Issuu on Google+

Shërbesa e madhe

Mendimi i javës

Hapja e programit

Ja çfarë kam!

♪ Kthehu! ♪ Me mirënjohje t’falenderoj ♪ Hiri Yt më mjafton ♪ I shenjtë është Zoti ynë ♪ Je i shenjtë

Një njeri egoist e i pasur po lëngonte në shtratin e vdekjes. Gjatë gjithë jetës, ai kishte qenë i përqëndruar tmerrësisht te paraja. E çfarë nuk bënte për t’i fituar ato - sigurisht vetëm për veten! Ndërkohë që vitet kalonin, ai bindej gjithnjë e më shumë se paraja mund të bënte çdo gjë. Madje edhe tani, në çastet e fundit të jetës, ai ishte mëse i bindur se me të mund të blinte gjithçka - plotësisht gjithçka për të kënaqur egon e tij. Kështu, me këtë në mendje, ai la amanet që kur të vdiste, veç të tjerave në arkivolin e tij t’i vendosej edhe një arkë e mbushur plot me ar. Sigurisht që të afërmit e tij bënë të mundur plotësimin e këtij amaneti. Ndaj kur ai ndërroi jetë, ari u varros bashkë me të. Kur kaloi në botën tjetër, iu desh priste në radhë, ndërsa shërbyesit po lexonin emrat nga libri i jetës. Askund nuk po gjendej dot emri i këtij egoisti të pasur.

Art e besim ♪ Zgjedha ime ♪ Jezus, Jezus madhështor ♪ Zemra e adhurimit ♪ Përulemi, kurorat i lëmë Predikim nga pastor Holger Dashi ♪ Në Ty, Zot, kam jetën

thë ne i dimë T huajse të gji . t që duhen bërë fare mirë gjëra ron se ne nuk Problemi qënd bëjmë ato. dëshirojmë t’i

I shkreti njeri! Kaloi shumë kohë në pritje. E kishte marrë uria dhe buzët i ishin tharë nga etja. Vendosi të kalonte para radhe për t’u afruar te porta, me shpresë se do të blinte biletën e hyrjes. Aty, pranë portës, i zynë sytë një restorant. Goja i lëshoi lëng. “Ahaaa!” - thirri ai plot gëzim. “Është tamam siç e mendoja unë! Sa mirë që mora me vete arkën me ar!” Po për çudi, në një tabelë mbi xham vuri re se aty paguhej me kredite. I thanë se ari që kishte me vete nuk kishte fare vlerë. Kreditet ishin të mirat që ai u kishte falur të tjerëve në jetën e mëparshme. Egoisti i pasur uli kokën duke u menduar thellë. Nuk mbante mend të kishte dhënë diçka në jetën e mëparshme. Kështu, tani nuk kishte asgjë. Atëherë u dëgjua të thoshte: “Atë që kisha e shpenzova. Atë që mbajta e humba. Ajo që dhurova, më mbeti”.


Shkëputur nga Bibla Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: “Mësues i mirë! Çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?’’ Dhe Jezuii tha: ‘‘Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndisë. Tani në qoftë se ti dëshiron të hysh në jetë, zbato urdhërimet’’. Ai i tha: ‘‘Cilat?’’. Atëherë Jezusi i tha: ‘‘Mos vraj, mos shkel kurorën, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme, ndero atin tënd dhe nënën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde’’. I riu i tha: ‘‘Të gjitha këto gjëra unë i kam zbatuar që në rini; çfarë më mungon tjetër?’’. Jezusi i tha: ‘‘Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç’të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua’’. Por i riu, kur i dëgjoi këto fjalë, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri të madhe. Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ‘‘Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve. Dhe po jua përsëris: Është më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë’’. Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: ‘‘Atëherë, kush do të shpëtojë vallë?’’ Dhe Jezui duke përqëndruar shikimin mbi ta tha: ‘‘Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur’’.

Bëj çmos për lavdinë e Tij Të çlirohesh nga mëkati dhe të bëhesh i shenjtë janë rezultat i të qenit në pozitë të drejtë me Perëndinë, por dorëzimi që rezulton nga ky lloj mendimi sigurisht që nuk është natyra e vërtetë e krishtërimit. Motivi për dorëzimin e vetes sonë nuk duhet të jetë aspak për të marrë ndonjë përfitim personal. Ne jemi bërë kaq egoistë saqë shkojmë te Perëndia vetëm për t’i marrë diçka - dhe jo për vetë Perëndinë. Është njësoj si të thuash: “Jo, Zot! Nuk po të kërkoj Ty; unë dua veten time. Por, ama, dua që të më pastrosh dhe të më mbushësh me Frymën Tënde të Shenjtë. Dua që të jem pjesë e vitrinës Tënde në mënyrë që të mund të them: “Ja, çfarë ka bërë Perëndia për mua”. Të fitosh qiellin, të çlirohesh nga mëkati dhe të bëhesh i dobishëm për Perëndinë janë gjëra që nuk duhen menduar kur dorëzohesh vërtet. Dorëzimi vërtet i plotë është të preferosh vetë Jezu Krishtin. Ç’vend zë Jezu Krishti kur kemi ndonjë preokupim për marrëdhëniet tona natyrore?

Kisha Ungjillore Korçë L. 12, Rr. “Niko Dodona”, Nr. 6 Tel. 082 254 640

Kisha Ungjillore Korçë Buletin javor

13 mars 2011

“I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij; i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij!” Jeremia 9:23


Buletin 13 mars 2011