Page 1

Shërbesa e madhe Mirëpritja Lexim nga Shkrimi i shenjtë (Psalmi 25)

♪ ♪ ♪ ♪ ♪

Me valle të lavdëroj Emrin tënd, Zot, lartësoj A i ndjen malet të dridhen? Ty të lartësojmë Më mirë një ditë me ty o Zot

Art e besim

♪ ♪ ♪ ♪

Zemra e adhurimit Ai është Zot Duart pastrona! Ndryshomë këtë zemër!

Predikimi: “Njeriu para pasqyrës” nga z. A. Kadi

Shkëmbi i shpëtimit

I verbëri mund të dëgjojë Ashtu si pronari i këtyre kuajve, Perëndia nuk na braktis nëse jemi me të meta. Ai kujdeset për ne. Ai sjell pranë nesh njerëz të tjerë për të na ndihmuar në kohë nevoje, njerëz të cilët kujdesen që ne të ecim në shtegun e duhur.

Anës rrugës pashë dy kuaj që qëndronin pranë njëri-tjetrit. Kur u afrova, vura re diçka interesante. Njëri prej tyre ishte i verbër. Megjithatë, i zoti i tij kishte vendosur ta mbante. Pranë tij, kali tjetër mbante një zile të vogël prej bronxi, nga ato që u varen kafshëve në qafë. Ajo e sinjalizonte kalin e verbër për vendndodhjen e shokut të tij. Kështu, ai mund ta ndiqte.

Disa herë, ne mund të jemi si kali i verbër, i cili ka nevojë të dëgjojë dhe të ndjekë zërin e asaj ziles së vogël. Herë të tjera ne mund të jemi si kali që mbante zilen në qafë, duke i drejtuar të tjerët e duke i ndihmuar ata të ecin në shtegun e duhur. Kështu, shpesh na duhet të kthejmë kokën pas, për të parë se mos po ecim shumë shpejt.

Kur filluan të largohen, vura re që kali me zilen në qafë shpesh kthente kokën pas, për t’u siguruar që të mos largohej shumë nga i verbri dhe që ai ta ndiqte. Kali i verbër ecte ngadalë, duke besuar se tjetri po e udhëhiqte në shtegun e duhur.

Lajmërime

...

Ju lutemi që nënat që kanë fëmijët 1-36 muajsh t’i çojnë ata te klasa e anglishtes që para fillimit të takimit (ora 10:30).

...

koni ditët y j g i s o M korrni, nga ajo që ë mbillni! q t a r a f a g por n

Nesër, më 5 mars, ora 16:00-18:00 do të zhvillohet këtu, në kishë, një seminar me temë “Si të stimulojmë zhvillimin e fëmijës”, për nënat me fëmijë 0-4 vjeç. Jeni të mirëpritura! Personat që do të kujdesen për fëmijët gjatë takimit të së dielës

Data 4 mars 2012 11 mars 2012

Për fëmijët 3-5 vjeç Rebeka Albana

Për fëmijët 6-9 vjeç Miranda Mamica


Harrova kush jam Mendoni sikur secili prej nesh të ndryshonte diçka që nuk është si duhet në rrugën e tij! Imagjinoni se çfarë vendi i mrekullueshëm do të ishte kjo botë, nëse secili prej nesh fillon me njeriun para pasqyrës dhe me problemet e tij! Asnjë nga ne nuk do të kishte kohë të merej me difektet apo problemet e të tjerëve. Kur shohim veten në pasqyrë, aty shohim një pamje të asaj se çfarë apo kush jemi. Çdo mëngjes, ndërsa bëhemi gati për në punë, në shkollë apo për çfarëdo që bëjmë në një ditë normale, ne zakonisht dalim para pasqyrës para se të dalim nga shtëpia, për të parë se si dukemi në pamjen e jashtme dhe për të parë nëse ka diçka që nuk shkon. Te Jakobi 1:23-24 na thuhet: “Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij në pasqyrë; ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte. Me fjalë të tjera, ti sheh veten tënde dhe pastaj menjëherë harron se çfarë dhe kush je.

Bëj çmos për lavdinë e Tij Karakteristika më e madhe që mund të shfaqë i krishteri është hapja plotësisht fytyrëzbuluar para Perëndisë. Kjo lejon që jeta e njeriut të bëhet pasqyrë për të tjerët. Është gjithmonë e lehtë ta kuptosh kur dikush ka soditur lavdinë e Zotit, sepse fryma jote e brendshme e ndjen se ky njeri po pasqyron vetë karakterin e Zotit. Ruhu nga çdo gjë që mund ta ndotë apo njollosë këtë pasqyrë në ty! Pothuajse gjithmonë, këtë njollosje e kryen diçka e mirë - diçka e mirë, por jo më e mira. Rregulli më i rëndëisshëm për ne është që të përqëndrohemi duke e mbajtur jetën të hapur për Perëndinë. Gjithçka tjetër, përfshi punën, veshjet dhe ushqimin, lëre mënjanë! Kisha Ungjillore Korçë L. 12, Rr. “Niko Dodona”, Nr. 6 Tel. 082 254 640

Kisha Ungjillore Korçë Buletin javor

4 mars 2012

“O Perëndi! Krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur!” Psalmi 51:10

Buletin 4 mars 2012  

.......................................

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you