Page 4

Viti i kaluar, ishte një vit mjaft i ngarkuar në tërësi duke qenë se filloi zbatimi i Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë dhe zbatimi i tij në periudha të caktuara kohore, vështirësohej për shkak të mosfunksionimit të të gjitha organizmave të Universitetit. Një situatë veçanërisht e ngarkuar emocionalisht u krijua gjatë procesit zgjedhor, por procesi zgjedhor ishte i suksesshëm dhe stafi akademik e studentët nëpërmjet votës shprehën qartë vullnetin e tyre për organet dhe autoritetet drejtuese të Universitetit. Disa problematika institucionale paszgjedhore nuk ndikuan në mbylljen me sukses të vitit shkollor 2015-2016, duke qenë se e gjithë trupa pedagogjike ishte e angazhuar dhe nuk e uli asnjëherë ritmin e punës. Serioziteti dhe angazhimi në punë u vu re gjithashtu, gjatë zhvillimit të konkursit të pranimit, i cili u parapri nga një veprimtari promovuese me nxënësit e shkollave të mesme, të interesuar për të hyrë në UST, që u zhvillua në “City Park”. Në këtë veprimtari të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, u aktivizuan një numër i konsiderueshëm i stafit pedagogjik të drejtuar nga dekanët dhe të mbështetur nga Kancelarja dhe stafi i saj, duke përgatitur fletëpalosjet me informacionet e domosdoshme, si dhe duke punuar me orë të zgjatura për të dhënë spjegimet e duhura. Kjo bëri që tek ne të vijnë mbi 800 konkurrues dhe shpreh bindjen se rritja e mesatares dhe serioziteti i zhvillimit të konkursit, ka rritur cilësinë e studentëve të pranuar këtë vit akademik. Ndërtimi i kurrikulave të nivelit Evropian, mbështetur nga partnerët tanë në Romë, Danimarkë, Vjenë etj., ka bërë të mundur që diplomat tona të jenë të barazvlefshme me çdo vend të Evropës dhe të rritet autoriteti i shkollës sonë. Gjithashtu po përpiqemi në vazhdimësi të rrisim bashkëpunimin me institucione të tjera homologe për të bërë të mundur rritjen e cilësisë së diplomës që marrin studentët tanë. UST ka hyrë në rrugën e një reformimi të plotë, si rezultat i nevojës për ndryshim që vjen si nga: ligji per arsimin e lartë, stafi akademik, por dhe nga studentët. Organizimi strukturor dhe veprimtaria e UST bazohet në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL në Republikën e Shqipërisë”, prandaj dhe veprimtaria jonë në vitet e ardhshme do të mbështetet tek ky Ligj dhe do të kërkojë me rigorozitet nga të gjithë zbatimin e tij, duke mos lënë shteg për gabime e abuzime. E njëjta vëmendje dhe përkushtim do të tregohet në zbatimin me përpikëri të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të UST, por duke respektuar gjithmonë Lirinë Akademike. Shpreh besimin tim, që Universiteti i Sporteve në të ardhmen do të ketë zhvillime cilësore, që do të mundësojnë një përgatitje dhe formim të lartë shkencor profesional të studentëve, në përgjigje të kërkesave të tregut të punës, si dhe do të garantojë rritjen e nivelit mësimor e shkencor të të gjithë personelit akademik, duke iu përgjigjur mësë miri kërkesave të larta që shtron koha sot.

4

Fokus9 shqip  
Fokus9 shqip  
Advertisement