Page 1

Shërbesa e Madhe Hapja e programit ♪ ♪ ♪ ♪ ♪

Vizioni im A i ndjen malet të dridhen? Për mua je gjithçka Me valle të lavdëroj Hosana!

Art e besim ♪ ♪ ♪ ♪

Duart pastro! Madhështor Ti je Ai që shpëton Peshkatarë njerëzish

Predikim: “Të thirrur për të shkuar në të thella”, nga z. Klodian Bego ♪ Shpallim Krishtin

ni, të të bëni ta Urtësi ësh ësi sjellë kënaq atë që do t’ju në! më vo

Mendimi i javës Paradoksi i kohës sonë

Ne kemi ndërtesa të larta, por karakter të ulët, autostrada të gjera, por pikëpamje të ngushta. Ne shpenzojmë shumë, por kemi më pak, blejmë më shumë, por gëzojmë më pak, Kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla, më shumë lehtësira, por më pak kohë, më shumë njohuri, por më pak gjykim, më shumë ekspertë, por më shumë probleme. Ne pijmë shumë, shpenzojmë shumë, qeshim shumë pak, ngasim shumë shpejt, nervrikosemi shumë shpejt, qëndrojmë zgjuar shumë vonë, lexojmë shumë pak, shohim më shumë televizor dhe lutemi më rrallë. Kemi shtuar pronësitë, por kemi pakësuar vlerat, Ne flasim shumë; dashurojmë shumë rrallë, urrejmë shumë shpesh.

Kemi mësuar si ta bëjmë jetesën, por jo si ta jetojmë jetën. I kemi shtuar vite jetës, por jo jetë viteve. Kemi bërë gjëra më të mëdha, por jo më të mira. Kemi pushtuar hapësirën e jashtme, por jo atë të brendshme. Kemi pushtuar dhe pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin. Shkruajmë më shumë, por mësojmë më pak. Planifikojmë më shumë, por përmbushim më pak. Kemi mësuar të vrapojmë shpejt, por jo të presim. Kemi shtëpi të bukura, por familje të shkatërruara... Kujtoni: një puthje dhe një përqafim mund të shërojë çdo dhimbje nëse vjen nga thellësia e zemrës. Mos ngurroni të kaloni kohë me ata që doni, sepse nuk do t’i keni pranë përgjithmonë!


Nga fjala e sotme Sot, Perëndia po të drejtohet ty. Ai të therret me emër. Ti e di çfarë mund të bësh për Të. Ai të fton në një mission të fuqishëm, në një botë të humbur. A do t’i përgjigjesh thirjes së Tij? Jezusi po të fton të bësh të njëjtën gjë si Pjetri. Ai po të kërkon të largohesh nga jeta jote e vjetër, duke e ndryshuar me një jetë plot gëzim në ndjekje të Tij. A e ka pushtuar Krishti zemrën tënde ashtu siç pushtoi edhe të Pjetrit? Nëse po, hidhu në ujërat e thella dhe lëre rrjetën e jetës tënde të kapë dhe të sjellë në varkë ata që të rrethojnë. Sigurisht, nuk duhet vetëm zemër për të shkuar në të thella, por edhe një përgatitje që vjen nga studimi i Biblës. Disa janë aq të zënë me punën e Zotit, sa harrojnë Zotin e punës. Për t’u hedhur në të thella duhet jo vetëm ta kemi Jezusin në varkë, por edhe ta dëgjojmë Atë. Të shkosh në të thella pa ushqim nga fjala e Tij është si të nisesh për peshkim pa vela dhe lopata. Mos harroni! Ka njerëz që mezi presin të takohen me ju. Ju jeni peshkatarë! Bëni punën tuaj! Duhet ta dini se ka një ndryshim të madh mes deles dhe dhisë. Po ashtu ka një ndryshim të madh mes të shkuarit në të thella për peshkim e të qëndruarit në breg, duke komentuar punën e peshkatarëve. Çfarë do të bësh sot? A do të dalësh e të bësh punën për të cilën je thirur?

Bëj çmos për lavdinë e Tij Perëndia na flet në mënyra që mund të keqkuptohen lehtësisht prej nesh. Pastaj themi: “Mos ndoshta ky ishte zëri i Perëndisë?” Isaia tha se Zoti i foli me “një dorë të fuqishme,” domethënë përmes trysnisë së situatave (Isa. 8:11). Ai pa dorën sovrane të vetë Perëndisë. Asgjë nuk mund të na e prekë jetën. A po e dallojmë dorën e Tij në veprim, apo i shohim gjërat thjesht si situata rastësore? Sa herë që je nën trysninë e situatave, thuaj: “Folmë, o Zot!” dhe prit pak që të dëgjosh. Qortimi është më tepër se mjet disiplinor – ai kërkon të më sjellë në atë pikë kur mund të them: “Folmë, o Zot!” Kujto ndonjë çast kur të ka folur Perëndia! E mban mend se çfarë të tha? Kur e dëgjojmë Atë, veshët na bëhen më të ndjeshëm. Kurrë mos kërko këshillën e dikujt tjetër për diçka që Perëndia po të lë të vendosësh vetë para Tij. Nëse kërkon këshilla, pothuajse gjithmonë do të kalosh në krahun e Satanit. “Unë nuk mora menjëherë këshillë nga mishi dhe gjaku...” (Gal. 1:16).

Kisha Ungjillore Korçë L. 12, Rr. “Niko Dodona”, Nr. 6 Tel. 082 254 640

Kisha Ungjillore Korçë Buletin javor

13 shkur t 2011

Atëherë,Jezui i tha Simonit: “Mos ki frikë! Që tani do të bëhesh peshkatar njerëzish.” Luka 5:10

Buletin 13 shkurt 2011  

...........................

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you