Issuu on Google+

FATION NIKOLLA

ASKUNDI Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” Tiranë, 31 Mars – 29 Prill 2016


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Zotit, për gjithçka më ka dhënë. Familjes, si gjëja më e çmuar që kam, Kujtimit të çdokujt që guxoi të besonte dhe vazhdon të besojë edhe sot në sistemin e mrekullueshëm të INICIATIVËS SË LIRË, si sistemi më i mirë për të ndërtuar Shqipërinë. Nuk mund të arrijmë majat pa njohur ASKUNDIN...

Faqe 2


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Ky nuk është një libër historik dhe as politik. Kjo ngjarje është vetëm një nga historitë e shumta që gjurmuesit mund të gjejnë në historinë e krijimit dhe të ngritjes së sistemit të iniciativës së lirë në Shqipëri. Shumë fakte janë frymëzuar nga realiteti dhe shumë personazhe janë trillim i imagjinatës krijuese të autorit. Koloneli F. dhe Koloneli Z., apo çdo personazh tjetër i kësaj historie mund të jetë çdokush prej nesh, ashtu siç plot shembuj si këto personazhe, ju mund t’i gjeni çdo ditë në gurët ndërtues të themelimit të iniciativës së lirë, të tregut kapitalist dhe sistemit investues në Shqipëri. Mendoj se është e pafalshme që teorikisht edhe pas njëzetë e pesë vitesh, ne nuk kemi një histori të shkruar të ngritjes së sistemit të “Iniciativës së Lirë” në vendin tonë. Nuk dua ta besoj se kjo është bërë nga ndonjë mosdëshirë e shtetit. Besoj se e gjitha kjo ka ardhur nga heshtja e Heronjve modestë që vazhdojnë të punojnë ditë e natë për ta bërë më të mirëqënë këtë sistem. Pavarësisht se kjo histori mungon në letra, jam shumë i bindur se në jetën e vendit, ju mund të takoni shumë njerëz të thjeshtë që janë gurët e vërtetë dhe dëshmitarët e gjallë të ngritjes së këtij sistemi të mrekullueshëm në vendin tonë. Pasi kemi provuar orientalizmin, mbretërinë, diktaturën dhe eksperimentet e tranzicionit, unë mendoj dhe besoj se ky sistem, iniciativa e lirë, edhe pse me plot të mira e mëkate është mënyra e vetme që mund të na zhvillojë. Unë besoj se vetëm nëpërmjet këtij sistemi ne do të mësojmë të marrim më të mirën prej virusit të domates dhe nuk do të endemi më në ASKUND, aty ku kjo rrëfenjë do t’iu çojë herë pas herë si mënyra më e mirë për të përfituar diçka. Rrëfimtari do t’iu flasë në Dimensionin e Katërt. Ai do të përdorë një gjuhë askundase në kohë dhe në histori që ju të mos ndiheni të përjashtuar për asnjë çast nga përthithja e mesazhit dhe përse jo, të ndjeni nxitjen që të jep endja në hapësirat e ASKUNDIT. Lexim të mbarë!

Faqe 3


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

1 Shumë vite më pas, në fillimet e pjekurisë së burrit, pasi kishte dështuar e triumfuar, pasi kishte rënë e ishte ringritur për të disatën hërë në jetën e tij, jo aq të gjatë për ta quajtur të plakur por edhe jo aq të shkurtër për të mos e marrë në konsideratë, pasi kishte ngelur e mësuar, pasi kishte kohë që e trazonte shpirtin e tij të luftonte me qelizat e vetëndërgjegjes, duke qenë i vendosur për të mos e lënë historinë të vdiste, Koloneli F. vendosi të vriste frikën e të ulej të shkruante përvojën e tij në tregun e lirë. Ai u ul të shkruante Doktrinën e tij të “Laisses Faire”. “Në Respekt të Historisë...” ky ishte një nga titujt e shumtë që shoqëronin shkrimet e mendimet e tij. Ishte një ditë me diell... Koha dukej e qartë... Për të qenë i sinqertë deri në fund, pikërisht vlerësimi e konkurenca në tregun e lirë ishte arsyeja nxitëse që i dha një tjetër impuls arsyes së këtij rrëfimi. Por kjo nuk ishte e gjitha. Ai njihej që kishte një marrëdhënie me shkrimin, shkruante por shkruante pak dhe gjithmonë i kishte lënë përfundimet të papërfunduara. Në thellësinë e qënies së tij kishte gjithmonë një luftë nxitëse. Një luftë të brendshme që e stepte. Në trupin e tij ishin dy ushtri. Negativja dhe Pozitivja. Dy trupa që luftonin e ai nuk mundej t’i jepte drejtim. Shpesh kishte anuar me pozitiven, e kishte arritur triumfe të arrira, e po aq shpesh kishte anuar nga negativja e nuk kishte arritur të çonte deri në fund punët e tij. Ky anim e mosçekuilibrim trupash e kishte bërë të humbiste dhe të kthente në hiç ide që mund të kishin qenë vepra të mrekullueshme por edhe mund të mos kishin qenë asgjë. Faktet e jetës së tij, thonë se Koloneli F. një ditë ishte ulur të shkruante historinë Trojane dhe e kishte braktisur atë pikërisht nga aleanca me trupin negativ që gjendej në qënien e tij. Në kulmin më të bukur të saj, kur sapo kishte marrë formë struktura e esesë, kur fjalët ishin lidhur e kishin krijuar njësi, e kur këto copëza njësish mund të ktheheshin në një vepër, trupi negativ kishte vepruar mbi të dhe ai kishte braktisur gjithçka. Koloneli F. kishte një marrëdhënie të çuditshme me ndërgjegjen e tij dhe një koncept të çuditshëm vetëkontrolli për trupin e tij. Sipas Kolonelit, e gjitha kjo kishte një shpjegim:

Faqe 4


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Kur isha fëmijë, në kohën e Askundit, apo kur më qëllonte të ndodhem në vende të papëlqyeshme ose të frikshme, e imagjinoja veten time si një strukturë me disa dhoma”, - u rrëfente ai të afërmve dhe miqve gjatë rrëfimeve të sinqerta për vetndërgjegjen. “Në secilën dhomë, ndodhej një skuadër komandimi e cila menaxhonte gjithçka. Unë isha komandanti - thoshte ai. Komandanti i vetes sime, e trupi ishte thjesht një fasadë e jashtme. Një mbulesë mbrojtëse që nuk e cënonte qënien time. Unë shikoja çdo gjë nga brenda e nga aty bëhej kontrolli i trupit tim. Kjo më bënte të harroja vendin ku ndodhesha, të vrisja frikën në një vend të frikshëm, apo edhe të gjeja qetësinë në veten time. Shpesh kjo kurë më bënte të krijoja botën time. Më ka ndihmuar në shumë rrethana për t’u frymëzuar apo qoftë edhe për të fituar qetësi e siguri në raste të caktuara. Më pas kur kalova në adoleshencë, dhe pak më tej, kalova në një këndvështrim të ri. Trupin dhe komplet qënien time e shikoja si shtet, si një njësi e tërë që duhej mbajtur nën kontroll me objektiva dhe strategji të ndryshme zhvillimi, - vazhdonte më tej rrëfimin e tij ai. Të mos keqkuptohemi. Duhet të kemi parasysh diçka. Të përpiqemi të jemi të qartë e të sinqertë në këtë rrëfim. Nuk duhet të krijojmë iluzione e keqkuptime të parakohshme. Koloneli F. nuk pretendonte të ishte Zot, përkundrazi, ai besonte në Zot. Gjithmonë ai e kishte Respektuar Zotin dhe e pranonte se Zoti e kishte ndihmuar kudo, madje edhe atëherë kur Koloneli F. e kishte tradhëtuar, mohuar, apo dyshuar në të. “Zoti është mbrojtësi im më i Madh”,shprehej ai. - “Fjala Faleminderit për mua para Tij do të jetë gjithmonë shumë pak.” - Kështu fliste Koloneli, sa herë binte puna në besim. Apo sa herë, dhe kjo ndodhte shpesh, që ai dëshironte t’i drejtonte Zotit Falenderimet dhe Mirënjohjen e tij. Koloneli i neveriste grupet radikale ekstremiste fetare, sidomos ato të gjinive terroriste. Ata e fyejnë Zotin, - deklaronte i neveritur ai. Koloneli F. kishte pasur një jetë me fat, të kaluar nëpër disa etapa uljesh dhe ngritjesh si në jetën e çdokujt. Siç e thamë edhe më lartë, nxitja për konkurencë në tregun e lirë nuk ishte e vetmja arsye nxitëse që e shtyu Kolonelin F. të ulej e të shkruante rrëfimet e tij. Prej ditësh, javësh, muajsh e kohësh ai kërkonte të linte një dëshmi për brezat në vazhdim. Ai kishte frikë gjithmonë nga harresa. Harresa është vdekje shprehet ai, - por vdekja më e madhe është shtrembërimi i historisë, - e përmbyll Koloneli filozofimin e konceptit të tij për trashëgiminë. Nxitja më e madhe për të lënë një testament, atij i ishte forcuar pasi kishte ardhur në jetë trashëgimtari i parë i Perandorisë që ai dhe familja e tij po ngrinin. Perandoria kishte lindur si

Faqe 5


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Dimensioni i Katërt pas eksperiencës në tre dimensione ASKUNDI, HAPËSIRA, ROMA dhe tashmë mbetej KOHA. DIMENSIONI I PËRJETËSISË. Kjo e shtyu atë të ulej e të shkruante testamentin e tij historik. *** Koloneli F. nuk ishte plak, as adoleshent, në kohën kur u ul të shkruante këto shënime. Ai po përgatitej të mbyllte një tjetër dekadë në jetën e tij e të hynte në dekadën e parë të pjekurisë së parë të burrit. Nuk jetonte më në ASKUND. ASKUNDI për të kishte vdekur e ishte vetëm një shije e hidhur nga e cila ai mundohej të merrte vetëm më të mirën e eksperiencës që të fal hidhësia. Kishte mbi dy vjet që nuk jetonte më as në Romë. Kishte pranuar të ikte vetë, dhe pse nga Roma e kishin quajtur të pushuar. Kupola e kishte shpallur non grata në Romë. E kishte shpallur Kupola por jo Romakët dhe sigurisht as Senatorët. Në të vërtetë ai Romakët as që nuk i llogariste kurrë në llogaritë e tij për këtë çështje. Ata nuk duhej të përziheshin e ngatërroheshin në këtë histori. Sa herë populli ngatërrohet në punët e Kupolës, aq herë ai do të përdoret prej saj. Populli duhet të përfitojë nga Kupola por jo të ngatërrohet në punët e saj. Është si një lojë blej-shit, shit-blej. Blerësi përdor shitësin e shitësi mundohet të fitojë nga blerësi. Për të Roma ishte një dashuri e bukur nga e cila kishte marrë dhe dhënë shumë. Në kohën kur u ul të shkruante, Koloneli F. kishte provuar Trojën mbi trupin e tij, kishte provuar thikat e Brutit e Kasit, e kishte faktuar Judën. Por atij aq i bënte, po përpiqej t’i harronte dhe t’i mbyllte në sëndukët e historisë këto etapa. Sot ai po jetonte në periudhën KOHË. Po shijonte QENDRËN E KOHËS, DIMENSIONIN E KATËRT, e për këtë, ai Falenderonte Zotin mëngjes e mbrëmje, minutë pas minuti, sekondë pas sekonde. KOHA ishte e mrekullueshme. Ishte Ëndrra e tij. Nuk donte asgjë më shumë, thjesht vazhdonte ta zhvillonte atë... Koloneli F. i dashuronte librat. Me bindjen më të plotë mund të themi që ishte i sëmurë pas tyre. Një virus i infektuar herët që në fëmijëri me përrallat e Loni Papës, Gaqo Bushakës, e i zhvilluar më tej nga efekti i “Arrës Magjike”, “Maçokut me Çizme”, “Mbretit Luan” dhe përrallat fantastike të Hans Christian Andersen, për të përfunduar me marrjen totale të virusit nga “Historia e Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, “Aventurat e Hakërberri Finit”, “Liza në botën e çudirave”, “Djemtë e Rrugës Pal” e deri në përthithje me dozat e forta të Remark, Drajzer, Cvajg, Markez, e shumë e shumë të tjerë.

Faqe 6


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Koloneli F. Ishte i varur nga dëshira për të pasur sa më shumë libra. Nuk pretendonte se kishte lexuar shumë, por Koloneli F. lexonte dhe i pëlqente të lexonte shumë. Ky virus e kjo sëmundje në adoleshencë i kishte dhënë atij titullin Peshkop. Në fakt jo pak herë në vitet e mëvonshme ai e kujtonte atë kohë dhe kishte dashur të ishte apo vepronte si një Peshkop. Nuk ishin të paktat rastet kur ai e përdori këtë “profesion” të tij. Sigurisht që është e kotë ta gjykojmë si të mirëqenë se ai quhej Koloneli F. Por në këtë rrëfim vetndërgjegjës ai preferoi të quhej kështu. Ky emër i erdhi si frymëzim nga Koloneli Aureliano Buendia, një personazh që ai e preferonte nga një prej shkrimtarëve të tij të preferuar Gabriel Garcia Marquez. Atij i pëlqente shpesh ta rrëfente vargun magjik nga “Njëqind Vjet Vetmi”: “Zoti Kolonel Aureliano Buendia organizoi 32 kryengritje të armatosura dhe i humbi të gjitha. Ai lindi 17 djem nga 17 gra të ndryshme dhe ato u asgjësuan njëra pas tjetrës në një natë të vetme, përpara se më i madhi të kishte mbushur 35 vjeç. Ai u mbijetoi 14 atentateve, 73 pritave dhe një skuadre pushkatimi. Ai jetonte përmes një doze strikninë në kafen e tij, që do të mjaftonte për të vrarë një kalë”, e në fund - e mbyllte Koloneli F. rrëfimin e vargut, - ai shkoi e u mbyll në dhomën e tij për t’u marrë me peshqit prej ari. Pra pasi preku nëntokën dhe majën, Koloneli Aureliano Buendia e kuptoi se nga njerëzit mund të merrje vetëm zhgënjimin. Për të arritur sukses duhet të mbylleshe në botën tënde, dhe të gjeje perfeksionin në vetminë e saj. Por këtu Koloneli F. edhe pse ishte nëntëdhjetë e nëntë përqind dakord me idenë e vetmisë që të proklamon Markez për njerëzit e suksesshëm, ndahet vetëm në një pikë me të. Koloneli F. thotë se mund të bësh një kompromis të vogël me vetminë që të krijon bota jote dhe të pranosh aty vetëm njërëzit e tu. Sepse çfarëdo që të bësh në fillim e fund, vetëm njerëzit e tu do të jenë bërthama e vetme ku mund të gjesh qetësi. Familja është e vetmja bërthamë që për ta mbajtur të shenjtë brenda saj nuk duhet të pranosh të fusësh askënd. Gjatë kohës që fliste për historinë e zotit Kolonel Aureliano Buendia, Koloneli F. e shoqëronte tregimin e tij me një interpretim magjik me duar e me këmbë. Të gjithë do të donim të ishim qoftë dhe vetëm njëherë një Aureliano Buendia në çaste të ndryshme të jetës sonë, - shprehej ai. Në fakt mua në jo pak raste më ka qëlluar të jem një Aureliano Buendia deri diku në pjesë të ndryshme të jetës sime. Njerëzit kanë gjithmonë qoftë dhe vetëm një çast të pakët në jetën e tyre ku u

Faqe 7


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

ndodh të jënë një Aureliano Buendia por shumë e kuptojnë e shumë pak nuk e kuptojnë këtë. Vetmia është krijuar me njeriun. Njerëzit lindin me vetminë. Shumë e shohin atë si një dënim apo fatkeqësi por jo në pak raste ajo qëllon të jetë një shpikje e mrekullueshme e jetës. A nuk kanë lindur idetë e ndryshimeve më të mëdha në jetën e shoqërisë njerëzore kur njerëzit kanë qenë të vetmuar? Shoqëria njerëzore edhe njeriu vetë i ka prodhuar idetë e ndryshimit sa herë ka pranuar të largohet nga njerëzit dhe është mbyllur në vetminë e tij. Gjithashtu ai ka fituar leksione të vlefshme po nga vetmia e dënimit njerëzor. Pra mund të themi se vetmia paska dy anë: lindjen nga vetmia dhe mësimin nga vetmia. Ajo qënka vlerësim dhe dënim. Le të kujtojmë historinë tonë që nga fillimet e gjenezës njerëzore. A nuk ishte vetëm Adami kur i kërkoi Zotit Evën? A nuk ishte i vetëm në mal Moisiu kur Zoti i zbriti “Dhjetë urdhëresat”. A nuk ishte i vetëm Jezui kur nisi rrugëtimin e tij. A nuk ishte i vetëm në shpellën e shenjtë Profeti Muhamed kur Zoti i urdhëroi ligjin më të shenjtë në tokë? Lexo! Lexo! Lexo!. Dhe më kryesorja a nuk është Një dhe i vetëm Zoti në krijimin e gjithësisë? A nuk na e mësojnë këtë tre fetë monoteiste. Po ne a nuk jemi vetëm? A nuk ishte vetëm Machiaveli kur shkroi “Princin” e tij. A nuk ka qenë i vetmuar në studion e tij të punës çdo shkrimtar që ka shkruar kryevepra botërore. Po çdo piktor, artist, skulptor, etj., etj? A nuk i kanë lindur atyre në vetmi idetë gjeniale? Vetmia të jep mundësinë të analizosh vetveten. Shpesh qëllon që ajo është ilaçi më i mirë për të ndryshuar gjëndjen tënde. Por si çdo ilaç ajo duhet marrë në dozën e duhur. Sepse efekti i saj mund të merret në disa forma por mund të ketë dhe efekte anësore. Steve Jobs bënte ecje të gjata në natyrë dhe meditime të gjata në fermën e mollës kur në kokën e tij po ngjizej “Apple”. Të gjitha këto këndvështrime pra, na bëjnë të besojmë se vetmia qënka vlerësim. Por jo gjithmonë vetminë e vetofron, ka raste kur ajo të ofrohet ose kur nxitesh të ofrohesh drejt saj. Shtysa dhe ofruesit më të mirë gjithmonë janë njerëzit. Edhe përse marrin forma të ndryshme dhe përshtaten sipas ambientit, gjithmonë ato do të jenë katalizatori nxitës që të shtyn drejt vetmisë. Në këtë rast është dënim por që shpesh brenda tij ka një dozë shpëtimi. Një ilaç kurues që i nevojitet mendjes për t’u stërvitur. Çdo lider e çdo njeri që punon me njerëzit është i shtyrë gjithmonë drejt vetmisë. Sa më shumë t’i njohësh njerëzit aq më shumë do të kuptosh që je vetëm. Faqe 8


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

“Unë e di, çdo njeri udhëton i vetëm drejt dashurisë, i vetëm drejt lavdisë së tij, fare i vetëm drejt vdekjes së tij...”, - shprehet poeti i shquar grek Janis Ricos. Në fund të gjithë do të jemi vetëm. Zakonisht më të vetmuarit do të jenë gjithmonë vizionarët dhe drejtuesit. Të mirë apo të këqinj, heronj apo humbës, diktatorë e demokratë, lider e modestë, në fund gjithmonë ato do të mbeten vetëm. Mjafton të dimë ta konsumojmë në doza të sakta vetminë tonë për ta përdorur ne atë dhe jo ajo ne. Luftojmë gjithë jetën dhe kuptojmë në fund që gjithçka është mashtrim. A nuk arriti majat Napoleoni? Në fund përfundoi i vetëm në ishullin e Elbës. Pra vetminë duhet të dimë ta përdorim si një referencë gjatë udhëtimit tonë. Atë duhet ta kemi gjithmonë parasysh kur të nisim një projekt dhe kur të kemi një qëllim. Për të qenë të sukseshëm në realizimin e tij nuk ke se si t’i shpëtosh vetmisë. Mirë a keq ky ilaç është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Duhet ta përdorim për t’u frymëzuar por edhe për t’u vetëkorrigjuar. Ja pse zoti Kolonel i famshëm Aureliano Buendia pasi i kishte kaluar të gjitha portat e ferrit, preferoi të mbyllej në punishten e tij të peshqve prej ari. Ai e kuptoi që gjithçka është mashtrim, është ASKUND nqse nuk do të dimë të ruajmë veten prej saj. Përveç zhgënjimit nga njerëzit dhe majat e suksesit idealist, një tjetër fakt që e lidhte Kolonelin F. me zotin Kolonel Aureliano Buendia, ishte dashuria e tij për të pasur shumë fëmijë. Unë do të bëj 10 fëmijë - thoshte ai, që në fakt këtë e kishte thënë shumë kohë përpara se të njihej me historinë e zotit Kolonel Aureliano Buendia. Nuk dihet asnjëherë se ku është risku, - argumentonte Koloneli. Bajo e Çerçiz Topulli ishin një numër i madh fëmijësh e dy prej tyre u ra risku t’i mbeteshin historisë për të skalitur aty të gjithë familjen. Ismail Qemali pati nëntë fëmijë, po ashtu dhe Gjon Kastrioti. Pra sa më shumë fëmijë aq më i madh është risku drejt përjetësisë. Për të qenë sa më realist, Koloneli F. kishte pasur një histori të çuditshme me Gabriel Garcia Marquez dhe kryeveprën e tij “Njëqind Vjet Vetmi”. Ai e kishte lexuar njëherë librin në adoleshencë. Me përjashtim të ndonjë tërheqjeje në skenat erotike me luftën e gjelave të Hose Arkadios dhe Ursula Iguarianit, në përgjithësi kryevepra i ishte dukur e mërzitshme dhe nuk kishte arritur ta kuptonte e jo më të futej në thellësinë magjike të Makondos. Por Koloneli F. nuk bënte pjesë në fiset e dënuara me njëqind vjet vetmi. Atij do t’i jepej dhe një tjetër shans mbi tokë. Gjithmonë do t’i dhurohej një shans mbi tokë. Prandaj ai ishte mirënjohës... Faqe 9


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Ai as që do ta kishte menduar kurrë se pas shumë vitesh, kur ai jetonte në EPOKËN KOHË, do t’i rikthehej për ta rilexuar romanin “Njëqind Vjet Vetmi” dhe do të dashurohej çmendurisht pas historisë së Buendiave e pas Gabos fantastik. Por le të kthehemi tek historia jonë...

Faqe 10


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

2 Koloneli F. lindi në ASKUND. Në atë kohë ASKUNDI ishte një vend ku njerëzit nuk kishin asgjë dhe synonin të kishin gjithçka. Koloneli F. lindi në një ditë të nxehtë Korriku, në një vit ku kishte filluar rënia e një sistemi e po lindte një sistem i ri. Ishte koha e ASKUNDIT... Koha kur një frut ishte asortimenti më i rradhë që njerëzit mund të gjenin në tavolinën e tyre. Ishte koha kur fëmijët lindnin për një frut. Ishte koha kur njerëzit, burrat, gratë, pleqtë e plakat, madje deri edhe fëmijët mbanin rradhë pa dalë dielli për një shishe qumësht, apo për disa kokrra vezë. Shpesh që foshnje me pelena edhe Kolonelit F. i kishte qëlluar të mbante rradhë. Më saktë ai padashur ishte përdorur në vend të gurëve apo qeseve prej rrjete për të mbajtur rradhën dhe përfituar një shishe më tepër në familjen e tij. Kështu pavetëdijshëm Koloneli F., po mësohej që foshnje se në jetë gjërat duhet të fitoheshin vetë. Më pas këtë, atij ia mësoi Napoleon Bonaparti. Që në lindjen e tij, Kolonelin F. e nxorri në dritë një rastësi. Ai lindi për një frut. Koloneli F. kishte lindur më përpara afatit të parashikuar nga doktorët për lindjen e tij. Ai ishte nxituar të dilte në jetë nga nepsi. Ky virtyt-ves nuk iu nda gjatë gjithë jetës së tij. Edhe sot atij i pëlqen të ushqehet mirë. E ndodhur në maternitet për një kontroll rutinë, rreth një muaj para ditës së lindjes sipas parashikimeve të doktorëve, (të cilët për hir të së vërtetës shumë herë dështojnë me parashikimet e tyre në datën e saktë se kur fëmija do të vijë në jetë, madje kjo gjë u ndodh edhe sot kur teknologjia pretendon të sfidojë inteligjencën njerëzore, por duhet thënë shyqyr që shumë prej tyre nuk preferojnë të luajnë lojën e basteve sepse kaq goditës sa janë në parashikimin e lindjes së bebeve do të kishin mbetur trokë me të ardhurat e tyre gjë që do të vazhdonte të na rikthente herë pas herë në ASKUND), mëma e tij lindi Kolonelin F. Siç e nisëm historinë e lindjes nga fruti, kur ishte në maternitet, para mëmës së tij kishte kaluar një grua, e cila në dorë mbante një qese me fruta. Kjo kishte nxitur nepsin e Kolonelit F., i cili kishte shtyrë organizmin e mëmës së tij të kërkonte frutin. Gruaja i ishte përgjigjur negativisht kërkesës së mëmës shtatzënë për t’i dhënë një kokërr frut, e kështu kishte lindur Koloneli F. Ju thashë që ishte koha e ASKUNDIT... Në ASKUND nuk është çudi që njerëzit të

Faqe 11


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

lindin qoftë dhe vetëm nga dëshira për të ngrënë një kokërr frut. Sëmundje e vjetër kjo e askundasve që në gjenezën e lindjes së shoqërisë njerëzore. Koloneli F. nuk e bënte asnjëherë me faj gruan që nuk i dha mëmës së tij frutin që ai kërkonte. Unë linda për një frut - shprehej ai dhe e mbyllte me kaq rrëfimin e tij. Koloneli F. nuk do ta kishte menduar kurrë nqse nuk do të ulej e të shkruante rrëfimet e tij, se historia e lindjes për një Frut është në fakt, shembulli tjetër i parë kur ai do të njihej për herë të parë edhe pse jo i vetndërgjegjshëm me konceptin merr-jep, shkak-pasojë, iniciativë e lirë. Ai ishte nxituar të lindte, e ndoshta ky nxitim e justifikon atë nxitimin e brendshëm që e torturonte sa herë donte të realizonte diçka. Ndoshta vetëm ky fakt mund të justifikonte grushtat që e godisnin nga brenda dhe i merrnin frymën kur donte të realizonte diçka. Atë nxitim që e bënte të marrosej e të ingranonte nerv e muskul, ind e qelizë për të arritur qëllimin final. Kur u ul të shkruante këto rrjeshta Koloneli F. e dashuronte Kapitalizmin. Shpesh ai thoshte: “Kapitalizmi është i mrekullueshëm”. Kapitalizmi, si term në fakt, atij i ngjallte bezdi. Nuk i pëlqente, ishte një siklet që nuk të linte atë ëmbëlsinë e vërtetë të asaj që Koloneli F. kërkonte të shprehte. Atij i pëlqente më shumë ta quante “iniciativa e lirë”. Ky sistem “iniciativa e lirë” është një mrekulli - e shprehte ai dashurinë për Kapitalizmin. Koloneli F. ishte askushi për ta gjykuar këtë sistem nga ana teorike por praktikisht ai e dashuronte atë. Dashuria i ishte brumosur jo vetëm nga meditimet e përvojës vetiake, e nga eksperienca që të fal përvoja vetiake, por kjo dashuri teorikisht i ishte shtuar më shumë nga njohja me Adam Smith. E kishte njohur babain e “Pasurisë së Kombeve” në kohën kur ishte student. Nga shumë të paktat orë leksioni që atij i kishin pëlqyer në universitetin shtetëror. Koloneli F. ishte mahnitur nga teoria e “Dorës së Fshehtë të Shtetit” dhe më vonë edhe nga “Teoria e Gjilpërës”. Detyra si Kolonel e kishte detyruar shpesh t’i referohej Adam Smithit. Por atij i pëlqente padyshim shumë dhe “Teoria e Lojës” e John Nash. Një mendje e bukur, Nash, me historinë e hijeve të tij, Kolonelit, i kujtonte jo vetëm teorinë e tij të të shikuarit të vetes si një “trup me shumë dhoma” por edhe historinë e luftës së dy trupave negative në qënien e tij. Me historinë e tij Nash të mëson të krijosh një botë tënden. Edhe pse në këndvështrime të

Faqe 12


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

ndryshme, Koloneli F. kishte një pikë bashkimi me John Nash. Unë e kuptova edhe pse ai nuk ma shprehu kurrë këtë. Siç edhe mund t’iu jetë dukur deri tani, Koloneli F. ishte i çuditshëm. Fillimisht pa e ditur, nga një dështim në një nisëm, dhe më pas rrëzimi nga Roma i mësoi një taktiktë të mrekullueshme lidershipi. Të përplasje të dy krahët. Të analizoje të dy krahët, të dashuroje të dy krahët, të diferencoje të dy krahët e të merrje më të mirën nga shtrydhja e të dy krahëve. T’i peshoje gjërat pa u anuar. Ndoshta kjo teori e justifikon dashurinë e tij të njëllojtë për Adam Smith dhe rrëzuesin e teorisë së tij John Nash. Fillimisht Koloneli F. dashuronte Harvardin, e më pas u mrekullua pas Princeton. Dashuronte Ferrarin e respektonte pa masë Mercedesin. Dashuronte Apple e po ashtu Samsung. Por padyshim që kishte dhe preferenca e kundërshti në këtë lojë-flirt dashurish. Koloneli F. dashuronte Jobs por nuk e pëlqente Gates. Nuk pëlqente Gates por përdorte produktet Microsoft. Dashuronte Trojën por nuk donte grekët, (sigurisht jo në atë kuptim të këndvështrimit si mund ta përkthejnë ata të sotshmit. Ai urrente grekët e kalit.). Nuk donte grekët por dashuronte Alekos Panagulis, Zorban, Onasis, Akilin, Athinën, Homerin, Sokratin, etj. Ishte i çuditshëm Koloneli. Kishte lindur në ASKUND. Dashuronte Hektorin, Oktavianin donte Romën e Athinën, Trojën e Ilirinë. Dashuronte Teutën, me të cilën kur ishte fëmijë kishte edhe një histori të bukur që i kishte lënë një shije të ëmbël në kujtesë nga ASKUNDI. Atij i kujtohej që në shkollën fillore, - klasën ai nuk e mbante mend, - i mbyllur në dhomë interpretonte e mësonte përmendësh fjalimin që mbretëresha Teutë i drejtonte ushtarëve të saj. Fatkeqësisht atij nuk i kujtohej më asnjë fjalë nga fjalimi, por skena e të mësuarit i kishte mbetur në mendje. Vite më vonë ai nuk e gjente më këtë tekst në tekstet shkollore. Koloneli F. dashuronte Gentin, Pirron, Ismail Qemalin, Ibrahim Rugovën, Adem e Hamëz Jasharin dhe mbi të gjitha kryetrimi i tij ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Koloneli F. e dashuronte pa masë Skënderbeun, princin Kastriotas, Heroin e Shqiptarëve dhe tmerrin e osmanëve. Skënderbeu ishte Heroi i tij. Koloneli F. ka një dashuri të pamasë për të. Kjo nuk shpjegohet me faktin e vetëm se Koloneli F. është shqiptar dhe pasardhës i Kastriotasve. Koloneli F. tregon se me Skënderbeun e lidhin një sërë rastësisht që kishin ndikuar koeicidencialisht në vitet e rritjes, formimit e eksperiencës profesionale të karrierës së tij.

Faqe 13


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Fakti i parë i brumosjes së kësaj dashurie për Skënderbeun ishte frymëzuar dhe i kishte ardhur nga gjyshi i tij. Një luftëtar i luftës antifashiste, një shqiptar atdhetar e burrë i denjë për t’u marrë shembull në rini dhe një plak i urtë, fisnik, i ditur e i moçëm në pleqëri që mbante emrin e Skënderit e që kishte shenjuar thellë burrërinë e Kolonelit F. Një tjetër arsye ishte se Skënderbeun Koloneli F. e dashuronte sepse ai vazhdonte të ishte real edhe pas 500 vjetësh. Në kohën e tregut dhe iniciativës së lirë. Ai vazhdon të sjellë buzëqeshje e frymëzim edhe sot. Shpesh duke folur me gjuhën ironike lakmitare të ekonomisë dhe parasë, Koloneli F., e demostronte këtë buzëqeshje duke nxjerrë një pesëdhjetëshe nga kuleta dhe duke u thënë të pranishmëve. A e dini se kush është më i madhi i Kombit tonë. Vetë shteti na e ka treguar simbolikisht këtë. Ja ku keni lekun më të madh, ja ku keni dhe Skënderbeun. A nuk ju qesh fytyra po t’ju vijë një Skënder i tillë në xhep??? - thoshte ai dhe qeshte me humorin e tij. Edhe pse kjo ishte thjeshtë një shaka, edhe pse Koloneli F. nuk e dashuron Skënderbeun prej pesëdhjetëshes, ironikisht kjo shaka kishte në përbërje të saj disa të vërteta. Askush nuk mund ta mohonte se Skënderbeu është prijësi i lekut shqiptar. Përderisa ndodhet në monedhën më të lartë, (me siguri nqse ndonjë ditë do të hyjmë në euro, pa dyshim që ai do të gjendet edhe në një nga monedhat më të larta të euros shqiptare. Madje Koloneli F. habitet pse vendet europiane nuk e kanë vënë që tani Skënderbeun në një nga monedhat euro. A nuk shpëtoi ai mjaft vende europiane nga osmanizimi?), kjo nuk do shumë mend për t’u llogaritur. Por Koloneli F. nuk donte t’ia dinte për lekët. Jo se ai ishte i pasur dhe jo se nuk ishte as i varfër, por sepse atij leku nuk i kishte ngjitur asnjëherë. Edhe pse i dashuruar pas kapitalizmit, Koloneli F. ishte idealist. Në fillim ai kishte qenë shumë idealist e më pas në teorinë e iniciativës së lirë i kishte shtuar recetës pak doza kapitaliste me pikmente realiste të shtyrë nga rrethanat, zhgënjimet, rrëzimet e mësimet e eksperiencës, duke krijuar kështu një lëng të çuditshëm në ndërgjegjen e tij që gjithsesi anonte nga idealizmi dhe dëshira për të ndihmuar e bërë mirë. Falë Zotit ky lëng kishte dozën më të lartë në trupin pozitiv që gjendej brenda tij. Përse e them këtë? Siç mund ta keni njohur deri tani gjatë gjithë rrëfimit tonë po ashtu siç do ta njihni edhe më tej, për Kolonelin F., edhe pse i nevojshëm, leku, paraja, euroja, monedha, e sido që ta kishte emrin nuk ishte dhe nuk Faqe 14


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

janë parësor. Parësore për të ishte dhe është ideja. Vizioni dhe lënia e diçkaje pas. Ngritja e diçkaje të trashëgueshme dhe që ndikon në lëvizjen e gjeneratave. Kjo kishte qenë gjithmonë Ëndrra e tij, motivi se përse ai vazhdon të punojë shumë edhe sot. Ai beson se ka një Dimension të Katërt. Kjo është KOHA. T’i dorëzohesh asaj, të lësh diçka në kohë. Vetëm kështu e arrin Dimensionin e Katërt. Të jesh kur trupi yt nuk është më. Koloneli F. mendon se i vogli i Kastriotasve është shqiptari i parë që e preku Dimensionin e Katërt. Prandaj ai e dashuron Skënderbeun. Pas rënies nga Roma, dashuria për vogëlushin e Kastriotasve dhe Heroin e Shqiptarëve atij i ishte shumëfishuar edhe më shumë. Ai e kishte marrë atë shembull për t’u ringritur por shpesh ishin situatat e përplasjet që e kishin nxitur të mësonte nga jeta e Skënderbeut. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më një Skënderbe të dytë, - shprehej Koloneli F. Skënderbeu është Heroi i Vetëm i shqiptarëve dhe të gjithë ne të tjerët jemi pasardhës të tij. Për ne ai është një frymëzim shumë i mirë që duhet ta trashëgojmë tek brezat tanë. - Koloneli F. ankohej gjithmonë se kjo nuk po bëhej ashtu siç duhej. - Janë njëmijë herë më edukuese e frymëzuese historitë mitologjike për Skënderbeun se sa idiotësirat e gjinkallave me shkumaparty të altertekstit, - thoshte Koloneli sa herë nxehej në punën e përditshme. Po ashtu Koloneli F. hante inat edhe me telenovelat turke që kishin gjetur një mënyrë të bukur por shumë hileqare për të ripushtuar territoret e Perandorisë Osmane, duke kthyer në heronj modernë heronjtë osmanë me telenovela e seriale që rrëmbenin para televizorit gra e fëmijë, madje shpesh edhe burra. Turqit e Erdogan po e përdorin Dimensionin e Katërt për të na ripushtuar. Na marrin dhe përdorin kohën tonë duke na kultivuar heronjtë e tyre. Ne merremi - vazhdonte Koloneli, me dashuritë e Ertugrulave dhe Sulejmanëve osmanë kur ne kemi njeriun që na bëri Europë kur edhe vetë Europa nuk ishte Europë. Sigurisht që jo vetëm ne, por edhe gjithë Ballkani se kuptojmë akoma që po ripushtohemi virtualisht me një Dimension të Katërt. Pavarësisht se Koloneli F. nuk ishte historian, ai e mbronte dhe vazhdon ta mbrojë princin e Kastriotasve edhe më me pasion se historianët e heshtur shqiptarë. Gjithmonë ai e lidh jetëgjatësinë e vizionit Kastriotas me fakte reale nga jeta e përditshme sot. Në studion e tij të punës, në pjesën ballore të një katërfaqëshi muresh të tejmbushur me libra, syri të ndeshet me një portret të madh të Gjergj Kastrioti Skënderbeut që hedh vështrimin tej në horizont. Koloneli F. vazhdon ta mbajë si shembull reference atë. Faqe 15


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

A nuk kemi sot tradhëtira e thika pas shpine, a nuk kemi sot beteja si ato të Skënderbeut??? A nuk është më e ashpër se kurrë beteja për të qenë të unifikuar sot. A nuk vjen suksesi nga bashkimi? - vazhdonte Koloneli ligjërimin e tij dhe e mbyllte atë duke i drejtuar akuzuesve që pretendonin se Skënderbeu ishte tradhëtar, pyetjen ngulitëse: Më falni po kush u tradhëtua dhe kë tradhëtoi???

