ARTIKULL

Page 9

16 Javore KOHA

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

Kulturë

e enjte, 7 mars 2013

17 Javore KOHA

Qasje

Romani “ Ligatina” e Musa Ramadanit, tregon një lidhje të ngushtë mes letërsisë dhe etnologjisë. Autori ndërton ngjarjen mbi baza të mënyrës së jetës

Për Koha Javore:

Zanita Halimi / Prishtinë

Jeta moderne po ecën me ndryshime të mëdha. Thuhet se kaluara nuk mund të jetojë gjatë, sepse ajo ndërtohet, restraurohet, skalitet, pikturohet, dhe ajo duhet të shkruhet, të studiohet, të dokumentohet e të prezantohet në forma përkatëse për të. Ne, studiuesit e rinj duhet të jemi gjurmues të kujtesës shoqërore, që na transmetohet nga paraardhësit. Rrëfimet për të kaluarën, dokumentime të tyre, si dhe analizat krahasuese janë mjete të metodava bashkëkohore që na mundësojnë rezultate të dëshirueshme në këtë drejtim. Në këtë punim unë nuk do të ndalem në përshkrimin e ngjarjes në romanin “ Ligatina”, të autorit Musa Ramadani, por do të mundohem të paraqes komunikimin e këtij romani me EtnologjinëAntropologjinë kulturore. Etnologjia- Antropologjia Kulturore dhe linguistika e studiojne gjiuhën si nje formë e cila ka shërbyer për njohjen e botës, dhe na njohton se si i ka rregulluar ajo marrëdhëniet mes njerëzve, si e ka shprehur respektin, familjaritetitn etj. Romani “ Ligatina” e Musa Ramadanit, tregon një lidhje të ngushtë mes letërsisë dhe etnologjisë. Autori ndërton

Romani „Ligatina“ dhe Etnologjia ngjarjen mbi baza të mënyrës së jetës së banorëve të Gjilanit, e që në rrafshin më të gjerë komunikues do të përkujtojme se objekt studimi i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore është pikërisht mënyra e jetës së njeriut-popujve. Romanin “ Ligatina” mund ta quajmë lirisht etnografi narrative, në të cilën kuptojmë së autori ka njohuri të shkëlqyra për traditën. Në cdo ngjarje që shtron autori Ramadani, mund të mirren informata të bollshme për të kaluarën, madje, si në askpetin gjeografik, kulturor, ekonomik e atë historik. Herbert Blumer (1969) një herë ka argumntuar se konceptet shoqërore sa janë procedurale janë edhe teorike. Ato nuk ofrojnë vetëm kuptim, por edhe na senzibilizojnë për mënyrat e përqafimit të botës empirike. I tillë është rasti me Etnografinë Narrative. Koncepti është teorik në atë që specifikon një fushë një objekt- hulumtimi, praktikë narrative. Kjo çështje shfaqet procedurale në aspektin që rekomandon se metodat janë të rëndësishme për të kapur materialin empirik në kontekstin e tij të kompleksitetit. Romani në fjalë mund të shërbejë njëheritë edhe si nje dokument për qytetin, meqë për fat të keq asgjë nuk ka mbetur nga arkitetkura e vjetër e qytetit të Gjilani. Ura e Maskatarit ( gjeneratat e reja nuk kanë fare njohuri se Gjilani ka patur urë e lë më të dijnë së ku ka qenë e vendosur kjo urë), Kafeneja e Maskatarit, Hanet e ndryshme, kalldërmi, shadërvani, shtëpi të vjetra, sahat kulla etj nuk janë më pjesë aktuale të qytetit, por ende mund të jenë vetëm në kujtesën e të moshuarëve, që

tregojnë se dikur kanë ekzistuar. Pra, këto ndërtime paraqesin një arkitekturë të veçantë të kujtesës historike. Kur e them arkitekturë, dua ti referohem John Ruskinit, i cili për arkitekturën ka thënë” Ne mund të jetojmë pa të, dhe të admirojmë pa të, por ne nuk mund të kujtojmë pa të. (Ruskin 2002). Gjilani është shquar edhe për zejtarinë,

zejen e qeleshpunuesve, nallbanëve, teneqexhinjve, vorbëtarëve, armëpunuesve , tregtarëve të njohur si, tuxharë etj, ndërsa autori Ramadani e përshkruan shumë mirë në ketë roman rëndësinë e kytëre zejeve për qytetin. Po ashtu për zejen e qeleshpunuesve, tregon edhe materilet përpunuese për ndërtimin e plisit. Zejet, përkatësisht

