Issuu on Google+


Per shkakun tend.... Per shkakun tend sot jam tjeter... per shkakun tend sot germezoj mendimet per te mbytur fjalet per shkakun tend... sot dhimbja me eshte kthyer ne ndjenjen me te bukur qe kam e mpirja si korrektor mundohet te mbaje larg kureshtjen e te tjereve... per shkakun tend jasteku eshte kthyer si injeksion kundraveprues ndaj gjumit per shkakun tend endrat kane mare ngjyren e negativit te filmit te jetes ndersa koha vrashde me terheq drejt plakjes pa meshire... per shkakun tend kam harruar se kush jam e cfare dua kam lene pa jete cdo pjese te trupit tim kam shtuar rrudhat e syve e kam ngjitur buzet per te mos qeshur me kurre... per shkakun tend.. lotet shperndajne dhimbje me te forte se dje e shpirti nxjerr klithmat e vetmise se madhe... per shkakun tend.. gjithshka per shkakun tend... Sot dua te me degjosh... dua te me kuptosh... e te mos me kundershtosh sot dua vetem te degjohem qe te mos ngaterrohem.... nuk dua te dorezohem por as nuk dua te pengmbahem nuk dua te leshohem pa kuptuar cbera e per cfare e bera... sepse fale teje syve u dhashe ngjyre tjeter fytyren e vesha me make up me te shtrenjte natyral ndersa trupin me kostumin e gjallerise olimipike fale teje fjalet I sperkata me arome dashurie ne cdo minute te dites shpirtit I ndeza muziken frymembajtese e endres I fala adrenalinen qe me la pa fryme.....


tani ik...ik e mos bej ze.. mos pyet e koken mos e kthe me pas.. rruga nuk ti trash me gjunjet si dikur... e koha nuk na ndjek me bashke......

ik....se te ikur jemi te ikur ne pafundesi ‌.


Nëse do të më pyesje.... Nëse tani do të më pyesje, pse jam kështu? Kaq keq, kaq dëshpëruar, kaq helmuar, Një djall e di se si do të të kthehesha vetëm veten të shpëtoja...

Nëse tani do të më pyesje, kush të ka katandinsur kështu? Kaq shumtuar, kaq zvarritur, kaq harruar, një zot e di se çfarë do të të nxirrja vetëm dashurinë të mos e fajësoja

Nëse tani do të më pyesje, se ku u fike kështu? Në ç'vend, në ç'tokë , në ç'dhe? Një perëndi e di se çfarë do të sajoja, vetëm baltën e shpirtit tënd të mos e tregoja

Nëse tani do të më pyesje, se kur u trete kështu? Dje , pardje, apo sot? Një shenjt e di se ç'do ti tregoja vetëm kohën tonë të mos shënjoja

Nëse tani do të me pyesje, si do të vashdosh kështu? Me mua, pa mua , pa ne? Gjithë bota, e di ta thotë se si, vetëm unë nuk e mësova dot kurrë.


Me vehten Përhumb mes punëve që kam me shpresën se nuk do të mendoj më për veten. Shpërndaj gërma , fjalë, fjali brenda një llogjike, që gjykim për vehten, të mos mbetet. Copeza vëmëndjesh ndërtoj për të tjereët për të shkartisur ato që kam brenda për veten... e kur ndonjë zë më drejtohet për të më përshëndetur, përhumbjen e pjestoj në dy , për t'i dhënë përgjigje syve në pritje. Dita, minutat dhe orët I tret pa përtypur filtrat e ngjarjeve nuk mbajnë me gjurmë. Moti nuk duket më skena e shumepritur e imagjinatës që thurte veprime pa fund. Zvarritur nis dita nga pesha nje nate të shkurtër. Trupi hidhet në sulm për punë, me një mendje ende gjysëm në gjumë. Energjia instalohet pjesë-pjesë si tekat e një fëmije ndërsa koha që hedh pas, nuk I bën vend asaj që vjen... E kur nata mbështjell si avull ditën e dhunuar trishtimi më kap për fyti me frymën mbajtur peng çfare të dhashë sot? - I them vetes gjithë vëmëndje e pas pak përgatitem që një “ASGJË” të madhe të gelltis poshtë... me frymën penglëshuar. Kjo isha unë sot, Kjo do jem dhe nesër shpresa flakën e ka shuar për të qënë një tjetër...


