vullnet, i zoti dhe i komunikueshëm me njerëzit. Ndërsa për anëtarë të pleqësisë u propozuan: Gaqo Konda, Misto Millonai, Xheli Sotiri, Stavri Mihali dhe Goni Gjoka. Konica kritikoi ashpër ata që futën grindje në shoqëritë e Shqiptarëve. Pasi u bë votimi në një dhomë më vete, në holl ku po prisnin gjithë anëtarët pjesmarrës në mbledhje, hyri Gjoleka dhe Goni Gjoka me fytyra të qeshura. Ata kumtuan zgjedhjen e Josif Panit kryetar të shoqërisë “Besa—Besë”. Në sallë menjëherë shpërtheu një valë e fuqishme duartrokitjesh dhe thirrjesh: “Rroftë kryetari i shoqërisë ! Rroftë Josifi!!” Secili vajti dhe i shtrëngoi dorën Josifit. Si për të gjithë dhe për Josifin ishte e qartë 22


Sotir V. Pani

Faik Konica dhe Josif Pani nĂŤ vitin 1910 Boston

23


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Gazeta “Dielli”, 25 shkurt 1910, nr. 48, Boston Mass.

24


Sotir V. Pani

se marrja përsipër e asaj detyre në ato momente të vështira përbënte një përgjegjësi shumë të madhe. Faiku i dorëhequr u vu përsëri drejtues i “Diellit” dhe u zotua se do të forconte punën për mbarëvajtjen e gazetës, por paralajmëroi se nuk do të lejonte askënd të fuste hundët në punën e tij. Pas tre muajsh detyrën e editorit të “Diellit” e mori Fan Noli. Josifi e nisi punën me seriozitet e përkushtim, por në mars u sëmur dhe u shtrua në spital. Pas pak kohe doli i shëruar. Puna për forcimin e shoqërisë ecte mirë. Gazeta mori emrin “Dielli e Flamuri”. Përveç punës plot vështirësi për drejtimin e shoqërisë, Josifi u tregua mjaft aktiv dhe në fushën e publicistikës. Në shtypin e asaj kohe, si në gazetat “Kombi”, “Dielli”, “Koha” etj., gjejmë shkrime të Josifit në të cilat kritikon intrigat e grekëve dhe pretendimet e tyre territoriale në dëm të Shqipërisë. Gjithashtu ai godet ashpër dhe grekomanët e Dardhës që pengonin mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e fshatit. Në atë kohë ndikimi grek në Dardhë ishte i madh. Të rrallë ishin ata burra dardharë me familjet e tyre që e quanin veten shqiptarë. Ndër ta radhiteshin familja e Josif Panit, Ilo Zdrulit, Miti Çikës, Kostë e Pandi Isakut, Pero Panorrit, Gaqo Kondës, Lonidha Çikës, Dhamo e Dhosi Çekut dhe e Spiro Kojnarit. Dardharët grekomanë jo vetëm kundërshtonin mësimin e gjuhës shqipe në shkollë, por arrinin deri aty sa të mos donin të shkruhej shqip dhe mbishkrimi i Varrtores së fshatit. Po ashtu nuk pranonin që ungjilli në kishë të këndohej në gjuhën shqip. Mësuesi Ligor Suljoti i shëtiste djemtë e shkollës nëpër rrugët e fshatit duke kënduar këngë greke. Nga ana tjetër 25


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Dhespoti Kosturit mallkonte ditë e natë gjuhën shqipe, ndërsa Dhimoqerondët, Thoma Qano e Andon Daku u thoshin grave se shqiptarët janë masonë e ateistë. Gjithë këto veprime antikombëtare, ndalime e mllefe e kishin një shkak, madje të fortë, grekomanët e ndienin se në Dardhë filloi të frynte era e shqiptarizmit. Josifi s’kishte frikë se mos grekomanët hakmerreshin me pjestarët e familjes së tij që banonin në Dardhë dhe shkruante në gazetën “Dielli” botërisht me stilin e tij kritik dhe ironik: O Greqi!! S’ka gjë, mos u vreros, në mos s’të janë mjaft palikarët, të cilët po të pregatitin Epirë e Maqedhoninë, e në mos s’të mbarofshin punë këta Çollomenë, ty të të rojnë grekomanët e Dardhës të cilit ti faltë perëndija, si një farë Ligor Makriu, Thoma Kolovano, Ligor Mihailidhis, Perikli Kaçaunidhis, Spiro Papanaumidhis, Aksitimos, qirios Ligor Suljotis, Pandi Kere e të tjerë, të janë mjaft moj Elladhë që të të mbrojnë. Përpara konstitucios kishim dy mësonjës grekë, tashi komitaton tu Epirio Maqedhoniku. Sillogu na dërgoj dhe një mësonjës tjetër, dhe një mësonjëse, tërë këto dalin nga kurizi i Don-Kishotit që quhet, Eleniqi Qinotis Dardha. Neve që ndodhemi këtu në Amerikë, po të ndodheshim atje, këmbë do mos mbetesh syresh, po gjejnë shesh e bëjnë përshesh . Më tepër se 150 dardharë me nënëshkrimet tona u kemi shkrojtur tri herë gjer më sot, duke u lutur si atdhetarë që të bëni si të bëni dhe të vini 26


Sotir V. Pani

Gazeta “Dielli dhe Flamuri”, 17 qershor 1910, nr. 68, Boston Mass

27


AT E BIR PËR MËMËDHENË

edhe një mësonjës shqiptar për të mësuarë fëmija edhe gjuhën shqipe në shkollën e greqishtes, të cilën mund ta paguajmë neve të Amerikës. Po juve nuk na u përgjegjët, as na peshuatë fare. U shkrojti dhe klubi tonë dy herë po për këtë qëllim, po me qenë se letra dhe kanonizmat që u dërgovi ishin shkruar në gjuhën shqip, këta të dobët nga karakteri i hodhën atje ku nuk zihet në gojë. Edhe ca abetare që kishim dërguarë për djemtë e vajzat e vogla i dogjën në zjar sepse ishin shkruarë në gjuhën e mohuar nga Patriarqija. Ca kart postale me fytyrën e të përndershmit At Fan Nolit që u patëm dërguarë ja u kishit prishur sytë se dhe ky qenkërka në katare të patrikut si sqismatik i besës. Një mirëbërës i vërtetë dardhar, Zoti Jani Gajua që kish ardhur vjet nga Bukureshti në Dardhë pati dëshirë të bëjë me të hollat e veta varrëtoren e fshatit, po me që desh të skaliste shqip mbishkrimin e vartores, të mahniturit mbrojtës të elenizmit ju hodhë për sysh e ment e mbytnë. Në mes tyre na qenkërka dhe një kuço–vllah, Nasho Dalani, i cili na tremp se po të vëmë mësonjës shqiptar, na ka për të na djegur e pjekur, të paktën ky mundt të vrasë 50 shqiptarë thotë. I dukemi të gjorit si dhentë kur i zinte me klice kur ishte çoban. I Shenjti Dhespoti i Kosturit dha urdhër që të leçitin priftrinjtë ungjillin shqip në Dardhë. Por grekomanët e fëlliqur e ndaluanë dhe këtë gjë, se ndryshe do të hynin në mëkat tradhëtarët. I gjori myftar, i ndjek keq shqiptarët e varfër 28


Sotir V. Pani

dhe s’ja u vuloe teskeretë gjer mos i lëshojnë në pëllëmbë të dorës nga një mexhite të bardhë. Këndimi i kulendrave tjetër herë bëhej shqip në Dardhë, në këtë kërthizë të Shqipërisë, por sot për sot na i prenë dhe këtë e bëhen gerqisht. O!! të mallkuarit e botës. O!!lugetët e skëterës. Gjer kur duani të na verboni me stapne e Qirqit? Gjer kur do durojë kurizi ynë këta vizgatorë? Këto pjavica? Pandehni mor të krisur nga mendja se do na sillni Romajkon në Dardhë? Nuk shikoni hallet e së varfërës prokostimos që i duallë të palarat në shesh po dhe ato u lipsen? Ajo po jep shpirt dhe ju duani ta ngjallni përsëri? Nuk e dini se kush ngëthehet nga vdekja pastaj vuan më shumë? Ajo sishte e zonja të kumandarë një copë qoshe të lirë që ka, të cilën stërgjyshërit tanë ja falë, dhe ju duani ti jepni Dardhën? E zeza Greqi! Ç’bëri 500 vjet më parë që të mundet të bëjë tani? Një ide e shqiptarizmës që mbiu tani a mundet ta çkulni? Se çrenjostë dot në kohën e Ibstidatit dhe shpresoni tani? Jo mor të keqen jo! E kini jangëllesh mos mendoni se do tu shkojnë marëzirat tuaja, po zini e i lani duartë që tani. Hiqni dorë ngaj prapësirat, flakni idenë e madhe përtej gardhit. Hapni sytë, vini re qarkun ku ndodhi, atëherë do të kuptoni se kini dalë jashtë vathës. Kur tërë kombet hapnë sytë dhe njohën vehten e tyre. Juve s’jeni grekë, sado që thuani. As grekët s’ju ngjasin përveç se për të punuar për qëllimet e tyre të pambaruara. Neve ju quajmë vllezër prej një nëne dhe prej një babe. Juve pse hiqeni të 29


AT E BIR PËR MËMËDHENË

huaj?? Këshilla jonë e funtëme është që të dëgjoni me fjalë të buta, e mos kërkoni që tu tregojmë stapnë që ka dalë ngaj xheneti. Po guverna Otomane pse fle e gjora? Si ka vajtur akoma era e këtyre mikrobeve që duanë ti lërojnë trupin gjer ti bëhen plagë të pa shëruara ? Ilaçi është i fortë dhe i përzjerë me dy lëndë kimike. Një e çkulur e komitve grekë dhe e dyta, një e futur zyrtarisht gjuhën shqipe në shkollën greke të Dardhës dhe pastaj le të mos e ngjasin në janë të zotët. Po për këto të gjitha s’është mjaft ky zë që këtej, lipset dhe zëri i shtypit të brendëshëm. Ku janë zotimet që na dha Korça për Dardhën? Detyra jonë është në duartë e shtypit. Për problemin e shoqërisë “Besa-Besën” edhe të gazetës Josifi u drejtonte një lutje shqiptarëve të Amerikës: Të ndershëm Atdhetarë! Qëllimi i gazetës “Dielli e Flamuri”, të së vetmes gazetë shqipe në botën e re ku lulëzojnë dhe mbretërojnë të gjitha përparimet e njeriut, është të përngjallë ndjenjat kombëtare midis atdhetarve të vërtetë, duke u rrëfyer udhën e drejtë ku duhet të udhëtojnë për interesin e vet dhe të kombit të tyre, si dhe të mbrojnë interesat kombëtare nga çakenjtë që presin të na gëlltitin kufomat tona. Gjer më sot jemi munduar bashkë me juve, jemi përpjekur kundër ndalimeve dhe shtrëngimeve të pareshtura po bashkë me juve. Shqiptarët e Amerikës 30


faqe të gazetave “Dielli”, prill qershor 1910. Boston, Mass


AT E BIR PËR MËMËDHENË

muarën famë dhe nderohen prej vllezërve të tyre. Tani gazeta “Dielli dhe Flamuri” gjendet në rezik që të humbasë dritën e shkëlqyer. Në vent që ato të përparojnë po mbeten prapa, si shoqërija dhe “Dielli e Flamuri” Famën, nderë, shpresat dhe shërbimin që i bën gazeta Atdheut me të shtupurit e saj do ti çvendosë turpi dhe çnderimi. Armiqtë tanë do gëzohen dhe do thonë 30.000 shqiptarë në Amerikë s’ishin të zotët të mbajnë një gazetë. Kështu pra, ju lutemi të gjithë atyre që na kanë ndihmuar gjer më sot, të na ndihmojnë dhe këtej e tutje. U lutemi dhe atyre që s’na kanë ndihmuarë të na ndihmojnë për të forcuarë shoqërinë “Besa-Besën” dhe gazetën “Dielli e Flamuri”. Si shihet midis problemeve të shumta që kishte shoqëria “Besa–Besën” dhe gazeta “Dielli e Flamuri” Josifin dhe Konicën i preokuponte shumë shtimi i anëtarëve të rinj dhe pajtimi në gazetën “Dielli e Flamuri”. Lidhur me probleme të kësaj natyre Josifi ka shkruar më 19 mars 1911 për veprimet e pleqësisë së Shoqërisë “Besa-Besën”. Që kur na i dhanë këtë barrë të rëndë dhe gjer më sot antarët e kryesisë të shoqërisë “BesaBesën” janë përpjekur me ç’do mënyrë që të lartësojnë famën e shoqërisë dhe të gazetës “Dielli e Flamuri” dhe këtë detyrë e bëmë, sa që sot na njohën në botën e qytetëruarë. Kjo detyrë su bë vetëm nga ne, po dhe nga bashkëatdhetarët tanë. Faik Bej Konica dhe i përndershmi At. F.S. Noli, që u përkujdesën të dy për të bërë meting32


Sotir V. Pani

jet. Verën e shkuarë duallëm të dy bashkë me Faik Bej Konicën nëpër tërë zonat e shqiptarve që të mblithnim pajtimet e vjetra dhe të shkruanim antarë të rinj, por nga 1000 e ca shqiptarë që janë në Boston vetëm ata që kanë qënë që më parë na dhanë të holla, se ata janë mësuar të japin për Kombin e tyre. Nga Bostoni u ngëthyemë pa bërë gjë dhe shpresat që kishim na u prenë. Pastaj u muarëm vesh me Faikun që të vinte kudo që banonin shqiptarë. Kështu pas disa ditësh ay u nis Bedfort Maine, që të bënte anëtarë të rinj për shoqërinë dhe për gazetën. Për fat të keq nuk u shkrojt asnjë anëtar. Shqiptarët e gjorë u fshehën se kishin frikë mos u shkruheshin emërat e tyre që ti mernin ushtarë për në Jemen. Gazeta qëndroj për ca kohë pa u botuar. Si ju prenë shpresat atdhetarit tonë se shqiptarët nuk qenkërkan ashtu si kishte dëgjuar, Konica dha demicjen, mirë po ishte i dëshpëruar që nuk po botoshe gazeta, gjumi nuk e zinte, buka si shijonte, qelli i këthjellët i dukej i vrerët, nga që mbetëm pa gazetë dhe ca më tepër kur Shqipërija po digjej më të katër anët nga topi i Xhon Turqve. Duhej gazeta! E cila nuk do vihej në udhë po të mos përkujdeseshin pleqtë. Duke shtuarë të hollat e tyre të cilat u dhanë për gazetën nga Manaxheri Xhel Sotiri, sekretari Goni Adams plak. Stavre Mihali plak, dhe nga unë. Përveç nesh dha të holla dhe i çkëlqyeri Thimi th. Katundi, kështu që gazeta dolli dhe po vazhdon të dalë. Kur pamë që udhëtimet e manaxherit në 33


AT E BIR PËR MËMËDHENË

fshatrat e Bostonit nuk dhanë pemë, atëherë për të mbledhur të holla nga pajtimet, zgjodhëm nga një përfaqësues në çdo zonë ku ndodheshin shqiptarët, të cilët do shkruanin antarët e rinj e do mblithnin të hollat e pajtimeve në gazetë, që kështu do të forcohej arka e shoqërisë dhe ashtu u bë. Fama e shoqrisë u përhap në çdo anë dhe emri saj u dëgjua. Veprimet e saj u përmendën në qarqe miqsh dhe armiqsh. Për provë kemi gazetën “Times”, e cila përmendi mitingjet tona dhe ajo nuk u vuri veshin gazetave të Xhon Turqve si “Sabah-u” dhe na përiroj për informatat që i dhamë për organizatën e shqiptarve të Amerikës. Nga ana jonë bëmë sa mundëm. Mbetet për shqiptarët të mos e lënë të vdesë shoqërinë “Besa-Besën” e cila tashi u bë historike. Mbarova dhe u falemderit antarve të shoqërisë dhe pajtimtarve të gazetës “Dielli e Flamuri” të cilët na përkranë të kapërxejmë me mundime vështirësitë këtë mot. Nga këta dy artikuj të sipërm kuptohet se ç’vështirësi të shumta u dilnin Josifit e Faikut dhe anëtarëve të kryesisë së Shoqërisë “Besa-Besën” për të mbajtur shoqërinë dhe botimin e gazetës “Dielli e Flamuri”. Përpjekjet e Josifit për mësimin e gjuhës shqipe në Dardhë ishin të vazhdueshme dhe këmbëngulëse, prandaj dhe kritikat e tij ndaj grekomanëve të Dardhës që pengonin mësimin e shqipes ishin gjithashtu të pandërprera. Në gazetën “Koha” që nxirrte Mihal Gramenoja në Amerikë, Josifi kritikonte 34


Sotir V. Pani

ashpër disa dardharë si Thoma Qanon, Ligor Vishnjen e Donin e Dakut. “Jemi mirë ! Megjith që nuk na i duani shëndetin se jemi shqiptarë siç kemi lindur. Zotërinj! Habitemi me paudhësitë tuaja. Vllazërija mirëbërse e dardharve, pati mirësinë të zbukuronjë fshatin tonë me të hollat e saj, duke dashur të ngrerë një vartore të bukur dhe për shëndetin e ndenjësve, por juve e ndaluatë atë me anë të peshkopit të Kosturit. Pse vallë e ndaluatë? Se mbishkrimi do të jetë me shkronja shqipe dhe se kjo na qenkërka mëkatë e pa ndjerë.? Kështu u tha Agjios Kosturios, armiku i gjuhës sonë? Zotërinj! Pse i gënjeni gratë dhe ca pleq të paditur, e u thuani se po të shkruhet shqip mbishkrimi i vartores, do të na mallkonjë patriku dhe të vdekurit do bëhen Lugetë. E po më të bukur lugetë se’çini vetë a mundet të ketë? Kini të drejtë të bëni si të munteni, se kini gjetur shesh e bëni përshesh. Po tja u kishim dërguarë zotërisë suaj të hollat isha i sigurtë se të vdekurit nuk do të bëheshin lugetë. Po ta dini se këtu në Amerikë nuk ka mushka që ti gënjeni juve. S’ju janë mjaftë pyjet e Dardhës që i shitët? S’ju janë mjaft luadhet e Llofkës e të Propasit që ja u shitët vëllhëve për gjalpë? S’ju janë mjaft të hollat e vakëvëve e të komunitetit grek që i hëngrët kaqë kohë? Po duani të hani dhe të hollat e dardharve të Amerik? Jo! Si hani dot, si ngjironi. Shumë herë ju kemi shkrojtur dhe u kemi lajmëruar nëpër gazetat që të hiqni dorë nga ligësitë, po ju 35


AT E BIR PËR MËMËDHENË

z’duani të dini se ju ka plasur cipa. Ta dini! Në mos ju pëlqen tu varrosin në vartoren e shqiptarve, mundet të lini dhijatë në shtëpitë tuaja që tu mbulojnë në kroj i Kondës kur të vdisni. Zotërinj! Ne që jemi shqiptarë. S’bëhemi grekë. Në Dardhë s’ka grekë. Vetëm një Mitro i ardhur në Dardhë është grek. Si nuk menjtoji që një gjë që mbillet, do të koret, por në mos dhëntë shumë do japë pak prodhim. Ja ku ju japim zë për të pastajmen herë, Se po mos hiqni dorë nga djallëzitë dhe paudhësitë, do ta ndrojmë dhe ne fletën. E dini juve, dhe ne e dimë, se s’kemi ç’tju bëjmë që nga Amerika, po që tani e tutje do mos lëmë gazetë shqipe pa ju vëmë, jo në një numur po në shumë numura. Po sido që tu çnderojë njeriu juve s’kini turp, se u ka plasur cipa. Juve ini të dobët. Më kini dërguarë shumë letra dhe disa postalla pa nënëshkrimin tuaj, e me shkronja të shkrojtura ndryshe që të mos u kuptojmë se cilët ini juve që më shkruani. Unë s’jam doç greku e gjakpirës, dhe kur i shkruaj ndonjë armiku të kombit shqiptar vë dhe nënëshkrimin tim se e kam faqen e bardhë si një shqiptar i kulluar. More të mallkuar mblithni mentë, se kur tu vijnë mentë do mos ja u hanë as qentë. (shkruar te Dielli 23-6-1911)

Përveç punës që bënte Josifi për të bindur dardharët që banonin në Dardhë lidhur me rëndësinë që kishte mësimi i gjuhës amtare, të njëjtën gjë bënte dhe me disa dardharë dhe shqiptarë që jetonin e punonin në Amerikë. Dhespotët e Greqisë mallkonin gjuhën 36


Sotir V. Pani

shqipe, ndaj dhe mjaft shqiptarë besimtarë dhe të paditur u besonin dhespotëve e priftërinjve dhe mendonin dhe punonin më shumë për të ndërtuar kisha se sa për të ndërtuar e hapur shkolla, ku fëmijët të mësonin gjuhën amtare. Duke kritikuar dhe ironizuar armiqtë e gjuhës Josifi shkruante në shtyp: “Juve nuk dini se kush është më e rëndësishme për një popull, “Gjuha apo Feja”. E që ta mësoni këtë, pyesni një amerikan të mësuar e të zgjuar, se kush është më e lartër, gjuha apo feja? Jam i sigurt se ay do tu thotë gjuha. Po në qoftë se do pyesni shokët tuaj, ata do tju thonë feja. Unë ju këshilloj, - shkruan Josifi me ironinë e tij të hollë, - Mos bëni banjë me ujë të ngohtë se u del vaji pagëzimit”.

Shkolla e Dardhës në vitet ‘30-të

37


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Foto 1917

38


Sotir V. Pani

Nga këto shkrime dhe të tjera përpjekje kuptojmë fare mirë se veprimtaria e tij publiçistike i ka kushtuar një rëndësi të madhe mësimit të gjuhës shqipe dhe çeljes së shkollave Shqip. Në disa letra që u ka drejtuar patriotëve shqiptarë Josifi trajton pikërisht këto probleme. Josifi shkruante për ndihmat që kishte dhënë klubi “Përparimi” i dardharëve për mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e Dardhës. Për Normalen e Elbasanit Josifi ka pasur korrespodencë me Sotir Peçin lidhur me nevojat e kësaj shkolle për pajisjen e laboratorëve me mjetet e nevojshme. Me përpjekjet e Josifit dhe të mjaft dardharëve patriotë, sidomos të djemve anëtarë të klubit “Përparimi” më 1917 u çel në Dardhë shkolla e parë shqipe me mësues patriotin Leonidha Çikën. Brenda një kohe të shkurtër ajo përparoi dhe që në vitet e para tërhoqi shumicën e

Shkolla e katundit Sinicë, ndërtuar më 1917 prej Shoqërisë “Përparimi” të Amerikës.

39


AT E BIR PËR MËMËDHENË

fëmijëve të dardharëve, ndërsa shkolla greke u mbyll. Në shkollën që ndërtoi në vitin 1924 shoqëria e dardharëve “Bleta” me qendër në Amerikë kanë mësuar gjuhën shqipe dhe kanë marrë arsim qindra fëmijë të dardharëve. Në atë shkollë kanë dhënë mësim arsimtarët dardharë: Lonidha Çika, Sotir Niçi, Efthimi Niçi, Dhimitër Kere, Sotiri Zengo, Mihal Pani, Jorgji Balli, Shadije Batelli, Donika Kere dhe mësuesit korçarë Mantho e Dhora Dono. Na vjen shumë keq që prej vitit 2004 ajo shkollë e bukur që e ndërtuan gjyshërit e prindërit tanë kurbetllinj rri e mbyllur se tani në Dardhë s’ka fëmijë, mbasi njerëzit janë larguar nga fshati e kanë shkuar në Korçë e Tiranë, por dhe në kurbet në Greqi, Amerikë e vende të tjera. Në Dardhë kanë mbetur nja 25 banorë të moshuar. Të gjithë dardharët dëshirojnë që ndërtesa e shkollës të qëndrojë më këmbë duke gjetur rrugët më të mira për ta mirëmbajtur atë. Eshtë një gjë me vlerë dhe dinjitoze që brenda në shkollë të ngremë muzeun e fshatit, ku të pasqyrojmë historinë e Dardhës dhe përpjekjet që kanë bërë dardharët si për zhvillimin e fshatit dhe të arsimit. Shkolla e Dardhës ka qenë një fidanishte ku u përgatitën filizat e dardharëvë që ndoqën shkollat e mesme dhe universitetet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Përulemi me respekt dhe nderim përpara dardharëve që janë përpjekur për zhvillimin e arsimit dhe ndërtimin e shkollës së bukur, e cila duhet të mbetet një monument plot dinjitet në Dardhë.

40


Sotir V. Pani

Kap. 5 Josifi në Shqipëri më 1907 dhe përsëri në Amerikë Në muajin mars të vitit 1907, pas katër vjetësh mërgimi në Amerikë, Josifi u kthye i përmalluar në Shqipëri për të parë njerëzit e dashur: babanë, gruan, djalin dhe dy vajzat. Katër vjet kishin fluturuar si era. Dhe ja i biri, Vasili, tani ishte bërë goxha djalë, 12 vjeç. Midis të tjerave dhe një nga arsyet e ardhjes së Josifit ishte që ta merrte të birin me vete kur të kthehej në Amerikë. Gjatë kohës që qëndroi në Dardhë, Josifi u kujdes veçanërisht për vajzën, Ollgën, e cila vuante nga disa plagë që kishte në duar. I bindur se duhej një mjekim i specializuar, e shpuri të bijën në Athinë, në Greqi, për t’u mjekuar. Atje u takua me disa patriotë shqiptarë që jetonin aty dhe punonin për Shqipërinë. Ata i dhanë në mirëbesim materiale të shkruara për t’i çuar në Shqipëri, por kjo punë ishte me rrezik. Pero Korçari, një dardhar që punonte në Athinë e lajmëroi Josifin se e gjurmonin grekët dhe e këshilloi të largohej sa më parë nga Greqia. Josifi i bleu së bijës një fustan me astar, ku futi dokumentat që i dhanë dhe e porositi vajzën që po t’i afrohej njeri i panjohur të mos qëndronte ta prekte. Nga Athina shkoi në Selanik, pastaj në Follorinë dhe bashkë me vajzën shkuan në Korçë. Aty Josifi u takua me Mihal Gramenon dhe Themistokli Gërmenjin dhe pas kësaj, u ngjit në Dardhë. Si 41


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Josif L. Pani 42


Sotir V. Pani

ndenji dhe ndonjë muaj në shtëpinë e tij e si shëtiti plot nostalgji anembanë fshatin e dashur, erdhi koha që të nisej për në Amerikë, bashkë me djalin, Vason. Gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri Josifi pa nga afër gjendjen e vendit dhe të popullit që vuante ende nën sundimin otoman. Reformat e Xhonturqve nuk kishin sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm. Pengesat për hapjen e shkollave shqipe, për lirinë e shtypit etj., sa vinin e shtoheshin. Duhej bërë një punë e madhe për pavarësinë e vendit dhe për ruajtjen e Shqipërisë nga pretendimet dhe nga copëtimet prej sllavëve dhe grekëve. Më 30 shtator 1907 Josifi bashkë me Vasilin u ndanë tërë lot nga njerëzit e dashur dhe shkuan në Selanik. Prej aty u nisën për në Francë e që atje në Amerikë. Me t’u kthyer në Amerikë, Josif Pani iu përvesh sërish punës atdhetare në mbrojtje të interesave jetike të Shqipërisë. Përpjekjet e armiqve të vendit tonë ishin të vazhdueshme dhe plot dinakëri. Grekët tërhiqnin në anën e tyre elemente të lëkundur shqiptarë që t’ua kundërvinin bashkatdhetarëve që punonin për kombin shqiptar me besnikëri e guxim. Propaganda kundër Shqipërisë në shtypin grek ishte e dendur. Ata kërkonin Vorio-Epirin dhe pengonin mësimin e gjuhës shqipe. Siç e pamë edhe më sipër, pena e Josifit ishte e mprehur mirë. Ironia dhe sarkazma e tij i thumbonte keq dhe i tërbonte armiqtë e kombit dhe grekomanët e Dardhës. Këshillat e tij me vlerë tregonin rrugët që duhet të ndiqnin shqiptarët, sqaronin situatat, mobilizonin njerëzit për të zgjidhur problemet. 43


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Ai ishte i rreptë me armiqtë, por i drejtë me njerëzit e ndershëm e patriotë. Atë e kanë dashur dhe respektuar e dëgjuar shqiptarët e vërtetë. Josifin e prisnin me kënaqësi kur shkonte në shtete të ndryshme të Amerikës, ku kishte grumbullime të emigrantëve shqiptarë dhe si konferencier i “Vatrës” u fliste për Atdheun, për ndjenjat kombëtare e për situatat që kalonte Shqipëria. Konica shkruan te “Dielli”: “Josif Pani, një nga kontrollorët e “Vatrës” rëndon nga socializma dhe është shumë i dashur në qarqet shqiptare ku sensi i tij i humorit gëzon shoqërinë.” Skënder Petro Nini Luarasi në revistën “Nëndori”, prill 1960, f.27, ka shkruar: “Që në fillim të shekullit të 20 në Amerikë gjejmë kudo social-demokratë të hikur ngaj Gjermanija. Në klubet e tyre bisedohej për ngjarje shoqërore e politike. Në ato klube vinin mik pas miku dhe njerës me kombësi të tjera. Ndër shqiptarët Josif Pani nga Dardha me punë në Worcester, Mass. Tërhoqi pas Mihal Gramenon, Jorgji Sevon që se mbushte motnë kurrë në një qytet, e munt të themi plotësonte trion shqiptare në rrethin e social demokratëve të emigruar në Amerikë.” Vëmendje të veçantë ka treguar për forcimin e dashurisë e mirkuptimin midis shqiptarëve. Ai i thoshte Kristo Floqit duke e këshilluar: “Kristo! Kur vete shëtit nëpër kollonitë shqip44


Sotir V. Pani

tare për të mbledhur të holla për gazetën tënde “Zëri i Amerikës” të mos futësh spica nëpër atdhetarët se që ky është i këtillë dhe ay i atillë. Se ato janë intriga. Kur neve çanim baltën dhe dëborën, për gazetën “Dielli” zotërija jote flinte. Ne punojmë dhe i shërbejmë atdheut pa rrogë, kurse ti u pagove me të tepërt.” Josifi ishte nga ata shqiptarë që mendonte ç’do të jepte për atdheun dhe jo çdo të merte duke punuar për të. Këtë parim e mbajti tërë jetën, por e trashëgoi dhe i biri Vasil Pani. Ai lexonte shtypin, ndiqte me kujdes situatat politike që zhvilloheshin në Amerikë, në Shqipëri dhe gjetkë. Nga analizat që bënte nuk kishte shpresë që Shqipëria do të shpëtonte nga robëria e Turqisë me ndihmën e lidhjeve që mund të bëheshin ndërmjet shteteve të Ballkanit kundër Turqisë dhe shkruante: “Shqiptari e ka për natyrë që ti shkëlqejnë armët e tija, të qytetërohet dhe ti thyejë kokën çdo Armiku. E kemi për detyrë të vdesim me nder si shqiptarë, e mos na gënjenjë kurë mendja se ata do duanë të mirën tonë. Ja çuarë të mirë do na bëjnë ata tre fqinjët, do na zaptojnë, do na coptojnë dhe çdo shqiptari do ti presin gjuhën po të flasë shqip.” Në një debat që u bë në një mbledhje të shqiptarëve për qëndrimin që duhet të mbante Shqipëria: “Të qëndronte me Turqinë apo të pranonte të lidhej me Serbinë, Bullgarinë, Malin e zi e Greqinë kundër Turqisë?”, sigurisht që Josifi ishte kundër kësaj lidhje45


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Gazeta “Dielli”, 16 janar 1913, vol. IV, Boston Mass

46


Sotir V. Pani

je, si është shprehur dhe më sipër. Por dhe shumica e pjesmarrësve në këtë mbledhje ishin të një mendimi me të e nuk duhej të binin pre e dinakërisë sllavo– greke. Ndërsa Athanas Kristoja u ngrit dhe kundërshtoi duke mërmëritur disa fjalë pa lidhje që u kuptua se ai arsyetonte kështu: “Duke menduarë se myslimanët e Shqipërisë do lidheshin me Turqinë, katolikët me Malin e Zi, atëherë ç’duhet të bënin shqiptarët Ortodoksë? Ata duhet të bashkoheshin me Greqinë.” Me të dëgjuar këtë arsyetim të Athanasit, Josif Pani u ngrit e me zë të ndezur nga zemërimi foli shkurt: “Nuk kisha qëllim të flisnja, por fjalët e këtij njeriu më çkulën nga vendi e më suallë në platformë. Ky njeri është grekoman, nga ata që tradhëtojnë vendin e tyre, mos e dëgjoni ç’thotë, se truri i tij është i ndryshkur.” Josifi e mbaroi fjalën e tij në mes duartrokitjesh entuziaste. “Poshtë grekomanët! Poshtë tradhëtarët! Rroftë Shqipëria!” Dhe salla gjëmonte nga duartrokitjet… Josifi, jo vetëm shkruante bukur, po ishte dhe orator i mirë e me fjalimet e tij elektrizonte dëgjuesit. Mbas tij e mori fjalën F.S. Noli, që lexoi një rezolutë për çështjen që diskutohej, e cila u miratua me duartrokitje. Pas rezolutës iu dërgua një telegram sulltanit ku i kërkohej që të mos lejohej copëtimi i Shqipërisë nga shtetet fqinje. Telegramin e firmosi At Fan Noli dhe At Naum Cerja, që të dy klerikë. Sherif Pasha iu përgjigj telegramit dhe i përgëzoi shqiptarët për përpjekjet e tyre. 47


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Josifi arsyetonte në këtë mënyrë: Në qoftë se lidheshin serbët me bullgarët e grekët kundër Turqisë, rreziku do të ishte i Shqipërisë, por po të lidheshin Bullgarët me Turqinë e t’i binin grekut, shqiptarët do të përfitonin, se grekët do të mundeshin. Atëherë Shqipëria do të kishte rastin të godiste grekun dhe t’ia merrte ato vende që i kishte të vetat. Një kritikë të fortë Josifi u bën korçarëve të Selanikut, të cilët i kishin bërë një telegram Edward Grey-t, ministrit të jashtëm të Anglisë, ku i kërkonin që Korça të mos mbetej e Shqipërisë, por t’i jepej Greqisë nga Konferenca e Ambasadorëve, se përndryshe do të derdhnin dhe pikën e fundit të gjakut. Josifi shkruan në shtyp për këta: “Si nuk kini turp ju disa korçarë që bëni këto propozime? Po dofta i bëni nga frika ose me nxitjen e grekve, me qenë se banoni në Selanik. Neve ju sigurojmë se Korça nuk është e varur në pesë korçarë të krimbur e të shitur dhe as që ka fuqi fjala e juaj. Zoti Edward Grey me dipllomatët e tjerë s’ja u varin torbën juve. Konferenca e Ambasadorve mori telegrame nga shqiptarët e Amerikës, të Rumanisë, të Misirit dhe nga të gjitha kollonitë e botës shqiptare. Ne e kemi mësuarë fort mirë që mijra korçarë të Korçës dhe fshatrave rreth Korçës nuk duanë as ti shohën sytë grekut dhe duanë pa fjalë që këto vende ti mbeten Shqipërisë, si Janina, Korça, Shkodra, Manastiri, Ysqypi. E di gjith bota që këto vende janë të Shqipërisë. Janë tonat, prandaj do ti trashëgonjë Shqipërija për jetë. Protestimet që dërguanë shqiptarët e jashtëm kur48


Sotir V. Pani

doherë kanë rëndësi të madhe. Jashtë njerëzit janë të lirë të flasin si të duanë e si duhet. Jo protestimet e dy ose tre të poshtërve grekomanë të cilët shtrëngohen me pair të thonë fjalë të pa qëna. Apo se di Evropa që Korça është thjesht shqiptare dhe që atje s’ka asnjë grek? Por sado tradhëtira që të bëni për vendin tuaj, nuk do tju shkojnë aspak, se s‘kini të drejtë. Çuditemi si nuk menjtoji për nesër, kur të ngrihet flamuri i SkënderBeut në Korçë dhe në të katër vilaetet e Shqipërisë. Atëherë me ç’sy e faqe do dilni përpara vllezërve tuaj? Mundet të thuani se ishit të gënjyerë dhe që tani e tutje u bëtë shqiptarë të flakët. Vërtet dhe kjo mundet të ngjasë, se njerzit pa cipë dhe me ndjenja të dobta janë gati të shesin dhe trupin e tyre për një metelikë të bardhë.” Meqënëse grekët nuk gjetën mbështetje në Shqipëri dhe protestat e emigracionit shqiptar qenë të forta kudo që ata ndodheshin, agjentura greke përdori gjerësisht dërgimin e telegrameve të fallsifikuara, duke rekrutuar disa shqiptarë në nja dy shtete të Amerikës që të protestonin në Konferencën e Ambasadorëve e të kërkonin nga ajo që Korça t’i mbetej Greqisë. Federata “Vatra” me shqiptarët besnikë iu përvesh një pune të madhe për demaskimin e intrigave të grekëve. U godit ashpër organizata e Vorio-Epirotëve që i kërkonte konferencës së Ambasadorëve, bashkimin e Vorio-Epirit me Greqinë. “Vatra” organizoi në mjaft shtete të Amerikës ku kishte më shumë emigrantë shqiptarë mitingje protestash. Në 49


