Issuu on Google+

Ekonomia Tranzicionit ‐ Pytje Pergjigje  (Fakulteti Ekonomik Prishtin dhe Fama Prishtin)

1. Procesi i globalizimit mund të përkufizohet  dhe analizohet ne:   Nivel boteror,   ne nivel te shtetit,   ne nivel te degëve të veqanta ekonomike,   në nivel të korporatave.

2. Tranzicionin e karakterizojne dy procese të  rëndësishme:   1. Kalimi i ish vendeve socialiste në format  e ndryshme të ekonomive dhe shoqërive  të përzieradhe bashkangjitja e atyre  1


proceseve të globalizimit botëror,  2. kalimi i vendeve në një ekonomi të  zhvilluar të tregut në të ashtuquajturën  shoqëri post‐industrialiste.

3. Tranzicioni botëror mund të analizohet  përmes këtyre dimenzioneve: 1. Dimensionit të ekonomive globale 2. Sistemeve të shteteve‐kombeve 3 . Rregullimi ushtarak me përmasa botërore 4. Ndarje ndërkombëtare të punës 5. Rrezikut të ndotjes së ambientit

4. Me intenzifikim dhe zgjerimin e  ndërmarrësive ekonomike kanë ndikuar këto  2


shkaqe: Marrëveshja e Briton Woods‐it, Kjo  marrëveshje dha kontribut të qmuar në  shvillimin e shkencës dhe teknologjisë, dhe  mbarimi i luftës së ftohtë.

5. Partnerët kryesor përmes të cilëve  realizohet procesi i globalizimit 1. Kompanitë dhe bankat multinacionale 2. Fondi Monetar Ndërkombëtar 3. Banka botërore 4. World Trade Organization (Organizata  botërore e tregtisë)

6. Tri format e korporatave multinacionale  janë:

3


1. Etnocentrike 2. Policentrike 3. Gjeocentrike

7. Në vendet në tranzicion gjatë realizimit të  procesit të globalizimit janë aplikuar dy  koncepte: 1. Koncepti intenziv – Big Bang, 2.  Koncepti gradual – Step By Step.

8. Ndërtimi i marrëdhënieve në kuadër të  treshes (SHA‐JAPONI‐UE) shprehet përmes  këtyre 3 koncepteve kryesore: 1. Lufta ekonomike midis tyre 2. Zhvillimi i harmonizuar i ekonomisë së tyre 3. Diferencimi ekonomik midis tyre 4


9. Entropia paraqet gjendjen në të cilën sistemi  nuk ka energji, pra sistemi ka humbur  energjinë në bazë të së cilës ka funksionuar.

10. Fondet investive të ‘sistemit të rezervave  për investime publike’ (PRIS) formohen nga 4  burime kryesore: 1. Fondet e paangazhuara 2. Fondet për pensionet e nëpunësve shtetëror  dhe lokal, 3. Fondet për pensionet e sindikatave të  organizuara në sektorin privat 4. Burimi kryesor i formimit të kapitalit publik  përbën një pjesë të kapitalit privat, i cili mund  të investohet në mënyrë jo racionale dhe të  5


gabuar.

11. Fazat e procesit të tranzicionit janë: 1. Përkufizimi i formulës ekonomike 2. Eksploatimi i formulës ekonomike 3. Qeverisja me formulën ekonomike

12. Dy ligjet ekonomike në periudhën e  tranzicionit formulohen nën ndikimin e dy  faktorëve:  1. Ndikimin e kalueshmërisë,  2. Në ndikimin e domosdoshmërisë së  zhvillimit të formave dhe marrëdhënieve të  reja.

6


13. Me qëllim të kufizimit të konflikteve etnike,  religjioze, racore dhe qytetëruese ndërmjet  shteteve të europës juglindore në fund të v.  1998 lindi ideja për krijimin e “Paktit të  Stabilitetit”.

