Page 1

STUDENTI SOT Botim i KSUT

6 shkurt 2012

E Perjaveshme Falas

Rektori i UT, Dhori Kule, konfirmon rikandidimin Zgjedhjet në Universitete Më 20 shkurt, studentët dhe stafi akademik do t’u drejtohen kutive të votimit... Faqe 2

Prof. Dr Dhori Kule prezanton platformën

Berisha: 21% e administratës shtetërore, të diplomuar jashtë vendit

Faqe 4

Kredia studentore, studentët të interesuar Asnjë i ri nuk mund të privohet nga e drejta për të studiuar, pavarësisht mundësive ekonomike. Ministria e Arsimit së bashku me një nga Bankat europiane ka nisur një reformë të re... Faqe 4

Regjistrat e rinj në universitet, studentët me kode personale

PhD.,Dr.Altin Shegani kandidat Të jesh një student europian për Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT-së! Po e nis këtë artikull në cilësinë e një studenteje të drejtësisë dhe një anëtareje të një organizate studentore e cila funksionon pranë çdo Fakulteti Drejtësie në Europë. Organizata, është ELSA Albania. Prej rreth një viti jam anëtare e kësaj organizate dhe prej disa muajsh anëtare e bordit drejtues. Kënaqësia e pjesëmarrjes ka qënë në rolin e përfitueses nga aktivitetet akademike dhe ato kulturore në Shqipëri dhe jashtë vendit. Aktivitete të realizuara nga ELSA kombëtare, ndërkombëtare dhe partnerë të saj. Përpara 4 vitesh kolegët e Departamentit të së Drejtës Penale Duke komunikuar me studentë drejtësie në Europë më ka më besuan sfiden e drejtimit të Departamentit Penal. Duke dhënë një pamje të re të të qënit student, duke u njohur me Faqe 13 falenderuar të gjithë pedagoget dhe studentet e Fakultetit të stilin europian të jetesës së nje student-i/eje... Drejtesise të Universitetit të Tiranes, të cilet më kanë mbeshtetur me sugjerimet e tyre për realizimin e kësaj platforme, dëshiroj të paraqes disa nga drejtimet kryesore të punës për te... Faqe 3

Domosdoshmëria e reformës në Fakultetin Ekonomik, UT Faqe 4

Red Bull Street Style 2012

Faqe 14

Prof. Dr. Andri Koxhaj Kandidat për dekan në Fakultetin e Ekonomisë, UT Fakulteti i Ekonomisë ka qenë dhe vijon të jetë një pionier i arsimit të lartë në Shqipëri, një ndër institucionet lider të universiteteve shqiptare. Prandaj, sot, më shumë se kurrë, nevoja për një transformim rrënjësor, për reformë menaxheriale, është e domosdoshme, për ta cuar fakultetin tonë në një nivel më të lartë. Në të gjitha universitetet prestigjoze në botë, disa prej të cilave kam pasur mundësinë ti shoh nga afër, studentët janë thelbi i reformave dhe menaxhimit të institucionit. Ne fund te fundit, zëri i studentëve (aktoret kryesore te nje universiteti) duhet të jetë jo vetem i rendesishem, por... Faqe 12

Drejtor: Emiljano Dervishi Kryeredaktor: Emanuela Nexhipi Web site: www.ksut.al E-mail: studentisot@gmail.com cel: 0695448666 Designed by cmyk


2

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

Zgjedhjet në Universitete Gara mes profesorëve për shefa departamentesh, dekanë dhe rektorë sapo ka nisur zyrtarisht në të gjitha universitetet publike të vendit. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka konfirmuar rikandidimin e tij, por edhe të një pjese të madhe të drejtuesve në pozicionet e tyre. “Të gjithë do të kandidojmë dhe unë si Rektor u kam bërë thirrje që të kandidojnë sepse duhet të rikonfirmojnë nëpërmjet garës nëse

kanë punuar mirë apo jo këto katër vjet në institucionin që kanë drejtuar, departament, fakultet, universitet. Kjo është në vullnetin e tyre. Unë e kam konfirmuar edhe më parë për të rikandiduar në postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës. E kam të domosdoshme të verifikoj se si kam drejtuar këto 4 vite”, deklaroi rektori Kule. Brenda kësaj jave do të zgjidhen anëtarët e KQZI-së dhe anëtarët e

komisionit. Zoti Kule sqaroi se do të zbatohet e njëjta rregullore për zgjidhje në të gjitha fakultetet dhe vota e studentëve është 20 % e totalit për zgjedhjen e drejtuesve. Përballë Rektorit të Universitetit të Tiranës deri më tani nuk ka një kandaturë zyrtarë. Më 23 shkurt do të zgjidhet edhe enigma e emrave të profesorëve që do të fitojnë në këto zgjedhje.

Zgjedhjet në universitete, shtyhet në mars sezoni i provimeve Provimet e semestrit të parë për të gjithë studentët, ndryshe nga vitet e kaluara, do të zhvillohet në muajin mars. Arsyeja e kësaj shtyrjeje janë zgjedhjet për drejtues të universiteteve, që do të zhvillohen në datën 20 shkurt. Sipas Kryetarit të Konferencës së Rektorëve, Dhori Kule qëllimi është që studentët të mos ndikohen nga përballja me pedagogët dhe për të votuar me transparencë të parapëlqyerit e tyre në drejtim të fakulteteve, dekanateve dhe rektorateve. Kjo, pasi ligji aktual i jep të drejtën e votës edhe studentëve. Gjithashtu ai sqaroi, se gjatë muajit shkurt do të zhvillohen leksione për semestrin e dytë

të studimeve. Kule bëri të ditur edhe pezullimin e disa prej kompetencave që kanë drejtuesit aktualë të universiteteve. Këto kompetenca kanë të bëjnë me rekrutimin apo me lëvizjen e stafit, si dhe me aktivitete që lidhen me ciklin e tretë të studimeve. Ai konfirmoi edhe kandidaturat e pjesës më të madhe të drejtuesve aktualë, si dhe të drejtën e kandidimit të drejtuesve që janë në prag të pensionit. Në të njëjtën kohë është bërë edhe miratimi i rregullores, ku do të bazohen edhe zgjedhjet në universitete.

Për të qenë korrektë me zgjedhjet, komisionet që më parë ngriheshin nga dekani dhe miratoheshin nga senati, sipas rregullores së re do të krijohen me short.

Kule thirrje për zgjedhje të ndershme në universitete Zgjedhjet në universitete shtyjnë datën e provimeve sezonale të studentëve. Provimet e simestrit të parë, këtë vit nuk do të zhvillohen në shkurt si vitet e tjera por në mars për arsye se stafi akademik dhe studentet do ti drejtohen kutive të votimit për drejtuesit e tyre. Rregullorja e këtij procesi ka ndryshuar, dekanët dhe rektorët mund të rikandidojnë dhe të rishpallen fitues nëse program i tyre është bindës. Dhori Kule, rektori i universiteti të Tiranës i bëri thirrje kandidatëve për zgjedhje të ndershme, duke kujtuar se zgjedhjet në universitet nuk do të jenë si ato politike ku ka të humbur. Në lidhje me debatin e studentëve për anglishten e detyruar përpara se të nisin masterin, rektorati përplaset sërish me Ministrinë e Arsimit duke thënë se ky institucion ka cënuar ligjin. Niveli i kërkuar i anglishes sipas Kules është i vështirë për studentët. Në zgjedhjet e 20 shkurtit, 11 universitet publike do të kenë drejtuesit e tyre, pa mandate të limituara, me një rregullore të përgatitur nga senati i faktulteteve dhe rektoratit dhe me shumicë të votës së stafit të pegagogëve, të 20% të studentëve dhe amdinistratës publike.

Rektori i UT, Dhori Kule, konfirmon rikandidimin: Gara të jetë transparente Zbardhet rregullorja: Si do të votohet për dekanët e rektorët e rinj Zgjedhjet në universitete shtyjnë sezonin e provimeve për studentët. Çdo vit, për semestrin e parë, ato kanë përfunduar në shkurt, por këtë vit do të nisin në fund të tij dhe do të vijojnë gjatë marsit. “Procesi mësimor për programet e semestrit të parë dhe të dytë do të vijojnë rregullisht deri në datën 24 shkurt 2012. Sezoni i provimeve të semestrit të parë do të fillojë në datën 27 shkurt 2012”, thuhet në rregulloren e zgjedhjeve, të miratuar nga Senati Akademik i UT-së. Më 20 shkurt studentët do t’u drejtohen kutive të votuesve për zgjedhjen e akademikëve që do të jenë në krye të departamenteve, fakulteteve e universiteteve. Vota e tyre ka peshë në masën 20%, sipas formulës që përcakton ligji për shpalljen e fituesve. Në masën 75% vlerësohet vota e personelit akademik të institucionit, ndërsa stafi joakademik ka peshë në masën 5%. Rregullorja ka pësuar ndryshime. Dekanët dhe rektorët mund të rikandidojnë dhe të shpallen fitues nëse kanë një platformë bindëse. Gjatë një konference për shtyp, rektori

i universitetit më të madh në vend, Dhori Kule, u bëri thirrje kandidatëve për zgjedhje të ndershme, duke kujtuar se zgjedhjet në universitet nuk do të jenë si ato politike, ku ka të humbur. Ai konfirmoi rikandidimin e tij për një mandat të dytë, ç’ka e lejon edhe ligji i ri për arsimin e lartë pas ndryshimeve të fundit që i janë bërë. “Të gjithë do të kandidojmë dhe unë si rektor u kam bërë thirrje që të kandidojnë, sepse duhet të rikonfirmojnë nëpërmjet garës nëse kanë punuar mirë apo jo këto katër vjet në institucionin që kanë drejtuar, departament, fakultet, universitet. Kjo është në vullnetin e tyre. Unë e kam konfirmuar edhe më parë për të rikandiduar në postin e rektorit të Universitetit të Tiranës”, deklaroi rektori Kule. Brenda kësaj jave do të zgjidhen anëtarët e KQZIsë dhe anëtarët e komisionit. Përballë rektorit të Universitetit të Tiranës deri tani nuk ka një kandidaturë zyrtare. Sipas rregullores, konsiderohet fitues në postin e autoriteteve drejtues rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, kandidati që është renditur i pari në listë

dhe rezultati i tij në përqindje është jo më i vogël se 33%. Nëse nga llogaritja e rezultatit të votimit kanë dalë dy ose më shumë kandidatë me pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet me short. Në rastin e një kandidature të vetme për postin e autoriteteve drejtues rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, konsiderohet fitues nëse rezultati i tij në përqindje është mbi 50%. Kush konkurron: Kandidati për postin e një autoriteti drejtues, duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në këtë rregullore dhe në ligjin “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Mund të konkurrojnë për postin e një autoriteti drejtues edhe kandidatë nga jashtë institucionit, që plotësojnë kriteret e mësipërme dhe formimi i tyre akademik përkon me ato të institucionit. Nëse kandidatë të tillë rezultojnë fitues për postin e një autoriteti drejtues, ata punësohen me kohë të plotë në postin përkatës brenda institucionit. Kandidati për postin e autoritetit drejtues Rektor/ dekan duhet të ketë së paku titullin “Profesor i asociuar”, apo të ketë

gradën shkencore “Doktor” (PHD) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe me përvojë akademike në këto universitete. Kandidati për postin e autoritetit drejtues – përgjegjës i njësisë bazë, duhet të ketë së paku gradën shkencore “Doktor”. Kandidati për autoritet drejtues në UT, nuk mund të kandidojë për më shumë se një post autoriteti drejtues në të njëjtën kohë. Nuk mund të kandidojnë për post autoriteti drejtues apo anëtar në organet drejtuese te institucionit, persona që janë duke vuajtur dënim me vendim gjyqësor të formës së prerë per vepra penale apo kundërvajtje penale ose që janë dënuar më parë për vepra penale a kundërvajtje penale. Kanë të drejtë të kandidojnë për post autoriteti drejtues dhe për anëtarë në organet drejtuese, persona që brenda kohëzgjatjes së mandatit të autoritetit/ organit drejtues, mbushin moshën e daljes në pension. Nëse shpallen fitues, mandati i tyre ndërpritet me mbushjen e moshës së daljes në pension. Plotësimi i vendit të tij bëhet sipas përcaktimeve në pikën 3.4 të kësaj Rregulloreje.


