Page 1

TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI

origjina e lajmit...

LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI SUPLEMENTI “RILINDASI”

ɽ Faqe 15-22

VITI II - NR. 178 E diel, 29-07-2012

SHKOLLIMI NE FAKULTETET PUBLIKE

Universitetet, tarifat në 303 degë Publikohen detyrimet e vitit të ri akademik. Rritje me 12 mijë lekë në dy degë TIRANE

Ndre Mjeda, dokumentet e reja për enigmat e priftit Zbulohen 9 letra ku u jepet përgjigje shumë të panjohurave rreth poetit

INTERVISTA

Idajet Beqiri: Qeveria urdhëroi burgimin tim

ESMERALDA KETA

D

y degë të Universitetit të Arteve kanë pësuar rritje të konsiderueshme të tarifës së shkollimit që do të paguajnë studentët për vitin akademik 2012-2013. Bëhet fjalë për degën regji... ɽ Faqe 10

ɽ Faqe 5

Avokati rrëfen ditët e vështira dhe kërkon 100 mijë euro shpërblim

BOTOHEN DOKUMENTET/ Negociatat e diplomatit Mal Berisha me agjencinë londineze

QEVERIA, JA PAZARI PER FOTON BERISHA-CAMERON Kryeministria zbulon gabimisht tratativat për foton e takimit mes kryeministrave në Buckingam Palace. Pagesa bëhet të hënën. Email-i iu dërgua dhëndrrit të kryeministrit pastaj zëdhënëses

Lajmi

FOTOJA E BLERË: Ja fotoja e kryeministrit Britanik Cameron dhe atij shqiptar Berisha e blerë dhe e shpërndarë dje në Tiranë. (poshtë) Faksimile e e-mail-eve mes diplomatit Mal Berisha dhe përfaqësueses së agjencisë së lajmeve londineze për negociimin e blerjes së fotos

Qeveria e Shqipërisë porositi një agjenci lajmesh në Londër për të fiksuar në foto takimin mes kryeministrit Berisha dhe homologut të tij britanik, Cameron mesditën e 27 korrikut në Pallatin Mbretëror. Sipas letërkëmbimit mes të ngarkuarit me punë në Londër Mal Berisha dhe menaxheres së shitjeve të studios mediatike londineze, fotoja duhej bërë të premten dhe pagesa të hënën.

NGA

ARBEN RROZHANI

Një rekordmen si Sali Berisha K

ryeministri Sali Berisha është një udhëheqës olimpik. Sporti i tij i dashuar është ecja në Dajt dhe noti në Jon. Duke synuar rekordi vit pas viti, edhe pse mosha bën të vetën. Ai e ka bërë ritual tashmë që në fund të korrikut ose ¿llim të gushtit të hyjë në ujërat e Jonit dhe të vërë kronometrin për të thyer rekordin e radhës... ɽ vijon në faqe 3

TIRANE ARBEN RROZHANI

Q

everia shqiptare porositi një agjenci lajmesh në Londër që të fiksonte fotografinë e takimit mes kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit... ɽ vijon në faqe 2-3

KOALICIONET

Editorial

Koment NGA

ɽ Faqe 7

Topi e Spahiu: Jo aleancë me PD dhe PS në 2013

KLINIKA “HALILI”

ɽ Faqe 13

Fizioterapia moderne vjen nga Ohri në Tiranë

KONCERTI NE TIRANE

JU TREGOJ GJYSHIN TIM ANTONIO GRAMSHI

Antonio Gramshi i Riu sjell historinë e familjes së tij

ɽ Faqe 14

LARGOHET AUTORI

ɽ Faqe Faq 8

Fier, vret fqinjët për një mijë lekëshin e ashensorit

SUELA HASANI

Taksat, t’i themi “Jo” vjedhjes P

ër një njeri të rritur si shqiptar, në kufi midis dy perandorive Lindje dhe Perëndim, impakti me sistemin e ri “Demokrato-Modern” ¿skal si dhe me sistemin në përgjithësi në vendin tonë të bën të ndjehesh si Dante Alighieri. Ndoshta të tunduar nga një sistem tjetër fiskal më perëndimor, ose më “Marksist” se ky... ɽ vijon në faqe 6


2

E diel, 29 korrik 2012

POLITIKE

Mal Berisha, 15 vite në kërkim të postit të ambasadorit

M

al Berisha është një emër i njohur në diplomacinë shqiptare. Jo aq për rolin që ka luajtur në të, por për pamundësinë prej vitesh për të qenë ambasador i dekretuar nga presidentët. Në fakt ai është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve për etnomuzikë dhe ka bërë edhe studime. Më pas u diplomua për diplomaci në Ankara, në vitet 1993-1997 shërbeu si konsull i Shqipërisë në

Stamboll. Gjatë viteve 1998-2000 është marrë me çështjen e Kosovës pranë Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane në Nju Jork, ShBA. Nga viti 2000 deri në Mars të vitit 2009 ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Pas kthimit të PD-së në pushtet në 2005, dështoi që të dekretohej ambasador, sepse opozita në kuvend e cilësonte njeri politik dhe

nga ana tjetër nuk dekretohej nga presidenti. Pas disa orvatjesh të dështuara për tu bërë ambasador në Gjermani, në 17 shkurt 2012 me vendim të qeverisë bëhet i Ngarkuar me Punë në Britaninën e Madhe, sepse pas largimit të ambasadorit Zef Mazi ambasada ishte pa drejtues, rol që e luante zv.ambasadorja Teuta Starova, gruaja e zv.ministrit të Mbrojtjes, Arjan Starova.

Negociimi i diplomatit Mal Berisha me agjencinë londineze

Qeveria blen foton Sali Berisha-Cameron Foto u nis fillimisht te dhëndëri i kryeministrit. Pagesa të hënën „„„

FOTOJA E BLERË: (lart djathtas) Fotoja e kryeministrit Britanik Cameron dhe ai shqiptar Berisha e blerë dhe e shpërndarë dje në Tiranë. (majtas) Faksimile e e-mail-eve mes diplomatit Mal Berisha dhe përfaqësueses së agjencisë së lajmeve londineze për ngeocimin e blerjes së fotos (djathtas poshtë) I ngarkuari me punë në Londër Mal Berisha

TIRANE

ARBEN RROZHANI vijon nga faqja 1 ...britanik David Cameron. Shkrepja u bë mesditën e 27 korrikut, ndërsa kryeministri ishte i ftuar në Pallatin Mbretëror për tu takuar me mbretëreshën Elisabet. Pas takimit me madhërinë e saj, edhe takimi me kryeministrin britanik, David Cameron, aq shumë i lakmuar. Fotoja është mbresëlënëse: Dy kryeministra të fiksuar në një foto, ku shqiptari flet me duar dhe këmbë, ndërsa britaniku me gishta kryqëzuar që ka fiksuar mimikën e rrudhur të fytyrës së qeshur përballë. Për ta arritur deri te ajo foto është dashur pajtimi i një agjencie mediatike "The Press Association", me qendër në Londër. Mision që e ka marrë përsipër vetë z.Berisha, jo kryeministri, por Mal Berisha, i ngarkuari me punë në ambasadën Shqiptare në Londër. Të premten paradite, në orën 10.12, shtetasja londineze Gemma Dewhurst i nis një e-mail ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Mal Berisha: "I dashur Mal, të lutem gjej bashkëngjitur imazhin PA-14131607 që të kam premtuar. Do të lidhemi të hënën për të konfirmuar përdorimin dhe pagesën. Gjithë të mirat, Gemma". Imazhi në fjalë është fotoja që fiksoi takimin mes kryeministrave dhe është një foto shumë e bukur. 11 orë më vonë, i ngarkuari me Punë në Londër, Mal Berisha i shkruan një email tjetër Emma Dewhurst me subjektin "konfirmimi": "E dashur Gemma, të lutem në nis me e-mail foton që kemi porositur (ishte Joana Papakostandini që sapo foli me ju në emër të ambasadës shqiptare në Londër". Unë jam i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë. Të lutem nise menjëherë te adresa ime Berisham@g-

Profili

Agjencia e Gemma, shërbime edhe për qeveritë

G

emma Dewhurst, që komunikon me diplomatin shqiptar në Londër, është drejtore operacionale në agjencinë "Press Association" me qendër në Londër. Sipas sajtit të saj në internet, "The Press Association" është një agjenci kryesore multimediale dhe lajmesh dhe që e ofron këtë shërbim për mediat e ndryshme. Zona e sja e veprmit është Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda dhe roli kryesor i saj është të

mail.com. Ne do tju paguajmë të hënën ashtu siç ratë dakort me zonjushën Papakostandini. Gjithë të mirat dhe faleminderit. Mal Berisha". Joana Papakostandini është sekretarja e tretë e ambasadës shqiptare, e cila

pas dorëheqjes së ish-ambasadorit Zef Mazi, mëse një vit më parë ende nuk ka ambassador, por të ngarkuar me punë, zotin Mal Berisha, që shkoi atje me vendim të qeverisë në shkurt 2012. Pas këtij letërkëmbimi on-

line, fotoja është dërguar nga adresa e Mal berishës te adresa e dhëndërrit të kryeministrit, Jamarbër Malltezi dhe më pas në adresën e zëdhënëses së kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Pas kësaj kryeminis-

tria e shpërndau mbrëmjen e të premtes, bashkë me lajmin për bisedën e gjatë mes kryeministrave Cameron dhe Berisha në pallatin mbretëror. Por gabimisht, gjatë shpërndarjes së lajmit dhe fotos për takimin e shum-

ofrojë tekste, foto, video dhe të dhëna informuese për të gjithë vendin. Agjencia është themeluar në 1868, dhe sipas vetë vlerësimit të saj, ajo ka nje reputacion të pakonkurueshëm për të transmetuar shpejt, drejt dhe me kundes përmbajtjen e lajmeve. Mes të tjerave, ajo thotë se merr përsipër që të ofrojë shërbimin edhe për konsumatorë jashtë medias, duke asistuar tregtarë, qeveri, ose organizata jofitimprurëse.

ëpritur me kryeministrin Cameron, zyra e shtypit pranë kryeministrisë nisi edhe bashkëbisedimin mes Mal Berishës dhe zonjushës londineze për të blerë në Londër një foto që shitet shumë shtrenjtë në Tiranë.


E diel, 29 korrik 2012

POLITIKE

P

apa Benedikti XVI ka caktuar kardinalin spanjoll, Santos Abril Y Castello, si të dërguarin e tij të posaçëm për në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve katolike Kathweb. Agjencia shkruan se: “Më 29 shtator ai do të marrë pjesë në festimet për 950 vjetorin e

Papa cakton të dërguarin special për në Shqipëri

dioqezës Sape në veri të vendit”. “Dioqeza e themeluar në vitin 1062, e ka selinë qëndrore në Vaun e Dejës dhe numëron rreth 70 mijë besimtarë”. Agjencia Kathweb shkruan se sipas Vatikanit, në Shqipëri janë rreth 510 mijë besimtarë katolikë. “Në periudhën e komunizmit, Shqipëria

3

u shpall i pari shtet ateist në botë. Që prej heqjes së ligjeve antifetare në vitin 1991, Kisha jeton sërish në liri. Në po këtë vit janë vendosur marrëdhënie të plota diplomatike mes dy vendeve. Në vendin me rreth tre milionë banorë, sipas të dhënave të Vatikanit ka 510 mijë katolikë”.

Nisja e dobët

Dështojnë sportistët nga Shqipëria, sot rradha e Kelmendit nga Kosova „„„

TIRANE

D

y përfaqësuesit e ekipit olimpik sh qiptar në Lojërat Olimpike në Londër 2012 që garuan në ditën e parë kanë zhgënjyer duke arritur rezultate shumë të dobëta. E para që ka garuar ka qënë Noel Borshi në stilin 100 metra flutur në orën 10:31. Borshi ka garuar në baterinë e parë duke dalë e para midis dy konkurenteve të saj me kohën 1:05.49 , por kjo nuk ka mjaftuar për t'u kualifikuar në gjysmëfinale duke u eleminuar në fazën kualifikuese. Theskojmë që Noel Borshi nuk ishte përgatitur për të garuar në një disiplinë të tillë, 100 metra flutur, por në 50 metra flutur. Si pasojë e mosëmarrëveshjes midis Komitetit Olimpik Sh-

qiptar dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Noel Borshi përfundoi në disiplinën e 100 metrave flutur. Ndërsa sportisti tjetër i ekipit olimpik shqiptar

në Londër, Arben Kuçanka garoi në orën 12:00 në disiplinën e 10 matrave pistoletë ajër. Kuçanka nuk realizoi pritshmëritë në garën e parë duke mos arritur të kualifikohet në finale. Në garë merrnin pjesë 44 shtete nga i gjithë globi. Shqiptari arriti të pozicionohet në vendin e 20 pas performancës së tij duke mos shkuar më tej. Në finale kualifikoheshin tetë sportistët që kishin arritur të siguronin kohët më të mira. Pas dy sportistëve të parë që nuk arritën të linin gjurmë në Londër 2012, sot është radha e Majlinda Kelmendit, nga e cila pritet shumë. Kelmendi ka deklaruar se ka për objektiv zonën e medaljeve. Të gjithë shqiptarët janë me sy e veshë nga Londra ku Kelmendi në orën 9:30 do të tregojë aftësitë e saj më të mira.

Superfuqitë me një të dërguar në Londër, Tirana dhe Prishtina një taborr

Shqiptarët, 10 sportistë, 20 politikanë Në ceremoninë e Lojërave Olimpike ishin krerët e shteteve, që kanë edhe poste ceremoniale. SHBA dërgoi vetëm Zonjën e Parë. Shqipëria dhe Kosova, shumë zyrtarë për vetëm 10 sportistë „„„

TIRANE

KOMENT

E

kipi olimpik i Sh qipërisë edhe pse me numrin simbolik të 10 sportistëve, pas pëjashtimit të peshëngritësit Pulaku, ka arritur një rekord më vete. Politikanët e pranishëm ishin dyfishi i atyre të sportistëve. Edhe pse ekipi shqiptar ka vetëm 10 përfaqësues në gara (peshëngritësi Hysen Pulaku u përjashtua dje zyrtarisht nga garat për doping), në Londër ishin dyndur më shumë politikanë se sportistë. Sali Berisha me të shoqen ishin të pranishëm, por edhe ministri i Sporteve, Aldo Bumçi. Ndërkohë, e vetmja shpresë e ekipit shqiptar është një kosovare, Majlinda Kelmendi. Edhe pse Kosova nuk përfaqësohet me ekipin e saj dhe as me flamur, ceremoninë e ndoqën presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe ministri i Kulturës, Memli Krasniqi. E gjithë kjo ushtri për të parë një grusht me sportistë. Ndërsa kryeministrit Berisha i duhej filmimi dhe fotoja, ku duket se ka një takim special me kryeministrin britanik, David Cameron. Sipas listës së personave VIP të pranishëm në ceremoni, bie në

NGA

ARBEN RROZHANI

Një rekordmen si Berisha vijon nga faqja 1

Çifti Berisha dhe Jahjaga me sportisten Kelmendi sy fakti që janë dërguar kryesisht presidentët, si figura ceremoniale. Kështu ka vepruar Kroacia, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, por edhe Gjermania e shtete të tjera. SHBA ka dërguar vetëm Zonjën e Parë. Kurse shqiptarët, edhe pse me një ekip të vogël dërguan një ekip të stërmadh… politikanësh.

PËRJASHTIMI I PULAKUT

Edhe pse është një lajm që ka dalë që dy ditë më parë, dje dhjetëra media të rëndësishme botërore raportojnë se peshëngritësi Hysen Pulaku është i pari sportist që përjas-

htohet nga Lojërat Olimpike. Wall Street Journal, Washington Post, BBC e ESPN raportojnë lajmin, për shkak se dje ka folur zyrtarisht Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Drejtori për komunikimet, Mark Adams, tha: "Ne shpresojmë se ky do jetë një mesazh se ne do kapim këdo që përdor doping". Sipas BBC, 19-vjeçari shqiptar mund të përballet me një sanksion prej dy vitesh nga federata ndërkombëtare e peshëngritjes. Trajneri i tij personal, njëkohësisht edhe xhaxhai i tij, Sami Pulaku, deklaroi se nuk do kontestohet vendimi. Wall Street Journal thotë se ky është peshëngritë-

...Kësaj radhe është një vit i veçantë. Doktor Berisha sapo është kthyer nga Lojërat Olimpike të Londrës dhe ende është me shpirtin olimpik të garës. Dhe sot do të ketë shansin të arrijë rekordin e vet. Mbrëmë në 20.45, i shoqëruar nga eskorta ai arriti me makinë te vila qeveritare në Dhërmi për të kaluar fundjavën. Dhe për të vënë një rekord të ri të ndjenjes në ujë. Sivjet edhe pse është një vit më i vjetër se vjet dhe dy vite më i moçëm se parvjet, ai synon rekord të ri. Një vit më parë, mesditën e 31 korrikut 2011 ai notoi plot 132 minuta kundrejt 127 minutave të vitit 2010. Gara filloi në ora 11.00 dhe u mbyll pas 132 minutave, më konkretisht në orën 13.12 minuta. Sivjet mendohet se ai do të rrijë në ujë plot 137 minuta, pesë minuta më shumë se vjet dhe 10 minuta më shumë se parvjet. Sivjet duhet një rekord i ri. Sepse është 100 vjetori dhe Pavarësia kërkon që vendi të ketë një udhëheqës rekordmen.

si i tretë shqiptar që kapet me doping nga Shqipëria, duke e bërë shqetësuese situatën. Ndërsa shumë media e përfshijnë rastin e Pulakut në paradën e gjërave që kanë

Pastaj është një vit për tu festuar më së miri. Vjet kur shënonte rekordin e radhës, kishte prishur me plumba planin e puçistëve për t’i marrë kryeministrinë. Kurse sivjet u ka marrë edhe presidencën. I ka nisur me pushime të gjithë bashkë si opozitë dhe oponentë brenda të djathtës dhe ua mban mbi kokë dorëzimin e imuniteteve, duke shënuar rekordin e kryeministrit më anti-korripsion në rruzull. Sot në Dhërmi do të jetë një ditë për tu parë. Vërtet Pulaku u përjashtua, sepse përdori doping dhe nuk do të kemi rekord në peshëngritje, qitësi dhe notari tjetër nuk u kualifikuan, apo se kosovarja Kelmendi mund të bëjë ndonjë tentativë, por këto nuk ka fare rëndësi. Doktori sot ka ditën e rekordit dhe ne do ta mësojmë atë. Ai do të rrijë mbi ujë sa të vendosë vetë, gjithnjë më shumë se një vit më parë, për të treguar se nuk ka rekordmen tjetër si Berisha. www.shqiptarja.com

ndodhur për herë të parë në olimpiadë si më poshtë: Medalja e parë e artë: Yi Siling nga Kina. Skandali i parë i dopingut: Peshëngritësi shqiptar, Hysen Pulaku. Zhgën-

jimi i parë: Michael Phelps mezi kualifikohet në garën e tij të parë. Përplasja e parë: Ekipi i xhudos i Libanit nuk pranon të stërvitet pranë ekipit izraelit.


4

E diel, 29 korrik 2012

POLITIKE

Sali Berisha më '92: Pushteti prishi burra më të mençëm se unë

G

ramoz Pashko: Populli kërkon një njeri të fortë e karizmatik e ky është Saliu, jam për president të fortë. Vendimet e qeverisë duhet të miratohen e të firmohen nga presidenti. Do kontrollojë si ligjvënës". Ali Spahia: Populli e ka vendosur që Ramiz Alia të hiqet dhe po populli e ka vendosur se kush duhet të jetë president. Leka Toto: Populli ka psikologjinë e tij, s'do ndryshime të mëdha legjislative. Presidenti

të lidhet me ekzekutivin. Po gabojë Saliu, morëm fund të gjithë, prandaj duhet ndarje pushtetesh. Sali Berisha: Unë nuk dua të kthehem në Enver Hoxha: edhe në parti, dhe në presidencë. Unë luftova për idealet e demokracisë dhe jo të marr të gjithë pushtetin vetë, se pushteti është i madh, ka prishur burra më të mirë e më të mençëm se unë. Nëse i kthejmë 2 deri në 3 funksione presidentit, them se nuk ka nevojë për më

tepër. Kemi Kuvendin popullor, kemi partinë e qeverinë që do të mbështesin njëra-tjetrën së bashku me presidentin. Eduard Selami: Po të kemi një kryeministër të fortë dhe ky të jetë Doktori, do bëhet pikë goditjeje prandaj duhet të kemi një president me kompetenca më të gjera dhe me një kryeministër që ka kompetencat që ka çdo kryeministër, por jo më të mëdha se të presidentit.

Kërkesa për Imamin, s'ka datë nga kryetari Demi Lajmi Deputeti socialist, Asllan Dogjani është shprehur se shërbimi inteligjent i ushtrisë nuk ka për detyrë të tij funksionale për të përgjuar opozitën, por për të hetuar brenda ministrisë së Mbrojtjes për aferat e armëve dhe për probleme të tjera që kanë dalë. Për të, me rëndësi është që të gjithë të zbatojnë me rigorozitet ligjin, pavarësisht se kush emërohet te SHIU. „„„

Asllan Dogjani: SHIU hetim trafikut të armëve "Sokol Pollozhani të zbatojë detyrën"

TIRANE

është të përgjohet opozita. Objekti i SHIU-t është që të investigojë brenda strukturave, brenda ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me atë dyshimin që kemi ngritur ne për trafikun e armëve, për planin e përhapjes së Forcave të Armatosura, privatizimin dhe detajimin e buxhetit. Këto individë që emërohen nuk duhet të dalin jashtë objektit të punës së tyre, duke kryer vepër penale është e dënueshme edhe moralisht, përveçse nga ana ligjore.