AT E BIR PËR MËMËDHENË

mitingje flisnin oratorët shqiptarë e demaskonin qëllimet e grekëve. Më 2 shkurt 1913 në Boston u bë një miting i madh për të dënuar pushtimin grek të Korçës dhe të atyre grekomanëve që dërgonin telegrame në forumet ndërkombëtare që të mbështetnin këtë pushtim. Në këtë miting, që e drejtonte Kristaq Kirka, folën disa shqiptarë e midis tyre dhe Josifi, i cili edhe në shtyp ishte vërsulur kundër grekomanëve. Letra që lexoi ai në miting i kishte ardhur prej një shqiptari nga Filipjadha. Ajo tregonte për përdhunimet që u bënin grekët grave dhe vajzave shqiptare. Kjo letër revoltoi demostruesit. Fjalimi i Josifit i bëri të qanin njerëzit që e dëgjonin. Të gjithë folësit dënuan me forcë të madhe pushtimin e Korçës nga grekët. Në miting foli dhe Fazlli Frashëri, Pandi Papaliloja, Hamit Lumi, Mihal Kozmoja e disa patriotë të tjerë. Aktiviteti i zyrtarëve të “Vatrës” kurdoherë ka qenë i madh dhe me shumë përkushtim, për çështjen shqiptare. Protestat zyrtare në forumet ndërkombëtare, dërgimi i përfaqësuesve të saj në Konferencën e Londrës dhe në Konferencën e Paqes në Paris, kanë qenë të kujdesshme e me njerëz kompetentë të shkathët në diplomaci si Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Noli etj. Po ashtu dhe Kostë Çekrezi si përfaqësues i shqiptarëve ka luajtur një rol të madh pranë Shtëpisë së Bardhë me kongresmenët amerikanë për çështjen shqiptare e sidomos për moscopëtimin e saj nga fqinjët. Mbështetja që i bëri presidenti i Sh.B.A-ve Willson çështjes shqiptare ishte mjaft e fuqishme dhe me ndikim. Këto probleme janë trajtuar me hollësi në librin “Federata Panshqiptare “Vatra” dhe në doku50


Sotir V. Pani

menta të tjera historike. Në këtë kohë luftohej jo vetëm kundër Greqisë, por dhe kundër Malit të Zi, i cili donte të merrte Shkodrën. Shqiptarët luftuan heroikisht me armë në dorë kundër të gjithë armiqve që deshën ta copëtonin e të ndanin në mes tyre vendin tonë. Ata u drejtuan pushkën andartëve grekë, serbëve e malazezëve. Për të treguar trimërinë e bashkatdhetarëve të tij Josifi shkruan në gazetën “Dielli” artikullin “Si ra Janina!”, ku përshkruan me ngjyra mjaft të ndezura trimërinë e shqiptarëve, vetmohimin dhe qëndrueshmërinë e atyre që i bënë grekët të villnin gjak. Duhet theksuar se në ato kohë të turbullta djemtë e “Vatrës” ditën të orientoheshin drejt e me pjekuri politike në konjukturat që sillnin ngjarjet e vrullshme. Kjo i kushtohet një ngjarjeje shumë të madhe- Idealit të palëkundur për mbrojtjen e Mëmëdheut. Qeveria e Ismail Qemalit brehej nga elementë antishqiptarë. “Vatra” e mbështeste rolin dhe mençurinë e tij, por ajo nuk mënonte edhe që të mos pajtohej apo t’i kundërvihej për disa çështje. Bejlerët e Pashallarët mundoheshin të mbanin priviligjet e tyre ndaj dhe sillnin ngatërresa të mëdha. Esat Toptani luftonte me çdo mënyrë të bëhej zot i Shqipërisë së Mesme dhe s’kishte asnjë kundërshtim që Shqipërinë e Jugut ta merrte Greqia. Për këtë ai u dekorua nga mbreti i Greqisë, Kostandini. Në rrethanat shumë të rënduara që kalonte Shqipëria, Fuqitë e Mëdha vendosën që të dërgonin aty Princ Vidin si mbret të Shqipërisë. Disa kanditatura të tjera për persona me origjinë shqiptare, por në shërbim të Turqisë e të Egjiptit, u hodhën poshtë. 51


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Më 1914 “Vatra” e mbështeti ardhjen e Vidit si mbret, sepse konsideronte se ai do të bëhej udhëheqës i Bashkimit Kombëtar dhe i progresit material e moral të popullit shqiptar. Veç kësaj pritej që ai si evropian do të ndikonte për të afruar e lidhur Shqipërinë me Evropën duke e shkëputur përfundimisht nga Orienti që i kishte shkaktuar plagë të rënda, vuajtje e shtypje pa mbarim. Një mbret i krishterë me siguri do të kishte përkrahje më të madhe nga Evropa. Shpresat që ngjalli Princ Vidi për shqiptarët se ai do të drejtonte vendin në mënyrën e duhur mbi bazë ligjesh e prirjesh perëndimore nuk u realizuan plotësisht. Një nga gabimet e tij ishte se në përbërjen e qeverisë mbajti disa pashallarë e feudalë që nuk ishin dalluar për patriotizëm. Mes tyre ishte Esat Toptani që në këtë rast bën një shembull tipik. “Vatra” me objektivitetin e saj pati kritika ndaj Vidit. Veç të tjerash, qeveria e Vidit me Turhan Pashën në krye kishte ndër mend t’i bënte lëshime Greqisë lidhur me tokat dhe kufinjtë e jugut të Shqipërisë. Kjo i indinjoi shqiptarët e Amerikës dhe “Vatra” protestoi. Megjithatë ajo nuk donte që Vidi të largohej nga Shqipëria me shpresë se do të reflektonte ndaj kritikave dhe do të udhëhiqte kombin në drejtimin e duhur. Në të vërtetë edhe rrethanat politike të kohës nuk favorizuan aspak mbretin Vid dhe misionin e tij. Në Shqipërinë e Mesme, të zhytur në kaos shpërtheu kryengritja pro turke e fshatarësisë e udhëhequr nga Haxhi Qamili, që u quajt kryengritja e rrebelëve. “Vatra” e kuptoi rrezikun që kanosej si nga andartët në jug, ashtu dhe nga rrebelët në Shqipërinë e Mesme. Për këtë filloi të merrte masa të ngutshme e 52


Sotir V. Pani

të guximshme, deri në thirrjen e vullnetarëve për të shkuar e për të luftuar me armë në Shqipëri. Komisioni që merrej me regjistrimin e vullnetarëve përbëhej nga Josif Pani, Mihal Kreshpanji, Mazllëm Panariti, Vangjel Sotiri. Në ato ditë të vrullshme Josifi thërriste: “Atdheu është në rrezik! Ejani të shkojmë në Durrës.” Vasil Pani, Petraq Kolonja e Dalip Demoja ishin nga të parët në listën për të shkuar vullnetarë. Disa vjet më vonë At Naum Çerja do të shkruante në gazetën “Drejtësija”: “Josifi nuk e kurseu djalin e tij, po e bëri theror në alltarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoj shpresëngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19-vjeçar, të mbronjë truallin e shenjtë të atdheut me kranorin e gjakun e tij. Ja këto janë pro-

Vullnetarët e Boston-it Mass.

53


AT E BIR PËR MËMËDHENË

va patriotizmi, të tillë janë patriotët e vërtetë. Rebelët donin “Babën” ata lëftonin për Sulltanin me flamurin e Turqisë dhe nuk deshin mbret Vidin. Gazetat Sllavo Greke i shanin shqiptarët, i quanin egërsira që s’munt të zbuteshin e të qeverisnin vendin, se shqiptarët kurë s’mundet t’i binden një mbreti europjan, se ky kërkon tu mësojë gjuhën shqipe të mëmës së tyre dhe të tjera akuza. Për këtë problem në artikullin, “Fjalët e armiqve na duallë”, Josifi shkruante më 1914: “Neve nuk na vjen mirë kur na shajnë me të këtilla fjalë, prandaj i quajmë këta gazetarë armiq të Shqipërisë, por mjerisht disa nga të thënat e tyre duallë të vërteta. Egërsirave turkomane nuk u pëlqen të kemi një mbret evropjan, por u pëlqen të qeverisemi prej Grekve, Serbve, e Malazezve nga shkaku se disa pashallarë, kryetarë të turkomanëve u shitën për disa mijra lira në fqinjët tanë. Pasi gjakpirsit i futën lirat në xhep, zunë të gënjejnë shqiptarët fanatikë se ky mbret që kemi në Durrës nuk na bën se është kaur dhe do të na ndrojë dinë (Fenë) duke na mësuar gjuhën shqipe. Prandaj O burrani! Rëmbeni armët që ta dëbojmë se ndryshe do bëhemi kaurë. Në vent të këtij mbreti të sjellim një Anadollak ose një Arab për mbret së kështu do të shpëtojmë dinë. Turkomanët e verbër u bindën dhe menjëherë i aruanë vrasjet e therjet që bënë ballkanasit në Shqipëri. 54


Sotir V. Pani

Dëgjoni o turkomanë! Pashallarë, Belerë dhe Hoxhallarë. Ju kanë gënjyerë që të vriti për babën i cili kurrë nuk mund të ngëthehet në Shqipëri. Këshillonjësit tuaj mundohen që tu nxjerën sytë, ata rojnë në Europë me gjithë të mirat e tyre, por si mjer juve që do të bini robër të Malit të Zi, Serbit e grekut. Neve u përpoqëm tu shpëtojmë nga thika e Ballkanasve, po të mos na dëgjoni, më qafë paçi veten dhe fëmijët tuaj.” Gjatë luftës së përbotshme, Josifi u sëmur e bëri tri operacione që ia dobësuan shumë shëndetin, por nga puna patriotike nuk u tërhoq. Herë pas here shkruante në shtyp e sidomos në gazetat “Dielli” dhe “Koha” kundër armiqve të Kombit dhe demaskonte me zotësi dhelpëritë e tyre. Luftën e bënte kundër armiqve të huaj, por dhe kundër atyre që luftonin “Vatrën”, fortesën e shqiptarëve në Amerikë. Josifi shkruante te “Koha”, më 17.7.1915: “Neve edhe s’na është mbushur koka” Kryengritjet që plasën si në jugë e në veri, kanë si qëllim që të shkatërojnë e të përvëlojnë Shqipërinë. Ato janë të organizuara nga tradhëtarët satanikë që të përzënë mbretin. Shtypi i ka kritikuarë pa reshtur të mallkuarit, të cilët shtyjnë popullin fanatik e të paditur që u vranë e u therën me njeri tjetërin. I jati me të birin, vllaj me vllanë. Ay zjar e ato kryengritje vllavrasëse shkakëtuan humbjen e 100.000 burrave, grave, djemve e vajzave. Si dhe foshnjave që u therë nga barbarët kur pinin sisën e nënave të tyre. Jo vetëm nga serbët as nga grekët, z’duhet që 55


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Gazeta “Koha”, 17 gusht 1915, nr. 22

56


Sotir V. Pani

të qahemi e ti shajmë, se këta i njohim që janë, e i dimë që i kemi armiq të mërzitshëm të liq e shekullore, se programi i tyre është që të na shuajnë nga faqja e dheut. Neve nacionalistët duhet që të qahemi, po dhe të druhemi nga tanët se këta na i sollën këto ditë që s’mbeti emër shqiptari pa u dërmuar, dhe sy pa mos derdhur lotë të zeza e të gjakta. Shqiptarë!! Nga këta duhet të largohemi, se këta janë axhentë të armiqve tanë, janë vetëm për famë e jo për punë. Punën e mbarojnë ata të Shkodrës që hanë bukë misri, ata do ta ngjallin Shqipërinë, se ata janë të ndershëm, e jo ata që shëtisin poshtë e lart. Shqiptarë jemi të trembur se mesitet dinake pa ardhur mirë i zunë buxhakët, prandaj mos na vinjë keq, kur të na shesin si shqerat në kasapi, se neve s’na është mbushur koka…” Siç shihet, Josifi godiste të huajt për krimet që bënë në Shqipëri, por demaskonte dhe tradhëtarët e vendit që bashkëpunuan me të huajt e i sillnin mjerime popullit shqiptar, ata bejlerë e pashallarë si Esat Toptani me shokë. Josifi kishte besim te populli fukara që hante bukë nisri. Në këto kohë të trazuara me shumë probleme që po kalonte Shqipëria për të qeverisur vendin, ekzistonin grindje ndërmjet udhëheqësve të partive e grupeve të ndryshme jashtë e brenda vendit. Shtetet fqinje luanin lojën e tyre mbi kurrizin e Shqipërisë. Fuqitë e mëdha nuk i zgjidhnin drejt problemet e saj. Traktati i fshehtë i Londrës ishte denoncuar nga Lenini për pazarllëqet që ishin bërë. 57


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Italia kërkonte të merrte Vlorën, Mali i Zi Shkodrën dhe greku Vorio-Epirin. “Vatra” që ishte në një kuptim të gjerë Qeveri e Shqipërisë në emigracion, jepte porositë e saj dhe dërgonte në Evropë delegatët që të mbronin të drejtat e Shqipërisë. Krijoheshin lidhje midis shteteve e bëheshin lojra diplomatike e politike në interes të fqinjëve e të Fuqive të Mëdha. Hidheshin ide për ta vënë Shqipërinë nën protektoratin e Amerikës ose të Italisë apo të Serbisë. Ndryshonin këto mendime e dilnin të tjera variante si nga patriotët e vërtetë, por dhe nga lakmitarët për pushtet që kërkonin pjesën e tyre. Në këto situata reaksioni grek ishte më i zellshmi e mbillte grindje e përçarje mes shqiptarëve ortodoksë e myslimanë. Grekët si në Shqipëri dhe në diasporë synonin t’i vinin në grindje shoqëritë shqiptare e t’i përçanin ato. Në Amerikë sulmet e grekëve ishin drejtuar sidomos kundër Federatës “Vatra”. Josifi boton gazetën “Sazani” dhe librin “Adreatiku e lufta europiane” Gazeta neutrale “Sazani” që nxirrte Josif Pani kritikonte ashpër përçarësit e “Vatrës”. “Sazani” mbronte çështjen kombëtare e ngrinte zërin për bashkim e bashkëpunim të shqiptarëve, të krishterë e myslimanë si vëllezër për të shpëtuar Shqipërinë e për të mbrojtur shoqërinë “Vatra”. Në atë gazetë vlerësoheshin dhe shërbimet që kishin sjellë dhe disa gazeta të tjera shqiptare, si “Ylli i mëngjezit” e Sevasti Qirjazit që dilte në Jamajka Plein, “Koha” e Mihal Gramenos 58


Sotir V. Pani

Gazeta dhe revista që botoi Josif Pani në Amerikë

59


AT E BIR PËR MËMËDHENË

që dilte në Jameston e ndonjë tjetër gazetë. “Sazani” duke predikuar bashkimin porosiste që shqiptarët të mos ndaheshin prej vëllezërve të tyre dhe të bashkoheshin me grekomanët. “Në ini liridashës, në ini atdhetarë, në ini që e duani Shqipërinë për Shqiptarët, në duani një Shqipëri Europjane, në duani flamurë e të madhit Skënderbe, hidhni prapa krahve mëritë dhe ejani të përqafohemi si vllezër që jemi, për nderë e lavdinë të së mjerës Shqipëri. Sot, - thekson “Sazani”, - nuk duhet të meremi me gjëra personale kur armiqtë po na pregatitin varre, sot është koha për bashkim e bashkëpunim.” Josifi theksonte se “Sazani” është fortesë e çështjes kombëtare në Amerikë dhe do të vërë tërë fuqitë e saj dhe t’i bashkojë tërë Shqiptarët rreth “Vatrës”. Ai si editor i “Sazanit” që doli si gazetë e përkohshme në vitin 1917, ka shkruar mjaft kryeartikuj në të. Në vitin 1917 në Netick botoi librin e vogël “Adreatiku dhe lufta evropiane”. Në parathënien e tij autori shkruan: “Dëshira ime ka qenë kurdoherë e do jetë që si e si t’i shëbej Atdheut në çdo mënyrë të pëlqyerë, ashtu si i ka hije çdo shqiptari me ideal. Mos harojmë se e kemi për detyrë të punojmë për kombin tonë, se detyrën nuk e kemi mbaruar, ashtu si duhet e si na ka hije.” Libri ka 50 fletë me kronika nga ngjarjet e luftës Evropiane. Për botimin e tij ndihmuar rreth 400 shqiptarë emigrantë në Amerikë. Emrat e tyre janë shkruar në 60


Sotir V. Pani

fund të librit. Gazeta “Koha” e Mihal Gramenos e ka uruar Josifin për këtë libër simpatik dhe porositi shqiptarët që ta blenin. “Josifi si patriot i palodhur edhe pse i shtrirë në spital dolli me këtë libër” - shkruante “Koha”. Në revistën që dilte në Shqipëri pas çlirimit, mbi “Miqësinë Shqiptaro-Sovjetike”, të cilën e nxirrte Instituti i Historisë e Gjuhësisë dhe Instituti i P.P.Sh.së janë botuar disa pjesë nga libri “Adreatiku dhe lufta Evropjane”, marrë nga kapitulli “Shkrepëtim dhe erësirë”. Aty shkruhej për simpatinë ndaj sovjetëve në luftë kundër ndërhyrjes së jashtme dhe reaksionit të brendshëm për të përmbysur pushtetin sovjetik. “Në Rusi u ngjall një parti e fortë me emërin “Bollshevike” nën kryesinë e burrit të internuar Nikollaj Lenin. Tërë lëvizjet luftarake u mbaruanë me fitoren e ushtrisë Sovjetike, se lëfton çdo ushtar për vehten e tij dhe jo për Perandorë.” Në Worcester Mass. në vitin 1920, Josifi botoi gazetën “Drejtësija”. Qëllimi i kësaj gazete ka qenë që të ndërgjegjësonte shqiptarët për të kërkuar kudo drejtësi si dhe të mos i jepnin paratë, djersën e tyre, bukën e gojës së fëmijëve për të kënaqur kërkesat e disave, por t’i jepnin për të bërë punë të vyera për Shqipërinë. Gazeta godiste grekomanët dhe këdo që luftonte Shqipërinë. Në një vjershë të botuar aty lexojmë: Qani qani grekomanë Korçën juve nuk va lanë Korça është e Shqipërisë O susmajmunët e Greqisë 61


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Nuku latë gjë pa bërë Po në ujë çëpuatë verë Ojan Dardha Efialti Adhamidh Pausania Vallë juve or të qelbur Ç’ju ka bërë Shqipërija? E hapte gojën sa një Kamarë Po Grey ju mori me“gjirare” Ay goot mornig juve kalimera Nuk ju ngjasi as në dera. Dijeni or zuzarë Sikur kudo që të vini S’ka çu bën as Kostandini. E zeza ju ka për të prerë Nga shqiponja me dy krerë Edhe juve o korçarë Fare mos u bëni të marrë Mos gënjeji or të gjorë Ngaj një dhespot me kryq në dorë Mos dëgjoni ay ç’thotë Se është fare punë e kotë Mos i lidhi atij pas bishti Se sështë veqil i krishtit Reporteri i New Jorkut

Në gazetën “Drejtësija” janë botuar dhe protestat e shqiptarëve të Amerikës, pranë senatorëve amerikanë për rivendikimin e kufijve dhe për mbrojtjen e Korçës e të Gjirokastrës nga pretendimet e grekëve. Ja ç’i thuhet një senatori amerikan në një rezolutë: “Zoti senator marr ndjesë t’ju them se juve nuk kini njohje të plotë për popullin e atij vendi, që 62


Sotir V. Pani

disa duan tja japin Greqisë Epirin e veriut. Më i miri shembëll është: Sikur ju të paraqitni në senat një rezolutë që ti jepet shteti i Massachusetts Greqisë aqë të drejtë ka dhe Greqija për ti dhënë “Epirë e Veriut”. Shpresojmë se ju zoti senator do ta mbroni me drejtësi kërkesën tonë. Unë jam shqiptar. - thotë avokati Thanas Bodi. Unë jam i dashur senator një ndenjësi i shtetit të Massachusetsit dhe një qytetar Amerikan.” Josifi ndiqte me anë të shtypit ngjarjet e Luftës së Parë Botërore me shqetësimin se si do të zhvilloheshin punët në Konferencën e Paqes pas luftës. Doemos interesat e shteteve të ndryshme do preknin dhe Shqipërinë si kurdoherë. Në një artikull te “Dielli” ai shkruante: “Mbas luftës së madhe dhe gjer sa të marë funt konferenca e paqes ku do të ndrohet harta e botës, dhe kur themi do të ndrohet harta, duhet të na ngrihen leshrat përpjetë nga shkaku se duhet të kemi frikë, se mos na gjejë koha e paqes fare të pa pregatitur si gjithënjë. Ju lutem atdhetarve që të mos i marin me shaka këto që po shënoj, se neve kështu kemi punuar gjithënjë dhe prandaj po vuan dhe po lëngon e mjera nëna jonë Shqipëri. Që tani dhe pas kësaj ne kemi për të kapërxyer ata me të pa kapërxyshmit prrenj e lumenj, dhe për ti kapërxyer na duhen harxhe të mëdha, domethënë të holla. Të cilat nuk i kemi dhe në qoftë se janë duhet ti mbledhim. Mënyrat e pëlqyera 63


AT E BIR PËR MËMËDHENË

i kemi gati por duhen përkrahur dhe të vihen në veprim duke punuar ditë e natë. O bura Atdhetare !! ti vëmë në veprim ato që themi, se nga fjalët u ngopmë. Me veprime konkrete shqiptarët e treguanë veten se me thirjen që bëri “Vatra” Noli etj. U mblodhën 150.000 dollarë dhe më shumë. Me këto të holla u mbajtën delegatët në Evropë, u bënë prokllamata, telegrame, e matingje për të mbrojtur e kërkuar të drejtat legjitime të Shqipërisë.” Gazeta “Drejtësija” me editor Josif Panin kërkonte që këto para të mos bëheshin rrush e kumbulla por, të përdoreshin me kritere të drejta se kishin dalë nga punëtorët që derdhnin djersën në fabrikat e Amerikës. Gazeta vinte theksin se bashkimi shqiptarëve është gjëja më e shtrenjtë dhe ky bashkim do bëhej ashtu si duhej kur të vendosej mirë e të vazhdojë drejtësia e bindja te kanuni, prandaj dhe programi i gazetës ishte përkrahja e drejtësisë. Në këtë gazetë gjejmë shkrime nga patrioti Naum Çere, Sotir Nokja nga Dardha, Thanas Bodi etj. Gazeta “Drejtësija” ka kritikë për dorëzimin e Nolit peshkop që u bë në Amerikë jo sipas rregullave kanonike të fesë Ortodokse. Gazetat e përkohshme “Sazani” dhe “Drejtësija” që nxorri Josifi, ndihmuan për demaskimin e armiqve të kombit, për ndërgjegjësimin dhe edukimin e shqiptarëve me ndjenjën e atdhedashurisë dhe për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar. Në gazetat ka proverba e shkrime humoristike që tërheqin lexuesin, ka reklama për tregtarët shqiptarë me banim në Boston, Worcester dhe në rrethinat e Bostonit. 64


Sotir V. Pani

Banda kombëtare “Vatra” e Worcester-it, Mass.

Vitet që erdhën pas Konferencës së Paqes, sollën gjëra të paparashikuara për shqiptarët e Amerikës, për drejtuesit e Federatës “Vatra”dhe për qeverinë e Shqipërisë. Luftrat për të drejtat e Shqipërisë nuk pushuan asnjëherë. Përveç qeverisë provizore të Ismail Qemalit, ishte formuar në Durrës qeveria e Turhan Pashës që më 1914 deri më 1920. Princ Vidi u largua nga Shqipëria pas një qëndrimi prej gjashtë muajsh. Pasi ra qeveria e Turhan Pashës u formua qeveria e Sulejman Delvinës. Në këtë kohë Italia mbante të pushtuar Vlorën dhe Fuqitë e Mëdha bënin pazarllëqet e tyre. Në vitin 1920, kur shqiptarët kishin rrëmbyer armët për të përzënë pushtuesit italianë nga Vlora, “Vatra “ dërgoi në Shqipëri bandën e saj me dardharin Thoma 65


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Nashin në krye. Banda shkoi në disa krahina të Shqipërisë. Ajo shkoi dhe në Vlorë e u dha zemër me himnet e saj dhe me këngët e zjarrta patriotike luftëtarëve shqiptarë në frontin e luftës së Vlorës. Italia u shporr nga Vlora jo me rrugë diplomatike e me vendime të shteteve të fuqishëm, por me luftën e armatosur të shqiptarëve. Në Shqipëri binin e formoheshin qeveri si ajo e Iljaz Vrionit, Pandeli Evangjelit e Hasan Prishtinës. Shteti shqiptar ishte lënë nga Konferenca e Parisit në kufijtë që Shqipëria ka dhe sot. Edhe pse Shqipërisë iu bënë padrejtësi se nuk iu dhanë shumë toka që janë të sajat si Kosova, Janina etj., herë mbas here si nga Greqia edhe Serbia ngriheshin pretendime territoriale, sidomos për të ashtuquajturin Vorio-Epir. Grekët herë kërkonin Himarën, herë Korçën dhe Gjirokastrën. Kurse Serbia donte Kosovën nën pushtetin e saj. Për këtë përdoreshin mënyra më të stërholluara nga shtetet fqinje sidomos nëpërmjet ndihmave ekonomike për t’i korruptuar shqiptarët, shfrytëzohen dhe situatat politike në Ballkan.

...

Gjatë kohës që Josifi jetoi në Amerikë shëndeti nuk i shkoi kurdoherë mirë. Ja si ka shkruante lidhur me këtë aspekt: Bëra tre operacione të tmeruara. Të parin operacion e bëra në Broklin, Mass. Në New England Baptis, Hospital dhe pas këtij operacioni vojta 6 vjet nga një plagë që s’më mbyllej, e shkakëtuar nga mos kujdesja e dr. Barsneyt. Të dytin dhe 66


Sotir V. Pani

të tretin operacion e bëra për fat të keq, timin në Union Framingan Hospital, ku u dergja tre muaj, dhe pasi dolla prej spitali nuk shkuanë tre muaj dhe u sëmura nga pneumonija, dhe ndenja tre muaj në Moris Institut të Netikut, dhe kështu mbeta gjysëm njeriu. Pas këtyre fatkeqësive nxora dhe tërë dhëmbët e dhëmballat ku vojta shumë e po vuaj. Tërë harxhet e mjerimeve të mija i pagoj im bir Vasili, djali i vetëm po i zoti sa për 100 djem, i cili ka mbajtur shtëpinë e martoj e po marton motrat e tija. Zoti që ma fali, ti japë jetë të gjatë dhe lumtëri. Amin Gjatë 18 vjetëve që jetoi në Amerikë, Josifi pati një veprimtari të dendur në fushën e patriotizmit. Si mësoi gjuhën anglisht, shëtiti në shumicën e shteteve të Amerikës dhe la përshtypje të mira tek emigrantët shqiptarë e në njerëz të tjerë me të cilët pati rast që të njihej. Shokët më të ngushtë e bashkëpunëtorët më besnikë në çështjen e atdhetarizmit kanë qenë: Bahri Omari, Mihal Grameno, Goni Katundi, Petro Nini Luarasi etj. I lodhur nga jeta pa familje, i përmalluar për familjen që jetonte në Dardhë, i dëshpëruar për Shqipërinë e për Dardhën e bukur, në moshën 52-vjecare, Josifi vendosi të kthehej në Shqipëri në një kohë kur pavarësia e saj ishte siguruar.

67


Shokët përcjellin Josin Panin për në Shqipëri në vitin 1922

AT E BIR PËR MËMËDHENË

68


Sotir V. Pani

Më 30 gusht 1922 u nis nga Bostoni me vaporin “Arabik” të kompanisë “White Star Line” deri në Napoli të Italisë dhe së andejmi për në Vlorë e që aty udhëtoi Tiranë - Korçë e së fundi në Dardhë. Nga Bostoni Josifin e përcollën shumë shokë, duke i uruar rrugë të mbarë e shëndet. Udhëtimin për në Shqipëri e bëri me shokun e tij Goni Katundin. Gazeta “Koha” që dilte në Korçë nga Mihal Gramenua njoftonte: “Josif Pani e Goni Katundi pardje harritën nga Amerika këtu në Korçë. Luftëtarët e vjetër kombëtarë. Shërbimet e tyre që kanë bërë mbi alltarin e atdheut janë të paçëmuara. Prandaj

Pasaporta e udhëtimit

69


AT E BIR PËR MËMËDHENË

sot ngëthehen që të shijojnë pemët e tyre në Atdheun e lirë për të cilin janë përpjekur. Josifi në Amerikë nuk ka vështruarë punët e veta, po më shumë çështjen kombëtare. Gazeta “Koha” ju uron bashkëluftëtarve të vjetër nga thelbi zembrës mirseardhjen.” Në Dardhë ai gjeti ngrohtësinë e familjes, u çlodh e gradualisht shëndeti iu përmirësua në klimën e saj. Në vitin 1922 familja e Josifit jetonte në shtëpinë e motrës së Ligor Panit, në të Xholldanit, për arsye se shtëpia e Panit nuk ishte e mjaftushme për dy kurora. Nga të Xholldanit, në vitin 1923 u shpërngulën në shtëpinë e Sotir Qatos që ishte bosh, se Sotiri jetonte

Rrugë në Dardhë, vitet ‘30-të të shekullit XX

70


Sotir V. Pani

në Katerinë të Greqisë. Shtëpia e Qatos ishte e re dhe në një vend me një pamje shumë të bukur përreth. Në këtë shtëpi në vitin 1925 vdiq në moshën 95-vjeç babai i Josifit, kujunxhiu Ligor P.Pani. Në vitin 1923 dardharët e zgjodhën Josifin kryetar të shoqërisë “Shpresa”, e cila në ato kohë zhvillonte në fshat një aktivitet të madh, pasi edhe fshati ishte me shumë njerëz. Në vitin 1924 u ndërtua shkolla moderne nga shoqëria “Bleta” e dardharëve të Amerikës. Në vitin 1924 Josifi ndërtoi shtëpinë e re në të Zengos atje ku është dhe Sot. Në vitet 30-të në Dardhë u ndërtuan disa shtëpi shumë të bukura, si ajo e Kostës së Racit, e Gjolekës, e Gallanit, e Llacit, e Xhimi Skëndes, Pandi Çekut etj. Xhandërmaria që

Post Komanda Dardhë, 1930

71


AT E BIR PËR MËMËDHENË

ishte në shtëpinë e Kovaçit, me propozim të fshatit u vendos të hiqej që atje e të ndërtohej Postkomanda jashtë fshatit. Dhe ashtu u veprua. Për të ndërtuar Postkomandën dardharët që punonin në Melinokë Mein në Amerikë dërguan 2000 dollarë dhe ndërtesa u bë shumë e mirë dhe komode (Në vitin 1993 ndërtesa e postës që kishte filluar të shkatërrohej u prish fare dhe me gurët e qoshet e saj u ndërtua kisha e Shën Thanasit. Në vitin 1927-1929 përfundoi rruga automobilistike Korçë-Dardhë. Kjo rrugë ishte një vepër tjetër Sociale për Dardhën dhe fshatrat përreth saj, Nikolicë, Arëz e Sinicë dhe për t’u lidhur me Devollin. Inagurimi i saj

Dita e inagurimit e rrugës automobilistike Korçë-Dardhë, gusht 1929

72


Sotir V. Pani

u bë në muajin gusht 1929. Në drekën që u shtrua në korijen e Shën Thanasit për këtë rast merrnin pjesë autoritete nga Tirana e Korça si Koço Kota, Hilë Mosi, Mihal Gramenoja etj. Në fjalën që mbajti Hil Mosi, midis të tjerave tha: “Ardhi një delegacion dardharësh në prefekturë me në krye Josifin dhe më vizitoj e mu lutën për goditjen e kësaj rruge e cila katër vjet më parë dukej punë e rëndë. I hyra punës se desha ti bënja diçka kësaj Dardhe, bijtë e të cilës kanë bërë shërbime të mëdha në lëmin e kombësisë.”

Drekë në korijen e Shën Thanasit në ditën e inagurimit të rrugës automobilistike Korçë-Dardhë, gusht 1929

73


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Fjalës së Prefektit në emër të katundit iu përgjigj Josif Pani. Është një lumtëri dhe gëzim që unë sot në emër të fshatit po mar leje tju flas pak fjalë si një nga inisjatorët e komisjonit që u formua vullnetarisht katër vjet më parë me qëllim që ti luteshim qeverisë të hapte rrugën për në fshatin tonë. Sot jam tepër i prekur në zemër që kjo udhë e cila disave u dukej një gjë e pamundur u bë një realitet, kështu që fshati ynë Dardha ka fatbardhësinë të jetë me udhë kombiale. Për këtë realizim falenderojmë autoritetet tona për përkrahjen që na kanë dhënë. Si një nga inisjatorët që 4 vjet më parë bashkë me disa shokë vajtim ti luteshim zotit prefekt për hapjen e kësaj udhe. E kam për detyrë të falenderoj, mikun e veteranin, zotin Hil Mos, i cili, qe ay, që mes shumë pengimesh e filloj dhe më në funt e mbaroj këtë udhë. Unë si dardhar e falenderoj zotin Prefekt për fjalët e mira e simpathike që foli për fshatin tonë dhe njerzit e Dardhës. Por si thashë dhe më parë dua të konstatonj një të vërtetë, që pas dy vjetësh sa zotërija e tij Hila mungonte nga ky qark, punimet e udhës kishin mbetur mënjanë. E se me ardhjen e tij prapë në Korçë punimet nisën menjëherë. Ato u nisën me zell dhe energji aqë të madhe sa në këta pak muaj u bë punë më shumë se pë dy vjtet e shkuara. Neve dardharët kemi një mirënjohje të veçantë për zotin prefekt dhe e falenderojmë nga zemra për përkrahjen e guximshme dhe të sinqertë që i ka dhënë bërjes të kësaj udhe. 74


Sotir V. Pani

Gjithashtu Falenderojmë inxhinjerin Bonfiliolin edhe krye kondoktorin Zotin Jan Shllakun për zellin që kanë patur për këtë udhë. Unë ngre këtë kupë n’emër të Dardhës dhe e pi për shëndetin e mbretit tonë. Të Shkëlqesisë së tij Koço Kota dhe Zotit Hil Mos. Pasi foli dhe mësuesi i Dardhës, dreka mori fund dhe vizitorët shkuan në një shesh ku dardharët kërcyen valle kombëtare. Pasi shëtitën nëpër katund, pjesmarrësit e ceremonisë u kthyen në mbrëmje në Korçë me përshtypjet më të mira për katundin e bukur Dardhë. Për këtë ceremoni shkruan dhe disa gazeta në Shqipëri. Me rastin e inagurimit të rrugës, Vasil Pani shkruante nga Amerika në gazetën “Dielli”: “Mora nga prefekti i Korçës zoti Hil Mosi një ftesë që të ndodhesha në festimin e hapjes të udhës Dardhë –Korçë. E falenderoj zotin prefekt për ftesën që më bëri dhe e çëmoj energjinë e tij. Ndon se jam lark, po zemra ime është aq afër, se po të mendohem pesë minuta dhe të sjell ndërment se ku kishit qëndruar që hëngrët drekën në të cilën isha i ftuarë dhe unë, do të sjell ndërment vendin e bukur të rrethuarë me pyje dhe të pështjellë me çdo lloj lulesh. E falenderoj edhe njëherë zotin prefekt për energjinë e tij. Rruga Dardhë- Korçë nuk lehtëson vetëm gjendjen e katundarve në atë qark por është dhe një monument i shërbimeve që i kanë bërë vendit djemtë e Dardhës dhe të fshatrave për rreth. Me këtë rast uroj dhe të gjithë inisjatorët e kësaj vepre, të cilën pas katër vjet mundimesh dhe 75


AT E BIR PËR MËMËDHENË

pengimesh, ku vdekja mori dhe një nga shokët e tyre, të ndjerin Thanas Çekun, por ky dëshpërim nuk la pas punët për të harritur këtë qëllim të lartë.” Pasi përfundoi rruga automobilistike në Dardhë filluan të vinin më shumë turistë për të kaluar verën dhe për të marrë shëndet në klimën e saj. Dardhën e vizitonin shumë personalitete të vendit e të huaj, dhe shumë familje nga Korça, Tirana dhe qytete të tjera. Për t’i shërbyer popullit në rrugën Dardhë–Korçë punonin 5 shoferë dardharë me vetura “Ford”. Fshati mori pamjen e një qyteti të vogël turistik. Në Dardhë

Hotel “Dëfrimi”

76


Sotir V. Pani

kishte dy furra buke, dy-tre dyqane që shisnin sende të ndryshme, kishte ëmbëltore, dy kasahpana, disa rrobaqepës, këpucarë e të tjera aktivitete. Në shërbim të turistëve ishin ndërtuar dhe dy hotele. Më 16 gusht në Dardhë festohej sipas traditës festa e Shën Mërisë. Bëheshin vizita nëpër shtëpitë aty ku kishin emrin, uronin dhe këndonin, organizoheshin mbrëmje vallëzimi, piknikë e biseda në shtëpitë, hotelet e kafenetë. Të rinjtë dilnin serenatë dhe këndonin këngë lirike e këngë patriotike sidomos në ditën e 28 nëntorit, duke kaluar në rrugët e fshatit. Në këtë festë kombëtare Josifi ngrinte flamurin e dilte te dera e shtëpisë kur kalonin njerëzit duke kënduar e i qeraste me llokume këngëtarët. Sytë i lëshonin lotë nga mal-

Josif Pani me një grup shokësh në piknik viti 1928, Dardhë.

77


AT E BIR PËR MËMËDHENË

lëngjmi kur dëgjonte këngën Për Mëmëdhenë…Për Mëmëdhenë…. Vraponi djema se s’ka me prit. Në fshatrat rreth Dardhës si në Sinicë, Arëz, Nikolicë, Qytezë, Drenovë, Baboshticë, Josifi kishte miq, por miq të shumtë kishte dhe në Korçë që i kishte njohur në Amerikë, si Mihal Gramenon, Nepsi Kerenxhin, Vasil Markon, Goni KaMihal Grameno tundin, Mili Seranin, Mihal Gramenon, etj. Shoqërinë në Dardhë më shumë Josifi e mbante me të rinjtë, të cilët e dëgjonin me vëmendje dhe respekt në bisedat që bënte për probleme shoqërore e politike, sepse idetë e tij ishin përparimtare. Në shtëpinë e re që ndërtoi në Dardhë ai priste shumë miq. Për Shën Vasil kur kishte emrin Vasili bënte në sallën lart një darkë ku ftonte fisin e tij. Atje këndonin, kërcenin e bënin shakara. Violinës i binte Thimi i Racit. Në shtëpinë e Josifit ka ndenjur verës familja e Hilë Mosit. Josifi dhe Hilë Mosi bisedonin si patriotë të vjetër dhe muhabeti u shkonte mirë. Sa jetuan e mbajtën miqësinë, mandej këmbenin dhe ndonjë letër.