Faqe 16


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

3 Megjithëse lindi në ASKUND, Koloneli F. kishte lindur në mes të dy etapave. Ai kishte lindur në fund të sistemit totalitar socialist dhe në fillim të sistemit kapitalist. Prandaj ai nuk pretendote kurrë të ishte kapitalist. Në fakt ai nuk u bë kurrë kapitalist. Ai mbetet dhe është dashnor i kapitalizmit. Ai është një përzierje midis idealizmit dhe kapitalizmit. Siç e përmenda edhe më lartë, për ta ngulitur mirë në mënyrë që ta përthithni sa më saktë idenë e kuptimit të këtij mesazhi, ashtu si e njoha unë, Koloneli F., nuk e donte lekun, nuk nxitej nga leku, por donte fitimin, donte suksesin, donte kënaqësinë e të ndërtuarit të diçkaje. Ai dashuronte kënaqësinë që të jep puna. Vetëdija që ti je i zoti dhe i aftë të ndërtosh diçka. Të lësh diçka, të pasosh diçka, të trashëgohesh nga diçka. Sigurisht që kjo e kishte një motiv. Gjatë gjithë jetës së tij, Koloneli F. nuk do ta harronte kurrë imazhin e parë të njohjes me tregun e lirë. Ishte koha e ASKUNDIT... Në atë kohë ai ishte fëmijë... *** “Imazhin e parë të njohjes me tregun e lirë e kam të skalitur nga HEKURI. Hekuri dhe saldatriçja.” – shprehet ai. - “Mbaj mend tim atë që saldonte me shokët e tij atë që më pas do të njihej si dyqani i familjes sime. Një grumbull burrash që saldonin disa hekura për të zënë një territor. Sigurisht kam qenë i vogël atëherë dhe thjeshtë si nëpër tym më kujtohet një imazh i vagullt i një fëmije që shikon nga dritarja e apartamentit babain dhe shokët e tij që saldonin e ndërtonin një kub me hekura.” Ishte koha e injorancës kapitaliste..., - thotë Koloneli, jo duke i neveritur kapitalistët e asaj kohe por duke përzjerë një ndjenjë mëshire, keqardhje, justifikimi, faji e respekti bashkë. Të parat sepse ai edhe pse fëmijë, si dëshmitar, vuajtës e protagonist i asaj kohe, - sot burrë, - vërtet ndihet i keqardhur që një pjesë e mirë e asaj klase u shkatërrua e përfundoi ashtu siç dihet tashmë, dhe të dytën, respektin, sepse pavarësisht të gjithave, Koloneli F. mendon se është askushi për të gjykuar të tjerët për mëkatet, fajet e rrëshqitjet e tyre, ai vazhdon të thotë se është amator ndaj pjekurisë për të gjykuar dikë.

Faqe 17


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Pavarësisht gjithçkaje, - argumenton ai,- është një pjesë e vogël e ndjenjës që duhet të na shtyjë të gjithëve ta respektojmë atë klasë sepse ata guxuan. Kjo ka shumë rëndësi. Guxuan por kapitalizmi i zuri injorantë. - Dhe me kaq e mbyllte Koloneli mendimin e tij. Prindërit e Kolonelit F. ishin divorcuar në fillim të milleniumit të ri. Pas divorcit të prindërve, Koloneli F. sëbashku me vëllain e vogël, jetonin me mëmën, një grua e fortë, e cila kishte vuajtur, guxuar e ia kishte dalë për të rritur e vetme dy djemtë e saj duke i shkolluar në një nga Kolegjet më të shtrenjta e profesionale të kohës në vend. Nga babai mësova guximin, zhgënjimin, dështimin dhe rënien e burrit ndërsa nga nëna mësova forcën e punës, ringritjen dhe guximin për t’ia dalë. Babai më mësoi mungesën e dorës së burrit e nevojën e forcës së tij në jetën dhe rritjen e fëmijës. Nëna më mësoi mirësinë bashkë me teknikat e profesionit të mësimdhënies. Nëna ime jep shumë dhe bën shumë, duke besuar shumë. Për këtë shpesh kam pasur dhe përplasje me të. Ajo është lëngu që shton dozën e mirësisë sime, - shprehej Koloneli F. në çastet e sinqeritetit përballë vetvetes. - Ajo është zonja përpara sëcilës gjithmonë do të kem detyrimin më të madh mbi këtë tokë, - thotë ai. Për babain Koloneli F. nuk foli shumë. Heshtja vazhdoi të bëhej edhe më e thellë sëbashku me vitet e pjekurisë së burrit. “Im atë do ta ngrinte dyqanin e tij në një kohë kur Shqipëria po përjetonte kohën e asaj që sipas mendimit tim sot unë e quaj “Epoka e injorancës kapitaliste dhe moskonceptit përfitues të lirisë së individit”. Ishin vitet 1990. Shqipëria kishte dalë nga një epokë mbylljeje që kishte ofruar një sistem shtypës për tregun dhe iniciativën e lirë. Shqiptarët kishin mposhtur frikën dhe po jetonin demokracinë. Ishte koha kur të rritur e fëmijë nuk dinin asgjë dhe mendonin se dinin gjithçka. Ishte koha e ASKUNDIT... Ishte koha kur kishte më shumë biznesmenë se punëtorë. Ishte koha kur filluam të neglizhonim punën... Me nxitje nga shteti dhe duke përfituar nga gjumi letargjik i ankthit që të shkakton ecja në ASKUND e tij, të shtyrë nga dëshira e lirisë, shumë burra e gra shqiptare në mes tyre edhe im atë, guxuan të shijonin lirinë e iniciativës së tyre drejt biznesit. Ishin këto fillimet e tregut të lirë në Shqipëri. Me edukatën e punës që i kishte kultivuar shtypja duke shtuar edhe dëshirën për liri që i kishte nxitur ëndrra, secili prej tyre nxitoi të zinte nga një pjesë të pronës publike, parqe, lulishte e kënde për ta kthyer atë në një iniciativë biznesi. Në këtë sulm Faqe 18


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

sipërmarrjesh vetpronësuese, guximit të babait tim i ra për pjesë të zinte një copë tokë anës brigjeve të lumit që ndan në mes qytetin. Ai do të ishte dyqani i dytë që do të ngrihej në atë territor i cili me kalimin e muajve e viteve do të kthehej në një tren frikësues përbindësh hekuri e betoni përgjatë gjithë vijës së lumit... Asnjëherë nuk e kritikoj babain tim përse e zuri atë vend, por zhgënjehem se përse ai dhe shumë të tjerë si ai nuk arritën të përfitonin nga koha që shokimi i shtetit iu dha. Fillimisht dyqani, (ai kub i çuditshëm prej hekuri), por që im atë çdo ditë i shtonte nga një pjesë, nisi të funksiononte si pikë e shitjes së fruta-perimeve, më pas aktiviteti vazhdoi të zgjerohej duke u kthyer në bulmetore, për të përfunduar në fund në një lokal dhe restorant mëngjezore e drekore gjysëm bunker. I mbaj mend arkat me portokalle e mandarina që na vinin në shtëpi. Në dyqan tashmë nuk ishte angazhuar vetëm im atë, por edhe ime më, gjyshja ime dhe e gjithë familja. Fillimisht ne fëmijët, unë dhe vëllai im, ishim thjesht vizitorë në dyqan por më pas do të angazhoheshim edhe ne në menaxhimin e tij. Kjo do të vinte kur punët dhe familja ime do të shkonin drejt rënies. Në skutat e fëmijërisë sime kam të skalitur mbrëmjet kur im atë vinte në shtëpi dhe hidhte tufat me lekë të xhiros ditore sipër krevatit. Unë e njoha lekun që i vogël por nuk e di përse kurrë edhe sot nuk e dashuroj atë. Thjesht ai më duket si vaji i nevojshëm për të vënë në lëvizje makinën e ideve të punës, por asnjëherë si ajo ëmbëlsia që të falte një çokollatë “Kiss” që ma jepnin atëherë kur shkoja në dyqan pa e kërkuar, sepse prindërit nuk na kishin mësuar të kërkonim por as që të merrnim diçka pa e merituar. Përpara lekut unë dashuroja çokollatën Kiss ose vezët “Kinder” dhe kur nuk mi jepnin ato nuk mendoja kurrë se për t’i patur duhej leku. Im atë dhe nëna ime ishin njerëz punëtor. Absolutisht që shembullin e parë të dashurisë për punën e kam marrë nga to. Siç thashë më lartë, nga shumë gjëra që mësova nga im atë, prej tij mësova gjithashtu dështimin që të sjell braktisja e punës dhe harxhimi i energjive pa masë në një pikë bosh. Në një fushë pa sipërfaqe, në një besim verbërisht idealist te politika e pajtueshmëria me mosnxitjen për të ndryshuar por gjithashtu mësova edhe dëshirën për të shpikur e krijuar, guxuar në sipërmarrje dhe për të qenë inovativ në llojshmëri të ndryshme krijimtarish. Ishte pikërisht endja në ASKUND që na solli rënia e tij, gjë që bëri që nga ime më të mësoja suksesin që të sjell puna dhe pasionin për të mos u dorëzuar. Mësova t’ia dal gjërave vet. Të përballem me situatat e në jetë gjërat t’i fitoj vetë. Nga prindërit mësova të jem i mirë. Nuk e harroj një këshillë të Faqe 19


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

nënës sime: “Bëje të mirën dhe hidhe në det...”. Jo gjithmonë e kam zbatuar, por shumë herë nuk kam hezituar ta vë në praktikë këtë këshillë, e cila jo pak herë më ka bërë të ndihem mirë. Një fëmijë është askushi për të gjykuar të atin, por absolutisht që ai është shembulli më i mirë për të mos bërë gabimet e tij. Unë mendoj se im atë e dashuronte punën e tij. Ai e ngriti me pasionin më të madh atë kubin e çuditshëm të hekurave. Sigurisht nuk mund të them e as nuk mund të mos besoj se ai nuk është nisur nga qëllime për një jetë më të mirë kur guxoi të zinte një copë tokë atëherë kur e fiksova të piqej gjithë ditën në diell duke salduar hekura që po i përdorte për të ngritur një kub të çuditshëm që do ta nxiste për të hyrë në tregun e lirë e për të marrë titullin e biznesmenit. Një titull i cili po ndërtonte dhe siç u faktua ndërtoi një klasë të re mësimdhënëse e mësimarrëse në sistemin e ri shqiptar. Rënia e babait tim filloi kur filloi rënia epidemike e të gjithë shqiptarëve. Ai ra bashkë me klasën... Por rënia e tij në syrin tim papjekurisht dje dhe pjekurisht sot, ishte shumë më shumë e shëmtuar, gjë që ka lënë një shije të hidhur në jetën time dhe jo vetëm. Rënia e tij ishte e ngadalshme si ai kanceri që prek qelizat me ngadalë e në fund të sjell vdekjen. Po nga u morr kanceri??? Epidemia që do t’i shkaktonte kancerin brezit të kapitalistëve të asaj kohe duke na dhënë një mësim të madh në historinë e ngritjes së sistemit të iniciativës së lirë, ishte mashkull dhe femër. Mashkulli ishin borxhet, marrja borxh me interes nga njëri-tjetri, ku mund të ishin të njohur, të afërm, shoqëri, kolegë, fis e me rradhë. (Koncepti bankë dhe kredi do të njihej pak më vonë në jetën shqiptare, edhe nga ky koncept do të kishte shumë kapitalistë që do të rrëzoheshin). Gjithsesi mendoj se ky i pari, virusi mashkull, ishte një virus i kurueshëm, jam i bindur se më i tmershmi, i frikshmi, përbindëshi do të ishte ai tjetri. Kanceri femër. Ky ishte dhe është helmi oktapod që i vriste dhe vazhdon t’i vrasë njerëzit megjithëse jo në përmasa aq të frikshme. Ky lloj kanceri njëlloj si ajo bushtra, atëherë kishte shumë degë e shumë gjëndra përthithëse. Ai ishte bingo, bixhoz, kurvëllik, pazare të pista, sherre politike, fajde, e gjithë të zezat që sjell pisllëku. Babai im u prek nga të dyja. Kanceri i tij ishte mashkull dhe femër. Ato u njohën, u dashuruan, u ngjizën, u bashkuan e u prodhuan në trupin e babait tim. Kjo ishte fatkeqësia e tij. Ai filloi të merrte borxhe, (virusi mashkull) dhe më fatkeqja Faqe 20


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

ai luante bixhoz, (bushtra femër). Të dyja këto qeliza vdekjendjellëse u çiftëzuan në qënien e babait tim dhe e shkatërruan atë. Shumë njerëz që ishin pranë babait tim thonë se simptomat e para të kësaj sëmundjeje atij iu shfaqën nga klasa rrethuese dhe shoqëria me klasën e re të devijuar kapitaliste. *** Siç e thashë edhe më sipër, nuk besoj se babai im në fillimet e tij ishte dembel, përkundrazi iluzionet e fëmijërisë së hershme ma kanë ngulitur atë në mendje si një njeri shumë punëtor. Rrëfimet e mëpasme me nënën time nuk ma kanë mohuar asnjëherë këtë. Në fillimet e tij babai im punoi shumë. Dhe unë dua ta besoj këtë. Argumentimi më i saktë janë imazhet e ngulitura në mendjen time. Babai im ishte punëtor. Ishte guximtar kishte ide por kishte nje un. Ndoshta kjo e shkatërroi. Nuk e mposhti unin e tij. Ai punonte çdo ditë herët në mëngjes e deri vonë në mbrëmje. Idetë e tij ishin nga më të ndryshmet, atij i jepej për të ndërtuar, i jepej për të shpikur, ishte njeri që sajonte. I kam të fiksuara në memorie sajesat që ai bënte me gatimet. Përdredhjet e qofteve, fërgesat me llojërat e gjizave, kukurrecët eksperimentalë, etj. Gjithashtu kam në mendje jo vetëm këto, por ruaj kujtimet kur ai punonte me drurin, me hekurin, e projektet interesante që mund të sillnin ato. Nga to ruaj sot e kësaj dite një vapor me vela i cili mban emrin tim. Një dhuratë nga im atë që pa e ditur më bën të nënkuptoj diçka. Jeta është thjesht një udhëtim. Ne jemi udhëtar. Nuk di të them me saktësi nëse babai im këtë ka dashur të më thotë kur e ndërtoi anijen por vapori më shoqëroi në çdo lëvizje të kapitujve të jetës sime dhe sot ai është kthyer në simbolin jo të vetëm që më kujton udhëtarin. Udhëtarin që ikën e që vjen. Udhëtarin që udhëton në hapësira të qarkuara e në hapësira pa kufinj. Udhëtarin që udhëton në ASKUND... Ashtu siç iu rrëfeva, babai im kishte unin. Ky e shkatërroi. Kjo ishte simptoma e parë e kancerit që po lindte në të. Besoj se ai ishte në një luftë të brendshme me vetveten dhe kësaj lufte ai nuk diti t’i jepte lidership. Mendoj se gabimi më i madh që i erdhi nga kjo është se ai iu dorëzua klasës. Asaj klase ku ndodheshin hipokritë, lloje të ndryshëm përtacësh, fatkeqësish por dhe njerëzish të mjerë të cilët budalliku i bënte të besonin se paraja fitohej lehtë. Babai im kujtoi se të punoje ishe budalla, jo pak vetë e kishin kthyer në modë këtë traditë në atë kohë. Ai i bëri llogaritë gabim me arsyen e tij. Është e thjeshtë të hamendësosh formulën: unë punoj gjithë ditën e fitoj pesë lekë dhe dikush tjetër luan një orë e fiton dhjetë lekë. Përse unë duhet të punoj? Kjo është formula e vdekjes. Kush do Faqe 21


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

që të krijojë tatëpjetën në kurbën e jetës së tij le të merret me këtë formulë, teorinë e rënies e ka një qind për qind të sigurtë. Jo vetëm unë por edhe shumë dishepuj të teorisë së iniciativës së lirë e kanë vërtetuar shumë herë këtë. I prekur nga mungesa e përvojës dhe nga injoranca e kapitalizmit mendoj se babai nuk diti ta shfrytëzonte dhe të shpërndante investimin. E humbi vetëdijen e kontrrollit të kapitalit, investoi në ASKUND duke rënë bashkë me klasën e kapitalistëve të parë që kishin prekur majën në vitin 1996 me firmat piramidale dhe filluan rënien në vitin 1997 për ta vazhduar deri në fund të milleniumit po nga firmat piramidale dhe jo vetëm. Kjo ishte fatkeqësia e tim ati dhe familjes sime. - Kështu e mbyll rrëfimin bashkë me një ndjenjë mëshire, dhimbjeje e keqardhjeje Koloneli F. për babain e tij. Ky ishte fati i tij, - tregon Koloneli F., të drejtën për ta gjykuar nuk e kam unë, unë vetëm mund të mësoj nga dështimet e tij.

4 Faqe 22


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Koloneli F. më tregoi se iniciativa e lirë i kishte lindur pa e ditur si një lojë fëmijësh në jetën fëminore të tij dhe të vëllait Kolonelit Z. Ai e thotë gjithmonë se vëllai i tij është më i suksesshëm se Koloneli në menaxhimin dhe dhënien drejtim Kapitalit. - Jo pak herë kam mësuar nga ai në këtë drejtim, - më tregon Koloneli. Kur ishim të vegjël, - vazhdon rrëfimin ai, sëbashku me vëllain dhe një shokun e tyre të ngushtë, kishin shpikur një lojë të çuditshme. - Shisnim gjethe dhe lekët ishin po gjethet. Vetëm se forma ndryshonte. Një pjesë të fëmijërisë Koloneli e kishte kaluar në një nga pazaret e qytetit. Fëmijëria jonë ishte shumë më produktive se kjo sot. Ne krijonim. Mbaj mend që iniciativa e lirë ishte shumë më domethënëse tek ne. Mendonim si të fitonim pa qenë të varur nga koncepti lek. Thjesht na dukej vetja të zotët e vetvetes. Mund t’i fitonim gjërat vetë. Kjo është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. Të fitosh gjërat vetë, të bën të jesh i vlefshëm. Të ndihesh i vlefshëm. Në kuadër të këtij produktiviteti të fëmijërisë sonë, na ka qëlluar të mblidhnim qeset e paketave për t’i shitur me thasë, mblidhnim kanoçe që i shtypnim me këmbë ose shisnim kutia kartoni. Madje vëllai im bashkë me shokun e tij shkuan edhe më larg se një lojë. Një ditë ato morrën disa arka, blenë disa veshmbathje dhe i shitën në trotuarin e lagjes. Kjo ishte fëmijëria jonë. Kështu po formohej një tjetër brez kapitalistësh më i pjekur dhe inovator. Sigurisht kjo klasë fëmijësh kishte dhe një meritë të madhe. Ato mund të mësonin nga gabimet e klasës së etërve. Pra kishin një shembull teorik konkret se ku mund të referoheshin. *** Koloneli F. nuk i kishte mbushur dymbëdhjetë vjeç dhe vëllai i tij Koloneli Z. nuk i kishte mbushur nëntë vjeç, kur fati dhe rrethanat i detyruan të fillonin realisht iniciativën e lirë për të punuar në ekonominë e tregut të shtyrë nga nevoja për të mbajtur familjen. Ata filluan punën në mirëmbajtjen e dyqanit bunker që përveçse një dyqan bulmetoreje ishte kthyer gjithashtu edhe në një restorant qoftesh e birrarie. Ishin vitet e agonisë ku rënia e investimit të babait në ASKUND po bëhej e pashmangshme. Ai më rrëfeu se dyqani bunker ishte kthyer në venbanimin e vetëm të familjes. Ditën arkat e raftet shërbenin për të

Faqe 23


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

shitur asortimentet e në mbrëmje ato ktheheshin në objektet arreduese të shtëpisë, në tavolina, bufe dhe në krevate që shërbenin për të fjetur. Punonim të gjithë – tregon Koloneli. - Mamaja paradite ishte në punën në shtet dhe mbasdite kthehej për të na zëvendësuar ne në dyqan. Unë dhe vëllai shkollën e kishim mbasdite ndaj paraditja na ikte duke punuar në lokal. E nisnim ditën duke pastruar, bënim gati ambientin për punë dhe më pas fillonte tregtia. Aty ishte lidhja e parë e fortë e bashkëpunimit të Kolonelit F dhe Kolonelit Z. Ndërkohë që njëri shkonte në pazar të bënte furnizimet e ditës, tjetri merrej me pritjen e klientelës së mëngjesit. Pavarësisht se në moshë të njomë faktet thonë se krijuan një dyshe që të impononte respekt. Fitonim shumë, por gjithçka shkonte në asgjë - vazhdon të kujtojë Koloneli. Lufta e Kosovës, emigrantët e ardhur, mjeshtëria e gatimit dhe e shpikjeve të babait, asortimentet e freskta, shërbimi që i bënim, mundimi pa pushim i nënës, ishin vetëm disa nga faktet e këtij suksesi. Shqipëria vazhdonte të kishte lekë. Por ne ishim në agoni. Babai kishte filluar të tërhiqej nga kanceri por fatkeqësisht mikrobi e kishte bërë të vetën. Kishim shumë borxhe, kishim dhe kredi për të larë. Xhiron ditore e dorëzonim të plotë por asnjë investim i kapitalit nuk po kishte drejtim për të dalë nga kjo situatë. Jetonim në ASKUND. Atëhere më vinte zor - tregon Koloneli tashmë kur ASKUNDI nuk ekziston më, t’iu tregoja shokëve të mi që ne flinim në një kioskë. Të gjithëve iu kisha thënë se e kisha shtëpinë tek pazari i qytetit. Për t’u treguar dhe më shumë bindës iu tregoja se kisha dhe një shtëpi tjetër në pallatet nëntë-katëshe që ishin gjithashtu pallatet më të larta të kohës në qytet. Një ditë gënjeshtra desh më doli hapur. Shpëtova paq... Për t’u treguar bindës mbase nga rastësia, apo ndoshta se shokët mund ta kishin marrë vesh sekretin e tij, - ai edhe sot nuk di t’i japë një përgjigje kësaj shtyse, - Koloneli me shokët e tij bënë një vizitë në shtëpinë në Pazar. Ajo, në të vërtetë ishte shtëpia ku banonin gjyshërit e tij nga mëma. Koloneli hyri në shtëpi siç mund të hyjë zakonisht një banor i përditshëm por gjyshërit pasi iu hodhën në qafë, pa e ditur lojën e tij nuk kishin se si t’i shmangnin pyetjet rutinë të zakonshme: si është mami? si keni qenë? me kë ke ardhur?, etj. Duke u ndjerë ngushtë, Koloneli aty për aty i kthente një përgjigje rutinë, pse më pyesni pyetje koti, në darke do t’iu vijnë në shtëpi. Këtu i keni, do t’i shihni dhe mund t’i pyesni. Kështu bëhej një lojë pa kuptim si atëherë kur të dy palët flasin të njëjtën gjuhë por nuk kuptojnë asgjë. Flisnin gjuhën e ASKUNDIT. Faqe 24


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Pasi u largua nga shtëpia e gjyshërve, për të kompletuar strategjinë e projektit të tij bindës, Koloneli F., i morri shokët dhe ecën nga rruga e pallateve me nëntë-kate. Në godinën e tretë kati i nëntë, ai i tregoi me gisht apartamentin ku pretendonte se banonte dhe Zoti desh që shokët mos ta pyesnin se përse ai nuk po ngjitej në banesë. Në fakt sot Koloneli nuk e mban mend nëse e pyetën dhe se çfarë justifikimi i gjeti ai, ndoshta iu ka thënë se nuk kishte çelësat, por një gjë është e sigurtë, Koloneli e mban mend mirë skenën kur shikonte katin e nëntë dhe fliste me vete për ta dëgjuar shokët duke thënë se sa gabim kanë bërë që paskan harruar dritaret hapur. Thua se hajdutët mund të ngjiteshin deri në katin e nëntë. Por kur jeton në tokë, në ASKUND, hapësirat të duken afër kur mendon rrezikun dhe larg kur mendon të arritshmen. Kështu kaloi kjo histori e sikletshme për Kolonelin. Por jo pak herë edhe sot, kur i bie rruga të kalojë nga ato pallate nëntë katëshe, Koloneli F. ndonjëherë rastësisht e më së shumti qëllimisht e ngre kokën lartë dhe shikon atë ballkon duke kujtuar një nga ngjarjet më të hidhura të fëmijërisë së tij. Jo pak herë ai ka menduar me vete se një ditë duhet ta blejë atë apartament, por vjetërsia dhe mosmirëmbajtja e pallateve e bën të tërhiqet nga ky mendim. Gjithsesi Koloneli F. nuk e mohon se sa herë të kalojë nga ajo rrugë, ai gjithmonë do të ngrejë kokën për të hedhur vështrimin në katin e nëntë të pallatit. Ndoshta nuk do të jetë çudi që ndonjë ditë këmbët do ta shtyjnë të ngjitet e të trokasë në derën e atij apartamenti qoftë dhe vetëm thjeshtë sa për t’i përshëndetur ata njerëz që nuk i njeh fare, e që të cilët me shumë siguri do të habiten nga ky i panjohur i cili do t’iu shpjegojë se qëllimi i vizitës është dëshira për të dalë e për të hedhur njëherë vështrimin nga ballkoni i tyre. Duke ndjerë kështu Dimensionin e Katërt... Dikur, - do të mendojë ai me vete, ose ndoshta edhe do t’iu rrëfehet banorëve të habitur të apartamentit, - unë këtë ballkon e kam parë nga poshtë - lartë, atëherë kjo më ka shpëtuar nga një moment shumë i sikletshëm për karakterin tim, sot unë arrita ta shoh atë nga lartë – poshtë për të vërtetuar një mësim. Kjo është jeta, asnjëherë nuk dihet se kur do t’i shohim gjërat në këndvështrimin e kundërt. Atë që sot e shohim nga lartë - poshtë nesër mund ta shohim nga poshtë lartë... Sepse ashtu siç e zbuloi dhe Hose Arkadio Buendia kur u sëmur keq nga pika e diellit gjatë kërkimeve të tij, - Toka është e rrumbullakët si një portokalle. Ti nuk e di asnjëherë se në cilën pjesë të portokalles je duke jetuar. Thjesht mendo se ajo vjen gjithmonë duke u rrotulluar. Mundohu ta përdorësh këtë rrotullim për të mos u rrëzuar në ekuilibrin tënd. Faqe 25


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

5 Koloneli F. nuk do ta harronte kurrë ditën kur u njoh për herë të parë me radion. Ishte e mrekullueshme, - tregon ai. Si rradhë herë, prindërit i bënë dhuratë një minikasetofon i cili lidhej me një palë kufje me të cilat mund të dëgjoje radio dhe muzikë. Përpara kasetofonit kishte një vend ku mund të fusje kasetën dhe në pjesën e sipërme të tij kishte një rrethore që mund të luaje frekuencën e radios ose mund ta përdorje për të ulur dhe për të ngritur volumin. Koloneli F. u dashurua marrëzisht pas këtij objekti të vogël me ngjyrë të zezë. Ishte 11-12 vjeç dhe ky objekt u bë për të dhurata më magjike. Ditët e para i mbante kufjet në vesh gjithë ditën dhe vetëm bënte zapping kanalet e radios. Ishte e mrekullueshme, - vazhdon rrëfimin e tij Koloneli. - E dashuroja pa masë. U bë dritarja që më lidhte me botën sidomos gjatë kohës që flinim në sipërmarrjen bunker. Në sipërmarrjen bunker përveçse më lidhte me botën, të dëgjuarit radio me kufje dhe metoda sugjestionuese e mbylljes brenda trupit më ndihmonin të vrisja frikën edhe nga minjtë. Duke qenë se dyqani bunker ndodhej në vijën e lumit dhe struktura e tij ishte thjeshtë një barake hekuri e paizoluar por me rrënjë betoni, nuk ishin të rradha rastet kur minjtë na ngjiteshin deri në arkat tona dhe në ambientet ku flinim. Shpesh herë natën zgjohesha gjithë frikë dhe kontrrolloja gishtat e këmbës apo pjesët e trupit që mendoja se mund të ishin ushqimi më i preferuar që minjve mund t’iu kishte shkuar ndonjë mendje dashakeqëse ta kishin përdorur për ushqim. Në ato vite ASKUNDI kishte dhe një tjetër problem. Iknin dritat. Kjo vihej re më shumë mbasditeve dimërore e verore kur errësira mbulonte gjithçka. Kur ASKUNDI zhytej në terr, Koloneli hapte dritën për t’u lidhur me një tjetër botë. Drita ishte radio. Bota ku ai mbyllej brenda dhomave të trupit të tij tani ndriçohej nga radio. Valët magjike të emisioneve argëtuese, informative, kulturore ishin burimi i tij përthithës i dijes. Radio ishte vërtet magjike. Tek rrinte ulur në shkallët e banesës në shtëpinë e gjyshërve, teksa ishte i mbuluar kokë e këmbë me batanije nga të ftohtit e kur ndodhej i strukur sipër arkave në sipërmarrjen bunker, koloneli dëgjonte e shikonte kutinë e vogël të zezë dhe mendonte me vete, ah sikur kjo kuti e vogël e zezë të kishte dhe një televizor. Do të ishte akoma dhe më shumë fantastike. Faqe 26


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Imagjinata e fëmijës e bënte atë të mendonte të paimagjinueshmen e kohës në të cilën po jetonte. Sot kjo duket e pabesueshme. Sigurisht ai atëherë as që nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë e as që e kishte njohur e ditur se në botë ekzistonte një djalosh rebel hipi, i cili ishte pushuar nga sipërmarrja që ai kishte themeluar e që po përgatitej të rikthehej sërish në dashurinë e tij të vjetër më i fuqishëm se kurrë, i cili do të ishte i frymëzuar nga e njëjta imagjinatë, (pa e ditur e mësuar ndonjëherë që një fëmijë në ASKUND e kishte menduar një ide të tillë paralelisht me të) dhe do të krijonte pas shumë vitesh kutinë e vogël të zezë ku jo vetëm që do të kishte një radio, jo vetëm që do të kishte një televizor, por mund të lidheshe me të gjithë botën duke folur në telefon, duke lundruar në internet, mund të shihje motin e mund të bëjë lloj lloj çudirash. Ky djalosh quhej Steve Jobs dhe mendonte si të çmendurit, por Koloneli F. në atë kohë as që e kishte dëgjuar të flitej për të. Po ashtu Koloneli F. atëherë fëmijë, në kutinë e tij magjike të vogël të zezë, vërtet dëgjonte “Radio Maninë”, një emision i prodhuar nga një radio e sapohapur në Shqipëri dhe që po rezultonte të ishte vërtet më modernja me batutat e programacionin e saj, por ai nuk e dinte dhe nuk e kishte dëgjuar se në Shqipëri këtë investim po e bënte një vizionar i cili pas afro një dekade do të prodhonte një platformë celulare me televizor. Kur i kujton sot tek shkruante këto rrëfime, Koloneli F. qesh dhe vazhdon të habitet me veten. Ai nuk beson se ishte i vetmi që kishte ëndrra të tilla. Me siguri kishte edhe shumë të tjerë si ai, që në lëkundjet e ëndrrave të tyre të çuditshme mund ta kenë ëndërruar ose qoftë edhe shkarazi mund t’i kenë shkrepur idera të tilla fantastiko shkencore për kohën. Në kohën kur jetojnë në ASKUND, njerëzit janë shumë më produktivë dhe krijues se sa në kohën kur kanë gjithçka. Imagjinata në ASKUND shkon shumë më larg sepse ajo nxitet nga nevoja. Sot njerëzit janë të çuditshëm, - mendon Koloneli tek sjell në mend këto kujtime. Unë e respektoj jashtë mase Dritan Hoxhën. Nuk pata fatin ta njoh kurrë personalisht. Fati nuk më takoi asnjëherë me të. E njoha nëpërmjet medias. Padyshim që sa herë e kujtoj i heq kapelen sepse atë që unë e ëndërroja në terr i zhytur me një palë kufje e kuti të zezë, edhe më shumë se kaq, ky burrë e bëri realitet. Për këtë i shpreh mirënjohjen time shpirtit të tij që tashmë është në eter. Dritan Hoxha është një Hero i plejadës së “Heronjve të ndërtimit të iniciativës së Faqe 27


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

lirë” i cili ashtu si shumë të tjerë të llojit të tij mund të shërbejnë si shëmbull i asaj që mund të sjellë “Iniciativa e Lirë” në duart e njerëzve që lënë të lirë imagjinatën e tyre dhe ndjekin pasionin që ajo i kultivon. I njëjti vlerësim respekti shkon edhe për Jobs. Jo vetëm sepse ndërtoi diçka që ndryshoi botën, por në rastin e Jobsit respekti i Kolonelit shtohet akoma dhe më shumë sepse ai e mësoi se si të ringrihej me shembullin e tij. Largimit nga Roma, Koloneli shpesh i referohej me termin “Efekti Jobs në jetën time”. Më duhej ky ilaç i hidhur, - thotë Koloneli. E teksa vazhdon të rikthehet tek historia e radios, ai më tregon se Radioja kasetofon kishte një të metë të madhe, ajo punonte me bateri. Dhe i gjithë problemi ishte se ato harxhoheshin brenda ditës nga konsumimi i tepërt pa pushim. Por edhe këtij problemi Koloneli F. i gjeti zgjidhjen sepse siç argumentoi ai më lartë – në ASKUND nevoja të nxit të jesh më kërkues. - Në dimër kur iknin dritat dhe jo vetëm, banorët e ASKUNDIT ngroheshin në soba me gaz, gjë që i ndihmonte të kursenin energjinë kur e kishin dhe të ndriçonin terrin kur nuk e kishin. Nuk dihet çfarë dite e as çfarë stine ishte, por një mbrëmje tek rrinin në terr Koloneli F. vendosi bateritë në vatrën e nxehtë pranë flakëve të zjarrit që lindte nga gazi dhe ato u rikarikuan. Ky eksperiment ishte një superzbulim për Kolonelin, i cili pasi zbuloi se bateritë mund të rikarikoheshin në këtë mënyrë e ktheu këtë eksperiment në një rutinë të çdo mbrëmjeje dhe gjeti zgjidhjen fantastike për të shpëtuar nga mungesa e baterive për radiokasetofonin e tij. *** Idetë shpikëse dhe imagjinata krijuese duket se nuk kanë munguar në fëmijërinë e Kolonelit F. Gjithmonë më ka pëlqyer të krijoj – tregon ai. Ndonjëherë imagjinata ka qenë e nxitur nga filmat apo ideja e një sendi që nuk e kisha. Nuk ka ndjenjë më të bukur që merr kur përfundon një projekt dhe shikon një vepër që e ke kryer vetë. Njëherë kur isha fëmijë i frymëzuar nga heroi i tregimeve të piratëve malajzezë Sandokan, më shkrepi në kokë të krijoja një shpatë. Vrisja mendjen duke parë filmin se si mund të bëhej shpata. Unë dhe fëmijët e lagjes kishim arritur të ndërtonim shpata duke bashkuar thuprat e arkave por unë doja të ishte diçka Faqe 28


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

ndryshe. Shpatat prej druri më dukeshin fallco. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer fallciteti kam një neveri prej tij. Jam fallcostrobik. Prandaj si kurë shëruese edhe në këtë rast mendova të krijoj diçka timen që nuk ishte fallco dhe që i afrohej shumë reales. Kështu që iu futa punës. Në oborrin e vilës së gjyshërve ne kishin një baçe e cila në atë kohë ishte vetëm me dhe. Morra disa kunja nga arkat e fruta perimeve dhe gërmova tokën në gjatësinë e shpatës. Madje i dhashë edhe formën që preferoja të kishte shpata ime. Kisha dëgjuar që për të ndërtuar forma hekuri duhej më parë ta shkrija atë. Kështu pasi e kisha hapur gropën e shpatës ndeza një zjarr dhe mendova të vija një hekur për ta shkrirë. Hodha aty jo vetëm një hekur por disa hekurishte që i mblodha në cepat e shtëpive të lagjes. Por ato vetëm nxeheshin nuk arrinin të shkriheshin për të krijuar atë lëngun e trashë që unë e shikoja me sytë e mendjes por nuk po e realizoja dot për ta shikuar të prekshëm me sytë e ballit dhe që do të ishte lënda e parë prej sëcilës do të krijohej shpata ime. Kështu që problemet që lindën dhe më sollën dështimin ishin dy. Së pari nuk kisha ku gjeja hekurishtet e duhura dhe së dyti më kryesorja hekuri nuk shkrihej në atë temperaturë sado që ta lija në zjarr. Ky ishte mësimi më i vlefshëm që morra nga ajo ide dhe ai eksperiment. Më vonë kur e kujtoja këtë histori mësova se po ta kisha goditur me diçka hekurin e nxehtë ndoshta ai do të kishte marrë një formë të shtrembëruar por gjithçka do të kishte ngelur me kaq. Të tjera eksperimente, ide e dëshira, do të më bënin ta harroja shpejtë idenë e shpatës. Ideja më e bukur që mbaj mend nga këto ide shpikëse që më vinin në mendje, është frymëzimi që më hipi për të ndërtuar një bicikletë. Në familjen tonë nuk ma kishin blerë një biçikletë. Një mbasdite unë mendova të mos i lutem më prindërve të mi por ta krijoja vetë një të tillë. Më dukej gjë e lehtë por pastaj mungesa e mjeteve dhe mungesa e vullnetit për ta çuar idenë time deri në fund më bënë të dështoja dhe ta braktisja edhe këtë projekt. Por siç iu thashë pa e menduar dështimin unë i hyra me seriozitet idesë për të ndërtuar një biçikletë. Gjëja e parë që bëra pasi u ula në tarracën e vilës së gjyshërve dhe pasi ndërtova një plan projekt me kokën time, ishte të vërdallisesha në çdo cep të lagjes e në çdo cep të pallatit dhe gjeta disa kompesata e pllaka dërrasash me të cilat mendoja të ndërtoja trupin. Punën e trupit mendoja se e kisha zgjidhur me dërrasat dhe punën e lëvizjes mendoja ta zgjidhja me zinxhir biçikletash që mund ta gjeja fare kollaj në pazarin e biçikletave që ishte shumë pranë shtëpisë së gjyshërve. Por ajo që ngeca ishte Faqe 29


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

ndërtimi i rrotave dhe i lidhjes së elementëve. Këto arsye më shtynë ta braktis projektin tim i cili po të ishte realizuar sot me shumë krenari do të më bënte të ndihesha një rival me Leonardo Da Vinçin, - përfundon rrëfimin e tij Koloneli F. dhe qesh me ton ironik për vetëkrahasimin me gjeniun italian. Vite më pas Koloneli F. do ta ushtronte dëshirën e tij të krijimtarisë së ideve inovative duke krijuar punime me bukëpeshk apo materiale të tjera për nxënësit dhe studentët në platformat e tyre shkollore. Por këtë herë jo të gjitha idetë e tij shpikëse do të dështonin sepse këtë herë mosha e fëmijërisë kishte përfunduar për të.

