Page 1

STUDENTI SOT Botim i KSUT

31 tetor 2011

E Perjaveshme Falas

Tani studentëve do t’ju duhen 20 kredite për të kaluar në vitin e dytë dhe 60 kredite për të kaluar ne vitin e tretë

ULET NUMRI I KREDITEVE Studentia që drejton një nga strukturat politike rinore më të rëndësishme të Universiteteve të Tiranës

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Gjuha standarde dhe variantet dialektore”

Universiteti i Tiranës ofron testin e TOEFL-it për të gjithë studentët me kosto të reduktuar Duke ju referuar ligjit të Arsimit të Lartë i cili ka hyrë tashmë në fuqi studentët të cilët ndjekin studimet e tyre në ciklin e dytë, pra Master dhe ata që studiojnë në ciklin e tretë, pra Doktoratës në përfundim të studimeve të tyre duhet të japin edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve standarde të njohura ndërkombëtare. Prandaj, për studentët që janë pjesë e arsimit të lartë në Shqipëri dhe ndjekin studimet e tyre në një prej universiteteve të vendit...

OpinsionStudentë Studentë(pa) (pa)studime! studime! Universiteti i Tiranës nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa”, Luca Volonte Mes zullumit të

Riciklojmë letrën në Universitet, edukojmë komunitetin studentor

krijuar nga koha, me kalimin e viteve mbi supe dhe vështirësitë e jetës, edhe pena heziton të shkruarin e saj. Mendimet dhe ndjenjat fillojnë të ndrydhen, ndërsa dyshimet për çdo gjë sa vijnë e shtohen. Peripecitë e përditshmërisë e bëjnë jetën sa luksoze, por edhe të hidhur. Luksoze për «triumfatorët» dhe të hidhur për ato që nuk arrijnë të kalojnë pengesat...

Konferenca e VI e Institutit të Studimeve Dermatologjike Në memorje të prof. Mantho Nakuçi, jetës dhe veprës së tij shkencore u organizua Konferenca e VI e Institutit të Studimeve Dermatologjike që synoi promovimin e punës së studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, natën orientimin e organizatës jo-fitimprurëse studentore, Almedicus. Konferenca ishte një bashkëpunim i Almedicus dhe Institutit... Drejtor: Emiljano Dervishi

Kryeredaktor: Emanuela Nexhipi Web site: www.ksut.al E-mail: studentisot@gmail.com cel: 0695448666

Designed by Pre-Born.net


2

STUDENTI SOT

31 tetor 2011

Ulet numri i krediteve për të kaluar në vitin pasardhës Tani studentëve do t’ju duhen 20 kredite për të kaluar në vitin e dytë dhe 60 kredite për të kaluar ne vitin e tretë

Studentët falenderojnë Rektorin për mbështetjen KSUT propozoi ndryshimin e nenit 52 dhe 53 në mënyrë që të përfitonin të gjithë studentët e UT-së.

Pas tre javësh përpjekje dhe protesta më në fund u arrit zgjidhja e problemit të studentëe të Fakultet Ekonomik, të cilët nuk mund të kalonin në vitin pasardhës për shkak të mos plotësimit të numrit të krediteve të nevojshme. Kjo situatë e krijuar mori mbështetjen e Këshillit Studentor të Universitetit të Tiranës, i cili institucionalizojë të gjithë kërkesat e studentëve duke iu drejtuar fillimisht dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, i cili deklaroi që nuk ishte kompetenca e tij por e senatit akademik të merrte vendim për këta studentë. Më pas Këshillli Studentor iu drejtua senatit akademik, i cili i kërkoi Fakutetit Ekonomisë të dhënat e sakta për numrin e studentëve të cilët prekeshin nga ky problem dhe njëkohësisht edhe mendimin e dekanit për zgjidhjen e këtij problemi. Më datë 27.10.2011 u mblodh senati akademik. Pas një ballafaqimi mendimesh dhe pas një debati midis atyre qe ishin pro dhe kundër ndryshimit të këtij vendimi u arrit më në fund të miratohej propozimi

Stafi i gazetës Studenti Sot Drejtor: Emiljano Dervishi Kryeredaktor: Emanuela Nexhipi Koordinator: Aldo Hoxha Gazetar: Ledjan Mazniku, Ervi Brami Cel: 0695448666 E-mail: studentisot@gmail.com Web site: www.ksut.al Design: Pre-Born.net

për ndryshimin e nenit 52 dhe nenit 53. Vendim nr 43 , date 27 .10 .2011 Vendosi: I – Në rregulloren e UT-së miratuar me vendimin nr 5 datë 12 .04 .2010 të senatit akademik të Universitetit të Tiranës bëhen këto ndryshime dhe shtesa : 1. Neni 52 ndryshon si më poshtë : Studenti kalon nga viti i parë në të dytin kur ka siguruar të paktën 20 kredite të vitit të parë. Studenti kalon nga vitit i dytë në vitin e tretë kur ka siguruar të paktën 60 kredite nga viti i parë dhe i dytë . Për raste të veçanta sipas vlerësimit që i bëhet situatave konkrete, Këshilli i fakuleteteve ka të drejtë të vendosë ulje të mëtejshme të numrit të krediteve. Fakulteti i Mjekësisë me propozim të Këshillit të Fakultetit dhe miratim të senatit akademik mund të përcaktojë lëndë pa fitimin e të cilave studenti nuk kalon në vitin pasardhës edhe nëse ka fituar 30 kredite . Studenti i viti të fundit që në përfundim të provimeve të vitit rezulton me 30 kredite të pashlyera, ka të drejtë t’i likujdojë ato në një periudhë të caktuar nga dekanati/drejtoria, përpara sezonit të diplomimit. Studenti që shlyen këto detyrime lejohet të hyj në mbrojtjen e diplomës. në rast të kundërt, i lind e drejta e shlyerjes së tyre në sezonin e riprovimeve të vjeshtës.

Duke parë që nuk ishin vetëm studentët e ekonomikut të cilët ishin të prekur prej këtij problemi por edhe studentët e fakulteteve të tjera Këshilli Studentor vendosi t’i drejtohet senatit akademik me një propozim që të ndryshonte nenin 52 dhe nenin 53. Arsye pse u kërkua ndryshimi i nenit 53 ishte që rregullorja e re t’i vinte në ndihmë edhe atyre studentëve të cilët nuk kishin marrë 60 kredite. Këshilli Studentor i është drejtuar Këshillit të Fakulteteve të Ekonomisë dhe të Shkencave të Natyrës për celjen e sezonit të tetorit në mënyrë që ato të kenë mundësi t’i shlyejnë kreditet e mbetura. Studenti lejohet të hyjë në mbrojtjen e diplomës, pasi ka fituar të gjitha kreditet e parashikuara në programin mësimor. 2. Neni 53 ndryshon si më poshtë: Sudenti ka të drejtë të japë provimin në tre sezone të rregullta: sezonin e verës, vjeshtës dhe dimrit dhe raste të veçanta me kërkesë të Këshillit Studentor mund të hapen edhe dy sezone (tetor dhe shkurt), për të cilat ata i nënshtrohen tarifave për shërbimin e ofruar. Statusi i studentëve të cilët i nënshtrohen provimeve të sezonit të muajt tetor, përcaktohet me përfundimin e këtij sezoni. Studenti i vlerësuar përsëritës në sezonet e rregullta të provimit ka të drejtë: Të riprovohet në sezonin e vjeshtës deri në gjysmën e krediteve vjetore ( 30 kredite) Duke përfshirë si lëndët e vitit në vijim ashtu dhe ato të mbartura nga vite të mëparshme. Të paraqitet në

Një grup studentësh të cilët po prisnin në ankth vendimin e senatit përpara ambienteve të rektoratit. Pas vendimit falenderuan Prof.Dr. Dhori Kule për mbështetjen që ai u dha atyre.

provim e vitit pasardhës, deri në dy herë për provimet e mbartuara. Një herë në njërin nga sezonet e provimeve sipas përkatësisë së lëndës që mbart dhe herën e dytë lejohet vetëm në sezonin e riprovimit. Kur studenti rezulton kalues me kreditet e nevojshme dhe brenda dy viteve akademike nuk ka fituar një lëndë, ka të drejtë të kërkojë ngritjen e një komisioni ad –hoc Sipas përcaktimeve në nenin 51 të kësaj rregulloreje. II Ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi të gjitha njësitë përbërës të UT-së. III –ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Përgatiti: Ervi Brami


31 tetor 2011

3

STUDENTI SOT

Universiteti i Tiranës nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa”, Luca Volonte Është zhvilluar ceremonia e dhënies së titullit Doktor HONORIS CAUSA, më datë 27.10.2011 në orën 10:00, në ambientet e Rektoratit të Universiteti të Tiranës (Salla e Senatit) . Anëtarët e Senatit Akademik të Universiteti të Tiranës këtë titull ia kanë dhënë Z. Luca Volontè.