FERNADA CENKO

D

eputeti i Partisë Socialiste, Asllan Dogjani në një interv istë për gazetën "Shqiptarja.com" ka kërkuar që të zbatohet ligji në Shërbimin Ushtarak të Ushtrisë. Në lidhje me emërimin e drejtorit të ri të SHIU-t, Sokol Pollozhani, Dogjani ka nënvizuar se të gjitha emërimet duhet të bëhen duke zbatuar kriteret. Ndërkohë që deputeti socialist është shprehur se Shërbimi Informativ i Ushtrisë nuk ka për detyrë të përgjojë opozitës se çfarë deklaron ajo, pasi ajo nuk ka gjë për të fshehur, por duhet të hetojë brenda Ministrisë së Mbrojtjes për trafikun e armëve sikurse ka akuza, për Planin e përhapjes së FA, privatizimin dhe detajimin e buxhetit. Gjatë intervistës, Deputeti socialist Dogjani ka pohuar se ende komisioni i Sigurisë nuk ka përcaktuar një datë se kur do të zhvillohet seanca, për t'u miratuar kërkesa që duhet ti dorëzohet ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami për mbikqyrje të institucionit. Ndërsa në lidhje me imunitetin, Dogjani pohon se nuk është problem imuniteti, por mburoja që sot gëzon Partia Demokartike dhe personat rreth tij. Sipas tij duke pasur deputetë dhe ministra të akuzuar për korrupsion për vepra penale nuk mund të thuhet se për moshetimin e tyre është bërë shkak imuniteti. Pasi sipas tij imunitetin ndaj drejtësisë dhe mosvënia përpara përgjegjësisë penale ka ndodhur për shkak të përkrahjes që iu ka dhënë pushteti apo Berisha. Sipas tij, nuk luftohet korrupsioni kur ekziston Berisha. Korrupsioni duhet të luftohet duke forcuar institucionin. Si e shikoni emërimin e Drejtorit të ri të SHIU-t Sokol Pollo-

A keni informacione për veprimtarinë që ka pasur më përpara zoti Pollozhani? Se ndoshta mund të sulmohet që në fillim...? Ne nuk merremi me sulme, ne na

Emërimet "Mua nuk më intereson Pollozhani kush është, por ai të shkojë atje për të respektuar ligjin. Në lidhje me zotin Pollozhani, apo me punën që ka bërë më përpara kam asnjë informacion se nga vjen, por po e ritheksoj që të zbatohet ligji".

zanit? (duke marrë parasysh që Pollozhani ka qenë në drejtorinë e sektorit të kundërzbulimit, ku përfshihen edhe përgjimet, që ju pretendoni se janë kryer). Për mendimin tim, individët vërtetë kanë rëndësinë e tyre kur emërohen, por

Asllan Dogjani e rëndësishme në institucion është të respektohet sistemi. Dua të them që individët, ose drejtuesit të mos përdoren politikisht. Ne nuk na intereson nga vjen, por na intereson që në krye të institucioneve të pavarura të vendosen profesionistë dhe jo militantë partie. Pra çdo emërim që duhet të bëhet, të bëhet sipas kritereve, dhe të mos keqpërdoret nga politika. Kjo na intereson ne si opozitë. Dua të them se ndoshta për emërime të tilla që i shërbejnë partisë në pushtet, ne nuk po lejohemi që të mbikqyrim ministrinë e Mbrojtjes, pas kërkesave të bëra dhe vendimeve të marra. Ne jemi transparent dhe nuk na shqetëson fakti se mund të përgjohet opozita, se as nuk kanë çfarë të përgjojnë, pavarësisht se objekti nuk

"Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën sa herë të duam. Presidenti sot është i PD. Natyrisht nesër dhe institucionet do jenë nga të zgjedhurit e PD" interson të funksionojë sistemi. Nëse ata shkojnë në atë pozicion për t'i shërbyer partisë në pushtet atëherë kjo nuk do të lejohet. Mua nuk më intereson Pollozhani kush është, por ai të shkojë atje për të respektuar ligjin. Në lidhje me zotin Pollozhani, apo me punën që ka bërë më përpara kam asnjë informacion se nga vjen, por po e ritheksoj që të zbatohet ligji. Në mbledhjen e grupit, deputetët që janë anëtarë të komisionit të Sigurisë kanë mbledhur firmat e nevojshme për të thirrur komisionin, e cila do të ketë si detyrë hartimin e kërkesës për t'u lejuar të mbikqyrni në min-

istrinë e Mbrojtjes. Kur është caktuar dita? Nuk e di ende. Rregullorja e përcakton që kur kërkohet nga 1/3 e anëtarëve është i detyruar që kryetari i komisionit të caktojë datën e mbledhjes. Deri tani nuk kemi asnjë informacion. Nëse ndodh, mbikqyrja do të zhvillohet edhe pas mbylljes së punimeve të Kuvendit? Me këto zvarritje që po bëhen po kërkohet të shtyhet në maksimum mbikqyrja e ministrisë së Mbrojtjes. Por ne jemi të vendosur për ta ushtruar detyrimin ligjor që na jep rregullorja. I mbetet ministrisë së Mbrojtjes për të na hapur derën. Ti kthehemi imunitetit, u dorëzua në Parlament nisma nga PD për të bërë ndryshimet në Kushtetutë për nenet që lidhen me imunitetin. Cili është komenti juaj për miratimin e këtij drafti integral dhe bllokimit të tij? E rëndësishme për mua është që të diskutojmë edhe çështjet e tjera që kanë lidhje me ndryshimet në Kushtetutë. Partia Socialiste në parim e ka dhënë 'ok' për ndryshimet në Kushtetutë për nenet e imunitetit. Por fakti që do të kufizohet imuniteti nuk është gjithçka për të luftuar korrupsionin. Praktika e ka treguar se si ka funksionuar heqja e imunitetit dhe se si janë zhvilluar hetimet. Po t'i referohemi praktikës, duke patur deputetë dhe ministra të akuzuar për korrupsion për vepra penale, shohim se nuk është bërë shkak imuniteti. Por shkak për t'u mos u vënë përpara përgjegjësisë penale për shkak të përkrahjes që iu ka dhënë pushteti apo Berisha. Dhe kjo do të thotë që nuk luftohet korrupsioni kur ekziston Berisha. Korrupsioni duhet të luftohet duke forcuar institucionin. Edhe për këtë duhet të bëhen reforma. Pjesë e kësaj reforme është edhe drafti i PS për votimin e gjyqtarëve. Kjo reformë përmban edhe draftin e dytë të PS, për votimin me 3/5 të gjyqtarëve dhe Prokurorit të Përgjithshëm? Ne kemi paraqitur një draft. Dhe ky draft duhet të futet në proces, të dëgjohen ekspertët dhe grupet e interesit. Por jo të mos merren farë në konsideratë ashtu siç po veprohet nga mazhoranca. Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën sa herë të duam. Presidenti sot është i Partisë Demokratike dhe natyrisht nesër edhe institucionet do të jenë nga të zgjedhurit e Partisë Demokratike.


E diel, 29 korrik 2012

5

POLITIKE

Imuniteti, PD: Rama mbron ata që në PS grabisin shqiptarët

Lajmi Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri akuzon qeverinë shqiptare dhe direkt kreun e saj Berisha se e kanë lënë të vetëm dhe nuk kanë bërë asnjë përpjekje gjatë kohës kur ai ishte i arrestuar në Kosovë, për llogarisë të drejtësisë belge, për një akuzë e cila sipas tij ishte shumë e tejkaluar.

„„„

TIRANE

FERNADA CENKO

A

vokati dhe kreu i PUK, Idejat Beqiri, nëpërmjet një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ka detajuar arrestimin e tij të muajit qershor si dhe heshtjen e drejtësisë shqiptare. Ai pohon se arrestimi i tij është i lidhur edhe me faktin se atë drekë ai do zhvillonte një takim me Presidenten e Kosovës Jahjaga.

E

di Rama nuk pranon heqjen e imunitetit pasi është mburoja e "klubi i miliarderëve të PS dhe zyrtarët e tjerë përdorin për të grabitur çdo ditë pasuritë e qytetarëve shqiptarë, pa iu hyrë ferra në këmbë". Akuza e rëndë vjen nga PD përmes një komunikate për shtyp të lexuar nga zëdhënësja Silvi Bardhi. Sipas PD, me këtë vendim, Rama u thotë qytetarëve të papunë se për të ka rëndësi të mbrojë "pasurimin e

paligjshëm, me pallate pa leje në bashkitë e tij, larja e parave të trafiqeve kriminale, fshehjes së taksave dhe kontrabanda në dogana nga klubi i miliarderëve në krye të Partisë Socialiste të cilët janë gati të dorëzojnë çdo gjë tjetër por jo imunitetin që e kanë cituar e blerë me milliona Euro". PD hodhi poshtë pretendimin e opozitës se votimi me datë 6 gusht është vendosur nga mazhoranca. "Ky është një trillim që u

hodh poshtë nga vetë deputetët socialistë", tha zëdhënësja. "PD informon shqiptarët se më dt.12 Korrik është miratuar pa asnjë kundërshtim nga deputetët e Partisë Socialiste që amandamentet kushtetuese për heqjen e imunitetit të votohen si ç'përcakton Rregullorja me dt 6 Gusht". PD i bëri herë thirrje që Rama "të ngihet mbi interesat personale të klubit të miliarderëve".

Në foto: Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri

time zgjidhej për një javë.

INTERVISTA/ Flet avokati e kreu PUK për arrestimin e tij në Kosovë

Idajet Beqiri: Si më la Berisha në burg "100 mijë euro dëmshpërblim për burg të padrejtë"

nga pikpamja juridike Dreka e punës me Pres- për t'a bërë këtë gjë...? identen Jahjaga u bë shShteti i Kosovës është një shtet kak i arrestimit tuaj në i porsakrijuar. Administrata e këtij Vërmicë të Kosovës? shteti të ri përbën një konglomerNë Kosovë kisha disa muaj që atë tepër të ngatërruar. Në përbërhyja e dilja, e që isha pozicionu- je të saj ka ish-luftëtarë të UÇKar në rolin e specialistit në fush- së, ish-pacifistë të Rugovës, por ën juridike. Por që kontribuoja gjenë shumë edhe ish-zyrtrarë të si analist dhe opinionist në mas- pushtetit serb që sunduan në Komediat serioze të shkruara dhe sovë deri në vitin 1999. Madje elektronike. Kam qënë i pran- pushtetet kryesore janë të mbushishëm në diskutimin, debatimin ura pikërisht me këta njerëz. Këshdhe denoncimin e një sërë problemesh me peshë kombëtare në Kos- "Të sakrifikosh kaq shumë për ovë. Kam këtu çështjen kombëtare, të përballosh dy parasysh pozicionin tim kritik dhe herë me radhë burgjet e Serbisë, dhe denoncues, me fakte e prova të po dy herë me radhë burgjet e miqve rëndësishme, rreth të Serbisë në Shqipëri, dhe të marabuzimeve që janë bërë nga zyrtarë të rësh si "shpërblim" prangat e burgut lartë në Kosovë edhe në Kosovë, është një dhimbje" rreth fondeve të para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Kam parasysh tu që është tepër vështirë të gjesh ndihmesën time në ngritjen në gjuhën e konsensusit dhe të mirëkkëmbë të gjithë opinionit të uptimit për gjerat e rëndësishme që gazetarëve të Kosovës kundër po kalon Kosova. Vlerësoj se në traneneve famëkeqe 37, 38 e 39 të jtiminerastittim,megjithësedirekt Kodit Penal të Kosovës, që u dhe indirekt pati një shtysë negamiratuan në Kuvend me syn- tive prej autoriteteve zyrtare të Shimin për të vrarë shtypin e lirë qipërisë për të "hedhur gurin dhe në shtetin më të ri të botës apo fshehur dorën", duke ja lënë për kushtetutshmërinë e man- "dobiçin" në derë Kosovës përsëri datit të Presidentes Jahjaga etj. krahu progresist i Qeverisë së Kosovës u angazhua seriozisht dhe Zyrtarë të ndryshëm mori masat e duhura që ky absurd këtu në Shqipëri, por dhe kjo pabesi të menaxhohej me edhe në Kosovë e justi- një farë përkujdesje. fikojnë arrestimin tuaj me të qënurit të detyruar Thoni që organet zyr-

tare në Shqipëri ndikuan negativisht...? Pasi më arrestuan, i kërkova ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lahuka, që të vinte dhe të më takonte. Gjë të cilën nuk e bëri as vetë, as me ndonjë punonjësin e tij në këtë ambasadë. Kur e pata të njëjtin problem në vitin 2003 në Gjermani, i bëra një letër Mbretit të Belgjikës. Në atë kohë jetoja në Belgjikë, pasi

kisha fituar statusin e azilantit politik. Mbreti i Belgjikës, me gjithë se s'isha shtetas belg, më dërgoi me urgjencë ambasadorin e tij në Gjermani, i cili bëri rreth 340 km rrugë nga Berlini, deri në Burgun e Kostancës. M'u ndodh pranë, më dëgjoi me vëmëndje e u interesua për gjithçka para autoriteteve gjermane që më kishin arrestuar e donin të më ekstradonin në Shqipëri.

KAB INETI KABINETI AP ARA TE D ËGJIMI APARA ARATE DË Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Â Â Â Â

Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com

Po ambasadori shqiptar në Kosovë bëri ndonjë përpjekje...? Ambasadori ynë në Kosovë, Islam Lahuka, duke më konsideruar "anti Berisha", nuk denjoi të kryente detyrën zyrtare, si përfaqësues i shtetit shqiptar, ndaj një qytetari të vendit të tij, ndaj një kryetari të një partie politike që ka plot 21 vjet që vepron në Shqipëri dhe përfaqësohet në pushtet, ndaj Kryetarit të

Po me Berishën komunikuat...? Bashkëshortja ime arriti t'i përcillte Berishës dy mesazhe të shkruara, me anën e të cilave i kërkonte që t'a detyronte Ministrin e Drejtësisë që t'i përgjigjej kërkesës së Kosovës për dërgimin menjëherë të dosjes time të ekstradimit nga Gjermania, pasi kjo e pengonte vendimarrjen e organeve gjyqësore në Prizren. "Fjalë të mira dhe gurin në trastë", thotë populli ynë. Kjo dosje nuk u dërgua kurrë në Kosovë. Dhe, më qesharakja, ajo që u vë kapak të gjithave, Ministria e Drejtësisë, pasi mori lajmin përmes masmediave se në datën 2 korrik 2012 unë u lirova nga burgu i Prizrenit, përpiluan shkresën me nr. Prot. 1566/1, datë 02.07.2012, me anën e së cilës i thoshin bashkëshortes time se "Mori në konsiderat shqetësimin tuaj adresuar Kryeministrit dhe aktualisht jemi në komunikim aktiv me të gjitha organet e drejtësisë të huaja dhe vendase të përfshira në këtë proces"! Kësaj i thonë: "Të vrasin natën dhe të qajnë ditën!"

Pati reagime të shumta për arrestimin tuaj....? Gjejë rastin t'i përshëndes dhe t'i falenderojë sinqerisht një pjesë të mirë të masmediave elektronike dhe të shkruara për trajtimin pozitiv që i bënë çështjes time. Veçojë këtu në mënyrë të posaçme ndjeshmërinë pozitive të gazetës tuaj "Shqiptarja.com" dhe Gazetës "Kosova Sot". Gjejë rastin njëkohësisht që t'u shpreh mirënjohjen për ndjeshmërinë intelektuale që tre"Kosova ka nevojë që të ndihmohet guan ndaj patime të me përkushtim prej gjithë intelektu- raburgosjes padrejtë intelektualëve dr. Moikom alëve të shquar atdhetarëve të Zeqo, Prof. Dr. FeShqipërisë, me qëllim që të dinë të hmi Abdiu, Prof. Dr. Riza Smaka, mbrojnë frutet e luftës, të ndërtojnë Prof. Ramadan paqen, të ndërtojnë shtetin ligjor. Kelmendi, Petro Kosova ka nevojë për këtë ndihmë". Koçi, Av. Ardian Visha, Av. Kolë Ramaj, Av. Harbi Forumit të Avokatëve të Sh- Aliaj etj, etj. Por vërej me shqqipërisë, e madje dhe ndaj etësim se bizantizmi që e karNënkryetarit të Lëvizjes Intele- akterizon një pjesë të mirë të ktuale e Akademike Për shoqërisë shqiptare. Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare! Keni ndërmarrë ndonNëpërmjet tij i kërkova Ministrit të Drejtësisë të ndërpriste bur- jë veprim për të kërkuar gosjen time të padrejtë. Kërko- dëmshpërblim prej kësaj va gjithashtu që Ministria e burgosje të padrejtë? Kam përgatitur një padi me Drejtësisë të dërgonte në Kosovë dosjen time të ekstradimit anën e të cilës kam kërkuar një nga Gjermania, në Shqipëri, të shpërblim prej 100 mijë euro vitit 2004. Një veprim i tillë ndi- për dëmin material dhe moral hmonte autoritetet kosovare që që më kanë shkaktuar. Në muatë zbatonin parimin universal jin shtator këtë padi do t'a juridik të "gjësë së gjykuar" e paraqes për shqyrtim në kështu absurdi i paraburgosjes Gjykatën e Qarkut në Prizren.


6

E diel, 29 korrik 2012

POLITIKE

Ministri Noka me ambasadorin italian: Vlerësojmë ndihmën

M

inistri i Brendshëm Flamur Noka është takuar me ambasadorin italian në Tiranë, Masimo Gajani ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe. Ministri i ri Brendshëm ka vlerësuar ndihmën shumëvjeçare të "Guardia di Finanza", sidomos në fushën e emergjencave civile por dhe në fusha të tjera ku Shqipëria ka pasur nevojë, duke e kthyer vendin fqinj një nga partnerët më të ngushtë të

Shqipërisë. "Intesiteti i marrëdhënieve, shtrirja e tyre në të gjithë sektorët, numri shumë i madh i marrëveshjeve dypalëshe, e bëjnë pa dyshim Italinë një vend lider në marrëdhëniet që Shqipëria ka me shtetet e tjera. Lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, gjurmimit dhe asgjesmit të grupeve kriminale, të cilat kanë përfunduar me rezultatet më të mira,

janë tregues i qartë i frymës së bashkëpunimit dhe besmit të plotë reciprok", nënvizoi, ndër të tjera, ministri Noka. Ambasadori italian Masimo Gajani, i shprehu nga ana e tij, vlerësimin e lartë për frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe besmit të plotë reciprok që ekziston jo vetëm mes dy ministrive respektive, por edhe në të gjitha strukturat në varësi të tyre.

Ish-kryetari demokrat: Topi ishte me PS dhe më 8 maj, por ne i fituam zgjedhjet

Shehu: Topi e Spahiu janë aleatë të PS dhe Edi Ramës "FRD-AK të rreshtuara si pjesë e opozitës, marrin vota të majta" Lajmi Demokratët nuk janë të shqetësuar as nga dalja e partive të reja prej saj dhe as nga mundësia që FRD e Topit dhe AK e Spahiut të hyjnë në koalicion me PS, pas deklaratës së Ramës se kjo parti është e hapur për koalicion me ta. Shehu thotë se demokratët do fitojnë zgjedhjet me këtë koalicion, por dhe me aleatë të rinj.

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

I

sh-kryetari i PD, Tritan Shehu, në një intervistë të shkurtër për gazetën "Shqiptarja.com" thotë se FRD dhe AK janë rreshtuar në opozitë, dhe se Topi e Spahiu janë aleatë të Ramës, por që një aleancë e tillë nuk e cënon PD në rrugën drejt fitores së 2013. Si e vlerësoni deklaratën e Ramës për koalicion me FRD dhe AK? Deklarata e Ramës nuk është e papritur, por është pasojë e një bashkëpunimi shumë të gjatë me Topin. Marrëdhëniet miqësore Rama-Topi e kanë zanafillën që kur Topi ishte President e u çimentua në zgjedhjet e 8 majit 2011, kur ish-presidenti e mbështetësit e tij mbështetën hapur Ramën. Më tepër se deklarata e Ramës për koalicion me FRD, unë marr në konsideratë deklaratën e Topit kur tha se vendit i duhet rotacion politik në vitin e ardhshëm më 2013, deklaratë kjo që konfirmon zyrtarisht se Bamir Topi është rreshtuar dhe është pjesë e opozitës. Kjo ishte diçka e pritshme, FRD i përket koalicionit të majtë opozitar që drejtohet nga Rama. Po këto dy parti marrin vota nga PD dhe sjellin humbjen...? PD fitoren në zgjedhjet e vitit 2013 nuk e bazon në 'frymëza' apo 'partiza' që janë në ajrin shqiptar, por e bazon tek qeverisja e saj e mirë në këtë dy mandate, në vizionin e saj integrues e në favor të zhvillimit të vendit si dhe në potencialet njerëzore të saj. Pra fitoren

PD e bazon tek ajo çfarë ka bërë e çfarë premton të bëjë në mandatin e ri. Dhe në zgjedhjet vendore të 8 majit PD i fitoi, ndërkohë që Topin e mbështetësit e tij i kishte kundër. Por largimi i LSI i shkaktoi humbjen PS dy herë...? Me LSI ka funksionuar koalicioni dhe nuk mund të bëhen krahasime. Pasi Topi mori me kohë

demokratët, pasi koalicioni qeverisës shënoi fitore dhe në zgjedhjet e 8 majit siç e deklarova dhe njëherë. Ndaj nuk është element i ri koalicioni i mundshëm mes FRD dhe PS, e aq më tepër të jetë dëmtues për PD-në.

po tregojnë se janë të pandarë dhe në rrugëtimin e tyre politik drejt frontit të majtë opozitar. Topi është aleat i Ramës në opozitë dhe do të tentojë të marrë vota nga elektorati i majtë pa prekur fare pjesën e djathtë të elektoratit që është vetëm e PD. Ndërsa Spahiu me spekulimet e tij nacionaliste, jashtë kohës dhe në mospërputhje të plotë me interesin e shqiptarëve, është enturazh i Topit e s'ka asnjë lidhje me votat e djathta. Hyrja e tyre në politikë s'ka interes për të djathtën, janë pjesë e së majtës.

Po Aleanca Kuq e Zi e Spahiut sjell rrjedhje votash...? Për mua Topi dhe Spahiu janë një binom i pandashëm, janë elementë pragmatistë, janë degë e një trungu të cilët

PD mendon se do jetë në një koalicion parazgjedhor me LSI? PD dhe lideri i saj Berisha kanë treguar gjithnjë se dinë të bëjnë koalicione, të krijojnë të gjitha kushtet që aleatët të nd-

"Marrëdhëniet miqësore Rama-Topi e kanë zanafillën që kur Topi ishte President e u çimentua në zgjedhjet e 8 majit 2011"

Tritan Shehu qëndrim kundër PD dhe liderit të saj Berisha, duke bashkëpunuar me PS dhe Ramën, por që nuk sollën asnjë votë më pak për

jehen mirë e komodë në kontributin e tyre. PD, jo vetëm që do të hyjë në zgjedhjet e vitit 2013 me këta aleatë që ka, por ka tendenca të forta për zgjerimin e koalicionit me parti që vijnë nga koalicioni tjetër. Pasi Berisha ka dhënë msazhe të qarta se është luajal me aleatët duke u dhënë atyre peshën dhe forcën e duhur në funksion të reformave dhe integrimit të vendit. Dhe mbi të gjitha duke treguar besnikëri ndaj marrëveshjeve me aleatët.

Koment

Taksat, t’i themi "Jo" vjedhjes NGA

SUELA HASANI

vijon nga faqja 1 ... i joni, mendja turbullohet nga ide te cilat sapo të vijnë kërkon t’i mohosh, sepse kjo të bën të ndjehesh më mirë, më krenar. Vallë në Kushtetutën Shqiptare mungojnë parimet më të rëndësishme dhe të nevojshme për një shoqëri demokratike, ato frymëzuese të sistemit fiskal? Përshembull në Itali sistemi fiskal është i frymëzuar mbi principet kushtetuese të solidaritetit, të barazisë, të aftësisë kontributive si dhe të progresivitetit. Parime të cilat

bëjnë të mundur që sistemi fiskal Italian mbi të gjitha të synojë heqjen e të gjitha barrierave që pengojnë barazinë ekonomike të individëve, gjë e cila mundëson dhe barazinë sociale, shëndetësore, arsimore e kulturore të qytetarëve. Kjo, sa më sipër, në Shqipëri propagandohet si “Marksiste” dhe në fakt është e vërtetë edhe Marx si ekonomist, filozof e sociolog ka qenë një nga mbështetësit e taksimit Progresiv (disa nga të shumtat, MarxEngels, Ausgeëählte Schriften, Berlin 1951, f 102, programi i Partis Ouvrier 1880 pika 12. etj) Nëse të krijosh një sistem fiskal, si ai sa më sipër italian dhe në përgjithësi ai Evropian është Marksizëm, unë jam Marksiste. Jam e tillë edhe sepse në hartën botërore, do të doja të kisha ngjyrë të njëjtë me perëndimin. Në Shqipëri sistemi fiskal i propaganduar si shumë i suksesshëm është proporcional, që do të thotë se të gjithë pavarësisht nga niveli i të ardhurave taksohen me të njëjtën përqindje, 10%. Kjo do të thotë se barrën më të lartë fiskale e mban

shtresa “e mesme” ose e varfër pasi niveli i të ardhurave minimal që fillon të vilet kjo taksë është minimal gati në rangun e varfërisë. Për të qenë më të qartë, vera e përqindjes është e njëjta, por kjo nuk do të thotë se taksimi ose më mirë efektet e tij rëndojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Pra, nëse një individ taksohet 10 përqind për të ardhura mujore 50.000 lekë do ketë në disponibilitetin e tij 45.000 lek për gjithçka që i nevojitet. Për të paguar këtë taksë subjekti duhet të mbajë dietë të kufizuar, duhet të ngrohet më pak, të vishet më lehtë etj, pra të jetojë më keq. E njëjta gjë ndodh me një individ tjetër i cili ka të ardhura mujore 1.000.000 lekë pra do ketë të disponushme 900.000 mijë lek. Ky i fundit nuk do të pësonte asnjë sakrificë edhe nëse do t’i aplikohej si taksë një përqindje më e madhe si 30% apo 40 %. Sigurisht që pozicionet e dy individëve nuk janë të njëjtë. Një sistem progresiv do të bënte që personi me të ardhura 50.000 lekë të paguante 2% dhe ai me të ardhura

1.000.000 të paguante 40% . Kjo do të thotë më pak vuajtje për shtetasit në përgjithësi dhe më shumë të ardhura për shtetin gjithashtu, i cili me një administratë tatimore efikase dhe eficente do të bënte diferencën si përsa i përket rishpërndarjes së të ardhurave ashtu edhe rritjes ekonomike. Mbi të gjitha duke arritur që të mbrojë qytetarët me më pak mundësi ekonomike ose shumicën, duke iu ofruar atyre shërbime të cilat i mundësojnë një jetesë në standardet e dinjitetit human. Megjithatë në kushtetutën tonë, mbase edhe pse jo të shprehura në mënyrë kaq eksplicite, këto parime reflektohen në përgjithësi. Problemi lind në momentin ku shërbimet, në emër të të cilave kryhet grumbullimi i taksave, nuk ekzistojnë ose janë të pamjaftueshme. Problemi lind kur paratë burojnë nga qytetarët dhe nuk iu kthehen atyre në formë shërbimi. Kjo duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë, të kemi një ndërgjegjësim më të lartë qytetar për ti thënë Jo vjedhjes e grabitjes ekonomike.


E diel, 29 korrik 2012

7

POLITIKE

FRD, kongresi për kryetarin në vjeshtë. Oketa: Topi në politikë

K

ryetar i grupit nismëtar për krijimin e FRD, Gazmend Oketa, ka hedhur drite mbi darkën me ish-kreun e shtetit Bamir Topi, pak orë pas mbarimit të mandatit presidencial. Oketa pranon se angazhimi i mëtejshëm në politik i ishpresidentit nuk u shmang nga biseda. "Nuk do t'i jepja 100 për qind ngjyrime politike, por sigurisht që ka", ka qënë deklararta e Oketës. Për Frymën e Re Demokratike nuk

do ketë pushime të gjata këtë verë, për shkak të angazhimit në krijimin e degëve e strukturave partiake në rrethe. Në vjeshtë do zgjidhet sipas parimit 'një anëtar një votë', kreu i kësaj force politike. Por a do të jetë Bamir Topi kandidati kryesor për ta drejtuar ketë formacion politik? "Zoti Topi është deklaruar se me mbarimin e mandatit presidencial do të marrë kohën e duhur, ku do të këshillohet me miqtë e

tij më të mirë, qoftë në politikë qoftë jashtë politikës, për të marrë vendimin përkatës. Unë do të dëshiroja t'ia lija vetë zotit Topi që ta bëjë deklarimin e tij, i cili do jetë një vendim që do të merret së shpejti", ka qënë deklarata e Oketës. Ishdeputeti demokrat Gazmend Oketa shprehet se kanë parë në të gjithë vendin një gatishmëri të të rinjve, për t'u anëtarësuar në këtë parti.