Faqe 30


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

6 Koloneli F. e adhuron qendrueshmërinë e burrit. Ai më jep edhe një argument për këtë. Çfarë është një Burrë? Nëse nëpërmjet Gruas Zoti kërkon t’i provojë botës, sharmin, klasin dhe gjenialitetin absolut të Tij, unë besoj se nëpërmjet Burrit dëshiron t’i dhurojë botës jo vetëm gjenialitetin por një pjesë nga Shëmbëlltyra e Tij. Një Burrë, është padyshim shkëmbi i parë i përplasjes me dallgën. Një Burrë është një titull që nuk të dhurohet, ai fitohet. Dikur, djalë i ri, habitesha me thënien mitologjike se Burrit e keqja i vjen nga këmbët, ashtu si Akilit në Trojë. E kisha lexuar dhe rilexuar vrasjen e Akilit dhe historinë e famshme të thembrës së tij. Por habitesha se si një Burri mund të vazhdonte që e keqja t’i vinte sërish nga thembra. Vetëm kur rritesh kupton se fjalët janë shumë më të thella se kuptimi bazë që ne i japim atyre. Ja përse mitologjia greke vazhdon të jetë e mrekullueshme edhe sot. Çfarë ka dashur të thotë Homeri me Akilit e keqja i erdhi nga këmbët? Çfarë duan të thonë më pas ato që këtë fjali e kthyen në nënkuptimin se burrit e keqja i vjen nga këmbët? Personalisht mendoj se kur i vjen e keqja si në rastin e Akilit ne Trojë, besoj se në këtë rast kjo është një e keqe që Burrit i sjell përjetësinë heroike. Por gjithashtu besoj se në thelb në fakt, shprehja duket se kërkon të na mësojë që në të vërtetë Burrit nga këmbët i vijnë të gjithë të këqijat. Këtë përfundim e kam arritur duke analizuar mendime pas mendimesh. Shpesh herë si kundërshembull paralelist për grekët, mendoj se shpesh e keqja Burrit mund t’i vijë edhe nga Koka. Koka dhe Këmbët, janë pikërisht këto dy pika strategjike nga Burrit mund t’i vijnë shumë të këqija. Këto të këqija mund t’i ndajmë në të këqija të mira dhe në të këqija shembëse. Ju do të thoni a ka të këqija të mira? E keqja është e keqe sido që të të vijë. Por për t’iu vënë në dilemë unë po iu përdor heronjtë. Heronjtë quhen heronj për atë që na mësojnë. Për kundër shembull të Akilit, heroit grek, le të marrim shembullin e një të keqeje të mirë por tragjike. E keqja e Pirros. Siç e dimë ose siç mund ta keni dëgjuar, strategut ilir Pirros së Epirit e keqja i erdhi nga një tjegull që i shembi kokën. E keqja e tij pati emrin grua. Një ngjarje që përveç keqardhjes për humbjen e heroit për mënyrën se si i erdhi, na mëson shumë. Por nuk doli askush e të thotë që Burrit e keqja i vinka nga koka ashtu si Pirros në Epir. Pra edhe pse tronditëse kjo nuk qënka një e keqe e burrit ashtu si Faqe 31


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

ajo e keqe e Akilit që të vinka nga këmbët. Nga historia e Pirros mund të nxjerrim që kur fati s’është me ty, e keqja mund të të vijë atëherë kur nuk e pret. Mund të të vijë nga diçka e vogël, e papërfillshme. E keqja mund të të zërë kur je në majën e lavdisë, mund mos të të vijë nga mijëra e qindra mijëra ushtarë që të thërrasin drejt vdekjes dhe prej të cilëve vdekja nqse i del në shteg është qind për qind e sigurtë por e keqja të vjen nga një simbolikë e vogël që bën diferencën. E keqja të vjen nga ajo që se pret. A nuk u mposht Skënderbeu nga malarja. Një mushkonjë, bëri atë që nuk arritën ta bënin qindra mijëra burra osmanë dhe jo vetëm. Për ankronim modern mund të paralelizojmë të keqen që i erdhi gjeniut të “Formula Unos”, Majkëll Shumaker. E sfidoi vdekjen aty ku ajo mund të ishte njëqindpërqind e sigurtë por e keqja i erdhi nga një shpejtësi shumë herë më e vogël, nga rrëshkitja në akull. Dhëntë Zoti që kjo e keqe e tij qoftë me aq dhe të shërohet sa më shpejtë. Të dy këto shembuj na bëjnë të arrijmë në një përfundim: jo gjithmonë e keqja mund të të vijë aty ku e sfidon dhe ku ti e pret. Jo gjithmonë e keqja është e llogaritshme dhe as e lokalizuar. Për ta shtyrë më tej analizën nqse do t’i marrim të dy heronjtë Pirron dhe Akilin do të marrim një përfundim të strukturës përbërëse të qënies se nga mund t’i vinka e keqja një burri. Për konkretizim do të thoshim që burrit e keqja mund t’i vinka nga koka dhe burrit e keqja mund t’i vinka edhe nga këmbët. Si rrjedhim prej këndej nxjerrim se burri paska dy pika strategjike shumë të forta që përbëjnë strukturën e qënies së tij. Kokën dhe Këmbët. Thënë trashë Burri duhet të ketë nën kontrroll Kokën dhe Këmbët. Forca strategjike e tij qënkan pikërisht Koka dhe Këmbët... Burri duhet të mendojë me kokë dhe të eci me këmbë! Mos dhënte Zoti që të ndodhë e kundërta se ai thyhen qafën. *** Ashtu siç mund t’a keni mësuar në fillim të kësaj historie, në adoleshencën time jo pak herë më ka ndodhur që trupin tim ta shikoj si një shtet, si një qënie e tërë që duhej kontrrolluar në bazë të një sistemi konkret objektivash. Tek analizoja këtë sistem kisha zbuluar se mendja për t’u zhvilluar do ushtruar me ushqim nga librat. Që të jenë më të përthithshëm muskujt e saj duan stërvitur dhe për këtë mund të të shërbejnë meditimet e gjata, ushtrimet e kujtesës, etj. Gjithashtu trupi për të qenë në formë kërkon ushtrime që për t’i përftuar mund të të shërbejë marrja në konsideratë e një dietë të mirëfilltë fizike që do t’i shërbente krahëve, barkut e këmbëve për të qenë më në formë. Por eureka në këtë Faqe 32


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

eksplorim do të ishte kur zbulova gjithashtu se Burrit e keqja mund t’i vijë nga këmbët në disa raste dhe kjo varet nga këndvështrimi por të gjitha të çojnë në një përfundim, Burrit e keqja nga këmbët i vjen kur ai nuk i ka në stabilitet ato. Për përforcim të kësaj ideje mund të sjell një fjalë që e kam lexuar diku e që thoshte pak a shumë: Akili ishte aq i fortë sa edhe thembra e tij. Pra Akili ishte aq i fortë për aq kohë sa mbajti këmbët nën kontrroll dhe për aq kohë sa nuk e nxorri thembrën e tij zbuluar. Thembra është bazamenti i këmbëve. Si rrjedhim prej këndej mund të nxjerrim se këmbët qënkan pikërisht forca e mosrënies së Burrit. Sa më i qëndrueshëm Burri aq më të forta bëhen këmbët dhe aq më i palëkundur bëhet ai. Jo më kot themi se një Burrë e mat mirë hapin e tij. E në rastin e të keqes nga koka do të më rezultonte se Burrit e keqja i vjen nga ajo që ka në mes të gojës. Nqse një burrë flet e nuk mban ai quhet tradhëtar, e nqse një burrë përgojon, shpif dhe merret me fjalë prapë kjo quhet një e keqe për të. Një e keqe sepse e bën atë të lëkundshëm në aspektin moral të marrdhënies në shoqëri e si i tillë ai nuk mund të jetë stabël në hapat e tij. *** Po çfarë është një Burrë? “Një Burrë, je ti!” – i tha Oriana Fallaci Panagulisit... Një Burrë mund të jetë një fëmijë, djalë, vëlla, baba, gjysh, shok, mësues, luftëtar, bujkrob, zanatçi, usta, udhëheqës, kolonel, sido që të jetë titulli ai është një Burrë. Dhe një Burrë meriton të quhet i tillë jo për atë që është por për atë që ai bën. Për atë burim frymëzimi që ti mund të marrësh prej tij. Një Burrë ka lindur për të çarë e për të mbajtur. Të jesh një Burrë do të thotë jo vetëm të ngulisësh në qënien tënde e të bësh të tuat fjalët epopike të Ruyard Kippling, por të jesh një Burrë do të thotë të jesh i palëkundshëm, stoik e të dish t’i japësh drejtim anijes atëherë jo kur deti është i qetë por kur detin e ka kapluar stuhia. Unë besoj se edhe po nuk linde, një Burrë nuk lind por bëhesh. A nuk ktheheshin në Burrnesha gratë e veriut, një nga vlerat homerike të gjalla të traditës sonë folklorike? Një Burrë duhet t’i ketë të qarta qëllimet e tij. Ai duhet të jetë i palëkundshëm. Megjithatë jo shpesh herë moralizmat dhe doktrinat teorike të ndihmojnë ta mbash parasysh këtë. Ndonjëherë përplasja në jetën praktike të vë përpara Faqe 33


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

sprovave që titulli Burrë vërteton teorinë se është një titull që nuk të dhurohet por fitohet, shpesh, fatkeqësisht apo fatmirësisht kjo mund të arrihet jo lehtë. *** Pas divorcit të prindërve dhe shpërnguljes nga ASKUNDI, Koloneli F. kishte provuar një seri punësh të përkohshme si kamarier, ndihmës kamarier, picier, magazinier, etj., që në shumë raste i kishte braktisur nga mosdëshira për punë që të vjen nga mosha dhe nga mosdhënia e një shansi nxitës për ta kërkuar atë. Ndryshimi që do ta lidhte përfundimisht me botën e punës i erdhi në një ditë qershori, saktësisht data ishte 23 qershor dhe ishte dita kur Kolonelit F. nëpërmjet një mikut të tij, iu dha shansi të punonte për herë të parë në një punë me rrogë që bazohej në një kompani private të teknologjisë ujore. Ishim në një periudhë jo shumë të mirë, - më nis rrëfimin e tij Koloneli. - Në atë kohë isha kthyer në një Peshkop që vetëm lexoja e kisha një tjetër perceptim për dy botët. Atë të lexuesit dhe atë të rrugës. Vërtet isha rritur në ASKUND, isha përplasur me botën e biznesit që i vogël por fillimi i këtij kapitulli të punës sime të parë me rrogë do të më hapte një tjetër iluminim në trurin tim. Fati e deshi që të punoja me burra më të mëdhenj se vetja dhe të isha më i vogli në grupin e punës. Si i tillë morra pseudonimin Djalka. Padjallëzia në marrdhënie shoqërore më kishte ngulitur në ndërgjegjen time që puna është e shenjtë. Puna është punë dhe si e tillë ajo duhej respektuar. Ishte kjo arsyeja që unë nuk e kisha idenë tetë - orarshit. Shpesh duhet të punonim dhe jashtë tetë-orarshit për të realizuar suksesin e punës. Ishte pikërisht kjo kohë kur u ktheva në një kalë pune. Punoja pa fund dhe doja apo nuk doja më pëlqente puna që bëja. Ishte pjesë e asaj për të cilën po shkollohesha dhe mbi të gjitha ishte pjesë e një fushe të re që po merrte një zhvillim të madh në Shqipëri dhe në botë. Ishte pikërisht marrëdhënia me njerëzit në këtë punë që më mësoi shumë. Mësova se të heshtësh është më mirë se të flasësh. Të dëgjosh është më mirë se të interpretosh. Mësova se të blesh është më mirë se të shesësh. Mësova se kur duhet të blesh dhe se kur duhet të shesësh. Mësova të blej lirë dhe të shes shtrenjtë. Ishte pikërisht përvoja aty që më mësoi se fiton më shumë kur je stoik se sa kur i lëpihesh drejtuesve. Vendos veton më shpesh kur flet me punë se sa kur flet me fjalë. Faqe 34


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Ishte pikërisht puna që më mësoi atë që nuk kisha arritur ta mësoja në shkollë. Njoha jetën e rrugës. Mësova të përballem dhe të vras frikën. Në atë kohë, shkollën e mbaroja në orën 15:00 , kishte raste edhe në orën 14:00 dhe prej andej menjëherë nisesha për në punë, ku më binte ta përfundoja orarin në orët e vona të mesnatës. Profesioni im ishte të merresha me shtrimin e rrjetit kanalizues ajror, lidhjen e linjave të reja dhe sistemin e aplifikimit. Merreshim me difektet por edhe me rregjistrimin e klientëve të rinj. Punonim në shi e në diell. Në tokë e në qiell... ASKUNDI kishte etje për ujë... Rrjeti në atë kohë shtrihej në tarraca pallatesh dhe nuk ishin të pakta rastet kur na duhej të ngjiteshim në mesnatë në tarracë. Ishte kjo koha kur e kam ripërdorur sërish më shumë se kurrë terapinë time të mbylljes në dhomat e vetvetes. Vetëm se këtë herë kishte një ndryshim. Duhet ta imagjinoja veten si një trup solid dhe i hekurt që nuk mund të më bënin asgjë dhëmbët e një qeni që do të më vërsulej në errësirën e natës por sytë duhet t’i kisha si të skifterit për të çarë terrin e errësirës. Ishte një sakrificë që e bënim për vete dhe për të mbajtur familjet tona. *** Aty, në punë, u njoha me mosha të ndryshme, shtresa të ndryshme dhe karaktere të ndryshme. Njoha burra, gra, fëmijë, pleq, të fortë e të dobët, lajkatarë e impulsivë. Aty mësova se çfarë është guximi dhe iniciativa për të realizuar diçka. Ishe pikërisht ky guxim dhe dëshira për iniciativë që më shtyu ta braktis punën në teknologjinë ujore për të hapur në bashkëpunim një sipërmarrjen time me kompiutera. Ishte sipërmarrja ime e parë në moshën e adoleshencës por që dështova sepse nuk arrita të dilja dot në treg bindës dhe e dorëzova për t’a lënë atë investim të shkrihej në atë që do të përbënte Romën e mëpasme. Pas saj provova një seri punësh kryesisht në fushën e librit dhe në fushën e artit grafik. U enda për një kohë të gjatë në hapsirat e kohës dhe në erërat që të çonin në ASKUND. Ishte pikërisht kjo koha kur njoha personazhe që më mësuan shumë. Ndonjëherë njeriu e ka të nevojshme të endet në hapësirat e ASKUNDIT për të gjetur karaktere që në realitet nuk i has dot... Faqe 35


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

*** Personazhi i parë që njoha ishte Linda B. Në atë kohë ajo ishte një zonjushë e re, e cila ishte shumë e bukur. Brune që më pas u kthye në bjonde, për të përfunduar sërish në brune, Linda B. të mahniste me sharmin e saj. Linda B. i kishte të gjitha që mund të të pëlqenin tek një femër. Ajo ishte e bukur, inteligjente edhe e zgjuar. Linda B. ishte trashëgimtarja dhe menaxhuesja e një rrjeti të admirueshëm dyqanesh mode në ASKUND. Linda B. erdhi në ASKUND nga errësira dhe solli aty dritë. E rritur jetime, ajo ishte mbesë e një gjysheje spiritualiste. Në kohën që njoha Linda B.- në, gjyshja e saj jetonte dhe ishte nëntëdhjetë e pesë vjeçe. Ishte e mbajtur top dhe e veshur në një mënyrë që të bënte ta respektoje. Kishte një sjellje që të impononte frikë dhe respekt. Ishte pikërisht gjyshja që kishte imponuar tek Linda B. sharmin e saj, klasin dhe autoritetin e saj. Gjyshja banonte në një shtëpi në mal. Gjyshes time i kanë pëlqyer gjithmonë lartësitë, - më tha Linda B. gjatë udhëtimit të parë drejt shtëpisë së Gjyshes. - I jam lutur gjithmonë të zbresë në qytet por asaj nuk i pëlqen. E kam njohur ASKUNDIN kur ti nuk ishe pjellë, ndaj mos më kërko të zbresë prapë atje. Këtu jam rehat – më thotë ajo. - Kam gjithçka mund të më kërkojë pleqëria. Kush dëshiron të më takojë duhet të lodhet pak për të më arritur. Lartësitë nuk arrihen kollaj. Lartësitë të ndihmojnë të shohësh përtej. Ato të ndihmojnë të harrosh njerëzit dhe të flasësh me Zotin por duhet të dish të jetosh në to. Duhet të dish t’i kesh këmbët stabël dhe të mbash thembrat mbuluar, se ndryshe bie dhe thyhen qafën. Kështu më thotë gjithmonë sa herë flasim për biznes, - më tha Linda B. Është pikërisht kjo arsyeja se përse po shkojmë atje. Tek sodisnim malin një ditë dhe tek më ripërsëriste për të disatën herë këtë këshillë, unë i fola për ty. Kam një shok, - i thashë. - Ajo më pa me atë shikimin e saj të rrufeshëm por nuk foli. Ajo të lejon të rrëfehesh por nuk të lejon të flasësh pa u menduar. Duhet të jesh matur mirë përpara se të flasësh me të. Gjithmonë më ka lënë të lirë edhe pse unë e di që sipas mënyrës së saj ajo gjithmonë më ka survejuar. Nuk e mbaj mend kurrë të më ketë qëlluar por ajo ishte shumë e rreptë kur të bërtiste.

Faqe 36


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Është nëntëdhjetë e pesë vjeçe – vazhdoi të më rrëfente Linda B. por kur ta takosh t’i as që do ta vesh re këtë gjë. Gjyshja nuk afron njeri kollaj, ajo i ka miqtë e pakët dhe pse ajo nuk ka qenë asnjëherë vetëm. Shtëpia jonë ka pasur gjithmonë shumë vizitorë. Gjyshja gjithmonë më thotë se njerëzit nuk janë ata që duken. Vijnë të vizitojnë, mbarojnë punët e tyre dhe ikin, - thotë gjithmonë ajo. Teksa Linda B. më tregonte për gjyshen, me sytë e mendjes unë shikoja një grua të plakur, spiritualiste që shtynte e heshtur vitet e pleqërisë por sapo arritëm në mal e kuptova që kisha gabuar. Një zonjë bardhoshe, e veshur shik, me një bastun që e mbante në krahun e majtë dhe me një orë lavjerës që i varej në xhepin e djathtë, Gjyshja ishte një grua e mbajtur që jetonte në një vilë dy katëshe e cila ishte e rrethuar nga një oborr gjigand ku ishin mbjellur të gjitha llojet e pemëve e luleve që mund të gjeje në tokë. Aty ishin të gjitha llojet e kafshëve shtëpiake që mund të imagjinoje dhe jo vetëm. Të gjithë ishin të sistemuar në vendin e vet. Çdo gjë ishte planifikuar me një preçizion të admirueshëm. Aty gjendeshin lepuj, rosa, pata, mace, qen, pula dhe gjela. Kishte dhelpra, gomerë, derra dhe lopë. Të gjithë kishin mësuar të jetonin në harmoni sipas një rregulli të mirëpëcaktuar nga bastuni i Gjyshes. Linda B. më tregoi se kur kishte qenë gjallë gjyshi, njëherë ata kishin zënë edhe dy shqiponja malesh të plagosura të cilat i kishin mjekuar dhe mbajtur për një kohë në kafaz, por më pas të dy i kishin liruar sepse SHQIPONJAT NUK JANË BËRË PËR TË NDEJTUR NË KAFAZ – i kishin thënë ato asaj duke i lënë shqiponjat të valëviteshin të lira në hapësira qiellore të horizontit. Me një ndërthurje të stilit barok, romak, grek dhe atij të rilindjes europiane, shtëpia nuk të jepte aspak idenë e një shtëpie ku mund të banonte një spiritualiste nëntëdhjetë e pesë vjeçare. Ajo ishte e mobiluar bukur dhe brenda saj shikoje stoli, skulptura romake, greke, egjiptiane, vazo të stilit barok, aksesorë xhami të gdhendura në forma nga më të ndryshmet. Dukej sikur vetë Daniel Swarovski kishte jetuar dhe derdhur të gjithë imagjinatën e tij aty. Muret ishin të rrethuara ngado nga piktura të mëdha të emrave më të famshëm të ikonave të pikturës botërore. Ndodheshin aty Mone, Van Gog, Pikaso, Rembrand, etj. Në tokë këmbët të shkelnin në tapete të stilit të Pierre Cardin por nuk mungonin as ato të qendisura nga artistikja tradicionale shqiptare. Sa hyje në sallonin kryesor, syri të ndeshej me një portret të madh të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Sytë e mi ndritën sapo u ndeshën me tablonë ku Faqe 37


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

shndrriste trimi i Kastriotasve. I habitur hodha vështrimin nga Linda B. e cila më luajti syrin duke më lënë të nënkuptoja se s’kisha parë asgjë akoma. Kam harruar të të them, Skënderbeu është i preferuari i Gjyshes dhe i gjyshit. Ndonjëherë besoja se Gjyshja e ka dashuruar atë më shumë se gjyshin. Ose ndoshta me forcën e tij, ai i kujton asaj gjyshin - më tha ajo – anës veshit me nënkuptim duke më luajtur sërish syrin. Por habia ime nuk kishte mbaruar. Gjersa ecnim drejt sallonit të pritjes, syri më zuri një faltore librash. Të katër faqet e ambientit ishin të mbipopulluara nga librat dhe faqja ballore ishte një fasadë e madhe xhami tek dukej në horizont ASKUNDI. Rehatohu dhe rri si në shtëpinë tënde, - më tha Gjyshja me modestinë klasike të një zonje shtëpie. Linda B. do të na sjellë një çaj të ngrohtë mali që nuk do të të zhgënjejë, - vazhdoi ajo, pasi u ulëm në sallon. Një seri miniskulpturash të princërve shqiptarë ishin vendosur sipër një tryeze shahu në këndin ku ulej gjithmonë Gjyshja. Mes tyre krenar qëndronte Gjergj Kastrioti. Në fund të bazamentit mbajtës të shahut ishte shënuar: Lisus 02 Mars 1444. Linda B. më ka thënë se ke një dashuri të madhe për Skënderbeun, - më tha Gjyshja duke më ngulur vështrimin në sy. E dua shumë, - i thashë. Është heroi i fëmijërisë sime. Është Heroi i të gjithëve – më tha ajo dhe më ftoi të gjerbja çajin që Linda B. na e kishte servirur në disa filxhanë të gdhendur me stemën Kastriotase. Linda B. i tha se unë kisha një dashuri të madhe për librat. Madje ajo më ra me bërryl duke më tërhequr vëmendjen që të shikoja nga Gjyshja sepse unë hidhja vështrimin përreth duke parë larmishmërinë e librave që kishin pushtuar ambientin. Librat i bëjnë mirë njeriut, janë ushqim i domosdoshëm por duhet të merren me masë – tha Gjyshja. Ato janë ilaçi më i mirë për të stërvitur trurin dhe për të dalë nga ASKUNDI. Unë dëgjoja me vemendje. Ishte koha për të blerë. Mund të shisja vetëm me heshtjen time.

Faqe 38


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Kështu atë mbrëmje mësova shumë mbi familjen e Linda B.-së. Mësova se burri i Gjyshes dhe gjyshi i Linda B-së kishte vdekur në moshën shtatëdhjetë e gjashtë vjeçare. Në kohën e luftës ai kishte qenë Kolonel dhe më pas ishte bërë një nga themeluesit e Akademisë së Shkencave të ASKUNDIT. Edhe pse e lutën, ai nuk u përzie kurrë me politikë, - më kishte thënë Linda B. Kishte qenë mjaft i zgjuar për të kuptuar që sistemi i ASKUNDIT mund të të infektonte shumë shpejt me virusin e domates ndaj më e mira ishte t’i rrije sa më larg atij. Iu përkushtua mjeksisë dhe e donin të gjithë. Ishte ndër të paktët mjek shqiptarë që i kishte rënë rasti të vizitonte kokat më të mëdha të udhëheqjes shqiptare në vite. Në studion e tij, në faqen e murit ku ndodheshin të renditura fotografi të shkëputura nga momente të ndryshme të jetës dhe aktivitetit të gjyshit, të binin në sy dy fotografi të mëdha ku gjyshi kishte dalë me familjen mbretërore dhe një tjetër me Diktatorin. Në foton e familjes mbretërore, gjyshi ndodhej në krah të Mbretit dhe Mbretëreshës dhe pas tyre me veshje karakteristike ndodheshin motrat e Mbretit dhe anëtarë të tjerë të familjes, ndërsa në foton me Diktatorin dukeshin të dy tek ecnin serbes krah për krah në një park të madh. Gjyshja më tregoi se ai ishte monarkist dhe nuk kishte dashur të takohej me Diktatorin por nuk kishte mundur ta ndalte dot këtë. Historia e njohjes së tyre ishte një rastësi fati shumë interesante. Ajo i ngjante një përralle nga ato të legjendave që tregojnë për zanat e malit. Dhe teksa Linda B. më rimbushi filxhanin me çaj, Gjyshja filloi të më rrëfente historinë... *** Prej vitesh thuhej se Diktatori ishte zënë nga paranoja e fantazmave, – e nisi rrëfimin ajo. - Ai ngrihej natën dhe luftonte me to duke goditur në kënde të ndryshme të shtëpisë me çfarë t’i zinte dora. Dëshmitarët thonë se ai bëhej aq brutal sa fillonte dhe fliste me zë të lartë duke deklaruar se një klasë e re komplotiste po përgatitej të pushtonte ASKUNDIN. Ai urdhëronte që të mblidhej populli dhe Byroja Politike të jepte alarmin për luftë. Kështu kishte ndodhur që jo pak herë në orët e vona të natës në ASKUND njerëzit të çoheshin të tmerruar nga rënia e bririt të alarmit për luftë. Fillimisht ata ishin tronditur aq shumë sa disa prej tyre kishin besuar se lufta kishte plasur vërtetë. Plakat askundase kishin qenë ato që kishin dhënë alarmin e parë. Ato kishin besuar se briri shejtanit kishte filluar të frynte me aq furi sa botës po i vinte fundi. Mëkatet njerëzore duhet të ishin shtuar aq shumë, sa vërtet kupa të ishte Faqe 39


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

mbushur. Por toka nuk po dridhej ndaj ato besonin se ky duhet të ishte vetëm një paralajmërim që njerëzit duhet t’i vinin gishtin kokës. Por askundasit nuk pëlqenin t’i dëgjonin paralajmërimet e plakave. Klasa punëtore nuk besonte në legjenda. Ata e dinin që ky ishte një alarm lufte. Të shqetësuar nga këto alarme të liderit, Byroja Politike, si rrjedhim prej saj edhe populli ndodhej në ASKUND. Të gjithë ishin të detyruar të rrinin me netë të tëra zgjuar e të shikonin qiellin duke pritur që ndonjë raketë flakahedhëse të xhironte para syve të tyre. Byroja kishte lëshuar një vendim duke i detyruar forcat ushtarake të ruanin detin dhe malin në pritje të armikut të jashtëm. Por pushtimi nuk po ndodhte. Asnjë fuqi e huaj nuk dukej në horizont për të pushtuar ASKUNDIN. Radiot e huaja transmetonin muzikë gazmore dhe televizionet filma vizatimorë. Dukej se bota kishte shumë probleme të vetat për t’u marrë me ASKUNDIN. Por të gjithë e dinin se Diktatori nuk fliste kot. Popujt e botës thoshin se ai ishte i vetmi yll drite që kishte europa dhe që ky yll drite ndriçonte në ASKUND kështu që lum kush kishte fatin të merrte nga rrezet e tija. Ishte kjo arsyeja që duke besuar verbërisht tek lideri askush nuk guxonte të shkonte dhe t’i thoshte atij se asnjë fuqi e huaj nuk po dukej në horizont. Të gjithë prisnin pushtimin. Të marrosur nga kjo duke zbatuar direktivat e Diktatorit ata shkuan shumë larg. Shpikën armiq të jashtëm dhe të brendshëm. Zbuluan se armiku i jashtëm e kishte gjetur formën për të hyrë brenda dhe të rrufeshëm zunë mbarë e parë klasën popullore për ta shëruar. Zbuluan se në këtë klasë popullore gjendeshin armiqtë më të egër se sa mund të ishin dhe ato që vinin nga jashtë. Kështu ndodhi që siç do ta mësojmë edhe në vazhdim, askundasit tani nuk kuroheshin më vetëm nga zhdukja e virusit të domates por Byroja Politike kishte zbuluar tek to një virus akoma më të keq. Atë helmin që i kthente ato në armiq të brendshëm. Gjithsesi, pavarësisht zellit të madh dhe punës pa fre për të zhdukur armiqtë, prapë askush nuk guxoi t’i thoshte Diktatorit se nuk po vinte asnjë pushtim i huaj. Zgjidhjen duket se e dhanë vetë familjarët. Ata njoftuan publikisht se Diktatori vuante nga sëmundja e sheqerit por askush prej tyre nuk hodhi poshtë rrezikun e një sulmi të jashtëm. Kështu ndodhi që Diktatori u izolua dhe ai jetonte në dy botë. Botën e përtejme dhe botën e sistemit të tij. Ai jetonte në ASKUNDIN tokë dhe në ASKUNDIN e hapësirave qiellore. Kjo i vinte dhe për shkak të sëmundjes së sheqerit. Shumë mjekë dhe specialistë të huaj, midis tyre sovjetikë e kinezë, ishin marrë me sëmundjen e tij por askush nuk po guxonte t’i jepte zgjidhje. Kjo vazhdoi gjatë Faqe 40


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

derisa një ditë ndodhi që dikush foli e u tregoi njerëzve të shqetësuar të Byrosë Politike se në një fshat të degdisur të ASKUNDIT ndodhej një doktor që shëronte ujqërit e vetmuar. Legjendat tregonin se ai merrej me ujqër dhe dhelpra. I gjente ato të plagosur nga gjahtarët në mal dhe përpiqej t’i shëronte sërish. Por thuhej se doktori ishte aq i zgjuar sa i kthente ujqërit në humanë duke ia hequr atë instiktin dhe ligësinë epshndjellëse që kanë ujqërit nga dëshira për të mbytur dhe dhelprave thuhej se ai i zgjonte dëshirën për të qenë jodjallëzore. Ndoshta atë që nuk po e bënin dot mjekët e specializuar mund ta bënte një doktor që shëronte bishat. Të ofenduar dhe duke zbuluar një tjetër armik të brendshëm që guxonte ta krahasonte sëmundjen e Diktatorit me sëmundjen e kafshëve, madje duke e krahasuar atë vetë me një bishë mali që u dashka ta kuronka një veteriner, Byroja Politike dha urdhër të prerë që ky maskara duhej vrarë. Ai kishte bërë agjitacion e propagandë ndaj udhëheqësit legjendar të pushtetit popullor. I mjeri fshatar do të ishte zhdukur nga sipërfaqja e dheut sikur fati mos ta kishte dashur. Siç dukej ai kishte qenë fatlum. Rrëfimin e tij e dëgjoi një skuadër mjekësh sovjetikë dhe ata i rekomanduan anëtarëve inteligjentë të Byrosë Politike se doktori për të cilin flitej ishte vërtet i zoti në shërimin e sëmundjeve të liga. Ai kishte studiuar në Vienë dhe njihej si një nga nxënësit më të talentuar të Sigmund Frojd dhe jo vetëm. Të kujdesshëm sovjetikët nuk i treguan Byrosë Politike se ky doktor dikur kishte kuruar edhe Mbretin satrap. Ata ishin aq të kujdesshëm sa ta kuptonin se kjo nuk ishte një e dhënë që do t’i jepte peshë CV-së së doktorit. Sovjetikët i treguan Byrosë Politike se në kohën e luftës doktori kishte qenë Kolonel që ishte hedhur në sulm ndaj forcave pushtuese. Kështu ndodhi që gjyshi i Linda B.- së mbërriti në kryeqytetin e ASKUNDIT për të bërë një vizitë speciale por që atij nuk ia kishin treguar se kush ishte pacienti special. Ata e futën atë në një shtëpi dykatëshe me gjethe, brenda sëcilës ishte një dhomë aparaturash e kthyer në një klinikë urgjence speciale. Duke ia përsëritur për të disamijtën herë se kjo ishte një detyrë me shumë përgjegjësi ku nuk luhej vetëm jeta e pacientit që për ta ishte i pavdekshëm por luhej edhe jeta dhe vdekja e doktorit që ishte i vdekshëm, ata u kujdesën t’i thonin se ai duhet të ishte shumë i kujdesshëm dhe për këtë atij i duhej të jepte më të mirën prej tij. Përpara syve ata i shfaqën një kub të madh xhami dy metra të gjatë prej të cilit ishin lënë jashtë vetëm Koka, pa zbulimin e fytyrës dhe Këmbët ku dukeshin Faqe 41


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

qartë thembrat. Kaq të mjaftojnë për të gjetur sëmundjen e burrit – i thanë ato dhe e lanë vetëm duke e survejuar nëpërmjet aparatëve përgjues që transmetonin në dhomën ngjitur. Pacienti nuk dukej fare. Ai nuk fliste, qëndronte i heshtur dhe priste urdhërin dhe reagimet e doktorit. Pasi i bëri një kontroll të rrufeshëm për aq sa mund të bëhet nga koka dhe këmbët dhe pasi lexoi dosjen e tij me të dhënat që kishin shënuar grupet e ndryshme mjekësore, doktori arriti në përfundimin se pacienti i pavdekshëm mund të mos kishte probleme me shëndetin fizik. Në dosje shkruhej vetëm se pacienti vuante nga sëmundja e sheqerit dhe herë pas here kishte pulsim të lartë ose të ulët gjë që i shkaktonte atij pagjumësi. Dosja ishte e mbushur e gjitha me fletë bosh dhe aty nuk shkruhej asnjë e dhënë tjetër. Duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje me aq sa i kishin lënë, doktori vendosi të analizonte kokën dhe këmbët e pacientit. Duke vëzhguar imtësisht, doktori pa që pacienti kishte një kokë të madhe e cila dukej se duhet të shkonte në përpjestim me gjatësinë e fytyrës. Në sipërfaqen kafkore nuk dukej asnjë shenjë dëmtimi, qepjeje apo operimi të mëparshëm. Koka dukej e paprekur. Ajo ishte e mbushur me flokë të dendur të cilët ishin të lëpirë dhe të rregulluar në një mënyrë fisnike. Aty nuk dukej asnjë shenjë zbokthi dhe as ndonjë gjurmë tjetër që mund të të bënte të dyshoje. Nuk ishte një kokë e palarë. Ajo dukej një kokë e mirëmbajtur dhe që erërat nuk e kishin sulmuar shumë. Dukej një kokë që nuk kishte vuajtur shumë dhe që të krijonte përshtypjen se i merrte gjërat lehtë. Por ishte një kokë e rrudhosur që do të thotë se dinte të lexonte. Duke mos zbuluar asgjë nga koka, doktori vendosi të vëzhgonte këmbët. Edhe këmbët ishin të shëndetshme. Ato ishin të mirëmbajtura dhe në to nuk dallohej asnjë gjurmë nxirrjeje apo pisllëku që mund të ketë një këmbë e rrahur me tokën. Thonjtë ishin të prerë, lëkura e tyre ishe e lëmuar dhe aty nuk dalloje asnjë kallo. Doktori ia nguli vështrimin dhe ndejti gjatë duke i vëzhguar. I drobitur, pasi kishte kalur mëse një orë duke vëzhguar një pale këmbë me dy thembra, instiktivisht doktorit iu kujtua thënia mitologjike se burrit e keqja i vjen nga këmbët. Duke ndjerë mëshirë për atë burrë, doktori morri një peshqir që ndodhej aty pranë dhe mendoi t’i mbulonte këmbët. Menjëherë pas këtij veprimi ai vendosi se do të dilte nga studio dhe do t’iu thoshte të pranishmëve i revoltuar

