Issuu on Google+

“TH “THASH&THEM”

ɽ Faqe 13-20

Mihal Luarasi

Afërdita Dreshaj: Me Shpatin jam e lumtur, po nuk ka martesë

Frymëzohem nga pasioni i pashuar i Drita Pelingut ɽ Faqe 22

BLOG/Periferi BLOG

Njerëz imperfektë kërkojnë presidentin perfekt NGA

ALBA MALLTEZI

ɽ Faqe 5

së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi THASH&THEM

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 123 E shtunë, 26-05-2012

DOKUMENTI/ Ja vendimi i gjykatës së Tiranës në 15 maj kundër Princ Leka II

SEKUESTROHET VILA E LEKES S’ktheu kredinë 500 mijë euro

Princi Leka Zogu në 2008 mori kredi në një bankë të nivelit të dytë për të blerë shtëpi, me 300 këste. Gjykata: Kredimarrësi nuk ka respektuar marrëveshjen, nuk pagoi 25 këste ɽ Faqe 8 TRAFIKANTI Editorial Lajmi ɽ Faqe 2-5 Dialogjet

Merr fund arratia, kapet në Kanada Kujtim Lika BRAKTISJA

ɽ Faqe 21

Vdes 15-vjeçarja jetime, nuk mori mjekimin për AIDS NE KOSOVE

ɽ Faqe 8

Me një vendim të gjykatës së Tiranës janë bllokuar rreth 500 mijë euro si dhe një banesë, që janë në pronësi të trashëgimtarit mbretëror, princit Leka Zogu i II. Vendimi për bllokimin është marë pasi, për 25 radhë rresht, kredimarësi nuk ka paguar asnjë këst mujor dhe për pasojë kja ka sjellë dhe bllokimin e pasurisë.

NGA

Kur Europa të jep “çelësat e kashtës” T

TIRANE

ELTON QYNO

G

jykata e Tiranës vendos të sekuestrojë një nga vilat e princit Leka Zogu II, për shkak se ky i fundit për 25 këste me rradhë ende nuk ka paguar kredinë e marë në një nga bankat e nivelit të... ɽ vijon në faqe 9

Prishet aleanca Berisha-Meta Biseda e djeshme në Kuvend Kreu i PD: “S’e takoj Ramën më rrethoi në 21 janar” INTERVISTA E BAMIR TOPIT

Kërkohet nga Belgjika, arrestohet Idajet Beqiri AKSIDENTI

“Drejtojnë ish-sigurimsat Berisha hakmarrje ndaj meje” Kreu i shtetit Àet për procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mandatin 5-vjeçar TIRANE

ɽ Faqe 11

Ekspeditat e studentëve, rektori tregon rregulloren

ALFRED PEZA

P

ARBEN RROZHANI

residenti Bamir Topi u shpreh mbrëmë në emsionin “Debat” në “Vizion Plus” se kryeministri Berisha u hakmor ndaj tij, duke sulmuar njerëzit... ɽ Faqe 6-7

re ditë më parë Shqipëria mori nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës çelësin e drejtimit të këtij organi politik të organizatës. Kjo është hera e parë pas 17 vitesh anëtarësimi në KiE, që Shqipëria kryeson një organizatë mbarë europiane të këtyre dimensioneve. Në prani të përfaqësuesve të lartë të 47 vendeve anëtare të kësaj organizate, Shqipëria mori kryesimin për 6 muaj të presidencës nga Britania e Madhe dhe çelësi simbolik kaloi nga duart e ministrit britanik Uilliam Hague te homologu Edmond Haxhinasto. Përpara se Shqipëria të merrte drejtimin e presidencës, kanë qenë të shumta vendet anëtare, më apo po aq problematike se ajo, që të merrnin çelësin, sepse kjo është mënyra e drejtimit të saj. Ndërsa në Tiranë kjo quhet një ngjarje e madhe në vende të tjera, ato janë trajtuar me indiferentizëm, sepse ashtu duhet marrë dhe trajuar. P.sh. Ukrahina drejtoi në periudhën maj-nëntor 2011, në kohën kur si edhe sot, vendin e drejtonte me dorë të hekurt presidenti Janukoviç, të cilit nuk i mjaftoi ¿torja e dyshimtë, por ka futur edhe në burg, me një dënim 7-vjeçar, ish-kryeministren rivale Julia Timoshenko. Turqia ishte pararendëse në periudhën nëntor 2010 - maj 2011, kohë kur siç e mbajmë vend Ministri i jashtëm Davulogu vinte vërdallë në Ballkan, duke proklamuar platformën e neootomanizmit, aq shumë të polemizuar në ish-pjesën e Perandorisë Etomane, e cila është vënë përballë ekspansionit të Turqisë së sotme të Erdoganit, nga ɽ vijon në faqe 7 telenovelat deri te...


2

E shtunë, 26 maj 2012

POLITIKE

Meta pas takimit me Berishën telefonon Ramën, flet për mediat

K

reu i LSI Ilir Meta pas takimit është shprehur se së bashku dhe me dy kolegët Haxhinasto dhe Vasili, ka nënvizuar rëndësinë që zgjedhja e Presidentit të vlerësohet si një moment kulmor i një procesi i cili ndihmon për marrjen e statusit të vendit kandidat, që të vijojnë dhe pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Ndërkohë që ai menjëherë i ka telefonuar kreut të PS,

Rama. "Ne shprehëm vendosmërinë e LSI për t'i kontribuar pikërisht këtij procesi që ai të jetë sa më kushtetues, sa më konstruktiv, sa më konsensual. Të bëhen të gjitha përpjekjet që mundësisht Presidenti të zgjidhet që në raundin e parë", tha Meta. Ai tha se procesi duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe jo vetëm kaq por të jetë edhe sa më i sinqertë dhe rezultativ, për të sjellë "një

dhe disa emra të pranueshëm më gjerë se sa mazhoranca aktuale në Parlament". Para gazetarëve ai ka mohuar faktin se kanë diskutuar për emrin e ndonjë kandidati për President nga palët, por është folur vetëm për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit i cili duhet të jetë me një konsensus sa më të gjërë dhe i konsultuar dhe i mbështetur nga të gjitha palët.

Zbardhet dialogu Berisha-Meta në takimin për Presidentin. LSI vendos kushte

Berisha, Metës: Nuk ia fal Ramës rrethimin e 21 janarit Kreu i LSI: E duam konsensual presidentin, flisni me të gjithë Lajmi Zbardhet dialogu i zhvilluar në sallën me dyer të mbyllura mes PD dhe LSI në Kuvend. Meta i ka thënë Berishës se për hatër të marrjes së statusit të vendit kandidat këtë vjeshtë, ai do të ngulmojë deri në fund për president konsensual, duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes së 2009, ndërkohë që Berisha ka refuzuar takimin me Ramën.

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

S

ali Berisha dhe Ilir Meta kanë pasur shumë ide dhe diskutime, por vetëm 40 minuta. Kreu i PD dhe LSI nuk kanë rënë dakord për presidentin e ardhshëm. LSI ka qenë shumë e qartë, nëpërmjet kryetarit të vet, se për hir të integrimit të vendit, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nga Partia Demokratike që të zgjedhë një president konsensual, duke dialoguar me të gjitha palët. Meta ka thënë se për hir të marrjes së statusit të vendit kandidat për BE këtë vjeshtë, LSI mund të sakrifikojë shumë, duke nënkuptuar, se nuk do të pajtohet me një president që nuk vjen nga konsensusi i të gjithë palëve, e duke paralajmëruar daljen në opozitë. "Unë, i ka thënë Ilir Meta, Sali Berishës, s'kam asnjë pretendim për të pasur president nga LSI. Jo se nuk kam kandidatura nga forca ime politike, sepse mund të jenë më të mira sesa kandidaturat e PD që kërkoni të propozoni ju. Por mendoj se për hir të integrimit, procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës duhet të jetë sa më konsensual, sipas kërkesës së bërë nga parnerët tanë ndërkombëtarë", është shprehur Meta në takimin e shkurtër.

BISEDA BRENDA MBLEDHJES

Një nga zyrtarët e PD, për "shqiptarja.com", sqaron se pak a shumë është zhvilluar ky dialog brenda sallës ku është zhvilluar takimi mes PS dhe LSI. Sali Berisha: Jemi këtu për të shprehur qëndrimin e Partisë

Demokratike në fillimin e negociatave dhe si aleat kryesor në qeverisje të diskutojmë për procedurën për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Nuk duhet si mazhorancë të mos kemi një kandidat për kryetar shteti. Ju si parti keni ndonjë kandidaturë apo ambicie për të pasur kreun e shtetit. Ilir Meta: Jemi në afatet kushtetuese. Unë kam sjellë këtu edhe marrëveshjen që kemi firmosur në 2009 për bashkëqeverisje, ku në një nga pikat është edhe çështja për diskutimin për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Unë nuk kam asnjë pretendim për të pasur një president nga LSI. Jo se nuk kam kandidatura nga forca

Në foto: Kreu i LSI-së Ilir Meta pas takimit me Sali Berishën

ime politike, sepse mund të jenë më të mira sesa kandidaturat e PD që kërkoni të propozoni ju. Por mendoj se për hir të integrimit, procesi i zgjedhjes së Presidentit të republikës, duhet të jetë sa më konsensual, sipas kërkesës së bërë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Unë them të merrni konsensus sa më të gjerë. Inkurajoj një takim sa më të shpejtë tuajin me Ramën me qëllim që të gjithë faktorët të jenë pjesë sa më e shpejtë e këtij procesi. Sali Berisha: Jo jo, nuk takohem unë me Edi Ramën se

e kam personale.

ILIR META: SI E KENI PERSONALE...

Sali Berisha: E kam personale se më ka rrethuar në 21 janar. Unë nuk ia fal 21 janarin, nuk ia fal, nuk ia fal...Ju mund t'ia falni po unë nuk ia fal. Ilir Meta: Po nuk qe një kandidat konsensual për President, kjo do të thotë se puna e statusit të vendit kandidat për BE do t'ju faturohet ju. Sali Berisha: Jo, jo, kjo është një gjë personale...Unë kam

Presidenti i ri

Berisha, biseda sekrete me PDIU: President dinjitoz nga PD „„„

TIRANE

K

ryeministri Berisha gjatë takimit me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi dhe deputetit të kësaj partie, Dashamir Tahiri që nisi në Idrizi orën 16.15 dhe vijoi deri në orën 16.45, ka qënë me të vërtetë u qartë në atë që kërkonte në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Që në fillim, kryeministri Berisha është shprehur se "vendit i duhet një kryetar shteti që të jetë fryt i diskutimit mes palëve, veçanërisht mes partive të mazhorancës qeverisëse. Do të diskutojmë me të gjitha palët, për t'i dhënë vendit një president koshient për rëndësinë e postit, të përgjegjëshëm dhe me ndjenjë të lartë kombëtare". Pas kësaj, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka kërkuar që "Presidenti të ketë të theksuar sensin kombëtar dhe në veçanti të punojë për çështjen çame" Ndërkohë që as Berisha dhe

as Idrizi në bisedën me dyart të mbyllra dhe pa praninë e gazetarëve nuk kanë diskutuar emra të përveçëm për postin e kreut të shtetit, duke këmbëngulur se rëndësi ka procesi dhe jo emrat. "Jemi të ndërgjegjshëm se duhet një president i diskutuar me të gjitha palët, duhet i mazhorancës dhe që të luftohet dhe për mbështetjen nga opozita. Do të takohemi sërish për konsultime" ka thënë Berisha.

mandatuar nënkryetarin e PD Patozi dhe Spahon që të negociojnë me të mandatuarit të Ramës, i cili duhet ti bëjë të ditur sa më shpejt. Madje është përgatitur dhe një ftesë nga Patozi për takim. Ilir Meta: Kam hyrë në qeveri për integrim. Unë jam për një president përtej mazhorancës qeverisëse dhe me opozitën, pasi kjo është dhe kërkesa e ndërkombëtarëve. Sali Berisha: Unë jam dakord me qëndrimin tuaj. Do të takohemi për konsultime dhe njëherë më 29 maj.

NISJA E NEGOCIATAVE

Duket se një erë e ftohtë po "fryn" në marrëdhëniet mes PD e LSI. Dy ditë më parë, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, u mandatuan disa funksionarë të lartë të kësaj partie për të kontaktuar me LSI. Vetë kryeministri Sali Berisha kërkoi në telefon Ilir Metën. Por ky i fundit, ishte në darkë me disa miq të tij. Më pas kryeministri ka marrë kontakt me Petrit Vasilin, që e ka edhe ministër në kabinet. I cili e ka sqaruar doktorin sesi ishte problemi. Më pas Vasili e Berisha kanë vendosur që takimi të zhvillohej ditën e djeshme, sipas agjendës së gjithësecilit, të zhvillohej në orën 13.00 në sallën e kryesisë së Kuvendit. Edhe vetë PD pak priste se do të gjente të reja në takimin me Ilir Metën. Pas dy takimeve radhazi të këtij të fundit, një jozyrtar dhe një zyrtar me kreun e PS Edi Rama, Sali Berisha ishte ndjerë në vështirësi. Takimi i fundit ballë për ballë që ka pasur me kreun e LSI Ilir Meta, ka qenë më shumë se 15 ditë më parë, në pritjen që organizoi ambasadori amerikan Arvizu, në nder të Deborah Jones, ish zv.ambasadores që do të linte përfundimisht Tiranën zyrtare. Në atë takim publik, prezent ishte edhe Arvizu dhe Fatos Nano. Pas kësaj, asnjë kontakt. Ditën e djeshme, burime nga PS, thonë se pas takimit me Sali Berishën, Ilir Meta ka folur edhe me Edi Ramën. Ku janë marrë të gjitha informacionet se çfarë ka ndodhur me kreun e qeverisë.

Koka:

Konsensus, s'votojmë emrin e PD

L

SI ka shprehur dhe një herë qëndrimin e saj, se do votojë një President konsensual që do gjejë miratimin e një kandidati përtej votave të PD e koalicionit të saj. Çka do thotë se Presidenti duhet të gjejë mbështetje dhe nga PS. Në të kundërt LSI s'do votojë kandidatin e PD. I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com", kryetari i grupit parlamentar të LSI, Lefter Koka është shprehur "se LSI s'do të votojë një President që do të dalë nga PD, nëse ajo nuk merr votat edhe nga Partia Socialiste". Shtylla që po mban gjallë qeverinë aktuale i ka dhënë Berishës një 'shuplakë' për t'u tërhequr nga një kandiat i PD, duke nxjerrë një kandidat bipartiak dhe gjithëpërfshirës në Parlametin e Shqipërisë.


E shtunë, 26 maj 2012

3

POLITIKE

Bushati: Qeveria merr notën katër vetëm nga Berisha

P

artia Socialiste ka reaguar ditën e djeshme pas raportit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka kritikuar mjaft qeverisjen Berisha, duke nxjerrë në pah shkeljen e të drejtave të njeriut. Deputeti Ditmir Bushati u shpreh se raporti i DASH për Shqipërinë theksoi qartë se është shkelur e drejta e njeriut për të votuar. PS theksoi se kjo tregon një

cënim të rëndë të demokracisë në vend. " Ato që përmban raporti është e pamundur të shohësh në këtë skaner një pikë të vetme që të dëshmonte se vendi jonë është nëj vend ku funksionon demokracia. Nën qeverisjen 7- vjecare të Berishës është minuar e drejta më themelore për të pasur sistem demoraktik,e drejta e votës", theksoi Bushati. Sipas tij, kryeministri

Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për faktin që korrupsioni mbetet një problem shumë serioz. Ndërsa ka shtuar edhe politizimin në emërimet e bëra në Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese. "Padyshim që është po Sali Berisha arsyeja përse Shqipëria merr një notë jo kaluese kur vjen puna tek liria e shprehjes dhe e medias" shtoi më tej Bushati.

Reagimi

Rama: Kryeministri refuzon të dialogojë PS gatshme kur Berisha të jetë gati „„„

TIRANE

K

Në foto: Kryeministri Berisha dhe kryetari i LSI, Meta dje në takimin për Presidentin

ryetari socialist Edi Rama ka re aguar menjëherë pas deklaratave të Berishës se mandaton Patozin dhe Spahon për të negociuar direkt me të mandatuarit e Ramës në PS. Duke deklaruar se është i gatshëm të dialogojë me kryeministrin kur ai të jetë gati, Rama ka deklaruar se PS nuk bëhet pjesë e teatrit të kryeministrit. "Kryeministri mund të takojë të tjerët për teatrin e tij, jo Partinë Socialiste. Nëse do negociata me ne, duhet të biem dakord paraprakisht për modalitetet", ka qënë deklarata e kreut socialist Rama në reagimin e tij në rrjetin social Tëitter. Njëherësh ai nuk ka munguar t'i kujtojë kryeministrit se ka një ftesë për

Edi Rama

të për takim, ndërkohë që gjithnjë e ka refuzuar nën argumentin se do të bisedojë institucionalisht vetëm kur të hapet procesi për zgjedhjen e Presidentit

"Të zgjidhet që në raundin e parë, me më shumë se 71 vota"

Berisha shmang takimin me Ramën "Kreu i shtetit në mënyrë konsensual" „„„

TIRANE

madhe se vullneti i kësaj maxhorance do të jetë që, që në raundin e parë të ketë kandidatë seriozë, dinjitozë, kandidat i cili mund të nderojë vendin në detyrën e tij.

B

erisha ka shmangur takimin me kryesocial istin Edi Ramën për të zgjedhur me konsensus Presidentin e Shqipërisë. Në kuadër të negociatave për të zgjedhur kreun e shtetit me një frymë gjithëpërfshirëse, kryeministri i vendit Sali Berisha ka shmangur takimin me Ramën, duke mandatuar Astrit patoxin dhe Edmond Spahon që të komunikojnë për një kandidaturë. Kryeministri Berisha u shpreh se duhet konsensusi i gjerë për të zgjedhur Presidentin, duke hequr dorë nga Presidenti me 71 vota. Berisha tha se është rënë dakord me Metën që të bëhet çdo përpjekje që Presidenti i Republikës të zgjidhet në mënyrë konsensuale. "J'ua them me qartësinë më të madhe se vullneti i kësaj maxhorance do të jetë që, që në raundin e parë të ketë kandidatë seriozë, dinjitozë, kandidat i cili mund të nderojë vendin në detyrën e tij", u shpreh ai. Megjithëse si forca më e madhe politike në

Kryeministri Sali Berisha

vend, Partia Demokratike nuk ka gjetur akoma emrin që do t'a hedh në tregun e lojës së Presidentit. Madje ende nuk kemi informacion nëse do të ketë kandiat nga forcat poltike, apo do të na serviret një kandidat konsensual që do të marrë miratimin e 84 vota në Kuvend. Zoti Berisha kush është rezultati i takimit me zotin Meta? Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen poli-

tike të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që është aleati kryesor i PD-së dhe koalicionit të saj. U ra plotësisht dakord që të bëhet çdo përpjekje, në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është një mundësi reale dhe u ra dakord që të vazhdojmë takime intensive të vazhdueshme për të bërë sa më shpejtë të jetë e mundur vendin me kryetarin e shtetit, të merituar. J'ua them me qartësinë më të

A do takoheni me Ramën? Unë do të vazhdoj negociatat. Më vonë, unë do të takoj dy aleatët e tjerë të mitë dhe më tej, do të zhvillohen takime me Partinë Socialiste dhe me Partinë për të Drejtat e Njeriut. Me PS-në, siç kam theksuar, takimet do jenë në parlament. E ftoj zotin Rama të tregojë besim te bashkëpunëtorët e tij dhe të mandatojë edhe ai dy bashkëpunëtorë në këtë drejtim. Unë kam mandatuar dhe kam ngarkuar zotin Patozi dhe z. Edmond Spaho në bisedimet me PS-në. Edhe me PBDNJnë dhe z Dule do të bëjmë takime gjithashtu. Folët për një emër konkret? Ne synojmë një proces civil, të qytetëruar, të përgjegjshëm, kushtetues".

të Republikës. "E kam ftuar Kyreministrin zyrtarisht javë më parë dhe ai ka refuzuar të përgjigjet zyrtarisht siç i takon. PS gati të dialogojë dhe negociojë kur Kryeministrit të jetë gati", është shprehur Rama. Njëherësh kreu socialist nuk ka munguar të shprehet kundër gjuhës diversioniste të Berishës në lidhje me besimin ose jo ndaj bashkëpunëtorëve të tij në PS. "Që Kryeministri të bëjë teatër me takimet për Presidentin e ri është zgjedhja e tij, por të flasë për besimin tim te njerëzit e mi është turpi i tij. "Edhe hor edhe qibar" thuhet për dikë që bën çdo pisllëk po sillet si engjell, fiks fare për kryepushtetarin shqiptar dhe sjelljet e tij", ka qënë deklarata e Ramës, në përgjigjie të kreut të qeverisë Berisha. ja.ma

Deklaratë

Mediu: T'i japim vendit një president kushtetues „„„

TIRANE

K

reu i Partisë Republi kane, Fatmir Mediu, gjatë takimit me Berishën është shprehur se është rënë dakord për një proces transparent dhe serioz për zgjedhjen e Presidentit. Fatmir Mediu saktësoi edhe një herë se Presidenti duhet të vijë nga një frymë konsensuale, duke mos u votuar vetëm nga mazhoranca qeverisëse, apo vetëm me votat e Partisë Demokratike. Në kuadër të negociatave për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, ditën e djeshme rreth orë 15:30, kreu i Partisë Republikane ka zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha në Kryesinë e Kuvendit. Pavarësisht orarit zyrtar, Berisha dhe Mediu i janë afruar selisë së Kuvendit së bashku. Pasi kanë dalë nga dreka, Mediu ka hipur në makinën e kryeministrit Berisha. Ishin shumë afër, në një takim dreke në vilën 31, përballë seilsë së Kuvednit. Zoti Mediu për çfarë ratë dakord me kryeministrin berisha dhe a ka një emër konkret për President? Kemi rënë dakord që ne

Fatmir Mediu

duhet t'i japim vendit me procesin e zgjedhjes së Presidentit një proces serioz dhe transparent. Kur flas për një proces serioz, ne duhet të përcaktojmë qartësisht kriteret se kush do të jetë presidenti i vendit. Ndërsa një proces transparent duhet të synojë me padyshim një marrëdhënie me të gjithë klasën politike shqiptare të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe me interesin e qytetarëve shqiptarë, që të ketë një president i cili pa dyshim do të vijë si fryt i një marrëdhënie të gjithë jetës politike shqiptare. Por mbi të gjitha dhe të gjithë ne qëndron Kushtetuta, ndaj i gjithë procesi duhet të vijë si rezultat i një gjykimi të përbashkët dhe pastaj të proceseve parlamentare.


4

E shtunë, 26 maj 2012

POLITIKE

Braçe: Mostakimi me Ramën, rrëzim me çdo kusht i Berishës

D

eputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me takimet e djeshme të Berishës për presidentin dhe refuzimin për të mos takuar kreun e PS-së, Edi Rama. Sipas Braçes, nëse Berisha nuk takon Ramën, nuk duhet të ketë negociata për presidentin e ri. "Sali Berisha ka vendosur ta zgjedhë presidentin vetë. Me "forcat e veta". Në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me frymën Kushtetuese.

