Page 1

ROBBIE WILLIAMS

I LUMTU LUMTUR QE SE SHPEJTI DO TE BE BEHET BABA WWW.SHQIPTARJA.COM

JULIA ROBERTS

KENAQET KUR TREMB FEMIJET E SAJ

Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com

THASH& THEM NR. 8 E shtunë, 31-03-2012

E-mail: E-m E mail aiil: a ili : thashethem@shqiptarja.com thas h hethem@shqiptarja.com

BIG BROTHER5 FLET KONKURRENTI

O S A K A R I ERM Liami do të jetë

KLEJVIS SALIAJ

r5

fitues i Big brothe

MUZIKES I “VJEDH” KOHEN PER HIR TE TV

ROSELA GJYLBEGU Rikthehem në duet me Sinan Vllasaliun

EDGAR C ANI

M A J : T I R A G D E E A J GRUA S A L F ` S , R A U K O H ES TJA R O H S E K H S A B I ORTO I AB S E H D , B B A G N PSE DOLI

BABAI I ERJONIT:

FLET FRANCESKA

I DASHURI NE BURG E LASH KUR HYRA NE BB

Ju rrëfej të dashurën e tij në Greqi

ALBAN DUDUSHI STARTON “DANCING” ME “E DIELL” FITOVA SFIDEN TIME TE PARE

ZBULOHEN PRAPASKENAT E SPEKTAKLIT TE YJEVE


14

E shtunë, 31 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

KONKURRENTI

Edgari: Ja arsyeja pse dola nga shtëpia e BB Gruaja: Humba fëmijën, nuk jam në gjendje të flas

E

dgari Cani konkurrenti i Big Brother Albania, ka lënë të enjten për disa orë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi gruaja e tij Albana ka humbur fëmijën pas një aborti spontan. Nga bashkëjetesa mes tyre do vinte në jetë një fëmijë, sepse Albana ishte katërmuajshe shtatzënë dhe fatkeqësisht e ka humbur fëmijën e tyre. Me të marrë vesh lajmin e ndërprerjes së shtatzënisë Edgari ka vendosur të lërë shtëpinë, ndërsa autorët e kanë lënë në dorën e tij vazhdimësinë e lojës. E kontaktuar me telefon nga suplementi THASH&THEM, Albana tha se “aktualisht ndodhej në shtëpi në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore, dhe se nuk ishte ky momenti i duhur për të biseduar, pasi kishte nevojë për disa ditë pushim”. Dhe në fakt kjo kuptohej nga zëri i saj i lodhur dhe i zbehtë që i vinte nga telefoni. Edhe Edgari ka reflektuar momente trishtimi brenda shtëpisë së Big Brother. Ai ka folur me Françeskën dhe më pas me Gentën, lidhur me daljen e tij jashtë shtëpisë. Edgari thotë se ka qenë i shoqëruar dhe i pajisur me mikrofon gjatë gjithë kohës dhe nuk ka pasur as kohë që të pyesë për disa gjëra që ka qenë kurioz, si përshembull për golat që mund të kishte bërë i djali i tij, futbollisti i njohur shqiptar Edgar Cani. Më pas ai ka dal në kopësht dhe aty ka filluar të bisedojë me Klaudjan, ku i ka rrëfyer kësaj të fundit arsyen e vërtet të daljes nga shtëpia. Ai i thotë Klaudjas se gruaja e tij ka abortuar, por mundohet në të njëjtën kohë që të shikojë anën pozitive nga e gjithë kjo histori. Edgari thotë se e shoqja nuk ka rrezikuar aq shumë nga ky abort, sa të mos mund të ketë një fëmijë tjetër në të ardhmen dhe se ky lajm që e gëzon. Klaudja nga ana e saj mundohet që ta qetësojë Edgarin duke i thënë se tani duhet që të marrë më shumë forcë për të ecur përpara. Edgari e ka aprovuar këtë këshillë të Klaudjas, dhe është shprehur se “nëse Albana do të kishte dyshim, unë nuk do të hyja

Edgari thotë se e shoqja nuk ka rrezikuar aq shumë nga ky abort, sa të mos mund të ketë një fëmijë tjetër në të ardhmen dhe se ky lajm që e gëzon

fare”. Edgari kaloi dje rreth orë jashtë shtëpisë së Big Brother, duke i qëndruar afër bashkëshortes së tij Albanës dhe u rikthye përsëri në lojë. Siç janë rregullat e Big Brother konkurrenti ka të drejtë të rikthehet në lojë nëse nuk është larguar nga votat e publikut por për arsye të tjera. Në këtë drejtim Edgari është përsëri pretendent, për të fituar çmimin e madh prej 100 milion lekësh. Pas daljes së Edit nga shtëpia shikuesit dhe fansat e programit kanë lënë tw revolutuar komentet e tyre në faqen zyrtare të “Big Brother” në

‘Facebook’.Ata e kanë quajtur si të padrejtë këtë lëvizje dhe si mungesë korrektese karshi shikuesve. Edgari ka jetuar në Tiranë deri në moshën 9 vjeçare, pasi në vitin 1969 detyrohet të shpërngulet familjarisht në Elbasan. Në Elbasan ai kaloi 13 vjet të jetës, periudhë që nga e cila ka mbartur shumë kujtime. Me ndryshimin e sistemeve, ai emigron në Itali ku jeton deri në vitin 2004, vit kur divorcohet nga gruaja me të cilën ka një djalë, dhe që është pikërisht futbollist i Kombëtares sonë dhe i kategorisë së parë në Poloni, Edgar Çani. Aktualisht Edgari po jetonte një bashkëjetesë të lumtur. Në të njëjtën kohë, e bija e bashkëjetueses së tij, Melisa Zaganjori ishte një prej konkurrenteve të talent shoë-t “The Voice of Albania” dhe ka qenë pikërisht ajo, personi që ka njoftuar produksionin për këtë ndodhi, të nënës së saj. Edgari është gjithashtu, fitues i 25 milion lekëve në quizin “Kush do të bëhet Milioner”, të Agron Llakës.

I dashuri im në burg, e lashë kur hyra në Big Brother 5 ajza bukuroshe nga Vlora, pjesëmar rëse në Big Brother Albania 5, ka folur sërish për të dashurin e saj. Françeska qëndron ne dhomën e gjumit me Gentën e i tregon për ish të dashurin e saj. Ajo i tregon se si janë njohur në qytetin e saj, në Vlorë, e se si janë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Françeska thotë se ka kaluar shumë mirë me të pasi dilnin shumë, dhe Genta e pyet nëse ai e shikon tani. Françeska i përgjigjet se ish i dashuri është në burg dhe nuk e di nëse e ka

Arjola Krasta dëfrehet me shoqërinë

A

rjola Krasta,vajza nga Pogradeci, ish-konkurrente e Big Brother Albania, duket se po e përjeton mjaft mirë famën që i ka dhënë ky reality show. Ajo është fotografuar në një nga lokalet e natës në kryeqytet, ku po argëtohet me shoqërinë e saj. Studentja e Fakultetit të Drejtësisë, përvecse ka kërcyer e dëfryer ka preferuar edhe të këndojë në këtë ambient festiv. Kohët e fundit ajo është fotografuar sëbashku me Elvisin, modelin nga Kosova një tjetër ish-konkurrent i Big Brother Albania . Ndonëse e dashura e Elvisit është bërë xheloze për marrëdhenien e tij me Arjolën, ata janë parë sëbashkë në rrugët e kryeqytetit. Arjola ka thënë se , Elvisi kishte ndjenja për të kur ishin brenda shtepise.

