Page 1


2

AIESEC Cfarë është AIESEC? AIESEC aktualisht është organizata më e madhe studentore dhe një udhërrëfyes për promovimin e intershipeve ndërkombëtare. Aktualisht operon në 124 shtete me një eksperience prej 60 vitesh. AIESEC mbetet një platforme me potencial në rritje ku studentët dhe të sapodiplomuarit ndërtojne karrierën e tyre ndërkombëtare

Programet e Intershipeve ndërkombëtare të AIESEC , duke siguruar cilësi dhe fleksibilitet i vijnë në ndihmë cdo kandidati të AIESEC të zgjedhë fushën me të përshtatshme për formimin e tyre profesional. Fakti që udhëhiqet në mënyrë ekskluzive nga studentët i jep mundësinë anëtarëve të saj të zhvillojnë nivelin e tyre personal dhe profesional. Duke qënë pjesë e grupeve ose departamenteve përkatëse në AIESEC, anëtarët mund të organizojnë projekte dhe madje të jenë pjesmarrës në konferenca ndërkombëtare. .

Vizioni Ynë Paqe dhe zhvillim i potencialit njerëzor.

Impakti Ynë Platforma jonë internacionale u jep mundësinë të rinjve të zbulojnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre në mënyrë që të kenë një impakt pozitiv në shoqëri. AIESEC u jep mundësinë anëtarëve të saj të zhvillojnë një eksperience të miksuar me pozita lideri, konferencash ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në mjedise të shkëmbimit të eksperiencave globale


3

AIESEC në Shqipëri Vlerat tona Vënia në veprim e Lidershipit Ne udhëhiqemi nëpërmjet shembujve produktivë dhe inspirojme lidershipin nëpërmjet veprave dhe rezultateve.

Demonstrojmë integritetNe qëndrojmë transparent dhe në përputhje me vendimet dhe veprat tona.

Bashkëjetojmë në diversitet Ne kërkojmë të mësojmë nga mënyrat e ndryshme të të jetuarit dhe të menduarit të cilat tregojnë për një mjedis multikulturor rreth nesh.

Shijojmë pjesëmarrjen Ne rrethohemi nga një mjedis dinamik i krijuar nga një gjithëpërfshirje individësh entuziastë dhe aktivë.

Synojmë ekselencën Ne kemi për qellim të përhapim një performancë me cilësi maksimale në cdo gjë që ne bëjmë. Përmes kreativitetit dhe inovacionit ne synojmë në mënyrë të vazhduar të përmirësojmë rezultatet tona.

Të vepruarit në mënyrë të qëndrueshme Ne veprojmë në një mënyrë të qëndrueshme për organizatën dhe shoqërinë tonë. Vendimet tona marrin parasysh nevojat e brezave të ardhshëm .

Statistika 124

500 Konferenca vjetore

shtete

8,000

organizata partnere

22,500 intershipe nderkombetare vullnetare

5,000

intershipe nderkombetare

1,000,000

alumni

27,500

grupe kryesuese

100,000 2,400 780

anetare

universitete

zyra vendore


4

Export Today Prezantimi I projektit Export Today është një program I GIP I cili shfaqet në treg si një mjet për ndërkombëtarizimin e kompanive , përshtat (përgatit) kompanitë të cilat eksportojnë ose duan të eksportojnë dhe kompanitë të cilat gjenden tashmë në procesin e zhvillimit ndërkombëtarë . Nëpërmjet Export Today AIESEC u ofron kompanive mundësinë për të marrë burime njerëzore të kualifikuar nga shtetet për të cilat kompanitë janë të interesuara , kjo do ti lejojë ata të kenë akses në informacionin ndërkombëtarë në lidhje me ato shtete . Ky program u jep mundësinë kompanive për të qënë më konkurues dhe për tu rritur e zhvilluar në tregjet ndërkombëtare , përmes një shkëmbimi kulturor e ekonomik dhe një experience të shkëlqyer në tregëtinë ndërkombëtare .Kompanitë në mënyrë mjaft fleksibël kanë mundësinë për të zgjedhur profilin e praktikantëve për të cilët kanë nevojë dhe periudhen vjetore në të cilën e konsiderojnë të nevojshme praninë e tyre .

OBJEKTIVAT: • Lehtësimi I procesit të ndërkombëtarizimit dhe eksportimit. • U mundëson kompanive akses për studentet ndërkombetarë për të cilët ata janë të interesuar në përputhje me profilet e nevojshme. • U ofron kompanive mundësitë më të mira për të arritur në tregjet e huaja në kushte optimale.


5

Export Today Njohuri në lidhje me tregjet e huaja Një zhvillim ndërkombëtar ose eksportime , dhe forcim i biznesit tuaj në tregjet në të cilat aktualisht jeni prezente. Nëse kompania juaj ka nevojë për më shumë njohuri në lidhje me përhapjen dhe zhvillimin në një treg të caktuar. Një praktikant I atij tregu (vendi) është mënyra ideale për të eksploruar mundësitë dhe për të drejtuar sic duhet nje studim tregu. Njohuri të mira të tregut lokal për të identifikuar klientët potencial dhe / ose partnerët, mënyra për të përmirësuar kanalet e shpërndarjes Njohja e gjuhës, kulturës rregullave dhe zakoneve , dhe kontaktet; Njohja e kërkesave lokale, licencat, kushtet e ofrimit. Përmirësimi i marrëdhënieve me partnerët ekzistues të biznesit apo të njësive të tyre vendore; Trajnimi I praktikantëve në Shqipëri, me qëllim të punësimit të atij / asaj në vendin e tyre të origjinës; Përmirësimi I strategjive të marketingut, ose krijimi I një strategjiie të re .