Faqe 42


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

se ai nuk mund të bënte dot më shumë se aq në ato pak kushte që i kishin ofruar. Le t’ia ngarkonin dikujt tjetër këtë detyrë. I vendosur për t’u dorëzuar, tek po i hidhte peshqirin për t’i mbuluar këmbët, doktori pa diçka interesante në thembrat e pacientit që i tërhoqën vëmendjen. Në thembrën e majtë ndodhej një nishan. Ai u afrua më shumë për ta parë. I nevrikosur me veten që nuk kishte mundur ta vërente pas atij vëzhgimi të gjatë prej një ore, doktori mendoi se ajo pikë mund të ishte një pisllëk që ai nuk do ta kishte vënë re. Ai e lagu peshqirin dhe u përpoq ta fshihte pikën por ajo nuk iku. Përkundrazi ajo u bë më e qartë. Pacienti kishte një nishan në thembrën e majtë. Doktori e lodhi veten duke kujtuar qindra e mijëra këmbë pacientësh që kishte vizituar që nga dita e parë e punës si mjek dhe atij nuk i vinte në mend asnjë rast thembre këmbe burrash me nishan. Madje ai as në thembrat e fëmijëve, as në ato të plakave e as në ato të grave nuk e kishte vënë re një gjë të tillë. Një nishan në thembër ishte një rast interesant për t’u vëzhguar. Papritur gjersa e lodhte mendjen duke kërkuar e duke imagjinuar për një thembër me nishan, atij i erdhi në mend që një rast të tillë shembulli thembre me nishan ai e kishte parë vetëm një herë në foton e një ujku të marrë malesh që fillimisht ishte gjetur i plagosur në pyll dhe që fshatarët pasi e kishin plagosur dhe tentuar për ta vrarë, kishin dashur t’i këpusnin këmbën për t’ia balsamosur si një relike të veçantë. Por ujku nuk i kishte lënë. Ai ishte egërsuar si një bishë e tërbuar dhe ato nuk kishin guxuar t’i afroheshin dot atij. Ujku kishte vrapuar si i marrë drejt humbëtirës së maleve të ASKUNDIT deri sa kishte mbërritur në një qytet të gurtë. Të pranishmit që nuk i ishin ndarë duke e ndjekur, e kishin parë që pasi ishte rrokullisur në një sokak të marrësh, ai ishte hedhur në një guvë që plakat e qytetit e kishin emërtuar si “Guva e Shanishasë”. Mendohej se aty Pashai i Janinës kishte torturuar të gjithë kundërshtarët e tij duke mos përjashtuar as përdhunuesit e nënës dhe motrës së tij. Thuhej se thellësia e guvës zhytej në skajin më të fundit të tokës. I plagosur, ujku i kishte shtuar më shumë ulërimat buçitëse të shpirtit çjerrës të tij në thellësitë e tokës. Plakat e qytetit të gurtë vazhdojnë t’i kujtojnë edhe sot ato ulërima rrënqethëse të trashëguara brez pas brezi. Fshatarët i kishin treguar se ai ishte ujku më çjerrës në atë zonë. Ai kishte shqyer e mbytur bisha e bagëti sa herë fati i keq i kishte çuar ato t’i dilnin në shteg. Ai nuk pyeste së kë shqyente. Kjo ishte arsyeja derisa një ditë ata ishin bërë bashkë për ta vrarë. Pasi i kishin harxhuar të gjitha fishekët, një prej tyre kishte Faqe 43


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

arritur ta plagoste me fishekun e fundit. Ata rrëfenin se atentatori kishte qenë daja i Mbretit të ardhshëm. Teksa e shikonin të shtrirë ata kishin parë thembrat e ujkut tek këmba e djathtë e të cilit ishte vendosur një nishan i madh. Ujku kishte këmbë të mrekullueshme. Kjo ishte arsyeja përse ata ishin shtyrë më shumë për ta kapur ujkun. Legjenda e tyre tregonte se pasi kishte përfunduar në thellësitë e guvës së qytetit të gurtë, ujku na ishte dashuruar me hënën dhe nga inati i indiferencës së saj që i verbonte sytë me shkëlqimin mahnitës atje thellë në errësirë duke i shtuar këtij inati edhe dhimbjen e plagosjes, ai i ulërinte asaj çdo mbrëmje e mesnatë dhe deri sa ajo zhdukej me daljen e mëngjesit. Vitet kishin kaluar dhe ulërimat e ujkut nuk kishin pushuar. Derisa një ditë një vajzë e bukur e qytetit të gurtë kishte guxuar të shkonte drejt guvës për ta mbytur atë zhurmë. Pa e njohur frikën dhe me një guxim të marrësh, vajza e re ishte ngjitur tej kodrës, ishte hedhur në grykën e guvës dhe banorët nuk e kishin parë më prej orësh e ditësh. Vajza nuk u gjet derisa një ditë askush nuk i dëgjoi më ulërimat e ujkut dhe ata të habitur e panë vajzën që zbriste e vendosur kodrën dhe sokakun e të marrëve. Ajo nuk kishte marrë asnjë plagë. Të çuditur banorët e kishin rrethuar atë duke u përpjekur të shuanin kurreshtjen se si ia kishte dalë të pushonte ujkun. Ata kishin menduar se mos ajo e kishte helmuar, vrarë, apo mbytur. Por ajo nuk kishte folur. Ajo nuk foli kurrë për atë që kishte parë dhe mënyrën se si kishte arritur të mposhte ujkun. Të vetmin justifikim ajo ia kishte rrëfyer prindërve të saj me vetëm dy fjalë: I dhashë atij lirinë, e dërgova në ASKUND - kishte thënë ajo, dhe me kaq ishte mbyllur historia. Askush nuk kishte folur më për këtë ndodhi. Rutina e punëve dhe problemeve të përditshme i kishte bërë banorët ta harronin ujkun e marrë dhe ndodhinë e vajzës që e kishte pushuar atë. E përndjekur nga mijëra vështrime e thashë e theme një ditë vajza e re u rrokullis në sokakun e të marrëve dhe u zhduk në ASKUND. Askush nuk morri më vesh gjë për të. Plakat e qytetit të gurtë e tregonin këtë histori si legjendë. Ato e quanin atë sëmundja e thembrës nishanore të ujkut dhe kishin gjetur dhe ilaçin të cilit i kishin vënë emrin grua. Është grua e sokakut të të marrëve, – thoshin ato kur binte fjala tek grate e qytetit të gurtë, - janë të zonjat të zbusin edhe buçimën e ujkut. Duke kujtuar këtë histori, Doktori i hodhi edhe njëherë një vështrim thembrës së pacientit dhe qeshi me vete me idenë që i erdhi në kokë. Le të gjejmë një grua nga sokaku i të marrëve, - mendoi ai, - ndoshta këtij të mjeri i duhet një grua që t’i shërojë sëmundjen e buçimës së ujkut. Faqe 44


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Pacienti kishte qëndruar i heshtur prej dy orësh, pesë minutash dhe dhjetë sekondash tashmë. Ai nuk kishte folur asnjë fjalë. Doktori u çua, doli nga dhoma dhe guxoi t’iu thoshte të pranishmëve që iu shfaqën menjëherë, se ndoshta burrit të ri do t’i bënte mire një grua. Por ato e ndërprenë duke e kërcënuar dhe duke i thënë se nuk e kishin thërritur nga ana e anës në ASKUND për t’u tallur apo për t’i dhënë leksione erotizmi. Ai duhet të kishte kujdes kur fliste për moralin e pacientit. E kishin paralajmëruar që nuk është një pacient dosido. Ndaj t’i vinte gishtin kokës e të gjente zgjidhjen, ndryshe e priste toga e pushkatimit. I çoroditur nga kjo tufë idiotësh, doktori u rikthye sërish në dhomë. Ai vendosi të bëjë një tjetër eksperiment. Morri një gjilpërë dhe ngacmoi thembrën e burrit. Pacienti sërish nuk reagoi. I vendosur, doktori e nguli majën e gjilpërës në qendër të nishanit. Prapritur burri hungëriu. Ishte hera e parë që ai nxirrte zë. Mos luaj me zjarrin – se do të digjesh – i ulëriti rreptë doktorit ai. Menjëherë i tronditur doktori e njohu nga zëri. Ai zë i shtinte tmerrin kujtdo që e dëgjonte. Diktatori i ra xhamit dhe menjëherë në dhomë hynë përgjuesit që ruanin në laboratorin ngjitur. Doktori ishte i tronditur. Kishte përpara syve njeriun më të fuqishëm të kohës por edhe armikun ideologjik në bindje të tij. Kështu ndodhi që gjyshi i Linda B.-së u njoh me Diktatorin dhe u detyrua ta ndiqte hap pas hapi atë. Diktatori kishte thënë që ai doktor ishte i vetmi që i kishte ngacmuar atij një ndjenjë çlirimi duke guxuar t’i ngacmonte thembrën. Ndaj ai donte që të ishte vetëm ky doktor që duhet t’i gjente atij kurën sa here ta zinin krizat e sheqerit. Duke zbuluar thembrën nishanore, gjyshi i Linda B.-së, ishte futur tashmë në ASKUND. Duhet të zgjidhte. Të kundërshtonte dëshirën e Diktatorit ai i hapte vetes rrugën drejt togës së pushkatimit dhe të pranonte për të kuruar Diktatorin ai vihej përpara një dileme që e bënte ta kishte kokën çdo ditë në gijotinë. Kështu ai pranoi i detyruar të bëhej mjeku në hije i Diktatorit. Ata shëtisnin bashkë dhe ai i largonte Diktatorit hijet e fantazmave. Sigurisht për këtë nuk iu nevojit fizikisht një grua. Kura qe e thjeshtë. Kyçe mëndjen – i tha ai Diktatorit – teksa shëtisnin një ditë në park. Merru me librat dhe dëgjo muzikë. Kështu ndodhi që sa herë qëllonte që Diktatorin e zinte kriza e sëmundjes së ujkut, do të gjendej aty doktori i cili duke i ngulur një majë gjilpëre në nishanin e thembrës dhe duke i vënë në sfond muzikë të Edith Piaf do ta bënte Diktatorin të endej i lirë në ASKUND.

Faqe 45


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Ishin pikërisht këto aftësi të tij, që e bënë Diktatorin ta nxiste atë për të themeluar dhe marrë drejtimin e Akademisë së Shkencave në ASKUND. Kjo e bëri atë njeriun më të njohur në hije pas Diktatorit në ASKUND. Falë njohjes me thembrën e Diktatorit, ishte pikërisht gjyshi i Linda B.-së që hapi i pari sipërmarrjen e lirë në kohën e diktaturës në ASKUND. Brenda Akademisë së Shkencave ai ndërtoi një seri laboratorësh psikoanalistikë dhe biologjikë. Në mënyrë të kamufluar ai prodhoi aty kura nga më të ndryshmet duke u nisur nga bimët e çajit deri tek përzierjet e zarzavateve, perimeve dhe frutave të ndryshme. Pas rënies së diktaturës, falë aftësisë së Gjyshes kjo makineri u kthye një një nga Laboratorës Shkencorë privatë më të njohur në vend deri sa një ditë gjyshja pas vdekjes së gjyshit, vendosi t’ua shiste atë disa biznesmenëve Vienezë, duke marrë një përqindje fare të vogël përfitimi prej aksioneve të saj. Gjyshi dhe Gjyshja kanë ditur gjithmonë të nuhasin kur duhet blerë dhe kur duhet shitur – më tha Linda B., pasi Gjyshja e kishte përfunduar historinë e njohjes së gjyshit me Diktatorin. Ata kanë shkuar gjithmonë në sinkron me njëritjetrin. Njëherë pranë shtëpisë sonë erdhi një ujk. Gjyshi e plagosi dhe e degdisi në ASKUND. Kam dështuar me zbutjen e ujqërve dhe gruaja ime ka aq shumë punë për të bërë, - i tha ai ujkut tek e qëllonte dhe e rrokullisi atë nga mali poshtë në ASKUND. Ky nuk është sokak të marrësh, - i tha ai, - ndaj nuk i prish askujt punë nqse të rrokullis nga këtu. Kështu ujku fluturoi poshtë dhe që atëherë asnjë ujk nuk iu afrua më shtëpisë sonë. Ky është një nga momentet që më ka mbetur në mendje nga kujtimi i tij – e mbylli rrëfimin Linda B. duke më treguar më pas se gjyshi i Linda B.-së ishte njohur me Gjyshen në kohën e luftës në ASKUND dhe e kishte dashuruar atë. Ata nuk më folën kurrë për mënyrën se si ishin njohur, më tregoi Linda B. - por unë e dija që ata e donin dhe e respektonin shumë njëritjetrin. Ata kishin katër fëmijë. Dy vajza dhe dy djem. Të gjithë kishin ngritur sipërmarrjet e tyre. Gjyshi dhe Gjyshja i kishin edukuar gjithmonë fëmijët të merrnin më të mirën nga dija. Dija është pushtet, i kishin thënë ata. Kështu pasi ishin rritur fëmijët kishin hapur secili sipërmarrjen e vet në fusha të ndryshme të iniciativës së lirë. Shumë shpejt ata ishin kthyer në një nga familjet më të pasura në ASKUND. Por ata kishin qendruar gjithmonë në heshtje dhe larg syrit kurioz të medias. Sa më pak të dinë njerëzit për ty aq më mirë është – kishin deklaruar gjithmonë ato.

Faqe 46


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Pasi kishin përfunduar studimet për Inxhinieri Tekstilesh, prindërit e Linda B.-së të nxitur nga një dëshirë e gjyshes, kishin hapur një industri mode në ASKUND. Fatkeqësisht ata kishin humbur jetën gjatë një sulmi terrorist që i ishte bërë avionit të linjës që ata po udhëtonin drejt kthimit për në ASKUND, pas një vizite në Panairin e Modës që zhvillohej në një nga kryeqytetet më të vizituara të botës. Kështu Linda B. ishte rritur nga gjyshërit. Kishte studiuar në Londër dhe ishte kthyer në ASKUND për të trashëguar dhe menaxhuar sipërmarrjen e prindërve. Kjo ishte historia që unë do të mësoja atë natë. Por historitë e familjes së saj duket se nuk kishin mbaruar. *** Pas asaj vizite, unë e vizitova dhe disa herë të tjera shtëpinë e Gjyshes. Por kujdesesha gjithmonë që vizitat e mia të ishin të barazlarguara në kohë nga njëra-tjetra. Nuk doja të isha i bezdisshëm – më thotë Koloneli F. Gjyshja më priste gjithmonë mirë. Ajo të priste mirë, nuk të jepte asnjë përshtypje bezdie apo snobizmi dhe mendjemadhësie. Ajo e justifikonte këtë modesti me jetesën në ASKUND. Nuk mund të jetosh në majë pa jetuar më parë në ASKUND më pati thënë ajo. - Duke njohur ASKUNDIN njerëzit mësojnë se si të sillen. Historia e jetës së saj ishte interesante. Ajo jetonte në një pushtet gri. Në adoleshencë kishte qenë prostitutë. Kurtizane siç i pëlqente ta quante ajo. Këtë ma rrëfeu vetë në një mbrëmje të vonë që shëtisnim në muzg. E bëra vetëm për para – më tha, - para dhe asgjë tjetër. Ajo nuk dukej e tronditur kur m’u rrëfye por ishte shumë e vendosur në rrëfimin e saj. Nuk e di as vetë sepse vendosa të të rrëfehem ty - më tha. Je i vetmi që po të rrëfej këtë të fshehtë. Intuitivisht mua më erdhi në mend pseudonimi i “Peshkopit”. Me sa më kujtohej, unë nuk ia kisha rrëfyer historinë e emrit “Peshkop” Linda B.- së. Tek mua janë falur të gjithë – vazhdoi ajo. - Këto duar kanë prekur e përkëdhelur burrat më të fortë të ASKUNDIT. Të gjithë ishin fisnikë. Mbaronin punën e tyre dhe nuk harronin të më linin çmimin vlerësues, madje shpesh më dhuruan edhe bakshish. Askush prej tyre nuk guxoi të më fyente. Askush nuk më fyu asnjëherë. Trupi im nuk ishte bërë për t’u fyer. Kjo vazhdoi derisa u njoha me Kolonelin, gjyshin e Linda B-së. Sigurisht që Linda B. dhe askush nga familja nuk e mësoi kurrë sekretin tim. Faqe 47


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Unë isha dhelpër. Gjithmonë më kanë pëlqyer dhelprat, - vazhdoi ajo, - por kujdes, mos iu beso kurrë atyre. Kanë një inteligjencë që mund të të shkatërrojnë kudo që të jesh. Dhe teksa më jepte këtë paralajmërim,- ajo ndaloi,- më shtrëngoi krahun fort dhe e mbështeti më fortë bastunin në tokë. Kafshët ngrinë, macet dhe lepujt u strukën me vrap në kasollet e tyre. Fillimisht nuk po iu besoja veshëve. Më dukej çdo gjë e pabesuar. Ishte shumë e paparashikuar për ta besuar. Gjyshja ishte tepër serioze për të të lënë një përshtypje të tillë. Çdokush kishte frikë t’i hidhte shikimin asaj dhe jo më t’i hidhte ndonjë fjalë. Por ja që mesa dukej ajo nuk ishte ashtu siç e njihnin. Gjyshja ishte intelektuale. Asaj i pëlqente moda dhe veshjet e shtrenjta. I pëlqente të mbahej dhe kishte një sharm që i tërhiqte të gjithë. Madje edhe femrat kthenin kokën kur e shikonin atë. Këtë e vërtetova në çdo shëtitje që bënim bashkë.

*** Ishte pikërisht Gjyshja e Linda B.-së që më tregoi se çfarë janë portat e zjarrit. Kujdesu gjithmonë për thembrat – më tha ajo, një ditë tek po rrinim në verandë. Sa më zbuluar t’i kesh thembrat aq më i varur do të jesh dhe aq më shumë do të përvëlojnë portat e zjarrit. Për të ma demostruar me një shembull këtë ajo më rrëfeu historinë e tutorit të parë të saj i cili kishte qenë një nga mafiozët më të mëdhenj të kohës. Një emigrant i ardhur nga ASKUNDI, ai e kishte nisur karrierën e tij në botën e errët duke vjedhur motorra dhe makina. Më pas me zotësinë që e karakterizonte ai ishte kthyer në një hajdut e vrasës profesionist. Pas një sherri me bosin e zonës, ai e kishte vrarë atë dhe ishte kthyer në një nga bosët më të respektuar të botës së krimit. Ishte i pari që nuhati tregun e krimit dhe ndërtoi një fabrikë për prodhimin e drogës duke përfshirë aty edhe një rrjet të gjërë të shpërndarjes së saj. Filloi të pasurohej shpejt dhe të fitonte shuma të mëdha parash. Ai tentoi t’i jepte një tjetër frymë dhe imazh tregut të kurtizaneve. Ndërtoi një rrjet të gjerë kabaresh në të cilat punësonte vajza të reja luksi që duhej të punonin si kërcimtare dhe gjithashtu të kënaqnin edhe dëshirat e burrave. Ai vendosi një kusht abstrakt për këtë sipërmarrje, vajzat duhet të ishin të virgjëra. Për ta Faqe 48


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

zgjidhur këtë ai i blinte vajzat herë me forcë, herë me dhunë e herë me para nga fshatrat e varfëra të ASKUNDIT dhe i detyronte ato të punonin si kërcimtare në rrjetin e tij të lokaleve. Kështu ndodhi që një ditë ai më pa mua në një nga portat e ASKUNDIT dhe u tërhoq nga sharmi dhe bukuria ime. Ky ishte fati im i keq, ai më rrëmbeu dhe më degdisi në ASKUND duke më bërë pjesë të vajzave që shfrytëzoheshin prej tij. Në sipërmarrjen kriminale të tij, ai kishte vendosur gjithashtu një rregull të rreptë për burrat që duhet të frekuentoheshin me këto vajza. Ato duhet të ishin zotërinj dhe të paguanin shtrenjtë. Ai ishte shumë i dhunshëm por mua nuk guxoi asnjëherë as të më fyente dhe as të më dhunonte. Më bëri të tijën pasi më lau në një vaskë ari të mbushur me ajkë pjalmi lulesh dhe ishte shumë i dashuruar pas meje. Por ai kishte një të metë, ecte zbathur dhe fliste shumë. Një ditë, teksa kishte kthyer disa gota, e ishte ekzaltuar nga muzika, ai kishte filluar të thërriste me të madhe duke ngritur dolli për emrin tim dhe për kënaqësinë që i kisha dhënë. Kështu ndodhi që në një prej këtyre ditëve të rrëshkitjes mendore të tij, të rastiste aty një Mbret i ri nga ASKUNDI i cili vendosi të më blinte dhe të më bënte pronë të sarajeve të tij. Fillimisht rrëmbyesi im i parë nuk pranoi, por pasi Mbreti i kishte fërkuar pak brinjën me tytën e revolverit, ai ishte dorëzuar dhe kështu ndodhi që nga kurtizane në sipërmarrjen e ASKUNDIT unë u ktheva në të dashurën e Mbretit. Vite më vonë mësova se rrëmbyesi im i parë ishte arrestuar nga komunistët dhe pasi i kishte humbur të gjitha, kishte përfunduar i vrarë nga tytat e revolverëve të një toge pushkatimi prej njëqind e pesëdhjetë burrash. Ai kishte bërë shumë armiq duke iu rrëmbyer vajzat. Urrejtja nuk ia shpëtoi dot jetën. Gazetat shkruanin se pasi i shpëtoi pesëdhjetë e dy atentateve, nga një për çdo vit të jetës dhe pasi kishte flirtuar me fashizmin e nazizmin ai nuk arriti t’i shpëtonte dot drejtësisë së moralit komunist. Në ndryshim nga ai, Mbreti ishte kurrnac. Vërtet nuk jepte para por më mbuloi me xhevahire e dhurata pa fund. Edhe pse nuk më linte t’i afrohesha rezidencës së tij për të ruajtur imazhin e mirë në publik, unë përfitoja çdo gjë brenda oborrit si të isha një zonjë shtëpie. Nuk e kam të fiksuar as ditën dhe as datën por e mbaj mend mirë momentin që më ndryshoi jetën. Teksa prisja Mbretin të vinte po shëtisja në oborrin e sarajeve Mbretërore kur një rrebesh i papritur më bëri të strukesha me të shpejtë në një nga hyrjet e tij që kishte qëlluar të ishte biblioteka personale e pallatit mbretëror.

Faqe 49


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Mbreti nuk më kishte dhënë kurrë përshtypjen se lexonte apo se i preferonte librat. Por ja që papritur unë zbulova se në pallatin e tij ndodhej një bibliotekë. Më vonë mësova se burrat e ASKUNDIT e kishin bërë zakon që për imazh publik të mbanin biblioteka të mëdha për t’u dukur të lexuar edhe pse në të vërtetë shumë pak prej tyre lexonin realisht dhe po ashtu shumica dërrmuese e popullsisë nuk dinte të lexonte. Siç iu thashë unë hyra aty për t’u mbrojtur nga shiu por rezultoi që ky do të ishte prezantimi im i parë me librin. Dhoma ishte e errët. Të vendosura stivë e rrëmujë aty gjendeshin libra pa fund në shumë gjuhë të botës të cilat i kishte mbuluar pluhuri. Në një kënd të murit ishin të vendosura një seri tablosh, pikturash dhe më pranë tyre disa fotografi në këndvështrime e veshje të ndryshme të Mbretit. E mahnitur vendosa të marr një libër dhe lexova mbi të se aty tregohej historia e një vajze që kishte hedhur botën në luftë. Ajo quhej Helena dhe libri tregonte se ajo kishte qenë një nga femrat më të bukura të historisë. Fillimisht ajo kishte qenë greke e më pas ishte bërë Trojane. Shumëkush e kishte quajtur atë një bushtër. Duke më ngjasuar me veten, u ula ta lexoj librin, historia e të cilit më tërhoqi pa masë derisa lëvizjet e ushtarëve, rënia e muzgut dhe pushimi i shiut më dhanë të kuptoja se kisha qëndruar aty prej orësh të tëra. E trembur, e futa librin poshtë fustanit dhe u nisa me nxitim drejt dhomës sime. Kështu pasi e lexova atë libër unë u dashurova me Helenën e Trojës. Me vajzën greke që u kthye në një muzë frymëzuese për mua. Nga ai moment, unë vendosa të sillesha si një Helenë në sjelljen time. Kjo u vu re jo pak herë nga Mbreti i cili vazhdoi të ishte çdo ditë e më i surprizuar nga unë. Kështu ndodhi që unë të shkoja për ditë në bibliotekë dhe të vidhja libra pa fund. I fshihja ato në mes të këmbëve për t’i lexuar më pas tërë pasion në dhomëzën time. Nga kurtizane unë u bëra intelektuale. Ishte pikërisht në një nga këto lexime që u dashurova me Skënderbeun. Njoha historinë e ASKUNDIT dhe vendosa të ndryshoj jetën time. Libri më ndryshoi. Ishte Skënderbeu ai që më nxiti të braktisja oborrin mbretëror, të kërkoja lirinë dhe të ngrija sipërmarrjen time të parë në ASKUND. Mësova të qendis dhe prodhova veshje të ndryshme për gra e zonja. Në fillim këtë e bëra fshehurazi sepse i druhesha kërkimit të Mbretit. Kjo vazhdoi deri ditën që forcat e tij më zbuluan. Por Mbreti nuk më rrëmbeu. Nuk më dhunoi dhe as më fyu. Unë i kisha mësuar burrat se si të silleshin me mua. Ai më vuri vetëm një kusht. Si këmbim për lirinë, pas kërkesës së natës së fundit pasionante, ai më kërkoi t’i qendisja Faqe 50


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

një kujtim dhe më premtoi se do të më dhuronte edhe një dyqan ku unë mund të punoja e qetë. Si kujtim unë i qendisa një shami në të cilën ishte gdhendur vula mbretërore dhe inicialet e tij. Është pikërisht ajo shamia që duket në foton zyrtare të tij. Ai nuk e hoqi kurrë nga xhepi atë, madje pati zëra që thanë se ai vazhdonte ta mbante edhe pasi u martua me Mbretëreshën por unë nuk e vura re kurrë këtë. Mbreti u bë klienti im i parë. Sipërmarrja ime u ngrit dhe u bë shumë e njohur. Unë u njoha gjithkund si Helena e ASKUNDASIT. Vazhdova të punoj edhe gjatë pushtimit derisa u njoha me gjyshin e Linda B-së dhe u hodha në ilegalitet. Pas çlirimit sipërmarrja ime u konfiskua. Unë nuk pranova të merresha me asnjë punë tjetër. Iu riktheva fshehurazi koleksionimeve të librave dhe pikturave të vjetra derisa bashkëshorti im hapi laboratorët shkencorë dhe unë u morra me studimin e qënieve njerëzore. Edhe pse e kuptoi që në natën e parë se nuk isha e paprekur, bashkëshorti im nuk më pyeti kurrë për këtë. Ai pranoi t’i vinte vetes një thembër dhe kjo mbeti një sekret i yni deri në vdekje. *** Gjyshja vdiq në një mbrëmje fund dimri dhe fillim pranvere. Ishte java e parë e muajit prill. Ajo u tret si ujë. Ishte plot njëqind vjeçe. Varrimi i saj ishte më madhështori që mund të kishte parë ASKUNDI. Aty morrën pjesë udhëheqësit më kryesorë të kohës. Ajo i bëri bashkë të gjithë. Biznesmenë, mafiozë, kriminelë, politikanë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, opinionistë, përfaqësues të trupit diplomatik, etj. Linda B. i urdhëroi të gjithë të mbanin pesë minuta heshtje për gruan më fisnike që ASKUNDI mund të kishte njohur ndonjëherë, - siç u shpreh ajo. Unë heshtja. Djallëzisht më erdhi në mendjen historia e Helenës dhe ajo e Gjyshes si prostitutë. Si ishte varrosur Helena? Sa burra kishin qarë për të? Sa sekrete kishte marrë ajo me vete në udhëtimin e përtejmë? Askush nuk di ta thotë atë. Shikoja ngultazi burrat e ASKUNDIT dhe përpiqesha të lexoja me sytë e mendjes se cili prej tyre do t’i kishte provuar përkëdhelitë e Gjyshes? Të gjithë ishin të veshur shik. Të gjithë mbanin të veshura këpucë të markave të ndryshme. Askush nuk i kishte thembrat e zbuluara, ndaj unë vetëm mund të imagjinoja por nuk mund të lexoja në asnjë veprim të ndokujt prej tyre se cili ose cilët mund të kishin qenë të përkëdhelurit e Gjyshes.

Faqe 51


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Më në fund – shkoi pranë gjyshit, - më tha Linda B. Jo vetëm pranë tij, shkoi edhe pranë Mbretit – mendova djallëzisht unë, por sigurisht që nuk ia shpreha Linda B-së mendimin tim. Hija e Gjyshes do të më kishte përndjekur gjithë jetën. Burrit e keqja nuk i vjen vetëm nga këmbët mendova unë, burrit e keqja i vjen nga goja. Siç duket këtë duhet ta kisha thënë me zë, sepse Linda B. më pickoi dhe më pyeti e shqetësuar në isha mirë? Po flisje përçartë, - më tha ajo. Po flisja me Gjyshen, - i thashë unë. Ti je i marrë – shfryu ajo. Jo aq sa për t’u rrokullisur në sokakun e të marrëve, mendova unë. Atje lartë, në hapësirat qiellore të ASKUNDIT gjyshja duhet të ishte duke qeshur me mua. Ka nuhatje maskarai - do ishte duke thënë ajo, - di të luajë me fjalët duke jetuar njëkohësisht në dy kohë. Di të endet në ASKUND. Në fakt Gjyshja gabohej. Mua më pëlqente të endesha në natyrë... “Më mbuloni me dhe, dhe asgjë tjetër. Nuk dua rëndesë mbi vete. Mbillni mbi mua vetëm trëndafila. Do të endem në natyrë. Shtëpinë në mal shiteni dhe të ardhurat përpjestojini në mes tuaj. Nqse nuk jeni të zot t’i mbani me ligj e rend, kafshët shpërndajini në pyll. Faluni atyre lirinë, degdisini në ASKUND. Librat ruajini. Trashëgojini në brezat tuaj. Reliket konvertojini dhe jepini vlerë kapitalit tuaj. Tablonë e Gjergj Kastriotit dërgojani muzeut të Bankës Kombëtare. Ekonomistët e rinj do të dinë të frymëzohen prej tij. Ngarkoj me detyrën e zbatimit të këtij testamenti, mbesën time Linda B. Ajo do të dijë ta realizojë atë me një stil mode”, këto ishin fjalët që ishin shkruar në testamentin e Gjyshes. Çdo gjë u plotësua në preçizion. Linda B. e kreu shumë mirë detyrën e saj. Gjyshja mund të tretej e qetë në ASKUND. *** Ishte Linda B. nëpërmjet së cilës u njoha me historinë e Mirko S. Ai ishte me origjinë serbe por gjyshen nga nëna e kishte shqiptare nga Ulqini. Në atë kohë ai ishte i dashuruar me një vajzë greke. Një Helenase, - siç i pëlqente atij ta quante shpesh. Ajo quhej Maria dhe kishte një gjyshe qipriote dhe një gjysh italian. Jo pak herë mua më kujtonte Maria Callas, dashurinë më të madhe të Aristotel Onasis, një prej heronjve të mi të preferuar që e përfitova nga librat që kisha lexuar. Faqe 52


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Në atë kohë askush nga ne nuk do ta kishte menduar se Mirko S. mund të bëhej një Aristotel Onasis. Ai ishte disa vite më i madh se unë dhe një djalë shumë punëtor. Ai kishte provuar gjithçka në eksperiencën e tij jetësore të deriatëhershme. Kishte parë disa vende të botës dhe kishte punuar në disa vende të Ballkanit. Mirko S. shquhej për makaronat e mira që i kishte mësuar gjatë kohës që kishte punuar në Napoli. Mirko ishte i dashuruar pas Serbisë ashtu siç unë isha i dashuruar pas Shqipërisë dhe Maria ishte e dashuruar pas Greqisë. Askush nga ne nuk lëshonte pe nga dashuritë e tij. Por të gjithë e respektonim shumë njëri-tjetrin. Ishim një aleancë ballkanike jo si ajo e politikës. Na bashkonte respekti i ndërsjelltë për njëri-tjetrin dhe nuk na ndante asgjë. Askujt nuk i binte mendja për kombësinë po të mos ishte në mes ndonjë ndeshje futbolli apo po të mos hapej ndonjë bisedë letrare, historike apo politike, pasi të kishim lexuar ndonjë libër të këtyre fushave. Mirko ishte i krishterë dhe unë isha mysliman. Por kjo nuk ndikoi fare në shoqërinë tonë. Të dy ishim gjaknxehtë dhe të dy ishim kalë pune. Të dy kishim mosdakordësirat tona kur binte fjala për politikë apo për çështje historike por të dy i dashuronim jashtëzakonisht shumë librat. Mirko lexonte shumë. E kishim bërë zakon të takoheshim shpesh për një kafe çdo pasdite pasi mbyllnim punën. Mirkos i pëlqente vera, mua jo deri në dehje por as ai nuk dehej. Ishte pikërisht një nga këto ditë kur Mirko më tregoi se bashkë me Nikon, një tjetër shokun tonë me origjinë nga Korça kishin vendosur t’i hynin biznesit. Do të hapim një kantinë vere - më tha ai. Dua të blej rrushin nga jugu i Shqipërisë dhe dua të bëj verën më të mirë ballkanase. Pyetjes sime se ku do ta gjenin kapitalin për investim, ai iu përgjigj se këtë do t’ua jepte borxh babai i Marias. Dhe menjëherë ai më hapi një fletore ku ai dhe Niko kishin llogaritur gjithçka. Për t’ia dalë na duhet dhe ndihma jote - më tha. Unë mbeta i habituar. Pa e ditur se çfarë do të më kërkonin, si shok i tyre i thashë menjëherë se ndihmën time do ta kishin patjetër. Do t’i ndihmoja me ç’të mundja. Linda B., u kishte thënë se unë merresha me grafikë. Ai më kërkoi të merresha me Brandin. Por kjo nuk ishte surpriza ime më e madhe. Surpriza më e madhe ishte kur më tha emrin e produktit të tyre. As që do të më kishte shkuar mendja për një emër të tillë. Do ta quajmë “Europa” - më tha ai. Unë qesha. Nga iu erdhi ky emër? – i thashë.