Universiteti i Tiranës nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa”, President i Grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Luca Volonte me motivacionin “Për kontribut të rëndësishëm parlamentar në miratimin e reformave ristrukturuese të shoqërisë europiane”. E pranishme në ceremoninë e dhënies së titullit, ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në fjalën përpara rektorëve, pedagogëve, deputetëve dhe personaliteteve të tjera të rëndësishme, zonja Jozefina Topalli vlerësoi zotin Volonte si një personalitet shumëdimensional me kontribute të jashtëzakonshme jo vetëm në jetën politike dhe akademike të Italisë, por edhe në shkallë europiane. Zoti Volonte në fjalën e tij pas marrjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, që iu dorëzua nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, kujtoi lidhjet e hershme që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, posaçërisht në fushën e arsimit,

duke përmendur numrin e lartë të studentëve që kanë studiuar në të kaluarën por edhe në ditët e sotme në vendin fqinj. Ai vlerësoi hapat që Shqipëria ka ndërmarrë ndër vite për të kaluar nga një vend me ekonomi të centralizuar, në një vend me ekomoni të lirë tregu dhe që gjatë viteve të fundit ka njohur nivele të larta stabiliteti makro-ekonomik. ”Rikthimi në Parlament i partive të opozitës, tha zoti Volonte, do të jetë një ndër elementët kyç për përmbushjen e objektivit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Është detyrë e institucioneve që të vijojnë në këtë rrugë dhe e forcave politike që të marrin përsipër plotësisht përgjegjësinë e përballjes në Parlament. BE ka nevojë që të ketë Shqipërinë mes vendeve anëtare të tij. Ka nevojë pikërisht për rolin politik dhe kulturor, si dhe për shembullin që Shqipëria mund të japë për të gjithë rajonin e Ballkanit,” u shpreh zoti Volonte. Në këtë kontekst, ai vlerësoi hapat e mëdhenj që vendi ka bërë që nga

anëtarësimi me të drejta të plota në Këshillin e Europës në lidhje me të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës dhe demokracinë, nëpërmjet ratifikimit të një numri të konsiderueshëm konventash, zbatimit të vendimeve të gjykatave, si dhe miratimit të reformave legjislative të rëndësishme në bashkëpunim me Komisionin e Venecias. “Shqipëria, tha ai, është një vend i madh në progres dhe universiteti zhvillon një detyrë gjithmonë e më të rëndësishme në formimin e qytetarëve të saj dhe të klasës së ardhshme drejtuese. Kriza

Z.Volontè është Presidenti i Grupit Popullor- Kristian Demokrat, që përbën grupin më të madh dhe më të rëndësishëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ai ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe për integrimin europian të Shqipërisë. Ky titull iu dha me motivacionin “Për kontribut të rëndësishëm parlamentar në miratimin e reformave ristrukturuese të shoqërisë Europiane”. e sotme ekonomike duhet të përballohet edhe nëpërmjet impulseve të reja të mësimeve universitare, që ky universitet i rëndësishëm zhvillon me inteligjencë dhe pasion në Shqipëri dhe që përbën një shembull për kontekstin ballkanik.”


31 tetor 2011

4

STUDENTI SOT

Universiteti i Tiranës ofron testin e TOEFL-it për të gjithë studentët me kosto të reduktuar Ligjit të Arsimit të Lartë i cili ka hyrë tashmë në fuqi parashikon që studentët duhet të japin testin ndërkombëtar gjuhën angleze

Është e nevojshme që një student duhet patjetër të mbrojë toeflin që të marri diplomën e masterit? Duke ju referuar ligjit të Arsimit të Lartë i cili ka hyrë tashmë në fuqi studentët të cilët ndjekin studimet e tyre në ciklin e dytë, pra Master dhe ata që studiojnë në ciklin e tretë, pra Doktoratës në përfundim të studimeve të tyre duhet të japin edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve standarde të njohura ndërkombëtare. Prandaj, për studentët që janë pjesë e arsimit të lartë në Shqipëri dhe ndjekin studimet e tyre në një prej universiteteve të vendit duhet që të provojnë se zotërojnë një nivel të caktuar të zotërimit të gjuhës angleze përpara marrjes së titullit “Master” apo “Doktor”. Më pas, udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar testet ndërkombëtare të pranueshme për të përmbushur kriterin e diplomimit që përmban Ligji i Arsimit të Lartë. Ndër to renditet edhe testi i TOEFL-it (Test of English as a Foreign Language) i cili është një standard ndërkombëtar i matjes së aftësisë së kandidatit për të përdorur gjuhën angleze. Prandaj, çdo student i cili është regjistruar që vjet në një nga programet Master apo Doktoraturë, duke përfshirë edhe ata që vazhdojnë të regjistrohen në vijim duhet të jenë në dijeni të faktit se përpara marrjes së diplomës duhet të ndërmarrin një test ndërkombëtar të gjuhës angleze dhe të provojnë se janë të aftë të përdorin gjuhën angleze në nivelin e përgjithshëm teorik. Po studentët e anglishtes duhet ta japim këtë provim? Edhe studentët që studiojnë gjuhën Angleze janë të detyruar t’i nënshtrohen një testimi

ndërkombëtar përpara marrjes së diplomës “Master” apo “Doktoraturë”. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka qenë gjithëpërfshirëse në drejtim të përfshirjes së të gjitha degëve dhe disiplinave studimore në testim. Ligji i Arsimit të Lartë pohon specifikisht se për ciklet e dyta dhe të treta të studimit, përkatësisht Master dhe Doktoraturë duhet të zotërohet një nivel i caktuar i gjuhës angleze nga studentët, duke mos përjashtuar nga ky rregull i përgjithshëm as studentët të cilët studiojnë gjuhën angleze. Sigurisht që vlen të theksohet se testet ndërkombëtare të gjuhës angleze masin një nivel të përgjithshëm teorik të zotërimit të gjuhës angleze dhe jo njohuritë specifike akademike të çdo fushe të kandidatit. Ku duhet ta japin studentët këtë provim? Duke ditur rëndësinë e marrjes së një testimi ndërkombëtar të gjuhës angleze, Universiteti i Tiranës ka ngritur kapacitetet e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë studentëve përmes ngritjes së një zyre të

posaçme e cila ndodhet tek godina e tij më e re, pra Godina “Liria”, ishKinoklubi i Qytetit Studenti. UT-ja ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me një prej kompanitë më të mëdha botërore në fushën e testimit, ETS Global në bazë të së cilës i ofron testimet e TOEFL dhe TOEIC për të gjithë studentët që diplomohen në vend por edhe për ata që duan të vazhdojnë më tej të studiojnë ose të punojnë jashtë vendit. Prandaj studentët mund ta japin provimin tek Universiteti i Tiranës në zyrën e UT-ETS e cila qëndron e hapur çdo ditë nga e hëna në të premten për të informuar studentët mbi testet e gjuhës angleze, për të kryer regjistrimin e tyre në një prej testimeve të anglishtes por edhe për t’i asistuar më tej në procesin e testimit.

angleze. Aktualisht UT-ja në bashkëpunim me ETS Global ofron dy testime, TOEFL (Test of English as a Foreign Language) si dhe TOEIC (Test of English for International Communication) në formatin e shkruar. Si TOEFL-i ashtu edhe TOEIC-u testojnë kompetencat e të dëgjuarit, të lexuarit dhe ato gramatikore të kandidatit të strukturara rreth pyetjeve dhe situatave specifike. Të dyja testimet e ofruara nga UT janë të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për përmbushjen e kriterit të diplomimit të përcaktuar nga Ligji i Arsimit të Lartë, por janë gjithashtu edhe të përdorshme për qëllime individuale të kandidatit në drejtim të punësimit apo edhe të ndjekjes së studimeve dhe specializimeve të mëtejshme.

Prandaj, UT-ja i ofron të gjithë A ofron Universiteti i Tiranës këto studentëve lehtësira në drejtim të: teste? ndërmarrjes së testimeve me një kosto të reduktuar, informimit mbi Universiteti i Tiranës ka ngritur një testet e ndryshme të gjuhës angleze zyrë të posaçme e cila ndodhet në si dhe ofrimit të disa modeleve të Godinën “Liria” tek ish-Kinoklubi i testimit të cilat gjenden dhe në uebQytetit Studenti për t’i ardhur në in e krijuar posaçërisht për këtë ndihmë studentëve që duan të japin qëllim: www.ut-ets.edu.al testin ndërkombëtar të gjuhës


STUDENTI SOT 5 Konferenca e VI e Institutit Konferenca shkencore të Studimeve Dermatologjike ndërkombëtare “Gjuha standarde dhe variantet dialektore”

31 tetor 2011

Në datën 24 tetor 2011, në ambientet e Fakultetit të Histori -Filologjisë, Universiteti i Tiranës është zhvilluar Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë “Gjuha Standarde dhe Variantet Dialektore. Kjo konferencë është zhvilluar nga Departamenti i Gjuhësisë,

Fakulteti i Histori - Filologjisë i Universiteti të Tiranës. Ajo është ndarë në tre seanca ku në secilën seancë pedagog si shqiptarë ashtu edhe të huaj kanë prezantuar punimet dhe temat e tyre. Në fund të çdo seance janë zhvilluar diskutime rreth punimeve që janë prezantuar.

Në memorje të prof. Mantho Nakuçi, jetës dhe veprës së tij shkencore u organizua Konferenca e VI e Institutit të Studimeve Dermatologjike që synoi promovimin e punës së studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, natën orientimin e organizatës jofitimprurëse studentore, Almedicus. Konferenca ishte një bashkëpunim i Almedicus dhe Institutit të Studimeve Dermatologjike.U mbajt në 29 tetor 2011 në sallën e konferencave të spitalit Hygeia.U paraqitën dokumentaret e realizuar nga prof.Mantho Nakuci, që janë ende sot dëshmi e punës së mirefilltë shkencore. Zhdukja e leprozës në shqiperi dhe mjekimi i dermatomikozave, bëri që këto sëmundje te ktheheshin nga probleme endemike ne sporadike. U referuan 14 tema shkencore të punuara nga studentët e Fakultetit të Mjekesisë, të programuara në 3

seksione. Gjatë diskutimeve u zhvilluan pyetje nga studentët pjesëmarrës, drejtuar Dr.Mikel Nakucit, udheheqësit shkencore te kësaj konference.Të gjitha temat e referuara kishin në bazë raste klinike të trajtuara gjatë këtyre viteve nga Dr.Mikel Nakuci. Konferenca kishte të ftuar jo vetëm dermatologë por dhe gjinekolog, kirurgë, farmacistë e pedagogë. Eventi u përshëndet nga Dr.Xheladin Ceka, drejtor i kurrikulave në rektoratin e Universitetit të Tiranës, Znj.Mirela Tabaku, këshilltare e kryeministrit të shqiperisë, Dr.Flamur Tartari, Prof.Hektor Peçi. Në emër të grupit organizativ falenderoj gjithë pjesëmarrësit, të ftuarit dhe vecanërisht Z.Leonard Solis që mundësoi realizimin e kësaj konferencë në sallën e spitalit Hygeia. Përgatiti: Raserida Cepele

Sa duhet të paguaj një student që të mbrojë anglishten?