FRANCESKA

RRËFIMI V

ARJOLA KRASTA

mundësinë për ta parë. Françeska shprehet se ai ka bërë gabime për të cilat po paguan, e Genta e pyet nëse ka qenë nevrik me të. Françeska përgjigjet se ai është sjellë shumë mirë me të pasi e dashuronte dhe ka ndryshuar shumë për të. Ajo tregon se ka ndenjur me të që prej qershorit e deri par se të futej në BB. Gjëja më e bukur që ka tani janë letrat që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, e sa herë që ai i shkruante e prekte me fjalët që i thoshte, dhe qante gjithmonë.

Pranon provën, lyen flokët të kuqe

T

eksa banorët presin Françeskën që të japë vendimin e provës, Anila shprehet se të gjithë banorët janë kundër saj. Françeska i lajmëron banorët se e ka pranuar provën, e ajo ç’ka duhet të bëjë është që ajo duhet të lyejë flokët me ngjyrë të kuqe. Banorët çuditen që Françeska ka pranuar pasi e ka shprehur disa herë që nuk pranon të eksperimentojë me flokët. Françeska del nga magazina me flokët lyera e kuqe dhe banorët e përgëzojnë për guximin që pati. Françeska shprehet më pas me Edin se është sjellë shumë mirë me të gjithë banorët e u ka shkuar pas avazit, por ata nuk e kanë vlerësuar bujarinë e saj. Ajo shton se tani e tutje nuk do të bëjë asgjë për asnjërin nga banorët. Si përfundim, Meti i lajmëron banorët se ka dhe një provë tjetër për të për të fituar disa cigare. Ai shprehet se duhet ta mbajë topin 50 herë me gjuajtje, e do të fitojë 50 cigare. Graciano shkon pranë Vlashit dhe bën shaka me të e Gentën. Ajo vazhdon të mos flasë e të qëndrojnë në krevatin e vogël të fëmijës me biberon dhe i reziston ngacmimeve të Gracianos e Metit.


THASH& THEM

E shtunë, 31 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

SUADA DACI

Tek Klaudja shoh që ajo ndjen më shumë për Erionin, ndoshta dhe ai por nuk e ka treguar deri tani

N

johjet e reja që do ta lidh nin me Shqipërinë, kanë qënë shtysa që konkurrenti i Big Brother Albania, Erion Dresa, ka shprehur përpara se ai të bëhej pjesë e këtij reality show. Mesa duket kjo dëshirë e tij do të bëhet realitet sepse vet Erioni është shprehur brenda shtëpisë, që nuk do të largohet më kurrë nga Shqipëria, ndonëse prej 10 vitesh jeton larg familjes së tij. Djali 24 vjeçar nga Tirana, prej më shumë se muaji është duke jetuar eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai kishte i kishte provuar disa herë audicionet e BB madje ishte përzgjedhur nga organizatorët për të qënë pjesë e BB1, por për shkak të angazhimeve të tij nuk mundi të vinte dot në Shqipëri. Në një rrëfim për suplementin THASH&THEM babai i Erionit, Adnan Dresa, thotë se kjo nuk ishte vetëm një dëshirë e tij por edhe e nënës së tij, e cila ka humbur jetën një vit më parë. Një ngjarje kjo që Erioni e ka përjetuar shumë rendë pasi raporti i tij me nënën ka qënë shumë i veçantë. Adnani thotë se është i surprizuar nga sjellja e qetë e Erionit brenda BB. “Nuk e prisja Erin kaq të përmbajtur brenda shtëpisë , ai është një tip që i thyen njerëzit me të mire”, ka sqaruar Dresa. Ai flet edhe për ish - të dashurën e Erionit, duke pohuar se janë takuar para 2 vitesh në Tiranë, kur ajo kishte shkuar në shtëpinë e tyre. Ai thotë se marrëdhenia e tyre mund të mos jetë më e njëjta, por një gjë e di me siguri që ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin, madje edhe ditën që Erioni do të hynte në Big Brother. Duke u ndalur te marrëdhënia mes Erionit dhe Klaudjas ,ai mendon se Klaudja ndjen më shumë për Erionin.

për një histori dashurie, mes Erionit dhe një vajze, tjetër që thotë se është shoqe me Klaudjan, ju jeni në dijeni? Për këtë vajzë nuk kam asnjë lloj informacioni dhe në fakt nuk dua të di më shumë sepse janë marrëdhenie të rinjsh.

ADNAN DRESA

Ju rrëfej të dashurën e Erionit në Greqi

Jemi takuar për herë të parë në 2010 këtë vendim për të qëndruar përfundimisht. Si e shikoni raportin që ai ka me banorët brenda shtëpisë? Eri është një njeri që nuk do grindje por vet ambienti dhe “loja”, kërkojnë diçka më tepër. Kam vënë re që kur bëhet muhabet dhe shaka ai është shumë i qetë, ndërsa kur shikon që ka grindje si mërzitet.

E ndiqni Erionin? E ndjekë rreth 14 orë në ditë. Si ju duket ai brenda shtëpisë? Nuk e prisja Erin kaq të përmbajtur brenda shtëpisë. Ne kishim shumë vite që jetonim larg njëritjetrit dhe shikoheshim 3- 4 herë në vit. Me hyrjen e tij në Big Brother po e njoh pak më tepër, sepse shumë gjëra që ai ka kaluar në Greqi, i kam marr vesh nga goja e tij tani. Krahasuar me Erionin që është jashtë, si ju duket ai brenda shtëpisë? Siç e thashë edhe më sipër ai është shumë i përmbajtur brenda shtëpisë. Ai nuk do dhe nuk di të ofendojë njeri. Eri është një tip që i thyen njerëzit me të mirë. Mos është kjo një strategji loje e ndjekur prej tij? Vet fjala BB është një “lojë”, por për mendimin tim ai është 99% vetvetja brenda shtëpisë. Ka shprehur ai më përpara dëshirën për të marr pjesë në BB? Erioni ka ardhur në Shqipëri në fillim të dhjetorit. Pak ditë para se të vinte ne po flisnim në Skype, ai kishte qënë 2-3 muaj pa punë në

15

Greqi dhe unë i thashë që të vinte në Shqipëri sepse mu duk i mërzitur. Ai ka bërë ka bërë 3 herë aplikime për të marr pjesë në BB, pati një kërkesë nga organizotërt e Bigut për edicionin e parë, por nuk mundi të vinte për shkak të angazhimeve të tij në Athinë. Pas 2 javësh qëndrimi në Shqipëri i them ‘Tate”, kanë filluar aplikimet për BB, apliko edhe njëherë pasi mami kishte shumë dëshirë që ti të merrje pjesë në të. Erioni ka deklaruar se pas mbarimit të BB nuk do të largohet më nga Shqipëria, si ndiheni? Është një deklaratë që më ka pakësuar ilaçet e tensionit. Unë do të mundohesha ta mbaja këtu, por nuk do ta mbaja dot me zor. Kështu që jam shumë i lumtur që ai e mori vet

