Issuu on Google+

Shërbesa e madhe Mirëpritja

♪ ♪ ♪ ♪

Ç’hir madhështor! Mjaft me shqetësime dhe lot! Ti je atje Zemra e adhurimit

Art e besim: “E premtja e zezë”

♪ ♪ ♪ ♪

Shërbëtori Mbret Rruga e vuajtjes Si një qengj I mahnitshmi hir

“Pse kështu?” Predikimi: “Kush e rrotulloi shtizën në trupin eTij?” nga pastor I. Loring Darka e Zotit

♪ ♪

Kthehu! Zoti është bariu im

rteton Pashka vë të se jeta ësh shpirtërore h s a h t ji g para së . ar në kohë u z i f u k a p dhe e

Filxhani i kafes Në shtëpi, kam një filxhan kafeje të veçantë. Në të ka një fotografi dhe një varg nga Bibla - “I kam harruar ato që kam lënë pas dhe po rend drejt atyre që kam përpara, drejt synimit për të fituar çmimin e thirrjes qiellore të Perëndisë”. Nuk e di se si, por pak ditë më parë vura re që bishti i filxhanit ishte thyer. Ndërsa isha duke e vështruar me keqardhje, kuptova që tani filxhani ilustronte saktësisht vargun që ishte shkruar në të. Më parë, ai ishte një filxhan shumë i veçantë kafeje me një varg të bukur nga Bibla. Tani, ai shpjegonte atë që apostulli Pal kishte në mendje. Filxhanët janë bërë për një qëllim. Me ta mund të pish kafe, kakao apo çaj. Ata nuk janë bërë që të qëndrojnë thjesht në një raft e të zënë pluhur. Kështu pra, kur përdoren, filxhanët kanë mundësi të thyhen apo të plasariten.

Ashtu si filxhanët, edhe ne jemi krijuar për një qëllim; jemi krijuar për të jetuar. Nuk jemi krijuar për të ndenjur e ta lëmë jetën të shkojë. Jemi krijuar për ta përqafuar jetën. Jezui tha: “Unë kam ardhur që ju ta keni jetën me bollëk”. Jeta e plotë e me bollëk nuk është pa rreziqe. Kur jeton, ti mund të lëndohesh, mund të përjetosh zhgënjime, mund të dëmtohesh e madje mund të plagosesh rëndë. Kam pirë shumë kafe me filxhanin që përmenda. Tani është koha që ta përdor atë për diçka tjetër, ndoshta për të mbajtur stilolapsat. Kështu, ai do të përdoret për një punë të re. Po ju, çfarë po bëni në jetë? A është treguar ajo e pakëndshme ndaj jush? A po mendoni se ajo nuk ka më vlerë? Mjaft më! Mësoni nga filxhani im i kafes. Edhe nëse jeni plasaritur, vazhdoni! Ju nuk keni vdekur akoma. Perëndia ka diçka të re për ju.


Shpata e shkopinj Pastaj erdhi për të tretën herë dhe u tha: «Ende po flini e po pushoni? Mjafton. Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve. Ngrihuni të shkojmë! Ja, po afrohet ai që po më tradhton». Në atë çast, ndërsa Jezui ishte ende duke folur, erdhi Juda, njëri prej të dymbëdhjetëve, bashkë me një turmë me shpata e shkopinj, të dërguar nga kryepriftërinjtë, skribët dhe pleqtë. Tradhtari u kishte dhënë këtë shenjë: «Jezui është ai që unë do të puth. Kapeni dhe ruajeni mirë!». Dhe menjëherë iu afrua Jezuit e i tha: «Mësues!» dhe e puthi. Atëherë ata e kapën dhe e arrestuan. Njëri nga ata që ishin aty, nxori shpatën, goditi shërbëtorin e kryepriftit dhe i preu veshin. Jezui u tha: «Paskeni ardhur të më merrni me shpata e shkopinj si të isha kusar? Unë isha çdo ditë mes jush në tempull duke mësuar njerëzit dhe nuk më kapët. Por kjo u bë që të përmbushen Shkrimet e shenjta». Atëherë të gjithë e braktisën dhe ikën.

Bëj çmos për lavdinë e Tij Lëvizjet e sotme të shenjtërisë nuk e kanë aspak në vetvete realitetin e Dhiatës së Re. Ato nuk kanë asgjë që të ketë nevojë për vdekjen e Jezu Krishtit. Gjithçka që kërkohet është një atmosferë e përshpirtshme, lutje dhe përkushtim. Ky lloj përjetimi nuk është as i mbinatyrshëm, as i mrekullueshëm. Ai nuk kërkon çmimin e vuajtjeve të Perëndisë dhe nuk është i larë me “gjakun e Qengjit” (Zbulesa 12:11). Ky përjetim nuk ka shenjën e vulës së autenticitetit nga Fryma e Shenjtë dhe nuk ka as shenja të dukshme që t’i bëjë njerëzit të thonë të mahnitur: “Kjo është vepër e Perëndisë së gjithpushtetshëm!” Dhjata e Re flet vetëm për veprën e Perëndisë dhe për asgjë tjetër. Çdo lloj tjetër përjetimi gjoja i krishterë është i ndarë nga personi i Jezuit. Kisha Ungjillore Korçë L. 12, Rr. “Niko Dodona”, Nr. 6 Tel. 082 254 640

Kisha Ungjillore Korçë E premte

1 3 p r ill 2 0 1 2

“Atëherë veli i tempullit u gris më dysh, nga lart poshtë” Marku 15:38


Buletin 13 prill 2012(e premte e zezë)