14. Rreth Paktit të Stabilitetit ekzistojnë dy  koncepte: 1. Koncepti Pesimist – e cilësojnë të dështuar 2. Koncepti Optimist – e cilësojnë si të  ardhmen e ballkanit

15. Tryezat e Paktit të Stabilitetit janë: 1. Tryeza e parë – Demokratizimi dhe e drejta e 

7


njeriut 2. Tryeza e dytë – Ristrukturimi Ekonomik 3. Tryeza e tretë – Probleme të sigurisë

16. Objektivat e Paktit të Stabilitetit janë: 1. Krijimi i një mjedisi tësigurtë 2. Nxitja e sistemeve të qëndrueshme  demokratike 3. Përmirësimi i situatës ekonomike dhe  shoqërore në rajon

17. Me nocionin modernizim nënkuptojmë atë  proces i cili ngërthen në vete: industrializimin,  urbanizimin, arsimimin, pasurinë, struktura të  zhvilluara, mobilizim shoqëror dhe  8


llojllojshmëri të profesioneve.

18. Karakteri i dyfisht i pronës shprehet përmes  përkatësisë dhe përvetësimit të përhershëm  dhe të njëkohshëm.

19. Elementet përmes të cilave shpjegohet  esenca e lirive ekonomike janë: 1. Të drejtat mbi pronën, 2. Liria e kontraktimit, 3. Liria e tregtisë, 4. Norma e ulët e tatimeve.

20. Ekzistojnë dy qasje rreth titullarit të pronës:

9


1. Koncepti pronësor i pronës 2. Koncepti jopronësor i pronës

21. Në teorinë marksiste dallohen tri forma të  pronës: 1. Prona e përbashkët, 2. Prona shtetërore/shoqërore, 3. Prona private

22. Kriteret e procesit të transformimit dhe  privatizimit të pronës janë: 1. Efikasiteti ekonomik 2. Drejtësia 3. Shpejtësia

10


4. Madhësisë së zhpenzimeve dhe masës

23. Modeli i privatizimit intern zbatohet  përmes metodës së shitjes së fletëaksioneve,  dhënies pa kompensim të fletëaksioneve të  emetuara si aksione interne.

24. Përparësitë e metodës interne të  privatizimit: 1. Mundëson mobilizimin e kapitalit  suplementar 2. Mundëson eliminimin e shpejt të një pjese  të kapitalit shtetëror/shoqëror 3. U mundëson punëtorëve që të fitojnë një  shkathtësi të re sa i përket motivit pronësor.

11


25. Modelet e privatizimit ekstern zbatohen  me anën e shitjes së fletëaksioneve ose  shpërndarjes së tyre pa kompensim popullsisë  ose grupeve të ndryshme sociale të popullsisë.

26. Metodat të cilat zbatohen në kuadër të  privatizimit ekstern: 1. Rexhistrimi publik i fletëaksioneve 2. Shitja private e fletëaksioneve 3. Shitja e mjeteve të ndërmarrjes  shtetërore/shoqërore 4. Huazimi dhe kontratambi menaxherin 5. Shitja eksterne e fletëaksioneve  investitorëve të jashtëm

12


6. Privatizimi i pronës përmes investitorëve  institucional 7. Privatizimi i pronës përmes korporatave  holding 8. Privatizimi i pronës përmes shpërndarjes së  fletëaksioneve pa kompenzim

27. Në kontrollin joefikas në ndërmarrje  publike ndikojnë këta faktorë: 1. Zëvendësimi i qëllimit shoqëror me atë  publik 2. Ndikimi gjithnjë më i madh i politikë në  procesin e pregaditjes dhe aprovimit të  vendimeve në ndërmarrje publike 3. Ngecja e efikasitetit intern të agjensive

13


28. Procesi i transformimit të pronës shoqërore  publike në pronë private në vendet e botës së  tretë është inicuar për shkak të situatës së  vështirë ekonomike. Indikatorët e kësaj situate  janë: 1. Ekzistimi i borxheve të mëdha 2. Ngecja e zhvillimit të kapitalit, sidomos të  tregut të letrave me vlerë 3. Kapitali tejet modest, i cili ndodhet në pronë  private

29. Modelet të cilat janë përdorur gjat procesit  tëtransformimit dhe privatizimit të pronës në  disa vende në tranzicion janë: 1. Shpërndarja dhe shitja e fletëaksioneve  14


punonjësve dhe menaxherëvenë kuadër të  fletëaksioneve/ndërmarrjeve interne 2. Shitja e ndërmarrjeve investitorëve të huaj 3. Privatizimi masiv, respektivisht ndonjë  verzion i privatizimit me kupon 4. Blerja me kredi ose shitja e manipuluar  (shitje me çmime simbolike njerëzve të afërt  me partinë në pushtet

30. Procesi i privatizimit të shpejt përmbush  këto kritere të privatizimit: 1. Kriterin e shpejtësisë 2. Kriterin e drejtësisë 3. Kriterin e qeverisjes

15


31. Detyra themelore e AKM‐së është  menaxhimi i procesit të privatizimit të  ndërmarrjeve me kapital shoqëror dhe të  ndërmarrjeve publike dhe likuidimi i  ndërmarrjeve pa perspektivë.