Bashkë në këtë përvjetor.... Kërkoj fjalët në këtë përvjetor të ngjyros bukur kohën që na bashkoi por e pamundur duket kjo kur fjalës përballë teje hiç gjq nuk i shkon... e trazuar nq mendime, ledhatoj shpirtin që përkëdhelet nga kujtimet, e tretet nga ëndërrimet.. bukosem aty e tëra dhe frymarjen shtoj, pa zëra.. të veshura me mëndafsh ishin ditët që u zgjova me ty në mëndje të furishme deri në lodhje ishin rrahjet e zemrës që ti mi shkaktove të patretshme deri në bllokim ishin fjalët që ti mi thoje ti përbindësh I shpirtit tim kapërceve çdo limit të sjelljes së moralit tim... Sot kujtoj në vajtim shtrëngimin tënd që përjetshëm ma dhe për herë të parë ëndrën tënde që timen e bëre pa kthim pas Sot kujtoj rrugën që bashke morëm etjen që bashkë shuam farën që bashkë mbollëm dhe ndjenjën që bekuam të gjitha keto po I them et'shëm si ajo vera e markuar shumëvjcare që më tregove ndjej gëlltitjet që poshtë ikin bashkë me kohën tonë mizore...


Duke mos jetuar të tashmen....

Dita zvarritur e hodhi përsëri hapin me fantazinë tonë nuk ritmoi dot në shijen e saj të thartë na trazoi dhe në pritje na ngarkoi natës ja zbuluam gjumin dhe mes imagjinatash e lamë të frymoj qe qelizat e vdekura të shpirtit të pastrojë.

Koha pushtetshëm parakalon ritmin e saj pa shumë teorira ja, frymuam një ditë më shumë por gjëndje për veten nuk prodhuam dot lodhja rrëke rrëshqet e dobësuar nga shqisat që po marrin për kot... E tashmja ... fyrmon te shkuaren pa gelltitur dot te ardhmen...


Muzika e shpirtit pa shpirt...

Me tinguj muzike po i shurdhoj mendimet Se muziken e shpirtit ato ma kanë ndalur Me notat më të zgjedhura po shkreh ndjesitë Që të mpira kanë mbetur .

E kotë... ky Ritual ,me mua u mërzit.. Lodhjen, si argument ma merr kur më sheh... Dhe si rutinë preferon të më kthehet tani..

Nuk ka më tinguj si vitamina për shpirtin Nuk ka muzikë për të shpërlarë stomakun shterpë të zemrës Nuk ka me kengë për të thyer buzët nga heshtja varr Ka veç arratisje nga ti...


Fjala ...! Fjalës ja morëm frymën syve j'ua shkulëm shkëlqimin gojës nuk I lamë hapsirë të pushonte për të ridimensionuar qëndrimin edhe sot ... e kryqëzuam shpirtin që na bashkoi edhe sot …. e shkatërruan rrugën që bashkë shtruam edhe sot... prapë shkelmuam , nurin tipareve që nga dashuria u mbuluan. Lëre mos e trazo më zemërimin që nga litarët më ka dalë! Mos mi shto më barrë, mundit që zjarr më ka marrë mos e mundo gjuhën pas fjalëve rrespektndjellëse. Ato s'mund të rrinë në gjuhën e zbardhur nga pështyma që lanë pas fjalët e tua të pista... Kjo histori ! Nga fjala mori jetë e nga fjala u nxi...!


Etur për kurajë... Buza u vesh nga kafshimet e pamëshirshme gjuha u rrudh nga helmi i fjalëve të pagëlltitura dhëmbët kërcitën tehet e tyre tingëllueshëm duke e çuar gojën e pajetë në burgun e përhershëm... Ashtu shpirtlënduar për të miliontën herë grisa mendimin që me fanatizëm mbaj çdo ditë veshur për ty nga sytë, veshët dhe goja i nxora copat e prera që çdo neuron të trurit të pastroja nga doza e dhimbjes që injektove sërish aty por... kjo histori për ironi nuk mbaroi asnjëherë këtu... pazotësia në pranga ma ka vënë fjalën “LAMTUMIRE” E drobitur nga lodhja humbas shpresat për një rifillim të ri se nuk kam kurajo të shoh përgjithmonë dhe përfundimisht një Fund , vërtet të fundit tek ti koha mizorishëm kalon, pa më thënë më mirmëngjes ! dita vrapin merr pa më dhënë më të drejtën të mendoj, nata mi mbledh kockat një grusht dhe në shtrat më hedh se nuk pata kurajo as sot nga vetja të të nxjerr...


