Page 1

së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI SUPLEMENTI “RILINDASI”

ɽ Faqe 13-20

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 148 E diel, 24-06-2012

KROACIA KERKON PORCHE-n

Ministria i rrëmben makinën kroatit Fuoristrada u vodh odh në Vukovar, mbahet m nga dikasteri i Eduard Halimit

Fotot e kapitenit anglez: Shqipëria në duart e Enverit

Koleksionet e mrekullueshme të treguara nga Robert Elsie me Hoxhën, Pezën, Nishanin dhe Lleshin

TIRANE

FLET GRUAJA

“Lironi Idajet Beqirin, një muaj peng në Kosovë”

ELTON QYNO

M

inistria e Drejtësisë ka marrë automjetin e një kompani private sigurimesh nga Kroacia dhe nuk pranon ta kthejë. Automjeti luksoz i tipit “Porche Chayenne” është tra¿kuar në... ɽ Faqe 10

ɽ Faqe 6-7

Në burgun e Prizrenit mori vesh se u bë gjysh. Visha: S’ka akuzë

INTERVISTA/ Prognoza e ish-dhjetoristit për koalicionin mes partive kryesore

SHINASI RAMA: NE 2013 QEVERI MES PD-PS E LSI

Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve. Partitë e mëdha nuk do të kenë numrat për të qeverisur të vetme. Partitë e Topit dhe Spahiut do të copëzojnë elektoratin. Zgjidhja-të gjithë në një qeveri me bazë të gjerë Editorial Lajmi Një ndër udhëheqësit kryesorë të Dhjetorit Shinasi Rama thotë se në zgjedhjet e 2013, asnjë parti politike s’do ketë mundësi të qeverisë me koalicionet e veta, duke sjellë nevojën e një qeverie teknike, që do të kryesohet sipas tij nga Edi Rama. Ai flet për Metën, Nanon, AK dhe FRD e Topit si dhe Eduard Selamin.

NGA

Një qeveri që nuk habit më P

TIRANE JAKIN MARENA

N

jëri prej drejtuesve kryesorë të lëvizjes së Dhjetorit, prof. Shinasi Rama në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Shqiptarja.com” Àet për zgjedhjet e 2013, Ramën, Nanon ɽ vijon në faqe 2-3 e Selamin...

MINISTRAT E RINJ

ɽ Faqe 4-5

Noka, ministër i Brendëshëm PDIU: Në qeveri, edhe ne EURO 2012

ARBEN RROZHANI

REFERENDUMI

ɽ Faqe 12

Kozara Kati: KQZ, akuza false për ¿rmat e Plehrave ɽ Faqe 22

ALONSO ÇON SPANJEN NE GJYSEMFINALE

Iberikët përballë Portugalisë, ikën Franca

PIANISTJA GJONI

ɽ Faqe 21

“Kadareja, unë e Xhemali në takimin me Gagarinin”

rej drekës së djeshme, kam ndjekur me kureshtje reagimet e kolegëve dhe të komentuesve të paktë, të gjithë të lodhur nga i nxehti afrikan dhe llapashitjet e politikanëve nga e majta në të djathtë. Janë skandalizuar nga arnimet e fundit të kryeministrit Berisha në qeverinë e vet, të cilës i thotë me pathos “qeveria ime”. I jap të drejtë kryeministrit: Po është qeveria jote, nuk është e jona, nuk është për vendin, nuk është për shqiptarët. Kolegët po çmeriten se si ai që deri dje mbante çelësat e selisë së PD-së, do të jetë titullar i superministrisë së Brendëshme, e cila ka nën hyqëm Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Gjendjen Civile, Rendin dhe sigurinë e jetëve tona. Mero Baze, me idhësinë e vet tipike e denigronte edhe më tej, duke i numëruar dhëmbë e dhëmballë. Pastaj nxjerr dhe... ɽ vijon në faqe 6


2

E diel, 24 qershor 2012

POLITIKE

Akuza: PD duket si koleksion i gjithë fundërrinave të vendit

I

sh-lideri i dhjetorit s'ka rreshtur në akuzat për Berishën. "Nuk ka rëndësi kush qeveris në shtetin shqiptar si ministër sepse qeveria është vetëm Sali Berisha. Kabineti qeverisës është një komedi. Me shumë rëndësi ka telefoni i Sali Berishës se të gjithë ministrat e tij të marrë bashkë. Me ministra që janë rrahur nga Sali Berisha e nga veglat e tij kur ishin në opozitë e që tash i rrinë gatitu, me ministra që janë

përzënë si hajna nga Sali Berisha, me ministra që janë arrestuar për drogë, me ministra që përfliten si të lidhur me klanet mafioze kriminale të gjithë niveleve, me ministra që kanë qënë e janë spiunë të gjithkujt, me ministra që kanë vjedhur me të dy duart, qeveria e PD duket si koleksion i fundërrinave të shoqërisë", ka qënë deklarata e Shinasi Ramës. Për të Berisha është PD, ai i ka ngritur në këmbë, ai i ul

përdhe. "Kurdo që PD do formojë qeverinë do dalin emra të tjerë. Njerëzit e mbështesin PD jo prej Sali Berishës e ministrave që ka, por sepse nuk i durojnë poshtërsitë e palës tjetër, kujtojnë vuajtjet që kanë kaluar, e ndjehen të obliguar moralisht të mos i ndahen partisë së tyre të zemrës, njëlloj si tifozët nga familjet e persekutuara që mbështesnin skuadrën e Ministrisë së Brendshme, Dinamon", tha ai.

Ish-lideri i Dhjetorit flet për FRD, AK e Nanon: Selami s'ka program

Shinasi Rama: Në 2013 qeveri mes PD-PS e LSI Shinasi Rama: Qeveri teknike me Berishën, Metën „„„

TIRANE

JAKIN MARENA

Falimenti

vijon nga faqja 1 ...Prej gati 4 vitesh qeveria e Berishës mbahet në këmbë me votat e një aleati të tillë të majtë si LSI e Metës. Një prognozë e mbështetjes politike për këtë koalicion në zgjedhjet e 2013? Nuk ka gjë të çuditshme në këtë koalicion. Këta nuk kanë as vlera, as ideale e as programe që të mos i lejojnë që të lidhen me kundërshtarët. Këta kanë vetëm interesa personale e klanore. Nëse ndokush mendon se kjo "Qeveria e Integrimit" ka pasur ndonjëherë ndërmend që të sjellë integrimin, nuk i njeh mirë këta tipa interesantë. Këta kanë thjesht interesa, punojnë për vete dhe për klanet e tyre, asgjë më shumë. Të dy palët qeverisin me marrëveshje, nuk i besojnë njeritjetrit, por janë si shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Koalicioni që do të dalë fitues në vitin 2013 dihet që tani se do të jetë me përqindje midis tre a më shumë palëve të parisë. Ai do të jetë një qeveri teknike për të përballuar "krizën globale" dhe efektet e saj në Tiranë. Mirëpo, dhe PD i ka shanset që të jetë pjesë e një qeverie të ardhshme teknike të parisë. Kjo qeveri do të vijë si pasojë e përpjekjes së parisë për të paraqitur një front të bashkuar dhe për të thënë se lufton kundër krizës ekonomike që tashmë po e përfshin shtetin shqiptar si cunami. Jo po thoni për një qeveri me bazë të gjërë, ku të jenë PS e PD? Si edhe e thashë, gjasat janë që qeveria e ardhshme do të jetë jo vetem PS, por me siguri të mjaftueshme dhe PD e LSI, si dhe padyshim partiçkat e tjera të parisë. Këto konceptet që përdorni ju, 'e majta' dhe 'e djathta' janë thjesht koncepte komike, që mund të ishin dhe 'lart e poshte', "hudhra e qepa" apo 'lindje' e 'perendim.' Në shtetin shqiptar nuk mund të behen prognoza afatgjata për aspekte të kësaj natyre sepse marrëveshjet midis parisë janë momentare dhe bëhen e prishen në bazë të fuqisë së momentit të klanit të caktuar që kontrollon një parti apo tjetrën. Mendoni se ka përfituar PD nga LSI apo anasjelltas gjatë kësaj qeverisjeje? Ajo që është e sigurtë është që me

"Shteti është i falimentuar dhe paratë për të mbajtur administratën, për të paguar borxhet, mbështetësit, pensionet e detyrimet duhet të dalin prej diku. Çdo riorganizim e reformë, është një mundësi për të nxjerrë fitime ndryshe dhe prandaj i pashmangshëm".