Faqe 53


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

“Europa” – përsëriti ai, dhe bëri një përulje fisnikësh si ato që bëjnë djemtë përpara sharmit të zonjushave të bukura. Tingëllon bukur - tha. - Do të bëjmë histori. Është një sipërmarrje historike. Dëgjoje pak sa bukur tingëllon: “Europa”, verë Shqiptare, prodhuar në Shqipëri, me produkt njëqind për qind shqiptar, nga duart e një biznesmeni serb dhe shqiptar me investim fillestar grek, me vendndodhje pranë një fabrike turke. -Sepse kantina ku ata mendonin të ngrinin sipërmarrjen e tyre ndodhej në një magazinë e cila shtrihej në tokën e familjes së Nikos pranë sëcilës ishte ndërtuar një fabrikë turke. A nuk është gjeniale? – më tha ai. Dhe qeshëm. Ishte vërtet gjeniale. Për herë të parë tre kombësi Ballkanike me lidhje origjine më shumë se aq, që ishin çjerrë, zhgarrivitur, vrarë e prerë, sharë e larë me njëri-tjetrin, do të bëheshin bashkë e do ta ftonin të gjithë Europën në festë. Në një gosti. Kështu ndodhi që Mirko bashkë me Nikon dhe skuadrën e tyre i hynë punës me vendosmëri. Për ta ndihmuar në sipërmarrjen e tij Mirko punësoi dhe dy shokë të tjerë nga shoqëria jonë. Një turk dhe një shqiptar me origjinë kosovare. Më pas grupit iu shtuan dhe dy maqedonas. Kështu Mirko me iniciativën e tij të lirë ngriti një skuadër Ballkanike dhe jo vetëm, në sipërmarrjen më të re në ASKUND. Fillimisht puna u ngrit në të zezë. Skuadra e Mirkos e bleu rrushin në ASKUND dhe iu futën punës. Prodhimi u qëlloi i mbarë. Ata prodhuan pesëmijë shishe verë. Unë iu ndërtova etiketat dhe ata e nxorrën në treg fshehurazi duke e shitur nën kosto. Vera u pëlqye dhe klientela filloi ta kërkonte sërish. Kuptuam se nuk mund të vazhdohej më me kontrabandë. Letrat duhet të hapeshin. Kështu i ndihmuar nga Linda B., Mirko dhe skuadra e tij e rregjistruan biznesin e tyre në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit. Ishte babai i Marias që i ndihmoi ato ta eksportonin verën në Greqi e më tej. Ishte pikërisht 17 Shkurti 2008 dita kur Europës po i shtohej një shtet i ri, kur Mirko e skuadra e tij më ftuan mua edhe Linda B.-në në Prishtinë. Të festojmë për pavarësinë, - na thanë ato. Mirko ishte shumë i entuziasmuar nga kjo ngjarje. Të gjithë ishim të entuziasmuar. Një herë në jetë mund të shikoje të të lindte përpara syve një shtet. Duhet ta festonim, le t’ia lenim politikës dhe historisë sherret. Kështu ndodhi që ditën e pavarësisë së Kosovës në Prishtinë, atë që nuk e bëri dot politika, e bëmë ne. Sipërmarrësit e rinj.U bëmë bashkë, pinjollë nga treva të ndryshme të ballkanit, gjyshërit e të cilëve ishin therrur e vrarë në zënka ku të gjithë kishim humbur shumë por Dimensioni Kohë na ftonte drejt një tjetër vizioni. Faqe 54


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Mirko dhe skuadra e tij kishin prodhuar një shishe vere posaçërisht për atë ditë. Ai e quajti “Europa e Kosovës” dhe të gjithë ngritëm një gotë verë për shtetin e ri. Gjergj Kastrioti duhet të ndihej krenarë për ne. Kishim arritur të lexonim vizionin e tij. “Europa” na bashkoi të gjithëve bashkë dhe ne shkruam historinë. Të gjithë kishim për çfarë të festonim...

Faqe 55


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

7 Natyra kishte qenë gjithmonë një frymëzim për Kolonelin F. Vrojtimi i saj, shëtitjet në natyrë dhe mbjellja e luleve kishte qenë shpesh burimi i frymëzimit për ide të reja por edhe një burim prehjeje për të shkarkuar nervat dhe stresin e punës. Atij i pëlqente të shëtiste shumë në natyrë. Të rrinte për orë të tëra në parqe e të vëzhgonte bimët, lulet dhe kafshët. Kolonelin F. e mrekullonte natyra. Dashuronte bimët edhe kafshët. Më pëlqen të eci i vetëm në natyrë, më pëlqen të rri në vetminë e saj dhe të vëzhgoj. Unë jam rritur në natyrë. Frymëzohem prej saj. E adhuroj atë. Kur isha i vogël, në kohën kur jetonim në sipërmarrjen bunker anës vijës së lumit të qytetit, më ndodhte shpesh të ulesha në bordurat anësore dhe të vëzhgoja ujin që rridhte. Atëherë ai ishte një lum i pisët. Pas ujit, përbërja e tij ishte llumi dhe plehrat që hidheshin nga ndërtimet e ASKUNDIT që e kishin qelbur të gjithë vijën ujore. Ashtu siç iu kam rrëfyer në fillim të historisë, anash bordurave të lumit ishte ndërtuar një përbindësh, një tren përbindësh betoni që kishte lulëzuar në format nga më të ndryshme dhe më monstruozet. Një katastrofë urbanistike që do të kishte bërë të vriste veten çdo arkitekt e urbanist nga më amatori dhe deri te më profesionisti. Ato ndërtime, ishin si ato kërpudhat që mbijnë njëra pas tjetrës – tregon Koloneli F. Për herë të parë në historinë e tyre, shqiptarët iu kishin ngjarë liderave. Nuk i kishin llogaritur ato dhe secili e kishte parë Shqipërinë si një sipërmarrje të vetën por në këndvështrimin e kundërt. Në vend që ta mbillte e ta mbronte, secili prej tyre e kishte zaptuar tokën e saj. Përveçse se po i zinin frymën lumit me beton e hekur, ato e kishin mbytur atë edhe me ferrërat dhe bimët e këqija që ishin kthyer në strehën më të mirë për gjarpërinjtë dhe minjtë. Aty jetoja unë dhe familja ime në kohën e ASKUNDIT. Laheshim në natyrë, flinim në natyrë, jetonim në natyrë. Ditën minjtë trembeshin nga ne por natën ato bëheshin zotër të errësirës. Jam mësuar gjatë duke i vëzhguar minjtë, ndaj nuk kam frikë prej tyre as sot por gjarpërinjtë i kisha dhe vazhdoj t’i kem tmerr edhe sot. Kjo ishte natyra e ASKUNDIT që njihja unë. Kryeqyteti i Shqipërisë nuk kishte parqe. Çdo gjë ishte betonizuar nga kërpudhat e iniciativës pa fre. Mbitoka ishte biznes dhe iniciativë askundase. Nëntoka ishte errësirë. Kishte katakombe. Çfarë nuk gjeje aty, lokale, klube, disko, restorante, qebaptore, bingo, lojëra fati, Faqe 56


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

kancelari, lodra, seks, prostitucion, gangesterllik, nevojtore, shurrtore, drogë, krime, trafik, armë, etj. Kjo ishte nëntoka dhe mbitoka e trenit përbindësh që kishte pushtuar natyrën e ASKUNDIT. Ishin vitet kur këmba mund të të rrëshkiste shumë kollaj nëqoftëse nuk do të dije të ruaje thembrat. Kështu e njoha natyrën fillimisht. Nuk e urreja derisa njoha natyrën e vërtetë. Dhe kjo ndodhi kur bëra eskursionin më të gjatë deri në atë kohë. Mrekullia, dashuria dhe adhurimi për natyrën m’u shtua më shumë kur u njoha me Vlorën. E dua Vlorën, e dua jashtëzakonisht shumë. Vlorën e Ismail Qemalit. Por sa herë shkoj në Vlorë sot - më thotë Koloneli, nuk e gjej më Vlorën e dikurshme. Vlorën e dashurisë së parë. Në atë eskursion unë nuk njoha vetëm Vlorën. Aty njoha jugun, njoha Shqipërinë. Ishte një eskursion që më ndryshoi horizontin. Ai ishte udhëtimi më i gjatë që bëja deri atëherë, ishte një udhëtim që zgjati mbi nëntë orë. Atëherë Shqipëria ishte e virgjër, gjendej në ASKUND. Udhëtonim për në Dhërmi në një trajnim me mësues ku ishte përzgjedhur dhe mëma ime. Ishte koha kur flinim në ASKUND, në arkat e sipërmarrjes bunker dhe për mua ai udhëtim ishte dhurata më e bukur. Më ndryshoi këndvështrimin për jetën, më shtoi dashurinë për Shqipërinë. Të shkoje në Vlorë në atë kohë ishte një rrugë e gjatë. Rreziku ishte evident sepse sapo kishim kaluar vitin 1997. Vit i tmerrshëm ku shqiptarët provuan thellësitë më të skëterrshme të ASKUNDIT. Rrugës na kishte qëlluar të ndërronim disa furgona. Mua si i vetmi fëmijë në atë trupë udhëtarësh më kishin lënë nga dritarja. Kjo për dy arsye, së pari që të mos më zinte makina dhe së dyti që të shikoja horizontin. Ata nuk e dinin që po më bënin një të mirë të pamasë. Duke më lënë të vëzhgoja nga ana e dritares unë po zgjeroja horizontin. Atë horizont që e kisha njohur vetëm në libra. Prandaj edhe sot kur udhëtoj, më është bërë refleks që t’i lë më të vegjlit në krahun e dritares. Ne nuk mund ta marrim me mend kurrë se për një moment pa e ditur ne mund të kthehemi në dishepuj të dritës për to. Kështu ndodhi me mua. Unë pashë lumenj, rrugë të prishura, pashë qytete e fshatra e në mbrëmje vonë ne mbërritëm në Vlorë. Në Vlorën e Ismail Qemalit. Më pëlqen shpesh ta cilësoj këtë. Ndaluam në sheshin e saj. Ishte hera e parë që zbrisja me vetëdije në sheshin e një qyteti të madh përveç qytetit tim të lindjes. Nuk di ç’tiu them. Vlora ishte e mrekullueshme. Në atë shesh pashë kishën dhe xhaminë. E dashurova atë qytet me shikimin e parë. Bashkë me të dashurova pa masë Ismail Qemalin. Faqe 57


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Kishte ditur të zgjidhte një perlë për ta gdhendur në histori. Pas zbritjes në Vlorë ne hipëm në një tjetër furgon dhe udhëtuam drejt Dhërmiut e më saktë drejt fshatit Palasë ku do të kryhej trajnimi një javor me palën italiane. Duke qenë se kishte rënë mbrëmja dhe bashkë me të edhe një mjegull që na zinte horizontin, nga ajo pjesë e udhëtimit unë mbaj mend që pashë vetëm pemën flamur kur më treguan të shikoja nga dritarja. Vetëm fjala pemë flamur më mrekulloi. Zoti e kishte zgjedhur me dorën e tij këtë vend si qytet i flamurit përderisa në natyrë i kishte falur edhe një pemë flamur. Atë mbrëmje për herë të parë pas disa kohësh, braktisa arkat e ASKUNDIT dhe rashë të flija në një krevat të butë, ku më zuri gjumi si qengj. Kisha njohur një dashuri të re. Ishte Vlora, qyteti që nuk bënte pjesë në ASKUNDIN ku unë po jetoja. Vite më vonë jam rikthyer shpesh disa herë në Vlorë, në jug kalojmë pushimet, por sa herë kaloj në Vlorën e sotshme nuk e gjej më atë moment të parë të imazhit që u njoha me të. Sot janë shtruar rrugët, infrastruktura është ndërtuar e tillë që në Dhërmi e më tutje mund të shkosh më shpejtë. Por edhe pse vazhdon të jetë një nga perlat e tokës sonë, ajo pjesë toke nuk e ka më atë virgjërinë që njoha unë. Sot ajo është një zonjë që edhe pasi e humbi virgjërinë prapë të josh me sharmin e klasin e bukurisë së saj. Jo më kot Vlorën kishin dashur ta rrëmbenin të gjithë. Jo më kot ajo quhej e paarritshme. Jo pak herë ajo më kujtonte Gjyshen e Linda B.-së. *** Kështu ndodhi pra, që falë udhëtimin në Vlorë, unë të dilja nga ASKUNDI dhe të njihesha me natyrën e vërtetë të tokës sonë. Gjatë ditëve në Dhërmi e Palasë, unë rrija jashtë në natyrë gjatë kohës që zhvillohej trajnimi. Palasa ishte një fshat i braktisur. Një qetësi parajse mbizotëronte aty. Në shtëpitë e saj banonin vetëm pleq e nuk shije të rinj. Të gjithë kishin marrë arratinë. Kisha lexuar librin “Shpella e Piratëve” të Petro Markos dhe kureshtja nuk më linte që të eksploroja në të gjithë fshatin përgjatë gjithë orëve që ishte trajnimi. Falë atyre eksplorimeve mësova shumë. U njoha me fiqtë e detit, u njoha me portokallet, me limonat, mandarinat, ullinjtë. Çdo gjë ishte e mrekullueshme. Orët nuk i ndieja dhe dita më kalonte nga një pemë në tjetrën.

Faqe 58


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Kur u kaloja nëpër oborre, pleqtë e Palasës më thërrisnin dhe më ftonin në shtëpitë e tyre. Çdo gjë ishte fisnike në atë fshat. Dukej sikur parajsa kishte zbritur në tokë. Mrekullia më e madhe ishte kur njoha detin. Kisha njohur detin Adriatik gjatë disa udhëtimeve të rradha në Durrës por ishte hera e parë që njihja dhe prekja Jonin. Joni ishte i pastër, i kthjellët, blu. Që në prezantimin e parë me të u mrekullova por prej tij mësova edhe rrezikun. Ai ishte si Vlora dhe Vlora ishte si Gjyshja e Linda B.-së, nuk të jepeshin kollaj, të mësonin t’i respektoje edhe kur i ftoje në mëkat. Ishte nëntor, ishte një mesditë e nxehtë me diell ku këmbët më kishin zbritur deri në brigjet e detit dhe si i mençur që isha mendova të lahem vetëm në breg. Unë nuk dija not. Por mendja dhe guximi më thanë që bregu duhet të ishte i cekët. Në të vërtetë nuk rezultoi ashtu. Sa hodha hapat e parë përfundova në thellësi. Trupi dhe instiktet e mia vepruan shpejt dhe deti më nxorri po aq shpejt nga bregu. Siç mund t’i kishte ndodhur çdokujt që do të merrte inat detin, me mua ndodhi e kundërta. Ai vend nuk të mësonte të urreje. Nuk e pranonte inatin. Kjo ishte arsyeja që unë nuk e morra inat Jonin, përkundrazi ai më kishte mbrojtur dhe më kishte ndihmuar të dilja pa u mbytur. Sigurisht që pasi u ktheva lart nuk guxova t’ia rrëfej mëmës sime këtë aventurë të njohjes sime me detin Jon. Do t’i kisha prerë vetes menjëherë çdo mundësi eksplorimi vetëm nqse ajo do të merrte vesh se isha larguar më shumë se parku i hotelit ku po qendronim dhe jo më po ta merrte vesh që kisha guxuar të zbrisja deri në det. Siç iu thashë ky ishte eskursioni që më ndryshoi botëkuptimin e më shtoi dashurinë për natyrën. Ishte koha kur kuptova se unë kisha lindur me natyrën por ASKUNDI më kishte bërë t’a harroja atë. Dimensioni kohë më kujtoi se në oborrin e vilës së gjyshërve kishim një bahce nga të dyja krahët. Jo pak herë fëmijë, unë kisha ëndërruar ta lulëzoja atë. Kishim punuar tokën por pastaj harroheshim në lojrat me top mbasditeve dhe e shkelnim prapë atë që kishim punuar gjatë ditës. Por pjesa mbrapa e vilës i kishte shpëtuar pushtimit tonë. Ajo ishte e mbjellur me mandarina, limona, portokalle dhe ishte e rrethuar nga një hardhi rrushi. Në oborrin e vilës së gjyshërve kishte një pishë të madhe. Një pishë që e kapërcente gjatësinë e pallatit pesë katësh me shtatin e saj. Pisha ishte kthyer

Faqe 59


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

për mua në simbol të lartësisë. Më mahniste me gjatësinë e saj. Ishte e tharë por e gjatë. Mbretëronte në horizont. Ajo ishte një tjetër mrekulli e natyrës. Vite më pas, kur isha në Romë dashuria për natyrën nuk mu nda teksa merresha me kujdesin për gjelbërimin dhe mbrojtjen e kopshteve të Romës. Edhe sot më pëlqen të mbjell kopshte e bahçe. Më pëlqen t’i ujis lulet. Më pëlqen t’i vëzhgoj tek rriten e të kujdesem për to. Me rritjen time e njoha më shumë natyrën. Zbulova male, lumenjë, fshatra, kala, mozaik dhe kështu më ndodhi të njihesha me shumë qytete të tjera të mrekullueshme. U njoha me Shkodrën fantastike të Rozafës, u njoha me Korçën, Voskopojën dhe kishat e saj të mrekullueshme, u njoha me Sarandën, Pogradecin me liqenin e bleruar, u njoha me Krujën e heroit tim Gjergj Kastrioti. U njoha me Shqipërinë. Me këtë perlë që Zoti e ka projektuar si vizion për të na treguar shembëlltyrën e parajsës. Shqipëria është e mrekullueshme. Por si çdo shtet europian që pati uljet dhe ngritjet e tij, edhe ajo nuk arriti t’i shpëtonte infektimit nga virusi i domates. Unë e dua vendin tim – më thotë Koloneli F. Jo vetëm e dua, por ndihem me fat që jam lindur në këtë tokë. Që jam pjesë e kësaj historie. Më pëlqen të jem optimist dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë. Kemi bërë shumë por kemi akoma edhe shumë për të bërë. Gëzojmë shumë gjëra që na i kanë zili. Virusi i domates nuk na ka lënë t’ia dalim, por unë besoj se ne shqiptarët jemi të zgjuar dhe punëtorë. Do të dimë t’ia dalim. Do të dimë të marrim më të mirën nga natyra jonë. Jemi në rrugë të mbarë., – e mbyll ai rrëfimin e tij për natyrën por pa dalë nga thelbi i saj. Kur flet për Shqipërinë, Koloneli F. të jep përshtypjen e një fëmijë që flet për nënën, e një të dashuruari pas një dashurie pasionante që buron në gjak e në vena, në zemër e në gen. Në të tërë qënien e tij. Shqipëria duhej të ishte ndryshe, - thotë ai. Nuk duhet të merremi me të shkuarën dhe as t’ia hedhim fajin njëri – tjetrit. Themeluesi i kolegjit ku pata fatin të studioj kishte një shprehje: “Bëje vendin tënd të denjë për të jetuar në të!”. Unë besoj se gjithësecili prej nesh duhet të bëjë diçka për vendin e tij sipas mënyrës së tij. Nuk duhet të presim nga shteti. Është koha që virusi i domates të marrë fund njëherë e përgjithmonë nga mentaliteti ynë. Pa e pyetur por duke e parë dhe ndjerë habinë time, ai shkon drejt guzhinës dhe kthehet pas pak minutash. Mban në dorë një kokër domateje. Ma rrotullon Faqe 60


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

atë përpara syve sikur të më tregojë një nga zbulimet më të mëdha të dijetarëve të botës. Ai nuk flet. Një heshtje e ka rrëmbyer. Luan me domaten dhe i hedh asaj vështrime të njëpasnjëshme. Duket sikur ai do ta shqyejë nga momenti në moment. Por kjo nuk ndodh... Unë vështroj i habitur. Mbi tavolinë, të ulur në kopështin e gjelbëruar, janë të vendosura shumë fruta. Gotat e mbushura me lëngun e tyre janë akoma të papërfunduara, megjithëse Koloneli ka rrufitur disa prej tyre me fund dhe ka kollofitur jo pak fruta. Duke e parë si një sipërmarrje të tyren me këtë tokë njerëzit janë sjellur si me një Republikë Domateje – më thotë ai. Historinë e saj ma mësoi koha dhe në këtë përfundim më nxjerrin leximet. Për këtë njëherë përgatita edhe një analizë. Një histori interesante heronjsh që kërkonin të zhduknin domaten. Njerëz që u përpoqën të na nxjerrin nga ASKUNDI. Inteligjenca njerëzore është e admirueshme, edhe pse injorantë ne kemi mësuar shumë nga injoranca jonë përballë natyrës. Natyra është absolutisht shkolla jonë më e mirë. Pasi e kuptoi intuitivisht habinë time, i zhytur në meditim dhe duke e lënë të lirë imagjinatën, ai më rrëfeu për historinë e Republikës së Domates.

Faqe 61


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

8 Republika e Domates ishte një shtet që riformulohej çdo vit. Ajo kishte karakteristikat e prodhimit të domates. Jetëgjatësia e këtij shteti nuk shkonte më shumë se 365 ditë duke arritur kulmin në një periudhë të caktuar kohore të vitit. Madje shpesh mund të ndodhte që jetëgjatësia e këtij shteti mund të ishte edhe më e vogël se 365 ditë. Kjo varej nga kushtet natyrore, ndikimet e jashtme dhe kushtet e motit që duke qenë se jo gjithmonë kishte një rregull strikt dhe si i paparashikueshëm që ishte mund të prishte çdo parashikim. Banorët e saj quheshin Tomator. Mendohet se ato e kishin prejardhjen nga Amerika e jugut dhe më pas degë të këtyre fiseve u kolonizuan në Europë duke përhapur artikullin kryesor të tyre që ishte domatja. Edhe sot historia edhe vetë banorët tomator nuk dinë të japin një shpjegim nëse ishte pushtuesi spanjoll Hernan Cortes apo eksploratori Kristofor Kolombi personi që e solli i pari këtë frut në Europë por një gjë është shumë e sigurtë, që sot e me kohë, prodhimi i tomatorëve ka pushtuar të gjitha tavolinat e familjeve europiane. Ai është kthyer në një ushqim të nevojshëm për shëndetin gjithashtu edhe në një përbërës parësor për t’i dhënë një tjetër kuptim shijes dhe kënaqësisë që të jep një e ngrënë e mirë. Europianët do ta merrnin vesh shumë vonë që me marrjen e këtij produkti shumë shtete do të infektoheshin edhe nga një virus i keq i imitimit të saj. Si pa e kuptuar ata do të lidheshin jashtëzakonisht fort dhe do ta bënin të vetin këtë produkt duke e harruar se ky ishte një produkt i ardhur nga një tjetër kontinent. Siç çdo gjë që të shijon e të jep kënaqësi e cila më pas mund të të çojë në ekstazë, edhe domatja nuk mbeti pa i shpëtuar vetive adhuruese. Të ekstazuar nga shija, shumë njerëz, fise, raca, e më pas edhe shtete u frymëzuan prej saj. Më të shumtët ishin banorët e rilindjes europiane që e adhuruan dhe filluan të bazoheshin tek ky produkt. Kështu ndodhi që shumëkush ta shikonte atë si një top i vogël i kuq e i rrumbullakët që zbukuronte bahçen e fshatarit, shumëkush tjetër filloi të eksperimentonte duke bërë me të forma nga më të ndryshmet, madje pati nga ata që duke e mbajtur fort në duar kuptuan se ajo mund të shtrydhej në mënyrë që të kthehej në një lëng i cili mund të pihej si ujë e mund të të shuante etjen e nxehtë të ditëve verore. Dikush akoma më i mençur u morr aq

Faqe 62


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

shumë me eksplorimin e këtij lëngu sa eksperiment pas eksperimenti e ktheu atë në një lëng më të trashë të cilin e emërtoi me emrin salcë. Midis të prekurve nga efekti adhurues i domates pati nga të gjitha fushat e kategoritë njerëzore, pati fëmijë, pleq, burra, gra, të verdhë, të zinj, të bardhë, e të të gjitha racave e besimeve fetare. Aty u indoktrinuan shkrimtarë, arkitektë, artistë, muzikantë, shkencëtarë, filozofë, revolucionarë madje deri edhe politikanë. Piktorët dhe skulptorët do ta dëshironin atë siç dëshirohet gjoksi epshor i femrës. Ndërsa revolucionarët do ta përdornin atë si mjet lufte, që për nga butësia përveç spërkatjes e zgërlaqjes nuk është se i kënaqte shumë radikalët e kësaj race të cilët kërkonin mjete më të ngurta për të shprehur revoltën e tyre dhe zemërimin e vrrullit revolucionar. Ndërsa shkencëtarët do të mundoheshin ta përdornin në vetitë e kurave shëruese popullore si për shembull rasti i mjekimit kur vritesh në gju apo ai i përdorimit në disa plagë të ndryshme, politikanët do të ishin më të çuditshmit. Fatkeqësisht ato do të infektoheshin aq shumë nga ky virus sa do të fillonin të studionin edhe procesin e rritjes së saj. Madje më radikalët, fodullët e ekstremistët prej tyre e bazuan projektin e tyre politik në projektin e rritjes së domates duke e përdorur atë në efektin e katarsisit. Një projekt që do të kthehej në një formulë politike e cila do të infektonte shumë shtete të reja e të vjetra. Ishin pikërisht politikanët dhe shtresat e pasura të cilët sollën në ASKUND tomatorët e parë të cilët bashkë me ardhjen e tyre morrën me vete edhe produktin e domates. Ishte ky produkt që politikanët ASKUNDAS e bënë pjesë të mentalitetit dhe e shoqëruan bashkë me doktrinën e tyre politike. Kështu ndodhi që nga ASKUNDASI, si banorë të herë pas hershëm të tij, do të prekeshin edhe shqiptarët, të cilët më pas, nëpërmjet liderëve të tyre e injektuan këtë doktrinë si një trup negativ në brendësinë e qënies së tyre. Me siguri ata do të kenë menduar se po merrnin më të mirën nga shembulli i zhvillimit të domates kur na e infektuan këtë doktrinë në mendësinë tonë – më thotë Koloneli F. - Por padyshim ata nuk i kishin bërë mirë llogaritë. Ndryshimi i shpeshtë i bën mirë njeriut dhe shoqërisë njerëzore kur vjen puna për të qarkulluar gjakun dhe trazuar ujin por ndryshimi i shpeshtë nuk ka si të të japë një stabilitet qëndrueshmërie e vazhdueshmërie. Ai duhet të bëhet me masë. Si çdo gjë perfekte që e ka të nevojshme këtë kusht edhe ai duhet të ketë patjetër një masë. Në të kundërt do të mbetemi gjithmonë në ASKUND – ma mbyll idenë e

Faqe 63


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

tij Koloneli dhe vazhdon të më kanalizojë në mendime politike në lidhje me ecurinë e Shtetit Shqiptar. Po të analizojmë historinë e 100 viteve të shtetit tonë formal por edhe atë disashekullore do të shikojmë se doktrina e domates është injektuar thellë tek ne. Jo pak herë liderat e ndryshëm janë munduar të na injektojnë imunë të ndryshëm për të na e hequr këtë mendësi por ata nuk ia kanë dalë sepse shumë prej tyre kanë qenë edhe vetë të injektuar nga i njëjti virus, e ato pak të tjerë kanë qenë në minorancë përballë këtij virusi. Kjo është vetëm një arsye, nuk mund të them se nuk pati midis tyre edhe qëllim mirë që vendosën të ishin të padorëzuar për ta mposhtur këtë virus. Por duke dashur ta zhdukin atë, ata krijuan një efekt të kundërt. Ndejtën gjatë në ASKUND duke u nisur nga ASKUNDI e duke na dërguar në ASKUND. Për mendimin tim, në njëqindvjet shtet patëm katër dominantë të fuqishëm të cilët deshën dhe kërkuan ta zhdukin këtë virus por ato përdorën receta të cilat na rikthyen herë pas here në ASKUND. Patëm një Baba i cili e nisi mbarë dhe na la trashëgimi një tokë të hipotekuar, një tokë dhe një Testament Politik që në fakt ne na e dhuroi Skënderbeu. Por ne qaheshim se nuk e kishim të hipotekuar. Askush nga forcat e mëdha gjeopolitike që na mbanin në kontroll e na kishin pushtuar herë pas here nuk na lejonte ta hipotekonim ashtu siç e kërkonim dhe siç me të drejtë të Zotit na takonte. Pas shumë mundimesh me përpjekje jo edhe aq romantike sa mund të duken sot, më në fund këtë e realizuam pjesërisht në 28 nëntor 1912 me Ismail Qemalin, i cili u kthye në Atin zyrtar të shtetit tonë të hipotekuar. Vite më vonë, pas tij, patëm një president i cili më përpara kishte qenë ministër i brendshëm e më pas, pasi u lodh se qënuri president, vendosi të bëhej mbret, duke dashur të na kanalizonte në një shtet solid. Mirë a keq ia doli për një farë kohe sipas mënyrës së tij por në fund nuk i shpëtuam ASKUNDIT dhe virusi nuk u zhduk. Madje prej tij morrëm fyerjen. Më pas nga gjiri i popullit, në mbrojtje të klasës punëtore edhe pse asnjëherë anëtar i saj, na erdhi një udhëheqës që u kthye në diktator. Na stabilizoi nën diktat por edhe ai nuk i shpëtoi ASKUNDIT. Më në fund, pasi kemi vuajtur jo pak, për njëzet e ca vjet pas tyre, kemi një klase politike që na rikthen herë pas herë në ASKUND por nuk mund të them se gjenden aty njerëz që rezultatet nuk i kanë pasur të mira dhe se ne nuk po mundohemi të bëjmë hapa të mirë drejt zhdukjes së virusit të domates. Më kryesorja kemi ca kohë që nuk jemi më në ASKUND. Po përpiqemi t’ia dalim... Faqe 64


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Si për të ma vërtetuar më mirë dozën e implementimit të virusit të domates në qënien tonë, Koloneli F., fillon të më tregojë përmbledhtazi përshtypjet e tij duke më ndërtuar një profil për katër dominantët e njëqindekatërvjetëshit të shtetit të hipotekuar shqiptar, siç e quan ai. Sipas Kolonelit F. pa dashur të fyejë askënd, e pa dashur të bëjë politikë, - madje ai kujdeset të ma theksojë mirë këtë, - se ai nuk është politikan, as historian e as ekspert profilesh njerëzorë por se ai thjesht në mënyrë neutrale mundohet të më japë mendimin e tij, më së shumti imagjinar për secilin profil, më cilëson se sipas tij katër dominantët janë: Ismail Qemali, Mbreti, Diktaktori dhe Klasa Pluraliste. Kështu ai fillon të më ndërtojë një për një profilin sipas pikave të ndarjes që i ka bërë analizës me mendjen e tij për të më shpjeguar në fund se lufta më e madhe për iniciativën e lirë është largimi i virusit të domates duke e përdorur atë në një vaksinë pozitive dhe jo negative. E teksa ai fillon të flasë, unë dëgjoj i heshtur analizën e tij për katër dominantët që menduan të zhdukin domaten dhe të dalin nga ASKUNDI... Historia e tyre është tejet interesante.

Faqe 65


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

9 Gjithë jetën e shoqëroi një fjalë: KOMB. Madje në fund iu mblodh një Komb në fyt dhe i morri frymën... Kjo është ndjenja që të krijon autori i madh i letrave shqipe Ismail Kadare në “Mosmarrëveshjen e Shqipërisë me vetveten” tek lexon për Babain e shtetit Shqiptar Ismail Qemal Vlorën. Për Kolonelin F. pas Skënderbeut, Ismail Qemali ishte padyshim një tjetër hero i tij. Një shembull frymëzimi për çdo sipërmarrës dhe jo vetëm. Ai e kishte lexuar jetën e tij dhe e dashuronte jo vetëm për faktin se ishte shqiptar, jo vetëm për faktin se bëri shumë fëmijë por për atë që historia e Atit të Shqipërisë të mësonte. U njoha për herë të parë me Ismail Qemalin kur mësova Himin e Flamurit - rrëfen ai. Atëherë gjithçka më dukej si një lojë, një Burrë që del në ballkon dhe ngren një Flamur. Mos më thoni se nuk është romantike? Por më pas kuptova se kjo nuk kishte qenë dhe aq romantike sa mund të dukej sot. Kuptova se kishte diçka të madhe përtej lojës që më shtoi dashurinë edhe më shumë për këtë hero - tregon Koloneli. Në një mendim timin për të, në një nga urimet e mia për festën e pavarësisë, kam shkruar për të, se dikur, i ri ishte mbresëlënës, dashnor i zjarrtë, pasionant, ëndërrimtar dhe guximtar, i cili i moçëm u kthye në një mësues i Kombit të tij por nuk e shojti kurrë zjarrin e rinisë. Sigurisht ai nuk e kishte menduar kurrë se një ditë HISTORIA DO TA NDIQTE NGA PAS... dhe sot e plotësoj këtë mendim duke shtuar frazën se në fund, ai iku duke u lënë fëmijëve të tij trashëgimi Shqipërinë. Po ju lë Shqipërinë, - u tha ai - dhe dha frymën e fundit. Pa e ditur dhe menduar kurrë se ai do të ishte Ati i historisë dhe padyshim një nga katër njerëzit dominantë të historisë së ndërtimit të saj politikë e strategjik, plaku i urtë ishte shuar duke na lënë një përgjegjësi. Një shtet i pastrukturuar mirë por që shtrihej dhe vazhdon të shtrihet në një tokë perlë që me siguri Zoti e ka krijuar për të na mësuar gjenialitetin e tij. Një tokë e lagur nga deti dhe e forcuar nga mali. Një tokë shqiponjash që ashtu si ai xhevahiri i vogël do të lakmohej nga të gjithë por askush nuk do të arrinte ta nënshtronte edhe pse pushtimet nuk do të ishin të pakta.

Faqe 66


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

*** Historia thotë se plaku i urtë Ismail Qemal Vlora mbërriti në Shqipëri me një synim të qartë, të krijonte shtetin e pavarur shqiptar. Ta hipotekonte atë. Një ngjarje që do të mbyllte historinë pesëqindvjeçare të një kapitulli kryengritjesh, luftrash e ëndrrash për ta parë Shqipërinë zonjë. Askush nuk di të thotë e të shpjegojë se çmendonte vallë në ato momente ai që do të bëhej Ati i shtetit më të ri në Ballkan. Nga një rrëfenjë e tij mund të shtyhemi të mendojmë se me shumë siguri gjatë atij udhëtimi Plaku i Vlorës midis mijëra mendimeve në kokë që mund t’i vijnë një burri që ka vendosur të krijoj një shtet, mund të ketë pasur dhe disa mendime strategjike që do të kanalizojnë vendimmarrjet e tij. A po mendonte vallë Ismail Qemali për Skënderbeun? A po mendonte ai për t’i dhënë shqiptarëve një vizion të ri? Çdo të thotë të ngresh një shtet? Çdo të thotë t’i ngresh kryet një prej perandorive më të mëdha të kohës që edhe pse në rënie e në agoninë e vdekjes prapë e ka fuqinë e riskut që mund të të rrëmbejë e të të marrë me vete drejt pafundësisë? Me siguri që gjatë asaj kohe e gjatë atij udhëtimi, Ati i Shqipërisë ka pasur shumë mendime në kokën e tij, prandaj ai gjatë gjithë rrugës ecte dhe ishte i vendosur për të ecur përpara. - Ec, ec, vetëm ec, përpara dhe shpejt, nuk kemi kohë, duhej bërë dje. - Me siguri këto shtysa do të kenë qenë katalizatori që mund të ketë rrahur pulsin e tij në ato momente. Ne e kishim një truall, kishim një Doktrinë, por duhet ta hipotekonim. Është pak a shumë si në ato momentet kur të kanë trashëguar një sipërmarrje, kur ti je munduar ta vësh në punë, ke krijuar stilin tënd, duke u përpjekur të hysh në treg ke shmangur taksat por askush nuk të lë të ngrihesh sepse kanë frikë nga pasurimi yt. Është si ai momenti që edhe pse e dinë që është prona jote, edhe pse e dinë që ti banon dhe e shfrytëzon atë, që edhe pse pranojnë të bëjnë biznes me ty, prapë të kërkojnë ta hipotekosh. Është si ai momenti kur të lajmërojnë se tatimorët janë nisur drejt teje e tregu është në kaos. Ti e nuhat situatën dhe përpiqesh të futesh në lojë. Duhet të rregjistrohesh. Është mënyra më e mirë për t’u imponuar që të luash hapur në treg me rregullat e tua. Pas pesëqindvjetësh, pasi ishin vjelur e kishin punuar për të tjerë, shqiptarëve po u vinte molla e artë që e kishin kërkuar me kohë. Tregu gjeopolitik ishte në kaos, Perandoria Osmane po jetonte grahmat e fundit drejt falimentimit të sigurtë dhe shqiptarët duhet të Faqe 67


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

përfitonin nga ky kaos për të hipotekuar shtetin e tyre. Vetëm kështu do të hynin në lojë dhe mund të kishin mundësinë të vinin në jetë zbatimin e Doktrinës Kastriotase për t’u kthyer në një pikë strategjike në Ballkan. Me sa duket, plaku i urtë duhet ta kishte nuhatur këtë… Ai nuk fliste! Qëndronte i heshtur. Vetëm ndiqte me sy rrugën dhe shpesh hidhte vështrimin nga dritarja e karrocës për të parë tokën ku do të ngrihej shteti më i ri në Ballkan. Ai shtet që e kishte treguar vendosmërinë e tij prej pesëqind vjetësh. Shteti i Kastriotasve. Shteti që për njëzet e pesë vjet i tregoi Europës se vetëm bashkimi e koalicioni i madh drejt një vizioni mund të stabilizonte gjeopolitikën e saj. Shteti që e shpëtoi atë nga shfarosja, nga ASKUNDI. Shteti që i bëri shqiptarët Europianë dhe kur vetë Europa nuk ishte Europë. Por në atë kohë pak kush arriti ta kuptonte këtë, sot ky shtet ishte më afër se kurrë hipotekimit final të daljes nga ASKUNDI. Vizioni i asaj që Shteti i ri duhet të ishte, ishte përcaktuar saktë nga Gjergj Kastrioti, shqiptarët duhet të kishin një tjetër vizion për kohën, një vizion që duhet t’i kthente ata në një pikë strategjike në Ballkan. Sepse në të vërtetë gjeografikisht për meritë të Zotit, Shqipëria është një pike strategjike në Ballkan pavarësisht se politikisht për faj jo vetëm të politikës dhe virusit të domates, ne akoma nuk po arrijmë të strukturohemi si të tillë. Po ecim në një ritëm të ngadaltë që na bën të rikthehemi herë pas here në ASKUND. Virusi që shkakton Republika e Domates nuk po e arrin katarsisin e duhur të vetpastrimit për t’u larguar njëherë e përgjithmonë nga mendësia jonë. Me prejardhje që nga fiset Ilire, Shqipëria sot është një vend i vogël me një popullsi të vogël por që nëpërmjet saj janë të detyruar të kalojnë të gjithë Ajo ka detin dhe malin. Gjergj Kastrioti e kishte kuptuar këtë në një kohë kur në modë ishte lakmia për territore të mëdha e popullsi të mëdha. Me gjenialitetin e tij, ai e kuptoi që rëndësinë nuk ta jep sipërfaqja e as numri i popullsisë, atë ta jep rëndësia strategjike që ti i përcakton vetes duke ditur të shfrytëzosh sa më mirë burimet e tua. Sot koha globaliste po na e tregon këtë. Dimensioni i Katërt, dimensioni Kohë i jep të drejtë vizionit Kastriotas. Një e vërtetë që i jep një tjetër vlerë vlerësimit të merituar të përjetësisë së Gjergj Kastriotit. Plaku i urtë e kishte kuptuar atë që Skënderbeu kishte lexuar me sytë e tij. Ishte e qartë, largpamësia e vizionit. Thjesht Skendërbeu nuk mundi ta përfundonte projektin por padyshim ai i hodhi saktë bazat për të. Skënderbeu e la projektin përgjysëm. Në mund t’i lejojmë vetes të themi që bëri një gabim, është se ai bëri pak fëmijë. Ai pati vetëm një trashëgimtar gjaku e shumëpak për të mos thënë Faqe 68


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

asnjë trashëgimtar politik. Ky mund të quhet një gabim i tij. Skënderbeu nuk përgatiti një trashëgimtar por padyshim që la një vizion. Një vizion që u përkthye në një Testament politik. Një vizion që shqiptarët do të mundoheshin t’i riktheheshin disa herë por pa marrë guximin për ta çuar deri në fund. Shpesh të shtyrë nga rrethanat e shpesh të shtyrë nga koha ata do t’i linin gjithmonë të papërfunduara projektet e tyre. Mbi trupat e tyre ashtu si në trupin tim që ju jam prezantuar si Koloneli F. do të vepronin gjithmonë dy trupa ai pozitiv e ai negativ. Megjithatë një gjë mbetet për t’u vlerësuar, gjithmonë shqiptarët do të luftonin me trupin e tyre. Ata nuk do t’i linin asnjëherë në paqe këto dy trupa. Sa herë do të anonin nga trupi pozitiv ata do të dilnin të fituar dhe shpesh edhe të suksesshëm. Madje të frikshëm. Duke ngjallur tmerr e vënë në lëvizje qarqet politike e gjeopolitikën e kohës. E kishin provuar këtë disa herë pas Skënderbeut. I ishin rikthyer vizionit të tij, kishin bërë aleancë me trupin pozitiv e kishin arritur rezultate të shkëlqyeshme. Rezultate që përmblidhen në kryengritje të vogla e deri në lidhje dhe projekte serioze e prestigjoze si Lidhja Shqiptare e Prizrenit apo ajo e Pejës. Edhe pse me dështime të njëpasnjëshme këto arritje kishin sjellë diçka. Gjaku në trupin e tyre kishte qëndruar gjithmonë në lëvizje. Ai ishte ndërruar vazhdimisht. Kjo e kishte mbajtuar gjallë trupin pozitiv brenda tyre. E kundërta kishte ndodhur sa herë ata kishin pranuar të bëheshin palë me trupin negativ në brendësinë e qënies së tyre. Kjo u kishte sjellë dështime e humbje të njëpasnjëshme, kishin humbur tokë e det, kishin humbur gjuhë, kishin ndërruar fe dhe besim, e kishin rënë në një gjumë letargjik. Këtë më mirë se kushdo e kuptuan kur të gjithë bashkë themeluan Rilindjen Kombëtare. Kishte ardhur koha që projekti i Skënderbeut të vihej në jetë. Ata vranë frikën dhe iu rikthyen vizionit Kastriotas. Por këtë herë u treguan të zgjuar. Veti dhe virtyt që në fakt sa herë kanë dashur ta përdorin nuk është se i ka munguar në gjenezën e ndërtimit të qënies së tyre. Shpesh shqiptarët kishin ditur të kishin nuhatje. Kishin gjak Kastriotas. ATA ISHIN TË VENDOSUR! KËTË HERË DO T’I HYJMË PËR TA ÇUAR DERI NË FUND. Kjo nuk kishte nevojë të shprehej me fjalë, por ajo lexohej qartë në sytë e secilit prej tyre. Këtë herë DO TË ÇOHEJ DERI NË FUND, S’DUHEJ TË KISHTE KTHIM PAS. E kultivuan dhe e edukuan veten me të. U bënë bashkë dhe e rritën dozën e trupit pozitiv brenda qënies së tyre.