6 shkurt 2012 Zgjedhjet në universitet, ngrihet komisioni monitorues Është ngritur komisioni monitorues për zgjedhjet në universitetet publike. Ky komision do të drejtohet nga zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, dhe ka në përbërje 8 anëtarë. Detyra e komisionit është kontrolli i procedurave dhe afatet e parashikuara në rregulloren e zgjedhjeve. Ai do të monitorojë hap pas hapi procesin, si dhe do të shqyrtojë ankesat e depozituara në ministri për procesin zgjedhor. Ndërkohë bëhet e ditur se duke filluar nga dita e martë e deri ditën e diel, të gjithë ata që duan të kandidojnë për rektor, dekan, shef departamenti apo dhe poste të tjera në Universitetin e Tiranës, mund të dorëzojnë zyrtarisht dosjet e tyre, pranë Komisionit Qendror Zgjedhor të këtij institucioni. “Duke filluar nga dita e sotme (të martën) kanë të drejtë të dorëzojnë aplikimet e tyre. Në rregullore është parashikuar që nga dita kur konstituohen të gjitha komisionet që do të merren me procesin zgjedhor, të gjithë kandidatët kanë kohë 6 ditë për të dorëzuar aplikimet e tyre. Kësaj radhe është vendosur se për çdo një mijë studentë do të ketë një qendër votimi. Senati i Universitetit të Tiranës

TRUPAT ZGJEDHËSE Trupa zgjedhëse për Rektorin e një Institucioni publik të Arsimit të Lartë përbëhet nga: a) personeli akademik i institucionit, i cili është i punësuar me kohë të plotë. b) personeli joakademik i institucionit i punësuar me kohë të plotë. c) studentët të cilët ndjekin studimet me kohë të plotë në atë institucion, përfshirë edhe studentët e programeve të specializimeve afatgjata në FM. Trupa zgjedhëse për dekanin përbëhet nga: a) personeli akademik i fakultetit, i cili është i punësuar me kohë të plotë. b) personeli joakademik i fakultetit, i cili është i punësuar me kohë të plotë. c) studentët të cilit ndjekin studimet me kohë të plotë në atë fakultet, përfshirë edhe studentët e programeve të specializimeve afatgjata në FM.

3

STUDENTI SOT ka vendosur që shumë nga ato barriera nuk duhet të ekzistojnë më. Këtu duke marrë parasysh qoftë edhe në thonjëza, problemin e moshës që ka qenë përpara 4 vjetësh”, tha për mediat Ervin Demo, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në UT. Mes emrave të vjetër që pritet të marrin pjesë në zgjedhje do të ketë dhe shumë emra të rinj. Kjo, në veçanti për postet e dekanëve e shefave të departamenteve. “Do të ketë kandidatura që më parë nuk kanë qenë. Kjo është krejt normale dhe është diçka e shëndetshme për vetë institucionin. Ajo çfarë duhet pasur parasysh është që nga procesi zgjedhor nëpër universitete nuk ka të humbur, që do të thotë se kjo nuk perceptohet si një fushatë elektorale që ne shpeshherë shikojmë që ka tensione të larta e të tjera me radhë dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor ai që del fitues, fiton gjithçka dhe ai që del humbës, humbet gjithçka. Nuk funksionon kështu nëpër universitete”, tha Demo. Në Universitetin e Tiranës pritet të votojnë rreth 1 mijë persona që i përkasin stafit akademik, 400 personel administrate dhe 28 mijë studentë. Zgjedhjet në universitete pritet të mbahen në datën 20 Shkurt. Si shpallet fituesi - Konsiderohet fitues në postin e autoriteteve drejtues Rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, kandidati i cili është renditur i pari në listë dhe rezultati i tij në përqindje është jo më i vogël se 33%. Nëse nga llogaritja e rezultatit të votimit kanë dalë dy ose më shumë kandidatë me pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet me short. - Në rastin e një kandidature të vetme për postin e autoriteteve drejtues Rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, konsiderohet fitues nëse rezultati i tij në përqindje është mbi 50%. - Kur asnjë kandidat nuk rezulton fitues sipas përcaktimeve të kësaj rregulloreje, brenda dy javëve nga dita e votimit, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve midis dy kandidatëve me rezultatin më të lartë. Në raundin e dytë shpallet fitues kandidati që arrin rezultatin më të lartë. Data e zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve caktohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. - Në rastet kur në listat e kandidatëve për anëtarë të Senatit Akademik, Këshillit të Administrimit dhe këshillit të fakultetit kandidatët e renditur brenda numrit të parashikuar të anëtarëve kanë numër të barabartë votash, kandidati fitues zgjidhet me short. sipas procedurave dhe rregullave të përcaktuara në këtë rregullore.

PhD.,Dr.Altin SHEGANI KANDIDAT PËR DEKAN I FAKULTETIT TË DREJTËSISË TË UT-së!

Përpara 4 vitesh kolegët e Departamentit të së Drejtës Penale më besuan sfiden e drejtimit të Departamentit Penal. Duke falenderuar të gjithë pedagoget dhe studentet e Fakultetit të Drejtesise të Universitetit të Tiranes, të cilet më kanë mbeshtetur me sugjerimet e tyre për realizimin e kësaj platforme, dëshiroj të paraqes disa nga drejtimet kryesore të punës për te perballur sfiden e ardhshme të mandatit 4 vjecar te Dekanit të Fakultetit, për të cilin kandidoj. Fakulteti i Drejtesisë i UT - së, numeron sot një rritje të konsiderueshme të numrit të studenteve (me kohë të plotë dhe të pjesshme) në programet e studimit Bachelor, Master dhe Doktorature, e cila natyrshëm reflekton domosdoshmërinë e përmirësimit të cilesisë se sherbimeve të ofruara në përputhje me zhvillimet bashkëkohore në hapësirat e arsimit të lartë universitar. Ne kete sens une mendoj se të gjithë së bashku duhet të motivohemi nga nevoja per ti përmiresuar disa gjëra, duke riformatuar kështu standartin e cilesisë së përcjelljes së dijes dhe organizimit të kërkimit shkencor. Unë besoj në forcen e të gjithë aktoreve për të sjellë ndryshimin drejt rritjes së cilesisë së procesit mësimor, kërkimit shkencor dhe standarteve të infrastruktures fizike dhe logjistike. Unë besoj në sintezën e ndryshimit, sepse besoj tek vlerat dhe burimet njerëzore që përfaqeson Fakulteti i Drejtesisë, vlera të bartura prej kohësh dhe ndaj ju ftoj që të nisim bashkërisht ketë udhetim 4 vjecar, mbeshtetur në fuqinë e të gjithëve për të mundësuar një produkt sa më cilesor të veprimtarisë tonë universitare, nëpërmjet llogaridhënies dhe pergjegjesisë. Të nderuar kolegë, anetarë të stafit administrativ dhe studentë! Sllogani im është i thjeshtë: “Së bashku për ndryshim, drejt cilesisë dhe transparencës, me studenët, për studentët “! Në numrin tjetër vijon platform e detajuar e kandidimit

Biografia Ph.D., Dr. Altin Shegani, u lind në 13 janar të vitit 1972, në qytetin e Beratit. Është diplomuar Jurist në vitin 1995, në Fakultetin e Drejtesisë të Universitetit të Tiranës dhe po në këtë vit ka filluar punën si pedagog pranë këtij Fakulteti ku vazhdon edhe sot. Prej vitit 2000 e në vazhdim, është zgjedhur anëtar i Keshillit të Fakultetit të Drejtesisë. Ne vitin 2004 caktohet Përgjegjës i Seksionit të së Drejtës Penale pranë Departamentit Penal të Fakultetit të Drejtesisë të UT-së. Prej vitit 2008 ushtron detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të së Drejtës Penale, dhe mandatin e Senatorit të Universitetit të Tiranës. Mban gradën shkencore “Doktor” në Shkencat Juridike, akorduar nga Universiteti i Tiranës në vitin 2007 dhe atë Ph.D. akorduar nga Universiteti “Montesquieu – Bordeaux IV”, Francë në vitin 2010. Prej vitit 2009, është kordinator i programve të studimit “Master” dhe Doktoraturë në Shkencat Penale pranë Departamentit Penal . Ph.D., Dr. Altin Shegani është lektor në programet Master në Universitete të hapesirave shqipfolese, jashtë vendit dhe anëtar i disa shoqatave profesionale kombëtare dhe ndërkombetare. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen artikuj të botuar brenda dhe jashtë vendit, në revista kombëtare dhe ndërkombetare. Është autor i tekstit të së Drejtës Penale të Krahasuar. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit në fushën e drejtësisë. Ështe njohës i gjuheve franceze, angleze dhe italiane.


4

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

Berisha: 21% e administratës shtetërore, të diplomuar jashtë vendit “Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që nëpërmjet këtij programit Brain Gain të kontribuojnë në Shqipëri”, tha ai. Një tjetër strategji sipas kryeministrit është edhe zgjerimi i pozicioneve për këtë kontigjent në administratë. Sipas Berishës, 21 për qind e punonjësve të administratës janë të diplomuar në universitetet e huaja, në një kohë kur 6 vite më parë, ata përbënin jo më shumë se 1 për qind. “Edhe për administratën është e domosdoshme të zgjerohen pozicionet që mund t’i ofrohen këtij kontigjenti. Në administratë, mbi 21 për qind e punonjësve janë të diplomuar në

Kredia studentore, studentët të interesuar

universitetet e huaja. Këshilltarët e zyrtarëve të lartë duhet të përfshihen në programin e Brain Gain. Stimuj të tjerë specifikë për zbritjen e tyre të butë në Shqipëri janë të domosdoshëm. P.sh. angazhimi part time ose online kur nuk mund të vijnë. Ka shumë prej tyre që punojnë në agjenci ndër më seriozet në botë”, tha kreu i qeverisë. Berisha e vlerësoi si të suksesshëm programin Brain Gain, një iniciativë e filluar me ndihmën e PNUD-it disa vite më parë.

“Program i filluar me ndihmën e PNUDit ka ardhur duke u konkretizuar. Nga ky program kanë përfituar 140 studiues dhe studiuese të shkolluar ndër shkollat më të mira. Kjo është arritje, programi funksionoi, por tani është e domosdoshme që ky program të njohë një dimension të ri. Ministria e Arsimit duhet të ndërmarrë së pari një dialog me universitetet publike dhe private për nxitje dhe fuqizim të këtij program”, tha Berisha.

Asnjë i ri nuk mund të privohet nga e drejta për të studiuar, pavarësisht mundësive ekonomike. Ministria e Arsimit së bashku me një nga Bankat europiane ka nisur një reformë të re, atë të dhënies së kredive për studentët familjeve në nevojë. Duke ndjekur modelin hungarez, këta student do të tërheqin kredinë e tyre në bankë dhe do t‘jua kthejnë shtetit vetëm kur të kenë filluar punë. Sipas përllogaritjeve, një ish-student pasi të jenë punëuar do t‘i rikthejë kredinë shtetit mbi 5000 lekë në muaj. Edhe pse studentët e njohin pak këtë reformë, ata thonë se vazhdimi i studimeve kushton çdo vit e me më tepër duke e parë kredidhënien si një mundësi për të mbyllur me shpezimet e tyre universitetin. Kredia studentore do të nisë të aplikohet në vitin e ri akademik 2012-2013. Ndërsa tani, është faza e konsultimeve të ekspertëve dhe përgatitja e paketës së plotë të këtij udhëzimi.

Regjistrat e rinj në universitet, studentët me kode personale Vitin e ardhshëm akademik çdo student do të ketë numrin e tij personal të identifikimit. Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin për regjistrin bazë të të dhënave në universitete. Kjo praktikë do të shërbejë për dixhitalizimin e të dhënave. Nga sa na konfirmon Ministria e Arsimit, me disponimin e këtij kodi studentët mund të kontrollojnë online të dhënat personale. Në një fazë të dytë këta numra do të përdoren edhe për të marrë rezultatet e provimeve, pa u sorollatur dyerve të sekretarive. “Çdo student, në momentin e pranimit duhet të regjistrohet në regjistrin bazë të studentëve. Çdo studenti, në regjistrimin fillestar në një institucion të arsimit të lartë (IAL), i jepet një numër unik matrikullimi që e shoqëron deri në marrjen e diplomës ose certifikatës”, thuhet në udhëzimin e MASH. Sipas tij, studentët e marrin numrin e matrikullimit (NIM) të përbërë nga gjashtë germa dhe dy shifra të kodit të regjistrit. Katër shifrat e numrit të studentit vendosen në regjistrin përkatës. Në rast se një student largohet ose transferohet nga një

fakultet pa e përfunduar kursin e studimit, NIM-i i tij mbyllet dhe nuk përdoret për një student tjetër. Regjistrat e studentëve për një vit akademik, në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, të organizohen në bazë njësie kryesore (fakulteti), cikli studimi dhe formë studimi. “Çdo regjistër të ketë një kod të vetin, unikal, në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, i përbërë nga gjashtë germa dhe dy shifra. Germa e gjashtë e kodit të regjistrit përcaktohet në bazë të ciklit të studimit dhe formës së studimit,

bashkëlidhur këtij udhëzimi”, saktësohet në udhëzim. Kodet e regjistrave në përdorim për çdo institucion të arsimit të lartë përcaktohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP). “Për hapjen e një regjistri, IAL duhet të aplikojë në AKP për të marrë kodin e regjistrit përkatës. Brenda një fakulteti regjistrat bazë të studentëve të organizohen më vete për çdo formë studimi (sistemi me kohë të plotë, kohë të pjesshme, edukim në distancë) dhe për secilin cikël studimi (cikli I, cikli II dhe cikli III)”, saktëson

udhëzimi. Sipas tij, institucionet e arsimit të lartë i dërgojnë Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), listën e studentëve të regjistruar në vitin akademik 2011-2012 e në vazhdim, në programet e studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë në formë shkresore dhe elektronike (hardcopy dhe në CD), IAL-të të dërgojnë të dhënat në AKP, sipas afatit të përcaktuar në udhëzimin respektiv për regjistrimet. AKP brenda një muaji u dërgon institucioneve të arsimit të lartë listën përkatëse të numrave të matrikullimit për çdo student. “AKP përgatit rregulloren teknike të administrimit dhe sigurisë së bazës shtetërore (kombëtare) të të dhënave të studentëve”, thuhet në udhëzim. Deri tani kodet identifikuese për studentët janë aplikuar në Maturën Shtetërore. Kodet u vendosën për të bërë transparent korrigjimin e provimeve. Grupet e korrigjuesve marrin në dorë teste pa emra maturantësh, por vetëm me kode. Pasi janë korrektuar, të dhënat i kalojnë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, e cila shpall rezultatet.