Në foto: Ish-lideri i dhjetorit të 1990, Shinasi Rama

politikanë të tillë kanë humbur, po humbin, e do humbin të gjithë shqiptarët. Këta kanë përfituar për vete, kanë punuar për vete e do punojnë veç për vete. Ka lëvizje në politikën shqiptare. Është krijuar FRD e Topit dhe AK e Spahiut. Mbështetja për këto dy parti të qendrës së

"Ndryshimi duhet mbështetur në vlerat e vërteta të një populli si shqiptarët, dhe në një projekt të ri modernizues, të balancuar, dhe të mbështetur në themelet e forta të demokracisë". djathtë, sa e dëmton PD në zgjedhjet e verës së ardhshme? Shiko, paria e Tiranës nuk ka lënë zgjedhje pa manipuluar. A mendoni se do të ketë zgjedhje të ndershme ku të numërohen votat si duhet? Jo. PDnë e dëmton një parti që punon për shqiptarët, që mban parasysh interesat e tyre dhe që provon se nuk është vegël e instrument i klaneve të parisë. Por, edhe po të marrin vota të shumta këto parti,

atëherë, të gjithë palët e parisë do të bëhen bashkë për të shmangur forcat që mund të marrin vota, edhe pse nuk janë të sprovuara ende në lojën e intrigës e të djallëzisë së parisë sunduese. Natyrisht që koha ka ardhur për një fillim të ri dhe nevoja për ndryshim është e pashmangshme dhe forcat e reja politike duhet të kuptojnë mirë se cilat janë rrugët e ndryshimit të vërtetë. Së pari, në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb. Së dyti, në një sistem politik demokratik. Së treti, në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj. Së katërti, në një ekonomi tregu të institucionalizuar ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar. Së pesti, në një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar. Së gjashti, në luftën e pakompromis kundër krimit e kundër të keqes në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore. Së shtati, në krijimin e në kultivimin e vle-rave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë. Së teti, në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive. Së nënti, në ndërtimin e konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore si edukimi, shëndetësia, e mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve... ....Po integrimi? Më në fund, por jo më e fundit, ndërtimi i një politike të jashtme e cila

të avancojë interesat shqiptare. Çdo përpjekje për ndryshim, qoftë në formën e një programi politik, qoftë në formën e një pakete ndryshimesh ligjore, që nuk mban parasysh këto parime themelore, është e destinuar që të dështojë. Këto elemente janë pjesë e pandashme e çdo projekti për shërimin e përmirësimin e gjendjes. Por, ata që marrin përsipër këtë detyrë, duhet të jenë të përgatitur që të përplasen me një pari që do të përdorë çdo mjet në dispozicionin e saj, edhe në format ekstreme të dhunës e të terrorizmit shtetëror e mafioz, për të ruajtur pushtetin politik, dhe kontrollin mbi ekonominë e mendësinë e popullit që sot e sundon. Unë vetë do të kisha sakrifikuar gjithçka për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të moralshme, të begatë, dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Ju jeni deklaruar gjithnjë për një politikë ndryshe në Shqipëri, që të ngjasojë me atë të vendeve

"Ka shumë militantë të PD-së që janë njerëz të mirë, shqiptarë të mirë e që duan të jetojnë me nder. Sado që të përkeqësohet gjendja në PD, ajo parti është pjesë e rëndësishme e jetës sime" me demokraci të zhvilluar. Mendoni të jepni ndonjë kontribut të drejtëpërdrejtë në njërën prej dy partive të djathta të krijuara, FRD ose AK? Unë nuk besoj se duhet të merrem me politikë aktive, sepse në këtë pikë mendoj se kontributi më me vlerë që mundem me dhënë është në fushën e analizës dhe të studimit. Unë jam i përkushtuar në fushën time e poli-

tikën më shumë e studjoj se sa e praktikoj. Por unë do të ndihmoja çdo forcë politike që punon për ndryshimin e sistemit dhe për zbatimin e një projekti i cili mban parasysh dhe punon për një rindërtim të menduar mirë të strukturave e të institucioneve shtetërore, për një afirmim të vlerave e të identitetit, për një përparësi të interesit shtetëror e kombëtar, dhe të vënies së interesave të bashkësisë mbi interesat personale të parisë. Kjo rrugë është rruga e ndërtimit të shtetit kombëtar, e stabilizimit të sistemit demokratik dhe e strukturave partiake. Kjo është rruga e vendosjes së një ekonomie tregu të institucionalizuar, e një administrate që zbaton ligjin, dhe e kultivimit të një shoqërie civile shekullare që kontribuon aktivisht në jetën publike, e zhvillimit dhe e të lulëzimit të vlerave morale që duhen për të kultivuar një shoqëri të shëndoshë, të begatë dhe bashkëkohore. Më në fund, por më e rëndësishmja, baza e suksesit për një tranzicion është njësimi kombëtar, formësimi i ndërgjegjes kombëtare, dmth një identitet i përbashkët i shtetasve... Ju po thoni se nuk është zgjidhur çështja kombëtare...? Në rastin shqiptar, për shkak të natyrës specifike të problemit, tranzicioni shqiptar nuk mund të shihet i shkëputur nga çështja kombëtare shqiptare. Zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare është parakushti për suksesin e çdo reforme dhe zbatimin e çdo projekti që do t'i vendosë proceset në hullitë e duhura. Një parti që i përmbush këto kushte dhe që ofron këtë program do të ishte një parti shpresëdhënëse dhe që meriton mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, e natyrisht edhe timen. Eduard Selami mësohet se në verën e ardhshme do jetë një ndër figurat kryesore të FRD të Topit për fushatën zgjedhore të vitit 2013. Mendoni se dhe një


E diel, 24 qershor 2012

3

POLITIKE

Berisha: Kreu i PS bllokon reformat. Reagon Edi Rama

K

ryeministri Berisha akuzoi kundërshtarin e tij politik Rama se po kërkon të përfitojë politikisht duke bllokuar reformat që i shërbejnë integrimit. Ai bëri të qartë se pavarësisht kësaj, përpjekjet për konsensus me opozitën do vazhdojnë, por theksoi se në fund janë shqiptarët ata që vendosin me votë. "punojmë së bashku në Parlament dhe në momente kyçe bllokojnë. Dje bojkotoi komisionin. Nuk është

antieuropian por mendon se me bllokimi do mund të fitojë kapital politik. S'nxjerr mësim. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë konsensusin", tha Berisha. Duke ju referuar zhvillimeve politike që pas 2009 dhe më pas duke u përfshirë në çështje konkrete të reformës zgjedhore, kryeministri tha se Rama vuan nga komisionerofobia, dhe tani kërkon që numërimi elektronik të aplikohet në të gjithë vendin, ndryshe në çfarë sugjeron ODIHR. "Tani përplasen me ODHIR-in

sepse zotëria e tij është një tip obsesiv. Në vitin 2009 akuzoi komisionerët e tij se i kishte korruptuar Berisha, tani vuan nga komisionerofobia", tha Berisha. Ka reaguar menjëherë kreu i PS, Edi Rama. "Mjaft të dëgjosh Kryeministrin që flet një orë e gjysëm kundër opozitës e veç shan e shpif, për të kuptuar se kush e mban peng vendin! Idem Hugo Cavez", tha Rama. Për të cilin vendin e mban peng Berisha.

Ish-ambasadorja e SHBA

Mariza Lino: Ndryshimet të provokohen nga brenda Shqipërisë, të luftohet krimi „„„

TIRANE

Z

hvillimet në Shqipëri, sfidat dhe arritjet e saj ishin në qendër të një diskutimi që u zhvillua në Uashington me pjesëmarrjen e analistëve të njohur të çështjeve shqiptare. Vlerësimi për Shqipërinë ishte i dyfishtë, ndërsa politika e saj e jashtme dhe roli në rajon vlerësohen si pozitivë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për politikën e brendshme, që sipas vëzhguesve është problemi kryesor që frenon zhvillimin e vendit. Doktor Daniel Serëer, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët janë më të

afrim juaji me njërën nga këto parti do t'i jepnit një dimension tjetër politikës shqiptare? Është gjë e mirë kur politikanët besojnë në vetvete dhe kërkojnë të rikthehen në lojën politike me besimin se, si individë, janë ndryshimi e sjellin ndryshimin. Une ende nuk kam parë një program politik nga z.Selami, që është një figurë e çmuar nga shoqëria shqiptare. Sa për vete, unë jam një njeri si gjithë të tjerët. J'ua them me sinqeritetin më të plotë se jam shumë i përvuajtun për me besue tek individët e personalitetet që kanë me i zgjidhë punët e shqiptarëve thjesht me hyrjen e tyre në politikë. Por, bindjet e mia, që duhen ndarë prej personit janë diçka tjetër. Mendoj se ideologjia që më frymëzon mua, ideali që unë nuk e kam braktisur as në rrugën e mundimeve të pafund, parimet e organizmit shoqëror të paraqitura më lart, janë dhe ofrojnë të vetmen zgjidhje pozitive të mundshme e të nevojshme për shqiptarët në planin afatgjatë. Njerëzit duhet me ardhë e me ikë në politikë, ideologjia duhet me mbetë. Njerëzit janë të gjithë të gabueshëm, ideali i duhur është i pagabueshëm dhe ndihmon me përmirësue gjithkënd e jetën e gjithkujt. Fatos Nano ka inicuar një lëvizje brenda PS me qëllim bashkimin e së majtës, por dhe me qëllimin që në një rast të mundshëm të zhvendosë Ramën e të marrë drejtimin e PS. Mendimi juaj? Asgjë të veçantë. Fatos Nano e njeh mirë PS-në, e ndjen se ka një hapë-

sirë sado të ngushtë, dhe do të përpiqet të hapë një vend në politikën shqiptare për vete e për të pakënaqurit nga Edi Rama dhe nga drejtuesit e rinj të PS-së. Reagimi i Nanos, vjen si një kundërpeshë ndaj Ramës që nuk e kandidoi për President