FRD: Aleancë vetëm me qytetarët. Eshtë një koalicion mes PD e PS

Topi e Spahiu: S'bëjmë koalicion me PS dhe PD AK: Berishën e nxjerrim në pension, Ramën në opozitë „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

D

Nard Ndoka:

"Rama të shohë aleatët aktualë pastaj FRD e AK" „„„

TIRANE

O

pozita nuk bëhet pas pushimeve të verës por në vijimësi. Zoti Rama dhe PS po përqëndrohen në aleanca me parti, të cilat s'kanë shfaqur asnjë interes për PS. PS nuk shikon aleatët aktualë që po ikin një nga një, por po shikon tek aleatët e pamundshëm. Topi nuk hyn në aleancë me Ramën". Kjo ka qënë deklarata e kreut të PDK, Nard Ndoka me të cilën ka përcjellë dhe deklaratën e kreut të PS Rama dy ditë më parë për një aleancë të mundshme me Topin dhe Spahiun. Ndoka ka folur për skadimin e koalicionit mes PDK dhe PS në frontin opozitar, duke akuzuar Ramën se nuk di të krijojë dhe të mbajë koalicione. "Ne jemi deklaruar qartë që nëse PS mban një qëndrim të kundërt me kërkesat e aleatëve të vet e partive të tjera opozitare nuk do të jemi pjesë e koalicionit me PS. Ne kemi vendosur një gjë të tillë, nuk e shohim PS si një aleate, partnere e ardhshme. Nuk ka një fizionomi për ndërtimin e koalicioneve për zgjerimin e tyre, për të krijuar një frymë opozitare në vend, por disa kalkulime nëpër zyrat e PS e kanë nxjerr lidershipin jas-

Nard Ndoka htë realitetit politik duke e bërë atë të largët për partitë aleate por dhe për qytetarët", thotë Nard Ndoka. Për të cilin, PS me gabimin që bëri me Kodin Zgjedhor ka mbyllur pothuajse të gjitha mundësitë e bashkëpunimit me PDK. "Me PD shihet një frymë pozitive, një hapje më e madhe ndaj aleatëve. Ka pasur ngrirje marrëdhëniesh politike që në kohën kur PDK u nxorr nga qeverisja në mënyrë të njëanshme. Sot janë tejkaluar ato raporte midis palëve dhe nuk shohim ndonjë pengesë në fund të fundit për tu takuar dhe për të nënshkruar marrëveshje për një bashkëpunim në të ardhmen me këtë formacion politik për të ndërtuar një aksion politik së bashku", thotë Ndoka, ndërkohë që deklaron ka mundësi për koalicion dhe me FRD e OK.

eklarata e kreut të PS, Edi Rama se është i hapur për një koalicion të mundshëm të PS me Topin dhe me Spahiun për të larguar Berishën nga pushteti ka marrë ditën e djeshme një përgjigje negative. Kështu, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi hedhin poshtë mundësinë e një koalicioni të mundshëm me PS, duke iu përgjigjur negativisht deklaratës-ftesë të liderit të opozitës, Rama. Pasditen e djeshme FRD që rëndom thuhet se është partia e Topit, por që aktualisht drejtohet nga deputeti Gazmend Oketa iu përgjigj në mënyrë të prerë deklaratave të kreut të PS Rama për mundësinë e këtij koalicioni mes FRD-së e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013. Ajo nënvizon se nuk do pranojë koalicion as me Ramën e as me Berishën, por vetëm me qytetarët shqiptarë. "Fryma e Re Demokratike si një forcë e re politike do punojë për konsolidimin e saj dhe shndërrimin në një faktor të rëndësishëm në skenën politike shqiptare. Fryma e Re Demokratike deklaron se koalicioni i saj do të jetë vetëm me qytetarët shqiptarë, në funksion të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe realizimin e aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e denjë e bashkësisë së madhe evropiane. Në këtë qëllim të madh FRD nuk do të bëjë asnjë koalicion me zotin Berisha dhe zotin Rama. Eshtë e qartë për cilindo, se praktikisht ka një koalicion PD-PS, koalicion i cili arnoi kodin elektoral duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike", bëri të ditur Fryma e Re Demokratike në një deklaratë për mediat. Por në të njejtën linjë, madje më e ashpër ka qënë Aleanca Kuq e Zi dhe kreu i saj, Kreshnik Spahiu. I cili teksa ka shfrytëzuar një takim me banorët e zonës

Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu

Topi në "TCH":

"Rotacion politik më 2013, luaj dhe majtas" Majko tha për koalicion të gjërë kundër mazhorancës aktuale, përmendi FRD dhe AK. Mendoni se ka vend për debat...? Çështje që i takon Majkos ta sqarojë, nuk besoj se është rasti sonte t'i bashkëngjitem këtij debati. Jam në një moment të vendimmarrjes, dhe pastaj do jap opsionin tim me karta të hapura. Jeni shprehur pro rotacionit politik. Jeni për në 2013-tën..? Absolutisht jam në parim për rotacionin politik në 2013. Fakti që ka tentativë patologjike për të

së Gorës në Korçë ka deklaruar se ai nuk do të bëjë aleancë me PS-në në zgjedhjet e vitit 2013. Spahiu është shprehur se do lërë në opozitë Ramën e bashkë me të do nxjerrë dhe Berishën nga politika, në pension. "Deklarata e Edi Ramës

qënë në zotërim dhe të gjërave të parëndësishme kur demokracia kërkon ekuilibër pushtetesh, jo kërcënime dhe futje hundësh, një pushtet që jep këto simtoma, keqpërdor, falsifikon dhe votën e presidentit, atëherë pse të kem besim unë. Duhet rotacion. Ky pushtet i sëmurë, shëndetësimi vjen me rotacion. Jeni në sulm, sa gola do shënoni? Do kem kohë të merrem me ushtrim fizik. Do luaj në mesfushë me tipare sulmuese djathtas, në qendër por nganjëherë dhe majtas.

është bërë në kushtet e drithërimave që kanë kapur socialistët e demokratët nga mbështetja popullore që po fiton çdo ditë Aleanca KuqeZi. Refuzojmë çdo lloj koalicioni të mundshëm dhe nuk pranojmë në gjirin tonë as PD dhe

as PS. Rama dhe Berisha në panik kanë formalizuar modelin politik grek si PASOK dhe Demokracia e Re, duke i hapur dyert njeri-tjetrit për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme. Aleanca KuqeZi do të jetë lokomotiva nacionaliste e koalicionit të lëvizjeve patriotike në zgjedhjet e ardhshme", ka deklaruar kreu i AK, Spahiu. Për të cilin lufta politike e gara elektorale në zgjedhjet e përgjithshme politike të vitit 2013 "do të sjellin rezultatin e fitores së kuqezinjve, duke nxjerrë Sali Berishën në pension dhe duke lënë në opozitë Edi Ramën për katër vite të tjera. Vetëm një ditë më parë në një emisin televiziv kreu socialist Rama referuar deklaratës së njërit prej emrave më të fortë në PS, ish-kryeministrit Paneli Majko tha se ai ka bërë një ftesë publike duke logjikuar se opozitat duhet të bëhen front në kushtet kur realisht kur kemi konturimin e një shteti parti me simptomat e një shteti policor dhe me një qasje të qartë për të kontrolluar çdo qelizë të shtetit në funksionon të pushtetit. "Me këtë logjikë Majko ka apeluar ndaj AK-së dhe FRD-së. Ne jemi të hapur. Por, unë mbetëm i mendimit që ato janë parti të djathta, apelojnë drejt një elektorati të djathtë dhe nga ana tjetër dua ta bëj të qartë se koalicioni ynë ka gravitet programin tonë. Sigurisht që ne kemi bërë ndryshime shumë të qenësishme në program dhe kemi adresuar në mënyrën më të hapur, por dhe me mekanizmat më konkret edhe çështje deri dje tabu të së majtës dhe monopol të së djathtës, pronat, ish të përndjekurit politik dhe në këtë kuptim jam i bindur që është një gravitet ku nuk ka arsye pse të mos përfshihen parti të djathta. Madje kemi forca të djathta të zëshme që janë pjesë e koalicionit dhe që përfaqësohen nga të përndjekur politik si Spartak Ngjela apo Kurt Kola", tha Rama. Çka tregon se ftesa e Ramës ka qënë e mirëmenduar, por që ka hasur kundërshtimin e fortë të partisë së Topit dhe Spahiut.


8

E diel, 29 korrik 2012

AKTUALITET

P

olicia italiane ka njoftuar dje arrestimin e dy shtetasve në Itali që akuzohen për tentativën e rrëmbimit dhe përdhunimit të një gruaje shqiptare një muaj më parë. Një 34 vjeçare shqiptare e cila punonte si bariste u dhunua, u deh por shpëtoi për pak nga përdhunimi i dy të rinjve në Trento të Italisë.

Pranga dy të huajve për përdhunimin e një 34 vjeçareje

Përdhunuesit e saj u identifikuan si 38 vjecari italian Marco Melcore dhe një djalë nga Rumania 26 vjeç. Ngjarja në fjalë daton në fund të muajit qershor, kur pas përfundimit të ndeshjes së kampionatit europian dy djemtë duke festuar për fitoren e Italisë, vunë në shënjestër shqiptaren dhe po e ngacmonin,

dehnin deri sa nisën për ta përdhunuar teksa në lokal ishin vetëm me të. Fatmirësisht një klient i cili hyri rastësisht pikasi gjithë ngjarjen kur dy dhunuesit e kishin vënë vajzën poshtë. Ndërhyrja e tij dhe kalimtarëve të rastit bënë që dy autorët të largohen për tu arrestuar vetëm 1 muaj më pas nga ngjarja e rëndë.

Ekzekutohet në Fier Nasi Mema, plagoset gruaja e tij Lajmi Vritet në Fier 50 vjeçari Nasi Mema dhe plagoset rëndë bashkëshortja e tij Angjelina. Autori i dyshuar është Oltjon Toro, fqinji i viktimave. Toro është emigrant në Greqi. Ekzekutimi erdhi pasi Mema debatoi me të ëmën e autorit për pagesën e kuotës së ashensorit të pallatit. „„„

Vret fqinjët për 1 mijë lekëshin e ashensorit Autori Oltjon Toro largohet pas vrasjes Ekzekutimi

TIRANE

Pasi ka goditur me breshëri derën e blinduar kjo e fundit u hap nga presioni i goditjeve dhe më pas Toro ka hyrë brenda në shtëpi. Të dy bashkëshortët ndodheshin në sallonin e shtëpisë.

HABJON HASANI

O

ltjon Toro një emi grant 36 vjeçar kish te ardhur ditën e martë nga Greqia për të kaluar pushimet në Fier pranë familjes, por mesditën e djeshme ai është kthyer në personin më të kërkuar në qytet, pasi ka masakruar me kallashnikov dy fqinjët e tij. Nasi Mema 50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e plumbave të kallashnikovit ndërsa bashkëshortja e tij Angjelina ndodhet e shtruar në spitalin e Fierit me 5 plumba në trup dhe ende në gjendje të rëndë për jetën. Autori i ngjarjes, 36 vjeçari Toro është larguar menjëherë pas krimit të rëndë, të paktën deri mbrëmjen e djeshme policia e Fierit nuk ka mundur ta arrestojë. Policia e Fierit ka ngritur përgjatë gjithë akseve të rrugëve nacionale disa postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit ndërsa kontrolle më të hollësishme janë bërë në disa fshatra pranë zonës së Ballshit dhe në fshatin Kurjan të Fierit ku autori ka të afërmit e tij dhe lidhjet shoqërore.

MOTIVET

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Fier duket se ka për motiv një arsye krejt banale. Në pallatin 9 katësh ku jetonte autori dhe viktimat në lagjen "Apollonia" në Fier javën e kaluar është prishur ashensori. Për rregullimin e tij kompania e servisit nuk pranoi fillimisht të vinte pasi banorët nuk kishin paguar në kohë kuotat e mirëmbajtjes. Kjo kuotë është 1 mijë lekë në muaj për çdo familje. Pasi është bërë rregullimi i ashensorit banorët e pallatit vendosën të sistemonin hesapet me pagesat e shërbimeve të ashensorit dhe Nasi Mema ka shkuar mesditën e djeshme të fqinji i tij për ta kujtuar se nuk kishte bërë

Pallati ku ndodhi vrasja

pagesën. "Ata jetojnë në katin e katërt të pallatit. Nasi ka shkuar për ti kujtuar se duhet të paguante kuotën e ashensorit nënës së autorit. Liria, nëna e Oltjonit ka refuzuar kërkesat e Nasit dhe më pas kanë debatuar. Dëgjuam edhe të shaheshin dhe të fyenin njëri tjetrin. Më pas i biri I Lirisë, oltjoni pasi ka dëgjuar Nasin që ti ofendojë të ëmën u ka hyrë në shtëpi dhe I ka ekzekutuar", - tha dje një dëshmitar, banor i pallatit për Shqiptarja.com. Oltjon Toro jetonte prej afro

11 vitesh në Greqi dhe atje kishte ndërtuar edhe jetën e vetë. Nëna e tij 61 vjeçarja Liri Zana jetonte e vetme në apartamentin e pallatit, apartament që familja e kishte blerë tre vite më parë.

MASAKRA

Pasi ka dëgjuar fqinjin e tij t'i ofendojë të ëmën, Oltjon Toro ka vendosur që ta "mbyllë" debatin njëherë e mirë. Pasi fqinji I tij ka shkuar në shtëpi, Toro ka bërë gati kallashnikovin duke e mbushur plot karikatorin dhe i është

drejtuar derës së blinduar të fqinjit. "Pasi ka goditur me breshëri derën e blinduar kjo e fundit u hap nga presioni i goditjeve dhe më pas Toro ka hyrë brenda në shtëpi. Të dy bashkëshortët ndodheshin në sallonin e shtëpisë, Oltjoni menjëherë ka drejtuar armën drejt tyre duke shtënë menjëherë ndaj 50 vjeçarit Nasi Mema dhe duke e lënë të vdekur në vend. Viktima Nasi Mema ka marrë 7 plumba në trup. Nga goditja me breshëri ka mbetur e plagosur rëndë dhe bashkëshortja e Nasi

Memës", - tha dje një burim nga policia e qytetit të Fierit. Si për ironi të fatit pasi ka bërë vrasjen Oltjon Toro ka marrë ashensorin dhe ka zbritur poshtë me kallashnikov në dorë. Disa banorë të mbledhur poshtë pallatit, kanë vrapuar me tmerr kur kanë parë 36 vjeçarin që u shfaq me kallashnikov krejt i qetë pasi kishte dalë nga ashensori. Toro është parë të ecë në këmbë disa metra por më pas asnjë gjurmë nuk u mësua mbi vendndodhjen apo itinerarin e tij. Dy orë pas ngjarjes policia gjeti armën e krimit, ajo ishte flakur tej në disa ferra që ndodhen rreth 100 metër distancë nga pallati ku ndodhi masakra. Policia e qytetit të Fierit gjatë kontakteve të djeshme tha se kapja e autorit është çështje orësh.

LAJME SHKURT Aksidenti, humb jetën ditën e ditëlindjes 30-vjeçarja

„

Një 30-vjeçare shqiptare humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali. Është Çiljeta Laraku e cila jetonte në Raguzë të Siçilisë. Ajo e mbylli me këtë fund tragjik festimin e përvjetorit të 30-të të ditëlindjes së saj. Ndërsa po kthehej në banesë një defekt në automjetin tip Lancia me të cilin po udhëtonte i ka kushtuar jetën. Hetimet e para flasin për një defekt në sistemin e frenimit pas së cilës makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Xhulia, siç e thërrisnin në Itali, jetonte prej disa kohësh në Raguza të Siçilisë së bashku me familjen e saj. E reja është transportuar menjëherë në spital, por vetëm pas 2 orësh ka ndërruar jetë në spitalin e Vittoria Veneto, si pasojë e hemorragjisë së brendshme.

Shkodër, pranga "fermerit" të parcelës me hashash

„

Një 42-vjeçar me banim në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër u vu në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke vaditur një parcelë me lëndë narkotike. Nikë Kola u arrestua në flagrancë në fshatin Bërzanë të Lezhës teksa po vadiste një parcelë me lëndë narkotike, ndërsa u krahas saj u zbuluan edhe disa parcela të tjera. Burime zyrtare nga policia kanë informuar ditën e djeshme, se në pronësi të të ndalurit u zbuluan 2360 rrënjë kanabis të cilat u asgjësuan. Sakaq si përgjegjës për mbjelljen e lëndës narkotike policia vijon hetimet për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm. Përveç fshatit të Lazaratit në Gjirokastër, si zona të evidentuara me kultivimin e hashashit janë edhe ato të malësisë pranë qytetit të Shkodrës.

Burgu i padrejtë

Itali, shqiptari proteston mbi pemë „„„

ITALI

K

a gjetur mënyrën më të çudit shme për të protestuar për padrejtësitë që i janë bërë në shtetin fqinj 37-vjeçari shqiptar Petrit Dedgjonaj. Ai është ngjitur në pemë dhe deklaroi se nuk do të zbriste prej andej, derisa t'i gjendej një vend pune, një shtëpi dhe t'i ktheheshin 63 mln, euro. Këto kërkesa shqiptari i ka parashtruar, pasi u shpall i pafajshëm për mungesë provash ndaj një hetimi për trafik të lëndëve narkotike. Ndërkohë që para se të jepej vendimi i pafajësisë së tij, 37-vjeçari shqiptar ka qëndruar 9 muaj në burg

Petrit Dedgjonaj

dhe mëngjesin e së premtes ka vendosur të protestojë për të kërkuar dëmshpërblim. Ai është ngjitur në një pemë në një zonë të Italisë dhe ka kërkuar paratë që i takojnë. Në fakt vendimi për pafajësinë sipas avokatit të tij ka pak ditë që ka dalë, por i riu shqiptar nuk pret dot më tepër nisur edhe nga fakti se është i papunë dhe pa shtëpi dhe i krijohen probleme me qëndrimin në Itali. Uniformat blu kanë shkuar në vendin ku protestonte shqiptari dhe më pas janë larguar me shpresën se ai do të zbriste vet nga pema. Por, 37-vjeçari shqiptar qëndroi aty për gjatë gjithë ditës.


E diel, 29 korrik 2012

9

AKTUALITET

U kap me 5.5 kg heroinë dënohet me 11 vite burg trafikanti Osmëni

G

jykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, dënoi me 11 vjet e 6 muaj burg të pandehurin Gëzim Osmëni, pasi mbrëmjen e datës 16 shkurt 2012 iu gjetën dhe sekuestruan 5.5 kg heroinë. Vendimi i dënimit u dha nga pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sandër Simoni, pasi e gjetën fajtor të pandehurin Osmëni për akuzën e "trafikut të lëndëve narkotike"

në bashkëpunim të mbetur në tentativë. Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e datës 16 shkurt, konkretisht në ora 21:30 minuta teksa me kamionçinën e tij me targa "AA 225 AS" i pandehuri Osmëni po tentonte të hipte në tragetin e linjës Durrës-Bari, ku brenda njërës prej gomave kishte fshehur sasinë prej 5.5 kg heroinë. Lënda narkotike do të

transportohej drejt Italisë përmes tragetit të linjës Durrës-Bari. Aktualisht për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda ka veçuar hetimet, duke bërë që ato të vazhdojnë për identifikin e personave të tjerë që janë të përshirë në këtë trafik. I pandehuri Osmëni, mendohet se ka qënë transportuesi i kësaj lënde narkotike dhe jo, pronari i saj.

Flet Valentina Imami: Alma Gjergji i dha fund jetës me çarçaf në dhomën e gjumit

Vetëvrasja në kornizën e perdeve Ekonomistia e postës, përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Trajtimi mjekësor dhe momentet e gjetjes së trupit të pajetë nga bashkëshorti dhe vajza

Lajmi

Hetimi

Me një çarçaf të lidhur në kornizën e perdeve të dhomës së gjumit, 53-vjeçaria Alma Gjergji i ka dhënë fund në mënyrë të dhimbshme jetës së saj. Para aktit ekstrem, ajo kishte qënë nën shoqërinë e bashkëshortit dhe të vajzës, por sapo ata kanë dalë nga banesa për disa minuta, Gjegji, me profesion ekonomiste, ka marrë vendimin për tu vetëvarur. „„„

K

TIRANE

ELTON QYNO

Ë

Policia:Vdekja nga asfiksia e bllokimit të frymëmarrjes

shtë përcjellë për në banesën e fundit 53vjeçaria Alma Gjergji, motra e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, e cila dy ditë më parë i dha fund jetës duke u vetëvarur në ambjentet e banesës së saj. Të afërm, miq si dhe disa ministra të kabinetit qeveritar kanë qënë të pranishëm në kortezhin e zisë së familjes Gjergji. Në orën 11:00 të paradites së djeshme, trupi i pajetë i Alma Gjergjit është nxjerë mes lotëve nga banesa, duke u përcjellë me shumë ngadalë në drejtim të varrezave të Sharës. Në ceremoninë e varrimit, ndodheshin motrat, ministri Arben Imami dhe të afërmit e tjerë të 53-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke u vetëflijuar me çarçafin që e kishte lidhur në kornizën e perdeve të dhomës së gjumit. Valentina Imami, nëna e aktorit të njohur Artan Imami, njëherësh dhe mike e ngushtë e familjes Gjergji, tregon në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" se 53-vjeçaria të vetmin problem që kishte, që ndikoi në marjen e vendimit eksktrem, ishte sëmundja e saj e depresionit. Valentina me profesion mjeke pediatre, rrëfen se disa herë kishte komunikuar me Almën duke e këshilluar edhe nga ana mjekësore, por sërisht e ndjera nuk pati përmirësime në shendetin e saj. Valentina Imami thotë se kjo gjëndje ka zgjatur disa vite, ndërkohë që jep detajet e fundit të ndarjes nga

Alma Gjergji

jeta të Alma Gjegjit, e cila u vetëflijua me çarçaf brenda në dhomën e gjumit të saj. Si jeni informuar për ngjarjen e rëndë, kush ju ka njoftuar? Unë lajmin e kam parë në televizor. Aty kam parë gazetarët që jepnin lajmin, por më ka ardhur shumë keq që e lidhnin ngjarjen me emrin e vëllait të Almës, Arben Imami. Kjo nuk duhet të ndodhte dhe nuk duhet të bëhen këto interpretime nga ana e medias. Arben Imami e ka motër, dhe veç

Almës, ka dhe motra të tjera, por mënyra se si u dha në media aq shumë shpejt të jepte përshtypjen e një ngjaje kriminale që përmendej më tepër emri i ministrit Arben Imami. Deri tani është folur se shkak i vetëflijimit, ka qënë gjëndja depresive e të ndjerës. Ju si të afërm kini dijeni se nga kush i vinte gjëndja depresive? Nuk ka asnjë shkaktar, pasi Alma s'ka pasur probleme apo konflikte familjare. Nuk i mungonte asnjë gjë, kushtet fi-

a qënë ora 14:50 kur salla operative e policisë së Ti ranë ka marrë një telefonatë e cila kërkonte ndihmë. Sapo kanë marrë të dhënat e para të adresës në vendgjarje kanë shkuar me shpejtësi dy patrulla të policisë së kryeqytetit dhe më pas edhe specialistë të sektorit kundër jetës dhe shëndetit. Nga akti i ekspertimit Mjeko-Ligjor rezultoi se e ndjera kishte humbur jetën si rezultat i asfiksisë, për shkak të ndërprerjes së rrugëve të frymëmarjes. Mjeti që ka ndikuar në ndërprerjen e qarkullikmit të oksigjenit, ka qënë çarçafi që vetë viktima ka përdorur për tu vetëvarur. Ndërkohë që lidhur me këtë çështje ekspertët e policisë së Tiranës, kanë marrë në pyetje komshinjtë e viktimës si dhe mjekët që ndiqnin trajtimin mjekësor të Alma Gjergjit.Nga deklarimet e dhëna në polici fqinjë të familjes komentuan në mënyrë të përgjithshme ngjarjen duke treguar se 53-vjeçarja ishte një njeri shumë korrekt, e respektuar dhe që nuk përzihej asnjëherë dhe e impenjuar tërësisht në punët e veta.

nanciare, punën si ekonomiste tek "Posta Shqiptare", që të gjitha i kishte, prandaj që nuk ishin këto arsyet. Depresioni është një sëmundje në pjesën e trurit dhe se ishte fati i keq i saj, që i ra në pjesë.