Pra, pa PS. Madje, dhe pa diskutuar fare me të. Sali Berisha ka thënë sot(dje) se "nuk takohem me Edi Ramën për Presidentin e ri". Ka sugjeruar se dy vartësit e tij, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho mund të takohen me dy përfaqësues të PS! Më thonë se Berisha refuzon takimin me kryetarin e PS, Edi Rama për shkak të "21 janarit". Kulmi. Vrasësi refuzon. Ky nuk është proces politik

gjithëpërfshirës. Lërë pastaj serioz, transparent dhe i ndershëm. As fare nën frymën e Kushtetutës dhe nuk mund të arrijë kurrë në një president si "përfaqësues i unitetit të kombit". President të PD mbase. Berisha po shkon drejt zgjedhjes së dhunshme partiake të presidentit. Ky duhet të ndalur me çdo kusht. Pse jo, duhet rrëzuar me çdo kusht", tha Braçe.

Kreu i grupit socialist ka qënë deri pasdite vonë në zyrën e tij Lajmi Letra e kryetarit të grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi për homologun e tij socialist Gramoz Ruçi nuk ka mbërritur në destinacion. Faktin e kanë bërë të ditur bashkëpuntorët e kreut të grupit të PS, sipas të cilëve Ruçi u kishte bërë të ditur se deri pasdite vonë kishte qënë në zyrë, ndërsa letra ka mbetur redaksive të mediave.

„„„

Ruçi: S'më ka ardhur ende letër nga Patozi Do jetë jashtë Tiranë, të henën pritet të kthehet në seli Reagimi "Nuk është normale që një letër në formë ftese kaq urgjente dhe e rëndësishme për PD të shkojë në fillim nëpër redaksitë e mediave dhe më pas të përshkojë rrugën në destinacionin e kërkuar, në rastin konkret në selinë e PS".

TIRANE

JAKIN MARENA

E

nde nuk ka mbërritur letra e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi në adresën e dërguar për homologun e tij socialist Gramoz Ruçi. Letra e shpejtë e cila përmban kërkesën e demokratëve për një takim me socialistët në kuadër të negociatave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ka përshkruar një trajektore tjetër nëpër të gjitha mediat, ndërkohë që vetëm në adresën e caktuar, pra në selinë e Partisë Socialiste nuk ka mbërritur ende. Njëherësh bëhet e ditur nga bashkëpuntorët e tij, se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka qënë në zyrë deri në orët e vona të pasditës, ku pëvarësisht pritjes pas informimit nga media se është nisur letra e Patozit në

Gramoz Ruçi

drejtim të selisë së PS ende ajo nuk ka mbërritur. Nga bashkëpuntorët e tij më të afërt mësohet se Ruçi të ketë thënë se "nuk është normale që një letër në formë ftese kaq urgjente dhe e rëndësishme për PD të shkojë në fillim nëpër redaksitë e mediave dhe më pas të përshkojë rrugën në destinacionin e kërkuar, në rastin konkret në selinë e PS. Nuk ka ardhur deri në orën 17.30 në seli, pavarësisht se nuk kam lëvizur për asnjë moment nga zyra ime. Nuk më duket vërtet normale që ftesa të tilla bëhen të

ditura përmes mediave". Kreu i grupi socialist është larguar nga zyra e tij, duke bërë të ditur se ditën e sotme ai do të jetë jashtë kryeqytetit dhe më konkretisht në Sarandë ku do të qëndrojë deri të hënën, për t'u kthyer pikërisht në këtë ditë në selinë e Partisë Socialiste. Pikërisht atëherë mendohet se Ruçi do të marrë në dorë këtë letër të homologut të tij demokrat Patozi për të diskutuar dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë, siç shkruan Patozi.

Pra duke parë mosarritjen në destinacion në kohën e duhur të letrës së Patozit, duke parë dhe lëvizjen e Ruçit jashtë Tiranë, ftesa e demokratëve për një takim të mundshëm për kreun e ri të shtetit pritet të shtyhet shumë në kohë, vetëm dy ditë përpara se të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit. Dhe gjithnjë nëse socialistët i përgjigjen pozitivisht një ftese të tillë për një takim të mundshëm, pasi do të mblidhen forumet në mënyrë institucionale për të vendosur fillimisht për grupin negociator të

nivelit të dytë të takimit me demokratët, por dhe për emrat e grupit negociator. Çka e shtyn goxha në kohë përgjigjien ndaj ftesës së Patozit për një takim me homologun e tij demokrat. Burimet brenda PS këtë nxitim të Patozit që të ftojë Ruçin në një takim për kreun e ri të shtetit e argumentojnë me përpjekjen e Berishës për t'u dukur para ndërkombëtarëve se po përpiqet për dialog. Pavarësisht se sipas këtyre burimeve letra me sa duket ka mbetur redaksive të gazetave pa arritur në destinacion dhe pavarësisht se Rama ka kërkuar dhe dje një takim direkt me kreun e mazhorancës Sali Berisha për të diskutuar në lidhje me një president të negociuar dhe konsensual, që të përfaqësojë unitetin e popullit dhe të jetë garant i Kushtetutës.

Presidenti i ri

Patozi, letër Ruçit: Të takohemi urgjet „„„

TIRANE

N

uk ka pritur gjatë Berisha për të tentuar të lërë "topin" në portën e Edi Ramës, teksa përmes kreut të grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi i ka dërguar një letër të shpejt në emër të grupit homologut të tij socialist Grtamoz Ruçi që të takohen ditën sotme për të diskutuar në lidhje me konsensusin për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. "Siç të gjithë e dimë, dje nisi procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Partia Demokratike, si forca kryesore e mazhorancës qeverisëse, e konsideron këtë si një moment solemn, jo vetëm për politikën, por për mbarë publikun shqiptar. Në filozofinë tonë,

Astrit Patozi

zgjedhja e Presidentit duhet të shërbejë për ngritjen në një nivel të ri të komunikimit mes forcave politike, por edhe për ngritjen në një stad të ri të emancipimit të shoqërisë sonë demokratike", shkruan në letrën e tij. Në këtë kontekst, ne jemi të prirur për një proces, sa transparent aq edhe të qytetëruar, sa gjithpërfshirës, aq edhe serioz e kushtetues, i cili të nderojë secilin prej nesh dhe atë që ne përfaqësojmë", shkruan Patozi. Duke e konsideruar zgjedhjen e Presidentit një çështje që u takon ta zgjidhin në radhë të parë faktorët parlamentare, PD ka mandatuar atë së bashku me Spahon si negociatorë për t'u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të

PS për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë. "Për këtë qëllim, ne jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me negociatorët Tuaj në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, në ditën dhe kohën që Ju e gjykoni të përshtatshme. Në pritje të një përgjigje nga ana Juaj, gjej rastin t'Ju shpreh konsideratën time më të lartë", shkruan Patozi në letrën e tij për kreun e grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi. Një letër të cilën e ka shpërndarë dhe për mediat dhe që vjen menjëherë pas deklaratave të Berishës, i cili tha se kishte mandatuar Patozin e Spahon për negociata me PS.

AK, Spahiu:

"Duhet një President patriot"

A

leanca Kuq e Zi zh villoi dje një tubim në qytetin e Bulqizës. Qindra mbështetës të Aleancës u mblodhën në qendër të qytetit, ku lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan largimin e saj. "Duhet të zgjidhet një president që e do dhe e voton populli, jo një president që e kërkon me çdo kusht Sali Berisha. Zgjedhja e një presidenti sipas tekave të kryeministrit do të sillte një izolim të ri të Shqipërisë përballë vendeve të zhvilluara" deklaroi Spahiu. Më tej lideri i AK-së theksoi se kreun e ri të shtetit shqiptar duhet ta duan në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni. "Nuk i duhet shqiptarëve një president nga kulisat Berisha-Rama-Meta. Shqiptarëve i duhet një president patriot dhe shqiptarë. Sali Berisha po rrënon integrimin e vendit për shkak të egos së tij për pushtet dhe vetëm për një emër", deklaroi Spahiu. Sipas Spahiut, Myslim Pashaj është kandidatura e AKsë për President. "Pashaj simbol i shqiptarizmit dhe figurë e pakontestueshme popullore", tha ai.


E shtunë, 26 maj 2012

5

POLITIKE

Edi Rama në Kamzë mbi 300 të rinj anëtarësohen në PS

K

ryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë mes të rinjve të qytetit të Kamzës. 300 të rinj të këtij qyteti janë bërë pjesë e Partisë Socialiste dhe kanë marrë kartat e anëtarësisë nga Kryetari Rama. PS paralel me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të FRESSH vazhdon edhe hapjen e forumit me anëtarësime të reja. Këtë takim Kryetari Rama e ka shfrytëzuar për t’u bërë apel të rinjve për pjesëmarrje

sa më të gjerë në politikë për të bërë të mundur që edhe Kamza si e gjithë Shqipëria t’u përafrohet standardeve në të cilat qytetarët europianë jetojnë. Kryetari Rama tha se kjo kërkon kurajë dhe besim. Edi Rama ka risjellë në vëmendje se aspiratat e atyre që populluan Kamzën duke u larguar nga vendlindja dhe duke iu afruar Tiranës, kryeqytetit, nuk e bënë thjesht për të patur një shtëpi, por për t’u

dhënë një jetë më dinjitoze fëmijëve të tyre. Kjo aspiratë e atyre që sakrifikuan duke ndërtuar shtëpi prej plastmasi rezultoi një lojë ku u luajt ashpër me fatin e shumë familjeve të ardhura. “Për shumë vite me radhë PD luajti si me top me frikën e të gjithëve atyre që e ndërtuan gjithë këtë teritor me mund e me djersë, se mos u prisheshin shtëpitë”, tha Rama. Që me PS sipas tij merr fund frika.

Intervista e ambasadorit të Danimarkës, Jensen

Integrimi varet nga emri i presidentit Në foto: Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi

“Ka mbetur shumë pak kohë për kompromis” „„„

TIRANE

MUHAMET VELIU

BLOG/ Periferi NGA

ALBA MALLTEZI

alba.malltezi@shqiptarja.com

Njerëz imperfektë kërkojnë presidentin perfekt J

ozefina Topalli është perfekte për shumë shqiptarë e shqiptare dhe jo edhe aq për të tjerë. Fatos Nano gjithashtu. Mendoj se për të gjithë emrat që qarkullojnë apo nuk qarkullojnë, kushdo do të gjejë në çdo moment diçka që shkon dhe që nuk shkon. Eshtë e pashmangshme. Eshtë njerëzore. Flitet shumë keq për më të njohurit, pasi për ta dihet më shumë. Askush nuk na siguron se një President i panjohur, i papërfolur, mund të jetë më i mirë për Shqipërinë. Do të ishte një eksperiment! Le ta bëjmë një eksperiment. Ndonjë forcë politike kërkon President jopolitik. Nuk ka asgjë të keqe, por të mos biem në grackën që një më pak i njohur, është më i mirë. Po të kishim një kaq të mirë do ta njihnim të gjithë. Në listën e emrave të përfolur është ai i Jozefina Topallit, e vetmja grua, politikane karriere, e përballur në gjithë këto vite me vështirësitë e me egërsinë ekstreme të politikës shqiptare. Nuk është perfekte Jozefina Topalli, por, do të ishte një sfidë e bukur një Presidente grua për Shqipërinë. Pak vënde kanë nxjerrë presidente republike grua dhe kush e ka bërë, nuk ka mbetur zhgënjyer. Humbëm shansin e një kryebashkiake grua për Tiranën, le të mos e humbasim për Presidentin. www.shqiptarja.com

Bamir Topi

Presidenti dekreton ligjin e Pronave

P

residenti i Republikës Bamir Topi, vetëm disa ditës pas miratimit në Kuvend të ligjit për pronat, i ndryshuar dhe vetëm pak kohë përpara se të lërë postin Presidencial e ka firmosur këtë ligj mjaft të debatuar dhe të kundërshtuar nga opozita, por dhe nga Ministri i qeverisë, republikani Fatmir Mediu. Pavarësisht se Topi si përfaqësues eutokton i Tiranës dhe i shpallur si një mbrojtës i fortë i ish-pronarëve, ai nuk ka ngurruar që të dekretojë këtë ligj që ka sjellë shumë kundërshtime nga kjo shtresë që pret për të marrë pronat.

N

ë më pak se një javë nga votimi për herë të parë në Kuvend për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës, në një intervistë për "Top Channel" ambasadori i Danimarkës në Tiranë Karsten Ankjaer Jensen shprehet se 5 vitet e ardhshme të integrimit europian të Shqipërisë lidhen ngushtësisht me personin që do të zgjedhin politikanët shqiptarë për të qenë kryetar shteti. Zoti Ambasador vëndi juaj është duke drejtuar presidencën e BE. Do të doja tju pyes në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri që lidhen me mos finalizimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentar ndërkohë që patëm një deklaratë nga komisioneri Stephan Fyle i cili vuri si afat datën 24 Maj. Shpreh keqardhjen për këtë, pasi ka mbetur pak kohë për Shqipërinë deri në progres raportin e ardhshëm nga ku komisioneri do të propozojë ose jo për marrjen e statusit të vëndit kandidat. Pra ka mbetur pak kohë në përmbushjen e prioriteteve. Unë personalisht dhe shumë prej kolegëve të mi shprehim keqardhje që ky afat nuk u përmbush. Kjo të bën të mendosh, nëse klasa politike shqiptare me sinqeritet do të përmbushë aspiratat e popullit të tyre për t'ju bashkuar BE-s. Ata humbën mundësinë të përfundonin reformat brënda këtij afati, por ku i dihet, mbase ata vendosin të merren vesh, të gjejnë një kompromis sonte apo nesër. Nëse e bëjnë këtë nuk do të jetë fundi i botës. Dua ta theksoj. Ka mbetur shumë pak kohë për ta bërë këtë. Më 30 Maj parlamenti do ti drejtohet votimit të parë për të zgjedhur presidentin e ri. Cila është

Karsten Ankjaer Jensen, ambasadori i Danimarkës në Tiranë

pikëpamja juaj për procesin e deritanishëm? Procesi deri më tani ka qënë kryesisht në media dhe emisione të ndryshme televizive. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është personi. Ajo që merr një rëndësi të vecantë është se cilin person do të zgjedhin politikanët shqiptarë. Shqipëria është përballë një mundësie për të dërguar dy mesazhe. I pari; që ata kanë ngecur tek e shkuara politike ose janë duke parë nga e ardhmja. E shikoj si me shumë rëndësi se cilin person ata do të zgjedhin. Ai do të jetë fytyra apo imazhi i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme, që janë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë drejt proceseve integruese. Dhe prandaj ky person do të jetë imazhi i shqiptarëve të ndeshëm dhe punëtorë, të cilët ne duam t'i shohim si pjesë e Europës. Ose do të jetë fytyra apo imazhit i asaj që edhe mund të shkojë keq me politikën shqiptare, të cilën ne në asnjë mënyrë nuk duam ta importojmë në Europë. Prandaj është një zgjedhje e rëndësishme ajo cfarë pritet të vijë nga politikanët. Kjo pasi ose do ta bekojë dhe kënaqë Shqipërinë, ose do të qëndrojë si një hije e keqe për 5 vitet e ardhshme. Prandaj e përsëris. Është një zgjedhje vendimtare. Nëse bëhet zgjedhja

e gabuar kjo nuk do të ndihmojë Shqipërinë drejt integrimit europian. Integrimi do të ndodhë herët a vonë. Pra është çështje kohe, por nëse ju zgjidhni një president që do të kthehet në një pengesë për integrimin ky proces do të marrë më shumë kohë duke menduar se sa i rëndësishëm është ky vit, kur kremtohet 100 vjetori pavarësisë. Zgjedhja e presidentit mbart një diçka sinjifikative. Shpresoj që politikanët shqiptarë do të plotësojnë detyrat e saj duke i gëzuar shqiptaret me marrjen e statusit të vendit kandidat. Komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të

Kirurgjia e variçeve me teknolgjinë e fundit me lazer, me garanci të plotë. Prof Dr. Haralambos Ilias në spitalin AMAVITA, per konsulta Tel: 04 237 5406, Cel: 0693360681 Adresa: Rr. "Pjetër Budi", 75/3, përballë Institutit të Kulturës Italiane, afër qytetit studenti, Tiranë

përsëritur është shprehur për një president konsensual, por qartas shikojmë kryeministrin Berisha i cila që thotë se presidenti duhet të jetë nga radhët e PD. Kjo këmbëngulje e kryeministrit mos vallë është një devijim nga apeli që keni bërë për një president konsensual? Jo. Janë dy gjëra. Një president konsensual do të dërgojë sinjale të forta në Europë se politikanët shqiptarë e kanë të mundur të punojnë për një qëllim të përbashkët. Merr rëndësi se cilin person ata do të zgjedhin duke përdorur kompromisin. Nëse është një person që dërgon sinjale se Shqipëria ka mbetur tek e shkuara, ateherë kjo nuk do ta ndihmojë intergrimin. Nëse ai do të tregojë se qëndron nga ana e së ardhmes së Shqipërisë, ateherë kjo do ta ndihmonte integrimin. Do jetë një hap pozitiv nëse deputetët do të vendosin për një kandidat me standarte të larta dhe do të demonstrojë unitetin e Shqipërisë duke çuar sinjale pozitive të dyanshme si në Shqipëri ashtu edhe në Bruksel. Por natyrisht nuk do të dërgohet një mesazh pozitiv nëse presidenti zgjidhet me 71 vota. Ky nuk do të jetë një mesazh i mirë nga parlamenti. Duhet të kemi parasysh faktin se kjo është një zgjedhje që zgjat 5 vjet. Sa i dëmshëm është për imazhin e Shqipërisë raporti i djeshëm i departamentit të shtetit ku nënvizohen cështje si ato të zgjedhjeve lokale të 8 Majit, ngjarjet e 21 janarit dhe korrupsioni? Nuk e kam lexuar të gjithë raportin, por vetëm një përmbledhje të tij. Ajo që reflektohet në raport janë ekzaktësisht ceshtjet që janë kthyer në probleme për integrimin europian. Ato duhet të zgjidhen në mënyrën e demostrimit të standarteve demokratike dhe shpirtit europian.


6

E shtunë, 26 maj 2012

POLITIKE

Korçë, Milo: Po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve të 2013

K

reu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, ka paralajmëruar se po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve të ardhshme. Sipas tij, zgjedhjet janë të cënueshme nëse nuk zgjidhet çështja e numërimit të votave, formula e KQZ dhe procesi i ankimimeve, për të cilat PD duket se nuk është e gatshme të hapë rrugë. “Për sa kohë që nuk është gjetur konsensusi se si do të numërohen votat për qytetarët shqiptarë, për sa kohë që nuk është

gjetur konsensus se si do të riformatohet KQZ, për sa kohë që nuk është gjetur konsensus se si do të verifikohen nga pikëpamja elektronike kartat e identitetit dhe për sa kohë që nuk është vendosur elementi i korrektimit kombëtar që çon në barazinë e votave të qytetarëve shqiptarë, që është një e drejtë kushtetuese, atëherë nuk mund të themi kurrsesi që reforma zgjedhore ka përfunduar”, tha Milo nga

Korça. I pyetur për zgjedhjen e Presidentit të ri, Milo tha se ai duhet të jetë konsensual, të përfaqësojë popullin dhe t’i shërbejë atij, ndërsa kandidatët e dalë deri tani janë të gjithë potencialë. Lidhur me raportin e DASH, të bërë publik një ditë më parë, Milo tha se "partitë politike shqiptare duhet ta vlerësojnë seriozisht këtë raport dhe të reflektojnë, sepse në të vihet gishti në plagët e shoqërisë shqiptare".

Presidenti Topi flet ditën e nisjes së bisedimeve për zëvendësin

“Drejtojnë ish-sigurimsat Berisha është hakmarrës” Procesi i zgjedhjes, marrëdhëniet me PD-në dhe mandatin 5-vjeçar Lajmi Presidenti Bamir Topi u shpreh mbrëmë në emsionin "Debat" në "Vizion Plus" se kryeministri Berisha u hakmor ndaj tij, duke sulmuar njerëzit që e përkrahin. Ai akuzoi se në institucione ende drejtojnë ish-bashkëspunëtorët e Sigurimit të Shtetit