Mariza Lino

mira, se sa marrëdhëniet e saj të brendshme. Ambasadori ynë Galanxhi, thotë se Shqipëria, po punon për të thelluar më tej

merren vesh mirë bashkë. Shahen ditën, puthen natën dhe kjo u pa gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit. Të tjerat janë fjalë tavolinash. Mendoni se qëndrimi i Berishës që s'pranoi president konsensual por zgjodhi një figurë politike si Nishanin në krye të

bashkëpunimin rajonal. Ish ambasadorja amerikane në Shqipëri Marisa Lino, thotë se ndryshimet duhet të vijnë në radhë të parë nga vetë brenda shoqërisë. "U përmend se si Shqipëria duhet të ketë ndihmë nga perëndimi për zgjidhjen e disa prej problemeve të saj të brendshme. Unë s'jam dakord. Ndryshimet duhet të vijnë nga vetë brenda Shqipërisë. Po të marrim si shembull çështjen e korrupsionit, apo të krimit të organizuar, SHBA vetë, para një shekulli, kishin probleme të mëdha me krimin e organizuar, por u deshën disa njerëz të guximshëm që t'i kundërviheshin krimit të organizuar. Nevoja për reformë duhet të vijë nga brenda", tha Lino, e cila

jasin vetëm tre orë, ka me kalue edhe ky dështimi i pritshëm i integrimit. Si i shihni institucionet e pavarura Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatat, SHISH pas zgjedhjes së Presidentit të ri? Ashtu si janë dhe sot, shumë të korruptuara, të kriminalizuara, të in-

ka shërbyer si ambasadore në Shqipëri gjatë periudhës së trazuar, që pasoi rënien e skemave piramidale. "Roli i duhur i SHBA në çdo vend, është në radhë të parë të mbrojë interesat e veta. Dhe interesat amerikane në Shqipëri, janë që aty të ketë një shoqëri pluraliste, demokratike, që funksionin relativisht mirë me një ekonomi të mirë. Si ambasadore, synoja të isha e barabartë me të gjitha palët. Por perceptimet e vetë shqiptarëve ishin ndryshe, jo gjithmonë më konsideronin si të tillë. Kur u largova, në ceremoninë e lamtumirës munguan udhëheqësit e të dy partive kryesore politike. U ndjeva që kisha qenë e barabartë me të dy", tha Lino. Forumi u drejtua nga Bugajski.

një kafshatë buke, e se nuk iu detyrohen asgjë këtyre sundimtarëve që kanë. Të gjejnë mënyrat për t'iu shmangur influencën së tyre të keqe. Të punojnë me ndershmëri e me vlera për të mirën e tyre e të fëmijëve të tyre. Të zgjedhin njerëz që duan të zbatojnë atë program e që e duan popullin e vet pa kushte. Kjo është e vetmja rrugë. Zgjedhjet po afrojnë. E shihni Edi Ramën si kryeministër të vendit e sa besim mund të ketë në premtimin e tij për ndryshim? Për mua të gjithë këta janë 'në tavë' bashkë. S'ka rëndësi kush do jetë kryeministër nga këta që janë në lojë sepse nuk përbën ndryshim. Ndryshim ka gjithë kohën në shtetin shqiptar. Bie shi, fryn erë, bie dhe borë nganjëherë. Ndryshim është edhe kënga e fundit e këngëtares Çiljeta Xhilaga. Por këta që drejtojnë segmentet e parisë s'janë ndryshimi, sese janë aq të lidhur me sistemin sa nuk i ndërrojnë dot një presje nga loja pa i marrë leje njëritjetrit. Premtimet e bëra nga politikanët unë gjithnjë i marr seriozisht dhe jam i bindur se do të ketë reforma sepse reformat ndihmojnë në riorganizmin e shfrytëzimin më të mirë të burimeve ekzistuese. Po. Edi Ramën e shoh kryeministër, por vetëm në një qeveri teknike me përqindje të caktuara së bashku me disa nga figurat kryesore të këtij tranzicioni a përfaqësues të tyre si Ilir Meta, Sali Berisha, Fatmir Mediu, dhe padyshim, Vangjel Dule.

“Koalicioni që do të dalë fitues në vitin 2013 dihet që tani se do të jetë me përqindje midis tre a më shumë palëve të parisë” strumentalizuara dhe në rastin e SHISH dhe të Prokurisë së Përgjithshme, edhe të margjinalizuara. Askush nuk do t'i prekë klanet sunduese, as pinjollët e familjeve dhe as do të shkojë të hapë dosjet që janë të mbushura me gjithfarë krimesh. Pavarësia e këtyre institucioneve është vetëm në letër. Paria ka instrumente direkte dhe indirekte për të ndikuar në veprimtarinë e tyre.

Eduard Selami dhe Bamir Topi

dhe si e gjykoni procesin presidencial? Komedi. Të gjithë mbajtën frymën deri në minutën e fundit dhe kandidati e mori vesh që do caktohet president një orë para votimit, kur ishte nisur për të votuar për kandidatin tjetër. Por kjo është shenjë e qartë se shteti shqiptar është oligarki e pastër. Tre vetë e kontrollojnë sot shtetin, ata

shtetit, do të shtyjë më tej integrimin e Shqipërisë në BE? Kjo as e shtyn e as afron. BE ia ka thënë parisë së Tiranës se nuk do të ketë anëtarësim edhe për 15-20 vjet. Kështu që loja në dukej serioze me integrimin, me kushtet, etj., është vetëm komedi për konsum publik. Problemi është se dikujt duhet me i mbetë faji. Në një vend ku çuditë zg-

Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për "disiplinimin" e politikës, ku precedenti grek tregoi se partitë e mëdha mund të rrëzohen? Të zgjohen dhe të kuptojnë se këta janë të pakorigjueshëm, të kriminalizuar dhe se i kanë marrë ne qafë si shtet, si popull e si të ardhme. Të binden se tranzicioni ishte një dështim. Të kuptojnë se s'duhet të jetojnë për


4

E diel, 24 qershor 2012

POLITIKE

Aktivitet edhe këtë vit, PDIU kujton genocidin çam

P

artia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet më 27 qershor do të marshojë drejt pikës kufitare me Greqinë, aty ku u masakruan qindra e mijëra gra, fëmijë dhe burra çamë. Për të disatin vit radhazi, drejtuesit e PDIU, çamët që jetojnë aty, por edhe ata të larguarit, mblidhen për të udhëtuar drejt vendit të quajtur “Qafa e Botës” dhe për të kujtuar ata që me dhunë

dhe me vdekje u përzunë nga trojet e tyre. Shoqata Çamëria, Instituti për Studimet Çame nën patronazhin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim në përkujtim të 27 Qershorit, ditës kur genocidi Grek u krye ndaj popullsisë së pambrojtur dhe të pafajshme Çame 68 vite më parë, do të organizojmë një sërë aktivitetesh kulturore dhe politike. Axhenda pritet të

parashikohet gjatë konferencës që do të mbahet sot nga kryetari i partisë, Shpëtim Idrizi. Shoqata Çamëria në vitet e kaluara ka vënë në dispozicion, me financat e veta autobuza, si dhe shpenzime për fjetjen dhe ngrënien. Ky është një marshim tradicional në kufirin Shqiptaro - Grek të Qafë Botës ku përkujtohen populli çam që u përplas me ushtarët grek.

Deputeti Dashamir Tahiri kërkon arnime sërish në shtator

Ndryshimet në qeveri, PDIU: Edhe ne ministra Deputetët e PD-PS komentojnë lëvizjet e LSI-së Lajmi

Reforma

Ndryshime të reja priten të bëhen edhe në muajin shtator për të kënaqur edhe partinë e çamëve. Sipas socialistëve, Ilir Meta i ka kënaqur të gjithë duke i dhënë poste ministrore, ndërsa Boçi pretendon se në ministritë e LSI, Meta mund të bëjë ndryshime

„„„

TIRANE

Në foto: Gjovalin Kadeli dhe Luçiano Boçi

FERNADA CENKO

D

eputetët e majtë dhe të djathtë kanë reaguar dje pas ndryshimeve më të fundit në kabinetin qeveritar. Sipas të djathtëve është në dorën e vetë Ilir Metës të bëjë lëvizjet brenda ministrive që ai ka nën drejtim. Ndërsa Partia Socialiste pretendon se Lëvizja Socialiste për Integrim po kënaq të gjithë politikanët e grupit të saj politik. Lëvizjet brenda ministrive të marra nga LSI dhe emërimi i Flamur Nokës në ministrinë e Brendshme kanë sjellë jo pak reagime. Por burime brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bërë me dije për gazetën "Shqiptarja.com" se mund të ketë lëvizje të tjera në muajin shtator. Lëvizjet e menjëhershme ishin edhe për efekt të zëvendësimit të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili është Presidenti i votuar i vendit.