Në një nga provat e javës, ka thënë që ka pasur një histori dashurie me një vajzë që jeton nga Greqi, ju keni qenë në dijeni të këtij fakti? Kam qënë në dijeni për këtë lidhje të tij, sepse në vitin 2010 dhe pikërisht Natën e Vitit të Ri, ajo erdhi poshtë shtëpsië sonë, foli me Erionin ne telefon dhe ai më pas e solli në shtëpi . Mesa di unë ajo është shqiptare me origjinë nga Saranda që jeton në Greqi. Janë akoma bashkë? Nuk e di sepse nga 2010 e deri tani mund të ketë pasur probleme mes tyre. Di vetëm që ajo e merrte në telefon madje deri tani vonë. Përpara se Eri të hynte në Big Brother shokët e tij që e përcollën më thanë që ata biseduan me njëritjetrin pasi ajo nuk e besonte që ai do të merrte pjesë në këtë reality show. Por unë përsëri nuk di të them saktë deri në ç’pikë janë marrëdhëniet e tyre. Në fakt një prej personave që ka njohur dhe që rri më afër është Klaudja, si ju duket marrëdhënia e tyre? Unë dhe Eri s’kemi tabu jemi njerëz të hapur .(qesh)

Po sjellja Klaudjas karshi Erionit, si ju duket? Nuk kam asnjë vërejtje sepse ai po mban qëndrimin më të mirë të mundshëm. Tek Klaudja shoh që ajo ndjen më shumë për Erionin, ndoshta dhe ai por nuk e ka treguar deri tani. Mua Klaudja më duket një vajzë normale dhe do të kisha dëshirë të pinim një kafe kur të dy të dilnin nga BB. Do ta mbështesinit nëse do të lidheshin jashtë BB? Vendimet e Erionit unë i kam mbështetur gjithmonë. Me këdo vajzë që ai do të zgjedhë të martohet nga unë s’do të ketë asnjë kundërshtim, megjithëse këshillat e mia do t’ia jap. Në media është folur edhe

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

Jeni takuar me prindërit e Klaudjas? Kam takuar fare rastësisht mamanë e saj në një nga netët e spektaklit. Më ngrohën shumë fjalët e saj, kur tha që nuk dimë ku ta vëme Erionin, për shërbimin që ai i ka bërë Klaudjas kur ajo ishte sëmurë me temperaturë. Jeni takuar herë tjetër? Ajo ishte hera e parë edhe e fundit deri sot që po flasim. Përveç Erionit keni ndonjë banorë tjetër të preferuar? Më pëlqen Ermali. Mendojë që marrëdheniet mes tyre janë të mira. E shikoni si fitues të këtij edicioni të pestë të BB? Si finalistë e shikojë por si fitues nuk ma merr mendja sepse ata që do të ngelin në finale do të bëjnë “sherre”, dhe siç u shpreha edhe më sipër, Eri nuk di dhe nuk do të ofendojë njeri. Ai do të preferonte të dilte më mirë sesa të acarohej.Ai nuk është frikacakë por marrëdheniet e tij me njerëzit, do ti këtë gjithnjë sa më të mira dhe të shëndosha. Si janë raportet tuaja? Raporti im me Erin është 1000% i hapur. Ne flasim shumë lirshëm me njëri-tjetrin dhe e shikojmë njëri-tjetrin si shokë. Unë i kam krijuar vet këto raporte që në fillim me Erionin. Sa i lidhur ka qënë Erioni më nënën e tij? Edhe me atë ka pasur një marrëdhënie shumë të hapur, por fëmijet në përgjithësi i duan më shumë nënat. Kur shkonim në Greqi ai përkujdesej më tepër për të sesa për mua, i sillte lule dhe i qëndronte shumë afër, kjo edhe për faktin që ajo vitet e fundit ishte e sëmure. Megjithatë unë nga BB, e kam marr vesh sesa e kishte përjetuar ai humbjen e saj. Si u ndjetë në momentin kur dëgjuat rrëfimin e tij? Të them të drejtën atë rrëfim e shikojë shumë herë në You Tube, dhe aq herë sa e shoh aq herë emocionohem. Emociohem kur flas un me të sepse vura re që ai u prek dhe u lëndua shumë. Dëshira e nënës së tij ishte që ai ta provonte eksperiencën në BB, dhe ditën që do të hynte Erioni më pyeti “Tate”, është e vërtet që mami donte që unë të hyja në BB, dhe unë i thashë që kjo nuk ishte një dëshirë por një ëndërr e saj.


16

E shtunë, 31 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

ERMIRA KASO:

Liami do të jetë fituesi i Big Brother 5 Ajo rrëfen kontradiktat e saj me Anilën SUADA DACI

I

shte shprehur se një nga armët e saj më të forta ishte komunukimi, por mesa duket brenda shtëpisë së Big Brother Albania, nuk rezultoi të ishte kështu. 24 vjeçarja nga Erseka, Ermira Kaso ka dal nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe tani i është rikthyer jetës së saj përditshme. “Ndihem mirë që dola sepse më fund po flas me njerëz që më kuptojnë”, shprehet Ermira në një intervistë për suplementin THASH&THEM. Ish konkurrentja tregon se,” nuk ka ndjekur asnjë strategji të veçantë brenda BB, dhe se qëllimi i saj kryesor ishte të dëfrente dhe të njihte njerëz të rinj. Ajo thotë se pjesa “adoleshente” e shtëpisë, si Françeska, Graciano, Lorena etj, nuk i kuptuan asnjëherë shakat e saj, pasi ishin komercial në maksimum. Duke u ndalur te debatet e saj me Anilën, ajo thotë se,” Anila është një femër që bëhet vegël e banorëve të shtëpisë, dhe që shkel mbi veten e saj”. Sipas saj, banori më i fortë dhe që ka më shumë probabilitet ta fitojë këtë reality show, është Liami sepse ka zgjuarsinë dhe vetmohimin për gjërat që ai do. Ermira komenton edhe lidhjet brenda shtëpisë, duke nënvizuar se Klaudja dhe Erioni, janë më realët nga të gjitha çiftet e shtëpisë. Ermira sapo ka përfunduar eksperienca juaj në BB, si ndiheni? Ndihem mirë, më në fund po flas me njerëz që më kuptojnë. Jo se brenda kishte njerëz që nuk më kuptonin por për strategjinë që kishin zgjedhur, bënim sikur nuk më kuptonin.

eminuar? Jo nuk kam takuar asnjërin prej tyre. Ermira, si ju duken lidhjet brenda shtëpisë? Lidhja e Klaudjas dhe Erionit më duket me e vërteta aty brenda. Ata janë “tërhiq e mos e këput”, por sillen ashtu sepse nuk duan që të krijojnë një lidhje brenda BB. Françeska ka pëlqim për Ermalin, kurse ky i fundit nuk i reziston dot një vajze të bukur brenda shtëpisë. Me sa më ka thënë Ermali ai është në kërkim të një vajze të mirë, që të ndihej krenar kur ecën dorë për dore me të, dhe në këtë kontekst unë nuk mendojë që kjo është Françeska. Ndërsa përsa i përket lidhjes së Gracianos dhe Lorenës ajo bëhet për efekt loje. Ai do të tregojë burrërinë e tij, ndërsa ajo do të qëndrojë në shtëpi. Keni pasur marrëdhenie të mira me Gracianon, pse u prishët me të? Për Gracianon kam vetëm respekt si balerinë dhe kaq, të tjerat i dogji vet. Kush ishte personi që nuk i`u pëlqeu fare brenda shtëpisë? Personi që nuk më pëlqeu fare ishte Anila. Unë nuk i aprovojë ato që ajo i bën vetes. Çdoni të thoni ekzaktësisht me këto? Anila e dënoi veten e saj për shumë pak, sepse ajo nuk ka për ta fituar këtë lojë. Ajo