Me atë ishte mbytur, e kishte lidhur tek korniza e perdeve dhe aty e gjeti Bashkimi bashkë me vajzën. Atë moment që kishte qëndruar vetë në shtëpi, në atë kohë është vetëvarur në dhomën e gjumit.

Çfarë ka përdorur për tu varur dhe ku e gjetën trupin e pajetë? Një çarçaf kishte përdorur.

Po bashkëshorti ose vajza e saj ku ndodhej në këtë moment? Bashkimi ishte në shtëpi,

por kishte dalë poshtë pallatit për të blerë diçka, ndërsa dhe vajza ndodhej poshtë në kafe. Bashkimi ka dalë nga apartamenti për disa minuta, dhe Alma në këtë kohë ka mbetur vetëm. Ka hyrë në dhomën e gjumit e ka mbyllur derën nga brenda, dhe është vetëvarur. Kur është kthyer i shoqi në shtëpi, ka parë që në dhomat e shtëpisë nuk ndodhej Alma. Ka tentuar të hapë derën e dhomës së gjumit, ajo ishte e mbyllur. Më pas ka marrë në telefon vajzën dhe së bashku kanë hapur derën ku kanë gjetur trupin. Më pas ka ardhur dhe i vëllai Beni. Po gjatë bisedave që ju bënit me Almën, çfarë sjellje shfaqte ajo gjatë komunikimit? Alma kishte një karakter shumë të qetë dhe nuk ndihej fare. Unë me profesion jam mjeke pediatre në pension dhe se gjatë takimeve tona, gjithmonë e këshilloja mbi mënyrën e trajtimit mjekësor që duhet të kryente dhe tek mjekët se ku duhet të shkonte për trajtim. Ishte një grua që megjithë sëmundën që kishte, luftonte dhe përballonte çdo gjë. Gjatë këtyre viteve, shumë mjekime ka bërë por që nuk mundi të shërohej. Ishte fati i saj i keq që të humbte jetën në këtë mënyrë.

Dy të pandehur

Gjobë 5 mln lekë, policit të bashkisë „„„

V

TIRANE

endosja e një gjobe prej 5 milion lekë një të riu nga Shkodra, ka bërë që të arrestohen dhe të merren në përgjegjësi penale dy shtetasit Kristjan Suti dhe Gjergji Pëllumbi. Dy persona tashmë janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke u akuzuar për akuzën e gjobëvënies ndaj efektivit të policisë Bashkiake Rigels Hoxha në Shkodër. Sipas hetimit të policisë gjithçka ka ndodhur në datën 27 maj të këtij viti, kur Gjergji Pëllumbi, i arrestuar një vit më parë nga policia me disa doza droge, akuzonte Hoxhën se ishte ai personi që e kishte denoncuar në polici, gjë e cila ka ndikuar në ar-

restimin e Pëllumbit. Ky i fundit ka dërguar shokun e tij, të pandehurin Kristjan Suti, me qëllim që ti kërkonte të dëmtuarit 5 milion lekë, pasi i nevojiteshin për të mbyllur çështjen e drogës në gjykatën e Apelit në Shkodër. Në rast të kundërt, Gjergji Pëllumbi do hakmerej ndaj Rigels Hoxhës. Veç këtyre bisedave, Hoxha ka marrë në mesnatë dhe dy mesazhe nga të pandehurit të cilët i shkruanin: "më merr në tel e më fol se jam tut arll në shpi mos mi krysh deri në 12 më merr në tel ma mir mos ta qom ma qat mir për ty mir për mu nuk jam tu tall nuk jan lojna mir për ty mir për mu". Pas kësaj sms, Rigelsit po nga i njëti numër i kanë ardhur disa zile por ai se ka hapur tele-

fonin. Pas disa min rreth orës 23:40 po nga ai numër telefoni i ka ardhur një sms tjetër me tekst:"më kthe sms e mos e merr në qav si baj burg si sak ku mi qet". Pas kësaj sms kallëzuesi menjëhërë ka telefonuar policinë në nr. 129 dhe i ka treguar për problemin që kishte. Menjëhërë ka shkuar një patrullë policie të cilën kallëzuesi e ka takuar tek rruga pedonale pranë telekomit. Së bashku me efektivët e polcisë, është rënë dakort që Rigels Hoxha ti telefononte dy të pandehurve, duke lënë një takim. Pasi janë takuar, nga makina kanë dalë dy efektivë të policisë Shkodër të cilën kanë bërë dhe arrestimin në flagrancë të dy të pandehurve Kristjan Suti dhe Gjergji Pëllumbi.


10

E diel, 29 korrik 2012

SOCIALE

Pranimet e reja

303 DEGË funksionojnë në universitetet publike, në të cilat do të kenë mundësi të përzgjidhen si fitues plot 27 mijë studentë të rinj

Universitetet, sa kushton një vit Dy degë rritje të tarifës me12 mijë lekë. Degët e tjera rritje minimale

D

y degë të Universitetit të Arteve kanë pësuar rritje të konsiderueshme të tarifës së shkollimit që do të paguajnë studentët për vitin akademik 2012-2013. Bëhet fjalë për degën regji filmi dhe TV si dhe Regji, për të cilat studentët këtë vit do

të duhet të paguajnë plot 12 mijë lekë të reja më shumë. Kështu nëse një vit më parë tarifa e shkollimit që është paguar për këto dy degë ka qenë 31.900 lekë të reja, këtë vit, të rinjtë që do të shpallen fitues do të duhet të paguajnë plot 43.264 lekë të reja. Rritja e

tarifës është bërë me faktin se këto janë profesione shumë të paguara pasi mbaron shkollën. Ndërkohë që nga tabela e tarifave të shkollimit që ka miratuar këshilli i ministrave vihet re se rritja për degët e tjera të universiteteve publike varion nga 500 lekë

të reja e deri në 2.500 lekë të reja, pra po aq sa vlera e inflacionit. Ta zëmë, nëse dega e Arkitekturës nj vit më parë, një ndër degët më të kërkuara ka kushtuar 31.900 lekë, këtë vit studentët për të duhet të paguajnë 34.503 lekë.

TARIFAT E SHKOLLIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2012-2013 PËR 303 DEGËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE Universiteti i Tiranës Histori Gjeografi Gjuhë - Letërsi Gazetari Biologji Bioteknologji Matematikë Informatikë Kimi Kimi dhe Tekn Ushqimore Kimi Indus dhe Mjedisore Inxhinieri Matematike dhe Info Teknologji Info dhe Komunikimi Gjuhë Angleze Gjuhë Frënge Gjuhë Gjermane Gjuhë Italiane Gjuhë Greke Gjuhë Turke Gjuhë Ruse Gjuhë Spanjolle Gjuhë Angleze (Kukës) Gjuhë Angleze (Sarandë) Psikologji Punë Sociale Filozofi Sociologji Shkenca Politike Administrim dhe Politika Sociale Administrim - Biznes Ekonomiks Financë Informatikë Ekonomike Administrim - Biznes (Kukës) Administrim- Biznes ( Sarandë) Mjekësi e Përgjithshme Farmaci Stomatologji Shëndet Publik Infermieri e Përgjithshme

22.995 22.995 22.995 22.995 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 28.738 28.738 28.738 28.738 28.738 28.738 28.738 34.503 34.503 34.503 28.738

Mami Teknik i Lartë Laboratori Fizioterapi Logopedi Imazheri Infermieri e Përgjithshme (Kukës) Infermieri e Përgjith (Sarandë) Drejtësi

28.738 28.738 28.738 28.738 28.738 28.738 28.738 34.503

Universiteti Bujqësor Menaxhim Agrobiznesi Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë) Ekonomi dhe Politikë Agrare Financë - Kontabilitet Financë - Kontabilitet (Lushnjë) Menaxhim i Turizmit Rural Mbrojtje Bimësh Hortikulturë Hortikulturë (Lushnjë) Prodhim Bimor Zootekni dhe Biznes Blegtoral Akuakulturë dhe Men Peshkimi Agromjedis dhe Ekologji Inxhinieri Agrare - Agromekanizim Teknologji Agroushqimore Vreshtari - Enologji Mbarështim Pyjesh Përpunim Druri Mjekësi Veterinare Menaxhim Veterinar (Lushnjë) Menaxhim Veterinar (Gjirokastër)

17.241 17.241 22.995 22.995 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 22.995 22.995 22.995 17.241 17.241

Universteti Politeknik Inxhinieri Ndërtimi Inxhinieri Hidroteknike Inxhinieri Mjedisi Arkitekturë (Arkitekt) Arkitekturë (Urbanist) Inxhinieri Gjeodet Ing Elektrike (Automatizim i Indus)

28.738 17.241 17.241 34.503 34.503 17.241 17.241

Inxhinieri Elektrike (Energjitikë) Inxhinieri Mekatronike Inxhinieri Fizike Inxhinieri Matematike Inxhinieri Mekanike Inxhinieri Tekstile dhe Modë Inxhinieri Materiale Inxhinieri Ekonomike Inxhinieri Gjeologjike Inxhinieri e Burimeve Natyrore Inxhinieri Gjeoinformatikë Inxhinieri Gjeomjedis Inxhinieri Elektronike Inxhinieri Informatike Inxhinieri Telekomunikacioni

17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 22.995 22.995 22.995

Universiteti i Korçës Gjuhë - Letërsi Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge Gjuhë Angleze Cikël i Ulët Cikël i Ulët Parashkollor Histori - Gjeografi Cikël i Ulët, Anglisht (Pogradec) Filozofi - Sociologji Matematikë - Fizikë Matematikë - Informatikë Biologji - Kimi Teknologji Informacioni Infermieri e Përgjithshme Mami( Infermier) Financë - Kontabilitet Menaxhim Marketing Turizëm Turizëm (Pogradec) Agroushqim Agrobiznes Teknologji e Prodhimit Bimor Hortikulturë

13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801

Universiteti i Elbasanit Gjuhë - Letërsi Gjuhë -Letërsi Shqipe dhe Frënge Histori - Gjeografi Histori dhe Gjuhë Gjermane Gjeografi dhe Gjuhë Italiane Gjuhë Angleze Gjuhë Gjermane Gjuhë Frënge Gjuhë Italiane Gazetari Gazetari - Anglisht Biologji - Kimi Matematikë - Fizikë Teknologjitë e Informacionit Teknolog Laborant (2 vjeçar) Fizikë Kompjuterike Infermieri e Përgjithshme Infermieri - Mami Fizioterapi Arsimi Fillor Arsimi Parashkollor Edukim Qytetar Punonjës Social Filozofi - Sociologji Psikologji Edukim Fizik dhe Sporte Administrim - Biznes Financë - Kontabilitet Ekonomia dhe e Drejta Informatikë Ekonomike Ekonomi Turizmi Administrim Biznesi dhe Inxhinieri

16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 16.375 15.746 15.746

Universiteti i Gjirokastrës Biologji - Kimi Fizikë dhe Teknologji Informacioni Matematikë - Fizikë Matematikë-Informatikë Teknologji Informacioni Infermieri

13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801

Infermieri Mami Histori - Gjeografi Gjuhë - Letërsi Shqipe Gjuhë Letërsi Angleze Gjuhë Letërsi Italiane Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek Histori dhe Gjuhë Italiane Mësuesi për Arsimin Fillor Mësuesi për Arsimin Parashkollor Kontabilitet - Financë Administrim - Publik Turizëm

13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801

Universiteti i Shkodrës Gjuhë - Letërsi Gazetari dhe Komunikim Histori Gjeografi Matematikë Fizikë Informatikë Biologji - Kimi Infermieri e Përgjithshme Infermieri (Mami) Infermieri (Fizioterapi) Cikël i Ulët Cikël i Ulët Parashkollor Psikologji Punë Sociale Edukim Fizik dhe Sporte Financë - Kontabilitet Administrim - Biznes Turizëm Gjuhë Angleze Gjuhë Italiane Gjuhë Gjermane Gjuhë Frënge Drejtësi

17.241 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 17.241 17.241 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 13.801 18.387

Universiteti i Vlorës Matematikë Shkenca Aktuaristike Matematikë Financë Matematikë Fizikë Fizikë Shkenca Kompjuterike Shkenca Kompjutacionale Teknologji Informacioni Informatikë Inxhinieri Navale Inxhinieri Mekanike Navigacion Navigacion dhe Peshkim Detar Kimi Biologji Inxhinieri Elektrike Administrim Biznesi Menaxhim Turizmi Ekonomiks Financë Kontabilitet Marketing Mësuesi për Arsimin Fillor Mësuesi për Arsimin Parashkollor Pedagogji e Specializuar Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Gjuhë Angleze Gjuhë Italiane Histori - Gjeografi Drejtësi Infermieri e Përgjithshme Infermier Mami

14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245 14.245

Universiteti i Durrësit Administrim Biznesi Menaxhim - Marketing Shkenca Ekonomike Financë -Kontabilitet Bankë Financë Menaxhim Hotel Restorant Menaxhim Turizëm Kulturor Menaxhim Turizëm Arkeologjik

17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241

Juridik Shkenca Politike Administrim Publik Infermieri e Pergjithshme Ndihmës Dentist Menaxhim Ndërtimi Menaxhim Transporti Asistent Ligjor Asistent Administrativ Teknologji Automobilash Specialist Rrjetesh Kompju Informatikë Praktike Gjuhë Angleze Cikli i Ulët Ekspert Procesi Formimi Psikologji-Sociologji Gjuhë Letërsi - Anglisht Shkenca Kompjuterike Sistemet e Informacionit Teknologji Informacioni

17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241 17.241

Matematikë - Informatikë 17.241 Informatikë - Anglisht 17.241 Multi dhe Televizioni Dixhital 17.241 Financë - Kontabilitet (Peshkopi) 17.241 Info - Anglisht (Peshkopi) 17.241 Mate - Informatikë (Peshkopi) 17.241 Biologji-Kimi (Peshkopi) 17.241 Psikologji - Sociologji (Peshkopi) 17.241 Financë - Bankë (Peshkopi) 17.241 Gjuhë Letërsi - Anglisht (Peshkopi)17.241 Menaxhim - Marketing (Peshkopi) 17.241 Administrim - Biznes (Peshkopi) 17.241 Infermieri e Përgjith (Peshkopi) 17.241 Matematikë - Fizikë (Peshkopi) 17.241 Menaxhim i Bankave (Në Anglisht) 17.241 Men Hoteleri Turizëm (Në Anglisht)17.241 Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (Në Anglisht) 17.241 Multi dhe Teki Info (Në Anglisht) 17.241 teve Universiteti i Ar Arteve Regji Filmi dhe TV Aktrim Regji Skenografi - Kostumografi Koreografi Pikturë Skulpturë Muzikologji Kompozim Dirizhim Piano Violinë Violonçel Violë Kitarë Kontrabas Flaut Oboe Klarinetë Fagot Korno Trombë Trombonë Bastub Kanto Pedagogji Muzikore Fizarmonikë Klasike

43.264 34.503 43.264 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503 34.503

Universiteti i Spor teve Sporteve Shkencat e Lëvizjes Fushat e Veprimtarisë Fizike

22.995 22.995

Akademia e Ar teve Shkodër Arteve Violinë Piano Kanto Kompozim Dirigjim Pikturë Pikturë-Grafikë

30.000 30.000 30.000 30.000 30.000 30.000 30.000


E diel, 29 korrik 2012

11

EKONOMI

Ulen importet e makinerive, në rënie investimet private

I

mporti i makinerive dhe i pajisjeve për gjashtë muajt e parë rezultoi në rënie prej 5.2% krahasuar me një vit më parë. Në shifra edhe më të dobëta paraqiten importet e grupit "Materiale ndërtimi dhe metale". Sipas specialistëve, kjo shpreh pakësimin e aktivitetit investues në vend. Për gjashtë muajt e parë të vitit, importet e këtij grupi kishin vlerën e 30.3 miliardë lekëve, me një rënie vjetore prej 29%.

Të dhënat paraprake për Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se në janar-mars 2012 ekonomia shqiptare regjistroi një tremujor në tkurrje. Rënia e kërkesës agregate pothuajse në të gjithë komponentët dhe mjedisi i pafavorshëm ekonomik europian po nxit pesimizëm dhe kujdes te bizneset. Vrojtimet e biznesit dhe konsumatorit tregojnë se të gjithë sektorët e ekonomisë po veprojnë nën kapacitet

e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, në sektorin e industrisë norma e shfrytëzimit të kapaciteteve për tremujorin e dytë të vitit vlerësohej rreth 68%, ndërsa në sektorin e ndërtimit 55%. Norma të tilla të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe perspektivat pesimiste ekonomike nuk nxisin investime të reja. Bizneset po përpiqen të kursejnë dhe të ruajnë kapitalet e tyre në pritje të ditëve më të mira.

Kryeson sërish listën e xhiros vjetore kompania CEZ Lajmi Në deklarimet tatimore për vitin e kaluar, kryeson sërish me xhiron më të lartë (351 mln euro) kompania çeke CEZ Shpërndarje. Në dhjetë subjektet me shiro më të lartë, gjashtë janë kompani të huaja

„„„

Biznesi 2011, kush janë subjektet VIP Gjysma e "të mëdhenjve", tek nafta

TIRANE

KOMPANITË ME XHIRO MË TË MADHE NË VEND GJATË VITIT 2011

GENC KONDI

Subjekti

N

dër dhjetë VIP-at e ekonomisë shqiptare për vitin e kaluar, gjashtë janë të huaj. Kjo del nga deklarimet e xhiros në Tatimet për vitin 2011, të kryer, sipas kërkesave të ligjit Për Procedurat Tatimore, çdo vit nga subjektet. Ndër to, pesë operojnë në fushën e hidrokarbureve, dy janë banka të nivelit të dytë, një është kompani telefonie celulare, një është në sektorin e hekurit dhe çelikut, por kompania me xhiro më të madhe mbetet edhe për këtë vit ajo e shpërndarjes së energjisë elektrike, me një xhiro të deklaruar prej 351 milionë eurosh, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit. Sipas renditjes, në listën e dhjetë të parëve përsa u përket xhiros, CEZ pasohet nga Bankers Petroleum (naftë), Europetrol (naftë), Banka Kombëtare Tregtare (banka), Raiffeisen (banka), Kurum (metalurgjia e zezë), ARMO (naftë), Kastpetrol (naftë), Kastrati (naftë) dhe Vodafone (telefoni celulare). "Bechtel Enka", që në 2008-2009 mbizotëronte në renditjen e më të mëdhenjve, tashmë, me mbarimin e rrugës Durrës-Kukës, nuk ndodhet më në listën kryesore, duke rezultuar me një aktivitet tejet modest në 2011-n. CEZ vazhdon të jetë kompania më e madhe në vend, sipas xhiros, me një qarkullim vjetor prej 48.5 miliardë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë, por kompania del me humbje në bilancin vjetor. "Bankers Petroleum Albania", që ka marrë me koncension zona naftëmbajtëse në Patos Marinzë dhe Kuçovë, rezultoi kompania më e madhe eksportuese në vend, me një dyfishim të xhiros, në 39 miliardë lekë, duke u renditur sipërmarrja e dytë më e madhe në vend, pas CEZ-it, por edhe kjo pa asmnjë fitim, pasi, sipas drejtuesve

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „

të saj, i gjithë fluksi i parasë deri tani riinvestohet vazhdimisht në burimet e naftës. "Kurum International" shënoi rritje xhiroje me 50%, në 24.3 miliardë lekë, ndërkohë që edhe "Beralb", kompani eksportuese e mineraleve, e ka rritur me 50% xhiron në 2011n, në 4.5 miliardë lekë. Në sektorin e fasonit, që përbënte 33% të totalit të eksporteve shqiptare në 2011-n, sipër-

marrja më e madhe mbetet "Donianna", prodhuese e këpucëve, e cila, për vitin 2011, ka ruajtur të njëjtën xhiro si një vit më parë, prej rreth 3.1 miliardë lekësh. Kompania më e madhe e importit të naftës në vend rezulton "Europetrol", që për të dytin vit radhazi është rritur me shpejtësi, duke realizuar një xhiro prej rreth 31 miliardë lekësh në fund të 2011-s, me

Sektori

CEZ Shpërndarje Bankers Petroleum Europetrol BKT Raiffeisen Kurum ARMO Kastpetrol Kastrati Vodafone

Xhiroja në mln euro Energji elektrike 351 Naftë 283 Naftë 225 Banka 213 Banka 211 Metalurgji 176 Naftë 162 Naftë 152 Naftë 148 Celularë 146

rritje prej 50% në krahasim me vitin e kaluar, duke u renditur në kompaninë e tretë më të madhe në vend, sipas xhiros. Ndërkohë, ARMO, kompania prodhuese dhe importuese e naftës në vend, e ka trefishuar xhiron në 2011-n, në 22.4 miliardë lekë, duke u bërë kompania e dytë më e madhe e naftës në vend. "Raiffeisen" vazhdon të mbetet banka më e madhe në vend përsa u përket aktiveve, ndërsa renditur sipas totalit të të ardhurave të sistemit bankar, është Banka Kombëtare Tregtare ajo që ka rezultuar

më e madhja në 2011-n, sipas xhiros, për herë të parë në historinë e saj. BKT është rritur me ritme të larta, duke zgjeruar xhiron vjetore me rreth 84%, në 2011-n, në 29.42 miliardë lekë. Ndërkohë, pas marrjes së 46% të tregut të fluturimeve ajrore në vend, operatori kryesor i fluturimeve, "Belle Air" ka vijuar rritjen me ritme të larta, duke u renditur në kompaninë e 12 në vend, për sa i përket qarkullimit vjetor, me një rritje prej 35% në bazë vjetore në 14 miliardë lekë dhe me një dyfishim xhiroje krahasuar me 2008-ën.

Akuakultura

TIRANE

N

jë situatën alarmante zotëron ndër kultivuesit e midhjes në Liqenin e Butrintit (Sarandë). Lidhur me këtë, është pronocuar së fundi drejtori i ndërmarrjes së peshkimit në këtë rreth, Arjan Demiri. Sipas tij, gjithçka ka ardhur nga forca madhore meteorologjike, siç janë temperaturat e larta, shkatërruese për midhjen, si dhe regjimi i rrymave dhe ujërave, të shoqëruara me dukurinë e baticë-zbaticave në Kanalin e Vivarit në Butrint. "Kultivuesit e midhjes më kanë përcjellë shqetësimin prej një jave dhe, si specialist i fushës, them se rritja në tregues ekstremë e temperaturave do të kishte një pasojë të tillë për prodhimin.

„ Ambasadorja

çeke: Të zgjidhen problemet e CEZ-it

Zv.kryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, priti në një takim ambasadoren e Çekisë në Shqipëri, Bronislava Tomasova. Në bisedën mes tyre u nënvizua fakti i zgjerimit të aktivitetit të bizneseve të Çekisë në vendin tonë, në veçanti i kompanisë CEZ Shpërndarje. Ministri dhe ambasadorja çeke diskutuan edhe për problemet që ekzistojnë në marrëdhëniet e kësaj kompanie me KESH-in dhe institucione të tjera shqiptare, duke ndarë mendimin për shtimin e përpjekjeve në arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e problemeve financiare dhe teknike mes palëve.

„ Sigurimet, ulja e primeve vazhdon edhe si 6-mujor

Primet e sigurimit të JoJetës u ulën me 4.7% si 6mujor, një ritëm rënieje më i lehtë në krahasim me tremujorin e parë të vitit, duke u llogaritur në 3.6 miliardë lekë. Rënie më të thellë pësoi numri i kontratave me rreth 25%. Në tregun e Jo-Jetës, rënia iu dedikua tri produkteve, sigurimit të aksidenteve, Kartonit Jeshil dhe sigurimit kasko të automjeteve. Të ardhurat nga sigurimi i aksidenteve ranë me 49%, si pasojë e pakësimit të udhëtimeve jashtë vendit krahasuar me vitin e kaluar. Primet e Kartonit Jeshil u përgjysmuan ndërsa sigurimi i brendshëm i makinave vazhdon të njohë rritje të primeve. Për 6mujorin 2012 rritja ishte 24.2%.

„ FMN, Spanja

Midhjet, situatë kritike nga vapa „„„

LAJME SHKURT

Është rritja e temperaturave dhe pozicioni i caktuar i hënës që kanë sjellë çrregullime me pasoja të tilla për prodhimin e midhjes. Dihet që nga rritja e temperaturave ulet sasia e oksigjenit në liqen dhe

kjo e vështirëson normalitetin e jetesës së gjallesës", tha ai. Sipas tij, "ky nuk është fenomen i panjohur. Deri në tempreraturën 28 gradë celsius mund të përballojë midhja. Temperarturat më të larta se kaq si dhe mungesa e qarkullimit te ujit, janë të dëmshme dhe me pasoja. Liqeni funksionon si një laborator dhe do kushtet e tij". Ai deklaroi se midhja në sasirat më të mëdha është tregtuar, nuk është në liqen, përjashto një sasi të midhjes së prodhimit të vjetër që është goditur nga kushtet e veçanta atmosferike të kësaj vere. Sipas tij, ditët e fundit jane normalizuar temperaturat, ashtu si dhe regjimi i baticë-zbaticave në liqen dhe në kanalin e Vivarit në Butrint.

shkon drejt një recesioni më të thellë

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi Spanjën se mund të shënojë një recesion edhe më të thellë, prej minus 1.7 për qind, në këtë vit dhe minus 1.2 për qind vitin e ardhshëm. Në njoftimin e FMN-së theksohet se tensionet tregtare gjithnjë e më të mëdha mund ta rrezikojnë aftësinë e Spanjës që të financohet në treg. FMN publikoi vlerësimin se deficiti buxhetor spanjoll, edhe këtë vit, edhe vitin e ardhshëm do të tejkalojë objektivat e qeverisë prej 6.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2012 dhe 4.5 për qind të PBB-së për vitin 2013.