32. Esenca e ‘Spin‐Off’‐it të zakonshëm mund  të spjegohet nga fakti se në emër të një  ndërmarrje me kapial shoqëror AKM themelon  një ose disa firma subsidiare në të cilat do të  barten dhe interesat në të gjitha ose në disa  pjesë të mjeteve të ndërmarrjes në kapital  shoqëror.

33. Esenga e ‘Spin‐Off’‐it special qëndron në  faktin se ai përbën disa elemente të tjera  cilësore në vetëvete në krahasim me Spin‐Off‐ 16


in e zakonshëm. Përveq qmimit më të lartë të  ofertes merren parasysh edhe kritere të tjera  të ofertimit, duke u bazuar në rregullat e  tenderit. Në kuadrin e këtyre rregullave  merren parasysh edhe disa kushte, siq janë  norma minimale e punësimit, planet e biznesit,  duke përfshirë edhe investimet e investitorëve  potencial, vazhdimi i veprimtaris së njejtë etj.

34. Prona e mirëfillt private është garanci e cila  shpie në drejtim të shoqërisë së hapur.

35. Reformat Strukturore sjellin zvogëlimin e  numrit të ekonomive të vogla fshatare  jorentabile.

17


36. Modelet e privatizimit të pronës në Kosovë  janë: 1. Spin Off i zakonshëm 2. Spin Off special 3. Modeli i likuidimit të ndërmarrjeve me  kapital të zhveshur

37. Fushat në të cilat më së shpeshti paraqiten  sinjalet e korrupsionit janë: 1. Rishpërndarja e mirëqenjes 2. Vjelja e taksave 3. Furnizimi shtetëror 4. Emërimet në qeveri 5. Pushteti lokal

18


6. Lidhjet familjare 7. Korrupsioni politik‐infiltrimi i korporatave  politike në donacione

38. Shkaqet të cilat ndikojnë në paraqitjen e  korrupsionit dhe të kufizimit të lirive  ekonomike, veqanërisht në vendet me një  demokraci të re janë: 1. Marrja e kredive nën çmimin e tregut 2. Kontigjentet për mallëra dhe shërbime të  caktuara 3. Ndërmjetësimi i qeverisë 4. Kontrolli i çmimeve dhe rregullimi i jetës  ekonomike 5. Formimi i fondeve të fshehta dhe të 

19


diskrecionuara, etj

39. Në vendet jodemokratike me një ekonomi  të dirigjuar si shkaqe kryesore të paraqitjes së  korrupsionit janë: 1. Kontrolli i çmimeve 2. Normativizimi i theksuar 3. Kufizimi i lirive individuale

40. Format e korrupsionit janë: 1. Korrupsioni Pasiv – verzioni i zakonshëm apo  i thjeshtë. 2. Korrupsioni Aktiv – Verzioni i lehtë dhe i  rëndë

20


3. Korrupsioni i Zi 4. Korrupsioni i centralizuar 5. Korrupsioni i decentralizuar

41. Monopolet mund të krijohen pëmes këtyre  rrugëve korruptuese: 1. Formimi i monopoleve përmes korrupsionit  primitiv 2. Formimi i monopoleve përmes korrupsionit  shtetëror

42. Pastrimi i parave realizohet në  bashkëpunim me: shtetin, mafinë dhe me  njerëz afarist.

21


43. Sipas disa vlerësimeve, tre faktorë kan  ndikuar në këtë bashkëpunim: 1. Liberalizimi i plotë i lëvizjes së kapitalit 2. Rritja dhe qmilitarizimi i transaksioneve  financiare 3. Rritja e numrit të këtyre vendeve në të cilat  këto transaksione mund të realizohen dhe në  të cilat tolerohet kriminaliteti financiar

44. Modelet e privatizimit që ofrojnë motive  më të fuqishme për korrupsion dhe plaqkitje  janë: 1. Blerja me kredi 2. Shitja e manipuluar

22


45. Me nocionin kleptokraci kuptojmë  ndërhyrjen gjithnjë e më të shpeshtë të  qeverisë në aktivitetet ekonomike, duke  përdorur gjithnjë e më tepër masa restriktive.