6 shkurt 2012

5

STUDENTI SOT

Prof. Dr. Dhori Kule prezanton platformën Mesazhi profesorit Prof. Dr. Dhori Kule Të dashur studentë, të nderuar universitetit ka punuar për të ofruar Studentore, por edhe forumet e tjera Kandidat për Rektor i UT-së pedagogë dhe pjesëtarë të stafit standardet më të mira të arsimit të lartë. studentore, që janë krijuar për ta Prof. Dr. Dhori Kule u lind më 17.02.1957. ai u diplomua në vitin 1981 në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Pas mbarimit të studimeve, punoi si përgjegjës i departamentit të ekonomisë në Uzinën Mekanike të naftës në Kuçovë dhe si pedagog i jashtëm në filialin e Beratit. Pas tri vitesh u emërua pedagog efektiv në Fakultetin e Ekonomisë të UT-së ku vazhdon edhe sot. Që prej vitit 2008, ai është rektor i Universitetit të Tiranës, pas një përvoje dhjetëvjeçare si dekan i Fakultetit të Ekonomisë e njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Fakultetit. Ai është gjithashtu Kryetar i Konferencës së rektorëve dhe Kryetar i rrjetit të Universiteteve shqipfolëse, i cili u krijua më 1 qershor 2008, me iniciativën e Universitetit të Tiranës. Në bibliografinë e punimeve të tij radhiten mjaft artikuj shkencorë, të cilët janë botuar brenda dhe jashtë vendit. Ai është bashkëautor i disa teksteve si: Hyrje në ekonomi, Ekonomi e Zbatuar etj. Ka kryer mjaft studime të karakterit ekonomik, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. është njohës i gjuhës angleze, italiane dhe ruse. Mban titullin profesor doktor në ekonomi. Prof. Dr. Dhori Kule është anëtar i disa bordeve të rëndësishme të institucioneve publike dhe të organizatave universitare. Prof. Dr. Dhori Kule është “Qytetar nderi” i qytetit të Sarandës dhe i qytetit të Kukësit, për kontribute të veçanta që ka dhënë në arsimin e lartë në këto dy qytete.

joakademik të Universitetit të Tiranës, Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë 4 viteve të drejtimit tëUniversitetit të Tiranës në postin e rektorit dhe për kontributin e punën tuaj të vazhdueshme në avancimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Përpara 4 vitesh më besuat detyrën dhe sfidën e drejtimit të universitetit më të madh në të gjithë Shqipërinë, Universitetit të Tiranës. Gjatë drejtimit të universitetit jam nisur nga besimi në vlerat më të larta që përfaqëson ky institucion në Shqipëri, por edhe nga motivimi që të gjithë bashkë të avanconimmë tej dijen dhe kërkimin shkencor. Prandaj dëshiroj të falenderoj përzemërsisht të gjithë stafin akademik, studentët, pedagogët dhe administratën e universitetit, që me kontributin e tyre të çmuar, e kanë shndërruar Universitetin e Tiranës në një lider cilësor të arsimit të lartë në Shqipëri. Në katër vite, Universiteti i Tiranës, u kthye në zërin e fortë të mbrojtjes dhe zhvillimit të arsimit të lartë në vendin tonë, një promotor dhe negociator i pakompromistë për çështje të rëndësishme të botës universitare. Ky qëndrim nuk është mbajtur vetëm për të mbrojtur interesat e Universitetit të Tiranës, por se ne besojmë në vlerat e arsimit publik dhe kemi pranuar rolin që duhet të luajmë si Universiteti lider në hapësirën shqipfolëse. Në fund të këtyre viteve, u vërtetuan qëndrimet tona se liria e pakufizuar akademike dhe autonomia e plotë janë parakusht i domosdoshëm për të zhvilluar arsimin e lartë në Shqipëri. Së bashku, në katër vitet e ardhshme do të përballojmë me vendosmëri të palëkundur çdo sfidë të re, duke e kthyer në standard të panegociueshëm lirinë akademike, pavarësinë menaxheriale dhe autonominë financiare me të njëjtën forcë dhe besim në idetë që përfaqësojmë. Gjatë këtyre katër viteve, stafi i

Tashmë, Universiteti i Tiranës numëron një rritje të dukshme të numrit të studentëve që studiojnë në auditoret tona, dhe po ashtu, edhe një rritje të dukshme në numrin e pedagogëve. Të gjitha këto ndryshime kanë reflektuar domosdoshmërinë e përmirësimit dhe rritjes së kapacitetit njerëzor të universitetit. Ka pasur një rritje dhe diversifikim të degëve të studimit, kryesisht në nivelet: Bachelor dhe Master, ku spikat hapja e disiplinave të reja studimore. është për t’u përmendur si një nga arritjet e universitetit edhe zhvillimi, diversifikimi i kurrikulave dhe avancimi i filialeve në Sarandë dhe Kukës, si dhe Kërkim shkencor krijimi i Institutit të Studimeve europiane. Sot, Universiteti i Tiranës ka ngritur kapacitetet infrastrukturore me disa godina të reja, bibloteka dhe laboratorë, që përdoren gjatë procesit të mësimdhënies, duke përmirësuar kërkesat e universitetit. Gjithashtu, përpara përfundimit të këtij viti akademik 2011-2012, përfundon procesi i informatizimit dhe krijimi i bazave të të dhënave që lehtësojnë gjetjen e informacionit, si nga ana e studentëve, ashtu edhe nga ana e stafit të UT-së. Universiteti i Tiranës, gjatë 4-viteve, ka shtrirë më tej bashkëpunimet e tij ndërkombëtare nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, anëtarësimit në rrjete të ndryshme dhe pjesëmarrjen në projekte të ndryshme ndërkombëtare si erasmus, Tempus, Fp7, etj. Gjithashtu, gjatë 4 viteve të fundit, UT ka patur nderin që të vlerësojë me titullin “doctor Honoris Causa” personalitete të shquara të botës akademike dhe më gjerë, si: presidentin çek Vaslav Havel, nobelistin Gerardus’t Hooft, IshSekretarin e përgjithshëm të NATO-s Shefer, shkrimtarin Orhan Pamuk etj. Në platformën 4-vjeçare të krijimit të një universiteti bashkëkohor, mbështetja ndaj studentëve është institucionalizuar, duke përkrahur pa rezerva Këshillat

pasuruar më tej si rrjeti i Studentëve ekselentë. Gjithashtu, studentët janë mbështetur edhe në aktivitete jashtëkurrikulare, si aktivitete sociale dhe aktivitete sportive. Zëri i studentëve ka qenë bashkëpërcaktues në vendimmarrjen e universitetit tonë. Shpreh dëshirën për të rikandiduar për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës, që ta çojmë më tej vizionin dhe misionin e krijimit të një universiteti bashkëkohor. Prandaj, sërish do të kërkoja besimin dhe mbështetjen, por mbi të gjitha kontributin e palodhur tuaj, për të përvijuar së bashku sfidat e këtij institucioni, që në pikëvështrimin tim është një promotor i madh i dijes dhe arsimit të lartë shqiptar. Kërkim Shkencor, Mësimdhënie Cilësore, Infrastrukturë Moderne, Staf dhe Student të motivuar, këto janë synimet tona të palëkundura, janë sfida që do të dimë t’i përballojmë së bashku. prandaj, bashkë në këtë rrugëtim. Këtë synim do të përmbajë në thelb platforma e 4 viteve të ardhshme. Duke besuar në traditën dhe vlerat që mbart sot universiteti, kam bindjen se së bashku do të punojmë në përmbushjen e këtij misioni dhe avancimin e Universitetit të Tiranës, nga lideri i arsimit të lartë në Shqipëri, në një Universitet konkurrues në rajon dhe në të ardhmen, paralel me proceset integruese, pjesë cilësisht e universiteteve perëndimore. Sfidat tona janë të shumta, nevojitet bashkëveprim dhe punë për të realizuar objektivat tona, për ta kthyer cilësinë si kryefjalë të universitetit, për të mundësuar fuqizimin e kërkimit shkencor, për të realizuar përmirësimin infrastrukturor, nëpërmjet një kampusi modern, që do të përfundojë brenda 4 viteve te ardhshme, për të konsoliduar më realisht në praktikë statusin dhe përfitimet e pedagogëve dhe për të ofruar një mjedis akademik të denjë për çdo student.


6

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

Çfarë është bërë në 4 vite Numri i studentëve Aktualisht në Universitetin e Tiranës studiojnë rreth 38.000 studentë, pra 10 mijë studentë më shumë se para katër vitesh. Kjo rritje ka ardhur si rrjedhojë e kërkesave të shumta të studentëve ndaj Universitetit të Tiranës, e përmbushjes së politikave makro të arsimit të lartë në Shqipëri dhe gjithashtu, si pasojë e zhvillimit të kurrikulave pas zbatimit të kartës së Bolonjës. Numri i Pedagogëve Një tjetër arritje e 4 viteve të fundit është rritja e numrit të stafit akademik të Universiteti të Tiranës, ku aktualisht, në strukturën e universitetit, rezultojnë mbi 1000 pedagog të brendshëm. rritja e numrit të pedagogëve ka qenë e ndjeshme në të gjitha fakultetet, por vlen të përmenden: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë, në të cilat ky numër është mbi dyfishuar. Gjatë këtij 4-vjeçari prioritet i është dhënë edhe kualifikimit të stafit akademik në grada dhe tituj shkencorë. Në Universitetin e Tiranës, gjatë këtyre katër viteve kanë marrë titullin Prof. Dr. 36 pedagogë, 56 pedagogë Prof. As, ndërsa 104 pedagogë janë kualifikuar më tej duke marrë gradën shkencore “doktor”. Zhvillimi infrastrukturor Infrastruktura ndërtimore, si një komponent i rëndësishëm në mbështetje të aktivitetit universitar, ka shënuar zhvillime të dukshme. Tashmë Universiteti i Tiranës ka një studim të plotë teknik për gjendjen e infrastrukturës, i cili përfshin të gjitha fakultetet dhe gjithashtu është hartuar strategjia për ndërhyrje të plotë dhe përfundimtare në infrastrukturën ekzistuese të amortizuar, në mënyrë që të gjitha ambientet universitare që UTja disponon, të arrijnë standartet bashkëkohore, të denja për aktivitet mësimor e shkencore. Tashmë kjo strategji ka filluar të vihet në zbatim dhe brenda vitit 2012 faza e parë do të përfundojë. Kjo fazë përfshin rikonstruksionin e tre godinave universitare që disponon UT-ja. në 4 vitet e fundit i janë nënshtruar rikonstruksionit total afro 13,000 m2 sipërfaqe në godinat ekzistuese. Tashmë studentët dhe pedagogët kanë në dispozicion ambiente të cilat plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimdhënës dhe kërkimit shkencor. Aspekti më i rëndësishëm në zhvillimet infrastrukturore kanë qënë shtimi i sipërfaqeve të reja. Duke qënë se prioritet ka qenë përmirësimi i kriterit të hapësirave m2/student, krahas përfundimit të objekteve të reja si Godina e re e Fakultetit të Infermierisë dhe Godina e Lëndëve paraklinike, të cilat i janë shtuar portofolit