punëtoritë e dyqanet zejtare kanë qenë të vendosuara të gjitha në një vend, ku edhe i kanë dhënë qytetit një pamje më të veçantë. Sot këo zeje e zejtarë nuk ekzistojnë më, përveç artëtarëve të shumtë, të vendosur prapa xhamisë Atik në qendër të qytetit, të cilët përkujtojnë se dikur kjo hapësirë ka qenë vend i zejtarëve. Këto zeje gjithashtu kanë paraqitur edhe një vlerë ekonomike dhe ambientale, respektivisht hapësinore, sepse kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik-urban dhe në strukturën e panoramën e vendit-qytetit. Zakonet e festave pagane, si të shëngjergjit, po ashtu edhe atyre fetare si dhe ritualet e dasmave dhe të vdekjes, gjithashtu zënë vend në këtë Roman. Njëhëritë mund të informohemi edhe për besime e bestytni të ndryshme që kanë patur qytetarët në atë kohë, e që disa prej tyre, por mjaft të moderuara i gjejmë të praktikohen edhe sot në familjet e këtij qyteti. Romanet e këtilla tregojnë se kujtesa shoqërore zbulon dhe identifikon të kaluarën si mbetje e rëndësihme në jetën e njerëzve. Por, na ndihmon ta kuptojmë më mirë të sotmen dhe ta vlerësojmë të kaluarën si trashëgimi tonën jetësore e kulturore. Autori dhe romani Ligatina na ndriçopjnë elementin e pashmangshëm të quajtur etnokulturë në antropologjinë moderne, dhe komunikimin e shkëlqyeshëm të autorit me këtë rrafsh etnokulturor. Pierr Nora e konsideron kujtesën shoqërore si një medium tradicional për ta kuptuar të kaluarën. Në këtë rast edhe Romani “ Ligatina” paraqet një medium, sepse si i tillë është në gjen-

dje ta konsumojë bazamentin etnokulturor, të komunikojë, të ofrojë informata për ngjarje apo bëma të caktuara, në vende e kohë të caktuara. Ne jemi të lidhur me kujtesën shoqërore nga ngjarjet e kaluara, të cilat mund të jenë të shprehura në momente e në forma të ndryshme, duke lexuar apo dëgjuar, ose në përkujtime dhe në raste festive ku njerëzit mbledhen së bashku që të kujtojnë në mënyrë të përbashkët një akt solemn, heroik ose ndonjë tjetër të përmbushur nga anëtarët e një mjedisi antropologjik kulturor e të një grupi njerëzor.. Rrëfimet në këtë Roman përveç informatave, mund të shërbejnë edhe si metoda hulumtuesë për etnologun. Personazhi kryesor i Romanit nëpërmjet të cilit ndërtohet e tërë ngjarja, informatat i ka mbledhur në bazë të vëzhgimit pjesëmarrës në vende të ndryshme të qytetit si: tek berberi, këpuctari, qeleshpunuesi. Vëzhgimi pjesëmarrës në Etnologjinë dhe Antropologjinë Kulturore është një prej metodave më të rëndsishme për punën hulumtuese në terren. Romani “ Ligatina” , si dhe romane të tjera të ngjashme me këtë, janë të një rëndësie të veçantë, sepse në rend të parë shfaqen si përcaktuese të kohës. Po ashtu paraqesin një material të rëndësishëm dokumentues dhe në vete përmbajnë vlerë simbolike, si ato të trashëgimisë tradicionale dhe gjithsesi vlera për shprehjen e identitetit të një komuniteti më të gjerë. Autori në këtë roman ka potencuar diçka shumë të rëndësishme për qytetin e Gjilanit, e që as sot nuk egziston. Në mikrolokalitet që përmendë autori Ramadani, do të ishte e pritshme të jetë ndërtuar ndonjë muze, por as tash në kohën tonë kur vlerësohen lartë të mirat e trashëgimisë kulturore, nuk meditohet për diçka të tillë., Qytetarët e Gjilanit, por edhe institucionet gjegjëse për trashëgimi, besojnë se nëntoka e Gjilanit me rrethinë “vlon” nga objektet, të cilat posa të shihnin dritën do të fitonin vlerë muzeale”. Këtë e potencoi autori Ramadani para më shumë së 3o viteve, ndërsa sot kujtimet për qytetitn vdesin për cdo ditë. Ky roman, me vlera e karakter etnoantropologjik, edhe sot na jep një porosi shumë të qartë: për ta ruajtur kujtesën dhe historinë e qytetit duhet punë institucionale.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.