LUÇIANO BOÇI

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar mbi emërimet e reja në ministritë e marrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas tij, emërimet e bëra janë një e drejtë e Ilir Metës për të bërë ndryshime. "Unë mendoj se nuk ka ndonjë gjë për të komentuar. Është e drejta e kryetarit të LSI-së

Të mërkurën komisoni për Kodin Elektoral

Reagimi në Facebook

Braçe: Ministrat e Berishës s'kanë lidhje me ministritë „„„

TIRANE

D

egradoi çdo gjë për fare!" Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga deputeti socialist Erjon Braçe në rrjetin social Facebook në lidhje me emrat që do të mbajnë drejtuesit e tre ministrive. Sipas Braçes, asnjë prej tyre nuk ka lidhje me ministritë që do të drekretohen nga Presidenti, me kërkesë nga kryeministri Berisha dhe Ilir Meta. "Kjo që do dekretohet është qeveria më e turpshme e pas pluralizmit! Kuptoni? Një pedagog i gjuhës së huaj ministër Ekonomie. Një zooteknik, ministër i Punëve të Jashtme. Një mjek, ministër i Brendshëm! Quhen Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Flamur Noka! Nëse Ilir Meta, stilin e Partisë Biznes Personal i'a doli t'ja imponojë në degradim e sipër Qeverisë, Sali Berisha standardin e tij e shtyu edhe më poshtë, tek Ministri i

Ilir Meta, të vendosë se si do ti ndryshojë ministritë e marra mbi marrëveshjen e firmosur në vitin 2009. Ai nuk po kërkon ndryshime në kabinet, por rotacion bren-

Erjon Braçe

Brendshëm! Ne nuk e meritojmë këtë Qeveri! Ndaj ne duhet ta luftojme këtë qeveri!", është shprehur deputeti Erjon Braçe. Rezerva ka pasur për të tre ministrat, por më shumë për ministrin e Brendshëm, njëherësh edhe anëtarë në komisionin e Ekonomisë dhe të Shëndetësisë, përpara 24 orëve.

da vetes, pra ministrive që ka pasur", është shprehur deputeti Luçiano Boçi. Ky i fundit ka qenë edhe i përfol u r i n ë a m b i n e t e t e selisë së Partisë Demokra-

tike për të qenë ministër i Brendshëm.

GJOVALIN KADELI

Deputeti i Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli, i pyetur për lëvizjet e reja është

është shprehur deputeti Kadeli, gjatë një prononcimi për gazetën "Shqiptarja.com". Sipas tij, të gjithë kontribuesit do të marrin post ministror pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim.

DASHAMIR TAHIRI

D

itën e mërkurë do të zhvillohet tryeza e radhës për Reformën Zgjedhore. Partia Socialsite ka konfirmuar se do të paraqitet në komision me propozime konkrete për riformatimin e KQZ si dhe për anëtarin e shtatë, ndërsa do të rishikohen edhe rekomnadimet e sjella nga ODIHR në komision. Ditën e premte, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të fimosur një projekt vendim që niste punën e komisionit pas rimandatimit që i bëri Parlamenti Shqiptar.

shprehur se të gjitha duhet të jenë të kënaqur. "Ska nevojë për matematikë. Ilir Meta nëpërmjet marrëdhënies me anëtarët e LSI kërkon që të ngelen të gjithë të kënaqur",

Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri ka pretenduar se do të ketë të tjera lëvizje në muajin shtator, ku pritet që edhe kjo forcë politike parlamentare të marrë një post ministror. Është e vetmja forcë, e cila deri tani, ka marrë vetëm poste në rang zëvendësministrash.

LËVIZJET

Dy ditë më parë kreu i LSI, Ilir Meta bëri një rokadë në ministritë e caktuara për tu drejtuar nga LSI. Vangjel Tavo, bëhet ministër i Shëndetësisë, duke nxjerrë jashtë loje ish ministrin Petrit Vasili. Nasip Naço, ministër i ekonomisë shkon nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa Edmond Haxhinasto më i preferuari i Metës ka marrë drejtimin e ministrisë së Ekomomisë si dhe postin që ka ka, atë të zëvëndëskryeministrit. Ndërsa vendi vakant, pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, i cili mori mandatin e Presidnetit për pesë vitet e ardhshme, u mor nga deputeti demokrat Flamur Noka.


E diel, 24 qershor 2012

5

POLITIKE

Spiropali: Debatet në FRESSH për pavarësinë nuk ka asnjë shkarkim

K

ryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali ka sqaruar përsëri debatet e fundit që kanë ndodhur në këtë forum. Ajo thekson se në mbledhjen e fundit të Asamblesë nuk ka propozuar asnjë emër në postin e kryetarit. Sipas saj, debatet e fundit janë parimore, pasi kërkon që forumi të ketë pavarësi. Spiropali flet edhe për debatet me sekretarin për rininë në Partinë Socialiste.

"Nuk ka asnjë shkarkim të drejtuesve të FRESSH dhe kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Në këtë parti nuk shkarkohen njerëzit. Absolutisht, as me fjalë gazetash, as me fjalë goje. Në këtë parti ka rregulla, ka procedura, ka mirëkuptim së pari. Dhe atë që iu e quajtët përplasje me sekretariatin e rinisë, ajo nuk është përplasje, ajo është një përballje e dy institucioneve për të

vendosur rregulla të qarta. Për atë takim, ne kemi bërë një përpjekje të përbashkët, jo vetëm forumi me sekretariatin, por me të gjithë Partinë Socialiste", sqaroi Spiropali. Vetëm dy ditë më parë, para mbledhjes së Asamblesë së FRESSH, Spiropali bashkë me disa mbështetës të saj e braktisi mbledhjen për shkak të listave me anëtarët e Asamblesë.

Reagimi

Nano: Berisha e Meta po privatizojnë postet ministrore, dështakët i sfidoj „„„

TIRANE

N

ë një komunikatë për mediat Fatos Nano, përveç opozitës këtë radhë ka sulmuar ashpër dhe qeverinë, duke thënë se Berisha e Meta po privatizojnë postet ministrore. Sipas Nanos, kjo klasë politike është dështake dhe me anë të lëvizjes së tij, do bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë në BE. "Qeveria vertet ndërtohet nga numrat në Kuvend e marrëveshjet politike në koalicion, por s'mund të tolerohet në asnjë rast mendësia e privatizimit e partiakizimit të Qeverise e posteve Ministrore që u përkasin shqiptarëve e Në foto: Kryeministri Sali Berisha me kreun duhet të behen vetëm në përputhje me interesat e shqiptarëve e të integrimit", ka e LSI-së, Ilir Meta qënë deklarata e djeshme e zyrës së shtypit të Nanos. Lëvizja Nano për Fitoren

Fatos Nano

e Socialistëve shprehet se vëren me shqetësim papërgjegjshmërinë e shpërfilljen që i bën koalicioni qeverisës përmbushjes së 12 kritereve të BE për të bërë

të mundur që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit në tetor. "Qeveria po tregohet e paaftë për të ndërtuar komunikim e bashkërendim politik normal e parimor, përfshirës e të frytshëm me të gjithë aktorët e tjerë politikë dhe institucionale", thotë Nano. Levizja shprehet se denoncon dështimin e Kryetarokratëve në koalicionin qeverisës e të atyre në opozitë për t'i dhënë Shqipërisë Statusin në BE. "Qeveria sëbashku me opozitën duhet të përmbyllim domosdoshmerisht brenda afatit e me përgjegjshmëri të lartë reformën parlamentare e reformën elektorale në mënyrë që në vitin 2013 të kemi më në fund zgjedhje të lira, të ndershme, të pakontestuara e të përputhura me standartet me të mira europiane", përfundon deklarata e lëvizjes së Nanos.

Kryeministri Berisha i përgjigjet menjëherë propozimeve të Metës për ndryshimet në qeveri

Flamur Noka, ministër i Brendshëm Një ditë pasi Meta propozon emrat e LSI në qeveri, Panariti te diplomacia, Haxhinasto te Ekonomia, Tavo te Shëndetësia, kreu i qeverisë propozon Flamur Nokën ministër të Brendshëm „„„

TIRANE

PROPOZIMET E BERISHËS PËR TOPIN

JAKIN MARENA

1. Shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto, nga detyra e ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin e Zotit Edmond Panariti në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme.