12

E diel, 29 korrik 2012


E diel, 29 korrik 2012

13

SOCIALE

Shoqatat e ricikluesve: Industria jonë, pasuri e çmuar kombëtare

P

as debatit për lejimin e importit të mbeturinave për qëllime riciklimi në vendin tonë ka reaguar edhe shoqata që merret me këtë industri. Në një deklaratë për mediat, shoqata e ricikluesve, ka kërkuar jo vetëm rregulla të barabarta me homologët e vendeve të tjera të BE-së, por kanë bërë apel që industria e riciklimit duhet të shihet nga të gjithë si pasuri e

çmuar kombëtare. "Industria e riciklimit në vend është e interesuar që të plotësohet kuadri ligjor dhe standartet njëlloj si për homologët e saj në vendet e BE. Kjo industri po asfiksohet nga mungesa e lëndëve te para, për arsye se ato nuk gjenden mjaftueshëm brenda vendit për shkak të mungesës së ndarjes në burim te mbetjeve. Shpresojmë që prononcimi i

djeshëm i deputetit te Partisë Socialiste, Erion Brace, të jetë opinioni i tij personal dhe jo qëndrim politik i PS. Ne kërkojmë që klasa jonë politike, e çdo krahu qoftë ajo, të inkurajojë investimet e huaja në Shqipëri dhe të konsiderojë industrinë e riciklimit si prioritare dhe pasuri të çmuar kombëtare", - ka deklaruar shoqata e ricikluesve të Shqipërisë.

RISIA RISIA// Klinika "Halili" metoda të reja për trajtimin e sëmundjeve

Fizioterapi moderne edhe në Tiranë Mjeku maqedonas Isa: Mungojnë specialistët „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

D

oktor ju keni hapur së fundmi një klin ikë të re, klinika "Halili", çfarë u ofron pacientëve klinika juaj? Klinika jonë në Tiranë merret me problemet e sistemit kocko muskular, sidomos në drejtim të fizioterapisë. Ne trajtojmë një numër të madh të diagnozave, që janë të përhapura edhe në Shqipëri. Vetë personalisht vij nga Maqedonia, kam përvojë pune mbi 15 vjet në spitalin e njohur të kockave në Ohër, kam edhe 5 vjet përvojë pune në disa qendra spitalore ortopedike dhe fizioterapike në Gjermani. Ne kemi sjellë një fizioterapi cilësore në Tiranë me një diapazon të gjerë të diagnozave, duke filluar që nga spondiloartroza, gonoartroza, coxartroza, hernia diskale, lumboishialgi (nervi shiatik), parezat dhe paralizat, ku futen edhe ishemia ose gjakderdhja në tru, pasojë e këtyre janë paralizat. Kemi edhe paralizat tek moshat e reja, te fëmijët, tek të sapolindurit, te adoleshentët te plexus brahijalis. Ne rigjenerojmë edhe zonat e neurologjisë, trajtojmë osteoporozën, dëmtimet sportive, gjendjet post traumatike, (pas frakturave ose mbas dëmtimeve të ndryshme), probleme muskulare, kontraktime etj Pse vendosët të hapnit një klinikë në Tiranë? Fakti që gjatë punës time në Maqedoni, si në klinikën tonë private, ashtu edhe në spitalin ortopedik të Ohrit, kishim shumë pacientë që na vinin nga Shqipëria dhe nga bisedat me ta kuptova se mungonte një klinikë e specializuar e fizioterapisë në Tiranë, ishin shtysa kryesore për të hapur një klinikë për fizioterapinë edhe në Tiranë. Pra risia e klinikës suaj qëndron tek fizioterapia dhe jo te medikamenti?

Lajmi Fizioterapia e specializuar dhe e mirëfilltë mbërrin në Tiranë. Idris Isa, doktor shqiptaro-maqedonas, pasi ka punuar për 15 vite në spitalin e njohur ortopedik të Ohrit dhe 5 vite në Frankfurt të Gjermanisë si fizioterapist, ka hapur në Tiranë një klinikë moderne që tenton t'i orientojë të sëmurët drejt metodave të reja të fizioterapisë. Ne i shmangemi çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, pra operacioneve. Sigurisht aty ku

mundemi, pasi ka gjendje që ndërhyrja kirurgjikale nuk mund të shmanget. Aty ku

ekziston edhe shansi më i vogël ne e evitojë dhe përvoja ka treguar se nëpërmjet fizioterapisë rezultati ka qenë shumë pozitiv. Jo se nuk përdorim fare medikamente, por përdorim më shumë medikamente tabletare, kapsula tableta, antiinflamatorë, xhelëra dhe kremra të ndryshme. Ne jemi larg asaj që me çdo kusht t'i çojmë pacientët t'i operojmë. Ky është edhe

Fizioterapisti Idris Isa gjatë një seance në klinikën "Halili"

qëllimi i fizioterapisë. Çfarë terapish aplikoni në klinikën tuaj? Terapitë janë të shumëllojshme dhe shumë moderne. Ne përdorim që nga shock ëave për kalcifikime të ndryshme, periartit, coxoartrit; Hr-Tek; elektroterapi; krimoterapi; fangoterapi; traksion lumbar dhe cervikal; masazhe te ndryshme, trajtime anticelultit, etj. Antibiotiku e jep efektin menjëherë, po fizioterapia sa kohë do ta japë efektin? Fizioterapia punohet me cikle, por çdo diagnozë ka kohën e vet. Përafërsisht 2-3 javë janë të mjaftueshme për një cikël dhe rezultatet janë të dukshme si për ne, ashtu edhe për pacientin. Normalisht e shoqëruar edhe me medikamentet e duhura për diagnozat e caktuara paraprakisht. Terapia përfundon me një cikël apo duhet t'i rikthehesh herë pas here? Sipas diagnozës. Shpesh herë mjafton edhe një cikël 23 javë, por nëse diagnoza ka probleme degjenerative të shtyllës kurrizore, të artikulacioneve, artrozave të ndryshme, të niveleve më të larta ose duhet të rigjenerojmë një nerv, një muskul, një dëmtim, atëherë ata duan kohë më të gjatë. Sipas rasteve ne udhëzojmë edhe ciklin e dytë apo të tretë. Ka shumë klinika në Tiranë që ofrojnë fizioterapi. Pse klientët duhet të zgjedhin klinikën tuaj? Përvoja dhe cilësia që ne kemi sjellë, aparaturat që kemi dhe profesionalizmi janë disa faktorë që klientët duhet të zgjedhin të vizitojnë klinikën tonë. Në fakt, fjalët e mira vlejnë vetëm për takimin e parë, pasi reklama më e mirë është puna dhe rezultati te pa-

cientët. Në ish-Jugosllavi dhe në Maqedoni ku kemi punuar ne, ortopedia, traumatologjia, reumatologjia dhe fizioterapia janë në nivele të larta. Ndryshe ndodh në Shqipëri. Fizioterapia është në nivele shumë të ulëta dhe po ushtrohet një fizioterapi jo cilësore. Ndaj mendoj që klinika jonë, e cila ndodhet në rrugën e Dibrës dhe pikërisht tek kompleksi "Halili", e hapur vetëm para një muaji do t'i japë rezultate shumë shpejt. 0682056978 dhe 0355 42419022 janë numra tanë të kontaktit për të interesuarit. Çmimet a janë të përballueshme nga të gjitha shtresat? Absolutisht që ne i kemi marrë parasysh të gjithë shtresat dhe kemi realizuar kushte të tilla që për çdo kënd, dera të jetë e hapur dhe çdo kush t'i lejojë vetes trajtimin për çdo problem dhe dhimbje që ka. A kanë filluar të vinë klientët e parë? Po! Për fat interneti, TV, reklamat, njerëzit lëvizin lirshëm, një pjesë e madhe që kanë qenë jashtë e njohin shumë mirë vlerën e fizioterapisë. Shoh që njerëzit vinë me kënaqësi, vizitohen, trajtohen dhe kanë besim të plotë tek kjo degë e mjekësisë. Rezultatet janë ato që më bindin që të vazhdojmë në këtë rrugë të mbarë. Kemi rezultate sidomos në diagnozat më të theksuara si hernia diskale, nervi shiatik, artroza të ndryshme te artikulacioneve, dëmtimet sportive, spondiloartroza. A keni bashkëpunime me staf nga spitalet e tjera? Klinika "Halili", bashkëpunon me dy profesorë të njohur nga Shkupi që janë prof.dr. J.Saverski dhe prof.dr. B. Iliev.


14

E diel, 29 korrik 2012

KULTURE

Histori njerëzore „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

A

ntonio Gramshi i Riu (Anto nio Gramchi Jr.) vjen për herë të parë në Tiranë. Është muzikant i shquar dhe është bërë i famshëm për talentin e tij në përdorimin e instrumenteve muzikore. Ai di t'u bierë deri në pesëdhjetë instrumenteve të ndryshme, të frymës dhe të inkursionit. I njeh në majë të gishtave instrumentet folklorike të të gjitha vendeve të botës dhe di t'u bierë shumë mirë atyre...Emri i tij u kujton shqiptarëve një nga figurat më interesante të Luftës së Dytë Botërore, themeluesin e së majtës italiane, Antonio Gramshin. Ky emër është edhe arsyeja që e ka sjellë Antonio Gramshin e Ri në Shqipëri. Gjyshi i tij Antonio Gramschi (1891-1937) është një nga filozofët, shkrimtarët dhe teoricienët politikë më të respektuar të historisë së Italisë. Ai ka qenë një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Italisë dhe u burgos nga Musolini nga viti 1926 deri në 1937. Në atë kohë një nga batalionet e ushtrisë Nacional-çlirimtare në Shqipëri, më 9 tetor 1943, pagëzohet me emrin "Antonio Gramshi", pasi ky batalion strehoi në gjirin e tij shumicën ushtarakëve italianë pas kapitullimit të Italisë. Këta ushtarë u morën në mbrojtje nga popullsia shqiptare, ndërkohë që një pjesë u inkuadrua në njësitë luftarake antifashiste, siç ishte batalioni partizan "Antonio Gramshi". Është diskutuar shpesh më media nëse Gramshi ka ose jo origjinë shqiptare dhe ja, vetë nipi i tij, Antonio Gramshi i Riu, edhe pse e nënën e ka ruse, pohon se në dejet e tij rrjedh gjak shqiptari. Gjyshi i tij arbëresh, Antonio Gramshi ishte një filozof i shquar italian, për të cilin janë shkruar mjaft libra. Ai hyri në histori, falë sakrificave për idetë e tij filozofike, dhe më në fund emri i tij mbeti si një nga themelueset e së majtës italiane. "I urrej indiferentët e besoj atë që thotë Friedrich Hebbel, që "të jetosh, do të thotë të jesh partizan", e që njerëzit e ndarë nga qytetërimi nuk mund të ekzistojnë. Kush jeton me të vërtetë nuk mundet të mos ketë qytetari dhe as të veçohet. Indiferenca është plogështi, parazitizëm e mungesë burrërie. Indiferenca nuk është jetë e për këtë unë i përbuz indiferentët.". Kjo qe kredoja e tij filozofike, e cila shpjegon edhe kalvarin e familjes arbëreshe me mbiemër Gramshi, e cila pas Luftës së Dytë Botërore kryen shpërnguljen e radhës duke u larguar edhe më shumë nga gjaku i Arbërit e vendoset përfundimisht në Rusi. Antonio Gramshi i Riu ka lindur dhe është rritur në Rusinë e largët, por në intervistën për "Shqiptarja.com" thotë se në dejet e tij për motive të ndryshme ai trashëgon dashurinë madhe për Shqipërinë e shqiptarët. Antonio, si mundeni t'u bini kaq shumë instrumenteve të cilat nuk janë thjesht profesionale, por instrumente folklorike të popujve të ndryshëm?

ANTONIO GRAMSHI I RIU Ekskluzivisht për "Shqiptarja.com" rrëfen si në dejet e tij rrjedh gjaku i arbërit. Historia e nënës së tij ruse në Tiranë. Largimi në vitet '60 dhe si u njohën me të atin, Xhulianon.

Nipi i Antonio Gramshit: Gjyshi im është arbëresh Koncerti në Tiranë. Di të luajë me 50 instrumentet e rralla të botës Konferenca

Si erdhi Gramshi i Riu në Tiranë

Antonio Gramshi (1891-1937)

I

Në foto: Antonio Gramshi i Riu me një instrument antik anglez

-Unë kam studiuar në një shkollë muzikore ku kam mësuar pianon, flautin dhe instrumentet që janë frymore. Ky është profili im si muzikant, luaj me shumë instrumente. Disa vite më parë më parë zbulova botën e mrekullueshme të disa prej instrumentev të vjetra popullore që janë ato të perkusionit dhe të frymës. E, ju afër 15 instrumente i paskeni marrë me vete për të bërë koncertin. Sa instrumente zotëroni në të vërtete?

Në foto: Disa nga instrumentet folklorike që zotëron Gramshi i Riu

-Shumë instrumente, në të vërtetë nuk di një numër të saktë. Është vështirë t'i numërosh, sepse unë zbuloj rishtas të reja dhe kështu mund të them luaj me shumë instrumente si me frymë dhe me perskursion. Është e vërtetë që ju mund të arrini t'u bini edhe 50 instrumenteve, siç kemi dëgjuar? -Është e vërtetë. Nuk i numëroj dot saktë, por besoj se janë 40-50 instrumente gjithsej që di t'i përdor.

Babai juaj Xhuliano Gramshi, ishte i biri i filozofit hde politikanit të njohur Antonio Gramshi. Kujtimet tuaja na interesojnë shumë ne shqiptarëve. Gjyshi juaj në Shqipëri është shumë i njohur. Një batalion partizan mbante emrin e tij? -Ah, ju prisni që t'ju sjellë shumë kujtime nga ato të familjes, por do t'ju them një të vërtetë, që për arsye të ndryshme të fatit të familjes dhe kohës më kanë mbetur pak kujtime. Familja ime kishte mbetur në Rusi gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe gjyshi meqë ishte i burgosur nga Musolini kishte pak mundësi të fliste me familjen e tij. Babai im ishte në barkun e nënës së tij (gjyshes sime) kur ne mbetën në Rusi, ndërsa gjyshi ishte i burgosur. Ajo komunikonte vetëm me letra. Kështu informacionet më të mëdha mbi jetën dhe veprimtarinë e gjyshit i mora kur u rrita duke lexuar librat.

nstituti Mesdhetar MEME i drejtuar nga Mario Brunetti; Shoqata e albanologëve "Lisi i Arbërit" me president Alfred Uçin, në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, organizuan konferencën "Dy Rilindjet", kushtuar 150- vjetorit të Unitetit të Italisë dhe 100- vjetorit të pavarësisë shqiptare. Organizatorët në kuadër të këtij bashkëpunimi sollën në Shqipëri Antonio Grashmin të Riun, i cili falë mjeshtërisë së tij për të luajtur me dhjetëra instrumentet ha një koncert me muzikë instrumentale në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Koncerti qe një surprizë e jashtëzakonshme për të pranishmit. Koleksioni i instrumenteve dhe loja e tij në to, janë një kapitull tjetër i ndritur në historinë e familjes Gramshi.

tepër vëmendjen ka qenë vullneti i gjyshit tim që si një person i mbyllur brenda burgut, ai ende vepronte, ndihej i gjallë.

Çfarë thoshin librat? -Është një libër me biografi i shkruar nga Giuseppe Fiori një studiues i madh ku ka bërë shumë komente për figurën e Gramshit dhe luftës. Kjo është biografia më e njohur në botë, ku jo vetëm unë por të gjithë janë informuar për jetën e gjyshit tim.

Po babai juaj e kujtonte Antonion? -Ju thashë që babai im ishte në barkun e nënës, kur gjyshin tim e futën në burg. Babai im me të atin e vet, nuk janë parë asnjëherë ballë për ballë, shumicën e njoftimeve dhe kujtimeve e kemi nga letra që ata kanë vijuar me njëri-tjetrin, kur gjyshja një grua shumë e re, priste ardhjen në jetë të babait tim. Antonio jetonte brenda hekurave të burgut.

U befasuat me ato që lexuat në libra? Po. Ajo që më ka tërhequr më

Ju keni trashëguar emrin. Cila është jeta e Antonio Gramshit të Riut?

-Unë nuk jam politikan. Jam një muzikant dhe jap mësime muzike në Moskë, atje ku jetoj. Pasioni im është muika dhe instrumentet e larmishme muzikore. Sigurisht kam lindur në një mjedis muzikor. Nëna ime ishte muzikante e mirë. Muzikën e keni të trashëguar në familje?...... -Po Po... Por kam studiuar më tej. Sa e keni njohur traditën muzikore shqiptare? -Jo aq shumë. Mësova kur kam filluar të studiojë muzikën ballkanike. Shumë më herët nuk kisha si ta njihja muzikën shqiptare, sepse gjyshërit e mi kanë ikur nga trojet arbëreshe në Itali prej një shekulli. Me arbëreshët kanë jetuar vetëm stërgjyshërit e mi. Kështu që në kujtesën time më tepër janë ruajtur foto, vende, tregime familjare sesa tradita muzikore. Por megjithatë gjithmonë e pohonim origjinën shqiptare. Kështu lidhja me muzikën shqiptare erdhi më vonë. Unë vura re se ritmi i muzikës ballkanike është tek, një mënyrë e veçantë dhe ky studim më afroi edhe me muzikën shqiptare. Sa ditë keni në Shqipëri? -Katër ditë. Çfarë menduat kur iu thanë se do të vinit në Shqipëri? -S'kam pasur ndonjë imazh të veçantë për Shqipërinë, kam pasur disa fotografi të nënës sime, e cila në vite '50 ka ardhur në Shqipëri për të dhënë mësime muzike, leksione, etj. Ishte koha e miqësisë së madhe me Rusinë. Nëna juaj është arbëreshe? -Jo. Është ruse. Por kur u prishën marrëdhëniet me Shqipërinë ajo u detyrua të kthehet në atdhe. Si janë njohur prindërit tuaj? -Është një koincidencë vërtet e jashtëzakonshme, sepse në vitet '50 më Moskë, i vetmi shqiptar duhet të ketë qenë babai im. Mamaja ime u mërzit që e larguan nga Shqipëria. Meqë kishte punuar në Shqipëri, ajo kishte krijuar një mendim shumë të mirë për shqiptarët. Takimi me babanë tim ishte një koincidencë disi misterioze. Kur ajo sapo u kthye nga Shqipëria në Rusi dhe jetonte me kujtimet e saj atje, njohu këtë person dhe e pëlqeu menjëherë. Në fillim nuk e dinte që ishte me origjinë shqiptare. Kur e mësoi, mbeti shumë e impresionuar dhe në familjen tonë ajo vazhdoi ta ruante dashurinë për shqiptarët dhe Shqipërinë.


ZBULOHEN 9 LETRA KU U JEPET PERGJIGJE SHUME TE P ANJOHURA VE RRETH POETIT PANJOHURA ANJOHURAVE

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:30

E diel, 29 korrik 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

NDRE MJEDA NE KUKEL

Dokumentet e reja që zbardhin enigmat e një prifti Mentor QUKU

Në foto: Ndre Mjeda dhe 5 faksimile nga dokumentat e zbulara së fundmi

J

emi në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe më 1 gusht 2012, në Kukel (Bushat-Shkoder) organizohet veprimtaria “Në kujtim të Mjedës”; Në kuadrin e këtij aktiviteti që tashmë është bërë mbarëkombëtar dhe i përvitshëm, ka kohë që po bëhen përgatitje serioze: po punohet me ritme të kënaqshme për ngritjen e qendrës muzeale “Ndre Mjeda” në Kukel, atje ku rilindësi ynë i shquar, jetoi, punoi dhe krijoi për tre dhjetëvjeçarë me radhë. Punë e madhe dhe e kualifikuar po bëhet për restaurimin e Kishës së Shën Shtjefnit, për ringritjen e muzeut të Mjedës, për ngritjen e shtatores në bronz të poetit, si edhe për sistemimin e mjedisit rretheqark qendrës muzeale. Ndërkohë po vazhdojnë studimet rreth kësaj periudhe të rëndësishme të jetës së Mjedës,

periudhë e ngarkuar me projekte që lidhen me misionin të tij, për një rilindje kombëtare. Duke u kthyer në atdhe, Mjeda, mori përsipër të sillte aty kulturën dhe qytërimin perëndimor, megjithëse nuk u kursye ta denonconte Europën për padrejtësitë që u bëri shqiptarëve gjatë një shekulli. E gjithë historia e kthimit të Mjedës në atdhe dhe e vendosjes në disa fshatra të humbura të Veriut, duke filluar me Vig të Mirditës e më vonë në Nënshat, Kodhel, Dajç, Grash të Zadrimës, e thënë shkurt, e tërë kjo odise, e denjë për një film serial, përfundoi me vendosjen e tij si famullitar në Kukel. Është një periudhë që studiuesit e Mjedës, ose e kanë anashkaluar, ose i kanë qëndruara në sipërfaqe. Kjo ka ndodhur sepse nuk janë ndërmarrë kërkime në arkiva e muzeume, edhe për shkak të metodave të rutinës zyrtare të kohës. Ka ekzistuar edhe... vijon në faqen 16-19 ○

Vdekja e Marko Boçarit e paraqitur në art

N

ë një vitrinë të thjeshtë të Muzeut Historik Kombëtar të Athinës është ekspozuar një kuti e vogël, brenda së cilës është një rrobë e bardhë dhe një plumb pushke i rrumbullakët si sa«me, nga ata të përdorur në shekujt e kaluar. Me këtë plumb është vrarë Marko Bo«ari, suliot, shqiptar si ne. Kjo ndodhi në betejën e Karpenisit, sipas Koli Xoxes, natën e njëzet e një gushtit të vitit njëmijë e tetëqint e njëzete e tre. Hero i revolucionit grek, një nga herojtë më të shquar të asaj lufte, nga më të përmendurit në Greqi, nga më të njo-

Thellë në mua më mbyt diç e pathënë…

Objeket personale në Muzeun Historik Kombëtar të Athinës dhe tre tablo me data të ndryshme vdekjeje, përballje faktesh mbi një personazh shumë të njohur të historisë Frederik Stamati

Shkoi poeti i madh dhe zani i poezisë shqiptare jashtë, Ali Podrimja. Në vitet e 90-ta, poezia e Podrimjes damkoste dhunën dhe zullumet e llahtarshme të policisë, ushtrisë dhe politikës serbe...

hurit, nga më të nderuarit. Ai u vra nga një ushtar shqiptar i Mehmet Pashë Bushatlliut, sepse luftonte kundër Perandorisë otomane, asaj perandorie që kishte robëruar edhe atë shqiptar. Të dy qëndrojnë pranë e pranë në histori, njëri hero përjetë, tjetri mjeran po përjetë! Në se luftoi për «lirimin e Greqisë, Marko Bo«ari është po aq i lavdishëm për ne. Krenaria jonë legjitimohet nga gjaku bujar i derdhur për «lirim. ªlirimi i Greqisë, dobësimi i Perandorisë otomane, a nuk ishte edhe ky një afrim i «lirimit tonë kombëtar? Një plumb që i dha vdekjen një heroi, i ekspozuar në një muze! Gjë e rrallë për të gjithë botën! Lavdija dhe vdekja... ○

faqe 20 ○

Hans-Joachim Lanksch

A

Veshja e të varfërve të Shën Palit e një aventurë në Shën Kostandin Prodhimi i veshjeve nga gjineshtra një traditë e hershme në banorët e Shën Palit...Këtë herë bashkë me këtë rrëfim edhe nj ë aktivitet në një Shën Kostandin, një projekt i quajtur “Parku i Aventurës” së Shën Kostandinit ○

faqe 22 ○

li Podrimja i mbijetoi të gjithë – Fahredin Gungën, Beqir Musliun, Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn, Enver Gjerqekun, Din Mehmetin, Teki Dervishin… Tash dha shpirt edhe i fundit i klasikëve të poezisë moderne shqipe të Kosovës. Në fillim, në moshën rinore, Aliu i këndonte me entuziazëm – si dhe kolegët e tij – “Metohisë”: “Metohija – vendlindje e artë” etj. Mirëpo, ai u emancipue shpejt prej kësaj vendlindje të arte në prehrin e Serbisë resp. Jugosllavisë dhe zuni me i këndue Kosovës. Ali Podrimja u ba zani ma i njohun dhe ma i popullarizuem poetik i