Faqe 69


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Këtë e kuptoi dhe plaku i urtë, prandaj nxitonte. Duhej ta shfrytëzonte këtë moment. Kishte ardhur koha. Shqiptarët po jetonin Dimensionin e Katërt. Kështu që ai i hyri punës. E morri si një amanet që duhej plotësuar, si një detyrë e lënë përgjysëm që duhej çuar deri në fund. Askush nuk fliste, të gjithë kishin vetëm një synim të arrinin në Vlorë. Dhe për këtë në mendjen e plakut kishte një datë. Historia duhej të respektohej. Prandaj ai nxitonte. Nxitonte ashtu si biri kërkon të vërë në zbatim amanetin e babait. Ai arriti në Vlorë dhe e shprehu në ballkon arsyen që e kishte mbajtur të heshtur gjithë kohën. Arsyen mes mijëra arsyeve që po i shembnin kokën me mijëra pikëpyetje e objektiva. Arsyen që kishte dalë mbi të gjitha të tjerat. Amaneti duhej vënë në vend. Dhe ai e rrëfeu këtë të fshehtë. Në Ballkonin e Flamurit me dije ose jo, pak rëndësi ka kjo, ishte hera e parë që ai foli pas një heshtjeje të gjatë dhe e la veten të rrëfente dëshirën e tij: “Shqiptarë! Bij të të madhit Skënderbej!!! Gëzuar!!!” – kështu e nisi ai për t’iu rrëfyer se amaneti u krye. Se kjo detyrë nuk kishte lindur sot. Se ky projekt ishte i shtruar prej kohësh. Se ky shtet kishte lindur prej kohësh. Ai kishte një Testament politik ku duhet të bazoheshim. Thjesht tani ne i kishim rënë mendjes që ta formalizonim. Plaku i urtë po na tregonte se ky shtet kishte një tjetër At. Se ne ishim bij pasues të tij. Dhe për ta përforcuar këtë ai e rrëfeu të plotë të fshehtën që e kishte munduar, e cila në vetvete nuk ishte asgjë tjetër vetëm se referim se ku duhej të bazoheshin shqiptarët për të ngritur shtetin e tyre. “Do t’iu rrëfej një të fshehtë, - e rinisi rrëfimin e tij ai – shokët e mi të udhës e të halleve, ata që janë këtu dhe ata që si kemi pranë, të më falin. E ruaja në zemër këtë të fshehtë jo për vete, por që t’iua tregoja juve sot këtu. Në këtë ditë të shënuar, dhe ja se ç’më mundonte: A do të arrinim vallë ta ngrinim flamurin në 28 nëntor? Ju do të pyesni ç’bëri 28-ta, çbëri 30-ta? Në një ditë të tillë në 28 nëntor të motit 1443 Skënderbeu ngriti në Krujë Flamurin e Shqipërisë. Këtë Flamur!” – iu tha ai dhe ngriti lart me dorën që i dridhej Flamurin e Shqipërisë, i cili u valëvit i lirë në hapësirat qiellore të shtetit të ri. Shteti qindravjeçar i shqiptarëve kishte lindur edhe formalisht. Bota tashmë duhej ta mësonte këtë. Shqiptarët do të punonin për vete. Boll kishin haxhuar energji dhe kishin dhënë idetë e tyre për botën. Tashmë ata duhet të punonin për shtetin e tyre. Po ngrinin sipërmarrjen e tyre… Të lumtë dora ISMAIL QEMALI!!! Kjo ishte ndjenja e trupit pozitiv që shqiptarët por e rindjenin sërish pas pesëqindvjetësh. Ajo nuk shprehej me fjalë, por me zemër. Faqe 70


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

E shprehnin këtë lotët në sytë e burrave, dridhjet e zemrave të tyre. E shprehnin përqafimet, puthjet, brohoritjet, këngët, vallet, gjellërat e mira që ishin gatuar e sofrat e mbushura plot. Flamuri ishte kudo. Valëvitej i lirë në të gjitha hapësirat e truallit të Kastriotasve. Ishte vula e hipotekimit që shqiptarët e kishin pasur gjithmonë në zemrën e tyre e tashmë po e impononin haptazi në sytë e botës. Ç’ndiente vallë plaku i urtë në ato momente? Ç’mund të ndjejë një Burrë në atë çast? Një çast që nëqoftëse je i zgjedhuri dhe nëqoftëse ke lindur me fat mund të të vijë vetëm njëherë në jetë? Ai e kishte realizuar amanetin. Projekti Kastriotas ishte rikthyer edhe njëherë në tavolinën e shqiptarëve. Tashmë duhet të punonin për vete. Babai iu kishte dhënë atyre një tokë. Një tokë që ata e kishin pasur. Ai ua kishte hipotekuar atë. Thjesht tani ishte në dorë të tyre ta ndërtonin. Babai e kishte bërë më së miri detyrën që mund të bëjë një prind. U kishte lënë një tokë, një sipërmarrje dhe u kishte lënë edhe një Testament Politik për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e saj. Prandaj fjalët e fundit të tij tek ikte nga kjo botë edhe pse mund të ngjanin të pakuptimta ishin shumëkuptimëshe: Po iu lë Shqipërinë!!! - Ç’mund të bëjë më shumë një prind për trashëgimtarët e tij?

Faqe 71


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

10 Pas një serie të gjatë përpjekjesh që nuk kishin dhënë asnjë rezultat, duke e përforcuar gjithnjë e më shumë idenë e një Republike Domatesh, i pari që vendosi të merrte frenat në dorë e të bënte një përpjekje për të stabilizuar shqiptarët nga ky virus ishte Mbreti. Përpara se të vetshpallej ose shpallej Mbret, historia edhe sot nuk di t’i japë një përgjigje kësaj pyetje, Mbreti kishte qenë një djalë i ri që kishte lindur në malet e Shqipërisë. I rritur me nënën pas largimit të parakohshëm nga jeta të babait, djaloshit të ri i ishte dashur që i ri të përplasej me rregullat e rrepta të malësisë, eksperiencë kjo që i kishte ngulitur thellë në qënie idenë se në Shqipëri duhet të ishe i fortë për të zhdukur virusin e domates. “Është e lehtë të udhëheqësh një mbretëri që ka njëmijë sllevër por nuk është e lehtë të udhëheqësh një vend që ka njëmijë shtetas që kërkojnë të jenë të gjithë mbretër” – djaloshi i malësisë e kishte kuptuar mirë këtë. Djaloshi i ri ishte dalluar që në moshë të re për personalitetin dhe zgjuarsinë e tij nuhatëse. Ai kishte ditur të imponohej dhe të udhëhiqte burra që në moshë mund të ishin dhe më të mëdhenj se ai. Madje pa iu trembur qerpiku ai ishte përballur dhe kishte sfiduar personalitete kyç në politikën e vendit. Pas kishte kryer ca vjet studime në Turqi, fillimisht ai kishte njohur botën orientale, e pasi kishte ndejtur për një kohë të gjatë në Vienë, ku kishte njohur botën europiane në një nga kryeqytetet e botës mondane për kohën, me një formim minimal intelektual, por me një ndërthurje midis orientalizmit dhe europianizimit, djaloshi i ri, - tashmë burrë, - kishte arritur të hynte fort në politikën e shtetit më të ri shqiptar duke u munduar të nguliste një vizion të tijin. Duhet thënë që deri në atë kohë Shqiptarët kishin jetuar dhe vazhdonin të jetonin në ASKUND. Virusi i infektuar nga Republika e Domates, trupi negativ brenda qënies së tyre dhe sulmet nga jashtë i kishin bërë sërish ata që të dështonin me nismat e tyre në bërjen e shtetit të ri. Shumë qeveri ishin ngritur e rrëzuar. Ato ishin ndërruar si mbreti gratë, madje disa prej tyre ia kishin kaluar edhe vetë mbretit duke rezistuar vetëm për disa orë në jetëgjatësinë e tyre. Nuk është çudi që për ta korrigjuar këtë rutinë, edhe pse jo zyrtarisht Mbreti ynë, mendoi të ndërronte më mirë gratë se sa qeveritë. Ai i ndërroi shumë pak qeveritë gjatë sundimit të tij duke e prishur pak rutinën e virusit të domates për ndërrimin Faqe 72


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

e shpeshtë të qeverive por historitë e tij me gratë janë të përmendura edhe sot si legjenda popullore megjithëse siç thamë zyrtarisht Mbreti ynë u martua vetëm një herë, (pasi ishte fejuar zyrtarisht dy herë sipas interesave të objektivave të tij), dhe u plak me të fejuarën e dytë e cila u bë nusja e tij dhe mbretëresha e shqiptarëve, deri sa mbylli sytë. Pra siç po thonim, në atë kohë shqiptarët jetonin në ASKUND. I ishin kthyer edhe njëherë jetesës aty. Por ndihej qartë që ishin të lodhur... Pas aktit madhor të bërjes bashkë në udhëheqjen e Atit që i dhuroi tokën e hipotekuar ata kishin arritur të bënin edhe njëherë një bashkim që i pati dhënë atyre sërish sukses. Ata kishin marrë fatet në dorë dhe ishin bashkuar në Lushnje në një Kongres që i bën ata edhe sot të ndihen krenarë për atë moment. Bashkimi i tyre kishte rezultuar edhe njëherë i frikshëm në sytë e botës. Ishte pikërisht Lushnja, një qytet fushor, momenti i parë ku djaloshi i ri, maloku i veriut siç do ta quanin shpesh kundërshtarët, do të shfaqte talentin e tij në organizim. Ishte pikërisht fusha dhe jo mali, ku ai zbriti më i vendosur se kurrë për të hyrë bindshëm në treg. Historia thotë se me trupat e tij ai kishte mbrojtur qytetin në mënyrë që punimet e Kongresit të shkonin në mënyrën e duhur. E dinte apo jo që ky ishte një moment historik për politikën shqiptare, ai e kishte nuhatur që këtu fillonte loja e tij politike dhe nuhatja nuk e gënjeu. Në “Kongresin e Lushnjes” shqiptarët vendosën t’i jepnin edhe njëherë një supergoditje virusit të domates. Ata vendosën të rimerrnin sërish vetë fatet në dorë e të bënin shtetin e tyre. Duhet të punonin për vete. I ishin rikthyer filozofisë Skënderbejane të Gjergjit të Kastriotasve. Kështu kaluan vitet me ulje dhe ngritje, përplasje, vrasje, intriga dhe marrëveshje derisa erdhi një ditë që arritën në Dimensionin e Katërt. Asnjëherë historianët nuk kanë arritur ta përcaktojnë saktë dhe nuk ekziston asnjë dëshmi zyrtare se si djaloshit që u bë Mbret i shkrepi në kokë që këtë tokë perlë, të lagur nga deti e të mbrojtur nga mali ta shpallte Mbretëri. Por një gjë të bën të mendosh se edhe në këtë rast ka qenë Dimensioni Kohë që mund t’ia ketë përcaktuar këtë ide. Siç bënin shpesh shqiptarët sa herë kërkonin të bënin aleancë me trupin pozitiv brenda qënies së tyre, Mbreti iu kthye Doktrinës Kastriotase. Edhe njëherë Testamenti i Skënderbeut u rikthye në tryezën e politikës shqiptare.

Faqe 73


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Mbreti e kuptoi se Skënderbeu ishte i vetmi që kishte ndërtuar vizionin strategjik të Shqipërisë. Kthimi tek Doktrina e tij nuk do ta zhgënjente. Kështu me një objektiv të qartë, si një sipërmarrës që kërkon të hyjë bindshëm në treg, pasi kishte qenë Ministër i Brëndshëm, pasi kishte rezultuar i suksesshëm me vendosjen e rregullit sipas mënyrës së tij, shpesh dhunshëm dhe me diktat dhe pasi e kishte përforcuar pozitën e tij politike duke u bërë President, pasi i kishte sfiduar të gjithë intelektualë, të pasur, të fortë, cuba e të pushtetshëm, pasi kishte eleminuar, mënjanuar, afruar e larguar shumë prej tyre duke krijuar jo pak armiq, pasi kishin provuar një Peshkop që u kishte ardhur përpara kohës dhe ishte përpjekur të ndërtonte një shtet nga fyelli, muzika e letërsia, pasi kishin zhgënjyer një ikonë ironike të drejtpërdrejtë që ua kishte përplasur në surrat se Shqipëria do të vdesë nga politikanët, sepse ata nuk dinin të zgjidhnin, pasi kishin zgjedhur njeriun e malit duke përzënë njerëzit e Harvardit, Presidenti u shpalli shqiptarëve projektin e tij për të zhdukur ASKUNDIN. Pikërisht kështu një ditë me Diell shqiptarët mësuan se do të kishin një Mbret. Këtë herë jo më të ardhur nga jashtë, e jo më të përkohshëm por do të kishin një Mbret që iu premtonte atyre shërimin nga virusi i Republikës së Domates. Shqiptarët ishin të bindur se kjo ishte oferta më e mirë në treg, ai ishte një Mbret që premtonte se Shqipëria ishte për të mbi të gjitha dhe ai ishte gati të bënte gjithçka për të, madje edhe nëqoftëse do t’i duhej të vishte opingat e të dilte në mal. Për ta vërtetuar këtë, për t’u bërë edhe më bindës në sytë e tyre ai iu rikthye Skënderbeut madje duke pretenduar se ishte trashëgimtar i tij. Kështu ndodhi që një mëngjes shtatori në një ditë as me shi e as me diell, as e vrenjtur e as e qartë, sipas dëshmitarëve Shqipëria u shpall Mbretëri dhe vendosi të dilte përgjithmonë nga ASKUNDI. *** Problemi me liderat tanë është se e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur Doktrinën Kastriotase, - më thotë Koloneli F. Të gjithë kanë pasur një un dhe askush s’ka mundur të zbatojë këshillën e Niçes për të dalë mbi unin e tyre. Në mungesë të një sistemi të iniciativës së lirë, ata e kanë parë Shqipërinë si një biznes të tyre, ajo është përdorur si një sipërmarrje e tyre duke harruar të venë në kandar interesat e popullit. Megjithatë Shqipërisë nuk i ka ardhur e keqja nga mënyra e këndvështrimit si sipërmarrës nga ana e liderit, përtej interesit personal, as nuk dyshoj se liderat Faqe 74


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

mund të mos kenë pasur qëllim të mirë kur i kanë hyrë kësaj rruge duke i dalë për zot vendit të tyre, këtë e justifikon ajo dëshira e zjarrtë për të zhdukur virusin e domates e për të dalë nga ASKUNDI por mendoj se gabimi i tyre në këndvështrimin e të parit si sipërmarrje personale është se nuk kanë ditur ta përdorin popullin si ortak. Nuk kanë ditur të përdorin rregullin bazë të funksionimit të një ndërrmarrjeje, bashkimin e interesave për përfitimin e të gjithëve. Ata e kanë parë popullin klient, ky ka qenë gabimi i filozofisë së tyre. Besoj se ky ka qenë dështimi i tyre. KANË DËSHTUAR E JANË RIKTHYER NË ASKUND SEPSE TË GJITHË KANË PASUR FRIKË NGA ORTAKËRIA ME INTERESAT E POPULLIT. Ky është problemi që ne nuk po kthehemi akoma politikisht në një pikë strategjike në gjeopolitikë ashtu siç Zoti na e ka dhuruar gjeografikisht. Prandaj shpesh populli i ka rrëzuar ata dhe nuk ka bashkëpunuar me ta. Kjo gjë i ndodhi edhe Mbretit. Edhe ai u pushtua nga uni i vetvetes. Mbreti i ri kishte një problem. Ai kërkoi të ndërtonte nga e para një Brand të ri të Shqipërisë duke përdorur veten si imazh. Tentoi të përdorte një Teori loje duke marrë pa dhënë. Për interesa të politikës së tij si sipërmarrës luajti keq në bursë. Shiti lirë kur nuk duhej të shiste, shiti lirë kur duhej të shiste shtrenjtë, bleu më shumë se i mbante xhepi dhe i riskoi të gjitha. Madje edhe pavarësinë e vet. Harroi të kursente. E zuri kanceri mashkull. Iu fut borxheve për interesa vetjake. Po ky nuk ishte gabimi më i madh i tij, gabimi që i shënoi rënien ishte braktisja e fronit të sipërmarrësit atëherë kur nuk duhej. Atëherë kur po të ishte treguar finok do të kishte fituar një ortak që edhe pse në falimentim do t’i kishte dhënë mundësinë të rifutej sërish në lojë për t’i ringritur të gjitha nga zero atëherë kur i gjithë kaosi në tregun gjeopolitik do të përfundonte. Nuk ishte hera e parë që ai e braktiste fronin e sipërmarrësit në situata të rrezikshme tregu kur sipërmarrja e tij kërcënohej. Por këtë herë ai nuk nuhati. Ishte plakur. Romantikët thonë se sakrifikoi për familjen. Është e vërtetë, zemra e burrit dobësohet vetëm përpara foshnjes por Mbreti e kishte dërguar më përpara foshnjen sëbashku me gruan jashtë Shqipërisë, gjë që tregon se deri në momentin e fundit ai ishte i lëkundur dhe nuk diti të zgjidhte saktë. Shqisat e nuhatjes këtë herë i ishin zënë nga uni i vetvetes me katalizator virusin e domates. Gjithmonë jam përpjekur ta imagjinoj atë moment, - më thotë Koloneli F.

Faqe 75


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

I pagjumë, i lodhur, i drobitur, me lot nga brenda që nuk i dukeshin fare jashtë, burri i rreptë hodhi vështrimin e fundit nga tavolina e tij e punës. Mbi të ishte e zhubravisur një letër dhe pak më tej një radio. Në tavull, cigarja ishte e ndezur... Në brez ai mbante armën e stolisur dhe të gdhendur me emrin e tij. Burri hidhte herë pas here vështrimin nga radio e përpiqej të dëgjonte lajmet më të fundit që vinin. Shqipëria ishte e heshtur dhe e zhurmshme. Ajo po luhatej në ASKUND. Populli kishte dalë në rrugë e në sheshe dhe kërkonte armë. Ata ishin të dyzuar. Nuk kishin një zgjidhje. Mbreti po ashtu. Të gjithë endeshin në ASKUND... Ç’të bënte?. Me lotët që i digjnin sytë por që ai i mbante të shtrënguara për të mos iu dorëzuar atyre, sepse ai ishte mësuar që një malësor nuk qan kurrë, Mbreti instiktivisht çoi dorën tek revolveri në brezin e tij. Të guxonte apo të largohej? Askush më mirë se ai nuk di ta thotë çfarë ka ndjerë ai burrë në ato momente. Tek mendonte me vete mijëra plane organizimi, në mend i vinin gabimet që kishte bërë. Jo pak herë i tha vetes se duhet të kishte luajtur ndryshe. Po tani nuk kishte kohë. Më e keqja ishte se nuk ia vlente të analizoje çfarë iku. Nuk kishte kohë për dimensionin kohë. Tani grahmat e fundit të rërës, po mbushnin kupën e zbrazur në anën e kundërt të orës. Çfarë të bënte? Të dilte malit, të guxonte, të organizohej? Me siguri ai nuk i trembej luftës. E kishte sfiduar disa herë atë. Madje shpesh e kishte kërkuar vetë sfidën. Por atëherë ishte i ri. Nuk kishte fëmijë. Tani ai ishte i dyzuar. Iu kujtua foshnja, era e ëmbël e tij në djep. Iu kujtua dhe kërkoi ta mbante edhe njëherë në duar. Ai e donte atë fëmijë. Ishte gjaku i tij. Populli vazhdonte të priste. Turmat sa vinin dhe shtoheshin... Brohoritjet për armë ishin shtuar më shumë... Ai rregulloi shamin që mbante në xhepin e sipërm. Aty ishin qendisur inicialet e tij... Të marrë - mendoi ai me vete. - Gjithë jetën vetëm luftën keni kërkuar. Si nuk u lodhët njëherë? Osmanë, grekë, sllavë, italianë, e kush dreqin e di se kush do të vinte pas tyre. Asnjëherë nuk u dorëzuat. I hodhët në det e në zjarr. Po unë çfarë të bëj? – mendoi ai me vete. - Kam lindur në mal për të qenë shqiponjë. A duhet të dorëzohem? A dorëzohen shqiponjat? - Sërish ai vuri dorën Faqe 76


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

tek revolveri dhe sytë i shkuan tek këmbët. Ai nuk kishte veshur opinga. Ai i pa ato këpucë të lustruara, hoqi dorën nga revolveri dhe hodhi vështrimin nga dritarja. I erdhi sërish në mendje foshnja, djepi, mbretëresha e bukur si trendafil. Çfarë duhet të bënte? Pa menduar për thirrjet jashtë ai hodhi shikimin e fundit drejt zyrës dhe u largua. Hapat nuk ishin nga mali, ato hapa po shkonin drejt portës ku e priste automobili luksoz. Ai i braktisi thirrjet. Ai nuk kishte lindur për t’u bërë shqiponjë. Ai mbeti zog. Me lotët përbrenda ai u largua pa e kthyer më kokën pas. Mallkoi Duçen dhe italianët dhe mbylli xhamat e automobilit. Ai i harroi thirrjet. Madje harroi dhe premtimin e opingave. Ai hodhi vështrimin e fundit nga këpucët e lustruara dhe i vetmi urdhër që dha ishte: nisu!!! Drejt kufinjve!!!. Kështu iku për të mos u kthyer më kurrë i gjallë. Të fyer shqiptarët u zhytën sërish në ASKUND. *** Edhe pse sipas mënyrës së tij, Mbreti ishte i pari që hodhi bazat e stabilizimit të Shtetit Shqiptar, edhe pse mëkatoi shumë ndaj këtij vendi, shqiptarët i mbajnë mend tradhëtinë. Ai i fyu shqiptarët. Shqiptarët mund të harrojnë, shqiptarët mund të shtypen në periudha kohore e kjo mund të ndodhë sipas interesave ku mund të mashtrohen por ato asnjëherë nuk duhet të fyhen. Këtë ata nuk ta harrojnë kurrë. Fyerja për ta është e patolerueshme. Ajo është e barazvlefshme me tradhëtinë. Madje më e rëndë. Ata e marrin fyerjen drejtpërdrejtë si fyerje të inteligjencës. Pasi Shqipëria u shpall mbretëri dhe pasi tashmë shqiptarët e kishin një Mbret. I vendosur për të zhdukur ASKUNDIN, me pasionin e një sipërmarrësi, pasi i kishte provuar të gjitha portat e zjarrit për të arritur aty ku ishte, Mbreti i hyri punës për të ndërtuar shtetin e ri. Ai ndërtoi një rrjet shkollash, rregulloi rrugët, ndërmorri disa reforma ndryshuese, u mundua të vendoste një legjislacion duke reformuar tërësisht legjislacionin e vjetër të dalë jashtë mode, edhe pse me dhunë, vendosi rregull e qetësi por siç thashë harroi interesat e popullit. Mbyti zërin kritik e nuk pranonte mendimin ndryshe. Madje e la mënjanë Doktrinën Kastriotase dhe tentoi t’i zinte vendin Gjergjit të Kastriotëve. Në fakt kësaj konkurence me Gjergjin e Kastriotasve nuk i shpëtoi as pasardhësi i tij, Diktatori, i cili pasi e përdorte kur i duhej nuk ngurroi ta sfidonte edhe në atë copë shesh ku pasi kishin shkelur raca të ndryshme politikanësh, më në fund i Faqe 77


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

vendosën një monument dhe i dhanë emrin e tij. E pasi ia dhanë atë copë sheshi, pasuesve, nuk i binte shpirti rehat sa ta luftonin edhe në bronx. Diktatura ngriti bustin e Diktatorit për t’i bërë sfidë anësore, e sot interesat e politikës i ngritën bustin Mbretit duke e sfiduar ballë për ballë. Pra në të dy rastet edhe pse në bronx e pa shpirt të dy dominantët Mbret e Diktator me dijeni e pa dijeni e sfiduan monumentalisht Heroin e Shqiptarëve. Si një sipërmarrës i rrahur në biznes por me mungesë eksperience në këtë lojë, Mbreti tentoi të luajë me disa porta. Luajti me Jugosllavinë dhe me Italinë. Luajti me Europën Oksidentale e me Orientin. Tentoi ta përdorë këtë teori loje edhe në rastin e martesës. Herë i pëlqenin zonjushat italiane, herë ato orientale e herë guximi i tepruar e bënte të kërkonte nuse nga perandoritë e mëdha të kohës. Më në fund zgjodhi një Konteshë Hungareze. Thuhej se zgjodhi një trëndafil. Një zgjedhje që tentoi t’i jepte klas e sharm Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Siç dukej, siç na e kishte provuar edhe me Gjyshen e Linda B.-së, Mbreti kishte gusto me gratë. Pasi ishte martuar, pasi priste t’i lindte trashëgimtari i parë, pasi kishte tentuar të ngrinte bazat e vërteta të një shteti solid, e pasi ishte mbuluar në borxhe duke luajtur rrezikshëm me letra të hapura e të mbyllura me shtetet fqinje dhe jo vetëm, ora e sprovës i erdhi në dhjetëditëshin e parë të prillit. Ishte sprova e parë e vërtetë e tij si sipërmarrës në lojën e guximshme në arenën ndërkombëtare. Por fatalisht për të e fatkeqësisht për shqiptarët që do të riktheheshin sërish në ASKUND ajo rezultoi ora e rënies së tij politike. Ishte vdekja e tij politike. Ataku kardiak politik. Ironikisht Dimensioni Kohë pas shuarjes politike do t’i sillte edhe shuarjen biologjike në dhjetëditëshin e parë të prillit disa vite më vonë kur ai të ishte në emigrim. Një dhjetëditësh i parë që mund ta kishte ngritur në piedestal atë por që për të u kthye në dhjetëditëshin e zisë e të tersit. Rënies dhe humbjes, gjë që do të ngulitej thellë në biografinë historike të tij. Ai dhjetëditësh i sfumoi gjithçka që mirë a keq Mbreti ishte përpjekur të bënte për të zhdukur virusin e domates. Ironikisht Dimensioni Kohë të njëjtin dhjetëditësh prilli e përdori edhe për të shënuar rënien biologjike të pasardhësit të tij, Diktatorit. Faktet thonë që të dy u shuajtën biologjikisht në një ditë, pavarësisht se diktatura u përpoq mos ta lejonte këtë. Në dimensionin kohë Mbreti dhe Diktatori kishin shumë të ngjashme me njëri tjetrin. Si finok dhe që fati i solli të kishte një shembull, Diktatori u mundua të mos bënte gabimet e Mbretit. Ai ndoqi një tjetër rrugë por që sërish përfundimi doli në ASKUND.

Faqe 78


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Mbreti tradhëtoi veten, tradhëtoi shqiptarët, braktisi gjithçka kishte premtuar dhe i riktheu ato edhe njëherë në ASKUND. I fyu pasi i kishte shfrytëzuar dhe përdorur ato si eksperiment për sipërmarrjen personale. Pasi iu morri gjithçka mundi, iku për të mos u kthyer më kurrë i gjallë në këtë vend. Kjo është arsyeja pse ata e flakën menjëherë Mbretin dhe iu rikthyen edhe njëherë banimit në ASKUND nga ku do të dilte një tjetër personazh i quajtur Diktatori, i cili iu premtoi atyre sërish njëherë e përgjithmonë zhdukjen e virusit të domates por këtë herë jo më duke i nxitur drejt iniciativës së lirë por duke besuar në një utopi, e cila premtonte se një ditë të gjithë do të bëheshim të barabartë. Të lodhur nga virusi i domates, të lodhur nga jetesa në ASKUND, të zhgënjyer nga Mbreti e të ekzaltuar nga karizma e liderit të ri, pa njohur iniciativën e lirë dhe të edukuar me doza altruiste, shqiptarët i besuan liderit të ri dhe vendosën edhe njëherë të eksperimentonin me veten e tyre duke ia lënë atë tërësisht një doktrine utopike. Shqiptarët nuk ishin injorantë. Ata iu bashkuan një doktrine perfekte në teori por ngelëse në praktikë e cila i hodhi trutë e gomarit jo vetëm atyre por më shumë se plot gjysmës së botës. Ajo është e vetmja doktrinë në histori që u barazua me ujin në pushtimin e botës. Sipërfaqja e saj ishte e bazuar në ujë prandaj ajo u përmbyt duke i rikthyer edhe njëherë shumë vende në ASKUND.

11

Faqe 79


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Diktatori ishte një tjetër histori. Në ndryshim nga Mbreti atë nuk e pushtoi njeri por njëlloj si Mbreti në fund ai i fyu sërish shqiptarët. Ai përdori një fyerje më moderne. Iu vrau atyre ëndrrën. Iu rrëmbeu lirinë. I tradhëtoi në atë që ata kishin besuar me idealizëm. Një ditë të gjithë do të ishim të barabartë dhe jashtë ASKUNDIT. Në të vërtetë Diktatori e arriti këtë në kuptimin e kundërt. Të gjithë u bëmë të barabartë në ASKUND. Gjithmonë jam munduar të futem në botën e tij – vazhdon historinë e analizës së tij Koloneli F. Ai i edukoi të gjithë sipas mënyrës së tij. I brumosi ta shikonin si perëndi, si Zot. U kujdes vetë për gjithçka në sistemin e tij. Është e çuditshme se si një udhëheqës mund ta ndërtojë këtë. Shkroi një korpus vëllimesh që do ta kishte zili kushdo. E tregoi historinë deri në detaj duke mos harruar as gjërat më të papërfillshme. U përplas me fuqitë më kryesore të kohës së tij. E ktheu popullin ushtar e u mbyt nga paranoja. Nuk u tërhoq edhe sikur t’i jepnin për të ngrënë bar. Sot vazhdon të ketë akoma njerëz që qajnë për të, është e çuditshme, ia doli të sundonte për katër dekada pa përfillur askënd dhe prapë vazhdon të endet si fantazmë në erërat e ASKUNDIT duke bërë që njerëzit herë pas here të merren me të. Ai kishte instiktet e jetës së një ujku. Gjithë jetën krijoi vetëm mjergull derisa përfundoi i vetëm duke na rrëmbyer ëndrrën dhe duke na izoluar edhe ne në vetminë e tij. *** Ai hodhi mbi tryezë stilolapsin dhe e ndërpreu të shkruarin dhe të korrektuarin e shënimeve të tij. Një zhurmë fëmijësh në oborrin e vilës apo ndoshta një hije e mjegullt, nga ato që kishin filluar t’i shfaqeshin shpesh në momentet e izolimit pas sëmundjes së sheqerit, e shkëputi nga mendimet dhe e bëri të hidhte vështrimin drejt horizontit. Prej vitesh ishte i izoluar tashmë në studion e tij të punës. Miqtë e tij më të mirë kishin mbetur librat e shumtë që e rrethonin atë. Miq biologjikë ai nuk kishte më prej kohësh. Të gjithë i serviloseshin dhe i lëpiheshin. Shokët e rangut ai i kishte eleminuar me kohë. Librat dhe muzika e Edith Piaf ishin shplodhja e tij e vetme.