N

uk ka zgjatur shumë ngurrimi i Berishës për të emëruar ministrin e ri të Brendshëm, pas largimit të Nishanit drejt postit të Presidentit, duke i dhënë mundësinë deputetit Flamur Noka që të jetë ministri më i ri i kabinetit qeveritar. Kështu, ndryshimi i papritur i ministrave që i përkasin LSI s'ka sjellë surpriza për lëvizje të tjera në Qeveri, përsa i përkete vendeve dhe numrit të dikasterëve që ka marrë për të drejtuar partia e Ilir Metës. Por propozimi i LSI për të ndryshuar përfaqësuesit e saj në Qeveri, duket se ka nxitur Kryeministrin Berisha të plotësojë vendin e ministrit të Brendshëm, i lënë vakant pas zgjedhjes së Bujar Nishanit në postin e Presidentit. Dhe në krye të dikasterit më të rëndësishëm të Qeverisë, Berisha ka

PELOD

STUHRLING ORIGINAL

2. Shkarkimin e Zotit Petrit Vasili nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e Zotit Vangjel Tavo në detyrën e ministrit të Shëndetësisë. 3. Shkarkimin e Zotit Nasip Naço nga detyra e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe emërimin e zotit Edmond Haxhinasto në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës. 4. Emërimin e Zotit Flamur Noka në detyrën e ministrit të Brendshëm. Flamur Noka

vendosur të emërojë Flamur Nokën, deputetin që kryesoi në 2009 listën e deputetëve të qarkut të Kukësit. Ministri i ri i propozuar, Noka s'është vetëm deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Me profesion mjek, që e ka ushtruar për

disa kohë, Noka njihet për karrierën e gjatë e të pandërprerë në PD, nga ish-drejtues i FRD e deri te posti i Sekretarit Organizativ të partisë, post të cilin e mban dhe aktualisht. Ai ka qënë dhe është gjatë gjithë gjithë këtyre

Marke Amerikane (New York), garancia 2 vjet Adresat:

Dyqani Kleopatra perballe kompleksit Taiwan Flagship Center Durres cel: +355 696235070 albaniatime@gmail.com

Adresa: Tel/fax: Mob: E-mail:

Unaza e Re, pranë Alpha Bank Tiranë;

+355 4 8320162; +355 69 400 95 87 erjon@crystal-blue.gr

viteve një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryeministrit Berisha, dhe për shkak të postit të rëndësishëm që mban si sekretar i organizimit në PD, duke qënë gjatë këtyre shtatë viteve të PD në qeverisje, vetëm një drejtues

Gr up Zjar rf ik seje Grup Zjarrf rfik ikseje Pompa Gjener ator e Gjenera tore Pishina Për punim uji Përpunim

partiak dhe në këto tre vite dhe deputet. Emërimi i Nokës në krye të Ministrisë së Brendshme bashkë me tre ministrat e rinj të propozuar të dy ditë më parë nga LSI, duket se i kanë dhënë fund të gjitha hamendësimeve se Berisha do

përdorë postin vakant të ministrit të Brendshëm, për ndryshime më të thella në qeveri pas betimit të Presidentit të ri Nishani. Madje pjesë e këtyre hamendësimeve kanë qënë dhe emrat që janë bërë publikë për këtë post të rëndësishëm, ku jo pak është diskutuar dhe për ndarjen e Ministrisë së Brendshme në Ministri të Rendit e atë të Pushtetit vendor. Lista e kandidatëve ishte e gjatë e përbëhej nga Olldashi, Boçi, Imami, Paloka e Strazimiri dhe dje në mëngjes ishte "pasuruar" më emra të tillë si Rusmali, Gumi, Kruja dhe Noka. Në fund, Berisha ka vendosur të zgjedhë mes këtyre katër të fundit, duke emëruar Flamur Nokën, duke i dhënë peshë politike këtij posti. Ndërkohë që lista e ministrave të rinj, Panariti, Haxhinasto, Tavo dhe Noka janë dërguar në Presidencë dhe presin dekretin presidentit në ikje, Bamir Topi.

Higjenë e garan tuar nga

ALPEN PULITO

Dezinfektim Deratizim Dezinsektim

Firme Pastrimi, Sherbime speciale pastrami,Pastrim dyshemeje te çdo lloj siperfaqeje, Produkte pastrimi, Sherbime DDD Makineri pa pastrimi, Au isje-aksesore to vinc me Cel 0682009101 ose 0683055364 qera info@alpenpulito.al - www.alpenpulito.al


6

E diel, 24 qershor 2012

POLITIKE

Deklarata Samaras, AK: Qeveria të mbrojë etnitë

D

eklaratat e kryeministrit të ri të Greqisë, Samaras për kombësinë dhe rishikimin e kufijve me Shqipërinë ka sjellë dhe reagimet e Aleancës Kuq e Zi e cileson si një tentativë për tejcimin e krizës greke në Shqipëri, ndërkohë që kërkohet dhe ndërhyrja e qeverisë shqiptare. "Deklaratat e Samaras dhe mbështetësve të tij në Tiranë duan në thelb të tejcojnë krizën e

thellë dhe të brendshme të Greqisë tek fqinji i vet, Shqipëria. Kjo tentativë për transferim krizash është e dështuar dhe është një provokim i rëndë i kombit shqiptar", është shprehru përfaqësuesi i AK. Kjo aleancë i bën thirrje qeverisë të reagojë, dhe të mos tregohet interiore. "Me këtë rast Aleanca Kuq e Zi, i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit

Berisha, të clirohen nga komplekset e inferioritetit, ndaj Greqisë. Të clirohen nga meskiniteti i flirteve mes tyre. Dhe të hartojnë dhe zbatojnë politika, në mbrojtje të komunitetit shqiptar në trevat etnike. Të mbrojnë emigrantët shqiptar në Greqi. Si dhe të përfshijnë në axhendën e tyre cështjen e drejtë të Camërisë", deklaroi përfaqësuesi i AK Lisien Bashkurti.

Këshilltari Ligjor, Adrian Visha kërkon lirimin

"Beqiri është gjykuar një herë në Shqipëri" “Ministria e Drejtësisë t'i drejtohet Kosovës” Lajmi Autoritetet shtetërore shqiptare po neglizhojnë arrestimin e padrejtë të avokatit Idajet Beqirit në Kosovë. Kështu ëhstë shprehur avokati Ardian Visha. Sipas tij, institucionet shqiptare tregohen indiferente për shtetasit e saj, brenda dhe jashtë vendit. Ai i ka bërë thirrje familjarëve që ti drejtohen Halimit për të vënë në lëvizje institucionet përkatëse „„„

TIRANE

A

vokati Ardian Visha ka komentuar arrestimin e Idajet Beqirit dhe pamundësinë që ai të ekstradohet në Belgjikë. Si e komentoni arrestimin e Idajet Beqirit në Kosovë? Arresti i zotit Beqiri në Kosovë, i kryer në datë 24 maj, është një akt i realizuar për shkak të një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga autoriteti kompetent i Mbretërisë së Belgjikës. Faktori për të cilin ky urdhër kombëtar është lëshuar lidhet me një proces të ndërtuar ndaj zotit Beqiri në Namur të Belgjikës. Ai akuzohet për kryerjen dhe frymëzim të akteve terroriste në territorin të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë për vitet të shkuara, ngjarje të ndodhura këto në vitin 99-02 dhe të njohura për opinionin publik në Kosovë dhe Maqedoni. Mbi të njëjta fakte të pretenduara është arrestuar në Gjermani dhe ekstraduar në Shqipëri dhe gjykuar këtu me një konkluzion procesi pozitiv. Shkalla e Apelit i ka dhënë pafajësi, dhe e Larta ka çmuar të mos pranojë rekursin e Prokurorisë kundër këtij vendimi. Kjo e bën gjendjen e zotit Beqiri absurde, sepse të

Lirimi Nga ana ligjore për mua duhet të ishte liruar me kohë, dhe nuk duhet të ishte arrestuar në territorin Kosovës. Çdo ekstradim i mundshëm i tij përbën paligjshmëri dhe padrejtësi ndaj Beqirajt.

sjellin aktet në Kosovë. Të shohim nëse do të vinë, dhe më pas se si të shprehen vendimarrjet gjyqësore dhe politike kosovare mbi këto akte.