„„„

TIRANE

ALFRED PEZA

P

residenti Bamir Topi ka dek laruar se pasuesi i tij duhet të jetë produkt i një votimi të gjerë në Kuvend. I ftuar në emisionin "Debat" të gazetarit Alfred Peza në "Vizion Plus", presidenti Topi mbështeti idenë e një presidenti që mund të propozohet nga PD, por që duhet të votohet nga më shumse 71 deputetë. "Një president më shumë se numrar e një mazhorance politike. Mund të jetë president i PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin e një presidenti konsensual. Do isha për një president konsensual, pra të ketë edhe mbështetjen e krahut të majtë", tha Topi. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për bisedimet mes partive politike, e në veçanti për planet e kryeministrit Berisha për garën presidenciale. Kjo, sepse, sipas Topit, presidenti flet vetëm me institucione. "Unë nuk di asgjë, nëse do takohen Rama me Berishën. Nuk kam patur kuriozitet të marr vesh ato që mësohen në lokalet e Tiranës. Kam qenë respektues i punës në institucione. Por, smë vjen mirë ta vjen që kjo e kafeneve është sëmundje", deklaroi Presidenti. Keni qenë i drejtpërdrejtë, a ka fajtor mospërfundimi i reformave? Po më thoni ku do e gjeni fajtorin? Nëse nuk e gjeni tek palët në Parlament, ku tjetër? Atje është vendimarrja. Sot (dje) ka filluar procesi i konsultimeve? Si po ecën ky proces? A ka filluar mbarë? Është në një rrugë normale kushtetuese, së paku nga pikëpamja formale po konsumohet sipas rregullit kushtetues. Dje është mbledhur konferenca, sot kanë filluar konsultimet, nuk mund të futem në parashikime sepse nuk jam pjesë e këtyre bisedimeve, por jam i prirur të besoj se ky proces do të ecë në

një rrugë normale. Është në interesin e të gjithë të realizohet me zgjedhjen e një presidenti që do i garantojë vazhdimësinë institucionale. Çfarë presidenti do të duhet të dalë? Është termi më i drejtë që është përdorur, është presidenti më shumë sesa numrat e një maxhoranca politike. Jo një president i PD? Mund të jetë edhe një president i PD-së, askush nuk ka të drejtë të gjykojë në këtë mënyrë, nëse një figurë nga PD do të gëzonte një mbështetje të gjerë, do të shkonte në një konseus më shumë se 71 vota, atëherë merrte kuptimin e një presidenti më shumë sesa maxhoranca politike. Personalsiht, do të isha për një president që ka një mbështetje të gjerë. Duhet që presidenti të ketë mbështetjen e opozitës? Natyrisht, edhe mbështetje nga krahu i opozitës. Jemi duke shkuar drejt këtij Presidenti? Nuk më pëlqen të bëhen zëdhënës që situatën e kanë të tjerët në dorë. President politik? Duhet të jetë politik, por jo detyrimisht duhet të jetë politik. Kam përshtypjen, madje edhe bindjen, duke pasur një eksperiencë 5-vjeçare pasi vetë situata është e tillë që edhe kur presidenti ka pasur eksperiencë poltike dhe ka dashur ta fusë institucionin në institucionalitet kanë qenë të tjerët që e kanë sulmuar politikisht dhe e kanë futuar në një situatë që i është dashur ta administrojë politikisht. Një njeri që ka eksperincë është më mirë. Kjo nuk do të thotë që një president i ardhur nga rrethet akademike nuk do të jetë në gjendje ta zhvillojë, varet nga profili, por nga vullneti i palëve për të gjykuar me racionalitet për të zgjedhur një njeri që nuk do i kërkohet të mbajë institucione politke, të jetë garant i institucioneve të pavaruara. Kush nga të tre është më pranë kritereve? Nuk më duket elegante të futem në emrat probabël apo në mendimet që mund të kem për dikë. Nuk më takon mua, edhe sikur të isha i lirë të bëja intepretimin pa qenë President, çdo njëri ka profilin e vet, ndryshe nga ç'është

bërë modë, kur njerëzit futen në një garë të rëndësishme marrin anatemimet e tmerrshme për të ulur si kandidaturat. Nuk ka qenë në principet e mia, e rëndësishme është që kjo garë të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën, frymën dhe me atë që kërkon Shqipëria. Parlamenti konsiderohet rrugë legjitime që mund të zgjedhë presidentin, mund të jetë personazh që ka eksperiencë politike, njeriu me një përgatitje të mirë intelektuale do të thoja dhe me një përvojë politike dhe me një predispozicion për të qenë i ekuilibruar do të ishte identikiti i presidenti që unë mendoj. Unë jam i prirur të respektoj cilindon dhe respektoj vendimarrjen që kanë të tjerët në dorë për ta respektuar. Takimi mes liderit të mazhoranës dhe opozitës do të bëhet? Ju siguroj që nuk kam pasur kuriozitet të tepërt për të marrë vesh ato që ndoshta merren vesh në disa nga lokalet e Tiranës. Kam qenë respektues i punës në institucione, nuk më vjen mirë ta them që këtë pyetje e gjeni në një nga kafet e Tiranës. Them është bërë gatigati ritual që shumë gjëra diskutohen paraprakisht nga njerëzit që rrinë afër aktorëve të rëndësishëm kjo është arsyeja që gjërat e rëndësishme bëhen objekt i fantazisë, insinuatave, intrigave, procesi ka nevojë të bëhet në mënyrë transparente. Disa njeëz, i frekuentojnë këto ambiente për t'u dukur njerëz që marrin këto iformacion. Unë këtë mënyrë inteprpretimi e bëj nga informacioni që marr nga gazetarët që janë pjesë e këtyre ambienteve. Mund të vijë puna t'ju pyes unë ju, se çfarë po bëhet. Presidenti duhet të përfshihet? Nuk mendoj se presidenti duhet të jetë i përfshirë në bisedime, është ekskluziviteti i aktorëve parlamentarë. Nuk ka të bëjë me atë që presidenti është në

janë 84 vota që presupozojë mbështejte të gjerë në parlament jam nga ato raste që jam votuar me 85 vota, pastaj çfarë flitet, unë nuk i takoj pjesës së këtij niveli që merret me interpretime, të pozicionuara subjektivisht për të sulmuar presidentin. Para pesë vitesh kishte një proces takimesh, Rama dhe Berisha gjatë bisedimeve për presidentin nuk u morrën vesh për prokurorin e përgjithshëm? Nuk kam dijeni për këtë. Me ardhjen tuaj në presidencë u dha një shembull, u thellua një përvojë me një ceremonial të rregullt. Do prisni në të njëjtën mënyrë pasardhësin? Nuk keni nevojë ta bëni këtë pyetje, kam një sjellje qytetare dhe insitucionale, jam respektues i institucionit. Do të ketë respektin e plotë. Një nga vendimet e para ka qenë shkarkimi i zotit Theodhori Sollaku? Nuk ka pasur asnjëj lloj marrëveshje. Para se të bëhesha President kam qenë pjesë e atij pozicionimi që ishte politik dhe institucional, sepse dhe opozita edhe maxhoranca përbëjnë insitucionin, pjesë e atij vullneti për të mbajtur qëndrim nga institucuonit të Prokurorit. Vazhdova të mbaja të njëjtin qëndrim për pozicionin e prokurorit, kam mbajtur qëndim të painfluencuar nga influenca e askujt, ka qenë qëndrimi i imi për të dekretuar vendimin që kishte ardhur nga mazhMund të jetë edhe një president i PD-së, oranca. askush nuk ka të drejtë të gjykojë në këtë Pse nuk u bë zoti Shkëlqim Hajdari? mënyrë, nëse një figurë nga PD do të Duhet të vërtetoni gëzonte një mbështetje të gjerë, do të nëse janë të vërteta. Presshkonte në një konseus më shumë se 71 vota identi nuk është pjesë e thashethmnajave, në qëndrimet e mia ka qënafatin terminal të mandatit, por është drim institucional. E vlerësoj shumë një çështje që ka të bëjë me pushtetin fiturën e zotit Hajdari që është në një pozicion të nderuar, i cili mund të merpolitik legjilstiv. itojë të mbulojë një pozicion të tillë të Presidenti konsensual? Mendoj që kthimi në votimin me 71 rëndësishëm, por që nuk varet nga unë. Si u shkua deri tek Ina Rama? votuan kishte opsion që u përkrah nga Në procese të tilla institucuoni tenunë. Unë e di që jam zgjedhur me Kushtetutën e vjetër, me 85 vota. Askush nuk ton që të marrë emra dinjitozë me një është në gjendje të japë një tjetër inter- backgraund profesional, emra që gëzojë pretim nga ajo ç'ka presupozon numri integritet dhe kjo ka qenë një periudhë 85. Nëse Kushtetuta e jep 3/5 e votave kur është konsultuar, pozicioni i


E shtunë, 26 maj 2012

7

POLITIKE

Marku: S’varemi nga LSI, s’përjashtohet përmbysja e mazhorancës

KUJTIMET

Bamir Topi, së shpejti me libër

P

residenti Bamir Topi ka lënë të hapur shkrimin e një libri për aktivitetin e tij politik, gjatë kohës së mbajtjes së Presidencës, por edhe më herët. Gjatë një interviste, Presidenti Topi ka lënë evazive botimin e një libri që lidhet me jetën politike të tij. "Më thonë bashkëpunëtorët që janë bërë volume të mëdhaja me komunikimet diplomatike dhe me zyrtarët e lartë, por ju siguroj se kam një arshivë të pasur me të gjithë aktivitetin tim", është shprehur Bamir Topi. kryeprokurorit është e rëndësishëm zgjedhja ka qenë racionale. Ka qenë një propozim absolutisht i imi. Përshtypjet erdhën pozitive nga bashkëpunëtorë të mi dhe njerëz që e kishin njohur. Ishte emër që u përzgjodh dhe u votua jo pak në Parlament, them që ka qenë zgjedhje racionale për të cilën unë jam i gëzuar që kam bërë atë zgjedhje. Momenti në lidhje me Gërdecin? Mendoj që mbledhja e Këshillit të Sigurisë me nevojën për raportin nga të gjitha institucionet me një qëndrim të hapur transparnet, duke qenë përçues i një linje reale, mendoj që ka qenë reagimi i duhur për situatën. Ajo ngjarje pastaj vijoi me të gjitha procedurat e karakterit ligjor, por keqardhje përtej asaj që ndodhi, është në vazhdim ajo për të cilën kemi folur vazhdimisht, ende nuk është dhënë verdikti dhe nuk ka përfunduar si proces gjyqësor. Proces që u zgjat për shumë arsye, lojërave të avokatëve për të shtyrë procesin, ka qenë proces i mundimshëm për gjyqtarët, trupa gjyqësore ka qenë e impenjuar për një proces kaq të

D

eputeti demokrat Mark Marku për Ora Neës pohoi se ka shenja të qarta të LSI me dy bojkote votimesh, të cilat shihen prej tij një pretekst për t`iu bashkuar të majtës. “Qëndrimi i LSI ka ndryshuar. Në dy votime që kanë qenë ligje të rëndësishme, ajo i është shmangur votimit. Kjo është pa kuptim në sensin e aleancës. Akoma nuk ka një qëndrim zyrtar, mundet të jetë një taktikë politike, për ndikim më të madh në zgjedhjen e

rëndësishëm. Është një periudhë tepër e gjatë që nuk duhet të shkonte kaq gjatë. Njerëzit kanë nevojë që të shohin sesi drejtësia të thotë fjalën e saj në mënyrë definitive. Ka pasur një tentativë tuaj për president nga populli? Nuk jam marrë asnjëherë. Në të gjitha termat që përdorni mund të gjendet shpjegimi. Se nuk ka mundësi që njerëzit që kanë qenë kotributorë mos vazhdojnë. Njerëz të tillë kanë të drejtë të vazhdojnë edhe kur listat bëhen nga kryetarët. Ky ka qenë momenti i ftohjes? Nuk interesohem subjektivisht për marrëdhëniet. Nuk jam unë që ftoh apo nxeh marrëdhënie. Çdo njeri ka të drejtën e vet. Ftohja me mazhorancën? Kur të shkëputem mund ta diskutojmë. Uikiliks thotë se do sulmohej presidenca.... Çështja e ligjit të lustracionit është lidhur me një pozicion timin personal. Kam qenë gjithmonë i vendosur për hapjen e dsjeve. Kam qenë nënshkrues i një drafti së bashku me zotin Majko. Ai draft ka firmën time. Në 2010 u paraqit një draft i ndryshuar. Në presidencë tentoi të vinte një ligj që kishte probleme në dy linja. Nuk ishte ajo filozofi që ne kemi pasur se seleksionoheshin kontigjentët. Dhe e dyta ishte futja e mjaft njerëzve që ishin në gjyqësor. Edhe sot e kësaj dite që kanë kaluar 22 vjet nga ndryshimi i sistemit unë do isha për hapjen e dosjeve? Pse nuk hapen? Bëj me faj partitë politike që kanë në dorë vendimmarrjen. Nëse morali politik shkon në paralel me standardin ai do ishte modeli më i mirë. Dhe sot është i nevojshëm se ende individë kanë arritur në institucione të rëndësishme. Institucione që kanë me vete damkën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Ben Blushi ka thënë se presidenti duhet të prononcohej në 2009 dhe 2011? Në vitin 2008 në ndryshimet kushtetuese ishte dhe rikompozimi i KQZ. Para se të bëhen deklarime politike duhet të bëhet analiza e asaj që ka ndodhur. Para 2008 KQZ kishte tjetër formulë. Presidenti kishte një përfaqësues dhe KLD dy përfaqësues ndërsa 4 nga politi-

Në foto: Grupi parlamentar i PD-së në korrik 2007 duke përgëzuar Topin pas votimit si president i ri

Presidentit ose një pretekst për një koalicion të mundshëm me PS”, tha ai. Marku s’përjashton e përmbysje të mazhorancës ekzistuese. “Në momentin që ka hyrë në koalicion me PD ka marrë parasysh gjithë detyrimet që rrjedhin prej saj, kjo s’do të thotë të marrë përfitime që si takojnë apo të njollosë pushtetin me afera korruptive që kanë pasur një impakt të madh në publik. Ngelet për tu testuar, janë disa shenja që s’mund të shpjegohen, por as s’mund

ka. Kjo jepte besueshmëri. Ishin vetë partitë politike besoj dh ato individë që janë shprehur, pro ndryshimeve kushtetuese. Sot kemi KQZ politike dhe çuditërisht kryetari i komisionit është zgjedhur në Parlament me pëlqimin dhe të opozitës. Por mua nuk më ka ndodhur deri më sot të shoh një komision të njëjtë që të jetë me një numër tek. Nëse ndodh kështu duhet të vinte nga një tjetër emërtuesë. Presidenti nuk ka asnjë lidhje institucionale me KQZ. Unë i kam referur vendimmarrjes për të respektuar institucionin. Në politikë nëse gabon në parashikim do marrësh frytet e hidhura? Kur nuk garantohet vota e Presidentit të Republikës. Sepse në momentin e për nuk ishte marrë vendim për të hapur gjithë kutitë. Kur doli vendimi i gjykatës doli se në kutitë ku ishte bërë i njëjti gabim Është vetë KQZ që ka mbajtur këtë qëndrim? Si e ka vullnetin qytetari Bamir Topi është qëndrimi imi. Por vota është e fshehtë dhe duhet të jetë i fshehtë aq më tepër kur bëhet për intencion politik. Fakti që u përdor për të bërë shou politik ka qenë e dënueshme. Por këtu njerëzit flasin me pasione politike. Kjo është arsyeja që pastaj ka raporte të ndërkombëtarëve. Duke respektuar raportin e DASH duhet të reflektojmë. Berisha ka thënë se keni ndryshuar zonën elektorale? Të më falni për modestinë, por unë kam qenë deputeti më i votuar. A ka të drejtë të konkurojë njeriu tek shtëpia e vjetër? Unë kam konkuruar tek lagjia ime e vjetër. Nëse të ofrohet diçka që nuk i shkon staturës tënde duhet ta refuzosh? Kur shikon që bilancet t'i bëjnë njerëz inekzitentë, kjo është e papranueshme. Nuk mund të dal çdo javë për të kundërshtuar të pavërteta. Keni synuar postin e kryetarit të partisë? Asnjeherë. Nuk e kam çuar e nuk kam synimin e karrierizmit në vetvete. Ai që mendon se ka ardhur vetëm gabon rëndë. Dy momente që nuk keni mbajtur premtimet. Përmbytjet në 2010. Mbledhje i Këshilli të Sigurisë Kombëtare por nuk u mblodh kurrë? E vërtetë që kam kërkur të mblidhet por mbledhja do ishte tërheqje e njerëzve që ishin në proces pune për një takim formal. I kam takur njerëzit por në mënyrë individuale. Gjithçka ka qenë e koordinuar. Sikurse është nevoja që të bëhet një studim për situatën. Momenti i dytë lidhet me zgjedhjen e pasardhësit. Keni deklaruar se sot do bëhet votimi dhe ende sot nuk ka një mbledhje? Është e vertetë. Lidhej me vizitën time në Maqedoni. Kjo s'ka dalë nga axhenda por lidhet dhe me vullnetin për të votuar. Do shoh në vazhdim me anëtarët e tjerë të KLD për të bërë zgjidhjen racionale. Nuk ka formulë. Në Kushtetutë thuhet se Presidenti zgjedh një nga anëtarët. Si do të jetë dita juaj e parë pasi të lini presidencën? Do të jetë një ditë e relaksuar, por fare - fare i përkohshëm, jeta vazhdon në të gjithë dimensionin e vet. Kam një keqardhje të madhe që unë në një moment të caktaur unë i'u largova jetës akademike për t'iu përkushtuar një fushe po aq të bukur. Me sa duket edhe profesioni që unë natyrisht jam angazhuar është po aq i bukur sa në momente të caktuara ka një lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën e hulumtimit shkencor.

të jemi indiferentë ndaj tyre. Ne kemi mundësi për të manovruar, fati jonë s’varet nga dora e LSI. Edhe nëse ndodh një përmbysje e mazhorancës ne kemi mundësi më tepër, Rama nuk krijon dot një mazhorancë. PD ka vota të mjaftueshme, nëse do përballemi me zgjedhje të parakohshme çdo deputet do ta mendojë mirë situatën, do ta vejë në peshore, s’është e dobishme për momentin”, tha Marku.

EDITORIAL NGA

ARBEN RROZHANI

Kur Europa të jep "çelësat e kashtës" vijon nga faqja 1 ... investimet e fuqishme falë rritjes ekonomike rreth 8 për qind në vit. Gjashtë vite më parë në periudhën maj-nëntor 2006, presidencën e kishte Rusia, kohë kur vendi ishte në vitin e shtatë të udhëheqjes së farkëtuar të putinizmit ende shumë popullor dhe kur kundërshtarët politikë apo mediat ashtu si sot, ishin gjahu i preferuar i udhëheqjes së Kremlinit. Dhe për ta mbyllur me një vend po aq të varfër dhe po aq problematik sa Shqipëria, Moldavia që mori presidencën në periudhën maj-nëntor 2003. E pra nëse sot kemi një çelës si presidencë e Këshillit të Ministrave të KiE, kjo nuk është aspak për merita dhe vlerësim të ecurisë europiane të Shqipërisë, por thjesht është rrotulluar kryesimi dhe shigjeta këtë vit ka rënë mbi Shqipërisë, deri në mes të nëntorit 2012, që përkon me festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Në Tiranë është festuar me solemnitet, siç ishte ceremonia në Ministrinë e Jashtme dy ditë më parë, duke shprehur vlerësimet më të larta dhe besimin se Shqipëria do të bëjë shumë punë, jo vetëm për veten, por edhe për 46 vendet e tjera anëtare. Po çfarë mund të bëjë Shqipëria? Karta më e fortë, sipas minisKarta më e fortë, sipas trit të jashtëm Haxhinasto janë traditat shekullore të multikulministrit të jashtëm turalizmit dhe harmonisë ndërHaxhinasto janë fetare, që përflitet nga të gjitha traditat shekullore të qeveritë shqiptare si aseti më i çmuar që eksportohet jashtë polimultikulturalizmit dhe tikisht. harmonisë ndërfetare, Sipas qeverisë shqiptare, gjatë qëndrimit në krye të Komitetit të që përflitet nga të Ministrave, do t’i kushtohet një gjitha qeveritë shvëmendje e veçantë mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të qiptare si aseti më i njeriut, me fokus të veçantë tek çmuar që eksportohet të drejtat e grave dhe fëmijëve. jashtë politikisht. Si për ironi të fatit, mëse një vit më parë në mes të bulevardit me urdhër të qeverisë shqiptare, u pushkatuan katër demonstrues të pafajshëm dhe ekzekutorët duan të dalin pa akuza, sepse të tillë janë në pushtet urdhëruesit. Shqipëria nga ana tjetër nuk është Afganistani për të drejtat e grave të fëmijëve, por si vend europian, ka standartet e afganëve në respektimin e këtyre të drejtave nga autoriteteve shtetërore, ndihma reale që marrin dhe kujdesi që përfitojnë. Shqipëria ka premtuar se do të fuqizojë më tej Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, por atje prej vitesh dhe sidomos vitet e fundit, shkojnë dhjetra akuza të shtetasve shqiptarë, që nuk gjejnë te gjyqësori shqiptar të drejtat e nëpërkëmbura për pronën, apo të drejta të tjera të mohuara. Shqipëria ka premtuar se do të forcojë marrëdhëniet me Bashkimi Europian, por këmbëngulja e klasës politike në pushtet për të drejtuar me grusht të hekurt gjithçka nga qeverisja te privacia, po rrënon vlerat demokratike të BE-së. Ajo kërkon fuqizim marrëdhëniesh edhe me OSBE-në, por hedhja në erë e reformës zgjedhore dhe mos garantimi i lirisë së votës dhe e numërimit të ndershëm të saj, e lë Shqipërinë ndër vendet e vetme në botë, ku nuk votohet dhe numërohet lirshëm. Ajo që nuk u tha dhe që duhet të dinë shqiptarët, që sot, drejtokan përmes ministrit të jashtëm, vlerat europiane të KiE, se kjo presidencë është thjesht një rrotullin “rulete” që bëhet çdo gjashtë muaj dhe që i bie fituesit të paracaktuar me calendar dhe çelësi i bukur që Hague i dorëzon për 6 muaj Haxhinastos është thjesht “çelësi i kashtës”. www.shqiptarja.com


8

E shtunë, 26 maj 2012

AKTUALITET ITALI, PRANGA 3 SHQIPTARËVE

GJYKATA, DËNIM 2 SHQIPTARËVE

Anëtarët e një bande grabitësish që vepronin kryesisht ndaj të moshuarve në portat e pallateve, të cilëve u vidhnin portofolat, florinjtë dhe orat që mbanin me vete, i rrihnin dhe më pas i linin në tokë të gjakosur, u vunë në pranga. Banda e shkatërruar nga policia e Genova-s në Itali përbëhej nga 3 persona, 2 burra dhe një grua. Të ndaluarit janë shqiptarët Islam Tatani Fatbardha Tatani, Veli Muça.

15 vjet burg për 31 vjeçarin Artur Kulla dhe 9 vite burg për 27-vjeçarin Bledar Idrizi, të cilët në kohën e ndodhisë për të cilën akuzohen punonin në një ndërmarrje ushqimore në Massa. Është ky vendimi i dhënë nga Gjykata e Firenzes në Itali, pas gjykimit të shkurtuar ndaj dy shqiptarëve të akuzuar se kanë rrëmbyer një çift të fejuarish më 25 korrik dhe përdhunim ndaj vajzës.

Prenzantohet si Dashamir Çela, prangoset në Kanada Lajmi Pas katër vjet arratie, bie në kafazin e drejtësisë i superkërkuari shqiptar në Amerikë Kujtim Lika. Ndalimi i elbasanlliut është bërë në një lagje të Torontos, pas disa viteve kërkime në Amerikë, Shqipëri, Hollandë dhe Maqedoni.

„„„

Merr fund arratia e të kërkuarit Lika

TIRANE

ELTON QYNO

M

err fund arratia disa vjeçare e shtetasit me orgjinë nga Elbasani Kujtim Lika, emri i të cilit ishte skeduar thuasje në të gjitha rajonet e policisë amerikane. Ndalimi i tij është bërë në një lagje të Torontos në Kanada, ndërkohë që në momentin e arrestimit 44 vjeçari është prezantuar si shtetasi Dashamir Çela. Kjo drethi, këtë herë nuk ka funksionuar për super të kërkuarin shqiptar, pasi një grup agjentësh kishin marrë informacione të sigurta se personi që kërkohej nga drejtësia amerikane fshihej në një nga lagjet e Torontos në Kanada. Lajmi për arrestimin e të fundit të grupit që njihet nga FBI me nofkën “Shqiponjat e zeza” konfimohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme por edhe nga mediat amerikane, të cilat raportojnë si “Timi” siç thirrej shkurt Kujtim Lika është kapur dy ditë më parë nga agjentët e Byrosë Federale të Investigimit. Kanë qenë pikërisht këtë të fundit që për disa vite me radhë kanë gjurmuar hap pas hapi lëvizjet e 44-vjeçarit Kujtim Lika. Veç këtij emri në mbikqyrje kanë qënë dhe dy ortakët e tij Myfit Dika dhe Gazmir Gjoka, të cilët janë arrestuar disa vite më parë agjentët e policisë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer trafikim të lëndëve narkotike, pastrim parash etj. Këta persona akuzohen edhe për një seri vrasjesh, për shkak të konflikteve me një grup tjetër shqiptar që njihet si klani “Krasniqi”, në të cilin bënte pjesë dhe ish-zyrtari i ministrisë së Jashtme Almir Rrapo që u arrestua në Tiranë.

