Page 1

Fjala e Predikuesit 2 Timoteu 3:14-17; 4:2 - Përkthim ndryshe Qëndro fort në ato që ke mësuar e besuar, i sigurt për integritetin e atyre që të mësuan! Pse? Sepse bashkë me qumështin e nënës ti morre edhe Shkrimin e Shenjtë! Nuk ka asgjë në botë që të të tregojë udhën e shpëtimit nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin më mirë se sa Fjala e shkruar e Perëndisë. Çdo pjesë e Shkrimit është e gjallë sepse ka frymën e jetës prej Perëndisë, gjithashtu është e dobishme qoftë në një aspekt apo në një tjetër: na tregon të vërtetën, na e bën të qartë rebelimin tonë, na ndreq gabimet apo na edukon për të jetuar sipas Udhës së Perëndisë. Nëpërmjet Fjalës ne bëhemi të plotë dhe formohemi ashtu siç duhet për të bërë të mirat që Perëndia kërkon të kryejmë. Prandaj ngulmo me pasion në predikimin e Mesazhit, vigjëlo ta bësh këtë në çdo kohë. Sfidoi, paralajmëroi, nxiti të tjerët me Fjalën! Mos hiq kurrë dorë! Shpjego thjesht e me durim.

Bëj çmos për Lavdinë e Tij Ç’vend zë Jezu Krishti kur kemi ndonjë preokupim për marrëdhëniet tona natyrore? Shumica prej nesh heqin dorë prej Tij me këtë justifikim – ‘Po, Zot, e dëgjova thirrjen Tënde, por familja ka nevojë për mua dhe unë kam interesat e mia. Nuk mund të vazhdoj dot më tej” (shih Lluka 9:57-62). “Atëherë,” thotë Jezusi, “ti ‘nuk mund të jesh dishepulli Im’” (shih Lluka 14:26-33). Dorëzimi i vërtetë gjithmonë shkon përtej përkushtimit natyror. Sikur të dorëzohemi vërtet, Perëndia do ta dorëzojë Vetveten dhe do t’i përqafojë të gjithë njerëzit rreth nesh dhe do t’ua plotësojë nevojat e krijuara nga dorëzimi ynë. Kujdes se mos ndalon përpara se t’i dorëzohesh plotësisht Perëndisë. Shumica prej nesh vetëm sa kanë patur një vizion të kuptimit të kësaj, por kurrë nuk e kanë përjetuar vetë. Kisha Ungjillore Korçë Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

Kisha Ungjillore Korçë

Paqja e Krishtit në të cilën Perëndia ju ka thirrur të jeni të bashkuar si një trup i vetëm, mbretëroftë në zemrat tuaja. Kolosianët 3:15

17 Tetor 2010


Shërbesa e Madhe •

Lavdëroni Zotin

Mbretit këndojini

Me valle të lavdëroj

Zot cudish

Ti je gjithmonë me mua

Art dhe Besim

Ai që shpëton

Duart pastro

Madhështor

Përulemi

Predikimi: Pastor Holger Dashi

Mos e humb besimin

Tragjedia më e madhe në jetë është të humbasësh Perëndinë dhe mos të

Mendimi i javës Një ditë njeriu i pëshpëriti Zotit: “Zot, më fol të lutem!” Dhe një zog i bukur këndoi. Por njeriu nuk e dëgjoi atë dhe mendoi se Zoti nuk iu përgjigj.

Kështu herën tjetër ai thirri: “Zot më fol, thuaj dicka!” Dhe në këtë kohë nisi një stuhi me bubullima të mëdha. Dhe rrufetë ndricuan qiellin. Por njeriu përsëri mendoi që Zoti nuk iu përgjigj.

Dhe njeriu tani u hutua dhe nuk dinte c’të bënte më dhe i tha Zotit: “Zot të paktën më lejo të të shoh, të shoh fytyrën tënde!” Dhe në atë moment një yll i madh shndriti në qiell. Por njeriu nuk e vuri re.

Dhe njeriu i inatosur thirri: “Zot më trego ndonjëherë ndonjë mrekulli që të besoj që ekziston” Zoti e dëgjoi dhe ja një jetë e re sapo lindi. Por njeriu nuk e vuri re këtë mrekulli.

të marrë malli për Të. Dhe njeriu tani i dëshpëruar tha: “Më prek Zot, më zgjat dorën tënde!” dhe

Perëndia i zgjati dorën por njeriu e largoi atë.

Dhe njeriu tani i mërzitur dhe i dëshpëruar në dhimbje në vuajtje më në fund u ul në gjunjë dhe tha: “Zot unë e di që ti je me mua tani në këtë moment.” Dhe në atë moment njeriu pa se cfarë Zoti kishte krijuar. Njeriu kuptoi se Ai kishte qënë gjithmonë atje me të që nga fillimi. Dhe do të jetë me të deri në fund të kësaj bote. Le të kujtojmë që Perëndia është gjithmonë me ne, rrotull nesh. Ai është dhe në gjërat e vogla që shpesh i harrojmë. Në vuajtje ai na rrethon me dashuri. Më e rëndësishmja nga të gjitha këto është që Ai të do.

Lutje

Të falenderojmë Perëndinë që analizat e Jorgos kanë dalë mirë. Të vazhdojmë ta mbajmë në lutje sepse ai ka temperaturë të lartë dhe dhimbje.

buletini 17 tetor  

......................................................