Ish-deputeti

Begaj bën thirrje: Të reagohet për Idajet Beqirin

J

onuz Begaj, ish deputet, diplomat në karierë dhe ish ambasador në disa vende të botës ka reaguar në lidhje me neglizhencën që po i bëhet politikanit dhe juristit të njohur Idajet Beqiri nga institucionet shqiptare. Sipas Begajt, duhet që të ishte vënë në lëvizje ministria e Drejtësisë për të dhënë informacion mbi shtetasin Beqiri dhe dosjen që disponon për një gjykim ndaj tij, si dhe të merrte informacionin e duhur për arrestimin e Idajet Beqirit, si një shtetas shqiptar. Gjatë një komunikimi për gazetën "Shqiptarja.com", ish diplomati ka shprehur shqetësim mbi arrestimin e Idajet Beqirit, pasi sipas tij ai është i dënuar për atë çfarë sot këkrohet nga Mbretëria e Belgjikës. Begaj ka zbardhur edhe detaje të takimeve që janë bërë për Idajet Beqirin. "Me një grup politikanësh, deputet dhe ish deputet, intelektualë kemi udhëtuar para disa ditësh drejt Prizërnit. Kemi bërë takime autoritet të rëndësishme për të theksuar se ky arrestim është i padrejtë", është shprehur Jonuz Begaj.

njëjtit fakt të karakterit penal. Ka dy zgjidhje të ndryshme gjyqësore. Një ajo e Shqipërisë me pafajësi, dhe tjetra e Belgjikës me katër vite burg. Në këtë situatë në territorin shqiptar ishte i paparekshëm, për arsye të shumë akteve ligjore dhe rrethanave të njëjtit karakter, edhe këtu

padyshim që kryesor është principi i mos gjykimit dy herë dhe i prevalimit të vendimit pozitiv dhe një gjendje fakti si kjo syresh të zotit Beqiri. Mbi këtë bazë është proceduar nga Kosova me një arrest 40 ditor, kohë e cila do të duhet, sipas gjyqtares në Kosovë, që autoritet belge të

Ekstradimi mund të bëhet në Shqipëri? Ekstradimi i është kërkuar nga Belgjika. Ekstradimi do të duhet teorikisht të bëhej nga Kosova në Belgjikë, nëse janë të përmbushura kushtet ligjore. Problemi që diskutohet është mangësia absolute e plotësimit të këtyre kushteve. Së pari për të gjithë problematikën, për faktin se kjo gjë është gjykuar tashmë dhe prevalon ky vendim pozitiv në Shqipëri ndaj çdo vendimi tjetër. Dhe duhet të prevalojë edhe tek kosovarët. Së dyti janë disa shkaqe të tjera që lidhen me kushtet procedurale kosovare për refuzimin e eksradimit. Të tilla si kryerja e veprës në territorin kosovar, natyra politike e veprës të atribuar, etj. Ka një heshtje të institucioneve shqiptare, pse? Ka një vakuum detyrimesh dhe përcaktimi aktorësh të detyruar për të vepruar në lidhje me bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë dhe respektin përkatës për autoritet shtetore midis vendeve. Çmoj që për vetë kazusin, natyrën dhe cilësitë e individit që është arrestuar duhet të ketë një komunikim midis dy ministrive të Drejtësisë, ku pala shqiptare do të duhet (me kërkesë së Kosovës të ishte natyrshme, por edhe vetë kryesisht), të përcillte në Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës tërësinë e akteve që provojnë të gjykuarit për të njëjtat fakte që kërkohet nga pala belge.

EDITORAIL NGA

ARBEN RROZHANI

Një qeveri që nuk habit më vijon nga faqja 1 ... një lolo, anëtar në KQZ që komunikon me ministrin e ardhshëm të Brendëshëm se kur dhe si i do ai komisionerët për zgjedhjet e 8 majit 2001, duke e parë këtë si ogur të zi për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Pastaj përmden me radhë emrat e LSI-së që bënë rokadë, apo hynë në kabinet, duke folur me vehten se si ka mundësi që veterineri të jetë i pari i diplomacisë, apo se si përkthyesi i anglishtes të jetë njëshi i Ekonomisë. Por nuk ka asgjë për tu çmeritur, as për të shkulur leshtë e kokës: Sali Berisha është kryeministër, është edhe 14-ministërsh, është drejtor, është gjithçkaja. Ato emra që çon atje për të qenë sejmenët e pushtetit të tij, janë thjesht zbatues të urdhërave, për ta degjeneruar deri në palcë qeverisjen. Sepse e ka nisur prej rikthimit në pushtet në 2005. Ne kemi ministër të mjedisit një ishministër Mbrojtje që u akuzua për biznesin kriminal të Gërdecit, ku u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe ku askush nuk mori dënimin më të vogël. Patëm përpara Flamur Nokës, ministër të brendëshëm, Lulzim Bashën, në ditën kur u vranë 4 demonstrues të pafajshëm përpara selisë së qeverisë shqiptare dhe ky, edhe pse me këtë akuzë të re dhe me akuzën e vjetër se zhduku të paktën 240 milionë euro në “Rrugën e Kombit”, është prej një viti kryetar i bashkisë së Tiranës. Pa kemi sërish ministër, por të Bujqësisë, ish-ministrin e METE të akuzuar se në kundërshtim me ligjin kishte dhënë lejen që një firmë abuzuese të vijonte koncesionin me lejen minerare në Bulqizë. Raste të tilla nuk mund të na surprizojnë më dhe as arnimet që bën kryeministri Berisha. Ai është mësuar me këtë lloj qeverisjeje dhe kështu e ka më të lehtë të kontrollojë pushtetin e tij në çdo qelizë të Ekzekutivit, pa pyetur se çfarë prodhon qeverisja dhe se çfarë i jep ajo popullit. Duhet që ne të mësohemi përfundimisht dhe t’i nënshtrohemi këtij lloji degjenerimi total të qeverisjes, përderisa nuk kemi as forcën dhe as kurajën për t’i dhënë fund talljes shumëvjeçare. www.shqiptarja.com


E diel, 24 qershor 2012

7

POLITIKE

Komisioni i Ligjeve, DAP jep llogari për ministritë

K

ërkesës së deputetit të Partisë Socialsite, Pandeli Majko për situatën konkrete në të gjitha ministritë, lidhur me kontratat e punonjësve, pritet që ditën e hënë të ketë një listë të detajuar mbi këto ministri. Ditën e mërkurë, kur përfaqësuesja e DAP Blerta Selenica ka raportuar mbi punonjësit me kontratë, ka bërë me dije se ministria e Ekonomisë dhe e Mbrojtjes janë dy ministritë që kanë probleme me rritjen e

nurmit të kontratave të përkohshme. Gjatë kësaj seance dëgjimore, Selenica ka thënë se punonjësit në administratë kanë nguruar për të kaluar testimin për rritjen në detyrë, apo të lëvizjeve paralele. Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino ka ngritur shqetësimin në komisionin lidhur me vënien në zbatim të parimeve mbi të cilat është bazuar ky ligj për DAP. Ai ka kërkuar më tepër informacion lidhur me rekrutimin e

punonjësve dhe rolin e këtij institucioni në emërimet në administratë. “Raport i juaji ka lidhje me raportin e KSHC. Do ta nis me parimet bazë të nenit 3 të këtij ligji. Neni 3, thotë se ky ligj është i ndërtuar mbi parimet e profesionalizmit të integritetit të paanësisë politike etj. Cili ka qenë roli i departamenti tuaj lidhur me fenomenin e tendencës së ristrukturimit të institucioneve?”, është shprehur Fino.

Bashkëshortja e kryetarit të PUK, Nexhmije Beqiri Në foto: Idajet Beqiri „„„

TIRANE

FERNADA CENKO

M

inistri i Drejtësisë Eduard Halimi du het të dërgojë menjëherë dosjen autoriteve të Kosovës, për të siguruar që Idajet Beqiri është shpallur i pafajshëm nga drejtësia shqiptare për të njëjtën çështje, në të njëjtën kohë që akuzohet sot. Kjo ka qenë thirrja që ka bërë bashkëshortja e Idajetit, znj. Nexhmie Beqiri. Gjatë një interviste për gazetën "Shqiptarja.com", bashkëshortja e Beqirit flet mbi arrestimin e tij të padrejtë.

Biografi

Kush është Idajet Beqiri?

I

dajet Beqir ka lindur në Kutë të Mallakastrës, ku dhe ka marrë titullin "Qytetar Nderi". Për shumë vite me radhë, Beqiri ushtron profesionin e juristit, dhe njëherazi kryetar i PUK, nënkryetar i Lëvizjes së Intelektualëve për Çështjen Kombëtare, si dhe kryetar forumi të Avokatëve të Shqipërisë. Në krye të Lëvizjes së Intelektualve Beqiri u bë frymëzues i shumë kuvendeve për çështjen kombëtare shqiptare, me qëllimin e vetëm, hartmin dhe zbatimin e një platforme kombëtare për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Tetova, Maqedoni, Mal të Zi. Për këtë çështje Beqiri është takuar me figura të rëndësishme në botë.

