Issuu on Google+

Fjala e Predikuesit Ka vetëm një ungjill, ai është ungjilli që prezantoi Pali, arsyeja pse ungjilli i Palit ishte standarti me të cilën duheshin matur ungjijtë e tjerë, është e qartë dhe e dukshme. Sepse ungjilli i tij nuk është sipas njeriut, ai nuk ishte shpikje njerëzore, përkundrazi ai erdhi përmes një zbulese të Jezus Krishtit. Kjo do te thotë që ai u zbulua nga Jezus Krishti, Zoti ynë. T’i shtojmë merita njerëzore meritës së Krishtit, dhe vepra njerëzore veprës së Krishtit, është dicka absurde. Mos qoftë e thënë dicka e tillë! Vepra e Krishtit është vepër e përfunduar, dhe ungjilli i Krishtit është ungjilli i hirit falas. Shpëtimi është vetëm me anë të hirit, vetëm nëpërmjet besimit, pa ndonjë përzjerje tjetër me veprat apo meritat e njerëzve. T’i kthesh krahet ungjillit të hirit, do të thotë t’i kthesh krahët Perëndisë që e dhuroi këtë hir. Ungjilli i vërtetë është ungjilli i apostujve të Jezus Krishtit , me fjalë të tjera ungjilli i Dhiatës së Re. Cdo njeri, kushdo qoftë ai, që nuk është në përputhje me ungjillin e vërtetë, duhet kundërshtuar. Ai mund të shfaqet si një ëngjëll i qiellit, ne nuk duhet të mahnitemi dhe të cuditemi, ata mund të vinë tek ne me dinjitet të madh, me autoritet dhe përgatitje akademike, ata mund të jenë peshkop dhe kryepeshkop, kushdo qofshin, nëse ata sjellin një ungjill tjetër nga ungjilli i predikuar nga apostujt, qofshin të mallkuar, këta me patjetër duhet të kundërshtohen.

Bëj çmos për Lavdinë e Tij Më e Mira Ime për më të Lartën e Tij. “… sipas të priturit tim me padurim dhe me shpresë, se unë nuk do të turpërohem në asnjë gjë…” Të gjithë do të ndihemi shumë të turpëruar nëse nuk ia dorëzojmë Jezusit ato fusha të jetës që na kërkon Ai. Pali, pra, po thoshte me fjalë të tjera, “Qëllimi im i patundur është që ta jap më të mirën time për më të lartën e Tij – përpjekjet e mia më të mira për lavdinë e Tij.” Arritja e këtij niveli vendosmërie është çështje vullneti, jo debati apo arsyetimi. Është dorëzimi absolut dhe i pakthyeshëm i vullnetit në këtë pikë. Ajo që na mban të pavendosur për marrjen e këtij vendimi është se mendojmë më tepër se ç’duhet për vetveten, ndonëse këtë e mbulojmë me pretendimin se, në fakt, po mendojmë për të tjerët. Kur mendojmë seriozisht për atë që do t’iu kushtojë të tjerëve nëse i bindemi thirrjes së Jezusit, ne i themi Perëndisë se Ai nuk e di se sa shumë do të na kushtojë bindja jonë. Por, mos dil nga tema – Ai e di që ç’ke me të. Nxirre jashtë vetes çdo mendim tjetër dhe mbaje veten përpara Perëndisë vetëm mbi këtë gjë – që të japësh më të mirën tënde për më të lartën e tij. Unë jam i vendosur që të jem kryekëput dhe plotësisht për Perëndinë, dhe vetëm për Perëndinë. Kisha Ungjillore Korce Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

Kisha Ungjillore Korçë

Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar Galatasve 1:8

2 Janar 2011


Shërbesa e Madhe •

Perëndisë fitorja i përket

Drita e botës

Kthehu

Hiri Yt më mjafton

Hosana

Art dhe Besim

Nëse populli im

Duart pastro

Jotja o Zot

Me anë të hirit

Predikimi: Z. Dilton Lika

Mos e humb besimin

Të gëzohemi për këtë Vit të Ri që na është dhënë, për një mundësi më shumë për të bërë gjërat e duhura në jetën tonë.

Mendimi i javës Gjatë këtij viti ne kemi ecur përpara me besim tek Perëndia ynë. Ne vijmë në fund të këtij viti duke lavdëruar dhe adhuruar Zotin tonë që ka plotësuar nevojat tona dhe ka plotësuar gjithcka që kemi pasur nevojë.

Na ka ndihmuar ne të ecim përpara, na ka ndihmuar që në luftën e vështirë që kemi pasur t’ia dalim mbanë, dhe ja ku qëndrojmë sot fitimtarë.

I ligu shpesh na ka tunduar, na ka bërë të besojmë që nuk do t’ia dilnim dot, na ka bërë të besojmë që jemi dështakë dhe që ky ka qënë viti më i keq i jetës tonë. Por Perëndia nuk e beson këtë gjë. Në fakt Ai na ka bekuar dhe më shumë. Po të bëjmë një bilanc të këtij viti do të shohim që bekimet që na ka dhënë Ai janë të shumta. Ndoshta këtë vit që iku dikush mund të ketë humbur punën, shtëpinë, dikush mund të ketë dështuar në ndonjë gjë, disa kanë qarë, disa kanë qënë të lumtur por a jeni të gjendje të dalloni bekimet e Perëndisë në cdo ditë të këtij viti?

A mund të dalloni dorën e ngrohtë të Perëndisë në ditët tuaja të ftohta që keni kaluar? A keni ndjerë gjatë këtij viti dashurinë e Perëndisë kur mendonit që asnjë përreth nuk ju donte? A keni ndjerë kujdesin e Tij kur askush s’ju kujtonte? A keni ndjerë që Ai ishte, është dhe do të jetë gjithmonë në kohën tuaj të stuhisë dhe në kohën tuaj me diell?

Ne jemi të sigurt në dorën e Tij. Jemi të sigurt që Ai është atje për ne edhe kur nuk e ndjejmë. Ne e dimë që Ai do të na bekojë më shumë këtë vit, dhe bashkë me bekimet do të vijë dhe rritja jonë shpirtërore. Ai do të jetë me ne. Prandaj lavdëroni Emrin e Tij gjatë këtij viti që do të vijë. Bëni që Ai të përlëvdohet me gjithcka tuajën, me veprimet, punën, shkollën. Bëni që të tjerët të shohin Atë nëpërmjet jush. Bëjuni në këtë vit një bekim për të tjerët.


buletini 2 janar 2011