Me cilët nga banorët e shtëpisë kishit marrëdhenie më të mira? Edi më kuptonte dhe e tregonte këtë gjë, pra ai ishte anakronik si unë. Edhe pse kishim mosha të ndryshme unë ndihesha mirë me të. Edhe me Klaudjan kuptohesha jo në të gjitha aspektet por ajo nuk kapej më mua për gjëra koti. Ermali ishte gjithashtu një nga njerëzit më kuptonte por pa Françeskën në mes. Ndërsa me Erionin mund të them që nuk kishim nevojë të merreshim vesh me fjalë, pasi kuptoheshim me sy. Marrëdhënie shumë të mira kam pasur edhe me Liamin, që për mendimin tim është fitues i këtij Big Brother. Pse mendoni që do të jetë pikërisht Liami, ai që do ta fitojë këtë edicion të pestë? Sepse ai ka zgjuarsinë dhe cilësinë e vet mohimit për gjërat që ai do. Është makiavelin në sensin e mirë të fjalës dhe i lejohet që të përdor çdo mjet, për të arritur qëllimin e tij, sepse realisht nuk ka se çfarë të humb. Me cilin nga banorët do të mbash kontakte kur të mbarojë ky reality show? Besoj se do takohem me Klaudjan, Erionin, Ermalin, Liamin për sa kohë që ai do rri në Shqipëri dhe me siguri me Edgarin. Keni takuar ndonjë nga banorët e el-

Them se më votuan për të dal në sensin pozitiv, sepse ata e panë që unë nuk përshtatesha dot aty brenda. Mendojë që kam më shumë elekuencë jashtë sesa brenda. Ndoqët një strategji të caktuar loje në BB?Nuk kam ndjekur një strategji të veçantë , sepse nuk kam dashur në asnjë moment të sfidojë dikë. Kam dashur të defrejë dhe kam parë sesi janë mohuar aftësitë e mia, për të mos dal në pah paaftësia e tyre për të më kuptuar. Kush mendon që nuk të kuptoi më tepër? Thuajse “pjesa adoleshente e shtëpisë”, ata nuk kanë dashur të më kuptojnë sepse ishin komercial në maksimum. Ju ishit 5 konkurrentë që hytë me vonesë në BB, si ju pritën banorët e vjetër? Mua më pritën shumë mirë dhe mendojë se njerëzit që kam lënë brenda , si Edi, Ermali, Liami, Klaudja, e Erioni kanë respekt për mua. Si ju pritën njerëzit kur dolët? Të them të drejtën më pritën shumë mirë. Jo vetëm familjarët por edhe njerëz të tjerë të panjohur. Po i dashuri juaj si ju priti? Në fillim takova familjarët e mi sepse më kishte marr malli shumë për ta, dhe po atë natë u takova edhe me të dashurin tim. Ai më tha që kjo ishte një dalje dinjitoze, por që nuk e priste të dilja kaq shpejt, duke parë nivelin e disa prej të nominuarve. Me çfarë po merreni aktualisht? Po shijojë ditët e para me shoqërinë dhe sigurisht edhe me të dashurin tim.

është një femër që shkel mbi veten e saj dhe që bëhet vegël e të tjerëve në çdo moment. Por që publiku në fakt e mbajti brenda? Publikut i pëlqen sesi ajo e shkel veten e saj më këmbë.

Çfarë ju kishte më munguar kur ishit brenda në BB? Më kishte munguar që të qeshja me batutat e mia, imitimet, riprodhimet nga sekuencat e ndryshme të filmave, riprodhimet e këngëve që unë i kam shumë përzemër, dhe sigurisht më kishte munguar miqësia e vërtet.

Po ju pse nuk ju votoi për të qëndruar në shtëpi?

Edhe brenda BB, i keni bërë pak a shumë këto që më thatë më sipër?

I kam bërë por askush nuk qeshte me imitimet e mia, sepse ata nuk donin ti kuptonin. Dhe të gjitha shakat e mia ngelën në tentativë. Si ndiheni tani që keni dal , dhe që jeni një person i njohur? Të them të drejtën nuk më pëlqen kjo gjë pasi është një famë fiktive. Është e vërtet që janë kryer marrëdhenie seksuale në BB? Nuk mund të flas për këtë pjesë, sepse kam fjetur në krevatin tim dhe nuk i kam mbajtur pishtarin askujt. (qesh) Mund të më thoni me nga një fjalë se çmendim keni për banorët? Edi – dispononte të njëjtat mendime dhe fjalë si të miat Erioni- djalë shumë i mirë dhe i zgjuar Klaudja- fasada e femrës së fortë, por në thelb vajzë e mirë dhe e brishtë Françeska- e papjekur për gjëra që duhet, dhe shumë e pjekur për ato që s’duhet Ermali- djalë i mirë, i etur për dije dhe për të treguar atë që di Meti- djalë i mirë, por i ndrydhur aty brenda për shkak të dialektit Genta- e mirë në shpirt dhe me një sens viktimizimi të theksuar Lorena- “thëngjill i mbuluar” Graciano- biri mosmirënjohës Liami- strategu brenda shtëpisë dhe shumë i respektueshëm me mua Arbri- hedh gurin dhe fsheh dorën, kopje e shëmtuar e Liamit si në aparencë edhe realisht Anila- ekzekutuesja e vetes Vlashi- djalë shumë i edukuar


THASH& THEM

E shtunë, 31 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

17

ALBAN DUDUSHI

Me “E Diell“ fitova sfidën time të parë

Moderatori shprehet për risitë tek ky format XHULIA KARAVELLA

M

oderator i suksseshem e karizma tik! I tillë është paraqitur Alban Dudushi prej 8 vitesh në drejtimin e emisionit “Top show”, Talk Show, i cili ka patur shikueshmëri relativisht të lartë. Megjithatë prej disa muajsh Dudushi ka ndërmarrë një sfidë të re duke qenë autor dhe modetaror në programin e “E Diell”.Në një rrëfim për suplementin “THASH&THEM prezantuesi i njohur flet për eksperiencën e tij televizive në dy formatet për lidhjen e tij me aktrimin dhe planet për të ardhmen.I pyetur për bashkëprezantimin me Xhemin, Dudushi është shprehur : “Xhemi është shumë e këndshme, inteligjente, e qetë dhe profesionale. Natyrisht që ndjehem mirë me Xhemin në krah dhe besoj dhe ajo po ashtu.”Gjithashtu ai nuk lë pa përmenduar fillesat dhe pasionin për gazetarinë e të shkruarin. Prej afro dy muajsh jeni autor dhe moderator në spektalin e të dielës. Mund të bëni një krahasim me emisionin Top Show? Top Show është një program i zhanrit Talk Show, ndërsa e E Diell është një program ombrellë, i cili përfshin brenda vetes disa formate të tjera. Përveç kësaj, Top Show është një program i pjesës së dytë të mbrëmjes ndërsa E Diell është një format që përfshin drekën dhe pasditen e familjeve shqiptare. Diferencat janë të qarta. Si e vlerësoni bashkëpunimin me Altin Bashën? Shumë të mirë dhe të frytshëm. Ishte e vështirë të përputhnit idetë duke patur parasysh që jeni pjesë të formateve të ndryshme, Basha me humorin e “Portokallisë” dhe ju me tematikat serioze të “Top Show” ? Jo nuk ishte. Me Altinin kemi bashkëpunuar herë pas here dhe gjithmonë e kemi gjetur gjuhën me njëri-tjetrin. Madje të dy emisionet tona kanë lindur së bashku natën e 31 dhjetorit 2003. Cili format ju fal më shumë sodisfaskion profesional? Si Top Show, ashtu dhe E Diell, janë formate të cilat të falin kënaqësi profesionale. Top Show tashmë është bërë tetë vjet në ekran, si një program i konsoliduar. Me E Diell sfida ime e parë është fituar . Transformuam programin dhe u pritëm shumë mirë prej publikut. Edhe kjo është një kënaqësi profesionale më vete. Si do t’a vlerësonit këtë moment të karrierës tuaj? Si shumë të mirë. Kam dy emisione të rëndësishme në Top Channel. Po ashtu një emision radiofonik çdo të shtunë 10 me 12 në Top Albania Radio, Triçikël. Shumë punë