Kosovës. Njikohësisht, në fushën e poezisë ai u ba seç u ba Ismail Kadare në fushën e prozës: ma i përkthyemi. Suksesin e jashtëzakonshëm dhe respektin e madh në botën e jashtme e fitoi falë nji poetike të cilën e karakterizoi me nji fjali të thjeshtë: “Të shpreh sa më shumë me sa më pak fjalë”. Poetikën e ekonomisë së skajshme të fjalëve e gjeti të sendërtueme në mënyrë ideale në thesarin e traditave të lashta gojore. Ashtu si dhe para tij poeti rumun serbishtshkrues, Vasko Popa, Ali Podrimja u mbështet mbi teksturën e dendësueme të trajtave të shkurta të folklorit. Mbi shtratin kishte nji raft librash ku mbante dhe vëllime kashelashash... ○

faqe 21 ○


16 SPECIALE SH SH..com

www.shqiptarja.com

75

RILINDASI

E diel, 29 korrik 2012

VJETORI

SUPLEMENT JAVOR I

I VDEKJES

NDRE MJEDA NE KUKEL Dokumentet që zbardhin enigmat e një prifti

Mentor QUKU

vijon nga faqja 15 ...një farë ndrojtjeje për t’iu qasur në brendësi kësaj periudhe biografike të Mjedës. Sot shtrohen disa pyetje që kërkojnë përgjigje shkencore në këtë drejtim: 1. Pse Mjeda, pavarësisht se u shkëput nga shoqëria e Jezuitëve, e ruajti pektun e priftit? 2. Cila është arsyeja që Mjeda preferoi detyra të thjeshta si famullitar apo administrator në fshatra të humbura, ku me vite e vite nuk shkonte asnjë prift (Vig, Kukel, Mnelë, Kodhel, Grash)? 3. Megjithëse kleriku më i kulturuar dhe më i përgatitur i kohës, Mjeda nuk pranoi poste të larta por bëri detyra të dyta, si sekretar apo ndihmës famullitar në Nënshat, si mësues në Dajç të Zadrimës, etj. 4. Pse refuzoi postin e ipeshkvit të Sapës, i mbetur bosh nga dorëheqja e Atë Joakim Serreqit (në vitin 1900)? 5. Pse Mjeda, për pesë vite me radhë, nuk pranoi të bënte betimin kishtar? Kjo gjë ndodhi mbasi Abati Doçi e nxori nga Abacia e Mirditës (15 mars 1902), mbasi Emzot Serreqi e përjashtoi nga Grashi (15 shkurt 1906) e deri sa bëri betimin për të shërbyer në famullinë e Kuklit (4 shkurt 1907). E thënë me një penelatë, kryesorja është sepse Mjeda tentoi për të qenë sa më i lirë për të realizuar projektet e tij: kulturore, sociale, letrare, gjuhësore, artistike, arsimore, me përmasa kombëtare. Këtu më poshtë, po parashtrojmë vështrimin tonë mbështetur në dokumente dhe argumente rreth kësaj periudhe të jetës së poetit. Është e vërtetë se Mjeda e ruajti petkun e priftit për shkak të devovionit që kishte për këtë detyrë, por njëkohësisht duhet thënë se ai ushqeu një dashuri të zjarrtë për atdheun e tij, duke derdhur energjitë e tij titanike në drejtim të një rilindjeje të vërtetë kombëtare. Objekti i këtij studimi është çasti shumë përcaktues, ai i kalimit të tij nga famullia e Grashit (dioqeza e Sapës) në famullinë e Kuklit (Arqidioqeza e Shkodrës). Kur dhe pse ndodhi kjo lëvizje e detyruar? Kemi të bëjmë me një rast unikal dhe shumë domethënës në ecurinë e jetës së Dom Ndreut: Më 29 tetor 1905, Emzot Jak Serreqi erdhi në krye të dioqezës së Sapës dhe gjënë e parë që bëri vendosi të disiplinonte dom Ndre Mjedën, i cili në atë kohë shërbente si administrator i Grashit, pra ishte edhe vartës i tij. Këtu rindizet beteja për alfabetin në mes të dy drejtuesve të shoqërive Agimi (Mjedës) dhe Bashkimi (Serreqi). Më shpejt se sa mendohej, po vërtetoheshin parashikimet dhe frika për prishje të mundshme të ekuilibrave, me rastin që Vjena vendosi për shtypjen e teksteve shkollore me alfabetin e Mjedës. Nga njera anë janë vëllezërit Mjeda dhe në anën tjetër, Doçi-Serreqi. Dom Ndre Mjeda rifutet në vorbullën e historive që përsëriten. Rishfaqet historia e rebelit që dëbohet herë pas here, e kryengritësit të lindur që nuk i nënshtrohej disiplinës, e njeriut që thyente kanunet dhe kornizat dhe që kishte guximin të kundërshtonte eprorët. Ai qe avanguardist në idetë dhe planet e tij,

Pse Mjeda, pavarësisht se u shkëput nga shoqëria e Jezuitëve, e ruajti pektun e priftit? Pse ai preferoi detyra të thjeshta si famullitar apo administrator në fshatra të humbura, ku me vite e vite nuk shkonte asnjë prift (V ig, Kukel, Mnelë, Kodhel, Grash)? (Vig,

Veprimtari Me 1 gusht mbahen në Kukël, një varg aktivitetesh me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së Mjedës dhe 100-vjetorin e Pavarësisë. Përurohet Kisha e Shën Shtjefnit e rindërtuar dhe e kthyer në identitet, shtatorja e Mjedës e derdhur në bronx, ndahet çmimi vjetor për studimet e krijimet artistike ”Ndre Mjeda”, hapen ekspozita, panaire libri, veshjesh karakteristike, e prodhimesh vendit, përurohet Muzeu dhe Qendra Muzeologjike “Ndre Mjeda”,etj….

Në foto: Portreti klasik i Mjedës, 1922

njeriu, që shekulli i vet nuk e kuptoi, talenti gjenial me energji të papërballueshme. Pak retrospektivë: Mbasi doli nga Shoqëria e jezuitëve -1899, Mjeda u kthye në Shkodër për të drejtuar shoqërinë Bashkimi, dhe njëkohësisht, famullinë e Vigut. Por u prish menjëherë me Abatin për problemin e alfabetit, doli nga shoqëria Bashkimi dhe mori pjesë në kryengritjen antiosmane, gjë që u bë shkak për ta larguar edhe nga

abacia. U vendos në Nënshat në selinë dhe nën mbrojtjen e të vëllait të tij dhe pa bërë betimin që e lidhte me dioqezën e Sapës, bëri detyra të dyta, si sekretar, mësues, administrator, ndihmës famullitar, negociator, etj. Tani, me ardhjen në krye të dioqezës së Sapës, të Emzot Jakë Serreqit nuk i bindet përsëri eprorit të ri. E largojnë nga famullia e Grashit, megjithëse mblidhen gjashtë fshatara të Zadrimës dhe i kërkojnë Vatikanit që ta lënë Dom

Ndreun në mesin e tyre. Më tej bëhet një zgjidhje kompromisi: mjeda përfundon aty pranë, tej lumit Drin, në Kukel. Tani Këtu sqarojnë me dokumente dhe argument krejtësisht të reja kalimin e Mjedës në famullinë e Kuklit: Më 14 dhjetor 1905 Emzot Serreqi ankohet se Mjeda nuk i bindet urdhërave të tij. Me 8 shkurt 1906 bëhet mbledhja vjetore e zakonshme, për sinodin, (emrimet e lëvizjet e priftërinjëve të dioqezës), ku Ndre Mjeda shkarkohet nga detyra e famullitarit të Grashit. Më 15 shkurt 1906 u përjashtua, prej dioqezës së Sapës nga Serreqi. Zyrtarisht, sipas radhës kronologjike të famullitarëve të Grashit (Kumbona e së Diellës, v. 3, nr. 4, Shkodër, prill 1940, fq. 61), Ndre Mjeda shërben në famullinë e Grashit deri më 18 shkurt 1906. Mjeda vendoset në Kukel një tremujor me provë më 24 shkurt 1906, kohë kur Guerini lëshon dekretin që pranon Dom Ndre Mjedën për tre muaj provë “dhe nëse s’do të ketë më asnjë pengesë mund të vazhdojë edhe më gjatë.” (AQSH, fondi Ndre Mjeda, dok. Nr. 21775). Më 1 mars 1906 Guerini njofton Prefektin e Propaganda Fides Gotti, se “ka pranuar Mjedën në një famulli të vogël, për tre muaj provë.”(APF, Romë, Rubrica 109/ viti 1907, fq. 392, Indica-Rubrica, nr. 11, viti 1907, vol. 400, N.S.). Më 28 mars 1906 kemi përgjigjen zyrtare të Vatikanit, i cili është dakort me zgjidhjen e Guerinit për ta pranuar Mjedën për provë në një tremujor në famullinë e Kuklit. (APF, Romë, Rubrica 109/ viti 1907, fq. 499, Indica-Rubrica, nr. 11, viti 1907, vol. 400, N.S., nr. prot.70673). Propaganda


SPECIALE 17 SH SH..com

RILINDASI

E diel, 29 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

www.shqiptarja.com

Megjithëse kleriku më i kulturuar dhe më i përgatitur i kohës, Mjeda nuk pranoi poste të larta por bëri detyra të dyta, si sekretar apo ndihmës famullitar në Nënshat, si mësues në Dajç të Zadrimës, etj. Pse refuzoi postin e ipeshkvit të Sapës, i mbetur bosh nga dorëheqja e Atë Joakim Serreqit (në vitin 1900)? ka formuluar qëndrimin e saj lidhur me precedentin e Sapës. Mjeda i është mbështetur arqidioqezës së Shkodrës. Më në fund çdo gjë rregullohet sipas planeve të Mjedës për të qenë nën mbrojtjen e të vëllait. Gjënë e parë që bën Ndre Mjeda sapo shkel në Kukel është nisja e ndërtimit të shtëpisë famullitare. Arsyet dhe motivet për një angazhim të tillë i zbulojmë nga një letër autografe e tij: Kukli ishte, në atë kohë, fshat i mjerë, famullia ishte shumë e varfër, ndërsa kisha dhe shtëpia famullitare ishin në gjendje te vajtueshme. Qela ishte një shtëpi e vjetër fshatarësh, e konsumuar prej kohësh, me shumë lageshtirë prej se ishte në bri te malit, ofronte një strehim të keq për priftin. Vendi ishte jo i shëndetshëm. Restaurimi ishte i pashpresë, prandaj Mjeda vendosi të ndërtojë një të re. Kjo do t’i siguronte komoditetin e nevojshëm cilitdo famullitar, i cili nuk do të kishte mundësi të nxirrte pretekstin për të refuzuar të qëndronte në këtë vend. Me takt Mjeda thotë se priftat nuk kishin mundësi të vërenin nevojat dhe rëndësinë që kishte rezidenca, gjë për të cilën edhe populli nuk kishte dijeni. Më tej Mjeda ankohet se mjetet për ndërtimin e shtëpisë famullitare jane te pamjaftueshme, vështirësitë e vendit, ku po ndërtohet e reja kërkojnë shpenzime më të mëdha. Perveç borxheve shumë të mëdha, kërkohen edhe para të tjera për të përfunduar ndërtesën e shtëpisë famullitare, e cila ka kohë që ka filluar se ngrituri në këmbë. Që këtej del se Mjeda, mbasi kaloi me sukses provën tremujore, duhet të jetë vendosur me vullnetin dhe dëshirën e vet, përfundimisht në Kukel. Është krejtësisht e gabuar që të vajtja e Mjedës në Kukel të interpretohet si një dënim. Mjeda duhet të ketë filluar për të ndërtuar shtëpinë e re famullitare andej nga qershori 1906. Kjo gjë e detyroi Mjedën që t’i drejtohet shoqërisë bamirëse “Lepoldina” në Vjenë për të kërkuar ndihma për të përfunduar shtëpinë e filluar. Në letrën e dërguar më 27 nëntor 1906 ekziston shprehja: “Pikërisht për këtë, përveç borxheve shumë të rënda që jam detyruar të bëj deri këtu, kërkohen edhe më shumë për të arritë tek kryerja e veprës së filluar”. Fondacioni Leopoldina për perandorinë AH ishte nji shoqëri misionare, e cila mblidhte mjete të ndryshme dhe të holla për kishen katolike në Amerikën e Veriut. Ky fondacion u krijua më 13 maj 1829 në Vjenë, me inisiativën e misionarit nga Hanoveri Fridrich Reese, i cili ma vonë u bë ipeshkëv i Detroitit. Ky fondacion mori emrin e Leopoldinës e cila ishte një nga vajzat e Kaiserit Franz Jozef I dhe ishte mbretëresha e Brazilit. Ajo u martue me 1817 me Dom Pietro prej familjes mbretërore të Portugalisë. Leopoldina ishte shumë aktive per mbledhjen dhe dhurimin e fondeve. Ky fondacion funksionoi në periudhën 1831 – 1914. Kjo shoqëri ndihmoi misionin katolik në Amerikë duke ndërtuar atje mbi 400 kisha. (Arkivi i Arkidioqezës së Vienës, Fondi i Shoqërisë Leopoldina, Dosja Albania.) Por Mjeda i ka kërkuar ndihma edhe Guerinit, Lazër Mjedës, Ministrisë së Kultit, konsullit të përgjithshëem në Shkodër, Kralit, etj. Ai ka qenë edhe në Vjenë ku, përveç problemeve të al-

1 Në foto: Dy letra të 9 prill 1907 dhe 21 maj 1908

2

fabetit, ka biseduar me personalitete edhe për ndihmat për të mbuluar shpenzimet për ndërtimin e Rezidencës dhe Kishës së Kuklit. Por për të qëndruar në Kukel, Mjeda duhet të bëjë betim të ri, analog me atë që i është kërkuar katër vite më parë për shërbimet në dioqezën e Sapës dhe që ai nuk e kishte bërë. Kësaj radhe ndryshojnë gjërat dhe Mjeda pranon të bëjë betimin që e lidhte me shërbimin e tij në arqidioqezën e Shkodrës, si famullitar i Kuklit. Origjinalin autograf të betimit të Mjedës, në latinisht, bërë më 4 shkurt 1907 e kemi publikuar në Mjeda 3 (libri i dytë), Tiranë, 2008, fq. 462. Që Mjeda e kishte ngritur pothuaj plotësisht rezidencën e re në Kukel brenda vitit 1907, e vërtetojnë nëntë dokumente, të cilat po i paraqesim të transkriptuara. Në këto dokumente, kryesisht autografe, të Dom Ndre Mjedës, mësojmë shumë gjëra të panjohura deri tani lidhur me motivet që e shtynë poetin tonë të preferojë famullinë e Kuklit, për radhën e veprimeve në ndërtimin e rezidencës, për mjetet që u përdorën, etj. 1.Letër autografe e Ndre Mjedës, Kukel, 27 nentor 1906: “E Nderuara Drejtori, Kukli, një prej fshatrave më të mjera të Arqidioqezit dhe një prej famullive më të varfëra, e ka kishën dhe shtëpinë famullitare në një gjendje shumë të vajtueshme. Shtëpia famullitare (një shtëpi e vjetër fshatarësh), përveçse është gati e konsumuar prej kohësh ofron një strehim të keq për priftin për arsye të lagështirës së malit, bri të cilit qëndron. Për këtë arsye ndodhte që priftërinjtë kushtuar kujdesit të këtyre shpirtrave, në pjesën më të madhe, nuk kishin mundësi të vërenin nevojat që kishte rezidenca, gjë për të cilën edhe besnikët nuk kishin dijeni. Duke qenë se jam dërguar për të drejtuar këtë famulli u ballafaqova me nevojën për të përmirësuar rezidencën, nëse do të doja më të vërtetë t’i kushto-

Erë e re Mjeda, deri sa vdiq, jetoi dhe krijoi plot 31 vjet në Kukel (1906-1937). Fshati i humbur, Kukli, do të transformohej në një qendër të banuar ku punohet fort, ku kanë hyrë teknikat dhe metodat moderne të kohës, i cili brenda një kohe rekord pësoi transformime të mëdha. Me ndërtimin e rezidencës Famullitare sapo erdhi në detyrë në Kukel, Mjeda solli në praktikën kishtare në Shqipëri një erë të re.

hesha kryerjes së detyrimeve të mirëfillta. Për çdo restaurim që duhej t’i bëhej shtëpisë së vjetër ishte një punë e pashpresë; kështu që vendosa të ndërtoj një të re, që përveç pozicionit më të shëndetshëm, t’i ofronte një komoditet më të madh famullitarit në këtë vend jo të shëndetshëm, duke shmangur pretekstin e refuzimit të qëndrimit në këtë vend. Megjithatë mjetet, të cilat kanë Ordinari dhe Famullitarët, janë të pamjaftueshme. Pastaj, në këtë rast, pasi vështirësitë e vendit kërkojnë shpenzime më

të mëdha, mjetet janë gati asgjë. Pikërisht për këtë, përveç borxheve shumë të rënda që jam detyruar të bëj deri këtu, kërkohen edhe më shumë për të arritë tek kryerja e veprës së filluar. Për këtë arsye lus me përvuajtje këtë Drejtorinë që të ketë parasysh këto vështirësi të mia të rënda, duke më bërë dhurata pa u kursyer të kësaj Shoqërie Bamirëse, ndaj së cilës i detyrohet shkëlqimi i kultit hyjnor në këtë Atdheun tonë, Shqipërinë. Të pranoni e Nderuara Drejtori shprehjet e respektit dhe të adhurimit më të thellë, me të cilin shfaqet para Drejtorisë së Nderuar, Kukli, 27 nentor 1906, Shërbëtor i devotshëm Andrea Miedia, Famullitar i Kuklit.” (E zbuloi në A.Vjenës Pjetër Logoreci. Shqipëroi Nexhmi Bushati, të cilët i falënderoj nga zemra) 2. Ekspertizë e Kons. Përgjith. August Kral, Shkodër, 4 dhjetor 1906: “Nr.795/ 2, “Famullia e Kuklit, më e varfëra dhe më e vogla famulli shekullare e Shkodrës, ka qenë prej shumë vitesh një kësollë e mjeruar e fshatarëve të këtij vendi. Ajo nuk i ka dhënë priftit as rehat, as shëndet të mirë, për shkak të vendndodhjes së sajë. Famullia gjëndet në rrëzë të malit te Kakarriqit, një mal shkëmbor, i shkretë, që ngrihet thik mbi fushën e Drinit, ku një shi me rrëbesh të paparë zbret nga mali. Famullia i ekspozohet drejtpërdrejt kësaj klime. Personi që ka bërë kërkesën, ka filluar që prej vitit të shkuar ndërtesën e një residence famullitare të re, ndërtesë me një kat, në një vend më të përshtatshëm dhe më të mirë për shëndetin. Pjesën e ndertimit të kryer deri tani (karabina e ndërtesës), ai e ka realizuar me ofrimet e dashamirësve dhe ndihmën e fshatarëve. Per çastin, i mungojnë të ardhurat për vazhdimin e punimeve. Ai nuk mund të mbështetet më në ndihmën e popullatës së këtij fshati të varfër me 300 banorë. Banorët janë tepër të varfër, për shkak të përmbytjeve të përsëritura të shkaktuara nga Drini që kanë shkatërruar çdo gjë, edhe ndërtesën famullitare të vjetër. Meqenëse, Shkeqesija e tij, Arqipeshkvi i Shkodrës, nuk ka mundësitë e duhura për promovimin e ndërtimit të rezidencës Famullitare të Kuklit, mendoj se Konsullata e Përgjithshme e AustroHungarisë nuk mund të refuzojë një kërkesë për dhurimin e 400 koronave. Kërkesa mund të konsiderohet plotësisht e drejtë. Në Konsullatën e Perandorisë Austro-Hungareze në Shkodër, më 4 dhjetor 1906, nga Konsulli...

vijon në faqen 18


18 SPECIALE SH SH..com

www.shqiptarja.com

75

VJETORI

RILINDASI

E diel, 29 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

I VDEKJES

Pse Mjeda preferoi famullinë e Kuklit vijon nga faqja 17 ...i pergjithshëm. Kral” (E zbuloi në AVjenës Pjetër Logoreci. Shqipëruan Nevila dhe Lothar Springer, të cilët i falënderojmë). 3. Kuitancë autografe e Ndre Mjedës, Shkodër, 19 prill 1907: “ Unë i nënshkruari deklaroj se kam marrë prej Konsullit të Përgjithshëm të A-H, në Shkodër, 300 korona, me mirësjellje prej Drejtorisë Qëndrore të Shoqërisë “Leopoldina”, në Vienë, për ndërtimin e Shtëpisë Famullitare në Kukli, Shkodër, më 19 prill 1907, Me besim D. Andrea Miedia, Famullitar në Kukli”. (Autografe e N. Mjedës; Arkivi i Shtetit Vienë, E zbuloi Pjetër Logoreci); 4. Letër autografe e Ndre Mjedës, Kukel, 5 tetor 1907:”E Nderuara Drejtori, Duke u gjetur në vështirësi më të mëdha, marr guximin të drejtoj më lart këtë lutje ndaj Shoqërisë Bamirëse të nderuar. Sikurse e kemi paraqitur vitin e kaluar, pasi kam ardhë në këtë Famulli mjerane të Kuklit, gjeta gati të pabanueshme shtëpinë famullitare kështu ju vura punës që të ndërtoja një tjetër në një pozicion më higjenik; ndonëse nuk është mbaruar krejt (sepse duheshin për këtë edhe 1000 korona të tjera), kati i sipërm dhe gjysma e fasadës është përfunduar. Për këtë arsye, për largësinë e transportimit dhe për vështirësitë e vendit kam qenë i detyruar të shpenzoj më shumë se tetëmijë franga. Për këtë punë kam futë këtu gjithë atë që mund të hiqja prej jetesës sime edhe atë që kam ruajt më parë nga bujaria e bamirësve; por megjithëkëtë më mbeten edhe tremijë korona borxh që më trokasin në derë çdo ditë dhe që nuk kam mundësi t’u përgjigjem. Për të thatësirën e madhe të këtij viti nuk mund të nxjerr shpenzimet e bëra për mbjelljet; ka edhe një vdekshmëri në gjënë e gjallë, jam gjetë në pamundësi të punimeve të tokës në këtë vjeshtë dhe në pranverën që do të vijë. I drejtohem, ndërkaq dhimbshurisë bujare të asaj Shoqërie Bamirëse të Nderuar; ndaj së cilës aq shumë i detyrohet rritja e shkëlqimit të Kultit të shejtë në Shqipëri, me qëllim që të marrin në konsideratë këto vështirësi të miat dhe të dal prej këtyre borxheve, si rrjedhojë e këtyre ndërtimeve. Të pranoni e Nderuara Drejtori shprehjet e respektit dhe të adhurimit më të thellë, me të cilin shfaqet para Drejtorisë së Nderuar, Kukli, 5 tetor 1907, Shërbëtor i devotshëm Andrea Miedia, Famullitar i Kuklit.” (E zbuloi në AVjenës Pjetër Logoreci. Shqipëroi Nexhmi Bushati, të cilët i falënderoj nga zemra) 5. Letër autografe e Mjedës, Kukel, 25 tetor 1907: “I ardhur në vitin e kaluar në famullinë e Kuklit, e pata të nevojshme (si ju paraqita një herë tjetër) për të ndërtuar shtëpinë e famullisë në të cilën shpenzova mbi 8.000 franga. Dokumentet e paraqitura së Nderuarës Ministri, mund të sqarojnë si janë shpenzuar këto para. Megjithatë kam një humbje 3.000 korona. Përunjësisht ju drejtoj këtë lutje të nderuarit dikaster; duke iu lutur ngrohtësisht për të denjuar të më hiqni këto humbje. Dom Andrea Miedia, famullitar i Kuklit, Kukel, 25 tetor 1907”. 6. Ekspertizë e Kons. Përgjith. August

Dokumente dhe argument krejtësisht të reja mbi kalimin e Mjedës në famullinë e Kuklit. Pse Emzot Serreqi ankohet më 14 dhjetor 1905 se Mjeda nuk i bindet urdhërave të tij….