Faqe 80


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Librat ndodheshin aty me dekada. Çfarë kishin parë e dëgjuar ato vallë? Askush nuk di ta thotë... Ato nuk flisnin... Ata ishin si shqiptarët... Kishin një gjuhë të tyren. Dukej sikur kishin frikë t’i rrëfeheshin atij, prej tyre mund të lexoje vetëm atë që ishte e gdhendur në gërma. Diktatori u ngrit nga tryeza dhe u afrua më shumë drejt dritares... Në sfond dëgjohej një melodi e Edith Piaf. Legjendat rrëfenin se ai kishte pasur edhe një histori me të... Ai hodhi vështrimin në horizont, atje ku iu shfaq vila e mikut të tij më jetëgjatë. Shumëkush e kishte quajtur dhe cilësuar si pasardhësi i tij. Ai ishte i rreptë, strikt ndoshta dhe më i egër se ai por Pasardhësi i frikësohej atij, Diktatorit. “Gjithë jetën të kisha nën kontrroll – tha Diktatori me vete, tek mundohej të shtrengonte duart nga një nerv që ia tendoste muskujt sa herë i kujtohej partneri i tij politik. - Premtuam të dy se mund ta zhduknim virusin e domates. Ti më zotoheshe se mund ta shfarosje atë pa t’u dridhur qerpiku. Më mburreshe se ishe i zoti në shfarosje, nuk të trembte vdekja, se e kishe sfiduar atë që në Spanjë. Ishe internacionalist. Kështu të reklamonin ndjekësit por asnjëherë nuk guxuan të të ngrinin më lartë se unë. Ti! Ti morr qen, je i vetmi që ma punove, ti sfidove vdekjen duke ma përplasur në surrat. Ti maskara, ike dhe u bëre palë me hijet e fantazmave që më shfaqen në mjegullnajë çdo mbrëmje. Por unë nuk pyes për ju. Unë do t’ia dalë madje edhe nëqoftëse do të më duhet të luftoj i vetëm. Shqipëria është e imja, e unë nuk do të lëshoj pe nga vija e ndjekur. I hyra kësaj rruge e do ta çoj deri në fund. Nuk pyeta njeri kur ia përplasa në surrat atij jugosllavit, fshatarit sovjetik e atij surrat orizit, kinezit. U prisha me të gjithë dhe nuk hoqa dorë nga zhdukja e virusit të domates. E morra Shqipërinë nga ASKUNDI ku e la ai palo Mbret e nuk do të heq dorë nga sipërmarrja ime edhe sikur të më duhet ta dorëzoj sërish në ASKUND. Unë nuk iki, nuk jam si Mbreti. Ah... Ah... Ah... Nuk e di se përse kam një dëshirë epshore për të ulërirë – mendoi ai. Në sfond muzika vazhdonte... Diktatori ishte kthyer si Hamleti. Atë e mundonin fantazmat. Në ndryshim nga Princi i Danimarkës, atij nuk i kishin vrarë babain, kishte ndodhur e kundërta. Me urdhër të tij, me dijeni e pa dijeni, nën emrin e tij ishin

Faqe 81


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

vrarë shumë baballarë, shok, miq, bashkëpuntorë e familjarë të tij. Të gjithë tani ishin fantazma të ulur në stolin rezervë dhe e prisnin të vinte e t’i kërkonin llogari. Me siguri që ai do të vinte një ditë... Të ulur këmbëkryq në portat qiellore ato do të kishin mundësinë të flisnin me letra të hapura. Ndoshta sapo ai të mbërrinte do t’i vërsuleshin. Dikush do ta pështynte, dikush do ta godiste, dikush do të shtyhej për ta tërhequr zvarrë. Pos askush nuk do të arrinte ta vriste. Këtë ata e dinin mirë. Në portat qiellore nuk vdes kurrë. Aty mëkatarët vuajnë. E ata do ta bënin atë të vuante. Por ndoshta edhe mund të mos bënin asgjë. Ndoshta do ta kishin sërish frikë. Sapo ai të mbërrinte do të çoheshin në këmbë. Mund të kishte edhe ndonjë që do të merrte arratinë. Po askush nuk do të kishte se ku të shkonte. Të ndodhur në mes të kësaj dyzie të ASKUNDIT në portat qiellore, si hakmarrje, ata kishin marrë vendimin ta torturonin në tokë. Prandaj kishin filluar t’i shfaqeshin si fantazma kudo që ai ishte i vetëm. I shfaqeshin në gjueti, në studion e punës, në Komitetin Qendror, Pallatin e Brigadave, në parqe, lulishte, det, mal e kudo. Vetëm në dhomën e gjumit nuk po ia dilnin dot. Aty Diktatori ishte më i zoti. Mbyllte grilat, kyçte mendjen dhe flinte i qetë si pëllumb. Doktorët thonë se pati raste kur edhe aty ata ia dolën... *** Gjithmonë më ka shtyrë kureshtja, – më thotë Koloneli F., – të mësoj se çfarë mund të ketë menduar në kokën e tij Diktatori kur gjendej në vetminë e tij. Çfarë mund të mendojë një njeri që është përplasur me të gjithë? Ai e kishte bërë këtë ne emër të një ideologjie. Të zhdukim domaten, të zhdukim ASKUNDIN. Për Shqipërinë nga domatja do të marrim vetëm ngjyrën. Shqipërinë do ta bëjmë të kuqe si domatja por jo me virusin e saj. Nën këtë moto e kishte nisur Diktatori teorinë e tij politike për zhdukjen e virusit të domates dhe nxjerrjen përfundimisht të shqiptarëve nga ASKUNDI. Diktatori kishte lindur në ASKUND, në një qytet të ngurtë dhe në një rrugicë të marrësh. Dimensioni Kohë nga kjo rrugicë të marrësh do t’i jepte shqiptarëve dy të marrë. Diktatorin që do t’i ngrinte atyre sistemin më të marrë për t’i nxjerrë nga virusi i domates dhe Shkrimtarin që do ta sfidonte hapur Diktatorin duke i ofruar Faqe 82


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

atij edhe një maskë për t’i dhënë sadopak liri shqiptarëve. Të dy ishin diktatorë në mënyrën e tyre, të dy do të ndesheshin fort, të dy do të ishin të pamëshirshëm por Shkrimtari do të ishte më i padëmshëm. Beteja e tyre nuk do të kishte kufinj kombëtarë. Ata do të ndesheshin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shkrimtari do ta sfidonte Diktatorin brenda Shqipërisë atje ku Diktatori ishte zot i vendit dhe popullit të tij, por si i marrë Shkrimtari me dijeni e pa dijeni do ta detyronte Diktatorin ta ndiqte përtej kufinjve. Në sytë e botës. Atje ku Shkrimtari pëlqehej e nominohej jo pak. Pikërisht kjo përballje jashtë kufinjve e plaste më shumë Diktatorin sepse aty kishte liri. Në liri nuk ka mjergull. Duke dështuar në krijimin e mjergullës, ai mundohej që këtë arritje të Shkrimtarit ta përdorte në favor të interesave të tij. Si një sipërmarrës me nuhatje promocioni, Diktatorit i duhej Shkrimtari jashtë kufinjve. Ai i tregonte botës se edhe brenda kufinjve të sipërmarrjes së tij kishte shkimtarë të mirë. Dhe vërtet Shkrimtari ishte talent. Diktatori e kishte nuhatur këtë qysh se ai kishte qenë i ri. Diktatori kishte nuhatje ujku. Edhe pse e pafaktuar zyrtarisht, janë shumë momente që të bëjnë të mendosh që Diktatori kishte një simpati të heshtur për Shkrimtarin dhe veprën e tij. Pasi i kishte eleminuar të gjithë kundërshtarët e tij, pasi kishte mbledhur përreth vetes vetëm lëpirës, servilantë e mediokër dhe pasi i kishte brumosur të gjithë me ideologjinë e tij për zhdukjen e domates, atij i duhej një kundërshtar që t’i vinte në sprovë intelektin. Preferonte të luante me dy porta. Të dilte përtej dogmave, e të krijonte mjergull. I duhej të luante me dikë. Ai kishte luajtur me udhëheqësin Jugosllav, kishte luajtur shumë rrezikshëm bllofin për një thasë miell me liderin sovjetik, kishte luajtur me kinezët. Edhe pse kishte marrë ekstazë dhe përfitime për pushtetin e tij, ai kurrë nuk kishte arritur të marrë atë ekstazën magjike që të jep një lojë e fortë me një lojtar të fortë. Ndaj ai ishte gjithmonë në kërkim të këtij lojtari. E kërkonte atë në çdo fushë. Por pa rezultat. Kudo gjeti vetëm grupe armiqsore e njërëz që i shtypi lehtë. Vetëm në letërsi i ndodhi ndryshe. Aty i doli një lojtar i fortë që pranoi lojën. Sapo e zbuloi Diktatorit i ndritën sytë. Iu ndezën shqisat, ashtu si një sipërmarrësi që kërkon të luajë fortë në bursë dhe e mbajti fort atë. Si lexues dhe një i apasionuar pas letërsisë, ku kishte më mirë se sa ky sfidues të ishte Shkrimtar?

Faqe 83


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Ai ishte për të një pasqyrë por edhe një lojtar që mund ta nxirrte nga mërzitja e ASKUNDIT ku e zhyste izolimi dhe prishja me të gjithë. E kështu ndodhi që Diktatori filloi të luante fshehurazi me Shkrimtarin. Duke e kuptuar lojën, me talentin e tij shpesh ishte Shkrimtari që i hidhte letrën e parë atij, por jo pak herë do të ishte Diktatori ai që do t’i hidhte zaret i pari. E kështu në sy të popullit fillonte një lojë magjike me dy personazhe që secili sipas mënyrës së tij kërkonte ta nxirrte Shqipërinë nga ASKUNDI. Të dy ishin të marrë. Kishin lindur në një “Sokak të marrësh”. Marrëzia e tyre nuk kishte kufinj. Shkrimtari luante me jetën, Diktatori luante me popullin. Të dy luanin për popullin. Të dy kuptoheshin shumë mirë. Diktatorit i duhej Shkrimtari. Madje ai nuk hezitonte ta mbronte edhe atëherë kur Shkrimtari shkonte shumë larg. Ai i kishte lexuar të gjithë librat e Shkrimtarit. Ai i lexonte ndryshe nga populli. Shpesh duke e lënë të lirë të shkruante, mendoj se ai e përdorte Shkrimtarin për të matur deri ku shkonte pulsi i inteligjencës popullore. Ai e sfidonte Shkrimtarin, e tërhiqte atë në pistat e tij por edhe Shkrimtari nuk mbetej pas. Madje shpesh herë pa e ditur ose jo, Shkrimtari e tërhiqte atë aq lart sa Diktatori ndjehej i sfiduar. Ishte pikërisht ky momenti kur Diktatori nuk përtonte ta prihte dhe njëherë shpatën e të përdorte të gjitha mjetet e makinerisë së sistemit të tij për të përndjekur Shkrimtarin. Makina lëshonte një ulërimë buçitëse. Diktatori i kishte indoktrinuar asaj ulërimën e ujkut. Gjithçka bëhej vetëm për t’ia ulur hundët Shkrimtarit. Ai duhet të mësonte që nuk mund të dilte mbi Diktatorin. Kështu ndodhte që ai e trazonte popullin përmes sahanlëpirësve, ingranazhet viheshin në lëvizje, makina fillonte punën dhe kur gjërat bëheshin serioze ishte po ai që e mbronte Shkrimtarin. Po nga se e mbronte? Sa herë e pyesin për këtë sot Shkrimtari thotë se e ka mbrojtur nga vetë ai. Diktatori e mbronte Shkrimtarin vetëm nga Diktatori sepse ai duhet ta dinte që në fund ishte po ai vetë, Diktatori që mund t’ia jepte dënimin. Me shpatën e prehur mund t’ia këpuste kokën. Ai nuk e bëri kurrë këtë sepse siç e thashë, Diktatorit i duhej Shkrimtari. Pa të ai do të mbeste pa dritë. Nuk kishte se me kë të luante. Si inteligjent, Shkrimtari kishte bërë një helmetë për veten por i kishte hedhur Diktatori një As bllof në lojë. Shkrimtari kishte shkruar një roman shumëkuptimësh. Atë që Diktatori nuk arrinte ta bënte dot. Në fakt në të gjithë krijimtarinë e tij, Shkrimtari kishte shkruar me stilin e një disidenti. Por ai nuk u Faqe 84


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

shpall disident. Ai i kishte ofruar Diktatorit mundësinë për të qenë i pavdekshëm. Një hero librash. Çdo lexuesh do të dëshironte të ishte një hero librash. Pra, Shkrimtari ishte treguar i mençur. - Kërkon të luajmë? Hajde luajmë. Por më lejo të kem një armë mbrojtëse. Po të dhuroj një maskë. Po e hoqe del zbuluar, po e vure del qesharak. - Diktatori nuk ishte budalla. E kuptoi këtë grep të Shkrimtarit dhe e përdori maskën sipas mënyrës së tij. Është e çuditshme marrdhënia e diktatorëve me librat – më thotë Koloneli F. Edhe Diktatorët i mbyt diktatura. Ndaj për të gjetur liri ata iu drejtohen librave. Aty ata gjejnë një tjetër prehje. Dalin nga ASKUNDI. Diktatorët më të egër janë dhe lexuesit më të mirë. Një fije e ndan një Diktator nga një Gjeni. A nuk e bëri mik të ngushtë Fidel Kastro Gabriel Garcia Markez, edhe pse Kuba ishte një Makondo edhe më e vetmuar? *** Siç po thoshim, Diktatorit i kishte pëlqyer të luante fortë. Ai kishte luajtur me Mbretin dhe kishte arritur të fitonte një bursë në Francë. Po ashtu pasi ishte kthyer nga Franca, ai kishte luajtur me të gjitha forcat politike dhe i kishte mënjanuar të gjithë. Ai ishte nisur nga ASKUNDI dhe ishte më i vendosur se kurrë për të mos e lënë më Shqipërinë në ASKUND. Kishte ditur ta përdorte Dimensionin Kohë për qëllimet e tij. Diktatori erdhi nga errësira por në ndryshim nga Linda B. ai nuk solli dritë në ASKUND, edhe pse në kohën e tij u ndërtuan më shumë hidrocentrale gjatë gjithë historisë ASKUNDASE. Të zhytyr në ASKUND pas zhgënjimit dhe fyerjes që i erdhi nga Mbreti, pas pushtimit të Italisë fashiste e më pas atij të Gjermanisë Naziste, shqiptarët do të organizoheshin edhe njëherë nën frymëzimin e Doktrinës Kastriotase duke arritur një nga ngjarjet më të mëdha të kohës së tyre. Këtë herë më të frikshëm se kurrë për mbrojtjen e kufinjve të tyre, madje duke dalë edhe jashtë tyre, ata do të hidheshin në luftë të hapur kundër boshtit pushtues duke u renditur në histori si vendi i katërt në botë që u çlirua me forcat e veta pas tre aleatëve të mëdhenj. Kështu ndodhi që nga kjo luftë të dilnin udhëheqës të rinj. Midis tyre njerëz idealistë e me ide të reja të cilët besonin se një erë e re do të ndryshonte gjithë botën. E vjetra do të shembej dhe tashmë popujt do ta merrnin vetë në dorë fatin Faqe 85


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

e tyre. Kështu ndodhi që kësaj klase politikëbërësish t’i imponohej një udhëheqës i ri. Një lider që iu premtonte atyre rrëzimin njëherë e përgjithmonë të së shkuarës dhe ngritjen e një Shqipërie përtej ASKUNDIT. Ashtu siç kishin bërë edhe të tjerë para tij, për t’u bërë edhe më bindës edhe ky lider iu rikthye Doktrinës Kastriotase. Madje ai e kishte dhe më të lehtë duke qenë se ishte Komandanti i Luftës që mijëra djem e vajza pa dallim feje, krahine, ideje e bindjeje politike kishin bërë. Shumë prej tyre duke humbur dhe jetën në lule të rinisë. E për ta treguar se e kishte shumë seriozisht dashurinë për Skënderbeun ai i shtoi yllin flamurit të shqiptarëve. Vetëm se diferencialisht pati një ndryshim. Ylli nuk u frymëzua nga emblema e kastriotasve por nga një fantazëm që po trondiste Europën. Unë besoj se Diktatori ishte nacionalist, - thotë Koloneli F. - Nuk e vë në dyshim se ai sipas mënyrës së tij e donte Shqipërinë. Por i kapur nga uni, ashtu si edhe të tjerët, ai e shikoi atë si një sipërmarrje të vetën duke ëndërruar për të ngritur një parajsë barazie mes të gjithëve. Ai luante fortë, nuk trembej në guximin e tij, dinte të nuhaste, dinte të përdorte situatat, shpesh edhe atëherë kur dukej i mbytur. Është fakt se ai shkoi në Konferencën e Parisit dhe mbrojti kufinjtë e vendit të tij. Kam ardhur për t’iu kërkuar llogari – u tha ai - dhe jo për t’iu dhënë llogari. - Ai luajti fort me të gjitha superfuqitë e kohës së tij. Por kishte gjetur sistemin e gabuar dhe bëri të njëjtin gabim parim bazë të ASKUNDIT. Nuk morri parasysh interesat e popullit të tij. Edhe pse kur i duhej, duke përdorur Doktrinën Kastriotase, e bëri ortak, pavarësisht se ai asnjëherë nuk e bëri aksioner Popullin e tij. Edhe pse gjatë sistemit të tij, Diktatori ngriti Industrinë e Bujqësinë, ngriti një rrjet shkollash deri edhe universitetesh, sipas mënyrës së tij me dhunë, vrasje, persekutime, ai vendosi qetësinë dhe e forcoi më shumë stabilitetin e Shqipërisë në rajon, shqiptarët sërish u fyen nga lideri i tyre. Ai i mbyti shqiptarët duke i mbytur lirinë e shprehjes, iniciativës së lirë dhe veprimit të lirë. Ai krijoi shumë mllef e armiq. E në fund iku shumë larg duke e keqkuptuar moton e Doktrinës Kastriotase që të bashkuar duhet të punojmë për veten tonë. Ai na zhyti në ASKUND. Edhe pse sistemi i tij zgjati më shumë se ai i Mbretit, edhe pse ne nuk arriti të na pushtonte askush, në fund përfunduam sërish në ASKUND. Madje mllefi që ai kishte mbjellë në Shqiptarë bëri që zhytjes në ASKUND shqiptarët t’i shtonin thellësinë duke shkatërruar çdo gjë që ishte ngritur në sistemin e tij. Shkatërruam uzina e kombinate dhe gjithçka që mund të na duhej.

Faqe 86


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Ashtu siç kishim bërë pas ikjes së Mbretit flakëm gjithçka tutje e ia filluam sërish nga e para. Dukej se ia kishim marrë dorën ASKUNDIT...

Faqe 87


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

12 “E kam nisur karrierën time duke ndarë fletushka për Partinë Mandarine”, kështu do e niste rrëfimin e tij Soko O. në studion e një prej emisioneve më të njohur në vend. Në atë kohë, Soko O. ishte një prej njerëzve më të fuqishëm politik të kohës së tij, i cili fatkeqësisht do të humbiste jetën në një mënyrë sa ironike aq edhe fatkeqe për një njeri si ai. Ai njihej si ndërtues rrugësh. Ishte pikërisht kjo arsyeja që pas fatkeqësisë në natën e aksidentit, korridoreve mediatike, u përfol se ai u shuajt në rrugën që nuk kishte pranuar ta ndërtonte dhe inauguronte. Ai nuk kishte rënë dakord për atë rrugë dhe rruga duket se u hakmorr, i morri jetën. A hakmerren rrugët? Rasti i tij na bën të mendojmë se kjo mund të mos na duket edhe aq e çuditshme. Soko O. kishte lindur në një qytet bregdetar i cili vite më parë në fillimet e ekzistencës së shtetit kishte qenë një nga sarajet e Mbretit. Unë nuk e kam njohur personalisht – thotë Koloneli F., - po më ka pëlqyer gjithmonë mënyra se si e bënte opozitën. Mendoj se sot Partia Mandarine do të fitonte shumë nga opozitarizmi i tij, nga mënyra e tij e të bërit politikë. E dëgjova në një intervistë që e kishte nisur karrierën politike në Partinë Mandarine duke ndarë fletushka. Më kujtohet se në një mënyrë të tillë e ka nisur dhe Nicolas Sarkozy që më vonë u bë Presidenti i Francës. Më tërheq ky fakt edhe për një arsye personale. Sepse e di çdo të thotë ta nisësh duke ndarë fletushka. Edhe unë në Romë e nisa detyrën e Kolonelit duke ndarë fletushka. Vetëm ashtu mund të arrish majat. Nuk mund të jesh në kohë po nuk pate jetuar në ASKUND. Nuk do të të flas shumë për Klasën Pluraliste Shqiptare - vazhdon Koloneli F., po përpiqem të të jap vetëm pa copëza mendimesh. Siç të thashë, Klasa Pluraliste solli një larmishmëri liderash. Aty gjen gjithçka. Biznesmenë që iu futën politikës, politikanë që iu kthyen biznesit. Të gjithë të ndryshëm, shkrimtarë, karrieristë, juristë, ekonomistë, doktorë, piktorë, njerëz të dyshimtë, gazetarë, analistë, këshilltarë, opinionistë, specialistë, burgaxhinj, profesorë, etj., etj. Komunistë e monarkistë, të gjithë u kthyen në pluralistë. Dukej sikur ishin zgjedhur për të plotësuar mozaikun e madh të tablosë së kuptimit të kësaj fjale. Të gjithë me një qëllim: të zhdukim virusin e domates, të dalim nga ASKUNDI. Faqe 88


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Arsyeja se përse nuk dua të zgjatem me analizë për këtë dominant të fundit, është sepse besoj se nuk e kanë mbaruar akoma procesin e tyre historik. As nuk dua të bëhem si ata pesimistët që për çdo gjë ja vënë fajin politikës. Është e vërtetë që jo pak herë këtë periudhë jemi zhytyr në ASKUND por kjo jo vetëm për fajin e politikanëve. Bashkëfajtorë në krim absolutisht kemi qenë edhe ne, sepse nuk kemi ditur t’i mbajmë ata me këmbë në tokë. Pas liderëve kryesorë e pas Soko O., ka pasur midis tyre lider të mirë e të këqinj që kanë shkëlqyer, kanë qenë qëllim mirë dhe kanë bërë edhe punë të mira. Më pëlqen të jem optimist, kemi arritur goxha dhe kemi shumë për të bërë. Mbi të gjitha kemi një sistem që duhet ta promovojmë dhe mbrojmë fort. Kemi mundësinë e iniciativës së lirë. Jua thashë dhe më lartë, e provuam me Mbretin, e provuam me Diktatorin, e provuam me tranzicion, tani ka ardhur koha t’i kthehemi njëherë e përgjithmonë Doktrinës Kastriotase për t’i dhënë vërtet dorën përfundimtare. Ka ikur koha që ta shohim Shqipërinë si sipërmarrje personale të politikanëve. Shqipëria duhet të jetë sipërmarrje personale e gjithësecilit prej nesh. Secili duhet të kujdeset për atë copë tokë që i takon. – Le të nxisim politika investuese dhe le ta motivojmë më shumë iniciativën e lirë. Nuk do të zhgënjehemi... Kështu e mbylli Koloneli analizën për dominantin e katërt. Ai dukej sikur kërkonte të fliste më shumë por ai heshti. Megjithëse u përpoq të ma fshihte duke kullufitur një copë të madhe mandarine me gjithë lëkurë, unë e kuptova se në të vërtetë analiza e tij për klasën politike nuk përfundonte me aq. Kishte mbetur dhe një copëz mendimi që po e shqetësonte dhe nuk mund ta linte pa shprehur... *** Unë e di, një ditë ti do të vrasësh veten – i tha ai në muzgun e errët pranë dritares ku dukej liqeni i qetë. Liqeni, pulëbardhat, qetësia dhe papritur boooom, një krisëm do të thyejë heshtjen dhe do të trazojë qetësinë... Të nesërmen të gjitha gazetat do të kenë në faqen e parë titullin bombastik: PUBLICISTI I SHQUAR VRAU VETEN!!! Unë e di - i tha ai, - një ditë t’i do ta bësh këtë. Booommmm – ia bëri ai dhe ngriti dorën në errësirë si një pistoletë që sapo ka përfunduar detyrën e saj. Faqe 89


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

I heshtur me vështrimin e thellë në muzg, publicisti qeshte, të dy qeshën. Në errësirën e muzgut dukeshin vetëm sytë e tyre që shndrisnin nga imagjinata dhe biseda që kishin bërë. Liqeni ishte aty. Pulëbardha nuk kishte. Muzgu kishte rënë. Në horizontin e largët dukeshin pemët e largëta që mundoheshin të sfidonin betonin që kishte mbirë nga urbanistika e ASKUNDIT. Të dy qeshnin dhe shihnin në ASKUND... Publicisti iu afrua dritares dhe hodhi vështrimin përtej. Boooom! Booom! – i vinin atij në mendje fjalët e Piktorit. Booom, ti një ditë do të vdesësh... Ai u zhyt në heshtjen e muzgut... *** Piktori kishte rezultuar Kasandër. Si kishte mundur ai të lexonte brenda shpirtit të mikut të tij? Askush nuk di ta thotë këtë... Piktori vetë nuk dha një shpjegim... Publicisti u vetëvra vërtet por në qetësinë e liqenit nuk u dëgjua asnjë booommm. Ai iku në heshtje. - Ai na tha të gjithëve “ik pirdhuni!” – tha Piktori kur u rrëfeu të pranishmëve këtë episod. Askush nuk di ta thotë sa e vërtetë është kjo. Sot Publicisti nuk është më. Ai iku me muzgun për t’u tretur në eter... Ashtu siç ndodh gjithmonë në ASKUND, menjëherë pas këtij rrëfimi për Piktorin filluan aludimet. Mediat e bënë lajm të ditës parashikimin e tij dhe bomba kishte plasur. Por ndodhi e kundërta e asaj që duhej të kishte ndodhur. Reagimi intelektual ishte në muzg. Askush nuk u morr me atë që duhej të merrej. Shqiptarët po dëgjonin edhe njëherë prijësat e tyre të bënin rolin e kasandrës. Pas unit, këndvështrimit të vendit si sipërmarrje personale dhe pas asaj dëshirës së paepur për të dalë nga ASKUNDI dhe për të zhdukur virusin e domates, kjo ishte një tjetër cilësi që prijësat shqiptarë ia atribuonin shpesh vetes. Por shqiptarët ishin në ASKUND për ta kuptuar këtë. Nuk donin ta kuptonin ose ishin të paaftë për ta kuptuar. Sikur të ishin treguar pak lexues, Dimensioni Kohë duhet t’i kishte bërë ata të ulërinin. Intelekti i njeriut joASKUNDAS nuk duhet ta kishte pranuar as si imagjinatë këtë ngjarje. Por askush nuk reagoi. Klasa intelektuale ishte veshur në gri...

Faqe 90


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Unë u trondita kur e dëgjova – më thotë Koloneli F. - Ishte tronditëse. Siç e kam thënë edhe më lartë, nuk më intereson politika. As nuk dua ta vë në dyshim që si mik i publicistit Piktori nuk ka pasur asnjë qëllim të keq kur e rrëfeu këtë çast intim me mikun e tij. Kur njeriu rrëfehet ai duhet respektuar për sinqeritetin. Por në këtë rast vetëdijshëm edhe Piktori vetë do ta ketë kuptuar që gaboi. Nqse kjo ngjarje ka qenë e vërtetë, ai e vrau pavetëdijshëm mikun e tij. Më lejoni t’iua argumentoj këtë me një këndvështrim. Çfarë do të bënit ju nëse Zoti, natyra, instiktet e juaja do t’iu kishin dhuruar aftësinë për të lexuar botën e brendshme të mikut tuaj. Çfarë do të bënit ju nqse do ta kishit kuptuar se ai po flirtonte me vdekjen? Çfarë do të bënit ju nqse do të lexonit dhimbjen në shpirtin e tij? Çfarë do të bënit ju, nqse nuhatja juaj do t’iu bënte të lexonit që ai është në prag të humnerës? Më thoni, ju lutem, çfarë do të bënit ju? A do të kishit reaguar për ta ndaluar? A do të ishit hedhur përpjetë nga ulërimat? Do të kishit heshtur apo do të kishit vrapuar si të marrë për ta mbajtur fort? Do të kishit zgjatur dorën për ta tërhequr larg humnerës apo të paaftë për të reaguar ju do të kishit shkuar më larg, do t’i kishit dhënë atij shtytjen e fundit? Ja pra pse nuk dua ta besoj këtë deklaratë të Piktorit. Nuk e akuzoj si vrasës. As më shkon nëpër mend. Intelektualisht e akuzoj si profesionist që nuk arriti t’i jepte ngjyrë shpresës së mikut të tij. Përse e them këtë? Piktori njihej për pasionin ndaj ngjyrave. Ishte ai që me një stil për t’u admiruar i solli i pari ngjyrat në ASKUND. Ishte ai që nëpërmjet tyre pa një vizion më larg se ASKUNDI. Ai e ktheu ASKUNDIN në një abstraksion turistik. Nën drejtimin e tij ASKUNDI ishte një tablo e madhe ngjyrash. Një ekspozitë jetësore. Me vizionin e një artisti dhe nuahtjen e një sipërmarrësi që kërkon të tërheq tregun, ai iu fut punës në fushën ku ndihej se kishte armën më të fortë të tij. Ai pikturoi gjithçka. Pallate, rrugë, bulevarde, pemë, parqe, mjete transporti, godina zyrtare, monumente kulture, etj. I mësuar me terr, ASKUNDI u mbush me dritë. Piktori shembi njëherë e përgjithmonë trenin përbindësh që i kishte zënë frymën vendit, liroi lumenjtë dhe ujërat rrodhën rrjedhshëm. Njerëzit morrën shpresë. Kjo shprehej kudo. Fasadat e pallateve u mbushën me thënie optimiste, me poezi romantike, me pemë, lule, diej, yje, shigjeta, figura gjeometrike, vija, skicime abstrakte, etj., etj. Falë Piktorit ASKUNDI morri jetë. Faqe 91


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Kjo ishte ngjarja më e madhe e karrierës së tij. Një ngjarje që askundasit nuk e harruan kurrë. Edhe përse kthehu në hiç miliona inerte betoni, urbanistika sërish nuk i shpëtoi betonizimit. Megjithatë edhe sot shumë askundas, vazhdojnë t’i atribuojnë Piktorit ndezjen me ngjyra të ASKUNDIT. Për ta Piktori ishte njeriu i ngjyrave. Ato i dhanë atij mundësinë të pikturonte në realitet. Fati nuk e detyroi asnjëherë të ishte një Maks Ludvig Nansen për t’i pikturuar pasionet e tij me mend. Në ASKUND ai mund t’i kthente ato në realitet. Aty nuk kishte asnjë polic Rugbyli që ta ndalonte, fatmirësisht për disa e fatkeqësisht për disa, ASKUNDI nuk nxorri asnjë Jens Ole Jepsen ashtu siç i ndodh personazhit të famshëm piktor tek “Ora e Gjermanishtes” e Zigfrid Lenc i cili me një urdhër nga lart përpiqej ta ndalonte pasionin e Piktorit. Si për të na e vërtetuar më shumë lirinë e tij, Piktori, vazhdoi të na e shprehte talentin që i kishte dhuruar natyra edhe në dokumentat e detyrat shtetërore. Vazhdoi të pikturonte kudo që të ishte, në kabinet qeveritar, konferenca shtypi, takime diplomatike. Kudo. Ai iu kthente njerëzve ngjyrat. Por në këtë vetërrëfim të sinqertë për mikun e tij ai nuk arriti t’i jepte atij dritë. Padashje dhe pa vetëdije e vetmja ngjyrë që i dha ishte e errët. Ai e errësoi atë. I parashikoi fundin pavarësisht se nuk do ta kishte menduar kurrë që miku i tij ndoshta në ato çaste mund të ishte duke e dëgjuar seriozisht. A mund t’i thuhet një njeriu t’i do të vdesësh? Është tronditëse - më thotë Koloneli F. Dhe e mbyll me kaq analizën e tij. Ai më le të kuptoj se edhe përse beson se e ka jashtëzakonisht shumë të madhe dëshirën për të zhdukur virusin e domates e për të na nxjerrë nga ASKUNDI, dominanti i katërt, - Klasa Pluraliste, me pavetëdije a me vetëdije na rikthen herë pas here në ASKUND. Ndoshta ato enden aty për të na matur pulsin tonë intelektual - thotë ai dhe e mbyll përfundimisht analizën duke më ftuar të dalim nga politika e të kthehemi në historinë tonë.

Faqe 92


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

13 Roma nuk u ndërtua në një ditë... Roma lindi nga një bast... Koloneli F. nuk ishte Themelues i Romës, por si bir Themeluesesh ai u bë Romak dhe Kolonel gjithashtu. Koloneli F. i dha Romës Kushtetutën dhe strukturën shtetërore të saj. Ai e ktheu në një shtet të mirëqënë atë. Sigurisht, asnjëherë vetëm. Ai u kujdes gjatë gjithë rrëfimit të cilësonte ngultazi atë. Kolonelin F. nuk e gradoi kush në Romë. Atij nuk ia dha kush detyrën. Ai e kërkoi dhe e morri atë. Madje dhe titullin Kolonel, ishte ai që ia vuri vetë vetes. Emërimet hierarkike në Romë filluan nga ai. Ky nuk ishte i vetmi titull që mbajti. Po ky titull i përmblidhte të gjitha. Fillimisht hyri në Romë si Bir, Ndihmës, më pas si Romak, për të vazhduar si Mësues, Instruktor, Sekretar, Sanitar, Roje, Bahçevan, Përfaqësues, Mbrojtës, Luftëtar e Negociator, detyra që i sollën titullin Kolonel. Historia e tij me Romën është një histori interesante ashtu siç ndodh me ristrukturimin dhe rilindjen e çdo sipërmarrjeje në iniciativën e lirë. Ajo është një histori pune, vizionesh, përplasjeje e debatesh pa fund. Ajo mbetet një histori suksesi. Është një histori dashurie dhe zhgënjimi. Në Romë pranova të kisha dy nëna por nuk pranova të isha qengj. As nuk u bëra ujk, preferova të kthehesha në Shqiponjë. Më quajtën njeriu shqiponjë. Shqiponjat kanë një virtyt. Janë mësuar të rrinë lart. Preferojnë më mirë vetëmbytjen se kompromisin që u krijon mjergull në horizont. Thonë se shikojnë larg... me mijëra rreze kilometrash larg... Harrojnë të shohin afër. Shpesh për to, kjo pakujdesi kthehet në një problem. Neglizhojnë të shikojnë atë krimbin e vogël që duke u zvarritur arrin t’u ngjitet deri në fole e t’u gërryejë këmbët. Thonë se kështu rrëzohen shqiponjat... “Roma nuk u ndërtua në një ditë, - ripërsërit Koloneli. - Roma u ndërtua nga ëndrra dhe bashkëpunimi i dy zonjave, njëra prej të cilave mëma e tij dhe dishepullja e parë që solli romakët e parë në këtë shtet dhe gjithashtu ajo ishte dishepullja që përgatiti dishepujt e drejtuesit e tjerë romakë. Kolonelit F. nuk iu desh të marshonte në Romë. Si romak, ai ishte në Romë prej kohësh. Atij i duhej ta shpëtonte atë nga pragu i shkatërrimit. Nga shpërbërja. Teksa fliste, ishte vetë ai që më tregoi që gjithçka nisi nga një bast. E pranoi sepse dashuronte Romën. Harroi që basti mund të ketë efekt anësor Faqe 93


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

kancerin femër. Ai është doza më e ulët e bixhozit simptomës kryesore të kancerit femër. Dimensioni Kohë siç duket nuk funksionoi për t’ia kujtuar atë. Koloneli F. e kërkoi detyrën e menaxhuesit të Romës me një bast për shtimin e popullsisë romake gjatë një debati që zhvillohej me përfaqësuesit e drejtuesit romakë tek një tavolinë kafeje në një atmosferë mbasditeje fundvere. Lokali quhej “Katër Stinët”, nga vetë emri kuptojmë se vendndodhja ishte në ASKUND. Prej ditësh Roma diskutohej të ndahej në dy sipërmarrje. Njëra të ishte dëfrim dhe tjetra arsim. Dëfrimi dhe studimi pritej të bashkoheshin në të njëjtin territor. Koloneli F. as sot nuk di ta shpjegoj se si e nxorri atë fjalë, por ai me shumë siguri di të thotë se e mban mend mirë çdo detaj të bisedës që do të vendoste përfundimisht rrjedhën e kanalizimit të tij drejt një fushe që ai do t’i përkushtonte jo pak vite të rinisë së tij. Do të humbiste shumë, do të sakrifikonte shumë por do të mësonte e përfitonte jashtëzakonisht shumë. “Ma lër mua menaxhimin dhe më lini vetëm një vit kohë”, nuk di t’ua shpjegoi me fjalë, por do t’iu tregoj se kjo që po ju them është e arritshme dhe Roma mund të bëhet një superfuqi që mund të sjelli të ardhura për ju.- Ai i kishte thënë këto fjalë për të hedhur poshtë justifikimin e arsyes që ishte ngritur si pretekst i ndarjes së Romës për shkak të mosardhjes së të ardhurave që do ta justifikonin vazhdimin e saj. Përgjigja ishte e menjëhershme: - “Dakort, hajde provoje, por ke vetëm një kusht. Në fund të vitit dua 6000 Romakë, në të kundërt Roma do të kanalizohet në dy sipërmarrje”, - kështu i tha njëra prej Themelueseve të Romës pas një debati që kishte shkuar deri në fjalë fyese me një ton të mirëpërcaktuar duke e akuzuar se ai po luante me investimin e saj. Ai nuk pranoi të më fliste kurrë për Themeluesen. - Kam bërë një pakt me veten. E kam mbyllur atë kapitull. - Pavarësisht se zhgënjimi i lexohej në sy, unë nuk e ngacmova dhe ai u përpoq ta anashkalonte gjithmonë atë. Më rrefeu vetëm aq sa do të më duhej për të kuptuar thelbin. Edhe pse në fund u zhgënjye se i dolën të gjitha ato që ai i priste të ndodhnin prej saj, prapë ai kurrë nuk u përpoq ta tradhëtonte atë. Iku i zhgënjyer me fjalët që Krishti i tha një prej Dishepujve të tij:- “Menjëherë pas ikjes sime, t’i do të më mohosh i pari”. Koloneli nuk është Krishti por ai e provoi shijen e hidhur që të lë tradhëtia. Madje edhe atëherë kur e pret...