që natyrisht sjellin dhe kënaqësi. Në “E diell” ju moderoni në krah të Xhemi Shehut, ndërkohë që në Top Shoë jeni vetëm. Si është të punosh krah Xhemit dhe si i vlerësoni këto dy ekperienca prezantimi? Xhemi është shumë e këndshme, inteligjente, e qetë dhe profesionale. Natyrisht që ndjehem mirë me Xhemin në krah dhe besoj dhe ajo po ashtu. Si ka evoluar Top Show në gjithë këto vite transmetimi? Besoj ndjehen tetë vitet e përvojës. Gjithashtu kemi lëvizur në format. Janë me mijra të ftuarit që kanë qenë pjesë e debateve të Top Show-t. Po ashtu të larmishme kanë qenë dhe

Si Top Show, ashtu dhe E Diell, janë formate të cilat të falin kënaqësi profesionale. Top Show tashmë është bërë tetë vjet në ekran, si një program i konsoliduar

Në foto: Alban Dudushi dhe Xhemi Shehu prezantuesit e emisjonit “E diell”

gjatë prezantimit? Nuk më kujtohet të ketë patur ndonjë situatë të vështirë.

Si lindi dëshira për t’u bërë gazetar? Ka lindur për shkak të dëshirës për të shkruar.

Po situata më interesante? Do të duhej të numëroja shumë. Fytyra personazhesh, njerëz që më kanë surprizuar dhe janë zbuluar dalëngadalë gjatë emisionit. …

Keni patur ndonjë arsye specifike në ndërrimin e profesionit? Jo. Thjesht gazetaria u bë gjithmonë e më dominante në kohën time në krahasim me aktrimin.

Në galerinë e të ftuarve të shumtë që keni patur ka ndonjë intervistë apo bisedë të cilën e veçoni si më specialen? Pesha shkon nga pak tek të gjitha. Mendoj që brenda pjesës më të madhe të emisioneve gjen diçka speciale. Keni ndonjë plan specifik për të ardhmen? Jo ndonjë gjë konkrete për momentin.

çështjet e trajtuara. Nga politika, ekonomia, apo temat sociale, deri tek kuzhina, moda, tendenca, muzika. Po ju vetë sa e ndjeni veten të ndryshuar profesionalisht? Absolutisht në këta tetë vite dhe unë jam rritur dhe pjekur. Është gjëja më natyrale që na ndodh të gjithëve në punët tona. Cila ka qenë situata më e vështirë që keni hasur

Do të vazhdojë të jetë ekrani i Top Channel bashkëpunues i projekteve tuaja? Besoj që po. Deri më tani nuk shoh ndonjë arsye që të mos jemi bashkë. Ju jeni diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën e aktrimit në Fakultetin e Artit Skenik. Keni menduar ndonjëherë të ushtroni këtë profesion? Unë e kam ushtruar këtë profesion, madje edhe tani, ka grimca të profesionit që bëhen pjesë tek E Diell, apo dhe tek Talk Show.

Ju jeni diplomuar për aktrim ndërkohë që keni qenë edhe gazetar dhe aktualisht jeni autor dhe moderator. Cilin profesion do të veçonit më shumë dhe a ka ndonjë lidhje mes tyre? Të gjitha kanë lidhje me njëra-tjetrën. Aktrimi të mëson si të sillesh në skenë, gazetaria si të qëmtosh rastin, të dyja bashkë bëjnë moderatorin dhe autorin. Duke u kthyer tek e “E diell” cila është rubrika që do të nxirrnit më shumë në pah, duke e cilësuar ndoshta edhe si pikën e fortë të programit ? Tashmë “Dasmat tradicionale” duket se është pranuar prej publikut si pjesa më e veçantë e E Diell. Por gjithashtu Kinema` Quiz, Një PAsdite Me…, apo Nostalgjia e Këngës Për Fëmijë, janë prurje të reja në E Diell dhe origjinale. Gjithashtu edhe Talk Show i të Diell është, padyshim i freskët dhe i ndryshëm nga ajo çfarë bëj unë gjatë ditëve të javës në Top Show. Mendoni të shtoni rubrika të reja në format? Natyrisht që do të ketë ndryshime apo freskime. Por gjithçka në kohën e duhur. Duke patur parasysh angazhimet e shumta që keni aktuliasht sa e gjeni kohën për t’i dedikuar vetes dhe familjes tuaj? Angazhimet marrin një pjesë të mirë të kohës. Megjithatë pjesën tjetër natyrisht ia dedikoj familjes, njerëzve të dashur. Si e kaloni kohën tuaj të lirë? Më mirë më pyet kur të vijë vera. Cilat janë hobet më të dashura për ju? Padyshim që janë udhëtimet.


18

E shtunë, 31 mars 2012

SUADA DACI

P

rofesioni dhe pasioni janë dy nga pikat e tij më të forta. Prezantimi i emisionit rinor “Next” po e ndihmon të afirmohet në fushën e moderimit, por duke mos lënë pas dore edhe këngën, që duket se është një nga pasionet e tij më të mëdha. Në një interviste për suplementin “THASH&THEM”, prezantuesi Klejvis Saliaj, rrëfen angazhimin e tij kryesor siç është “Next” dhe risitë që ky emision do të sjellë për publikun si dhe projektet e reja muzikore. Duke e cilësuar muzikën si një pasionet më të mëdha, Saliaj pohon se së shpejti do të vij me një këngë të re, të cilën ja ka besuar kompozitorit Alban Kondi. “Do të sjellë një tjetër produkt muzikor, jam duke menduar detajet dhe menjëherë do të filloj nga puna”, thotë Klejvis duke shtuar se, “këtë herë dhe ndoshta për një kohë të gjatë do të bashkëpunojë me kompozitorin Alban Kondi”. Ai na tregon edhe emocionet që ka përjetuar në skenën e “Këngës Magjike”, ku u prezantua me baladën “Kur Perendojë”. Ndonëse shpreh rezerva për mënyrën e funskionimit, këngëtari Klejvis Saliaj thotë se këtë vit, do të provojë gjithashtu edhe emocionet e skenës Festivalit të RTSH-së, për të treguar se di të këndojë edhe live.

WWW.SHQIPTARJA.COM

KLEJVIS SALIAJ:

Muzikës “ i vjedh” kohën, për hir të televizionit Së shpejti një këngë e re nga kompozitori Alban Kondi realizohet në një klip, nëse bindem sëbashku me bashkëpuntorët e mi. Nëse puna do të zgjasë, siç unë punoj zakonisht në muzikë, atëherë do të jetë pjesë e ndonjë kompeticioni muzike.