ARRESTIMI NË TORONTO

“Kujtim Lika i quajtur

„ Granatë në

oborr të shtëpisë, arrestohet

44-vjeçari elbasanlli, kreu i “Shqiponjave të Zeza” mbikqyrje adresën që na dhanë”. Lika, një ish- gjimnast, doli para gjykatës ditën e djeshme. Ai përballet me ekstradimin në SHBA. Ai së bashku me Myfit Dikën, 44 vjeç nga Neë Jersey, arriti të arratiset në 2009 nga një aksion që u bë për krimin ballaknik në New Jersey dhe New York në të cilën 26 vetë u akuzuan me krime të ndryshme, duke përfshirë trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e armëve, pastrim parash dhe

I arrestuari Kujtim Lika

“Timi”, 44 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, që është lidhur me tre ngjarje të ndryshme kriminale në SHBA u arrestua të mërkurën jashtë një aparmenti ku fshihej” tha dedektivi Rick Moonew, i skuadrës së policisë së të arratisurve të Torontos. Mooney tha se kapja e tij u bë pas një ndjekjeje katër vjeçare në operacionin

“Shqiponja e Zezë”. Ky operacion ka kërkuar investigime në Toronto, New York, New Jersey, Chicago dhe Filadefia, në Hollandë, Shqipëri dhe në rajonet shqiptare të Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës. “Kishim disa kohë që investigonim për të”-tha Mooney pas arrestimit. “Ne morëm informacione dhe e vumë nën

LAJME SHKURT

SEKUESTRO DOLLARËVE FALSE

Më shumë se 500 mijë dollarë (kesh) u sekuestruan në kohën që u arrestua shoku i Kujtim Likës, Myfit Dika, me dy avionë, një në Lincoln Park Airport, për të cilat federalët besuan se po i përdornin për të trafikuar drogë apo ndonjë lloj tjetër kontrabandë. “Agjentët sekretë blenë më shumë se 30 mijë pilula ecstasy, 2.5 kilogramë heroinë dhe armë nga të dyshuarit”,-tha FBI në 2009, ku shumica e anëtarëve të bandës u arrestuan. Ata “Agjentët sekretë blenë më shumë thanë gjithashtu se se 30 mijë pilula ecstasy, 2.5 mund të kërkohej kokainë, marijuanë, kilogramë heroinë dhe armë nga oksidon, dhe shumë të dyshuarit”,-tha FBI në 2009 mallra të tjera. Disa marrëveshje u bënë me Atlantic City, trasferim pronash të pasurive duke përfshirë 10 kg kokainë që të paluajtshme. Dika u kap po transportohej me anije nga nga skuadra e policisë në ja- Florida në Ocean City. Lika, nar 2010, ndërkohë që fshihej historia e të cilit është më e në Toronto. Ai ende është ndjekura për të kërkuarin më duke luftuar për ekstradimin të madh në amerikë ishte i funnë SHBA. Ndërsa pas ar- dit i mbetur pa arrestuar. Kjo restimit të Dikës dhe Gjokës, çështje tashmë do të ndiqet nga anëtari i fundit i organizatës prokurori i SHBA David kriminale i kapur nga policia Malagold të zyrës së prokurorit në Newark. është Kujtim Lika.

Një masakër brenda një familje është shmangur nga mbrëmjen e djeshme. Baftjar Ahmati, 73 vjeç pas konfliktit që ka pasur me familjen e V. Cenkolli, për çështje pronash, ka shkuar në shtëpinë e tij në Kodovjat të Gramshit dhe ka hedhur një granatë brenda në banesë, më qëllimin për të vrarë gjithë anëtarët e saj. Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer. Sipas policisë, në momentin që ka bërë aktivizimin e siguresës, ka shpërthyer vetëm ndezësi i saj, por jo lënda plasëse që ka brenda, raporton noa.al. Kjo gjë ka shmangur tragjedinë për gjithë familjen Cenkolli. Por 73-vjeçari nuk është ndalur me kaq. Ai ka tentuar të hedh një tjetër granatë në banesën e familjes Cenkolli. Njoftimi i policisë nga banorët e zonës ka bërë që efektivat e saj të ndërhyjnë menjëherë dhe të shmangin konfliktin që mund të rezultonte me viktima.

„ Prodhonin

bombola gazi, arrestohen dy vetë

Dy punonjës të një firme janë arrestuar dhe pronari i saj është shpallur në kërkim, pasi prodhonin bombola gazi të falsifikuara. Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër dhe në ambientet e firmës janë sekuestruar 9072 bombula gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet Ford Fokus. Po ashtu janë bllokuar dhe 7 makineri që përdoreshin për mbushjen e bombolave të gazit.

Urdhëri nga Belgjika

Arrestohet avokati Idajet Beqiri „„„

TIRANE

A

rrestohet në Kosovë kryetari i Par tisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61 vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerë nga drejtësia Belge, e cila mësohet se e ka dënuar me katër vjet burg për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranës, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Vermicës, duke hyrë në shtetin kosovar. 61-vjeçari ka qenë sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare dhe mendohet se ka vepruar në Belgjikë, ku nga qyteti i Namurit ka lëshuar thirrje që sipas autoriteteve bel-

Idajet beqiri

ge nxisnin thirrje ekstremiste ndëretnike. Të tjera burime të besueshme policore bëjnë të ditur se Beqiri e ka pritur i habitur ndalimin në pikën e kalimit kufitar, i cili fillimisht ka ngjasuar me një kontroll në rutinë, e më pas ka përfunduar me prangosjen e tij. 9 vite më parë, Idajet Beqiri u arrestua nga policia gjermane me të njëjtën akuzë. Nga hetimet e kryera nga drejtësia belge rezulton se kryetari i Unitetit Kombëtar nëpërmjet mjeteve të ndryshme informuese dhe veprimeve të tij, ka nxitur urrejtje ndërmjet popullit shqiptar dhe atij maqedonas në Maqedoni. Së bashku me Gafur Adilin dhe Taip Mustafain. Idajet Beqiri u gjykua dhe nga drejtësia shqiptare vite më parë.Pak vite më parë

avokati Idajet Beqiri u arrestua në Gjermani për llogari të palës shqiptare por më pas u la i lirë. Ndërkohë që sipas gjykatës Belge, Beqiri është dënuar me katër vjet heqje lirie në mungesë, pasi akuzohet se në periudhën nga mesi i vitit 1997 deri më 2003, kur jetoi si refugjat politik ishte organizator në disa sulme të dhunshme. Idajet Beqiri jeton në Shqipëri dhe është Kryetari i Forumit të Avokatëve të Shqipërisë. Ai është lindur në vitin 1951 në Fier dhe vendbanimin zyrtar e ka në Tiranë. Avokat disa kohë në rrethe si Fieri, Kruja por edhe Tropoja, Beqiri mbahet mend sidomos për faktin se për shumë vite ishte kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar që nga themelimi më 1991.


E shtunë, 26 maj 2012

AKTUALITET

Gruaja shtatzanë lirohet nga qelia ish-shefi i krimeve

L

irohet nga qelia ish-shefi i hetimit të krimeve në Komisariatin Nr1 Fatos Goxhaj. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e avokatëve mbrojtës të cilët kërkuan lirimin e të arrestuarit Goxhaj, për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore të bashkëshortes së tij. Sipas avokatëve mbrojtjës, gruja e të ndaluarit për akuzën e korrupsionit është shtatzanë dhe se pritet që

në ditët në vashdim të lindë. "Nisur nga ligjet në fuqi është e nevojshme që bashkëshorti i saj të qëndrojë afër gruas në rastet kur asaj i përkeqësohet shëndeti dhe rezikohet jeta e foshnjës, pçr shkak se sipas disa raporteve mjekçsore gruaja ka rrezik dçshmi"-tha avokati mbrojtjës. Pas kësaj kërkesë fjalën e ka marrë përfqësuesi I prokurorisë së Tiranës, i cili i ka pohuar gjykatës që të zbusë

9

masën e sigurisë për të arrestuarin Fatos Goxhaj dhe caktimin e një mase më të butë. Nisur nga këto kushte gjykata ka vendosur masën e detyrimit për paraqitje, duke liruar nga qelia ish-shefin e hetimeve të krimeve, i cili u ndalua për akuzën e korrupsionit pasi i morri një qytetari shumën prej 3500 euro në këmbim të mbylljes së një dosje për akuzën e armë mbajtjes pa lejë.

Zbardhet i plotë vendimi i 15 majit që bllokon kredinë mbi 500 mijë euro të princit Leka Zogu

Banka sekuestron vilën e Zogut Princi në 2008 mori kredi në një bankë të nivelit të dytë për të blerë shtëpinë. Gjykata: Kredimarësi nuk ka respektuar marrëveshjen, duke mos paguar 25 këste me radhë „„„

FAMILJA MBRETËRORE

TIRANE

ELTON QYNO

Pronat, pasuria më e madhe e saj

vijon nga faqja 1 ...dytë, kredi kjo që kap shifrën prej mbi 518 mijë euro. Vendimi për bllokimin e vilës dhe një pjesë të eurove është marë nga gjyqtarja Elda Vrioni 15 maj të këtij viti, ku pas kërkesës së bankës ku prince Leka ka marrë kredinë, gjykata ka vendosur menjëherë pranimin e saj. Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, bëhet fjalë për lidhjen e një kontrate mes princit Leka Zogu dhe një banke të nivelit të dytë. Në bazë të kontratës lëvrohej një shumë prej 518.022 euro dhënie për blerje shtëpie me një afat prej 300 muaj. Personi që ka marë këtë shumë është Leka Zogu II, i cili siç duket nga problemet ekonomike që ka familja e tij e ka pasur të pamundur të shlyejë këstet mujore. Për pasojë kjo ka sjellë më pas që palët të hyjnë në konflikt, duke përfunduar deri në dyert e gjykatës së Tiranës. Pas dëgjimit të palëve në proces, gjykata ka vendosur ti japë të drejtë bankës, duke urdhëruar sekuestrimin e shumës së parave dhe banesës që është blerë nga princi Leka Zogu.

VENDIMI I GJYKATËS

Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës dhe akteve që i bashkëngjiten asaj, gjykata pasi dëgjoi palën kërkuese që kërkoi pranimin e kërkesës, pasi shqyrtoi provat e paraqitura dhe konsultoi ligjin në lidhje me këtë kërkesë vëren se pala kërkuese është person juridik, e regjistruar si shoqëri anonime që ushtron veprimtari bankare si bankë e nivelit të dytë me seli në Tiranë. Më datë 16.12.2008 midis palës kërkuese dhe subjektit kredimarrës Leka II Zogu me hipotekuese Kaliopi Guli Kosta, është nënshkruar kontrata për marrëdhënien e kreditimit - ndryshuar më pas me kontratën e kredisë Bankare dhe Hipotekës, me nr.931 Rep, nr.365 Kol datë 17.02.2009, në lëvrimin e shumës në total prej 518.022 euro, dhënë për blerje shtëpie, me afat 300 muaj; kushtet përkatëse të marrëdhënies kontraktore janë të përshkruara hollësisht në të dy kontratat. Pala kërkuese preten-

F

amilja mbretërorë njihet se një nga trashëgimtaret më të mëdha të pronave në vend. Pavarësisht kësaj pasurie, anëtarët e kësaj familje skanë mundur të marin të gjitha pronat që pretendojnë, gjë që ka ndikuar në krijimin e vështirësive ekonomike për këtë familje. Pak kohë më parë me vendim të Këshilit të Ministrave familjes mbretërore ju kthyen disa

Princi Leka Zogu i II

prona, ku më kryesoret ishte vila në kodrën e Durrësit si dhe disa ambjente që ndodhen afër kinema "Millenium". Pikërisht në këto ambjente momentalisht jeton familja e princit Leka Zogu i II. Ky i fundit,vazhdon të jetë pjesë e administratës së qeverisë së kryeministrit Sali Berisha, ku aktualisht mban postin e këshilltarit të Ministrisë së Brendshme.

LAJME SHKURT

„ Shpërthimi në Durrës, pranga 41- vjeçarit

Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës që vë në sekuestro pasurinë e Leka Zogut

don se kredimarrësi, nga data e disbursimit të kredisë nga ana e bankës e deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës, nuk ka shlyer detyrimin sipas marrëveshjes kontraktore. Sipas aktit të datës 03.05.2012, - Konfirmim mbi detyrimin e huasë/ kredisë-lëshuar nga Departamenti për Mbledhjen e Kredisë,

duke pasur parasysh provat e paraqitura dhe kërkesat ligjore të parashikuara nga neni 510 e vijues i K.Pr.Civile, çmon se duhet të pranohet kërkesa e paraqitur. Neni 510 paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Civile e lidh fillimin e ekzekutimit të detyrueshëm vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv dhe sipas

Dhënë për blerje shtëpie, me afat 300 muaj; kushtet përkatëse të marrëdhënies kontraktore janë të përshkruara hollësisht në të dy kontratat rezulton nga përllogaritja e detyrimit se: deri më datë 03.05.2012, detyrimi total i kredimarrësit i papaguar është 607,126.13 euro dhe se kredimarrësi ka 25 këste mujore të papaguara. Në rrethanat e mësipërme është kërkuar lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimit kontraktor. Gjykata

paragrafit të dytë germa "d" të kësaj dispozite, aktet për dhënien e kredisë bankare parashikohen si tituj ekzekutivë. Ky përcaktim ligjor gjen pasqyrim edhe në nenin 12, pika 1 e kontratës. Nisur nga këto përcaktime ligjore, kontrata e paraqitur nga kërkuesi është titull ekzekutiv, mundësia e menjëhershmërisë së pre-

tendimeve së pagesës së plotë, është parashikuar mes palëve kontraktuese në rast mospagimi të kësteve brenda afateve dhe konkretisht në nenin 10.1, germa 'a' e Kontratës, si edhe pika 2 e po këtij neni të kontratës së lidhur mes palëve më datë 16.02.2008. Sipas kontratës së dytë datë 17.02.2009 - paragrafi i fundit i saj, dispozitat e sipërcituara, janë parashikime në fuqi të marrëdhënies kontraktore. Në këto rrethana meqenëse jemi para një akti për dhënien e kredisë bankare që përbën titull ekzekutiv e që nuk është ekzekutuar në mënyrë vullnetare (sipas aktit të njoftimit për zgjidhje kontrate dhe kthim të kredisë,-me nr.939 prot date 26.04.2012, nisur për komunikim kredimarrësit), gjykata arrin në përfundimin se duhet të lëshohet urdhri i ekzekutimit për t'i hapur rrugë ekzekutimit të detyruar të saj. Shpenzimet gjyqësore në masën e pagesës prej 800 lekë për ngritjen e kërkesës janë në

ngarkim të palës kërkuese.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, në bazë të nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile

VENDOSI

1.Pranimin e kërkesës. 2.Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për kontratën e kredisë bankare me Nr.8802 Rep, nr.3310 kol të lidhur më datë 16.12.2008, ndryshuar me kontratën e kredisë Bankare dhe Hipotekës, me nr.931 Rep, nr.365 Kol datë 17.02.2009 midis bankës dhe kredimarrësit Leka II Zogu. 3.Urdhërimin e shërbimit përmbarimor, për ekzekutimin e titullit ekzekutiv. 4.Shpenzimet gjyqësore në masën 800 lekë, në ngarkim të palës kërkuese. 5.Ky vendim lëshohet vetëm në një kopje. U shpall në Tiranë sot më date 15 .05.2012 SEKRETARE Entela Husi GJYQTARE EldaVrioni

Policia e Durrësit ka bërë të mundur prangosjen e autorit i cili shkaktoi shpërthimin në qytetin bregdetar. Mësohet se pas pak mesditës së djeshme u krye arrestimi në flagrancë i 41- vjeçarit Durim Kalushi, banor i lagjes Nr.7 të qytetit bregdetar, me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve. Burime zyrtare nga policia thanë se në vijim të hetimeve lidhur me shpërthimin e mëngjesit të ditës së djeshme 41- vjeçari u identifikua si autor i dyshuar i shpërthimit me lëndë eksplozive, i ndodhur në orën 02.15 të mëngjesit të së premtes në një nga trotuaret e rrugës "Aleksandër Goga".

„ Kërkon mbrojtjen e policisë, e kërcënon vjehrri

Një 36-vjeçar ka kërkuar mbrojtjen e policisë pasi ndjehet i kërcënuar nga vjehrri i tij 69-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe 36vjeçari pretendon se ka marrë kërcënime verbale nga babai i nuses së tij, qytetari me inicialet M.B., banues në Thumanë të Krujës. Pas verifikimit të pretendimeve, policia e Durrësit ka dërguar dosjen me ankesën e 36-vjeçarit në Gjykatën e Rrethit, e cila pritet të vendos më pas nëse duhet marrë në mbrojte dhëndëri nga vjehrri i tij ose jo.


10

E shtunë, 26 maj 2012

EKONOMI

"Rruga e Kombit", në Kosovë nis hetimet për të EULEX-i

M

isioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, është duke hetuar projektin "Rruga 7, autostrada MorinëMerdare", realizimin e të cilit qeveria e Kosovës ia ka besuar konsorciumit amerikano-turk "Bechtel & ENKA", bëri të ditur gazeta e Prishtinës Telegrafi. Sipas burimeve të saj brenda EULEX-it, ka një muaj që ky mision është duke kërkuar

dokumente nga ministria e Infrastrukturës, trashëgimtare e ishministrisë së Transportit dhe PostëTelekomunikacionit, për këtë projekt. Nisjen e hetimeve, as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar vetë EULEX-i, i cili në parim nuk komenton rreth hetimeve, ndërsa në dikaster nuk kanë dhënë asnjë koment. Kurse në subjektin që po ndërton

rrugën thanë se "nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga EULEX për të dorëzuar asnjë lloj dokumentacioni", sipas Ela Ruçit, zëdhënëse e "Bechtel & ENKA". Rruga në pjesën kosovare ka një kosto të parashikuar prej 700 milionë eurosh, tenderuar kur ministrinë e drejtonte Fatmir Limaj, që EULEX-i e hetoi dy vjet për korrupsion, pa arritur ende në përfundim.

Shkelen afatet, OK ndërtimeve që duhej të prisheshin Lajmi Ndërtimet pa leje të kryera pas qershorit të vitit 2008 vazhdojnë të legalizohen, ndonëse sipas ligjit një gjë e tillë nuk lejohet më. Sipas drejtorit të ALUIZNI-t të Tiranës, Kreshnik Bozho, të gjitha rastet përtej këtij afati do të legalizohen, si "tolerim i fundit" „„„

Legalizimet, qeveria po shpërfill ligjin Drejtori i ALUIZNI-t, Tiranë: Tolerimi i fundit INVESTIMET

TIRANE

Berisha: BE, ndihma bujqësisë. Rama: Duhet të kesh status!

GENC KONDI

A

gjencia e Legalizimeve të ndërtimeve pa leje vazhdon t�� legalizojë edhe ndërtime, të kryera jashtë afatit ligjor, që ka qenë qershori i vitit 2008. Një gjë të tillë e ka pohuar drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën Kreshnik Bozho, sipas të cilit, pas vitit 2008, kur u miratua ndryshimi i fundit në ligjin e legalizimeve, ndërsa përfundoi procesi i vetëdeklarimit dhe fotografimi ajror, kanë vazhduar ndërtimet pa leje, duke bërë shtesa katesh, shtesa anësore, ndërkohë që, për të mos paguar me çmimin e tregut sipërfaqen mbi 300 metra katrorë, qytetarët kanë ngritur dhe një tjetër vilë pa leje në sipërfaqen tepër. "Të gjitha këto raste do të legalizohen", u shpreh Bozho, por, theksoi ai, ky do të jetë "tolerimi i fundit, më pas do të zbatohet ligji dhe dosjet do të paraqiten për leje në Bashki". Sipas tij, ka qenë verifikimi i këtyre rasteve që ka sjellë kthimin e dosjeve për shqyrtim nga e para, duke vonuar procesin e legalizimeve. "Pas deklarimit për t'u përfshirë në procesin e legalizimit, qytetarët e kanë zhvilluar objektin e tyre, ose kanë ndërruar natyrën e objektit të tyre. Mund t'a kenë deklaruar 'banesë', por pas verifikimeve në terren konstatojmë një objekt social-ekonomik, gjë për të cilën ne duhet të ndryshojmë edhe pagesën. Edhe kjo procedurë vonon procesin", tha Bozho. Numri i përgjithshëm i pasurive informale është rreth 350.000, vlerësojnë ekspertët, me shtrirje në një sipërfaqe prej 320.000 hektarësh në të gjithë vendin. Në procesin e legalizimit, përmes vetedeklarimit vullnetar të poseduesve të ndërtimeve informale (15 korrik-15 nëntor 2006) u përfshinë 270.595 objekte, por rezulton se vetëm 4% e tyre kanë përfunduar me regjistrim në Hipotekë.

B

iznesi nuk do të ketë rritje taksash, premtoi dje kryeministri Berisha, ndërsa premtoi lehtësira fiskale për të, duke nisur nga viti që vjen. Gjatë punimeve të tryezës "Integrimi në BE dhe biznesi shqiptar", kryeministri i kërkoi Bashkimit Evropian që, me donacionet e tij, të investojnë më shumë në bujqësinë shqiptare. Në përgjigje, kreu i opozitës Edi Rama deklaroi se kjo ndihmë vjen pas marrjes së statusit. "Kryeministri kërkon ndihmë nga BE për bujqësinë! Nuk e di ende që kjo ndihmë vjen pas statusit? Ja, një arsye pse statusi digjet për Jozin e Ristanin!" - komentoi ai.

Me këtë veprim, qeveria bën një tolerim tjetër në fushën e informalitetit, ashtu sikurse shtyn faljen fiskale. Me hyrjen në fuqi të ligjit të legalziemve nuk do të lejoheshin më ndërtime pa leje, por ato do të shembeshin. Por, sipas raportit të Bankës Botërore pub-

likuar në korrik të vitit 2011, llogariten rreth 80 mijë ndërtime të tjera pa leje, të ngritura vetë katër vitet e fundit. Me ligjin nr .9209, të datës 23 mars 2004, parashikohej që pranimi i kërkesave të lehohej deri ne 3 muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Me

amendimin që i bëri mazhoranca aktuale këtij akti ligjor, në ligjin nr.9482, të datës 3 prill 2006, u theksua se "Ky ligj zbatohet për të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësisht nëse ato kanë funksion strehimi, veprimtarie ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, të ngritura dhe që disponohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar e që veprojnë sipas të drejtës tregtare

shqiptare". Pra, përfitonin vetëm ato objekte, që ishin ngritur para kësaj date. Ndërkohë, data e fundit detyruese është shtyrë nga amendimi tjetër, i bërë me ligjin nr.9895, datë 9 qershor 2008, i cili, madje, sanksionon se "Mosdeklarimi brenda afatit kohor, si dhe mosparaqitja nga subjekti vetëdeklarues i dokumentacionit të plotë ligjor, sjell përjashtimin nga procesi i legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të ndërtimeve informale dhe prishjen e objektit pa leje".

LAJME SHKURT Zvicra: Turizmi s'ka vlerë pa infrastrukturën

„

Burimet natyrore dhe peisazhi i bukur që ofron natyra shqiptare nuk janë të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit në vend. Shqipëria duhet të plotësojë edhe disa kushte në mënyrë që të jetë në qendër të vëmendjes për turistët. Kështu është shprehur Isabel Perich, drejtore e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë, gjatë prezantimit të strategjisë dhe planit të veprimit për shërbimin ndaj vizitorëve në komunat Shëngjin dhe Velipojë. Ky program është është financuar nga qeveria zvicerane në bashkëpunim me atë shqiptare. Ajo theksoi se rëndësi ka zhvillimi i aftësive promovuese dhe infrastrukturës.