Faqe 94


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

“Nuk kam absolutisht asnjë dyshim se sapo të dalë nga ajo derë ti do të më shash e para,” - ishin fjalët e fundit të Kolonelit. Përgjigjes pasuese: - “Vërtet beson se unë do ta bëj një gjë të tillë?”, - fatkeqësisht me tërë forcën e bindjes Koloneli iu përgjigj: - “Po. Nuk kam asnjë dyshim”. - Dhe vërtet ashtu ndodhi... Koloneli nuk ishte Krishti... por ai provoi të njëjtën shije me të. Shijen e hidhur të mohimit e të baltosjes pas ikjes. Ironikisht kjo ndodhi në Romë 2000 vjet pas Krishtit... Historia kishte mbetur po ajo. Historia përsëritej... dhe ishim sërish në Romë... Dimensioni i Katërt po vepronte sërish... *** Absolutisht që dymijë vjet më parë, tek e zvarrisnin drejt Golgotës, me siguri që Krishti nuk e ka ndjerë dhimbjen e zvarritjes, as atë të rrëzimit, madje as atë të kryqëzimit e as dhimbjen e tmerrshme që të shkakton gozhda kur ngulet në gjymtyrët e tua më shumë se sa dhimbja çjerrëse që ishte duke i shkaktuar mohimi. Me siguri dhimbja më e madhe e tij do të ketë qenë ajo që ai e shprehu:- tradhëtia që do t’i vinte. - “Puthja e Judës” ishte vetëm ajka. Edhe pse e dënueshme dhe e pamoralshme të paktën ajo ka një pjesë sinqeriteti brenda. Mendoj se dhimbja më e madhe që Jezuit do t’i ketë ardhur ishte mohimi tre herë i Dishepullit. Baltosja. Me shumë siguri kjo ka qenë dhimbja më e madhe e Krishtit, një faj i pafalshëm nga të gjitha fetë monoteiste në botë. Mohimi dhe përbaltja është mëkati në të cilën ato bashkohen në një pikë për dënimin e tij. Mohimi është mosmirënjohje dhe mosmirënjohja është zhgënjimi më i hidhur... 6000 ROMAKË. Për kohën ishte një shifër që do të kishte tronditur çdo të çmendur. Vetë Themeluesja ëndërronte shifrën 3000. Të kesh 3000 shtetas është lumturia më e madhe. Perandoria më e mirë sot nuk i kap 3000. - Ishte arsyetimi i saj. Atëherë përse Kolonelit iu kërkua 6000? Edhe pse unë e kuptoj se ai e ka një argumentim përbrenda për këtë, ai nuk i përgjigjet pyetjes sime. Duke i rënë shkurt rrëfimit, ajo që mësoj prej tij është se: NË FUND TË VITIT KOLONELI F. PASI KISHTE PASTRUAR ROMËN NGA ROMAKËT EMIGRANTË DHE ATA QË PËRFITONIN NGA ÇORBA DHE PASI Faqe 95


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

KISHTE PËRJASHTUAR JO PAK POR GATI 1200 ROMAKË QË NË DITËT E PARA TË DETYRËS SË TIJ, E MBYLLI ATË VIT ME SHIFRËN REKORD 5005 ROMAKË TË CILËT PO NUMËROHESHIN NË FUND TË MUAJIT MAJ, PA LLOGARITUR RREGJISTRIMET E LINDJEVE TË REJA QË VAZHDONIN DHE SEZONIN QË MBYLLEJ NË QERSHOR. AI NUK E FITOI BASTIN POR NDËRTOI ROMËN, VENDOSI NJË SISTEM DREJTUES QË VAZHDON EDHE SOT DHE I SOLLI ASAJ EMRIN PRESTIGJOZ NË TREGUN VENDAS. “E morra Romën me tulla dhe e dorëzova me mermer” – më rrëfen ai, duke përdorur një shembull të themeluesit të perandorisë romake August Oktavian. - “Romës nuk i erdhi dhe nuk do t’i vijë asnjëherë e keqja nga unë. Unë nuk jam Neroni.” – thotë Koloneli F. sot kur pasi është ringritur nga zero, faktet thonë se ai për nga potenca që ka zënë në treg, e ka shumë të lehtë për ta realizuar këtë. Tek e dëgjon të flasë për Romën sytë i ndrisin dhe shikon një ndjenjë të thellë dashurie, pasioni, keqardhje, zhgënjimi por edhe mërzitje në të. Fare lehtë në sytë e tij mund të dallosh shkëlqimin që të fal rrëmbimi i puthjes së parë dhe plagën që ta hap thika pas shpine. Vazhdoj të jem edhe përse romakët nuk e dinë këtë. Unë isha në Romë, - më thotë ai, - nuk marshova, isha aty dhe nuk e mendova kurrë se do të isha përjetësisht aty kur e kërkova detyrën. Ideja e parë kur e nxorra atë fjali, ishte t’u tregoja me vepra se Roma mund të bëhej. Kishin bërë gjysmën e rrugës dhe mund të provonin të kishin një tjetër vizion. Thjesht unë mendova të ngre një sistem e më pas të largohesha. Ky ishte qëllimi im i parë. Por hyra dhe e pashë se nuk mund të largohesha dot më prej aty. Menjëherë, pas asaj bisede, pasi isha njohur me kushtin, shkova në dhomën time. Isha shumë i bindur në vetvete se 6000 Romakë mund të bëheshin pa problem. Gjëja e parë që duhet të bëja ishte t’i jepa zgjidhje problemeve madhore, gropave që Roma kishte. E para Roma kishte një emër dhe nuk kishte emër. Roma nuk quhej ROMË. Romë e quajta unë në dekadën e parë të saj. Atëherë Roma kishte një emër dhe nuk njihej nga askush. Roma kishte një logo por nuk kishte flamur, Roma kishte një ngjyrë por nuk kishte Brand. Roma kishte gra, kishte fëmijë, por nuk kishte një burrë, një Udhëheqës që t’i dilte për zot sfidave nga jashtë e të vendoste rregull e kontrroll nga brenda. Më lini t’iua shpjegoj me një shembull. Roma ishte si ai shteti i para Skënderbeut

Faqe 96


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

me disa principata e pa asnjë strukturë kontrrolluese të tyre. Roma kishte disa hyrje e disa senatorë por që secili nuk merrte drejtim e nuk jepte drejtim askund. Romakët nuk kishin një rregull dhe Roma nuk e kishte qetësinë e jashtme. Roma kishte armiq të jashtëm e të brendshëm. Roma nuk kishte një sistem. Në atë kohë Roma funksiononte vetëm në gjysëm dite. Ajo ishte e zgjuar vetëm mbasdite. Shkurt Roma nuk ishte një Romë ashtu siç ju mund ta shihni sot edhe pse blerësit, ata që janë vlerësuesit e vërtetë në treg, e kanë quajtur një kopje e shëmtuar e asaj që ishte dje. Por kjo është një tjetër histori. Sot përveçse si një shembull i mirë ndjekës unë vazhdoj të jem në Romë me hijen e një pushteti gri. Unë vazhdoj ta drejtoj Romën në kanalet e mia për ta ruajtur nga shembja përfundimtare edhe pse po kuptohet që jo për fajin tim, Kupola e saj po rëndohet çdo ditë e më shumë ca nga pesha e ca nga hijenat që po i gërryejnë themelet me injorancën e tyre. Siç nisa t’iu tregoj, menjëherë pas asaj bisede shkova në dhomën time. Isha thellësisht i bindur se mund ta realizoja atë që kisha thënë. Kisha shumë besim në vetvete dhe më kryesorja kisha shumë besim në Zot. Besoja se vërtet isha në rrugën e drejtë dhe ai nuk do të më linte në baltë. E shikoja me sytë e mendjes Romën që u bë më pas. Ju thashë unë isha në Romë. Kisha ndejtur jo pak duke vëzhguar në çdo moment të saj. Madje edhe isha përplasur jo lehtë në ngritjen e themeleve të restaurimit të parë të saj. Edhe pse jo Kolonel, unë, familja ime dhe jo vetëm, ishim përplasur në mbrojtjen e saj. Roma ishte kthyer në shtëpinë tonë. Në atë kohë isha i dashuruar me një vajzë. Isha i lidhur me një Romake. Gjëja e parë që bëra i shkrova dhe i thashë të më thoshte mendimin e saj më të sinqertë për Romën. Pakënaqësitë që ajo kishte dhe ato që ajo do të donte që Roma të kishte. Sigurisht nuk ia bëra të qartë se përse më duheshin. Më pas u ula dhe fillova të hartoj një listë objektivash. E kisha provuar këtë metodë më përpara, atëherë kur endesha në hapësirat e ASKUNDIT. Fillova të mendoj rreth një aktiviteti për Nënë Terezën. Nuk e di, nuk e mbaj mend se përse më erdhi në mendje Nënë Tereza. Por një gjë e kisha të vendosur Roma do të bëhej. Basti ishte një shenjë e mirë. Më kishte nxitur të ingranoja në lëvizje muskujt e mi. Çdo mbrëmje mendoja Romën. Lutesha pa fund. Nuk e doja ndarjen e saj. Të jemi të qartë. Unë nuk kisha asnjë kundërshtim që të hapej një sipërmarrje tjetër. Por jo në Romë! Për këtë isha i vendosur deri në fund dhe nuk jam zhgënjyer e penduar as sot. Roma duhet t’i shërbejë vetëm asaj për të cilën ishte krijuar. Të dhuronte Dijen. Të iluminonte. Faqe 97


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Pra siç iu thashë, për këtë isha i vendosur dhe nuk u tërhoqa asnjë moment. Nuk mund të rrinin në një vend dëfrimtari dhe ai që po arsimohej. Ky është argumenti im bindës. Koha më tregoi se kisha qenë penguesi i vetëm. Sot dy vjet pas ikjes sime fatkeqësisht për disa e fatmirësisht për disa të tjerë, Roma por rrethohet nga dëfrimet. Ajo po kthehet në geto. Gërryerja nuk po i vjen vetëm nga brenda por edhe nga jashtë. Nuk më harrohet një mendim që më vjen sa herë lexoj apo meditoj historinë romake. Roma lindi nga ëndrra, u ndërtua nga pasioni i Oktavian me kohën që fitoi nga paqja romake e vdiq nga luksi e shfrenimi i romakëve. Detyra ime për të zbatuar projektin tim në Romë do të niste në shtator të atij viti. Siç ju thashë që nga ajo mbasdite vere, unë kisha filluar të mendoja Romën. Ashtu si Oktaviani, që në atë kohë nuk e njihja dhe as nuk kisha dëgjuar për të, unë e shihja Romën totalisht me një tjetër vizion që nuk kishte asnjë lidhje me realitetin dhe mendimet e romakëve në atë kohë. Duke menduar çdo ditë e mbrëmje Roma ishte futur në çdo qelizë timen. Isha i bindur se do t’ia dilja. Duhet t’ia dilja. Pavarësisht se si shkuan punët askush për vetë faktin e asaj që Roma sot është nuk mund të më thotë se nuk ia dola. Unë ia dola të ngrej Romën. E morra me tulla dhe e dorëzova me mermer. Zoti më ndihmoi. Ai nuk më zhgënjeu. *** Koloneli F. nuk e ka fiksuar mbrëmjen kur ndodhi mrekullia. Edhe pse e lëviz çdo qelizë të nervave të trurit të tij, atij nuk i kujtohet as dita, as data e as java. Por e ka të fiksuar shumë mirë se ishte një mbrëmjeje fundgushti ose fillim shtatori dhe ishte muaji Ramazan. Ishte një nga ato netët që besimtarët myslimanë presin Natën e shenjtë të besimit të tyre kur Zoti i urdhëroi Profetit Muhamed thënien epike: Lexo!!! Ishte urdhër LEXO!!!. Kjo ngjarje do të ndikonte thellë në ndërgjegjen dhe vetbesimin me sukses të detyrës së Kolonelit. Ishte një natë e vonë, - tregon ai, - isha zgjuar dhe meditoja e lutesha për detyrën e re që do të merrja përsipër. Ishte një natë e qetë. Tamam nga ato netët e Kadrit që presin besimtarët myslimanë. Unë kisha agjëruar atë muaj dhe isha një prej atyre që e prisnin atë natë. Në mendjen time ishte Roma. Po mendoja çfarë duhet të bëja, pothuajse i kisha të qarta në kokën time të gjitha pikat e nisjes së themelimit të strukturë romake. Qetësia e natës, biseda ime me vetveten, sepse nuk bëhej më fjalë për gjumë, më nxitën të dilja në ballkon dhe të ngreja kokën nga yjet. Nuk e di çfarë ishte por Faqe 98


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

jam absolutisht i bindur se e pashë. Në qiell u formua numri NJË! Mesazhi ishte i qartë, Roma do të bëhej lider. Unë do ta realizoja atë që kisha marrë përsipër të realizoja. Koloneli F. e ka rrëfyer shumë pak herë historinë e asaj nate. Dhe më së shumti ai e ka rrëfyer për të justifikuar sakrificën që bënte kur e pyesnin se përse e kishte mbyllur veten në Romë dhe merrej vetëm me Romën, duke lënë pas dore shumë gjëra. Si argument justifikues ai niste dhe rrëfente nxitjen e tij se përse për të Roma ishte një mision, një detyrim. Sot ai vazhdon të më rrëfejë historinë e nxitjes duke më treguar se ai mesazh ishte i qartë. Sot tek shkruan këto rrjeshta ai e përkthen akoma më mirë mesazhin. Koloneli F. e lidh atë me historinë e 0 dhe 1. Dhe për këtë ai jep disa ilustrime: Së pari në gjuhën shifrore të shkencës kompjuterike në këndvështrimin elektronik 0 ka një kuptim të mosmarrjes sinjal dhe 1 ka kuptimin e marrjes sinjal. - (A nuk po kërkonte Koloneli gjatë lutjeve të tij një konfirmim për rezultatin e asaj që do të niste?). - Së dyti në këndvështrimin informatik, 0 merr kuptimin e një vlere të gabuar, një rezultat i gabuar i funksionimit logjik dhe 1 merr kuptimin e një rezultati të vërtetë. Një funksion i logjikshëm. - (Pra llogjika e Kolonelit do t’i jepte atij të drejtë). Koloneli mund ta provonte. Funksioni llogjik do të dilte i saktë. Së dyti Koloneli e justifikon me filozofimin e një prej heronjve të tij, Steve Jobs. Në rrëfimin e jetës së tij, kur e pyesin mbi idenë e jetës dhe vdekjes Steve Jobs jep pak a shumë një përgjigje duke bërë krahasimin me një buton Zero dhe Një, si ato që kanë kompjuterat personalë për marrjen e sinjalit. - Një moment shtypet Zero dhe nuk je më, - thotë Jobs. Gjeniu i “Apple” Jobs, na lë të kuptojmë se Zero paska kuptimin e vdekjes, asgjësë dhe Njëshi na jep kuptimin e jetës. Pra - thotë Koloneli F. - numri Një në vegimin tim më tregonte qartë se ideja ime për Romën do të jetonte. Por kuptohet që këtë analizë deshifrimi Koloneli F. e bën vetëm tani pasi kanë kaluar vjet nga ajo mbrëmje fundvere. Gjatë rrëfimit të tij Koloneli F. nuk harron të na tregojë dhe një ëndërr që iu bashkua shoqërimit të këtij vegimi. Në ëndërr unë ëndërrova Romën - thotë ai, - pashë një avion që u ngrit me shpejtësi në fluturim por më pas u zhduk gjithçka dhe më pas avioni ra e unë isha në të. Kuptimin e saj Koloneli F., e lidh me kuptimin se ndërtimi i Romës do të ishte shumë i shpejtë por atij i ishte dhënë edhe fundi. Roma do të Faqe 99


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

ngrihej dhe kur ajo të ishte në lartësitë e saj, ai do të pësonte rënien që do ta forconte dhe do t’i jepte atij ilaçin me shijen e hidhur të efektit “Jobs”. Ai do të ikte bashkë me Romën që ai kishte në vizion por duke lënë të jetonte një tjetër Romë. Një Romë të përgjysmuar.

Faqe 100


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

14 Koloneli F. e mban mend mirë ditën e parë të punës si Kolonel. Pasi veshi këmishën e bardhë dhe pantallonat serioze kostumi me ngjyrë të zezë, gjë që tregonte se tashmë imazhi do të ishte i qartë dhe se Roma duhet të kishte një veshje serioze dhe pasi mbaroi adetet e tij, Koloneli F. u nis drejt Romës. Këtu do të hapej një faqe e re në historinë e rilindjes së sipërmarrjeve në ASKUND. Siç e thashë dhe më lartë, Roma kishte shumë gropa. Gjëja e parë që bëra në hartimin e listës së objektivave ishte ndërtimi i një orari të saktë hapjeje dhe mbyllje. - Koloneli F. u bë personazhi i parë në historinë Romake që do të vendoste zyrtarisht traditën e hapjes së Romës për pritjen e romakëve nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes. - Pas përvojës së dështuar të Kupolës, zyrtarisht unë u bëra sekretari i parë Romak – vazhdon të më rrëfejë ai. Roma kishte një Sekretari që do të funksiononte me kohë të plotë dhe do të kujdesej për menaxhimin e plotë të strukturës organizative. Më vonë ky orar kaloi nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Roma po rigjallërohej. Projekti po kanalizohej në shinat e duhura. Problemet Romake i ndava në probleme të sektorit të menaxhimit të brendshëm dhe probleme të sektorit të menaxhimit jashtë. Problemet e brendshme përfshinin një seri pikash që duheshin ndrequr. Fillimisht më duhej të kisha nën kontrroll stafin dhe të gjithë radikalisht duhet të ndanim një vizion e të besonim në një ide. Me përjashtim të drejtuesve që jo pak herë nuk ndanin të njëjtat vizione, senatorët Romakë u edukuan të ndanin idenë e vizionit të Romës lider. Të gjithë dishepujt duhet të bindeshin në përgjegjësitë që kishin. Çdo gjë që kishte lidhje me rregjistrimet dhe ecurinë e frekuentimit të romakëve duhej të kalonte nga sekretaria. Tashmë kishte një dorë menaxhuese që do të maste hap pas hapi çdo detaj. Dishepujt që nuk kishin pasion punën e tyre, pretendentët për dishepuj që nuk ishin të përgjegjshëm në detyrën e tyre u pezulluan dhe kandidatëve për dishepuj të rinj, qëllimet dhe kërkesat iu bëheshin të qarta. Roma kishte rregjistra por ato nuk e kryenin kuptimin e tyre. Romakët mungonin dhe nuk jepnin llogari përpara askujt. Kishte një listë debitorësh dhe personash që kishin ikur pa paguar detyrimet e caktuara. Kishte listë personash që bënin frekuentimin pa i dhënë llogari askujt.

Faqe 101


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Romakët hynin dhe dilnin, nuk kishte një menaxhim orari strikt dhe problemet nisnin që këtu. Romakët duhet të edukoheshin. Ky ishte problemi bazë për shtimin e numrit të tyre. Për t’u edukuar nuk ishin vetëm Romakët por edhe njerëzit e vizitorët e shumtë që vinin në Romë. Në Romë ndalohej duhani por jo shpesh herë zbatohej ky urdhër. Në korridoret e Romës shpesh muhabeti ishte në tone të larta duke shqetësuar procesin e iluminimit. Një rregull tjetër shumë urgjent i nevojshëm ishte vendosja e qetësisë brenda dhe jashtë.- Këto probleme të sektorit të brëndshëm Koloneli F. i zgjidhi së pari duke u vetprezantuar në çdo klasë romake e duke deklaruar vendosjen e kontakteve me Sekretarinë. Romakët po mësonin se tashmë aty do të vendosej e përcaktohej gjithçka. Por pikat e qarta nuk do të bëheshin vetëm me gojë. Koloneli F. nuk e mohon që shpesh ulurimat ishin zgjidhja që detyrohej të tërhiqte vëmendjen. - Më duhej të kthehesha në radikalist i mbrojtjes së rregullit – thotë ai. Që ditën e parë në Romë, kuptova se tashmë unë po ndryshoja. Roma më ndryshoi në karakter. Nuk isha më ai djali i turpshëm por duhet të tregoja se kishte një lider dhe duhej zbatuar fjala e tij. Në fillim dhe asnjëherë nuk jam ndjerë mirë nga të bërtiturat por ato kanë qenë të pashmangshme. Problemet e para i pata me të afërmit, miqtë, shokët, të gjithë ishin njësoj. Të gjithë duhet të zbatonin rregullat e qarta. E kërkonte Roma. Koloneli F. e mban mend mirë idenë kur propozoi vendosjen e rregullores së parë Romake. Ai kishte hartuar një listë të gjatë propozimesh por që nuk ishte e lehtë për t’u aprovuar nga Kupola romake. Edhe aty pati debate. Debatet ishin që nga pikat e rregullores për përjashtim nga mungesat deri tek pikat e rregullores për veshjen strikte. - Sot i kuptoj kundërshtimet - thotë Koloneli, - ne nuk kishim të njëjtin vizion por atëherë besoja se nuk e kuptonin se sa e nevojshme ishte rregullorja. Menjëherë pas saj u kalua drejtpërdrejt në hapjen e sektorit të publicitetit. Njësoj si Soko O. apo si Sarko, Koloneli F. e nisi karrierën e tij si Kolonel duke ndarë fletëpalosjet romake. - Deri në fund dola vetë. Romakët nuk mund të shtoheshin pa pasur një rrjet të mirëfilltë propagandimi për të promovuar Romën e dijes. – Në treg nuk bëhesh lider pa publicitet. Reklama është shpirti i biznesit. Klientët duhet të jenë çdo ditë të lidhur me ty. Ata duhet të ishin të informuar minutë pas minuti. Kjo ishte arsyeja që lindi edhe një koncept të ri për Median

Faqe 102


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

romake. Media e parë sociale e Romës u themelua nga Koloneli Z. Më pas atë e mirëmbajta unë. Pasi u vendos rregulli dhe sistemi brenda, puna kaloi jashtë. U mirëmbajtën kopshtet e vjetra dhe u ndërtuan kopshtet e reja. Problemi më i madh ishte qetësia. Aty nuk mjaftonin vetëm të bërtiturat. Jo pak herë mua edhe tim vëllai na është dashur të përdorim edhe forcën për ta arritur atë. Kështu ndodhi që të gjithë mësuan se Roma ishte një vatër e dijes. Ajo u zhvillua dhe romakët filluan të merrnin atë që u duhej. Në tregun e lirë është e pashmangshme. Puna do të ketë edhe përplasje. Por në Romë përplasjet për mbrojtjen e saj desh na morrën jetën. Rrezikun dhe vuajtjet më të mëdha i kaluam kur Roma vendosi të zgjeronte ambientet. Kupola mendoi ta bënte këtë duke pushtuar ambiente të reja që ndodheshin në ASKUND. Unë kisha dalë kundër kësaj por u neglizhova. Ngritja e tyre përfundoi si historia e “Rozafës”, në fund shkuam prapë në ASKUND. Përplasjet në Romë më mësuan shumë por mësimin më të madh ma dha “Efekti Jobs”. “Themeluesit vijnë në fillim, përfituesit vijnë më mbas”. – është parimi i vjetër i të gjitha shkencave, thotë studiuesi i shquar i kohës sonë profesor doktor Aurel Plasari. Si Themelues i strukturës menaxhuese Romake, pasi kisha investuar gjithçka, kishte ardhur koha të merrja ilaçin me shije të hidhur. Pas një përplasjeje për ndarje vizionesh unë dhe Themeluesja nuk u kuptuam dhe pavarësisht se kisha investuar gjithçka, pavarësisht se kisha sakrifikuar orë që përfshinin ditë e net, pavarësisht se i dhashë Romës atë që i duhej, pavarësisht se implementova të gjitha idetë e mia më të mira, nën deklaratën: - “ne nuk kemi të njëjtin vizion”, - një ditë unë e disa ditë më pas edhe familja ime u ndodhëm jashtë. Totalisht jashtë. Unë u shpalla “non–ngrata” në Romë. Si mund të përjashtohesh nga një kompani që e ndërtove vetë? – thotë pak a shumë Steve Jobs në pyetjen e tij meditative, - askush nuk di të japë një përgjigje. Në iniciativën e lirë kjo ndodh. Në jetën time ajo ndodhi pikërisht në Romë dhe sëbashku me familjen unë u ktheva në ASKUND. Por këtë herë synimet ishin të qarta... Ne e ringritëm gjithçka nga Zero... Sigurisht kjo nuk ishte aq romantike sa mund të duket sot, por padyshim Zoti na bëri dhuratën më të bukur. Realizuam Ëndrrën më të bukur...

Faqe 103


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Të mësosh kurrë nuk është vonë... Ne e besuam gjithmonë këtë. – Kështu e mbyll përfundimisht Koloneli F. kapitullin Romë. Roma ka përfunduar njëherë e përgjithmonë për të. Sot atë mund ta gjeni në ASKUND. Ka kohë që Koloneli F. dhe e gjithë familja e tij nuk janë më aty...

Faqe 104


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

15 Fillimisht Koloneli F. u njoh me Ëndrrën Amerikane nëpërmjet Americano Vespuçit e Kristofor Kolombit. Më pas ai e preku dhe e eksploroi atë me historitë e tragjeditë e saj. Për këto eksplorime iu desh ndihma e Teodor Drajzer, iu desh të njihej me Klajd Grific, Juxhin Uitllën dhe padyshim heroi që ai e dashuroi dhe ndikoi thellë në formimin e tij kapitalist duke e dashuruar pa masë me veset e virtytet e tij u bë Frenk Alxhernon Kauperudi, i cili me tre etapat fantastike të jetës së tij atë si financier, titan dhe së fundi stoik e shtyu Kolonelin të njohë më mirë kapitalizmin dhe përplasjet e tij. Ashtu si Frenk Kauperudi i vogël tronditet nga ngjarja në akuarium ku peshku i madh gëlltit të voglin ashtu edhe Koloneli F. nuk e harron kurrë këtë mësim por - thotë ai - edhe pse Frenk Kauperudi e mësoi dhe nuk e harroi gjithë jetën këtë mësim, kjo nuk e pengoi atë të bëhej një titan dhe të përplasej me klasën më të fortë kapitaliste të kohës së tij. Pas Kauperudit ishte Frensis Kejn, krijesa e mrekullueshme e Harold Robins tek “Mos dashuro kurrë një të huaj” që e shtyu të lexonte më shumë për Amerikën. Unë e dua Amerikën! – e nis rrëfimin e tij Koloneli. - E dua për atë që Baballarët e saj projektuan. Një tokë të Ëndrrave njerëzore që do të kishte Kushtetutën më të mirë në botë. E dua Amerikën për vlerat e saj por jo deri në lëpirje e servilizëm drejt saj. E dua Amerikën duke e ndjekur si shëmbull frymëzimi por asnjëherë nuk kam menduar të jem një Karl Oskar Nilson që të marr familjen time e të shtegtoj drejt saj, ashtu siç bëri heroi i emigrantëve suedezë tek vepra dy vëllimëshe e Vilhelm Molberg. Unë gjithmonë kam besuar se edhe në vendin tim mund të ndërtohet një Amerikë e vogël duke u frymëzuar si shembull nga Amerika e madhe. Amerikën nuk e njoha vetëm nga heronjtë e librave. Amerikën e njoha edhe nga heronjtë real të prekshëm të saj. E njoha nga Dinastia Kennedy. Në adoleshencën time isha tmerrësisht i fiksuar pas historisë dhe tragjedisë që pësoi dinastia e Joseph Kennedyt. Dashurova Johnin, Bobin por edhe gratë e tyre, në veçanti Jackien, me të cilën pata një flirt dashuri-zhgënjim ashtu siç mund ta ketë ndjerë çdo amerikan kur manjati Onasis i rrëmbeu asaj zemrën. Ai iu rrëmbeu amerikanëve mëndjemëdhenj zonjën e tyre të parë, e cila edhe pse e ve, për ta ishte kthyer në një simbol sharmi, klasi e prestigji. Faqe 105


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Nga ana tjetër ky zhgënjim më zvogëlohej dhe merrte doza krenarie kur mendoja se heroi grek Onasis ishte një Europian dhe banor i një shteti fqinj me vendin tim. Emrin John Kennedy e njoha që në fëmijëri, atëherë kur njëri nga fëmijët e lagjes që ishte vëllai i shokut tim ishte quajtur Kenedi. Duke bërë paralelizëm me presidentin mit amerikan, të gjithë nuk harronin t’ia cilësonin atij me krenari se kishte një emër që kishte bërë histori. Por kjo ishte vetëm një arsye. Një tjetër fakt që më nxiti të mësoj më shumë për historinë e John Kenned-it e si rrjedhim edhe për familjen e tij ishte “Camelot”. E njihja historinë e “Camelot” që fëmijë kur mëma më kishte mësuar historinë e mbretit Artur dhe të kalorësve të tryezës së rrumbullakët. Për mua “Camelot” ishte kthyer në një përrallë magjike që më shoqëronte në ëndrrat e mia ndaj sa herë ndeshja emrin “Camelot” nxitesha të mësoja më shumë për të. Kështu rastisi të njihesha me historinë e mrekullueshme të John dhe Jackie. Por heroi im i vërtetë që më lidhi pafundësisht me Amerikën dhe që vazhdoj ta mbaj si shembull reference edhe sot, është Franklin Delano Rossevelt, presidenti më jetëgjatë i saj dhe njeriu që e bëri atë të madhe në arenën ndërkombëtare. - E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është frika. - Jo pak herë këto fjalë u kthyen në një notë frymëzimi për mua në vitet më pas. Nuk do ta kisha menduar kurrë që do të njihja Amerikën edhe nga një tjetër këndvështrim. Kjo ishte N’Utopia. Shteti i themeluar nga John Lennon u implementua në ASKUND. Sigurisht që jo nga amerikanët. Aty njoha Trojën. Është ajo historia e bukur që kam shkruar dikur, – më thotë Koloneli F., – nuk i dihet mbase një ditë do t’i rikthehem asaj për t’iu dhënë një tjetër histori të bukur përplasjeje e ringritjeje në iniciativën e lirë. Siç thonë amerikanët: In God we trust! Në Zot ne besojmë! Le të vazhdojmë të punojmë fort e të besojmë se një ditë secili prej nesh do të ketë ndërtuar Amerikën këtu në vendin e tij. Le të frymëzohemi prej vlerave të saj e të mos dorëzohemi kurrë nga vizioni ynë. E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është frika. Mos ta harrojmë kurrë këtë. Le ta vrasim këtë frikë duke e implementuar edhe ne frazën e famshme të “mos më nëpërkëmb” në mentalitetin tonë të ngritjes së sistemit të iniciativës së lirë në Shqipëri. Vetëm kështu ne do të arrijmë ta zhdukim njëherë e përgjithmonë ASKUNDIN. – Siç kuptohet vlerat e shpirtit të lirë amerikan ishin ngulitur thellë në qënien vetëformuese të Kolonelit F. Amerika vazhdonte të ishte një shembull frymëzimi për të.

Faqe 106


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

16 ASKUNDIN e zhduku KOHA. Ajo u nxit nga Librat të cilët frymëzuan Punën. Falë tyre kaluam në epokën KOHË. Ngritëm Ëndrrën më të bukur dhe e lamë të lirë vizionin tonë. – Kështu tha Koloneli F. - Një mëngjes janari, na u desh të fillonim gjithçka nga zero. Ëndrra më e bukur lindi nga energjia dhe pasioni për t’u ringritur, i një stafi me një eksperiencë me dekada në arsim dhe në Themelimin e Menaxhimin e më shumë se një Institucioni dhe Qendre Arsimore. Zoti nuk na braktisi! Ne vazhduam të besojmë tek Dija. Gjithmonë kam besuar tek Dija, e kam besuar këtë edhe si një detyrim. Ajo është një urdhër i vjetër. Një urdhër që njerëzimit iu dha nëpërmjet vetëm një fjale: LEXO!. Leximi është sekreti që të sjell dritën. “Fiseve të dënuara me Njëqind Vjet Vetmi nuk iu jepet më asnjë shans i dytë mbi tokë”, – thotë Gabriel Garcia Marquez, - por unë besoj se kjo ndodh vetëm për makondasit. Në ASKUND ishte ndryshe. Njerëzit nuk iu dorëzuan vetmisë. Në një formë a në një tjetër, mirë a keq, me mbretëri a diktaturë, ata luftuan për të dalë prej tij. Ata nuk rreshtën së kërkuari sistemin që do t’i bënte të kthenin në kurën e duhur virusin e domates. Ata vranë frikën dhe u përplasën me të. Prej shekujsh kjo tokë e kishte zbuluar mesazhin e shansit të dytë: - “Botës do t’i vijë fundi pikërisht atë ditë kur njerëzia do të udhëtojë në klasë të parë, ndërsa letërsia në vagonin e mallrave.” - Gabo kishte të drejtë. Libri ishte kura më e mirë. Makondasve iu deshën njëqind vjet vetmi për ta kuptuar këtë. Por atëherë ishte shumë vonë. Askundasit e kuptuan shumë më përpara se qindra e qindra vjet. Shqiptarët e kuptuan këtë. Ata luftuan fort për dijen. Kështu ndodhi që në ASKUND erdhi murgu katalanas Niko Katalani, kështu ndodhi që në ASKUND erdhi Harry T. Fultz dhe Çarls Hollingshed, kështu ndodhi që në askund lindi Kolegji Franceskan, kështu ndodhi që në ASKUND erdhën Petro Nini Luarasi, Dhaskal Todri, Stefan Bardhi, Gjergj Fishta, Patër Anton Harapi, Hoxha Tahsin e shumë e shumë të tjerë. Kështu ndodhi që në Shqipëri lindën Rilindasit e Rilindjes Kombëtare. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte frymëzimi i tyre. Ata iu bashkuan Doktrinës Kastriotase dhe i dhanë dritë Shqipërisë. ASKUNDI kishte etje për Dije. ASKUNDI po kërkonte dritë. Kështu ndodhi që erdhën Dishepujt e Dijes… Kështu ndodhi që nga kjo tokë lindën Frashërllinjtë, kështu ndodhi që kjo tokë nxorri Aleks Budën, nxorri Faik Konicën, nxorri Fan Nolin që e bëri Shekspirin e Servantes t’i flisnin shqip Europës dhe mbarë botës. Kështu ndodhi që erdhi Ismail Kadare, kështu ndodhi që erdhi Dritëro Agolli, Kasem Trebeshina, Petro Faqe 107


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Marko, Martin Camaj e shumë e shumë të tjerë. ASKUNDIN e zhduku Dija. Kështu ndodhi… Për të zhdukur helmin e virusit të domates, gjaku shqiptar kërkonte Dije. Etja ishte e papërballueshme. Ajo u injektua si një trup pozitiv tek çdo shqiptar i mirë dhe i lig. Fakt për të është edhe historia e kalorësit më të madh të të gjitha kohërave, zotërisë së tij Don Kishotit të Mançës. Servantes nuk do t’ia kishte dhuruar botës kurrë atë nëqoftëse kapedani shqiptar i grupit të piratëve që e morrën peng Arnaut Mami mos t’i kishte dhuruar lirinë. Kështu ndodhi, shqiptarët e dashuruan librin. Ata e kanë kuptuar urdhërin e lashtë që iu dha njerëzimit. LEXO! Shqiptarët nuk janë makondas. Herë pas here ata u zhytën në ASKUND por as banorët e ASKUNDIT nuk ishin makondas. Ata nuk bënin pjesë tek fiset e dënuara me njëqind vjet vetmi. Prandaj patën gjithmonë një shans të dytë mbi tokë. Falë librave njerëzit do të kenë gjithmonë një histori të bukur për të lexuar dhe mësuar. Të mësosh kurrë nuk është vonë… Banorët e ASKUNDIT e kuptuan këtë… Prandaj ne themeluam Ëndrrën më të bukur. Në të gjithë tërësinë e saj ajo është konceptuar si një unitet i bashkuar njerëzish dhe kompaktësie që besojnë tek vizioni Europian i edukimit, shkollimit dhe kulturës vetjake. Vetëm kështu ne e kthyem edhe njëherë Doktrinën Kastriotase në mentalitetin tonë. Shqipëria është pjesë e familjes së vlerave europiane. Vetëm atje ne do të jemi të gjithë të bashkuar. Unë besoj se Shqipëria është një Zonjë. Ne po punojmë çdo ditë që ajo të marrë atë që i takon, një vend në familjen e madhe Europiane. Në një fushë ne e kemi arritur atë. Ishte Kombëtarja Shqiptare e Futbollit që një mëngjes na zgjoi në Europë dhe në shumë fusha po punojmë për t’ia dalë. Duke besuar tek sistemi i mrekullueshëm i iniciativës së lirë, të gjithë bashkë do t’ia dalim. Një ditë Shqipëria do të ulet si Zonjë në tavolinën e madhe të familjes europiane. Me vlera ia kemi dalë… Unë e besoj, falë Dijes dhe Punës, fizikisht një ditë kjo do të ndodhë… Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të ndihet krenar për ne! – Këto ishin fjalët e fundit që Koloneli F. shkroi në fletën e bardhë të vendosur mbi tryezën e tij. Duke më kërkuar ndjesë sepse i duhej të merrej me punë, ai u ngrit, më dha dorën dhe më dhuroi një libër të bukur për të lexuar. Ajo ishte historia e banorëve të ASKUNDIT që sot jetojnë në Ëndrrën më të bukur…

FUND Faqe 108


Fation NIKOLLA

www.timecenter.al/TimeBook

ASKUNDI

Ky libër u nxit nga iniciativa e lirë. Ai është një testament falenderimi për të gjithë Dishepujt e Dijes… Respekt dhe mirënjohje, për të gjithë themeluesit e arsimit, librit dhe për të gjithë ata që punojnë çdo ditë e më shumë për ta zhvilluar atë. Vetëm LIBRI E FSHIN ASKUNDIN… Puna na bën ta kuptojmë atë…

Fation NIKOLLA

Faqe 109


"ASKUNDI" (Prozë) - Fation Nikolla (TimeBook/timecenter.al)