78


Sotir V. Pani

Hilë Mosi

Kryesisht vitet që kaloi Josifi në Dardhë ishin vite gëzimi, i rrethuar nga vajzat e tij, nga nipërit e mbesat. Gëzim të madh pati kur martoi Sandën, fejoi Fanën etj. Dardha në atë kohë ishte në kulmin e zhvillimit të saj dhe ai kënaqej në fshatin e tij për të cilin kishte punuar bashkë me dardharët e tjerë. I bëhej zemra mal kur shikonte shkollën e bukur plot me fëmijë që mësonin gjuhën shqipe. I kujtoheshin ato kohë kur përpiqeshin për të vënë një mësues që fëmijët të mësonin gjuhën e tyre. Josifi rrinte gjithmmonë “kreko”, i veshur me kostumin gri të çelur, me republikë dhe me shami me lule në xhepin e xhaketës. Shëtiste në rrugët e pastra 79


AT E BIR PËR MËMËDHENË

të fshatit që fshiheshin një herë në javë të dielave. Bënte vizita në shtëpitë e dardharëve. Bënte shakara në kafenë, luante tavëll, këmbente letra me shokët që la në Amerikë. Lexonte rregullisht gazetën “Dielli” që ia dërgonte me postë Vasili nga Bostoni. Dilte shëtitje nga “uji i qelbur” e nga kroi i Kovaçit e vende të tjera të bukura të Dardhës ku kalonte kohën. Me gurët e zjarrit që merrte herë pas here në lumin e zdrulit, atje ku hidhet kryqi në ujë, zbukuronte oborrin e shtëpisë me gurët mozaikë, nga ata gurë me ngjyra që gjenden dhe sot në oborr. Josifi ishte ateist dhe nuk shkonte në kishë. Kur i thoshin pleqtë e fshatit në muhabetet që bënin: “More Josif po do veç në kolas(fer) kur të vdesësh se ti nuk

Shtëpia e re e Josif Panit e ndërtuar rreth vitit 1930.

80


Sotir V. Pani

Martesa e Fanes me Kiço Racin, Dardhë, 1933.

Martesa e Sandës me Koli Glozhenin, Dardhë, 1930.

81


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Martesa e Vasilit me Evriviqin, Dardhë, 1933

beson perëndi.” Dhe Josifi me humorin e tij të hollë u përgjigjej me shaka: “E po më mirë në Kolas dhe me Marija Magdalininë, se në parajsë dhe me Pandin e Zdrulit e me Makrinë.” Dhe qeshnin pleqtë me këto shakara: -“Ti qofsh o Josif që nuk beson fe.” E shoqja e Mihal Gramenos, Niqka më tregonte: “Josifi kur zbriste nga Dardha në Korçë vinte në shtëpinë tonë, rrinte e bisedonte me Mihalë, për politikë, hidhnin dhe ca kupa me raki e ia mernin këngës dhe shanin belerët. Ata ishin për një Shqipëri pa Bejlerë dhe Agallarë. Ishin për një shtet demokratik si Amerika.”

82


Sotir V. Pani

Në moshën 65-vjeçare kur po shijonte çdo gjë të bukur që kishte Dardha, e cila çdo ditë përparonte si një fshat turistik dhe vend i bukur dhe i begatë, Josifi u sëmur rëndë nga një sëmundje e pashërueshme. Ra në shtrat. Dhembjet e mundonin. Kujdesi i familjes ishte i madh. Pandeli Glozheni vinte nga Korça e vizitonte, po nuk kishte ç’t’i bënte shokut të tij. Vetëm i jepte ndonjë qetësues për dhembjet. Edhe pse i sëmurë Josifi interesohej se si po shkonin punimet për rrethimin e shkollës me kangjella hekuri, se nuk shkonte dot t’i shikonte vetë ato. Pero Panori dhe Jovan Mulliri që vinin më dendur e shikonin dhe e informonin për vazhdimin e punimeve në shkollë. Më 1 prill 1934, kur Linda unë, gëzimi në familje ishte i madh. Kur ia shpunë Josifit për ta parë trashëgimtarin, e preku me dorë dhe i uroi jetë të gjatë. Nga gëzimi i rrodhën pika loti. Sëmundja e kancerit e vuri poshtë, trupi iu dobësua, po mendja i punonte akoma mirë. Më vonë filloi të humbiste vetëdijen e fliste në gjumë duke kujtuar emrat e shokëve. Përmendte Hasan Bitinckën, Goni Katundin, Faik Konicën etj. I dërrmuar fizikisht, i përmalluar për djalin e tij Vason, më 14 maj 1934, në orën 4:3o mbasdite, zemra e Josifit pushoi së rrahuri.

83


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 6 Josif Ligor Pani vdiq në Dardhë Kambana me tingujt e saj dha lajmin se Josifi nuk rronte më. Vdekja e tij hidhëroi familjen e farefisin e tij, bashkëfshatarët, miqtë, shokët, bashkëpuntorët e aktivitetit të Josifit e këdo që kishin marrë lajmin e hidhur për vdekjen e Josif Panit. Në ditën e varrimit të tij përveç dardharëve, morën pjesë autoritetet e qytetit të Korçës, Kryetari i Bashkisë Rustem Ymeri, At Vasil Marko, Nepsi Kerenxhi, Bexhet Bej Frashëri e korçarë të tjerë, si dhe fshatarë nga Sinica, Arëza, Nikolica, Baboshtica e Drenova. Kjo pjesmarrje e gjerë tregon për respektin që gëzonte ky bir i nderuar i Dardhës, ky Vatran i orëve të para që s’kurseu asgjë për Kombin tonë të shumëvuajtur. Kortezhi i përmortshëm që kaloi nëpër rrugët e fshatit i drejtuar për në varrezat, shoqërohej nga tingujt funebër të Bandës së qytetit të Korçës. Në varrimin e Josifit folën për jetën e veprimtarinë e tij patriotike e shoqërore At Vasil Marko, Arkimandrit i Korçës që ishte njohur me Josifin në Amerikë, foli kryetari i bashkisë Rustem Ymeri, kryetari i shoqërisë “Shpresa” Jovan Mulliri, Leonidha Çika dhe Sotir Nici. Secili nga folësit vuri në dukje aspekte të veçanta të jetës dhe veprimtarisë patriotike të Josifit, duke e vlerësuar si një njeri parimor e të ndershëm dhe si atdhetar të palëkundur në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar. Arkivoli me trupin pa jetë zbriti në varr. 84


85

Varrimi i Josif Panit. DardhĂŤ, 1934


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Varri u mbulua me kurora lulesh të sjella nga Korça nga shokët e tij. U vendosën buqeta me lule dhe nga fshatarët e Dardhës e të fshatrave përreth që morën pjesë në varrim. Gazeta e Korçës, Tiranës e qyteteve të tjera të Shqipërisë si dhe gazeta “Dielli” në Boston shkruan për biografinë dhe për nderimet që u bënë në varrimin e Josifit. Ata që nuk mundën të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit dërguan në familjen e tij telegrame e letra ngushëllimi. Në mbyllje të këtij kapitulli po përfshijmë vetëm një telegram. Atë që i dërgon djalit të Josifit, Vasilit, Faik Konica, kjo figurë e shquar e diasporës shqiptare në Amerikë, në atë kohë ministër i mbretërisë Shqiptare në Washington. Vasili në ato vite ishte Kryetar i “Vatrës” në Amerikë. Zotit Vasil Pani East Cambridge Mass. Zoti Kryetar!! Mësova me hidhërim të madh vdekjen e atit tuaj të dashur. Josif Pani, ish një shqiptar me karakter të shëndoshë, një nacionalist me ndjenja të këthjellta, bashkëpuntor i imi i vjetër dhe një mik i patundur. Është një humbje për të gjithë. Faik Konica

86


Sotir V. Pani

Gazeta “Dielli”, 25 maj 1934, nr. 5355, Boston Mass

87


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Gazeta “Dielli dhe Flamuri”, 17 qershor 1910, nr. 68, Boston Mass

88


Jeta dhe Vepra e Vasil Panit 1895-1947 Vasil Pani ka qenë kurdoherë në krye të taborit të Shqiptarizmës Fan S. Noli

89


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 7 Nga shtëpia amtare drejt Amerikës Vasil Pani u lind në Dardhë në vitin 1895. Deri në moshën 12 vjeç, Vasua, u rrit në gjirin e familjes në Dardhë bashkë me gjysh Ligorin, me mëmën e tij dhe me dy motrat, Ollgën dhe Sandën. Shkollën fillore greke e ndoqi në fshat bashkë me shumë moshatarë. Vasili ishte djalë i urtë dhe i sjellshëm. Fukarallëkun në familje e ndjente dhe priste sa të rritej e t’i përvishej punës që të ndihmonte edhe ai për të përmirësuar jetën e familjes. Në vitin 1907 kur Josifi erdhi në Dardhë nga Amerika për të parë njerëzit e dashur vendosi që të merrte Vasilin në Amerikë se në Dardhë ai s’kishte ç’të bënte dhe po të rritej dhe ca vjet, do emigronte si shokët e tij. Josifi ndenji në Shqipëri disa muaj dhe mbaroi disa punë, por ja erdhi koha për t’u nisur me Vason në Amerikë. Akoma nuk ishte zbardhur dita dhe hëna s’kishte perënduar. Nga të Ndrijos dhe të Çoçit këndonin këndezat që lajmëronin ardhjen e ditës së re. Mëma ndezi zjarrin në vatër me prushin që kishte mbuluar me hi që në mbrëmje. Si i fryu prushit morën flakë shkarpat që vuri në zjarr. Flaka ndriti tërë dhomën me një dritë më të fortë se ajo e llambës me vajguri. Xha Ligori dhe Josifi u afruan afër vatrës dhe filluan të fjaloseshin. Mëma shkoi tundi Vason që të zgjohej nga gjumi. - “Bir i mëmës! Vaso, bir, ngriju 90


Sotir V. Pani

se po vete sahati tre.” Vasua fërkoi sytë dhe duke shtrirë trupin dhe hapur gojën i tha: - “Mëmo mua më dhemb barku, thuaji xhaxhit të shkojmë në Amerikë jo sot po nesër.” Të gjorit Vaso nuk i ikej. “Ngrehu se do pish çaj të ngrohtë dhe do të shkonjë barku. Hë bir i mëmës ngrehu.” - i foli të birit mëma më zërin që i dridhej. Vasoja u ngrit. Lau sytë, u vesh e iu afrua motrave që akoma flinin. Shikonte odën ku qe rritur. Çdo gjë i dukej e dashur dhe i vinte keq që do t’i linte. Herë hidhte sytë nga motrat, nga gjyshi e mëma dhe herë shikonte odën. Sytë i mbusheshin me lotë dhe lotët i gëlltiste. Ollga me Sandën u zgjuan dhe me të shpejtë u ngritën, u lanë, u veshën dhe u afruan afër vëllait, që e zunë përqafe dhe e puthnin me dashurinë e motrave për vëllanë. Si pinë kafen, xha Ligori e Josifi, dhe Vasua çajin e ngrohtë, hëngrën dhe përsheshin me bukë e trahanë dhe ja! Erdhi koha që të ndaheshin. Vasua përqafoi mëmën e motrat dhe i puthi dorën baba Ligorit. Ngadalë zbritën poshtë shkallëve duke thënë: “Rrini me shëndet ! Rrini me shëndet!! “Udhën e mbarë!” - thoshte mëma dhe bënte kryq. - Udhën e mbarë bir i mëmës, të veç e të vish shëndoshë!” Ollga e Sanda e përqafuan dhe një herë vëllanë dhe babanë deri te porta dhe u ndanë me lotë në sy. Xha Ligori i përcolli deri te “Guri me samar” ku u takuan me dardharë të tjerë që shkonin në Korçë e që nga Korça në Selanik nga do të niseshin për në Amerikë. Ligori u nda duke u përqafuar me të birin dhe me nipin dhe u uroi rrugë të mbarë.

91


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Josifi dhe Vasua baritnin pas dy mushkave në samarët e të cilave kishin varur torbat me ca plaçka dhe një kulaç. Pasi ecën gjer nga luadhi i Qanos filloj të zbardhte dita. Pas nja katër orësh arritën në Korçë e qëndruan te hani i Kostë Peçit dhe që atje u nisën për në Selanik. Në Selanik qëndruan nja dy ditë. Vasua çuditej kur shikonte vaporët e dëgjonte sirenat e tyre që binin here mbas here. I dukej sikur valët e detit që i shikonte për herë të parë do ta rrëmbenin e do ta shpinin në Dardhë te mëma dhe motrat e tij që i la atje në shtëpizën ku kishte lindur, ku ishte rritur dhe ish bërë për të vajtur në kurbet. Vallë si do jetë Amerika? Ai vend i largët në të cilin venë për të punuar dardharët? Duhet të jetë vend i mirë prandaj dhe shkojnë atje, - mendonte djali 12-vjeçar.

Dhoksi me Vason, Ollgën e Sandon. Dardhë, 1906

92


Sotir V. Pani

Nga Selaniku udhëtuan me vaporin grek për në Francë. Vapori i madh francez “La Lorene” hodhi spirancat në limanin “Le Laver”. Me këtë vapor udhëtuan Josifi, Vasili, disa dardharë e shqiptarë. Pas 25 ditësh lundrimi, vaporri arriti në Nju Jork. Udhëtarët dolën nga vapori e bënë formalitetet e duhura në zyrat përkatëse dhe sikush shkoi në punën e tij. Josifi me Vasilin e me ca dardharë hëngrën në një restorant e zunë hotel për të kaluar një natë në Nju Jork. Ndërtesat shumëkatëshe e çuditën Vason. Josifi i tregonte djalit aq sa dinte për atë qytet shumë të madh të Amerikës. Të nesërmen me tren u nisën për në Boston e që andej për në Netick, ku jetonin e punonin dardharët e konakut të cilët i pritën me dashuri e kënaqeshin kur u

Nxënësit e shkollës greke në Dardhë në vitin 1905

93


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Bileta e udhëtimit për në Amerikë

94


Sotir V. Pani

tregonin për njerëzit e familjeve që kishin në Dardhë, për ngjarjet në Shqipëri e në Dardhë dhe për tërë ato gjëra që panë gjatë udhëtimit. Dikush lexonte ndonjë letër greqisht që u solli Josifi nga familja. Pasi biseduan deri vonë ranë të flinin sikush në krevatin e vet. Vason mezi e zuri gjumi se kujtonte Dardhën dhe tërë ato gjëra që pa gjatë udhëtimit. Kur u ngrit në mëngjes iu duk vetja i kënaqur në mes të dardharëve. Ishte shumë kurioz se ku do punonte. Nga ora 9 e mëngjesit Josifi e shpuri Vason në fabrikën e këpucëve ku do të punonte bashkë me djem të tjerë dardharë. Josifi shkoi në fabrikën e topave sportivë ku kishte punën e tij. Vasua u mësua me punët dhe kurdoherë dilte nga punëtorët më të mirë të moshës së tij. Duke ndenjur pranë të atit e duke dëgjuar bisedat që bëheshin për problemet e shoqërisë “Besa-Besë” e të shoqërive të dardharëve për çështjen e shkollave e të mësimit të gjuhës shqipe, e për ndalimin që u bënin shkollave turqit dhe grekët, Vasua mendoi se jo vetëm duhej të dëgjonte, por dhe të vepronte bashkë me babanë dhe me shokët për të ndihmuar në mbarëvajtjen e punëve në shoqëritë e për atdheun e tij dhe shpejt u lidh me lëvizjen patriotike. Kur shoqëria “Besa–Besën” bëri thirje për të dhënë ndihma për shkollën normale të Elbasanit, Vasil Pani dhuroi një dollar dhe gazeta “Dielli” shkruante: Që kur këndova në “Dielli” se shoqëria “Besa– Besën” kërkon ndihma për shkollën Normale të Elbasanit, dëshërova dhe unë të mar anë në këtë punë patriotike që vllezrit e mij, djelmërija shqiptare të mësojnë dhe të ndriten. Pesësh 95


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Vasil Pani në Amerikë në vitin 1909 në moshën 15-vjeçare

96


Sotir V. Pani

më pesësh mblodha një dollar dhe ja kur po jau dërgoj që ta shtoni me ndihmat e tjera. Rroftë Shqipërija!! Ky gjest i Vasil Panit u prit me duartrokitje në një mbledhje të shqiptarëve dhe u bë nxitje edhe për shqiptarët e të rinjtë e tjerë. Vasili u bë anëtar i klubit “Përparimi” të dardharëve të rinj. Për shkollën Normale të Elbasanit dha ndihmë 50 dollarë klubi i dardharëve. Ndihma dhanë dhe shoqëri të tjera shqiptare. Vasili, djali i patriotit Josif Pani, u bë një nga aktivistët më të shquar të lëvizjes patriotike të shqiptarëve në Amerikë. Në 1912-1914, kur Shqipëria kalonte kohë të vështira e shumë të turbullta nga përçarjet e brendshme të pashallarëve, kur dhe qeveria provizore e Ismail Qemalit kritikohej për disa gjëra e s’merrej vesh me lëvizjet e tjera të patriotëve brenda e jashtë vendit, plasi kryengritja në Shqipërinë e Mesme që mori emrin “Kryengritja e rrebelëve”. Në kohën kur shkruheshin vullnetarë për në Shqipëri kishte reaksion nga grekomanët që përpiqeshin ta shuanin këtë lëvizje të madhe patriotike të shqiptarëve të Amerikës. Vasil Pani ky djalë i ri që kishte dalë vullnetar, shkruante në gazetën “Koha” artikullin: “Le të marim shembëll”. “Përse rrimë kështu dhe nuk punojmë po grindemi në mes tonë? Përse nuk bashkohemi e të punojmë për të mjerin atdheun tonë? I cili po dergjet nën jataganin e armiqve? Përse nuk marim shembëll nga gjermanët? Përse nuk shikojmë si veprojnë dhe lëftojnë austriakët, bellxhianët dhe të tjerë të cilët punojnë 97


98

Djelmuria dardhare në Amerikë e inspiruar nga feja e re e shqiptarizmës, themeloi më 1.3.1909 në Bridge St. East Cambridge Mass të ShBA-ve të parin klub kombëtar të krijuar në Amerikë nga shqiptarët me emrin “Klubi i dardharëve të rinj Përparimi”. Pas dy vitesh ky klub u zhvendos në Harrison St. Netick Mass.


Sotir V. Pani

ditë e natë duke bërë çdo therori për Atdheun e tyre. Ah sa të mjerë që jemi neve e sa nuk na ka hije të kritikohemi në mes tonë. Kur sot duhet të zihemi dorë për dorë dhe së bashku të mos humbasim kohën e vlefshme por ta përdorim atë për atdheun. Nuk duhen vetëm rekllama por duhet punë e vërtetë, jo të shkruhemi nëpër trupat vullnetare, dhe kur bije trumbeta për kushtrim të bëjmë sikur nuk e dëgjojmë. Nuk duhet të tregojmë patriotizëm me fjalë e të japim vetëm këshilla. Nga vullnetarët e Amerikës kanë shumë shpresa shqiptarët që ndodhen në Shpipëri dhe ata që dergjen në burgjet e Cetinës….Prandaj o burani vllezër në bashkim dhe punë se dita po afron kur do shkojmë në Atdhe në mes të britmave dhe të këngëve kombëtare. Rrofshin Trupat vullnetare.!! Në një Shqipëri fatbardhë!

99


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 8 Vasil Pani shkon vullnetar në Shqipëri Sapo arriti në Shqipëri Vasili u bashkua me forcat e patriotit Themistokli Gërmenji e mori pjesë në disa luftra kundër rrebelëve e sidomos kundër andartëve grekë në zonën e fshatrave Nikolicë, Arëzë ashtu dhe në vende të tjera të qarkut të Korçës. Në Gorë dhe Opar u njoh me Jashar Starjen dhe Shaban Blloshmin dhe me shumë shqiptarë të këtyre kapedanëve që luftonin kundër andartëve. Si pjesmarrës në disa luftime, Vasili ka hedhur dritë me anë të shtypit, mbi disa shkrime të rreme në përkthimin e librit “O Vorioepirotikos Agon” prej të vetmit deputet të Korçës, Kostandin Skënderis, i cili përshkruan disa ngjarje të kryengritjes të vetquajturit Vorio-Epirotë. Ne nuk i durojmë ato vrasje dhe therje që bënë andartët dhe kur i kujtojmë ato na dridhet trupi dhe sot na mburret një Kostandin Skënderasi. Unë po e këndoj këtë libër. Në disa nga këto skena lufte kam qenë dhe vetë dhe vë re se Skënderasi shkruan që Dardha hoqi të zitë e ullirit. Ky gënjen se Dardha nuk pësoj si fshatrat e tjerë. Dardharët porsa ju dorëzua Korça qeverisë shqiptare, zgjodhën një komisjon që atë ditë, i cili shkoj në Korçë dhe u këshillua me qeverinë e atëhershme të Korçës. Pastaj dardharët u këthyene në fshat e formuanë një trupë 100


Sotir V. Pani

vullnetarësh që kishin erdhur nga Amerika. Ata ngritën flamurin e Shqipërisë dhe e shpëtuanë fshatin nga turpi dhe djegjet nga njerzit pa shpirt. Skënderasi thotë se në Katundin Arëz, shqiptarët vranë kapedan Gjiparin me dy shokë dhe i lanë pa i mbuluarë kufomat e tyre dhe këtu gënjen. Në këtë katunt oficeri i ushtrisë shqiptare dha urdhër dhe i mbuluanë në varet.(për varimin ka dhe një fotografi nga Thimi Raci). Po kur u këthyenë andartët dhe vllezërit e Gjiparit, ç’bënë? Vranë tre pleq dhe plagosën dy të tjerë në katundin Arëzë për të marë gjakun e Gjiparit. Në Dardhë andartët rahën një plakë 80

Vasil Pani me forcat e Themistokli Gërmenjit në vitet 1913-1914

101


AT E BIR PËR MËMËDHENË

vjeçare. Në fshatrat e Vakëfëve ata bënë krime të shëmtuara e futën tëmerrin në popull. Ja këto janë trimëritë e shokve të Kostandin Skënderasit. Këta andartë s’munt të hynin në Shqipëri dhe të bënin ato krime që bënë pa përkrahjen e qeverisë greke të asj kohe. Andartët përfituanë dhe nga kryengritja e brendëshme e rebelve. Në librin Skënderasi mbron disa nga shokët e tij që muarë pjesë me grekët dhe nuk ua zë emrat me gojë se u prish punë, mbasi sot disa nga ata kanë pozita në guvernën e Shqipërisë e marinë dhe pensjone. (“Dielli”4.12.1931)

Dalë në foto në Mitropolinë e Korçës. Midis të tjerëve është Pandeli Vangjeli, Themistokli Germenji, oficeri francez me pelerinë. Vasil Pani i veshur polic është i treti në rreshtin e parë majtas.

102


Sotir V. Pani

Kur ishte në trupën e vullnetarëve në Korçë, Vasili u vesh polic për të mbrojtur rendin e qytetit. Niqi e Gramenos, gruaja e Mihal Gramenos, më ka dhënë disa kujtime ku thotë: “Vasua qëndroj në Korçë dhe mori pjesë në disa luftime që u bënë në qytet dritare më dritare midis andartëve dhe shqiptarve si dhe në luftimet në kodra e Shën-Thanasit ku u vranë shumë andartë. Deri sa shqiptarët i përzunë andartët vazhdoj luftë e madhe. Në këtë kohë në Korçë ishte Mihali dhe Themistokliu. Kur erdhë forcat e gegëvë në Korçë e zunë Spiro Kondën dhe i muarë sahatnë. Spirua vajti ju ankua Mihalit dhe Mihali i tha Spiros: Juve me grekët deshit të na mernit Kokën e ty të vjen keq se të muarë sahatnë…? Vasili vajti në Dardhë për tu lënë shëndet mëmës, gjyshit e motrave se do shkonte në Amerikë. Po dikush e kallzoi në andartët që vinin vërdallë maleve, ata deshin ta zinin Vasilë. Një grua dardhare, Vangjelica e Neçkës, e lajmëroj që të ikte ose të fshihej se po thrisnin andartët nga Guri i Vjeshtës, “ku je o Vasil Pani? dil, ku je futur!!” po Vasili kishte hikur në Korçë duke kaluar jo rrugës, por nëpër pyll nga bredhi Drenovës. Si ndenji Vasili dhe ca kohë në Korçë – më tha Niqka, - u nisëm bashkë nga Voskopoja e duallmë në Berat ku na priti Mihali që kishte qenë në Princ Vidi. Nga Berati shkuamë në Vlorë e nga Vlora hipëm vaporin e duallmë në Bari të Italisë. Vasili u nis nga Bari për në Amerikë, kurse unë me Mihalë - tha Niqkaqëndruamë në Bari ca muaj. 103


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Vasil Pani polic në Korçë

104


Sotir V. Pani

Kap. 9 Vasili kthehet nga Shqipëria në Amerikë më 1914 Vasili u kthye në Amerikë plot krenari se kishte luftuar me armë në dorë për Shqipërinë. Problemet dhe hallet e kombit nuk mbaruan dhe vendi vuante shumë nga plagët e asaj kohe. Princ Vidi u largua nga Shqipëria. Lufta e përbotshme bënte kërdinë dhe fatkeqësitë e Shqipërisë nuk ishin sosur. Në këto vite pasi erdhi nga Shqipëria ai punonte në Boston në restorante herë me Gjolekën nga Dardha e herë me të tjerë dhe fitonte përvojë në këto punë. Qëllimi ishte që të forconte disi ekonominë. Josifi ishte i sëmurë, xha Ligori po plakej e familja në Dardhë duhej ndihmuar me të holla. Andea dhe Stavri i dërgonin pak para plakut se kohët ishin të vështira. Përveç punës së tij si anëtar besnik i “Vatrës” Vasili duhej të demaskonte grekomanët që nuk hiqnin dorë nga pretendimet për VorioEpirin. Këtë luftë në Boston e bënte me anë të shtypit. Në artikullin “Maska e atdhemohonjësve” Vasili shkruante: Lëveret greke për ditë na nxjerin ca emra shqiptarësh duke i qojtur Epirotë se u vënë emrave në funt nga një os e is. Si Kristaqis, Mihallaqis, Spiros, Stavros etj. Patjetër që emërat janë vënë prej grekësh, por mundet të ketë dhe shqiptarë mëndje ndryshkur të cilët nuk kanë turp që të mohojnë nënën e tyre Shqipërinë. Për këtë si 105


AT E BIR PËR MËMËDHENË

vllezër që jemi helmohemi së tepërmi, kur dhe sot gjyrmojnë barbarët grekë që e shkretuanë Shqipërinë dhe na turpëruanë vatrat tona. Është turp që të dëgjojnë shqiptarët egërsirat e Greqisë. Andaj i këshillojmë që të ngëthehen në rrugën e drejtë, në krahët e nënës sonë Shqipëri duke kërkuarë ndjesë për gabimet që kanë bërë. Le tu qëndrojnë në vesh fjalët e gjeneralit italian dhe të kumandarit francez që ndodhen në Shqipëri kur i dhanë prokllamatat popullit shqiptar “Bëjuni Patriotë, punoni për vehten tuaj të dashur dhe mos bëji vegla të të tjerve, se për pak kohë juve do mbeteni e do qeverisni, e do trashëgoni vendin tuaj”. Me këto fjalë na këshilluanë që të mos bëhemi atdhemohonjës dhe të punojmë për të huajtë si disa të çëmendur që kemi këtu, që na çderojnë në sytë e Amerikës dhe botës së qytetëruarë. Mjaft po ejani në rrugën e drejtë, e gjunjëzoji përpara flamurit kombëtar të cilin e salluton me nder e gjithë Evropa. Ejani!! ndihmoni ditën e tre qershorit, që ti tregoni botës së qytetëruar që Shqipërija është e Shqiptarve dhe barbarët grekë dhe serbë nuk kanë asnjë të drejtë mbi tokën tonë që na i lanë stërgjyshrit tanë. Mjaft! po ejani dhe mos merni mallkimin e nënës duke u qojtur atdhemohënjës. Në vitin 1920 ai bleu restorantin “Court House Lunch” në Cambridge Mass dhe bënte mjaft punë. Atje e favorizonte dhe qenia e gjykatës përkarshi restorantit e kishte shumë frenkuentues. Në restorantin e Vasil 106


Sotir V. Pani

Vasil Pani nĂŤ banakun e restorantit tĂŤ tij Cambridge, Boston, 1922

107


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Court House Lunch Vasil J. Pani Proprieter 217 Cambridge St. E. Cambridge Mass.

108


Sotir V. Pani

Panit kanë punuar disa dardharë si Thimi Zengoja, Kostë Melka, Ilo Zengoja, Pandi Peçi, Koli Glozheni, Stojani, Petraqi Tollkos si dhe Mehmet Korça etj. Po të lexojmë letrat e dardharëve, kuptojmë që restoranti i Vasilit ishte vendtakimi i dardharëve dhe shqiptarëve. Veç punëve në restorant Vasili ishte i angazhuar me aktivitete të “Vatrës”. Ishte dhe anëtar i shoqërisë së dardharëve “Bleta”. Disa vjet dhe kryetar i saj. Në vitin 1921 Vasili ishte anëtar i komisionit qendror të “Vatrës”. Në vitin 1924 u zgjodh sekretar i saj dhe më 1929 kuvendi i 18-të e zgjodhi atë kryetar të Federatës “Vatra”. Në karakteristikën që iu bë Vasilit shkurtimisht shkruheshin midis të tjerave këto vlerësime: “Zoti Vasil. J. Pani është tamam tipi i njeriut që duhet të përfaqësonjë “Vatrën” e Sotme. Ay është fisnik, shumë modest e serjos. Besojmë se të gjithë anëtarët e Federatës do ti japin përkrahjen e duhur që të udhëheqë Federatën me nder. Vasili është një djalë energjik, i cili ndjenjat patriotike i ka marë që në foshnjëri. Ay është djali i patriotit të mirënjohur zotit Josif Pani. Prandaj shpirti dhe ndjenja e këtij djali nuk është helmuarë kurrë me ato ndjenja antikombëtare që kanë mbretëruar dikur nëpër rrethet tona. Josifi djalin e ka mbajtur lark prej këtyre mikrobeve, dhe ndjenjën e tij ja ka edukuar vetë. Lusim që zoti Vasil të dalë faqebardhë në detyrën e re e të shenjtë duke u bërë ura e bashkimit midis shqiptarve.” 109


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Shumë shokë e uruan në gazetë dhe kudo që e takonin. Gazeta “Dielli” shkroi për zgjedhjen e tij si kryetar: “Ndonse mjaft i ri nga mosha, Vasil Pani kryetari i ri i “Vatrës” numurohet në mes më të vjetërve të lëvizjes së shqiptarve në Amerikë. Është këtu që në kohën e shoqërisë “Besa-Besën” dhe një nga miqtë dhe bashkëpuntorët më të ngushtë të Faik Konicës. Në ato kohë Vasili ishte shumë i ri po që atëherë tregonte interes dhe qe një nga puntorët aktivë në lëvizjen kombëtare. Më 1912 shkovi vullnetar bashkë me shokë të tjerë dhe ndenji maleve me Themistokli Gërmenjin tërë kohën e kryengritjes së rebelëve dhe kundër andartëve grekë. Kur hiku mbreti Vasili u këthye prapë në Amerikë dhe që atëherë ka qenë anëtar i “Vatrës. Në periudhën e dytë të Zotit Konica në Amerikë, Vasili ka qënë anëtar i komisjonit të “Vatrës” pothuaj ç’do vit. Sa për ndihmat e tij në fushatat sështë nevoja të flasim se po të hapni gazetën “Dielli” do të shihni se zoti Pani ka qenë një nga më të fortit përkrahës financiarë që ka “Vatra”. “Dielli” ka shkruar dhe për aktivitetin e anëtarëve të kryesisë së “Vatrës” që u zgjodhën në sesionin e kuvendit të 18-të të saj. Vitet ‘30-të të shekullit XX ishin vite të turbulla të “Vatrës”. Grindjet po vinin duke u shtuar ndërmjet njerëzve që ishin në udhëheqje të emigracionit të shqiptarëve në Amerikë, po dhe në qeverinë e Tiranës. Ardhja e Nolit në Amerikë e rriti polemikën me Gurazezin e me Konicën lidhur me qëndrimin që mbante 110


111

Gazeta “Dielli”, Boston 1929. Nga e majta në të djathtë: (radha e parë ndenjur) Arqile Tasi, Vaasil J. Pani, Faik Konica(i ftuar i nderit), Kristo Thanas, George N. Prifti. Radha e dytë(në këmbë) Shaban Pojani, R. Xh. Gurazezi, Shefqet C. Benca, Xhemal Sh. Progri, Abdyl H. Abas, Musa O. Pulaha, Vehip Demi, Mehmet A. Korça, Hysen E. Gollobërdha, Hito Sadik.


AT E BIR PËR MËMËDHENË

“Vatra” me Zogun. Nolin e quanin bollshevik dhe revolucionar dhe i bënin plot kritika të tjera që janë të botuara te “Dielli”, ndërsa Noli nxori gazetën “Republika” për t’ju kundërvënë “Diellit”. Ftohja e Nolit me “Vatrën” zgjati për disa vjet. Në vitet 1930-1935 kryetari i “Vatrës” qëndronte i zgjedhur pa rrogë. Ishte një grup pune me Vasil Panin kryetar, Refat Gurazezin sekretar dhe editor, Kristo Thanasin dhe Andrea Ilian në kryesi etj. Vasili përveç punëve të tjera interesohej që shqiptarët të ishin të vëllazëruar, duke u takuar me njëri-tjetrin dhe lajmëronte se do bëhej pikniku i beharit si çdo vit duke dalë në një vend të bukur të Bostonit që shëmbëllente me vendet e Shqipërisë i rrethuar me drurë. “Atje do bashkohen të gjithë shqiptarët e ardhur nga Bostoni e fshatrat përreth dhe do kënaqen duke u larguar nga binatë e lartra që janë si do ca fortesa. Në piknik do ti shohëm të gjithë plot kënaqësi nga era e pastër dhe duke përshëndoshur njeri tjetrin e duke thënë “për shumë vjet gëzuarë, dhe e kremtofshim mot në Shqipëri. Ky takim i shqiptarve bëhet se më këtë rast bashkohen njerëzit me njeri tjetrin, njihen me shokë dhe miq të vjetër dhe mbajnë disa nga zakonet e vendit të lindjes. Kërcejnë valle dhe lozin shumë lodra si në Shqipëri.” Në vitin 1932 Vasili vizitoi koloninë e shqiptarëve në Nju Jork dhe Filadelfia, ku takoi shumë miq e vatranë dhe u njoh me situatën që kalonin shqiptarët dhe problemet që kishin. Nga Filadelfia i bëri telefon Faik Konicës. Ai iu përgjigj se ishte i lirë ta priste. 112


Fotografia e Faik KonicĂŤs me dedikimin pĂŤr Vasil Panin Washington, 16 maj 1937

113


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Vasili u kthye në Washington ku ndenji e bisedoi me Konicën dy ditë, i cili e priti dhe e përcolli me dashuri sipas zakonit. Në gazetën “Dielli” Vasili shkruante dhe për probleme të tjera e sidomos për cilësitë e deputetëve që po zgjidheshin në Shqipëri në vitin 1932 dhe uronte që ata që të do fitonin të punonin me ndershmëri dhe me zotësi për të mirën e popullit. Në gazetën “Dielli” njoftonte se do të mblidhej një kuvend i “Vatrës” në korrik për të biseduar për forcimin e mëtejshëm të saj dhe do të zgjidhej një komision për të shkruar historinë e “Vatrës”, ku do të çmoheshin veprat e saj që ka bërë për Shqipërinë, duke qenë shqiptarët rreth “Vatrës” dhe pranë flamurit të bashkuar me një

Shqiptarë të Amerikës të organizuar në piknik në rrethinat e Boston-it në fillim të shekullit XX.

114


Sotir V. Pani

dëshirë e një qëllim”. Sot shumë nga vatranët e vjetër kanë shkuar në Shqipëri, dhe shijojnë pemët e tyre, se Shqipërija u çlirua nga të huajtë, por në Shqipëri ka fukarallëk. Qeveritarët tanë që vijnë nëpër pozita të larta lipset ta zgjidhin çështjen e rojtjes së popullit e të kujdesen për të. Atje shikon njerës të zhveshur, të grisur e të zbathur që rrinë në radhë të marin ndonjë qese misër, ndryshe këtë popull kaqë të urtë do ta zemërojnë dhe kur zemërohet populli shqiptar, ki mendjen. Populli duhet stërvitur të punonjë. Ti jepen fshatarit vegla bujqësore dhe jo të harxhohen shuma kolosale parash për të imituar Parisin. Në është se ngadonjëherë populli sulet nga dëshpërimi se do bukë për fëmijët, Drejtësia dhe Xhandërmaria zë armët dhe u futet dhe i reh me kondakun e dyfegut e i quan revolucionarë bollçevikë. S’kanë turp. Po ata sulen nëpër ambarët për bereqet. Në këtë kuvend me delegatët do diskutojmë për forcimin e “Vatrës” besnike e paqedashëse. Me anë të “Diellit” do kërkohet të përmirësohet rojtja e vllezërve tanë në Shqipëri, se është turp që në një vend bujqësor si Shqipërija të vuajë populli për bukë. Do të bisedohet për ndonjë vatran që është i shkuar nga mosha dhe s’ka mjete rojtjeje ose për ndonjë që ka ndonjë fatkeqësi në trup. Disa nga shqiptarët që kanë lindur e rritur këtu në Amerikë, nuk përkujdesen fare për Kombin dhe kujtojnë që dhe Shqipërija është si Amerika, në kulmin e përparimit. Këta kur digjojnë për bukuritë natyrale të Shqipërisë dhe 115


AT E BIR PËR MËMËDHENË

se kur atje jeta është e qetë na thonë: - Atëherë përse duhet një shoqëri kombëtare?. Kur vendi ka pasur nevoja, “Vatra” i ka kryer detyrat e saj, ka ndihmuar të vobegtit sa ka mundur, ka dhënë ndihma kur populli ka patur fatkeqësi nga tërmeti, ka mbledhur me mijra dollarë për të dërguarë delegatë në Europë që të mbronin të drejtat e Shqipërisë dhe shërbime të tjera. Me vajtjen e arqimandritit në Shqipëri, kemi shpresë që të përmirësohen disa mardhënie të kishës Autoqefale të Shqipërisë me peshkopatën e kishës Shqiptare në Amerikë.

shënim: (ky kuvend nuk u mbajt për shkak të krizës që bëri të mbylleshin shumë degë të “Vatrës” dhe u la që të bëhej vitin tjetër “po të jetë situatë e favorëshme”).