Beqiri: Iu luta Berishës që të lirojë Idajetin "Lajmin që u bë gjysh e mori vesh në burg" Çështja Beqiri

Halimi: Ende s'kemi komunikim me drejtësinë e Kosovës

Zonja Beqiri, prej një muaji bashkëshorti juaj është arrestuar nga autoritet kosovare për llogari të shtetit belg. pasur me autoritet lokale por Si e keni marrë vesh edhe me ato qendrore, komulajmin e arrestimit të tij? nikimi ka qenë shumë pozitiv. Idajeti ishte nisur për në Ka pasur heshtje nga Kosovë rreth orës 08:30 nga Tirana. Ka qenë data 24 maj. institucionet shqiptare... Po shumë e vërtetë. Rreth orës 10:30 më ka telefonuar dhe më ka njoftuar se A keni kontaktuar me ishte ndaluar në doganë nga autoritet e Kosovës. Gjatë njeri? Po kam kontaktuar me gjithë kohës kemi komunikuar me mesazhe deri në 18:00, kryeministrin Berisha dhe deri sa u vendos të qëndronte ministrin Halimi. Më kanë në paraburgim. Të nesërmen premtuar se do ta ndjekin rreth orës 16:00, të datës 25 çeshtjen. Por ende nuk di se maj, është dhënë vendimi që do të qëndrojë në dho- Dua t'i bëj thirrje ministrit të mat e paraburgimit Drejtësisë, Eduard Halimi që të për 40 ditë. Në sallë dërgoj dosjen e Idajet Beqirit tek kanë qenë të pranautoritet kosovare për të siguruar ishëm edhe avokati i marrë nga Kosova këto institucione, se Beqiri është edhe Shqipëria gjykuar nga shteti shqiptar për

këtë çështje, në të njëjtën kohë.

Në çfarë paraburgimi ndodhet? Në paraburgimin e Prizrenit.

Ju kur e keni vizituar? Për shkak se ka qenë përpara e shtuna dhe e diela, unë jam nisur ditën e hënë, më datë 28 maj. Nga kontaktet që keni edhe vizitat, a është në kushte të mira bashkëshorti juaj? Për hir të të vërtetës është në ambinete shumë të mira. Respektohet nga autoritet aty, por edhe nga të burgosurit, sepse ata njohin edhe veprën e tij për bashkimin kombëtar. Edhe nga një takim që kemi

Në foto: Nexhmie dhe Idajet Beqiri

ku është çështja. Kush është veprimi kyç për t'u shpjeguar situata? Dua t'i bëj thirrje ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi që të dërgoj dosjen e Idajet Beqirit tek autoritet kosovare për të siguruar këto institucione, se Beqiri është gjykuar nga shteti shqiptar për këtë çështje, në të njëjtën kohë. Ndaj due të theksoj se arrestimi i tij ka qenë i padrejtë, pasi për kohën që flitet, ai është gjykuar.

M

inistri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka konfirmuar për gazetën "Shqiptarja.com" se nuk ka mbërritur asnjë letër informacioni nga ministria e Drejtësisë kosovare. Edhe pse burimet tona nga Prishtina na kanë bërë me dije se është nisur një kërkesë informacioni, ministria e Drejtësisë shqiptare ende nuk e posedon këtë kërkesë për shtetasin Idajet Beqiri. Vetë bashkëshortja e Beqirit i ka kërkuar ministrit Halimit dhe kryeministrit Berisha që të reagojnë mbi këtë çështje. Por bashkëshortja e tij, Nexhmije Beqiri ka pohuar për gazetën se mund të ketë një takim ditën e hënë me ministrin e Drejtësisë, Idajet Beqiri. Edhe pse mediat reaguan mbi këtë ngajrje, pasi bëhet fjalë për një person publik që ka këkruar bashkimin e shqiptarëve, politika shqiptare ka heshtur përpara këtij fenomeni. Beqiri është njëkohësisht edhe kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar.

Kur është gjykuar çështja? Në vitin 2004 nga gjykata e Apelit dhe nga Gjykata e Lartë ku u shpall edhe i pafajshëm.

Ja kemi dhënë ne menjëherë nëpërmjet telefonit. Kemi lajmëruar në paraburgim. Sigurisht që ja kanë komunikuar policët aty. Dhe kur e kam takuar më ka thënë se "e kam gdhirë gjithë natën, sepse mora një emocion të paparë".

Idajet është bërë gjysh, por fatkeqësisht ka qenë në burg. Si e mori lajmin?

Gjysh për herë të parë, apo të dytë? Gjysh për herë të dytë.

Goca e madhe ka lindur dy fëmijë, ku Eliana mori frymë jashtë barkut të nënës në datën 7 qershor. Emrat e fëmijve kanë ndonjë domethënie? Lidhen me Detin Jon. Madje kryeminisntri Berisha kur i ka shkruar mesazhin e kam shkruar edhe në emrin e mbesës së Idajetit, që ishte vetëm dy ditshe.

KLINIKA RADOVANI

ALBA TECH SYSTEM

Probleme të rënies së dëgjimit? Nuk jeni të bindur që keni rënie dëgjimi? Provoni të bëni matjen e tij!

HP DX5150

+

Përfitoni nga oferta jonë e këtij muaji për matje të dëgjimit pa pagesë në datat e mëposhtme: 29 dhe 30 qershor sidhe 6 dhe 7 korrik 2012

Prenotoni matjen tuaj FALAS në 042 371735! Adresa: Rruga Hoxha Tahsin P.60/2/14, Tiranë www.klinikaradovani.com

Monitor 17” Â Â Â Â Â

Procesor AMD Athlon 64 2.19 GHz 512 MB RAM 80 GB HARD DRIVE DVD - Rom Mouse dhe Tastjerë

Rr. Haxhi Dalliu, P. 16, Shk. 1, Ap. 2, përballë "ProCredit Bank" Tirane - Albania Tel: 04 22 43 299 Cel: 067 400 31 38


8

E diel, 24 qershor 2012

EKONOMI

Dogana do të mbledhë akcizën nga tetori, fillon fushata informuese

N

ga 1 tetori i këtij viti taksa e akcizës do të mblidhet nga Doganat dhe jo më nga Tatimet. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se do të nisë një fushatë me biznesin prodhues, përpunues dhe importues në vend, duke filluar së pari në kryeqytet nga dita e hënë, ku subjektet do të njihen me ndryshimet e ligjit. Subjektet kryesore në rang vendi, që

do të përfshihen në këtë fushatë të Doganave, janë ato prodhuese, përpunuese, stokuese dhe importuese të birrës, verës dhe pijeve alkoolike, të produkteve të duhanit, kafesë dhe ato hidrokarbure. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve, sipas Drejtorisë së Doganave, do të jetë informimi i kësaj kategorie biznesi mbi legjislacionin e ri, shpjegimi në

mënyrë skematike i regjimeve që mund t'u nënshtrohen këto produkte, si dhe skema e lëvizjes së tyre në pezullim. Takimi do të shërbejë edhe për informimin mbi sistemin elektronik, mbi mënyrën e aplikimit dhe detajet mbi kohën se kur duhen bërë aplikimet për autorizimin si depozitues të miratuar se dhe detyrimet e operatorëve ekonomikë të akcizës.

Tahiri: Hetim dhe interkonjeksionit e pullave fiskale Lajmi Deputeti socialist Saimir Tahiri shpalli publikisht nismën e opozitës për të kërkuar komisione hetimore për dhënien e licënsës së lotarisë kombëtare, bllokimit të linjës 400 kV me Kosovën dhe pullave fiskale „„„

PS kërkon komision hetimor për lotarinë Opozita: "Do t'ia rikthejmë publikut fitimet"

TIRANE

REAGIMI

GENC KONDI

Rama: Në BE shteti merr mbi 80% nga lotaritë

P

as debateve qeveriopozitë lidhur me mënyrën se si do të jepet licensa e lotarisë kombëtare, dje, PS ka thelluar akuzat ndaj qeverisë. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Saimir Tahiri u shpreh se do të kërkohet krijimi i një komisioni hetimor lidhur me mënyrën se si po zhvillohet tenderi për dhënien e monopolit të lotarisë kombëtare një kompanie private. Tahiri ka shprehur dje ka shpreur shqetësimin serioz të Partisë Socialiste në lidhje me atë, që ai e ka quajtur "skandali më i fundit korruptiv i qeverisë së kryeministrit Berisha, në lidhje me lotarinë kombëtare". Lotaria kombëtare është monopol, por, sikundër ndodh në të gjitha vendet evropiane, është monopol shtetëror me qëllim ripërdorim e të ardhurave për interes të publikut. Në vendin tonë, kryeministri zgjodhi që, nga monopol shtetëror, ta kthejë në monopol të klientëve të tij të pushtetit. Partia Socialiste është e angazhuar fuqimisht për ta denoncuar këtë skandal me të gjitha instrumentat, siç është e angazhuar që nesër, në qeverisje të vendit, të ndryshojë projektligjin dhe të anulojë licensën private të kryeministrit për lotarinë kombëtare, duke ja rikthyer shtetit dhe duke rikthyer njëkohësisht mundësinë që të ardhurat e përfituara nga lotaria kombëtare t'i shkojnë publikut, tha Tahiri. Duke shtuar se "ne angazhohemi që të ardhurat, të cilat do të përfitohen nesër nga lotaria kombëtare, të përdoren për politikat rinore dhe për nxitjen e punësimit dhe,

