Page 1

Fjala e Predikuesit Pra ne jemi mjeti, lënda bazë për ndërtimin e kishës. Efesianet 2:19-22 Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë,20 të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes,21 mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin,22 në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.

Pra kisha ndërtohet me kotributin e Perëndisë dhe tonin.Përëndia e ka dhënë kontributin e tij po ne a po e japim tonin.

1 Pjetri 2 :4-5 Nëse jemi ende duke duke menduar për një ndërtesë prej llaci dhe tullash,nuk kemi mësuar asgjë nga Bibla dhe do të ndodhë si ai që kur pa një mulli me erë tha :-Ç’është kjo? -Mulli më erë-u përgjigj dikush. Ai duke mos kuptuar gjë tha:-Që është mulli me erë,e mora vesh po uji nga hyn.

Bëj cmos për Lavdinë e Tij “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat...” (Isaia 55:1). A je i etur, apo mos je i plogësht dhe indiferent – kaq i kënaqur me jetën saqë nuk do më asgjë nga Perëndia? Përjetimet janë dera, jo qëllimi final. Ruhu se mos e ndërton bsimin mbi përjetimet, përndryshe jeta nuk do të të tingëlloj e vërtetë dhe do t’i bjerë vetëm tingujve të nots së një fryme kritike. Mbaje mend se nuk mund t’i japësh kurrë dikutj tjetër atë që ke gjetur, por mund ta bësh që ta dëshirojë edhe ai këtë. “...trokisni, dhe do t’ju hapet” (Lluka 11:9). “Afrojuni Perëndisë...” (Jakobi 4:8). Trokisni – dera është e mbyllur dhe zemra të rreh fort tek troket. “Pastrojini duart tuaja...” (4:8). Trokitja bëhet pak më e fortë – ti fillon të shohësh se je shumë i pistë. “...pastrojini zemrat tuaja...” (4:8). Je ankuar ndonjëherë para Perëndisë për t’i shprehur keqardhjen që ndien për gjendjen e jetës tënde të brendshme? Nuk të mbetet më asnjë fije vetëmëshire, veç vështirësisë së dhimbshme dhe habisë që vjen kur kupton se ç’njeri je vërtet. “Përuluni...” (4:10). Kur troket në derën e Perëndisë, përulesh – duhet të trokaësh bashkë me vjedhësin e kryqëzuar. “...atij që troket, do t’i Kisha Ungjillore Korce Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

Kisha Ungjillore Korçë

Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë, të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve

Efesianët 2: 19-20

3 Tetor 2010


Shërbesa e Madhe •

Bekuar qoftë Emri Yt

Përjetë dashuri e Tij zgjat

Më mirë një ditë

Je i shenjtë

Mbret i Madhështisë

Art dhe Besim

Hidh mbi Zotin barrën tënde

Ti je atje

Sa i Madh

Ai që shpëton

Predikimi: Z. Kostika Zdruli

Zoti mbretëron në popullin e Tij

A dëshiron të bësh për lart? Fillo me zbritjen! A do të ndërtosh një kullë që të tejshpojë retë? Hidh më parë themelet e përulësisë!

Mendimi i javës Beni ishte një berber shumë i famshëm në qytetin e tij. Ai kishte shumë klientë që ishin të rregullt dhe shkonin tek ai gjithmonë. Beni ishte dhe një njeri shumë i kulturuar. Ai iu fliste gjithmonë klientëve të tij mbi gjëra të ndryshme. Një ditë një i krishterë erdhi në berberanën e tij. Duke folur berberi i deklaroi se ai nuk besonte tek Perëndia. I krishteri e pyeti se pse kishte këtë mendim. Dhe ai iu përgjigj: “Po shiko gjithë këtë varfëri në botë, gjithë këtë dhimbje, trishtim, vuajtje. Në qoftë se do të kishte një Zot që është i dashur dhe i dhembshur këto gjëra nuk do të ekzistonin.” I krishteri nuk mundi të thoshte më asnjë fjalë se pse berberi i tha që nuk donte të fliste më për këtë gjë. Kështu i krishteri u ngrit dhe iku. Sapo doli në rrugë i krishteri pa përpara tij një njeri që ishte i pirë. Ai kishte flokë të gjatë dhe të shëmtuar, një mjekër që dukej se kishte vite pa e hequr. Menjëherë ai u kthye në berberanë dhe i tha berberit: “Tani jam i sigurt që nuk ka asnjë berber të mirë në këtë lagje.”

Berberi u përgjigj: “Po pse si mund ta thuash këtë gjë? Kjo nuk është e vërtetë” Dhe i krishteri u përgjigj: “Po në qoftë se do të kishte një berber të mirë si ka mundësi që ai burri atje jashtë ka flokë kaq të gjatë dhe një mjekër të shëmtuar?” Berberi i inatosur iu kthye: “Ti nuk mund ta thuash këtë gjë, unë jam një nga berberët më të mirë të qytetit. Por ai njeri që ti po më tregon asnjëherë nuk ka dashur të vijë as tek unë as tek berberët e tjerë. Nuk është faji im që ai është ashtu.” “ Kjo është shumë e vërtetë -u përgjigj i krishteri– e njëjta gjë është dhe me Zotin. Ai është atje por problemi qëndron në njerëz si puna jote që nuk duan ta kërkojnë dhe ta takojnë Atë. Njerëz që nuk duan t’i besojnë Atij dhe jetojnë në errësirë.” “I pamendi ka thënë në zemër të tij nuk ka Perëndi”. Psalmi 14:1

Buletini 03 tetor  

......................................

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you