infrastrukturor të UT-së, kërkesa i janë drejtuar Ministrisë së arsimit për zgjerim të kapaciteteve. UT-ja ka siguruar transferimin e disa objekteve, mund të përmendim Godinën e IshKinoklubit në Qytetin Studenti, e cila pas një rikonstruksioni total është shndërruar tashmë në një model të standarteve universitare. Në këtë godinë është ndërtuar edhe Salla Qendrore e eventeve, një ambient “aula Magna” me kapacitet 260 vende, me pajisje moderne audio e video në dispozicion të gjithë fakulteteve. po kështu, janë transferuar edhe dy godina të tjera, njëra ish godina e ansamblit të Ushtrisë, e destinuar për Muzeun e Shkencave të natyrës dhe Godina e npVUsë, e destinuar për proces mësimor. në këto 4 vjet janë shtuar afro 16,000 m2 sipërfaqe të reja, të cilat e kanë përmirësuar parametrin m2 / student. Por objektivi madhor për zhvillimin infrastrukturor mbetet realizimi i projektit të Kampusit të ri të UT-së. për këtë projekt gjatë viteve të fundit është punuar itensivisht për realizimin e tij përfundimtar, në mënyrë që zbatimi i tij të fillojë gjatë vitit 2012. Bblioteka dhe laboratorët Gjatë këtyre 4 viteve Universiteti i Tiranës i ka kushtuar rëndësi ngritjes dhe rikonstruksionit të laboratorëve në fakultetet tona. Këto investimeve janë realizuar falë mbështetjes së Bankës Botërore dhe është punuar në mënyrë të kënaqshme nga ana e kordinatorëve akademikë dhe stafit administrativ për përthithjen e këtyre fondeve në kohë e cilësi, gjë e cila është dëshmuar nga vlerësimet pozitive të drejtuesve të BB në inspektimet e tyre të përvitshme. Këto investime kapin vlerën prej afro 1,8 milionë USd, nga të cilat janë përfituar 24 laboratorë në shumë fusha

të shkencës. por krahas tyre, nga përdorimi i të ardhurave dytësore janë shtuar dhe 10 laboratorë të tjerë. Ndër laboratët më të rëndësishëm përmendim: Laboratori i Biologjisë Qelizore e Mikrobiologjisë, i Biologjisë Molekulare, i Farmakologjisë Klinike, I Histologjisë, i Morfologjisë

Molekulare, Laboratori informatik didaktik i Gjuhëve të Huaja, Laboratori i Informatikës dhe Hatografisë Dixhitale në Gjeografi, Laboratori kërkimor shkencor dhe didaktik i punës Sociale, pajisja e FGJH me laborator përkthimi dhe interpretimi simultan dhe konsekutiv, Kabineti didaktikomësimor/shkencor i trajtimit të emergjencave kardiologjike dhe mjekësore, si dhe shumë laboratorë të tjerë. Një vëmendje të veçantë Universiteti i Tiranës I ka kushtuar dhe shtimit të fondit të literatures shkencore të bibliotekave të fakulteteve tona, si një pasuri shumë e çmuar për stafin akademik dhe përstudentët tanë. Fondi i shpenzuar për pasurimin e bibliotekave me literaturë, duke u siguruar rreth 2,800 tituj shkencor në të gjitha fakultetet dhe fushat e studimit. Informatizimi Informatizimi i Universitetit të Tiranës nuk është më një ëndërr, por së shpejti do të jetë realitet. Tashmë ka filluar testimi i sistemit të ri në disa fakultete dhe brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2012 ky sistem, në bashkëpunim me fakultetet, do të shtrihet në të gjitha njësitë e UT-së. Ky projekt e ka pajisur Universitetin e Tiranës me një sistem informatik softëare bashkëkohor për të realizuar një administrim të Informacionit arsimor në mënyrë të integruar, për të rritur cilësinë e shërbimeve, transparencën, por duke pasur në vëmendje ruajtjen e privatësisë së studentëve dhe pedagogëve. Përfituesit kryesorë të kësaj arritjeje janë të gjithë aktorët e UT-së, por në veçanti studentët. Ky projekt përshin: Studentët – Ky modul ofron për secilin prej tyre mundësinë e informimit në çdo kohë për rezultatet e arritura gjatë studimeve të tyre akademike, duke përdorur programin e Menaxhimit të Studentit. Ky program shërben për informimin e studentit në kohë reale për rezultatet e provimeve; regjistrimin e studentit për provimet e prapambetura; regjistrimin e studentit në provim; financën (detyrimet financiare të studentit); oraret dhe preferenca të ndryshme. administratë/Sekretari - Sistemi i menaxhimit të sekretarisë ofron mundësinë e kryerjes së veprimeve në formë elektronike duke rritur produktivitetin. Sekretaritë mësimore të çdo fakulteti mund të kryejnë veprimet e tyre administrative nëpërmjet programit të menaxhimit të sekretarisë në kohë reale. Burimet njerëzore - Moduli i burimeve njerëzore mundëson menaxhimin e informacionit në lidhje me stafin akademik dhe administratën. Në këtë modul përfshihen: Të dhënat për rekrutimet; administrimi I stafit, lejeve,

pagave, titujve, gradave, bonuseve dhe shpërblimeve.

Financa – Ky modul kontrollon të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e mundshme që kryhen nga zyra e finances, sistemi i pagave dhe arketimet e tarifave. Kjo do të përmirësojë menaxhimin financiar dhe do të rrisë transparencën. pedagogu/Kurrikula -në sistemin e menaxhimit të informacionit te Universitetit të Tiranës hidhen të dhëna për programin e lëndëve dhe stafin pedagogjik të fakultetit sipas rubrikave përkatëse në të cilat cilësohet: Fakulteti, programi studimor, cikli akademik, kursi, viti akademik dhe më pas të dhënat për pedagogun si: emrin e pedagogut të lëndës, gradën shkencore, lëndën dhe statusin e pedagogut. Gjithashtu sistemi përfshin edhe komunikimin e studentëve dhe pedagogëve nëpërmjet ëeb-it. Kurrikulat Një ndër sfidat me të cilat jemi ndeshur ka qenë krijimi i kurrikulave bashkëkohore dhe sa më afër standardeve të Kartës së Bolonjës. Gjatë këtyre 4 viteve të fundit, ligji i arsimit të Lartë pësoi disa ndryshime rrënjësore, ndryshime të cilat prekën në mënyrë të veçantë kurrikulat dhe ciklet e studimeve. Qëllimi ynë kryesor gjithmonë ka qënë dhe është ruajtja e standardeve dhe përmirësimi i cilësisë në çdo aspekt të mësimdhënies, duke përfshirë këtu dhe rëndësinë që i kushtojmë kurrikulave me të cilat studentët tanë studiojnë. Në mënyrë që studentët tanë të jenë sa më konkurues dhe t’i përshtaten sa më mire kërkesave të tregut, të punësimit, strukturat përkatëse të Universitetit të Tiranës kanë zhvilluar kurrikulat që ofrohen, duke mundësuar një larmishmëri të programeve qëmund të ndiqen në fakultetet tona në të gjitha ciklet e studimit. aktualisht në Universitetin e Tiranës në ciklin e dytë të studimeve janë 30 Mastera profesionalë dhe 81 Mastera Shkencor dhe në ciklin e tretë të studimeve 59 doktoratura. Ndër programet e shumta që janë hapur dhe zhvilluar në Universitetin e Tiranës përgjatë këtyre 4 viteve


6 shkurt 2012 përmendim: në ciklin e parë të studimeve:hapjen e programit të Infermierisë së përgjithshme, Administrim dhe Politika Sociale, Bioteknologji, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi; në ciklin e dytë të studimeve: Menaxhim Infermieror, Fizioterapi, Këshillim psikologjik, analize e politikës Sociale, Teori politike, psiklog Klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve, Biologji Molekulare, Informatike, Guide Turistike, Arkeologji, Trashegimi Kulturore, Eu Business Laë; dhe në ciklin e tretë të studimeve, doktoratura në Shkenca politike, në lëndët klinike dhe paraklinike, Komunikim Masiv, Informatikë, Shkenca Juridike Civile. Sportet – aktivitete ekstrakurrikulare Universiteti i Tiranës ka një traditë të tijën për sa i përket organizimit të aktiviteteve sportive. Këto aktivitete kanë pasur në fokus organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive si basketboll, volejboll, minifutboll, pingpong dhe shah, si për femra, ashtu edhe për meshkuj. aktivitetet janë organizuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. ndër aktivitetet kryesore të organizuara në nivel ndërkombëtar, ekipi i Universitetit të Tiranës ka marrë pjesë falë dhe mbështetjes së sektorit privat në: Universiadën Botërore Universitare në Valencia të Spanjës (2010), ku ekipi i vajzave zuri vendin e dytë në vollejboll në botë Lojërat Universitare Botërore Hollandë 2011 në amsterdam, ku ekipi i UT-së mori vendin e dytë në volejboll për femra dhe vendin e katërt në minifutboll për meshkuj në nivel botëror olimpiadën Universitare në Shenzhen, Kinë në datat 10 – 25 Gusht 2011. Vlen të përmendet edhe ndeshja e futbollit e zhvilluar në ambientet e stadiumin “Qemal Stafa” mes ekipit të Universitetit të Tiranës dhe ekipit të Universitetit të Bambergut të Gjermanisë. Ndeshja për 99 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqiptare e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” Instituti i studimeve europiane Ne në katër vjet u kthye në realitet riorganizimi i Qendrës për Studime evropiane, duke e kthyer atë në Institutin e Studimeve evropiane, si një organizëm vital Brenda UT-së. Instituti i Studimeve evropiane është krijuar në 3 dhjetor 2009, mbi një përvojë të pasur mësimdhënie akademike dhe mbi një eksperiencë 10 vjeçare të nisur nga Qendra e Studimeve evropiane. Trupa e pedagogëve përbëhet nga profesorë të Universitetit të Tiranës, të cilët vijnë nga Fakultetet e shkencave sociale, juridikut, ekonomikut dhe historifilologjisë. Pjesë e stafit janë dhe pedagogë të huaj si dhe profesionistë nga institucione të ndryshme e fusha e politikës. ISe ofron programe studimi në Master dhe

STUDENTI SOT

doktoraturë. aktualisht në Instutitn e Studimeve europiane studiojnë 276 studentët për programin master dhe 100 studentë për programin e doktoraturës. Bashkëpunimi me studentët Universiteti i Tiranës i ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme Këshillit Studentor të universitetit por edhe Këshillave Studentorë të fakulteteve në drejtim të aktiviteteve shkencore, kryesisht konferenca, por dhe aktivitete sociale të organizuara nga studentët. Gjithashtu, një mbështetje e veçantë i është dhënë edhe botimeve të ndryshme të studentëve si botimi i gazetave studentore si gazeta: “Studenti Sot”. Nismat rinore si Rrjeti i Studentëve Ekselentë (NES) i Universitetit të Tiranës janë mbështetur në drejtim të aktiviteteve të tyre të kuadrit shkencor. nën moton “përmes dijes, drejt së ardhmes” NES ka zhvilluar përgjatë këtyre viteve aktivitete të ndryshme të ideuara nga vetë studentët anëtarë të NES, ndër të cilat theksohet “dita e ekselencës”, një ceremony Në katër vjet u kthye në realitet riorganizimi i Qendrës për studime evropiane10 ...bashkë në këtë rrugëtim e diplomimit të studentëve me “Medalje ari” dhe “Student i Shkëlqyer”, e kthyer tashmë në një traditë të vlerësimit të ekselencës brenda UT-së. Alumni i universitetit të Tiranës Në përpjekjen e vazhdueshme për krijimin e një universiteti bashkëkohor në përkrahje të vlerave dhe parimeve më të mira europiane, Universiteti i Tiranës do të krijojë një rrjet të konsoliduar të studentëve që kanë qenë pjesë e universitetit ndër vite. Alumni i Universitetit të Tiranës do të jetë një rrjet i përbërë nga të gjithë studentët të cilët kanë studiuar në Universitetin e Tiranës në programe dhe cikle të ndryshme studimi. Përmes përfshirjes së tyre në alumni do të krijohet tradita e vlerësimit të kapacitetit njerëzor të universitetit si dhe e konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tëeksperiencave më të mira mes individëve. Procesi i krijimit të rrjetit të studentëve të alumni- do të vijë edhe si rezultat i procesit të informatizimit i të gjitha fakulteteve të Universitetit të Tiranës, një proces i cili do të lehtësojë ndjeshëm krijimin e bazave të të dhënave të studentëve dhe stafit akademik të universitetit. Kjo risi e teknologjisë së informacionit

do të mundësojë vendosjen e një ure lidhëse të komunikimit online por edhe të atij verbal mes individëve që kanë përfunduar arsimin e tyre në UT dhe që janë pjesë e tregut të punës në Shqipëri dhe jashtë saj. Alumni i UT-së do ta përforcojë modelin mbizotërues për një universitet bashkëkohor që është i aftë të zhvillojë personalitetin e studentit duke e përgatitur atë për jetën. Bashkëpunime ndërkombëtare Projektet ndërkombëtare një fokus të veçantë gjatë drejtimit të Universitetit të Tiranës përgjatë këtyre 4 viteve kanë patur projektet ndërkombëtare, në të cilat ne jemi angazhuar dhe jemi partner. një ndër projektet më të rëndësishmë është ai i Bashkimit Europian, program i Erasmus Mundus me projektin JoineU-See, në të cilin UT është partner që prej vitit 2009. nëpërmjet këtij projekti studentët tanë kanë patur mundësinë të shkëmbejnë dhe të marrin eksperiencat më të mira europiane, duke zhvilluar një pjesë të studimeve të tyre në një nga universitetet më të mira perëndimore në europë. në kuadër të këtij projekti rreth 40 studentë janë përzgjedhur dhe kanë fituar bursat e ofruara nga ky projekt. Jo vetëm studentët, por dhe stafi akademik dhe ai administrativ kanë qenë pjesë e këtij projekti me programet e ndryshme të trajnimit dhe shkëmbimit të eksperiencës të ofruara për to. Gjithashtu një pjesë të rëndësishme të projekteve tona e zënë dhe projektet në kuadër të programit Tempus, i cili është i shtrirë në fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës. ndër projektet më të rëndësishmë të këtij programi përmendim: “entrepreneurship and Local economic Në këto katër vite universiteti i tiranës ka nënshkruar 21 marrëveshje ndërkombëtare development in albania, Kosovo and Macedonia” në Fakultetin e ekonomisë. “development of Master Study programmes in education”- në Fakultetin e Shkencave të natyrës dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale. “Improvement and Establishment of Biotechnology in Higher education”- në Fakultetin e Shkencave të natyrës. “Building Capacity for Structural Reform in Higher Education of Ëestern Balkan Countries”- në Universitetin e Tiranës.