Në foto: Klejvis Saliaj

Klejvis prej 2 sezonesh, jeni pjesë e një emisioni rinor si “Next”, si ndiheni? Çdo ditë e më shumë ndihem ndryshe, pasi puna në televizion nuk përfundon kurrë me risitë e saj. Unë ndihem komod, ndihem mirë, ndihem i vlerësuar dhe ndjej se prej dy vitesh, tashmë pjesë e ekranit të Vizion plus full time, jam rritur shumë profesionalisht. Kjo gjë mua më vlen shumë për ecurinë e karrierës sime. “Do të sjellë një tjetër produkt muzikor, jam duke menduar detajet dhe menjëherë do të filloj nga puna.

Si janë marrëdhëniet tuaja me dy kolegët e tjerë, Orindën dhe Fabin. Sa komod ndiheni përkrahë tyre? Përpara se ti quaj kolegë janë miqtë e mi të vjetër. Kjo gjë bën, që marrëdhënia jonë profesionale të jetë e plotë dhe e rehatshme. Në një terren miqsh je gjithmonë rehat. Jemi krahë për njëri tjetrin. Është prezantimi një nga prioritetet tuaja në të ardhmen? Sigurisht që është. Unë prej prezantimit nuk do të shkëputem kurrë, ose më saktë nga ekrani. A keni një prezantues të preferuar?

Me kë do të bashkëpunoni këtë herë? Këtë herë dhe ndoshta për një kohë të gjatë do të bashkëpunojë me kompozitorin Alban Kondi. Kam besim në punët e tij, sepse është shumë i talentuar dhe mbi të gjitha është artist. Kam zgjedhur Albanin për faktin se nuk është pjesë e një tregu të çfarëdoshëm dhe kompozitor i çdo njeriu që pretendon se është këngëtar. Ai është bashkëpuntor disa prej emrave më të mirë të muzikës dhe si për pasojë ka marrë firmën e suksesit. Nuk dua të jap nga vetja ime famë, por dua të bashkëpunojë me njerëz që nuk jetojnë dhe punojnë me parimin e të qënit të famshëm, pa u përpjekur më parë. Albani është goxha serioz dhe muzika e tij mendoj se më përshtatet.

RTSH ose në ‘’Top Fest’’. Ndoshta mund të zjedh dhe dy, por vetëm kaq. Nëse në jetë do tu duhej të bënit një zgjedhje mes këngës dhe gazetarisë, cilën prej tyre do të zgjidhnit? Këtë e kam të vështirë ta bëj. Por mendoj se do të zgjidhja gazetarinë, sepse mund ta ushtroj më gjatë. Me plakjen dhe zëri prishet dhe mendoj se duke u ndikuar nga fiziku, gazetarinë do e kisha më të lehtë ta vazhdoja. Nëse do të zjidhja emocionalisht, e kam të pamundur. Me cilin nga këngëtarët shqiptar do të dëshironit të bashkëpunonit? Për momentin me asnjë. Nëse do të bashkëpunoj me ndonjë këngëtare apo këngëtar, do të jetë rastësi dhe dëshirë pa shkak e ndonjë prej kolegëve të mi. Nuk jam i fiksuar pas bashkëpunimeve. Jam ende i ri si solist. Kush ju ka mbështetur më tepër në muzikë?

Kush merret me tekstet e këngëve tuaja? Po ja kam besuar një djali të ri, “Klejvis Saliaj” e ka emrin (qesh). Vetëm kënga ime e parë ‘’Të humbur’’ është një produksion i plotë më muzikë dhe tekst të Flori Mumajesit.

Këtë javë që lamë pas pamë disa ndryshime në konceptimin e “Next”, ç’mund të na thoni më shumë? Next duke filluar nga e hëna që lamë pas, do të ketë një mënyre të re konceptimi. Ne i jemi përkushtuar edhe më shumë publikut, duke qëne se emisioni ynë bazën e informacionit e ka nga publiku. Nuk do të kemi më gërshetim të preferencave të publikut me materialet e seleksionuara nga ne, por do të jetë preferenca totalisht të lira nga publiku, në lidhje me personazhet e tyre të preferuar, sportistët, aktorët, këngët, lajmet teknologjike që ata duan dhe gjithçka tjetër. Gjithashtu Ela, gazetarja jonë simpatike, do të sjellë një rubrike shumë intresante, ku për herë të pare do të ballafaqojë thashethemet që thuhen lartë e poshtë nëpër gazeta për personazhet. Ballafaqimi do të jetë mes personazheve dhe burimit që i ka nxjerrë. Është angazhimi juaj kryesor për momentin? Po është angazhimi im kryesor, të cilit i dedikoj pjesën më të madhe të kohës për momentin.

THASH& THEM

Ju kemi parë të merrni pjesë shpesh në këngën Magjike, pse pikërisht në këtë festival? Ndoshta sepse është komode periudha përpara se të zhvillohet festivali. Në sensin që është vera përpara dhe ke gjith kohën e mundshme për të punuar. Por njëkohësisht më pëlqen ‘’Kënga magjikë’’ si produksion shumë profesional dhe me një nivel produksionesh, të cilat nuk zhgënjejnë. E ndjej shumë familjare atmosferën e konkurimit në ‘’Kënga magjikë’’. Unë e kam thënë dhe do ta them, që jam një fanatik shqiptar i ‘’Made in Albania’’. Qoftë në muzikë apo në prezantim të preferuarit e mi janë shqiptar. Adi Krasta është i preferuari im, përderisa është i vetmi. Përveçse gazetarë ju kemi parë edhe si këngëtar, çfarë vendi zë kënga tek ju? Nëse prezantimit dhe punës në televizion duhet ti kushtojë kohë, muzika ka gjithë kohën time. Kjo do të thotë që ja marr muzikës kohën që më duhet të shpenzojë për televizionin. Sigurisht që gazetaria është profesioni im, sepse për të kam studiuar, por muzika është dëshira dhe dashuria ime e parë. Keni ndonjë projekt të afërt muzikor? Në muzikë tashmë unë do të jem me kohë të plotë. Nëse më parë u shkëputa prej 2 vitësh, tashmë nuk do të ndodhë më. Do të vazhdoj të punoj në muzikë. Do të sjellë një tjetër produkt muzikor, jam duke menduar detajet dhe menjëherë do të filloj nga puna. Mendoj që do të

Çfarë emocionesh ju sjellë skena e Këngës Magjike? Emocione të jashtëzakonshme që kisha kohë që nuk i përjetoja. Jam ndjerë shumë i lumtur në intensitetin e përgatitjes, së provave. Jam argëtuar dhe kënaqur pa fund. ‘’Kënga magjike’’ më ka rikthyer dëshirën përfundimtare për mos tu shkëputur kurrë nga muzika. Do të merrni pjesë në Top Fest? Jo nuk do të marrë pjesë këtë vit në Top Fest. Mendoj që daljet e mia duhet të jenë të mirëmenduara. Produktet e mia muzikore duhet të jenë të mirëmenduara gjithashtu dhe të plota. Ndoshta do të jem vitin e ardhshëm pjesë e tij. Po në festivalin e fund vitit në RTSH? Ndoshta do të jem këtë vit. Kam dëshirë të përballem me një skenë live. Më tundon shumë ideja e Festivalit të RTSH, megjithëse kam rezerva për mënyrën e funksionimit. Por do të jem ose në ‘’Këngë magjike’’ ose në Festivalin e

