Page 1


skender temali

Studentja e Bolonjës Shtëpia botuese “Shtjefni” - Shkodër, 2004

- Novelë -


Redaktor: Skender DRINI Në kopertinë - Fytyrë vajze dhe Neptuni i Bolonjës Titulli i origjinalit: Studentja e Bolonjës © Të gjitha të drejtat janë të autorit e-mail: skendertemali@yahoo.com website: www.skendertemali.com ISBN: 999 99 27 4051 Design & Kopertina: Ergys TEMALI Shtypur në shtypshkronjën “Shtjefni” – Shkodër, 2004


Me Arsenin e ka biseduar që mbrëmë. Pas tri orëve të para të mësimit ai do të vijë ta marrë dhe do të shkojnë tek “Mjelma”. Kështu që mezi i shtyn minutat. Përhumbet dhe as që e ka mendjen fare tek ajo që thotë mësuesja e kimisë. -Keti! Është e dyta herë që mësuesja e pikas që ajo është tjetër kund. Punë e madhe! Se mos do të dalë kimiste! Ja, për dy-tre muaj dhe “adio!” kimi, matematikë, fizikë! Jashtë dritares së klasës zgjatet krahu i gjelbërt i një manjole. -Keti! Është e treta herë! Ajo përpiqet ta sundojë veten, po e sheh se nuk ka forcë. Gufi, pas bankës së saj, i thotë lehtë: -Të isha unë me tre paralajmërime do kisha fluturuar jashtë, kurse ti je vajzë profesori dhe… -Buf! – ia pret ajo duke e sjellë kokën paksa nga ai. Kështu e ngacmonin njëri-tjetrin. Ai i thoshte tash e parë “vajza e profesorit” dhe ajo, pa ia zgjatur, në vend të emrit Guf, e thërriste “Buf!”. Sigurisht që mësuesit nuk e kanë të lehtë të nxjerrin nga mësimi një vajzë, aq më shumë vajzën e një kolegu. Edhe pse babai i saj punon në gjimnazin tjetër të qytetit, mësuesit e saj kanë respekt për të në saje të emrit të mirë që ai ka në ambientet shkollore. Megjithatë Keti përjeton një ndjesi jo të mirë kur në ndonjë rast e favorizojnë, se në fund të fundit nuk është nxënëse për t’u mëshiruar. Plus që në fund të vitit të tretë e njohën të gjithë, pasi në konkursin e bukurisë ajo fitoi çmimin “Miss 4


gjimnazi” dhe kjo nuk ishte pak në mes të mbi katërqind vajzave të shkollës. Mësuesja vazhdon spjegimin. Flet për arsenikun dhe Ketit i duket se përmend emrin e Arsenit. Dhe nëse për tri herët e tjera e ndjente veten disi fajtore, kësaj radhe s’ka pikë faji. Ashtu më kot, si të dojë të mos ia lexojë mësuesja fluturimet, merr stilolapsen dhe shkruan në fletore një A. Herë të madhe e herë të vogël. Me bisht të syrit sheh Xhenin, shoqen e bankës. Edhe ajo nis e shkruan një germë, V-në. Keti e njeh të fejuarin e saj, Visarin. -Hë, të thashë?! – i pëshpërit lehtë Xheni. -Çfarë? -Se edhe ti e Arseni... Nuk pati kohë ta çojë deri në fund mendimin; Keti e kuptoi mirëfilli se ajo i ishte afruar stacionit ku prej kohësh kishte mbrritur Xheni. Mësuesja s’kishte dalë ende nga dera e klasës, kur zilet e celularëve zukatën në klasë si koshere bletësh. Ishte dhënë urdhër i prerë që në orën e mësimit të mbylleshin celularët dhe sapo vinte minuta e fundit, maturantët i shihje të rrëmoni nën bankë e të aktivizonin sekush aparatin e vet. -Miri! -Visar! -Alo, Loreta... Vetëm dy maturantë, Viola e Besmiri s’kishin nevojë për mesazhe të tilla, ashtu në bankën e fundit që ishin, ia këpusnin telegrafikisht një të puthure dhe dilnin në oborrin e shkollës ku gjithnjë kishin për t’i thënë diçka njëri tjetrit. Edhe pse kohët e fundit u vu rregull që nxënësit të dilnin nga shkolla me të mbaruar të gjashtë orët e mësimit, Arseni e pat rregulluar me rojen dhe Keti fluturonte jashtë. -Do t’i them profesorit ! – dëgjoi ajo zërin e Gufit teksa po i afrohej derës së jashtme të shkollës. Mënjanoi kokën si në orën e mësimit dhe ia ktheu: “Buf!”. Kështu që Keti edhe kësaj here i dha një fletë të bardhë 5


rojes që në sy të të tjerëve të dukej si një leje drejtorie. Roja, ndërsa bënte se po i hidhte pusulles një sy, ia hapi portën. Dy-tre “garipa” më tej u kollitën, roja i shikoi me inat, po siç dukej ajo që i kish dhënë Arseni nën dorë nuk qe veç një kafè, prandaj ai në raste të tilla bëhej më trim se çdo roje. Keti sakaq u fut për dy hapa në makinën e Arsenit. -Tashti erdhe? – e pyeti ajo. Ai e shikoi me një sy si të donte ta përpinte. Magneti i syve të tij kësaj here kishte një forcë të veçantë. -Ti seç ke?! – vijoi Keti me pyetjet e saj. -Je e tmerrshme! – tha ai. -Si e tmerrshme? -Po, ja, që më psikologjise! -Dukesh sikur fluturon! -Jo sikur, por fluturoj! Nga sedilja e pasme ku ishte ulur, ajo iu afrua dhe ai ndjeu vibrimin e zërit të saj krejt afër. -S’do ma thuash!? -Mes nesh nuk do të ketë të pathëna, - u përgjegj ai dhe ajo këtë e përktheu si një shprehje indirekte dashurie. Nuk deshi ta zgjasë më e të ecte më shpejt seç duhej. Tek Keti kishte kohë që po zhvillohej një dyzim; sa herë që mirrte një vendim, që shprehte një mendim apo bënte një veprim, një Keti tjetër i zgjohej sakaq në shpirt dhe i fliste. Kështu dhe kësaj radhe : Ai mbase po ecën normalisht, po je ti Keti që po ecën më shpejt e po shkon më larg. Gjithnjë ti ke qejf të shkosh më larg. E përse ke qejf të eksplorosh atje ku s’ka shkelur askush? Se mandej edhe ai mund të eksplorojë...Po sikur ai sot të të thotë atë që ndjen? “Ti ke arritur ta njohësh?”, se si i erdhi në mend kjo pyetje e Xhenit, kur një ditë u takuan me Arsenin si rastësisht në një klub të qytetit. “Nuk e di, herë them se po, herë...Nuk e di...”. “Ndjen për të?!” Xhenin e kishte shoqe të ngushtë. Edhe Xheni i kishte 6


treguar se ajo e Visari…Nuk kishte përse t’i fshihej… “Shpesh më del parasysh...Dhe atëherë shpirti më duket si një oaz…”. “Kjo s’është poezi, Keti...”. “E di, po unë dua që ajo t’i ngjajë një poezie lirike, një...”. Xheni, tashmë e fejuar prej muajsh me Visari, si “më me përvojë” në fushën e ndjenjave, e pyeti beftë: “Deri ku ke arritur?!” Keti qe turbulluar. Mbase ngaqë nuk e priste që shoqja e bankës ta pyeste për ato gjëra që ajo kish frikë ta pyeste dhe veten e saj. “Askund!”, i qe përgjegjur me naivitet. Xheni qeshi me shpirt dhe nuk e zgjati më. Se ish idiotësi ta pyesje shoqen e bankës për gjëra kaq intime që ishin pronë e dy vetëve dhe e askujt tjetër. Ketit se si i erdhën në mendje këto, tani që makina la qytetin dhe po i afrohej “Mjelmës” në breg të Drinit. -S’do ta dish se se pse jam kaq i gëzuar? -Oh, më fal, - e treti fjalën ajo, - po shihja shtjellat e Drinit. Përballë erdhën dy makina me një shpejtësi marramendëse, dhe kur u kryqëzuan e shpëtuan për mrekulli nga ndonjë prej atyre karamboleve vdekjeprurëse që shihnin për natë në lajmet televizive. Kështuqë nga stresi që iu krijua, e humbën fillin e mendimit. -O Zot, shpëtuam kot! – tha ajo. -Ata edhe të bien, edhe të bëjnë t’u paguash makinën, tha Arseni. -I njohe?! -Po! -Dhe çfarë koincidence, - vijoi Keti, - mbrëmë po shkruaja një poezi dhe më ishte ngulitur në mendje një varg “Në karambolet e jetës, ka një greminë...” Arseni vuri buzën në gaz. E dinte që ajo shkruante poezi. Këtë ia pat thënë Xheku, shoku i maturës së Ketit, që i jepte aq shumë informacione për të. Madje ai ia pat gjetur edhe gazetën 7


ku ajo kishte botuar një cikël poetik. Që kur Xheku i kishte vënë dorën në zjarr se ajo nuk kishte asnjë, Arseni kërkoi të mësonte gjithçka për të. Dhe Xheku përballë një krrikle birre e një mezeje të ngrohtë me të cilat e qeraste Arseni, nxirrte në tavolinë gjithçka dinte apo mësonte prej shoqeve të klasës për Ketin. -Na e prishi fillin e mendimit... – tha ajo, tashmë jo me atë kuriozitetin e parë, se ç’ishte gjithë ai gëzim i Arsenit. -Kam dy lajme të mira, po njërin do ta them tani, tjetrin...Tjetrin më vonë...Dje, vetëm dje, - i mëshoi ai zërit, fituam tre milion. -Sa? -Përse habitesh, Keti! Ka pasë raste që kemi fituar dhe më shumë! -Më shumë?! Pyeti dhe nuk mori përgjigje, pasi Arseni u përkushtua në manovrimin e makinës duke gjetur një vend në hije për parkim. Ishte hera e tretë që vinin këtu. Rrjedha e Drinit vinte deri tek këmbët e platformës, më tej fluturonin disa pulëbardha dhe një qen në stelen e tij mes shelgjishteve përballë, lehte herë pas here si për të treguar se diçka ruante në atë ishull të vetmuar. Herën e parë tek “Mjelma” patën ardhë ajo, Arseni, Xheni e Visari. Fol e qesh, trego barcoleta e gjithfarë qyfyresh. Herën e dytë...erdhën vetëm. Ketit Arseni i pëlqeu. I pëlqeu se ai nuk përfitoi nga vetmia. As tentoi t’i hidhte t’i jepte një të puthur tinzare, as t’i vinte dorën mbi të sajën, edhe pse koha kur ato hynë në lokal qe rreth nëntës paradreke, dhe pozicioni ku qëndruan ishte pas një kthine të banakut, sikur të qe bërë enkas për çiftet që të strukeshin në krahët e njëri tjetrit. Mandej takimet erdhën duke u shpeshtuar, herë pas apartamentit të saj, herë tek dera e shkollës, herë tek shatërvani në qendër të qytetit apo tek “Mondiali”, të cilën Keti e preferonte më shumë. -Të shoh njëherë!? -Si të duash? – iu përgjigj ajo, ndërsa Arseni kishte zbritur 8


dhe nuk vonoi të kthehej. -Jemi prap me fat, - tha ai. Lokali qe bosh dhe ata shkuan prap tek i njëjti vend. Prej aty shihej Drini që rridhte vrullshëm, duke shkumbëzuar si kalë i hazdisur. Arsenit i ra zilja e celularit. E ndërsa ai po aktivizonte aparatin e po i jepte përgjigje dikujt, Ketit i foli Keti: Prap bosh lokali. Pse kemi kaq boshësi rreth e rrotull? Pse? A nuk të tremb kjo boshësi? Është hera e tretë që rri vetëm me të dhe asnjëherë s’ke folur për një vlerë, për një libër të ri, për një artist, për një film, për një grup këngtarësh. Veç njëherë ai ka përmendur recitalin e një këngëtari pa kurrëfarë vlere dhe gjithnjë bisedat janë sjellë rreth boshësive, sa asgjë nuk ke shkruar në kujtesë...Ai të flet për fitimet që arrijnë në tregëti dhe ti seç ndjen. Sepse e di, se kur dikush fiton, dikush do të humbasë...pasi jeta nuk është sport ku ka dhe barazime... U përmend. Arseni vazhdonte të fliste në telefon. E kundroi si asnjëherë tjetër nga afër dhe tani më shumë se dje i dha të drejtë Violës, shoqes së klasës, kur i tha : “Hë, ç’thotë biondi simpatik?”. E ndjeu më pranë dhe harroi dyzimin e Ketit tjetër. Kamarierin Arseni e përcolli me “të zakonshmet”. Tashti Keti i qëndronte përpara ashtu fine e naive, me syrin e saj të dlirë dhe një gjoks aq pranë sa duhej të kishe të vdekur shqisen e të nuhaturit të të mos dëgjoje një erë myshku që të dehte. -Nada, Nada ishte, - tha ai, duke ditur natyrën kurioze të çdo femre. -Vërtetë?! -Është kuçkë, hedh një fjalë si punë karremi, ti e kupton, besoj? -Të betohem që nuk e kuptoj. -Vërtetë që kam miqësi, po nderen që do të na bëjë, unë nuk dua ta ha me turp... Vajza përtypet dhe e ndjen veten ngushtë. Po Arseni nuk është prej atyre që s’di të t’i lexojë mendimet. 9


-As mos çaj kokën, Keti! Unë e di se babai yt një rrogë shteti ka...Hiç mos çaj kokën! -Si të të them, Arsen, babi e ka problem shumën e eurove që duhet të paguajmë në konsullatë... -Punë që rregullohet... Tani ai ia kish zënë dorën e saj. -Si rregullohet?- pyeti Keti teksa diçka i mbështillej në krahëror. E patën biseduar disa herë në shtëpi. Kishin forcë të jetonin, por jo të investonin. Mami këmbëngulte që i ati t’i kërciste në derë Vatës, një shokut të tij që mirrej me elektroshtëpiket dhe t’ia kërkonte borxh eurot, babi jepte mendimin se Keti nëse nuk çante në gazetari në Tiranë, të vazhdonte për letërsi në Shkodër. Nuk arrinte ta kuptonte se përse po e pushtonte të tërën dëshira për të vazhduar studimet në Itali. Mbase ngaqë edhe Xheni, shoqja e bankës, po aplikonte në universitetin e Bolonjës… -M’a hëngre shpirtin, ma hëngre, - i gërmushej e ëma të atit, - s’je për këto ditë ti, jo, zëre se vajzës i erdhi martesa te dera, hë, si do bëje zotërote? -Si bëjnë të tjerët! -Po duhen miliona, ama! – ia ktheu e ëma, Vjollca. - Vetëm banketi ta shuan dy milionshin. Po si do ta çosh vajzën në shtëpinë e tjetrit, Agim? Pra, tundu e gjeji eurot për të paguar në konsullatë. Prikë s’po i bëjmë, diplomën jashtë t’ja japim... -E di mirë që s’hyj borxh. Borxhi të han kokën. Këto dialogje i kujtoheshin Ketit teksa tej disa pulëbardha silleshin mbi rrjedhën e Drinit. -Epo, gëzuar! -Gëzuar! Arseni e shikon drejt e në bebëzat e syrit. -Arsen! -As mos e sill fare ndërmend punën e eurove...Nada më ka premtuar që në konsullatë nuk do të kesh asnjë problem... -S’ma merr mendja të kem... -Nuk i dihet...Ka dhe që nuk ua kanë dhënë vizën...E 10


kujton se ç’u bë vjet me studentët?...Edhe në Tiranë, po edhe në Shkodër, me qindra studentë mbetën pa shkuar në Itali… Keti edhe këtë e dinte…Po nuk arrinte të mirrte vesh se përse atij i vinte kjo siguri nga Nada... -Punon aty? – e pyet. -Jo, po ka njërin që punon në konsullatë...dhe...ti e kupton... Nga jashtë u ndjenë zëra që vinin e shumoheshin, përplasje dyersh makinash, një e sharë vendçe. Në lokal hynë një grup djemsh dhe Arseni e ndërpreu në çast spjegimin. -Arsi! Çau! Arseni veçsa ngriti dorën në shenjë përshëndetjeje. -I njeh? -Jo! – përgjigjet Keti. -I njeh i gjithë qyteti! – vijoi ai. – Janë të tmerrshmit e Shkodrës…Ishin ata me të cilët u kryqëzuam më parë…Siç duket kanë njohur makinën time dhe u kthyen… -Po ti...? – nxitoi ta pyes vajza. Ai nuk e la të vazhdonte. -Don të thuash se ç’të lidh me tipa të tillë? Keti pohoi me sy dhe ky sinqeritet po e bindte gjithnjë e më shumë Arsenin se gjithçka i kishte thënë Xheku për të ishte e vërtetë. -Ne që merremi me tregti, këta i kemi si badigardë...Ndryshe gjen letrën nën derë... -Kam dëgjuar që tregtarëve të mëdhenj u vënë gjoba... -Prandaj duhen tipa të tilla, - sikur nxitonte ta mbyllte këtë bisedë Arseni. Keti ngrë sytë dhe e shikon. Sytë e tyre takohen. E ndjen se ai po i depërton thellë në shpirt. -Keti, çfarë thotë babi? Keti mbetet për një çast. -S’e ka me qejf fare Italinë... -Mbase për punën e eurove, - thotë Arseni. -Edhe për ato, - përgjigjet vajza, - po më shumë se në Itali nuk kam asnjë njeri ku të mbështetem. 11


-Për këtë as mos e vrit mendjen. Ti kërko në Bolonjë, se unë atje e ndjej veten si në Shkodër, do të të gjej strehim e punë, sa të ta kenë zili gjithë studentet, - thotë ai përmes një mburrjeje të lehtë. – E kam biseduar me ortakun tim…Ai ka një lokal të klasit të parë…Ma ka dhënë fjalën të të marrë në punë… Keti përhumbet një çast. E dëshiron që shokun e jetës ta ketë një njeri të tillë, që di të çajë...Po e trëmb ajo puna e eurove. Sa herë që përmenden, i lënë një shije të pakëndshme... “Mos përmes tyre ai?”...As që e ka mendjen se pëllëmba e saj është në të tijën, se gjuri i tij i ishte puthitur tek kofsha, se syri i tij po e përpin të tërin. E sheh se ka shkuar më larg se herë të tjera. E largon dorën dhe ai nuk shpreh keqardhje. -Do të rregulloj edhe unë një vizë, Keti, me ata të dhomës së tregtisë dhe do të shoqëroj... Ajo stepet. As e kishte menduar dhe as e priste një gjë të tillë. -Me ortakun Italian kam tri vjet që punoj dhe ai ka krijuar për mua një konsideratë të veçantë…do ta shohësh vetë… Nga ato fjalë vajza bëhet pulbardhë e fluturon. Ndërton figura gjithfaresh. -E di çdo të thotë të kesh mbështetje në një qytet të huaj? – pyet ai. -Është edhe Xheni, - i thotë ajo, e bindur se Arseni do të gëzohet. -Në Bolonjë? -Po, pra. Mund të marrim një hyrje sëbashku, që të mos rëndohemi në pagesë e ta kemi njëra-tjetrën. Arseni sikur tkurret, kur ajo mendonte se ai do të gëzohej. -Ka diçka që nuk shkon? –e pyet Keti, kur sheh se Arseni nuk jep asnjë shkëndijë gëzimi. -Kuptohet që unë jam për shoqërinë e pastër, po deri aty ku nuk cënohen interesat e tua…Ja, më thuaj ti, si do të veprojmë nëse unë në Bolonjë të siguroj ty një dhomë që studentët e tjerë nuk e shohin as në ëndërr? Gjithë ajo brerore gëzimi që e rrethoi, iu bë mjegull në shpirt. Bën dhe një përpjekje. 12


-Po s’mund ta marr unë Xhenin aty? Siç duket Arseni e ka menduar edhe përgjigjen: -Në fillim Keti, mandej Xheni…Edhe atë mund ta ndihmojmë më vonë…Patjetër... Muzgu në dritën e syve të saj erdhi dhe u bë mëngjes. Tërë qënia e saj u bë dritë. Vërtetë që Xheni kishte të vëllain, po me të nuk do të jetonte… -Keti! Arseni ka diçka për t’i thënë. Dora e tij prap mbi të sajën. Një drithërimë. Syri i tij që e përpin të tërën. -Arsen! -Keti... -Jo! – se si thotë ajo e bën të largohet. -Vetëm jo mos thuaj! - nxiton ai. – Keti, ti duhet ta kesh kuptuar prej kohësh se ç’ndjej unë për ty... -Arsen... Don t’i thotë diçka, po fjalët i janë ngatrruar e ia ka marrë rrjedha e Drinit. Veç pëshpërit “Arsen, Arsen”, derisa buzët e tij ia mbyllin të sajat dhe edhe ajo ndjen atë ëmbëlsi që shijon çdo vajzë që puthet për të parën herë. Vjen në vete e ndahet nga ai. Ka frikë. Kushedi sa herë në ëndërrimet e saj vajzërore i ka ardhë parasysh fytyra e tij. I pëlqente, ai vrull e energji që kishte, ajo siguri që të bënte për vete...Dhe s’kishte përse ta gënjente veten; të varfër nuk dëshironte ta kishte shokun e jetës. -Arsen! Keti e shikon drejt e në sy. Është një çast pas puthjes së parë që njeriu nuk e ndjen veten as në tokë e as në qiell. Seç ka një frikë të paspjegueshme dhe e largon dorën nga e tija. -Çfarë ke? - e pyet ai, tashmë me një një lloj ngazëllimi prej luftëtari që ka pushtuar një beden kështjelle. -Nuk e di, po ne nuk e njohim ende mirë njëri-tjetrin... Mbase nuk gjeti fjalë të tjera përmes të cilave të shprehte frikën e ndrojtjen, pasigurinë e shpresën, dashjen e mosdashjen. Po Arseni duket se nuk është luftëtar që do të ngulë shtizën e fitimtarit vetëm në një beden. Don gjithë kështjellën. 13


Djali ngrë dorën në mënyrë të pavetëdijshme dhe pranë tavolinës mbin kamarieri. -Më kërkuat, zotëri? -Jo... -Më falni, ju ngritët dorën dhe unë... Grupi i “të tmerrshëmve” ka minuta që përpushet. Arseni e lexon këtë mesazh. -Çfarë të porosin ata, paguaj unë, - thotë ai dhe kamarieri e kupton se për kë e ka fjalën. Edhe pse nga qoshka e tyre nuk i shohin tavolinat e “badigardëve”, ata e kanë marrë vesh gjithçka...Bëjnë një porosi të re plot poterë...Pastaj njëra katërshe, si në kor, duke i rënë me pëllëmbë syprinës së tavolinës, këlthet: “E kuqja, e kuqja, e kuqja do fitojë”. Dhe me po të njëjtin ritëm e agresivitet, i përgjigjet tavolina tjetër: “E bardha, e bardha, e bardha do të fitojë”. Kamarieri nis t’u shërbejë e ata sikur bien në qetësi. -Thirrjen “e kuqja do fitojë” e kuptoj pak, ka lidhje me kombëtaren tonë të futbollit, po këtë të bardhën?... Arseni vë buzën në gaz. -Bëra gafë? -Jo, jo shpirt, po s’ka të bëjë me futbollin...Është një sport tjetër me të cilin ata merren si mjeshtër të vërtetë...S’e kupton? -Jo, - përgjigjet ajo me naivitetin e lindur. -Është mishi i bardhë, është mielli i bardhë...Tregtia e vajzave dhe e drogës përtej detit ose të han kokën, ose të bën milioner...Po këta as çajnë kokën... Arseni e shikon Ketin thellë, thellë në sy, sikur do ta përpijë. E ndjen se sot e ka më pranë se asnjëherë tjetër. Ngazëllen, si çdo fitimtar. E kjo sjellje e tij, pra që nuk kërkon më shumë, Ketin e bën të thyhet. E nuk e kupton se si, po pas fërgëllimës që i pushtoi më parë trupin, tani i afron buzët e saj tek të tijat. Puthja e saj e ndez atë të tërin. I përgjigjet me një afsh që po e tërbonte. -Arsen, shpirt, më mbyte! Tani Keti nuk shihte pulëbardhë, as dallgë, as ishull me shelgjishte. Si në një kaleideskop i silleshin ngjyra gjithfaresh, në ato çaste të ëmbla bëhej pulëbardhë e kridhej në Dri, e përpirë 14


në ato shtjella ku kridhen gjithë të dashuruarit. -O shpirti im, shpirti im! – pëshpëriste Arseni dhe Keti nuk e dinte se kush e puthte më shumë, ajo apo ai. E aty, në atë qoshe të lokalit, në atë fole të ngrohtë duke gugitur si dy pëllumba, ata ndërtuan kushedi sa kështjella! Sigurinë për vizën, shtëpinë e punën e Ketit në Itali ai e shprehte pa asnjë pikëpyetje. Po se si një pikëpyetje vinte e i varej diku në horizontin e atyre ëndërrimeve Ketit. Se duke shkuar në Itali, ata do t’i mungonin shumë njeri-tjetrit. Kaq shumë e kish pushtuar shpirtin e Arsenit? Apo mbase ai i kishte të gjitha mundësitë që të vinte tash e parë në Bolonja dhe atje do të ishin më të lirë?! Sigurisht që kështu duhet të ishte, përderisa ai ishte i kushtuar i tëri për ta çuar drejt Italisë. Sa qëndruan aty? Mbase një orë, mbase edhe më shumë. Po në çdo minutë ajo e ndjente se deri nesër do t’i dukej një shekull pa e parë. Arriti të futej orën e gjashtë në mësim. -Hë? – e pyeti Xheni. Ngriti qepallat dhe me ç’i thanë sytë e Ketit, shoqja e bankës e mori përgjigjen.