Në foto: Ekspertizë e Konsullit të Përgjithshëm August Kral, Shkodër, 12 dhjetor 1907

Kral, Shkodër, 12 dhjetor 1907: “Bashkëngjitje për raportin Shkodër, 1907, Nr 141, Ekspertizë, Famullija e Kuklit, është një ndër më të varfërat në dioqezën e Shkodrës, me një klimë shumë të papërshtatshme për shëndetin. Kjo shpjegon gjendjen tmerrsisht të mjeruar të famullisë së vjetër të këtij fshati. Kushte të tilla, e bëjnë shumë të vështirë të gjëndet një prift që mund të qëndrojë atje. Ato të gjithë janë të detyruar të largohen për shkak të sëmundjeve, kryesisht malarjes. Prifti që gjëndet atje aktualisht, Don Andrea Mjeda, është i pari që po reziston për dy vite, me kurajo dhe me vetëmohim. Ai ka filluar të punojë për përmirësimin e kushteve të jetesës. Etapa e parë ka qenë që të zhvendosë ndërtesën e vjetër famullitare, që është

Kukli i famshëm Prej Mjedës, Kukli u kthye në vend peligrinazhi. Aty vijnë për të takuar këtë njeri të ditur, paksa të çuditshëm, anekënd, dijetarë, njerëz të pushtetshëm e të shquar. Kukli është kryefjala, kur duhej folur apo shkruar për njërin nga punëtorët më të shquar të Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjedën

një stallë, në një ndërtesë të re, të pastër e më të shëndetshme. Kjo është bërë e mundur nga mbështetja e një grupi donatorësh të një klubi të nderuar, 200 korona, në vitin 1907. Kjo ndërtesë nuk është përfunduar, por ajo është tashmë një vend më i këndshëm, përsëri tepër modest. Eshte një ndërtesë me hapësirë më të madhe, në të cilën asnjë nga priftërijtë e ardhshëm nuk do të refuzonte të punonte. Don Andrea Mjeda, ka bërë një shërbim të madh me këtë ndërtesë dhe kjo jo vetëm për komunën por edhe për kishën. Kjo meriton një mirënjohje të gjithanshme. Si njeri që ka një formim europian dhe që nuk i mungon ndjeshmëria për estetikë në ndërtim, dëshira dhe qellimi i tij ka qenë të ndërtohet diçka në stilin europian. Kjo në mënyrë indirekte, mund të konsiderohet si shembull me efekt të mirë në edukimin kulturor të popullit. Don Andrea i përket asaj pakice priftërinjsh shqiptarë që bëjnë studime dhe kërkime mbi letërsinë dhe që kanë një akivitet shkencor. Kjo shpjegon faktin që ai dëshiron që ne ta konsiderojmë këtë ndërtesë të re edhe në shërbim të aktivitetit të tij intelektual. Dhe gjithnjë, në kuadrin e një aktiviteti intelektual, duhet thënë se ndërtesa e vjetër është një vend krejtësisht i papërshtatshëm edhe për fshatarët. Me ndih-

mën plot vlerë të disa miqëve dhe të vëllait të tij, prifti i lartëpërmendur, që me duart e tij ka punuar pa u lodhur në këtë ndërtesë, ka arritur të ndërtohet në linja të përgjithshme ndërtesa, por mungojnë të ardhurat për ta vazhduar dhe për të përmbushur angazhimin material që është i domosdoshëm. Prandaj, guxoj të ju kërkoj të pranoni donacionin e një shume minimale prej 1800 koronash për Don Andrea Mjedën për të cilin ju bëj një rekomandim plot përzemërsi. Mbështetja e këtij prifti, në këtë mënyrë, do t’i shërbejë interesit katolik të lokalitetit dhe zhvillimit letrar të klergut shqiptar, si dhe të banorëve të kësaj komune që ne e ndjekim me simpati. Don Andrea zhvillon aktivitetin e tij letrar dhe fetar të bekuar dhe kjo ka vlera edhe në fushën e agrikulturës. Nga konsullata AustroHungareze ne Shkodër, 12 dhjetor 1907, Konsulli i pergjithshëm.” (E zbuloi në AVjenës Pjetër Logoreci. Shqipëruan Nevila dhe Lothar Springer, të cilët i falënder nga zemra) 7. Kuitancë autografe e Ndre Mjedës, Shkodër, 19 prill 1907 .” Për shumën e 500 korona, të cilat i nënshkruari deklaron se i ka marrë nga Fondacioni “Leopoldina” në Vienë, përmes


SPECIALE 19 SH SH..com

RILINDASI

E diel, 29 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

Në foto: Letër autografe e Ndre Mjedës, Kukel, 27 nentor 1906

të Konsullit të Përgjithshëm, e cila është një ndihmë shumë e madhe për shpenzimet për rindërtimin e shtëpisë Famullitare në Kukli, Shkodër, më 21 maj 1908, D. Andrea Miedia, Famullitar i Kuklit”. (Autografe e N. Mjedës; Arkivi i Shtetit Vienë, E zbuloi Pjetër Logoreci); Kuitanca ëhtë përgatitur nga një nëpunës i konsullatës, dhe Mjeda ka bërë me dorën e tij vetëm nënshkrimin. 8. Raport i Kralit drejtuar Vjenës, Shkodër, 30 qershor 1909: “Një meritë tjetër e Dom Ndre Mjedës qëndron në atë që në cdo vend në të cilin ai ka shkuar, e pruri famullinë në gjendje kishtare të denjë, si shembull në Vig (Mirditë), Grash (Sapa), e në fund në Kukli. Për famullinë e fudnit para tij ishte e pamundur të gjëndej një famullitar për t’u caktuar që të vendosej në një fole mushkonjash, ku s’kishte asnjë strehim të rregulltë. Dom Ndre Mjeda e transferoi shtëpinë famullitare duke e hequr nga fusha e erërave të këqija të ngordhësirave, duke e cuar në një pikë më të lartë të kodrës, ku ngriti një ndërtesë shumë të bukur që unë, megjithë ekzagjerimet që bëhen shpesh,

e quaj meritë të tij. Shtëpia e pstër e Dom Ndres formon për udhëtarin e huaj një oazë në të gjithë rrethet e Shkodrës. Pa marrë parasysh se ishte e nevojshme që të ndërtohej kjo rezidencë famullitare, për të nfritur administrimin ekonomik të leverdisshëm të famullisë, nuke quaj si të paktë këtë veprimtari të Dom Ndres e këtë shërbim të bërë në të mirën kulturore e qytetare të bashkëadhetarëve të tij. Për ndërtimin e rezidencës famullitare, i përmenduri mori ndihma të ndryshme, jo të vogla, nga Ministria, në qoftë se nuk gaboj, rreth 1500 ose 1800 korona; ashtu vëllai i tij dhe Emzot Guerini i dhanë atij ndihmesa, por jo aq sa të paksonin dhe aq borxhet që iu shtuan nga ndërtimi. Këto borxhe të krijuara nga shkaqet e përmenduara, po brengosin Dom Ndren prej kohësh dhe e kanë detyruar shumë herë të drejtohej tek unë për ndihmë. Ai bëri këtë, ndër të tjera, në lutjet e bashkëngjitura si edhe personalisht tek Ju ne Vjenë”.(AVjenës, AIHT, dosja 19/11, viti 1909, nr. 1137, letër e Kralit drejtuar Vjenës, Shkodër, më 30 qershor 1909). 9. Raport i Delegatit Apostolik, Emzot Ernesto Cozzi, 1922, fq. 251): “Famullitari i Kuklit, Dom Ndre Mjeda, kur

hyri në famulli, gjeti rreth 45 juger tokë të shpërndarë; në pak vjet arriti të grumbullonte në një vend të vetëm jo vetm kaq, por bleu edhe 55 juger tokë shumë të mirë me shpenzimet e veta edhe borxhe, sepse ishin për të mirën e Seminarit. Një çiflig i tillë prej 100 jugerësh tokë pjellore në një trup të vetëm, paraqet një vlerë të paçmuar. Shembull unik në Arbëri”. Përfundimi: Me ndërtimin e rezidencës Famullitare sapo erdhi në detyrë në Kukel, Mjeda solli në praktikën kishtare në Shqipëri një erë të re. Gjatë kohës që u mor me ndërtimin e rezidencës famullitare, Mjeda u angazhua me alfabetin. Sipas dok. të kohës, më 14 tertor 1907, Mjeda është nisur për në Prizren për çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe. AQSH, fd. 132, ds. 22, fq. 12, dorëshkrim në italisht. Boton Abetaren, Historinë Shejte, si edhe tekste të tjera shkollore. Merret seriozisht me projektin për ngritjen e një ferme bujqësore moderne në Kukel e më tej në tërë Zadrimën. Në qershor 1909 kur erdhi në Kukel, Siebertzi e gjeti shtëpinë e sapopërfunduar: “Si duhej ata t’i ndërtonin shtëpitë e tyre në mënyrë praktike, sa higjenike dhe të pastër duhej të ishin në banesë dhe stallë, edhe këtë ia tregon Dom Ndreu Zadrimorëve të tij. Ai ka ndërtuar për vete në shpat të malit një shtëpi , modeli i një shtëpie fshati, sipas planeve e projekteve të tij, me punën e duarve të tij. Edhe kjo ka efekte edukuese në këtë anë të veçuar nga bota dhe që në famullinë e Kuklit është e vetmja e konstruktuar dhe e ndërtuar nga vetë Dom Mjeda, votërloce në tërë Shqipërinë. Të më falet konstatimi, por Mjeda duhet të vlerësohet si gradëmatës për lartësinë e kulturtës shqiptare”. Po aty ai shkruan se kisha e fshatit ishte gati e rënuar dhe e varfër: “Kisha e Kuklit ishte shumë e varfër; madje shumë shumë e varfër: katër mure të rëna me boshlleqe. Ndër mure, afër lterit, grumbull disa kuadro prej vaji ordinere. Dyshemeja- e shrregullt prej dheu. Kjo ishte e tëra.” Kisha vazhdonte të ishte ajo e vjetra, deri sa ajo e reja u ndërtua nga Mjeda, si projekt dhe si vepër e duarve të tij, në vitin 1913, kur përfundoi si karabina. Ne mendojmë se Mjeda që kishte parë e kishte jetuar pranë monumenteve e veprave të artit më të shquara të botës nuk mund të pajtohej me një gjendje të tillë. Prandaj është fare e kuptueshme, që ai ta niste nga rezidenca dhe Kisha Famullitare kudo që shkoi në fshatarat e humbura të Shqiprisë së Veriut. Me vendosjen përfundimtare të Mjedës në Kukel, fillon për këtë fshat një kapitull më vete në historinë e tij: Kukli hyn në analet e historisë së Shqipërisë, duke u identifikuar me emrin emadh të Dom Ndre Mjedës. Ky fshat, të cilin deri atëherë nuk e njihte njeri, prej të cilit iknin të gjithë si prej kolerës, iknin ku sytë, këmbët, befas bëhet i famshëm dhe i lakmueshëm. Fshati bëhet menjëherë vend peligrinazhi. Aty vijnë për të takuar këtë njeri të ditur, paksa të çuditshëm, anekënd, dijetarë, njerëz të pushtetshëm e të shquar. Kukli është kryefjala, kur duhej folur apo shkruar për njërin nga punëtorët më të shquar të Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjedën. Dhe jo vetëm kaq: shpejt fshati i humbur, Kukli, do të transformohet në një qendër të banuar ku punohet fort, ku kanë hyrë teknikat dhe metodat moderne të kohës, i cili brenda një kohe

Në foto: Letër autografe e Ndre Mjedës, Kukel, 5 tetor 1907

www.shqiptarja.com

rekord pësoi transformime të mëdha. Mjeda, deri sa vdiq, jetoi dhe krijoi plot 31 vjet në Kukel (1906-1937). Vështirë të gjendet një rast tjetër analog, kur emri i një njeriu të jetë i lidhur kaq ngushtësisht me vendin ku ka jetuar. E gjithë periudha e Kuklit në jetën e Mjedës, përbën në vetvete një përpjekje titanike të mbushur me projekte të guximshme, të lidhura e të gërshetuara me tërë veprimtarinë albanologjike, apostolike, arsimore, bujqësore e shoqërore të tij. Kjo periudhë përbën një njësi biografike origjinale dhe domethënëse, për të zbuluar se kush ishte dhe cka synonte të bënte ky prift, në dukje i humbur, i një fshati pothuajse të vdekur. Ne kemi dhënë sqarime të shumta për këtë periudhë në veprën tonë Mjeda 3 (libri i dytë), Tiranë, 2008, fq. 449-510. Aty ne kemi publikuar dokumente autografe të Mjedës që provojnë se në vitin 1914, ai i ka kërkuar Konsullit të AH, Halla, një hua të madhe bankare për zmadhimin dhe modernizimin e fermës së Kuklit, në një çiflig të madh që do të shtrihej në tërë Zadrimën. Kësaj radhe kemi sjellur informacione të freskëta e të panjohura nga vetë Mjeda si edhe nga aktorë të tjerë të kohës, sipas të cilave ne u japim përgjigje disa prej pyetjeve të mësipërme, deri tani të mbetura pa përgjigje.


20 HISTORI SH SH..com

www.shqiptarja.com

F AKTE

RILINDASI

E diel, 29 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

MUZE

Frederik Stamati

N

ë një vitrinë të thjeshtë të Muzeut Historik Kombëtar të Athinës është ekspozuar një kuti e vogël, brenda së cilës është një rrobë e bardhë dhe një plumb pushke i rrumbullakët si sa«me, nga ata të përdorur në shekujt e kaluar. Me këtë plumb është vrarë Marko Bo«ari, suliot, shqiptar si ne. Kjo ndodhi në betejën e Karpenisit, sipas Koli Xoxes, natën e njëzet e një gushtit të vitit njëmijë e tetëqint e njëzete e tre. Hero i revolucionit grek, një nga herojtë më të shquar të asaj lufte, nga më të përmendurit në Greqi, nga më të njohurit, nga më të nderuarit. Ai u vra nga një ushtar shqiptar i Mehmet Pashë Bushatlliut, sepse luftonte kundër Perandorisë otomane, asaj perandorie që kishte robëruar edhe atë shqiptar. Të dy qëndrojnë pranë e pranë në histori, njëri hero përjetë, tjetri mjeran po përjetë! Në se luftoi për «lirimin e Greqisë, Marko Bo«ari është po aq i lavdishëm për ne. Krenaria jonë legjitimohet nga gjaku bujar i derdhur për «lirim. ªlirimi i Greqisë, dobësimi i Perandorisë otomane, a nuk ishte edhe ky një afrim i «lirimit tonë kombëtar? Një plumb që i dha vdekjen një heroi, i ekspozuar në një muze! Gjë e rrallë për të gjithë botën! Lavdija dhe vdekja pranë! Edhe vdekja e lartëson një trim në konceptin tonë të lavdisë. Edhe vdekja e një heroi frymëzon. Frymëzimi i vdekjes së Marko Bo«arit është edhe evropian. Në një vizitë të shpejtë në disa muzeume të Athinës arrita të fotografoj në kushtet e errësirës së sallave tre vepra arti në pikturë, që paraqesin momentin e vrasjes, apo të vdekjes së Marko Bo«arit. Nuk shquhen për cilësi, por japin idenë. Është tepër e vështirë, në mos e pamundur, që të bësh fotografi cilësore në errësirën e ekspozimit, të mbajtur në nivele të ulta për të penguar veprimin shpërbërës të dritës ndaj pigmenteve të pikturës. Ndërsa fotografitë për botime të posa«me realizohen në studio. Tre veprat e artit janë: 1.-Në Muzeun “Benaqis”. “Vdekja e Marko Bo«arit”, me autor Filippo Marsigli (1790-1863). Në etiketën shpjeguese përbri pikturës shkruhet: “Kapiteni karizmatik suliot Marko Bo«ari (1790-1823) u vra në betejën e Karpenisit, Greqia Qendrore, gjatë natës së 8 prillit 1823. Ai u varros në Mesolongj midis një zie të përgjithshme popullore”. 2.-Në Muzeun “Benaqis”. “Vdekja e Marko Bo«arit në Karpenisi, 8 gusht 1823”, me autor Peter von Hess. Peter von Hess kishte udhëtuar në Greqi në vitin 1832 si antar i shoqëruesve të mbretit Oton. Gjatë udhëtimeve në Greqi ai u frymëzua shumë nga lufta për pavarësi, së cilës i dedikoi albumin “ªlirimi i Greqisë” me tridhjetë e nëntë portrete të udhëheqësve të saj. Midis tyre pesë janë për arvanitasit. Këtë temë e kam trajtuar në shkrimin “Arvanitasit e Peter von Hess”, botuar ne gazetën “Shekulli” dt 27 korrik 2010. Është interesante te vërejmë se në litografinë e tij vrasësi i Marko Bo«arit paraqitet si një zezak, apo evgjit, kur ai ishte shqiptar. Markoja mban në kokë një si lidhje prej cope të kuqe, kur tekstili i ekspozuar në muze dhe që ka qenë në kokën e tij, është i bardhë, ndërsa jele-

Në foto: Një pjesë nga kostumi i Marko Boccarit dhe plumbi me të cilin mbeti i vrarë nga Mehmet Pashë Bushatlliu

Vdekja e Marko Boçarit e paraqitur në art Objeket personale në Muzeun Historik Kombëtar të Athinës dhe tre tablo me data të ndryshme vdekjeje, përballje faktesh mbi një personazh shumë të njohur të historisë

ku është i ngjashëm me ate të paraqitur po në Muzeun ‘Benaqis”. 3.-Në Muzeun Historik Kombëtar të Athinës. Një gravurë italiane pa autor dhe pa vit. Ajo titullohet: “LA MORTE DI MARCO BOTZARI”, “VDEKJA E MARKO BOªARIT”. Poshtë titullit ka nje shkrim në italisht, i cili mund të përkëthehet kështu:

“Marko Bo«ari. Vdiq Leonidha i Ri që u shenjtërua me vdekjen me plumb për shpëtimin e vendit të tij. Koka e këtij djali trim 23 c, (kuptimi paditur, F.S.), solli shkatarrimin në kampin musliman”. Në se do të krahasojmë datat e vdekjes, të përmendura në di«iturat e pikturave ndryshojnë: ato jane 8 prill, 8 gusht, por 21

gusht sipas botimit të Koli Xoxes në “Marko Bo«ari”, Tiranë 1988. Nuk është qëllimi i këtij shkrimi saktësimi i datës së vrasjes së Marko Bo«arit, prandaj edhe nuk do ta shtjellojmë. Megjithatë të bën përshtypje se në të tria këto piktura të gjithë luftëtarët janë paraqitur me veshje të trasha dhe jo si për në muajin gusht. Në fund dëshëroj të thom se ky shkrim nuk pretendon hulumtimin e plotë të kësaj teme, por vetëm paraqitjen e atyre piktutave që më dha rasti për të parë, gjatë një vizite të ngutur dy vjet më parë në disa muzeume të Athinës.


KUJTESE

RILINDASI

E diel, 29 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

L AMTUMIRË

SH SH..com

21

www.shqiptarja.com

POETIT

Hans-Joachim Lanksch

A

li Podrimja i mbijetoi të gjithë – Fahredin Gungën, Beqir Musliun, Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn, Enver Gjerqekun, Din Mehmetin, Teki Dervishin… Tash dha shpirt edhe i fundit i klasikëve të poezisë moderne shqipe të Kosovës. Në fillim, në moshën rinore, Aliu i këndonte me entuziazëm – si dhe kolegët e tij – “Metohisë”: “Metohija – vendlindje e artë” etj. Mirëpo, ai u emancipue shpejt prej kësaj vendlindje të arte në prehrin e Serbisë resp. Jugosllavisë dhe zuni me i këndue Kosovës. Ali Podrimja u ba zani ma i njohun dhe ma i popullarizuem poetik i Kosovës. Njikohësisht, në fushën e poezisë ai u ba seç u ba Ismail Kadare në fushën e prozës: ma i përkthyemi. Suksesin e jashtëzakonshëm dhe respektin e madh në botën e jashtme e fitoi falë nji poetike të cilën e karakterizoi me nji fjali të thjeshtë: “Të shpreh sa më shumë me sa më pak fjalë”. Poetikën e ekonomisë së skajshme të fjalëve e gjeti të sendërtueme në mënyrë ideale në thesarin e traditave të lashta gojore. Ashtu si dhe para tij poeti rumun serbishtshkrues, Vasko Popa, Ali Podrimja u mbështet mbi teksturën e dendësueme të trajtave të shkurta të folklorit. Mbi shtratin kishte nji raft librash ku mbante dhe vëllime kashelashash dhe fjalësh të urta në të cilat kishte zakon me lexue përnatë para se me ra në gjumë. Këte burim inspiracioni estetik Aliu e kombinoi deri në përsosmëni me nji dhunti unike individuale poetike. Poezia e tij ishte shumë tërhjekëse për botën letrare jashtë Kosovet për disa arsye. Në letërsitë perëndimore kultivohej e kundërta e idealit letrar të Ali Podrimjes: dyndalla e fjalëve, invazioni i fjalëve banale që s’ kishin peshë – ndryshe nga poezia lakonike e Aliut e kristalizueme dhe e reduktueme në minimumin absolutisht të nevojshëm ku s’ kishte vend për stolisje a ornamente të paduhuna ku çdo fjalë, çdo rrokje e kishte peshën dhe vlerën e vet. Poezia e Aliut u ba edhe ma tërhjekëse dhe ma e madhe për lexuesin e huej për shkak se ajo e artikulonte njikohësisht edhe qëndresën e shqiptarit të bllokuem e të izoluem kundruell rrethinës shtypëse jugosllave edhe vetminë e individit. Poezia e tij i shprehi jo vetëm fatkeqësitë kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, nji tematikë jo interesante për lexuesin joshqiptar, por në të njëjtën kohë dhe dilemat e njeriut të rrezikuem në kohën moderne. Poezia e Aliut e viteve të 60-ta e 70-ta nuk ishte as narrative dhe as përshkruese por ishte e abstragueme dhe njikohësisht simbolike dhe kishte nji sharm të posaçem sidomos për lexuesin jashtë sepse me mjete stilistike arkaike të nji bote e kulture parashkrimore përftoi poezi moderne. Ndërsa poezia e cikleve antologjike Pylli, Cungu, Guri, Kulla etj. ishte e nji bukurie klasike, por e distancueme dhe impersonale, poezia e Ali Podrimjes ma vonë u zhvillue tue u ba ma direkte dhe, para së gjithash, personale, zhvillim ky që kulminoi më 1982 në vëllimin Lum Lumi ku Aliu e vajtoi vdekjen e pandalshme të të birit Lumi. Gjithë dhimbja, sëmbimi, pikëllimi për vdekjen e djalit, gjithë rekuiemi per-

Në foto: Ali Podrimja Hans-Joachim Lanksch, e pranë këtij të fundit nobelistja Herta Müller 1993

Thellë në mua më mbyt diç e pathënë… Shkoi poeti i madh dhe zani i poezisë shqiptare jashtë, Ali Podrimja. Në vitet e 90-ta, poezia e Podrimjes damkoste drejtpërsëdrejti, konkretisht dhe drastikisht dhunën dhe zullumet e llahtarshme të policisë, ushtrisë dhe politikës serbe... sonal për fatin tragjik të fëmijës u shkri me trishtimin për fatin kobzi të popullit shqiptar të Kosovës. Edhe ma direkte u ba poezia e Aliut në vitet e 90-ta, kur ajo nuk fliste ma me simbole, metafora dhe alegori për qëndresë dhe dhimbje por damkoste drejtpërsëdrejti, konkretisht dhe drastikisht dhunën dhe zullumet e llahtarshme të policisë, ushtrisë dhe politikës serbe. Në nji letër më shkroi: “Thellë në mua më mbyt diç e pathënë” dhe ai filloi me vjellë të gjitha të pathanat tue i quejtë tenksat tenksa dhe vorret vorre. Mbas nji ore letrare në qytetin Schëalenberg (Shvalenberk) nji kritike letrare e cila ishte përndryshe shumë e entuziazmueme nga poezia e tij, i bani Aliut nji pyetje interesante: “Pse nuk shkrueni poezi dashuniet?” Përgjigja e tij e befasoi kritiken: “Përderisa nuk zgjidhet çështja jonë kombëtare nuk kam kohë të shkruaj për dashurinë”. Nji pyetje të ngjashme i kish ba vetes vetë Aliu në nji poezi ku tha përafërsisht kështu: “si do të këndojë zogu në liri?”. I çliruem nga zgjedha serbe, Ali Podrimja nuk këndonte poezi për dashuninë. Në realitetin e Republikës së Kosovës të sundueme nga korrupsioni dhe strukturat mafioze të parvenyve të ndryshëm popullin e vet ai nuk e pa të lumtun dhe me lirinë relative në Kosovë për te nuk ka kenë e zgjidhun çashtja kombëtare shqiptare. Kështu, Aliu nuk e zgjanoi ma gamën stilistike dhe tematike të poezisë së tij por u kënaq me rolin e poetit kombëtar, botonte 6 antologji të poezisë moderne shqipe dhe udhëtonte në manifestime dhe aktivitete letrare në botën e jashtme tue çue zanin e poezisë shqipe në pjesë të ndryshme të Europës. Njeriu Ali Podrimja kishte, ndër të tjera, nji tipar të rrallë e të vyer. Jo se nuk fliste për poezinë e vet, por gjithnji më thoshte se “unë nuk jam i vetmi, ka

Në foto: Podrimja, Lanksch dhe përkthyesi i Podrimjes. Fotot janë realizuar më 1993 me rastin e një burse për një qëndrim njëmujor në qytetin historik Schwalenberg të Gjermanisë për Aliun bashkë me përkthyesin e tij

dhe shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë” dhe më sillte paketa të trasha librash çdo herë që vinte këndej. Në vitet e 90-ta ai vinte shpesh... Kështu, Aliu ma solli nji bibliotekë të tanë të letërsisë shqipe si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipnia. Jetën ia kushtoi poezisë, poezinë ia kushtoi popullit dhe kombit të vet. Lamtumirë, Ali, në nji botë ma të mirë nga ajo që sapo e le mbas! E ngushëlloj sinqerisht zonjën Fitore që kisha rast të njihesha personalisht me te, si dhe fëmijët dhe familjarët e tjerë të Aliut. Ngushëllimeve u bashkëngjitet nji mik i përbashkët, Ludviku (Ludëig Hartinger), lektori i tre librave të Aliut në gjermanisht. Në Mynih, më 24 korrik 2012-07-24


22 SPECIALE SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI

E diel, 29 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

T RADIT A V LERA RADITA

Veshja e të varfërve të Shën Palit dhe një aventurë në Shën Kostandin

Shën Pali shqiptar Gjineshtra: V eshja e të varfërve Veshja

T

okat e Shën Palit nuk janë as në luginë e as prodhuese: shkëmbinj, shpate, pyje, gremina e kanale; të pakta janë fushat e lehta për t’u punuar. Gjithsesi, në këtë tokë kaq të varfër, lind kudo gjineshtra: një shkurre shumë e fortë me lule të verdha shumë të bukura që më kujtojnë kur, fëmijë, ndërsa ruaja dhitë, duke i ndjekur shkëmbinjve, kapesha nga dega në degë pas këtyre bimëve shumë rezistente që gratë e Shën Palit mblidhnin për ta shndër-

ruar në copë. Mbledhja e gjineshtrës kryhej në muajt e verës; zihej në tenxhere të mëdha, mblidhej tufa-tufa dhe nga çdo degë hiqej pjesa e gjelbërt e jashtme, që më pas zhytej në ujin e lumit. Pas një jave, gratë i shplanin dhe i godisnin me okllai derisa ngjyra e gjelbërt zhdukej. Më pas risilleshin në fshat me gomar, vendosur në shporta të mëdha. Tjerreshin me një krëhër të vjetër rudimental derisa ngjasonin me shtëllunga leshi që në vijim mblidheshin fije në çikrikë.