është i vlefshëm për një periudhë 2- të përdoret sërish nga studentët për vjeçare. qëllimet e tyre individuale, por nuk mund të përdoret dot në drejtim të Në rast se studenti nuk arrin diplomimit të tyre në përfundim të rezultatin e pritshëm dhe atë studimeve Master apo Doktoraturë. dëshirueshëm të gjuhës angleze, ai Ashtu siç u theksua edhe më sipër, mund të regjistrohet sërish për ta nga studentët duhet të ndërmerret një ndërmarrë prapë testimin duke test ndërkombëtar i gjuhës angleze. paguar të njëjtën kosto për testim. Prandaj, testimi i Fakultetit të Po metoda e vjetër e anglishtes çfarë Gjuhëve të Huaja nuk i ndihmon vlerash ka? studentët për të përmbushur kriterin Në kuadër të testimeve të gjuhës e diplomimit në ciklin e dytë ose të angleze, ekziston edhe testimi që tretë të studimeve.

në testimet e TOEFL ITP-së dhe TOEIC-ut. Kështu që, UT-ETS deri më tani i ka realizuar testimet një herë në muaj në një datë specifike në sallat e ish-Kinoklubit të Qytetit Studenti. Rritja e interesimit dhe vëmendjes së studentëve ndaj rëndësisë së mbrojtjes së anglishtes në teste të standardizuara ndërkombëtare do të bëjë që UT-ja t’i gjendet pranë çdo studenti dhe ta asistojë atë me informacionin e nevojshëm gjatë muajve në vijim.

Kompania ETS Global e cila është partnerja zyrtare e Universitetit të Tiranës në këtë iniciativë, për t’i ndihmuar të gjithë studentët e ka reduktuar koston e çmimit të testimeve ndërkombëtare të gjuhës angleze. Më konkretisht, një student paguan çmimin më të ulët për provimin e TOEFL ITP ose TOEIC nga të gjitha vendet e tjera të rajonit ku ETS Global vepron. Kështu që, për të mbrojtur provimin e TOEFL ITP-së një student duhet të paguajë 66 Euro, kurse për të mbrojtur provimin e TOEIC-ut një student duhet të paguajë 135 Euro. Kuptohet që provimi i TOEIC-ut ka një kosto më të lartë për shkak se ofron një certifikatë e cila është e vlefshme gjatë gjithë jetës, përkundër provimit të TOEFL ITP-së, rezultati i të cilit

realizon Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Vlen të theksohet se ky është një test kombëtar i gjuhës angleze, kurse Ligji i Arsimit të Lartë specifikon faktin se duhet ndërmarrë një test ndërkombëtar i gjuhës angleze.

Në fund mund të shtosh edhe ndonjë Studentët e interesuar për çdo pyetje gjë që të duket e arsyeshme për t’u mbi datat e provimeve, procedurën thënë? e regjistrimit dhe çdo informacion tjetër mund të kontaktojnë në zyrën Aktualisht studentët të cilët e UT-ETS: studiojnë në Universitetin e Tiranës, por edhe ata të cilët ndjekin studimet Ueb: www.ut-ets.edu.al e tyre në universitetet publike ose Prandaj testimi i përdorur në Email: info@ut-ets.edu.al private të vendit kanë shfaqur Fakultetin e Gjuhëve të Huaja mund interesimin e tyre për t’u përfshirë Tel: +355 4 2368266


31 tetor 2011

6

STUDENTI SOT

Studentia që drejton një nga strukturat politike rinore më të rëndësishme të Universiteteve të Tiranës

Profil i Estela Kondura: Estela Kondura e lindur në Korçë më 22.03.1988. Shkollën e mesme e kam kryer tek gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në Korçë (shkollë e mesme e profilizuar) vazhdon studimet e larta për shkenca politike, dhe një master për Teori Politike. Dëshira e saj për t’u afruar me politikën ka qënë shumë e hershme, pasi dhe në moshë të vogël ka patur interest ë dinte sesi funksiononin strukurat politike në vend. Një ndjenjë e fshehur për politikën por që në fakultet u bë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Tek FRPD nisi të angazhohet fillimisht në qytetin e lindjes, dhe më pas në Tiranë me strukturat e Shkencave -

Sociale, dhe prej 2 vitesh kryeson GRUD. Si kryetare e kësaj strukure arriti të kuptoj që studentët janë pjesa më potenciale në vendin tonë, dhe idetë e tyre padyshim janë shumë përparimtare. Mbulon veprimtarinë e fakulteteve qofshin ato private ose shtetërore në qytetin e Tiranës. Për Estelën të qenurit pjesë e këtyre strukturave do të thotë mundësi, sa më shumë të jesh i angazhuar aq më shumë ke mundësi të jesh i informuar dhe të prekësh nga afër realitete të ndryshme politike. “Ata që aderojnë tek strukturat e GRUD janë studentë dhe përvecse ajo i ndihmon të kenë një horizont dhe një informacion më të gjerë politik, këta studentë nuk kanë qenë kurrë të penguar në aspektin studimor”- shprehet Estela Kondura. E ndërsa gjen rastin që t’ju bëj thirrje të gjithë studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët duan të jenë pjesë e GRUD dhe të jenë pjesë e politikbërjes, të gjithë ata të cilët kanë një ide dhe duan ta ndajnë me GRUD, të kontaktojnë tek adresa e (facebook) “Grud Tiranë” dhe www.frpd.al. Ajo thotë se të jesh

pjesë e politikës nuk mund të jesh, por bëhesh, mjafton pak angazhim, përpjekje dhe punë nga ana e të gjithëve. Estela ka kryesuar GRUD për dy fushata gjatë vitit 2009 dhe 2011 dhe ajo që ka vënë re ëshë se gjatë fushatës së fundit ka patur një tendencë rritje të numrit të studentëve aktiv.

Sa e vështirë ka qënë angazhimi juaj? Të drejtoj këtë strukturë për mua është gjëja më e bukur. Unë kam edhe një punë por e kam thënë edhe më parë që kënaqësia më e madhe është angazhimi im në forum. Është apsolutisht shumë e vërtetë kjo e fundit sepse këtu të gjithë jemi njësoj bashkëpunojmë me njëri tjetrin, Çfarë aktivitete janë zhvilluar nga kemi shumë aspirata për të ardhmen GRUD? dhe shumë sfida për të përballuar. Aktivitete që zhvillohen janë të Kjo është ajo që unë kam dashur dhe shumta qofshin ato politike dhe jo mund të them që të gjitha politike GRUD sikurse dhe kryesia vështirësitë kanë kaluar mbase pa u e forumit ka axhenden e vet ku ndjerë fare. mbidhen dhe diskutojnë për çdo Cili është oraganizimi i FRPD? problematikë dhe zgjidhje të Forumi Rinor i Partisë Demokratike çështjeve të ndryshme. Të rinjtë janë përbëhet nga GRUD dhe nëndegët pjesë e të gjitha veprimtarive dhe Tiranë. GRUD ka në përbërjen e vet aktiviteteve që ndodhin në Partinë një kryetar dhe një sekretar dhe çdo Demokratike. FRPD është fakultet i Tiranës ka në përbërje të organizatë partnere e Partisë njëjtën gjë, edhe dega e Tiranës ka Demikratike dhe të rinjtë që në përbërje minibashkitë në zonat aderojnë në të shprehin pikëpamjet urbane dhe komunat në zonat rurale e tyre. Pa harruar edhe aktivitete jo ku edhe këto drejtohen nga një politike të tipit party në club-e të kryetar dhe një sekretar. Kryetar i ndryshme, dhe një kampionatë forumit është Gerti Bogdani dhe minifutbolli me strukturat e forumit Kryetar i degës Tiranë është Mirgen që do ta realizojmë shumë shpejt. Lata.

Riciklojmë letrën në Universitet, edukojmë komunitetin studentor

Xhulia Bygjymi Një numër i madh studentësh në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, më datë 22 prill 2010 krijuan Klubin Studentor për Edukim Mjedisor “IDEA“, duke qënë se kjo datë është dita ndërkombëtare e tokës. IDEA ka një audiencë të gjerë për edukimin mjedisor të studentëve në FHF por edhe UT duke bashkëpunuar me këshillat studentore dhe shoqatat e

ndryshme mjedisore me qëllim që nëpërmjet punës së tyre të rinjtë të evidentojne vlerat dhe pasuritë natyrore dhe kulturore të vendit si dhe lidhja shpirtërore me to. Aktivizimi i studentëve ose specialistëve, mësuesëve të ardhshëm në mënyre krijuese në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, përfshirë edhe ato mjedisore përcakton formimin sa më të mirë të tyre si qytetare dhe si edukues.

Projekti arriti krijimin e një rrjeti embrional të riciklimit të letrës në FHF, dhe nxiti riciklimin e letrës si një element bazë që reformon edukatën mjedisore të studentëve. Të rinjtë si pjesë e rëndësishme e këtij projekti janë të ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e riciklimit të letrës në fakultet, duke ditur se fakulteti ka një sasi të konsiderueshme letre e cila mund të vihet sërish në përdorim kështu që kontribojmë në kursimin e pemëve që priten për të bërë letrën, energjisë, gjë që çon në përmirësimin e mjedisit. Një hap sado vogël ka vlera dhe rëndësi të mëdha.