* Keti me nënën e saj kishte biseduar shpesh, për shumë e shumë gjëra. Po nuk dinte se si t’ia tregonte lidhjen e saj me Arsenin. Mbase ngaqë ishte në hapat e parë duhej të priste edhe pak... Gjithsesi ia tregoi. E ëma seç ndjeu një trazim dhe, pa e zgjatur, e pyeti: -Deri ku ke shkuar? E përkthyer ndryshe, për Ketin do të thoshte në se i ishte dhënë apo jo. -Të gjitha nënat këtë pyetje bëjnë. Edhe Xheni më ka treguar se këtë pyetje i ka bërë nëna e saj kur u lidh me Visarin, edhe Rozi kështu... 15


-Budallaçkë! – ia ktheu e ëma. – Po të rinjtë e sotëm s’ta zgjasin. -Ai nuk është i tillë... -Kur arrite ta njohësh?... -Jemi në fazën e njohjes... -Atë më thuaj, se më shkatërrove... -S’jam e vogël, mami, prandaj dhe desha të të tregoj... E ashtu, nënë e bijë biseduan gjatë...Kuptohej e ëma nuk e priti keq, veç ndonjë herë sikur nuk ia kish ënda që ai ishte pa shkollën e lartë...Po gjendja ekonomike për të cilën i foli e bija sikur ia mposhti mëdyshjet…Se kishte do kohë të mira që po i fiksohej se pasja e një diplome sikur të dënonte të ishe i varfër…Shihte të shoqin, me një rrogë mjerane, shihte të motrën që punonte po mësuese…Njihte me dhjetra të rinj nga fisi e lagja që kishin kryer universitetin e silleshin varavingo rrugëve të Shkodrës apo krisnin e iknin në vende të tjera. -Duhet t’ia themi edhe babit, - tha më së fundi e ëma dhe Keti ndjeu një lloj frike. -A nuk është pak shpejt, mami? -Shpejt? – pyeti më shumë veten se sa të bijën. – E përse shpejt? -Po ja, nga që unë jam në fazën e njohjes... -Babi nuk është i humbur, Keti! Besoj se do të kuptojë... Nga dhoma e Ketit vinte zukatja e një zileje. -Prap ia ke marrë Xhenit celularin? – e pyeti e ëma Ketin, pasi këto kohët e fundit Xheni ia huante shpesh celularin e saj. Keti u skuq. U skuq se qëkur u kthye nga shkolla donte t’ia tregonte së ëmës, po u hutua dhe… -Ah, harrova të ta them, - nxitoi ta sqaronte të ëmën, Arseni më dhuroi sot një “Nokia”... -Celular? – u trëmb e ëma. -E moj ma, mos bëj edhe ti kështu, kanë edhe fëmijët e tetëvjeçares celularë... Tani e ëma kthjellohet. Dhe nis të dyshojë në të vërtetën e asaj se e bija ishte në fazën e njohjes. -Ai ta mori përsipër punën e eurove? – e pyet beftë, e 16


bindur se ajo do të ishte pengesa kryesore për të shoqin. -Po, por jo të dalë se m’i jep ai. -Po kush? -Ma, ti e njeh babin... -S’të kuptoj... -Ti duhet ta bësh për mua... E ëma shndrrohet në një pikëpyetje. Edhe nga që nuk e kupton, edhe nga që ka frikë se e bija do t’i propozojë të kalojë në ndonjë rrugë ku ajo s’ka shkelur kurrë. -Kemi Ladin në Angli, - vazhdon e bija me duart në prehërin e së ëmës. -S’të kuptoj. Ç’hyn këtu Ladi? -Eurot për shkollën do m’i japë Arseni, po ti t’i thuash babit se ato do m’i dërgojë Ladi, po me një kusht, që të mos e dijë askush tjetër. Nëna trembet. S’është mësuar të gënjejë dhe e ka frikë të tmerrshme ta bëjë një gjë të tillë në këtë moshë. -Keti! -Ma, të lutem! -Keti, nuk mundem! – thotë e ëma dhe dridhet e tëra. S’ka provuar kurrë t’u hyjë aventurave të tilla. Po Keti është këmbëngulëse. Ia ka marrë duart e saj dhe ia puth: -S’kemi rrugë tjetër, ma! Ti i thuaj se e ke bërë këtë punë dhe Ladi t’i ka nisur përmes Western Union-it. -Keti! -Ma! Këtu bëhet fjalë për jetën time! E imagjinon çdo të thotë të kryej shkollën në Bolonjë? -Keti, kush do të mbajë atje? Te kush do mbështetesh? Ti s’ke vëllain si Xheni, në Bolonjë. -O ma, Arseni i ka rregulluar të gjitha, do më sigurojë edhe punë. Unë do të kem Xhenin dhe Xheni do më ketë mua… Kështu nënë e bijë i dhanë fund asaj bisede dhe, me sa kuptoi Keti, nëna anononte më shumë nga “po”-ja, edhe pse njëherë e përmendi faktin se Arseni ishte me të mesmen. “Në fund të fundit, arsyetonte Keti, shkolla e lartë nuk është gjithçka. Se ndër mësuesit më të mirë të qytetit ishte i ati, po ç’jetë të 17


sigurtë kishin me rrogën e tij? Ç’kishte fituar dje Arseni, babai i saj i mirrte për një vit. Nga bisedat me Arsenin, kishte mësuar se ai kishte dyqan të madh hidrosanitaresh, një shtëpi trekatëshe, një vilë në plazhin e Velipojës, një motel, se bënte një tregti që pillte miliona tash e parë”... Keti shkoi në dhomën e saj të gjumit dhe formoi numrin e celularit të Arsenit. -S’më dëgjove që parë? -Jo, po isha duke biseduar me nënën... -Ia the? -Po! -Hë?! -Sekrete familjare... -Domethënë, unë ende s’jam i familjes? Krijohet një pauzë. -Fituam?- pyeti ai. -Kemi babain përpara? -Sot s’ka grua që s’e mposht burrin… Keti hesht. Ka një parandjenjë se do ta bindin babain. -A mund të dalësh sonte? -Kam dy provime nesër. -Më ka marrë malli shumë, dil! Ajo ngurron pak -Të pres tek “Mondiali”, apo dëshiron të vij të të marr me makinë? -Jo, jo, - nxitoi Keti, më shumë nga frika se ishte shpejt të bëhej objekt i bisedave të grave llafazane të pallatit - Dalim në këmbë. -Atëherë po të pres tek bashkia. Mirë? -Mirë! Keti sheh orën. Ka kohë. Babai ende nuk është kthyer nga lokali ku mbrëmjeve pi kafe me shokët, kështu që daljen nuk e ka të vështirë. Të vështirë ka kthimin. Po gjatë kësaj kohe nëna do ta ketë bërë të sajën. E ëma dëgjon që Keti hap e mbyll raftin e rrobave. -Keti! 18


-Urdhëro ma! -Ç’po bën! -Po vishem të dal. -Të dalësh?!...Po ti sikur the se ke dy provime nesër...! -Ma... -Të keqen se mos biesh në mësime...Mandej është vonë. -Në tetë erret. Nuk do të rri shumë. Nëna ka një sy ëndërrimtar. E vret e kaluara e saj. Është martuar me shkuesi dhe, siç i ka treguar Ketit, babain ka nisur të dojë pas martesës. Pra, në rini të saj , veçse ka dëgjuar e ka lexuar për dashurinë. Dhe, edhe ajo, si çdo njeri, shkon drejt asaj që s’e ka. Misteri i së panjohurës e ka emrin magnet. Sigurisht që ky magnet për të bijën është dashuria. Po si është ky Arseni? Me aq sa i tregoi e bija, një biond simpatik, i hedhur, kurajoz, që di të çajë vetëm përpara. Që ka një jetë të sigurtë. Hedh vija paralele me dy tre djem të rinj të rrethit familjar dhe se si, po i duken të qullët. Dëgjon që Keti këndon një këngë nën zë. -Keti, të keqen!... -Çfarë, ma?! – pyet ajo sikur nuk ia ka kuptuar domethënien atij shqetësimi mëmësor. -Me mend në kokë, Keti! Keti vë buzën në gaz. Gjithnjë kështu e ka këshilluar. Që kur i tha lamtumirë fëmijërisë. Shkonin me shokët në ditëlindjet e njëri tjetrit e kështu e këshillonte, shkonin në ekskursione jashtë qytetit, kështu, kështu gjithnjë... -Ma, ke të më japësh ndonjë lek?! E ëma e shikon e habitur sa s’ka. Tash sa i tha se ç’fuqi ekonomike kishte Arseni, tash i kërkon të holla... -Dua ta qeras unë sonte, ma! Si thua?! Nëna nxjerr një kartmonedhë pesëqindshe, ajo e fut në xhepin e xhinsave, i jep një të puthur në faqe, shikon orën, shqetësohet, nxiton...më shumë fluturon...

19


* Punët kanë rrjedhur më mirë se ç’e mendonte Keti. Babai ka nisur të kuptojë misteret e kësaj bote. Të ishte nul dhe diçka do të mirrte vesh. Qëndroi si pak kush mësues në shkollë të mesme qëkur u ndërruan sistemet, me shpresën se do të jetonte më mirë se më parë, por...Disa prej shokëve të tij që i thanë lamtumirë mësuesisë bënë prokopi, kush jashtë shteti e kush në Tiranë dhe tash e përshëndesin nga “Bens”-at, e marrin në telefon nga vilat që kanë ndërtuar në bregdet. Kurse ai, mbeti me atë biçikletën “Robusta”. Nejse, gjithkush ka rriskun e tij. Jeton dhe ai. Më mirë se më parë, po jo sa për të shijuar jetën plotësisht. Ka disa ditë që i ka humbur humori. Përpiqet që tisin e një trishtimi të lehtë t’ua fshehë nxënësve, po e sheh se e ka të pamundur. Sidomos në komentet letrare ai vjen e futet tinës, si ujët nën rrogoz. Ka shtyrë takimin me një shkrimtar. Dëshira e Ketit për të shkuar në shkollë në Itali e mundon. I duket vetja qyq. Edhe më shumë kur mendon se janë me qindra maturantë që janë dyndur viteve të fundit universiteteteve italiane. Vjollca, e shoqja, e gjuan më fort, kurse Keti duket se është më e shtruar. Djali, Goni, është në atë moshë që nuk ndikon në vendimet familjare. Bën hesape e nuk i dalin. Gjykon të shkojë e të lypë borxh tek Vata, niset e kthehet. S’ka marrë kurrë borxh të tillë në jetën e tij. Janë mijëra euro! Një fjalë goje! Ka një bindje se borxh merret vetëm për bukë goje! I kujtohet Fredi, një shok i tij ekonomist, tek i fliste për kreditë që kishin nisur të jepnin bankat. “E di ç’janë kreditë e këtyre bankave, o Agim?! Njëlloj si dikush që të jep një çadër në ditën me diell dhe ta kërkon kur fillon rrebeshi më i madh”. Dhe kur ia thotë këtë, bash atë ditë që po çapitej drejt dyqanit të Vatës. Dreq o punë! Se mos Vata do ia japë me fajde! As litarin në grykë s’do ia verë për t’ia larë! Po qe, pra, nuk mundet! E kështu ai po kthehej prap në shtëpi, me atë peshën që s’mund të bënte gjë për Ketin, por edhe me mendimin tjetër se 20


shkolla shqiptare kishte nxjerrë edhe yje. Edhe gjimnazet, edhe universitetet! Pastaj Keti nuk kishte ndonjë prirje të veçantë për profile të specializuara. Prirja e saj ishte o letërsia, o gazetaria! Kjo sikur e ngushëllon disi, edhe pse si për njërën edhe për tjetrën, me zemër don që vajzën ta ketë me diplomë të huaj, me diplomë që ha bukë në të gjithë botën! Që kur derën ia çeli Vjollca, e pa se ajo ka diçka për t’i thënë. Kanë një jetë bashkë dhe jo gjithçka nxjerr goja mirret vesh. Sytë e saj i flisnin, mimika e fytyrës, duart që i lëvizte sa andej-këndej. -Pa hë? Vjollca e di se ai kupton më shumë se sa fjalët që thuhen. Po përnjëheresh provon një tronditje. I shkon mendja tek Keti. Qëkur është përmendur Italia ai e vështron Ketin me një mall të paspjeguar, i duket se vajza po ikën për të mos u kthyer më...E ka vështruar dje me një sy tjetër. Ajo nuk është më Keti adoleshentja... Vjollca përthyen sërish gishtërinjtë. -Jam i bindur se diçka për Ketin do të më thuash, - ia nis ai si për të dashur t’i heq atë ngërç në fjalët e saj. -Po... -Pa thuaje të shkretën, se më çmende! Vjollca e ka menduar çdo fjalë. I përmend nipin e saj në Angli, Ladin... -E di mirë se ç’raporte ke me Ladin, Vjollca. E dijmë fort mirë se ka bërë para andej, po nuk kemi asnjë të drejtë të veprojmë kështu. -Ti je jashtë kësaj, - nxiton e shoqja. - Ashtu si kot e kishte pyetur në telefon Ketin se ku do të vazhdonte të lartën, brenda apo jashtë dhe ajo ia kishte treguar...Ai vetë i kishte thënë se do ia niste të hollat dhe kur ta kryente shkollën do ia kthente...Ç’të keqe ka? I shoqi nuk kthen përgjigje si më parë. Domethënien Vjollca e kupton. Merr nga tavolina e mesit një cigare dhe e ndez. E pi rrallë. -Ti qënke dakort?! – se si e pyet beftë. Ajo s’i kthen menjëherë përgjigje. I lë të kuptojë se po, 21


mandej thotë: -Edhe Keti! Gati sa s’fluturonte... -Meqë kjo është nga Ladi, këtu ndryshon puna... Vjollca fërgëllon. I tregon se Ladi për këtë i ka vënë një kusht Ketit, që të mos ia thotë njeriu në botë. -Ti i njeh, njerëzit e familjes së motrës sime, Gimi, e di se janë pak njerëz çaprazë e sikur ta marrin vesh, trazohet dynjaja! Pra, as ti nuk duhet ta përmendësh kurrë një gjë të tillë, as me Ladin e as me ata - e porosit ajo të shoqin. - As sot e as nesër... Ai ndez cigaren me cigare. -Po Xheni? - e pyet ai, si të dojë të sigurohet se vetmia jashtë të vret, aq më shumë për një vajzë të padalë si Keti. -Oh, do të jenë bashkë, në Bolonjë…Ti e di që Xheni ka të vëllain atje… Agimi tymos e mandej pyet: -Keti në dhomë është? -Jo, - gënjen sërish Vjollca, - doli me një shoqe. -Po sikur nesër kishte dy provime. -U përgatita, më tha, - vijoi e shoqja si për t’i hequr dyshimin dhe mendja i shkoi tek rrena më e madhe, ajo e Ladit, mandej tek tjetra, se ndërsa jashtë Shkodra po kridhej në muzg, e bija mund të ishte duke u kredhur... Fërgëlloi sërish e kjo nuk kishte se si të mos binte në sy të të shoqit. -Seç ke!? -Asgjë! -Të njoh unë ty! -Të betohem! -Moj, m’i lër ato betime e stërbetime, po më thuaj... Vjollca s’ka se nga t’ia mbajë. I tregon se Keti ka disa javë që shoqërohet me një djalë...Ai, si çdo baba, përpiqet ta sundojë veten...Mbase dhe nuk e priste që pas ikjes së parë drejt Italisë, ajo po ikte dhe drejt dikujt tjetër... -Edhe ai do të shkojë me studime në Itali? – pyet i bindur se ashtu duhej të ishte. 22


-Jo, jo, po me këtë djalin janë në fazën e njohjes. Ai e ka Italinë këtu, - ia kthen e shoqja me sigurinë se ka thënë diçka të madhe. -Mos deshe të thuash se e ka Amerikën këtu! -Kanë motel, dyqane, vila... -S’të pyeta për to! – nxiton të thotë prerë dhe Vjollca e kupton se deri tani gjithçka kish ngritur qe veçse një kështjellë prej rëre. - Ka rënë parja në dorën e horit! – pëshpërit me dhimbje ai, sa që e çarmatos fare gruan. -I kujt është? Gruaja nxiton t’i përgjigjet: -Babait të tij ia thonin Gjolekë Berati. -Gjolekë Berati?! -E njeh?!- pyet ajo e trembur, tek pa ngrysjen e fytyrës së tij. Agimi përhumbet. Thith fort cigaren. -Seç më kujton ky emër? – pyet veten, ngrihet dhe tek njëra nga ndarjet e bufesë, nxjerr një gazetë. -Në motelin me pronar Gjolekë Berati policia bëri ndalimin e dy moldaveve që dyshoheshin se do të përcilleshin drejt Italisë për prostitucion...- lexoi ai ngadalë. Vjollca stepet. Edhe i vjen keq për Ketin, edhe i vjen inat me të shoqin... -Më bëri shumë përshtypje që trafiku i moldaveve të kalonte edhe nga Shkodra, kur e lexova. Mandej edhe emri disi i veçantë i pronarit… prandaj dhe e mbajta mend... – shton ai. S’duhet të jenë shkodranë... -Nuk e di… - pëshpërit lehtë. I vjen keq sërish për të bijën. Po bën një përpjekje tjetër. -Të arrestojë policia në një motel dikë kjo nuk do të thotë se pronari është fajtor. -Nuk i dihet! – i përgjigjet Agimi dhe ndez një tjetër cigare. Biseda mes tyre u ngjen dallgëve të detit, që herë fashiten e herë kreshpohen. Mbase qe një familje e papërgatitur për këto ditë, për të përballuar edhe dallgën më të vogël. Dy ngjarjet, ajo e të hollave që do të dërgonte Ladi, nipi i së shoqes nga Anglia 23


për Ketin dhe kjo e lidhjes së saj me një djalë, sikur e bënë që vetja t’i dukej tjetër, sikur nuk ishte më ai Agimi i parë, se qe një barrë që ai s’e ngrinte dot...Dhe ja, tani del se edhe në motelin e tij... -Çfarë të ndjen zemra ty, Vjollca? -Nuk e di, po kjo puna e motelit ... Mbase gazetat ia fusin kot... -Gjithsesi ti mos i thuaj gjë Ketit...- e ndërpret ai. Babai i Ketit ndez një cigare. Se si, po këto spiralet e tymit të saj i duket se u ngjajnë spiraleve të jetës.

* Keti nuk vonon e vjen. Has tek dera e shtëpisë sytë e ndritshëm të së ëmës, heton një lëvizje të saj dhe merr vesh se gjithçka ka shkuar sipas parashikimit...Mandej nënë e bijë bisedojnë deri vonë...Keti i sqaron së ëmës se puna e moldaveve të motelit qe një rastësi...Arseni ia kishte treguar vetë, madje as që i kushtonte fare rëndësi një fakti të tillë... Vjollca tjerr mendime. Beson se kështu do të jetë, përderisa Arseni ia ka treguar vetë Ketit...Përderisa nuk ia ka fshehur...Mandej, me sytë e mendjes e sheh Ketin tek merr vizën, njerëzit që vijnë për ta përcjellë, po edhe Arsenin me të bijën në krahët e njëri-tjetrit...Rrena që i kanë kurdisur Agimit për punën e eurove nga Ladi e trëmb...Ka frikë se një ditë do të dalë në shesh dhe...Megjithatë seç ka një besim se gjithçka do të shkojë mirë...Mbase, pas disa vitesh, kur Keti të jetë fejuar, martuar e bërë me fëmijë me Arsenin, do t’ia tregojnë Agimit “rrenen” dhe kanë për të qeshur… * Kur Keti i tregoi Xhenit se do të ishin bashkë në Bolonjë, shoqja sa nuk u çmend nga gëzimi. Vërtetë që nuk do të ishin në një fakultet, pasi Xheni do të studionte për mjekësi, po gjithsesi 24


do të ishin në një qytet dhe kjo për Xhenin nuk ishte pak. Mbase do të shkonin e do të vinin bashkë me traget në pragfestash e pushimesh verore, në ditët e pushimeve do të ishin bashkë… -O zot, do të kemi njëra-tjetrën! Thotë kështu dhe mendja i vete tek Visari i saj. Kushedi sa do të gëzohej ai kur të mësonte se Xheni do të ishte bashkë me Ketin. Se ai ka një shpirt të tillë që e befason ditë pas dite. “Kur të jesh larg, unë do të dua më shumë”, i thoshte Visari. “Do të jetoj me imazhin tënd, do të jem me ty në çdo sekondë…”. Visari është ekonomist. Po s’di të bëjë llogari në dashuri. Gjithnjë përballë Xhenit ai humbet. Por fiton shpirtin e saj. Përgjërohet për të, kur janë bashkë e shikon në dritë të syrit, magjepset e mrekullohet dhe është i gatshëm të bëjë çdo lloj sakrifice që asaj t’i plotësohen ëndërrat e dëshirat. Edhe në fund të botës të shkojë, ai e di se Xheni është e tija dhe s’do të jetë kurrë aq provincial sa t’ja presë të ardhmen. Kurrë! Edhe Xheni çmendet pas tij. E ka të vështirë, domosdo, ta lërë të vetëm në breg të detit, po dallga e dashurisë i mbulon të dy. E merr në telefon Visarin dhe i tregon. Ai e jeton me shpirt gëzimin kur merr vesh se me Xhenin do të jetë edhe Keti. Që kur u fejua me Xhenin, mirrnin edhe Ketin dhe shkonin në lokale të ndryshme. “Ti ke vëllain atje, Xheni, Keti me sa më ka pas thënë s’ka njeri të afërt në Itali. Duhet ta ndihmosh…”. Xheni vë buzën në gaz. Visari edhe e kupton edhe jo. Më pas ajo diçka i çuçurit. Tani është ajo që e puth, se e sheh se ç’shpirt të bardhë ka shoku i saj i jetës. -Do të rregullohemi bashkë në një dhomë – thotë entusiazte Xheni. - O zot, ç’lajm të mrekullueshëm më dhe! Keti bën sikur nuk e dëgjon, bën sikur merret me celularin, se i vjen turp t’i thotë se Arseni ia ka gjetur dhomën dhe se ka menduar gjithçka për të.

25


* Kur sirena e tragetit i dha lamtumirën bregut të detit, Ketit diçka iu mbështuall në gjoks. Arseni i kishte zënë dorën dhe ajo më së fundi e mbështeti kokën tek supi i tij. Arseni sa nuk fluturonte. Herë e shfaqte e herë e fshihte një gjë të tillë. E puthi në sup. -Je i çmendur! – i tha ajo përmes një llastimi që e eksitonte edhe më shumë. - Këtu ka shumë shkodranë që më njohin... -Tani ti po shkon drejt një jete ku e puthura është kulturë, - thotë ai. Keti shikoi edhe njëherë nga bregu i detit. Nëna, babai, vëllai, të gjithë, po bëheshin kokrra rëre. Seç ndjeu një boshësi. Hodhi sytë përtej: tallaz rinor. Vajza e djem që qeshnin, që fshinin lotët, që putheshin, që përhumbeshin. Po shkonin që të gjithë drejt një jete të re, të ëndërruar, prandaj ekstaza e tyre ishte e ligjshme. Trageti i sotëm mund të quhej fare mirë trageti i studentëve. Arseni e shikonte e s’ngopej. -Do ma dëgjosh një fjalë, Ari? -Një? Njëmijë fjalë! -Betohu! -Për çdo gjë ta jap fjalën, po jo për atë që do më thuash! -Po ti s’e di se çfarë kam ndërmend. -Po sikur ta di? -Thuaje! -Ti do të më thuash që në dhomën që kam zënë këtu në traget, të shkosh ti me Xhenin dhe unë ta kaloj natën në poltron. Kështu? Keti befasohet. Asgjë tjetër nuk do t’i kërkonte. Se si mund t’i kthente kaq shpejt krahët shoqes së saj të bankës, Xhenit? Ai i fut gishtërinjtë si krehër në flokët e saj. -Keti! Qëkur më the mua po, ti u the lamtumirë shumë e shumë gjërave të kësaj jete… Keti e ka humbur bastin, ka humbur dhe të drejtën që ta ftojë Xhenin. Edhe pse është e bindur se ajo nuk do ta kishte 26


pranuar. E kushedi se ku ishte tani, mjafton që të mos u bëhej rodhe Arsenit e Ketit, që mezi ç’e prisnin një liri e rast të tillë. Arseni e kupton se e ka mposhtur Ketin. E përfshin për beli dhe sëbashku me të merr andej nga kabina, duke çarë me vështirësi përmes studentëve që qenë bërë mizë lisi. Sikleti për gënjeshtrën me të cilën kishin mashtruar të atin, bileta e tragetit që ia kishte hequr Arseni dhe të hollat vu që ai kishte derdhur gjatë dy-tre muajve të fundit me të, sa në një lokal në tjetrin nëpër Shkodër, herë e trembnin e herë e bënin të fluturonte në atë qiell ku njeriu për një ças nuk mendon se si ngrihet. Ajo lumturi që e kishte pushtuar të tërën që kur ishte lidhur me Arsenin sikur e bënte të harronte shumë e shumë nga kodet e familjes së tyre të thjeshtë, ku gjithçka mund t’u mungonte, por sinqeriteti ishte ai që zinte kryet e vendit, i padiskuteshëm tek secili. Madje edhe tek i vëllai, Goni. Jo se u kishte folur i ati dhe e ëma, po më shumë qe një cilësi e mëkuar që në hapat e para të jetës. Kur para një viti Xheni i pat përmendur idenë e saj për të vazhduar universitetin në Itali, Keti në të vërtetë ia pati zili, megjithatë nuk ia shfaqi, edhe për faktin se për të Italia qe mollë e ndalueme për një mijë e një arsye. Po Xheni kish vëllain në Bolonjë dhe për të qe më e lehtë se për këdo tjetër që shkon e s’di se ku të fusë kokën. Sa e sa herë Xheni e hapte atë bisedë e Keti ndjehej ngushtë. Se edhe ajo do të kishte dëshirë të shkonte me të, po ku? Me se? I kujtohet fare mirë, se qysh në vit të tretë, Xheni e përmendte tash e parë të vëllain në Itali, Orionin, përgjërohej për të, thoshte se është shpirt njeriu, po kaq...Jo më shumë...Ndërsa tani...Tani që mbi Adriatik të dyja po shkonin drejt ëndërrës, Keti me Arsenin në krah kish bërë kushedi sa hapa para Xhenit. Po për dreq, dje, teksa priste në shtëpi të vinin të afërmit e t’i uronin rrugë të mbarë, mori nga biblioteka librin e parë që i zuri dora. Qe një autor i palexuar prej saj, edhe pse aq i dëgjuar: Turgenjevi. Një libër me tregime dhe aforizma. Dhe aforizma e parë që lexoi qe “Rregulli i jetës”. Më saktë ishte një tregim i shkurtër i mbështetur mbi një aforizëm: “Do të jesh i lumtur? Mëso më 27


parë të vuash!”. Ndërsa ajo s’e kish përjetuar ashtu siç e kishte menduar, deri në ind të shpirtit, as vuajtjen e dashurisë. Gjithçka pat ardhur shpejt, mbase më shpejt nga ç’e kishte imagjinuar, hyp e zdrup në shkallën e parave që duheshin paguar në konsullatë, deri tek zgjidhja që kishte propozuar Arseni e që e kishte turbulluar atë dhe të ëmën. Se s’kishin tjetër zgjidhje për t’u gjendur si tani mbi valët e Adriatikut e në ...krahët e Arsenit...O Zot!...Se si i dukej, po rrugën drejt tij ajo e kishte nisur me një të pavërtetë...Se ai po e çonte tani drejt kabinës së tragetit dhe atje... Keti, nuk ke frikë? Ke kaq siguri e besim tek ai? Besoji njeriut kur të jep një provë, jo kur të thotë një fjalë...Do të thuash se e dha provën, të dha mbi katër mijë euro që të paguaje për shkollën në Itali...Pikërisht se hynë eurot në mes... Kabinën ai e hapi me një shkathtësi të admirueshme. Po shkathtësinë më të madhe e tregoi kur e përfshiu për mesi dhe e hodhi në shtrat. Mbase ajo donte disa fjalë të ëmbla, mbase hedhjen në shtrat e kish menduar, por jo kështu, mes një padurimi e egërsie mashkullore, po pas disa fjalëve ledhatare. Të ishte diçka më poetike...Por, siç duket, Arseni poezinë e tij e kishte ruajtur për tjetërkund, pasi dora e tij po ia hiqte bluzën ngjyrë lejla e gjithë ç’kishte veshur dhe, bashkë me to, në dyshemenë e dhomës së tragetit po binin edhe mendimet me të cilat kishte mbushur kokën para se të hynte aty. Nuk arrinte ta kuptonte, por edhe duart e saj po ia shkopsisnin pullat e këmishës së tij. I erdhi një dëshirë e hatashme ta pushtonte edhe ajo fort, fort, teksa ndjente se dora e tij po i përkëdhelte trëndafilin e zi në mes të kofshëve. -Arsen, shpirt, kujdes! Po ai dinte se ç’bënte. Gjoksi i saj po e tërbonte sërish, se me buzët e me gjoksin ai kish pasur punë që kur i kish thënë të dua. Keti, sado që shkonte kudo ai e çonte me makinë, nepër dhoma motelesh nuk i hynte. Ndërsa tani...Trageti lëshoi edhe një sirenë, mbase i tha përfundimisht lamtumirë bregut, ashtu si dhe ajo po ndjente diçka që s’i kishte provuar më parë dhe po i thoshte lamtumirë virgjirisë së saj!... 28