Çikrikët, që zbuteshin në hi me ujë të zier, ngjyroseshin kryesisht me tre ngjyra: e kafta e arrave, e kuqja dhe e verdha. Gjatë dimrit, kur puna në bujqësi ndalej, bëhej endja në tezgjah. Me copën e prodhuar krijoheshin veshje, çanta, mbulesa, batanije e thasë për të transportuar grurin në mulli. Mbaj mend teze Marianna-n që, ndërsa kalonte fillin lart e poshtë në tezgjah, më tregonte përralla e ndjej një nostalgji të madhe për ato kohë të vështira mbijetese dhe për këtë aktivitet shtëpiak tashmë të zhdukur. Pietro Abitante

V

N

jë projekt që ka si synim zhvillimin tur istik të zonës së Pollino-s përmes krijimit të një parku të vërtetë dëfrimi, të zhytur në natyrën e pyllit “Tumbarino”: do të jetë gati për Ferragosto (15 gusht), deklaron firma që po realizon veprën, “Parku i Aventurës” së Shën Kostandinit shqiptar, që merr frymëzim nga parqe të tjera prezente në Itali ndonëse, ai Shën Kostandinit, do të jetë një nga më të mëdhenjtë, me rreth 5 hektarë tokë në të cilën shtrihet projekti. Bashkia është promovuesja dhe fondet, që kapin shifrën kompleksive prej rreth 230 mijë eurosh, janë pjesë e fondeve që secila prej 15 bashkive të Programit Special Senisese ka marrë dhuratë në mënyrë të barabartë nga Rajoni. “Parku i Aventurës - shpjegon kryebashkiakja e Shën Kostandinit, Rosamaria Busiçhio - kompleton një ofertë në Luginën e Sarmento-s ku nuk mungonte kultura”. Mungonte diçka “tërheqëse” që të kishte më shumë si synim dëfrimin në kontakt direkt me natyrën. Por çfarë janë parqet e aventurës? Ka të shumtë në të gjithë Italinë, nga ai i Malit të Bardhë deri tek parku i Madonie. Eshtë një udhëtim mes sportit dhe dëfrimit i ndërtuar në pyll, i hapur ndaj të gjithëve, të rritur e sidomos fëmijë, i përbërë shpesh nga shtigje të ndryshme me platforma të varura në ajër, trungje, rrjeta, litarë e ura që të lejojnë të kalosh nga një pemë te tjetra. “Parku i Shën Kostandinit shqiptar - shpjegon zv/kryetari i Bashkisë, Renato Iannibelli - do të paraqesë 7 kalime me vështirësi të ndryshme, nga të cilët 3 u janë dedikuar fëmijëve. Kalimet për të rinjtë e të rriturit janë 4, ai i gjelbërt, blu, i kuq dhe vjollcë”. Parku është menduar me qëllim shtimin e fluksit të turistëve në Bashki dhe në territorin e Luginës së Sarmento-s. ergallito Mariapaola V Vergallito

Në Sh’kostantin vemi a la ventura

N

ti iknei të gjeljbërit. Gruaja i prirnei në katund e i shkonei ka krëhëri për ti pastronei e ti frinei si ljesh. Pëstajna i kllis tek furka e me boshtin i tjerrnei në ljëmsh, i ljanei e i zbardhënei me hit të finja. Pas zbardhur ljyhei me kullure: kulluri kështënje me skorcën e arrës, i kuq me rrëzën, i verdhë me ljuljet e spartës. Në fund, në dimër kur jashta pushon, ljëmshti shkonei tek argaljia e bëhei rrobë për të veshura, trasta, duaq, paljaca, mësallae cakulje mbi gadhjurin për mullin. Mba mend cien Marianë kur shërbenei tek argaljia e shtinei shgjetëzën ljart e posht, tue më thënur prrallazë e më bvjen keq se ky zakon u buar.

je proxhet që shërben drejt për zvillupin turis tik në sferën e Puljinit me zgjedhjen e një park divertimentesh mbrënda naturës se Tumbarinit: do jetë gati jo më shumë se gjymësa gushtit, ashtu thot imbreza qëështë e e bënë Parkun “ Avventura” në Sh’kostantin që e muar ideen ka të tjerët parkë që janë në ‘Taljet e ky i Sh’kostantinit me 5 ektare është më i madhi ndër gjithë. E bënë komuni me fondet (230 milj eura) që vinjën ka “ Programma Speciale Senisese” e që i ndaqi Rexhona 15 komunëvet i këtij programi. Parku “ Avventura”- rrëfien sinku i Shkostantinit “Rosamaria Busiçhio – vete e mbushen pljot një ofertë kulturore ndër ato të tjerat e Valsarmentit. Mangonei një “attrattore” pushimi për divertimente në mes naturës . Po që janë këta parke “ avventura”? Ata janë shumë ne gjithë ‘Taljen, që ka “Monte Bianco” njera Madonitë në Siçiljet. Ai është një udhë sporti e divertimenti e bërë tek voshku për të gjithe të mëdhinj e sidomos të viçër me ruga të ndrishe me sheshe të vjerrë, tronge,rrjeta, telje e ponde mbi të çiljet ka një ljis e njatër Parku i Shkostantinit- spjegar viçesinku Renato Jannibelli- do të ketë 7 udha me natura të ndryshe: tre për ata më të vigjelj e katër për ata më të mëdhenj me kulure të ndrishe. Parku u bë për të rritet flusi i turstëvet tek katundi e në Valsarmentin.

Përktheu: Pietro Abitante

Përktheu: Pietro Abitante

Sparta: rrobë poverjeljshë alsarmenti nëk ka shumë dhera të bukurë: shkëmbe, timba, kalanga ka një anë e voshqe e prrenje ka jetra. Po aty bihet soc soc sparta, një drizë e fortë me ljulje të verdha shumë të bukura. Mba mend kur isha i vogelj, ruanja dhitë, ia strosnja e, tue hipur tek shkëmbi, mbahsha spartë më spartë Gratë , anë e ndanë vitin, e mbidhin spartën e e bëjin rrobë. Ato , s’bashku, e mbidhin në gusht e tek gjitonia e bejin kokulla e e ziejin tek kusi të mëdha. Këto kokulla, një herë të ziera, bëhshin strumbilje. Ka çdo fil ndahei ana përjashta ka kutruci. Këta strumbilje qellshin ka ljumi e i ljëshoin tet ditë nd’uj për të shputur. Pas një javë shkohshin tek ujit e ljumit,tue i rarë fort me kupanin njera sa

Në Shën Kostandinin shqiptar në kërkim të aventurës


E diel, 29 korrik 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Ruhuni nga computeri i ”çmendur”

Gjobë për bezdisje telefonike

Ngatërrim fatal personi

Jo shumë vjet më parë, mbi 40 mijë parisianë, të cilët ishin padyshim të ndershëm, morën nëpërmjet postës nga një komunikim, që i la të shtangur. Sipas këtij komunikimi të gjithe ata njoftoheshin se ishin gjobitur me shuma shumë të larta për shak të shkeljeve të rënda të ligjit që kishin shkaktuar gjatë aktivitetit të tyre të përditshëm.. Të habitur dhe të indinjuar u vunë në kontakt me autoritetet gjyqësore për të kërkuar shpjegime për një masë të tillë për veprime që nuk i kishin bërë dhe u qetësuan kur mësuan se e gjitha kjo kishte qenë vepër e computer-it që kishte ”lajthitur”. Në fakt të gjithë ata ishin dënuar për thyerje të vogla të qarkullimit rrugor, pra për kundravajtje nga ato më të rëndomtat, të cilat shumë shumë mund të dënohen me disa dhjetra euro gjobë dhe kaq. Por ja që u ”çmend” computeri dhe ua ktheu thyerjen e vogël në njën faj shumë të rëndë.

Ethel Skull, një zonjë nga Long Beach, në Kaliforni mund të ketë vendosur një rekord krejt origjinal përsa i përket thirrjeve telefonike. Për tetë ditë, zonja në fjalë i ka telefonuar plot 1208 herë konsulentit të saj ¿nanciar, me një mesatare ditore prej rreth 150 telefonatash në ditë, ndonëse ka pasur ditë kur është arritur kulmi me plot 485 telefonata. Mirëpo me gjithëse kjo “Bëmë” e zonjës Skull mund të përbëjë një rekord të denjë për librin Guinness, asaj i ka kushtuar vërtet shumë shtrenjt. Jo thjesht duke gjykuar nga sa do t’i vijë fatura e telefonit, por sepse pikërisht për këtë “bëmë” të saj, ajo u dënua nga gjykata lokale me një gjobë prej dymijë dollarësh duke e konsideruar atë “bezdisje telefonike”. Në fakt, zonja Skull e kishte një arsye që e kishte “bombarduar” konsulentin e saj ¿nanciar me aq shumë telefonata. Për shkak të këshillave të tij ajo kishte humbur shumë para në bursë dhe gjithë du¿n e saj e kishte nxjerrë duke e sharë në telefon...

Mund t’I ndodhë kujtdo që në një moment të caktuar, për arsye nga më të ndryshmet, të marrë një njeri për një tjetër dhe në këtë aspect nuk ka ssgjë të keqe. Por kur ai që ngatërron njerëzit ka qëllime të keqia atëherë është vërtet n jë gjë e rëndë. Kështu një pensionist nga Rochester, në New York, kishte zënë pozicion mu përpara një kishe dhe po priste sa të dilnin nejerëzit që kishin hyrë për meshë. Dhe me të dalë nejrëzit mori nishan dhe qëlloi me revolver në drejtim të një gruaje rreth të gjashtëdhjetave, të cilën për fat të mirë të saj vetëm sa e plagosi lehtë. Kuptohet që menjherë ndëryhri policia dhe e arrestoi menjëherë pensionistin, i cili, kur e pyetën, kërkoi fillimisht t’i kërkonte ndjesë gruas që e kishte plagozur, pasi e kishte qëlluar duke kujtuar se kishte qenë e shoqja e tij...

SUPER FJALEKRYQ 1 20

2

3

21

4

5

6

8

22

28

29

37

9

23 30

10

11

49

33

34

35

45

50

63

64

65

79 86

87

72

73

80

81

88

ɷ HORIZONTAL

2. Eshtë mëshira e katolikëve. 9. Inicialet e Penn aktor. 11. Jetojnë në vetmi. 16. Ai dhe ajo. 20. Parashtesa e veshit. 22. Pausini këngëtare. 23. Kështu është i dehuri. 25. Mund të jetë lokale në disa operacione. 28. Eshtë si famë. 30. Femra pa fe. 32. Themeluan Salt Lake City. 36. Një banor në igloo. 37. Mendimi i Blendi Fevziut. 39. Mbi palët… për latinët. 41. Kërcimi.,. fosbury. 43. Mund të jetë cigaresh. 44. Janë kapakë me tituj. 45. Një pjesë e hekurudhës. 48. Efekti… i François Truffaut. 49. Hesap pa ku¿j. 50. Edouard që qe keyeminstër farncez. 51. Klikohet në desk top. 53. Në fund të vitit. 54. Inicialet e Pasteur. 55. Dënohej nga inkuizicioni një i tillë. 56. Fillojnë javën. 58. Eshtë reforma që ndan tokën. 60. Në krye të skuadrës. 61. Fillojnë vonë. 62. Eshtë llogorja. 65. Fillojnë nazet. 66. Janë edhe ato polare. 68. Mbyllin një hark.

57

58

66

46

47 52

I M O N

I

68

P U T

N A

83

84 91

92

94. Eshtë alfabeti i rusëve. 95. U hodhën në tartar nga Zeusi. 96. Janë mburravecë që përçartin

ɷ VERTIKAL

1. Luftohet nga antitrust. 2. Janë situatatat që gajasin. 3. Ivan Lendl. 4. Ishujt me Pago-Pago. 5. Një radhë.. pune. 6. Tiran pa ku¿j. 7. Dy asa. 8. Ruhet në fund. 9. Janë të rënda me peshëngritje dhe boks të tilla. 10. Eshtë si gëlltitje 11. Eshtë i pandershmi.

12. Paul piktor zviceran. 13. Fillojnë takimin. 14. Një pjesë e energjive. 15. … of the d’Urbervilles shkruar nga Thomas Hardy. 16. U printe hunëve. 17. Mund të jenë mbrëmjet letrare. 18. Janë të shumtë në Baku. 19. Fillojnë matjet. 21. Eshtë për të mbyllur. 24. Një tragjedi… e Dreiser. 26. Shkelet nga aktorët 27. Institucione Zyratre Tiranë. 29. Sastre aktore. 31. Janë trofe sportivë. 33. Markë kamionësh 34. Netët pa zë.

I

D

I

H T U R A N D U

N O S

B E N K

I

I

N G S

K E N G E T A R

J

I

K A P A N O N E T

L E R M I R A

R A E

L E Y E K T K A T M R A

E S

T E L L A E R I M I

L

T N

A T

I

M A R G A R

V E S H T I

T R A

A R A R O

L

E T

I

I

I R E S

O N E Z H

T A I

N E T E R A M A T O R E

M I

I

J

L E E

U T R A H E L

G A

T A R T A N A

I

A M A D O

N E P K K R A T E R

E T N O K E A P A R A B

F L A N O T A R N P R O S

N T R

Peshorja

Merkuri në shenjë ndikoh pozitivisht humorin tuaj. Të favorizuara janë projektet për transferta dhe udhëtime, kontaktet profesionale dhe tratativat ¿nanciare. Indiferenca juar në dashuri mund të krijojë probleme të mëdha.

Akrepi

Bëni mirë të tregoheni më të durueshëm sot pasi impenjime të shumta dhe mërzitje të vogëla duken të paevitueshme. Megjithatë Marsi dhe Afërdita ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të zemrës.

Shigjetari

Mërkuri dhe Urani ju bëjnë tepër kreativë, dëfryes dhe tepër të shoqërueshëm. Në punë mund të keni diskutime të vogëla, ndërsa në dashuri do të merrni përkujdesje të ëmbla. Pak ankth në familje.

Bricjapi

Afërdita në shenjë do t’ju bëjë protagonistë në dashuri (edhe pse shpenzimet mund të jenë të mëdha). Intuita do t’ju bëjë të kuptoni se kush janë personat që mund t’i besoni, dhe kujt të mos i zini besë.

70 77

E M I R A A R

61

69

M A N E O O A P A R T A M E N T E T T S H U T

I

Virgjëresha

Edhe problemet më të vogla, sot do t’ju duken sa një mal, për shkak të një Marsi që ju bën të keni tendencën për të zmadhuar gjërat. Megjithatë, një traktativë pune duket sedo të përfunojë pozitivisht.

93

96

E K O N O M I K E

T

Luani

Problemi juaj kryesor sot mund të jetë komunikueshmëria, pasi nga njëra anë është Hëna që rrit shumë sensibilitetin tuaj dhe nga ana tjetër Merkuri duket se jua mjegullon gjykimin.

19

53

76

90

T E K A T E R E Z A

A

Gaforrja

Shenja juaj sot do të jetë e dominuar nga jë Hënë shumë e paqëndrueshme dhe nga kjo ka shumë të ngjarë ta pësojë humori juaj që do të luhatet. Mundohuni të evitoni diskutimet sepse mund të sjellin “përplasje”.

48

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

I

Binjakët

Marsi sot është në një pozicion të mirë, por stimujt e tij janë tepër të fuqishëm, prandaj kini kujdes të mosbëheni agresivë. Sot mund të arrini një zgjidhje përfundimtare për një problem të vjetër.

27

60

75 82

69. Një e qepur makine. 71. Emirati me Doha. 72. Fillon nga fundi. 73. Gjysmë aneksi. 75. Dragua kur nuk dua. 76. Një libër… bordi. 77. Gjysmë atomik. 78. Fillojnë rubrikën. 79. Mitet pa kju¿j. 80. Ku¿zojnë katete. 81. Telefoni në kartëvizitë. 82. Eshtë pjesë e gjuhës. 84. Gjysmë zagari. 85. Eshtë thirrje me emra. 87. Eugene i Misteret e Parisit. 90. Thahet me boni¿kim. 91. Janë dollapët.

K E K

18

Demi

Sot duket se do t’ju duhet të bëni gjithçka vetë, pasi ata te të cilët mendoni t’i delegoni detyrat nuk kanë më dëshirë t’ju dëgjojnë e t’ju ndjekin. Hëna sot rrit sensibilitetin dhe ju bën romantike.

42

59

95

S

17

36

67

74

89

94

16 26

51 56

71 78

15

41

55 62

14

40

44

54

13 25

32

39

12

24

31

38

43

85

7

Dashi

Vazhdon përsëri ndikimi negativ i Afërditës në një orbitë të pafavorshme dhe është ylli i dashurisë që mund të bëjë t’ju vijnë mendime të zymta. Nagnjëherë ju dëmton sinqeriteti i tepërt.

I R A G U E R O

I K A

U M

I M J

I A

T

E M I R A T E N O L

I

N T E R E R A N T E E

35. Një bluzë me mëngë të shkurtëra. 38. Italia në tabela 39. Mun d trë jetë një mbledhje. 40. Janë gurë shahu. 42. Janë teoriciënë të partisë. 44. Një spektakël ku të gjithë mund të bëhen këngëtare. 46. Tekat pa ku¿j. 47. Një i shtatë në vit. 50. Gjysmë dekiku. 52. Qe ushqim perëndish. 55. Kështu thirret kardinali. 57. Inicialet e Gide. 58. Eshtë porosia e fundit. 59. Jetojnë nën Shkumbin. 60. Formohet nga vargje. 61. Eshtë e tretë për ata. 62. Inicialet e Asimov. 63. Mund të jetë barok. 64. Gjysmë tatimi. 67. Maidemn që këndojnë. 70. Janë ¿snikë si argoni. 71. Abaz… Bazi i Canës 74. Ngel në fund. 76. Një rend në mbledhje. 78. Gjysmë racion. 82. Gjsymë fetare. 83. Stade pa ku¿j. 86. Inicialet e Rohmer. 88. United Kingdom. 89. Të parat në pistë. 90. Ku¿zojnë kënde. 92. Fillojnë argumentin. 93. Takohen në ku¿j.

Ujori

Peshqit

Disa probleme tuajat, sidomos në punë ose në sektorin ekonomik, mund të zgjidhen mrekullisht. Situata kompromentuese dhe raporte të thyera, mund t’i lenë vend një stabiliteti të ri.

S’keni ç‘bëni: me Marsin në shenjë nuk mund të prisni një ditë krejt të qetë. Puna, dashuria dhe impenjime të çdo lloji, mund t’ju stresojnë vërtet. Nëse ndiheni të ezauruar nga energjitë tuaja, bëni një relax.


24

E diel, 29 korrik 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Shtëpia e Bardhë ul parashikimet ekonomike Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka zvogëluar parashikimet e saj për rritjen ekonomike të SHBA-së më 2012 dhe 2013. Në rishikimin gjysmë vjetor të buxhetit, Shtëpia e Bardhë ka thënë se pret rritje të bruto prodhimit të brendshëm në 2.3 për qind këtë vit dhe 2.7 për qind vitin tjetër – çfarë është më pak se parashikimet prej 2.7% dhe 3.0%, të bëra në muajin shkurt. Shifrat e fundit nga Shtëpia e Bardhë po ashtu parashikojnë se de¿citi i buxhetit federal të këtij viti do të përfundojë në 1.2 trilion dollarë. Kjo do të shënonte vitin e tretë me radhë me më shumë se një trilion dollarë de¿cit gjatë administratës së presidentit Obama. ɷ Obama rrit ndihmën për Izraelin Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obana, ka nënshkruar ligjin, i cili do të sigurojë ndihma shtesë për Izraelin, në vlerë prej 70 milionë dollarësh. Ky hap ndodh në prag të vizitës që do të zhvillojë në Izrael rivali i tij republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Mitt Romney. Gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka thënë se Uashingtoni do t’i sigurojë së shpejti paratë për Izraelin, përkatësisht për mburojën e raketave me rreze të shkurtër, të njohura si “Iron Dome”. Presidenti ka thënë se ligji vë në dukje “angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në Izrael”. ɷ Arrestohet një tjetër “armik i Batman” Një burrë i armatosur rëndë i cili e quante veten e tij “Xhokeri”(personazh dhe armiku i përbetuar i Batman), është arrestuar pasi kishte kërcënuar punëdhënësin e tij në shtetin amerikan të Maryland, bën të ditur policia vendase. Neil Prescott, 28-vjeç, supozohet se ishte duke shkuar për të mbushur armët dhe t’u shtinte per vdekje të gjithëve në vendin e tij të punës. Veshur me një t-shirt ku shkruhej “Armët nuk vrasin njerëz. Unë po” ai u arrestua teksa u shkarkua nga puna. I dyshuari në masakrën e javës së kaluar në Kolorado, në premierën e ¿lmit Batman, gjithashtu i tha policisë se ai ishte Xhokeri. ɷ Tanket e Asadit filluan bombardimin e qytetit Haleb Forcat ushtarake të regjimit të Bashar al-Asadit kanë ¿lluar sot bombardimin e qytetit Haleb (Halep), i cili është një prej bazë e kryengritësve sirianë. Ushtria e rregullt tash e sa ditë është vendosur në periferi të qytetit, kurse sipas fjalëve të kryetarit të Vëzhguesit për bmrojtjenm e të drejtave të njeriut të Sirisë, Rami Abdel Rahman, trupat e Asadit sot janë nisur drejt lagjes Salahedin, ku “ka më së shumti kryengritës”. “Mund të thuhet se ofensiva ka filluar”, tha Rahman. Reporteri i agjencisë së lajmeve France press njoftoi se bombardimi i lagjes së rrethuar Salahedin ka ¿lluar4 sot në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale, kurse rreth kësaj lagje të qytetit janë qindra tanke. ɷ Rrufeja mbyt burrë e grua dhe dy të fejuar Katër polakë kanë vdekur pasi i goditi rrufeja në bjeshkë në jug të vendit, në ku¿ me Sllovakinë, njoftojnë mediet lokale. Trupi i një çifti i gjet të premten afër një qafe, qindra metra larg hostelit ku ishin vendosur. Afër tyre ishin edhe vajza e tyre me të fejuarin. Njëri nga shpëtimtarët deklaroi se janë shumë të rralla rastet kur nga një vetëm e pësojnë katër persona. ɷ Diplomati i Venezuelës vritet në Kenia Një zyrtar i lartë policor i Kenias deklaroi dje se ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Venezuelës në këtë vend është gjetur i vrarë në rezidencën tij zyrtare. Sipas fjalëve të tij, gjithçka Àet se ky diplomat, i cili ka qenë i ngarkuar për punë e të ngarkuarit të shtetit të tij dhe ushtrues detyre i ambasadorit, në të vërtetë është vrarë. Ky zyrtar policor nuk dha hollësi të tjera, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Venezuelës deklaroi se tash për tash nuk ka kurrfarë komenti lidhur me këtë ngjarje.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel: +355696060418 Ermal Kacaniku cel: +355696088847

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Shqiptarja.com  

Shqiptarja.com

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you