Në bashkëpunim me shoqatat mjedisore, si dhe me shoqatat e ricikluesve të Shqipërisë në FHF po zbatohet një ide e paaplikuar më parë në institucionet e arsimit të lartë, FHF është një institucion miqësor Projekti kanë një ndikim shumë me mjedisin dhe pararojë në pozitiv tek studentët në disa edukimin mjedisor të studentëve. drejtime:

1. Ka karakter formues, aplikativ dhe edukues duke i përgatitur studentët për punë konkrete në fushën mjedisore. 2. Studentët kanë një model pune që mund ta eksportojnë edhe në fakultete të tjera apo mjedise të tjera. 3. Projekti ka nxitur studentët që të jenë pjesë e fakultetit dhe të kenë propozimet e tyre për zhvillimin e aktiviteteve të tjera të tematikave të ndryshme . 4. Ka nxitur gjallërinë e jetës studentore. Projekti u realizua me ndihmën dhe mbështetjen shkencore të Prof.As.Dr.Romeo Hanxhari.


31 tetor 2011

STUDENTI SOT

7

Smart Student bashkon dy Universitetet NENSHKRUHET MARRVESHJA E BASHKPUNIMIT MIDIS KESHILLAVE STUDETOR TE UNIVERSITETIT TE TIRANES DHE UNIVERSITETIT BUJQESOR MBI PROJEKTIN ME TE FUNDIT TEKNOLOGJIK DEDIKUAR STUDIMEVE “SMART STUDENT” Sic eshte e njohur per te gjithe studentet,Këshilli Studentor ka këto qëllime dhe objektiva kryesore: • Të trajtojë shqetësimet e studentëve dhe të veprojë për zgjidhjen e tyre; • Të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të grupeve më aktive të studentëve; • Të krijojë struktura që shërbejnë për informimin e studentëve dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre; • Të bashkëpunojë me organet drejtuese të Universitetit dhe të Fakulteteve me synim përmirësimin e nivelit mësimor e kërkimorshkencor;

• Të krijojë struktura ndihmëse në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore për studentët; • Të ofrojë shërbime lehtësuese për studentët; • Të zhvillojë nivelin kulturor dhe arsimor të studentëve; • Të kryejë aktivitete që synojnë argëtimin në format e tij më të larmishme. Duke u bazuar ne qellimet e krijimit tone, Keshilli Studentor i Universitetit te Tiranes ne bashkepunim te ngushte me keshillin Studentor te Universitetit Bujqesor, pasi analizuan

• Të krijojë e përforcojë lidhjet midis studentëve të Universitetit dhe studentëve të Universiteteve të tjera në Shqipëri dhe nëpër botë; • Të ndërmarrë veprime që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve;

funksionimin e sistemit Smart Living dhe profitet qe ai sjell per anetaret e tije, propozuan krijimin e nje rubrike te posatshme per studentet dhe jeten e tyre Universitare ne menyre qe

mundesite e perfitimit nga Smart Living te ndihmojne pozitivisht ne studimet dhe ne mardhenien ndermjet studenteve,pedagogeve dhe autoreve te teksteve Universitare. Keshtu duke shfrytezuar mundesine teknologjike qe ofron projekti Smart Living dhe perfitimet qe ai sjell nepermjet metodave bashkekohore drejt se cilave po synon te pozicionohet e gjithe rinia dhe jeta studentore europiane dhe boterore, u be e mundur krijimi i rubrikes SMART STUDENT. Smart Student do jete mundesia unike dhe teper bashkekohore per te

ofruar studentit informacione dhe shpjegime ne kohe reale per pyetje apo sygjerime te nevojshme mbi librat,leksionet apo materiale te tjera mesimore qe mund te aksesohen online, nepermjet abonimit ne Smart Student me ane te pikeve Smart. Rubrika Smart Living nuk sjell rezultate pozitive vetem ne studimet e teksteve universitare, por edhe ne kontaktin e perhershem me autoret e ketyre teksteve duke ofruar keshtu nje mundesi komunikimi me shume per studentet, e cila jo vetem nuk pengon funksionimin e mundesive aktuale por ndihmon ne zhvillimin e tyre ne nivele moderne dhe bashkekohore. Ne nenshkrimin e kesaj marrveshjen pervec dy kryetarete te Universiteteve Emiljano Dervishi dhe Arnold Lleshaj moren pjese dhe kryetaret e te gjithe keshillave studentor te fakulteteve te Universitetit Bujqesor.Pranvera Mziu Fakulteti Bujqesise dhe Mjedisit, gjithe studentet anetare ne Smart Gani Bego Fakulteti te Shkencave Living duke i ofruar atyre. Studime Pyjore, te teksteve Universitare me kosto te Jorinda Bushkola Fakulteti te ulet ose pa asnje kosto.. Bioteknologjise, Gjithashtu edhe mundesine e Asim Cenalia Fakulteti te perdorimit te zgjuar te pikeve te Mjekesise Veterinare. fituara nga Smart Living, duke i

Studentët pjesë e institutit që ka për qëllim parandalimin dhe luftën ndaj fenomeneve negativë

Fabjan Doma Me iniciativë të një grupi intelektualësh të fushave të ndryshme, pjesë e shoqërisë civile, u krijua Organizata Jo Qeveritare dhe Jo Fitimprurëse “Instituti për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit”. Instituti funksionon si subjekt juridik i pavarur dhe ushtron aktivitetin e tij konform legjislacionit shqiptar në fuqi.

Bazuar në vullnetin e mirë, transparencën dhe dëshirën për të dhënë një ndihmë sado modeste, Instituti ka bashkuar eksperiencat, kompetencat dhe kapacitetet e manaxhimit administrativ dhe financiar, kundër çdo aspekti të krimit të organizuar si drogat, trafiqet, krimet ekonomike etj si dhe ndaj terrorizmit. Pa dashur të minimizojmë rrezikun apo rendësinë e atij që quhet krimi ordiner, por për shkak të natyrës, përhapjes, organizimit dhe egërsisë, krimi i organizuar merr prioritet qoftë në studime penale dhe teorike ashtu edhe në veprime konkrete. Veprimtaria e Institutit drejtohet kryesisht për parandalimin dhe luftën ndaj këtyre fenomeneve, rehabilitimin e personave që preken

prej tyre, si dhe prej çdo forme tjetër të kriminalitetit, duke qenë koherentë me veprimtari të tjera të së njëjtës fushë. Të anëtarësuarit në këtë shoqatë janë juristë, ekonomistë, ish oficerë policie, punonjës social, psikologë, mjekë, biokimistë, gazetarë dhe të gjithë së bashku marrin vendime në lidhje me veprimtarinë e Institutit dhe politikat që ai do të ndjekë në çdo rast.

Më pas vullnetarët që kanë aftësitë dhe njohuritë e duhura të fushës përkatëse paraqesin edhe ide apo projekte të ndryshme të cilat i konceptojnë dhe i zbatojne vetë si pjesë e stafit të Institutit.

Me parimin e luftës ndaj çdo forme negative që po mban peng shoqërinë shqiptare dhe më gjerë, me dëshirën e madhe për të mos pasur më të dëmtuar nga këto forma të Aktualisht Instituti ka mbështetjen e kriminalitetit dhe me besimin se të një numri të konsiderueshëm gjithë së bashku do arrijmë të bëjmë vullnetarësh të cilët ndihmojnë në diçka shumë pozitive, ftojmë këdo realizimin e objektivave të tij. që bashkohet me mendimin tonë, të Konkretisht ata marrin pjesë në bëhet pjesë e Institutit për Luftën projekte të ndryshme të Institutit, Kundër Krimit të Organizuar dhe sidomos në organizimin e Terrorizmit. sondazheve, anketimeve dhe intervistave të ndryshme, rezultatet e të cilave përcaktojnë edhe prioritetet e punës së këtij Insituti.


31 tetor 2011

STUDENTI SOT

9

Red Bull BC One All Star Albania Tirana pushtohet nga mbretërit e breakdance Red Bull BC One All Star Albania – Për herë të parë në Shqipëri, më 25 qershor, u zhvillua konkursi i mirëfilltë i breakdance, ku i ftuar special ishte Cico, breakdancer-i i mirënjohur italian dhe i ashtuquajturi ‘Prince of Power’. Mëngjesin e së shtunës Cico zhvilloi një workshop për rreth 2 orë me të gjithë B-Boys shqiptarë, duke i shpjeguar taktikat dhe stilet e ndryshme të këtij kërcimi. Konkursi u mbajt pasditen e së shtunës tek Amfiteatri, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku pas raundit kualifikues me 30 B-Boys nga e

gjithë Shqipëria, vetëm 16 prej tyre u përzgjodhën për të marrë pjesë në konkurim. Për rreth 2 orë u zhvilluan 15 raunde plot tension dhe rivalitet, deri në sfidën finale ku fitues u shpall B-Boy Çimka. “Jam shumë i lumtur për fitoren. Është hera e parë për mua që marr pjesë në një sfidë të mirëfilltë breakdance, pasi konkurse të këtij lloji nuk janë zhvilluar më parë në Shqipëri. Pika ime e fortë janë frizat dhe power moves” - u shpreh 22vjeçari nga Tirana, Bledi Gjashta. Në panelin e jurisë ishin Cico, i mirënjohur për lëvizjet dinamike, imazhi i breakdance në Shqipëri Tan Brama dhe B-Boy Andi1, i njohur për flexible style.

Cico gjithashtu mahniti të gjithë të rinjtë e qytetit me performancën e tij fantastike dhe dinamike në një prej club-eve më të njohur të kryeqytetit, duke realizuar rrotullime kokëposhtë, i mbështetur vetëm mbi njërën dorë. Ja si shprehet Cico pas eventit: “Konkurrimi ishte vërtet interesant, sepse njihesh me karakteret e ndryshme të B-Boys, ata janë shumë krenar. Kur dikush ishte duke humbur, ata e merrnin shumë personale, prandaj ishte e vështirë. Çimka fitoi dhe unë jam shumë i lumtur pasi ai u paraqit mirë. Gara shkoi shumë mirë, edhe niveli ishte i mirë. Pas eventin ne shkuam direkt në club dhe atje ‘i vumë flakën’! Shkoi shumë shumë mirë, ishte një mrekulli. Njerëzit u çmendën, edhe unë gjithashtu…shumë këndshëm!”