* Keti u zgjua grua. Arseni ende flinte. Një fashë drite që depërtonte në kabinë, ia bënte flokët krejt të artë. Ndofta se ajo inamurohej pas tij, po biond më simpatik ajo nuk kishte takuar në jetë. Ndjehej e lumtur. Po dhe frikë kishte. Para saj hapej një botë që ajo e kish parë vetëm në filma e në televizor; Arseni do të qëndronte ca ditë dhe ajo do të çante e vetme. E puthi lehtë. Ai çeli pak sytë dhe tek e pa atë mrekulli mbi të, vetja iu duk idiot që flinte. Ia ktheu të puthurën, po me një afsh që të trembte. Buzët iu ndalën në lugun e gjinjve ku s’ngopej duke pirë me etje shpirtin e saj që rridhte si katarakt. -Arsen, shpirt, - mundi të bëlbëzojë ajo - Po vdes, shpirt, mjaft, më debulove krejt, vdiqa... Po kjo thirrje e mekur e saj atë e tërboi edhe më shumë, e shndrroi në kafshë dhe Ketin në prenë e tij. Tash vajza s’dinte se ku ishte fare, në qiell, në det apo në tokë. Dinte se ishte nën pushtetin e tij, ia ndjente dhëmbët në shpatull, nën gji, në kofshë...gjithnjë më poshtë... -Arsen, kujdes shpirt! -Më thuaj të vërtetën, më mirë që fjete me mua apo të flije me Xhenin? -................ -Fol! -Me ty! – bëlbëzoi ajo, ndërsa fakti që Xheni flinte diku në një poltron të tragetit, e tundonte shumë në ndërgjegje. Arseni iu suall edhe njëherë nga para, s’linte vend pa e puthur. Tek i kishte qëndruar sipër, e pa edhe njëherë. Qe bindur se nuk ishte gabuar kur i kishte thënë Serxhios se, nëse e mirrte në punë, ajo do të ishte gjëja më e bukur e lokalit të tij. U ndje sirena e tragetit dhe djali shikoi orën. -O Zot, po ne paskemi mbrritur, - tha ai, hovi nga shtrati dhe i hodhi një grusht ujë syve. Po natyrisht që nxitimin më të madh e pati Keti. -Mos u tremb, se duam një orë të dalim! – e qetësoi ai 29


dhe ndërkohë e përfshiu edhe njëherë për beli. -Mos bëj si i çmendur, Ari... -Nuk ngopem dot... -Po si do ia bësh pa mua? -Po ti? Ajo iu var në qafë. -Nuk e di, - tha vajza me naivitetin e lindur...-Nuk e di, po nata e mbrëmshme ishte më e bukura e jetës sime. -Isha i bindur se qe vajzë... -Të gjithë djemtë aty e kanë mendjen. -Shqiptarët, thuaj, - ndërhyri ai, - se këtu...do ta shohësh...s’është fare problem...do të kalosh natën me mua, eja, nesër, mirë u pafshim!...Ke para, ke femra! S’ke para, s’ke asgjë! Keti e dëgjoi, dhe, ndërsa po krihej, seç u kujtua dhe e pyeti: -Ti ke qenë shumë herë në Itali, euro po ke patur... -Do të thuash se kam shkuar me femra? E ndërsa pyeste për të mos i lënë kohë Ketit të mendonte tjetër gjë, kishte formuluar përgjigjen: -Nuk mund të të gënjej! Po gjithnjë, një herë dhe “Çau!”. Keti u ngrys në fytyrë. -Budallaqe! Pse, prej vërteti i more këto? E përfshiu sërish nga beli. -Kaq idiot më kujtoke, që të marr sida-n prej vajzave të rrugës. Sot, me paret që kam unë, për seks nuk kam nevojë të vij në Itali. Ajo sikur u çlirua dhe ia ktheu të puthurën. Megjithatë i fluturonin si nga fundi i horizontit ca mendime të tjera. Pas pak dolën nëpër koridorin e ngushtë të dhomave dhe u gjetën në kuvertën e tragetit. -Zot i madh, sa e rëndë është. Çfarë ke futur në këtë valixhe? -S’e përballoja dot nënën, merre edhe këtë, edhe këtë, tha ajo si për t’u shfajësuar. -Në dalje duhet ta marrësh ti, - tha ai. Keti mendoi se po tallej. E ku mundej ajo ta luante vendit? 30


-E kam me të vërtetë...Se këta italianët janë interesantë...U teket ngandonjëherë dhe t’i nxjerrin gjithë rrobat në tavolinë për kontroll...Sidomos djemtë i kontrollojnë më shumë... Në dalje të tragetit u bë një kallaballëk që s’e komandoje dot. -Hymë në Durrës për një orë, këtu do të na duhen dy orë dhe s’dalim dot, - tha Keti. Arseni nënqeshi. -Mbase as dhe dy minuta, - tha ai mes një vetbesimi dhe mosbesimi që s’i fshihte dot. Në atë nënqeshje sikur fshihej një surprizë. Megjithatë, seç kishte, shikonte lart e poshtë, sikur kërkonte dikë. Edhe pse përpiqej ta fshihte, dukej i stresuar. Të njëjtën gjëndje e kish hetuar në fytyrën e tij edhe para se të hipnin në traget në Durrës. Sportelet kishin shitur më shumë bileta dhe aman, sikur të mos gjëndej atje një i njohur i Arsenit, oficer në portin e Durrësit, rrezik të mbeteshin në tokë, siç mbeten asaj nate qindra studentë. -Prap qënkemi me fat! – tha në një moment ai dhe gjithë ai stres që e pat pushtuar erdh e u shkri si vesa nën rrezet e diellit. -Antonio! – thirri dhe çoi dorën lart. Para tyre vinte duke buzëqeshur një oficer simpatik. Udhëtarët i hapnin rrugë, derisa ai erdhi e qëndroi pranë tyre. Domosdo qe italian dhe dorën e një të puthur më parë do ia jepte Ketit, ndërsa me Arsenin do të përqafoheshin si dy shokë të vërtetë. Keti e shikoi me një sy qortues Arsenin që nuk e kish zënë asnjëherë në gojë oficerin italian, i cili natyrisht nuk ndodhej rastësisht aty. Arseni e mori valixhen dhe pas tij çanë kordonin e njerëzve. Tek kontrolli i parë, nuk patën vonesë, as te i dyti. Morën vulat dhe qenë ndër të parët që zbritën nga trageti. Antonio i ftoi për një kafe. Lokali qe i vogël, veç me pesë tavolina, diku pas banakut vinte një lojë dritash, sigurisht për të shtuar efektet tek klientët, ku feksnin e shuheshin ngjyra gjithfaresh. Banakieri e përshëndeti oficerin dhe Ketit iu duk se i bëri me shenjë të zinin një tavolinë bri dritares. -Kur mora mesazhin tënd, po shkoja në Firence. Duhej të më kishe njoftuar më parë. 31


Arseni sikur u përtyp. Thënë ndryshe nuk donte që në sy të Ketit Antonio t’i fliste si një vartësi në brigadën e tij. Mandej sytë e tij ranë mbi Ketin dhe ajo e ndjeu veten ngushtë, pasi oficeri i panjohur sikur donte ta përpinte. -Epo, në shoqërinë e kësaj zonjushe ç’farë të mbajë mend njeriu më parë! – bëri humor Antonio dhe sikur atmosfera miqësore u rivendos sërish. Tani në lokal nuk kishte njeri. Kështu që Arseni e ngriti valixhen mbi tavolinën përbri dhe e hapi. Nisi të trazojë rrobat, po sakaq u çua Keti, e bindur se me ç’po bënte ai do ia zhubroste fustanet. Kështu që me lehtësinë e duarve të një femre, ajo nxori pakon e Arsenit dhe ia vuri Antonios mbi tavolinë. -Ja dhe llokumet për nënën tënde! – tha Arseni dhe Keti e kuptoi tashmë se për kë ishte e destinuar dhurata që ai kishte sjellë nga Shqipëria. -Arsen, do të të kërkoj vetë! – i tha Antonio, - se dhe nëna ime do ta kthejë dhuratën… -Ç’ne! – tha ai. Mandej biseda mori tjetër rrjedhë. Antonio qe tifoz futbolli, hynë në debat me Arsenin, jo “Milani”, jo “Interi”, pinë nga një fernet “Branca”, ndërsa Keti shijonte një pastë. Antonio qe tip, kërkohej të imponohej në bisedë, po ndërsa nuk i hapi rrugë Arsenit, në bashkëbisedë me Ketin qe më tolerant. U habit me njohjen e saj sidomos në botën e spektaklit televiziv dhe provoi se ajo kishte një magnet që e kish hasur në pak femra mes qindrave që kishte njohur. Nuk qëndroi më shumë se gjysëm ore. Mbase mund të rrinte edhe më shumë, por Antonios i ra zilja e celularit, pa diçka në ekran dhe u kërkoi të falur të largohej. -Do të dërgoj një shokun tim që t’u përcjellë me makinë deri tek stacioni i trenit. Do ia jap numrin tënd të telefonit - i tha Antonio, ndërkohë që jashtë lokalit u ndal një makinë me fenelinë policie. Antonio u përshëndet me ta, hyri në makinë, dhe ajo si xhiroi zhurmshëm, u zhduk diku pas një kthese. Keti e shikoi Arsenin. Kishte arritur të kuptonte në Shkodër që ai kishte shumë shokë e miq, madje edhe oficerë 32


policie, po që të tillë kishte edhe në Durrës, tani edhe në Itali, kjo i kalonte caqet e imagjinatës. Arseni jetonte një triumf. Një lehtësim. Mbase në këtë çast dhe desh të festonte, po se çfarë Keti s’arrinte ta kuptonte. -Do të të porosis gjë tjetër? – e pyeti Ketin. -Çfarë? – tha ajo. -Unë për vete po marr një xhin, po ti? Ajo mori një çokolatë. Nga dritarja e lokalit shikonin me dhjetra e dhjetra studentë duke bartur me mundim valixhet plumb të rënda, pasi deri pak më tej nuk lejoheshin të hynin makinat. Kuptohet, veç atyre të policisë e të ndihmës së shpejtë. Si për koincidencë, para klubit u ndal një grup vajzash. -Shumë prej tyre do t’i hajë rruga, - tha Arseni. Disa djem iu afruan dhe i ndihmuan ato, duke ua lehtësuar peshën dhe bënë tutje, drejt rrugës që të çonte tek stacioni i trenit. -Tani e ndihmojnë njëri-tjetrin, - vijoi ai, - po më pas...Sa më larg tyre!... – shfreu ai dhe e puthi fort në buzë. Keti kishte turp nga banakieri, që vuri buzën në gaz dhe vazhdoi të fshinte me një leckë disa shishe të banakut. Sa qëndruan aty, tashmë s’kishte fort rëndësi. Mund të qëndronin edhe më shumë, pasi ende nuk kishte dalë në telefon shoku i Antonios që do t’i përcillte me makinën e tij. Po në atë klub ai nuk kishte dëshirë të qëndronte më, ndjehej i turbulluar nga një vështrim enigmatik që i hidhte tash e parë banakieri. Sigurisht që këtu nuk ishin si tek “Mjelma” në breg të Drinit. -Dalim? – e pyeti ai. -Si të duash? – tha ajo. - Po kam hallin tënd, valixhja peshon rëndë. -Tani më lehtë, - tha ai me buzëqeshjen karakteristike të tij, - ikën tri kile llokum me arra. -Sikur të merrnim një taksi? – propozoi ajo. -S’mund t’ia prish Antonios, - iu përgjegj Arseni. – Ja, zëre se erdhi shoku i tij… Dendësia e studentëve i jepte rrugës jetë, emra që fluturonin andej këndej, ndonjë e qeshur, ndonjë dihatje nga pesha 33


e valixheve. -Keti! Nga pas po e thërriste Xheni. S’kishte nevojë të kthente kokën. E njihte zërin e saj edhe midis një mijë zërash. U gjënd ngushtë. Të mos ndaleshin qe budallallëk, edhe pse Arseni sapo i kishte thënë që të qëndronin sa më larg shqiptarëve. Ai që e shoqëronte Xheni s’mund të ishte kush tjetër veçse i vëllai, Orionin. Kushedi sa herë e kishte përmendur e motra emrin e tij. Çdo ditë. Po, po, çdo ditë. Mbase dhe nga që u kishte vdekur një vëlla në një aksident autobomobilistik në Greqi. Ngjanin si dy pika uji me Xhenin. Të dy brunë, me sy të kaltër. Me ballë të gjërë, homerik. Duke luajtur rolin e të zotit të shtëpisë, Orioni iu drejtua i pari Arsenit, duke ia dhënë dorën: -Orion Kraja! – iu prezantua ai. -Vëllai im! –plotësoi Xheni, e gëzuar sa s’ka që edhe po i njihte, edhe që ishte në krah të vëllait të saj. -Qëkur më tha Xheni se u doli të dyjave shkolla, - hyri në bisedë Orioni, - u gëzova se do të keni njëra-tjetrën. Arseni u përtyp. Mbase kjo humbi në atë ngazëllim që shprehte vëllai i Xhenit. Po gjithësesi Keti arrinte ta kuptonte, aq më shumë se Arseni nuk mund ta sundonte veten, bënte lëvizje që shprehnin qartë se nuk ndjehej mirë në shoqërinë e tyre. Megjithatë një copë rrugë drejt stacionit të trenit e përshkuan bashkë. Orioni bëri pyetjet e para krejt periferike, edhe pse, siç kuptohej, Xheni duhej t’i kishte treguar se Arseni ishte i dashuri i Ketit. Prandaj dhe nuk e zgjati më shumë, as ta pyeste nëse do të bëheshin bashkë e të jetonin me Xhenin, as nëse do të niste të kërkonte punë si gjithë studentët e tjerë. Siç dukej, as e motra nuk kish pasur kohë t’i thoshte se Keti e kishte të gjetur edhe strehën ku të fuste kokën, edhe punën që të mund të përballonte jetën e shpenzimet e shkollës. Orioni plot pesë vjet që jetonte e punonte në Itali. Kishte ardhur 20 vjeç, me një gomone. Kuptohet klandestin, duke iu fshehur çdo ditë syrit të policisë, derisa më në fund brigadieri ku punonte vuri dorën në zemër dhe e mbështeti të bënte dokumentat. 34


Tani ai, sëbashku me dy shokë të tij, një korçar dhe një shkodran, kishin një hyrje të thjeshtë në një apartament në Bolonjë. Arsenit i ra zilja e celularit. -Çau! U shmang pak nga grupi, si me marifet. Tashmë Keti e dinte se njeriu që e mori në telefon duhej të ishte shoku i Antonios. Me Orionin vazhduan një bisedë që kishin nisur. -Sa vite t’u bënë, Orion? -Pesë vjet, po sa për pesëmbëdhjetë! – tha ai, si për të shprehur të vërtetën e një fillimi të vështirë. -Gjithnjë në ndërtim? – vijoi pyetjen Keti, duke kujtuar se Xheni i kishte thënë se punonte në ndërtime pallatesh të reja. Orioni e pa në sy. Ndjeu një turbullirë. Syri i saj ishte i pastër, si një gurrë që nxirrte ujë të kristaltë. -Kam punuar ku kam mundur, Keti. Kam fjetur edhe nën ura... -O Zot! – se si i fluturoi nga shpirti asaj. -Po tash ato kaluan dhe kam mundur të fus kokën në një shtëpi. Për fat, muajin e kaluar mora edhe letrat. Hasa në një njeri edhe këtu në Itali dhe ai më ndihmoi. Qeshë me fat... Këtë fakt Keti nuk e dinte. Natyrisht, s’kishte si të dinte shumë gjëra si dikur. Gjatë muajve të verës, takimet me Xhenin kishin qenë telegrafike. Kujtonte se i kishte thënë se i vëllai i kish gjetur një punë. Kaq. Çdo hapësirë asaj tashmë ia pushtonte Arseni dhe jetonin me ëndërrat e njëri-tjetrit. Arseni u kthye. Dukej në humor. -Mbase u vjen keq, po sapo më mori një shok në telefon. Po vjen të më marrë, kështu që na duhet të ndahemi... Ndarjen e tha prerë, sa Orioni e kuptoi se ai mezi ç’priste të largohej. Kaq qe ky takim me Xhenin dhe Orionin. Xheni me Ketin u puthën, si gjithmonë, ndërsa Arseni me Orionin i dhanë dorën ftohtë njëri-tjetrit. Po kur s’kishin bërë as pak hapa, Xhixha u kujtua për diçka, i thirri Ketit dhe i dha numrin e saj të telefonit. -Nuk më pëlqeu ky tipi! – i tha Orioni së motrës. Vajza ngriti supet. 35


-Nuk di çfarë të them, me mua gjithnjë është sjellur shumë mirë…Është tip i shkathët dhe ka bërë prokopi… Djali nënqeshi. -Milioner, sigurisht! -Ti më dukesh po tallesh, - ia priti vajza si të deshte të qortonte të vëllain që edhe pse në Itali, po ende s’e kish treguar veten siç bënin shumë të tjerë që dërgonin në shtëpi miliona. -As këtu e as kund tjetër veç Shqipërisë, nuk bëhesh milioner për një ditë, - ia lexoi ai mendimin së motrës. - Millona është ky?! -Çfarë? -Mullis! S’e kupton? Mos mirret me miell të bardhë, ta hajë dreqi, me drogë? Apo me trafik vajzash? E motra s’dinte se ç’të thoshte. Kishte dëgjuar para disa muajsh se në motelin e tij ishin zënë disa moldave që do të trafikoheshin në Itali, po ajo ngjarje u pat shuar dhe asgjë e keqe nuk i kishte ndodhur as Arsenit e as babait të tij. -Nejse, punë e tyre! – vijoi ai, dhe i ngriti dorën një taksie. Xheni e shikonte të vëllain dhe nuk ngopej dot. E po, nuk i thonë pak, plot pesë vjet pa u parë! Prandaj dhe bënin hapa përpara dhe tash e parë e puthte të vëllain. -As lau gojën të na ftonte në makinën që erdhi t’i mirrte...Po duket qartë, nuk duan të udhëtojnë me ne në tren drejt Bolonjës. Edhe pse nuk dëshironte të ndodhte kështu, ajo që thoshte Orioni ishte e vërtetë. O Zot, a kishte se si të shprishej shoqëria e tyre? Në tren nuk u takuan. Arseni preu bileta të klasit të parë dhe domosdo që nuk kishin se si të takoheshin. Ishin vetëm në kabinë. Në krahët e njëri-tjetrit. Jashtë shndrroheshin peisazhet njëri pas tjetrit dhe Keti fluturonte bashkë me ta. * Njohja e Ketit me Bertin dhe të dashurën e tij u bë si çdo njohje. Para se të zbrisnin nga treni në Bolonjë, Arseni e mori në 36


telefon dhe Berti doli t’i priste së bashku me një brune. E shikoi vajzën që shoqërohej me Arsenin me një sy prej kurvari të regjur, pa iu skuqur fytyra se po e zgjaste si shumë shikimin mbi fytyrën dhe gjoksin e saj të kolmë. “E po, mendoi Keti, gjithë italianët kështu janë, të dhënë në maksimum pas femrave”. - E mrekullueshme, Arsi! Fantastike! - Vërtetë e mrekullueshme - tha Luçiana me sinqeritet. Atëherë dy çiftet nisen të komunikonin me njëri-tjetrin mes një intimiteti që sa vinte e rritej. Vajza me të cilën erdhi Berti quhej Luçiana. S’e kishte për gjë t’i varej në qafë Bertit dhe herëpashere t’ia këpuste ndonjë të puthure. Po në një çast ai e shtyri pa fe etike dhe kjo i bëri përshtypje Ketit. “Mbase kështu e kanë gjithë meshkujt, këndej e andej Adriatikut, u mërziten partneret dhe të shtyjnë me përbuzje”? Rrugët ku përshkohej makina e Bertit po e trullosnin Ketin. Ishte e para herë që shihte një qytet të madh, perëndimor, me ndërtesa të mëdha, njëra më e bukur se tjetra, me njerëz të çpenguar që ecnin trotuareve, me tramvaje e makina, ku ca djem e vajza me motoçikleta çfrenin të mërzitur nga semafori që s’u hapte rrugë. -Kjo është Bolonja e re,- i spjegoi Ketit Arseni, duke e hequr veten si njohës të këtij qyteti të lashtë, përderisa kishte harruar sa herë kishte ardhur në këto tri vitet e fundit. – Bolonja e vjetër është edhe më bukur, - plotësoi ai, edhe pse më pas u kujtua se një ditë, teksa qëndronin në breg të Drinit, i kishte folur për mrekullitë e Bolonjës. -Sonte do ta festojmë! – propozoi Berti dhe sytë i hodhi më shumë nga Keti se sa nga Arseni. -Po njëherë të zë hotel! – vijoi Arseni. Po tjetri, i papërgatitur për çfarë tha ai, nxorri ca fjalë të rrëmujshme, mes të cilave edhe nga dialogu që ajo po bënte me Luçianën kuptoi...”Po ne sikur e kishim...”. Arseni kaloi në një bisedë tjetër, po në pasqyrën e shoferit me sy i tha Bertit “Idiot!”. Sigurisht që këto “lapsuse” s’kishin se si të binin në sy për keq tek Keti. Nga nata magjike që kaloi me Arsenin ajo ende s’kishte zbritur në tokë. Ç’shihte me sy e dëgjonte me veshë, Keti sa nuk fluturonte. 37


Madje kishte harruar edhe t’i bënte një telefonatë në shtëpi, ku t’i thoshte se kishte arritur në Bolonjë dhe të ishin të qetë. Pas një pauze, Berti tha: -Njeriu në një qytet të huaj zë hotel kur nuk ka shtëpi se ku të fusë kokën, i dashur! Shtëpia nën palma është bosh dhe Serxhio... Ndërkohë Luçiana diçka e pyeti për Shqipërinë dhe ajo nuk mund të dëgjonte më vazhdimin e asaj bisede. Nga ana tjetër, pamjet e Bolonjës si vajzë me shpirt poetik, Ketit i zgjonin një ndjesi të paprovuar më parë. Kështu që nuk e kuptoi se sa shpejt arritën. Shtëpia ku u ndal makina qe dykatëshe, me një oborr të bukur, mbushur me lule gjithfarëshe, nën disa palma të mëdha. -Shtëpia e Bertit?! – e pyeti lehtë Keti Arsenin në shqip. -Jo, është e pronarit të tij. -Si?! – ngurroi ajo. -Berti ia mba gjallë lokalin dhe ai e ka bërë si bir për shpirt. -S’ka fëmijë?! -Ka, si s’ka, po dy djemtë e pronarit kanë shkuar në Amerikë dhe ai Bertit i beson çdo gjë. Do ta njohësh...Po nuk është mirë të flasim shqip në prani të tyre, si thua? Ajo e kuptoi se kishte bërë gabim. Sigurisht që në prani të italianëve flitej italisht. Ndërkohë, pas një palme, u shfaq një zezak. Ai nxitoi të nxirrte valixhen nga bagazhi i makinës dhe pas tij, duke lozur me njëri tjetrin, një qen leshtor që të trembte kur vraponte me turr dhe një tjetër, i vogël, po tepër ledhatar, iu suallën Bertit tek këmbët. -Ik Savana! - e urdhëroi ai dhe qeni iu bind si njeri. U largua, vendosi dy putrat e para mbi saksinë e një viole, sikur të donte të pozonte linjat e trupit të saj elegant. -Mos ki frikë, - i tha Berti Ketit. - Kush hyn me ne, ata s’kanë punë me të. Ky leshtori, e ka emrin Pippo, ndërsa kjo naziqja, Savana. Sapo Berti përmendi emrin e saj, Savana i erdhi tek këmbët. -Janë kështu si ne, dashnorë, por jo burrë e grua, - bëri 38


humor ai. -Shko tek Pippoja! - e urdhëroi dhe Savana bëri siç i tha. Arseni ndërkohë i qe afruar Pippos dhe po i përkëdhelte kokën. Iu afrua edhe Savana, xheloze, tepër xheloze, por kur djali bëri të njëjtin veprim me të, u qetësua dhe priste, me bisht të syrit, nëse e sapoardhura do të përkëdhelte të parën atë apo Pippon. Po Keti nuk ishte mësuar me qentë, kishte edhe frikë edhe ndot t’i përkëdhelte dhe nuk kishte se si ta dinte se zezaku në stinën e verës i lante dy herë në ditë në vaskën në fund të oborrit. -Hajde, Keti, përkëdhelja kokën Savanës, - iu drejtua Arseni. -Kam siklet. -Duhet, Keti, - ia ktheu ai dhe vajza bëri si i tha. Pippoja kreshpëroi kurrizin e bëri tutje, ndërsa Savana u drodh nga kënaqësia, u ngrit mbi këmbët e pasme dhe i lëpiu dorën. -Dhoma juaj është në katin e dytë, - tha Berti dhe Keti, se si, ndërsa ngjitej, ktheu ashtu si më kot kokën dhe pa Bertin t’i binte një shputë vitheve Luçianës, e cila, u largua pas disa lëgustave të oborrit. Je e trullosur. Padyshim që nuk ka se si të jetë ndryshe. Po të hapen dyert, si dyert e Parajsës. Po shoqet e shokët e tu studentë ku janë? Mbase duke bredhur hotel më hotel për të gjetur më të lirin, mbase duke u përballë me gjithfarë rrufjanësh e mashtruesish, me gjithfarë sengserësh për të zënë një shtëpi sa më të lirë, mbase duke i mbyllur derën ndonjë kushëriri derisa të gjejnë një punë e një strehë... Dhoma ku hynë sëbashku me Arsenin, qe e thjeshtë, po moderne. Pajisjet e saj dukeshin fringo dhe vendosja e tyre qe bërë me shije. E vetmja gjë e vjetër në atë dhomë ishte një tabllo pikture, madje diku edhe e dëmtuar. Sigurisht, që për të treguar vjetërsinë e saj, as që e kishin retushuar. Në tabllo një peshkatar tërhiqte një rrjetë plot me peshq. Diku tej, dielli po kridhej në det dhe retë mbi të, të përflakura, i jepnin tabllosë një shkëlqim të veçantë. Nga përplasja e dallgëve për shkëmb, ngriheshin ca stërkala uji, që ashtu, në atë muzg, ngjanin me gurë rubini. Ndërsa vajza, si çdo femër, shikonte kompletimin e dhomës dhe kushedi se për çfarë mendonte, Arseni pat kohë të 39


hynte në banjo. -Vaska qënka gati, do të hysh? Zëri i Arsenit ia zboi Ketit mendimet, po se si iu krijua një imazh i rremë, në vend të fytyrës së peshkatarit shihte fytyrën e Arsenit…Por kjo lojë imazhesh nuk zgjati shumë. Mes asaj pauze vibroi zilja e celularit. Nxitoi ta nxirrte nga çanta e krahut, e bindur se dukej të ishte e ëma. -Alo! -Keti, shpirt! -Çdo gjë në rregull, mami, ka një orë që kemi mbrritur në Bolonjë. -Ku u rregullove? Pyetjen e bërë Arseni e kishte parashikuar dhe ia kishte dhënë formulën e përgjigjes: -Në konvikt, mami, po ti mos ke asnjë shqetësim. Dhoma është dyshe, do sjellin sigurisht edhe ndonjë vajzë tjetër. -Po Xheni? – e pat në maje të gjuhës pyetjen e ëma. -Ti e di, moj ma, ajo ka vëllain këtu, në fillim do të jetojë tek ai, pastaj…nuk di se çfarë të them… -Konviktet si tonat janë? -Çfarë thua moj mami, këtu konviktet janë si hotelet më të mira të Shkodrës. Arseni i bëri me dorë që t’ia fuste edhe gjëra të tjera, po Keti nuk vazhdoi më gjatë, pasi telefonin tani e kishte marrë i ati. -Keti, kujdes dokumentat, babi, po dhe të hollat. Je në dhè të huaj dhe... -Po ti mos kij merak, o ba! Arseni i qe afruar dhe ajo ndjeu buzët e tij të përflakura në qafën e saj prej mjelme. -Në këtë numur telefoni do të marrim? -Po unë ua thashë, o ba, qëkur zbrita në Ankona. Në këtë numur. Ai i qe ngjitur vajzës dhe mezi priste që ajo të përfundonte se nuk duronte më. I bëri me sy që ta mbyllte atë bisedë, ajo i ktheu një po të shpejtë, i tha një mirëpafshim tani të vëllait në telefon dhe veten e ndjeu në krahët e Arsenit. 40


