Page 1

#arsimim #aftësim #inspirim #punësim #sipërmarrje


MODELI TBU Që në themelim, TBU u ndërtua mbi tre parime:

Formim i harmonizuar, teori dhe praktikë Përgjatë viteve të studimeve Bachelor ose Master, mundësohen: • Praktikë profesionale me kohëzgjatje deri në një vit; • Lëndë dhe trajnime profesionale të individualizuara; • Këshillim karriere dhe ndërmjetësim për punësim.

Numër i kufizuar i studentëve, cilësi e lartë Tetor 2010, TBU nis programet Bachelor dhe Master me 42 studentë ekuivalent me kohë të plotë (e.k.p). • Sot vijojnë mësimin 220 studentë e.k.p. gjithsej. • Numri maksimal: 300 studentë e.k.p. gjithsej. TBU pranon, me përzgjedhje konkurruese, jo më shumë se: 75 studentë në vitin e parë Bachelor, Administrim Biznesi: • rreth 25 studentë për secilin profil; • 25 studentë në vitin e parë Bachelor, Juridik E Drejtë Biznesi; • 25 studentë në secilin nga profilet Master Profesional; • 15 studentë në programin Master Shkencor. •

Investim afatgjatë, zhvillim i qëndrueshëm TBU sot, rezultat i punës dhe investimeve në 5 vitet e para. • Investim me vlerë 750 mijë Euro nga aksionerët; • Viti fiskal 2016: të ardhurat mbulojnë shpenzimet; • 300 studentë e.k.p: zhvillim cilësor i qëndrueshëm.

“Nuk merrni vetëm diplomë, por nisni karrierën”, një e vërtetë e provuar me fakte dhe shifra. -------------->


PUNËSIMI NË SHIFRA TBU ka arritur rezultate shumë të larta në punësimin e studentëve në pozicione pune të përputhura me profilin e studimit.

Përgjatë 5 viteve Janë punësuar apo kanë zënë një pozicion pune më të lartë: • 38 nga 45 studentë të diplomuar në programet Bachelor; • 15 nga 15 studentë të diplomuar në programet Master; • 23 nga 26 studentë aktualisht në vitin e tretë Bachelor; • 14 nga 50 studentë aktualisht në vitin e dytë Bachelor.

Vetëm në vitin e fundit Janë punësuar, përmes praktikave, 28 studentë: • 5 studentë nga Banka Raiffeisen; • 7 studentë në kompanitë e Grupit Balfin; • 16 studentë në kompani të tjera. Janë punësuar 1-4 javë me pagesë: • 46 nga 85 studentë aktualisht në vitin e parë Bachelor. Kanë marrë rol drejtues në bizneset familjare: • 12 studentë Bachelor ose Master.

Sfidat e punësimit dhe TBU Punësimi pas studimeve të larta, gjithnjë e më i vështirë. Çdo vit, numri i të diplomuarëve është më shumë se dyfishi i vendeve të lira të punës që kërkojnë arsim të lartë. TBU e suksesshme në punësimin e studentëve, falë: • modelit të veçantë të shkollës tonë; • angazhimit dhe përkushtimit të studentëve tanë. <--------------

3 parimet e modelit TBU.


PROGRAMET E TBU FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI Bachelor në Administrim Biznesi, me profil: i) Menaxhim; ii) Marketing; iii) Financë & Kontabilitet

Master Profesional në Administrim Biznesi, me profil: i) Menaxhim; ii) Financë & Kontabilitet; iii) Menaxhim & E Drejtë Biznesi;

Master Shkencor në Administrim Biznesi Master Profesional në Administrim Publik

FAKULTETI JURIDIK, E DREJTË BIZNESI Bachelor në Juridik, me profil E Drejtë Biznesi Master Profesional në Juridik, me profil E Drejtë Biznesi

AKREDITIMI I TBU

15.08.2013: Akreditim institucional dhe i të gjitha programeve.

BURSA STUDIMI të plota dhe të pjesshme për: • maturantët/studentët me rezultate të larta; • maturantët/studentët në vështirësi ekonomike/sociale. Kontakte: +355 422 60 443 info@tbu.edu.al | www.tbu.edu.al Rr. Kavajës, 1023, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni në:

tbu_flyer_maj_2016  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you