Sigurimet, ulen primet, rritet 57% zhdëmtimi

„

Të ardhurat nga primet e sigurimit në periudhën janar-prill 2012 arritën në rreth 2.7 miliardë lekë, 8.34% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi dje Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Numri i kontratave të lidhura shënoi ulje 26.99% dhe tregu vazhdon të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës. Primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 56.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 43.52% të totalit të tregut. Gjithsej janë paguar rreth 1 miliardë lekë dëme nga kompanitë ose 56.71% më shumë se në janar-prill të vitit 2011. Produkti "Karton Jeshil" për udhëtimet jashtë vendit të automjeteve pati një ulje me rreth 51.43% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar-prillin e vitit 2011.

Tregtia

INSTAT fsheh shifrat e 4-mujorit „„„

TIRANE

S

i 4-mujor, ekonomia shqiptare re zulton me një ulje në masën 4 për qind të eksporteve, ndërkohë që, nga rënia e konsumit, edhe importet janë ulur në masën 2%. Tregues negativ është rënia e importit të makinerive e pajisjeve, që pakëson mundësinë e prodhimit në vend, kurse në fushën e eksporteve konstatohet rënie e industrisë së fasoneve, eksporti i tekstileve dhe këpucëve. Rënia e ritmit të eksporteve, e konstatuar që gjatë vitit 2011, është konstatuar dje edhe në raportin e tregtisë së jashtme të Shqipërisë për vitin 2011, të publikuar nga Qendra Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe

Porti i Durresit

Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Në informacionin e bërë dje publik nga INSTAT-i është vënë në dukje vetëm një tendencë pozitive në tregtinë e jashtme, e shënuar vetëm gjatë muajit prill të këtij viti. Në prill u eksportuan 18 milardë lekë mallra, me rritje 7.9 për qind në krahasim me marsin dhe rritje 27.1 për qind në krahasim me prillin 2011. Në të njejtin muaj, u importuan 40.1 miliardë lekë mallra, me ulje 9 për qind në krahasim me marsin dhe ulje 12.4 për qind në krahasim me prillin 2011. Kështu, defiçiti tregtar i këtij muaji del 19.2 për qind më i ulët se një muaj më parë dhe me ulje 30.1 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Por, zyrtarët e INSTAT-it nuk thanë

dje, në konferencën e tyre për shtyp, se, si 4-mujor, eksportet ishin 63.4 miliardë lekë, kundrejt 65.9 miliardëve të periudhës janar-prill 2012. Shifra është 4% më e ulët. Po kështu, mbulimi i importit nga eksporti ka qenë në rënie, duke kaluar nga 41.4 për qind vitin e kaluar, në 40% këtë vit. Importi ka kaluar, gjithnjë si 4-mujor, nga 161.6 miliardë lekë vitin e kaluar, në 158.4 miliardë lekë, me ulje 2 për qind, kryesisht si pasojë e rënies së konsumit vendas dhe kërkesës më të ulët për makineri e pajisje nga bizneset. Kjo ka bërë që deficiti tregtar në katër muaj të jetë ulur vetëm 0.7 për qind krahasuar me 2011-ën dhe vetëm prilli ka shifra të mira në këtë drejtim.


E shtunë, 26 maj 2012

11

SOCIALE

Topi dhe Jahjaga vizitojnë studentet e aksidentuara

P

asditen e djeshme ka mbërritur në ambientet e spitalit Ushtarak në Tiranë, për të vizituar studentët e aksidentit të Himarës, edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. E shoqëruar nga homologu shqiptar, Bamir Topi, ajo ka deklaruar se I gjithë populli kosovar është me familjet e studentëve në këto ditë dhimbjeje të madhe për ta. "Tash ndiejmë një dhimbje të madhe

për këtë tragjedi kaq të rëndë dhe jemi me familjarët, jemi me të afërmit e tyre, me kurajon që të gjejnë forcën, që të gjejnë ngushëllimin, por duke mos harruar asnjëherë kujtimin e përjetshëm të të dashurve të tyre, për rininë e tyre dhe për ëndrrat e tyre", - ka deklaruar nga spitali Ushtarak, presidentja Jahjaga. Ndërsa presidenti Topi, pasi ka falenderuar

Jahjagën për ndjeshmërinë e treguar ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë, ka folur edhe për gjendjen e vajzave. "Mund t'ju them që gjendja e vajzave, të cilat janë këtu në spital është një gjendje shumë e përmirësuar. Ato, nga momenti në moment mund të jenë të gatshme edhe për ta lënë Spitalin, por kjo varet nga mjekët, sigurisht", - është shprehur kreu i shtetit, Bamir Topi.

Lënda e aksidentit kishte dy kredite, shlyhej edhe me një javë punë vullnetare në bibliotekë

Zbardhet rregullorja e ekspeditës Rektori i Elbasanit: Studentët shoqërohen vetëm nga pedagogu i lëndës, pagesat u bëhen pasi të kthehen nga ekspedita, shoqëria e udhëtimit jo me prokurim

Lajmi

e transportit ta kryejë një shoqëri e cila është e licencuar nga organet kompetente për transportin Faximile e rregullores së e udhëtarëve, së cilës paraprakuniversitetit të isht i kërkohet ekstrakti i QKR, Elbasanit për si dhe që pranon kryerjen e veprimeve në llogari bankare, për të ekspeditat cilën paraqet vërtetim origjinal për IBAN. Në bazë të dokumentacionit të paraqitur nga pedagogu shoqërues, drejtoria ekonomike kryen transferimin në llogarinë e shoqërisë (nëpërmjet degës së thesarit) në zbatim të urdhrit të rektorit për

Ekspeditat që do të zhvillojnë studentët përcaktohen që në fillim të vitit akademik, kur miratohet programi mësimor, ku është e përcaktuar qartë çdo detaj: Kohëzgjatja, itinerari i saktë, data e nisjes, pedagogu shoqërues, lista emërore e studentëve që do të marrin pjesë si dhe shpenzimet që do u mbulohen. „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

E

kspeditat mësimore që zh villohen në disa prej pro grameve të studimit të universitetit të Elbasanit, janë në përbërje të planeve të këtyre. Sipas vendimit të senatit të universitetit, ata janë të detyrueshme për t’i ndjekur nga studentët, kanë kredite të caktura dhe nëse nuk i përfiton penalizohesh”, kështu na shpjegon rektori i Elbasanit, Liman Varoshi, rregulloren për zhvillimin e ekspeditave mësimore. "Praktikisht është ndjekur kjo procedurë, thuhet në rregulloren e organizimit të ekspeditave për universitetin e ERlabsanit: Departamenti në momentin e përcaktuar në planin mësimor, paraqet në rektorat kërkesën e miratuar nga dekani përkatës, ku ka të

70 studentët e Elbasanit, që u përfshinë në aksidentin e Himarës, ishin nisur për një ekspeditë gjuhësore drejt Sarandës parashikuar kohën e zhvillimit të ekspeditës, numrin e ditëve, itinerarin e lëvizjes dhe listën emërore të studentëve. Pas miratimit nga rektori, drejtoria ekonomike harton listë-pagesën për çdo student për transportin dhe listë-pagesën për çdo student për netët e fjetjes në hotel, në rastet kur miratohen shpenzimet e fjetjes. Këto listë pagesa u jepen pedagogëve shoqërues për t'u firmosur nga studentët prezentë në zhvillimin e programit mësimor. Në përfundim të ekspeditës mësimore, pedagogu shoqërues paraqet në drejtorinë ekonomike faturën tatimore të subjektit që ka kryer transportin, shoqëruar kjo me

listë-pagesën e firmosur nga studentët. Nisur nga zbatimi i udhëzimit të buxhetit në sistemin e degëve të thesarit në rrethe, rektorati rekomandon që shërbimin

Familjarët e shoferit

PAGESA

"Deklaratat e Policisë? Vdekje për së dyti për ne" „„„

K

TIRANE

anë reaguar ashpër familjarët e shoferit që drejtonte autobusin e studentëve të Himarës, i cili humbi jetën në aksident më 21 maj, pas deklaratës së policisë që e cilëson fajtor atë për këtë tragjedi. Ata nuk kanë ngurruar ta quajnë këtë si një "vdekje për së dyti" të të afërmit të tyre dhe akuzojnë se policia nuk po e bën si duhet punën e saj. Në një intervistë të dhënë për "Vizon plus", vëllai i tij, Ibrahim Çela, me profesion inxhinier mekanik, këmbëngul se ekspertiza nuk është e plotë dhe se policia nuk duhet të dilte me një konkluzion pa vlerësuar gjendjen teknike të autobusit mbi 20-vjeçar në përdorim, si dhe elementë të tjerë te rëndësishëm, përfshirë edhe konsumimin e gomave. Të indinjuar nga konkluzioni i policisë janë edhe katër fëmijët e shoferit që kanë studiuar po në Universitetin e Elbasanit, nga ku ishin viktima 11 studente. "Unë e kam shoqëruar shpesh babanë dhe ai më ka treguar që me shpejtësi nuk fitojmë asnjë gjë. Unë jam sigurt që ai nuk ka qenë shkaktar në këtë ngjarje," është shprehur Gledi, djali i

shoferit Pëllumb Çela që humbi jetën në këtë aksident. Sipas Policisë se Shtetit sistemi i frenimit ka qene i rregullt. Zyrtarisht, policia beri me dije se shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks rrugor dhe se shoferi ka reaguar me vonesë për të ulur shpe-

jtësinë e autobusit. Por ndërkohë, pritet edhe versioni përfundimtar i Prokurorisë së Vlorës dhe grupit të ekspertëve që po hetojnë ngjarjen. Nga aksidenti në Himarë, humbën jetën 13 persona, mes te cilëve edhe vetë shoferi si dhe u plagosen 25 te tjerë.

Pëllumb Çela

Gjendja shëndetësore

Mjekët: Asnjë prej vajzave nuk do mbetet invalide D

Në foto: Një nga vajzat e plagosura në aksidentin tragjik të Himarës

y studentet e plagosura në aksidentin e Himarës vijojnë të jenë në koma dhe mjekët në Vjenë do tentojnë të bëjnë një provë zgjimi. "Në spitalin e Linzit është Eriselda Gubere dhe Florije Peçi është në spitalin e Felabukut, po në Austri. Na njoftojnë që gjendja e tyre vazhdon e njëjtë, nuk është e përkeqësuar. Eriselda Gubere vazhdon të jetë në komë, por sot do t'i bëjnë një provë zgjimi, që tregon që është tregues pozitiv për ecurinë e saj të mëtejshme, kurse nesër do të bëhet një provë zgjimi edhe për studenten tjetër Florie Peçi. Të dyja studentet mbahen me frymëmarrje artificiale", - kështu ka

këtë qëllim", - thuhet në rregulloren që na e ka siguruar vetë universiteti i Elbasanit. Ndërsa sa i përket shoqërisë që sigurohet për të bërë transportin, ajo nuk zgjidhet me tender. "Nuk parashikohet në asnjë dispozitë ligjore apo nënligjore që universiteti duhet të zbatojë ndonjë procedurë prokurimi për përzgjedhjen e subjektit që do të realizojë udhëtimin e studentëve dhe trupës pedagogjike shoqëruese që kryejnë praktikë mësimore, pasi nuk kemi të bëjmë me blerjen e një shërbimi, por me mbulime shpenzimi", - përcaktohet në këtë rregullore.

deklaruar dje mjeku Luan Nikollari nga spitali Ushtarak për gjendjen e dy vajzave që u nisën për nj ndihmë më të specializuar në Vjenë të Austrisë dy ditë më parë. Ndërkohë mjeku Nikollari ka deklaruar se asnjë nga vajzat e përfshira në aksident nuk do të vuajnë pasoja invaliditeti, pasi gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e mirë. Kështu gjatë ditës së djeshme, të shtata vajzat, që prej ditës së hënë kanë qëndruar në repartin e reanimacionit, dje kanë dalë nëpër dhomat e pavijoneve dhe rezultojnë totalisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një prej tyre, Elsa Shtylla, ka shkuar në shtëpi.

Drejtuesit e këtij universiteti na shpjegojnë se ekspeditat mësimore që zhvillohen në disa prej programeve të studimit të universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, rezultojnë në përbërje të planeve mësimore të këtyre programeve. "Në funksion të këtij qëllimi, përfshirja e tyre është bërë me vendim të senatit akademik të UE-së, ku janë të përcaktuara dhe kreditet që mundësojnë vlerësimet përkatëse. Realizimi i ekspeditave bëhet i mundur përmes zbatimit të procedurës së mëposhtme: Planifikimi i fondit të ekspeditës bëhet sipas kërkesës së departa-

Kjo ekspeditë ishte me detyrim dhe kishte 2 kredite, por mund të shlyhej edhe duke punuar një javë falas në bibliotekë menteve në momentin e hartimit të projekt-buxhetit ose në mungesë të kërkesave, në bazë të planeve mësimore për çdo program studimi dhe kuotave numerike të studentëve për atë program studimi dhe miratohet me vendim të këshillit të Administrimit, sipas ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e lartë në republikën e Shqipërisë", i ndryshuar. Sipas kërkesës paraprake të përgatitur nga departamenti përkatës e të miratuar nga dekani i fakultetit përkatës, me urdhër të rektorit bëhet miratimi për realizimin e ekspeditës mësimore", - përcaktohet më tej në këtë rregullore.


12

E shtunë, 26 maj 2012

Së shpejti...

TELEVIZIONI MË MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI

Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419 Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

VALË UHF NË PREFEKTURAT:

KANALI 50

TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: NE SHQIPERI

origjina e lajmit...

Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet

Irla Policani Elbasan North & South Kombi Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati

Berat Berat Elbasan Fier Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat

Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria

Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat

Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

NE MAQEDONI Multimedia Telenet Skupi Cable

Maqedoni Maqedoni Maqedoni

Lajmi në High Definition Jemi një grup mediatik i pavarur nga çdo parti në të cilin rregullat profesionale të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike


BEATRIX RAMOSAJ

KA GATI VIDEOKLIPIN E SAJ ME TE RI WWW.SHQIPTARJA.COM

RITA ORA

MAHNIT NE FESTIVALIN E FILMIT NE KANE

Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com

THASH& THEM NR. 16 E shtunë, 26-05-20 26-05-2012 012 12

E-mail: thashethem@shqiptarja.com shqip ip pta ta tar arrja ja.co ja. co ccom om om

I R O N A B ISH iane”

Dilema “sheknsitpirtë BB5 e Erio

EKSKLUZIVE FLET KENGETARJA

AFËRDITA

DRESHAJ:

E E M M E H E H T RIK E R R U K E S E T R FO ESË

RT A M A K ` S R O P TUR, M U L E N I T A P H ME S

RENIS GJOKA

m ë t e v t s e F p o T ë N dh për çmimin e ma

SPEKTAKLI

Vipat e DWS nuk pakësohen por shtohen

TOP-FEST 9

Ja të kënaqquuriritt dhe të pakëna

Këngëtarja

MIRIAM CANI MBESHTET RONA NISHLIUN NE EUROVIZION 2012


14

E shtunë, 26 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

AFËRDITA DRESHAJ:

Rikthehem në garë më e fortë se kurrë "Me Shpatin ndihem e plotësuar, por nuk ka dasëm së shpejti" SUADA DACI

A

fërdita Dreshaj, konkurrent ja nga Kosova i është rikthy er konkurrimit në “Dancing With the Stars”. Sëbashku me Seldi Qalliun dhe Xhani Shqerrën, ishkonkurrentë të këtij spektakli, ata janë votuar nga publiku për të qenë përsëri në garë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, bukuroshja Afërdita Dreshaj shprehet se, ndihet më e fortë për t`u përballur në arenën e kërcimit. IshMiss Universe 2011, Afërdita Dreshaj, flet edhe për projektet e saj në fushën e modelimit, ku së shpejti do të jetë imazhi i prej kompanive të Birrës në Shqipëri. “Është e vërtet unë sapo kam përfunduar xhirimet për reklamën e re, dhe jam shumë e lumtur që do të bëhem imazhi edhe i një produkti shqiptar”, është shprehur Dreshaj. Ajo thekson se ka gati edhe dy projekte të reja muzikore. Afërdita ju do të ktheheni përsëri në garën e “Dancing”, si ndiheni? Ndihem më e fortë se kurrë dhe jam shumë e lumtur, që do të jem përsëri pjesë e këtij spektakli. Uroj të eci mirë këtë herë. Në fakt javën e kaluar u eleminimuat dhe u duk sikur u mërzitët?! U ndjeva keq kur u eleminova, aq më tepër kur mendon që e ke realizuar mirë kërcimin. Por kjo është diçka që nuk varet vetëm nga juria por edhe nga publiku. Megjithatë jam e kënaqur që ishte pikërisht publiku ai që më rikthehu përsëri në garë. Çfarë i premton publikut këtë herë ? Kjo javë më mbushi me energji dhe mund të them që kam një “inat” të fortë dhe pozitiv me veten time, ndaj i premtoj publikut se do ti dhuroj më shumë show dhe performanca të mira. Pse jo mund të jem edhe në finale (qesh). Si u ndjetë kur u përballët me Adelinën? Ishte një ndjenjë e keqe, por kjo është formula e DWS dhe ishte diçka që ne e prisnim. Sa ju ka këshilluar Shpati për “ D a n c i n g ” , meqënëse ai ka marr pjesë një vit

më parë, në këtë spektakël? Shpati më ka thënë gjithnjë se duhet ti përkushtohesha vetëm këtij spektakli, mos të kisha emocione dhe të jepja maksimumin tim në skenë. E keni pasur suport në këtë garë tuajën ? Shpati më ka mbështetur shumë. Çdo natë ka qenë më mua edhe pse është shumë i angazhuar me projektet e tij artistike. Më ka përkrahur sidomos mbrëmë dhe më bëri që të ndihesha shumë mirë. Kur do të kemi një dasëm, pasi keni kohë të fejuar ? (qesh) Dasëm nuk ka së shpejti. Ne bashkëjetojmë bashkë, jemi shumë të lumtur por për martesën

Është e vërtet unë sapo kam përfunduar xhirimet për reklamën e re, që pritet të dal së shpejti. Jam shumë e lumtur që do të bëhem imazhi edhe i një produkti shqiptar nuk kemi plane të afërta. Në këtë garë, keni në krahë një balerin të huaj, kuptoheni mirë me të? Ne nuk kuptohemi me gjuhën pasi Gregori nuk flet anglisht, por me ndihmën e Enadës dhe Gerdit, kam arritur të eci përpara. Megjithatë mund të them që Gregori është një djalë shumë i sjellshëm. Ai ka rënë në sy sepse është një djalë më ngjyrë, dhe unë jam ndjerë mirë që kam qenë partnerja e tij në “Dancing With the Stars”.

Përveç Adelinës , cilin nga konkurrentët konsideroni si mikun tuaj më të afërt? Adelinën e kam shoqe por edhe me të tjerët kam marrëdhenie shumë të mira. Duhet të nënvizojë që gjithsecili ka personalitetin dhe karakterin e tij. Dancing më ka njohur edhe me persona që nuk i njihja më parë. Njëri prej tyre është edhe futbollisti, Foto Strakosha. Atë e konsiderojë si mikun tim dhe shpeshherë i them që “unë do votoj për ty” (qesh). Duket se ardhja në Tiranë, ishte mbarësi për ju pasi do të jeni imazhi i një prej kompanive të Birrës në Shqipëri?

Është e vërtet unë sapo kam përfunduar xhirimet për reklamën e re, që pritet të dal së shpejti. Jam shumë e lumtur që do të bëhem imazhi edhe i një produkti shqiptar, sepse kam punuar edhe jashtë shtetit si modele, por doja shumë të isha edhe këtu. Po angazhimet muzikore si po ecin? Jam duke punuar dy këngë të reja dhe njëra prej tyre do të dal së shpejti. Ajo është e shoqëruar edhe me një videoklip, që është xhiruar në Tiranë. Të dyja janë këngë shumë ritmike, tipike për sezonin veror. Njërën prej tyre e ka punuar Shpati. Mendoj se do ta lançojë edhe në skenën e “Dancing With the Stars”. Keni menduar të sillni një duet me Shpatin? E kemi menduar por nuk do të jetë tani afër. Kam në plan që të bëj bashkëpunime, por me këngëtar të tjerë.

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

Janë këngëtarë shqiptar apo kosovar? Për momentin nuk dua të zbulojë gjë, më mirë ti lëmë surprizë (qesh). Si ndihesh në Tiranë ? Unë e dua shumë Tiranën, mund të them se pas Amerikës është shtëpia ime e dytë. I kam kërkuar Shpatit, që të jetojmë këtu dhe së shpejti do të marrim shtëpi. Më pëlqen jeta në Tiranë, aq më tepër që tani kam edhe miq. Mendoj se do të rri për një kohë të gjatë në Shqipëri. (qesh)


THASH& THEM

E shtunë, 26 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

15

Ndërkaq votat e publikut rikthyen në garë tre konkurrentët Xhani Shqerra, Afërdita Dreshaj dhe Seldi Qalliu.Ata do të vijnë në javën e ardhshme në garë, të barabartë me konkurrentët e mbetur

“DANCING WITH THE STAS”

Vipat nuk pakësohen por shtohen Konkurrentët performojnë valle popullore të trevave shqiptare

A

shtu siç kanë paralajmëruar përpara nisjes së edicionit të tretë të “Dancing With The Stars”, organizatorët e këtij spektakli kanë sjellë gjithmonë surpriza dhe risi gjatë netëve të këtij show. Mbrëmjen e së enjtes publiku dhe vet konkurrentët u njohën me një formulë të re garimi. Kjo formulë që producentja, Holta Dulaku, përfshiu në garën e këtij viti është e njohur në të gjitha realizimet e kësaj gare kërcimi, që bëhet në Itali, Amerikë, Angli etj. Pra rimarrjen në garë të të eliminuarve gjatë javëve të ndryshme të spektaklit. Kështu në fillim të garës së kësaj të enjte do të hapej një votim, për shtatë të eliminuarit, në të cilët nuk u përfshi Artan Imami, i cili u largua vet gara për arsye shëndetësore. Ndërkaq votat e publikut rikthyen në garë tre konkurrentët Xhani Shqerra, Afërdita Dreshaj dhe Seldi Qalliu.Ata do të vijnë në javën e ardhshme në garë, të barabartë me konkurrentët e mbetur. Një tjetër surprizë ishte dhe mënyra e eleminimit për gjashtë konkurrentët e tjerë të DWS. Tre konkurrentët që rrezikonin të shkonin në dance off ishin Foto Strakosha, Vedat Ademi dhe Ornela Bregu, të cilët do të humbisnin të drejtën për të vazhduar garën shpëtuan të gjithë. Të enjten tjetër do të jenë në konkurrim në disiplina të ndryshme plot nëntë çifte. Ndërsa finalja e madhe është shumë afër, pas tre javësh, formula e garimit, e eliminimit është bërë e parashikueshme. Sa do shkojnë në finale? Si do të bëhen eliminimete ardhshme? Ky fakt nuk kaloi pa u komentuar edhe nga prezantuesi Ermal Mamaqi, i cili në formën e batutës tha se: “Urojmë që javës tjetër të mos eleminohen gjashtë çifte përnjëherë. Nuk dihet se çfarë do të ndodh gjatë këtyre tre javëve të mbetura të DWS, por një gjë është e sigurt, se producentja po eksploron formula të reja, për të mos e mbajtur në rutinë këtë garë. Një tjetër risi e këtij edicioni të tretë

ishin edhe kërcimet tradicionale shqiptare.Për herë të parë vipat kërcyen valle të trevave të ndryshme shqiptare, shoqëruar edhe më kostumet popullore përkatëse.Ka qenë Elvana Gjata e cila hapi siparin e kërcimeve popullore, me një kompozim të Tish Dajisë, në vallen mbarëshqiptare “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Një kërcim ky në të cilin Ansambli Shtetëror, është përfaqësuar në çdo event jashtë kufinjve shqiptar.Elvana mori duartrokitje nga publiku dhe juria, madje profesor Alfred Kaçinari e përgëzoi duke i thënë se mund të

fillonte që të nesërmen punë në këtë ansambël.Ndërkaq konkurrentët e tjerë kanë performuar valle të trevave të ndryshme. Vedat Ademi solli vallen kosovare, Zhaku vallen tiranase, Adelina Tahiri një valle të Librazhdit, Ornela Bregu ritmet e valles së Tropojës dhe Foto Strakosha performoi një valle jugore nga Dropulli. Përveçse kanë shijuar performancat dhe kostumet popullore në skenë, vipat duket se janë ndjerë komod me to edhe pas kuintave. Të gjitha vallet u shoqëruan nga orkestra e Ansamblit të Shtetit.