-Më mbyte, kafshë! - i tha ajo mes llastimit dhe iu përgjegj me po aq afsh puthjes së tij të egër. Ishin përsëri vetëm. E ashtu, duke e mbytur në të puthura në çdo pjesë të fytyrës e të qafës, të kacavarur në trupin e tij, ai e çoi nga banjoja. Zunë të çvishen, po Arseni u kujtua për diçka. -Erdha,- i tha, - po ti çvishu, sa të mbyll derën e dhomës. Ajo hyri në vaskë. Ngrohtësia e ujit i krijoi një ndjesi të mirë. Udhëtimet, trageti, nata e kaluar gjysma zgjuar e gjysma fjetë, edhe e kishin lodhur dhe uji po e qetësonte. -Arsen! -Erdha, - nxitoi të përgjigjej djali, - dhe që nga dera e hapur e banjos dëgjoi të flakeshin në dysheme rrobat e tij dhe Arseni të gjëndej nudo para saj. -Si s’të vjen pak turp! – tha Keti me të tallur dhe mezi ç’po priste që ai të hynte sa më parë në vaskë. Po këtë dëshirë, mbase dhe më të madhe e kishte edhe ai. Teksa buzët e tij i përflaknin buzët e saj të trasha si të një mulateje, ndjeu edhe tjetrën, që ai s’ta zgjaste. -Prit, prit pak! Po ai nuk kishte nge për të pritur dhe ky padurim i tij sikur e trëmbte. -Arsi, shpirt, po nuk po të ik kund, këtu më ke! – tha ajo mes një gëzimi të pashpjeguar, por dhe kënaqësie që sa vinte e i rritej. Dikur ai u përmend. -Keti, nuk më ikën ti; ikën koha! -Po ti do të vish prap! Trupat e lakuriqtë të tyre kulmoheshin mes stërkalash që ngrinin sa me krahë e sa me këmbë. Ai po ia mirrte frymën. Po kështu ia kishte qejfi, të egër. Prap stërkalat. Si ato të tabllosë së peshkatarit. -Shpirt! -Shpirt je ti! - tha ai dhe sakaq ia mbylli gojën me të tijën. -Kujdes, Arsi! Arseni e pushtoi fort dhe e fundosi në vaskë. Mandej e 41


solli përpara. -Më mirë të mos ishim njohur! – tha ajo, teksa ai po i fërkonte shpinën. -Si? -Nuk e di se si do të durosh?! -Po ti? -Edhe unë, pra! Kur dolën nga vaska, ndjeheshin më të lehtësuar. Ai e shikoi dhe iu forcua bindja se nimfat gjithmonë ishin më të bukura kur delnin se sa kur hynin në ujë. Piklat e ujit mbi trupin e saj dukeshin si pikla vese që ndrijnë në rrezet e para të diellit. Arseni e soditi edhe njëherë atë mrekulli femërore dhe, kushedi se pse, mbase nga mburrjet për të kur kish qenë herën e fundit në Itali, i erdhën parasysh fytyra e pronarit, Serxhios, mandej e zotit Karlo. -Sonte jemi të ftuarit e Bertit, - tha, i bindur se kjo për Ketin nuk do të ishte diçka e papritur. -Vërtetë?! – pyeti ajo. -Aq e vërtetë sa dhe kjo që ti je në krahët e mi. Do të bindesh dhe vetë. S’do të na lënë një natë, jo veç Berti, po dhe Serxhio e mbase dhe ndokush tjetër… -Po kaq shoqëri ke ti këtu?! – pyeti ajo me naivitetin e saj të lindur dhe një lëvizje e dorës së tjetrit “Ehu-ha”, sikur e bëri të mendonte se shkathtësia dhe prakticiteti i Arsenit e kishte kaluar me kohë detin dhe ajo nuk pat përse të mos endej si një re puplore në qiejt e një fantazie që u hapen vetëm njerëzve fatlumë. -Do të jesh gjithnjë në syrin dhe në mbrojtjen e tyre, shtoi ai. Pas dy orësh erdhi sërish Berti. Dolën me makinën e tij. Po Luçiana nuk erdhi. Arseni një natë më parë e kishte porositur të mos e pyeste Bertin për asgjë, derisa të mësohej se italianët nuk pyeteshin për veprimet që bënin ose nuk bënin, pasi gjithë kjo mëhallë pyetjesh shqiptare ata i irritonte. Kështu që ajo, në shoqërinë e Bertit dhe të Arsenit, hynë në një lokal që farfurinte nga luksi. Njëherë mendoi se ky ishte lokali ku dhe ajo kishte shpresë të punonte, po shpejt Berti e sqaroi se ky ishte një klub i një shoku të tij, pasi në klubin e zotit Serxhio asaj nate kishte një 42


ceremoni. Tavolina u mbush shpejt me meze gjithfaresh. Gotat me verë u zbrazën njëra pas tjetrës dhe Keti seç ndjeu një turbullirë. Të thoshte se nuk e duronte më, i vinte turp, do ta mirrnin për shqiptare të humbur, kështu që jo se u vu në garë me Bertin e Arsenin, po gllëng-gllënk dhe farfurimet e lokalit nisën të mirrnin tjetër ngjyrë. Berti për një çast u kërkoi ndjesë, tha se do të shkonte të bënte çiçin. Keti u skuq dhe nuk iu duk aspak etike një sjellje e tillë, po kur ai ishte drejtuar diku andej nga fundi i lokalit, Arseni i tregoi se italianët nuk e kishin për gjë të tregonin se kur u bëhej ujët e hollë, deri dhe femrat të thonin se ishin me perioda… U ndje melodia e njohur e celularit të Arsenit. Shikoi në ekran me një lloj kurioziteti. -Dreq! Qënka babai...Po ky? Iu përgjegj në shqip dhe tani më ajo u bë dëshmitare e një bisede që sa vinte e po ia shndrronte çehren Arsenit. Kuptohej se diçka e pakëndshme duhej të kishte ngjarë. Arseni dha disa përgjigje dhe teksa shihte fytyrën e tendosur të Ketit, ia vuri dorën në qafë. -Çfarë ka ndodhur, Ari? – pyeti ajo me padurimin e ligjshëm, pasi tanimë e ndjente veten pjesëtare të familjes së tij. -Babi i zmadhon gjithmonë kështu, Keti, po do ia dalim...Kanë bllokuar një kamion në doganë dhe vetëm unë mund të bëj diçka me shokët. -Çfarë? – tha gjithë frikë vajza. -Ehuha, se mos është e para herë! Veçse më vjen keq që... -Jo...- e ndërpreu ajo -Po, Keti, - pohoi ai mes një keqardhjeje që s’e fshihte dot. -Si, do të ikësh? – pyeti ajo, pasi fjalën do të më braktisësh sikur nuk ia nxirrte goja. -Po mua këtu do më kesh, shumë shpejt, Keti... -Të isha sistemuar diku gjetkë... – tha ajo me drojën e një vajze që mbeti në shtëpinë e një shoku të tij. – Xheni më tha se 43


do të kërkonte një studente tjetër e të zinin një dhomë… -Budallaqe! Harroje, Xhenin! Në këtë shtëpi as do paguash qira e as do kesh shqetësim. Berti do të kujdeset për gjithçka ke nevojë...Po për kamionin ky të mos e marrë vesh…se është pak llafazan…- e porositi ai. Kjo frazë e fundit sikur e befasoi Ketin. O zot, u zgjua sakaq Keti tjetër. Po të beson ty tek Berti dhe nuk i beson atij një ngjarje që i ka ndodhur në Shqipëri...Keti, ti je mësuar që shoqes tënde më të ngushtë, Xhenit, t’i tregosh gjithçka që kishe në shpirt, kurse Arseni...Keti, si po të lë ai kështu, në rrugë të madhe? Bëji presion të qëndrojë sa të sistemojë me punë e me shtëpi... Ajo dridhej. Ndërkohë që Arseni diçka gërmonte në një bllok adresash. -Bukur! Nesër në drekë paska avion nga Bari për në Rinas – pëshpëriti, si për t’i lënë Ketit të kuptonte se vendimi i tij nuk kishte kthim. – S’më leverdis të pres pasdreken në Bolonjën... -Arsi, shpirt, nuk njoh askënd këtu. S’bisedon dot në telefon me shokët në Shkodër? Mbase zgjidhet dhe me telefon... -Telefoni të spiunon, - tha ai me sigurinë e një njeriu që di fare mirë se ç’duhet të bëjë e ç’nuk duhet të bëjë në raste të tilla delikate. -Si të spiunon? – pyeti sërish ajo. -Keti, po ç’bëjnë policia këndej dhe andej detit? Përgjojnë gjithë ditën telefonët... -Po mirë, nisu nesër mbrëma me avionin e Bolonjës, - iu lut ajo. -Edhe një orë vendos për shumë gjëra, Keti... Vajza u përlot. Ndërkohë Berti u kthye. -Hë, po ju, ç’keni? – pyeti ai teksa i pa të ngrysur të dy. -Më duhet të kthehem në Shqipëri,- tha prerë Arseni dhe fjalët e tij sikur tani i krijuan një gjendje ankthi Ketit. -Po ti sikur the se do të qëndroje një javë? -Babai është shtruar në spital, - gënjeu me një lehtësi të habitshme Arseni. - Bile, do të nisem që sonte. Do të udhëtoj natën me tren dhe arrij të kap avionin nga Bari...Si thua, të 44


ngrihemi? Berti i bëri me shenjë kamarierit, i cili nuk vonoi t’i sillte në një tabaka llogarinë. -Ka vuajtur më parë? – e pyeti Berti Arsenin për të atin. -Vazhdimisht, po derisa më doli nëna në telefon, kësaj radhe është diçka serioze... Keti e shikoi. Nuk e kuptonte se përse Arseni i bënte kaq shumë dredha së vërtetës. Kështu, në shoqërinë e Bertit e të Ketit, Arseni u përcuall deri tek stacioni. Treni donte edhe një gjysëm ore të vinte. Kështu që patën kohë ngeshëm të shkonin tek binari 11 dhe të prisnin. Mbase dhe qëllimisht që t’i linte vetëm, Berti u kërkoi të falur dhe u largua për pesë minuta. Keti u mbështet në supin e tij. Nuk e kishte menduar kurrë se ndarja me Arsenin do të vinte kaq shpejt. Zemra i hidhej në krahëror dhe puthja që i jepte ai aty tek platforma e trenit i dukej si puthje lamtumire. O zot, po përse e kishte një parandjenjë të tillë, përse? -Më merr në telefon sa të mbrrish...Më trego gjithçka... -Kurdo të dal, ti mos pyet për kamionin e doganës se telefonatat përgjohen. S’ka më të poshtër se policia italiane…Ti mos më kërko, në asnjë rast mos më kërko, do të të marr unë… -Po babain, që të mori, nuk e përgjuan?... Arseni e shikoi. S’kishte përse t’i tregonte se i ati as kish përmendur kund kamion a ndonjë gjë tjetër, se ç’i tha askush veç atyre të dyve nuk mund ta deshifronte atë bisedë. Kështuqë në vend të përgjigjes i dha një të puthur. Kur mbrriti treni, asaj iu duk sikur erdhën t’ia merrnin Arsenin nga krahët. Po ç’hamendësonte kështu? Kishte dëgjuar kushedi sa herë se punë të tilla tregtarët i mbyllnin me pare e me siguri që Arseni do të dinte t’ia dilte mbanë... Treni u largua dhe ajo nuk mundi ta mbajë ngashërimen. Ndjehej më e vetmuar se kurrë. Si në një shkretëtirë, ku s’kishte asnjë shenjë se nga duhej të shkonte. Berti i kishte vënë dorën në sup. -Hajde, tani, se kështu e kanë këto punë...S’ka jetë pa ndarje... 45


Ajo e shikoi përmes lotësh. -Do të më kesh mua në vend të Arsenit, Keti – tha ai dhe ajo këtë e mori si një gjest miqësor. – Mua dhe pronarin tim, Serxhion. Do ta njohësh se ç’shpirt njeriu është. Pak vera që kishte pirë në klub dhe më shumë ndarja e beftë dhe e papritur me Arsenin, jo vetëm e kishin trullosur, por edhe e kishin bërë të mos ndjehej ajo që ishte. Jo një mijë, por një milion pyetje e sulmonin nga të gjitha anët dhe jo të një miliontave, por asnjërës nuk mundëte t’i kthente përgjigje. Po sikur t’i dilte tani babai në telefon, ç’përgjigje t’i jepte? Sigurisht që duhej ta mbyllte telefonin. Po ç’thoshte kështu? Në mes sot, nesër, pasnesër do të fliste. Duhej ta mendonte përgjigjen, madje edhe duhej t’i mirrte vetë. Kapja e një kamioni kontrabandë publikohej menjëherë në media dhe, me siguri që babai duhej ta kishte marrë vesh. Plus kësaj, ata kishin për ta parë Arsenin dhe duhej të gjente mënyrën se si të shfajësohej. Tanimë ai ishte i njohur për ta e në mënyrë të veçantë për nënën e saj. Historia e moldaveve të zëna në motelin e tij dhe tani kamioni kontrabandë krijonin një lidhje dhe nuk flisnin për punë të pastërt e as për rastësi. Po gjithsesi nuk ish aq e kthjellët tani për të vazhduar më tej, ndjente një zjarr në gjoks e turbullirë në kokë. Nga stacioni i trenit e deri në shtëpi Berti sa shikonte rrugën e sa atë dhe vajza, mbase dhe nga vera që kishte pirë, nuk arrinte ta kuptonte mirë se përse e shikonte pa ia nda. Mbase i vinte keq për të... Kur makina u ndal tek porta e shtëpisë, ajo nxitoi të zbriste dhe hapat i hodhi çapraz, po Berti e ndihmoi që të mos humbëte ekuilibrin. Dora e tij e djathtë i ishte ngjeshur nën sisë e më pas dhe mbi të. Edhe pse nuk e kish humbur fare sa të mos e ndjente shtërngimin e dorës së tij, përsëri nuk mund e as kish forcë të reagonte. Mbase, në të tilla kalamendje, u mbështet edhe më shumë në supin e Bertit kur ai hapi derën e dhomës së saj në katin e dytë. -Falemnderit! Të jam mirë-njo-hëse, Be-r-ti! – shqiptoi Keti, duke u përpjekur ta sundonte veten. Në vend të përgjigjes, ai i dha një të puthur dhe e ndihmoi 46


të shtrihej. Ishte femra më e bukur që kishte shtrirë mbi krevat. Një herë i shkrepi në kokë që t’i vihej sipër e t’i tregonte se kish edhe gjëra të tjera që të trullosnin përpos verës, po e frenoi veten se i erdh parasysh Serxhio. -Po pate gjë nevojë, mua më ke në katin e parë, - tha dhe e mbylli atë kapitull me një të puthur tjetër. Keti sikur u përmend, i iku një e qeshur, një dorë që ngrihej e binte në mënyrë të pavullnetshme, si të donte t’i thoshte: “Ik, more karagjoz italian. Vetëm një di të puthë dhe ai e ka emrin Arsen!”. Ketit i flihej. Si përhumbur pa tjetrin të afronte derën, kapakët e syve i rëndonin dhe siç duket nuk i mbylleshin dot pa parë një gjysëm ëndërr e një gjysëm zhgjëndër, nënën e babain, që kishin mbetur në bregu të detit dhe që përpiqeshin të komunikonin me të. Po si për dreq, edhe ashtu me sytë që mezi i urdhëronte të çeleshin, ato shkonin tek tablloja e pikturës përballë, tek peshkatari dhe rrjeta e tij…Iu duk se njeriu i detit i foli. Habia e saj qe e pafund, se ai i fliste shqip…I mbylli sytë, për të vërtetuar nëse vërtetë i kishte folur peshkatari i tabllosë, apo qe një diçka që e prodhonte lodhja e asaj dite e vera që kishte pirë. Po sakaq iu shfaq e ëma. “A ta sollën atë shoqen në dhomë?”- e pyeti ajo. “Që nesër fillo të kërkosh punë, Keti. Të gjithë studentët kështu bëjnë, punojnë që të studiojnë”, njohu zërin e të atit. “Nga është shoqja e dhomës?”, vijoi e ëma. “Lidhu me ndonjë vajzë të viteve të larta. Vetëm ato mund të ndihmojnë për punë, që mos të ta hedhin”, këshillonte babai. “Bëj ndonjë fotografi dhe ma nis me Arsenin, pa dhe unë të të kem parasysh çdo ditë, edhe të tjerëve t’ua tregojmë”. “Keti, tani ti po fillon një jetë të re. Shumë gjëra i kupton. Mund të fillosh punën dhe pronarët…si të ta them, veçse batakçinj, mund të jenë edhe imoralë...Ti e kupton se ç’dua të them...”. Ajo donte t’u përgjigjej, po s’kishte forcë. Mbase ëndërra dhe zhgjëndërra ishin amalgama e jetës së saj të ardhëshme. Jo vetëm s’kishte forcë t’u kthente përgjigje, po as ta identifikonte veten, as vendndodhjen, asgjë. Si turbull dikur pa dy si silueta. 47


Mandej natë... * Mëngjes. Drita e diellit që sapo kishte feksur hynte përmes krahëve të palmave. U zgjua siç kishte rënë, e veshur me atë fustan që kishte menduar të paraqitej në ditën e parë në fakultet. Dhe s’kujtonte asgjë. Veçse, në eterin e kujtesës së saj kishte mbetur ikja e beftë e Arsenit, përcjellja deri tek stacioni i trenit. Deri diku një pjesë të rrugës në kthim me Bertin. As më shumë e as më pak, po e kuptoi se mbrëmë ishte dehur. E pushtoi një frikë e tmerrshme se në atë gjendje mos Berti?…Por jo, ishte zgjuar siç kishte rënë, madje edhe njëra nga këpucët i kishte mbetur në këmbë. I flaku tej ato konstatime dhe në ças i erdh parasysh Arseni. Ta kishte kapur avionin e linjës? Sapo kishin zbritur nga trageti në Ankona, ai i kishte ndrruar kartën e telefonit dhe i kishte vënë një tjetër, ku kishte edhe numrin e ri, prandaj dhe i dukej e pabasueshme që të mos e kishte kërkuar. Po gjithsesi edhe përpiqej ta justifikonte. Me telashin e madh që i kishte dalë, edhe mund të kishte të tjera angazhime. Mbase nuk e kishte marrë nga frika e përgjimeve policore, pa edhe bateria e celularit mund t’i kishte rënë... Puliti edhe njëherë sytë. Tablloja e pikturës së peshkatarit, nën dritën e plotë të asaj dite, ishte vërtetë e bukur. Të magjepste. Piktori kishte arritur që në atë muzg të përflakur, të ngrinte si zgalem mbi stërkalat e valëve një peshkatar, që dukej se klithte për mundimet e kësaj jete. Sytë e fytyra e tij e rreshkur, më shumë ndjenin keqardhje për peshqit që troshiteshin në rrjetë se sa gëzim se me ta do të bënte një grusht para. Apo, mbase varka nuk ishte e tij dhe ai punonte për dikë tjetër? Tani që ndodhej e vetme, ky peshkatar iu bë si një njeri i njohur qyshkur. Donte t’i fliste, ta thërriste, po si mund ta kishte emrin? Je budallaqe, Keti. Jo të gjithë gjallesat e kësaj bote kanë emër. Ruhu nga bota e anonimatit. Në këtë botë gjallojnë specie të tilla që ecin së prapthi, si akrepi. Po që helmin e kanë vdekjeprurës. 48


Tundi kokën si të donte ta zbonte atë Ketin tjetër. Nëse ajo kish ecur më larg se ç’mendohej me Arsenin, kjo nuk do të thoshte se e kishte humbur rrugën e s’dinte nga të shkonte. Vërtetë që ikja e paparashikuar e Arsenit ia vështirsonte fillimin, po shpresonte se Berti e pronari do ia jepnin dorën. Iu duk se peshkatari i tha diçka, se çfarë nuk e mori vesh, kështu që i dha karar të ngrihej, se mbase veprimet që do të bënte, do ta përpinin në ditën që kishte feksuar më e bukur se kurrë. Kur çdo mëngjes ishte veshur, kësaj radhe iu desh të çvishej që të shkonte e t’i hidhte një grusht ujë syve. Po seç i lindi një mendim. Sikur donte ta shpërlante gjithë atë që i kishte ndodhur dje. Shigjeta e dushit tregonte se ishte plot, kështu që nuk e zgjati, u çvesh dhe hyri në kabinë. Vrushkujt e ujit sikur e kthjelluan. E kthjelluan dhe e bënë që të kuptonte se ajo që i kishte ndodhur mbrëmë nuk duhej të përsëritej më. Kurrësesi. S’kishte ardhur këtu për të bërë qejf, por për të ngrysur ditët mbi libra, për të fituar jetën me djersën e ballit. Gjithçka e kishte biseduar me nënën dhe babain përpara se të nisej për në Itali i dukej se ishte shuar si kripa në ujë. Arseni qe zhdukur si të mos qe dhe tani ajo ndodhej nën strehën e huaj. Në një dhomë moderne, me një banjo me vaskë, me një kuzhinë në katin e parë, me një zezak që lagte lulet e lulishtes së oborrit. Kujtonte shumë nga tregimet e Arsenit për shokët e shumtë që kishte këtu, po sikur fantazia e saj qe tepër e varfër përballë atij realiteti. E mbante mend përcjelljen e Arsenit tek stacioni i trenit, po më pas gjithçka i vinte turbull. Ku shkonte kështu? U vesh shpejt e shpejt dhe zbriti në katin e parë ku mbante mend se qe kuzhina e shtëpisë. Mbase mund të gjente gjë për të ngrënë pasi po e sharronte uria. Ndërtesa qe më bosh se ajo. S’pëpëtinte asgjë. I vinte turp të hapte kontrabufenë. Kështuqë i dha karar që më mirë të dilte e të shihte se mos gjente ndonjë restorant ku të hante diçka në këmbë. Po teksa po ngjitej edhe njëherë në dhomën e saj, ndjeu zërin e Bertit: “Keti!”. I erdhi mirë që ai nuk ia kishte harruar emrin dhe i erdhi keq që mbase me zbritjen e saj të vrullshme në shkallën e drunjtë e kishte zgjuar 49


nga gjumi. -Mirë mëngjesi, Berti! - i foli që nga shkallët. -Mirëmëngjesi! - ia ktheu ai po nga brënda dhomës, që për çudi kishte derën e çelur. Tjetri ndjehej në dhomë, sigurisht duke u ngritur nga shtrati dhe Keti i dha karar vetes që të zbriste e ta priste në kuzhinë. -Fjete mbrëmë? – e pyeti Berti, teksa i afrohej dhe e puthte lehtë në faqe. Ajo u turbullua, po nuk pati forcë t’i thoshte qoftë edhe një fjalë. Qe e pamësuar me jetën e atjeshme dhe një kundërshtim, një shfrim apo diçka tjetër ala shqiptarçe, do të mirrej si shenjë prapambetjeje të theksuar. -Të hahet?! – pyeti ai. Nuk kishte përse ta gënjente. -Fare mirë! Do të shkojmë në restorantin tonë dhe atje do të hamë drekë. -Drekë? – se si pyeti ajo dhe ndërkaq shikoi orën. Ishte plot dymbëdhjetë e ditës. -Sot do të njoh edhe me pronarin, - vijoi Berti - dhe ke për të parë se çdo gjë do të shkojë si jo më mirë. -Po unë do të ishte... Do të ishte mirë të shkoja e të regjistrohesha në fakultet, me siguri që do të vijonte ajo, po Berti, që e dinte qëllimin e ardhjes së saj, nuk kishte se si të mos ia ndërpriste përgjigjen dhe t’i thoshte se ato punë që asaj i duheshin javë për t’i kryer, ai do ia zgjidhte me një telefonatë. Keti nuk e dinte se si të vepronte. Të kundërshtonte ishte budallallëk, të mos kundërshtonte...? Sigurisht që me pronarin e lokalit duhej të takohej. Ndihmën që i premtoi Berti për ta regjistruar në fakultet nuk kishte përse ta refuzonte, as s’kishte përse të bënte naze për ndonjë punë në lokalin e zotit Serxhio, për të cilin aq shumë i kishte folur Arseni në Shqipëri. Me sa i kishte thënë Arseni, ortaku i tij, por dhe pronari i restorantit, do ta mbante fjalën e do ia gjente një punë. Atëherë gjithçka do të ishte më e lehtë. Do të kishte një rrogë jo kushedi, po së paku sa për të paguar një dhomë ku të flinte e të kish mundësi të studionte. 50


Berti e mori në makinë dhe gjithnjë Keti humbëte nga ato që i dilnin përpara. -Në ç’vend të Evropës ke qenë? – e pyeti Berti. E ndjeu veten keq. Megjithatë s’kishte përse ta gënjente. -Askund! – i tha prerë dhe tjetri sikur zmadhoi sytë. -Vërtetë? – pyeti. -Ëhë! -E tmerrshme! Unë në moshën tënde kisha parë edhe piramidat e Egjyptit. Sakaq, pasi përshkuan një pjesë të mirë të rrugëve të qytetit, makina u ndal para një restoranti që në pamje të jashtme nuk të ofronte kushedi se çfarë, por brenda... Pas eukalipseve, shfaqej një godinë njëkatëshe që vinte duke u rritur, deri sa shkonte në tre kate. Bari qe një mrekulli; ishte lënë një pjesë që të kujtonte Rilindjen me një përsosmëri që të bënte për vete, mandej vinte dhe pjesa moderne e tij. Ajo qetësi që sundonte, ku dëgjohej veç gurgullima e ujit të një shatërvani dhe ndeshjet e lehta të pirunëve e të thikave në pjatanca, flisnin se klientela qe e zgjedhur. E ashtu, mes stërkalave të shatërvanit, vinte e lehtë një melodi, ku një djalë simpatik në pianoforte dhe një flautiste bionde, sillnin një vals të Shtrausit që i shkonte aq shumë gurgullimave të ujit që buiste nga shatërvani. Dy tavolina qenë të rezervuara. Berti e shoqëroi damën në njërën prej tyre. Tavolina qe krejt e veçantë, pas një ndarjeje, ç’ka i solli në kujtesë Ketit kthinën e saj e të Arsenit tek “Mjelma” në breg të Drinit, ku s’i shihet as klientela e as banaku. -Qënke me fat, - tha ai teksa po ulej. - Zoti Serxhio ndodhet në lokal. Ndjenjat e Ketit u përpushën. E kishte menduar takimin me zotin Serxhio mbase më vonë dhe padyshim në shoqërinë e Arsenit. Sigurisht që Berti nuk e plotësonte dot mungesën e tij. Po Berti nuk ishte prej atyre tipave që edhe tensione të tilla shpirtërore kalonin pa u vënë re. -Hajde, mos kij frikë, besoj se Arseni të tha se tash e tutje do më kesh mua dhe zotin Serxhio… Ende nuk qe mësuar me nëntekstet e Bertit. 51