Miqtë e mi të vertëtë, familja ime dhe zoti. Sa e keni ndierë konkurrencën ne muzikën? Kam dashur gjithmonë të jem sa më profesional në këtë rrugë. Dukë qënë se profesionalizmi mungon në shumicën e paçavureve muzikore në Shqipëri, nuk e ndjej. Jam munduar të sjell risi, të bëj dicka të veçantë dhe që mbahet mend. Këtë mendoj se e kam arriturm, në bazë të kritikave dhe komenteve që kam marë. A keni miq artistë? Kam miq dhe kjo ka rëndësi. Për mua nuk ka rëndësi nëse janë artistë ose jo. Megjithatë më duhet ta pohoj që kam shumë miq të cilët i përkasin botës së artit. Janë profesionistë të vërtetë dhe disa nga emrat më dinjitoz, të artit të vërtetë në Shqipëri. Miq rastësor në art nuk kam dashur të kem dhe nuk do dua të kem as-


THASH& THEM

E shtunë, 31 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

19

ROSELA GJYLBEGU:

SUADA DACI

A

jo vazhdon të mbetet mjaft aktive në skenën shqiptare dhe gjithmonë vjen ndryshe për publikun. Rosela Gjylbegu, një nga zërat më të veçantë të muzikës së lehtë shqiptare, i ka ngjitur një nga një shkallët e suksesit të saj. Për herë të parë do të shfaqej në një skenë si ajo e “Etheve të se premtes mbrëma”, një sfidë e suksseshme për vajzën shkodrane, e cila arriti të prekte finalen duke u pozicionuar në vendin e tretë. E që prej asaj kohe impenjimet e saj artistike do të bëheshin pjesë e pandashme e karrierës së saj. Rosela Gjylbegu çdo vit ka qënë pjesë në Festivalit Kombëtar me këngë të cilat janë vlerësuar edhe me çmime, por një nga hitet më të bukura të saj është “ Rruga e zemrës “, një duet me këngëtaren kosovare Eliza Hoxha, me të cilën fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike”. Në një rrëfim për suplementin “THASH&THEM”, Rosela flet për bashkëpunimin e saj më të fundit muzikor, me këngëtarin kosovar Sinan Vllasaliu dhe për klipin e tyre që pritet të dal shumë shpejt në treg. Ajo tregon se këngë është një baladë dashurie e viteve ‘60, që gjithsecili do të gjej veten në të. Gjylbegu thotë se videoklipi do të ketë shumë risi dhe shpreson që të pëlqehet shumë nga publiku . Përpos realizimit të këngëve dhe videoklipeve, Rosela Gjylbegu ka marr pjesë edhe në “Këngët e shekullit”, që për të ka qënë një eksperiencë e papërsëritshme.

Rikthehem në duet me Sinan Vllasliun Balada e viteve `60, së shpejti në treg

Sa kujdeseni për lukun tuaj? Zë një pjesë të rëndësishme, si për të gjithë besoj.

Kush është kompozitori i këngës? Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilir Berani, kompozitor nga Kosova shumë i njohur për këngët e tij, të cilat janë kthyer në hite nga këngëtarë shumë të njohur mbarëshqiptar, dhe orkestruar nga Dritëro Shaqiri.

Këtë vit ishit pjesë e këngëve të Shekullit, si u ndjetë ? E nderuar. Unë kam 2 vite radhazi që jam pjesë e këtij projekti gjigand të Tv Klan dhe ju jam shumë mirënjohëse për ftesen e këtë mundësi që më dhanë vëllezërit Laço e Adi

Kohët e fundit keni bashkëpunuar më tepër me këngëtar nga Kosova, pse kjo zgjedhje? Ne jemi një për mua, s’ka diferencime se jemi të gjithë shqiptar. Rëndësi ka të bëjmë muzikë të bukur që të pëlqehet nga publiku. Mendoni që kënga do të ketë të njëjtën sukses si bashkëpunimi juaj me Eliza Hoxhën? Shpresojë shumë edhe pse është një tjetër stil si këngë, por uroj vërtet të ketë po atë sukses (qesh) Keni në plan të bashkëpunoni

A ndjeni konkurrencë në fushën e muzikës, dhe sa ju motivon kjo për të sjell materiale sa më cilësore për fansat tuaj? Edhe pse ndihet që tregu është i mbingopur sidomos nga “pseudo artista”, kjo s’më bën të dekurajohem përkundrazi motivohem të bëj atë muzikë që un dua të këndoj. Ato këngë që do prekin thellë shpirtin e gjithë atyre dashamirësve e mbështetësve që dinë të vlerësojnë cilësinë dhe jo sasinë.

E shihni veten në politikë, në të ardhmen? Se di ... se kam menduar akoma deri më sot.

përsëri me Elizën? Pse jo, ne jemi mikesha shumë të mira dhe bashkëpunimet tona kanë fryte pozitive ndaj s’do mungojnë.

Ku është xhiruar ky klip ? Klipi është xhiruar në Shkup nga Alexander dhe së shpejti do të jetë ekskluzivisht në Supersonic Tv . Meqë më jepet rasti dua ti falenderojë nga zemra për punën, përkushtimin e përkujdesin e regjizorit dhe e Televizionit Supersonic, që është më i miri në tregun shqiptar.

Keni ndonjë këngëtar që ju frymëzon apo që ju ka frymëzuar gjithmonë? Sigurisht edhe un kam idhujt e mi që më kanë fryëmzuar, janë të shumtë edhe të pavdekshëm.

Rosela prej kohësh punoni në administratën e Parlamentit Shqiptar, si ndiheni? Ndihem me fat që punoj në një institucion kaq të rëndësishëm. Është një eksperiencë ku kam mësuar shumë dhe një punë të cilen unë e bëj me shumë dashuri dhe e vlerësoj shumë këtë mundësi që më është dhënë .

Rosela së shpejti do të sillni për publikun një këngë dhe klip të ri, si titullohet ajo dhe për çfarë flet? Po është e vërtet dhe mezi po pres. Është një bashkëpunim shumë interesant dhe klipi del për pak ditë. Titullin dhe më tepër do t’ua lë surprizë (qesh). Unë pata kënaqësinë të punoj me një artist si Sinan Vllasaliu, shumë i dashur e i pëlqyer për publikun shqiptar, me një karrierë të gjatë artistike e me kënge hite. Shpresoj që edhe kjo këngë e jona të pritet mirë.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë këngë? Mendojë se kishte ardhur momenti për një këngë të re dhe jam e nderuar sepse kam pasur fatin të punoj kanë qënë gjithmonë me artista shumë të njohur . Shpresojë që edhe kjo kënge do pritet mirë. Besoj se me këtë duet ia kam arritur qëllimit, e mbi të gjitha sepse kisha dëshirë të isha përsëri afër publikut me risi .

Një thesar , terapi për shpirtin, mendjen...

Po me veshjen tuaj kush merret? Kryesisht vet ose me mikeshat e mia që gjthëmon më shoqërojnë e konsultojnë.