Profili i CICO (Mauro Peruzzi) I quajtur “Princi i fuqisë”, italiani Mauro Peruzzi aka CICO i specializuar në lëvizjet e fuqishme; lëvizjet më dinamike në formatin e B-Boy. Ai shquhet veçanërisht për kërcimin e tij energjik dhe atë të quajtur 1990’s, ku ai rrotullohet me shpejtësi duke u mbështetur vetëm në njërin krah. Ai mban rekordin botëror, duke realizuar 27 rrotullime. CICO është një nga anëtarët e grupit RED BULL BC ONE ALL STARS! CICO ka lindur në Gjermani në vitin 1984 dhe ka qenë në lëvizje Gjermani-Itali deri në vitin 2002. Ai nisi të merrej me breakdance në 1995 dhe aktualisht është anëtar i ekipit Spinkings. Ai ka marrë pjesë në shumë evente, duke përfshirë edhe RED BULL BC ONE 2005 & 2007 dhe ka fituar shumicën e sfidave nëpër Evropë. CICO kujton ditën e parë kur pa lëvizjet e breakdance, “Një ditë mua më zuri syri diçka që rrotullohej në distancë. Kurioz për të parë se çfarë ishte, u afrova menjëherë dhe u shtanga nga ajo që pashë. Një person që rrotullohej mbi dysheme. Mendova, “E pabesueshme! Është në kundërshtim me çdo ligj të natyrës..ai po fluturon!’ Duart m’u djersitën dhe zemra filloi të më rrihte shumë fort. Ishte si diçka që më la pa frymë. Dhe kjo ishte dëshira dhe bindja për të mësuar SI TË FLUTUROSH !”


STUDENTI SOT

31 tetor 2011

10

Jetesa në Qytetin Studenti Intervistë me disa prej studentëve që jetojnë në QS kështu ishte pak e vështirë në fillim. Kushtet në fakt ishin mjaft të ndryshme nga ato me të cilat isha mësuar dhe ambjenti mjaft i ndryshëm dhe disi armiqësor mund të them. Por jetesa kolektive mendoj se është gjëja më e mirë për një student. Kushtet këtu kanë forcuar ndjenjën time të përgjegjësisë, përballimi i detyrimit për kujdes ndaj personit tim dhe të tjerëve më kanë bërë të kuptoj se mund t’ja dal mbanë kudo në punë dhe me respekt ndaj të tjerëve.

Vijnë nga vende të ndryshme të Shqipërisë, studiojnë degë të ndryshme, kanë diferencë moshore, kanë ide dhe mendime të ndryshmë por fakti i vetëm që i bashkon është jetesa në qytetin e studentëve. Por si janë përshtatur ato jetesës kolektive dhe vështirësitë që kanë hasur larg familjes. Eliana Hasani, Dega:Fizioterapi

Vlore,

Fakulteti: Mjeksi e Përgjithshme 1- Si ju duken kushtet e konviktit këtë vit? Kushtet e konviktit janë të përshtatshme, por nëqoftëse do t’i krahasoja me vitet e kaluara do të thoja se tani janë pak më të mira. 2- A janë të përshtatshme për të jetuar? Mundohemi të përshtatemi. 3- Si jeni përshtatur ju këtyre kushteve dhe jetesës kolektive? Në fillim e kam pasur të vështirë, për arsye të ambientit, tashmë jo më. Pasi bashkëjetesa në dhomë është më e vogël. Janë bërë disa ndryshime, dushet janë shtuar, dhe dyshekët janë të rinj. 4- Sa e vështirë është për ju të qënit konviktore? Paksa e vështirë. Viti 2, Savjola Bali, Dega: Drejtësi Fakulteti: Elbasan

Drejtësi

Qyteti:

1- Si ju duken kushtet e konviktit këtë vit? Këtë vit kushtet janë më të mira duke qënë se janë shtuar etazhierë të rinj dhe rregullime në kabinat e dushëve. Natyrisht këto ndihmojnë në sistemimin e gjërave

tona të cilat na nevojiten në jetesën e përditshme. Dhoma me tre persona lehtësojnë bashkjetesën. Shërbimet janë të vazhdueshme dhe tejet efektive në përgjigje të nevojave tona. Janë shtuar orendi të reja, krevate, komedina, dyshekë. Është shtuar kujdesi ndaj banorëve, ka shërbime sociale, mjekësore etj. Janë ndër gjërat e para që kemi nevojë dhe këto i kemi gjetur. 2- A janë të përshtatshme për të jetuar? Si mund të kuptohet ne studentët kemi nevoja specifike të cilat na ndihmojnë për arritjen e rezultateve në ciklin e studimeve. Po kushtet janë të përshtatshme sepse duke u nisur nga pagesa e strehimit që është relativisht e ulët mund të themi që është plotësisht në rregull. Punonjësit janë gjithmonë të gatshëm për të na asistuar kur kemi probleme si me kushtet e jetesës ashtu dhe me personat e tjerë që banojnë këtu. Kushtet janë optimale për të jetuar dhe studiuar. Sallat e studimit dhe të internetit janë hapur dhe në kushte mjaft të mira. Rregulloret shprehen qartë për respektimin e hapësirës së tjetrit dhe kam vënë re që ka zbatime rigoroze. Hapësirat janë të mjaftueshme për sistemimin e gjërave tona si dhe mundësojnë gjithashtu studim në dhomë. 3- Si jeni përshtatur ju këtyre kushteve dhe jetesës kolektive? Ky është viti i dytë që jetoj në konvikt dhe mund të them se jam përshtatur plotësisht. Vajzat me të cilat bashkëjetoj nuk i njihja më parë dhe

4- Sa e vështirë është për ju të qënit konviktore? Nëse do ma kishin drejtuar këtë pyetje kur erdha ne fillim, do të ishte e papërballueshme. Mësova të ndaj problemet e mia me persona të panjohur dikur dhe sot janë miket e mia më të mira. Të ndash hapësirën tënde të jetesës me persona me kushte të ngjashme me të tuat stimulon aftësit e tua, si dhe forcon ndjenjën e respektin për tjetrin. Viti 1, Xhevahire Arifaj, Qyteti: Tropoje B.Curri Dega: Shkenca Politike, Fakulteti: Shkenca Sociale 1- Si ju duken kushtet e konviktit? Nisur nga jeta që jemi mësuar të bëjmë në shtëpitë tona të rehatshme,

mund të themi që kushtet e konviktit nuk mund të na i zëvëndësojnë ato. Por thjesht na mësojnë t’u përshtatemi disa kushteve të reja. Gjithësesi përderisa mundësitë tona financiare kufizohen deri këtu ne jemi të detyruar të pranojmë jetesën në kushte të atilla.

2- A janë të përshtatshme për të jetuar? Bashkëjetesa kolektive në konvikt të krijon idenë që jetesa do të jetë më e vështirë duke gjykuar dhe nga kushtet apo rrethanat në të cilat ndodhet një student. Por ne fakt nuk eshte keshtu kushtet jane te pershtatshme. 3- Si jeni përshtatur ju këtyre kushteve dhe jetesës kolektive? Domosdosmërisht jemi përshtatur kushteve të ofruar edhe pse ndoshta jo me dëshirë të plotë. Jemi munduar që sado pak të krijojmë një lloj rehatie që të na bëjë të ndjehemi më mirë, duke marrë parasysh edhe faktin e largimit nga shtëpia dhe ndarjes nga njerëzit më të dashur. Unë do ta quaja pozitive jetesën kolektive. 4- Sa e vështirë është për ju të qënit konviktore? Të jesh konviktore nuk do ta quaja si çështje shumë të vështirë për arsye të cilat i përmenda dhe më lart, por kjo në fakt varet nga bashkëjetuesit që do caktohen të jetojnë në të njëjtin ambjent me ty. Nuk di të them ndonjë gjë tjetër që nuk shkon sepse vetë personalisht deri tani jam ndjerë shumë mirë , nuk e di në të ardhmen…

5- Si e mendonit jetesën në konvikt? Çfarë ju ofron ajo realisht nga ajo çfarë prisnit? Për jetesën në konvikt nuk është se kam pasur shumë informacion, por në vija të përgjithshme e kisha idenë e jetesës kolektive në një ambient përshtatshëm dhe me kushte të mira jetese.


