Page 1

Fjala e Predikuesit Të shikosh tej rrethanave për të parë qëllimet e Zotit Admirojmë ata të cilët shikojnë tej ditës së sotme me një plan të përsosur për përmirësimin e gjendjes së shoqërisë. Disa prej tyre kuptojnë se janë të veçant, të zgjedhur për një rol kyç në brezin e tyre. Po ti, a mendon se Zoti ka një plan të shkëlqyeshëm për këtë ditë, dhe se Ai është në gjendje për të ta zbuluar ty? Nëse po, ndoshta lutja jote në mëngjes mund të jetë kështu: "O Zot, më drejto tek ai njeri me të cilin Ti dëshiron që unë të takohem. Më mbush me urtësinë Tënde në ato biseda që Ti ke planifikuar për këtë ditë."Nganjëherë jemi përtac, presim thjesht që dita të zhvillohet vetvetiu. Sillemi në mënyrën pasive, duke pritur që gjërat të na ndodhin. Çfarë tregojmë rreth Zotit në jetën tonë kur sillemi kështu? Si dallohemi nga një shumicë njerëzish që veprojnë me besim tek fati apo kismeti, duke imagjinuar që gjëra të tilla qeverisin historinë e tyre dhe të botës? Dua t'i sfidoj së pari vetën time, pastaj edhe ju, duke na kujtuar se Zoti ka një plan për këtë ditë, për këtë javë, për këtë vit, madje për gjithë jetën tonë. Me besim, le të insistojmë ta gjejmë tek Ai, të pakten mjaft dritë për të qenë në vendin e duhur me fjalët dhe veprimet e duhura.

Bëj çmos për Lavdinë e Tij Kur mendojmë për çlirimin nga mëkati, për faktin se mund të jemi të “mbushur me Frymë” (Efesiënave 5:18), dhe që të “ecim në dritë”, përfytyrojmë majën e një mali madhështor. E shohim që është shumë I lartë dhe mahnitës, por themi, “O, s’besoj se mund të jetoja dot atje lart!” Megjithatë, kur arrijmë atje përmes hirit të Perëndisë, e kuptojmë se nuk është aspak majë mali, por është një pllajë me shumë hapësirë për të jetuar dhe për t’u rritur. “Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten tënde dhe këmbët e mia nuk janë penguar” (Psalmi 18:36). Kur ta shikosh vërtet Jezusin, s’do ta dyshosh fare Atë. Kur ta shohësh që do të të thotë, “Zemra juaj mos u trondittë…” (Gjoni 14:27), s’do të ndihesh fare shqetësim. Është absolutisht e pamundur që të dyshosh kur është i pranishëm Jezusi. Sa herë që je në kontakt personal me Jezusin, fjalët e Tij të bëhen reale. “Unë ju le paqen…” (Gjoni 14:27) – një paqe që sjell një siguri të pakufishme dhe të mbulon plotësisht, nga maja e flokëve deri tek thonjtë e këmbëve. “…jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë,” dhe ty të është dhënë paqja e Jezu Krishtit që nuk mund të prishet dot. Kisha Ungjillore Korce Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

Kisha Ungjillore Korçë

Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i më të Lartit; dhe Zoti, Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, Atit të Tij. Luka 1: 32

12 Dhjetor 2010


Shërbesa e Madhe •

Zot cudish

Do të adhuroj

Je i shenjtë

Lavdi Adonait

Vizioni im

Lexim dramatik: Luka 2:21-34 http://www.youtube.com/watch? v=b7tiNWZAtNA

Paqe në tokë

Gëzim për botën

Një kurorë mbretërore

Na këndojn ëngjëjt e Tij

Predikimi: Pastor Leonard Stucky

Gjëja e vetme që ky brez mund të bëjë për brezin tjetër që do të vijë, është të bëhet një urë, të sakrifikojë veten, në mënyrë që ata që do të vijnë të kenë ku të kalojnë, ashtu si Perëndia sakrifikoi Birin eTij për ne.

Mendimi i javës Ishte vigjilje Krishtlindjesh. Tomi ishte një djalë i vogël 8 vjec i cili ishte rritur në një jetimore së bashku me djem të tjerë. Jeta për ta nuk kishte qënë e lehte ashtu sic mund të imagjnohet. Mungesa e prindërve i bëntë gjërat më të ndërlikuar. Ishte traditë që në ditë festash fëmijët do të merrnin si dhuratë një ëmbëlsirë të vecantë. Krishtlindja po afrohej dhe fëmijët mezi prisnin ëmblësirat dhe dhuratat që kujdestarët e tyre do të përgatisnin. Erdhi dita dhe kujdestarët kishin përgatitur nga një pako me një ëmbëlsirë shumë të mirë për secilin nga djemtë. Tomi e morri pakon e tij filloi ta hapte dhe pa që brenda ishte një ëmbëlsirë e madhe me cokollatë. Me duart që i dridheshin e hapi me shpejtësi por pa dashur nga nxitimi ai e rrëzoi poshtë. Dhe jo vetëm që ëmbëlsira u prish por edhe qilimi dhe kolltuku u bë pis. Tomi u ndje shumë në faj. Ai filloi të qante nga inati dhe dëshpërimi. Shkoi me vrap dhe u shtri në krevatin e tij dhe vazhdoi të qante. Ndihej i dëshpëruar dhe i mërzitur. Donte shumë të hante ëmbëlsirën por edhe ndihej fajtor që kishte ndotur gjithcka në dhomën e ndenjes. A mund të kishte një Krishtlindje më të keqe se kjo. Dhe ai me atë pafajësinë dhe naivitetin e tij filloi t’i thoshte Perëndisë: “Pse Zot unë nuk jam as me familjen as me njeri, dhe nuk munda të merrja dhe dhuratën

dhe prisha dhe ditën për të tjerët dhe për kujdestarët.” Kur në atë moment dëgjoi derën që hapej. Atje kishin erdhur kujdestarja dhe shokët e tij. Ai mendoi që erdhën për ta ndëshkuar atë. Por në fakt ata të gjithë së bashku i sollën një dhuratë. Në një pjatë ishte një ëmbëlsirë e njëjtë me atë më parë vetëm që ishte e ndarë në shumë pjesë. Të gjithë kishin prerë nga një pjesë nga ëmbëlsirat e tyre dhe kishin formuar një ëmbëlsirë të tërë për Tomin. Ai buzëqeshi . Kjo ishte Krishtlindje e bukur për të. Të kujtojmë cili është kuptimi i Krishtlindjes dhënia, ndarja,e gjithckaje që kemi me të tjerët ashtu si Perëndia dha për ne Birin e Tij.

Lajmërim Në datën 20 Dhjetor do të kemi një koncert në teatrin “Andon Z. Cajupi” me të ftuar këngëtarët e njohur Juliana Pasha dhe Saimir Braho. Jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të ftoni miqtë tuaj. Bileta kushton 350 lek dhe të gjitha të ardhurat që do të nxirren do të shkojnë për të ndihmuar familjet e përmbytura në Shkodër. Ju mund të blini bileta tek Miranda.

buletini 12 dhjetor 2010  

.......................................................

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you