7 “Life Long Learning and Career Centre”- në Universitein e Tiranës. Gjithashtu, në bashkëpunim më organizata të ndryshme, është arritur të hapen mastera në fusha të ndryshme, programe studimi të cilat zhvillohen në gjuhën angleze, ku vlen të përmendet: “Masteri i Trashëgimisë Kulturore”- në bashkëpunim me UneSCo-n “Master në EU Business Laë” – në bashkëpunim me GTZ “Master në Studime ekonomike europiane”- në bashkëpunim më daad Master në administrimin e Institucioneve Sociale në drejtësi në Fakultetin e Shkencave Sociale.- në bashkëpunim me OSBE-n. marrëveshjet ndërkombëtare dhe titujt e dhënë Gjatë këtyre katër viteve, Universiteti i Tiranës ka dekoruar me titullin “doktor Honoris Causa” shumë personalitete të shquara me kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme. disa nga personalitetet e dekoruar janë: nobelisti Gerardus’t Hooft, Ish- Sekretari i përgjithshëm i naToS- Z. Jaap de Hoop Scheffer, presidenti çek- Vaclal Havel, shkrimtari nobelist- Z. orhan pamuk, si dhe shumë të tjerë. Gjatë këtyre katër viteve janë organizuar shumë vizita në universitete të ndryshme, kryesisht të Europës Perëndimore. Në fokus ka qënë intensifikimi i marrëdhënieve ndërkombëtarë të UT, por gjithashtu një rëndësi e madhe i është kushtuar dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me institucione kombëtare. në këto katër vite Universiteti i Tiranës ka nënshkruar 21 marrëveshje ndërkombëtare, ku numrin më të madh e zënë ato të nënshkruar me europën perëndimore, ndërsa pjesa tjëtër është nënshkruar me vendet e rajonit e më gjerë. Gjithashtu, kemi nënshkruar marrëveshje dhe me institucione të ndryshme ndërkombëtare të përfaqësuara në Shqipëri dhe me ambasada të vendeve të ndryshme me seli në Tiranë. Janë firmosur dhe disa marrëveshje me institucione publike dhe sektorin privat si: Unescon, Policia e Shtetit, Bashkia e Tiranës, disa Banka të nivelit të dytë, dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, marrëveshja me Spitalin amerikan, ku studentët dhe stafi akademik dhe joakademik do të përfitojnë uljet në shërbimet që ofron ky spital, etj. Universiteti i Tiranës ka nënshkruar me kompaninë amerikane eTS Global një memorandum bashkëpunimi në bazë të së cilit UT-ja ka ekskluzivitetin e ofrimit të testimeve të anglishtes së: ToeFL ITp dhe ToeIC për të gjithë Shqipërinë. Kjo marrëveshje ka bërë të mundur fleksibilitetin në përcaktimin e datave sipas kërkesave të studentëve dhe kosto të reduktuar të testimeve ToeFL ITp dhe ToeIC. Synohet gjithashtu që ky bashkëpunim të shtrihet për të gjitha testimet që ofron eTS dhe që janë të vlefshme në të gjithë botën.


8

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

Projekti për të ardhmen

Roli i departamenteve Departamentet janë shtylla kryesore e një Universiteti të suksesshëm, jo vetëm në këndvështrimin e cilësisë, por mbi të gjitha, sepse ato janë baza ku lind dhe krijohet kërkimi shkencor. Edhe pse misioni kryesor i departamentit është promovimi dhe koordinimi i aktivitetit kërkimor, duke marrë parasysh lirinë akademike të stafit akademik, aktualisht aktivitetet kryesorë të këtyre strukturave bazë kufizohen kryesisht në koordinimin e procesit didaktik. Kjo gjendje vjen si rrjedhojë jo vetëm e kompleksitetit të procesit mësimor të shtyrë nga rritja e numrit të studentëve dhe orëve në klasë, por edhe për shkak të mungesës se financimeve që duhet të mbështesin dhe motivojnë kërkimin nga ana e akademikëve. departamentet duhet të kenë në përmbushje të misionit të tyre të gjitha lehtësirat infrastrukturore dhe intelektuale. në të njëjtën kohë, përtej lirisë akademike, në një departament duhet të ketë dhe hapësira në procedurat administrative, sidomos për sa i përket menaxhimit të buxhetit departamental. Cilido departament në Universitetin e Tiranës, duhet të ketë dhe do të ketë një buxhet të miratuar në fillim të vitit buxhetor, që do të përdoret në funksion të kërkimit shkencor, organizimin e konferencave shkencore dhe botimin e publikimeve në revista të huaja. rishikimi i skemëstë financimit të kërkimit, është një pikë që nuk mund të anashkalohet në një moment kur nevoja për të rritur produktet shkencore nuk është vetëm shtysë e botës shkencore internacionale, por edhe e institucioneve publike dhe private shqiptare, të cilatkërkojnë gjithmonë të

përdorin kerkimet shkencorembi shoqërinë Shqiptare në funksion të aktiviteteve te tyre. Numri i pedagogëve Universiteti i Tiranës do të vazhdojë presionin pozitiv ndaj Ministrisë së

arsimit dhe Shkencës për rritjetë stafit akademik. Kjo rritje mbështet dhe lehtëson përmbushjen e misionit të Universiteti të Tiranës në ofrimin e shërbimeve cilësore të mësimdhënies, si dhe në kërkimin shkencor të avancuar. Rritja e stafit akademik do të jetë kryesisht në funksion të raportitstudent – pedagog, si dhe në uljen e ngarkesësmësimore për pedagogët, në mënyrë që këta të fundit t’i kushtojnë më shumë kohë kërkimit shkencor. Shpërblimi Niveli i shpërblimit që merr stafi akademik i Universiteti të Tiranës luan një rol shumë të rëndësishëm në motivimin e pedagogut. Ky motivim ka një ndikim direct dhe në cilësinë e shërbimeve që ofron Universiteti I Tiranës. duke u bazuar në të, rektorati i UT-së ka ndjekur një politikë në mbrojtje të interesave të pedagogëve të UT-së duke përdorur gjithë hapësirat

ligjore dhe administrative, në mënyrë që të gjitha funksionet që mbulojnë pedagogët në përmbushje të misionit të tyre, të shpërblehen. Kjo bëhet akoma dhe më e rëndësishme pasi UTja detyrimisht duhet të ndjekë politika favorizuese në drejtim të stafit akademik, në mënyrë që të balancojë sadopak diferencën që ekziston midis sektorit publik dhe atij privat të arsimit të lartë. Mundësitë për rritje Profesionale Në vëmendje të veçantë të rektoratit të Universitetit të Tiranës, në katër vitet e fundit, ka qenë minimizimi i të gjitha procedurave burokratike në rritjen e kualifikimit shkencor të stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Tashmë një numër i konsiderueshëm i stafit të

cmyk

brendshëm të Universitetit të Tiranës ka arritur kualifikime të ndryshme sipas niveleve, brenda këtij katër vjeçari. UT do të vazhdojë të luajë një rol proaktiv në inkurajimin dhe nxitjen e kualifikimeve të mëtejshme të stafit të tij. Projekti për të ardhmen Në katër vitet e ardhshme do shfrytëzohen të gjitha hapësirat e mundshme për të rregulluar procesin e rritjes akademike, në mënyrë që të jetë sa më nxitës dhe UT do të vazhdojë të mbrojë interest e pedagogëve të Universitetit të Tiranës në raport me nismat e ndryshme që vijnë nga MaSH, që mund ta komplikojnë rritjen akademike, si dhe ulin nivelin e motivimit të stafit akademik dhe krijimin e barrierave të panevojshme. UT do të mbështesë departamentet në mënyrë që pedagogët të kenë sa më shumë mundësi për të publikuar botimet e tyre. do të krijohen hapësira për të ndihmuar botimin e punimeve në konferenca të ndryshme dhe do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, në mënyrë që në raste të caktuara, një pjesë e kostove të aktiviteteve ndërkombëtare të mbulohen nga fondet e fakultetit ose departamentit. Mbështetja në punëkërkimor dhe liria akademike Puna kërkimore e stafit akademik të Universitetit të Tiranës, mbështetet në thelb në lirinë akademike. Kërkimi shkencor financiarisht nuk mund të mbështetet vetëm nga burimet e brendshme të universitetit. Universiteti i Tiranës do të luajë një rol proaktiv në financimin dhe mbështetjen e punës shkencore brenda strukturave të UT – së, nga sektori privat, duke e orientuar dhe vetë kërkimin shkencor nga tregu, por dhe në menaxhimin më efektiv të mbështetjes financiare që vjen nga MASH.


6 shkurt 2012

STUDENTI SOT

cmyk

9


10

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

Kerkim shkencor mësimdhënie cilësore Stafi Administrativ Duke besuar në rritjen e performancës me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit, Universiteti i Tiranës ka pasur pjesë së platformës së punës së tij rritjen dhe kualifikimin e stafit administrativ. Për të shndërruar një universitet nga lider të arsimit të lartë në Shqipëri në një Universitet konkurues në rajon është e domosdoshme të rritet numri i stafit administrativ që realizon punën administrative të përditshme të institucionit. Gjithashtu, fokus të veçantë i jepet edhe nevojës që ka stafi administrative për t’u përfshirë në kualifikime dhe trajnime të mëtejshme që do ta ndihmonin për të realizuar sa më mirë detyrat administrative në përputhje edhe me zhvillimet më të fundit të teknologjisë së të gjitha funksionet që mbulojnë pedagogët në përmbushje të misionit të tyre do të shpërblehen14 ...bashkë në këtë rrugëtim informacionit. Vlen të theksohet edhe përfshirja e deritanishme në projekte të rëndësishme europiane si Erasmus ku një pjesë e stafit administrativ të universitetit kanë përfituar nga kjo praktikë e mirë e mobilitetit europian. Në të ardhmen, synojmë të rrisim kapacitetet e stafit administrativ duke shkuar drejt rritjes së tij në numër dhe thellimit të kualifikimeve, angazhimit të mëtejshëm në projektet e shkëmbimit të eksperiencës si erasmus por edhe përfshirjen nëprojektin e ngritjes së Qendrave të Karrierës në UT. Qendrat e Karrierës Shërbimi i një niveli sa më të lartë cilësie për studentët tanë ka qënë dhe do të mbetet një ndër prioritet tona kryesore. Universiteti i Tiranës është duke filluarprojektin për ngritjen e Qendrave të Karrierës në çdo fakultet të tij. nëpërmjet këtyre qëndrave synohet të instucionalizohen struktura mbështetëse që do t’I vijnë në ndihmë studentëve për një zhvillim sa më cilësor personal dhe profesional. Cdo student do të ketë mundësinë t’i drejtohet këtyre qëndrave dhe të gjejë përgjigjen që i nevojitet falë asistencës që do t’i ofrohet nga stafi i kualifikuar. Shërbimet që do të ofrojnë këto qëndra janë nga më të ndryshmet, por ndër më kryesorët përmendim: Këshillim karriere Organizim i ëorkshopeve në fusha të ndryshme, Ofrim i Internshipeve duke vendosur marrëdhënie bashkëpunimi më biznese, institucione dhe organizata të ndryshme, Prezantim i mundësive për bursa Mundësi trajnimi në fusha të ndryshme Punësim sezonal