11

STUDENTI SOT

31 tetor 2011

Të drejtat e të rinjve Zv.Presidentja e ELSA Albania flet për të drejtat e të rinjëve shqiptar Eni Mazniku Organizata ELSA i vjen në ndihmë të rinjëve studentë me një artikull mbi “Të drejtat e të rinjve”,duke marrë iniciativën edhe nga një prezantim i një pune kërkimore të ELSA Albania-s të mbajtur në ditën ndërkombëtare të të rinjve. Të drejtat e të rinjve i përkufizojmë duke i parë nga tre këndvështrime. Së pari si filozofi, të drejtat e të rinjve janë mendime filozofike që synojnë rritjen e të drejtave civile të të rinjve. Filozofi famshëm Karl Meninger thotë se : “Atë ç’ka i ke bërë të rinjve automatikisht ia ke bërë edhe shoqërisë” për të treguar impaktin e madh të kësaj grupmoshe. Së dyti, në këndvështrimin ligjor, të drejtat e të rinjve janë paketa legjislative të cilat miratohen që shteti t’i vijë pranë të rinjve me të gjitha mjetet dhe mënyrat që disponon. Së treti, lëvizja pro- të drejtave të të rinjve ka ardhur si reagim ndaj shtypjes për shkak të paragjykimit dhe për të realizuar “barazinë në të drejta midis brezave”. Përpara se të shpjegojmë cilat janë të drejtat e të rinjve duhet të qartësojmë limitin moshor të kësaj grupmoshe. Shoqëri të ndryshme kanë perceptime të ndryshme,të cilat sillen rreth moshës 15-25 vjeç, në bazë të traditave të tyre kombëtare dhe specifikave ekonomiko-sociale. Këshilli i Europës, nëpërmjet direktivave të shumta ka dashur të unifikojë këtë paqartësi. KE ka vendosur, për hir të politikave të tij, që kur flasim për të rinjtë do duhet të kemi parasysh moshën nga 18 deri në 35 vjeç, dhe ky unifikim nuk bëhet pa ndonjë arsye të veçantë por për t’u marrë si referim në bërjen e politikave kombëtare dhe ndërkombëshe mbi të rinjtë. Pak historik, mbi të drejtat e të rinjve. Ishte viti jo i mbarë 1930 i krizës së depresionit në SHBA kur të rinjtë amerikanë e gjetën veten jokomodë në shoqërinë amerikane dhe të parealizuar ekonomikisht dhe shoqërisht. Ata fillimisht ngritën zërin duke kundërshtuar Luftën në Vietnam dhe pasojat negative që po i sillte gjithkujt. Më pas formuan një strukturë paralele me Kongresin Amerikan të quajtur Kongresi Rinor

dhe kulminacioni u shënua me firmosjen e Deklaratës Amerikane të të Drejtave të të Rinjve. Mjaftoi një fillim i mbarë për t’i hapur rrugën përkrahësve të tjerë të të drejtave të të rinjve si ;Des Moines, i cili solli parimin e fjalës së lirë në shkollat publike, Gaulti i cili nënvizoi nevojën për një rritje të garancive në gjyqet e të rinjve e të tjerë aktivistë të kauzës dhe më pas krijimi i organizatave të para rinore. Organizatat rinore, Aktivizmi rinor janë format më të përhapura dhe më efikase për të luftuar mbi kauzën. Aktivizmi rinor shfaqet në tre forma: 1.Organizata Rinore të udhëhequra nga të rritur. 2. Organizata rinore të udhëhequra nga të rritur por me

fillimisht në SHBA dhe më pas në vendet demokratike të Europës. Cila është gjendja e të drejtave të ndryshme të të rinjve sot, në Shqipëri dhe në botë? E drejta për të votuar; Shqipëria renditet paralelisht me Komunitetin Europian dhe SHBA-të në pragun 18 vjeç. Këtë e sanksionon neni 45 i Kushtetutës. Së fundmi ka debate në Këshillin e Europës për ta ulur këtë prag në 16 vjeç. Mosha 16 vjeç i korrespondon vendeve si Austri, Brazil, Kubë, Nikaragua. E drejta për t’u votuar: Historia e njerëzimit nuk i ka favorizuar të rinjtë në këtë të drejtë ndaj dhe është e vështirë të ç’rrënjoset kjo traditë. SHBA dhe Europa, më shumë mund,

shtysë të madhe rinore. 3. Forma më e kulluar dhe më pak e gjindshme në realitet është Organizata rinore e udhëhequr nga të rinj dhe me anëtarë të rinj. Është i kuptueshëm suksesi që kanë organizatat e llojit të tretë për shkak të përbërjes dhe për shkak të unifikimit të bindjeve, nevojave e vullnetit për arritjen e kauzave të vogla nën hijen e kauzës së madhe. Po cilat janë këto kauza të fituara? Kauza e parë e fituar në këtë kuadër, ka qënë sanksionimi në ligjet kombëtare i termit “Të drejta të të rinjve’ sepse fatkeqësisht vetëm në 18 vende të botës njihet dhe përdoret ky term. Më pas u krijuan organizatat e para rinore si “Youth Rights Association’ “ Freechild Project’. Moment fitorje ka qënë fjalimi i Robert Kennedi-t “Të rinjtë janë përgjigjia jonë për dyshyesit e zhvillimeve botërore” fjalim i cili u pasua me politika të shumta rinore

sot kanë moshën 18 vjeç si prag të kësaj të drejte por deri pak vite më parë sillej rreth moshës 30 vjeç.Vende me tradita konservatore si Kanadaja dhe Italia zbatojnë moshën 30 dhe 40 vjeç. Konsumimi i alkoolit; Kjo e drejtë rregullohet me ligje kombëtare sepse lidhet ngushtësisht me tipare specifike të shoqërive përkatëse. Mosha standard është 18 vjeç.Vëndet më pro-liberale zbatojnë moshën 16 vjeç, si (Angli, Portugali, Vendet e Beneluksit) dhe në vendet muslimane është i kuptueshëm ndalimi i kësaj të drejte për shkak të udhërimeve fetare. Mosha për përdorimin e automjetit; Ishin djemtë e vegjël të biznsesmenit Karl Benz të cilët përdorën për herë të parë automjetin dhe më pas pasuan rregullimet ligjore për këtë çështje. Përgjithësisht pranohet mosha 16 vjeç-18 vjeç dhe ka rregullime specifike nga vende konservatore.

Në Australi të rinjtë duhet të shoqërohen nga prindërit e tyre dhe në Arabi Saudite nuk lejohet përdorimi automjetit nga të rejat. E drejta për kujdes shëndetësor; Kujdesi shëndetësor i të rinjve,gjendet në 3 forma (primar, dytësor dhe tretësor). Ky kujdes gjendet i aplikuar pothuajse në shumicën e shteteve duke iu përgjigjur kërkesave specifike të të rinjve në fushat e farmaceutikës, kujdes dentar, mjekësor të përgjithshëm dhe kujdes pikologjikmjekësor. E drejta e abortit; Duke qënë se çështjet e marrëdhënieve seksuale tek të rinjtë përzihen me faktorë ekonomikë, socialë, fetarë, tradicionalë shtete të ndryshme kanë gjetur zgjidhje të ndryshme.Vendet me orientim demokratik perëndimor si Anglia, Franca, Spanja kanë zgjdhur si referuese moshën 16 vjeç, vende si SHBA, Kanada, Greqi moshën 18 vjeç dhe vende si Malta, Irlanada, Italia për shkak të ndikimeve fetare mbeten tradicionale në këtë aspekt duke mos i njohur ende këtëtë drejtë. E drejta për punësim; Neni 5 i Kushtetutës sonë deklaron se ‘brenda mundësive që disponon shteti merr përsipër garantimin e punësimit të të rinjve. Shteti ynë së paku ka nisur sanksionim e kësaj nevoje. Vendet me profil të zhvilluar demokratik kanë gjetur zgjidhje nëpërmjet partneriteteve me subjektet private tregtare për punësimin e të rinjve. Punësimi i të rinjve ka filluar së fundmi të shihet edhe si zgjidhje e problematikave ekonomike. Më datë 12 korrik 2011 sekretari i përgjithshëm i OKB- së u shpreh në një deklaratë se : “Punësimi i të rinjve mbetet zgjidhje për krizën aktuale financiare dhe për krijimin e ekonomive të qëndrueshme”. Siç shihet nga kjo panoramë e shkurtër, rruga drejt njohjes dhe zbatimit të të drjetave të të rinjve ka qënë e gjatë dhe e vështirë. Përpjekjet sigurisht që nuk kanë përfunduar sepse këto të drejta ecin progresivisht me zhvillimet shoqërore, ekonomike, teknologjike. E rëndësishme është të kuptohet roli i të rinjve, nevoja që kanë shoqëritë për ta. Pasi të realizohet uniformisht në botë ky qëllim, atëherë rruga do të jetë më lehtë.


31 tetor 2011

Opinion

Redan Bushati Mes zullumit të krijuar nga koha, me kalimin e viteve mbi supe dhe vështirësitë e jetës, edhe pena heziton të shkruarin e saj. Mendimet dhe ndjenjat fillojnë të ndrydhen, ndërsa dyshimet për çdo gjë sa vijnë e shtohen. Peripecitë e përditshmërisë e bëjnë jetën sa luksoze, por edhe të hidhur. Luksoze për «triumfatorët» dhe të hidhur për ato që nuk arrijnë të kalojnë pengesat e shumta të saj. Kthimi prapa në kohë, gjithmonë të mbush me një ushqim ndjesish të veçanta, saqë po të kishim fatin e botës në duar, pikërisht këtë do bënim, kthimin e kohës prapa. Ky kthim të sjell ndërmend gjithçkanë dhe asgjënë

12

STUDENTI SOT

Studentë (pa) studime! tënde. Gjithçkanë që të bën të lumtur dhe të kujtosh, asgjënë që ta tejkalosh dhe të mos e mendosh. E ndërsa vitet kalojnë, tashmë ke provuar shumë gjëra, natyrisht jo të gjitha! Kur kujton pikëtakimin mes fundit të maturës dhe fillimit të jetës universitare, aty pikërisht shikon edhe kapërcimin e statusit tënd. Sigurisht, ti je më i rritur, më e rritur është edhe mendja dhe vitaliteti yt. Mes shumë tingujsh, veshi yt dëgjon gjithçka. Madje me ato veshë ke dëgjuar edhe shumë emra të përmendur disa herë, por që asnjëherë nuk i ke shikuar të gjenden aty, bashkë me ty. Ti befasohesh, madje bën edhe budallain, por nuk ke aspak të drejtë të sillesh në një mënyrë të tillë. A nuk të tregova që në fillim, se ne fillojmë të vyshkemi çdo ditë?! Ti i kupton «antivlerat» e shoqërisë tënde, por nuk i lufton ato, pasi mendon se do të jesh përfitues i ndonjërës nga mozaiku i tyre. Në fakt, nuk je treguar edhe aq i shkathët, pasi shoku yt apo shoqja