16

E shtunë, 26 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

RENIS GJOKA:

Në garë vetëm për çmimin e madh Gati albumi i ri nga grupi “Burn” SUADA DACI

G

rupi “Burn” është tashmë një nga gru pet finaliste të Top Fest 9. Kënga e tyre “Njerëz që takoj çdo ditë, është përgjedhur automatikisht nga publiku për të qenë, në finalen e cila do të jetë në 3 qershor, në Pallatin e Kongreseve. Solisti i këtij grupi, Renis Gjoka, thotë në një intervistë për THASH&THEM, thotë se kjo është një këngë për hipokrizinë, që gjendet kudo në art, në jetë dhe në realitet. Duket se grupi “Burn”, është futur me synime të qarta në Top Fest, duke synuar çmimin e madh të këtij eventi. “Të gjitha çmimet janë stimul e sigurisht që ndihesh i vlerësuar kur merr secilin prej tyre, por

unë jam i mendimit se në garë futesh për të fituar”, shprehet solisti Renis Gjoka, i cili pohon se kënga do të shoqërohet edhe me një klip, që do të xhirohet në Shkup. Jeni përzgjedhur automatiksht në finalen e Top Fest, ndjeni ndonjë përgjegjësi të veçantë? Normalisht jemi shumë të lumtur. Jemi futur para kohe në finale dhe kjo na ka bërë të ndihemi shumë mirë. Kënga me të cilën përfaqësoheni duket se ka marr shkas nga realiteti i përditshëm. Sa është pëlqyer ajo nga publiku? Mendoj se duhet bërë një sondazh në publik për këtë pyetje (qesh).

Ne kemi krijuar një “shteg” tonin në të cilin ecim të qetë. Kam pershtypjen se këtë gjë duhet të bëjmë të gjithë, pasi secili nga ne ka identitetin dhe karakterin e tij

Është pikërisht realiteti i përditshëm ai që ju frymëzon në artin tuaj? Ne jemi munduar gjithmonë të nxjerrim në pah probleme të ndryshme sociale, që shoqëria jonë i ka me shumicë. Këtë gjë do ta bëjmë gjithmonë edhe në të ardhmen. Sa e ndeshni hipokrizinë në jetë dhe në art? Hipokrizia është e dukshme në çdo fushë të jetës. Nuk e ndjej vetem unë, e ndjejmë pothuajse të gjithë. Gjithsesi është një fenomen i cili është, sa aktual ashtu edhe i hershëm. Cilin çmim do donit të fitonit në Top Fest? Të gjitha çmimet janë stimul e sigurisht që ndihesh i vlerësuar kur merr secilin prej tyre, por unë jam i mendimit se në garë futesh për të fituar. Në foto: Renis Gjoka

Si ju duken këngët e tjera konkurrese? Ka shumë këngë të bukura e prurje interesante. Ka larmi rrymash. Ka artistë të njohur gjithashtu edhe të rinj me shumë talent. Të gjithe këta faktorë, e kane bërë këtë event shumë interesant. Kujt i trembeni më shumë? Jo. Nuk kemi hyr me këtë filozofi loje (qesh). Ne përpiqemi të bëjmë maksimumin e ta paraqesim veten sa më denjësisht të jetë

e mundur. Në Top Fest jeni vlerësuar me “Best neë artist”, e synoni çmimin e madh këtë herë? Sigurisht që po. Pse jo fundja… Renis ju jeni solisti i Grupit “Burn”, në një farë mënyre keni peshën më të madhe në grup. Si ka ardhur grupi nga krijimi deri tani? Grupi është bërë tashmë 7 vjeç dhe mund të them se është një djalë i bindur dhe shkon shumë mirë me mësime (qesh). Jeni të kënaqur me suksesin e arritur? Sigurisht që po. Sukseset vijnë gradualisht. Nuk kemi pasur kurrë maninë, që të bënim një bum që në fillim. Kemi dashur që gjithmonë t’i ngjisim shkallët pak nga pak në mënyrë që kur të vinte momenti i majës, të ishim të pjekur mjaftueshëm për ta mbajtur këtë majë. Them se jemi aty ku duhet deri tani dhe jemi në rrugën e duhur. Nuk kam asnjë peng nga e kaluara përsa i përket rrugës së ndjekur. Kujt ia besoni tekstet tuaja? Kemi pasur shumë bashkëpunime. Më të shumtat kanë qenë me Big Bastën, të cilin e përshëndes, por kohët e fundit kam filluar të shkruaj vet. Dua të përmend edhe Pirro Çakon, Pandi Laçon, Dorela Shanin, të cilët kanë qenë disa nga tekst shkruesit e këngëve tona. Keni menduar të vini ndryshe për publikun, apo rroku është rryma që ju përfaqëson? Sigurisht që duhet të vijmë gjithmonë ndryshe, deri aty ku është caku, korniza. Pa cënuar thelbin e konceptit që kemi për artin. Nëqoftëse vijmë ndryshe përsa i përket veshjes apo diçkaje tjetër të kësaj natyre, jemi në rregull. Por nëqoftëse ne vijmë ndryshe duke ndryshuar rrymën që përfaqësojmë atëherë do të humbiste identiteti jonë dhe ne do ishim thjesht disa “majmunë”, të cilët imitojnë çfarëdo lloj gjëje që i kalon përpara syve. Sa e ndjeni konkurrencën mes grupeve të tjera të rrokut?

Ne kemi krijuar një “shteg” tonin në të cilin ecim të qetë. Kam përshtypjen se këtë gjë duhet të bëjmë të gjithë, pasi secili nga ne ka identitetin dhe karakterin e tij. Madje do të thoja që duhet të rritet bashkëpunimi midis grupeve dhe këngëtarëve. Keni menduar të shkëputeni ndonjëherë prej tij? E kam thenë gjithmonë, përsa kohë gjërat shkojne ashtu siç duhet, nuk ka arsye pse të shkëputem. Nëqoftëse gjërat ndryshojnë për keq në të ardhmen, atëherë mund të ishte një alternative për t’u marrë parasysh. Deri tani jemi shumë mire, dhe unë jam shumë i lumtur me këtë fakt. Sa ju ka frymëzuar xhaxhai juaj Aleksandër Gjoka në karrierën tuaj? Sandri ka qenë dhe është frymëzimi kryesor. Është një njeri që përçon shumë energji pozitive. E kam thenë e do e them gjithmonë, “ Sandri është një njeri që nuk plaket kurrë”. Këshilloheni me të për projektet tuaja muzikore? Të them të drejtën, rrallë. Pasi secili ka qenë i angazhuar me projektet e veta personale, por kur jam konsultuar sigurisht që kam marr këshilla shumë të vlefshme. Cilat janë projektet e Burn, tani edhe me ardhjen e sezonit turistik? Koncertet e verës dihen, por ne kemi në plan të realizojmë një tur në sheshet e qyteteve kryesore (rreth 12 koncerte), të shohim sa do t’ja arrijmë qellimit pasi jemi pak si vonë. Nëqoftëse nuk do ta realizojmë, atëherë do të vazhdojmë si gjithmonë me koncertet e verës dhe këtë projekt të madh do ta shtyjmë për në vjeshtë dhe dimër në salla të mbyllura. Paralel me turin, do të dal edhe albumi i ri i grupit, i cili është gati. Po ju do të bëni pushime këtë vit? Do kishim dëshirë dhe kemi nevojë të bëjmë shumë, por kemi frike se edhe këtë vere do bëjmë shumë pak (qesh). Do të jeni vetëm apo i shoqëruar? Për aq pushime sa mund të bëjmë, të dyja alternativat janë të mundura (qesh).


THASH& THEM

E shtunë, 26 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

17

XHULIA KARAVELLA

P

ak ditë na ndajnë nga finalja e edicionit të nëntë të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Emra të njohur të njohur të muzikës shqiptare që kanë qenë pjesëmarrës në këtë event, nuk janë kualifikuar në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në 3 qershor në Pallatin e Kongreseve.Edhe këtë vit nata finale është konceptuar si një mbrëmje gala ku do të ndahen çmime për pjesëmarrësit, në kategori të ndryshme si dhe çmimi i madh, ai i festivalit që zgjidhet zakonisht nga votat e publikut. Ronela Hajati, Orgesa Zaimi, Kejsi Tola , Laura Nezha, Çiljeta , grupi Lynx, Marsela Çibukaj, Laura Nezha , Enrika Derza etj, nuk kanë arritur të kualifikohen për të qënë pjesë e finales.Në rrjetin social Facebook këngëtarë të ndryshëm kanë komentuar lidhur me mospërfshirjen e tyre në këtë event. Këngëtarja, Ronela Hajati ka publikuar një status ku shkruan se: “Jam shumë e lumtur t’iu njoftoj që nuk jam në finalen e Top Festit....Shikim të këndshëm të perlave të tjera muzikore...”. Ky fakt duket se i ka mërzitur fansat e saj, të cilët e konsideronin këngën “Nuk ka më kthim” të Hajatit, si fituese të këtij edicioni të nëntë. Shumë nga ish-konkurrentët e "The Voice", si Enrika Derza, motrat Kumrija, Drilon Shala etj nuk kanë mundur të bëhen finalistët e këtij eventi. Ato që janë kualifikuar kanë qenë Xheraldina Berisha dhe Marsela Çibukaj. Marsela në fillim është shprehur se nuk ishte kualifikuar në këtë festival, por më pas ka nxjerr një status në Faqen zyrtare të sajën në Facebook, ku thotë se do të marr pjesë në Finale. "Një keqkuptim i vogël nga ana ime. Më vjen keq. Kënga "Sipar", ishte në listen e finalistëve të Top Fest 9. Kështu që miq të dashur nga një emocion në tjetrin.... ju puth fort të gjithëve ", ka thënë Marsela. Por bashkëpunimi me Stresin duket se i ka sjellë fat ish-konkurrentes kosovare të “The Voice”, Xheraldina Berisha. Kënga “Lamtumirë” është mirëpritur deri tani nga publiku shqiptar. Pa fat kanë rezultuar edhe emrat e njohur të muzikës së lehtë shqiptare të cilët kanë patur dhe më shumë eksperiencë me skenën dhe muzikën. Orgesa Zaimi, Laura Nezha dhe Kejsi Tola thonë për THASH&THEM se për to nuk përbënte surprizë mospërfshirja në finale.Ndërkohë disa nga finalistët janë Elhaida Dani me këngën “S’je më”, Erik Lloshi me “Ajo është ajo”, grupi Burn, Jeta Faqolli dhe Kelly,grupi Na, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, etj. “Jam shumë e lumtur që u kualifikova dhe që do të jem pjesë e këtij spektakli.Do të përpiqem të jap maksimumin”,- tha Myrtezaj për THASH&THEM. Pas një mungese 6-vjeçare në skenat shqiptare këngëtarja Julka, është rikthyer me një këngë pop dance, në skenën e Top Fest, e cila është pëlqyer nga publiku duke e çuar atë direkt në finale. Besa Kokëdhima është një tjetër finaliste e Top Fest.Ajo rikthehet pas edicionit të pestë të këtij festivali, nga ku u shpall fituese e vendit të parë me këngën “Ëngjëjt vrasin njësoj”.Këtë herë ajo vjen me këngën “Fishekzjarre”, një kompozim ky i Florian Mumajesit. Një tjetër këngë që mban vulën e tij dhe finaliste është, “Mamica” e këngëtarit,Klajd Haruni. Ajo merr pjesë për herë të parë në këtë festival dhe duket sikur ka “goditur” në shenjë. Bëhet

KONKURRENTËT

Ja të kënaqurit dhe të pakënaqurit e TopFest 9

Këngëtarët shprehin mendimet për përzgjedhjen Disa finalistë të Top Fest 9: Julka- “Për mua je dashuri” Besa- “Fishekzjarre” Klajd Haruni - “Mamica” Grupi Burn- “Njerëz që takoj çdo ditë” Argjentina Ramosaj- “Si shiu” Stresi dhe Xheraldina- “Lamtumirë” Elhaida Dani- “S’je më” Erik Lloshi- “Ajo është ajo” Eugent Bushpepa- “Udhëtari” Grupi Na- “Jam zgjuar” Xhensila Myrtezaj- “Edhe një herë” Jeta Faqolli dhe Kelly- “Vetëm jeto” Marsela Çibukaj- “Sipar”

Elvana Gjata fituese e edicionit të 8 të Top-Fest

fjalë për këngëtaren kosovare, Argjentina Ramosaj, e cila sjell baladën “Si shiu”. Një tjetër këngë e komentuar dhe e cilësuar si një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh, është edhe “Udhëtari”, i këngëtarit Eugent

Bushpepa. Top Fest edhe këtë vit ndoqi të njëjtën proçedurë eleminimi si vitet e shkuara.Në fazën e parë këngëtarët bëjnë prezantimin e këngës së tyre,ku këndojnë playback, ndërsa në fazën e dytë konkur-

rentët e përzgjedhur në gjysëmfinale këndojnë live. Edhe këtë vit drejtimi i është besuar motrave Luana dhe Marina Vjollcës dhe moderatorit Ledion Liço, i cili iu është bashkuar që në gjysëmfinale.


18

E shtunë, 26 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

KËNGËTARËT

BEATRIX RAMOSAJ

Capital T dhe 2po2 sjellin klipin më të ri

Ka gati lipin më të ri

C

apital T dhe 2po2 do të sjellin së shpe jti bashkëpunim e ri mes tyre. “As Guçi as Louis” titullohet kënga më e re e dy reperëve, këngë e cila do të shoqërohet edhe me videoklip.”Authentic” është produksioni më i ri i krijuar nga 2po2 dhe Capital T, i cili edhe do të përkujdeset për klipin e kësaj kënge. Videoklipi i saj është xhiruar në “Menthon st Bernard”, i cili gjendet mes Francës dhe Zvicrës. Kënga “As Guçi as Louis” është këngë e albumit “KAPO” i Capital T, i cili album pritet të lancohet së shpejti. Në këtë album pritet të ketë shumë bashkëpunime dhe befasi për adhuruesit e Captial T.

ARTA DOBROSHI

Tregon të pasmet në Kanë

A

rta Dobroshi hyn në grupin e femrave që provokon me format e saj. Në festivalin e filmit në Kanë, ku yjet prezantojnë filmat e tyre, aktorja nga Kosova, është skuqur në fytyre kur era i ka ngritur fustanin dhe asaj i janë zbuluar të pasmet e saj. E gjitha është dukur si aksident, mirëpo sipas fotove Arta vet e ka kapur fundin e fustanit të saj për ta treguar prapanicën. Një tjetër detaj që shohim është se Arta duket se s’ka veshur as të brendshme. Përderisa sensuliteti shet, pse mos e bëj edhe Arta këtë gjë, e cila për

RITA ORKAanë, Shkëlqen në e fotografohet m Algenin e BB 4

famshme me ëngëtarja e Ko so va Ri ta or igj inë ng a në festivasë pje rrë Ora ka ma ka kaluar në a Or s. në Ka lin e aft q ku du ke j mj o tap eti n e ku e me kla s. Aj sh ar ma nte dh n të ur një fu sta kis he t ve sh viit cil ë të të bardhë me an linjat e saj. Ish heshin në dukje er Algeni, ëshoth n banori i Big Br re r me këngëta të fotografua rë se ar edhe njëhe duke dëshmu të e zh na perso njohjet e tij me e e botë, shqiptar në ëm sh fam aft të gjëra. të huaj janë mj

K

hir të vërtetës ua kalon shumicës së yjeve të Hollivudit me prapanicën e saj të bukur.

K

ëngëtarja, Beatrix Ra mosaj, do të sjell së shpejti një klip të ri. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotoje të postuar në rrjetin social Facebook. “Një videoklip i ri do të vijë së shpejti për ju”, shkruan Ramosaj, teksa e shohim që mbi kokën e saj, qëndrojnë disa grimierë për ta bërë atë edhe më të bukur. Këngëtarja është parë bashkë me mamanë e saj në Prishtinë, aty ku do të xhirohet edhe klipi i saj i dytë.

PONI

Me një bum videoklipesh këtë verë

K

ëngëtarja e rrymës Pop Folk , Poni ka lançuar videoklipin e saj të ri. Ai quhet “Të ndarë”, dhe vjen si një bashkëpunim i këngëtares me Dr Florin e grupit West Side Family. Në një prononcim për suplementin THASH&THEM, Poni ka thënë se ky nuk do të jetë projekti i saj i vetëm për këtë verë. “Do të sjellë edhe dy videoklipe të reja, ka pohuar Poni. Video e re duket se është mirëpritur nga publiku sepse ka marr shumë pëlqime në You Tube. Ajo nuk është një këngë pop folk, nga ato që e karakterizojnë këngëtaren bukuroshe labe.

DAFINA Shumë miqësore me fansat

D

afina Zeqiri, është një nga këngëtaret e njohura të show bizit shqiptar, dhe si e tillë ka edhe shumë fansa. Por bukuroshja kosovare duket se është miqësore me ta. Këtë gjë na e vërtetojnë edhe këto fotografi që Duffy ka postuar në faqen e saj zyrtare në Face-

book. Ajo ka qenë duke udhëtuar, teksa ka ndaluar makinën e saj dhe është përshëndetur me një adhuruese të vogël, me të cilën ka bërë edhe fotografi. Të dyja zonjushat e kanë puthur njëra -tjetrën dhe duken shumë të lumtura.


THASH& THEM

E shtunë, 26 maj 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

19

ISH- BANORI

Dilema “shekspiriane” e Erionit Me veten time jam fitues, s’ka rëndësi nëse isha në finale apo jo SUADA DACI

si Erioni. Shkova aty që të tregoja se kush është Erioni , shkova të tregoja anën time pozitive dhe negative. Si zgjohem në mëngjes, si fle në darkë, si sillem me njerëzit që nuk i njoh, me karaktere dhe mosha të ndryshme dhe mund të them që ishte një nga komunikimet më të mira, që kam patur aty brenda.

E

rioni ka qenë konkurrenti, që ka lenë një javë përpara finales shtëpinë e Big Brother Albania, duke i hapur rrugën Ermalit, Françeskës, Gentës, Liamit dhe Arbrit për të qenë finalistët e edicionit të pestë. Por pavarësisht kësaj, 25 vjeçari nga Tirana shprehet se ndihet fitues, për 91 ditë qëndrimi në shtëpinë e Big Brother. I komentuar shumë për historinë e tij me Klaudjan brenda shtëpisë, ai ende nuk i ka sqaruar situatat me të. Por në të njëjtën kohë nuk ka është sqaruar akoma edhe me ish të dashurën e tij në Greqi, të cilën pret ta takojë. Edhe qëndrimi i tij në Shqipëri, është më pikëpyetje, pasi Erioni nuk e ka vendosur nëse do të kthehet në Greqi, apo do të rri përfundimisht në Shqipëri, ku ka marr shumë oferta pune si barist.

Pse u pozicionuat me grupin e Ermalit dhe jo me atë të Liamit? Nuk ishte pozicionim, sepse siç e thashë edhe më parë më pëlqen të luaj lojën time. Unë rrija me Ermalin sepse kemi një moshë, ndanim të njëjtat mendime, kishim gjëra që i bënim të dy, përshembull lojërat. Nuk ndoqa lojën e askujt, asnjëherë nuk kam folur për nominime dhe për strategji me Ermalin dhe grupin e tij. Liami nuk më pëlqente për arsye sepse e dija që ai bën lojë, flet për nomimime dhe kjo që mua nuk më përshtatet, nuk është në karakterin tim.

Dolët një javë përpara finales, e kishit menduar këtë fakt kur ishit në nominim? Me veten time unë jam fitues, nuk ka rëndësi nëse isha në finale apo një javë përpara saj. Thjesht kam arritur deri këtu në një mënyre ndryshe nga të tjerët dhe me një sjellje ndryshe nga të tjerët. Si u ndjetë që nga fillimi e deri tani? Është një ndjenjë, që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë. Gjërat që nodhin aty janë të papritura dhe ku nuk të shkon mendja kurrë. Emocionet dhe surprizat, që përjetova aty ndodhën në një kohë shumë të shkurtër, saqë më përpara më janë dashur shumë vite ti provoja. Ju keni konkurruar disa herë në BB, e kishit imagjinuar kështu apo ishte një eksperiencë e re? Mund të them që nga brenda është shumë herë më e mirë sesa nga jashtë, pasi ta përjetosh vet një gjë është diçka ndryshe. Secili nga ne ka ndjesi të ndryshme, dikush ndjen më shumë dikush më pak. Për mua emocionet dhe adrenalina ishin në maksimum, ndaj mund të them që ishte një përjetim i papërsëritshëm. Cilin nga banorët keni ndjerë më afër, dhe kush nuk ju ka pëlqyer fare? Nuk kam mendim të keq për asnjë nga banorët, për arsye se sjellja e tyre ndaj meje nuk ishte e keqe. Vetëm po të veçojmë ndonjë moment të disa personave, që është normale kur je në një izolim, dhe nuk ke kontakte me njerëzit jashtë, madje një gjë e vogël të duket e madhe. Gjithnjë ziheshim për gjëra të vogla që normalisht jashtë mund edhe mos të ndodhte gjë. Nuk i mbaj inatet jashtë shtëpisë, por banorët që mund të kem miqësi jashtë janë Ermali, Klaudja, Françeska, Graciano, etj Le të ndalemi pak te Klaudja, si është marrëdhenia juaj? Të jem i sinqertë deri tani unë kam bërë vetëm një telefonatë me Klaudjan. Kemi folur pak , por shumë gjëra janë në ajër dhe ne nuk i kemi biseduar. Kur të takohemi do ti sqaroj edhe do të jap shpjegime më të qarta. Klaudja është shoqe për ju apo diçka më shumë?