Gazeta “Dielli”, 26 mars 1927, Boston Mass

116


Sotir V. Pani

Gazeta “Dielli”, 9 qershor 1914, Boston Mass

117


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 10 Pas 20 vjetësh përsëri në Atdhe Çudi, sa shpejt ikën koha kur je në mërgim. Orët fluturojnë pa u kuptuar. Në vendin e punës e kudo që të gjendesh. Fluturojnë kur je duke u marrë me veprimtari shoqërore ose kur je duke shëtitur në qytetin e madh, në mes zhurmës, turmës pa fund dhe lëvizjes së automjeteve pa mbarim. Dhe vjen një çast që e kupton se nuk je më ai djalosh i njomë, i druajtur dhe pa përvojë që të habiste çdo gjë e qytetit të huaj. Jo vetëm orët po dhe vitet kanë fluturuar si era dhe tani e ndjen veten burrë të pjekur të familjarizuar me gjuhën dhe me jetën e vendit të huaj… Mandej, nuk e ndjen kaq të huaj këtë vend, përkundrazi ai të ka mbajtur me bukë, ty dhe familjen, të ka respektuar pa asnjë dallim, ti je bërë pjesë e pandarë e tij. Megjithatë, zemra dhe mendja të shkon tutje larg.., atje ku mban erë pishe e njomë dhe zhumbrice, ku çelin lulëkuqet lëndinave, atje ku flitet gjuha e mëmës, gjuha e shpirtit. Kjo ndodhi edhe me Vasilin. Erdhi në Amerikë djalosh i parritur dhe u bë burrë. 20 vjet larg vendlindjes, larg shtëpisë. Kishte shkuar aty më 1914 si vullnetar i “Vatrës” dhe kishte luftuar me armë në dorë kundër andartëve. Kishte 20 vjet pa e parë Dardhën dhe njerëz118


Sotir V. Pani

it e dashur. Por e kishte një shpjegim dhe ky mërgim i gjatë. Punët e shumta në restorantin e tij. Kur dihet se në biznes edhe një ditë e munguar të kushton shtrenjtë. Pengesat që sillte lufta për të ndërrmarë udhëtime, detyrat e shumta e të vështira në Federatën “Vatra”, të gjitha këto e kishin gozhduar Vasilin në Boston. Aq më tepër që kriza e viteve ‘30-të e kishte dobësuar shumë “Vatrën”. Anëtarët ishin pakësuar e nuk jepnin dot as këstin e anëtarësisë. Në vitin 1933 Vasili vendosi të shkonte në Shqipëri. Ishte në moshën gati 40-vjeçare, kishte nevojë të gëzohej dhe të çlodhej pranë familjes, të shikonte dhe të çmallej me nënën e dashur dhe me të jatin, me të cilin kishte punuar 18 vjet në Amerikë. Kishin punuar së bashku për të mbajtur familjen, por edhe për Shqipërinë. Donte të çmallej me motrat, të cilat i kishte lënë të vogla dhe tani ishin martuar. Motra e madhe Ollga ishte bërë me tre fëmijë. Malli e kishte marrë për të gjithë farefisin, për Dardhën e për Shqipërinë. Duket që kishte vendosur të martohej e të krijonte familje. Vitet iknin e s’duhej pritur më. Mbasi i rregulloi punët në restorant dhe e la në dorë të sigurt, Vasili u nis nga Bostoni për në Shqipëri. Kur shkoi Dardhë e ndjeu veten të lumtur. U përqafua me nënën, u përqafua me babanë. “Baba, jam përpjekur e kam punuar si dardhar e si vatran. Pranë familjes u çlodh dhe kalonte ditë të gëzuara me njerëzit e dashur, me të njohurit e bashkëfshatarët. Shëtiste anembanë fshatit ku kishte lindur dhe kënaqej me bukuritë e natyrës, me erën e pastër e të freskët, me qetësinë e virgjër të pyjeve, me ujërat e ftohta brisk 119


AT E BIR PËR MËMËDHENË

që gurgullonin pa pushim. U kënaq me përparimet që kishte bërë fshati. Me shtëpitë e reja që kishin ndërtuar dardharët, me rrugët e shtruara me kalldrëm, me çezmat që rridhnin pareshtur. Veçanërisht e preku dhe e gëzoi shkolla e bukur që kishte ndërtuar shoqëria “Bleta”. Çdo gjë që e rrethonte i dukej e bukur dhe e dashur. Pasi ndenji ca kohë në fshat vendosi të bënte një udhëtim për të parë dhe disa vende të tjera të Shqipërisë dhe për t’u takuar me miq e shokë të njohur që në Amerikë, me Vatranë të vjetër që ishin kthyer në familjet e tyre. Udhëtimin e filloi nga Dardha dhe e përfundoi në Tiranë. Mbasi pa një pjesë të mirë të

Dardha

120


Sotir V. Pani

Shqipërisë, shkroi në gazetën “Dielli” artikullin me titull: “Ç’pashë me rastin e udhëtimit nga Dardha në Tiranë” (“Dielli”, 16 dhe 23 qershor 1933) Në Korçë Vasili u kënaq sidomos me disa ndërtime që qenë bërë në qendër të qytetit dhe që e zbukuronin atë. Vizitoi familjen e Mihal Gamenos dhe Themistokli Gërmenjit dhe vuri lule në emër të Federatës “Vatra” në varrin e Mihalit në monumentin e Themistokliut e të luftëtarit kombëtar. Në Korçë takoi mjaft vatranë të vjetër. U gëzua kur disa korçarë me kryetarin energjik të bashkisë, Rustem Ymerin, kishin vendosur të ndërtonin në qendrën e qytetit godinën e re të bashkisë dhe mendonin që pas kësaj të ndërtonin Postë–Telegrafën. Vasili i përgëzoi për punët e mira që po bënin, por u bëri dhe disa kritika. Përse e kini ndërtuar spitalin në afërsi të varreve të Shën-Mërisë? Kështu të sëmurëve nuk u jepet shpresë e kurajo për të jetuar, por trishtim. Gjthashtu Posta nuk i pëlqeu, ajo ishte në një ndërtesë të administruar shumë keq. Këto gjëra nuk përputhen me emrin që i kini vënë Korçës “Parisi i vogël” u tha Vasili korçarëve. Nga Korça udhëtoi për në Pogradec. Në gazetë shpreh kënaqësinë për këtë qytet me bukurinë e rallë që i jep liqeni i kulluar. E pëlqeu pamjen e fshatit Lin, të cilin e cilësoi si një perlë të rrallë të Shqipërisë. Nga lartësia e qafës së Thanës Vasili soditi malet përreth dhe kujtoi kohën e viteve 1914 kur kishte kaluar në Mokërr me forcat e Themistokli Gërmenjit në ndjekje për të luftuar andartët e rrebelët që dolën deri në Pogradec. Që atje u kënaq me pamjen e fushës së Domosdovës të mbjellë me bimë të ndryshme që dukej si 121


AT E BIR PËR MËMËDHENË

qilim i punuar bukur. Mbresa i la Vasilit Librazhdi si një qendër ushtarake ku ushtarët e veshur mirë i uruan me buzëqeshje të ëmbël rrugë të mbarë. Në qytetin e Elbasanit më shumë përshtypje i bënë punimet prej bakri të artizanëve. Nga Elbasani kaluan në Peqin e mandej në Kavajë. Syri kënaqej me fushat pjellore dhe me bukuritë e detit deri në Durrës. “Nga ora 7 pasdite, - shkruan Vasili, - arrita në Tiranë e pasi zura hotel dola për të parë qendrën e kryeqytetit, e cila mu duk e bukur.” Të nesërmen me zotin Arqile Tasi që e njihte mirë që në Amerikë, Vasili vizitoi disa Ministri ku nënpunësit e pritën me mirësi e respekt. Vizitoi Ambasadën Amerikane dhe takoi ambasadorin Bernstejn e bëri një bisedë me të. Në Tiranë takoi Myftiun e myslimanëve dhe shumë vatranë. Të nesërmen e ditës që pasoi bashkë me zotin Arqile Tasi dhe me një dardhar vatran, Kristo Zengon e me Kostë Racin, vizituan Krujën. Këtu Vasili ndjeu një kënaqësi të veçantë në këtë qytet të lashtë e me një histori të rrallë ku u mundën nga Skënderbeu sulltanët e Turqisë që e rrethuan Krujën me shumë ushtri. Në Krujë u kënaq me panoramën e bukur, sidomos kur hipi në malin “Sari Salltik” e që atje dukej Tirana, Petrela e Adriatiku. Malet e larta në kryeqytetin e vjetër të Shqipërisë kanë një hije të frikshme kur shikon poshtë. “Nuk më ikej nga kryeqyteti historik. Një psherëtime më dilte nga zemra për vjetët e shumta që bëra në mërgim, duke i lënë pas këto bukuri të vendit tonë. Si zbritëm nga mali dhe hyra në automobil thashë: Mos vdeksha pa e parë përsëri Krujën!” 122


Sotir V. Pani

Vasil Pani dhe Evriviqi në ditën e dasmës. Dardhë 1933

123


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Pas këtij udhëtimi Vasili u kthye në fshatin e tij Dardhë. Në qershor u fejua me Evridhiqi Gjikën, të bijën e Kostë Gjikës dhe u martua në gusht 1933. Po në këtë muaj u martua dhe motra, Fana, me Kiço Racin. Këto ngjarje janë fiksuar në fotografi ku ai shihet i rrethuar me tërë pjestarët e familjes, me gruan e tij, me nipat e mbesat e midis dardharëve. Ishte koha kur Dardha kish dy hotele, shkollën e bukur, kur ishte ndërtuar Post Komanda jashtë fshatit dhe ishin plotësuar disa porosi që kish dhënë Vasili për post komandën në gazetën “Dielli”. Në një ditë korriku, Vasili, Josifi, Zoi Xoxa deputet i Beratit që u ndodh në Dardhë për pushim e zoti Gjinali tregtar nga Tirana, shkuan në fshatin e bukur kufitar Nikolicë. Vasili kur kaloi në këto vende i erdhën në mendje disa kujtime të hidhura, kur andartët grekë më 1914 vranë ca nikolicarë që i kishte njohur. Në Nikolicë takoi një vatran, i cili e përqafoi Vasilin e ndjeu gëzim të veçantë. Nikolicari i shpuri miqtë në një burim të ftohtë. Si lidhën kuajt, ndenjën të çlodheshin te burimi ku hëngrën pak bukë. Në këtë kohë erdhi rreshteri i kufirit dhe i ftoi për një vizitë në ndërtesën e postës, e cila u pëlqeu shumë. Atje në postë u shtruan mysafirëve një drekë. Ushtarët e kufirit ishin nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Që nga posta pasi hëngrën drekë, soditën disa vende të bukura. “Për kufitarët, - shkruan Vasili, - kam kujtime të mira e dashuri të veçantë se kryejnë detyrën në vende të izoluara nga njerëzit.” Mbasi ishte njohur me gjendjen e Shqipërisë, nga sa pa me sy disa vende kudo që kaloi, nga sa më124


Sotir V. Pani

soi nga gazetat e bisedat me shokë e miq, me zyrtarë e vatranë të vjetër konstatoi se kishte mjaft fshatarë që s’u pëlqente fshati dhe nuk donin të punonin e të përkujdeseshin për shtëpitë e tyre. “Se këtyre u pëlqen ta shkojnë kohën nëpër kafenetë, kartat e të fjalosen me orë të tëra për politikë. U pëlqen qyteti me tymin e tij e lulet për kartë dhe nuk duan të punojnë mallin e tyre ku është era e paqme me plot lule të natyrës. Fshatari shqiptar duhet të bëhet i lumtur se ka shtëpinë e tij, tokën e kafshët e tij. Por shohëm se i mungojnë disa vegla për të punuar tokën, si dhe dijet për bujqësinë e për të rojtur më mirë. Fshatari ka vezë, po nuk di si ti përdorë në shumë gjellë. Ka zarzavate por nuk di ti gatuanjë, ka lesh për të bërë veshje, qilima e levenxë, por nuk dinë ku do të punojnë leshin. Vetë fshatarët duhet të bëjnë ndryshime në jetë por dhe qeverija duhet të ndihmonjë për të ndryshuarë gjendjen e fshatit.” Në disa shkrime të tjera që ka bërë Vasili në gazetën “Dielli” konstatonte çrregullime në pagesat e rrogave të nënpunsave, e bënte sugjerime për të ndrequr gjendjen dhe jep mendime për punëtorët që punojnë shumë orë. Shkruan që vërtet puna e shumtë ha punëtorë, por dhe i zoti ha rrogën e punëtorit. “Shumë herë puntorët kanë frikë të bëjnë ankesa, se njerzit që janë zotër të punëve kanë influencë në qeveri. Përkujdesja për puntorët është e nevojshme. Gazetat në Shqipëri duhet here 125


AT E BIR PËR MËMËDHENË

mbas here të shkruajnë për problemet, hallet dhe kërkesat e punëtorve.” Vasili bën vërejtje për gjendjen e doganave, ku veprimet e nënpunësave atje nuk lënë përshtypje të mira, për një të huaj që sapo zbret nga vapori, si dhe për paaftësinë e atyre që çmojnë vlerën e plaçkave, që shpesh i çmojnë peshqeshet për të marrë doganë më tepër se sa janë blerë. Në vitet ‘30-të Vasili ishte zgjedhur kryetar i shoqërisë “Bleta” të dardharëve në Amerikë, e cila bënte shumë gjëra për fshatin. Po në këtë vit Vasili ishte dhe anëtar i komisionit të Kryqit të Kuq Shqiptar në Amerikë. Viti 1933 në Shqipëri për Vasilin kaloi më shumë gëzime. Gjatë kohës që ndenji në Shqipëri u përpoq të njihte sa më mirë jetën e popullit shqiptar dhe kujdesjen e shqiptarëve për të bërë punët. Erdhi koha që duhej të kthehej në Amerikë, pranë punës. Nuk i vinte mirë të ndahej nga njerëzit e familjes dhe diçka e shtrëngonte në grykë kur kujtonte se do merrte rrugën e kurbetit, por nuk mundej të qëndronte në Dardhë më tepër.

126


Sotir V. Pani

Kap. 11 Vasil Pani kthehet në Amerikë Në tetor të vitit 1933 Vasili u nis nga Dardha për në Korçë e mandej në Durrës ku mori vaporrin për të udhëtuar në Boston, në qytetin ku mundet të themi se ishte bërë burrë. Tani që kishte parë vendin e tij pas 20 vjetësh mërgimi, malli iu shtua më shumë. Bisedat që kishte bërë me të jatin, i cili e njihte shumë mirë situatën në Shqipëri. Josifi kishte plot mendime si mundet të përmirësoheshin punët në vend si dhe për rolin që duhet të luante “Vatra” për t’i shërbyer dhe në këto kohë atdheut. Vasilit i kishte pëlqyer shumë puna për hapjen e rrugës automobilistike, e cila ndikonte së tepërmi për zhvillimin e Dardhës, por nuk i kishte pëlqyer fort vendi ku Josifi kishte ndërtuar shtëpinë e re. Ai donte që shtëpia të ishte ndërtuar aty diku në të Xholldanit që të kishte më shumë panoramë, ca më shumë oborr dhe më tepër lehtësira për gratë. Vazhdimisht sillte ndërmend Krujën me natyrën e saj madhështore, fushat e malet e Shqipërisë e me padurim do priste të vinte prapë pranë familjes që la në Dardhë. Filloi në Boston e Cambridge puna e lodhshme në restorant si dhe me problemet e ndërlikuara të “Vatrës”, por i duhej të duronte se vendi i punës ishte Bostoni. Këmbente letra me familjen dhe priste çdo ditë trashëgimtarin. Një gëzim i madh i erdhi nga Shqipëria me telegramin që lajmëronte se Viqi më 1 prill 1934 kish lindur djalë. Mandej mësoi se em127


AT E BIR PËR MËMËDHENË

rin ia vunë Sotir. Shkroi letra e donte të mësonte çdo gjë për të birin e vogël. Mori fotografi të Sotkës bebe e në krahët e Viqit. Nisi pako me lodra nga Bostoni për në Dardhë që të luante vogëlushi. Josifi në këta muaj ishte shumë i sëmurë, por e mori gëzimin e lindjes së trashëgimtarit të familjes një muaj e gjysëm para se të vdiste dhe kur ia shpunë djalin e vogël e pa me gëzim dhe i rrodhën dy lotë nga sytë. Lajmi i vdekjes së Josifit e hidhëroi Vasilin, se të dy at e bir kishin punuar në Amerikë për të mbajtur familjen, por kurdoherë përkrah njeri-tjetrit kishin punuar shumë edhe për Shqipërinë. Vasili nuk u ndodh në Dardhë në varrimin e të atit, por mori ngushëllime nga shumë njerëz që e njihnin, nga shumë emigrantë

Sotir Pani fëmijë me nënën e tij, Evriviqin, Dardhë, 1934

128


Sotir V. Pani

e patriotë shqiptarë që ishin në Amerikë e në Shqipëri. Vasili merrte letra nga gruaja e tij, merrte dhe fotografi të djalit dhe kënaqej. Çmallej e çlodhej kur lexonte dhe letrat me shkrimin e bukur të gruas. Në vitin 1935, siç thamë, Vasili u zgjodh përsëri kryetar i “Vatrës”, kështu që ishte i preokupuar me shumë punë. Në këtë vit, 1935, vdiq Ambasadori i Amerikës në Shqipëri, Berstein, mik i Shqipërisë. Po këtë vit vdiq dhe gjenerali Edward Horton, themeluesi dhe udhëheqësi i shoqërisë “Miqtë Amerikanë të Shqipërisë”. “Vatra” i përkujtoi me nderime këta dy miq. “Dielli” shkroi për jetën e tyre. Në Shqipëri u vra në kryengritjen e Fierit gjeneral Gjilardi. Noli, që kishte ardhur në Amerikë në vitin 1930 dhe pastaj në vitin 1932, deri nga viti 1938 kalonte kohë të vështira. Sëmundja e rëndë e kishte dobësuar. Vetmia dhe braktisja nga disa shokë dhe miq dhe perspektiva e paqartë dhe e zymtë e çuan në dëshpërim të thellë. Në këto çaste të rënda psikologjike ai shkroi: “S’kam më as nge, as qef, as takat për politikë. Klliçi im i politikës është varur në mur dhe nuk del së andejmi kurrë.” Noli ishte i mbytur në borxhe dhe jetonte në varfëri. I vetmuar merrej me ndonjë përkthim e me muzikë. Në vitin 1936 policia mbylli zyrat e “Vatrës” dhe shtypshkronjën e gazetës “Dielli” me kërkesë të pronarit të ndërtesës George Prifti. Gazeta “Dielli” për 5 muaj nuk doli. Pronari i ndërtesës i mori këto masa se kërkonte nga “Vatra” qiranë në një kohë kur kriza bënte kërdinë dhe shoqëria “Vatra” s’kishte të holla. Vasili në këto kohë ia kishte shitur George Priftit pjesën e tij të godinës, që e kishte blerë me të për 129


AT E BIR PËR MËMËDHENË

arsye se Vasili nuk kishte qenë dakort që t’i merrnin qira “Vatrës” për vendin ku ishin vendosur makinat që shtypnin gazetën “Dielli”. Por George Prifti nuk e mbajti këtë premtim. Përçarja në shoqërinë “Vatra” mori përmasa serioze. Gurazezi urrente për vdekje George Priftin edhe se ai ishte në atë kohë konsull i Shqipërisë në Boston dhe anëtar i “Vatrës”. George Prifti nuk u soll si duhet dhe si i kishte hije. Gurazezi mori rrugën dhe filloi të shkonte nëpër kolonitë e shqiptarëve duke bërë 2500 milje rrugë. Kudo shante George Priftin, Hito Sadikun, Nolin e të tjerë. Gurazezi kritikoi dhe Vasil Panin për problemin e zyrave të “Vatrës”, por duket se nuk e njihte mirë problemin dhe menjëherë në gazetën “Dielli” disa vatranë shkruan: “Vasili nuk ka pjesë në mbylljen e zyrave të “Vatrës” dhe në kërkimin e qirasë”.

Zyrat ku përgatitej gazeta “Dielli”, Boston

130


Sotir V. Pani

Duke iu përgjigjur Gurazezit, theksonin: Shërbimet që i ka bërë Vasili “Vatrës” nuk unjen me sharje dhe me çpifje. Ata që i dinë punët mirë, e dinë që zotë Pani e ka dashur “Vatrën” si një organizatë kombëtare dhe ka besuar në principet e saj të shenjta dhe jo të fitonte prej saj. “Vatra” zotit Pani i ka kostuar me mijra dollarë dhe nuk e ka hapur gojën asnjëherë. Edhe Refati Vasilit i ka kostuarë me qindra dollarë… Vetëm një renegat mundet ti mohojë të mirat që ka bërë zoti Vasil Pani, ay njihet prej vatranëve si njeri i urtë, i ndershëm, serjos, shqiptar i rallë dhe burrë me karakter të fortë. Për cilësitë e ralla që ka Vasili nderohet dhe adhurohet prej të gjithë atyre që e njohin. Shërbimet e vyera që ka bërë për “Vatrën” do jenë të pa harruara në zemrat e vatranve me sedër dhe ndjenja kombëtare të vërteta. (“Dielli” shkurt 1937) Botimi në korrik të vitit 1943 i një dokumenti mbi borxhet e “Vatrës” hedh dhe njëherë dritë mbi ndershmërinë e Vasil Panit për problemin e godinës që mbylli George Prifti dhe u vë damkën shpifarakëve. “Po si thotë një fjalë shqipe: Gënjeshtra i ka rrënjët në rërë.” Ndërkaq, në këto situata të vështira që kalonte “Vatra” dhe kur grindjet kishin arritur kulmin, burri i urtë dhe patriot i vjetër, Vasil Pani, ndoqi rrugën shumë më të arsyeshme se ajo e Gurazezit. Vasili punoi intensivisht me shokët e tij për të përgatitur mbajtjen e kuvendit të ri të “Vatrës”.

131


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Më 4 korrik filloi punimet kuvendi XXI i “Vatrës”, i cili zgjati 7 ditë. Në ditën e tretë arriti telegrami i Faik Konicës me këtë tekst: “Lutem paraqitni delegatve urimet e mija për mbarvajtjen e “Vatrës” si një institut nacional për mbrojtjen dhe përparimin e kombit, jashtë çdo fryme të huaj dhe ngatëronjëse”. Katër ditët e para të kuvendit shkuan mirë për të mbyllur konfliktet. U përjashtua përgjithmonë nga shoqëria “Vatra” George Prifti. Gurazezi propozoi për kryetar të “Vatrës” Kristo Thanasin, por ai nuk pranoi. Pas shumë debatesh u zgjodh Dr. Andrea Ilia Kryetar dhe Editor i “Diellit” dhe sekretar u zgjodh Gurazezi. Pas zgjedhjeve u shtrua çështja tjetër që ishte më e komplikuar. Trasferimi i Vatrës nga Bostoni në Detroit. Për këtë transferim ngulte këmbë Gurazezi me shumë delegatë pasues të tij nga Middle West-i. Delegatët e Bostonit këmbëngulën që në asnjë mënyrë të mos bëhej transferimi i “Vatrës” nga Bostoni, se Bostoni ishte kryeqyteti i shqiptarëve të Amerikës. Vendimi për transferimin e “Vatrës” mbeti pezull në këtë mbledhje. Këtu nuk mundet të mos përmendim edhe njëherë përpjekjet që bëri Vasil Pani për shuarjen e mosmarrvëshjeve që u përmend dhe në kumtesën që mbajti në 90-vjetorin e “Vatrës” historiani Idriz Lamaj. Vasili mbajti në kuvend një fjalim shumë prekës me rastin e dorëheqjes nga posti i Kryetarit të “Vatrës” pasi do të shkonte për një kohë të gjatë në Shqipëri pranë familjes. Në gazetën “Dielli” 11 shtator 1936 u shkrua një artikull editorial për veprimtarinë e tij. 132


Sotir V. Pani

Vasil Pani 7 vjet i shërbeu “Vatrës” vullnetarisht. Kryetar i shoqërisë sonë me famë “Vatra”, Vasili me ndihmën e një pakice anëtarësh besnikë, mbajti dyert e shoqërisë të hapura dhe lëvizjen e shqiptarve të gjallë në vitet më të zinj në historinë e botës financiare. Në këto kohë krize, ay dhe neve me të bashkë, pam pushimin e degve të “Vatrës” njera pas tjetrës, se anëtarët e shoqërisë u vobegsuan e smund të jepnin për shoqërinë si e kishin zakon, as këstin e anëtarësisë. Ardhi dita kur s”ksh asnjë degë të regullshme të bënin mbledhje dhe kuvend për të biseduar jetën e Shoqëris. Vasili ishte i palodhur në punë. Në këto ditë të zeza, kurajua e Vasilit, dëshira e tij për të vazhdimin e programit kombëtar dhe patriotizmi i kulluar i kryetarit na frymëzoj të qëndronim të patundur pa le të vuanim. Jeta e tij tregon se çështja shqiptare për të ka qenë një fe mbi të cilën është falur që në kohën që erdhi në moshë të kuptonte. Vasili është miku i të vobegtëve dhe i të pasurve. I dhëmbëshur për të madh e për të vogël, Enkuaronjës i puntorit dhe atij që përpiqet të stërvitet me anë të shkollës. I interesuar kurdoherë mbi çdo faqe të jetës shoqërore. Në fjalën e tij që lexuamë në “Dielli” në javën e shkuar shohim se për Vasilë gjërat që e karakterizojnë jetën e tij dhe që ne i jemi mirënjojtës kurdoherë janë këto: Dëshira ti shërbejë Shoqërisë “Vatra”, dëshira 133


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Vasil Pani, botim në gazetën “Dielli”

134


Sotir V. Pani

të bënjë sakrifica. Vllazërimi me një shumicë antarësh e të qenurit gati të mbronjë çështjen shqiptare. Këto kanë qenë ambicjet e jetës së tij. Vasili ka çëmuar më tepër pasurinë morale që rjedh nga miqësia dhe vllazërimi midis shqiptarve se sa pasurinë materjale. Vasili ka qenë i palodhur në punë, kujdesej për ç’do gjë. Kujdesej për shokët, për patriotët e fëmijët e patriotve. (sipas gazetës “Dielli”, 11 shtator 1936) Në një dorëshkrim që më ka dhënë Skënder Luarasi lexojmë: “Kur isha në fushën e përqëndrimit në Francë 1939-1943, studentët Mahir Domi dhe Sul Spahiu nga Geneva më dërguan një letër të cilën ia pati postuar nga Boston Mass patrioti dardhar Vasil Pani. Më shkruante afërsisht: Mora vesh se ndodhesh i internuar në kamp koncetrimi në Francë. Më erdhi shumë keq. Në adresën që më dhanë po të dërgoj këto 26 dollarë, vetëm që të di a të ranë në dorë, pastaj do tu ndihmojmë për çdo nevojë që të kini. Nuk do tju lëmë të vuani.” Nuk di nëse iu përgjigja Vasilit. Nga kampi i Gursit ku ndodheshim e që atje na trasferuan me forcë në kampe të ndryshme. Deshën të na dërgonin të hapnim istikame në frontin e lindjes po dhe në Afrikë. Më në fund na mbyllën në Baranga në Vernot. Këtu mora letër nga Sul Spahiu, letër e shkruar frëngjisht ku bënte fjalë për 26 dollarët që më dërgonte Vasili. Kur isha në Amerikë më 1915-1920, kisha dëgjuar emërin e Josif Panit nga Dardha, i cili bashkë me Mihal 135


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Gramenon e Jorgji Miti Sevon e vizitonin rrethet social demokrate në Shtetet e Bashkuara. Në Shqipëri mora vesh se Vasili që biri i Josif Panit. Edhe në se njoha personalisht Vasilin, mua Vasil Josif Pani më ka mbetur në kujtesë si shembull i qytetarit shpirtmadh që i jep dorn shokut në nevojë.

Kujtim i shkruar me dorë nga Skënder Luarasi

136


Sotir V. Pani

Në Boston me Vasilin ishte njohur Dr. Hamdi Sulçebegu, kur ky bënte një specializim atje. Në vitin 1970 me ndërmjetësinë e Dhora Laços (Nushi), Sulçebegu mori vesh se në Tiranë Vasili kishte djalin. Më kërkoi t’i vinja në shtëpi për të më njohur. Unë i bëra një vizitë. Sulçebegu më priti dhe më foli me një dashuri dhe respekt të veçantë për babanë, për lehtësirat që i kishte bërë e kujdesin që kishte treguar sa kohë që doktori ishte në Boston. “Sotir! Ti djali i Vasil Panit sa herë të kesh nevojë për shëndetin e fëmijve të më njoftosh mua. Se unë kurrë nuk do të haroj babanë tënd, zotin Vasil Pani. Skënder Luarasi bashkë me familjen e tij në vitet 1960, vinte në Dardhë për të kaluar verën. Po dhe unë në këtë kohë ndodhesha me pushime në shtëpinë time në Dardhë. U njoha me Skënderin. Ai u gëzua shumë dhe më tregoi si ishte njohur me babanë tim, Vasil Panin pa e parë ndonjëherë. Ishte njohur nga letra që kishte marrë kur ishte në Luftën e Spanjës. Me Skënderin bisedonim për punët që kanë bërë shqiptarët në Amerikë dhe për patriotizmin e tyre. Skënderi mblidhte kujtime nga dardharët për patriotët e Dardhës dhe merrte ndonjë dokument për të shkruar rreth çështjes shqiptare. Unë i tregova disa dokumenta që i ruaja në shtëpi. S’i lexoi disa nga ato dokumenta, më tha: “Sotir të shkruash një libër se ti je me shkollë. Titulli i librit mendoj të jetë ky: “Atë e Bir për Mëmëdhenë”.

137


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Unë porosinë e profesorit dhe patriotit Skënder Luarasi e mbajta mend dhe titullin e këtij libri e vura ashtu si më porositi ai. Miqësinë me Skënderin e ruajta deri sa ai vdiq. … Të vemi prapë në punët e “Vatrës”. Vasili dha dorëheqjen dhe po përgatitej për t’u nisur në Shqipëri pas kuvendit të “Vatrës” Dr. Ilia si kryetar i “Vatrës” dhe Gurazezi filluan të bashkëpunonin. Por bashkëpunimi ndërmjet tyre nuk zgjati shumë. Vatranët e Midlle-West-it me kryeqendër Detroit-in e kishin mendjen top që duhet të ndaheshin dhe nuk e njihnin më “Vatrën” e Bostonit si Vatrën e tyre. Më 13 tetor 1936 doli numri i parë i gazetës “Dielli” të Detroitit nën drejtimin e Gurazezit. “Vatra” u bë në fakt e ndarë më dysh. Ajo e Detroitit me Fazlli Panaritin kryetar dhe “Vatra” e Bostonit me kryetar Dr. Ilian. Kjo gjendje e ndarë vazhdoi deri më 1939, kur Italia pushtoi Shqipërinë.

138


Sotir V. Pani

Kap. 12 Ardhja e fundit e Vasilit në Shqipëri më 1937 I lodhur dhe i dëshpëruar për kohët e turbullta që kalonte “Vatra” në vitet 1930, e cila po brehej nga grindjet dhe mosmarrëveshjet, Vasili u nis nga Bostoni për në Shqipëri më 20 qershor të vitit 1937 dhe arriti në Tiranë më 2 korrik. Në Tiranë qëndroi 5 ditë ku u takua me miqtë e vjetër e bisedoi për problemet e shoqërisë “Vatra” dhe u njoh deri diku me situatën në Shqipëri. Më 7 korrik Vasilin e priti në audiencë mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu. Në shtyp nuk kemi të dhëna se përse biseduan. Nga Tirana, Vasili shkoi në Dardhë pranë familjes. Gëzimi më i madh i mërgimtarit isha unë, djali i vogël që isha bërë 4 vjet. Babai më merrte për dore dhe bashkë me gruan dilnin shëtitje. Jeta në familje e çlodhi. Klima e Dardhës i sillte shëndet e gëzim e mundohej të hiqte nga mendja gjithë telashet e problemet e “Vatrës”. Për të më gëzuar mua, në një mollçinë që kishte mbjellë në oborr Josifi, babai futej nëpër degët e gjembat e mollçinës, dardha e mollë dhe përreth rrënjës në tokë vinte perime të ndryshme, domate, piperka, kastravecë dhe kur unë dilja në oborr gëzohesha duke menduar se i kishte prodhuar mollçina dhe i merrja. E sjell ndërmend babanë për disa gjëra, por shumë pak. Kur erdhi nga Bostoni, babai më solli një biçikletë me tri rrota që është dhe sot si kujtim në shtëpinë e 139


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Dardhës si dhe disa lodra të tjera. I solli biçikletë dhe nipit, Soto Glozhenit, që ishte 7 vjeç. Kemi disa fotografi të miat me babanë e mamanë. Nga një kopje e mori babai në Amerikë që t’i kishte për t’u çmallur. I zmadhonte e i bënte me ngjyra dhe na i dërgonte dhe neve. Ato janë dhe sot me korniza në muret e shtëpisë dhe në albumet. Megjithëse ishte i gëzuar dhe i qetë në familjen e tij, i rrethuar nga motrat e fëmijët e tyre, nga kushërinjtë e kushërirat e në mes të dardharëve, Vasili mendjen e kishte te restoranti në Cambridge dhe problemet e “Vatrës”. Lexonte gazetën “Dielli” që ia dërgonin me postë nga Bostoni. Lexonte gazetat që dilnin në Shqipëri dhe këmbente letra me shokët e Amerikës. Dërgonte dhe ndonjë shkrim për gazetën “Dielli” për probleme që e shikonte të arsyeshme të publikoheshin.

Vasili me Sotirin fëmijë e nipin e Kiço Glozhenit në dorë duke dëgjuar muzikë në oborrin e shtëpisë. Dardhë 1937.