-Duhet të ta them në koinfidencë se zoti Serxhio e do të bukurën. E do, e respekton dhe e shijon. Besoj se më kupton? Keti u zu ngushtë. Shikimi i tij kësaj radhe qe më shprehës. Ndërkaq pranë tavolinës erdhi një burrë rreth të pesëdhjetave, pjesërisht i thinjur, me tipare të theksuara e impulsiv në veprime. -Shqiptarja e Arsit? – pyeti ai nga Berti, po ndërkaq i qe afruar Ketit dhe e kishte puthur lehtë në faqe. Nuk kishte përse ta hiqte veten si të paditur. Berti qe ngritur në këmbë dhe e kuptoi se Serxhio qe vetëprezantuar me aq lirshmëri sa ai ia kishte zili. E kishte parë që mbrëmë. Berti e mori në telefon dhe ai nuk ia përtoi që të vinte e ta shihte tek vila nën palma. Kur e pa Ketin të fjetur në shtrat, sa s’u deh fare edhe pa pirë atë ditë asnjë pikë. Sigurisht që Arseni është një trap përderisa kur i pat folur për të i kish thënë se ajo ishte një vajzë simpatike. Rrotë fare! Ajo meritonte shumë e shumë më tepër se të punonte në lokalin e tij, ashtu siç i kishte propozuar Arseni... -Arseni më ka thënë diçka për ty, - hyri ai drejt e në temë... Keti u turbullua. -Për Arsenin unë kam respekt, - vijoi Serxhio, - kam shumë respekt. Është djalë i shkathët dhe shumë modern, sikur të mos ishte shqiptar! Keti nga ai gëzim i beftë që i erdhi në shpirt për njeriun e saj të zemrës, u përball me një humnerë raciste për shqiptarët. Mbase disa ditë më parë, në Shqipëri, po të dëgjonte një shprehje të tillë edhe s’do i vinte fare rëndësi; sot, e dalë nga goja e një italiani, ajo mirrte tjetër ngjyrim e kuptim. Kurrë s’e kish pandehë veten patriote, kurse sot... Serxhio e rrëshqiti vështrimin nga koka te këmbët. Ndërkohë dikush e kërkonte Albertin në celular. -Kush është? – e pyeti Serxhio dhe kjo nuk mbeti pa i bëri përshtypje Ketit. -Luixhi! -Duhet të vesh ta takosh, Alberto; Luixhi është mjalta e jonë! 52


Kjo telefonatë, Ketit iu duk e kurdisur. Mbase e bërë enkas për ta lënë vetëm me Serxhion. Vetkuptohej se Alberti s’kishte se si të kundërshtonte pronarin e tij, edhe pse për vajzën kjo ikje e tij nuk qe dhe aq e dëshirueshme, kur në tavolinë i mbetej një i panjohur me të cilin s’kishte se çfarë të bisedonte. Po gjithsesi duhej të ishte e kujdesshme, mos të përmendte në bisedë provincializmat shqiptare që të zgjonte tek ai indiferentizmin apo refuzimin për punë të mundëshme në atë lokal. -Të pëlqen lokali? – e pyeti Serxhio. -Shumë, është i mrekullueshëm! Shumë i bukur! – tha vajza pa e fshehur entusiazmin. -Edhe ti qënke e bukur! – tha Serxhio, - madje më e bukur se ç’të ka përshkruar Arseni! Vajza mbeti në pozicion të vështirë, sa nuk dinte se çfarë të thoshte. Me siguri, mendoi me vete, Arseni i ka paraprirë asaj që i kishte premtuar, se mund të bëhej diçka të punonte në atë lokal dhe mandej të gjitha të tjerat do të rregulloheshin. Sigurisht që banakiere a kamariere të shëmtuar nuk mirrte kush në punë! Mbase ky fluks mirësishë s’ish asgjë para asaj që ajo ta fitonte gjithçka me djersën e ballit, të mund të ndiqte leksionet në universitet e të jepte provimet. Kamarieri solli ca meze të veçanta dhe një shishe verë. Drekimi sëbashku me Serxhion e bënte ta ndjente veten të privilegjuar dhe i thoshte zemrës që t’ia plotësonte dëshirën sa më parë, t’i jepte fjalën ta mirrte në punë dhe t’i dilte mamit në telefon e t’i thoshte që të mos kishte asnjë shqetësim për të. Serxhio e dinte se Arseni ia kishte marrë më parë pëlqimin e vajzës për të punuar në lokalin e tij. Edhe pse ai e shihte të tejkaluar këtë propozim, e gjeti me vend ta pyeste vajzën: -Do të pëlqente të punoje këtu? -S’kam punuar kurrë! – tha ajo me thjeshtësi, kur dikush tjetër do të llomotiste të tjera fjalë. Mbase kjo i dha një nur edhe më të bukur fytyrës së saj, çka u shpreh edhe në cekjen e gotës së Serxhios me të sajën. -Ti pashë duart! – tha ai pa fshehur asgjë dhe me po atë lehtësi që i tha fjalët, me po atë lehtësi ia kapi duart e saj të bardha 53


si qumështi. -Edhe duart i paske shumë të bukura! – tha pronari dhe Keti ndjeu një lëmim të lehtë. U përflak në fytyrë. Mbase më shumë në krahëror. -Zakonisht unë fillestaret i marr për larjen e enëve, - vijoi ai, - por ti qënke me fat. Vajza u skuq. -Ta kanë thënë këtë, qe je me fat? Keti nuk dinte se si t’i përgjigjej. Nuk e dinte se si të reagonte. Sytë herë ia drejtonte italianit, herë i ulte mbi tavolinë. T’a falënderonte apo..? -Do të jetë një punë që s’do të prekësh gjë me dorë… Vajza mbeti si e topitur. -Halla ime, Maria, - vijoi ai, - jeton e vetmuar në një vilë…Unë, si të thuash, jam kujdestar…për jetën e pasurinë e saj… Keti provoi sërish një drithërimë. Me shpirt nuk donte t’i shërbente një plake, po nga halli…Ngriti sytë ta shihte Serxhion. -Ka sherbëtorë, kuzhinier, po kërkon një shoqëruese kur del në xhiro, kur vete në opera, kur pret miqtë e saj…Do të jesh zonjë përkrah një zonje të njohur…Ajo mbahet mirë, ruan shumë nga hiret e dikurshme dhe don që përkrah të ketë një shoqëruese që t’i kujtojë rininë… Propozimi që i bënte Serxhio i kalonte caqet e imagjinatës së saj. E kishte menduar veten edhe duke larë enë, edhe duke mbajtur një fëmijë...kurse Serxhio po i propozonte një punë që kushedi sa kohë i duhej një italianeje ta meritonte e jo më një vajze si ajo, të padalë askund. -Pagesën do ta bëj unë, çdo fillim muaji…Do të kesh për universitetin, për të blerë rroba, madje edhe për të çuar në Shqipëri, pasi Arseni më ka folur për nivelin e ulët të jetesës atje…Si thua? Keti u trullosur nga propozimi. Ishte tej caqeve të imagjinatës dhe të atyre që kishin biseduar me Arsenin. -Epo, gëzuar! - tha ai dhe e ceku gotën me të sajën. -Gëzuar! - ia ktheu ajo përshëndetjen, ndërkohë që po mendonte të formulonte ndonjë falënderim. 54


Ngriti sytë dhe...u turbullua...sytë e Serxhios po e përpinin. Keti, ti e kupton, ata kanë parà dhe mendojnë se janë edhe të kulturuar, edhe të emancipuar, edhe humanë...Varfëria shqiptare na ka bërë të pasur në dije, në shkenca, në solidaritet...na ka bërë të aftë edhe t’u bëjmë ballë disa sfidave të jetës...por na ka bjerrë dhe shumë e shumë veti njerëzore...Ky njeri që ke përballë, përpara se të bëjë mirë ty, i ka bërë mirë vetes, ka llogaritur çdo hap që hedh e çdo veprim që bën... Tek e pa vajzën ashtu të përhumbur, Serxhio u ndez edhe më shumë nga hiret e saj. -Nuk të pëlqeu shtëpia ku fjete mbrëmë? - pyeti ai dhe ia vuri dorën mbi të sajën. Keti u përmend; kujdesi i pronarit ndaj saj dukej sheshit se po i kalonte caqet dhe kjo përkujdesje, dhe ky lëmim i dorës së saj e kishin një domethënie. -Jo, jo, shtëpia më pëlqeu, po nuk e di se si të them...Në do mundem ta meritoj...pastaj unë këtu kam ardhur për të studiuar dhe... Desh të thonte se ku kishte ajo për ta paguar atë shtëpi, po ndeshi në sytë e ndezur të Serxhios. -Keti? - pyeti ai vajzën për emrin e saj. -Po, zotëri, Keti. -Do të më njohësh, Keti, dhe do të bindesh se kush është nën një çadër me mua nuk e lag asnjë pikë shi...Shpejt do të bindesh se kush është Serxhio Damiani... E kështu bisedë pas bisede, Serxhio dhe Keti kaluan një drekë krejt të veçantë. Kuptohej qartë që ajo i kishte bërë përshtypje të mirë pronarit të lokalit, vështërsitë që kishte parashikuar ishin larguar nga rruga si me shkop magjik dhe duhej medoemos ta njoftonte babin në telefon se gjithçka ishte në rregull. Kuptohet, hë për hë pa hyrë në detaje, pasi kjo përkujdesje e trëmbte. Një mendje i thoshte se në daç Alberti e në daç Serxhio diçka ia kishin me hile, sikur Arseni nuk u kishte lënë të kuptonin se ajo ishte e tija, e tija dhe vetëm e tija. Po edhe tek mendonte kështu tallej me veten, mendja i thoshte se as Alberti e as Serxhio nuk kishin mbetur të prisnin një vajzë si ajo, tek e fundit normale 55


në një gadishull me miliona vajza të tjera...Kishte qenë me fat, të gjitha thonin se ajo kishte qenë me fat qëkur qe lidhur me Arsenin...Po ai ku ishte këtë çast? Shikoi orën. Tregonte katër. Tani, mendoi ai duhet të ketë mbrritur në Shkodër. Serxhio diçka e pyeti dhe ajo e humbi fillin e mendimit. Pas pak u ngritën. Serxhio e përcolli me makinën e tij. Keti i frigohej shumë momentit që do të hynte në shtëpi. Ndjeu dorën e tij në qafën e saj. -Kaluam një drekë të bukur, apo jo? Keti u përmend. Fjalët e tij mbase qenë të thëna ashtu rastësisht, mbase mbanin dhe nëntekstin e gjithë asaj që i sillej si fluger në mendjen e saj. -Po, shumë, shumë të bukur. -Nuk e di, po qëkur të pashë, më pëlqeve... Keti u bë prush. Thjesht tani nuk dinte se si të reagonte. Po Serxhio kish aq përvojë me femrat, sa të mos e linte rastin t’i ikte nga dora. Gjithnjë ai thoshte se rasti ishte mbreti i suksesit dhe se kush zotëronte rastin, zotëronte suksesin; kështu që pas fjalëve turbulluese për një vajzë aq të parrahur me jetën, tani dora e tij lëmonte lehtë qafën e saj dhe mendja e tij fluturonte në ato udhë ku fantazia e vajzës nuk mund të çelte një shteg. -Më pëlqeve, sepse tek ti pashë një vajzë të pastër; ti ke syrin shumë të kulluar dhe unë njerëzit e sidomos femrat i vlerësoj nga syri. Makina mori pas rrugës kryesore, duke dredhur mes disa shtëpive të vjetra. Fraza e fundit sikur e qetësoi vajzën dhe ia largoi mjegullën e dyshimeve. Po ajo dora e tij në qafën i fliste se pas saj mund të vinte një e puthur që ajo nuk dinte se si ta refuzonte... -Po ti, nga se i vlerëson burrat? - pyeti ai teksa e shikonte në pasqyrë. Keti u zu sërish ngushtë. Si çdo vajzë, edhe ajo, para se të njihej me Arsenin, e donte që djali me të cilin do të lidhej të ishte tip në kuptimin e plotë të fjalës, njeri i kohës, që ta kuptonte e ta donte deri në pejëzat e shpirtit; me imazhin ideal të shokut të ardhëshëm të jetës ajo kishte shetitur në koridoret e qiejve të 56


adoleshencës. Kur u njoh dhe u dashurua me Arsenin, nga qiejt zbriti në tokë dhe as i kishte shkuar kurrë ndërmend se përse duhej ta vlerësonte më shumë; mbase për prakticitetin, për guximin me të cilin përballonte të panjohurat e kësaj bote apo me mënyrën tepër të thjeshtë që ia kishte rrëmbyer zemrën. Dora e Serxhios sikur i kërkonte përgjigje. -Mbase nga serioziteti i veprimeve, - iu përgjegj vajza, sikur të donte t’i jepte përgjigje edhe për përkëdheljet e padëshiruara. Serxhio buzëqeshi lehtë. Më së fundi, makina iu afrua shtëpisë dhe Keti tani kishte dhe provën më të vështirë. Ishte e bindur se, në se do ta linte tek porta, ai do ta puthte, apo ta puthte ajo, si shprehje e asaj përkujdesjeje? -Atëherë, mirë u pafshim! - e uroi ai dhe dora e tij afroi kokën e saj dhe i dha një të puthur afër çipit të buzëve. Keti nuk e mbante mend nëse dhe buzët e saj bënë të njëjtin veprim, por zjarrin e Serxhios e ndjeu të plotë, mashkullor. -Ke ndonjë plan sonte? - e pyeti ai. -Jo! - u përgjegj ajo. -Nëse dëshiron mund të të shkojmë në teatër. Keti as që e kish menduar një propozim të tillë, ajo pat shqetësimin e ndarjes, ajo erdhi, por qe ku ia behu nata. Natën e kishte frikë. -Me kënaqësi, - pohoi vajza. Serxhio preu timonin në të djathtë dhe makina humbi pas një kthese. Keti ishte e turbulluar; s’shihte as shtëpinë, as zezakun që u shfaq që nga pas shtëpisë me zorrën e ujit në dorë. Megjithatë, dikur u përmend dhe me nxitim sa gati të rrëzohej nepër shkallë, hyri në shtëpinë e vetmuar dhe u drejtua nga dhoma. Dhe ashtu u ndal para pasqyrës së koridorit. Largoi flokët nga supet si të donte të shihte se mos në qafë i kishte mbetur dora e Serxhios. Po përse, përse i kushtonte kaq shumë vëmendje asaj dore dhe asaj përkujdesjeje të tij? Hyri në dhomë dhe përplas në shtrat. Nata 57


ishte afër. Pas teatrit do të vinte një klub nate, pas klubit do të vinte... “Kurrë, kurrë!” - tha, dhe nga që e shqiptoi me zë të lartë pati frikë më shumë se kurrë se mos diku edhe mund të ishte vendosur një përgjues. Një përgjues? Po për çfarë? Budallallëqe, budallallëqe mendon gjithmonë, dëgjoi Ketin tjetër. Ti ke ardhur nga një jetë ndryshe dhe çdo gjë të duket labirinth. Kërkoje rrugën se do ta gjesh që të dalësh… Do të donte ta kishte pranë Arsenin e t’i thoshte për propozimin e Serxhios, po tani as në telefon s’e mirrte dot. Iu kujtua Xheni. E kërkoi në telefon. Po celulari i saj ishte i fikur. Kushedi pse. Provoi edhe njëherë dhe përsëri heshtje. Mandej u ngrit dhe eci nepër dhomë pa ditur se ç’të bënte e ç’veprim të ndërmirrte. Vajti nga banjoja. I hodhi një grusht ujë syve dhe sikur u kthjellua pak. Megjithatë nuk ishte e qetë. I trembej natës që po vinte. Propozimi aq joshës që i kishte bërë Serxhio për të punuar si shoqëruese pranë hallës së tij, e kish domethënien. Se sa do të paguhej Serxhio nuk ia tha, po përderisa i përmendi se do të kishte sa të çonte edhe në Shqipëri, kjo do të thoshte se ajo do të ishte ku e ku me ato që do të merrnin shoqet e saj në punët e rëndomta të Bolonjës. Seç kishte një siklet, një stres. Nga që s’dinte se çfarë të bënte, u ngrit e vajti nga rafti i rrobave. Në xhepin e një palë xhinsave kishte eurot. Edhe ato që i kishte dhëna babai, edhe ato që i kishin falur njerëzit e fisit para se të nisej për në Itali. Bëheshin dymijë e njëqind. Ç’mund të bënte me ta? As që e kishte idenë. Me ç’kishte biseduar me një fqinje që studione prej vitesh në Firence, eurot t’i gllabronte dora që e kishte emrin strehim, pastaj regjistrimi në shkollë, pastaj...Në ato dy ditë që qëndronte larg studentëve, me siguri që ata kishin bërë hapat e duhur, ishin lidhur me njëri-tjetrin dhe kishin nisur jetën e re që e njihnin veç nga filmat dhe nga tregimet aspak të sinqerta të shumicës së atyre që studionin në Itali... U kujtua edhe njëherë për Xhenin. Vetëm me të mund të krijonte lidhje. Formoi edhe njëherë numrin e saj të telefonit; -Alo, Xheni, jam Keti! 58


-Keti, si je zemër!? - pyeti tjetra dhe ajo ndjeu një sinqeritet dashurie që të bënte për vete. -Hë, u rregullove? -Këtë javë jam tek shtëpia e Orionit? -Sa mirë! -Po, por vetëm për këtë javë jam këtu…Ta kam treguar njëherë. Do të gjej një studente tjetër dhe Orioni do të na zërë një hyrje. Po ti? Keti u ndje ngushtë. Mbase nga pauza që u krijua, Xheni e kuptoi se ajo ishte nën kujdesin e Arsenit dhe në Shkodër të gjithë e dinin se ai e kishte një firmë hidrosantiresh me një ortak italian. -Hë për hë jam në një shtëpi të ortakut të Arsenit. -Ehuha, kollaj puna jote moj motër, se shtëpia këtu të rjep. -E di, më kanë thënë. Xheni, si çdo kush që merr një telefonatë, e pyeti shoqen e saj: -Kishe gjë Keti që më more? Keti sikur u zu ngushtë. Në të vërtetë kot nuk e kishte marrë, po edhe se përse nuk ishte në gjendje t’ia thoshte shoqes së saj. -Për qejf të mora, - i tha më në fund sa për t’i hequr çdo hije dyshimi. -Do shihemi? - se si e pyeti Xheni. -Nuk e di...Pres të sistemohem në një punë dhe s’di ç’të të them...S’e kam vehten në dorë... -Bo, çfarë fati, kaq shpejt gjete punë? -Ende nuk është përcaktuar, po besoj se do të jetë një punë e mirë...Po ti? -Diçka ka bërë Orioni para se të vija këtu. Janë ca restorante popullore që quhen Mcdonald. Në njërin prej tyre punon një shok i ngushtë i Orionit. Për fatin tim, një grup vajzash të lokalit e kishin lënë punën dhe, mbase nesër filloj. Siç dukej vajzat nuk patën më se çfarë t’i thonin njëratjetrës, u përshëndetën dhe, kur e mbylli telefonin, Keti e ndjeu 59


veten më të vetmuar se kurrë. Se, tek e fundit, Xheni e kishte pranë të vëllain, rropatej me të për të gjetur një shteg nga të dilte në rrugën e jetës, kurse Arseni i saj sikur i kishte fluturuar dhe tani ishte nën strehën e një pronari që as e njihte e as e dinte në ish njeri i mirë apo jo. Kujtonte çfarë i kishte thënë për të Arseni, se po të ishte në ditë të mirë e ta pëlqente, mund t’i gjente një vend pune sa t’ia kishin zili të gjitha shoqet e saj shqiptare. A kishte se si që ai të dinte diçka për propozimin për të shoqëruar hallën Marie? Po a ishte vërtetë halla e zotit Serxhio apo...? Doli në oborr. Po sapo u shfaq në rruginat me mozaik gurësh mes lulishtes, ia behu me zorrë uji në dorë zezaku. Se si po i dukej se ai nuk ishte thjeshtë lulishtar. Edhe kur erdhi së pari me Arsenin, ai u shfaq tek cepi i godinës, edhe kur pat ardhë në mesnatë me Bertin, edhe kur erdhi me Serxhion, edhe tani...Mbase ishte roja e shtëpisë. Sigurisht që roja e shtëpisë duhej të ishte. -Puna e mbarë! - e përshëndeti zezakun, po tjetri, pa e prishur terezinë veçse e shikoi dhe vazhdoi të lagte fletët e një fikusi. -Nuk kupton italisht? Zezaku nuk u përgjegj sërish. Po Keti e nuhati se ajo pyetje sikur e trazoi njeriun me ngjyrë. Ai e shikoi me një palë sy që, aman o zot, kishin brenda dhe nënshtrim, edhe revoltë, edhe përulje. Sigurisht që Keti u ndje e fyer, pasi zezaku së paku mund t’i bënte një shenjë që nuk kuptonte dhe aq; tani për vajzën ishte e qartë se ai nuk mund të fliste. Pse-në Keti nuk e kuptonte. Kuptimi i pse-ve është një nga fushat më të vështira të njohjes njerëzore, sikur i foli Keti tjetër; ti nuk ke ardhur këtu të eksplorosh në këtë rrafsh, ti ke përpara një fushë të minuar dhe s’ka fare rëndësi të dish pse-në e minimit, po të dish se si ta kalosh atë pa shkelur në mina. Të gërmosh me thonjtë e duarve një pash nën dhé dhe të ecësh një centimetër përpara. Të çaktivizosh pikëpyetjet e kësaj jete. Zezaku po e shikonte. Sigurisht që Keti duhet të kishte folur diçka me vete, që tek zezaku të zgjohej rebelimi. Sytë e tij i thonin: “Zonjushe, ju lutem, mos më kërkoni më shumë; unë 60


paguhem që të mos flas. Më kanë thënë se do të qëndroni këtu dhe unë do të kujdesem për ju...Besoj më kuptuat?”. Keti u drodh. Nuk donte shumë mend të kuptonte domethënien e asaj heshtjeje. Tani zezaku kishte ecur duke tërhequr zorrën e ujit tek këndi tjetër i oborrit. Vajza sërish ishte e vetme. Ecte dhe nga pas i vinin Pippoja dhe Savana. Pra nuk ishte e vetme. Ishte ajo dhe qentë, në fund të fundit të gjitha krijesa të kësaj bote. Përmes krahëve të palmës po perëndonte një diell i ngrohtë. Po Keti nuk e kuptonte se kishte mornica në trup. Largimi i Arsenit tani e kishte emrin mister, zhdukja e Bertit gjithashtu, ngrohtësia e Serxhios për të ishte Poli i Veriut, dhe ja tani një frazë, vetëm fraza e një zezaku që para saj të çelte siparin e një drame me një fund të paparashikueshëm. U ul në prakun e shkallës. Savana iu afrua dhe po i lëpinte dorën. Më tej qëndronte Pippoja, tani me leshra të kreshpëruara nga xhelozia se mos Savana po i ikte me Ketin, duke lëshuar herëpashere një angullimë kërcënuese. Një rreze dielli ia përflaku ballin dhe Keti sikur u përmend. Shpeshherë në të perënduar të diellit dilnin me nënën në balkonin e shtëpisë e bisedonin për gjëra nga më të ndryshme, derisa vinte babai dhe ajo shkonte me librat në dhomën e pritjes. Mbase në mënyrë të pavetëdijshme, po nga sytë i rodhën dy currila loti mbi trinën e dorës ku kishte mbështetur gushën. Savana, aq e ndjeshme në këtë afri me vajzën, nisi t’ia lëpinte lotët. Sytë e Savanës sikur ia kishin kuptuar trazimin shpirtëror dhe të dyja dridheshin si një fije bari. Zilja e telefonit e trembi. Nuk donte që në këtë gjendje shpirtërore t’i përgjigjej askujt. Dhe ndërsa i nxirrte celularin nga xhepi i xhinsave, i erdh parasysh fytyra e Arsenit. Se askush tjetër në këtë ditë me kaq të panjohura mund t’i gjëndej në krah veç Arseni. -Alo, Keti! Ai zë që vinte që përtej detit e tronditi tej mase; nuk e priste që të ishte i ati. 61


-Babi! Nuk pati forcë e as kohë sa të përqëndrohej. Në atë gjëndje shpirtërore që ishte, i ati mund ta kuptonte edhe nga vibrimet e zërit të saj se diçka nuk shkonte, kështu që e ndau mendjen të fliste sa më pak. -Si je, shpirt?! -Shumë mirë, - e gënjeu ajo. -Ke gjetur shtëpi? - qe pyetja që e bëri të dridhej Ketin. -Po, babi, po unë ia kam treguar mamit. Përse më pyet? U krijua një pauzë e vogël, mbase babai kishte një hall dhe nuk e dinte se nëse bënte mirë apo keq t’ia thoshte së bijës, kur dihej se ajo nuk kishte kurrëfarë ndikimi në përmirësimin apo përkeqësimin e gjendjes. Sidoqoftë ai për këtë e kishte marrë dhe nuk kishte se përse të heshtëte. -Keti, babain e Arsenit e arrestuan sot në mëngjes. Kanë zënë një sasi të madhe droge në një kamion të firmës së tij. Di gjë Arseni? Keti e parandjeu të keqen që kur dëgjoi zërin e babait në telefon, kështu që edhe pati kohë të bënte gati shabllonin e një përgjigjeje. -S’di se çfarë të të them, ba, po ai më gjeti dhomën mua dhe u kthye në Shqipëri. -Në Shqipëri? -Po, në Shqipëri. Përsëri një pauzë. -Çfarë ka që nuk shkon?! - pyeti e bija teksa e dallonte që i ati nguronte t’i thoshte një diçka tjetër, edhe më të rëndë se të parën. -Arseni është shpallur person në kërkim, moj bijë! Ketit gati se nuk i ra celulari nga dora. -Çfarë?! Po si është e mundur? -S’kemi fjetur mbrëmë gjithë natën me mamin. Pritëm deri sot...Që të dëgjonim dhe lajmet e drekës…E dhanë të gjitha televizionet...Me çfarë u kthye? -Më tha se me linjën e Barit, me avion. Përsëri një pauzë. 62