jote nuk kanë aspak nevojë të gjenden me ty nëpër auditore. Studimet e tyre kanë pikët më maksimale. Ka prej atyre, që ti ndoshta nuk i ke dëgjuar, por që njëkohësisht ndodhen të regjistruar në mbi tre universitete. Si ty ka edhe të tjerë që dëgjojnë të njëjtin emër, i cili del i pranishëm edhe në universitete të tjera. Nuk është aspak e çuditshme! Ato janë «aftësisht» më të mirë se ty! Gjithsesi, konkluzioni është pak më i gjërë se në arritjen e përfundimit të klasifikimit të studentëve me a) meritë dhe b) përsëri me meritë, por me një meritë më të mirë se merita, pasi ndodhet në thonjëza e shkreta «meritë»! Çështja e zinxhirit në jetë është evidente, pasi lidhja e hallkave është e dukshme. Çdo gjë ka arsyen e vet pse ndodh, pasi asgjë nuk vjen rastësisht. Pikërisht edhe kjo gjëndje në të cilën jemi nuk është rastësore, përkundrazi. Jeta jonë është e tillë, ku mes servilizmit të karriges dhe meritës për të mbërritur tek ajo,

gjithmonë zgjedhim të parën. Kjo bën që edhe vlerësuesi ynë, kushdo qoftë, edhe pedagogë i yni, të ngatërrohet me vehten e tij drejt objektivizmit personal. Ka nga ato që ja fitojnë zemrën; ka nga ato që janë sipërfaqësorë, por të dukshëm; ka edhe prej atyre që janë sekser të tij. Me këto tre kategori, ai gjendet në vështirësi për t’ju mos dhënë maksimumin e mundshëm. Ndërsa kemi edhe një kategori tjetër, ku renditen bijtë e «ish-oborrtarëve», «oborrtarëve» apo edhe ortakëve të tyre, ku këtu nuk ka aspak dyshime për pedagogun. Maksimumi i maksimumit! Sigurisht, ka edhe një pjesë që përpiqet dhe përkushtohet në arritjen e vetëpersonalizimit të ambicieve dhe synimeve. Po sa vend zë në shoqërinë shqiptare një kategori e tillë është një pyetje qesharake, pasi në këtë «mozaik» antivlerash «ëmbëlsira» e falur është shumë më e shijshme. Andaj diploma duhet të merret me çdo kusht, edhe pa studiuar!

Apex USA Albania Spend you summer in United States while making money! Apply now Requirements for all summer work and travel participants: • Be a full time student • Demonstrate English proficiency • Participate in a documented, in-person interview • Apply for the J-1 visa in their home country • Enter the U.S. on the J-1 visa (change of status within the U.S. is not permitted) • Have sufficient personal funds or financial support for round-trip airfare and living expenses for the duration of stay • Leave the U.S. at the end of the program

Benefits • Visa documents • Job offer • Self insurance • Accommodation (depending on the job site might be free of charge or inexpensive) • Culture exchange • Work experience • Traveling experience, and unforgettable friends Interested? More info? Email shkelzenorzeni@gmail.com or call 00355693941502 WE are more than HAPPY to help you.


31 tetor 2011

STUDENTI SOT

13

Rinia Studentore, pranë studentëve në çdo fakultet Është mbajtur ditën e martë, në datën 25 tetor, ora 17:00, takimi i parë për këtë sesion akademik me aktivistët e organizatës Rinia Studentore.

Andi Shkira Është mbajtur ditën e martë, në datën 25 tetor, ora 17:00, takimi i parë për këtë sesion akademik me aktivistët e organizatës Rinia Studentore. Në këtë takim ishin prezent një grup prej 20 të rinjsh të cilët janë aktivistë të

kësaj organizate në Tiranë, në universitete publike dhe private. Takimi është zhvilluar në formën e një diskutimi të gjërë mbështetur mbi disa pika. Kjo bëri që edhe pjesëmarrësit që ishin aty për herë të parë, të përfshiheshin në këtë diskutim nga i cili dolën rezultate dhe përfundime në lidhje me punën e kryer deri tani dhe për vizionin dhe projektet e ardhshme të kësaj organizate. Kryefjala e takimit ka qënë ngritja e njësive të strukturave të organizatës nëpër fakultete, përcaktimi i strategjive eficente në ngritjen e këtyre strukturave si dhe ndarja e detyrave për zhvillimin e kësaj pike. Kryetari i organizatës Z.Andi Shkira e hapi këtë diskutim me fjalinë “Kemi qënë vetëm një

grusht njerëzish, tani jemi një grup studentësh të mbledhur grusht me njëri – tjetrin.” Më pas u shtruan në diskutim çështje mbi problematikat e sotme nëpër universitete dhe lobimi për zgjidhjen e tyre. Aktivistë nga Fakulteti i Drejtësisë, Arkitektura, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, si dhe nga universitetet private Zonja e Këshillit të Mirë dhe Universiteti Europian i Tiranës dhanë idetë e tyre mbi trajtimin e zgjidhjes së problemeve. Diskutimi u ndal edhe në marreveshjet e deritanishme të arritura me organizata vendase dhe të huaja. Aktivistët e organizatës që kanë përfaqesuar organizatën në spektrin ndërkombëtar në shtetet Gjermani, Itali, Bullgari, ndanë eksperiencat e

tyre gjatë diskutimit. Gjithashtu gjatë takimit është trajtuar gjerësisht zhvillimi i një seri projektesh me në fokus të rinjtë dhe studentet shqiptarë. Një tjetër pikë ku u ndal diskutimi ishte edhe karta e anëtarit. Ky instrumenti do të hidhet në qarkullim së fundi nga kjo organizatë. Shkira tha se benefitet e kartës së anëtarit do të gjejnë një rregullim statutor, dhe se është duke u hartuar një paketë ndryshimesh statutore ku një ndër ndryshimet që do i bëhet statutit është pikërisht pasurimi me dispozita mbi kartën e anëtarit.


31 tetor 2011

Magjia e humorit

Ne të gjithë do të donim që kur ne të flasim të kishim vëmendjen e të gjithëve dhe të na dëgjojnë. Gjithsesi këtu do të trajtojmë mënyrat se si të flasim e të mos na dëgjojnë të tjerët me dëshirën më të madhe që fjalimi

STUDENTI SOT

14

Kuriozitete jonë të mbaroj sa më parë. Ne takojmë çdo ditë njerëz që nuk dinë kur duhet të ndalen duke folur, pavarësisht se a kanë njohuri për atë se çfarë flasin apo jo, duke krijuar një ambient të mërzitshëm dhe të zymtë. Për t’u bërë një bisedues interesant është e domosdoshme para së gjithash të mos shisni “shumë” kulturë, përndryshe do t’i mërzisni të tjerët pa masë dhe si rrjedhojë do të lindi tek ata një ndjenjë antipatie instiktive për ju. Një ditë para Makjavelit fliste një njeri shumë i ditur dhe shumë i mërzitshëm. Nikola tha: ‘Vërtet ai di gjithçka, por mëkat që nuk di tjetër veç kësaj’. Kujdes mos jepni

përshtypje se dëshironi të bëheni “profesor” i dëgjuesve tuaj. Është gjë shumë acaruese. Nëse dëshironi të bëheni i pëlqyeshëm nuk duhet të kuptoheni se po mbani një kurs me leksione. Ju vërtet mund t’u mësoni bashkëbiseduesve tuaj gjëra që si kanë ditur por pa fjalë të mëdha. Një gjë tjetër e domosdoshme për folësin është humori. Pa të, është e pa dobishme të pretendosh të hapësh gojën me sukses. Është një element i radhës së parë që përcakton menjëherë një epërsi shoqërore. Por kujdes, në këtë pikë është vështirë të jesh i qartë sepse, jo të gjithë zotërojnë një koncept të saktë se çfarë është në të vërtet humor. Disa

pretendojnë që është në bërjen për të qeshur të të tjerëve, të tjerët e ngatërrojnë me thashethemet, shpirtligësinë, etj. Humori para së gjithash është një dhunti (e rrallë fatkeqësisht) intelektuale. Humori është ajo forcë që ju falë menjëherë çelësin e një problemi, ju ofron përgjigjen e lehtë, etj. Mësoni t’i shfaqni humorin tuaj me një lloj maturie. Teprimi është shkatërrimtarë në çdo fushë. Ndërsa ju që tashmë e keni vërtetuar që humorin tuaj pëlqejnë të tjerët përdoreni në secilën bisedë, e po ashtu mos hezitoni kurrë të qeshni kur bisedoni sepse qeshja është si magneti.

Tipat e kundërt tërhiqen apo Duhet të përpiqemi të gjejmë një ushqimi nuk do të jetë i preferuari i pushimet së bashku me një çift tjetër, zmbrapsen? kompromis për të jetuar në mënyrë tij, mund t’ja shpërbleni atë pas ose zgjidh një destinacion tërheqës

Ti pi duhan ai jo, ai është i fiksuar pas sportit ndërsa ti je alergjike ndaj tij. Ndoshta është e vërtet thënia që tipat e kundër tërhiqen por si të kapërcejmë ndryshimet dhe të gjejmë një kompromis që zgjat? Gjej shpirtin binjak. E thotë shprehja popullore, e konfirmon shkenca, por a është e vërtet që “ të kundërtit tërhiqen” ? Shpesh dashuria shfaqet si një çështje e forcave kundërshtare, dashuria dhe urrejtja, si dy magnet që tërheqin dhe kompesojnë karaktere dhe sjellje të ndryshme që gjejnë një kompromis dhe një mënyrë për të jetuar së bashku. Historia dihet, në fillim tërhiqemi nga e reja, nga ana e karakterit krejt e ndryshme nga e jona, por me kalimin e kohës, dallimet radikale mund të sjellin probleme në çift.