Sigurimi i brendshëm i cilësisë në UT Sigurimi është një nga prioritetet e institucionit. në përputhje me standardet europiane dhe ato kombëtare të cilësisë, angazhimi i UT tashmë është në zhvillimin e një kulture e cila njeh rëndësinë e cilësisë dhe Sigurimin e Cilësisë, në funksion të së cilës janë hartuar strategji, politika dhe procedura për përmirësim në vazhdimësi të cilësisë. për të siguruar cilësinë e brendshme në Universitetin e Tiranës, pranë drejtorisë së Kurrikulave dhe Standarteve, do të ngrihet njësia e sigurimit të cilësisë, e cila do të ketë në fokus kontrollin dhe plotësimin e standarteve në çdo funksion të Universitetit të Tiranës. njësia e cilësisë së brendshme është e nevojshme, pasi pa këtë njësi dhe pa çertifikimin e brendshëm, procesi i akreditimit ndërkombëtar që Universiteti i Tiranës e ka kërkuar është i pamundur. ndërtimi i kësaj njësie ngrihet mbi eksperiencën e fundit që drejtoria e Kurrikulave dhe Standarteve ka pasur në vlerësimin e brendshëm tashmë të përfunduar, por gjithashtu do të mbështetet tek kapacitet e reja që do të përqendrohen në sigurimin e cilësisë së brendshme. Studentët Numri i studentëve Universiteti i Tiranës ka dhënë një kontribut shumë të çmuar në përmbushjen jo vetëm të një objektivi të qeverisë shqiptare për rritjen e numrit të studentëve, por mbi të gjitha Universiteti i Tiranës këtë e ka bërë, sepse beson që kjo është në të mirë të shoqërisë shqiptare. numri i studentëve në Universitetin e Tiranës ka arritur në një nivel, i cili përmbush kërkesat e politikave makro të arsimit të lartë, por gjithashtu dhe ato të universitetit. arritja e këtij objektivi mundëson përqëndrimin e Universitetit të Tiranës në rritjen e cilësisë në të gjitha funksionet që ushtron. Karta e studentit Karta e Studentit është një objektiv disa vjeçar I Universitetit të Tiranës pavarësisht se ky objektiv nuk mund të përmbushet pa plotësimin e kuadrit ligjor siç e parashikon dhe Ligji i arsimit të Lartë. Gjithsesi, Universiteti i Tiranës do të bëj maksimumin duke pasur edhe bashkëpunimin e institucioneve jashtëuniversitetit, siç është rasti i Bashkisë së Tiranës, e cila do të pajisë të gjithë studentët e qytetit të Tiranës me kartën e studentit, në mënyrë që të kenë akses dhe kosto më të ulët në shërbimet që ofrohen në këtë qytet. Mbështetja e Përfaqësive studentore

rrugëtim në procesin e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave të institucionit tonë për t’i përmbushur sa më mirë këto përgjegjësi. Janë një sërë kategorish studentësh dhe kategori individësh, që Universiteti i Tiranës mbështet nëpërmjet dhëniës së bursave apo lehtësimeve të tjera, si përjashtimi nga tarifa vjetore e shkollimit. aktualisht Universiteti i Tiranës krahas bursave, të cilat jepen për kategoritë e studentëve me probleme ekonomike, dhe përjashtim nga tarifa e shkollimit për : personat e verbër dhe me me aftësi të kufizuara, romët (ballkanoegjiptianë), fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e ish të përndjekurve politikë, është munduar që nëpërmjet politikave të brendshme të universitetit t’i ofrojë edhe përfitime Mbështetja e organizimit të të tjera këtyre kategorive. aktiviteteve sportive Universiteti i Tiranës në fokus ka pasur Mbështetja e organizimit të aktiviteteve dhe diversifikimin e trupës studentore sportive në Universitetin e Tiranës do me studentë nga trojet të cilët kanë Universiteti i Tiranës ka pasur dhe do të ketë gjithmonë në fokus studentin dhe kjo kërkon që forumet e ndryshme studentore të mbështeten nga UT si dhe të krijohet mundësia që ato të bashkëpunojnë dhe të mbështeten nga aktorë jashtë UT. Mbështetja nëdrejtim të forumeve do të shkojë përtej structures formalë studentorë, që përfaqësohen nga këshillat e studentëve, por do të mbështeten dhe forume të tjera, që do të burojnë nga studentët e UT. Gjithashtu është e rëndësishme, që zëri i studentëve nëpërmjët përfaqësimit të tyre në organet kolegjiale të UT, siç janë: Senati akademik dhe Këshilli i Fakultetit, t’I kushtohet një vëmendje e vecantë në procesin e vendimmarrjes.

të vijojë më tej me krijimin e ekipeve të posaçme të Universitetit të Tiranës në sportet: volejboll, basketboll, minifutboll, pingpong, shah, atletikë etj. Universiteti gjatë 4-viteve të ardhshme do të vijojë të mbështesë të gjithë studentët e angazhuar në aktivitetet sportive edhe në drejtim të avancimit të mëtejshëm të tyre në karrierën akademike. Diversifikimi dhe përgjegjësia sociale Universiteti i Tiranës ka në fokus të veçantë diversifikimin dhe përmbushjen e përgjegjësive sociale ndaj studentëve dhe shoqërisë në tërësi. ne besojmë në vlerat e një Universiteti jo vetëm si institucioni, i cili përgatit nga ana akademike dhe profesionale studentët e tij, por mbi të gjitha që mbështet dhe inkurajon vlerat humane të çdo individi. padyshim që përmbushja e përgjegjësivë tona sociale është një element mjaft i rëndësishëm universiteti i tiranës në fokus ka pasur dhe diversifikimin e trupës studentore me studentë nga trojet16 ...bashkë në këtë

marrë 10% të kuotave në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, por gjithashtu dhe studentë të huaj, të cilët janë bërë pjesë e UT-së për një ose dy semestra në kuadër të programeve ndërkombëtare të mobilitetit siç është rasti i Erasmus-it. Pjesë e strategjisë së diversifikimit do të jetë dhe ofrimi i degëvë të caktuara sidomos në ciklin e dytë të studimit në gjuhën angleze në mënyrë që UT të tërheqë studentë nga rajoni dhe më gjerë. Kjo do të jetë për ata studenë, që janë të interesuar të studiojnë në UT, por gjithashtu dhe duke tërhequr dhe studentë që vijnë në kuadër të projekteve të ndryshmë si erasmus, ku kemi patur eksperienca me studentë ndërkombëtarë dhe interesi i tyre për të studiuar në Universitetin e Tiranës sa vjen edhe rritet. Inkurajimi i studimit të gjuhëve të huaja Ne besojmë në krijimin e një universiteti që ‘merr frymë’ nëpërmjet autonomisë institucionale dhe lirisë akademike, autonomisë strukturore dhe financiare ku mësohet nëpërmjet avancimit të


6 shkurt 2012

STUDENTI SOT

11

Infrastrukturë moderne staf dhe studentë të motivuar kërkimit shkencor dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies. prandaj, Universiteti i Tiranës do vazhdojë të jetë promotori kryesor i mbështetjes së studentëve për krijimin e lehtësirave në drejtim të përgatitjes së tyre akademike në avancimin dhe studimin e mëtejshëm të gjuhëve të huaja. Studimi i gjuhëve të huaja, veçanërisht i asaj angleze kanë qenë dhe do të jenë në vëmendje të punës kërkimore-shkencore të universitetit, për të realizuar thellimin e studimeve në disiplinave të ndryshme kërkimore. Gjithashtu, Universiteti i Tiranës në mbrojtje të studentëve do të kundërshtojë çdo udhëzim të Ministrisë së arsimit dhe Shkencës në drejtim të përcaktimit të nivelit të zotërimit të kompetencave të gjuhës angleze që cënon lirinë dhe autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Mbështetja e elitës studentore Universiteti i Tiranës ka një përgjegjësi shumë të madhe kundrejt shoqërisë shqiptare pasi prurjet e studentëve, që vijnë në këtë universitet janë nga më cilësoret, duke marrë në konsideratë performance e tyre në sistemin e shkollës së mesme. Mesatarja e përgjithshme të studentëve që vijnë në Universitetin e Tiranës është mbi 8.5 dhe nëse i referohemi fakulteteve të caktuara sic mund të jetë Fakulteti i Mjekësisë mesatarja është mbi 9.5 dhe në fakultete të tjera si në Fakultetin Juridik, ekonomik apo Shkenca Sociale kjo mesatare është mbi 9. Përgjegjësia kundrejt kësaj cilësie studentësh në Universitetin e Tiranës është edhe më e madhe, jo vetëm për t’i garantuar atyre një arsimim cilësor, por mbi të gjitha për t’i ofruar shanse nga më të ndryshmet për rritjen e tyre, si nga pikëmpamja akademike, por dhe në formimin e tyre të përgjithshëm si pjesëtarë më të shëndoshë të shoqërisë shqiptare. Mbështetja e elitës studentore në UT fillon duke përmbushur detyrimet, të cilat përcaktohen dhe nga VKM të ndryshme siç janë përjashtimi nga tarifat e studimit dhe dhënia e bursave. por përtej kësaj, roli që duhet të luajë Universieti i Tiranës në mbështejte të elitës studentore duhet të jetë edhe më i madh, duke marrë në konsideratë përfshirjen e tyre sa më shumë në jetën universitare. Mbështetja që Universiteti i Tiranës i ka dhënë forumeve të ndryshmë studentore ka qënë maksimale dhe një eksperiencë mjaft pozitive ka qënë mbështetja, që i është dhënë rrjetit të Studentëve ekselentë i krijuar nga elita studentore e Universitetit të Tiranës. UT do të mbështesë çdo nismë të studentëve, në mënyrë që këta studentë jo vetëm të evidentohen brenda universitetit, por

mbi të gjitha t’i ofrohen të gjitha kushtet për rritjen e vazhdueshme në të gjithë kompleksitetin e jetës studentore. Punësimi sezonal Universiteti i Tiranës i kushton rëndësi edhe punësimit sezonal të studentëve të tij. duke marrë në konsideratë edhe kërkesat e tregut, i është dhënë një përparësi angazhimit të studentëve në punësime sezonale në kuadër edhe të procesit të mësimdhënies. Kjo eksperiencë e punësimit sezonal i ndihmon studentët të kuptojnë më mirë kërkesat e tregut dhe se çfarë ata duhet të marrin nga universiteti. Prandaj në katër vitet e fundit, UT-ja ka patur marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me institucione të ndryshme si nga sektori publik dhe ai privat, në mënyrë që të krijohen sa më shumë mundësi për punësimin sezonal. një nismë mjaft pozitive është marrëveshja me Bashkinë e Tiranës, studentët ekselentë të universitetit kanë mundësinë të punësohën me pagesë të plotë. Infrastruktura Objektivi madhor për zhvillimin infrastrukturor mbetet realizimi i projektit të Kampusit të ri të UT së. Për këtë projekt gjatë viteve të fundit është punuar intensivisht për realizimin e projektit përfundimtar, në mënyrë që zbatimi i tij të fillojë gjatë vitit 2012. Sfida e parë madhore në realizimin e këtij projekti tashmë është përmbushur, pasi ka përfunduar projekti i detajuar dhe në fillim të vitit 2012 do të fillojnë procedurat për marrjen e lejes së ndërtimit për kampusin e Universitetit të Tiranës. Objektivi i Universitetit të Tiranës është që punimet për këtë kampus të fillojnë brenda vitit 2012 dhe të përfundojnë në një afat 2 – 3 vjeçar. Kampusi Universitar do të përmbushë të gjitha kërkesat dhe nevojat që ka Universiteti i Tiranës, jo thjesht në kapacitete por dhe në cilësinë, që ka kjo infrastrukturë. Kampusi nuk do të plotësojë vetëm nevojat që ka sot universiteti i Tiranës, por mbi të gjitha do të synojë të plotësojë nevojat afatgjata. Ky kampus universitar ka një kapacitet ~ 40.000 m2, ndërtim me një arkitekturë moderne e perceptuar për të ofruar të gjitha shërbimet akademike, por dhe ato rekreative për studentët. ai do të përfshijë bibliotekën qëndrore që do të ketë Universiteti i Tiranës, e cila është një kërkesë e domosdoshme për sa i përket rritjes së cilësisë së UT. Gjithashtu kampusi parashikon ndërtimin e një qendre sportive me siperfaqe ~ 10,000 m2, e cila do të rigjenerojë dhe do të krijojë një traditë shumë pozitive, që studentët përveç pjesës akademike të jenë të angazhuar edhe në aktivitete të ndryshme

sportive. UT me realizimin e këtij kampusi do t’i japë një fytyrë të re universitetit jo vetëm nga pikëpamja e infrastrukturës, por gjithashtu do t’i japë këtij universiteti të gjitha mundësitë që ky universitet të jetë një aktor i denjë për të konkuruar në tregun rajonal të arsimit të lartë dhe patjetër në një të ardhmë të afërt duke marrë parasysh proceset integruese, Universiteti i Tiranës do të plotësojë të gjitha standardet e një universiteti në një vend që synon të jetë pjesë dhe anëtar i Bashkimit Europian.Ky kampus universitar jo vetëm do të përmirësojë raportin student – hapësirë infrastrukturore, por në të njëjtën kohë do të rrisë ndjeshëm dhe cilësinë e të gjitha shëbimeve që do t’i ofrohen studentëve. Gjatë viteve 2012 dhe 2013 do të përfundojnë investime të tjera:

