Issuu on Google+

Fjala e Predikuesit Një gjykatës pasi kishte përfunduar gjykimin e çështjes dhe nuk kishte gjetur prova për të fajësuar të pandehurin, i drejtohet atij dhe i thotë: Unë e di që ti je fajtor edhe pse ligjërisht nuk mund të ta provoj , edhe ti e di këtë por dua të të kujtoj se një ditë ti do jesh para një gjykatësi më të mirë dhe më të zgjuar se unë dhe atëhere do të gjykohesh në bazë të drejtësisë dhe jo të ligjit. Drejtësia e Perëndisë nuk është e njëanshme. Po çfarë bëjmë ne si të krishterë për ta shpallur këtë lloj drejtësie në botën ku jetojmë, në një botë që qartazi gjithnjë e më shumë po shkon drejt shkatërimit? Në jetët tona nuk duhet të ketë vënd për padrejtësi. Besimi ynë duhet të jetë ai që do të na udhëheqë ne drejt të jetuarit e një jete me parime të Perëndishme. Pranimi i besimit thjesht si fakt apo njohuria që nuk reflektohet në veprime apo në një mënyrë jetese të përgjegjshme nuk do të ishte shumë larg një jete të mëkatshme. Gjithë secili prej nesh duhet të mendojë se çfarë po bën me jetën e tij. Sa po punojmë ne për një jetë të Perëndishme? Si i përgjigjemi apo si reagojmë ne ndaj padrejtëisë me të cilën përballemi çdo ditë. Të jetosh në drejtësi është shumë e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë thjesht të flasësh për të, apo të përpiqesh të drejtosh të tjerët të jenë të drejtë. Përkundrazi kjo do të thotë që së pari vetë duhet të bësh të drejtën. Drejtësia është një element shumë i rëndësishëm nëse do të lavdërosh Perëndinë me jetën tënde.

Bëj çmos për Lavdinë e Tij Askush nuk përjeton shenjtërim të plotë pa kaluar përmes një “funerali të bardhë” – varrosjen e jetës së vjetër. Nëse nuk ka ndodhur asnjëherë ky moment kyç ndryshimi përmes vdekjes, shenjtërimi do të mbetet vetëm një ëndërr e largët. Duhet të ketë medoemos “një funeral të bardhë”, një vdekje me një ringjallje të vetme – një ringjallje në jetën e Jezu Krishtit. Asgjë nuk mund ta mposhtë një jetë të tillë. Ajo ka njësim me Perëndinë për një qëllim të vetëm – për të qenë dëshmitare për Të.A ke arritur vërtet në fundin e ditëve të tua? Shpesh, në mendjen tënde, mund të kesh arritur te to, por a i ke përjetuar vërtet? Nuk mund të vdesësh dhe të shkosh në funeralin tënd me një sjellje ngazëllimi. Vdekja do të thotë që njeriu pushon së qeni. Duhet që të biesh dakord me Perëndinë dhe të pushosh së qeni i krishteri tepër luftarak që ke qenë. Ne e shmangim varrezën dhe vazhdimisht refuzojmë që ta pranojmë vdekjen. Kjo nuk do të ndodhë përmes përpjekjes, por kur i dorëzohemi vdekjes. Kjo do të thotë të vdesësh – të jesh “i pagëzuar në vdekjen e Tij” (Romakëve 6:3). Kisha Ungjillore Korce Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

Kisha Ungjillore Korçë

Besimi është sigura për gjërat që shpresohen dhe njohja e gjërvave që nuk shihen Hebrenjtë 11:1 16 Janar 2011


Shërbesa e Madhe •

Cdo gjë e mundur është

Mos ler të fikem Zot

Hapmi ti Zot sytë e zemrës

Zoti është i mirë

Ai është Zot dhe kudo mbretëron

Art dhe Besim

Gjithë nderi

Perëndi plot madhështi

Do t’i japim lavdi

Gjithë qielli shpall

Predikimi: Z. Albano Kadi

Mos u dorëzo

Njeriu i zgjuar në mes të stuhisë nuk i lutet Zotit për shpëtim nga rreziku, por për shpëtim nga frika dhe mosbesimi.

Mendimi i javës Ishte njëherë një aktor shumë i njohur. Fama e tij ishte e madhe në gjithë vendet e botës. Ai kishte një dhunti të vecantë në aktrim dhe recitim. Kështu ai dilte turne të ndryshme në botë dhe luante, aktronte në mënyrë të shkëlqyer vepra të ndryshme të shkrimtarëve të njohur. Ai ishte i njohur vecanërisht për recitimin në mënyrë dramatike dhe me emocion të Psalmit 23. Në cdo shfaqje në pikën kulmore ai do të fillonte plot me emocion “Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë, Ai më con në kullota me bar të njomë….” Spektatorët e dëgjonin me vëmendje. Në fund të interpretimit të tij e gjithë salla ngrihej në këmbë dhe e duartrokiste me të madhe dhe për shumë kohë. Të gjithë e vlerësonin për zërin e tij dhe mënyrën shumë të bukur të interpretimit. Por një natë në një nga shfaqjet e tij ndodhi dicka e papritur. Një djalosh i ri u ngrit nga salla vetëm pak caste para se aktori të fillonte interpretimin e Psalmit. Ai iu afrua aktorit dhe i tha: “Zotëri mund të më lejonit mua sot që të interpretoja Psalmin. Kam shumë dëshirë ju lutem” aktori i madh u cudit nga kurajoja e këtij djaloshi. Por pasi u mendua tha : “Pse jo, skena është e juaja.” Ai e dinte që kjo mundësi që po i jepte

djaloshit nuk do të ishte një gjë e dëmshme për karrierën e tij përkundrazi do t’ia shtonte prestigjin. Kështu ai me një gjest plot elegancë lejoi djaloshin të recitonte vargjet plot kuptim të Psalmit. Me një zë të ëmbël ai filloi të thoshte fjalët e Psalmit. Kur mbaroi asnjë njeri nuk duartrokiti, asnjë njeri nuk u ngrit në këmbë. U dëgjuan vetëm të qarat e njerëzve në sallë. Spektatorët u emocionuan kaq shumë nga ky djalosh i ri sa të gjithë filluan të qanin. Aktori i madh u emocionua gjithashtu. Ai e morri djaloshin pranë tij dhe me emocion i tha: “Kam një jetë të tërë që interpretoj këtë psalm. Kam kaq vite eksperincë dhe trajnime por asnjëherë nuk i kam bërë spektatorët të qajnë kështu si ti i bërë sot. Mund të më thuash dhe mua cili është sekreti yt?” Dhe djaloshi u përgjigj: “Zotëri nuk kam një sekret por mendoj që ndryshimi midis nesh është se ti i di shumë mirë fjalët e Psalmit ndërsa unë njoh shumë mirë Bariun për të cilin flitet në Psalm.


buletini 16 janar 2011