Si ju duken 5 finalistët? Secili ka eksperiencat, karakterin dhe pozicionimin e tij. Si mund ti përshkruanit me një fjali?

Në këto momente mund të them që kam dëshirë të jem shoku i saj, por nuk i kemi biseduar gjërat 100 përqind. Si e keni parë Klaudjan brenda në BB? Ka qënë një nga banoret më potente, më të shkathëta dhe një nga banorët më ambicioze

brenda në shtëpi. Keni patur një moment zënke mes jush në BB, çfarë mund të na thoni? Nuk ishte e qëllimshme ishte diçka mes shakasë dhe të vërtetës, se asnjëherë nuk do të ndodhte ashtu. Edhe Klaudja u bë pishman që foli me nerva edhe unë u solla keq, por asgjë më tepër. Si u ndjetë kur ajo u rihyri në BB dhe ju tha “nuk ju pres jashtë”. E prisnit reagimin e saj? Ishte mendimi i saj dhe unë do ta respektoj deri në fund. Prandaj e thashë edhe më sipër, që dua ta takojë, në mënyrë që t’i bisedojë gjërat me të. Po me ish-të dashurën në Greqi, keni kontaktuar? Kam folur në telefon me të. Ajo është e mërzitur për ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë. Por edhe këto do ti sqarojë. Do të shkoj në Greqi për pak kohë, ta bisedojë sepse janë gjëra që nuk mund ti flasësh në telefon. Kur ju keni qenë në BB, jeni përfolur edhe për një lidhje me një vajzë, që është shoqe me Klaudjan. Si qëndron e vërteta? Ka qenë një lidhje 2 javore por kaq. Unë çdo që kam bërë e kam thënë dhe nuk kam mbajtur asgjë të fshehtë me asnjë nga vajzat. Ndoqët ndonjë një strategji në BB? Po ndoqa strategjinë e Erionit. Erioni siç është në jetën reale. U futa si Erioni dhe dola

Ermali: Është një djalë shumë i zgjuar dhe i sjellshëm. Françeska : Një vajzë 18-vjeçare që mund të jap një mesazh, se ka edhe 18 vjeçare jo vetëm të bukura por edhe të zgjuara. Arbëri: Në fillim nuk kam pasur mendim të mire për të, por me kalimin e kohës më tregoi që është një djalë me vlera. Liami: Tip i zgjuar, di ti përdor momentet e mira dhe të këqija të një personi. Genta : Genta është Genta. Si e komentoi babai lojën tuaj, meqënëse jeni shumë të lidhur? “Tata” ishte shumë i kënaqur me lojën time. Ne kemi një marrëdhënie shoqërore, nuk kemi frikë të shprehemi me njëri tjetrin. Ai më përshtatet mua dhe unë atij. Pjesëmarrja në BB ka qenë një ëndërr e hershme e nënës suaj, mendoni që ia përmbushët këtë dëshirë? 100 përqind. Unë besoj se ajo më ndjek aty ku është. Keni thënë në BB që nuk do të ktheheni më në Greqi, do të rrini këtu? Kjo ka qenë një nga dëshirat e mamasë sime që unë të futesha në BB, në mënyrë që të ishim afër sepse unë dhe vëllai im kemi qenë gjithmonë larg . Me çfarë po merresh tani? Aktualisht jam pushim, por kam shumë propzime pune, për të punuar në klube të ndryshme këtu në Tiranë. Ku do ti kaloni pushimet? Do të marr Ermalin dhe do ikim në Korfuz dhe në Vjosë (qesh). Është traditë për ish konkurrentët e BB, që dalin shpesh natën bashkë, do ti bashkoheni edhe ju jetës së natës? Të dalim 10 veta bashkë nuk besoj se do ta bëj. Do dal me shumë pak veta me ata që unë ndjej më afër.


20

E shtunë, 26 maj 2012

ARGJENTINA RAMOSAJ

IT N U R A H JD A L K E ” A IC M “MA

Ndahet nga i dashuri, pozon si një zonjë e viteve ‘60

në You Tube e im lik k n o ili 1m

or e “M am i ën ga ga zm rit Kl ajd i ca ”, e kë ng ëta pje së a ës htë Ha ru ni, e cil ka Top Fest 9, marrëse në u klikime në Yo marr 1 milion ng ok, kë ëbo ce Fa Në Tube. deruar të gjithë tari i ka falen jnë dhe e kënata që e pëlqe ng ë. “P ër 45 do jnë kë të kë ka ar rit ur ” dit ë “M am ica

K

THASH& THEM

WWW.SHQIPTARJA.COM

tur m shumë i lum en 1,020,663. Ja ht dua t’iu fal sis hë ko një e dh lqyer, ju që ju ka pë deroj të gjithë kërkëndoni, dhe që e dëgjoni, presh htë ës ë”, ng kë ceni këtë am ica ” ës htë “M ri. ëta ng hu r kë në finjëherë për kualifikuar me me votat e pubst, nalen e Top Fe

K

ëngëtarja kosovare, Argjentina Ramosaj, i ka dhënë fund lidhjes së saj me biznesmenin nga Kosova, Valon Hotin. Ajo nuk ka preferuar ta komentojë këtë fakt, duke pohuar se dëshiron ta mbajë për vete. Megjithatë ky fakt nuk e ka mërzitur bukuroshen Kosovare, e cila ka pozuar së fundmi si një zonjë e viteve 60. Ajo do

të jetë pjesë e sfilatës së “Modë dhe Art”, që do të zhvillohet në Kosovë. Këngëtarja përveç pasionit që ka për këngën, është duke vazhduar studimet edhe për design dhe së shpejti mund të jetë një nga stilistet e njohura të Kosovës. Ajo konkurron gjithashtu edhe në Top Fest 9 me këngën “ Si shiu”, një prodhim i Threedots Production.

AFËRDITA DRESHAJ

Kopjon J.Lo blen “Fiat 500”

likut.

E

leminimi nga Dancing With the Stars, duket se i ka sjellë shumë fat, bukuroshes Afërdita Dreshaj. Menjëherë pas largimit nga spektakli Afërdita ka thënë se do të bëhet imazhi i një kompanie birre, ndërsa tani e shohim më këtë Fiat të mrekullueshëm 500. Nuk e dimë nëse e ka blerë apo ia kanë bërë dhuratë këtë makinë, por një gjë është e

sigurt që vipat shqiptar, janë duke ecur gjithnjë e më shumë në gjurmët e divës portorikane, Jennifer Lopez, e cila është imazhi i kësaj makine. Edhe këngëtarja, Elvana Gjata zotëron kohët e fundit një automjet të tillë, dhe ka pohuar pak kohë më parë për suplementin THASH&THEM se është e dashuruar pas Fiatit të saj.

MIRJAM CANI

Mbështet Rona Nishliun në Eurovizion P

as perfomancës së Rona Nishliut në Eu rovizion komentet kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Një prej tyre ka ardhur edhe nga këngëtarja Mirjam Cani. Në faqen e saj në rrejtin social Facebook, Cani ka shprehur komplimenta për Nishliun dhe ka kritikuar ata që nuk e kanë vlerësuar performancën e saj. “Duke lexuar pak përshtypjet e kombit tonë për këngën e Eurovisionit, më vjen realisht keq dhe më duket e pabesueshme që në këtë rast armiku më i MADH i vendit tonë jemi VETË NE!Komplimente nga shtetet e huaja dhe sulmi vjen nga vendi ynë! Sa kohe do duhet të hapen sytë… shumë kohë…Looku i Ronës? Moderne dhe perëndimore… Ky quhet stil unik… Interpretimi? Të lë pa fjalë.. Një artiste që në kohën e sotme quhet ARTISTE!!!!!!!!!”, ka shkruar Mirjam Cani. Ndërkohë finalja e Eurovizionit pritet të jetë me datë 26, ku Rona do të performojë sërish.

LINDA HALIMI

“Shkrin” dhjamin në qendrën e saj

D

uket se këngëtarja Linda Halimi, e ka marr shumë seriozisht punën e dobësimit, sepse përherë e më shumë e shohim të postojë fotografi në Facebook, duke bërë trajtime të tilla. Edhe në foton që

po shohim Linda shkruan “ tani jam duke i shkrirë nja 2 kile. Kur nuk ke çfarë bën humb peshë”. Kjo mesa duket është edhe një formë e mirë argëtimi, ku këngëtarja mund të kalojë edhe kohën e lirë.


E shtunë, 26 maj 2012

21

SOCIALE

Provimet e Maturës këtë vit jo në fshat vetëm nëpër qytete

N

dryshe nga herët e tjera, këtë vit nuk do të lejohet që të bëhen provimet e maturës shtetërore në shkollat e komunave. "Nxënësit do të mblidhen nga drejtori i shkollës dhe do të shoqërohen me makinë deri te shkolla e qytetit, ku janë caktuar për të dhënë provim", - ka sqaruar drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu. Nëse

prindi e shoqëron vetë nxënësin, këtë duhet ta deklarojë me shkrim. Ndërkohë gjatë ditës së sotme nis puna për përzgjedhjen e pyetjeve, për provimin e letërsisë, i cili do të zhvillohet në datën 2 qershor. Afro 6 mësues do të ngujohen dhe do të qëndrojnë deri në datën 1 qershor të izoluar dhe duke mos pasur asnjë kontakt me askënd dhe në

mbrëmjen e kësaj date do të nisë dhe shpërndarja e testeve dhe bazës materiale në shkollat e mesme. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj sqaron se këtij provimi do t'i ushtrohen mbi 42 mijë maturantë. Ndërkohë që viti shkollor për maturantët ka përfunduar në datën 22 Maj dhe më 2 qershor do të jepet provimi i parë me detyrim, Letërsisë.

Në tre vjet 4 fëmijë kanë ndërruar jetë, s'u kapën në kohë Lajmi Një vajzë 15-vjeçare, e prekur nga virusi vdekjeprurës HIV/AIDS ka ndërruar jetë gati një muaj më parë, pasi nuk ka marrë medikamentet e duhura. Vajza jetonte me të afërmit, pasi edhe të dy prindërit e saj kishin vdekur po nga virusi i AIDS.

„„„

AIDS, vdes 15-vjeçarja nuk mori mjekimin Silva Bino: Mjekët s'po bëjnë punën e tyre Gratë shtatzëna

TIRANE

Testohen për njohuritë 12% nuk përgjigjen S

ESMERALDA KETA

N

gjarja është regjistruar në një zonë të thellë të vendit dhe të afërmit, të cilët kujdeseshin për vajzën që këtë shtator do të festonte 15-vjetorin e saj, nuk e kishin sjellë asnjëherë për të marrë kurën e duhur mjekësore, gjë e cila do t'i mundësonte asaj një jetë thuajse normale dhe shumë më të gjatë se sa ajo ka jetuar në të vërtetë. Rasti është raportuar nga vetë specialistët e shëndetësisë, një ditë më parë, në një tryezë të rrumbullakët për "Parandalimin e virusit HIV nga nëna te fëmija". Në fakt situata bëhet më alarmante po të kemi parasysh se rasti i kësaj vajze është i katërti fëmijë që humb jetën për shkak se nuk është mjekuar, ndërkohë që rasti i saj duhet të ishte nën vëzhgimin e specialistëve, pasi edhe prindërit i kishin vdekur nga ky virus pak vite më parë dhe ishin pjesë e statistikave të institucioneve shëndetësore. Vetë specialistët e shëndetësisë, ka vënë këmbanën e alarmit, që megjithëse renditemi ndër vendet me prevalencë më të ulët të këtij virusi, shumë pak po bëhet në drejtim të parandalimit të transmetimit tek fëmijët, dhe si pasojë zbulimit të rasteve në kohë. Silva Bino një ndër specialistet më të njohura të epidemiologjisë në vendin tonë, nuk ka ngurruar që një pjesë të madhe të fajit t'ia hedhë bluzave të bardha. "Ne kemi një shoqëri civile shumë më avangardë se sa profesionistët e shëndetësisë. Ata duhet ta përfshijnë këshillimin dhe rekomandimin e analizës së HIV, si pjesë integrale të punës së tyre, sidomos me gratë shtatzëna. Ne po ecim mbrapsht. Po zbulojmë prindër të infektuar, pasi kemi kapur virusin tek fëmijët. Në një kohë kur ne duhet të punojmë që prindërit e infektuar të mos lindin fëmijë të prekur", - ka deklaruar Silva Bino. Më tej ajo ka shtuar se edhe sistemi i testimit në vendin tonë nuk është i koordinuar. "Testimi në vendin tonë për HIV nuk

Gjatë takimit të djeshëm për HIV/AIDS

është i koordinuar, thuhet se mund të bëhet në ISHP, QSUT, DSHP apo dhe në klinika private. Por ne e dimë dhe kemi të dhëna se klinikat private janë jashtë çdo kontrolli dhe jashtë cilësisë. Nuk ka të dhëna se sa gra shtatzëna janë testuar sa janë këshilluar, sa e kanë pranuar apo jo rezultatin e dalë. Gjithashtu unë mendoj se asnjë grua shtatzënë, nga çdo rreth i vendit nëse i thuhet se duhet të shkosh në QSUT apo ISHP të bësh analizën e HIV, nuk e merr mundimin ta bëjë këtë gjë. Gjërat du-

hen lehtësuar. Duhet t'i merret gjaku asaj gruaje dhe t'i dërgohet në qendrën e specializuar për analiza dhe jo të sorollatet vetë gruaja shtatzënë. Në këtë pikë unë them se kemi dështuar pasi ne nuk kemi akoma një program kombëtar për parandalimin e transmetimit të HIV nga nëna te fëmija", - ka deklaruar epidemiologia Bino. Marjeta Dervishi, specialiste e shëndetit publik për HIV/AIDS, ndërsa ka raportuar mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, ka vënë theksin se 63.0 për qind e ras-

hoqata shqiptare e personave që jetojnë me HIV/AIDS ka bërë një monitorim mbi gratë shtatzëna, se sa informacione kanë ata mbi HIV dhe a e dinë se sa të rrezikuara mund të jenë. Studimi që ka prekur 300 gra shtatzëna në kryeqytet, është bërë gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji dhe është mbështetur nga "Soros". Nga 300 gra që janë përfshirë në këtë studim, 32 prej tyre, ose rreth 12% kanë refuzuar të përgjigjen, si rrjedhim të dhënat e dala i referohen 268 përgjigjedhënësve. Nga pyetsorët ka rezultuar se 164 gra kanë marrë njohuri për HIV/AIDS ndërsa 104 të tjera ose rreth 38.8% prej muajsh nuk kanë dëgjuar apo lexuar asgjë mbi këtë sëmundje. Por ka edhe nga ata gra që megjithëse në qendrën shëndetësore apo në konsultorin e gruas kanë marrë një fletëpalosje me të gjitha rreziqet e AIDS dhe se si mund të lindin një fëmijë të shëndoshë edhe nëse vetë janë të infektuara, që s'kanë marr mundimin t'i lexojnë fare. Plot 16% e tyre thonë që nuk mbajnë mend asgjë nga ata që është shkruar në këtë letër.

teve të konfirmuara deri më tani në vendin tonë janë kapur gjatë analizave klinike në QSUT, që sipas saj, tregon një stad shumë të avancuar të sëmundjes, ku mundësitë për ta parandaluar zvogëlohen shumë. "Nga të

dhënat tona rezulton se 20 fëmijë e kanë marrë virusin që në barkun e nënës, ndërsa rrethet më problematike, krahasuar me numrin e popullsisë që ata kanë, janë Kruja, Kurbini dhe Hasi", ka deklaruar specialistja Dervishi.

Sëmundja

Brucelozë edhe në Gjirokastër „„„

GJIROKASTËR

P

lot 16 raste të prekur nga brucelo za janë shënuar në rrethin e Gjirokastrës. 2 prej të prekurve janë banorë të qytetit ndërsa 14 të tjetër janë nga Dropulli i Sipërm. Këto janë zona që asnjëherë për 20 vjet nuk kanë pasur asnjë rast të prekur nga bruceloza. Rastet e shfaqura në qytet sipas mjekut epidemiolog lidhen me faktin e mbarështimit të bagëtive në lagjet muzeale dhe mungesën e vaksinimit të tyre. "Janë paraqitur në spitalin e Gjirokastrës 16 raste për periudhën janar- maj. Militenca përhapet në popullatë në dy mënyra, ajo direkte dhe

indirekte nga përdorimi i produkteve të pamanipuluara mirë. Po u pasterizua qumështi janë 100 për qind të garantuara që nuk sëmurën nga mi-

litenca ", - ka deklaruar Xhelo Brahimi, mjek epidemiolog në Gjirokastër. Por një tjetër shqetësim për Gjirokastrën është edhe sëmundja e atraksit. Këto sëmundje rishfaqen në këto zona pas shumë vitesh pasi në treg shitet mishi i bagëtive të pavaksinuara.Po ashtu një pjesë e produkteve të qumështit nuk janë të garantuara, pasi jo të gjithë blegtorët janë korrekt me vaksinimin. Ndërkohë që të rrezikuar janë edhe ata që konsumojnë produktet blegtorale të bagëtive që janë mbartëse të virusit të brucelozës. Ata duhet të mbahen në regjim shtrati dhe të mos kenë kontakte të drejtëpërdrejta me personat e tjerë.

LAJME SHKURT Bllokohen punimet te rruga "Hasan Sufa"

„

Punimet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugën "Hasan Sufa", që lidh rrugën "Ali Demi" me Bulevardin "Bajram Curri" ende nuk kanë nisur ndonëse vendimi për këtë qëllim është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në datën 1 mars. Sipas vendimit, punimet në këtë rrugë do të nisnin gjatë muajit Maj, pas përfundimit të procedurave të shpronësimit. Ndërhyrjet në këtë rrugë janë emergjente dhe zona është jashtë çdo standardi urbanistik. Punimet në rrugë janë ndërprerë në mes prej disa vitesh dhe pastaj fillojnë shtëpitë e ndërtuara kryesisht para viteve '90-të dhe rrugica të ngushta. Banorët e kësaj zone thonë se, rruga nuk mund të lihet më në këtë gjendje, dhe kërkojnë një shpronësim sipas vlerave të tregut për banesat e tyre.

Tiranasit do të gjelbërojnë oborret

„

Projekti i ri urbanistik parashikon që sipërfaqja e gjelbërt e Tiranës të shtohet edhe nga vetë banorët, duke mbjellë pemë në oborrin e tyre. "Gjelbërimi i oborreve të shtëpive private dhe rritja e frekuentueshmërisë publike në to, aplikimi i teknologjisë green roofs ("çatitë e gjelbra" në tarracat e pallateve ekzistuese apo si kriter për ndërtimet e reja, gjelbërimi me pemë dhe shkurre dekorative përgjatë gjithë rrugëve dhe trotuareve, shtimi i parkimeve nëntokësore, që lejon përdorimin e mbi tokës së tyre si zona të gjelbra, krijimi i "perdeve rrugore të gjelbra"", do të rrisë sipërfaqen e gjelbërt në qytet kanë deklaruar specialistët.

Universitetet, sezone dhe provime të mbartura

„

Thuajse të gjitha fakultetet e vendit kanë bërë publike datat e sezonit të ri që do të nisë në fillim të qershorit. Por ndërsa sapo ka marrë fund sezoni i provimeve të mbartura, studentët do të testohen në lëndët semestrale. Sipas rregulloreve, ata nuk kanë të drejtë që në këto dy data të mund të japin të njëjtat provime, ndaj duhet të zgjedhin vetëm njërin prej tyre.


22

E shtunë, 26 maj 2012

KULTURE

Portreti „„„

PREMIERA: Një personazh i shkruar enkas për Drita Pelingun do të ngjitet së shpejti në Teatrin Kombëtar nga dramaturgu dhe regjisori Mihal Luarasi. Pas 8 vjetësh nga koha e shkrimit drama arriti të shoh dritën e skenës falë 85-vjetorit të lindjes së aktores, kur Ministri i Kulturës i thotë "Po" asaj për rolin e ëndërruar

TIRANE

tirësi u kapërcyen vjet në dhjetor, kur ishte 85-vjetori i Dritës. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, dha një drekë për nder të Dritës në një restorant me nja 50-60 të ftuar. Ishte atje në një tavolinë me aktorët dhe ndërkohë duke i qëndruar afër dhe duke e pyetur çfarë dëshirash ke, nëse të mungon ndonjë, nuk mori ndonjë përgjigje nga Drita. Përballë tyre ishte dhe Roza Anagnosti dhe kjo i thotë: "Drita, pse nuk i thua zotit Ministër për atë dramën që ti ke pasur dëshirë gjithmonë ta luash?!". "Çfarë është?", tha ai. Drita i tha se çfarë ëndërronte të luante. "E kam pengun tim prej shumë vitesh", u shpreh ajo.

DHURATA HAMZAI

D

rama "Përjetësisht dashu ria…" është menduar të ngjitet premierë në fund të majit në skenën e Teatrit Kombëtar. Në sfondin gjysmë të errët të skenës së Teatrit Kombëtar, duke ndjekur provat arrita të shoh gjithë potencialin e një aktoreje 85-vjeçare që u druhet lëvdatave, intervistave dhe fjalëve pa vepra. Ishte Drita Pelingu. E ndikuar nga roli, pesë minuta të tjera pas pushimit, fytyra e saj dukej krejt tjetër. Nuk vonoi dhe iu kthye pamja e saj e çiltër, e bukur edhe në këtë moshë. "Nuk jap intervista tha ajo. Nuk është mirë të fryhemi kot para rolit. Zakonisht nuk i kam qejf intervistat". Drita i zgjedh fjalët me kujdes dhe të sheh me ndjesë dhe vëmendje. "Pse duhet të flas unë për rolin tim. Pas premierës është mirë të flasin të tjerët se çfarë ne kemi bërë". Pasi bisedova me të, duke dëgjuar mendimet e saj për punën e bujës që bëhet në TK para premierave dhe mungesën e kritikave pas tyre, doja t'i jepja të drejtë, por... kur luan një aktore si ajo, kush nuk do të donte ta intervistonte. Thotë se nuk ka dhënë intervista në asnjë media para premierës. Është e prerë në këtë pikë. Tërheq mënjanë autorin dhe regjisorin e dramës "Përjetësisht dashuria" Mihal Luarasin dhe i them: "Kam ardhur të intervistoj Drita Pelingun dhe kur ajo nuk do të flas për veten, duhet të flasim unë dhe ti për të". Regjisori buzëqesh. Me kënaqësi pranon të flas për aktoren. E ka të lehtë të flas për Dritën, jo vetëm se e çmon shumë si aktore, por edhe për një lidhje të veçantë që ka ajo me frymëzimet që i sjell në krijimtarinë e tij. Sa nisi të shkruante një dramë, në mendjen e regjisorit shkonte e vinte e vetmja aktore që duhej ta luante aty: Drita Pelingu. Drama flet për një çift të moshuar, që si shumë të tjerë në Shqipëri jetojnë vetëm, sepse fëmijët e tyre jetojnë në emigracion. Është dramë e shoqërisë së sotme shqiptare që shoqërohet me vetminë dhe dhembjen e tyre. Drita Pelingu luna në këtë dramë me aktorin Vangjel Toçe. Që drama të mishërohej në lojën e kësaj aktoreje të madhe u deshën vite të behej realitet. Kjo ëndërr e aktores ka odisenë e vet. Regjisori Luarasi rrëfen për Shqiptarja.com historinë si erdhi në skenë një vepër me aktoren e madhe Drita Pelingu që titullohet "Përjetësisht Dashuria". Zoti Luarasi, na tregoni diçka rreth tematikës së dramës. Nuk është hera e parë që bëni një premierë për moshën e tretë? -Nuk është hera e parë. Kemi pasur një shfaqje vite më parë vetëm për të moshuarit, "Streha e të harruarve". Drama trajton vetminë e

Sa vite kishte kjo ëndërr e saj? -Kishte shtatë-tetë vjet. Ministri e kuptoi aktoren dhe tha: "Ta vini në skenë menjëherë!". Kështu u bë kjo dramë. Duke qenë edhe drejtori i Teatrit aty, kjo punë mori rrugë. Filloi puna.