46. Lufta kundër korrupsionit në mënyrë  sistematike përfshinë në vete: 1. Hartimin e strategjisë 2. Teknikat dhe modelet intelektuale

47. Në vendet në tranzicion si modele të  zvogëlimit të korrupsionit konsiderohen: 1. Decentralizimi rajonal 2. Eliminimi i rregulloreve të tepërta 3. Institucioni i ‘autonomisë së revizorëve’  23


duhet të shëndrrohet në ‘qej roje’ 4. Formimi i institucioneve të ‘prokurorit të  posaqëm’ dhe inspektorit të ‘përgjithshëm’

48. Ekzistojnë tri vlera themelore të cilat luajnë  rol vendimtar në përcaktimin e ndonjë sistemi  ekonomik: Efikasiteti, Drejtësia, Demokracia.

49. Segmentet e liberalizimit ekonomik janë: 1. Liberalizimi i çmimeve 2. Lufta kundër çdo forme të monopolit 3. Liberalizimi i marrëdhënieve ekonomike me  botën e jashtme 4. Vendosja e marrëdhënieve midis vendeve në  tranzicion dhe institucioneve ndërkombëtare  24


financiare

50. Në kufizimin e lirive ekonomike në vendet  në tranzicion ndikojnë këta faktor: 1. Logjika e organizimit bazik qëndron në  kundërthënie me logjikën ekonomike 2. Etatizmi i theksuar në bashkëveprim me  egalitarizmin 3. Mungesa e kredibilitetit të ideve liberale  gjatë realizimit të reformave ekonomike me  këto vende

51. Masat që ndikojnë në eliminimin apo  zvogëlimin e kufizimit të lirive ekonomike janë: 1. Forcimi i konkurencës dhe alokacioni i tregut

25


2. Zvogëlimi i shpenzimeve të transaksionit 3. Respektimi i rregullave joformale dhe  formimi spontan i insitucioneve 4. Zgjerimi i bazës dhe zvogëlimi i normës të të  hyrave të realizuara të shtetit 5. Derregullimi i ekonomisë

52. Parimet të cilat i ngërthen në vete sistemi  politik i Turqisë bashkëkohore: 1. Pluralizmi 2. Republikanizmi 3. Nacionalizmi 4. Sekularizmi 5. Reformizmi

26


6. Sovraniteti shtetëror

53. Qeverisja me periudhën e tranzicionit  ngërthen në vete: 1. Sinkronizimin e politikës ekonomike në  periudhën e tranzicionit 2. Sinkronizimin e sistemit të ligjeve në  periudhën e tranzicionit

54. Politikat aktive të tregut të fuqisë punëtore  janë: 1. Punët aktive komiosionare 2. Punët e subvencionuara 3. Punët publike

27


4. Trajnimi dhe ritrajnimi

55. Në aspektin e trajnimit të zhvillimeve  shoqërore, në teorinë dhe praktikën shkencore  ekzistojnë dy qasje: 1. Qasja konstruktive – i ka rrënjët në  racionalizimin iluminist 2. Qasja evolutive anglosaksone

56. Prona nuk është asgjë tjetër veqse një e  drejtë e individit dhe grupeve të caktuara për  aprovimin e vendimeve lidhur me mënyrën e  shfytëzimit të objektit të caktuar.

57. Konceptin pronësor të pronës e  karakterizojnë prona private dhe prona  28


shtetërore. Konceptin jopronësor të pronës e karakterizon  prona shoqërore.