140


Sotir V. Pani

Në një letër të hapur Vasili shkruan: Disa gazetarë nuk kanë kujdes kur shkruajnë sidomos për fjalët që përdorin si në gazetat dhe në përkthimet e librave. Ato fjalë të huaja që përdoren po e shkatrojnë gjuhën shqipe. Ato fjalë populli nuk i merr vesh e nuk kupton se çfarë duan të thonë. Qeveritarët e njerzit që meren me gjuhënë nuk kanë kujdes në këtë drejtim me rëndësi, po mendojnë më shumë për zyrat, për emërimet në pundrat, për pushimet e për shtimin e rogave. Njerzit duan të shohin sport dhe interesohen për sportin. Edhe mua më pëlqen kjo degë shkruan Vasili, se e stërvit trupin, zhvillon karakterin dhe njeriu fiton shëndet. Por përsa i përket përdorjes së gjuhës në gazetat dhe për sportet ajo është bërë lesh e li. Vini re i shkruan Skënder Bardhit, se është dhe për të qeshur: Skënderbeu e mundi Tomorin e prej andej, Ismail Qemali do vejë të lozë në Shkodër e prej andej do vejë në Kavajë e do lozë me Kavajën, ose Skënderbeu e mundi Ismail Qemalë. Është mirë që emrat e personave me rëndësi tu vihen fortesave dhe institucioneve. Nuk ka hije që tu vihen emra heronjsh skuadrave të lodrave. E të shahen skuadrat me këto emra. E të mundet Ismaili Qemali nga Skënderbeu. Kam dëgjuar që në fushën e sportit thrisnin: poshë kundërshtari! e mundet të thonë: poshtë Skënderbeu! ose bjeri Ismail Qemalit!. 141


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Ditët e muajt pranë familjes e në mes të njerëzve ishin të bukura për Vasilin. Kujtimet e vegjëlisë i sillnin kënaqësi. Sillte ndërmend kohën e luftrave me andartët grekë dhe kujtonte plot shokë të vjetër kur kishin ardhur në Shqipëri vullnetarë më 1912-1914. Por Vasili nuk mundej të rrinte në Dardhë. Punën e kishte në Boston, në restorantin e tij. Problemet e “Vatrës” e preokuponin. Ai ishte anëtari i saj besnik e ishte rritur bashkë me “Vatrën”. Kishte dhënë shumë për të që ajo shoqëri të ishte kurdoherë e shëndetshme e të vazhdonte t’i shërbente Shqipërisë në mënyra të ndryshme e sipas kohëve që vinin. Ai nuk ka qenë kurrë për prishjen e “Vatrës”. Ajo ishte shtëpia e emigrantëve dhe e vatranëve shqiptarë. “Vatra” me gazetën e saj “Dielli” u bë një shkollë për shqiptarët si për edukimin e tyre patriotik dhe për të më-

Vasil Pani shëtitje në fushë me Viqin, Sotirin e Jorgjin e Panit. Dardhë, 1937

142


Sotir V. Pani

suar gjuhën shqipe. Viti 1937 nuk shënoi ndonjë veprimtari të dukshme nga asnjëra “Vatër”. Të dyja gazetat “Dielli” polemizonin ndërmjet tyre. Në kuvendin që mbajti “Vatra” e Detroitit më 1937 zgjodhi një komision prej tre vetash për t’u marrë vesh me vatrën e Bostonit, por nga kjo përpjekje nuk doli gjë. Në vitin 1938 u duk një zbutje midis dy Vatrave. Më 28 shkurt 1938 Vasili u kthye në Boston. Unë e mbaj mend ditën kur shumë njerëz dolën ta përcillnin babanë deri te “Guri Samar” kur u nis për në Amerikë. Isha 4 vjeç. Kujtoj që më mbante Mihali i Korçarit kaliqafthi dhe thërrisnja: Adio !..Adijo .. babi!! Adijo…Babi. Ishte hera e katërt që largohej nga fshati duke marrë rrugën e largët, por a do të kthehej edhe një herë…? A do të shihte dhe një herë pragun e shtëpisë?! Fati qe që të mos e shihte dhe një herë Dardhën dhe njerëzit e tij. Kjo ishte ndarja e fundit me babanë tonë të dashur. Me të s’u pamë kurrë vetëm se në fotografi dhe biseduam vetëm me letra. Kurbeti na ndau përgjithmonë, por dashuria dhe malli mbeti në zemrat tona për tërë jetën. Në Durrës Vasili mori vaporrin për në Itali, nga ku sapo arriti i dërgoi kunatit Kiço Racit një sharrë shirit me elektrik për të sharruar dërrasat që e mundonin shumë duke i prerë me sharrë dore. Nga Gjenova e Italisë morëm një letër dhe një fotografi dhe pas 7 ditësh me telegram na njoftoi se mbërriti në Boston. Sa herë shkruante Viqi letër për babanë vinte në letër 143


AT E BIR PËR MËMËDHENË

dhe doçkën time që e formonte duke shkuar mulivën nëpër gishtat. Më 12 prill 1938 Viqi lindi vajzë. Sigurisht babai dhe gjithë familja e fisi u gëzuan. Babai dërgoi telegram me urimet dhe porositi që emrin vajzës t’ia vinin Manushaqe. Në regjistrat e asaj kohe me këtë emër u regjistrua motra, por kur e pagëzuan i vunë dhe emrin e dytë si të gjyshes, Dhoksi. Me këtë emër mbeti përgjithmonë. Dhoksia Vasil Pani nuk e pa kurrë babanë dhe ai nuk arriti ta shihte vajzën e tij, përveçse në fotografi. Qeveria Shqiptare dhe mbreti u angazhuan për bashkimin e të dy “Vatrave”. Përpjekjen e parë për bashkimin e tyre e bëri Abdurrahman Mati. Në kohën kur qe Abdurrahmani në Boston erdhën dhe motrat e Ahmet Zogut, të cilat u pritën nga Konica, po dhe nga Noli e të tjerë shqiptarë. Ato vajtën dhe në kishën e Shën Gjergjit. Pas Abdurrahman Matit, Zogu dërgoi në Amerikë Kristaq Kirkën dhe Aqif Përmetin, të dy vatranë të vjetër të njohur nga shqiptarët e Amerikës. Të dërguarit arritën në Detroit më 12 mars 1938 për të 144


Sotir V. Pani

bërë pajtimin e Vatrave dhe për të thirrur një kuvend të dy vatrave ku të vendosej bashkimi i tyre në një të vetme. Kirka dhe Aqifi nga Detroiti shkuan në Boston për të biseduar me zyrtarët e “Vatrës” po për këtë qëllim. Më 19 mars u bë një marrëveshje për bashkimin e të dy “Vatrave”. I pranishëm ishte dhe Abdurrahman Mati, i cili vazhdonte vizitën në Amerikë. Kuvendi i të dy “Vatrave” u vendos të mbahej në Boston më 24 prill. Vasil Pani në emër të “Vatrës” së Bostonit dhe Kristo Thanasi në emër të “Vatrës” së Detroitit u ngarkuan për të zënë lokalin ku do bëhej Kuvendi. Më 24 prill u mblodhën përfaqësuesit e të dy “Vatrave”. Gjatë bisedimeve tensioni ishte shumë i lartë. Përfundimisht përpjekjet për bashkimin e tyre dështuan. Me kthimin e përfaqësuesve të Qeverisë Shqiptare në Tiranë gjendja u acarua dhe më tepër midis dy “Vatrave”. Ndërkaq konflikti ndërmjet Faik Konicës dhe qeverisë së Tiranës shtohej çdo ditë. Zogu kishte menduar që ta dërgonte Konicën si përfaqësuesin e tij në Angli, por Konica nuk e pranoi këtë transferim duke paraqitur arsyet e veta, madje u tall me këtë lëvizje që donte të bënte Zogu duke i thënë: “Këtu në Amerikë në vendim tim do vesh Osman Gazepin?!” Kur u kthye Vasili nga Shqipëria në Boston në vitin 1938, shkroi disa artikuj në gazetën “Dielli” që kishin lidhje me punën që duhej bërë për përparimin e Shqipërisë. Shkëputja nga e vjetra dhe përparimi i vendit të tij ishte një dëshirë e Vasilit dhe e gjithë vatranëve po dhe një detyrë e federatës “Vatra”. Vasili kurdoherë kishte punuar për Shqipërinë dhe donte ta shikonte vendin të zhvilluar e përkrah shteteve të Eu145


AT E BIR PËR MËMËDHENË

ropës. Në artikullin “S’ka faj vendi”, Vasili shkruan: “Sapo arrita nga Shqipëria u shkrojta një seri letrash falenderimi shokve dhe miqve në Shqipëri. Në fillim u shkrojta për dhembjen që ndjeva kur lashë bukuritë e natyrës shqiptare. Pasqyra që kam në mendjen time më është rrënjosur thellë në shpirt për vendin tim. Por kam marrë ca letra nga Shqipëria në të cilat më shkruajnë e më thonë: “Si lum ti Vasil që shpëtove nga ky vent i shëmtuar.” Kjo shprehje më kujton një gjë të kundërt. Një gjë të bukur thonë Irlandezët: “Irlanda është parajsa ime”. Çudi! Në Shqipëri dendur thonë: “Të këtillë vend kemi, fain e ka vendi.” Është për të ardhur keq që nuk e kuptojnë dot se sa e bukur dhe sa e pasur është Shqipëria. Një vent ku bëhen lemonët, portokallët, ullintë, pambuku, mëndafshi e shumë gjëra të tjera. Fain nuk e ka vendi, e ka përtimi dhe mos kujdesja e disave, që më mirë vdesin për bukë se sa të zënë punë me dorë. Është e vërtetë që Shqipëria ka shkuar ndër periudha të këqija, ka parë luftra dhe zi ekonomike, por kjo nuk do të thotë që fainë ka vendi, por fajnë e kanë njerzit që e përbuzin punën. Kur ariva këtu në Amerikë, gjeta një letër nga një mik amerikan i cili jep mësim mbi gjeografinë në “Concord Colege Athens, W.Virgjinia”. Me këtë mik u njojta kur udhëtuam së bashku gjer në Tiranë, kur shkova vjet në Shqipëri. Zotërija e tij u habit me bukuritë dhe pasuritë natyrale të Shqipërisë. I hyri në gjak menjëherë vendi ynë, populli dhe ç’do gjë që pa rreth e rrotull sa kohë 146


Sotir V. Pani

që ndenji në Shqipëri. Miku në letër më shkruan: Nuk i kam harruar nderimet që më bëtë kur vizitova vendin e bukur ku ini lindur, mbeta shumë i gëzuar dhe i kënaqur në atë udhëtim. Nuk është për tu habitur kur të huajtë e lëvdojnë vendin tonë të dashur dhe habitemi kur disa thonë që fain për vojtjet na i ka Vendi. Nuk ka faj Vendi dhe duhet ta pranojmë që fai është i yni. Fati më i madh do të jetë në qoftë se në të ardhmen do punojmë me gjith shpirt. Duhet punë por dhe përkrahje. “Roma, si i thotë një fjalë e urtë, nuk u ndërtua në një ditë” dhe vend ynë mundet të marë disa vjet që të bëhet i përparuar. Na duhet punë dhe kurdoherë punë që

Gazeta “Dielli”, 14 shtator 1939, Boston Mass

147


AT E BIR PËR MËMËDHENË

të arrijmë dhe neve kulmin e bukur të një kombi të përparuar.” Edhe gjatë viteve 1938-1939, të dyja “Vatrat” vazhdonin të grindeshin dhe të polemizonin njera me tjetrën, kur papritmas shpërtheu si bombë lajmi i pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste. Këtë lajm tronditës e dha shtypi i Amerikës. U botuan artikuj dhe u bënë analiza të ndryshme rreth këtij fakti. Disa gazeta jo shumë të njohura e kritikuan pushtimin dhe disa prej tyre i bënë thirrje Amerikës për të ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtje të Shqipërisë. Një gazetë e Filadelfias i bëri thirrje Qeverisë Amerikane t’i hapte luftë Italisë

Protestë në SHBA kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste, 1939

148


Sotir V. Pani

dhe e akuzonte botën perëndimore për heshtje ndaj pushtimit të Shqipërisë. Në këto momente të vështira dhe shumë tronditëse për patriotët shqiptarë të Amerikës që tërë jetën kishin luftuar për kombin, tani nuk u hynin në punë grindjet mes tyre, por u duhej të ishin të bashkuar për të luftuar e çliruar Shqipërinë. “Vatra” si organizata kryesore e shqiptarëve duhet të ngrinte zërin kundër pushtimit në çdo drejtim e forum ndërkombëtar. Kryetari i “Vatrës” së Bostonit, Dr. Ilia, bëri hapin e parë për bashkim, duke i drejtuar një letër private Fazlli Panaritit, kryetarit të “Vatrës” së Detroitit. Pas fërkimeve të vogla një delegacion i “Vatrës” së Bostonit shkoi në Detroit dhe u arrit marrëveshja për bashkimin e dy “Vatrave”. Në të dy gazetat “Dielli” u botua ky njoftim. U vendos që kuvendi i parë të mbahej në Boston më 4 qershor 1939. U vendos gjithashtu ku duhet të ishte qendra e Shoqërisë “Vatra” dhe u bënë zgjedhjet” e zyrtarëve të “Vatrës” së bashkuar për vitin 1939-1940. U hartua dhe u aprovua programi i shoqërisë dhe u morën vendimet përkatëse. Aktet e marrëveshjes u nënshkruan nga përfaqësuesit e “Vatrës” me qendër në Boston nga Vasil Pani e Nelo Drizdari e nga përfaqësuesi i Detroit-it, Fazlli Panariti e Refat Gurazezi. Kuvendi i “Vatrës” që u zhvillua i bashkuar emëroi udhëheqjen e re dhe vazhdoi veprimtarinë për çlirimin e Shqipërisë me anë të protestave, memorandumeve, letrave dërguar personaliteteve të botës, Presidentit të Amerikës Rusvellt etj.

149


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 13 Kohë lufte Le të shkëputemi pak nga problemet e “Vatrës” për të parë disa probleme familjare që kishte Vasili. Me lindjen e Manushaqes familja u bë prej 5 vetash. Vasili në këtë kohë ishte 45 vjeç. Dilte problemi si të vepronte? Të vazhdonte të punonte në Boston dhe familjen ta mbante në Dardhë dhe të dërgonte para, letra dhe fotografi, apo të vinte të jetonte me familjen në Shqipëri?! Po çfarë pune të bënte në Dardhë? Aty s”kishte as tokë, as mundësi për ndonjë punë. Si mund të jetonte në Dardhë kur kishte 34 vjet që jetonte e punonte në Boston, ku kishte dhe restorantin e tij? Si mundej të jetonte në Shqipërinë e pushtuar nga Italia dhe kur ai qe në moshë të re kurdoherë kish punuar dhe luftuar për një Shqipëri të lirë nga pushtuesit? Si mundej të rrinte në Shqipëri kur Shoqëria “Vatra” kishte protestuar me forcë dhe kishte denoncuar agresionin italian? Të gjitha këto probleme e preokuponin Vasilin dhe duhet t’i zgjidhte e të gjente rrugën më të arsyeshme për familjen e jetën e tij. Si u mendua gjatë, vendosi që familjen ta merrte në Amerikë. Kjo ishte rruga më e drejtë, por shumë e vonuar. Njoftoi mëmën dhe gruan për këtë vendim, si dhe kunatin Kiço Racin dhe iu lut t’i ndihmonte që të përgatisnin dokumentat për të shkuar nga Shqipëria në Amerikë. Në atë kohë veprimet zyrtare për emigracion bëheshin në Napoli dhe 150


Sotir V. Pani

Kopjet e pashaportave të familjarëve të Vasil Panit

151


AT E BIR PËR MËMËDHENË

atje ne shkuam në shkurt të vitit 1940 ku përfunduam të gjithë dokumentat e udhëtimit për në Amerikë, të cilat janë dhe sot në sirtarin tim. Nga Napoli u kthyem në Dardhë për të marrë ndonjë send dhe për t’u ndarë me njerëzit. Shtëpinë do t’ia linim teto Sandës, motrës së Vasilit. Në këtë kohë, kur ishim gati për udhëtim, filloi lufta italo–greke dhe po në atë kohë Lufta e Dytë Botërore. Nëndetëset gjermane filluan të mbytnin vaporrët e armiqve të tyre. Kjo na frikësoi dhe na bëri të mos merrnim udhën e largët. Kështu mbetëm në Dardhë për të pritur kohë më të qeta për udhëtim. Komunikimet me babanë nga lufta u ndërprenë. Nuk mernim as letra, as para. Rronim duke mbajtur pak bagëti e duke mbjellë gradinat e pakta për të siguruar një sasi ushqimesh. Mernim para borxh për të përballuar jetesën. Borxhet do t’i shlyente babai sapo të mbaronte lufta e të hapej rruga e Amerikës. Në mars të vitit 1943 italianët dogjën shtëpinë e Pandit të Zdrulit dhe shtëpinë e nënës së Gjikës (Gjyshes) se kishin gjetur ca municione lufte afër tyre atje. Në Dardhë nga ushtria italiane u vranë më 25 dhjetor 1942 katër djem: Kristo Isaku, Leki Panolli, Miço Tollkoja dhe Miço Zdruli. Këta ishin dëshmorët e parë të Dardhës. Kjo masakër ngjalli urrejtje më të madhe ndaj okupatorit. Frika ishte e vazhdueshme se mos armiqtë digjnin fshatin që ishte bazë e partizanëve. Lufta Naçionalçlirimtare vazhdonte në përmasa më të gjera në të gjithë vendin. Batalioni “Fuat Babani” i partizanëve të Devollit qendrën e kishte në Dardhë. I gjithë fshati ndihmonte luftën kundër pushtuesve të huaj dhe Ballit Kombëtar. Forcat e Partizanëve ishin 152


Sotir V. Pani

inkuadruar në koalicionin Sovjeto-Anglo-Amerikan kundër forcave luftarake të Gjermanisë naziste dhe Italisë fashiste. Në shtëpinë tonë si dhe në shtëpitë e gjithë dardharëve strehoheshin në një dhomë partizanë të batalionit të Devollit. Kur vinin lajme se italianët apo gjermanët do vinin të digjnin fshatin, njerëzit iknin në Arzë, të rinjtë shkonin dhe në disa fshatra të Greqisë si Pilkat, Janoven etj. Babai në këto kohë ishte shumë i dëshpëruar për familjen që i mbeti në Dardhë, aq më tepër se nuk merrte lajme dhe të mësonte se si ishin njerëzit e tij në këtë luftë të madhe. E mundonte gabimi që kishte bërë: Pse nuk e mori familjen në Amerikë një ose dy vite para se të fillonte lufta? Pse e pati këtë fat të keq? Dhe priste babai si dhe shumë kurbetllinj të tjerë që të përfundonte lufta. Në këtë kohë ne nuk dëgjonim që gjyshet e mamatë tona të thonin: të mbarojë lufta, të hapet rruga për në Amerikë e të shkojmë atje, por përkundrazi luteshin: të mbarojë lufta, të hapet rruga e Amerikës e të na vijnë njerëzit tanë të punojnë këtu në Shqipëri e të rrojmë në vendin tonë. Jeta e kurbetit na kishte lodhur të gjithëve. Ajo kishte krijuar plagë të rënda në jetën e nënave, të nuseve të tyre, të fëmijëve si dhe të vetë kurbetllinjve. Familjet nuk mund t’i merrnin në Amerikë. Shumë nga këta nuk u gëzuan me familjet e tyre se vdiqën në kurbet, të tjerë erdhën nga mërgimi të plakur dhe i gjetën gratë e tyre plaka e fëmijët të rritur ose të martuar dhe me fëmijë. Kjo ishte tragjedia e kurbetit, të cilën e rëndoi akoma më shumë lufta dhe mbyllja e Shqipërisë për 50 vjet nga bota prej sistemit komunist. 153


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 14 Përpjekjet për të rindërtuar dhe forcuar “Vatrën” Në vazhdim le të hidhemi prapë në problemet e federatës “Vatra”, tani e bashkuar pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia. “Vatra” shqetësohej se ç’do të bëhej për të çliruar Shqipërinë nga Italia e Gjermania dhe kush do t’i dilte për zot vendit mbas mbarimit të luftës. Si duhet të vepronte “Vatra” në këtë situatë? Për këtë thirri Nolin e Konicën që të udhëhiqnin rezistencën e shqiptarëve të Amerikës e të ngrinin zërin kundër pushtuesve italianë. Në këtë periudhë shumë të rëndë Kuvendi i “Vatrës” i vitit 1940, propozoi Faik Konicën për kryetar të saj. Konica u përgjigj me telegram nga Washingtoni: Zoti chairman i kuvendit Boston Mass. Lajmërohem se delegatët ngulin këmbë që të mar unë Kryesinë e “Vatrës” duke më lënë të lirë që të qëndronj në Washington. Faleminderit për besimin. Propozoj për komisjon këta zotërinj: në qofshin të pëlqyerë nga Kuvendi: Zv.Kryetar në Boston Dr.Ilian, arkëtar Vasil Panin, Sekretar Petraq Kolonjën, Editor Petraq Tikon. Ose Dr Nikolla Cakon. Anëtarë Elias Mishel dhe Qemal Veselin dhe disa antarë reservë: Dr. Nasen, Niko Grabockën, Dhimitër Robon e Shefqet Bënçën. Të fala Faik Konica 154


Sotir V. Pani

Konica nuk ishte ai i pari. E kishte mbuluar apatija dhe si thoshte Noli, “Faikut i ka rënë palla nga dora”. (Ka të dhëna se Faiku ka propozuar që të pushonte së qëni “Vatra” se ajo nuk ishte më “Vatra” e parë. Ajo ishte dobësuar se shumë anëtarë të saj ishin kthyer në Shqipëri dhe ata që kishin mbetur s’kishin fuqi ta mbanin. Grindjet e kishin bërë anemike. Pra propozonte që të mbyllej me lavdinë që kishte pasur se sa të vdiste e turpëruar.) Vatranët nuk e pranuan këtë propozim të Faik Konicës. Pas telegramit të Konicës, në gazetën “Dielli” më 30 gusht 1940 është botuar një fjalim që ka mbajtur Vasil Pani. Shoqërija jonë “Vatra” sot ka edhe njëherë kryetar themelonjsin e saj Faik Konicën. Për zotërinë e tij është e tepërt të bëjmë komente, për shërbimet që i ka bërë lëvizjes kombëtare, gjithashtu dhe për pjestarët e tjerë të komisjonit. Tani në mes tonë kemi dhe një shok të ri. Zotërija e tij është editor i “Diellit” Petraq Tiko. Te ky shok i ri kemi një besim të plotë që do të përdorë tërë zgjuarësinë e tij që ti japë një gjallëri gazetës sonë kombëtare. Kemi besim të plotë në të gjithë shokët vatranë që do ti japin zotit Tiko përkrahjen që meriton. Shoqërija jonë kishte disa vjet që s’vinte mbarë. Shkaqet kanë qenë se një pjesë e Shqiptarve këtu nuk treguan bashkëpunim dhe pjesa tjetër që mbeti besnike në parimet e shoqërisë vojti shumë. Po sido që u bë më parë jemi sot mirënjohës që “Vatra” vazhdoj punën e saj sa qe e mundur. 155


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Tani le ti harojmë të këqiat e kohës së kaluar e le ti përvishemi punës si duhet këtej e tutje si shokë të pandarë dhe ta mbajmë kandilin e “Vatrës” të ndezur për të mirën e nderin e të gjithë shqiptarve kombëtarë këtu dhe përtej Amerikës. Nën udhëheqjen e kryetarit të “Vatrës” të vazhdojmë rrugën e mbarë, për të mirën e vendit tonë lindor. Në qoftë se edhe këtë radhë nuk do tregojmë një gjallëri të re, atëherë faji ynë do të jetë i madh përpara historisë për shoqërinë famëmadhe. Vasil Panin kurdoherë e ka preokupuar forcimi i shoqërisë “Vatra”. Në kuvendin XXVI të vitit 1941, gazeta “Dielli” 18 qershor 1941 njofton: Pasi Vasil Pani komunikoi rendin e ditës të kuvendit dha disa porosi duke dëshëruar që të vazhdonin disa tradita të mira të mbledhjeve, të kuvendeve të “Vatrës”. Ka qenë zakon në kohët e mira të Federatës që delegatët dhe komisjoni dalin në fotografi dhe gostiten në një dreke ose darkë prej “Vatrës”. Në këtë gosti mbahen fjalime e përshëndetje dhe delegatët pastaj ndahen me kujtime vllazërore. Këto të dashur vllezër vatranë janë disa nga regullat që kanë vazhduar kuvendet e kaluar. Pse të mos përparojë kjo shoqëri e cila ka qenë fortesa dhe krahu i hekurt i shqiptarve të Amerikës, për të përkrahur Shqipërinë dhe shqiptarët këtu dhe kudo. Pse të mos përparonjë organi më i vjetër dhe më i mirë i shqiptarve të Amerikës. 156


Sotir V. Pani

Vasil Pani me një grup anëtarësh të Komisionit Qendror të “Vatrës”

Pse!...Pse vallë të jemi kaqë të ftohtë për “Vatrën”që na mbleth dhe na ngroh e të rrimë rreth saj si vllezër? Ejani vllezër të ziremi dorë pas dore se e ardhmja do na sjellë probleme shumë serjoze dhe po të mos jemi të mbledhur rreth një organizate si “Vatra” do jemi shumë fatzinj dhe të turpëruar në botë. “Vatra” dhe organi saj “Dielli” do duhen akoma më shumë në ditët që po na vijnë. Të gjithë tok do mbarojmë punra të mbëdha për Kombin dhe për vehten tonë këtu. Le të mblidhemi të gjithë rreth “Vatrës”, le ti bëhemi pasanikë të vërtetë gazetës “DIELLI”. gazeta “Dielli” 157


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Në një shkrim tjetër te “Dielli” Vasili është shumë i gëzuar se pas krizës së madhe ekonomike të viteve ‘30-të që pllakosi Amerikën dhe paralizoi shumë aktivitete, atë krizë e ndjeu dhe shoqëria “Vatra” se nuk mundi të botonte gazetën “Dielli”. Pasi u zbut periudha e vështirë edhe “Dielli” filloi të botohet një herë në javë. Ky fakt e gëzoi Vasilin se u arrit botimi me përkrahjen e vatranëve. “Është një gjë e rëndësishme që edhe ne shqiptarët të kemi një gazetë si popujt e tjerë. - thekson Vasili. - Dëshira jonë është që “Dielli” të dalë përditë, por në këto kohë të vështira të paktën le ta kemi dhe njëherë në javë. Kam vënë re që neve shqiptarët nuk e shpjemë një punë deri në fund po e lëmë përgjysmë. Kombet e tjerë kanë organizata të mbëdha dhe mblidhen rreth tyre. Neve shqiptarët s’po mbajmë dot as ato që kemi trashëguar nga të parët tonë. Në kohët e shkuara, disa burra të këthjellët na lanë shoqërinë “Vatra” dhe gazetën me famë “Dielli”. Këto të dyja as që do ti kishim sot po të kishin qenë ata shqiptarë të asaj kohe të ftohtë si janë sot. Atëherë ata ishin burra të flakët dhe energjikë, të gjithë bënin sakrifica për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë. Po të mos kishim dhe sot disa nga këto fytyrat e vjetra, kam frikë se nuk do kishim asgjësendi dhe prapë kjo frikë nuk më është zhdukur. Shoqëria dardhare “Bleta” ka pasur një program konkret dhe ka bërë sipas fuqisë, plot 158


Sotir V. Pani

shërbime për fshatin. Tani kjo shoqëri nuk funksjonon dhe i ka mbetur një shumë të hollash në arkë të cilat janë punë të një lëvizje nja 15 vjet të shkuara, kur dardharët e mbanin këtë shoqëri të fortë. Të gjith këto janë bërë nga të qëmotshmit.” Vasili në këtë artikull është i mendimit që shqiptarët të kenë një organ (gazetë) nga një herë në javë, por të jetë e madhe, me shumë fletë dhe kjo gazetë të mos jetë vetëm organ i shoqërisë “Vatra”, por dhe i shoqërive të tjera si dhe e gjithë shqiptarëve të Amerikës. “Le të mos kursejmë dhe të përkrahim një gazetë të këtillë. Sot përkrahja ose mbajtja e gazetës, bëhet vetëm nga anëtarët e “Vatrës”. Por mos harojmë që kjo gazetë këndohet dhe nga ata shqiptarë që s’janë antarë të kësaj Shoqërije. Këndonjësit e kësaj gazete duhet të mos kursehen për një pajtim aqë të vogël “Dielli” meriton përkrahjen e gjithë shqiptarve të Amerikës, për ato që ka bërë që po bën dhe do të bëjë për Shqipërinë dhe shqiptarët.” - përfundon Vasili. Shënim: Të hollat e shoqërisë “Bleta” i solli kur erdhi nga Amerika Gjoleka dhe u përdorën për blerjen e tubave xingato në Itali me të cilat u bë rinkostruksioni i ujësjellësit të fshatit dhe vunë ujë në rreth 60 shtëpi të dardharëve dhe ndërtesat e kampit të pushimit.

159


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Gazeta “Dielli”, 27 nentor 1943, nr. 5594, Boston Mass

160


Sotir V. Pani

Kap. 15 Plane për Shqipërinë e mbasluftës Tani le të vijmë në situatën e viteve 1943-1944. Lufta Nacionalçlirimtare e udhëhequr nga Partia komuniste në Shqipëri po përparonte dhe kishte epërsi si në propagandën që bënte kundër pushtuesve dhe të forcave luftarake. Pjesmarrja më e madhe e popullit ishte në krah të partizanëve. Në vitet 1944-1945 formacionet e tyre numëronin disa brigada e divizione. Dilte problemi se cila do të ishte qeveria legjitime në Shqipëri mbas mbarimit të luftës? Duket që Federata “Vatra” por edhe Shoqëria “Shqipërija e Lirë” që e kishte krijuar Çekrezi, nuk ishte e informuar mirë se ç’ngjiste në Shqipëri. Konica në vitin 1942 kishte vdekur. Noli përpiqej të informohej, por pak merrte vesh se ç’bëhej në Shqipëri e duke qenë i painformuar si duhet, edhe pse ishte kundërshtar i mbretërisë dhe i Zogut, propozoi që të krijohej “Lidhja e shenjtë” e të gjithë shqiptarëve dhe një Qeveri Provizore në emigracion nën kryesinë e Ahmet Zogut si njeriu legjitim që kishte testamentin e shtetit Shqiptar. Ky propozim bëhej nga frika se mos copëtohej Shqipëria nga shtetet fqinj. Propozimin e Nolit e mbështeti “Vatra”, por e kundërshtoi rreptësisht Kostandin Çekrezi, i cili nuk pranonte Zogun e mbretërinë në Shqipëri. Por donte një Qeveri Demokratike. Për këtë problem në shtypin e kohës ka shumë polemika midis drejtuesve të “Vatrës” dhe or161


AT E BIR PËR MËMËDHENË

ganizatës “Shqipërija e Lirë”. U bënë tentativa që organizata “Shqipëria e lirë” të bashkohej me “Vatrën”, por kjo nuk u arrit. Që në vitet 1940-1941 disa shqiptarë patriotë të mirë dhe me kulturë e kundërshtuan me forcë vendosjen e mbretërisë dhe të Zogut në Shqipëri duke dhënë dhe opinionet e tyre. Dr. Nikolla Çako midis të tjerave shkruante: “Asnjë mjet në këtë botë nuk mundet të sjellë Zogun në jetën politike të Shqipërisë, përveç se po të bëhet ndonjë mrekulli. Shqiptarët duanë liri dhe drejtësi njerëzore, duan “Qeveri demokratike përparimtare të popullit dhe për popullin. Me një fjalë duanë Republikë.” Çakoja ngre në këtë kohë dhe çështjen e udhëheqësve: “Për të patur një shoqëri të fortë me shqiptarët, na duhet të kemi udhëheqës të zotët, të ditur dhe me karakter të patundur. Fatkeqësish, sot shqiptarëve u mungojnë udhëheqës të këtillë. Udhëheqësit e parë të cilët ishin të paisur me këto cilësi janë hequr mënjanë nga shkaqe që mundet të quhen të arsyshme. Nga të rinjëtë mungon njriu i duhur i cili duhet të jetë i paisur me dituri, me kulturë të gjerë dhe të ketë dije mbi gjendjen e shqiptarve të Amerikës. Udhëheqësit lipset të jenë të kulluar në pikpamje politike e Shqipërisë dhe të dinë mirë çështjen kombëtare. Vetëm e vetëm me të këtillë udhëheqës mundet të mblidhen shqiptarët në një shoqëri kombëtare duke patur për qëllim të shenjtë patriotizmin, përparimin 162


Sotir V. Pani

shoqëror dhe kultural të shqiptarëve të këtushëm dhe të atdheut.” Në Boston Qeveria Amerikane bëri një mbledhje në hotelin “Statler” më 23 qershor 1944 për të diskutuar si duhet të vepronte me Shqipërinë, lidhur me propozimet që kishte bërë Noli dhe Çekrezi në kohën që bëheshin debate për këtë çështje. Në këtë mbledhje erdhi lajmi se në kongresin e Përmetit më 24 maj të vitit 1944 nga forcat partizane që luftuan për çlirimin e vendit ishte krijuar Qeveria Provizore e Shqipërisë nën kryesinë e Enver Hoxhës. Sapo dëgjoi këtë lajm, Nolit i qeshi fytyra, u ngrit nga vendi e tha: “Po mirë atëherë, ata që formuanë qeverinë janë djemtë tanë që luftuan, kështu që puna është e mbaruar” dhe u largua nga mbledhja. Kongresi i Përmetit ndalonte kthimin e Zogut në Shqipëri. Amerikanët nuk donin që të vinte Zogu në Shqipëri, po ama, nuk donin as qeverinë që u zgjodh në Përmet se ajo ishte Qeveri Komuniste.

163


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 16 Vdekja e Faik Konicës Të vijmë përsëri te shoqëria “Vatra”. Faik Konica më 15 dhjetor të vitit 1942 kishte vdekur duke qenë i varfër, mbasi me pushtimin e Shqipërisë nga Italia dhe me ikjen e Zogut rroga iu ndërpre. Konica nuk kishte paguar as qiranë e apartamentit ku jetonte. Atë e ndihmonin miqtë me para e sidomos Vasil Pani. Për varrimin e Konicës u bë një fushatë në shqiptarët e Amerikës për të mbledhur të holla për Varrimin e tij. Emrat e dhuruesve janë të botuara në gazetën “Dielli” 19 qershor 1943. Në këtë gazetë Vasili shkruan: “Ky numur i “Diellit” u dedikohet vatranve dhe shqiptarve që muarë pjesë në arxhet e varrimit të Faik Konicës, të atyreve që dhanë me dorë hapur për fushatën. Kjo sjellje kaqë fisnike që treguan vatranët është një nderim për popullin shqiptar. Mbaj ment një bisedë që kam bërë me Konicën. Ay më tha: Unë zoti Vasil s’kam as sigurancë, as para në bangë, se rroga që më jepet si përfaqësonjës i Shqipërisë duhet prishur për të nderuar Shqipërinë dhe popullin Shqiptar. Në qoftë se më ndodh gjë atëherë trupin do tja u lë shokve. Ishte e para herë që digjova fjalë të këtillë nga Faik Konica dhe pas kaqë vjetëve më erdhë në ment ato fjalë atë ditë që Faiku ndroi jetë. Shokët 164


Sotir V. Pani

bënë detyrën e tyre më shumë nga sa i shkonte në mendje Faikut. Ditën e varrimit ndonse qe ditë shumë e ftohtë që të gjithë erdhën për të përshëndetur për herë të fundit kryetarë e tyre Faik Konicën. Shum nga shokët dhe miqtë e tij mbetën udhëve nga e ftohta e madhe dhe harritën me vonesë. Si tërë bota, edhe trupi i Faik Konicës tani prêt të vinjë paqja, të çlirohet Shqipërija dhe sikundër dëshironte zemra e Konicës do ta përciellim trupin e tij me të gjitha nderimet përkatse në Atdhe, në altarin e të cilit sakrifikoj tërë jetën e tij. Në një ceremoni përkujtimore që u bë në Nju Jork më 7 mars 1943 për Faik Konicën u përgojua problemi se shoqëria “Vatra” nuk u përkujdes për librat e bibliotekës së Konicës. “Kjo gjë nuk është e vërtetë.” - theksoi Noli. Vatra bëri çdo gjë për ruajtjen e librave që t’i dërgonte në librarinë e Tiranës, sipas dëshirës së Konicës, kur të vinte koha. Ishte Çekrezi që bënte kritika në gazetën “Liria” gjoja për moskujdesjen për librat e Konicës. Artikullin e Çekrezit e mori zonja Charlote Graham, sekretare e Konicës dhe iu përgjigj me një shkrim të rreptë. “Akuza fantastike mund të bëjë një njeri që s’ka fare ndjenjën e nderit.” Zonja Graham ishte shumë korrekte. Konica u pat thënë të tjerëve se e besonte zonjën Graham sa besonte veten e tij. “Vatra” dërgoi menjëherë në Washington pas varrimit të Konicës, Vasil Panin, Shefqet Bënçën e Petraq Tikon, të cilët u interesuan për librat. Ato u paketuan nga specialistë të veçantë profesionistë. Vasil Pani 165


AT E BIR PËR MËMËDHENË

numëroi 3000 libra, të cilat u vendosën në 30 arka. Ishte dhe një varelë me sende e dhurata të çmuara që i kishin dhënë Konicës, fotografi të ndryshme dhe një pikturë nga një piktor i madh. Të gjitha këto, bashkë me librat, u vendosën në një storazh (depo) për të cilën paguante “Vatra” 12 dollarë në muaj qira. Për këtë problem shkruan më gjatë “Dielli”, në mars 1943 nga Petraq Tikoja me të dhëna të sigurta që tregojnë si u trajtua biblioteka e Faik Konicës. Sot, disa thonë se atë e shpunë në kishën e Shën Gjergjit me propozim të Nolit që të mos paguanin qira. Disa thonë atje në kishë kur ra një zjarr do jenë djegur librat dhe kjo nuk është e besueshme. Të tjerë thonë se libra të Konicës janë gjetur në tavanet e një shtëpie të Anton Athanasit në Lin. Disa thonë që librat nga Washington-i u sollën në Zyrat e Vatrës në Boston dhe nga zyrat e “Vatrës” më vonë, në vitin 1996-1997, i mori “Vatra” me qendër në Nju Jork. Akoma këto libra nuk janë gjetur. Kohët e fundit, në 2016, thotë se ka gjetur librat e Konicës Agron Alibali, por ky mundet të ketë gjetur disa libra që i ka pasur njeri, po jo 3000 librat e bibliotekës? Liolini nuk ka gjetur librat e Konicës në Kishë. Ato kanë pasur një shenjë si vulë të veçantë që ndodhet në një libër të Konicës. Tërë librat do t’i ketë marrë ndonjë historian bashkë dhe me gjërat e tjera?!. Mbas vdekjes së Vasil Panit, veshmbathje të Konicës na i dërgoi kunati i babait të Koli Glozhenit me pako në Dardhë së bashku dhe me disa rroba të Vasilit, por rrobat e Konicës u tjetërsuan dhe sot atje në shtëpi ka mbetur vetëm një jelek i bardhë dhe një papijon i tij.