Kur shpirti foli tani...

Një puthje plot ëndje mi mbërtheu sytë në ekran… ca fjalë të shkurtra pa vështrim u ndanë, dy duar ngjitur njëra - tjetrës premtim I lanë të takohen sërish në atë anë…

E mpirë lëviza nga vendi ku u ula shkarazi, sytë më folën më shpejt se hapi… Lotët këmbëngulshëm e vizatuan shtratin në fytyrën që u shkri në habi. Mjaft ! - I thashë vetes Mos bëj kështu! Mos e torturo lotin që dhimbshëm shkulet për ty ! Patericat e shpirtit ngarkoi... dhe gjymtyrët e trupit vari tani aty! Mos u bëj budallaqe se dy veta u puthën në film ! Mos u bëj e marrë Se dy të rinj u betuan për dashurine ! Mos u huto nga fryma që I dhanë njëri-tjetrit ! Se ky realitet është I denjë vetëm në ëndërrim… Lotfrenuar eca nëpër shtëpi Dhe shpirtin peshë mbajta përbri Në ujë futa duart të prekja një realitet të ri dhe aty u kutjova se kam mbetur pa rini…


Me vehten...

Përhumb mes punëve që kam me shpresën se nuk do të mendoj më për veten. Shpërndaj gërma , fjalë, fjali brenda një llogjike, që gjykim për vehten, të mos mbetet.

Copeza vëmëndjesh ndërtoj për të tjerët për të shkartisur ato që kam brenda për vehten... e kur ndonjë zë më drejtohet për të më përshëndetur, përhumbjen e pjestoj në dy , për t'i dhënë përgjigje syve në pritje. Dita, minutat dhe orët I tret pa përtypur filtrat e ngjarjeve nuk mbajnë me gjurmë. Moti nuk duket më skena e shumepritur e imagjinatës që thurte veprime pa fund. Zvarritur nis dita nga pesha nje nate të shkurtër. Trupi hidhet në sulm për punë, me një mendje ende gjysëm në gjumë. Energjia instalohet pjesë-pjesë si tekat e një fëmije ndërsa koha që hedh pas, nuk I bën vend asaj që vjen... E kur nata mbështjell si avull ditën e dhunuar trishtimi më kap për fyti me frymën mbajtur peng... çfare të dhashë sot? - I them vetes gjithë vëmëndje... e pas pak... përgatitem, që një “ASGJË” të madhe të gelltis poshtë... duke mos e mbajtur dot frymën penglëshuar. Kjo isha unë sot, Kjo do jem dhe nesër. Shpresa flakën e ka tretur, për të qënë një tjetër...


Trupi i mallit... Mallit I vura sy të shihte por u turperua kur më pa... I tmerruar nga lodhja e gjatë e pritjes kërkoi të ikte, të ikte pa kthim pas.. Mallit I vura veshë të dëgjonte por u trondit kur degjoi ç'përralla thoja në boshllëk u shkund fort për të nxjerrë, atë... helmin që I përcolla Mallit I vura goje të fliste ah sa shume doja ta dëgjoja të fliste! Por me lot e puthje e kisha mbytur aq sa preferoi që si memec të qëndronte

Mallit I vura krahë të fluturonte larg, larg nga unë e ti I dhashë leje që jetë të kërkonte e nga ne hiç gjë të mos priste mall, mall.... ndjesi që shterpëzon shpirtin e vetëm vret... bëhu I mbarë e më dëgjo mos u kthe më nga ne se askush nuk të vlerësoi


Kur të mos jem ...

Mos më gjyko për ato që bëra... mos kërko arsye pse ika... mos humb kohë duke qarë... mos urre njeri... mos e përpëlit mes buzësh emrin tim por … mbaj kujtimet më të bukurua dhe ushqehu me to, qesh , qesh ëmbël kur të më përmëndësh emrin me të tjerë, mos e vrit mëndjen për gjëra që si bere kurre për mua por përpiqu të adhruosh ato që bëre.. ah...të lutem kur të jem duke ikur... më prek për herë të fundit ballin e ftohtë me buzet e tua të zjarrta, më shtrëngo dorën dhe me uro fat andej nga ajo rrugë ku ai gjëndet pa kursim me vër në sfond, lart.... fort lart .. muziken tonë të preferuar dhe me thuaj lamtumirë.... lamutimirë shpriti im...



Poezi ...