-Çfarë ke, babi? -Asgjë moj bijë, asgjë...po nëse ai është kthyer, duhet ta kenë arrestuar... Keti u kujtua për porosinë që i kishte dhënë Arseni, për përgjimet telefonike që bënte policia italiane, sidomos kur kishte të bënte me shkelje ligji, kontrabandë e ku të dinte ajo se çfarë tjetër. -Ba, po ti mos bëj kështu, gjithçka do të sqarohet! - tha ajo më shumë për të qetësuar veten se sa të atin. - Arseni nuk është prej atyre që merret me punë të pista. -Eh, moj Keti, po kjo e flamosur euro t’i merr mendtë e kresë, - tha ai dhe Keti tani dëgjonte vibrimet e një zëri tjetër, padyshim që ishte zëri i së ëmës. Edhe ajo vazhdoi me shqetësimin e çdo nëne në raste të tilla. Pas bisedës telefonike, Ketit i dukej vetja e çbërë. Se si, po ishte e bindur se nuk e meritonte një goditje të tillë. Nga gjithë ai mal lumturie, tani s’kishte mbetur qoftë edhe një gur. Gjithçka u bë shkretëtirë sa hap e mbyll sytë. Tëmthat i rrihnin dhe në zemër ndjente një shtërngim. S’kishte asgjë tjetër përpara, veç fytyrën e Arsenit. E jetonte atë që i kishte ndodhur mbase më shumë se edhe vetë Arseni. Nuk ishin mësuar kurrë me gjëra të tilla në familje, për të atin ligji ishte i shenjtë dhe nuk kishte pasur të bënte kurrë me të. Mbase kjo ishte dhe arsyeja përse ai i kishte dalë në telefon jo i friguar, por i terrorizuar. U shkreh në vaj, sa u mbyt në lot. Qante pa zë. Nuk donte ta dëgjonte as zezaku jashtë. Ndërkohë u trëmb nga zilja e telefonit të saj. -Alo, Keti! Zërin nuk e njohu. -Jam Alberti. -Au, Berti, ç’kemi?! – e pyeti ajo, nga që në atë moment nuk gjente pyetje tjetër për t’i bërë. -Hiç, ndejta me Serxhion. Sa e përmendi emrin e tij, Keti provoi një ndjesi jo të mirë. Se si po i dukej se Berti po lozte rolin e një ndërmjetësi. -Me Serxhion? – pyeti sërish vajza, edhe pse një pyetje e 63


tillë ishte krejt parazitare, duke pasur parasysh se Berti, siç i kish thënë Arseni, qe djalë për shpirt i Serxhios. -Ishte në formë, - vazhdoi tjetri, - dhe të përmendi dy-tri herë. Më tregoi edhe për propozimin për tek halla Marie, edhe për ftesën që të kishte bërë sonte për në teatër. Je me fat! -Nuk të kuptoj! – shprazi edhe njëherë shpirtin e saj naiv Keti. -Këtu ka jo me qindra, po me mijëra vajza të bukura që njerëzve si Serxhio u ulen në prehër… -Po unë… Mbase ajo desh të thoshte se ai kishte gabuar adresë, se ajo nuk kishte ardhur këtu për të bërë prostitutën, por diçka e frenoi, mbase ngjarja që kishte ndodhur në Shqipëri dhe nuk u ktheu përgjigje. -Pikërisht se ti nuk je si të tjerat, ai të vlerëson aq shumë,u shpreh tjetri dhe asaj iu duk se ai kishte thënë një të vërtetë. Kaq. U ndanë në telefon, po heshtja që pasoi e shtypte si me tokmak shpirtin e saj. Kishte edhe pak orë në dispozicion për të marrë një vendim. Dreka me Serxhion, ftesa për në teatër dhe tani kjo intermexo e interpretuar aq keq nga Berti, sikur e nxirrnin në një udhëkryq. “Në udhëkryqet e jetës...” se si i erdhi në mend ky varg, të cilin s’dinte se cilit poet i përkiste. A ia dinte kuptimin kësaj fjale. E ndërsa përpëlitej ta gjente etimologjinë e saj, Keti tjetër kërkonte t’i fliste: E di çdo të thotë udhëkryq ? Është vendi ku kryqëzohen dy a më shumë rrugë. Por, fatkeqësisht, në udhëkryqet e jetës nuk ka asnjë tabelë që të tregojë kahun. Pra nga do të shkosh, Keti ?Këndej apo andej ? Tani i dilte parasysh një tabelë: Bolonjë-RinasShkodër…Ideja e kthimit po e pushtonte të tërën...I dukej se përtej detit rrinin duke e pritur të pikëlluar nëna, babai dhe vëllai…Ndërsa ai që e solli, mbase në një qeli të lagësht…E ç’kuptim do të kishte kthimi i saj në Shkodër? Jo, jo, kthimi në Shqipëri mund të ishte zgjidhja më e keqe e mundëshme. Po këtu, 64


me çfarë do të jetonte? Me eurot që kishte mund të shtynte veçse ndonjë muaj, po më tej? I ra sërish zilja e telefonit. Numri që iu shfaq në ekran qe i panjohur për të, kështu që e ndau mendjen të mos i përgjigjej. Po ai u shfaq sërish. Sërish ia mbylli. Pas tij i doli numri i Bertit. Kishte arritur ta fiksonte, pasi mbaronte me tri shtata. -Keti! Je fantastike! Ke tri herë që ia mbyll telefonin Serxhios dhe sërish fitove pikë tek ai. -Çfarë? – se si pyeti ajo. -Po, po, pikërisht se ti nuk ia hape telefonin një të panjohuri…Unë s’po e zgjas, se ai ka diçka për të thënë… Nxitoi ta mbyllte telefonin, që t’i hapte rrugë pronarit të tij. -Keti! Në ato pak sekonda pauze mes bisedës së Bertit dhe asaj të Serxhios, ajo pati kohë sa ta mirrte veten e të mendonte edhe ndonjë përgjigje. -Mirëmbrëma, zoti Serxhio! -Pushove ndopak? – e pyeti ai, kur ajo e dinte se ai duhej ta kishte marrë për të fiksuar orën për në teatër. -Disi! -Pse disi? S’të pëlqen shtëpia? -Jo, po mbase kam ndonjë problem me klimën, nuk jam ambientuar ende, - tha vajza, si për të dashur të fitonte ndopak kohë për përgjigje edhe me bindëse. -Serxhio Damiani ka aq forcë sa të ndryshojë jo vetëm shtëpinë e klimën, por mbi të gjithë jetën tënde. Vajza as që e mendonte se ai do të jepte një përgjigje të tillë. Serxhio vazhdonte ta joshte me premtime që i kapërcenin caqet e imagjinatës së saj. E për çfarë! O zot! Në këtë çast do të donte të ishte e shëmtuar, që shumë-shumë të arrinte të gjente një vendpune ku s’e shihte askush, duke larë piatat pas kthinave të ndonjë restoranti në periferi, sa të fitonte për të vazhduar studimet. -E di për çfarë të mora? -Si ta di?! –pyeti Keti. -Sikur të mos shkonim sonte në teatër. 65


Natyrisht, që me atë gjendje shpirtërore të trazuar Keti nuk mund të buzëqeshte as me komeditë e Molierit, prandaj nuk vonoi t’i kthente përgjigje se ajo edhe mund të qëndronte fare mirë në shtëpi. -Takova një shokun tim, - vijoi ai, po kësaj radhe duke i mëshuar çdo rrokjeje, sikur pas shqiptimit të tyre fshihej një kumt i veçantë. – Ai më ftoi sonte në shtëpinë e tij dhe, për pozitën e rëndësishme që ka, unë nuk mund t’i thoja jo. Po siç duket, nga një ngurrim i vogël i imi në përgjigje, ai kuptoi se diçka nuk shkonte dhe më pyeti se mos më prishte ndonjë plan. U detyrova t’i tregoj se do të shkonim bashkë në teatër. Atëherë ai këmbënguli që të vish edhe ti. Keti u step. Ç’të ishte ky njeri i rëndësishëm dhe si ishte e mundur që kaq shpejt ajo të hynte në shoqërinë e lartë? Apo mos…? Ndjeu mornica në shtat. Nuk ishte fare e përgatitur për kthesa të tilla në jetë. Aq më shumë, pas atij tallazi që i erdhi nga Shkodra. -Mbase do të qe më mirë të qëndroja sonte në shtëpi! – guxoi të thoshte. Në atë çast ajo Keti tjetër sikur po zgjohej. Po zgjohej e rebelohej. Po a kishte vallë forcë? Bashkëbiseduesi nuk qe qumështor. Propozimi i vajzës u përkthye në gjuhën e një realiteti të vrazhdë. Fjala nga goja e tij, deri në atë kohë ledhatare, mori menjëherë ashpërsinë e thepave. -Keti, me sa kam kuptuar ti je një vajzë e zgjuar. Dhe si e tillë, duhet të mësosh të harrosh. Ajo e kapi thelbin e mesazhit. Jo pa tronditje. Serxhio tashti e kishte hedhur maskën, edhe pse askund nuk i dha shkas se po fliste për Arsenin. Ajo duhej ta kishte menduar se Serxhio e kishte marrë vesh se ç’i kishte ndodhur Arsenit. Në biseda rreth tryezës me Bertin e Serxhion kishte kuptuar se ata bënin tregëti edhe me firma të tjera private në Tiranë e Durrës dhe ngjarje të tilla, sidomos ato që lidheshin me drogën, arrinin në Itali edhe brenda minutës. -Miku po na pret dhe do të bindesh se jeta e re që po nis ia vlen të jetohet! Pas një ore më ke aty. Serxhio i kish thënë të gjitha dhe për të kish marrë 66


fizionominë e pronarit. I thoshte të harronte. O zot, po si mund ta harronte Arsenin, si? A kishte forcë ta bënte këtë? Serxhio tani nuk e joshte, e urdhëronte dhe kjo s’donte fort mend për ta kuptuar. Po a kishte rrugë tjetër që të ishte e lirë si dje? Sikur të ikte, të mblidhte plaçkat në valixhe dhe të zhdukej? Po, po, duhej të zhdukej. Të zhdukej një orë e më parë. Mbase ishte momenti për ta bërë një gjë të tillë. Afiniteti i shfaqur nga zezaku mund të qe një plus. Nxitoi të nxirrte valixhen dhe të rraste shpejt e shpejt, pa fe kujdesi se mos zhubroseshin, dy fustane dhe një palë xhinsa. Futi brenda dhe një palë këpucë, një shall, një…diçka i ra në tokë nga nxitimi…këmbët sikur i ngatërroheshin…frymëmarrja iu shpeshtua…Nuk e dinte në se ishte e zonja të dilte pa u diktuar nga zezaku…Po sikur ta pikaste?…Duhej ta mendonte…Nxorri një kartmonedhë pesëdhjetë euroshe që t’ia jepte…Iu duk pak…Nxorri një njëqindshe…Njëqind euro edhe mund ta tundonin e të mbyllte njërin sy...Prap përmbysi diçka…Ç’ishte kështu? Gjithçka prekte, përmbysej. Po në fund të fundit po gremisej jeta e saj dhe këto përmbysje të vogla s’ishin asgjë para asaj që mund t’i ndodhte. Dhe teksa po mblidhte në grusht kartomedhën, u step. Zezaku e shikonte nga dera e hapur me një palë sy që i flisnin aq shumë, por që përmblidheshin në pak fjalë: “As mos guxo!”. Sytë e tij e kishin parë edhe kartmonedhën, edhe valixhen e mbyllur, edhe…S’e kishte të tepërt kokën mbi supe dhe ajo sigurisht që nuk kushtonte njëqind euro. Kuptoi gjithçka. Ia plasi të qarit dhe ra mbi shtrat. Por erdh një çast që loti iu tha dhe dorën e vuri në gjoks, si të donte ta pengonte zemrën të mos i dilte nga krahërori. Si flakë vetëtime i feksi një mendim, që nuk e kuptoi se si iu formulua në kokë: “Po sikur Arseni ta kishte shitur tek Serxhio?”. A kishte se si ta bënte ai këtë? Sillte moldave për një kategori tjetër shoqërore, e kishte sjellë atë për Serxhion e mikun që i priste?! Dhe sa kishte marrë për të? I dukej se ishte e çmendur që mendonte kështu. Se biondi, që i kishte falur gjithçka, lundronte mes një deti sinqeriteti e pasinqeriteti. Po ku ishte ajo Keti tjetër, që heshtëte e heshtëte tani që duhej t’i dëgjohej zëri edhe më shumë? Ndjeu hapat e zezakut që po zbrisnin shkallët dhe mendja 67


i punoi prap për arratisjen. Ia llogariti hapat dhe u bind se ai ishte ulur tek shkallët. Le ta linte valixhen, të kacavirrej nga dritarja e dhomës së saj që binte pas shtëpisë dhe të kriste e të ikte ku sytë këmbët. Diku në dhomë kishte parë një çantë të vogël shpine, të rraste në të më të domosdoshmet, të arrinte të dilte në rrugë dhe t’i nxirrte dorën makinës së parë që do t’i dilte përpara...Iu afrua dritares. Iu duk tepër lart për të kërcyer. Po edhe sikur të bënte një përpjekje të tillë, nuk do t’i shpëtonte kafshimit të Pippos, që i irrituar nga miqësia e saj me Savanën, kishte gjithë ditën që e shikonte vëngër. Po ç’mendonte kështu? Mos tani zezaku po flinte? O zot, sa fëmijë që ishte! Nxitoi të nxirrte celularin. Do ta mirrte edhe njëherë Xhenin. T’i kërkonte ndihmë asaj dhe Orionit që ta hiqnin nga ngujimi. Qoftë edhe duke lajmëruar policinë. E kërkoi numrin e saj. O zot! Nuk mori përgjigje. Spikerja i tha ta provonte edhe njëherë. Po siç dukej ishte ora pik e ndërlidhja krijonte probleme. Ndërsa kërkonte e kërkonte Xhenin, mendja i punonte. Nuk dinte fare se ku ndodhej, veçse në një shtëpi periferike të Bolonjës. Në fakt askush nuk e kishte kërcënuar. Dhe nëse njoftonte policinë, çfarë do t’i thoshte e kujt do t’i bënte më keq se vetes së saj? Çfarë do të thoshte, që i kishin lëshuar një dhomë, që e kishin futur në lokalet më të mira?...Që i kishin propozuar një punë ekstra?...Të trokiste në derë të policisë trembej, pasi do të dilte edhe lidhja e saj me Arsenin...Do të hynte në një rrugë pa krye...Sa të sqaroheshin gjërat se ajo s’kish gisht në këtë punë, se ishte studente dhe ai kish ardhur për ta shoqëruar, kushedi sa ujra do të rridhnin. Nga jashtë vinte zëri i zezakut. Këndonte lehtë një këngë që ia shtoi asaj edhe më shumë trishtimin. As vetë nuk e kuptoi se përse, po shikoi orën. Kishte kaluar shtata. Edhe gjysëm ore e do të ndjente burinë e makinës së Serxhios. Vetja i dukej e tjetërsuar. S’përqëndrohej dot. Bënte veprime të pakuptimta. Mbi të gjitha fytyrat e Arsenit, të Albertit e të Serxhios i shfaqeshin e zhdukeshin si silueta. Ajo e Arsenit sikur donte t’i thoshte diçka. Po çfarë? Atij ia kish falur shpirtin dhe as që mund ta mendonte se mund të donte tjetër njeri në jetë 68


siç e deshi atë. Nëse Serxhio e braktisi Arsenin, ajo s’kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë. Do ta ndihmonte. Kuptohet, pa e marrë vesh as Berti e as Serxhio. Do të punonte me mish e me shpirt… Marroqe ke qenë e marroqe mbete, - dëgjoi nga thellësia e shpirtit të ngrihej zëri i Ketit tjetër. – Në qoftë se Arseni është i përlyer në këtë trafik droge, ai nuk të ka dashur. Pra, ashtu siç e deshe me forcën e shpirtit, urreje po me atë forcë. Në këtë botë njeriu vjen me një mision të dyfishtë: të dashurojë dhe të urrejë. “O zot, tha vetmevedi e në formë përgjigjeje për Ketin tjetër, po unë e di kaherë që urrejtja shkatërron, ndërsa dashuria ndërton...”. “Edhe më shumë se marroqe, je idiote. Ai të ka hedhur në prehërin e disa njerëzve të panjohur që të kalojnë sa tek njëri tek tjetri...Të la në dorë të Bertit, Berti në dorë të Serxhios, Serxhio në dorë të...” Ndjeu një shtërngim në zemër. Urrejtja dhe dashuria, si dy shemra, kërkonin edhe tek ajo ta nënshtronin njëra-tjetrën. Donte t’i largonte e s’mundte dot. Sa besonte se i zbonte, ato i shfaqeshin sërish. Po në një çast sikur u kthjellua. Diçka i shkrepi në kokë. Nxitoi. I dukej se akrepat e sahatit ecnin me një shpejtësi marramendëse. Një forcë e brendshme vinte dhe e pushtonte, sikur i fliste dhe e bindëte të mos tërhiqej. Kushedi sa herë e kishte dëgjuar se jeta është luftë dhe tani po e kuptonte se ajo po e mbërthente të tërën. Po qe e vetme në këtë luftë. Dhe s’ka më trim se të jesh vetë edhe ushtar edhe gjeneral. Po i përvijohej gjithçka në kokë. Seç kishte një parandjenjë se do ia dilte. Kurrë s’ishte ndjerë më ngushtë. Shpejt e shpejt i dha një të krehur flokëve, veshi xhinsat e mira, mori pasaportën dhe eurot i ndau sa mes fletëve të saj, sa në xhepat e pantollave. Mandej u kujtua. Hoqi disa qindshe dhe i futi në sytjena. S’donte të pendohej më pas. Gjithçka mund të ndodhte e për gjithçka duhej të ishte e përgatitur. U kujtua për bllokun e vogël me adresa e numura telefonash. Kishte një xhep të vogël sa për ta futur atë. Se, në ç’ka kish parashikuar të bënte, celulari edhe mund t’i dëmtohej apo t’i humbëte dhe adresat e numurat e telefonit do t’i kish si 69


udhërrëfyes. Dëgjoi një zhurmë makine nga jashtë. Instinktivisht shikoi orën. Ishte ende heret për të ardhur Serxhio. U pa në pasqyrë. Pikëllimi i varej si një qiell gri në ballin e saj të gjërë, rrëshqiste tek sytë gati të përlotur, tek buza që dridhej e tek duart që nuk dinte se ku t’i fuste. -Keti! Njohu zërin e Bertit. Mandej ia dëgjoi hapat nëpër shkallë. Ardhja e tij para Serxhios nuk iu duk e pakuptimtë. Dhe tjetri, si të donte të kryente detyrën, po dhe ta mbante mirë me të, mes një afiniteti dhe stepjeje njëkohësisht, i tregoi se kishte ardhur me porosi të Serxhios që t’i sillte një telefon celular. Në atë gjendje shpirtërore që ishte, as që e mendonte një gjë të tillë. Celulari që mbante Berti në dorë ishte ku e ku me atë që nxorri ajo nga xhepi i xhinsave, si të donte t’i tregonte se e kish një celular. -Po përse të ma sillje ti, Berti, tani sapo do të vijë Serxhio dhe… Si pa e kuptuar ai ia mori telefonin nga dora dhe i zgjati celularin e ri, i cili me siguri që ishte prodhim i ditëve të fundit. -Oh, jo, Berti, mos ma merr, atë numur telefoni kanë të familjes dhe… Po Berti nuk e la që ta çonte më tej mendimin. -Do ta thotë edhe Serxhio, Keti…Në atë numur mund të dalë edhe Arseni dhe Serxhio nuk don që ti të rrezikohesh të bisedosh me njerëz që kërkohen nga policia… -Nga policia? – bëri ajo të paditurën. -Ti ndofta nuk e di, Keti, po gjithë ajo çfarë na tha mbrëmë për gjendjen kritike të të atit në spital, nuk qe veçse mashtrim. U zunë në tregti droge dhe...çfarë të të them...Të tjerat do t’i marrësh vesh më vonë... -Mos ndoshta... – sikur donte ta shfajësonte ajo njeriun e saj të zemrës, po Berti e ndërpreu: -Nuk ia vlen ta mbrosh, Keti! Me çka bërë, ai s’të paska dashur fare...Paska qenë me dy fytyra me ty dhe me ne...E shpërdoroi edhe besimin e madh që i kishte dhënë Serxhio në tregtinë që bënin në Shkodër...Ka mbetur i zhgënjyer prej tij... Po 70


ti mos u trëmb, Serxhio e ka thënë fjalën dhe qënke me fat të jesh nën mbrojtjen e tij… Ai fliste dhe Keti seç ndjente thellë në shpirt. -Duhet të mësojmë të harrojmë! – përsëriti Berti fjalët që i kish thënë Serxhio pak më parë, - duke i lënë vajzës të kuptonte se veprimet mes tyre ishin një sinkron i plotë. U ndje sërish si e zënë në çark. -Çau, Keti! – e përshëndeti ai dhe tani nuk e përqafoi ashtu siç kishte bërë asaj nate kur e përcolli. Ora po afronte që të ndjehej tek kthesa buria e makinës së Serxhios. I hodhi edhe njëherë sytë tabllosë në murin e dhomës. Peshkatari, me fytyrën e rreshkur nga erërat e detit, jepte më shumë me një njeri që s’ka buzëqeshur kurrë në jetën e tij, ndërsa për peshqit...Ndjeu keqardhje për ta…. Mbase sepse e ndjente veten si peshqit e pashpresë që koloviteshin në rrjetë. Po a kishte ajo forcë ta çante rrjetën e të hynte sërish në detin e madh e të paanë të jetës? Zhurma e makinës i shkaktoi një turbullimë jo të vogël. Po i duhej të fshihte çdo gjë, edhe dyshimin më të lehtë. Buria e tij e thërriste. Qe e sigurt se Serxhio nuk shkonte të mburrej tek miku i tij i rëndësishëm se me kë shoqërohej, por me siguri që…Mbase kështu e kishte shitur dhe Arseni tek Berti, dhe Berti tek Serxhio, dhe Serxhio do ta shiste tek ai miku i rëndësishëm, mbase dhe ai miku i rëndësishëm tek një deputet, tek një…Si tek përralla plaku dhe rrepa…Njëri pas tjetrit…Po ç’thoshte kështu për Arsenin? Nuk donte, nuk donte ta besonte... Buzëqeshi dhe kurrë nuk i qe dukur vetja më e përçudnuar se atë çast në pasqyrë. S’kish aftësi të fshihte. Po si t’ia bënte? Provoi edhe njëherë të qeshej. Sërish skifo. Pasqyrohej karikatura e saj. Serxhio do ta nuhaste në sekondë. Atëherë i dha karar që të mos bënte poza prej majmuni, të ishte sa më e thjeshtë dhe sa më e natyrshme. -Je yll i kësaj mbrëmjeje! – komplimentoi Serxhio dhe ajo zjarrin e buzëve të tij e shijoi sa ç’mund të shijojë puthjen fytyra e një të vdekuri. -Aha, e kuptova! – tha Serxhio. – Po fati im i keq është se 71


mua më rrethojnë një tufë me budallenj, mafiozë e debila. Përfitojnë nga butësia e shpirtit tim. E dërgoj Bertin që të këmbejë celularin e ri dhe ai, si idiot që është, në vend që të ma sjellë mua celularin tënd, e thyen dhe e flak në ujë. -Ah! – se si i shpëtoi Ketit. -Dhe ti ke plotësisht të drejtë të jesh e trishtuar. Se, me siguri që aty ke patur të regjistruar numurat e njerëzve të familjes, të miqve e shoqeve. Po ai idiot në vend që të ndihmojë t’i hidhnit në të riun, krisën e ikën dhe e flak në ujë… Kështu duke ligjëruar, Serxhio dukej shpirt njeriu…Po sepse Keti mirrte të kundërtat e atyre që thosh, se gjithçka qe e kurdisur nga vetë Serxhio dhe Berti nuk qe gjë tjetër veçse një vegël qorre. “Mirrja celularin që t’i presim çdo mundësi komunikimi, me Arsenin po se po, po edhe për ku po shkojmë…Nuk dua të kem asgjë që të më kompromentojë…”. -Kështu? – pyeti ai. -Ah, jo, numrat e telefonit dhe adresat do t’i gjej sërish pas pak ditësh, - u përgjegj vajza, teksa dora e Serxhios i pushoi në qafë. Keti po priste që makina të hynte në rrugën kryesore dhe ajo të realizonte planin e saj. As më shumë e as më pak, po mendja e saj e padjellëzuar kishte kurdisur një ikje të besueshme: të shfaqte habi pranë ndonjë semafori për një vajzë kinse ishte shoqja e saj, t’i kërkonte Serxhios që të dilte pak sa ta takonte dhe…të zhdukej nga sytë këmbët. As pyeste fare se ku do të shkonte. Mjafton që të ikte. Seç kishte një parandjenjë se do të takonte dikë që t’i jepte dorën, në fund të fundit edhe të zinte hotel…Më shumë me shpresë se po të bariste rrugëve të Bolonjës, do të takonte ndonjë grup studentësh...Në ato ditë pa filluar mësimet, me siguri që ata silleshin rrugëve sa duke kërkuar punë, sa duke kërkuar strehim e sa duke shijuar jetën e ëndërruar...Po Serxhio as që kish ndërmend, siç dukej, të futej në rrugën kryesore. Jo për gjë, po sepse rruga për tek ai shoku i tij, mirrte nga periferia e qytetit. -Shoku që na ka ftuar është një nga njerëzit më të fuqishëm të Bolonjës… 72


Kaq tha ai, ndërsa makina përpinte rrugën e asfaltuar mes ca pemëve që për Ketin mirrnin trajtën e lugetërve të përrallave. Por erdh një çast që e sundoi veten. Mbase dhe trazohej më kot, ajo mund të ishte një darkë miqsh dhe aq. Keti, ti deshe të ikje qëparë. Po a e mendove ndopak se ku do ta përplasje kokën? Në polici? E për çfarë? Do të qëndroje në rrugë të madhe? Nga shiu mund të bie në breshër…Si shpejt e harrove Antonion, oficerin që u priti tek trageti...Në mos me të, do të përballeshe me shokët e tij... Keti as që e ndjente fare dorën e Serxhios që i lëmonte qafën, po veç atë zërin e Ketit tjetër që i dukej se i vinte nga thellësia e shpirtit, nuk shihte më rrugëzën mes gjelbërimit të pafund... Ndofta kjo rrugë që po ecën është rruga ku ecën shumëkush. Mbase e veçantë nga të tjerat, po një nga ato rrugë që të shpien gjithkund dhe askund… Serxhio i kishte rënë burisë dhe kjo e bëri që të përmendej. S’shihej asgjë tjetër nga fashat e dritës së makinës, veç një mur i mbështjellë me lule kacavjerrëse dhe një portë e madhe, të cilën e çeli një mesoburrë. Serxhio as që e përshëndeti, po e preu timonin në të djathtë dhe pas pak Keti e pa veten të hynte në një vilë që gjithçka kishte të veçantë. Dyert prej arre, të rënda e me doreza që farfurinin, një shtroje-mozaik me rombe gjithë ngjyra dhe nepër mure piktura të dimensioneve e stileve të ndryshme, aq sa vetja të dukej se nuk ishe në salonin e një vile, po të një ekspozite pikture. Në qoshe të mrekullonin me bukurinë e tyre disa skulptura, që sigurisht ishin riprodhime të mjeshtërve rilindës italianë. Në një shatërvan, mes cirkave të ujit, kriheshin tri vajza nudo dhe si për dreq, njëra prej tyre kish diçka nga trupi i derdhur i Xhenit dhe flokët e saj gjithë onde. I zoti i shtëpisë i priti tek shkallët. Me njërën dorë në parmak e tjetrën të futur në xhamadan, ai më shumë dukej si një manekin, pasi qëndronte në një pozë statike që të bënte edhe për të qeshur. Megjithatë Keti e zotëroi veten dhe vetëm kur ndjeu buzët e tij në faqen e saj, e kuptoi se kishte të bënte me një burrë prej vërteti. 73