166


Sotir V. Pani

Kap. 17 Përsëri në Krye të “Vatrës” Vdekja e Faik Konicës e la pa kryetar “Vatrën”, e cila si shkruan Qerim Panariti tek Albumi, mezi mbahej më këmbë me ndihmën materiale të Vasil Panit. Faik Konica sa rronte, këtë kontribut të Vasilit e dinte, prandaj i ka shkruar Sotir Martinit, ministrit të Zogut në Londër që Vasilit mundësisht t’i jepen 5000 dollarë, që bashkë me një shokun e tij i ka prishur për “Vatrën”. (shënim: Libri anglisht korrespodencë e zgjedhur 1896-1942) Në muajin mars të vitit 1943 u mblodh kuvendi XXVII i “Vatrës” dhe zgjodhi përsëri kryetar Vasil Panin si një vatran i sprovuar dhe patriot i vendosur e me virtyte të rralla. Në mbyllje të kuvendit Vasili mbajti një fjalim të shkurtër, po shumë të qartë që është botuar te “Dielli” në 24.6.1943. Të dashur delegatë të kuvendit të XXVII të shoqërisë “Vatra”. Ky kuvend më ngarkoi përsëri me kryesinë e shoqërisë. Kjo është një detyrë shumë e rëndë sidomos në kohën e sotme, po me përkrahjen e plotë të pjestarve të komisonit të qendrës dhe të gjithë vatranëve, do të përpiqemi që ti plotësojmë detyrat sikundër na i kërkon nderi. Kam qenë në kryesinë e “Vatrës” që në vitin 1922 dhe që në vitin 1929 e këtej kam qenë Kryetar i 167


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Vasil Pani

168


Sotir V. Pani

“Vatrës” për një kohë mjaft të gjatë. Kjo detyrë më ka sjellë mundim dhe sakrifica të pa numurta që më kanë lënë kujtime të mallëngjyera rreth çështjes shqiptare. Shpesh në këtë kohë të gjatë kemi pasur komplikime midis njerëzve, po sido që ka qenë puna, konfliktet kanë pasur nga një qëllim. Shpresojmë që këtë vit i vetmi qëllim i shqiptarve do jetë shpëtimi i Shqipërisë dhe mosmarveshjet do marin funt njëherë e mirë dhe do bashkohemi të gjithë duke i quajtur ato të shkuara të haruara, si na këshillon Imzot Noli. Me këtë dëshirë përpara, ju sigurojmë se moti do na vejë mbarë dhe gëzimi ynë do të jetë më i madh. Do të shohim se duke vepruar kështu do të ndihmojmë për të bërë të mundur çlirimin e Shqipërisë. Në vitet që kam qenë kryetar i “Vatrës” kam vënë re se në të gjithë kuvendet, delegatët kanë bërë çdo gjë të mundur për përparimin e “Vatrës”. Kurdoherë i kemi biseduar çështjet me qetësi edhe kur kanë ardhur disa mosmarveshje në mes tonë. Gjithënjë delegatët i kanë mbaruar detyrat që u kanë ngarkuar degët që i kanë zgjedhur. Delegatët kanë biseduar me këthjellësi për ato çështje që kemi shtruar për bisedim, e janë ndarë pa mëri dhe me plot kurajo për të pritmen. Sjelljet fisnike të delegatve na bëjnë dhe neve të qendrës që të punojmë me gjith zemër se e dimë fare mirë se kemi të bëjmë me shokë besnikë.” 169


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Në artikullin “Është për të ardhur keq” te “Dielli”, vjeshtë e tretë 1943, Vasil Pani shkruan: Ka ca javë që disa të vetëqojtur “Epirotë” kanë nisur nga zakonet e vjetra. Kjo na çudit se ne besonim që këta njerës kishin hequr dorë nga këto marëzira se banojmë në një vend të përparuar dhe pa fjalë diçka duhet të kishin mësuar. Epirotët, këta njerës mendje butë nisnë prapë të bërtasin që Shqipërija e jugut ose Epiri i veriut, si e quajnë ata duhet të bashkohet me Greqinë. Thonë se kanë bërë sakrifica për këtë vend: Çfarë sakrifica kanë bërë? Azgjë. Në kryengritjen që bënë grekomanët dhe andartët në Shqipëri patën edhe ndihmën e qeverisë greke e cila u dha premtime. Shqiptarët kur kujtojnë krimet e andartëve grekë dhe më shumë ato të Kretasve, ndjejnë neveri. Aso kohe unë kisha vajtur nga Amerika në Shqipëri vullnetar dhe pashë me sytë e mij si përdorej populli shqiptar, pashë keqbërjet e këtij populli të mjerë e të shtypur me vojtje shekullore. Unë si vullnetar i vajtur nga Amerika në Shqipëri e gjeta të nevojshme të mar malet dhe të bashkohesha me shokët patriotë që përpiqeshin të çëpornin këta andartë “Trima” nga Shqipërija e jugut. Andartët në fushën e luftës u dukën sikur fituan por përfundimisht fitoi e drejta e jonë dhe Shqipëria siguroj independencën dhe Lirinë. Kështu dhe këtë radhë në qoftë se ka mbetur një pakicë që i bienë fyellit si qëmoti, përkrahjen e atëhershme nuk do ta gjejnë. Epirotët që thresin 170


Sotir V. Pani

e kërkojnë prishjen e Shqipërisë. S’ka më Shqiptarë grekomanë që ti gënjejnë dhe të bashkohen me ta. Shqipërija do të fitojë independencën dhe tërësinë toksore si e meriton lufta dhe sakrificat që po bën populli shqiptar.” Më 17 shtator 1943, kryetari i “Vatrës” mori një letër fisnike nga departamenti Amerikan i shtetit. Letra ishte nënshkruar nga Hugh S.Fullerton I Assistant chef Division of Europen Affair. I dashur zoti Pani, Kam urdhër nga sekretari i shtetit t’ju bëj të njohur që muarmë telegramin tuaj më 10 shtator 1943 ku çfaqni dëshirat e Federatës pan Shqiptare “Vatra” për Restoratën e shpejtë të independencës të Shqipërisë dhe për qasjen e Shqipërisë në rrethin e këshillave të kombeve të Bashkuara. Departamenti i shtetit, i cili prêt me gëzim të dijë pikpamjen e “Vatrës” mbi çdo çështje që i përket Shqipërisë vuri re me kujdes ato që thoni në telegramin tuaj gjithë në këtë frymë. Vasil Pani mori telegram dhe nga Ambasada Britanike.

171


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Vitet vijnë dhe shkojnë njeri pas tjetrit, Vasili qëndron në krye të shoqërisë “Vatra” e për krah tij qëndron F.S.Noli, i cili tashmë është afruar me “Vatrën” e me disa shokë të tjerë patriotë dhe ndiqnin zhvillimin e situatave në Shqipëri e marrëdhëniet e saj sidomos me aleatët e mëdhenj dhe me shtetet fqinjë. Shqiptarët e Amerikës shpresonin për një mëkëmbje të atdheut të dalë nga lufta. “Vatra” dhe Noli përpiqeshin për ta njohur Amerika qeverinë e Shqipërisë dhe për pranimin e saj në Organizatën e Kombeve. Vasili u bëri thirrje me anë të gazetës “Dielli” shqiptarëve për të dërguar ndihma në Shqipëri, si veshmbathje, ushqime dhe merrej me dërgimin e tyre me anë të UNRES. Në vitin 1944, Vasili ishte i pari nga dardharët që dërgoi plaçka me anë të UNRESr. Pakot filluan të vinin në vitin 1946 në çdo familje të kurbetllinjve dardharë etj. Më 28 nëndor të vitit 1945 në ditën e flamurit Vasil Pani shkruante në gazetën “Dielli”: Që më 28 nëndor 1912 dhe gjer më sot u bënë 33 vjet që është lindur dita e Independencës së Shqipërisë. Shumë nga ne kujtuam se me ngritjen e flamurit puna mori funt, po ne ishim të gabuarë se që atëherë dhe deri më sot populli shqiptar ka patur shumë reziqe për independencën e Kombit si nga të jashtëmit që na tregoheshin si miq, por që na i zaptuanë vendin më 7 prill 1939 ashtu dhe nga të brendëshmit që i dinim si patriotë, por të gjithë e tradhëtuan atëdheun dhe u bashkuan me okupusin. Sot më 1945, me sa dëgjojmë, njerzit që kanë marë fuqinë në dorë në Shqipëri i janë vënë punës dhe i kanë dhënë po172


Sotir V. Pani

pullit të kuptonjë se detyra më e shenjtë kundrejt flamurit dhe independencës ëshë puna. Vetëm me punë do të vinjë përparimi ekonomik i vendit dhe përmirësimi i jetës së popullit. Populli Shqiptar kërkon të mësojë nevojat që ka vendi për të vënë themelet e shëndosha në Shqipëri. Neve bijtë e larguar, po që jemi lindur në Shqipëri, po ju dërgojmë urimet tonë të përzemërta dhe i lutemi popullit që ti japë tërë përkrahjen Qeverisë të Gjeneral Enver Hoxhës që të mundet sa më shpejt të përmirësonjë vojtjet e tërë Shqipërisë. Gjeneral Hoxha përshëndeti dhe uroi shqiptarët e Amerikës nëpërmjet Vasil Panit me telegram: Zoti Vasil Pani! Sot me rastin e festës kombtare 28 Nendorit, në emër të popullit Shqiptar dhe Qeverisë Demokratike, ju dërgojmë përshëndetjet tona të përzemërta të gjithë vllezërve dhe motrave tona në Amerikë dhe i ftojmë që të bashkojnë zemrat dhe fuqitë e tyre me tonat për lumtërinë dhe përparimin e vendit të tyre të dashur Rroftë atdheu ynë i dashurë Shqipëria demokratike, Rroftë populli heroik shqiptar Rrofshin shqiptarët e Amerikës

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha Kryetar i Qeverisë 173


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Ky telegram është botuar në gazetën “Dielli” në 12 dhjetor 1935. Shoqëria “Vatra” e pa me simpati luftën që bëri populli shqiptar për çlirimin e vendit dhe kishte shpresa se në Shqipëri pas luftës do të lulëzonte jeta e lirë. Në këtë numër të kësaj gazete njoftohej se F. S. Noli ishte zgjedhur kryetar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Shoqëria “Vatra” kishte hapur fushatën për të mbledhur të holla për botimin e historisë së Skënderbeut të shkruar nga Noli. Në të gjitha kolonitë e shqiptarëve jepeshin të holla për këtë qëllim. Vasil Pani dha në këtë fushatë 100 dollarë. Letërkëmbimet postare të Shqipërisë me Amerikën filluan të regulloheshin që në vitin 1945. Kështu në Dardhë e kudo njerëzit këmbenin letra të përmallshme me të afërmit e tyre. Babai në një letër që na dërgoi në fund të vitit 1945, shkruante se kishte mundësi të vinte në muajin mars ose prill në vitin 1946 në Shqipëri bashkë me Nolin. U gëzuam shumë nga ky lajm, por mbas ca kohësh babaj na shkroi se ky udhëtim zyrtar u anullua, gjë që na hidhëroi së tepërmi. Ndoshta Noli vendosi që të mos vinte në Shqipëri për arsye që ne nuk i dimë. Vasili do vinte në Shqipëri si i dërguar i shtetit Amerikan.

174


Sotir V. Pani

Kap. 18 “Vatra” dhe Shqipëria e sapoçliruar Më 19 qershor shkoi në Amerikë një delegacion me Tuk Jakovën në krye. Për këtë do të shkruaj pak më hollësishëm më poshtë. Më 26 shkurt të vitit 1947 shkoi në Amerikë Hysni Kapo për problemin e incidentit në kanalin e Korfuzit të një vaporri Anglez që u mbyt dhe për të cilin akuzohej Shqipëria. Hysniun e priti Vasil Pani me Llambi Çikozin. Në gazetën “Dielli” ka shkrime për këto delegacione. Në atë kohë besojmë se Vasili do ketë biseduar me kryetarët e delegacioneve që ta merrte familjen nga Dardha në Amerikë dhe ata do t’i kenë thënë hajde e shiko familjen në Shqipëri ose hajde rri përgjithmonë pranë familjes në Shqipërinë e lirë dhe merr pjesë në rindërtimin e vendit të cilin e do shumë. Mbetja e familjes në Dardhë ishte gjëja që e preokuponte dhe e mundonte më shumë babanë. Vallë si do të zgjidhej kjo punë? Vasili ishte jo vetëm një patriot shqiptar besnik, por dhe një qytetar amerikan i rregullt. Dallohej si një familjar i shkëlqyer, i dashur me nënën, motrat, gruan e fëmijët e tij dhe me gjithë farefisin. Sa herë babai na shkruante letra, mëmës i shkruante greqisht, veçmas gruas, veçmas mua, me motrën më vete. Mjaft letra që ka dërguar janë dhe sot më 2016 në sirtarët e sëndyqet në Dardhë dhe disa i kam këtu në Quincy. Ato tregojnë një pjesë të jetës së babait dhe sidomos e dashurisë për familjen e për ne 175


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Letrat e Vasilit për familjen

176


Sotir V. Pani

dy fëmijët e tij që nuk na gëzoi. Kurbeti që i mundoi shumë baballarët që punonin në Amerikë dhe shumë prindër, gra dhe fëmijë që jetuan larg kurbetllinjve të mallosur, ka qenë plaga më e rëndë. Sapo u hap rruga e Amerikës babai i lau tërë paratë e borxheve tona, të cilat i kishim marrë gjatë luftës. U dërgoi pako dhe letër falenderimi Niqit të Gramenos dhe Dhoksi Gërmenjit që na kishin ndihmuar. Babai na dërgonte në Dardhë ndonjë gazetë “Dielli” ku vinte ngadonjëherë edhe fotot e familjes sonë. Shumë gjëra të mira që mësonte për Shqipërinë e gëzonin dhe deshte të ishte aty në familjen e tij. Por dhe disa ngjarje e dëshpëronin. Çuditej dhe dëshpërohej kur mjaft të njohur e patriotë shqiptarë me të cilët kishte bashkëpunuar kur ata qenë në Amerikë, po dënoheshin si tradhtarë? Ndër ta: Arqile Tasi, Bahri Omari, Aqif Përmeti, Hito Sadiku, Kristaq Kirka, Kol Tromara etj., të akuzuar se kishin bashkëpunuar me okupatorin. Disa ishin Zogistë disa eksponentë të Ballit Kombëtar etj., që nuk pajtoheshin si nacionalistë që ishin me sistemin komunist që u vendos në Shqipëri. Këto situata akoma të pakristalizuara mirë pas çlirimit të Shqipërisë bënin që dhe orientimi i anëtarëve të “Vatrës” dhe kryesisë së saj të ishte akoma i errët për ngjarjet që kalonte vendi ynë. Në këto kohë filluan të vinin nga Shqipëria në Nju-Jork dhe Boston të arratisur politikë, të cilët e paraqitnin situatën në Shqipëri të rëndë dhe flisnin për një terror komunist kundër nacionalistëve dhe shtresave të pasura të shoqërisë në Shqipëri.

Vasili në këtë situatë duket se filloi të tërhiqet 177


AT E BIR PËR MËMËDHENË

me dhimbje, po ngadalë nga funksioni i Kryetarit të shoqërisë “Vatra”. Në zgjedhjet e fundit të vitit 19451946 e propozuan prapë kryetar atë dhe Ilia Mishel. Vasili këmbënguli që të merte detyrën e kryetarit Ilia Mishel dhe ashtu u bë. Vasili qëndroi vetëm arkëtar i “Vatrës”. Duket që parashikoi se “Vatra” një ditë do të kishte probleme me sistemin e vendosur në Shqipëri, sidomos kur në Shoqërinë “Vatra” do hynin dhe të aratisurit, ballistët dhe zogistët. E kishte shumë të vështirë që të qëndronte në krye të “Vatrës” e t’i kundërvihej sistemit që u vendos në Shqipëri, ndërkohë që familjen e kishte atje, po dhe nga “Vatra” nuk mundej të shkëputej. Ai ishte biri i saj. Gazeta “Dielli” shkruante me simpati për sukseset e para të punës ekonomike, politike dhe shoqërore në Shqipëri. Në maj të vitit 1946 erdhi në Boston nga Greqia, Dhespoti Kotoko me origjinë nga Korça por grekoman. Mesa shkroi gazeta “Dielli” dhe” Lirija” Kotokua nuk u prit mirë nga shqiptarët, sepse ai bënte propagandë në favor të Vorio-Epirotëve dhe iku nga Amerika sikundër erdhi. Më 19 qershor 1946 në Amerikë mbërriti një delegacion i Qeverisë Shqiptare për të marrë pjesë në Konferencën e Shëndetësisë që u bë në Nju Jork. Delegacioni kryesohej nga Tuk Jakova dhe kishte në përbërjen e tij doktor Sherif Klosin, Behar Shtyllën e Alqi Kriston. Delegacioni u prit nga mjekja Dhimitra Trebicka dhe Vasil Pani. Ky delegacion ndenji disa ditë në Amerikë. U ftua dhe mori pjesë në një kuvend të “Vatrës” ku u prit me duartrokitje dhe ovacione. Atje mbajti një fjalim Tuk Jakova. Delegacioni bëri bised178


Sotir V. Pani

Delegacioni i Shqipërisë në Amerikë me Tuk Jakovën në krye.

ime me zyrtarë të “Vatrës” dhe u takua me shumë emigrantë shqiptarë. Tuku bisedoi personalisht me Nolin, po Noli nuk mbeti shumë i kënaqur nga Tuk Jakova në bisedën që bëri dhe për këtë Noli i ka shkruar Enver Hoxhës. Të dhëna më të plota ka në gazetat “Dielli” të asaj kohe dhe në një libër që ka shkruar Behar Shtylla “Si e kam njojtur Nolin”. Behari midis gjërave që ka shkruar jep disa sqarime se pse nuk vajti Noli në Shqipëri. 179


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Shqiptarët e Amerikës me anë të “Vatrës” kishin bërë një fushatë dhe kishin mbledhur 20.000 dollarë për t’i përdorur ato si të paraqitej nevoja, për të përballuar ndonjë rrezik nga grekët që bënin kërkesa të vazhdueshme për të marrë Vorio–Epirin, pas mbarimit të luftës. Tuku u tha drejtuesve të “Vatrës” se nuk kishte nevojë Shqipëria për ato para, se kufinjtë e saj i mbrojmë ne që jemi në Shqipëri. Dollarët e mbledhur nga “Vatra” u përdorën për të ndihmuar popullin e Shqipërisë të dalë nga lufta duke dërguar miell dhe ilaçe në Shqipëri. Për këtë ndihmë “Vatra” nuk mori asnjë falenderim nga Qeveria e Shqipërisë.

180


Sotir V. Pani

Kap. 19 Pas çlirimit, në Dardhë pati një vrull dhe frymë mobilizimi për ndërtimin e disa objekteve të rëndësishme në fshat. U hap një rrugë që nga shtëpia e Jani Batellit e deri në Pero Panorri, u ndërtua një çentral për elektrik me ujë në Dushku. Dardharët donin të ringjallnin atë shkëlqim që kishte fshati në vitet tridhjetë. Sofoku i Thimos në këtë kohë në emër të këshillit të fshatit i dërgoi një letër Vasil Panit ku e informonte për ç’po bëhej në Dardhë. Me anë të letrës duket që do ketë kërkuar ndonjë ndihmë nga dardharët e Amerikës për të zbukuruar fshatin. Vasili i ka kthyer këtë përgjigje me letër më 6 të nëndorit 1946. Fort i dashur Sofok! Mësoni se nga shëndeti jemi mirë, si kundër gëzohem dhe për tynë. Para tre ditësh mora letrën e këshillit të fshatit dhe e këndova me përkujdesje. U gëzova që po bëni në Dardhë punra të mira. Tashi shoqërija “Mbleta” ka kohë ose vjetë që është mbyllur dhe ka vetëm një këshill. Në këtë këshillë jam dhe unë dhe ju siguronj që janë shpresat e mbëdha që do bëjmë gjë, mbasi programi i kësaj shoqërije ka qenë për zbukurimin e fshatit. Vinj dhe një herë dhe ju përuroj për gjallërinë tuaj dhe të gjithë fshatarve dhe fshatarkëve, që i janë përveshur punës e se lënë Dardhën të vdesë si disa fshatra të tjerë. Do të kini përkrahjen tonë. Me plot të fala Vasil Pani 181


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Sotir Pani me të motrën, Dhoksinë në vitet ‘40-të, Dardhë.

182


Sotir V. Pani

Kap. 20 Shpresa, mëdyshje, zhgënjime Duke filluar që nga viti 1943 dhe deri në vitin 1958 Nolit i lihet një sesion në çdo kuvend që të përshëndoshej me delegatët dhe të këshillohej me ta. Që nga viti 1943 deri në vitin 1954 për nder të Nolit u bënë dy përvjetorë të tij dhe u mbodhën ndihma në të holla për të. “Vatra” u bë një koshere mjalti për Nolin.” - shkruan Qerim Panariti në Albumin e tij. Noli qëndroi disa javë në Nju Jork më 1945, ku përpiqej për ta pranuar Shqipërinë në Kombet e Bashkuara, por përpjekjet e tij u ndalën kur erdhi Tuk Jakova në Amerikë. Që në vitin 1946, por sidomos në vitin 1947, marrëdhëniet e “Vatrës” me qeverinë shqiptare filluan të ftoheshin. Bashkimi i organizatës “Shqipëria e lirë” nuk u arrit të bëhej asnjëherë. Këtë bashkim e ka kundërshtuar Noli, duke i quajtur drejtuesit e “Shqipërisë së Lirë” “njerëz të shitur te ata që nuk e duan Shqipërinë. Ndërsa qeveria e Shqipërisë mban më shumë anën e organizatës “Shqipëria e Lirë”.” Një dokument i rëndësishëm i botuar te “Dielli” në mars 2003 hedh dritë mbi këto marrëdhënie të vështira të “Vatrës” me organizatën “Shqipëria e Lirë”, të cilën po e japim në vijim.

183


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Republika Popullore e Shqipërisë Ministria e punve të Jashtëme N,353-19 fers. pers

V.F.L.P Tiranë 7.9.1947

Shokut Teodor Heba Pro-memorje Nga informatat e sigurta që kemi na rezulton se ndër shqiptarët e Amerikës të cilët e kanë simpathizuar lëvizjen tonë Nacional-Çlirimtare po shikojet një ftohtësi ndaj pushtetit popullor dhe është frikë që kjo ftohtësi me kohë mund të marë proporcione të gjera. Kollonia e Amerikës është më e madhja dhe më e organizuara, e pra interesi ynë e kërkon që ata ti mbajmë në anën tonë me çdo kusht. Prandaj ti do ti kushtosh një kujdes të veçantë kësaj pike dhe do të bësh çmos që shqiptarët e atjeshëm të mbeten gjithënjë simpathizonjës të Republikës Popullore dhe udhëheqësve të saj. Ki kujdes se në Amerikë ka dhe disa reaksjonarë që me propagandën e tyre po mundohen ta shtojnë ftohtësinë në radhët e shqiptarve ndaj nesh. Mundoju ti demaskosh me mënyra të zakonshme dhe kujdesu veçanërisht që midis dy grupeve, “Vatra” dhe “Shqipëri e Lirë” të sjellësh armoni e bashkim mbasi përçarja e tyre është në dëmin tonë dhe në përfitim të reaksjonit. 184


Sotir V. Pani

Do të marësh kontakt me të gjithë ata që kanë një farë influence dhe do të mbash lidhje të vazhdushme me krerët e Shoqërisë “Vatra” dhe organizatës “Shqipëri e Lirë” me konsiderata të njëllojta, për të mos u lënë shkak zemërimi, po fshehurazi, besimin ta mbështetësh vetëm në krerët e “Shqipërisë së Lirë” të cilët janë të lidhur ngushtë me ne dhe kanë pranuar të japin përkrahjen e tyre propagandistike pa rezerva. Njerëzve të “Vatrës do tu bëç nderime, do tu shprehësh përgëzimet e pushtetit, po nuk duhet të jesh kurrë i sigurt në vazhdimësinë e përkrahjes së tyre. “Vatra” dhe “Dielli” kanë një histori dhe të kaluar të çkëlqyerë, prandaj lidhen tepër ngushtë me tradita kombëtare dhe është zor që atë të vazhdojnë të përkrahin regjimin tonë te i cili e çëmojnë luftën e çlirimit, por nuk pranojnë ideollogjinë dhe sistemin e tij. Shokut Dr. John Nasse do ti dorëzosh të hollat dhe do ti rëfesh vetëm sa për të marë njoftim të përmbajtjes së letrës, që i drejtoheshe atij dhe që i bashkëngjitej kësai pro memorjeje,

P. Ministrin e P. Të jashtëme (Hysni Kapo)

185


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Republika popullore e Shqipërisë Ministrija e punve të Jashtëme N354 19 res Pers Shokut Dr. John Nasse Kryetar i komitetit egzekutiv “Shqipëri e Lirë” Boston Organizate

V.P.L.P Tiranë 7.9.1947

Ju çfaq dhe një herë përgëzimet tona per vijën politike që vazhdoni të ndiqni, besnikërisht ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë, ashtu dhe për fushatën propagandistike që po zhvillon “Lirija” kundër reaksjonarve fashistë dhe kundër imperializmit oksidental. Me shokun Heba po ju dërgoj një shumë prej 5000 dollarësh të cilat ju vihen në dispozicion për ti përdorur si ta shihni të arësyshme ju vetë. Më von do tju dërgojmë të tjera. Me përshëndetje miqësore P. ministri i P. jashtëme Si del dhe nga letrat tona të mësipërme, për vijën politike që vazhdon të ndiqet besnikërisht ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë, ashtu dhe për fushatën propagandistike që po zhvillon fletorja “Lirija” kundër reaksjonarve fashistë dhe kundër imperjalizmit Oksidental; Me shokun Heba po ju dërgojmë përsëri një shumë 5000 dollarësh të cilat ju vihen në dispozicion për ti përdorur si ta shihni të arësyshme ju vetë. Më von do tju dërgojmë të tjera. Me përshëndetje miqësore 186


Sotir V. Pani

Nga letrat e mësipërme kuptohet qartë se shqiptarët e Amerikës vazhdonin të ishin të ndarë në dy organizata, një pjesë te “Vatra” dhe një pjesë te “Shqipëria e Lirë”. Del gjithashtu se marrëdhëniet e “Vatrës” me qeverinë shqiptare sa vinte e po ftoheshin. Ardhja e Ballistëve të arratisur, propaganda që bënin ata ndikonte negativisht në besimin që kishin fituar drejtuesit e qeverisë shqiptare te shqiptarët e Amerikës. Pra si po zhvilloheshin ngjarjet, Vasil Panin e dëshpëronin, se familjen e kishte në Dardhë. Vasili mësonte se në Shqipëri kishte filluar lufta e klasave. Mjaft nacionalistë ishin burgosur e gjykuar në gjyqet e popullit, disa ishin plasur në burg e disa ishin pushkatuar. Po të vinte Vasili për të jetuar pranë familjes dilte problemi ku do punonte? Ai ishte akoma i ri 52-vjeç burrë. Kish restorantin e tij në Boston. Vasili ishte një njeri me ndjenja të pastra dhe dashuri të veçantë për atdheun, po ishte një shqiptar i rritur për 40 vjet në Amerikë. Pra mundet të themi se ishte një amerikan. Po vallë do ta prisnin mirë e do ta trajtonin si patriot po të vinte në Shqipëri?? Kjo gjë me siguri i shkonte ndërmend kur kujtonte përfundimin e shokëve të tij që u ndodhën në Shqipëri. Vasili kishte pritur tërë jetën që të rregullohej e të zhvillohej Shqipëria për të marrë pamjen e një shteti Evropian. Po si lufëtrat ashtu dhe grindjet e brendshme, okupacionet, sistemet e ndryshme shoqërore të vendosura dhe asnjëherë të konsoliduara nuk lejuan që atdheu i dashur të bëhej si dëshironte Vasili dhe shumë patriotë të tjerë. 187


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Mëdyshja e tij ishte e madhe. Ajo ia brente zemrën. Si mundet të pranonte ai që “Vatra” t’i kundërvihej Qeverisë Shqiptare të dalë nga lufta për liri?? Si mundet të bashkohej e të bashkëpunonte ai me të arratisurit? A mundet të shante sistemin e vendosur në Shqipëri kur aty në Dardhë kishte familjen e tij dhe në shtëpinë e tij ishin strehuar gjatë luftës Nacionalçlirimtare partizanë dhe të plagosur?

188


Sotir V. Pani

Kap. 21 Vasil Pani vdiq më 11 dhjetor të vitit 1947 Kjo mëdyshje, kjo brengë që e mundonte u zgjidh më 11 dhjetor të vitit 1947, kur Vasil Pani ra i vdekur sapo shkoi në orën 8 të mëngjesit në restorantin e tij në Cambridge Mass. Lajmin e vdekjes së Vasilit ne e morëm vesh nga një telegram që bëri xhaxhai i tij Andrea G. Pani. Në familjen tonë në Dardhë ra zija. Qante me kujë nëna e Vasilit, qante gruaja e tij që nuk jetoi me burrin më shumë se një vit e gjysëm, qanim ne fëmijët e tij, qanin motrat e dashura për vëllanë, qante tërë fshati dhe kushdo që e kish njohur dhe dëgjuar për Vasil Panin si një burrë i rrallë. Pakot që erdhën pas telegramit të vdekjes dhe një letër që ishte e fundit prej dorës së Vasilit u lanë me lotë. Në kishën e Dardhës u bënë ceremonitë e zakonshme. Për jetën e Vasilit foli Petro Dunka, ndërsa kur unë zbrita nga Dardha në Korçë mbas një jave, në shkollën unike “Terpo” me një shirit të zi në mëngën e xhaketës dhe hyra në klasë të gjithë bashkënxënësit e mi u ngritën më këmbë. Mësuesja e letërsisë, Dhimitra Gjini (Maliqarka) mbajti një fjalim prekës. Sjelljen e kësaj mësueseje unë nuk do ta haroj kurrë. Kurse shtypi i Shqipërisë heshti për Kryetarin e Shoqërisë me famë “Vatra” dhe patriotin e rrallë Vasil Panin.

189


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Gazeta “Dielli”, 17 dhjetor 1947, nr. 5804, Boston Mass

190


Sotir V. Pani

Gazeta “Dielli”, 31 dhjetor 1947, Boston Mass

191


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Sa ishte gjallë Vasili dërgonte letra, pako dhe të holla në familje, dërgonte dhe libra vizatimi për ne fëmijët e tij, dërgonte rroba për gruan që ta gëzonte dhe priste ndonjë mrekulli që t’i krijohej mundësia të merrte familjen në Amerikë, që ta kalonte jetën me njerëzit e tij. Por kjo mrekulli nuk erdhi asnjëherë. Më poshtë po shkruaj një gjë që nuk e kisha ditur. Këmbana e kishës në Dardhë Dhimitër Luarasi, i biri i dha lajmin e hidhur se Vasil Petro Nini Luarasit dhe Pani më 11 dhjetor vdiq në Boston. Vdekja e Vasilit tron- vëllai i Skënderit më trediti dhe hidhëroi tërë fshatin. goi kur erdhi nga Amerika për të jetuar në Shqipëri në vitin 1973. Kur vajta ta takoja në apartamentin që kishte marrë në Tiranë, u gëzua shumë kur i thashë që isha djali i Vasil Panit. Gjatë bisedës më foli fjalë të mira e konsiderata të veçanta për babanë, për punën që bënin së bashku në shoqërinë “Vatra”. Qëndroi për një çast, u mendua, psherëtiu thellë dhe vazhdoi: Sotir! Më 10 dhjetor të vitit 1947, në mbrëmje më telefonoi Vasili e më tha: I dashur Dhimitër po vijnë këtu në Boston të arratisur nga Shqipërija dhe do na ngatërohen punët e “Vatrës”. 192


Sotir V. Pani

Unë di shumë gjëra, ajde nesër nga restoranti të fjalosemi. Vasilit kur më foli në telefon i dridhej zëri, ishte shumë i dëshpëruar. U ngrita në mëngjes dhe nga ora 9 u nisa për të vajtur në restorantin tij që të bisedonja. Në tranvaje u poqa me një Vatran. Ai më tha se Vasili kishte vdekur në restorant. Ky lajm ishte një bombë që më ra në kokë, mua dhe të gjithë njerzëve që e njihnin Vasil Panin. U ndava me Dhimitrin, shokun e babait për t’u takuar dhe të tjera herë me të. Po! Më 11 dhjetor të vitit 1947 Vasil Pani ra i vdekur në restorantin e tij. Vdekja e Vasilit është sa e papritur aq dhe e tmerruar. Gjer në minutën që shkruajmë nuk dimë mirë shkakun e vdekjes, po shpejtësia e vdekjes së Vasilit na bën të besojmë se ishte nga zemra, ndonësë kurrë nuk e kishim dëgjuar Vasilin që të vuante nga zemra. I ndjeri Vasil, hapi restorantin e tij të enjten në mëngjes sipas zakonit dhe në orën 8 vdiq. Vasili e kishte zakon që të vinte në zyrën e “Vatrës” pothuaj çdo të mërkurë që të shikonte “Diellin”. Këtë zakon ai e pasoi gjer natën e fundit më 10 të këtij muaji. Domethënë një natë më parë se të jepte shpirt. Na vjen keq ta themi se neve këtë natë nuk u ndodhëm në zyrë që të fjaloseshim me shokun e dashur për herë të fundit sipas zakonit që kishim pasur 5 vjetët e 193


AT E BIR PËR MËMËDHENË

fundit. Fjaloseshim çdo mëngjes në telefon me Vasilë. Të henjten në mëngjes i bëmë telefon po nuk na u përgjegj zëri i Vasilit të shkretë, na u përgjegj. Dr Ilia, një nga miqtë më të ngushtë të Vasilit. Dr. Ilia me zë të ngashëryerë na dha mandatën. Së pari s’na besohej, po më në funt e besuam se sytë e Vasilit të varfër, sytë e shokut tonë të dashur, besnik dhe fisnik, ishin mbyllur për jetë. Në gazetën “Dielli” të datës 15 dhjetor botohet një fotografi e Vasilit dhe disa të dhëna biografike. Vasili leu në Dardhë nja 52 vjet të shkuara. Erdhi në Amerikë më 1907, u ngëthye në Shqipëri më 1912 ku mori pjesë aktive me armë kundër andartëve grekë dhe kundër turmave të shqiptarve që luftonin atdheun e tyre. U këthye përsëri në Amerikë më 1914 pasi u sigurua përsëri independenca e Shqipëris. Vasil Pani bëri dhe dy udhëtime të tjera në Shqipëri. Udhëtimi i fundit ishte më 1937 me rastin e Aniversarit të njëzetë e pesë vjeçarit të independencës shqiptare. Vasil Pani lë pas nënën, gruan dhe dy fëmijë, një djalë dhe një çupë. Si dhe tri motra të martuara. Çupën nuk e ka parë kurrë me sy, djalën e pa më 1937 kur ishte vetëm 4 vjeç. Vasil Pani ka qenë i patundur në lëvizjen kombëtare dhe antar besnik i “Vatrës”. Ka qenë vjete me radhë në komisjonin qentral të vatrës si zyrtar, Anëtar i komisjonit, Kryetar i “Vatrës” 15 vjet, sekretar dhe arkëtar. “Vatra” po të mos kishte qenë Vasil Pani mund të kishte vdekur me kohë. Këtë e thonë miqtë e Vasilit dhe e pranojnë kundërshtarët 194


Sotir V. Pani

e “Vatrës”. Vasil Pani ishte njeri shumë i urtë dhe besnik si në çështje kombëtare ashtu dhe në mardhënie private, tregëtare dhe shoqërore. Me qenë se ishte besnik dhe i urtë, shumë herë miqtë e kishin tradhëtuar dhe abuzuar e dëmtuar. Varrimi i Vasilit u bë më 15 dhjetor të hënën pas dreke në kryekishën e Shën Gjergjit. Për jetën dhe veprimtarinë patriotike të tij është shkruar dhe janë bërë shumë vlerësime nga shokët me të cilët kishte punuar sa jetoi, si për Federatën “Vatra” dhe për Shqipërinë. Nga sa lexojmë në gazetën “Dielli” bashkëpunëtorët e Vasilit janë përpjekur ta paraqesin jetën e tij aq sa mundet të shkruhet në gazetë e mund të themi se kanë arritur të vlerësojnë veprën e tij me fakte konkrete dhe me cilësime dinjitoze, por në të njëjtën kohë mund të themi se veprimtaria e Vasilit si në fushën e shqiptarizmit ashtu dhe të jetës shoqërore e familjare është e madhe, shumë e madhe. Ajo është e nderuar dhe e respektuar nga të gjithë njerëzit që e kanë njohur. Si për Vasilin dhe për Josifin do të mësojnë më shumë ata që do kenë rastin e dëshirën të lexojnë këtë libër. Vazhdojnë të botohen te “Dielli” shkrime të tjera si vijon: Vajtojmë Vasil Panin, Ah! Ç’na le o shoku ynë! Preve gojën e mbylle sytë. Këto radhë po shkruhen ditën që dha shpirt Vasil Pani, ditën e 11 dhjetorit 1947. Duart s’na punojnë të shkruajmë. Zemra jonë ndodhet në trupin e ftohtë të Vasilit. Trupi na dridhet dhe lotët s’na pushojnë, 195


AT E BIR PËR MËMËDHENË

pasi Vasil Pani shoku ynë besnik, patriot, partizani heroik i Kombit shqiptar, vatrani ynë i paçmuar s’është më, me neve. Është e pa mundur që të realizojmë faktin që Vasilin nuk do ta shikojmë më të gjallë e nuk do të kemi rastin që të fjalosemi e të këshillohemi me Vasilë për punët e “Vatrës” dhe për çështje të ndryshme të pariotizmës. Tani dhe pas këtaj do të bëjmë pa këshillat e tij të urta dhe plot gjykim. Vatran i vjetër që në fillim të kësaj organizate, luftëtar i lirisë shqiptare më 1912-1914, njeriu i urtë, dhe i matur, njeriu pa ambicje personale, njeriu që ja kish dedikuar jetën e tij çështjes shqiptare dhe “Vatrës”, Vasili s’është më midis Vatranve. Tërë jetën tonë s’kemi takuar ndonjë njeri më të urtë dhe me gjykim natyral se Vasil Panin. Në të pesë vitet e fundit që kemi bashkëpunuar me Vasilë përmes krizave kombëtare, kurrë nuk këmbyem ndonjë fjalë të ashpër, kurrë nuk u zemëruam. Çdo çështeje dhe çdo problem e zgjidhnim me urtësi e me vllezëri. Restoranti i Vasil Panit, “Court House Lunch”, në East Cambridge Massachusetts, ishte bërë një Institut kombëtar. Në këtë restorant ku punoi Vasili për 25 vjet dhe ku më në fund la kockat, ishin bërë biseda të shumta mbi kurrizin e lodhur të Vasil Panit. Shumë rallë kuvendet e “Vatrës” nuk mbaronin pa ngrënë një drekë ose një darkë në “Court House Lanch” të Vasil Panit. Restoranti i Vasilit ishte një udhëkryq ku piqeshin udhët e tërë vatranve. Në restorantin 196


Sotir V. Pani

e Vasilit kushedi sa herë ishte biseduar fati i lëvizjes shqiptare dhe i Shqipërisë. Vasil Pani ishte një thesar anegdotash të mbledhura nga bisedimet që bëheshin në restorantin e tij. Në bisedimin që patëm me Vasil Panin tri ditë më parë se të vdiste na tha: Do të isha i lumtur sikur të më jepej rasti të shikonja një herë fëmijët. Po ti shkruaj dhe njëherë Qeverisë Shqiptare a ja u mer mendja që të lërë fëmijët tim të dalin gjer në Manastir që të çëmallem me djalin, me çupën, me mëmën e me zonjën, qoftë dhe për një kohë të shkurtër?? Vasilit nuk ju dha rasti të çëmallej me fëmijët e tij, për këtë shkak marim këtë rast që të kritikojmë Qeverinë Amerikane dhe Qeverinë Shqiptare që i mbyllën derën Vasil Panit dhe nuk e lanë të takohej dhe njëherë me njerzit më të afërmë të tij. Vasili e vizitoj Shqipërinë më 1937 dhe pa me sytë e tij mjerimet dhe cfilitjet e popullit shqiptar nga qeverija e Zogut. U këthye në Amerikë me zemër të thyer po me shpresë që një ditë do të ndreqeshin punët dhe do të këthehej të shkonte jetën në atë Shqipëri që e kishte dashur aqë shumë dhe që për të cilën kishte luftuarë e punuar 40 vjet me radhë. Me vdekjen e Vasil Panit, Shqipëria humb një burrë besnik, “Vatra” humb një figurë të shquarë, e shoqja e tij humbet një shok besnik dhe fëmijët e tij humbasin një baba të dashur. “Me hidhërim dhe me sy të përlotur realizojmë faktin se Vasil Pani, shoku besnik dhe fisnik i “Vatrës” 197


