Issuu on Google+

Fjala e Predikuesit Jakobi 1:2 Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, 3 duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. 4 Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë Duket pak absurde,të gezohemi se po kalojmë periudha të vështira në jetë.Por duhet të ndodhë kështu se sprovat janë stërvitja jonë vetëm me stervitje mund të forcohen muskujt shpirterorë. Më bëhet qefi kur shoh që të tjerët lexojnë Biblën, por në se lexon dhe nuk hasesh me sprova, ajo do të jetë vetëm nje fryrje me njohuri. Kur njohuritë i ve në punë për t’i bërë ballë situatës atëherë ato kthehen në muskuj, prandaj duhet të gëzohemi se sprova sjell forcim në besim. Dhe ne si njerëz na intereson cilësia e gjithëçkaje. Askush nuk ble një çadër apo një palë këpucë pa parë cilësinë. Asnjë punonjës nuk pranohet në institucion pa i parë diplomën,dhe pa e provuar si punon. Gjithashtu Perëndia nuk intesesohet për numrin e atyreqë i shërbejnë por se sa të aftë janë ata për të qëndruar. Ai kryen një rrugë e dy punë. Na ve në provë dhe njëkohësisht na forcon.

Bëj cmos për Lavdinë e Tij Duhet t’i kujtojmë vazhdimisht vetes qëllimin e jetës. Ne nuk jemi destinuar për lumturi, as për shëndet, por për shenjtëri. Sot kemi mjaft dëshira dhe interesa dhe jeta po na konsumohet së tepërmi prej tyre. Shumë prej tyre janë të drejta fisnike dhe të mira. Ndoshta një ditë do të na plotësohen, por ndërkohë Perëndia dëshiron ta zvogëlojë rëndësinë që kanë për ne këto dëshira. Gjëja e vetme që ka vërtet rëndësi është nëse njeriu do ta pranojë apo jo Perëndinë që ta bëjë të shenjtë. Me cdo kusht njeriu duhet të ketë një marrëdhënie të drejtë me të. Perëndia ka vetëm një qëllim për njerëzimin shenjtëria. Qëllimi i tij i vetëm është të prodhojë shenjtorë. Perëndia nuk është ndonjë makineri e përjetshme bekimsjellëse që njerëzit ta përdorin kur të duan. Ai nuk erdhi për të na shpëtuar ngaqë i vinte keq. Ai erdhi të na shpëtojë pasi na krijoi për të qënë të shenjtë.

Kisha Ungjillore Korçë Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

Kisha Ungjillore Korçë

Ta konsideroni një gëzim të madh o vëllezër të mi kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet. Jakobi 1:2

18 Korrik 2010


Shërbesa e Madhe •

Kur jam në shqetësim dhe nevojë

Jezusi më do

Vizioni im

Ai është i denjë

Mos u dorëzo

Art dhe Besim

Me anë të hirit në besim

Unë i coj sytë lart

Si drenusha që kërkon ujë

Ti je pocari

Pagëzime: Dorjan Spaho Ejona Zhuli Predikimi: Z.Kostika Zdruli

Shkëmbi i shpëtimit

Punët e vogla janë punë të vogla, por të jesh besnik në të bërit e këtyre punëve të vogla është një gjë e madhe.

Mendimi i javës Shumë vite më parë jetonte një burrë shumë plak. Ai jetonte në një fshat të largët, fatkeqsisht ky fshat nuk e shikonte dot dritën e diellit sepse ishte në mes të dy maleve shumë të mëdhaja. Ai e kishte kaluar gjithë jetën në këtë fshat dhe një ditë ndërsa ishte goxha plak u ul me djemtë e tij dhe filloi t’i thoshte: “Unë kam jetuar për shumë kohë në këtë fshat pa parë dritën e diellit dhe kam kuptuar që kjo nuk është një gjë e mirë. Ne duhet të bëjmë dicka për ta ndryshuar këtë gjë. Dhe djemtë e tij u zotuan që do të bënin shumë punë për t’i rrëzuar këto dy male. Ata filluan menjëherë nga puna. Kur njerëzit i shikonin me lopata dhe kazma filluan t’i tallnin dhe t’i përqeshnin duke iu thënë: “Nuk do t’ia dilni dot mbanë” dhe plaku iu përgjigjej: “ E di që ndoshta unë nuk do t’ia dal dot mbanë por djemte e mi do të vazhdojnë dhe pastaj nipërit e mi do ta vazhdojnë pas tyre. Malet nuk do të bëhen më të mëdhaja por fuqia jonë do të rritet. E dini pse? Sepse ne kemi Perëndinë në anën tonë. Është më mirë të vazhdojmë të punojmë se sa të rrimë kot duke u ankuar që punët nuk na ecin mirë. “Dhe Perëndia e pa punën e

tyre dhe zemrën që kishin për këta njerëz dhe për këtë vend dhe dërgoi një tërmet dhe i rrëzoi malet. Njerëzit panë më në fund dritën. Ata falenderuan Perëndinë për këtë burrë plak he djemtë e tij që patën dëshirë që nu ku dorëzuan.

Lutje

Të lutemi për Pastor Aliun i cili ka shkuar në Tiranë për të bërë ca analiza. Të lutemi që analizat të dalin mirë. Të falenderojmë Perëndinë për javën që iku për punën që është bërë me pararininë në Korcë, Pojan, Sheqeras, Plasë, Vashtëmi, Pogradec. Lutemi që Perëndia të vazhdojë të punojë në zemrat e këtyre paratërinjve. Të falenderojmë Perëndinë për personat që u pagëzuan sot. Lutemi që Perëndia të vazhdojë të punojë me ta dhe t’i bekojë dhe t’i përdorë për të ndryshuar jetën e të tjerëve.


Buletini- 18 korrik 2010