Keti nuk dinte si të vepronte. I zoti i shtëpisë e lejoi që të kalonte, ndërsa ajo, duke i respektuar thinjat, kërkoi që të ecte ai i pari. Dhoma e pritjes shpaloste një tjetër befasi. Dy-tri piktura moderne, një kokë dreri me brirë të dendura, një dhelpër e balsamosur nën një vile rrushi, një bust, një shpatë e një mburojë si të Don Kishotit dhe një shqyt që mund të mirrte shkëlqim veç në dorën e Sanço Panços, tërhoqën vëmendjen e vajzës, ashtu siç mund të tërhiqnin vëmendjen e çdo njeriu normal të këtij shekulli. -Gjithçka sheh këtu, është shija e zotit Karlo…- tha Serxhio dhe vajza aty mësoi emrin, po dhe si t’i drejtohej të zotit të shtëpisë. -Mrekulli, gjithçka të zgjon një ndjesi të bukur! – tha Keti. -Më ka folur Serxhio për ju, - tha i zoti i shtëpisë duke i shkokluar fjalët. - Madje më ka thënë se së shpejti ju do të shoqëroni dhe zonjën Marie, hallën e tij. Do të shihemi tek ajo vazhdimisht. Unë jam një nga miqtë më të ngushtë të saj. Ndërkohë që ai fliste, një shërbëtore solli një tabaka me tri gota. -Epo, gëzuar e mirë se erdhe! – uroi zoti Karlo dhe Keti e ceku gotën me të tijën e me të Serxhios. Nisën të bisedonin për gjëra fare të parëndësishme. Zoti Karlo tregoi një histori pa kripë, Serxhio gajasej dhe ajo sa për mirësjellje vinte buzën në gaz. Shihej qartë servilizmi i Serxhios ndaj Karlos dhe kjo Ketit i bëri një përshtypje të madhe. Karlo pohoi sërish miqësinë me zonjën Marie...Mbase Keti s’do të vinte më aty, po ai do të shkonte tek zonja Marie... Në dhomën e ngrënies shërbente një bullafiq, i cili mund të kryente edhe detyrën e kuzhinierit. Gjithçka u servir në tavolinë, për Ketin qe e parë më shumë në sallonet mondane, kuptohet, nëpër filma. Pas pak edhe bullafiqi me një buzëqeshje kinezçe u zhduk dhe mbetën ata të tre. Bisedat qenë nga më të zakonshmet. Dikur Karloja vuri një gramafon të vjetër. Nga disku që i përkiste kushedi se ç’kohe, erdhën jonet e një tangoje. Ishte fare 74


e qartë se çfarë kërkonte. Kështuqë Keti e pa veten shpejt në krahët e tij. -Qënke yll! – dëgjoi vajza t’i pëshpëriste tek veshi dhe gjoksin e saj të puthitej me të tijin. “Pusht plak!”, - mendoi Keti, ndërsa ndjente që këmba e tjetrit po vendosej gjithnjë e më shumë në mes të kofshëve të saj. Teksa ai e rrotullonte, Serxhio ishte ngritur në këmbë dhe bënte kinse po shikonte pikturat, derisa ata mbetën të vetëm në atë dhomë. Qe më se e qartë. Po ridëgjonte edhe njëherë përrallën plaku dhe rrepa. Për një moment e ndjeu veten të pafuqishme. Krejt të pafuqishme. -Si të quajnë? – e pyeti ai. -Keti! -Edhe emrin e paske të bukur! – komplimentoi zoti Karlo. Dikur disku mbaroi dhe gjëlpëra e gramafonit sikur ai cërriti nervat. Po Karlo ia ngriti krahun dhe në dhomë u vendos qetësia. -Më dhe një kënaqësi të veçantë! – vijoi ai, pa pyetur se këto fjalë tani po i dëgjonte edhe Serxhio. Biseda rreth tavolinës vazhdoi si dhe me parë, Karloja tregonte histori bajate, Serxhio qeshej, ndërsa Keti vinte buzën na gaz. Domosdo që s’ishin ulur në tavolinë veç për të bërë muhabet. Ngriheshin shpesh gotat dhe Ketit i bënte përshtypje se si nuk përmbyseshin mbi tavolinë dy shokët me çfarë zbraznin. Në një ças, Karloja heshti, ia nguli sytë si të donte ta përpinte të tërën dhe i tha: -Je vërtetë e bukur, Keti! Vajza uli sytë. -E pi për ty! – tha ai dhe e rrëklleu me eks edhe një gotë tjetër. Vajza u zu edhe më ngushtë se nga komplimenti. Përendim i qepallave të saj, sikur e ndezi të zotin e shtëpisë! -Yll qënke! – përsëriti dhe, si për ta vërtetuar, e pyeti: -Ta kanë thënë këtë të tjerët? -Po djemtë shqiptarë ma hidhnin ndonjë fjalë...Po unë, zoti Karlo... 75


Qe një çast qe desh t’i thoshte se kishte Arsenin, po sakaq Karloja kishte hedhur vështrimin nga Serxhio dhe e ndërpreu: -Diçka më tha Berti për atë biondin nga Shqipëria... Ketit i shkuan mornica në shtat. -Mbase bëmë gabim që i besuam aq shumë! – ndërhyri Serxhio, si të donte të shfajsohej para tij. -T’i qëndronte linjës së tregtisë me ne, do të jetonte si kont, këtu dhe atje…Po dihet, kafshata e madhe ta zë grykën…Desh të hapej edhe me të tjerët dhe ia zunë kamionin... Keti sikur u ngurros. Toni i zërit të zotit Karlo u bë i vrazhdë, nga fytyra i iku ajo mirësia e parë dhe vështrimi qe tepër qortues për Serxhion e nënshtrues për vajzën. -Mirë vetes që i bëri keq, po me sa më tha Berti, desh të njollosi edhe ty - tha Karloja duke shikuar nga Keti! - Fatmirësisht pakoja në valixhen tënde kaloi pa u vënë re dhe… Ketit zemra iu ndal në vend. U trondit. -Ti e solle pakon? – pyeti Serxhio, duke parë efektin që bënë fjalët e zotit Karlo tek vajza. Ketit iu drodhën leqet e këmbëve. Kujtoi çastin kur Arseni i tha se do i çonte një pako llokumi me arra nënës së një miku të tij në Itali dhe desh të tregonte të vërtetën. -Më tha se… Po zoti Karlo nuk e la Ketin që të vijonte. -Ishte drogë, moj vajzë, drogë e pastër, po tani që ai kërkohet, emri yt nuk do të dalë gjëkundi. -Dhe për këtë, - ndërhyri Serxhio, - duhet t’i jesh përjetë mirënjohës zotit Karlo. Keti po dridhej. As që i ishte përshkuar ndërmend se Arseni mund t’ia bënte një gjë të tillë. Tani për Ketin gjërat vinin duke u lidhur dhe nuk e dinte se nga e kishte marrë vesh Berti gjithë këtë histori. -Po ti as ke parë e as ke dëgjuar gjë. Dhe as ke patur gjë në valixhen tënde… Biondi më hyri kaq shumë në zemër…Qe shumë praktik, shumë praktik… Ai tha edhe diçka tjetër, për një trafik moldavesh jashtë 76


linjës së tyre të tregtisë, dhe, brenda pak minutash Keti po dyshonte se Arseni nuk ishte ai që njihte. Ai po akullohej në ndjenjat e saj. Po mirrte trajtën e një ajsbergu. Edhe ajo, aq kishte njohur, vetëm atë që ajsbergu nxirrte mbi sipërfaqe të ujit. Karloja e kishte kuptuar se kishte qëlluar në shenjë. Tani vajza para tij sikur humbi nga ai nur e krenari e parë dhe dukej e qullët, pa forcë e vitalitet. Krejt në mëshirën e fatit, krejt nën dorën e tij. -E po, këto i ka jeta! – tha ai, i bindur se, për momentin, kishte thënë aq sa duhej thënë e ndofta dhe diçka më shumë. Mbase për të thyer disi atmosferën e rëndë që u krijua, Serxhio ndezi televizorin që qëndronte i varur përballë tavolinës së ngrënies. -Juve e shihni televizorin italian në Shqipëri? – pyeti zoti Karlo. Vajza nisi t’i tregojë se përmes televizionit, artistët, këngëtarët e sportistët italianë s’kishte njeri që të mos i njihte në Shqipëri, aq më shumë rinia. -Ëndërroja të nisja një biznes të pastër në Shkodër, e fillova me biondin, por…s’ja vlen ta përmendim më. E ktheu veten në një ish... Na ish një herë...Keti, kambanat bien për t’u dëgjuar...Sigurisht për ata që kanë veshë...Tregtia e përbashkët e hidrosanitareve ishte ajo që shihej, maja e ajsbergut, se pas saj, fshihej droga, artileria e rëndë e pasurimit. Duket që Arseni, paralel me tregtinë e drogës me ta, kishte nisur dhe një tregëti me dikë tjetër...Natyrisht me ndonjë fitim më të majmë, përderisa zoti Karlo tha se kafshata e madhe të zë grykën. E në këtë biznes që bie erë gjaku e vdekjeje, more pjesë edhe ti...Dhe këtë fakt, ata e përmendin që të të mbajnë të lidhur, që ti të mos guxosh të bësh atë që kishe në mendje... Ndërkohë i zoti i shtëpisë rrëklleu një hurm nga gota e kristaltë që i farfurinte në dorë dhe ia hodhi sërish sytë. Serxhio, që deri më atëherë më shumë rrinte duke e tretur vështrimin sa andej këndej, tani ia nguli sytë Ketit. O zot, ajo u trëmb aq shumë nga vështrimi i tij. Fytyra e Serxhios kish pësuar një metamorfozë 77


në çdo shqisë. -Nga sa të kemi kuptuar, Keti, ti je një vajzë e mënçur. Dhe nëse zoti Karlo e përmendi punën e pakos me drogë që solle në valixhen tënde nga Shqipëria, këtë ai e bëri jo për të të shtënë frikën ty, po nga çgënjimi që ka pësuar prej Arsenit. Dhe unë jam fajtor, shumë fajtor, se kam hyrë garant për të. Ashtu siç po hy garant për ty tek zoti Karlo... Keti dëgjonte dhe s’arrinte të deshifronte plotësisht domethënien. Mirrte dhe s’mirrte vesh. Që ishte përlyer në një histori aspak të këndshme këtë e dinte, po ama dhe që s’ kish pasur fare dijeni se ç’kish pakoja brënda, edhe këtë e dinte mirë. Oficeri që u doli përpara në Ankona, rruga që iu hap atyre pas tij, e bënë të dyshojnë se Arseni e kishte të lidhur punën me të, pasi në kioskën ku hynë për të blerë një kartë telefoni, Arseni hapi valixhen, ajo me kujdes e nxori që andej pakon dhe ia dha oficerit. Po këtë kujtohej mirë e bëri që ai, tek nxirrte pakon, të mos i përpushte rrobat që i kishin sistemuar me aq kujdes me të ëmën. Duke parë atmosferën disi të rëndë që u krijua, Karloja ndërhyri: -Hajde, tani, harrojeni e buzëqeshni, se nuk jemi në mort, dreqi ta hajë!...Vajzën e kemi qelibar dhe unë do ta mbaj në shuplakë të dorës... Keti u drodh sërish. -Edhe shkollën do ta marrësh, edhe jetën do ta jetosh... Serxhio përballë Ketit me atë ngrefosjen e tij sikur i thoshte ta falënderonte zotin Karlo. -Do ta jetosh si një zonjë! – tha gjithë pompozitet ai. “Kuptohet, do ta paguash një haraç, moj zonjë e rëndë”, i foli Keti tjetër. Mbase nga ajo që rrëkëllente, zotit Karlo iu zgjidh gjuha. -Dhe a e dini se përse po pi sonte, zonjushe? Nga nervat, nga nervat që m’i ngriti ai pizevengu shqiptar. E kisha porositur që të mos mirrej me drogë, po ai...mendonte se i shpëtonte syrit tim...syrit tim dhe të Serxhios...Apo jo, Serxhio? Po unë kam Bolonjën në dorë, more pizeveng! Dhe s’ishte hera e parë që e bënte një rrugë të tillë me oficerin. Në Shqipëri po se po...Ja, 78


shikoje...Desh të të përlyente edhe ty... Ndërkohë që fliste ai kishte nxjerrë nga xhepi i xhaketës dy foto dhe i kishte vënë para Ketit. Vajzës i ra piruni në pjatë. Dikush e kishte fotografuar Arsenin, atë dhe oficerin, Antonion, në atë klubin e vogël që farfurinte nga dritat. Mbase ky qe fisheku i tyre i fundit. Nga reagimi i menjëhershëm i Ketit, e kuptuan se qëlluan në shenjë. Ndaj, duke parë se asaj s’i mbeti një pikë gjaku në fytyrë, dy zotërinjtë arritën që ta ndrrojnë atmosferën. Qenë mjeshtër në ndrrimin e skenave. -Po ti mos kij frikë, - ndërhyri Serxhio, - sa të jesh në shoqërinë e Serxhio Damianit e të zotit Karlo, askush s’guxon të hedhë qoftë edhe një akuzë për ty. Ndofta për një minutë a më shumë nuk e dinte se si e sundoi veten të mos ia shkrehte të qarit. Zhgënjim më të rëndë nuk kishte pësuar në jetë. Megjithatë, me kalimin e sekondave, sikur diçka po rivendosej në tërë qënien e saj, midis të cilave edhe të kuptonte se gjithçka i kish ndodhur asaj nate nuk ish rastësore. Mbase qëkur ishte nisur me Arsenin drejt Italisë... Karloja u ngrit, ktheu pllakën e gramafonit në anën tjetër dhe kënga “Një kitarrë dhe një mijë mendime” pushtoi gjithë atë sallon trishtimi. Ngjyra gri, u shndrrua në rozë. Karloja e kish marrë Ketin sërish në vallzim dhe tashmë nuk kundronte, por shijonte një si ujëvarë plot mushk e freski. Dukej se gjithçka kish krijuar natyra me mrekullinë e saj, qe pikëzuar në portretin e Ketit, që endej në krahët e tij. Më së fundi ai i afroi buzët në qafën e saj prej mjelme dhe vajza u ndje e pafuqishme të kundërshtonte brutalisht. Megjithatë, diçka i duhej të bënte. -Zoti Karlo! Zotëria përballë tani fluturonte. Me siguri që ai kështu kishte fluturuar me dhjetra e qindra para saj. -Isha i bindur se kështu do të kundërshtoje...Po fol, fol dhe çdo gjë do të realizohet, si në përralla! – premtoi ai. Keti duhej të fitonte kohë. -Ne do të takohemi tek zonja Marie, apo jo?! Karloja e mori përgjigjen në formë premtimi të saj dhe kjo e bëri edhe më të lumtur se ç’ishte. Se deri më atë kohë, ishte 79


përmendur zonja Marie, po nga vajza nuk kishin marrë as po-në e as jo-në. -Zonja Marie do edhe një javë për t’u kthyer nga Anglia, - shqiptoi ai dhe Keti këtë e kuptoi si një mungesë padurimi. I duhej të gjente një shteg që të dilte. Që t’i shpëtonte asaj nate. Po se si, në çast, iu kujtua ngjarja aspak e këndshme në klub me Bertin, kur ai kishte kërkuar leje të shkonte në banjo për ujët e hollë. Iu duk vetja vulg të përdorte një truk të tillë. Po megjithatë do ta bënte. -Sonte Keti, sonte shpirt! – theksoi zoti Karlo mes një emfaze që i kapërcente vitet mbi shpinë. Mbase të tillë e bënte edhe uiski i rrëkllyer, mbase mjelma në krahët e tij. -Po unë këtë javë e kam të pamundur, zoti Karlo! – tha vajza dhe mbase që artikuloi ato fjalë duhet të jetë bërë lulkuqe...Jam me perioda dhe kur më vijnë ato nuk ndjehem mirë... Në ato sjellje nëpër dhomë, Serxhio kishte mbetur pas, mbase në dhomën tjetër duke bërë sikur shihte pikturat, dhe Karlo pat kohë t’i jepte një të puthur Ketit. Vajza u përpoq të çlirohej, po jo me atë forcë sa të zgjonte zemërimin e tij. Për fat që mbaroi dhe melodia e pllakës dhe ajo pat një arsye më shumë t’i shkëputej nga krahët dhe të drejtohej nga tavolina. -Besoj më kuptuat, zoti Karlo?! – tha vajza, si për të vërtetuar në e kish kapërcyer këtë pengesë apo jo, nëse e kish kuptuar se pas një jave ai... -Serxhio! – thirri, paksa triumfator, po jo sa për të shpallur se betejën e kishte fituar. -Gabove me biondin, po Keti ma kompensoi humbjen...Nuk e di nëse shtëpia ku flë i ka të gjitha kushtet, apo jo? Nëse ka pishinë? Serxhio ngurroi t’i thoshte jo. -Duhet të bësh diçka, Serxhio, që kjo vajzë të harrojë nga ka ardhur..Po dhe Bertit t’i thuash që nesër t’i kryej formalitetet e regjistrimit në universitet...me të gjitha burokracirat e tjera...Edhe zonjës Marie mund t’i thuash se s’ka përse të qëndrojë më në Londër...Ndofta më e arsyeshme do të ishte të vinte pa u 80


mbushur java... -Si urdhëron, zoti Karlo! Pra Keti ia arriti. Ia arritin të fitonte një javë kohë. Karloja e ngriti sërish gotën e kristaltë. -Serxhio! -Urdhëro, zoti Karlo! -Përse nuk më shoqëron?! -Po do të ngas makinën dhe... -Edhe ti ma ke me hilè, Serxhio, gjithnjë kam dyshuar për ty...Për ty dhe për të gjithë që ke pas vetes... -Zoti Karlo... -Mos do të thuash se jam i dehur!? Idiot!? Ti e di, unë pi vetëm kur fitoj! Pi, maskara! Ti je tersi im! Tersi im, po të them dhe sus! Vajza është grua dhe nuk është e mundur sonte?! Ja përse je tersi im! Unë këtë e kam thënë dhe do ta them gjithnjë! Pi, pra, dhe mos më lër të vetëm edhe në këtë çast... Serxhio nxitoi të mirrte gotën e tij dhe nuk e kuptonte nëse bënte mirë apo keq ta takonte atë edhe me Ketin, pasi ajo ishte më pranë zotit Karlo seç kish qenë ai ndonjëherë...Po, si të thuash qe mësuar me këtë ritual...Gjithnjë para zonjëzave të reja Karloja perëndonte, derisa vinte ai çast që mërzitej dhe kërkonte një tjetër...Dhe për këtë nuk kursehej...Në të holla e në çdo gjë...E ndofta ky qe një rast krejt i veçantë që ai e linte zogun t’i ikte nga dora... -Pi, Serxhio, se kur njeriu pi, harron. Serxhio e dinte se t’i kundërshtoje ishte më keq se t’i thoje po. E në një moment që Karlo përpinte me sy Ketin, ai shfrytëzoi rastin dhe e mbushi gotën e tij me ujë. -Gëzuar, zoti Karlo! Gëzuar, zonjushe Keti! – tha ai dhe e ngriti gotën. Po s’kish kapërdirë hurmin e fundit, kur Karloja gjëmoi: -Idiot! S’të thashtë të pije dy, po një. Se ty në makinë unë po të besoj një xhevahir dhe çdo gjë që i ndodh asaj, më përpara të ka ndodhur ty... Në atë gjëndje as i dehur e as esëll, zotit Karlo i duhej lëshuar udhë. Keti gjithësesi e mori si leje që të largoheshin. 81


Prandaj pa folur, u ngrit dhe e kuptoi se atë moment të vështirë e kishte kapërcyer. Zoti Karlo i përcolli deri tek shkallët e brendshme të shtëpisë, aty i dha një të puthur Ketit, e cila mezi ç’priti të ikte nga ajo shtëpi e të hynte në makinë. Serxhio, dukej i ardhur në qejf, po dhe tashmë disi i distancuar nga Keti. Margaritari duhej të shkëlqente vetëm në dorën e zotit Karlo dhe të askujt tjetër. Keti shikoi orën dhe u trëmb kur pa se ishte mesnatë. Mandej sikur e qetësoi veten. Mesnata këtu nuk kish ndonjë kufi kushedi se çfarë. Duhej të kishte sa të duash njerëz nëpër rrugë. Me ç’mësoi sonte, dukej e dërmuar, po nga gjithë ç’i kish ndodhur ndjehej superiore ndaj asaj Ketit të përtej Adriatikut. Gjithë ç’kish thënë Karloja në sy të Serxhios për të, i kishin dhënë një forcë e pushtet që duhej ta përdorte për të mbrritur aty ku t’i thoshte vetes njeri. Edhe pse mes dy burrave që mund të drejtonin kartelet e drogës apo të prustitucionit, ajo nuk duhej ta humbëte torruan. Fotot që i treguan me siguri që nuk qenë të rastësishme. Asgjë në veprimet e tyre nuk ishte e rastësishme dhe kjo ishte për t’u trembur. Po gjithësesi ajo duhej të luftonte. Ideja e arratisjes, që i pat pushtuar gjithë qënien në nisje, tani sikur iu shndrrua në një rrugë pa kthim. Ose do t’i thoshte lamtumirë kësaj jete të saponisur, ose...Shikoi nga krahu i djathtë...kishin hyrë në afërsi të Bolonjës dhe aty-këtu shihje vajza në rrugë, që të vetmuara, prisnin partnerë...Mbase ndonjëra prej tyre dhe kish qenë vizitore tek zoti Karlo...Pra, s’kish rrugë tjetër... Serxhio tani sikur kish harruar t’i vinte dorën në qafë...Duhej ta miklonte ajo...Ato tri ditë për të në Bolonja ishin shndrruar në vite... Makina ndaloi para një semafori...Keti shikoi nga rruga...Fytyra të panjohura, njerëz të zakonshëm, të rinj të përqafuar, zezakë...Se si po njëri prej tyre iu duk si zezaku i shtëpisë...Të gjithë zezakët i dukeshin njëlloj...S’arrinte t’i identifikonte lehtë...O zot, po përse zezaku nuk i hiqej nga sytë e nga mendja...Diçka formuloi...Atë që s’do ta bënte kurrë në jetë, erdhi një çast që e bëri me një lehtësi të pabesueshme. I vuri 82


dorën në qafë Serxhios dhe ai në çast fiku dritën e brendshme të makinës. Mjaftonin dritat e rrugës për të parë njëri-tjetrin e për të shtuar intimitetin e atij çasti. Mbase Serxhio mendoi se pija gjithnjë i afron njerëzit. Shikoi në pasqyrën e krahut të majtë. Nga pas, qëkur dolën nga shtëpia, shihte një “Bens”. Zoti Karlo i kish thënë se dyshonte tek ai dhe s’ishte fare e çuditshme që makina, e cila i vinte nga pas, të drejtohej nga një njeri i zotit Karlo...Gjithsesi nuk duhej t’i shkëpuste urat e lidhjes me vajzën që kishte në krah...Nesër për zotin Karlo do të dilte një tjetër dhe ai nuk kishte përse e përbuzte një perlë që me një të fshirë, shkëlqente njëqindfish më shumë. I hodhi një sy Ketit dhe syri i saj, ai vështrim me bisht, e tërboi fare. Dora e vajzës në qafën e tij i fliste shumë e më shumë se gjithë ç’kishin biseduar sëbashku. Dhe ishte i bindur se midis tij e zotit Karlo, vajza e kishte zgjedhur atë. -Kam frikë, zoti Serxhio! – tha ajo. Tani Serxhio e kuptoi se vajza mbështetjen e kërkonte nga ai. -Gjithçka do të shkojë mirë, e dashur, - tha ai duke u zgjatur pak dhe duke i dhënë një të puthur në sup. -Nuk mundem, zoti Serxhio, nuk mundem, - tha vajza sërish dhe ai e ndjente përherë e më shumë afrinë me perlën. – Ai më tremb! Serxhio qe i bindur se Karloja e kish kaluar masën. Mbase dy fotot mund t’i ruante si fishek rezervë...Sigurisht nga ato vajza ndjehej tejet e frikësuar.... Serxhio po bindej. Edhe ai hera herës trembej nga zoti Karlo, nga lëvizjet që bënte në skakierën e punëve. Edhe befasuese, po çuditërisht deri tani të suksesshme. Aq sa s’kish zot t’i dilte përpara. Apo kështu i dukej dhe hiperbolizonte çdo veprim të tij. Ashtu si demat e kuqja, zotin Karlo e tërbonte e bardha. Mishi i bardhë dhe mielli i bardhë e kishin bërë aq të fuqishëm sa t’i bënte karshillëk çdo pushteti. Dhe ai e dinte më mirë se askush nga njerëzit që kishte përreth, se të luaje me fjalën e tij do të thoje të luaje me kokën që kishe mbi supe. -Berti do të jetë sonte në shtëpi? – pyeti Keti dhe Serxhio, 83


pa u menduar, e gënjeu duke i thënë se për punë ai kishte shkuar në Torino. -O zot, po si flë unë sonte e vetme! Serxhio u ndez. Madje as donte ta besonte se Berti ia kish arritur që natën e parë...Atë natë që ajo ish trullosur nga vera që kishte pirë...I besonte Bertit më shumë se sa duhej..Pra, tash e mbrapa të dyshonte edhe për të... “Jeta është dyshim, asgjë më shumë”, mendoi vetmevedi. -Po në shtëpi nuk do të jesh e vetme, zemër, është zezaku... -Po nga zezaku pra, kam frikë... Serxhios sikur i doli pija. Kishte menduar se vajza qe trembur nga zoti Karlo, kurse ajo... Ai qeshi. Qeshi me të madhe dhe ashtu, duke e shikuar, iu afrua dhe e puthi edhe njëherë në sup. -Meqë nuk është sonte Berti, fli ti në shtëpi, zoti Serxhio, - tha vajza dhe ai, nga gjithë ajo e qeshur, sikur u mpi. -Keti, po përse të kesh frikë nga zezaku, ai është edhe roje, edhe sherbëtor... -E vetme kam frikë, kam shumë frikë nga zezakët, - tha ajo. – Fli ti sonte në shtëpi... Serxhio tashmë qe i bindur se do të vinte një natë që do ta ngrysnin së bashku, po ai dreq “Bensi” nuk po i ndahej nga pas dhe qe i bindur se zoti Karlo e aq më shumë ata që e ruanin, nuk harronin të kryenin detyrat e tyre. Po diçka duhej të bënte, që të mos e linte vajzën ashtu të terrorizuar. Zezakun e kishte të tijin dhe e pat vërtetuar se ai nuk e tradhëtonte edhe ta varnin nga këmbët. E kishte marrë nga rruga dhe kjo nuk ishte pak. Dy-tre herë që ai i ishte fshehur syrit të Bertit e të zotit Karlo, ia kishte shpërblyer. Edhe herë të tjera e kishte provuar. Kështuqë mendoi gjithçka. Do ta përcillte vajzën deri brenda në shtëpi, do të dilte, sigurisht sërish i ndjekur nga “Bensi” deri në shtëpinë e tij, dhe, si të bindej se ndjekësi kishte ikur, do të rikthehej sërish në shtëpinë nën palma, tek Keti që e priste. E kishte kuptuar zotin Karlo se përse e la zogun t’i ikte nga duart, po, përderisa vajza po e ftonte, duhej të ishte një truk i saj. E ashtu, tek bënte planin e tij, kaloi dorën si me kujdes në xhepin e pantollave që të sigurohej 84


për diçka. Kutinë e vockël me viagrën e kishte aty. -Unë do të lë në shtëpi dhe do të kthehem pas pak, - i tha ai. -Po unë kam frikë të rri edhe një minutë me zezakun në shtëpi, zoti Serxhio... Serxhio nuk e përballonte dot tundimin. Mbase nga propozimi që ajo po i bënte direkt... -Do ta gdhijmë sonte! – tha ai, si për t’i treguar se ai qe burrë jo vetëm nga emri. - Po ti duhet të më kuptosh se e kam të pamundur të mos lë gjysëm ore. -Jo, zoti Serxhio, jo! – vazhdoi interpretimin e saj Keti. -O shpirt, po jam i detyruar? -Dhe nuk sakrifikon për mua? -E bëj edhe për ty, shpirt! Por po na ndjekin. Që kur kemi dalë nga zoti Karlo! -Çfarë? -Do të të kem kohë të them se kush... Po Keti tani kishte arritur të dallonte qartë një makinë nga pas që nuk u shqitej. Mbase qenë ata që bënin foto kur ajo çelte valixhen në klub...Dhe nuk qe se nuk i erdh një frikë...Se mund t’i shpëtonte Serxhios, po nuk do të mund t’i shpëtonte një njeriu të panjohur...Megjithatë ajo që po ngrihej para ndërgjegjes së saj e kishte emrin luftë dhe e dinte se luftë pa plagë e viktima nuk kishte. Tek një semafor, u ndalën sërish. Qe një kryqëzim me shumë njerëz. Mbase në atë ças kishin dalë nga ndonjë disko, pasi shumica ishin të rinj. “Keti, shpirt, guxo! Me fjalët që i the e veprimet që bëre, e ke trullosur fare dhe i ke hequr çdo pikë dyshimi. Guxo, shpirt, se e ardhmja është për guximtarët! - i foli Keti tjetër dhe ajo e kuptoi se tani qe bërë një me të dhe se s’ishte e vetme. Serxhio shikoi nga pas. Sigurisht për ndjekësin. Ndërkohë edhe Keti shikonte nga krahu i djathtë i makinës, nga rruga. -Ua, Stela! – bëri si e befasuar ajo. -Stela?! – se si përsëriti ai. -Stela është kushërira ime, - tha Keti dhe sakaq çeli derën 85


e makinës e fluturoi mes grumbullit të njerëzve. -Po të pres përtej kryqëzimit! – pat kohë të thoshte Serxhio, pasi u ndez drita jeshile e semaforit dhe ai detyrimisht duhej të kalonte përtej. Nuk e pat të vështirë të gjente një vend për parkim, pasi ora po shkonte një pas mesnate. Pas tij parkoi edhe “Bensi”. Tani e pa ndjekësin. Qe një zezak. O zot, edhe ai tani seç kishte një frikë nga zezakët. Doli nga makina dhe po priste në trotuar, me bindjen se punë minute e do të vinte Keti. Po s’ishte aq axhami sa të mos i shkëndijonte dyshimi se mos vajza ia kishte punuar. Hodhi sytë nga kryqëzimi, kishte njerëz, po nuk arrinte të shquante mes tyre perlën që sonte do të ndriçonte vetëm për të. I tha vetes që të mos qëndronte aty, bëri disa hapa drejt kryqëzimit, po sa më shumë që i afrohej, aq më shumë s’e ndjente veten. Tani tek semafori kishte një grusht njerëz, po shqiptarja s’ishte aty. Mendoi se mos kishte hyrë në ndonjërin prej klubeve të çelura, po kur u bind se vajza i humbi nga sytë, e ndjeu se më shumë i humbur ishte ai. Ktheu kokën pas. Mbase instinktivisht. Ndjekësi po bisedonte me dikë në telefon. Ishte e qartë se me kë. * Keti seç kishte marrë një forcë, që edhe ajo nuk e dinte se nga i vinte. Një besim se në çdo veprim që po bënte ishte ajo e askush tjetër, ishte nëna, babai, vëllai, Shkodra e Shqipëria...Kurrë nuk ia kishte marrë mendja se ishte patriote...Hej dreq, si nuk po i shqitej kjo fjalë që aq rrallë e kish përdorë kur ishte në vendlindje...Po mbase njeriu kur është larg i do edhe më shumë ata që i ka patur pranë... Ku të shkonte? Fillimisht duhej të mos ikte shumë nga qendra, që edhe nëse e ndiqnin, të kishte një mundësi të kërkonte ndihmë nga kalimtarët. I trëmbej më shumë ndjekësit që s’e njihte se sa Serxhios. Puna e parë që duhej të bënte ishte të lidhej me telefon me Xheni. I vinte turp t’i shqetësonte në një orë të tillë, po nuk kishte se nga të shkonte. Midis njëqind zgjidhjeve, mbase kjo ishte më e pranueshmja. 86


