Issuu on Google+

Fjala e Predikuesit A e keni menduar ndonjëherë nëse Perëndia ju njeh ju? Kush jeni në të vërtetë? A e di vërtet emrin tuaj? A interesohet vërtet për situatat tuaja? Historia e Samuelit na inkurajon ne që të kërkojmë Perëndinë për të gjetur përgjigje për pyetje në lidhje me jetët tona, por për momentin le të mendojmë për nënën e tij, përpara se Samueli të dalë në skenë. Hanah ishte e në një gjendje të mjerueshme. Ishte e tallur dhe e përqeshur . Ajo ndihej e dëshpëruar e megjithatë ajo i qëndroi besnike Perëndisë. Zemra e saj vazhdoi të qëndronte në Zotin. A jeni ndjerë ndonjëherë në ankth? Ndoshta të dëshpëruar, ndoshta edhe dyshuesë dhe keni menduar se në qoftë se Zoti nuk ndërhyn në këtë situatë atëherë gjërat janë të pashpresa? Ashtu si Hanah ishte në një farë mënyre kundër shoqërisë por vazhdoi të qëndronte besnike. Ishte një hap larg shoqërisë por në marrëdhënie me Perëndinë. Po ti ku je sot? Po ne?

Bëj cmos për Lavdinë e Tij A ke patur ndonjë krizë në jetë kur ke braktisur gjithcka me dashje,me sinqeritet dhe pa u menduar më? Kjo quhet krizë vullneti. Tek kjo pikë mund të arrish shumë herë nga ana e jashtme, por nuk do të sjellë asgjë.Kriza e vërtetë e thellë e vetbraktisjes,apo dorëzimi i vërtetë,arrihet së brëndshmi,jo së jashtmi. Në fakt,dorëzimi i vetëm i gjërave të jashtme mund të jetë një provë e fortë se po jeton në skllavëri të plotë . A ia ke përkushtuar vullnetin tënd me dëshirë Jezus Krishtit? Kjo gjë është transferim vullneti,jo ndjenjash; cdo ndjenjë pozitive që rrjedh prej këtij transferimi është thjesht një bekim sipërfaqësor i tij .Nëse e përqëndron vëmëndjen te ndjenjat, ti nuk do ta bësh kurrë këtë transferim. Mos i kërko Perëndisë të të tregojë se cfarë do të jetë ky transferim, por krijo vendosmërinë që t’ia dorëzosh vullnetin Atij.

Kisha Ungjillore Korce Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

Kisha Ungjillore Korçë

Sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë. Hebrenjtë 11:6

11 Korrik 2010


Shërbesa e Madhe •

Kthehu

Pranë iu afro

Hapmi Ti Zot sytë e zemrës

Më mirë një ditë me Ty o Zot

Hosana

Art dhe Besim

Ai që shpëton

Përulemi kurorat i lemë

Nëse populli im

Duart pastro

Predikimi: Pastor Leonard Stucky

Koha e Elias

Karakteri i krishterë është formuar nga disa detyra të vogla si vetëmohimi, nga vetë sakrifica, dhe nga dashuria shumë e madhe.

Mendimi i javës Një djalë i vogël erdhi i emocionuar tek nëna e tij duke i thëne “Mami është një djalë atje në pyll që po tallet me mua. Cdo gjë që unë e them ai e thotë pas meje. Në qoftë se unë them :”Përshëndetje” ai thotë “Përshëndetje”. Kur unë them : ”Kush jeni ju?” ai thotë : ”kush jeni ju?” Kështu që unë u acarova dhe kërceva gardhin, dhe shkova në pyll për ta gjetur atë. Por ai nuk ishte askund. Kështu që unë vendosa të thoja ndonjë gjë tjetër. I thashë “të urrej” , dhe dëgjova të njëjtën gjë nga ai. I thashë “nuk dua të të shoh më” dhe u inatosa shumë se të njëjtën gjë më tha dhe ai. C’po ndodh kështu? Pse ai më përgjigjet gjithë kohës në këtë mënyrë? E ëma i tha djalit ! “Po biri im, kjo ndodh zakonisht me ne. Nqs ti do i kishe thënë “të dua “ ai do të të thoshte të njëjtën gjë. E njëjta gjë është me një qen të vogël i cili sheh veten e vet në pasqyrë dhe mendon që të sulmojë armikun që ka përballë pa e kuptuar që është vetja e tij.

Jeta është si një jehonë ose një pasqyrë! Cfarëdo që japin ne, apo cilido që është imazhi ynë atë pasqyrojmë tek të tjerët. Pra ki kujdes se cfarë po pasqyron tek të tjerët.

Lutje

Të mbajmë në lutje gjithë stafin e projektit. Të lutemi që Perëndia t’ju japë clodhje dhe të bëjë që ata të jenë një dëshmi e gjallë në cdo vend ku do të shkojnë gjatë kësaj jave.

Të mbajmë në lutje dhe të gjithë fëmijët me të cilët është punuar këtë javë në fshatra si Pocestë, Kamenicë, Plasë, Pojan dhe në Korcë. Lutemi që Perëndia të hapë zemrat e fëmijëve me të cilët është punuar.


buletini