Issuu on Google+

Fjala e Predikuesit Krishti na ka zgjedhur ne të gjithëve për të shpallur fjalën e tij në të gjithë cepat e këtij planeti, na ka zgjedhur për të vepruar nëpërmjet nesh, që e gjithë bota të kuptojë kush është Perëndia i vetëm dhe i vërtetë. Pikërisht ne si kishë, mbajmë përgjegjësinë për ta bërë atë të njohur në këtë botë të errët. Pali e kishte kuptuar shumë mirë këtë mister pasi Perëndia ia kishte zbuluar dhe ai me plot pasion ua zbulonte kishave planin e madh të Perëndisë. Dhe në letrën drejtuar Filipianëve, pasi tregoi për jetën, ai nuk u drejtohet individëve tek për tek, por në vargjet 27-30 ai thotë, qe ju të qëndroni të fortë dhe të palëkundur për besimin e Ungjillit nga te tjerët. Ja pra cfarë përgjegjësie kemi? Tani a do ta mbyllim gojën nëse do të kemi probleme, shqetësime, vuajtje apo nëse nesër do të fillonin përndjekjet? A do ta mbyllnim gojën nëse armiq te Ungjillit do të bënin punën e tyre? A do te shkriheshim ne si komunitet me botën dhe parimet e saj? Kurrë mos qoftë. Të bësh këtë gjë do të thotë të mos lejosh përdorimin e fuqisë së fuqive, e mrekullisë së mrekullive, sepse te romaket 1:16 Pali do të shprehej: “në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson”.

Bëj çmos për Lavdinë e Tij Perëndia e thirri Jezu Krishtin drejt asaj që mund të quhet fatkeqësi absolute. Dhe Jezu Krishti i thirri dishepujt që ta shihnin të vdiste, duke i çuar të gjithë te vendi ku do t’u thyhej zemra. Jeta e tij ishte dështim i plotë i parë nga çdo këndvështrim, përveç atij të Perëndisë. Por ajo që dukej dështim nga pikëvështrimi njerëzore ishte triumf nga pikëvështrimi i Perëndisë, sepse qëllimi i Perëndisë nuk është kurrë i njëjtë me qëllimin e njeriut.Kjo thirrje shtangëse e Perëndisë vjen edhe në jetën tonë. Thirrja e Perëndisë nuk mund të shpjegohet në mënyrë absolute, ose të shpjegohet nga ana e jashtme; është një thirrje që mund të rroket dhe të kuptohet vetëm nga natyra jonë e brendshme. Thirrja e Perëndisë është si thirrja e detit – askush nuk dëgjon veç njeriut që ka natyrën e detit brenda vetes. Kisha Ungjillore Korce Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

Kisha Ungjillore Korçë

Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit , jo vetëm që të besoni në të , por edhe të vuani për të. Filipianëve 1:29 7 Nëntor 2010


Shërbesa e Madhe •

Ai është i denjë

Ç’mik na është Jezu Krishti

Ai pagoi borxhin tonë

Ai është Zot dhe kudo mbretëron

A i ndietë malet të dridhen

Art dhe Besim

Ti je Pocari

Unë i coj sytë lart

Do t’i japim lavdi

Ç’hir madhështor

Predikimi: Z. Taulant Kodra

Beteja Ty Zot të takon Besimi e bën një njeri të krishterë, jeta e provon besimin e tij, vështirësitë e bëjnë më të fortë, vdekja e kurorëzon.

Mendimi i javës Sot kur u zgjova në mëngjes paprtiur kuptova që kjo është dita më e bukur e jetës time. Ka pasur raste kur kam menduar se kjo ditë nuk do të vinte asnjëherë, por ja ku jam. Dhe për shkak se ia arrita kësaj dite unë do të gëzoj, do të festoj. Sot më në fund do të festoj për gjërat e mrekullueshme që kam pasur gjatë jetës time: plotësimet, bekimet e panumërta që Perëndia më ka dhënë. Do të gëzohem edhe për momentet e vështira që kam kaluar sepse nëpërmjet tyre , Ti , Zoti im më ke bërë më të fortë. Do të festoj sot edhe për gjërat që më janë dukur të vogla por që janë të Tuat Perëndi: do të vlerësoj mëngjeset e bukura, diellin që ndricon, retë që sjellin shi, lulet dhe pemët që rriten. Faleminderit Zot për këto mrekulli. Sot të premtoj Zot se do të ndaj këtë gëzim me të tjerët. Do të bëj dikë që e ka harruar lumturinë, t’i rikthehet buzëqeshja. Do të shkoj sot atje jashtë do t’ju jap njerëzve atë dashuri që Ti më ke dhënë Perëndia im. Të premtoj. Sot, do të them një fjalë të mirë për gjithsecilin nga njerëzit që kam rrotull. Do takoj njerëzit që kam afër dhe do t’ju them se i dua. Do t;ju them se sa herë të

falenderoj Ty që i ke sjellë në jetën time dhe më ke bekuar me prezencën e tyre. Do t’ju them se dua të kujdesem për ta, t’i bëj të lumtur. Sot është dita që nuk do të shqetësohem më, nuk do të ankohem më për problemet, nuk do të qahem për gjërat që s’i kam apo nuk do të jem e mërzitur për gjërat që nuk shkojnë mirë. Por sot, të premtoj Zot që do të gëzohem për gjithcka që më ke dhënë, do të jem mirënjohse për gjithcka Perëndi. Sepse sot e di që Ti o Zot ke një plan për mua, një plan të mrekullueshëm, të përjetshëm. Sepse e di Zot që jam në dorën tënde të sigurt. Dhe sot përpara se të fle do të dal jashtë do t’i ngre sytë drejt qiellit do të mahnitem nga bukuria e yjeve dhe madhështia e universit dhe do të të adhuroj Ty Perëndia im. Dhe kur ta vë kokën në jastëk do të falenderoj të Madhërishmin për ditën më të bukur që më ka dhënë. Do të falenderoj për gjithcka kam përjetuar sot. Dhe do të fle e qetë sepse e di që edhe nesër do të jetë dita më e bukur e jetës time, më e bukur se e sotmja. E ke menduar cfarë do të bësh ti sot?


buletini 07 nëntor 2010