Nxorri bllokun e vogël të shënimeve dhe formuloi numrin e saj. Për fat telefoni nuk qe i mbyllur. Një, dy, tri...O zot, kishte frikë se mos Xheni, si shumë vajza, e mbante telefonin në çatën e krahut dhe në gjumin e parë zukatja e tij nuk dëgjohej. Shtatë, tetë... -Alo! U drodh. Mbase i kishte rënë një numri për një tjetër, përderisa i përgjigjej zë burri. Mbase në çastin kur Xheni ia kishte dhënë numrin, nga nxitimi kishte vënë ndonjë numur gabim... -Alo! – tha ajo me zërin që i dridhej – Jam Keti. -Ua, Keti! Më fal se isha përgjumësh, ja, tani po e zgjoj Xhenin. Keti ngazëlleu. Telefonin e Xhenit e kishte hapur i vëllai, Orioni. Fatmirësisht ende flinin në një shtëpi...U krijua një pauzë, mbase as dhjetë sekonda... -Keti! -Xheni! Më kupto shpirt, si gjithmonë! Kam nevojë për ty dhe Orionin! Që në këtë çast. Mbase edhe për shokët e Orionit, nëse flenë diku pranë... -Keti! Çfarëdo të ketë ndodhur ne do të vijmë. Po ku je?! -O zot, Xheni, po unë nuk e di se ku jam! -Si nuk e di, a je në Bolonjë? -Po, po, në Bolonjë, madje diku pranë qendrës. Këtu përballë është një librari. Qënka “Libraria Feltrineli”. -Duhet ta dijë Orioni, se e njeh Bolonjën me pëllënbë. Vijmë me makinë! Mos kij frikë, se nuk jemi larg! -Xheni, sa më shpejt Xheni! -Mos duhet njoftuar policia?! – se si pyeti Xheni. -Jo, jo, tani për tani jo. Ç’ngjyrë makine ka ajo e Orionit? -Nuk e di, se në fakt është e shokut të tij të dhomës. Më duket vishnje...Po, po, vishnje thotë Orioni... -Shpejt Xheni! E mbylli celularin. Nuk ndjehej e vetmuar. Kishte hedhur një hap drejt jetës, i qe shmangur greminës së saj, po nuk e ndjente veten të shpëtuar. Në ato sekonda që kalonin, zemra e saj nuk 87


rrihte me ritmin e zakonshëm. I dha karar të qëndronte pas një shtylle dhe me sy kontrollonte sa njërën e sa tjetrën hyrje të rrugës. Bolonja qe një qytet që ngrihej mbi portikë, mbi shtylla, një qytet që domosdo gjithçka tregtohej, veç çadrave, pasi është një artikull që nuk shkon. E kishte dëgjuar e nuk e kishte besuar, pasi njerëzit kalojnë nën katet e dyta të ndërtesave me kilometra e kilometra të tëra. Veç ndjente erë gazi. Mbase nga tymrat që këtu gjenin guva që të strukeshin. Më tej iu duk një njeri që ecte si Serxhio. I doli në anën tjetër të portikut, që ta shquante më mirë. Por jo, nuk ishte ai. E imagjinonte se si do të ishin përpushur që nga Karloja e tek Alberti...Se ç’rrufe do të kishte lëshuar mbi Serxhion zoti Karlo. Mbase deri në mëngjes do të jetonin me shpresën se do të kishte humbur rrugën...Iu duk mendim naiv...Habitej se përse nuk e mirrnin në telefon...I erdhi në kujtesë ajo që i kishte treguar Arseni për përgjimet telefonike të policisë...Mbase për këtë arsye... Ndjeu celularin t’i binte dhe u drodh. Njohu në ekran numrin e Xhenit. -Keti! I jemi afruar shumë librarisë Feltrineli. Ke frikë të dalësh? -Jo, po as ju mos keni frikë! – i siguroi Keti dhe pasi nxori këto fjalë nuk e dinte në bënte mirë apo keq që mirrte përsipër gjëra që mund t’i shformoheshin. Megjithatë ajo doli pas kolonës ku qe fshehur dhe e dalloi mirë makinën me ngjyrë vishnje, Xhenin me Orionin dhe një njeri tjetër. Vrapoi drejt makinës, sikur ta ndiqte kush nga pas, duke tërhequr vëmendjen e disa kalimtarëve. Vetëm kur hyri në makinë, e ndjeu se gremina kishte mbetur larg. -Po më ndjekin, - mundi të thoshte, - dhe u ul në prehërin e Xhenit që qëndronte në sediljen e pasme. – Nuk duhet të më shohin. As Xheni e as dy djemtë ende nuk po kuptonin asgjë se kush e ndiqte. Xheni dhe Orionit e dinin se ajo kishte ardhur e shoqëruar nga Arseni, ndërsa tani...Keti dridhej në prehërin e Xhenit. -Po ti mos kij frikë, moj motër, mos bëj kështu! – i tha 88


Xheni dikur dhe e pushtoi me dy krahët. -Hajde, Keti, mirre veten, se sa ka për t’i ndodhur gjë Xhenit, aq ka për të ndodhur edhe ty! – i dha zemër Orioni. -Shikoni mos na ndjekin, - mundi të thoshte ajo. Orioni pa nga pas. Trafiku qe i zakonshëm e megjithatë ai bëri kujdes që drejt shtëpisë të shkonte nga një rrugë tjetër. Dikur makina u ndal dhe Xheni e ndihmoi që të zbriste. -Unë po shkoj të flë nga Arturi, - tha Orioni. Keti u dridh sërish. -Orion! Xheni gjithnjë kishte qenë më praktike. Ajo e kuptonte se largimi i Orionit në atë çast, Ketit i dukej braktisje, prandaj i tha të vëllait të qëndronte e të flinte në poltronin e aneksit. U tha e u bë. Djali që quhej Artur humbi nepër natë, ndërsa ata të tre kyçën derën dhe, ndryshe nga ç’mendonte Keti, Orioni as që kish fare frikë se mund t’i ndodhte diçka. Ndërkohë Keti ndjeu zilen e saj të celularit. Sigurisht e kërkonin. Ishte e bindur se do ta kërkonin. -Ata janë! – tha instinktivisht ajo, po kësaj radhe me fytyrë nga Orioni. Ai pa në ekran. -Marrin nga rruga, - tha dhe e shoi celularin e Ketit. E mbase për të përligjur atë që bëri, shtoi: -Deri sonte kisha një motër, Xhenin, tani të kam edhe ty, Keti! Vajza u përlot. E ashtu mes ngashërimit, shtërngoi edhe më shumë në krahë shoqen e saj të maturës, Xhenin. Orioni nxitoi të nxirrte nga frigoriferi një coca-cola, jo vetëm për ta qerasur Ketin, po edhe për ta qetësuar disi. Kur ia dha gotën, e pa në sy. Sytë e saj ende lëviznin e shprehnin frikë. Gjithsesi ai duhej të mësonte diçka, që të dinte dhe hapat që duhej të hidhte. Dhe Keti tha aq sa duhej thënë, pa fshehur asgjë, mes lotësh që i rridhnin dhe gjoksit që i ngrihej si valë deti. -Hajde, tani, qetësohu, - tha ai, - dhe flini. - Kemi kohë të bisedojmë nesër! U tha natën e mirë vajzave dhe hyri në kthinën që i thonin aneks, ndërsa dy shoqet, e gdhinë atë natë duke i hapur zemrën 89


njëra-tjetrës. Kur u zgjua, Xheni ora po shkonte dymbëdhjetë. U ngrit nga shtrati. Mengadalë, se mos e zgjonte Ketin, e cila kishte vënë dorën nën fytyrë dhe flinte disi e strukur, sikur kishte frikë se mos dikush vinte ta rrëmbente. Nuk mund ta hiqte vështrimin, pa kundruar atë fytyrë të pastër e të bukur, linjat e saj të përkryera të trupit. Bukuroshja e fjetur nuk mund të kishte tjetër kopje, mendoi Xheni. Mbi tavolinë gjeti një letër që ia kishte lënë Orioni. “Mos dilni pa u kthyer unë në shtëpi”. Kaq. Se si, po nga ajo gatishmëri e të vëllait dhe nga fjalët që i tha Ketit kur u kthyen mbrëmë, Xheni ndjehej krenare. Sa herë kur ishin në gjimnaz i kishte shkuar mendja që të lidhte Ketin me Orionin. Mbase dhe nën trysninë e prindërve, që i thonin Orionit gjithnjë që të fejohej. Po dhe të nënës së saj, që kur e kish parë Ketin sa nuk ish çmendur. “Xheni, të keqen, po kjo qënka yll për Orionin!”. Gjithsesi ajo s’kish guxuar t’ia thoshte qoftë edhe një fjalë shoqes së saj të bankës. Se ta bënte një veprim të tillë, s’do të ishte as më shumë e as më pak, veçse shkese anakronike. Po në thellësi të shpirtit ishte me të ëmën. Më të mirë se Ketin nuk do ta donte nusen e vëllait! E nga që e dinte ç’vajzë xhevahir ish Keti, plus dhe e pa zënë, andej nga viti i tretë zu t’i fliste gjithnjë për Orionin, për shpirtin e tij të pastër, si një djalë pa vese, besnik e punëtor. Po me sot e me nesër t’ia thoshte më drejt, hynë në maturë dhe Keti u lidh me Arsenin. Si e qysh e peshkoi ai, nuk arriti ta kuptonte, vetëm dyshonte tek Xheku, një shok i maturës, që e thante një paketë cigare në ditë, tash e parë kundërmonte erë alkool dhe bënte ca veprime prej drogmeni. Dytri herë e kishte parë edhe në shoqërinë e Arsenit dhe, me sa duket, ai qe ndërmjetësi i tij me Ketin. “Qelbësira!” shau me vete, edhe pse e dinte se ajo ish një kohë e perënduar. Madje dhe qeshi, pasi e shau si ta kishte ndërmjetësin përpara. Nxitoi të rregullonte ç’pat lënë rrëmujë asaj darke, vloi qumështin dhe theku dy feta bukë, e bindur se Keti nuk hante më shumë. Gjithçka i kishte treguar Keti, Xhenit iu formësuan në një të vërtetë për ata të rinj që kaptojnë detin pa pasur të sigurt 90


një strehë ku të fusin kokën, një punë ku të fitojnë sa për të mos ia shtrirë kalimtarit dorën e për të mos ngrënë supën që të ofronin kuzhinat e të varfërve e kishat e periferive. “Dreq, o punë, po kujt po i bëj moral, vetes?”, - tha dhe nxitoi të shtuponte, e bindur se Orioni nuk do të vononte të kthehej. E kishin lënë që atë ditë të shkonin së bashku tek restoranti Mcdonald. Të nesërmen në mëngjes të regjistrohej në fakultet. As që diskutohej se këtë do ta bënin edhe për Ketin. Problem mund të paraqiste tani vetmia e Ketit, pasi ajo atë pasdreke do të fillonte punën. Atje punonte prej vitesh një shok i Orionit dhe pagesa nuk ishte e keqe. Po, sigurisht që Orioni, siç ia kishte siguruar punën së motrës, do ia gjente edhe Ketit. Veçse për të kishte kohë që kërkonte, ndërsa për Ketin... U ndje zilja e derës. Keti u tremb. -Keti, mos u ngrit, - tha ajo, - me siguri që është Orioni. Ndërsa Xheni vajti tek dera, Keti u çua. I vinte turp nga vëllai i Xhenit që ajo ende flinte, pasi ora po shkonte një e drekës. Sa vajza kontrolloi te syri magjik në ish i vëllai apo jo, Keti si ketër u hodh nga shtrati dhe nxitoi të hynte në banjo, t’i hidhte një grusht ujë syve dhe të krihej. Një rrath mavi i qarkonte të dy sytë dhe ajo fare mirë e kuptoi se ajo ç’kishte kaluar do të linte rrathë të tjerë të zinj në vetë jetën e saj. Fatmirësisht që Orioni qe njeri me shpirt të madh dhe nuk ngrinte pikpyetje për të. -Kam ardhur me lajme të mira! – tha Orioni dhe Xheni qe e bindur se bëhej fjalë për një zgjidhje për Ketin. Keti sapo doli nga banjoja, e përshendeti Orionin dhe u ul në poltron. -Mbase u nxitova që s’të mora mendim, po tek Mcdonaldi mund të punoni së bashku me Xhenin! – tha ai duke iu drejtuar Ketit. -O zot, o zot! – klithi nga gëzimi Xheni, e bindur se Keti do të ishte dakort. E shikoi shoqen e saj në sy. Sytë e saj shprehnin mirënjohje, edhe pse ende nuk e kishin marrë atë shkëlqim që kishin pasë dikur. 91


-Keti! Do të jemi së bashku përsëri! -Unë me dy shokët do të rregullohemi në një hyrje tjetër. Që ju të qëndroni këtu, do ta bisedoj me pronarin. Këtu paraja të hap çdo derë, - tha Orioni me sigurinë e një njeriu që ka provuar edhe skam-in edhe kam-in. – Unë do t’i paguaj qeranë tuaj për gjashtë muaj dhe ai me siguri që do të jetë dakort. Keti ndjehej ngushtë. Po të realizohej kjo, qe diçka e mrekullueshme. Atë portë disa orë më parë e kërkonte t’i çelej vetëm një natë, të kishte një mbështetje sa të qetësohej e të mendonte se ç’do të bënte më tej, duke mos përjashtuar as kthimin në Shqipëri. Tani Orioni i dilte vëlla e mbi vëlla. Po ndërsa ai fliste, Keti nuk kishte përse të bënte të paditurin. Se diçka e kishte të qartë: nëse ai paguante qeranë, kjo do të thoshte se do derdhte jo vetëm për motrën e tij kursimet e disa muajve. Kushedi se ç’kish planifikuar për të blerë me ta, mbase dhe për t’i dërguar në Shqipëri... -Orion, - iu drejtua ajo, - besoj se s’do më keqkuptosh, po unë kam sa për të paguar diçka. Edhe për regjistrimin në shkollë...- tha Keti mes një sinqeriteti që të bënte për vete dhe me po atë lehtësi që tha fjalët, nxori nga xhepi disa kartmonedha. Orioni u skuq. Nëse i përmendi eurot që i duheshin paguar pronarit, këtë e bëri për të rritur sigurinë se do ia arrinin që atë hyrje ta linin për vajzat. Komshitë i njihnin dhe ata nuk kishin mendim të keq për shqiptarët. Gjithsesi s’kishin përse të ziheshin. Orioni i qetësoi të motrën e Xhenin duke u thënë se hyrjen do ta paguanin ato, me çdo të fitonin tek Mcdonaldi. Vajzat hëngrën shpejt e shpejt dhe, së bashku me Orionin, dolën në rrugën ngjitur ku ai kishte parkuar makinën. Teksa shikonte Ketin, ai foli: -Keti, as ke përse trembesh dhe mos shiko se ke njeri nga pas. Nga ç’më the mbrëmë e nga ç’më merr mendja, tani më shumë frikë kanë ata se sa ti. Fatmirësisht që s’ta dijnë mbiemrin, që s’dijnë se në ç’fakultet do regjistrohesh, që s’komunikojnë dot me Arsenin, pa të tjerat vijnë duke shkuar në vendin e tyre. Do të jesh bashkë me Xhenin, tek Mcdonaldi do të keni një shokun tim të ngushtë për çdo gjë, do të jeni gjithnjë në sytë tanë. Dhe nëse 92


ata do të tentojnë...Ç’të të them? Më mirë na e lë mua me shokët ta mendojmë... Ai fliste dhe Keti çfarë nuk i vinte në kujtesë, po gjithnjë si silueta, që dukeshin e zhdukeshin sa çel e mbyll sytë. -Keti, jam i bindur se para se të vije në Itali, dikush të ka thënë: “Sa më larg shqiptarëve! Sa më larg se prej tyre të pjell belaja, me shtetin e me policinë...Kështu!?”. Nuk mund ta gënjente e t’i thoshte jo. Madje kështu i kishin thënë edhe njerëzit e fisit të saj. Pohoi me sy. O zot, ç’lidhje e magjishme të merresh vesh me njerëzit me sy! -Unë i përkas atyre që kemi si moto “Sa më afër shqiptarëve!”. Këto qindra kilometra larg Shqipërisë, ne na kanë lidhur si asnjëherë tjetër. E beson? Jemi më të lidhur se në Shqipëri ku na ndajnë partitë. Madje kemi krijuar dhe një shoqatë. Shtohen përditë me dhjetra anëtarë. Emigrantë nga të gjitha skajet e Shqipërisë, por dhe nga trevat e tjera shqiptare! Diçka kishte dëgjuar nga Xheni, po që të ishte e sinqertë në atë kohë që ajo i pat folur për këtë shoqatë dhe një aktivitetet ku kish marrë pjesë dhe ambasadori shqiptar në Romë, ajo qe e lidhur me...S’donte ta kujtonte atë që e kish shitur si plaçkë tregu... Përpara vendit ku ai kishte parkuar makinën qe një shatërvan dhe rreth tij qindra pëllumba gugisnin e u qëndronin në duar e në supe kalimtarëve që u grimconin ndonjë biskotë. -O zot, ç’mrekulli! – i fluturoi Ketit nga shpirti, siç mund të fluturojë nga kafazi një pëllumb. Kishte dëshirë të shkonte edhe ajo pranë shatërvanit, të ndjente nga afër përplasjen e krahëve e gugitjet e pëllumbave, po Orioni sakaq kishte ndezur makinën dhe duhej të nxitonin. Orioni i kishte hapur një portë. Jeta po u hapte disa të tilla. Një ishte restoranti ku duhej të përvishnin mirë llërët, duke punuar pasdrekeve. Nesër duhej të shkonin në fakultet të ndiqnin leksionet e seminaret...S’kishte punuar kurrë në jetën e saj, veç ndonjë gjë fare të thjeshtë në shtëpi...Po s’do të turpërohej...Do ta fitonte jetën me djersën e ballit... Në restorant hynë të shoqëruar nga shoku i Orionit. Pas 93


plotësimit të disa formaliteteve në një zyrë të thjeshtë, në garderobë u dhanë nga një grykëse e nga një kapuç të bardhë dhe një grua e bëshme, që mund të ishte krypunëtorja, u caktoi punën. Aty këtu jepeshin urdhëra, mirreshin porosi, sekush nxitonte të kryente atë për të cilën përgjigjej. Duke mbushur saketat me patate të skuqura, s’kish kohë të shikonte as Xhenin e së paku ta pyeste me sy në se po e bënte keq apo mirë punën. Mbase në një siklet të tillë ishte edhe Xheni. Kushedi. Filloi të ndjejë lodhje. Shikoi nga fasada orën e murit të kuzhinës. S’donte ta besonte se nuk kishte kaluar veç një orë...Mbase e ndjente lodhjen nga gjithë ajo ç’kishte kaluar...Po duhej ta përballonte e të mos jepej... Kaloi edhe një orë...Domethënë dy orë...Një orë paguhet pesë euro. Jo keq. Nga gjashtë orë në ditë që do të punonin ato, i binte 30 euro...Kishte fituar deri tani 10 eurot e para në jetën e saj...Çdo të bënte me to? Padyshim që duhej të qeraste Orionin dhe Xhenin, apo të blinte një kartë e të mirrte në telefon nënën e babain...Mund t’i bënte edhe të dyja... -Mirë, mirë, po lëvizi duart më shpejt, - ndjeu nga pas shpinës një zë. I buzëqeshi dhe mbase buzëqeshja e saj e çarmatosi kryepunëtoren. -Kjo qënka si artiste filmash! – dëgjoi kryepunëtoren t’i thoshte një gruaje që mbështillte tabakatë e ushqimit me një celefon. Kur erdhi ora të linin punën, ndjehej e dërmuar. -U lodhe? – e pyeti Xheni. -Po ti? – iu kundërpërgjigj ajo. -Po, shumë, - tha Xheni. -Edhe unë! – ia ktheu Keti. – Mezi ç’po pres të shkojmë në shtëpi. -Do ta presim Orionin? Xheni e shikoi në sy. Tani syri i Ketit kishte marrë dritë, atë dritë që ishte mësuar ta shihte në vite. -Jo, Keti, s’ka përse, do të ecim vetë! Si thua? Vajza u mëdysh. E kishte menduar ndryshe. Krejt ndryshe. Se tek dera e Mcdonaldit do të gjenin Orionin ose ndonjërin nga 94


shokët e tij duke i pritur me makinë. -Ke frikë? – e pyeti sërish Xheni. -Kam, përse të të gënjej. Xheni i vuri dorën në sup. -Ti e di më mirë se unë, me frikë nuk jetohet, - tha ajo dhe në nënvetëdijen e saj qeshi, sepse vetja i dukej sërish si një moralizuese demode. Kështu të dyja vajzat pas pak e panë veten në një autobuz urban. -Mos hypëm gabim?! – pyeti Keti. -E kam bërë këtë rrugë edhe pardje, - tha Xheni. - Na çon krejt pranë shtëpisë. Para syve të vajzave kalonin pamje të ndryshme, po siç duket tani më Ketit nuk i bënin gjithaq përshtypje. Veçse përpiqej të fiksonte ato që duheshin mbajtur mend, stacionin ku do të zbrisnin, kthesën që do të merrnin në shtëpi...ua, po si e harroi kështu, shatërvanin me pëllumba...Edhe pse nuk kishin arritur ende atje, i dukej se ata i gugisnin në shpirt. Kur mbrritën në shtëpi, të dyja u lëshuan në poltrona. Ndezën televizorin dhe shumë mendonin se sa shikonin një spektakël tek Rai Uno. Ora po afrohej tek nënta dhe muzgu e kish përfshirë gjithë Bolonjën. Xhenit i ra zilja e celularit. -Ori! -Xheni, mirë?! -Shumë mirë! -Isha i bindur! -Nesër... -Çfarë? -Do vij t’u përcjell me makinë për t’u regjistruar në fakultet. Si thoni? Keti e kishte kuptuar fare mirë se për çfarë bëhej fjalë. Ia mori Xhenit telefonin nga dora. -Orion, mirëmbrëma! -Mirëmbrëma, Keti! -Je i lodhur? -Pak – u përgjegj ai. 95


-Kam një propozim! Sikur ta hanim darkën jashtë, si thua? U krijua një pauzë. -Ka diçka që nuk shkon, ke tjetër program? -Jo, jo, - nxitoi të thoshte ai. -Atëherë pra, ne për dhjetë minuta po dalim. Ku të takohemi? Përsëri një pauzë. Aq sa për të kuptuar se këndej dhe andej rrihte një zemër. Mbase më me ritëm se zakonisht. -Tek shatërvani i pëllumbave! – fiksoi ai. Xheni po e shikonte shoqen e saj. I dukej si më e pjekur, si më trimëreshë. Nxituan të bëheshin gati. Po vajzat si vajzat, jo këtë e jo atë dhe domosdo vonuan. Ra sërish celulari i Xhenit. -Bobo, - tha ajo pasi pa në ekran kërkuesin. – Ori paska dalë tek shatërvani. E mbylli dhe pasi u shikuan edhe njëherë në pasqyrën e koridorit, bënë të dilnin. Keti u kujtua për diçka, u kthye, mori nga bufeja disa biskota me të cilat qeraseshin miqtë, dhe nxitoi të dilte. -Për pëllumbat e shatërvanit! – i tha Xhenit, edhe pse shoqja e kishte kuptuar kur ia pa ato në dorë. Orionin e gjetën të pushtuar nga pëllumbat. U grimconte edhe ai ca biskota të vogla dhe ata gugisnin e gugisnin rreth tij. Xheni e puthi të vëllain. E puthi edhe Keti. Ishin mes gugitjeve të pëllumbave e përplasjeve të krahëve të tyre. Grimconin biskotat dhe pëllumbat shumoheshin e shumoheshin rreth tyre. Qe një ortek gugitjesh e krahësh që rraheshin në ajri. Keti i shikonte Orionin e Xhenin dhe e kuptonte edhe më mirë se kjo botë nuk kish veç ujq, kish më shumë pëllumba.

Shëngjin, gusht – Shkodër, fund nëntori 2004.

96


STUDENTJA E BOLONJËS  

Në vitin 2004, shkrimtari Skender Temali u paraqit para lexuesve me novelën "Studentja e Bolonjës", e cila ka për redaktor shkrimtarin e mir...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you