MIHAL LUARASI:

Frymëzohem nga pasioni i pashuar i Drita Pelingut Regjisori rrëfen arsyet pse ia kushtoi rolin aktores së madhe moshës së tretë, që gjatë këtyre 20 vjetëve mbas kthesës sociale që ndodhi kanë mbetur vetëm, sepse fëmijët e tyre kanë ikur në emigracion.

Në foto: Regjizori Mihal Luaras

Ju njihni të tillë personazhe reale, përderisa qëndron në vëmendjen tuaj kjo temë? -Sa të duash edhe unë jam vetë një përfaqësues, të gjithë i kemi fëmijët të larguar. Por, ka të moshuar vetëm me sëmundje e probleme të tjera. Bota moderne evropiane (ku synojmë të shkojmë edhe ne) e ka zgjidhur këtë problem, sepse ka shtëpi të të moshuarve. Edhe këtu ka tani, por atje nuk i çojnë në ato shtëpi atëherë kur bëhen të traumatizuar, të sëmurë dhe të paftë, por më përpara, që të jetojnë në shoqëri. Ky problem tek ne shpresojmë të zgjidhet në kohën e duhur. Siç dihet ka raste që pleq të tillë të vetmuar i gjejnë të vdekur pas disa ditësh. Sigurisht drama nuk trajtohet kaq tragjike, ka ndjesi, ndërthurje idesh, dhe e gjithë kjo vishet me velin e dashurisë. Drama titullohet "Përjetësisht dashuria". Pse zgjodhët fjalën dashuria për një dramë të trishtuar?

-Këta dy pleq duhen tmerrësisht. Edhe pse kanë kontradikta të rëndësishme midis tyre, dashuria është më e madhe. Kanë kontradikta fetare, ideologjike, por dashuria është njësoj tek ata të dy. Edhe në vdekje nuk duan të ndahen. Është një gjë interesante: tek çifti në dramë nuk lot asnjë rëndësi diferenca e feve dhe kjo është tipike në marrëdhëniet mes çifteve shqiptare, pra është evidente në Shqipëri. Është një situatë e lirisë së besimit fetar, të cilin unë mendoj se na e kanë zili edhe shumë vende të botës. Shqiptarët nuk grinden kurrë për fenë, ndërsa besojnë në tri fe të ndryshme. Le të flasim për aktoren Pelingu. Ajo ka një rol kryesor dhe tashmë me moshën që ka dhe problemet e saj shëndetësore duket se po bën sakrifica për rolin, apo jo? -Kjo dramë është shkruar dhe është frymëzuar nga Pelingu. Që kur e kam shkruar para dhjetë vjetësh e kam menduar për Drita Pelingun. Doja që ta luante ajo personazhin. Çfarë ju bëri të mendoni se vetëm ajo mund ta luante? -Ajo ishte një frymëzim për mua si aktore. Duke shkruar dramën më vinte në mend aftësia e saj, rolet, aftësitë që kishte ajo. Dhe, kështu gjatë

shkrimit të dramës më përshtatej portreti i personazhit si për ta luajtur në skenë Drita Pelingu. Unë u motivova edhe nga personazhi që kishte në dramën para kësaj, që ishte "Streha e të harruarve". Drita në këtë dramë kishte njërën nga personazhet që të mbetej në mendje. Kjo e përforcoi edhe më shumë domosdoshmërinë e prezencës së saj në dramën time.

Luarasi: Më pëlqen kjo gjetje, sepse nëse Drita do të dojë që kjo shfaqje të jetë e fundit për të, edhe për mua nuk i dihet Gjatë provave, vura re zellin dhe përkushtimin e Drita Pelingut dhe me sa art i shmang ajo problemet shëndetësore. Si shpjegohet ky përkushtim i saj? -Ka një pasion të pashuar për skenën Drita Pelingu. Ajo është marrë gjatë me këtë tekst. Fliste me mua për këtë punë. Priste rastin për ta aprovuar, për t'u vënë në skenë. Kur do ta luaj, kur do vëmë në skenë më thoshte shpesh. E ja, këto vësh-

Drita Pelingu nuk pranoi të jepte intervistë. Është gabim të flitet para premierës, tha. Dukej e merakosur se si do të shkojnë gjërat në fund... -Ashtu është ajo. Gjithmonë në merak, e vëmendshme dhe e përkushtuar. Ajo luan edhe me një partner tjerë që është Vangjel Toçe, një aktor shumë i mirë, i cili mban të njëjtën peshë gjatë zhvillimit të dramës. Edhe në këtë marrëdhënie është shumë e kujdesshme. Kur do të shfaqet premiera? -Mendohet të jetë në fund të muajit Maj. Do të jetë çështje një apo dy ditësh nëse është pak më mbrapa. Ta shikojmë këtë. Një dramë që do të mbajë për gati një orë Drita Pelingun në skenë, nuk është pak e lodhshme?! -Është e lodhshme. Premiera është një orë e një çerek, një orë e njëzet minuta. Nuk është më pak. Por të mos harrojmë se para ca vjetësh Drita Pelingu ka luajtur edhe vetëm solo një monodramë. Qenka e fortë Drita Pelingu! -Drita është e fuqishme në karakter. Gjigante është. Me Dritën kam punuar prej vitesh. Drama e parë që kam vënë në skenë në Teatrin Popullor ka qenë "Intrigë dhe dashuri" e Shilerit me Drita Pelingun si protagoniste. Ishte shfaqja e parë që vija në skenë dhe Drita kishte një karrierë të mëparshme dhe të suksesshme. Shfaqja e parë imja fliste për dashurinë dhe unë mendoj se për mua mund të jetë një nga premierat më të fundit që po bëjmë së bashku dhe le të jetë prapë për dashurinë. Dashuria është kryefjala e të dy dramave. Më pëlqen kjo gjetje, sepse nëse Drita do të dojë që kjo shfaqje të jetë e fundit për të, edhe për mua nuk i dihet. Unë jam dy vjet më i vogël se ajo. Nuk e di kam apo s'kam mundësi të bëjë një premierë tjetër... Por, e rëndësishmja është se të punosh me Drita Pelingun është frymëzim, kënaqësi. Ana profesionale dhe disiplina e Drita Pelingut është për t'u marrë shembull nga aktorët e rinj.


E shtunë, 26 maj 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Dy kirurgë për një operacion

Edhe me “Alo” bezdisje?

Paguan kundravajtjen e të tjerëve

E

E

E

leonora Bruson, një zonjë nga Montecchio nga Reggio Emilia-s, duke qenë se vuante nga një sëmundje që bëntë të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjikale për të shpëtuar këmbët e sëmura, kërkoi që operacionin ta mderrte përsipër kirurgu më i mirë i spitalit. Mirëpo meqë në klinikën ku qe shtruar kirurgët më të mirë ishin dy asnjëri nuk i hapte rrugë tjetrit për të marrë përsipër operacionin. Secili këmbëngulte në të drejtën për të kryer ndërhyrjen, duke u munduar të zhvleftësonte punën e tjetrit. Nuk bëhej më fjalë për tolerance dhe fatin e kësaj “beteje” u desh ta përcaktonte vetë pacientja, që me sy të zgurdulluar kishte ndjekur “përleshjen” ndërmjet bisturive më të mira të spitalit. Ajo vendosi që njëri prej tyre të operonte këmbën e djathtë dhe tjetri të majtën. Për fat të mirë mjekët “harruan” të grindeshin se kush duhej të operante të djathtën dhe kush tjetër të majtën...

thel Skull, një zonjë nga Long Beach, në Kaliforni mund të ketë vendosur një rekord krejt original thirrjesh telefonike. Për tetë ditë, ajo i ka telefonuar 1208 herë konsulentit të saj financiar, me një mesatare ditore prej rreth 150 telefonatash në ditë, ndonëse ka pasur ditë kur është arritur kulmi me 485 telefonata. Mirëpo me gjithëse kjo “Bëmë” e zonjës Skull mund të përbëjë një rekord të denjë për librin Guinness, asaj i ka kushtuar vërtet shumë shtrenjt. Jo thjesht duke gjykuar nga sa do t’i vijë fatura e telefonit, por sepse pikërisht për këtë “bëmë” të saj, ajo u dënua nga gjykata lokale me një gjobë prej dymijë dollarësh duke e konsideruar atë “bezdisje telefonike”. Zonja Skull e kishte një arsye që e kishte “bombarduar” konsulentin e saj financiar me telefonata. Për shkak të këshillave të tij ajo kishte humbur shumë para në bursë dhe gjithë dufin e saj e kishte nxjerrë duke e sharë në telefon...

dhe pse betohej e stërbetohej se gjatë dy vjetëve të fundit nuk kishte qenë qoftë edhe një ditë në Napoli, një gjykatës venecian nuk arrinte dot policinë rrugore të Venecias se nuk ishte ai kundërvajtësi që figuronte në listën e të gjobiturve nga policia e qytetit buzë Tirrenit. Dhe nuk kishte faj gjykatësi i shkretë, sepse nuk bëhej fjalë për një ose dy gjoba, por vetëm për dy vitet e fundit për llogari të tij, ose më saktë të targës së makinës së tij, ishin regjistruar plot 216 gjoba për po aq shkelje të rregullave të qarkullimt rrugor me automjetin e tij. Por më në fund e gjetën edhe edhe fillin e kësaj ngatërrese krejt rastësisht rastësisht, Kur një ditë gajtë një kontrolli ndaluan një makinë në Napoli për kundërvajtje, e cila mbante targën e Venecias dhe që përkonte pikërisht me me atë të makinës së gjykatësit. Thjesht i kishin kopjuar targën gjyaktësit dhe gjobat i kalonin atij.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

18

19

3 20 29

36

37

5

6

21

28

44

4

22

30

38

10

24

11

40

62

15

16

26

54

55

42

78

78

57

58

59

80

66

67

81

87

89

90

94

I R

M I

S

93. Kishte ngërthyer Oblomovin. 94. Eshtë porosi e fundit. 95. Ekstreme në ekstreme.

13. Janë me ngjyra të tilla si bronzi. 14. Të parat në ambient. 15. Janë shekncëtarë si Emrico Fermi. 16. Eshtë ai që komunikon në chat. ɷ VERTIKAL 17. Pak zbehtësi. 1. Mbyllin portat. 18. Një veshje tipike malajziane. 2. Teocoli komik italian. 20. Shtroheshin për t’u ulur dikur. 23. Davis që qe aktore. 3. Fillojnë panikun. 25. Një radhë… pune. 4. Xhiro e Spanjës. 26. Eshtë shejtani 5. Oskar Kokoschka. 28. Një liqen… det. 6. Udhëtojnë për qejf. 29. Eshtë molla e grindjes. 8. Inicialet e Moravia-s. 9. Qe kolonia portugeze në Sikiang. 30. Eshtë pare peshku. 10. Marie nobeliste e famshme. 31. Gjysma e ¿rove. 11. Një element me simbol N. 32. Eshtë rasa e… atij. 12. Pishtarë pa pishë. 35. Dikur quhej Persi.

T A T A

P A R A L E L E P A L L O N O T L U

G

I

K O A L A O N R R

I

R F

P

H A R

I

I

O N A L

S

S

I M E

A N E

N E T E T

P A D

T O R T

I

S

G A T

N A T O L

I

E R

J

I

A

I

A K

A

M I M M A R A

K R A T E R N T E R E S

I K A

C M I

E N N E R

B A R K A T

I

L L A

T E N O T E

P E N E L O P E

I M E R

I

A N

T O R E A T E L L

A A L E T

T R A K T A T E T T R

I

I

E N E D O L A T T

I R A N D E L L O

F A V T

D E R R A T

B E N A

P E R G A T

P R E M T

I

I

L A A F T A S G

N A C

I R M A

B A L E T I

I

O R I

T E R

I

L

I N

N A R E

T A T U T

A V A T A R A L A N

74 83

Peshorja

91 95

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM A

68

82

88

93

R O M A N

Virgjëresha

60 65

79

68. I famshmi Pacino. 69. Në krye të armatës. 71. Morgana e Mbretit Artu. 72. Ishin venecianë të Skënderbeut. 73. Në këtë moment. 75. Predikon në sinagogë një i tillë. 78. Qe fallxhor e famshëm. 80. Mbyllin një dyqan. 81. Kishin mbret Geberikun. 83. Janë tek në kunja. 84. Tregojnë çrregullime. 86. Parashtesë për shumë. 88. Ngulet kur nuk nget. 89. Kola që qe bomber bardheblu. 92. Janë aprovime.

Luani

Edhe për ju parashijohet një ditë në të cilën do të ndjeheni shumë më mirë se ditët e kaluara dhe me nergji të reja. Pak të komplikuara raportet ndërpersonale.

47

73

86

92

Gaforrja

Në përgjithësi do të jetë një ditë ku do të dalin në pah vlerat dhe aftësitë tuaja për të organizuar dhe për t’u organizuar, ndonëse Merkurin e keni kundër. Mirë fusha afektive.

43

72

85

1. Pop… I Andy Warhol. 3. Abati i Manon Lescaut. 7. Neeson aktor. 10. Stevens këngëtar. 13. Një krim i… koskës. 18. Të parat në stadium. 19. Agjencia europiane e hapësirës (sigla) 21. United Kingdom. 22. Qendër në Kubë. 24. Jetoi 969 vjet. 27. Nino Benvenuti 28. Gjysma e kohëve. 29. Janë tek në sallë. 31. Astaire që kërcente tip tap. 33. Tregojnë martesë. 34. Dërgohet një me celular. 36. Rrallë është përgjysmë. 37. U shkrua nga Stevenson. 42. Këndon Je crois entendre encore. 44. Sly i kinemasë. 46. Eshtë shpend lagune. 48. Humbi hijen. 49. Dhjetë angleze. 50. Janë luftëtarë të vjetër. 51. Dashuronte Lancilotto-n. 53. Teket e një gushe. 55. Një repart i veshëve. 60. Teket e një këndi. 61. Në krye të aksioneve. 62. Teoria kur i del era. 63. Një marrëveshje. 64. Eshtë i madh në një ndeshje derby.

56

64

71 77

Binjakët

17

35

S

T

L E D H

I

38. Italo, shkrimtari Ndërgjegja e Zeno-s. 39. Eshtë periudhë e sëmundjes. 40. … Greco piktor. 41. Ka kryeqytet Ljubjana. 43. Bogarde që qe aktor. 45. Shpenzohen në japoni. 46. Fillojnë një periudhë. 47. Eshtë gjuha e Dante-s. 50. Hidhen për të zgjedhur. 52. Eshtë dashnor i vjetër. 54. Teatri i Elbasanit. 56. Turner këngëtare. 57. Një pjesë e radiolojës. 58. Eshtë i kuq. 59. Emri i Tesla-s. 63. Janë në gjyq. 65. Veset pa ku¿j. 66. E ka simbolin Ti një i tillë. 67. Italia në Internet. 68. Girardot aktore. 69. Kaçaturian kompozitor. 70. Eshtë kryequtet në Peru. 71. Një copë torte. 72. Eshtë shtëpi dy-tre katëshe. 74. Një pjesë e dramës. 76. Gjysma e bordit. 77. King Cole i muzikës. 78. Gjysmë mimoze. 79. Një art i Andy Warhol. 82. Gjysmë tutele. 85. Fillojnë lidhjen. 87. Në fund të vitit. 90. Gabime në ekstreme. 91. Fund kursi.

Parashikohet përgjithësisht një ditë e mirë, pasi do të jeni nën tutelën e një Merkuri jo vetëm stimulues të intelektit tuaj, por edhe “dashamirës”. Duhet vetëm të jeni pak më sistematikë. Kontrasti i Marsit dhe Afëridtës në shenjë do të bëjë që edhe ju të jeni të influencuar nga kjo”përplasje’, prandaj në momente të caktuara do të jeni të trazuar. Mirë ekonomia.

27 34

41

Demi

50

63

70

ɷ HORIZONTAL

14

46

53

76

13

25

49

84

12

33

45

61

75

9

32

39

52

69

8

23

31

48 51

7

Dashi

Me hyrjen e Marsit në shenjë, orbita e të cilit sot është ë harmoni me atë të Afërditës, do të bjerë ndjeshëm efekti i Merkurit që ju impononte ritme të larta. Erosi në rritje.

Edhe pse marsi ju “sheh paksa shrembër” nga pozicioni i tij në shenjë, në përgjithësi shenja juaj dominohet nga yjet pozitivë që premtojnë rezultate mjaft të mira. Parashikohet njëditë mjaft intensive për ju që i përkisni kësaj shenje, pro sot duhet të tregoni ëm shumë kujdes për problemet private e, në mënyrë të veçantë në raportet delikate me partnerin.

Akrepi

Më në fund mund të merrni frymë lirisht pas një periudhe vërtet frenetike në të gjitha fushat, e imponuar nga Marsi agresiv në shenjë. Hëna “zevzeke” mund të acarojë raportet sentimentale.

Shigjetari

Eshtë një moment mjaft pozitiv për ju, në shumë drejtime, por kryesisht në planin afektiv, sepse Afërdita e ëmbël më në fund ju bind të hidhni një hap vendimtar drejt shpirtit tuaj binjak.

Bricjapi

Në përgjithësi sot pritet një ditë e qetë, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë e papritur që mund t’ju zerë në befasi. Për¿toni nga momenti që komunikueshmëria juaj është shumë e lartë.

Ujori

Ju sugjerohet që të kapni fluturimthi momentin pozitiv për ju dhe të shfrytëzoni rastet e mira që ju paraqiten, sa kohë që keni nën anën tuaj yjet e mirë. Kujdes, dikush ju përÀet nga zilia.

Peshqit

Nuk duhet të tërhiqeni edhe pse mund t’ju vijnë kritika për punën tuaj, pasi më mirë se ju askush nuk e di atë që keni bërë e atë ç’ka mund të arrini tërealizoni. Kujdes në raportet me miqtë.


24

E shtunë, 26 maj 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Përleshje në Parlamentin ukrainas për punë të rusishtes Një përleshje e dhunshme shpërtheu të enjten në parlamentit ukrainas, duke dërguar të paktën një ligjvënës në spital. Ligjvënësit besnikë të presidentit Viktor Janukoviçit u përleshën me ligjvënësit e opozitës në lidhje me përdorimin e rusishtes si gjuhë zyrtare në rajonin lindor, kryesisht rusisht folës. Presidenti Janukoviç pro-rus mbështet projektligjin, por ligjvënësit pro-perëndimorë të opozitës thonë se kjo kërcënon pavarësinë e Ukrainës nga Rusia. Një ligjvënës i opozitës u dërgua në spital pasi u godit në kokë dhe ¿lloi t’i rridhte gjak. Thuhet se opozita ka kërkuar hetimin në lidhje me rrahjen, e cilat ka theksuar ndarjen e vendit, mes rajoneve lindore e jugore kryesisht rusisht folëse dhe rajonit perëndimor ku mbizotëron gjuha ukrainase. ɷ SHBA ia ndërpret ndihmën Pakistanit Senati Amerikan ka vendosur për ndërprerjen e menjëhershme të ndihmës prej 33 milionë dollarësh për Pakistanin, si kundërpërgjigje ndaj burgosjes së doktorit, i cili i kishte dhënë informata CIA-s për vendndodhjen e Osama Bin Ladenit. Një komision i posaçëm i Senatit deklaroi se ndihma do të vazhdojë të reduktohet për çdo vit burgim që do të vuajë Shakil Afridi. Sekretarja amerikane, Hillary Clinton, ka reaguar duke e konsideruar këtë burgosje si të paligjshme dhe të pajusti¿kuar. Sipas saj, gjykata injoroi në arsyetimin e saj faktin se mjeku i shërbeu interesave të përbashkëta amerikane-pakistaneze. ɷ Navi Pilaj mbetet Komisare e lartë e KB-së për të drejta të njeriut Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dje njëzëri vendosi ta vazhdojë për dy vite mandatin e Komisares së lartë të KB-së për të drejta të njeriut, Navi Pilaj nga Republika Afrikane e Jugut. Navi, gjykatëse me prejardhje indiane, shpesh deklarohej për shkelje të së drejtave të njeriut ndaj demonstruesve gjatë dhe pas Pranverës arabe dhe posaçërisht për gjendjen në Siri. Mandati i saj skadon më 31 gusht të këtij viti, por me vendimin e djeshëm ai vazhdon deri më 31 gusht të vitit 2014. ɷ Morsi dhe Chafiq në turin e dytë për president të Egjiptit Turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt do përballë kandidatin e ‘’Vëllazërisë Myslimane’’, Mohammed Morsi me kryeministrin e fundit të presidentit të rrëzuar, Hosni Moubarak, Ahmad Chafiq, njoftoi vëllazëria islamike. “Do të ketë një tur të dytë mes Mohammed Morsit dhe Ahmad Cha¿q, sipas shifrave që ne disponojmë’’, theksoi Vëllazëria Myslimane në faqen zyrtare të internetit duke u bazuar në numërimin e 90 për qind të votive. ɷ Aeroplani diellor arrin në Madrid Aeroplani zviceran me energji diellore ka përfunduar pjesën e parë të udhëtimit në Marok, me arritjen në Madrid. Piloti Andre Borshberg është nisur të enjten nga Zvicra, duke përdorur energjinë vetëm nga bateritë diellore për ngritjen e aeroplanit. Borshberg dhe aeroplani “Impulsi Diellor” do të qëndrojnë në Madrid tre ditë, përpara se të nisen drejt Rabatit. Borshberg shpreson të Àuturojë me këtë aeroplan anembanë botës në vitin 2014. Aeroplani është i pajisur me 12,000 qeliza diellore që ushqejnë katër motorë. ɷ Anija e parë private ankorohet në hapësirë Kapsula e parë private ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anija Dragon, me 544 kilogramë furnizime për ekuipazhin në hapësirë, është ankoruar pas një praktike të suksesshme të Àuturimit, që ka kryer të enjten. Kapsula është ndërtuar nga Korporata për Teknologji Eksploruese në Hapësirë, me seli në Kaliforni. Pas pensionimit të anijes amerikane të hapësirës, vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara varen nga anijet private, të kontraktuara nga NASA, për furnizimin e anëtarëve të ekuipazhit në stacionin e hapësirës.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Shqiptarja.com