Tradita disa vjeçare e pasurimit të fondit të librit shkencor do të shënojë një hap sasior dhe cilësor me ndërtimin e Biblotekës Qëndrore të UT-së pranë kampusit te ri. do të zgjerohet larmia e titujve duke përfshirë të gjitha fushat e shkencës, artit dhe kulturës. Buxheti për këtë qëllim do të rritet progresivisht çdo vit, por krahas kësaj do të punohet për të siguruar literaturën e mundshme në kuadër të shkëmbimeve me universitete homologe apo organizata ndërkombëtare. Gjithashtu, për të plotësuar kërkesat në rritje te stafit akademik dhe studentëve do të zgjerohet aksesi në biblotekat më të njohura online për të gjitha fushat e studimit. Ky akses do të jetë disponibël si për stafin akademik dhe studentët. Sigurisht, laboratorët kërkimorë shkencorë dhe mësimorë do vazhdojnë të jenë në fokusin e zhvillimeve edhe

Hartimi i projektit të zbatimit për përshtatjen e Godinës së npVU-se në ambiente universitare si dhe realizimi i këtij projekti. Hartimi i projektit të zbatimit për përshtatjen e Godinës së ish- ansamblit të Ushtrisë në godinën e Muzeut të Shkencave të natyrës, si dhe realizimi I këtij projekti. Rikonstruksione në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku do të ndodhë një strukturim total i këtyre ndërtesave, i çatisë, një amfiteatër veror në oborrin ballor, duke e shndërruar këtë kompleks godinash në simbol përfaqësues të historisë së UT. Përfundimi i këtyre investimeve do të mbyllë një cikël të standartizimit arkitektonik dhe funksional të gjithë infrastrukturës ndërtimore të UT-së, gjë e cila do të sjellë rritje të cilësisë së shërbimeve dhe do të ofrojë mundësi të reja shfrytëzimi në këto fakultete. Biblioteka dhe laboratorët

në të ardhmen si për mirëmbajtjen,ashtu dhe për pasurimin dhe shtimin e tyre. Krahas fondeve nga burimet e brendshme do të punohet për të siguruar fonde edhe nga buxheti i shtetit dhe vëmendje e veçantë do t’i kushtohet aplikimeve për të përfituar fonde me destinacion kërkimin shkencor për projekte ndërkombëtare si Tempus, FP-7 institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore etj. Gjithashtu do të punohet për akreditimin e sa më shumë laboratorëve aplikativë, në mënyrë që ata të shndërrohen edhe në një burim që gjeneron të ardhura, duke bërë që puna kërkimore shkencore e stafit tonë akademik të jetë atraktive në treg dhe të diversifikojë të ardhurat. Objektivat e zhvillimit të UT-së në 4 vitet e ardhshme mbështeten dhe zhvillojnë ato objektiva, që përcakton Strategjia Kombëtare e arsimit të Lartë dhe Strategjia e zhvillimit të UT-së.


12

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

Domosdoshmëria e reformës në Fakultetin Ekonomik, UT Prof. Dr. Andri Koxhaj Kandidat për dekan në Fakultetin e Ekonomisë, UT Fakulteti i Ekonomisë ka qenë dhe vijon të jetë një pionier i arsimit të lartë në Shqipëri, një ndër institucionet lider të universiteteve shqiptare. Prandaj, sot, më shumë se kurrë, nevoja për një transformim rrënjësor, për reformë menaxheriale, është e domosdoshme, për ta cuar fakultetin tonë në një nivel më të lartë. Në të gjitha universitetet prestigjoze në botë, disa prej të cilave kam pasur mundësinë ti shoh nga afër, studentët janë thelbi i reformave dhe menaxhimit të institucionit. Ne fund te fundit, zëri i studentëve (aktoret kryesore te nje universiteti) duhet të jetë jo vetem i rendesishem, por thelbësor në veprimtarinë e përditshme të çdo pergjegjesi departamenti, dekani apo rektori. Në këtë kuader, ekipi që unë drejtoj ka detajuar një program të plotë strategjik, i cili do të gjejë zbatim që në muajin e parë të zgjedhjes sime si Dekan për informatizimin dhe riorganizimin e sekretarive mësimore. E konsideroj humbje kohe të panevojshme situatën aktuale, ku një student duhet të prese në rradhë me orë të tëra perpara sekretarise ose dyerve te departamenteve, për t’u regjistruar në provime, për të marrë vlerësimin nga pedagogu, etj, etj. Prandaj i jemi drejtuar teknologjisë. Ne do të bëjmë të mundur që nëpërmjet një sistemi elektronik, cdo student, me kodin e tij personal, të kryejë mjaft veprime me sekretaritë mësimore në mënyrë elektronike duke shmangur pritjet dhe prezencën e panevojshme fizike prapa dyerve të sekretarive (marrja e vleresimeve, rregjistrimi online ne provime, etj).Kjo do të mundësojë edhe transparencën në procedurat e provimeve, sidomos atyre të përsëritura që kanë qenë një gangrenë në universitetet tona. Projekti i dytë që kemi gati është krijimi i laboratorëve kompjuterikë që do t’u mundësojë studentëve lehtësimin e veprimtarive didaktive. Kërkimi në internet,

përgatitja e projekteve, detyrave të kursit, printimet e fotokopjet do të kthehen ne një proces te lehtë dhe teper te shpejtë. Krahas saj, në cdo hapesirë të fakultetit do të ketë Internet Wireless, ku të gjithë studentet do të kenë akses të pakufizuar për të mundësuar mjedis efektiv mesimi dhe kerkimi. Si pjesë e këtij projekti, të gjitha sallat e leksioneve dhe seminareve te fakultetit do të kenë kondicionim, kompjuter dhe projektorë, si një domosdoshmëri për të përmirësuar infrastrukturën në Fakultetin e Ekonomisë. Por, nuk duhet të harrojmë që teknologjia jo vetem shmang aspektet negative të burokracisë dhe mundëson lehtësi studimore për studentët, por përbën gjithashtu një bazë të gjerë dhe të aksesueshme të materialeve didatike. Për këtë arsye, ne do të bejme realitet Bibliotekën elektronike, ku studentët do të kenë akses ne bibliotekat me te njohura elektronike, revistat shkencore, dhe mediat prestigjioze me impakt ne ekonomine boterore. Kjo, sepse thelbi i edukimit jane njohurite dhe thelbi i njohurive është kontakti i vazhdueshëm me informacionin e ri. Kjo vjen në vijimësi të përpjekjeve tona për rinovimin e literatures ekzistuese, ekujvalente me atë që përdorin studentët në universitetet perëndimore, që do të jetë thelbi i punës sonë katër-vjeçare. Në këtë mënyrë, çdokush që do te përfundoje Fakultetin e Ekonomisë do të ketë njohuri dhe aftësi të barazvlefshme me studentet qe perfundojne studimet jashte shtetit. Ndërkaq, do të vendoset dhe sigurohet nje pjesëmarrje e vazhdueshme e drejtuesve të organizatave me te njohura private dhe publike si Guest Speakers, për të ofruar eksperiencat e tyre më pranë studentëve. Kjo është lehtësisht e realizueshme dhe me një dobi të madhe, por qe deri më sot nuk eshte vleresuar ne masen dhe nivelet e nevojshme.

Deklarimet e mesiperme do te quheshin “thjesht premtime”, nese ato nuk shoqerohen me strategjite dhe instrumentat e nevojshme per ti mundësuar ato. Qe te mos perseriten gabimet klasike te nje fushate (ku premtimet ngelen premtime dhe nuk realizohen), transparenca e objektivave dhe realizimi frekuent i tyre do te perbeje moton e vazhdueshme te punes sone. Qe studenti te jete realisht i vleresuar, do të krijohet një strukturë e re, Zëvendës Dekani i Studentëve, qe do te mundësojë asistimin real te problemeve dhe shqetësimeve te studenteve. Kjo strukturë do të jetë zyra ndërlidhëse, ku studentët do të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjen e fakultetit. Këshillat dhe forumet studentorë patjeter do të

kenë një rol të veçantë të mbështetur nga Dekanati, për të realizuar nje vendimmarrje sa me te gjere dhe efektive në fakultet. Ndërkaq, një projekt tjetër i rëndësishëm është krijimi dhe zhvillimi i Qendrës së Karrierës për të ndihmuar studentët në krijimin e lidhjeve dhe koordinimin e marrëdhënieve me biznesin dhe institucionet publike, në funksion të realizimit të praktikave universitare dhe punësimit të mëtejshëm të tyre. Ne perfundim, mund te them qe në këto zgjedhje bashke me ekipin që drejtoj, vijmë me një vizion dhe plan të qartë, për ta kthyer Fakultetin e Ekonomisë në një model të arsimit të lartë. Ne kemi nje strategji te qarte dhe jemi te gatshem per ta implementuar ate.


13

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

“Të jesh një student europian”

Po e nis këtë artikull në cilësinë e një studenteje të drejtësisë dhe një anëtareje të një organizate studentore e cila funksionon pranë çdo Fakulteti Drejtësie në Europë. Organizata, është ELSAAlbania. Prej rreth një viti jam anëtare e kësaj organizate dhe prej disa muajsh anëtare e bordit drejtues. Kënaqësia e pjesëmarrjes ka qënë në rolin e përfitueses nga aktivitetet akademike dhe ato kulturore në Shqipëri dhe jashtë vendit. Aktivitete të realizuara nga ELSA kombëtare, ndërkombëtare

dhe partnerë të saj. Duke komunikuar me studentë drejtësie në Europë më ka dhënë një pamje të re të të qënit student, duke u njohur me stilin europian të jetesës së nje student-i/eje. Në Bashkimin Europian mbarë, madje përgjithësisht në perëndim, i kushtohet një rëndësi e madhe edukimit jo-formal përpos atij formal. Pra edukimit të realizuar nëpërmjet konferencave, vizitave studimore, eventeve me tematika të ndryshme, shkëmbimeve rinorekulturore, intership-eve dhe punës

vullnetare. Madje citimi i tyre në CVnë tënde përbën një “plus” në tërheqjen e vëmendjes së punëdhënënsit të ardhshëm për shkak se këto aktivitete dëftojnë për një njeri të edukuar jo vetëm profesionalisht por edhe nga ana e bashkëveprimit social. Pjesë në këtë edukim jo-formal realizon edhe European Laë Student’s Association duke i ofruar studentëve të drejtësise aktivitetet e sipërpërmenduara. Studentet e ELSA-s janë gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të aktiviteteve të reja për t’u njohur me institucionet, praktikën ligjore, kolegët dhe jetën studentore në shtetet e Bashkimit Europian. Në kërkim të këtyre aktivitete nuk ka pse mos të jenë edhe studentët shqiptarë, të cilët me kënaqesi verej që çdo ditë e më shumë interesohen për to, nisur nga fushat e interesit të tyre dhe nga lehtësirat ekonomike që ofrojnë organizuesit. Aksesi në të tilla aktivitete është mjaft i madh. Për çdo event aplikohet parimi

“ i pari në kohë , i pari në të drejta”, ndaj mund të aplikohet sapo të shohësh thirrjen e hedhur në rrjet nga ELSA-t lokale/kombëtare apo ELSA International. Une ju ftoj t’i shikoni eventet e ELSA Albania’s dhe ELSA International në adresat “www.elsa.org” “www.facebook.com/elsaalbania” por për t’ju ngacmuar pak kureshtjen ju informoj mbi disa evente të ardhshme në muajt që pasojnë, pjesë e të cilave mund të jeni lehtësisht. ELSA e Rusisë organizon konferencë me temë “Ligji në epokën dixhitale” në datat 22-25 mars. ELSA e Baltik-ut organizon në Helsinki seminarin me temë “ E drejta mjedisore” në datat 7-10 mars. Mund të merrni pjesë në konkurset e eseve ligjore në të cilat tema aktuale është e drejta shëndetësore apo në gjyqet imituese të organizuara në mbarë Europen dhe më tej. Përgatiti: Eni MAZNIKU Zv/Presidente dhe Marketing në ELSA Albania

