Page 1

Pasazhi i ditës Jozueu 3: 15-17 Sapo ata që mbanin Arkën arritën në Jordan dhe këmbët e priftërinjve që transportonin arkën e zhytën në ujërat e bregut të tij (Jordani është i mbushur plot deri në brigjet e tij gjatë tërë kohës së korrjes) Ujërat që zbrisnin nga sipër u ndalën dhe u ngritën tok shumë më lart se Adami, qytet që ndodhet pranë Tsartanit, kështu që ujërat që zbrisnin në drejtim të detit të Arabahut, Detit të Kripur, u ndanë tërësisht prej tyre, dhe populli i kaloi përballë Jerikos.

Bëj cmos për Lavdinë e Tij Ki marrëdhënien e drejtë me Perëndinë dhe gjej atje gëzimin. Atëherë prej teje do të rrjedhin lumenj uji të gjallë. Bëhu një burim, përmes të cilit Jezui të mund të derdhë ujin e Tij të gjallë. Pusho së qëni hipokrit dhe krenar, i ndërgjegjshëm vetëm për veten tënde, dhe jetoje jetën me Krishtin, te Perëndia. Njeriu që ka marrëdhënie të drejtë me Perëndinë bën një jetë aq të natyrshme sa dhe frymëmarrja, kudo që shkon. Jeta që të ka bekuar më shumë është jeta e atyre njerëzve që, nga ana e tyre, nuk kanë qënë fare të ndërgjegjshëm se kanë një bekim.

Priftërinjtë që mbanin Arkën e Besë-

Kisha Ungjillore Korçë

Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta, do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im 2 Korintasve 6:16

lidhjes të Zotit u ndalën në vend të thatë në mes të Jordanit ndërsa tërë Izraeli po kalonte në të thatë, derisa tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin.

Kisha Ungjillore Korce Adresa Rruga : “ Niko Dodona” Nr. Telefoni: 082254640

19 Shtator 2010


Shërbesa e Madhe •

Pranë iu afro

Të lavdërojmë Ty

Mbretit këndojini

I shenjtë është Zoti ynë

Me valle të lavdëroj

Art dhe Besim

Mjaft me shqetësime dhe lot

Do të lëvdoj o Zot

Dashuri pa kufi

Shkëmbi I shpëtimit

Predikimi: Pastor Holger Dashi

Emrin tënd Zot lartësoj

Të arratisesh prej besimit për shkak të pyetjeve pa përgjigje rreth të keqes, do të thotë të ndeshesh me furtunën e pyetjeve të papërgjigjura rreth të mirës.

Mendimi i javës Pastori ishte marrë në pyetje dhe ishte rrahur shpesh, por sot roja e morri atë në një dhomë për të biseduar dhe I tha: “Jam kurioz për besimin tënd dhe kërkoj të më thuash 10 urdhërimet” I tronditur pastori filloi të ndante Urdhërimet. Kur arriti te “ Ndero babanë dhe nënën tënde,” oficeri e ndërpreu. “ Ndalo atje”. Ju të krishterët besoni që Zoti zgjodhi që “Ndero babanë dhe nënën tënde” të jetë një urdhërim shumë I rëndësishëm. Të lutem shiko në qoshe” Pastori u kthye për të parë një grua të prangosur dhe të dërrmuar nën një grumbull leckash. Ajo ishte vetë nëna e tij. Roja vazhdoi. “Shiko sa ka vuajtur mamaja jote. Nëse tregon sekretet e kishës së fshehtë ti dhe nëna jote mund të liroheni, nëse ajo vdes nga torturat tona, ti nuk do ta kesh mbajtur urdhërimin për të nderuar atë, dhe gjaku I saj do jetë mbi kokën tënde”. Pastori u kthye nga e ëma, e cila po fillonte të përmendej. “E dashur nënë, cfarë duhet të bëj?” Me dashuri ajo u përgjigj: “ që kur ke qënë I vogël të kam mësuar ta duash Krishtin dhe Kishën e Tij. Mos e trad-

hëto Zotin! Unë jam gati të vdes për emrin e shenjtë” Pastori u kthye nga roja dhe tha me kurajo të ripërtërirë: “Ke të drejtë kapiten. Së pari, një njeri duhet t’I bindet nënës së vet”. A është vuajtja në të vërtetë pjesë e planit të Zotit? Në përgjigje të kësaj pyetje shikoni jetën e Jezusit në tokë. Vuajtja e Tij në kryq ishte zemra e planit të Zotit– që rezultoi në shpëtimin tonë dhe lavdinë e tij. Kur ti vuan sipas planit të Zotit ti po ec ku eci Jezusi: drejt kryqit– drejt varrit dhe përfundimisht drejt qiellit. A do të besosh ti se Zoti e di se c’bën dhe në dhimbjen tënde?

Lutje Të mbajmë në lutje Jorgon djalin e Ilirit I cili është I sëmurë. Të lutemi që Perëndia të shërojë atë dhe të qëndrojë me doktorët. Gjithashtu lutemi që t’I japë ngushëllim Ilirit dhe Verës.

buletini19 shtator  

...........................................

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you