Issuu on Google+

Shërbesa e madhe Mirëpritja Lexim nga Shkrimi i shenjtë (Psalmi 103)

♪ ♪ ♪ ♪ ♪

Do të adhuroj Ty Shpallim Krishtin Shkëlqe Jezus! Beteja Ty, Zot, të takon Beko o shpirti im Perëndinë

Art e besim

♪ ♪ ♪ ♪

Këtë dëshirë unë kam Do t’i japim lavdi Gjithë qielli shpall Duart pastro!

Predikimi: “I rimëkëmbur nga një mbret” nga z. K. Bego

Ai është i denjë

on Dashuria pesh . më shumë se ari

Hape rrugën! Luftanija ku bëja pjesë ishte caktuar për manovra. Ishte një mot shumë i keq. Ndërkohë kishte rënë nata. Nuk mund të shihje shumë larg për shkak të mjegullës së dendur. Kapiteni po ndiqte me kujdes të gjitha aktivitetet. Pas njëfarë kohe, roja në pikën më të lartë raportoi: “Dritë, nga ana e djathtë e anijes”. “Është e qëndrueshme apo e lëvizshme?” - thirri kapiteni. “E qëndrueshme, kapiten”- u përgjigj vëzhguesi. Kjo nënkuptonte se nëse mbanim atë kurs lundrimi ishim në rrezik të përplaseshim. Atëherë kapiteni udhëroi sinjalizuesin: “Sinjalizo! Jemi në rrezik përplasjeje, ju këshilloj të ndryshoni kursin me 20 gradë!”. Sinjali që u kthye ishte: “Është mirë që ju të ndryshoni kursin me 20 gradë”.

Kapiteni urdhëroi: “Dërgo mesazh: Unë jam kapiteni, ndryshoni kursin me 20 gradë”. “Unë jam marinar i klasit të dytë” – erdhi përgjigjia. “Bëni mirë të ndryshoni ju kursin me 20 gradë” Pas kësaj përgjigjeje, kapiteni u inatos. Ai bërtiti: “Dërgo: Unë jam luftanije. Ndryshoni kursin me 20 gradë”. Përgjigjia që na u kthye ishte: “Unë jam far”. Ishte për të qeshur, por sa herë mendojmë si kapiteni në fjalë? E kush mendon se është ai, që afrohet e pret që unë t’i hap rrugë i pari? Unë jam më i madh. Unë isha këtu i pari. Mendoj se Perëndia do të preferonte që ne të kërkojmë së pari të kuptojmë të tjerët dhe më pas të kuptohemi prej tyre. Madje edhe rregulli i artë na thotë të njëjtën gjë.


Në tryezën e mbretit Kishte një shërbëtor në shtëpinë e Saulit, që quhej Tsiba, dhe atë e çuan te Davidi. Mbreti i tha: “Ti je Tsiba?”. Ai u përgjigj: “Jam shërbëtori yt”. Pastaj mbreti pyeti: “A ka njeri tjetër të shtëpisë së Saulit, të cilit mund t’i kushtoj mirësinë e Perëndisë?”. Tsiba iu përgjigj mbretit: “Është akoma një djalë i Jonatanit, që është sakat nga këmbët”. Kështu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra përmbys me fytyrën për tokë. Davidi i tha: “Mefibosheth!”. Ai u përgjigj: “Ja shërbëtori yt!”. Davidi i tha: “Mos ki frikë, sepse kam ndër mend të sillem mirë me ty për dashurinë që kisha për Jonatanin, atin tënd; do të të kthej tërë tokat e Saulit, të parit tënd, dhe ti do të hash gjithnjë në tryezën time”. Atëherë mbreti thirri Tsiban, shërbëtorin e Saulit, dhe i tha: “Tërë ato që i përkisnin Saulit dhe tërë shtëpisë së tij, po ia jap birit të zotërisë tënd. Mefiboshethi, bir i zotërisë tënd do të hajë gjithnjë në tryezën time”.

Bëj çmos për lavdinë e Tij Vizioni im për Perëndinë varet nga gjendja e karakterit që kam. Karakteri im përcakton nëse do të mund të më zbulohet e vërteta apo jo. Përpara se të them: “E pashë Zotin,” duhet të ketë diçka në karekterin tim që i përshtatet ngjashmërisë me Të. Nëse nuk lind sërish dhe të filloj ta shoh vërtet mbretërinë e Perëndisë, kam për të parë vetëm perspektivën e pikëpamjeve të mia. Unë kam nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale të Perëndisë – duhet që Ai të përdorë situatat e jashtme për të sjellë pastrim të brendshëm. Prioritetet e tua duhet ta venë Perëndinë në vend të parë, derisa jeta jote të jetë vazhdimisht ballë për ballë me Perëndinë dhe askush tjetër të mos merret parasysh, në asnjë lloj mënyre. Kisha Ungjillore Korçë L. 12, Rr. “Niko Dodona”, Nr. 6 Tel. 082 254 640

Kisha Ungjillore Korçë Buletin javor

8 ja n a r 2 0 1 2

“Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati: të quhemi bij të Perëndisë!” 1 Gjonit 3:1


Buletin 08 janar 2012