Si ushqehen të rinjtë Për realizimin e kësaj teme bazohemi në zbatimin e një ankete e cila përmban dhjetë pyetje. Qëllimi kryesor i kësaj ankete është të informohemi për mënyrën se si ushqehen të rinjtë dhe për të kuptuar, nëse është apo jo forma më e mirë e të ushqyerit për ta, gjithashtu jemi nisur për të trajtuar këtë temë sepse në strategjinë kombëtare të Shëndetit Publik i kushtohet një rëndësi e veçantë shëndetit të moshave nga 15 deri ne 20 vjec. Kjo anketë është realizuar gjithashtu për të parë se cilat mosha i respektojnë me përpikmëri kushtet e asaj që quhet “DIETË USHQIMORE NORMALE” dhe cilat mosha abuzojnë me fjalën dietë. Shpjegojmë që dietë ushqimore nuk do të thotë mos të hash vaktet e ditës , ose mos të hash fare ,por të ushqehesh në mënyrë të tillë që produktet që konsumohen të kenë kaloritë dhe vlerat ushqimore të përshtatshme që organizmi ynë të funksionojë normalisht dhe mbi të gjitha është e rëndësishme që vaktet ushqimore të konsumohen të treja por duke marrë sasinë e duhur ushqimore. Ky studim është i lidhur ngushtësisht

me punën e Departamentit të edukimit dhe promocionin në Shëndetin Publik, dedikuar sjelljeve të shëndetëshme të gjimnazistëve dhe studentëve. Themi që kjo anketë është një promocion shëndetësor për të parë nxënësit jo vetëm nga shëndeti fizik i tyre por edhe nga disa mendime psikologjike që ata kanë rreth dietave ushqimore, shpeshë herë pamja e jashtme e tyre është një psikoze e sëmurë që lidhet ngushtësisht me të ushqyerin. Për realizimin e këtij qëllimi është e domosdoshme përkrahja e politikave sociale është e domosdoshme të sigurohet një mjedis mbështetës , përkujdes të mirë prindëror gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës, politika në fushën e shëndetësisë të bazuara mbi vlerësimin e drejtë të nevojave mendore dhe fizike të të rinjëve. Nga rezultatet e këtij anketimi vihet re që një pjesë e madhe e të rinjve ose nuk hanë mëngjes fare ose vetëm një herë në javë për shkak të shumë faktorëve, por vihet re qartë se një pjesë e mirë e të rinjve vijnë nga familje me rregulla për sa i përket dietës ushqimore, sepse pjesa më e madhe e

të anketuarëve e konsumonin jo vetëm drekën por dhe darkën. Pyetjes “A mban dietë? “ pjesa më e madhe e të rinjve i jane përgjigjur negativisht, kjo do të thotë që përkujdesi prindëror në këtë aspekt është më i madh ose të rinjtë janë të ndërgjegjshëm që nuk është forma më e mirë për shëndetin e tyre. Ajo ç’ka na rezulton në fund të këtij anketimi është që një pjesë e të rinjve janë të mirëinformuar mbi “dietën ushqimore” dhe përpiqen ta zbatojnë atë, por kjo s’do të thotë që lufta me “kequshqyerjen e të rinjve” përfundon

këtu, pasi një pjesë e të rinjve edhe pse janë të informuar mbi “dietën ushqimore” akoma mendojnë se dietat mund t’i ndihmojnë të përmirëojnë pamjen e tyre të jashtme e kjo mund të jetë fatale për këta të rinj !!! Ky anketim u realizua nga studentët e vitit të II të Masterit të Shkencave për mësuesi dega Biologji: Anjeza BREGU, Andreina BUSHI, Alkida METALIAJ, Elona GJOKA dhe Josana ANASTASI


14

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

Red Bull Street Style 2012 Kontrolli mbi topin është kriteri bazë i konkurrimit në kampionatin e futbollit stil i lirë, Red Bull Street Style. Kreativiteti dhe stili gjithashtu janë çelësi drejt suksesit. Red Bull Street Style ka nisur për herë të parë në 2007, duke u bazuar tek Red Bull Reaccion, një platformë konkurrimi për talentet e futbollit në Afrikën e Jugut. Në vitin 2008 ky konkurs kaloi në një nivel global, duke ndryshuar dhe emrin në Red Bull Street Style, kohë në të cilën ky konkurs hapi dyert për të gjithë botën. Edicioni i parë botëror u zhvillua në Brazil.

Në vitin 2010 Finalja Botërore e Red Bull Street Style u zhvillua në Cape Town, në Afrikën e Jugut, ku për herë të parë edhe Shqipëria u përfaqësua me Fabian Duron. Këtë vit Italia do të mirëpresë më të mirët në disiplinën futboll i stilit të lirë, për të kurorëzuar dhe Kampionin e Botës për vitin 2012. Kontrolli mbi topin, kreativiteti dhe stili janë kriterit bazë të suksesit. 3 minuta, 2 lojtarë, 1 top – këto janë rregullat e konkurrimit në Red Bull Street Style.

Edhe këtë vit talentet shqiptarë të kësaj disipline sportive do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe do të përzgjidhen në bazë të votimit online në faqen zyrtare të Red Bull Street Style: www.redbullstreetstyle.com.

Finalisti nga Shqipëria për herë të dytë, pas përfaqësimit në vitin 2010, do të këtë mundësinë të jetë pjesë e Finales Botërore, në Shtator 2012, në Itali.


15

STUDENTI SOT

6 shkurt 2012

Bëhu pjesë e Studenti Sot! Publiko artikullin, mendimin, analizën dhe çfarëdo që të tjerët duhet të dinë. E-mail: studentisot@gmail.com www.ksut.al http://www.facebook.com/groups/keshillistudentor.ut/ Facebook: Gazeta Studenti Sot

Horoskopi Javor Dashi 21/03 - 20/04 Dyndja e yjeve në zgjatjen e ditëve ju influencon pak nga një strategji të gabuar e kjo ju shkakton gjendje të padëshiruara por asgjë nuk është e humbur. Duhet vetëm të kaloni në aksione me një durim e talent artistik që nganjëherë e leni anash dhe kjo ju ka sjellur ndjenja të pavolitshme kështu që ju tentoni të arrini efekte me forcë, gjë që nuk pi ujë gjithmonë. Moti i mirë nuk është shumë larg dhe ju me të bashkë do të niseni para me të mirë se s’ka tjetër shteg. Demi 21/04 - 20/05 E keni një mik i quajtur planeti Uran dhe ai ju sjell energji të reja nga lartësia e ju duhet t’i përdorni këtu mbi tokë si mik me të gjithë. Harroni të kaluarat dhe mos ju përmendni atyre kur të bisedoni me të afërmit tuaj. Nëse kështu veproni, do të keni disa avantazhe të mira dhe një njohuri të re me një person tejet i sjellshëm. Sikur të keni kujdesin e duhur, do të keni mundësinë të kënaqeni me nektarin që ju sjell jeta këtyre ditëve të dimrit. Binjakët 21/05 - 21/06 Jeni në një etapë të rënduar me disa sëmundje të vogla që nuk janë aspak brengosëse por juve ju marrin mjaft energji. Kjo bëhet pak e rëndë edhe për jetën tuaj emotive dhe kjo rrëzon nivelin e dëshirës për të qenë aktiv. Sikur ju po i dorëzoheni kësaj situate por yjet ju ftojnë të zgjoheni se ju ofrojnë lehtësime për të shprehur dhe për të vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e jetës emocionale dhe shoqërore, natyrisht me krijimin e një rruge të volitshme dhe me kurajo.

Gaforrja 22/06 - 22/07 Hyrja afrohet në zonën tuaj dhe ringjallë një lidhje të kaluar e kjo sikur ju kthen në një realitet të përjetuar. Duket se jeni i gatshëm për veprim por një konfuzion ju mban akoma peng. Deri në mes të muajit të ardhshëm do të ndikoj të merrni aksione por nganjëherë edhe të «verbëra» pasi Neptuni për një kohë të shkurt do të ju pres rrugën rrezeve e ju sikur do të ecni nëpër terr në aspektin profesional dhe ekonomik. Luani 23/07 - 22/08 Disa vonesa të të dashurve ju shkaktojnë stres dhe sikur jeni duke e humbur durimin. Neptuni ju sjell ide të reja dhe të mirëfillta, ndaluni një moment dhe kërkoni zgjidhje e ato nuk do të mungojnë aspak. Jupiteri e Saturni janë kundruall njëri tjetrit dhe ka gjasa të takoni dy persona të ndryshëm, njëri nga ta i ka merak lajkat por nuk është damtues, për më tepër, ju i pëlqeni kohë pas kohë të ju ledhatojnë pak me fjalë dhe ja një rast i tillë për ju. Virgjëresha 23/08 - 22/09 Ju do t’i ndjeni efektet pezmatuese të Saturnit e kjo gjer nga fundi i javës por nuk duhet të jeni shumë të brengoseni se Dielli, Venera dhe Mërkuri janë në aktivitet që ju sjell qetësinë e duhur për të rifilluar marrëdhëniet e dobishme në jetën profesionale e shoqërore. Ka gjasa të kaloni edhe në eufori në planin intim por ju këshilloj të mbani një sens të matur sepse nga java e ardhme Marsi hyn në zonën tuaj e kjo ngjallë te ju dëshirat për zënka dhe ju bënë të jeni nervozë.

Peshorja 23/09 - 23/10 Nga sot ju do të ndiheni i liruar nga një situatë konfliktuale dhe do të gjendeni para një gjendje të re të lehtësuar dhe të çiltër për veprime në të gjitha lamitë. Projektet tuaja do të ringjallen bashkë me elanin tuej të ri. Mos harroni se nuk duhet të lëkundeni para disa pengesave jo të rrezikshme sepse do të humbni rastin për të vazhduar një epizodë që e keni para vetes dhe që ka gjasa të mira të qëndroj gjatë. Gjithashtu një situatë e re financiare është e mundur këto ditë.

Bricjapi 22/12 - 20/01 Do të keni një ndjenjë të dukshme pushteti të pashoq që do të ju përcjellë gjatë javës dhe kjo ju hap horizonte të reja dhe do të shpërbleheni me një miqësi të re që do të bëjë të harroni disa mosmarrëveshje familjare që ju përcjellin kohëve të fundit dhe që ju kanë marrur kohën tuaj. Tani ju presin pra disa gëzime të njëpasnjëshme. Megjithatë egzistojnë disa tentime për trillime nga persona që edhe si keni shumë për zemër, duhet të mbroheni pa zhurmë.

Akrepi 24/10 - 22/11 Një periudhë e qetë që do të zgjas deri në mes të muajit tjetër dhe kjo pak sa do të ndikoj në gjallërinë tuaj. Por kjo duhet të merret si gjë pozitive për pushim dhe mbledhje forcash e aspak si diçka e dëmshme. Ju keni akumuluar situata tejet pozitive dhe kjo tani mund të shfrytëzohet në qetësi dhe paqe shpirtërore. Jupiteri me Neptunin gjithashtu janë në favor tuajin dhe tani ju mund të dilni gradualisht nga qetësia në vrull që është në dukje gjatë javës së ardhshme.

Ujori 21/01 - 19/02 Java ju sjellë një hov shpendi në liri pa dyshim deri në mes apo fillim të muajit pranveror dhe kjo ju jep kohë të filloni (pa shumë vonesë), të krijoni sipas mundësive miq të rinj se një investim i tillë i kohës do të ju sjell çaste shumë të lumtura dhe do të ngrej autoritetin tuaj edhe në shoqëri edhe në jetën profesionale. Nës jeni duke kërkuar punë apo ndërrim të punëdhënësit, me pak mund do të arrini qëllimin tuaj.

Shigjetari 23/11 - 21/12 Një çift të habitshëm Hënë-Pluton, formojnë disa mundësi të mira financiare si dhe zbërthim të një mosmarrveshje që ngjan gjatë kësaj jave në rrethin ku ju keni influencë. Merrni ndonjë iniciativë se ju mund të zgjidhni këtë çështje të komplikuar. Jupiteri gjithashtu ju ndihmon që të zgjidhni disa imtësi sentimentale që kanë zgjatur një kohë në mes jush dhe partnerit (es) tuaj e që ju ka ngrirë pak aspektin sentimental.

Peshqit 20/02 - 20/03 Jeni duke ecur para në jetën tuaj. Venera hyn në sektorin tuaj dhe ju sjell shumë inspirim erotik dhe sentimental. Nëse merreni me shkrime rrekjuni «pendës» se keni mundësi të krijoni shkrime të bukura plot domethënie sensuale, filozofike dhe politike. Ditët që vijnë janë plot me ide për ju. Keni kujdes dhe mos ndalni aktivitetin se Neptuni ka një ndikim konfuz e mund të devijoni dhe të humbni inspirimin që do të ishte dëm sepse keni përpara një javë të bukur.


cmyk

Gazeta Studenti SOt  

Designed www.pre-born.net