Klipi jonë është xhiruar në Shkup nga Alexander dhe së shpejti do të shfaqet për publikun në Supersonic Tv

Hila. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ju kemi parë të këndoni në zhanre të ndryshme muzikore, ku ndjehet Rosela më komode? Falë këngëve të Shekullit njerëzit e njohën Roselën në shumë zhanre dhe jam e lumtur që e pritën mirë. Ishte një publicitet i jashtëzakonshëm, unë ndihem rehat kudo ku ka këngë të bukura s’ka rëndësi nëse është muzikë e lehtë apo popullore. Sigurisht jam përpjekur që të jem e kujdesshme, në përzgjedhjet e mia duke iu përshtatur vokalit dhe duke mos dalë nga natyra ime dhe kjo padiskutim nga përkujdesi i stafit të mrekullueshëm. Po muzika popullore sa vend zë në karrierën tuaj? Zë një vend shumë të rëndësishëm pasdiskutim dhe falë kësaj experience, unë e për-

forcova këtë bindje. Ju pëlqejnë vetëm këngët shkodrane? Jo vetëm, por duke qënë se në genet e mia rrjedh kënga e embël shkodrane, them se më përshtatet më tepër dhe zëri im fle më rehat. Rosela çfarë është muzika për ju?

Preferoni më tepër veshjet klasike apo sportive? Un preferoj veshjet praktike sepse kjo është dhe natyra ime. Dua gjëra të thjeshta , fine koherente por edhe duke parë se çfarë mua më përshtatet me natyrën e këngës. Ju kemi parë të merrni pjesë në Kënga Magjike, apo në festivalin e fund vitit në RTSH, po në Top Fest pse nuk keni marr pjesë? S’ka rënë rasti por jam ende në kohë. Në një të ardhme pse jo mund te jem edhe un pjesë e Top Fest. Si ndiheni në këto dy skena të muzikës shqiptare? Në skenë ndihem fatlume që mund të ndaj me gjithë publikun emocionet e mia dhe s’ka kënaqësi më të madhe kur edhe ato e gjejnë veten në këngët e mia, sepse ti e ndjen që prek në zemrat e tyre në ndjeshmërinë e tyre. Janë emocione që sado të flasësh nuk arrij ti shpreh dot por i shijoj. Në karrierën tuaj muzikore jeni vlerësuar me shumë çmime, kë do të vlerësonit si më të arririn? Çdo moment ka vlerën tij të veçantë, s’di ti ndaj sepse periudha e përjetimit është e ndryshme dhe kjo e bën të bukur, çdo emocion është krejt i veçantë e i papërseritshëm. Mendoni se jeni njeri me fat? Them se po (qesh) Cili është miku juaj më i mirë? Kam shumë miq të mirë, jam me fat j’ua thashë. Çfarë të rejash kemi nga jeta juaj personale? No coment ... (qesh)


20

E shtunë, 31 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

BACKSTAGE

Starton “Dancing”, ja prapaskenat Risia e edicionit të tretë efekte vizuale të pandara nga skena

S

pektakli ku yjet e fushave të ndryshme të ekranit, provojnë veten e tyre në zhanrin e kërcimit “Dancing with the Stars” , ka nisur të enjten edicionin e tretë në ekranin e Vizion Plus. Ashtu siç ishte thënë edhe më parë në garë performuan 14 çifte. Veçantitë ishin të shumta duke përfshirë këtu ndërtimin mjaft modern dhe të lartë teknologjik të skenës.

Gjithashtu këtë vit prezantimi i konkurrentëve është kryer nga balerinët, të cilët me anë të klipeve përkatëse krijuan një atmosferë edhe më elektrizuese. Vecantia e klipeve qëndronte edhe tek efektet e shumta vizuale port ë pandara nga skena, një ide e promovuar nga vet producentja Olta Dulaku. Interaktiviteti ndërmjet prezantuesve Amarda Toska dhe Er-

mal Mamaqi ishte një tjetër risi, pasi ata nuk qëndruan vetëm në skenat përkatëse por u ndërthurën me njëritjetrin. Përsa i përket Gold Room-it, ishte konceptuar me një ndërtim krejtësisht të ndryshëm nga dy sezonet e mëparshme, duke u shfaqur më fin dhe elegant. Veshjet e prezantuesve, jurisë por edhe vetë kostumet e konkurrentëve ishin të zgjedhura me

mjaft shije dhe elegancë. Edhe mënyra e dhënies së pikëve nga juria ishte e ndryshme, tashmë yjet nuk i merrnin ato duke qëndruar në Gold Room, por në skenë së bashku me jurinë. Këtë vit pjesë e saj ishte edhe Alfred Kaçinari, i cili për shkak të emocioneve të puntatës së parë nuk ishte aq kritik sa pritej. Pas kërcimeve në disiplina të ndryshme si vals, cha cha

ROBERTS

ROBBIE WILLIAMS

Kënaqet kur tremb fëmijët e saj

Do të bëhet baba

BON JOVI

I dashuruar si ditën e parë

N K

ëngëtari Robbie Williams do të bëhet baba për herë të parë. Ai ka postuar në websiten e tij personal që e shoqja Ayda Field ishte shtatzanë. “Çkemi miq! Iu kam mbajtur një të fshehtë këto kohë. Unë dhe Ayda do të

bëhemi baba dhe mama këtë vit!- ka shkruar Williams. Gjithashtu më pas ai ka shtuar: “Ne bën seks dhe funksionoi”. Këngëtari është shprehur mjaft i lumtur për këtë lajm madje nuk ka kursyer as lotët kur e ka mësuar lajmin.

donëse kanë kaluar 23 vite martesë këngëtari i njohur Bon Jovi dhe bashkëshortja e tij Dorothea janë po aq të dashuruar sa ditën e parë. Çifti është fotografuar teksa po kalonin një ditë të këndshme së bashku me tre nga katër fëmijët e tyre në ishullin St.Barts, në Karaibe. Ata kanë udhëtuar për shkak të ditëlindjes së djalit të tyre të vogël Romeo i cili mbushi 8 vjeç. E vetmja që mungonte në këtë mbledhje familjare ishte vajza e

madhe 18-vjeçare Stephanie si rezultat i impenjimeve të saj mësimore. Ndërkohë Bon Jovi dhe Dorothea kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku si dhe duke u puthur vjedhurazi fëmijëve. Nga e gjithë kjo atmosferë familjare ishte pikërisht afrimiteti dhe lidhja e çiftit çka ra më shumë në sy.

G

cha, mambo etj u mbyll mbrëmja e parë e spektaklit. Pas uljes së siparit për shikuesit protagonistët e programit vazhduan të qëndrojnë së bashku duke festuar, bërë fotografi dhe shkëmbyer opinione midis tyre. Në këto foto duken qartë momentet e prapaskenave që nga rregullimi i grimit deri tek çlodhja dhe bisedatmiqësore ndërmjet tyre.

jatë një interviste për emisionin e Ellen DeGeneres aktorja e famshme Julia Roberts është shprehur se gjen mjaft kënaqësi kur tremb fëmijët e saj. “Nëse i dëgjoj se po vijnë, dhe ata nuk e dinë se ku jam në shtëpi, fshihem dhe kërcej nga errësira kur më afrohen”,- u shpreh

ajo. Megjithatë Roberts ka vendosur të mos e bëjë shpesh një gjë të tillë ndonëse,sipas saj, i fal shumë kënaqësi. Ndërkohë gjatë emisionit i janë bërë edhe asaj disa rengje si për shembull kur Ellen, prezantuesja e programit, ka kërcyer nga gardëroba ku ishte fshehur duke e trembur aktoren.

thashetheme.com  

thashetheme suplementi