AT E BIR PËR MËMËDHENË

s’është me ne. Miqtë dhe shokët përcjellin Vasil Panin në jetën e përtejme. Shërbimet funerale u bënë prej hirësisë së tij Nolit. Një shumicë e madhe njerzish mori pjesë në varimin e Vasilit të hënën më 15 të këtij muaji. Vasil Pani u përcuall me nderime të mëdha në jetën e përjetëshme. Peshkop Noli i shoqëruar prej arqimandritit At Thimi Theodhos dhe të At Sokrat Sotiri bënë shërbimet fetare. Kisha ishte e mbushur me miq dhe farefis të Vasil Panit, të gjithë me shami në dorë dhe me sy të përlotur. Kurorat me lule me ngjyra të ndryshme mbulonin trupin e ftohtë të Vasil Panit. Shokët më të largët që na zuri syri ishin nga Nju-Jorku, Qemal Vesel, Shefqet Bënça, Ahmet Kutçhi dhe nga Waterbury vumë re: Mehmet Tosun, Ramo Zvezdën dhe Hysen Fezo, Nga Worcesteri kishte ardhur kryetari i degës së “Vatrës” zoti Vangjel Sotiri dhe Ligor Stefo. Nga kollonitë e tjera të New Englandit kishin ardhur shumë veta të cilët nga ngushtica e vendit në gazetë nuk mundet ti përmëndim të gjithë me emër. Vasil Pani u varos në “Maunt Auburn Cemetery”, Watertown Mass. Pas varrimit tërë procesjoni u mblodh në restorantin e Vasil Panit për një kafshatë bukë të fundit për kujtim të tij. Në fjalën që mbajti Hirësia e tij Imzot Noli tha midis të tjerave: “Vasil Pani kish qëndruar kurdoherë në krye të taborit të shqiptarizmës. Kurdoherë i pari që në organizimin e shoqërisë “Vatra” i pari në kishën 198


Sotir V. Pani

shqiptare. Vasil Pani, - shtoj Imzot Noli, - shqiptarizmën nuk e fitoi si shumë nga neve këtu në Amerikë, Vasili e trashëgoi shqiptarizmën nga babaj i tij Josif Pani. Josifi bashkë me dardharë të tjerë mori pjesë në botimin e gazetës “Kombi” prej Sotir Peçit. Qëkur ishte 12 vjeç dhe gjer sa vdiq, Vasili s’hoqi dorë ngaj Shqiptarizma. Vasil Pani që kur u njoh me Faik Konicën u bë miku i tij besnik dhe i qëndroj besnik gjer në funt. deklaroj Noli. Fjala e Peshkop Nolit bëri një përshtypje të thellë midis popullit. Përveç Nolit foli dhe miku e bashkëfshtari i Vasilit, zoti James Keko, kryetari i shoqërisë “Sociale dardhare”, i cili midis të tjerave tha: I dashur Vasil! Të gjithë dardharët jemi mbledhur rreth teje të pikëlluar dhe me lotë në sy që të të japim përshëndetjen e fundit. Dardha vajton një nga bijtë e saj më të shquar. Familja jote i dashur Vasil u cfilit për humbjen e përkujdestarit të saj të adhurushëm. S’ka qenë e pakët dhe dashurija që ka ushqyerë për Dardhën tonë, që nuk qe e shkrojtur ta vizitonjë dhe njëherë. U largove prej kësaj bote duke u ndodhur në mërgim dhe lark familes tënde dhe Atdheut. Shkon i zhuritur se nuk pate mundësi të realizosh endrën tënde që kishe; të shikonje familen dhe ti edukonje fëmijët me parimet tradicionale njerëzore në të cilat ti besonjë qin për qind. Sot largohesh prej nesh për jetë, duke na lënë kujtimet më të mira të jetës tënde. Të gjithë do vdesim por kujtimet e mira mbeten të 199


AT E BIR PËR MËMËDHENË

pavdekëshme. Lusim Zotin që në botën tjetër ku do veç shpirti yt të gjenjë prehje të përjetëshme dhe të ngushëllonjë zemrat e coptuara të familjes tënde dhe të gjithë të dashurve. Qoftë kujtimi yt i përjetëshëm. Miqtë e largët vajtojnë Vasil Panin. Shumë shokë dhe miq që u ndodhën larg ditën e varrimit, i çfaqën hidhërimet e tyre me letra dhe telegrame që i dërguan “Vatrës”. Zoti Hulusi Kavo shkruan midis të tjerave: E njoha Vasil Panin në kohët më kritike të “Vatrës”, pothuaj në kohën kur “Vatra” ishte duke dhënë shpirt. Në të tilla raste shquhen njerzit e vendosur. Në këtë kohë e gjejmë Vasilin të thjeshtë, njeri të besës e të sakrificave, me plot virtyte të mira e dëshirë për shërbim. Vasili ishte nga të parët që e mbajti kandilin e “Vatrës” të ndezur. Si i tillë meriton që Vasili të mbahet ment me respekt. Zoti Petraq Kolonja shkruan në telegramin e ngushëllimit: U hidhërova shumë dhe më erdhi keq që nuk u ndodha në varrimin e Vasilit. Pasi nuk isha në qytet dhe e mora vesh lajmin me vonesë. Humbëm një shok dhe bashkëpuntor të palodhur, në fushën e shqiptarizmës. Si këto ka dhe telegrame dhe letra të shumta. Komisjoni i varrimit shkruan: Na vjen keq që s’mundëm të japim shifra të plota të telegrameve dhe të kurorave me lule që janë 200


Sotir V. Pani

të shumta, të dërguara me porosi nga degët e “Vatrës” dhe nga shokët e miqtë e largët. Nderimet që iu bënë Vasilit ishin të mëdha dhe të merituara. Puna e tij në altarin e shqiptarizmës dhe në shërbim të shoqërisë “Vatra” ka qenë e madhe. Vasil Pani është nderuar dhe do nderohet sa të jetë jeta. Ajo është e shkruar në gazeta dhe libra. Meshë memorjale për Vasil Panin Të dielë më 28 mars 1948 Federata “Vatra” bëri një meshë memorjale në KryeKishën e ShënGjergjit për antarin e saj të ndjerin Vasil Pani. Në këtë meshë muarë pjesë një shumicë e madhe besnike dhe miq të Vasil Panit. Pas shërbesës fetare gjendja zbriti në sallën e Kishës ku u nda grurë, bukë, ullinj dhe raki si kujtim dhe nderim për Vasil Panin. Në këtë meshë muarë pjesë dhe miq të Vasil Panit nga kollonitë jashtë Bostonit, veçanërisht nga Waterburgu, nga Worcesteri, Broktoni, Neticku e vende të tjera. Nuk po i zëmë me emër shokët e largëm se kemi frikë se mos harojmë ndonjë dhe shkakëtojmë zemërim pa dashur. Tërë shërbimet u bënë me dinjitet të shquar. Me këtë rast falenderojmë nga ana e “Vatrës” zonjën Anastasi Mitchell dhe zonjën Thomaidha Luarasi për pregatitjen e grurit. Në këtë meshë memorjale Hirësija e tij mbajti një fjalë. Hirësija e ndau jetën e Vasil Panit në tri Kategori: Vasil Panin si Patriot, Vasil Pani si besnik dhe Vasil Pani si shpirt mirë. 201


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Vasil Pani,- deklaroj Noli, - ka qenë tërë jetën nga të parët në fushën patriotike. Përveç patriotizmit, Vasili kishte dhe një virtut tjetër shumë të rallë, virtutin e besnikërisë. Vasili po të të kishte mik nuk të shikonte cenet, të shikonte vetëm cilësitë e mira. Si shembëll Noli solli Faik Konicën. Vasili ishte miku i ngushtë i Faikut. Vasili kurrë nuk i vuri re cenet e Faikut të cilat nganjëherë ishin të shumta. Imzot Noli vuri në dukje se Vasilit i mbeti merak se nuk ju dha rasti të shpinte kockat e Faikut në Shqipëri. Vasili ishte shumë shpirt mirë, - vazhdoj Noli. Kurdoherë mendja e Vasilit nuk pengohej nëpër shkretëtirat e keqbërjeve dhe ligësirat. Me përpjekjet e Vasilit “Vatra” hapi udhën për të dërguar mjell dhe plaçka në Shqipërinë e coptuar nga lufta. Në lidhje me fushatën e miellit, Vasili nuk vuri re kush ishte kundërshtar dhe kush ishte miku i “Vatrës”. Cilido që çfaqi dëshirën për të dërguar mjell dhe plaçka në Shqipëri e gjeti zembrën e Vasilit të hapur dhe dyertë e “Vatrës” të çelura. Këto ishin disa nga virtytet e Vasilit, - vazhdoi Noli. - Këto virtyte s’duhet ti harojmë dhe duhet ti praktikojmë si një amanet nga Vasil Pani. “Vatra” bëri një detyrë me meshën që bëri për të nderuar Vasil Panin, - shtoi Noli. Plaga që shkaktoi vdekja e Vasilit nuk u mbyll asnjëherë në zembrën e nënës së tij që qante çdo ditë, po jo në praninë tonë, se nuk donte të na hidhëronte. Mëma e gjorë qante djalin e saj, po qante mandej dhe 202


Sotir V. Pani

nusen e djalit që vdiq 10 vjet pas të shoqit. Plagët e nënës u mbyllën vetëm kur mëma vdiq më 23 prill 1959. Qante nëna e Viqit dhe motrat e saj, Erjeta e Thomaidha. Mamaja që u vesh me rrobat e zeza që në moshën 34 vjeç u plak para kohe nga hidhërimi dhe nuk i qeshi buza. Ajo u sëmur rëndë e vdiq në moshën 47-vjeç. Vdiq kur na kërkoi dhe i dhamë në dorë nipin e saj të vogël, Vaskën, që si e mbajti disa minuta, mbylli sytë përgjithmonë më 25 shtator 1959. Motrat e Vasilit: Ollga, Sanda, Fana, sa kohë jetuan kujtonin me dhembje, me dashuri dhe respekt të veçantë vëllanë e tyre. Ato shpesh na thoshin: “Ah more djem ku e dini ju se sa i mirë ishte vllai ynë”. Psherëtinin dhe u rridhnin lotë.

Gruaja e Vasil Panit ishte 34 vjeç kur i vdiq i shoqi.

203


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Ne pasardhësit kujtojmë me respekt dhe dashuri babanë tonë shembullor, megjithëse nuk e njohëm dhe s’i ndenjëm afër. Kujtojmë mamanë fatkeqe që na rriti, kujtojmë gjyshet tona të helmuara, tetot e dashura, Ollgën e Sandën që patën fatin si të kunatës, Viqit, se burrat e tyre vdiqën në Amerikë. Teto Fana i mbante me kujdes gazetat që shkruanin për veprimtarinë patriotike të babajt të saj Josifit dhe vëllait Vasilit dhe ia u tregonte njerëzve që u vinin në shtëpi për vizitë. Me këto ndjenja dashurie dhe respekti jetojmë ne, niprat e mbesat e Josifit dhe Vasilit dhe po u lëmë këtë libër që t’i kujtojnë kurdoherë Josifin dhe Vasilin brezat që do vijnë njeri mbas tjetrit.

Nëna e Vasil Panit

204


Sotir V. Pani

Sotir Pani vendos lule nĂŤ varrin e te atit, Vasil Panit, 1995, Boston

205


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 22 Nderim përjetë kujtimit të Vasil Panit Erdhën kohë të tjera mbas 50 vjet mbyllje të Shqipërisë. I pari nga familja jonë erdhi në Boston Andrea, djali im i dytë. Pas dy ditësh ai vajti në varrezat e gjeti varrin e gjyshit dhe vendosi mbi varr lule nga familja. U përkul dhe puthi pllakën e gurtë me emrin e Vasil Pani. Kështu veprova dhe unë i biri i Vasilit kur erdha në Boston për herë të parë më 25 prill 1995. Po kështu vepruan kur erdhën në Amerikë Vaska me Aidën dhe Lorenin, Dhoksit me fëmijtë e saj dhe Koçon. Qe për mua një rast i shumëpritur dhe prekës për ta kujtuar gjyshin dhe babanë. Kjo përkoi me rastin kur përcollëm nga Bostoni në Shqipëri eshtrat e Faik Konicës më 30 prill 1995. Në këtë ceremoni mernin pjesë shumë të ftuar shqiptaro-amerikanë dhe disa të ardhur më 1995. Kryetari i delegacionit që erdhi nga Shqipëria ishte Teodor Laço, në atë kohë ministër i kulturës. Në ceremonitë që u bënë folën disa personalitete. Nga shoqëria “Vatra” isha caktuar të flisja dhe unë në mbledhjen e përcjelljes të eshtrave të Konicës që u bë në “Pier 4”. Unë fola për miqësinë dhe bashkëpunimin që ka pasur Josifi dhe Vasil Pani me Faikun në fushën e shqiptarizmës. Fjalimi im qe i shkurtër si më poshtë: Jam krenar që ndodhem sot në këtë ceremoni të rëndësishme që bëhet këtu në Boston për përcjelljen e kockave të Faik Konicës për t’u rivar206


Sotir V. Pani

rosur në atdheun e tij, në Shqipëri. Falenderoj kryesinë e “Vatrës” që më nderoi të flas në këtë ceremoni. Këtu unë takova disa shqiptarë të vjetër si Petraq Minare, Anton Athanasin, Pali Ktonën, Glorja Hill, Xhorxh Rackën, Dorothi Ilia etj., që e mbanin mend babanë tim Vasil Panin, i cili punoi dhe jetoi këtu në Boston 40-vjet, nga viti 1907 deri 1947 kur vdiq. Jam këtu në këtë ceremoni me pjestarët e familjes sime, me disa nipra e mbesa të Vasilit dhe me disa bashkëfshatarë. “I mbeti merak Vasil Panit, mikut e bashkëpuntorit të tij të ngushtë që nuk ju dha rasti ti shpinte kockat e Faikut në Shqipëri” - theksoi Noli në një meshë përkujtimore që bëri “Vatra” për Vasilin në kishën e Shën Gjergjit, më 7 prill 1948. Noli tha midis Faik Konicës e Vasil Panit ka ekzistuar një miqësi e vjetër që kur erdhi Konica në Amerikë e deri sa ata jetuan. Ajo miqësi lindi e u farkëtua në punët e përpjekjet e tyre për të mirën e Shqipërisë. Josifi dhe Vasili bashkëpunuan për çështjen kombëtare me Konicën dhe mësuan prej tij dhe i qëndruan besnik Faikut. Josifi pasi punoi 18 vjet në Amerikë më 1922 u kthye për të jetuar në Shqipëri ku e vazhdoi punën si patriot. Më 1934, Josifi vdiq në moshën 65 vjet në fshatin e tij, Dardhë. Faik Konica e ngushëlloi Vasil Panin me një telegram që është botuar në “Dielli” në ato ditë që u varros Josifi. Në familjen tonë që jetonte në Dardhë, Faik Konicën e kemi njohur nëpërmjet fotografive 207


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Sotir Pani në varrin e Konicës në Forest Hill Cemetery

ku ka dalë me Josifin dhe me fotografinë që i ka dërguar Vasilit me autograf. Këto dy fotografi janë të ralla dhe nuk i kam gjetur në Amerikë. Konica ka dalë vetëm me Josifin dhe me asnjë tjetër, çift. Këto fotografi i kemi ruajtur në shtëpi si gjëra të çmuara e në shenjë respekti për atdhetarin e madh Faik Konicën. Në Shqipëri vonë ka filluar të flitet për patriotin e shquar Faik Konicën, i cili ishte mohuar dhe sharë gjatë sistemit komunist në Shqipëri. Të ruhen me kujdes arkivat e “Vatrës” dhe koleksionet e gazetës me famë “Dielli”, në mënyrë që historianët t’i studjojnë ato dhe të pasqurojnë tërë atë punë të madhe e të lavdishme që kanë bërë të parët tanë kurbetllinj, këtu në Amerikë. 208


Sotir V. Pani

Drekë përkujtimore në 50-vjetorin e vdekjes së Vasil J.Panit Më 22 gusht të vitit 1997 gjithe familja Pani erdhi e u mblodh në Boston. Erdhi dhe motra ime Dhoksi Tollko, nipërit e mbesat e Josifit e të Vasilit, Sotiraq e Kiço Glozheni, Elsa Gjino etj. Të gjithë që në ditët e para sapo erdhën në Amerikë u drejtuan në varret e baballarëve e të afërmve të tyre që kishin lënë eshtrat në kurbet dhe vendosën në varret e tyre buqeta me lule. Për të kujtuar Vasilin e Josifin për veprimtarinë e tyre shkroi gazeta “Albania- gazette of Boston” që botohej nga gazetari dhe publicisti Kolec Traboini në Boston. Ne fëmijët e Vasil J. Panit vendosëm ta nderojmë babanë duke dhënë një drekë përkujtimore në restorantin “Pier 4” të Anton Athanasit, në ditën e përvjetorit të 50-të të varrimit të tij. Në këtë drekë morën pjesë të gjithë nipërit e mbesat e Vasilit bashkë me fëmijët e tyre, si dhe disa të ftuar bashkëkohës të Vasil Panit si: George Racka, Pali Ktona me zonjën, Glorja Hill (Qato) me burrin, Anton Athanasi, Dorothi Ilia, e bija e Dr.Ilias, mikut të ngushtë të Vasilit. Na nderoi me ardhjen e tij At Arthur Liolini, prifti i Kishës së Shën Gjergjit, i cili foli dhe e vlerësoi veprimtarinë patriotike të Vasilit duke iu referuar fotografive të Vasilit të vendosura në dy stenda. 209


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Në drekë mori pjesë historiani Thanas Gjika me gruan e tij, gazetari Kolec Traboini, Dhimitër Stefa i radio Worcester-it etj. Në drekë ishin gjithsej të pranishëm 35 veta. Drekën e hapa unë, djali i Vasilit. I falenderova pjesmarrësit, fola pak për jetën e babait, foli dhe Andrea, nipi i Vasilit, i cili solli disa kujtime për gjyshin e tij sipas tregimeve të teto Fanes që ishte motra e Vasilit. Në drekë mbajti një fjalë inxhinier George Ratcka me kujtimet nga puna që kishte bërë ca kohë në restorantin e Vasil Panit si dhe për veprimtarinë patriotike të Vasilit dhe të babait të tij Kostë Rackës, si anëtar i vjetër i “Vatrës”. Gjatë drekës u dëgjuan

Drekë përkujtimore në “Pier 4” me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Vasil Panit. At Artur Liolini, Sotir Pani

210


Sotir V. Pani

këngë patriotike dhe u bënë biseda e tregime për jetën e Vasilit, të Josifit e të patriotëve të tjerë dardharë e kurbetllinj të tjerë. Në sallën ku ishte dreka, unë kisha vendosur dy stenda me fotografi nga jeta familjare e shoqërore e Vasil Panit. Në kuadrin e 50-vjetorit të vdekjes së Vasilit u shkruan artikuj në gazetën “Dielli”, “Ilirija” dhe “Albania”. (Ky aktivitet është i filmuar) Në këtë ditë nuk mundën të merrnin pjesë drejtuesit e Shoqërisë “Vatra”, por nuk e lanë pa e nderuar Vasil J. Panin në vitin 1998.

Drekë përkujtimore në “Pier 4” me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Vasil Panit.

211


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 23 Homazhe mbi varrin e vatranit veteran Vasil J.Pani Ditën e dielë, më 15 nëntor 1998, një delegacion nga këshilli i “Vatrës” erdhi nga Nju Jorku në Boston në 51-vjetorin e vdekjes së atdhetarit dhe vatranit të shquar Vasil Pani. Përfaqësinë e “Vatrës” e kryesonte kryetari Agim Karagjozi, ishte nën/kryetari Agim Rexhaj, sekretari Naum Prifti, editori i “Diellit” Anton Çefa dhe anëtarët e këshillit drejtues, zotërinjtë Sabri Bytyçi, Haxhi Hysenaj, Zef Sheri e Ramiz Mulaj. Delegacioni mbasi vizitoi Kishën e Shën Gjergjit i shoqëruar nga unë Sotir Pani dhe motra Dhoksi Tollko bashkë me familjarët tanë dhe pjesmarrësit e “Vatrës” shkuam në “Mount Auburn Cemeter” ku prehen eshtrat e të paharruarit Vasil Panit e vendosëm buqeta me lule mbi varrin e tij. Fjalën e rastit për jetën dhe punën e atdhetarit Vasil Pani e mbajti Arian Puto, i cili dha një pasqyrë të plotë të jetës dhe veprimtarisë së tij në dobi të atdheut e nëpërmjet “Vatrës” për të gjithë komunitetin shqiptar të Amerikës. Zoti Puto e përfundoi fjalimin me këto fjalë: “Jeta dhe puna e Vasil Panit le të na shërbejë si një libër i hapur nga ku mund të mësojmë shumë.” Mbas mbarimit të ceremonisë në varreza kryesia e “Vatrës” shtroi një drekë përkujtimore në hotelin “Copley Square”, në qendër të Bostonit. Gjatë drekës 212


Sotir V. Pani

përshëndetën Agim Karagjozi dhe Naum Prifti. Fjalën e mora dhe unë. Pasi falenderova dhe një herë vatranët për këtë nder që i bënë emrit të Vasil Panit dhe familjes së tij, tregova mjaft aspekte për jetën e babait tim nëpërmjet një ekspozite me fotografi. Si në varrezat dhe gjatë drekës u bënë filmime dhe fotografi për t’i patur si kujtim nga kjo ceremoni përkujtimore që bëri “Vatra” për Vasilin. Josifi dhe Vasil Pani janë nderuar si patriotë sa herë që ka qenë rasti. Në shtëpinë tonë në Dardhë në vitin 1969, u ngrit muzeumi i fshatit që nderoi dhe familjen tonë si familje patriotësh.

Homazhe në varrin e Vasil Panit nga Delegacioni i Shoqërisë “Vatra”, 15. 12. 1998, Boston

213


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Në vitin 1984 në Dardhë u bë një sesion shkencor “Historia e Dardhës dhe e Luftës Nacionalçlirimtare dhe e sotmja e Fshatit”. Ndërsa në vitin 1987 u bë një sesion shkencor për hapjen e shkollës shqipe në Dardhë, kushtuar 70-vjetorit të saj. Të dy sesionet u zhvilluan me forcat e intelektualëve të Dardhës që përgatitën Kumtesat dhe u mblodhën atë ditë ngado që ishin. Në to morën pjesë dhe të ftuar, drejtues të Partisë dhe Pushtetit, njerëz të arsimit e kulturës të rrethit të Korçës. Emri dhe vepra patriotike e Josifit dhe Vasilit u përmendën në kumtesat që u mbajtën aty. Me propozim të komitetit të veteranëve të luftës në Korçë dhe me dëshirën e fshatit Dardhë, si Josifi dhe Vasil Pani u dekoruan në vitin 1992, për veprimtari patriotike nga presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. U përpoqa me disa shokë që të bënim në Boston një muze për të pasqyruar jetën dhe veprimtarinë patriotike të emigrantëve shqiptarë në Amerikë, por nuk mundëm ta realizonim këtë vepër monumentale edhe pse kërkuam ndihmën e pasanikut Andon Athanasit, për të blerë një ndërtesë ku të ngrihej muzeu. Kjo gjë nuk u realizua as deri në vitin 2016, kur unë po shkruaj…

214


Sotir V. Pani

Shkrim nga Sotir Pani në gazetën “Albania- gazette of Boston” që botohej në Boston nga gazetari dhe shkrimtarit Kolec Traboini. Boston Mass. janar 1998.

215


216


217


Gazeta “Përpara”, organ i Komitetit të Partisë të rrethit Korçë, nr. 8(1518), 27 janar 1982

218


Revista “Nëntori”, nr. 4, prill 1960, f. 47, Tiranë

219


Gazeta “Dielli”, koorik-dhjetor 1999, f. 11, Boston

220


Shkrim nga Kolec Traboini, botuar në përmbledhjen me ese “Act Now”, Tiranë 2011 mbi zbulimin e fotografisë së Faik Konices në familjen Pani, Boston.

221


Shkrim për muzeun nga Kolec Traboini, botuar në librin me ese “Bukuri shkodrane”, Tiranë 2005.

222


Sotir V. Pani

Kap. 24 Shtëpia muze e familjes Pani

Kur shkuam nga Bostoni në Dardhë në qershor të vitit 2002, në sallën e shtëpisë unë bëra një muze me fotografi të ndryshme, midis tyre dhe nga një stendë për jetën dhe veprimtarinë patriotike të Josifit dhe të Vasil Panit. Kjo gjë u dha mundësi vizitorëve të njihen me aspekte të ndryshme të veprimtarisë të dy patriotëve dardharë e njerëzit që kanë vizituar këtë muze familjar, kanë lënë përshtypje me shkrim. Disa nga të cilat po i pasqyroj si më poshtë: Me impresionet më të ngrohta për veprimtarinë patriotike të Josifit e Vasil Panit si dhe për pasjonin, këmbënguljen e pasardhësit të tyre të denjë Sotir Panit e vlerësoj këtë muze. Dardhë 15 -8- 2005 Kristaq Balli

Vizitova muzeun familjar të familjes Pani, të shokut tim të hershëm, bashkëbanor i lagjes “Partizani” në Tirane dhe i pallatit 62. Është hera e parë që po vizitoj një muzeum familjar, punuar me dashuri dhe respekt për brezat që ikën e që kanë lënë gjurmë në shërbim të vendlindjes dhe Atdheut të tyre.

Dardhë 17-8 2005 Hilmi Bejko

Dëshiroj të shpreh admirimin tim për këtë muze 223


AT E BIR PËR MËMËDHENË

familjar të krijuar nga Sotir Pani. Kjo është një nismë e bukur për të kujtuar të kaluarën patriotike të kësaj familjeje dhe për kontributin e dhënë për vendlindjen dhe më gjerë. Me respekt Valtrend Bejko

Largohemi me shumë mbresa nga ky muze i thjeshtë, por më shumë vlerë dhe domethënie.

Dardhë 25 -8- 2005 Agim Çili, Jorgo Caca, Manol Lena,Tomi Piluli

Rastësisht kalova sot nga ky muze dhe e ndjej veten të nderuar që pata sot shansin për të mësuar diçka lidhur me këto figura të njohura të

Një grup vizitorësh në muze e midis tyre prof. Zija Xholi dhe prof. Alfred Uçi

224


Sotir V. Pani

Shqipërisë. Ky muze është mbresëlënës, me vlera vërtet të konsiderueshme dhe do të mbetet si një thesar i çmuar te brezat që do vijnë. Përgëzimet më të mëdha dhe të sinqerta për ata që kanë menduar dhe kanë krijuar.

Dardhë 27 -8- 2005 Me respekt Brunilda Pojani

Eh! Çdokush ndofta nuk mund të thoshte për një dhomë në një shtëpi kaq të thjeshtë të Dardhës, por gjërat nuk i thonë aq sa janë e më pas, pas admirimit të gjithë këtij thesari historik, nuk di çfarë të thuash më parë e siç ndodh shpesh në këto raste njeriu bllokohet e nuk mundet të

Sotir Pani e Kiço Ceku në gusht 2006

225


AT E BIR PËR MËMËDHENË

shprehë sa ndien, por hesht.

Dardhë 27-8 2005 Xhustina Pojani

Pashë ekspozitën familjare që ka bërë Sotir Pani, ku ka pasqyruar veprimtarinë patriotike të gjyshit dhe babait të tij, por dhe të disa dardharëve e shqiptarve patriotë në luftime me andartët grekë në vitet 1912-1914. Kjo është një punë e mirë dhe me vlera për familjen Pani dhe Dardhën. Dardhë 27 -8- 2005 Stavri Jorgaqi

Prej 30 vjetësh që vij në Dardhë, me të cilën

Andrea Pani, i biri i Sotir Panit në vitin 2005, tek Muzeu në Dardhë

226


Sotir V. Pani

dashurohem gjithnjë e më shumë, sot duke parë këtë muze modest u njoha me mjaft aspekte të reja. 18-08 -05 Peter (Gjermani)

Në një botë e në një kohë që shkon drejt Globalizimit, ruajtja e identitetit kombëtar është një detyrë sa patriotike, aq dhe fisnike. Identiteti fillon me traditat më të vyera, me cilësitë më të mira që trashëgojmë. Në këtë udhë çmoj si shumë të dobishme inisiativën e shokut tim të viteve të rinisë Sotir Panit, për të hartuar një libër me fakte, dokumenta e fotografi, për jetën dhe veprën e gjyshit Josif e të atit, Vasil Panit, si dhe për ngritjen e një dhome muze në shtëpinë e tij. Ky veprim nuk i bën nder vetëm Dardhës, por të gjithë vendit, sepse figura patriotësh e gazetarësh si Josif e Vasil Pani i përkasin historisë më të ndritshme të gjysmës së parë të shekullit të XX, i përkasin asaj kohe që kish nevojë më shumë se për çdo gjë, për idealistë dhe martirë të çështjes kombëtare. E përgëzoj Sotirin për ndjenjat e tij të pashuara të adhurimit e respektit që shfaq për genin e tij patriotik, për pasjonin, këmbënguljen dhe dashurinë që ka për Dardhën dhe uroj që këtë virtut t’ua përcjellë djemve, mbesave e nipërve të tij. Dardhë 30 gusht 2005 Teodor P.Laço

227


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Kap. 24 Disa kujtime Në Dardhë, por dhe kur erdha këtu në Amerikë, akoma jetonin njerëz që e mbanin mend babanë e më tregonin episode nga jeta e tij në restorant, ku kanë punuar dhe disa dardharë si dhe nga jeta shoqërore e nga punët e shumta dhe të vështira që kishte kaluar në shoqërinë “Vatra”, që i përmendëm më sipër. Po unë do të përmend disa persona për disa gjëra intime në jetën e tij private dhe shoqërore si miq e si dardharë, aq sa kanë pasur mundësi të mbanin mend nga jeta e tij, qoftë dhe në moshë më të vogël se babai ose nipërit e tij të vegjël që mbanin mend diçka. Sotiraq Glozheni që ishte më 1937 në moshën 7-vjet dhe kujton kur i solli Vujko Vasua kur erdhi nga Amerika një biçikletë me tre rrota si ajo që më solli dhe mua. Nga sa kishte dëgjuar nipi nga e jëma, Sanda dhe sa kishte dëgjuar e lexuar për Vasil Panin e gjysh Josifin në gazetat “Dielli”, Sotiraq Glozheni ka dhënë këto vlerësim kur unë shkrova librin “At e Bir për Mënëdhenë”: “Josif Pani, gjyshi im ka qenë burrë me cilësi të rralla, si prind, si patriot dhe mbi të gjitha njeri me virtute të rralla. Edhe se isha 4 vjeç e mbaj mend kur ishte i sëmurë dhe kishte dhembje në shpatull e nipi e shkelte me këmbë në kurriz që t’i lehtësonte dhembjen. Kur vajta më 1990 në Greqi, - thotë Glozheni, - një miku im më shpuri shëtitje në një shesh jo shumë të madh ku shëtitnin shumë njerëz, shu228


Sotir V. Pani

mica turistë. Në këtë shesh më tha miku në ditët e gushtit kur shkëlqente dielli, me një fener në dorë shëtiste dhe filozofi i madh i Greqisë Dhiogjeni. Çfarë kërkon me këtë fener të ndezur në mes të ditës me diell e pyesnin njerzit filozofin? Kërkoj një njeri të drejtë, përgjigjej Dhiogjeni. Mua më shkoi mendja në Vujkua im, që po të rronte në një kohë me Dhiogjenin, ai njeriu që kërkonte filozofi i lashtësisë do të ishte Vasil Pani. Nuk besoj të ketë pasur njeri nga gjithë ata që e njihnin që të mos e ketë respektuar Vasil Panin: human, familjar, shembullor, punëtor, i palodhur, patriot i shkëlqyer. Mendoj se ishte nga njerëzit e rrallë që nuk ka pasur armiq personalë. Ky kujtimi kaq i bukur për Vasilin do mbetet i paharruar. Opinioni i Çesta Kojnarit, plak 89 vjet: Jemi kryelartë për burrin nga Dardha, Vaso Panin. Ai ishte namusqar, i ndershëm, që e mbajti nderin e Dadhës dhe të familjes së tij deri në ditët e fundit të jetës. Ca pleq nga Dardha që e njihnin Vasilë këtu në Amerikë thoshin: Vasua është shumë zemër bardhë. Sa herë i vemi në restorant, kafeja, donecet dhe dreka ishin badjava. Nuk harrojmë dhe federatën “Vatra” për të cilën ka punuar dhe i ka kostuar shumë dollarë. Faikun e përkrahu tërë jetën. Glorja Hill (Qato): E mbaj mend babanë tënd. Unë ishta 12 vjeç në atë kohë. Xhaxho Vasua ishte kushëri me mamanë time, - thotë Glorja, - prandaj vinte shpesh në shtëpinë tonë. Babai ishte në një moshë me 229


AT E BIR PËR MËMËDHENË

Vasilë dhe shoku i tij. Mamaja ime si Vasos dhe Llazit të Zengos u bënte byrek me mëlçi se u pëlqente shumë. Sa herë vinte Xhaxho Vasua, - thotë Glorja, - më sillte bluberi dhe ndonjë çikollatë. Kur mori vesh ditën që vdiq Vasua, mamasë i ra alivani dhe qante për vdekjen e papritur të Vasos që e deshte si vlla etj. Kur unë i thashë Xhimit të Skëndes, kur i vajta një herë në Dardhë në shtëpi me djalin e vogël dhe mori vesh se djalka e kish emrin Vasil, Xhimi zuri qante se kujtoi Vasil Panin. Këtu në Amerikë e në Shqipëri e kujtonin: Pali i Ktones, Xhorxh Racka, Marjanthi e Panorrit, Kostandinua e Tabakut, Ilua i Markut, Niqka e Gramenos etj. Në vitin 2015 në ndërtesën e shkollës së Dardhës u ngrit një muze me fotografi të shumta e të ndryshme që pasqyronin historinë e fshatit Dardhë dhe të shumë dardharëve për kontributet që kanë dhënë në aspekte të ndryshme të jetës patriotike, politike, kulturale, në sferën e arsimit, të fotografisë dhe pikturës dhe në aspekte të tjera të jetës. Sigurisht në stenda të veçanta me fotografi ka aspekte të patriotëve Josifit e Vasilit Panit përkrah Sotir Peçit dhe Kosta Isakut etj. Për ngritjen e këtij muzeu ka meritë të veçantë Kristaq Balli i ndihmuar me mendime, shkrime, fotografi dhe materiale të ndryshme nga dardharë të tjerë e nga dashamirës të huaj. Ky muze ka mundësi të pasurohet dhe me aktivitete të ndryshme që parashikon një plan zhvillimi i bërë nga Kristq Balli. Për këtë duhet dhe përkrahja e Bashkisë të Korçës.