58. Karakteristikat e theksuar të pronës private  janë: 1. Prona private konsiderohet si burim i të  gjitha formave të tjetërsimit njerëzor 2. Tjetërsimi i punës në aktin e prodhimit  material si veprim i udhëhequr kundër tij nga  vetë ai 3. Tjetërsimi nga vet njeriu dhe periudha  jetësore në procesin e punës 4. Tjetërsimi i njeriut nga vetë njeriu

29


59. Parakushtet e domosdoshme për hyrjen në  procesin e privatizimit të pronës janë: 1. Qëllimi i privatizimit 2. Edukimi, i cili duhet të shoqërohetme  deideologjizmin 3. Ekzistimi i modeleve të ndryshme të  ekonomisë së tregut 4. Arritja e konsesusit të plotë shoqëror për  domosdoshmërinë e privatizimit 5. Ndërtimi i sistemit politik demokratik në  bazë të parimeve botërore 6. Respektimi i parimeve të sovranitetit politik  dhe ekonomik 7. Opinioni – Transparenca

30


60. Kushtet e privatizimit të pronës: 1. Hartimi dhe aprovimi e ligjit mbi privatizimin  e pronës 2. Zgjidhja e statusit të disa vendeve në  tranzicion në organizata ndërkombëtare 3. Përmirësimi i pozitës në ranglistën e  rrezikshmërisë për investime të huaja 4. Përcaktimi i mënyrës së prejardhjes të  pronës shtetërore/shoqërore 5. Ligji mbi privatizimit e pronës duhet të  parashihet ndarja e privatizimit në privatizim të  vogël dhe të madh 6. Në zbatimin e njëkohshëm të dy reformave:  Kushtetuese dhe ekonomike 7. Në gërshetimin e konceptit intenziv dhe  gradual. 31


61. Faktorët limitues të privatizimit të pronës  dhe depërtimit të kapitalit të jashtëm janë: 1. Simbioza e elitave politike me represion 2. Banazlizimi i projektit të privatizimit të  pronës dhe banalizimit të shtetit 3. Dituria e kufizuar për procesin e privatizimit  të pronës dhe banalizimit të shtetit 4. Problemi i punësimit 5. Privatizimi intern i pronës 6. Mbrojtja sociale

62. Me qëllim të depërtimit të kapitalit të huaj  në ekonominë e Kosovës në tërësi, veqmas për  bujqësi, toka mund të jepet me koncesion, me  32


qera dhe hipotekë.

63. Korrupsioni paraqitet në këto katër raste  kryesore: 1. Në rast se oferta e ndonjë malli është më e  vogël se kërkesa, dhe kur shteti merr për sipër  shpërndarjen e resurseve të kufizuara  qytetarëve dhe ndërmarrjeve në bazë të  kritereve të caktuara 2. Në rast se ekziston mungesa për kredi dhe  kur normat e kamatësjanë të kufizuara nga  qeveria në nivel më të ulët se ai që do të  caktohej në treg në bazë të ofertës dhe  kërkesës 3. Në rasin e eksistimit të regjimit të dhënies së  lejeve për import dhe eksport për kontigjente 

33


të caktuara të mallërave dhe shërbimeve 4. Ekzistimi i kurseve të ndryshme për valutë të  njejtë

64. Katër modelet për funksionimin e shtetit  janë: 1. Modeli i parë – Fundamentalizmi i tregut 2. Modeli i dytë – Fragmentimi 3. Modeli i tretë – Pax Amerikana 4. Modeli i katërt – Koordinimi Global

65. Në aspektin teorik fleksibiliteti i tregut të  fuqisë punëtore nënkupton shtytjen në  funksionim më të mirë të tregut të fuqisë  punëtore. 34


Në aspektin praktik fleksibiliteti i tregut të  fuqisë punëtore simbolizon një emër të  shifruar për mëditje më të ulët dhe zvogëlim i  mbrojtjes së vendeve të punës.

66. Ndërvarësia midis demokracisë politike dhe  liberalizimit ekonomik bazohet në kufizimin e  njejtë të kompetencave dhe të dominimit të  shtetit në politikë dhe ekonomi nëpërmjet  futjes së lirive politike, lirisë së shprehjes, lirisë  së bashkimit dhe të protestës.

67. Dallimi mes demokracisë politike dhe  liberalizimit ekonomik është: demokracia  politike sjell një dobi të përgjithshme, ndërsa  liberalizimi ekonomik sjell përfitime të mëdha  për grupet e vogla të shoqërisë. 35


Tranzicioni