  

Talent Pool 

Studentët me një prespektivë ndërkombëtare dhe mënyra të reja për të punuar.

Studentë me një background të ndryshëm të studimeve.

Studentëve të universitetit dhe të diplomuarit e kohëve të fundit deri në 30 vjeç

Me nivel të ndërmjetëm apo të përparuar të gjuhës angleze

I angazhuar me çështjet globale

Të rinjtë që kërkojnë zhvillimin e aftësive të tyre

Ata jetojnë dhe punojnë në një mjedis të larmishëm


6

Talent Pool

Përfitimet për kompanitë -> AIESEC merret me organzimin e plotë në lidhje me vizat , lejet e qëndrimit dhe vendqëndrimin (vendbanimin). Shërbimet tona koniststojnë në minimizimin e problemeve që mund të hasen kur punësohen praktikantë ndërkombëtar. -> Akses në burimet njerëzore me njohuri specifike në lidhje më tregje të caktuara dhe njohuri të mira gjuhësore. -> Akses në prktikantë të pavarur , dinamikë dhe me indicative . -> Praktikantët mund të zhvillojne kërkesat e tregut , analizën e konkurentëve , të kontaktojnë me partnerë potencial , në tregun ndërkombëtar ose të punojnë në departamente të tjera -> Procesi ynë I integrimit u jep mundësinë praktikantëve të përshtaten lehtësisht me punën dhe jetën në Shqipëri

duke siguruar që ata do të

japin një kontribut të menjëhërshëm në kompaninë tuaj.


7

Fazat e projektit

1. Identifikimi i proflit Pas rëniës dakort për të marr një praktikantë ndërkombëtar , përcaktohet detyra dhe profili i kandidatëve , bazuar në nevojat e kompanive duke përpiluar një job description për këtë qëllim.

2. Filtrimi i kandidatëve Menaxheri i projektit do të kërkojë për praktikantët të cilët u përshtaten profileve të dërguara (kërkuara) të gjithë praktikantët aplikues që kanë mbërritur në database tonë . Ata kanë kaluar përmes një procesi të intervistimit në vendin nga i cili vijnë. Kjo bëhet për të siguruar që të gjthë kandidatët janë profesionistë dhe të kualifikuar për të filluar punë .

3. Përzgjedhja nga kompania Pas një interviste online , kompania vendos nëse ndonjë prej kandidatëve u përshtatet , në të kundërt në përpilojmë një listë të re kandidatësh .

4. Visa dhe Leja e Punës & Përgatitja AIESEC do të merret me procedurat e nevojshme për vizën dhe lejen e nevojshme të punës kur është e nevojshme. Në raste të vecanta ju (kompania)duhet të dergoni disa dokumente të nevojshme për marrjen e vizës .AIESEC suporton me një trajnim intensiv , përgatitje kuturore dhe siguron një akomodim të përshtatshëm për praktikantët .

5. Aktivitetet e integrimit dhe internshipi Me mbërritjen e praktikantit , ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme si vijojnë : Pritja në Aeroport , rregjistrimi i tyre në institucionet përkatëse, dhe të gjtha hapat e nevojshme ligjore. Në ditën e parë të punës , praktikanti do të shoqërohet nga një anëtarë i AIESEC i cili do të jetë përgjegjes për të gjatë intershipit. Ne do të zhvillojmë aktivitete me praktikantin për ta adaptuar në mënyren më të përshtatshme të mundëshme me kulturën Shqiptare.

6. Vlerësimi Në mënyë që ne te mund të sigurojmë një shërbim cilësor , do të bëjmë intervista periodike me kompaninë dhe praktikantin.Ky vlerësim bëhet në fillm , gjatë dhe pas


8

Shtetet Përzgjedhja e shteteve: Duke qënë se AESEC është I pranishëm në gjithë botën dhe kompania juaj ka mundësinë të ketë një praktikant nga çdo vend, këto janë disa nga shtetet me potencial me te madh nëse jeni duke menduar për të zgjeruar tregun tuaj.


9

Investimet Investimet: Këto janë investimet që kompania juaj duhet të bëj; Për shërbimet e AIESEC dhe paga e praktikantit.

Një herë

Kujt

LEK

EURO

Kur pozicioni është i lirë

AIESEC

10.500

75,00

Kur praktikanti fillon të punojë

AIESEC

10.500

75,00

Çdo muaj

Kujt

LEK

EURO

Pagesa e praktikantit (pa taxa)

Praktikantit

35000

250,00

Pagesa e praktikantit (me taxa)

Praktikantit

38,920

278,00

Shembuj shpenzimesh

LEK

EURO

Dhoma

10.000

71,43

Ushqimi

18.600

132,86

Transporti

1200

8,57

Shpenzime të tjera

5200

37,14

Totali

35.000

250


Proposal export today shqip  
Advertisement