230


Sotir V. Pani

NJË MUZE ATJE NË DARDHË… nga Kolec Traboini “Josifi (Pani) nuk e kurseu djalin e tij, por e bëri therror në altarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoi shpresën e ngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19 vjeçar, të mbrojë truallin e shenjtë të Atdheut me krahërorin e gjakun e tij.” Atë Naum Cerja Gazeta “Drejtësia”, 1920, Boston

Vite të shkuara, kur Sotir Pani po gatitej të merrte udhën matanë oqeanit, ashtu siç e kishim marrë një shekull më parë gjyshi Josif e më pas babai i Sotirit, Vasil Josif Pani, bashkfshatarët e tij nga Dardha, shokët e miqtë u mblodhën ta përcillnin dhe dikush i lëshoi një zë: “Pse po na lë e po ikën, o Sotir Pani”. E Sotiri me të qeshur, por edhe i menduar u tha: “Po iki se kam mall, dua të shoh varrin e babait që për herë të fundit e kam parë kur isha 4 vjeç.” E shokët e miqtë e kuptuan se çfarë ziente në shpirtin e dardharit të tyre Sotir Pani. Nuk ishte një ikje si të gjitha ikjet e tjera pas të cilave marrosej njerëzia që e kish përvëluar skamja. Ishte tjetër, shumë më e fuqishme sesa dëshira për një jetë më të mirë. Ishte pjesa e jetës së tij e munguar që prej viteve të hershme të fëmijërisë. U gjend në Boston më 25 prill 1995. La pranverë e lule mimoze që i jepnin aromë krejt Tiranës e gjeti një pranverë ku bimësia ende druhej e veç tulipanët kishin guxuar të nxirrnin fletët e gonxhet përmes dheut ende të akullt të New England-it. Si gjithë emigrantet pati vështirësitë e fillimit, por erdhi një ditë që edhe ai u sistemua. Më të lehtë mërgimin, disi në moshë të madhe, ia bënte prania e djemve, e nipërve e mbesave që erdhën në Amerikë bashkë

231


AT E BIR PËR MËMËDHENË

me të e me të shoqen Margarita, mësuese në pension. E para gjë që duhej të bënte ishte të shkonte tek varri i babait të vet Vasil Pani, kryetar e sponsor i Federatës “Vatra” për shumë vite e i vdekur ende i ri larg mëmëdheut. Ishte një ditë vere dhe Bostoni shpaloste kudo bukurinë e vet. Mblodhi fëmijët, me nipër e mbesa e bashkë me gruan, me tufa lulesh në dorë, shkuan në qytetin Watertown. Pasi Andrea pyeti, i treguan një vend plot gjelbërim me drurë shekullorë e me lule shumëngjyre. Para se të bëhej varrezë me emrin Mount Auburn, ky vend kishte qenë një kopësht botanik. U mblodhën të gjithë pjestarët e familjes Pani rreth një pllake guri ku shkruhej një emër i dashur. Një emër i gdhendur në gur ishte gjithçka që kishte mbetur nga njeriu prej të cilit e kishin prejardhjen e për të cilin përkuleshin me veneracion. Për Sotir Panin ishte fort i dhimbshëm ky çast. Ai sillte jo veç mallin e vet e të familjes, por, ah, edhe atë të shamizezës e zemërbardhës nënë Evriviqi, që e ngrysi jetën e ve me dy fëmijë të vegjël, Soton dhe motrën më të vogël Dhoksia. Sotir Pani nuk foli, sytë i mbajti të ashpër për të mos lënë të rrjedhin lotë para fëmijëve, por veç shpirtit nuk kish ç’t’i bënte. Shpirti i lotoi për babanë, dashuria e të cilit i mungoi tërë jetën. E tha, me mend e jo me gojë, dy fjalë që në ishte e mundur t’ia dëgjonte i vdekuri i varrosur në vitin 1947: “Baba, ti ike e na le. Nuk deshe të na lije jetim, por vdekja të mori përdhuni. Por unë them se vdekja jote u mund, se ja, më le djalë të vetëm, sot të solla para teje dy djem, e njëri nga ata mban emrin tënd Vasil, e kudo që shkon në Boston e thërrasin Vasil Pani e mua më duket sikur gjithsesi ti ende gjallë je.” Pas kësaj dite, që nuk e harron kurrë, Sotir Pani e ndjeu veten më të qetë. Nisi jetën e përditshme të emigrantit në qytetin e Bostonit. Ishte kurioz të shkonte e të shihte nëse qëndronte akoma në këmbë ndërtesa ku kishte qenë restoranti i babait të vet, ku mblidheshin shqiptarët me Nolin e Konicën, sepse Vasil

232


Sotir V. Pani

Pani të dy miq për kokë i kishte. Bashkë me Andrean, të birin vajti në 217 Kembrixh Street. Atje kishte vetëm një parking dhe përballë ndërtesa e gjykatës që i kishte rezistuar kohës. Restorantit pikërisht për këtë afërsi i kishin vënë emrin Court House Lunch. Po atje tashmë as restorant e as ndërtesë nuk kishte. I kishte rënë një zjarr e qe djegur vite të shkuara. Shumë kujtime e shumë ngjarje qenë përvëluar bashkë me atë zjarr fatal. Por gjithsesi diçka duhej të kishte mbetur ende pa u zhdukur. Më parë, kur ishte në Shqipëri, kishte kërkuar nëpër koleksionet e vjetra të Bibliotekës Kombëtare. Menjëherë i shkoi mendja të shihte se mos në Bibliotekën e madhe të Bostonit ruheshin gazetat shqipe të kohëve të shkuara. Mrekullisht çdo gjë ishte ruajtur me kujdes. Gjeti gazetën “Kombi”, “Dielli”, “Republika” e “Liria”. Duke skeduar e ngacmoi një ide. Sa mirë do të ishte që këtu në Boston, në këtë qytet ku lindi Federata “Vatra” të ngrihej një muze, ku gjeneratat e reja të shqiptarëve në Amerikë, nëpërmjet fotografive e dokumentave të njiheshin me historinë e emigracionit shqiptar. Por që të bëhej kjo kishte shumë punë. Ishte si të thuash një ëndërr. Por kur një ëndërr e sheh më shumë se një herë ajo është diçka më shumë se një ëndërr; është një pasion që të shtyn të meditosh, që jo rallë të pushton e të bën të jetosh çdo ditë e çdo natë me dëshirën për të realizuar atë çfarë në përfytyrime të shfaqet si një mirazh që herë-herë tretet si një pikë vese në diell. Veç kishte ende një detyrim ndaj babait që nuk priste. Në vitin 1997, mbushej gjysëm shekulli qëkur Vasil Pani, krejt papritur, në orët e para të mëngjesit, ndërsa hynte në restorant ra pik i vdekur. I kishte pushuar zemra. Pasi Sotir Pani bisedoi me motrën Dhoksia, vendosën që me shpenzimet familjare, pikërisht më 11 dhjetor, në 50-vjetorin e vdekjes së babait, Vasil Josif Panit, të shtronin një drekë përkujtimore. Ishte një ditë që nuk do ta harrojë kurrë. U bashkuan njerëzit në përkujtim të babait e shkuan të vendosin lule në varrin e tij. Më pas në

233


AT E BIR PËR MËMËDHENË

“Pier Four”, restorantin e bashkatdhetarit Anthony Athanas u shtrua dreka përkujtimore ku u gjendën pjestarë të familjes, të fisit, bashkfshatarë nga Dardha e miq të familjes Pani. Në një kënd të sallës Sotiri kish vendosur dy stenda me fotografi ku tregoheshin aspekte nga jeta dhe veprimtaria atdhetare e Vasil e Josif Panit. Pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të familjes, Sotiri i dha fjalën atyre që e kishin njohur Vasil Panin. Një ndër ata ishte Xhorxh Racka, dardhar, i cili e kishte njohur nga afër e kishte punuar në restorantin Court House Lunch të Vasil Panit. Foli dhe Anthony Athanas. Gloria Hill dhe Dorothi Ilia sollën kujtimet e tyre të asaj kohe. Ishte vetëm 13 vjeç kur dha kursimet e veta për hapjen e shkollës Normale të Elbasanit, veprim që e përshëndeti gazeta “Dielli”. Në një fotografi të vitit 1914 duket Vasili në moshën 19 vjeç pjestar i çetës së Themistokli Gërmenjit kundër andartëve grekë. Disa vjet më vonë Atë Naum Cerja shkruante në gazetën “Drejtësia” Boston: “Josifi(Pani) nuk e kurseu djalin e tij, por e bëri therror në altarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoi shpresën e ngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19-vjeçar, të mbrojë truallin e shejtë të Atdheut me krahërorin e gjakun e tij.” Në vitin 1925 Vasil Pani u zgjodh sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, ndërsa nga viti 1929 në kuvendin e 18-të u zgjodh kryetar i Federatës, detyrë që e kreu për 12 vjet. Në ato vite restoranti i tij ishte kthyer në një qendër ku mblidheshin shqiptarët. Ai ishte mik me Faik Konicën e Fan Nolin. Në fotografitë e kohës Vasil Pani ndodhet në krah të Faik Konicës, ndërsa në fundin e një fotografie të Faikut, shkruhet ky autograf: “Mikut të dashur z.Vasil Pani. Për kujtim Faik Konitza. Në Washington më 16 Maj 1937”. Kjo fotografi qëndron pranë një telegrami ngushëllimi që Vasil Pani kish marrë me 22 maj 1934 nga Faik Konica, kur u hap lajmi i hidhur i vdekjes së Josif Pani në Dardhë të Korçës. “Mësova me hidhërim të madh vdekjen e atit tuaj të dashur Josif Pani. Ish një shqiptar me karakter

234


Sotir V. Pani

të shëndoshë, një nacionalist me ndjenja të kthjellta, një bashkëpunëtor i imi i vjetër dhe një mik i patundur”. Vlerësimi i lartë i atdhetarit të madh Faik Konica ishte vërtet i meritueshëm. Josif Pani ka qenë ndër mërgimtarët e parë dhe ndër të parët veprimtarë e themelues të shoqërive shqiptare në mërgim. Kryetar i shoqatës “Besa-Besë” që në vitin 1906. Bashkë me Sotir Peçin kanë qenë krijuesit e parë të shtypit shqiptar në Amerikë. Ka shkruar në gazetën “Kombi” e më pas ka krijuar gazetat e veta si botues e editor; “Sazani” e “Drejtësia”, si dhe revistën “Adriatiku dhe lufta europiane”. Si gazetar e politikan Josif Pani, njihet si propoganduesi i parë i ideve të social-demokracisë ndër shqiptarë dhe përhapës i zjarrtë i mendimit se përparimi i kombit vjen nga arsimimi i popullit. At Fan Noli në vitin 1948 do të shprehej: “Vasil Pani ka qënë tërë jetën nga të parët në fushën patriotike. Patriotizmin Vasili e trashëgoi nga i ati, i ndjeri Josif Pani. Këtë trashëgim Vasili e vazhdoi deri sa dha shpirt.” Më 11 dhjetor 1998, me rastin e 51 vjetorit të vdekjes së Vasil Josif Panit, nga Federata “Vatra”, me qendër në New York, erdhën përfaqësues të saj dhe bashkë me pjestarë të familjes Pani bënë homazhe e vendosën lule në varrin e Vasil Panit në Mount Auburn Cemeter, Watertown. Kryesia e “Vatrës” shtroi me këtë rast një drekë përkujtimore në një restorant në Copley Square të qytetit të Bostonit. Pasi u ndje i qetë, se gjithsesi e kishte kryer detyrën si bir, Sotir Panit nisi ta shqetësonte një mendim disi tundues. Mirë ne që jemi të një brezi afër traditës, që ruan ende doket e zakonet e mira të popullit, që respekton me admirim kujtimin e paraardhësve, por më tej, nëse këto vlera historike që ende ekzistojnë e që më së shumti i zë pluhuri i harresës, pra më pas çdo të bëhët, brezat e tjerë do ta ruajnë apo harrojnë atë çfarë prindërit tanë me mund, djersë madje edhe me gjak e krijuan. Se ja vlerat dokumentare edhe gjenden, ca në biblioteka, ca në qilarët e kishave or-

235


AT E BIR PËR MËMËDHENË

thodokse të Bostonit, ca në sirtaret e shtëpive, por sa ato do t’i përballojnë jetës së vrullshme e plot tension që ka njeriu, aq më tepër mërgimtari. E një komunitet që nuk ka me se të dëshmojë tek brezat e ardhshëm krenarinë e të qënurit shqiptar, padyshim që e ka të vështirë të mbijetojë. Sotir Pani shkonte këto vite çdo të dielë në kishë, por më shumë si atdhetar se sa orthodoks i devotshëm. Se për Sotir Panin mbi të gjitha është atdheu, pastaj vijnë të tjerat. Padyshim që më së shumti ai ndodhej në tempullin e shqiptarizmës të shqiptarëve të Amerikës, në Katedralen e Shën Gjergjit në South Boston, afrohej pranë altarit ku i bëhej se ndjente frymën e Fan Nolit e merrte bekimin e tij. Këtë ndjeu edhe kur në emër të shoqërisë dardhare të ripërtërirë “Mbleta”, prej këtij altari foli për figurën e atdhetarit të madh Sotir Peçi, me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së tij. Kemi aq shumë histori nëpër duar, mendonte Sotir Pani. Kemi kaq shumë miell e nuk bëjmë dot një bukë. Ka aq shumë bisnesmenë shqiptarë, aq shumë breza të shkolluar, aq shumë njerëz të ditur, dalë prej universiteteve amerikane e përshtatur mjaft mirë në jetën e këtij vendi, si vallë nuk i ngacmon ajo ide që mua më jep mundime. Për më tej edhe kur u thua, të përkrahin, të thonë ide e mirë, e më pas ikin secili në punë të vet duke harruar për çfarë u fol. Po e tërë biseda që Sotir Pani bën me miqtë e të afërmit është thjesht një muze. Pse mos të bëjmë një muze të emigracionit shqiptar këtu në Boston. Se ja, kemi tre kisha pranë e pranë. Shtëpitë e Zotit janë, por nuk besoj se hyjmë në gjynah po të themi që njëra prej tyre do t’i shërbente më shumë komunitetit shqiptar jo vetëm të Bostonit, por të tërë Amerikës nëse kthehej në një Muze të shqiptarëve. Të shqiptarëve mërgimtarë që nën udhëheqësinë e “Vatrës”, në rrethana të vështira për kombin morën atributet e mbajtjes në këmbë të shtetit shqiptar dhe qeverisjen e tij, duke nxjerrë madje edhe një kryeministër si Fan Noli.

236


Sotir V. Pani

Kjo është një histori e madhe. Kjo është një histori që nuk duhet harruar. Kjo është një histori që ne duhet ta vëmë në peidestal këtu në Boston, me një shtëpi muze. U lodh Sotir Pani, tek fliste për pasionin që nuk ka pse të ishte vetëm pasion i tij. Të gjithë e dëgjonin. Kurrkush nuk thoshte jo. Por edhe kurrkush nuk e vinte ujin në zjarr për të bërë një punë kaq të dobishme për të ardhmen. E kështu kjo punë ngeci. Edhe pse ndonjë e mbarti këtë inisiative në shtyp, ajo prapë se prapë mbeti vetëm një ide tunduese në shpirtin e Sotir Panit. Herë-herë i dukej vetja se u bë i mërzitshëm me këtë këmbëngulje, por i fanitej gjyshi që nuk e kishte parë kurrë, e prej frymës qiellore i thoshte “nëse je im nip, mos u tërhiq!”. Por edhe kujtimi i babait e shtynte në mendimin se ishte nga ai trung e fis që nuk njohin lodhje, por as dhe kthim pas. E pa që në Boston ishte e vështirë të bënte diçka për muzeun. Atëherë i tha vetes, atë çfarë të tjerët nuk e bëjnë, do ta bëj vetë. Një shtëpi e kam në Dardhë. Do ta kthej muze shtëpinë time e gjithë këto materiale që kam mbledhur nuk i lë t’m’i mbulojë pluhuri në sirtarët e shtëpisë, as në Dardhë, por as dhe këtu në Boston. Ndër fotografitë e ruajtura me kujdes nëpër vite prej hallës Fana Raci, dy prej tyre ishin më impresionueset për Sotir Panin. Në njërën pamje ishte gjyshi i tij Josif Pani me Faik Konicën në vitin 1910, i pari ishte kryetar i shoqërisë “Besa-Besë” ndërsa i dyti Editor i gazetës “Dielli”. Në fotografinë tjetër të vitit 1920 kishin dalë pranë e pranë baba e bir, Josif e Vasil Pani në Boston. Por kishte edhe materiale të tjera të ruajtura në sëndyqin e vjetër të familjes. Veç gazetës “Dielli” ishin ruajtur dhe revistat e gjyshit Josif, i cili tërë jetën e kaloi me letra, dhe e vetmja pasuri që u la trashëgimtarëve qenë shkrimet dhe emri i tij si atdhetar i kulluar. Për këtë, kur Hilë Mosi, asokohe prefekt i Korçës, vinte në Dardhë, të parin njeri që takonte ishte Josif Pani, kthyer nga mërgimi në vitin 1922. Madje pushimet verore Hilë Mosi i bënte familjarisht në shtëpi-

237


AT E BIR PËR MËMËDHENË

në e Josifit në Dardhë. Hilë Mosi i pati ndihmuar të bëhej rruga automobilistike Korçë–Dardhë. Sotir Pani ruan dy fotografi të asaj kohe; njëra tregon drekën e festës, ku Hilë Mosi ndodhej pranë Josif Panit, e një fotografi tjetër e Hil Mosit në zyrë, kur ishte emëruar ministër i arsimit, me shënimin “Mikut tim z. Josif Pani, për kujtim. Hilë Mosi, Tiranë 9 qershor 1931”. Shumë të çmuara ishin shënimet e gjyshit Josif kur përgatiste botimin e tij “Adriatiku e Lufa Europiane”. “Adriatiku dhe Lufta Europiane” e Josif Panit, për shtypshkrimin e të cilit ndihmuan rreth 400 mërgimtarë shqiptarë emrat e të cilëve shënohen me mirënjohje në këtë botim. Materialet e mbledhura, Sotir Pani i fotokopjoi me kujdes dhe me to hartoi një dorëshkrim të cilit i vuri titullin “At e bir për mëmëdhenë”. Këtë ia kishte sugjeruar në vitin 1965, në fshatin Dardhë, Prof. Skënder Luarasi. Në një dorëshkrim që shkrimtari i njohur asokohe i dërgoi Sotir Panit, kujtonte me nderim Vasil Panin, i cili i kishte dërguar një letër e para për Skënder Luarasin që ndodhej në kampin e përqëndrimit në Francë në vitet 1939-1943. “Edhe pse nuk e njoha personalisht Vasilin,- shkruante S. Luarasi – mua Vasil Josif Pani më ka mbetur në kujtesë si shëmbull i qytetarit shpirtmadh që i jep dorën shokut në nevojë”. Kur mblodhi të gjitha materialet që i duheshin për të realizuar dëshirën e tij për një muze në fshatin Dardhë, Sotir Panit iu ngulën sytë në një fotografi të vjetër, ku mërgimtarë e pjestarë të Federatës “Vatra” kishin dalë në një bulevard në Boston të përcillnin Josif Panin që kthehej përgjithmonë në Shqipëri në vitin 1922, pas 18 vjetëve veprimtari atdhetare në Amerikë ku kishte bërë emër e gëzonte respektin e mbarë komunitetit shqiptar. I paketoi me kujdes fotografitë e shumta, që të mos i dëmtoheshin gjatë udhëtimit. Mori me vete dhe flamurin që kishte qëndruar 75 vjet në shtëpinë e Panëve në Dardhë. Atë flamur

238


Sotir V. Pani

e kishte marrë dikur me vete, kur u kthye në atdhe, gjyshi Josif dhe e ngrinte në Dardhë çdo 28 Nëntor deri ditën që vdiq. I mbeti stafetë ky flamur Sotir Panit. Me të erdhi në Amerikë në 1995, e sa herë kthehet në atdhe nuk harron ta marrë me vete e ta shpalosë në ajrin e freskët e jetdhënës të Dardhës. Po ngritja e muzeut nuk ishte një punë që mund të bëhej vetëm, ndaj i erdhën në ndihmë pjestarët e familjes. Bashkë me të shoqen, mësuesen Margaritë, të birin Andrean me nuse Saida, mori sërish rrugën për Shqipëri në maj të vitit 2006. Ndaluan vetëm dy ditë në Tiranë dhe të tretën shkelën pragun e shtëpisë së Panajve në Dardhë. Ishte një stinë e bukur plot lule. Një stinë që të ndizte dëshira e të frymëzonte. Shtëpia është dy katëshe. Në katin e poshtëm është dhoma e ndenjes dhe e gatimit. Në katin sipër është një dhomë e një sallon i madh, të cilin vendosi ta ktheje në muze sepse ishte vëndi më i hapur e më i përshtatshëm i shtëpisë. Ka plot dritare prej ku gjatë gjithë ditës hyn dritë e plotë. Pasi i vendosën me kujdes fotografitë e materialet dokumentare në stendat e përgatitura, Sotir Pani dhe pjestarët e tij të familjes hapën dyert e shtëpisë, njoftuan bashkfshatarët e pushuesit e shumtë që vizitojnë Dardhën gjatë stinës së verës dhe organizuan një inagurim që papritur u kthye në një ngjarje për fshatin turistik. Kjo ngjarje, sado e thjeshtë në dukje, nuk mbeti jashtë interesit të mediave lokale e kombëtare. U gjendën në Dardhë ekipi i televizionit të Korçës dhe televizionit me qendër në Tiranë “Koha”, të cilët përgatitën emisione të veçanta. U intervistuan Sotir Pani, i biri Andrea me të shoqen e tij Saida, e cila megjithëse e huaj, bijë marokene, foli me një shqipe të pastër me admirim për Dardhën e banorët e saj. Ata që e përgëzuan ishin të shumtë e Sotiri ka dëshirë t’i përmendë të gjithë, gjë që është e pamundur në një shkrim, por veç nuk mund të rrijë pa kujtuar me mirënjohje; Teodor Laçon, dardhar, ambasador i Shqipërisë në Moskë, shkrimtarin Kristaq Balli, Ilmi Bejkon me të

239


AT E BIR PËR MËMËDHENË

shoqen Valtrant, ardhur për pushime nga Gjermania, Niko Ballin kryetar i shoqërisë “Shpresa” dega Korçë, Agim Çilin, drejtor i stacionit të Zooteknisë në Korçë, Xhustina Pojanin, Jorgo Cacën, Manol Lenën, Tomi Pikulin e të tjerë. Shkrimtari Teodor Laço në përshtypjet e tij ndër të tjera shënoi: “Ngritja e një dhome muze në shtëpinë e tij nuk i shërben vetëm Dardhës, por gjithë vendit, sepse figura atdhetarësh e gazetarësh si Josif e Vasil Pani i përkasin historisë më të ndritshme të gjysmës së parë të shekullit XX, i përkasin asaj kohe që kish më shumë nevojë se për çdo gjë, për idealistë e martirë të çështjes kombëtare.” …Nganjëherë, kur kalojnë vitet, jeta të duket si një imazh në celuloid. Falë memories njerëzore, çdo gjë e bukur dhe e mirë mbetet. Në atë memorie është regjistruar fëmijëria, rinia, jeta punët e pasionet, vendet ku je lindur e ku je rritur e ku jetojnë shumë njerëz, prej të cilëve e për të cilët ruan kujtime të bukura që nuk mund të harrohen. Se ja, Sotir Pani jeton sot në qytetin me emër të madh në Amerikë e në botë, Boston, me të shoqen Margarita, me djemtë Vasili e Andrea që kanë krijuar familje, me nipër e mbesa, më në perëndim, në qytetin e Usterit jeton e motra Dhoksia Tollko, kaq shumë njerëz pinjollë e familjarë të Panajve të Dardhës së Korçës, mjaft prej tyre me shkollë të lartë e në shoqëri të nderuar, sa do të krenoheshin edhe gjyshi Josif edhe babai Vasil, por veç larg prej Shqipërisë, larg prej Dardhës, larg prej trojeve të parëve, e meraku si baba e si gjysh e shtyn të mendojë se herë pas herë duhet marrë udha për Atdhe. E këto udhëtime duhet t’i ndërmarrë jo vetëm për vete nga tundimet e shpirtit si mërgimtar, por edhe për të tjerë, madje të marrë me vete edhe ndonjë nip a mbesë që nuk e dinë çfarë është Dardha, ta njohin jo vetëm Dardhën por ta njohin e duan mbarë Shqipërinë. Ndodh ta shohin shpesh miqtë e të afërmit Sotir Panin të marrë rrugë nga Bostoni për në Atdhe, e t’i thonë: “Po rrugë

240


Sotir V. Pani

e gjatë o Soto, si nuk u lodhe, po je dhe i moshuar tashmë, o njeri…!” Sotirit nuk i mungon një buzëqeshje dashamirëse dardhare me fjalët që i burojnë nga mençuaria e moshës: “Nuk lodhet njeriu duke rendur pas dashurive”! E pastaj shton “Si të mos vete në Dardhë? Si të lodhem kur Dardha është jeta ime. Atje kam varrin e gjyshit Josif Pani. E jo vetëm të gjyshit…”. Këndej babanë e andej gjyshin, dy dhèra që dashuria njerëzore i bashkon. Ka të drejtë Sotir Pani. Ky është fati ynë si emigrantë. Nuk duhen shkëputur lidhjet ndryshe humbëm e u tretëm në këtë dhè të huaj që tashmë është bërë dheu ynë i dytë, por veç, si mërgimtarë e si shqiptarë, na trokiti fati të kemi dy Atdhe, ndaj sa të kemi frymë nuk duhet të lodhemi duke rendur pas dashurive, këndej e andej Atllantikut, ne shqiptarët… Nga libri “Bukuri Shkodrane” Tiranë, 2007

241


Referenca për Josif Panin 1-Fjalimi i Josif Panit për shoqërinë mirëbërse dardhare në vitin 1907 1-Letër e Josif Panit drejtuar disa dardharëve Irakli Llacit, Vangjel Zengos më 1909 2-Letër e Josif Panit nga Amerika drejtuar Thoma Qanos, etj. “Dielli” 23 qershor 1911 3-Grekomanizma në Dardhë dhe protektorët e ides së madhe “Dielli” 8 prill, 1910 J.Pani 4-Epillogu i një intrige “Dielli”, 12 prill 1910, J.Pani 5-Një lutje për shqiptarët e Amerikës, “Dielli”, 17 janar 1910 J.Pani 6-Shoqërija Besa–Besën zgjedh Kryesinë e Re, 29 prill 1910 J.Pani 7-Letër nga Neticku për ndihma gazetës “Dielli”, 25 shkurt 1910 J .Pani 8-Mos haroni ftesë për metingun 1910, J. Pani 9-Pse nuk përparon dega e “Vatrës” në Netick, “Dielli”, 8 prill 1910 J.Pani 10-“Liri e Shqipërisë” është organ i Sllavo – grekëve “Dielli” 26 dhjetor 1912 J.Pani 11-Protesta e Josifit për qëndrimin karshi sllavo–grekëve, “Dielli”, Vjeshte e dytë 1912 12-Grekomanët e Selanikut, “Dielli”, 20 shkurt 1913 J.Pani 13-Grekët në Shqipëri, “Dielli”, 23 janar 1913 J.Pani 14-Shqiptarë! Duhet të çlirohemi vetë nga Turqija e jo nga lidhjet Ballkanike, 31 tetor 1912, J. Pani 15-Ndihmë për të mbaruar punë të mbëdha, “Dielli”, 13 tetor 1915, J. Pani 16-Edhe s’na është mbushur Koka, 17 vjeshtë e dytë 1915, J.Pani 17-Letër gazetës Time për të njohur lëvizjen e Shqiptarëve në Amerikë, “Dielli”, 13 janar 1912, J. Pani 18-Ardhja e dytë e Konicës në Boston- kujtime për aktivitetet e Vatrës, 31 mar 1922 F.Konica 19-Kritikon si armik, pa dashur këshillon si mik, “Dielli”, 14 shkurt 1914, J.Pani 20-Veprimtaria e pleqësisë së Besa-Besës, “Dielli”, 24 mars 1911, J. Pani 21-Gazetat e botuara nga Josif Pani në Amerikë. “Sazani” dhe “Drejtësija” si dhe revista “Adreatiku dhe lufta evropjane” 22-Propagandist i flaktë i ideve kombëtare, gazeta “Përpara” Korçë, 22 janar 1982, A. Bitraku 23-Shqipëria e vërtetë, gazeta “Koha”, 6 gusht 1921, J. Pani 24-Fjalët e armiqve na duallë, “Dielli”, 31 korik 1914, J. Pani 25-Si ra Janina, “Dielli”, 18 prill 1913, J. Pani 26-Cilët janë armiqtë më të rezikshëm, 26 vjeshtë e dytë 1913, J. Pani 27-Josif Pani këshillon Kristaq Kirkën, “Dielli”, 2 janar 1912 28-Letër e hapur shqiptarve për të ndihmuar gazetën “Dielli”, 16 dhjetor

242


1912, J. Pani 29-Josifi dhe Konica dalin në diasporë për të bërë antarë të rinj dhe mbledhur të holla, 1911 30-Josifi ngahet në Shqipëri, gazeta “Koha”, 30 shtator 1922 31-Vatra mbush 10 vjet, “Dielli”, 31 mars 1922, J. Pani 32-Faik Konica për Josif Panin, “Dielli” 31 mars 1922 33-Letër e Hil Mosit për Josifin, për hapjen e rrugës Korçë-Dardhë, 14 korik 1927. 34-Letër e hapur për gazetën “Ethniqi Prodhos”, marrë nga gazeta “Sazani” 28 shtator 1917 35-Letër Dhosi Havjarit për rrugën e Dardhës, 22 nëndor 1926. 36-Inagurimi i rrugës së Dardhës. Drekë në korijen e Shën Thanasit. 37-Josif Pani vdiq në Dardhë më 14 maj të vitit 1934. gazeta të Korçës etj. dhe “Dielli” 38-Varrim madhështor në Dardhë, shkruajnë gazetat në Shqipëri 39-Kontribute për veprimtarinë e patriotit Josif Pani, viti 1983, T. Laço. 40-Josif Pani, Publicist e Patriot me rastin e 65-vjetorit të vdekjes, “Dielli”, 1999, Thanas Gjika 41-Vlerësime për Josif Panin në sesionet që janë bërë në Dardhë në vitet 1984 dhe 1987 42-Në vitet që jemi këtu në Amerikë, me raste përvjetorësh të shoqërive patriotike është shkruar për veprimtarinë e Josifit nga Shoqërija “Vatra” dhe “Yllirija” nga gazetarët Kolec Traboini, Fuat Memeli etj. Recensë për shkrimet e Vasil Panit 1-Vasil Pani 13-vjeçar jep ndihmë për shkollën Normale të Elbasanit, “Dielli”, 1910 2-Libri Siri Shapllo 3-Maska e Atdhemohonjësve, “Koha”, 11tetor 1917, V.Pani 4-Le të marim shembëll, “Koha”, 16 shtator 1915, V. Pani 5-Vasil Pani vullnetar për në Shqipëri kundër andartëve, 1912- 1914 6-Vasil Pani zdhidhet kryetar i “Vatrës”, “Dielli”, 16 korrik 1929 7-Shefqet Bënça dhe vatranë të tjerë urojnë Vasilë në “Dielli” 8-Në katundin tim Dardhë, “Dielli”, 26 gusht 1933, V.Pani 9-Konsiderata për Vasil Panin patriot, “Dielli”, 11shtator1936 10-Ç’pashë nga udhëtimi nga Dardha, Pogradec, Krujë etj. deri Tiranë, “Dielli”, 1933, V.Pani 11-Nënpunësit e ndershëm dhe nënpunsit kumarxhinj, “Dielli”, 21 shtator 1934, V.Pani 12-Lëvizja në degët e “Vatrës”, kritikë “Dielli”, 26 qershor 1931, V.Pani 13-Kujtime të Skënder Luarasit për Vasil Panin 14-Kujtime nga Hamdi Sulçebegu për Vasil Panin 15-Kujtime të paharruara për festën e shën-Mërisë në Dardhë, 16 gusht

243


1944, V.Pani 16-Pikniku i shqiptarëve në Boston, 8 shtator 1929, V.Pani 17-Porosi të Vasil Panit për ndërtimet në Korçë, kritikë për spitalin, “Dielli”, 12 tetor1934 18-Shënime të kryetarit në “Dielli” për tërmetin në Korçë, 1931 19-Kujtime të Niqi Gramenos për kohën kur Vasili ishte Korçë kundër Andartëve. 20-Vlerësime për Vasil Panin, “Dielli”,10 prill 1943 21-Për ngritjen e monumentit të Th.Gërmenjit, “Dielli”, 25 tetor 1929 22-Vasil Pani pritet në Tiranë nga mbreti Ahmet Zogu, “Dielli”, 18.gusht 1937 23-Për pastërtinë e gjuhës shqipe dhe emrat e skuadrave të sportit, “Dielli”, 18 shkurt 1938, V.Pani 24-Vlerësime nga Vatranët për Vasil Panin, sqarime për binanë e “Vatrës”, 26 shkurt1937 25-Faik Konica i ka treguar Vasil Panit për gjendjen financiare të tij, 19 qershor 1943, V.Pani 26-Shënime nga udhëtimi në Filadelfia dhe në Washington në Konica, “Dielli” 9 tetor 1932, V.P 27-Për luftën e shqiptarve me Andartët në Arzë e përgjigje Kostandin Skënderasit, 4 12-1931 28-Kuvendi “Vatrës” raport, Masa për forcimin e saj, “Dielli”, 29 maj 1936, V.Pani 29-Porosi për mirëmbajtjen e Post Komandës në Dardhë, “Dielli”, 1 prill 1937 30-S”ka faj vendi, “Dielli”, 7 qershor 1938, V. Pani 31-Detyrat tona, “Dielli”, 3 janar 1945, V.Pani 32-Shënime të kryetarit. Vasil Pani zgjidhet përsëri Kryetar i “Vatrës”, 24 qershor 1943 33-Ndihma për historinë e Skënderbeut të Nolit “Fushatë”. Vasili jep 100 dollarë. 34-Enver Hoxha nëpërmjet Vasil Panit uron për 28 nëndor 1945 Shqiptarët e Amerikës 35-Mikro Azianët bëjnë propaganda epirote në Amerikë, “Dielli”, 1938, V.Pani 36-Vasil Pani vdiq në Boston më 11 dhjetor 1947, “Dielli”, 17 dhjetor 1947 37-Gazeta “Dielli” të dhjetorit 1947 shkruajnë për nderimet që ju bënë Vasil Panit në varrim 38-Meshë përkujtimore për Vasil Panin në kishën e Shën-Gjergjit. Flet Noli 39-Në kumtesat që u mbajtën në 90-vjetorin e “Vatrës” u fol për Josifin e Vasilin 40-Vasil Pani mbajti gjallë “Vatrën” në vitet e krizës financiare në Amerikë.

244


ALBUM

Josif e Vasil Pani 1922

245


Në këtë ndërtesë ka punuar në Netick Josif Pani. Këtu bëheshin topat e bejsbollit

Banda e “Vatrës”

246


Kuvendi i “Vatrës” më 1920, Boston, Mass.

247


Josif Pani në mes bashkfshatarësh në një piknik viti 1925, Dardhë

Shqiptarë të Amerikës të organizuar në piknik në rrethinat e Boston-it në fillim të shekullit XX.

248


Josif Pani në mes bashkfshatarësh në një piknik viti 1925, Dardhë

Josif Pani në mes bashkfshatarësh në një piknik viti 1925, Dardhë

249


Dr. Andrea D. Elia dhe dr. Dhimitra Tsina Elia

Kostë T. Gjika

Nxënës të shkollës e mësuesja Sotiri V. Zengo, 1940.

250


Shtëpia e Thimi e Jorgji Zengos në Dardhë

Shtëpia e Xhimit

Evriviqi me shoqet e saj dardhare të veshura me xibun dhe fustanella në festivalin e vitit 1946 në Tiranë.

251


Soto Glozheni duke luajtur me kushëririn e tij Sotir Panin në oborrin e shtëpisë, Dardhë, 1935.

Evriviqi Pani me Sotirin trevjeçar, Dardhë, 1937

252

Evriviqi Pani me Sotirin dhe Dhoksin Dardhë, 1946


Vasil J. Pani i shtrirë në arkëmort, më 12 dhjetor 1947.

Homazhe në varrin e Vasil Panit me rastin e 50-vjetorit të vdekjes nga fëmijët, nipër e stërnipër. Boston

253


Sotir Pani me dy nipĂŤrit, Frenkli dhe Kosti Tolko

254


Foto nga dreka në “Pier 4”

Sotir Pani duke biseduar me Anton Athanasin në “Pier 4”

Teodor Laço, Pali Ktona dhe Sotir Pani duke biseduar në “Pier 4”

255


Shtëpia e vjetër e Panit në Dardhë

Ligor P. Pani 1830-1925

256

Ligor Zengo (Papadhopulli) dhe gruaja e tij Maria nga të Llacit. Janë prindërit e Dhoksit, Vasilos, Lefteres e Pandit.


1

2 3

Në foto: 1-Lefteria, 2- Pandi, 3-Dhoksi dalë me fëmijët rreth vitit 1905 në Dardhë. Këtu janë Todo i Dhimos, Vaso i Panit, Ollga e Sanda përreth mëmës Dhoksi Pani.

Dhoksi e Josif Pani

257


Stavri e Gledis Pani

Sanda dhe Koli Glozheni

258

Dhoksi Garcimi (vajza e Ligor Panit)

Andrea e Marianthi Pani


PËRMBAJTJA - Parathënie................................................................. 5 - Jeta dhe veprimtaria patriotike e Josif Panit........... 10 - Josif ne Amerike........................................................ 13 - Josifi zgjidhet kryetar i shoqërisë “Besa-Besë”......... 22 - Josifi në Shqipëri më 1907 dhe përsëri në Amerikë.. 41 - Josifi boton gazetën “Sazani” dhe librin. “Adriatiku e lufta europiane” ............................................................ 58 - Josif Ligor Pani vdiq në Dardhë....................................... 84 - Jeta dhe Vepra e Vasil Panit.............................................. 89 - Nga shtëpia amtare drejt Amerikës.................................. 90 - Vasil Pani shkon vullnetar në Shqipëri............................. 100 - Vasili kthehet nga Shqipëria në Amerikë më 1914........... 105 - Pas 20 vjetësh përsëri në Atdhe........................................ 118 - Vasil Pani kthehet në Amerikë......................................... 127 - Ardhja e fundit e Vasilit në Shqipëri më 1937.................. 137 - Kohë lufte......................................................................... 150 - Përpjekjet për të rindërtuar dhe forcuar“Vatrën”.............. 154 - Plane për Shqipërinë e mbasluftës................................... 161 - Vdekja e Faik Konicës..................................................... 164 - Përsëri në Krye të “Vatrës”............................................... 167 - “Vatra” dhe Shqipëria e sapoçliruar................................. 175 - Shpresa, mëdyshje, zhgënjime......................................... 183 - Vasil Pani vdiq më 11 dhjetor të vitit 1947...................... 189 - Nderim përjetë kujtimit të Vasil Panit.............................. 206 - Drekë përkujtimore në Boston, 50-vjetori i vdekjes së Vasil J.Panit ..........................,............................................ 209 - Homazhe mbi varrin e vatranit Vasil J.Pani..................... 212 - Shtëpia muze e familjes Pani............................................ 223 - Disa kujtime...................................................................... 228 - Një muze atje në Dardhë nga Kolec Traboini.................. 231 - Referenca e shkrime për Vasil Panin................................ 242 - Album fotografik............................................................... 245

259


PANTHEON HISTORI - 30 Titulli: AT E BIR PËR MËMËDHENË Histori Autor: SOTIR V. PANI Përgatiti për botim: KOLEC P. TRABOINI Të gjithë të drejtat e botimit janë të rezervuara. Nuk lejohet botimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të hartuesit të librit. This book or parts may not be reproducet in any form without written permission of the copyright holder. © Copyright: Sotir V. Pani, Boston [ f. 260 formati 21 x 14 ] Ky botim u hodh në qarkullim në 2016


At e bir për mëmëdhenë - nga Sotir Pani  

Josif e Vasil Pani, baba dhe bir, dy nga figurat më te ndritura të Komunitetit Shqiptar të Amerikës dhe veprimtarë të shquar të Pan Federatë...

At e bir për mëmëdhenë - nga Sotir Pani  

Josif e Vasil Pani, baba dhe bir, dy nga figurat më te ndritura të Komunitetit Shqiptar të Amerikës dhe veprimtarë të shquar të Pan Federatë...

Advertisement