të ekuilibruar rutinën e përditshme dhe të evitojmë fërkimet e vazhdueshme. Nëse në çift ka dashuri atëherë ka vend edhe për mirëkuptim dhe pranimin e ndryshimeve të vogla në zakonet e tyre. Ai pi duhan ti jo? Mos i’u nënshtro një duhanpirësi por ftoje ta bëjë atë larg teje. Eshtë i ditur fakti që pirja e duhanit në mënyre pasive është e dëmshme, prandaj insisto që ai të tymosë jashtë shtëpisë ose ta ndërpresë farë, përfitimi do të jetë edhe për ty por sidomos edhe për atë. Dëshironi që ta bëni atë më pak dembel? Shkoni bashkë me të në një kurs vallëzimi, pasi të keni vajtur një herë nuk do të ketë me dëshirë të qëndroje në shtëpi. Atij i pëlqen të hajë në mënyrë të c’rregullt? Pëlqen ushqimet e shijshme, por pak të shëndetshme, ëmbëlsirat me kalori të lartë dhe ti frikësohesh për pasojat? I mërzitur me dietën e tij? Kontrollo përgatitjen e ushqimit të tij, duke u përpjekur të përgatisësh pjata sa më të lehta, që nxjerrin në pah cilësinë dhe vlerën ushqimore të perimeve dhe zarzavateve. Përgatisni darka romantike, edhe pse

vaktit me një ëmbëlsirë të lehtë apo me një mbrëmje të veçantë. Ai është gjaknxehtë, nxehet shpejt? Nëse ka luhatje të humorit dhe e humb durimin shpejt, lërini pak kohë që të marrë veten. Shumë njerëz bëhen të padurueshëm kur janë të lodhur. Për të mos arritur në “ një konflikt”, çdo të shtunë e të dielë, përpiqu t’i japësh hapësira vetes dhe lëreni atë të shfryjë humroin e keq vetëm, mos lejoni që t’ju prishë kohën e lirë por organizojeni në mënyrë të kënaqshme. Ndonjëherë mjafton një darkë me miqtë për të transoformuar një mbrëmje të mërzitshme dhe të diskutueshme, në një darkë relaksuese. Nuk pëlqen të kurojë look-un e tij? Mos i ngjaj atij! Shpesh çiftet kanë tendencë të ngjajnë në çdo mënyrë. Por nëse jeni një person që ju pëlqen të kujdeseni për veten dhe pamjen tuaj, mos e hidhni poshtë këtë zakon dhe përpiquni të kuroni edhe veshjet e partnerit tuaj, duke zëvendësuar veshjet e tij pak të dala nga moda me diçka të rafinuar. Ai nuk pëlqen të udhëtojë? Mos u dorëzoni. Shpesh meshkujt që nuk pëlqejnë të organizojnë pushimet e bëjnë edhe për arsye sepse përtojnë. Programo ti

për atë që të merret me të gjitha rezervimet dhe detajet e udhëtimit.

Mos harroni të shkruani me dorë, ju gjallëron trurin

Epoka e teknologjisë ka të mirat e veta, por edhe anët e saj negative, siç është ajo e mpirjes së trurit dhe posaçërisht zonave të veçanta të tij që përgjigjen për veprime të ndryshme të vetëdijshme tonat. Një nga këto është edhe ai i të shkruarit, i cili mbetet disi në hije në epokën kur njerëzit gjenden përballë një ekrani dhe kanë në duar një tastierë për ta shtypur. Kështu pohon një studim i fundit, i realizuar nga dy shkencëtarët Anne Mangen, dhe Jean-Luc Velay, sipas të cilëve, të shkruash me dorë të bën mirë se të gjallëron dhe të ruan trurin. Sipas tyre, të pushtuar nga teknologjitë që ju ndihmojnë të derdhni më pak djersë, paraqitet rreziku i tendosjes së muskujve të trurit nuk vihen më në lëvizje.


31 tetor 2011

15

STUDENTI SOT

Bëhu pjesë e Studenti Sot! Publiko artikullin, mendimin, analizën dhe çfarëdo që të tjerët duhet të dinë. E-mail: studentisot@gmail.com www.ksut.al http://www.facebook.com/groups/keshillistudentor.ut/ Facebook: Gazeta Studenti Sot

Horoskopi Javor Dashi 21/03 - 20/04 Marsi, Jupiteri, Saturni dhe Hëna janë prezentë dhe nxisin fatet e mira në punë, sport dhe lojëra të tjera shoqërore. Një rreze e re dashurie do të marr hov ditët e ardhme nëse ju silleni me seriozitet. Nuk përjashtohet edhe një lidhje jetësore me një person të ardhur nga larg. Ruajuni euforisë së tepërt.

Bëni hapat që ju duken më të sigurtë dhe do të keni suksese të habitshme në punë afariste por edhe në dashuri që ju ka brengosur këto ditë. Ka në horizont një aventurë të shkurtër por të këndshme dhe pak e « rrezikshme » në rrafshin emocional. Përfitoni nga kjo dhuratë e Venerës!

Demi 21/04 - 20/05 Ndërlikimet financiare përfundojnë me fillimin e javës. Një pjesë tjetër e padëshirueshme që përjetoni do të vazhdoj deri në mes të javës prej nga do të rradhiten disa ndryshime të rrufeshme në favorin tuaj. Mos rrini i ftohtë ndaj ndryshimeve dhe mos dyshoni në çdo kënd e në çdo gjë! Fati është në favor të juajin dhe do të keni një sukses të dukshëm profesional.

Luani 23/07 - 22/08 Marsi, këto ditë banon në sektorin tuaj dhe ju do t’i ndjeni efektet e saj por në fund varet nga hapat që do të merrni. Në këtë periudhë ju ndjeheni i freskët dhe duhet të merrni hapa në biznes. Ky muaj do t’ju sjellë risi në jetën sentimentale, ndoshta gjatë një udhëtimi e sidomos nëse keni parapa një udhëtim të gjatë. Priten disa gërshetime të papëlqyeshme profesionale. Mbani distancë.

Binjakët 21/05 - 21/06 Ju tani më duhet të keni kuptuar se gjërat nuk shkojnë vetë. Duhet hapur sytë dhe të përfitoni plotësisht nga ato që ju mundësojnë planetet dhe rrethi ku jetoni. Keni rastin të përjetoni një ngritje të mahnitshme shpirtërore me një person të adhuruar që nga moti e që për habi ju nuk e vëreni ose nuk keni dashur ta shikoni deri më tani. Në shëndet, kujdes nga ftohja e papritur.

Virgjëresha 23/08 - 22/09 Dyshi Jupiter - Venus, do t’ju sjellin një ndryshim të bukur gjatë kësaj jave. Hëna gjithashtu. Ka gjasa se do të krijoni një dashuri të ëndshme me ndonjë ish kolegë apo shok shkolle, të cilin në të vërtetë nuk e keni pas shumë qejfi. Jeta po ndryshon... Pra ju e keni topin në posesion dhe përfitoni për të krijuar një lidhje të vyeshme dashurie se në këtë ju ndihmojnë yjet e nënqiellit tuaj.

Gaforrja 22/06 - 22/07 Një “program” i ri dhe shumë projekte ju sillen përballë këto ditë të ftohta.

Peshorja 23/09 - 23/10 Do të ballafaqoheni me disa çështje substanciale dhe në përgjithësi, ju do

t’i menaxhoni me qetësi. Kjo është njëherit edhe ajo që ju mundësojnë dhe kërkojnë yjet. Në punë do të jeni shumë bindës kurse në plan emocional do të përjetoni harmoni të shumë të kërkuar e kjo do të ju jep një humor të mirë për ditët që vijnë. Nëse jeni i papunësuar, do të keni rastin të tregoni kualitetet tuaja në mes të javës. Akrepi 24/10 - 22/11 Përsëri ka harmoni në ajrin që thithni e kjo do të vazhdoj deri në fillim të javës së ardhshme. Deri atëherë jetoni me kënaqësi ditët e bukura që vijnë se yjet ju parashohin një vit më të mirë se atë që shkoi. Përveç një ftohje të shkurtër gripi « pranveror », do të jeni në “formë” shumë të mirë dhe priten avancime të mëdha nga ju për vet ju.

vështirësi dhe stres. Kjo situatë mund të vazhdoj deri në fund por konflikti do të zgjidhet me mirësi dhe në kënaqësi për të gjithë. Ju duhet shumë vëmendje në vendimmarrjet tuaja. Një lundër fatlume ju pret në breg e tani ju ngelet ju që të dini ta kapni këtë mundësi. Në të vërtetë, do të takoni një person plotësisht të panjohur më parë.

Ujori 21/01 - 19/02 Saturni për këtë javë do të ju sjell disa masa të rrepta por nga ana tjetër, në bashkësi ju sjellin nxitje të mira dhe një ndryshim pozitiv në jetën dashurore. Mos refuzoni përparësitë e rastit se do të ju sjellin ditë të begatshme në shumë fusha. Përndryshe pak maturi me ndikimet nga Saturni se ka gjasa të jeni pak i lënë pas dore e kjo mund Shigjetari 23/11 - 21/12 Yjet të ju çoj në letargji tejet të kërkojnë nga ju të përmbushni disa pakëmdëshme. kushte se janë në shërbimin tuaj. Peshqit 20/02 - 20/03 Megjithëse Mos nguroni pra! Zgjedhjet e juaja disa keqkuptime ju marrin shumë do të jenë të drejta dhe “rejtingu” i energji, ju jeni në gjendje për të juaj do të ritet konsiderushëm ndrequr situatën. Shprehni Frymëzimi nuk do të mungoj, do të mendimet tuaja pa ngurrim. Mërkuri ju duhet vetëm pak më tepër agjilitet. është në qiellin tuaj dhe nuk do të ju Përndryshe në këtë fillim muaji janë lerë pa kompenzuar natyrisht, nëse të mundshme disa demoralizime të ju e dëshironi këtë ompenzim. Do imta sidomos nëse jeni i lidhur tepër të merrni një thirrje për argëtim, mos emocionalisht me rrjetin social të e lëshoni nga dora! Se pas saj, mund internetit. të fillojnë disa ndikime pozitive tek Bricjapi 22/12 - 20/01 Pjesa e e ju. mesme e javës ju sjellë disa


Studenti Sot 3  

Botimi nr 3