K

Ministria e Financave

gjithashtu, të përdoren për rigjallërimin e sportit dhe konsolidimin e strukturës që do t'u sillte të rinjve shqiptarë mundësi për t'u punësuar dhe mundësi për të zhvilluar një jetë të qetë e të lumtur nëpërmjet aktiviteteve sportive". Lidhur me nisma konrete nga grupi parlamentar i PS në këtë drejtim, ai deklaroi se deputetët socialistë do të angazhohen me të gjitha instrumentat që njeh rregullorja në lidhje me denoncimin e lotarisë kombëtare, "duke përfshirë, pady-

shim, edhe komisionin hetimor". Madje kjo, jo vetëm për lotarinë kombëtare, e cila kërkon një hetim parlamentar të gjithanshëm lidhur me zbatueshmërinë e ligjit, ligj të cilin e ndryshoi Sali Berisha vetëm me qëllimin e vetëm për t'ua dhënë klientëve të pushtetit, siç tha ai. "Do të angazhohemi për të hetuar në rrugë parlamentare edhe çështjen e interkonieksionit dhe çështjen e pullave fiskale, të cilat janë po njëlloj skandale madhore të kësaj qeverie përsa i përket keqadministrimit të fondeve

ryetari i PS-së, Edi Rama, akuzoi dje kryemi nistrin Berisha për grabitje të së drejtës publike të Lotarisë Kombëtare. Duke reaguar përmes profilit të tij në Twitter, Rama tha se, përmes kësaj afere, shkojnë dhjetëra miliona euro në vit nga shteti tek klientët. "Zoti Bode krenohet se shteti do të marrë 10%, kudo tjetër shteti merr mbi 80% për financimin e artit, sportit, kulturës apo politikave sociale", u shpreh kryesocialisti, duke shtuar se "lotaria kombëtare do t'i kthehet shtetit dhe me përfitimet prej saj do të financojmë sportin dhe politikat rinore për Rilindjen Shqiptare". Sipas tij, kemi të bëjmë me "një shembull kriminalizimi pa cak të vendimmarrjes qeveritare. Ne do ta zhbëjmë këtë pushtet-gangrenë dhe do të çkriminalizojmë ekonominë", shprehet ai. publike dhe ushtrimit të pushtetit", shtoi Tahiri. Në emër të opozitës, ai deklaroi angazhimin që të ndryshojnë ligjin "për t'ua rikthyer lotarinë kombëtare qytetarëve, siç ndodh në çdo vend evropi-

an, ku operatori merr pjesën minimale të fitimit dhe publiku rimerr mbrapsht në disa vende 90%, në disa 80%, të fitimit për ta përdorur për politikat sociale, për politikat e rinisë dhe politikat e sportit".

LAJME SHKURT

„ Kosovë, Oda Amerikane: Qeveria OK për çimenton

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se vendimi i qeverisë për caktimin e masave mbrojtëse në importin e çimentos ka bazë ligjore, pasi, kur konkludohet se një industri e caktuar dëmtohet apo kërcënohet që të pësojë dëme, mund të implementohen masa mbrojtëse. Sipas ligjit për masat mbrojtëse në importe, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2011 në Kosovë, masat mbrojtëse duhet të përbëjnë një detyrim mbrojtës, të llogaritur sipas vlerës së produktit të importuar, e zbatohen përmes kuotës tarifore në importet e produktit të hetuar.

„ Banka qendrore lehtëson kushtet e kredisë në eurozonë

Banka Qendrore Evropiane ka bërë të ditur se do të lehtësojë kushtet për huatë në bankat e eurozonës, për të përmirësuar qasjen e sistemit bankar në operacionet e financimit. Banka tha se ka vendosur rregulla të reja mbi garancitë për të përfituar hua nga ky institucion, duke zgjeruar numrin e titujve që shërbejnë si garanci për përfituar kredi. Instituti financiar qendror i Evropës do të ulë kufirin e vlerësimit dhe do të modifikojë kërkesat për disa garanci, për të rritur sasinë e titujve për t'u përdorur si kolateral, për marrjen e huave.

Deklarata

Berisha: "Euron e krijuan gabim" „„„

N

TIRANE

ë një takim me të rinjtë e qendrës së djathtë evropiane në selinë e Këshillit të Ministrave, kryeministri ka kritikuar dje mënyrën se si është krijuar valuta e përbashkët evropiane nga BE. Sipas tij, "krijimi i monedhës së përbashkët nuk qe gabim, por mënyra se si u krijua euro qe gabim". Berisha më 17 shtator 2009 kishte deklaruar se "nuk do të vazhdojmë betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro, nuk na mbetet rrugë tjetër", në konferencën e 8-të

ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë me temë "Stabiliteti monetar e financiar, mësime nga kriza". Por, një vit më pas, në nëntor 2012, ai hoqi dorë nga ideja e euroizimit të ekonomisë shqiptare, duke deklaruar për agjencinë "Bloomberg" se ishte tërhequr nga ideja e tij për të zëvendësuar në mënyrë të njëanshme lekun me euron, propozim që ngjalli reagim negativ në Bruksel. Në fakt, lidhur me hyrjen në eurozonë, Banka Qendrore Evropiane nuk rekomandon zëvendësimin e njëanshëm të monedhës kombëtare me eu-

ron, pavarësisht nga fakti se nuk e ndalon një gjë të tillë. Kjo, për arsyen e thjeshtë se BQE nuk merr përsipër të ndjekë zhvillimet monetare të një vendi, që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian e, aq më pak, anëtar i Bashkimit Monetar Evropian (eurozonës). Hyrja në këtë të fundit kërkon plotësimin e kritereve shtesë, pas anëtarësimit në BE. Në kushtet e krizës së eurozonës, Berisha e ka të lehtë të qendrojë në favor të lekut, por kritika e mënyrës së krijimit të euros tingëllon krejtësisht pa vend nga kryeministri i Shqipërisë.


E diel, 24 qershor 2012

AKTUALITET

Mirditë plagos komshiun, arrestohet 58-vjeçari Kola

P

olicia e Mirditës arrestoi autorin e plagosjes me armë në rrethin e Mirditës. 52-vjeçari Zef Kola u arrestua pas një operacioni të mirëorganizuar për kapjen e tij. Gjatë arrestimit Kolës i është sekuestruar edhe arma me të cilin qëlloi shtetasin Dedë Tuci, duke e plagosur rëndë në kokë. Ngjarja ndodhi të shtunën në fshatin Konaj të Mirditës, ndërkohë që i plagosuri është

dërguar me shpejtësi në drejtim të Spitalit Ushtarak, ku po lufton me vdekjen. Burime pranë policisë së Mirditës thanë se shkak i këtij sheri është bërë një konflikt i vjetër i pazgjidhur mes autorit Zef Kola dhe të plagosurit Dedë Tuci. Autori i krimit një vit më parë kërkoi dhe ndërhyrjen e ambasadorit amerikan në Tiranë për zgjidhjen e problemit të pronësisë që kishte

9

me komshiun e tij në fshat. Zef Kola ka pretenduar se ndërsa shkonte dhe punonte në Mal të Zi, fqinji i tij shtetasi Dedë Tuçi i dhunonte njerëzit e shtëpisë për shkak të mos marrëveshjeve për kufirin ndarës mes dy banesave. Ndërkohë që çështja në ngarkim të të arrestuarit Zef Kola tashmë i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit Mat.

Dëmi financiar 150 mijë euro, shkëndija në elektromotor bëri shkrumb mobilerinë

Digjet mobileria, tre të plagosur Biznesi në emër të djalit të ish-ministrit të Kulturës Fadil Paçrami, Agim Paçrami. Dy puntorë dhe një zjarrëfikës pësojnë djegie në trup. Ngjarja afër shkollës "Luigj Gurakuqi"

Lajmi Shkrumbohet nga zjari mobileria e djalit të ish-ministrit të Kulturës Fadil Paçrami, Agim Paçrami. Zjari që ra dje në zonën e Porcelanit, la të lënduar lehtë dy nga punonjësit e mobilerisë dhe një efektiv të shërbimeve zjarfikëse. Ndërkohë që dyshimet për këtë çështje bien mbi elektromotorët e sharave të mobilerisë. „„„

Makinat Rreth katër automjete zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga një e autobot i bashkisë së Tiranës, kanë qënë në vendgjarje me qëllim shuarjen në kohë të flakëve të zjarrit.

TIRANE

ELTON QYNO

S

hkëndija elektrike në njërin nga elektromo torët e sharave në një punishte mobilerie shkrumboi tërësisht objektin, paisjet teknologjike si dhe lëndën drusore që ndodhej brenda në të. Mobileria ndodhej në pronësi të shtetasit Agim Paçrami, djalit të ish-ministrit të Kulturës gjatë periudhës Komuniste Fadil Paçrami. Flakët e zjarit kanë kthyer në hi të gjithë objektin, ndërkohë që kanë djegur dhe gjysmën e çatisë së banesës së Agim Paçranit, por fatmirësisht zjari nuk ka mundut të depërtojë në ambjentet e brendshme për shkak të ndërhyrjes së efektivave të zjarfikëseve. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, zjari ka rënë në orët e para të mëngjesit të djeshëm (09:30) dhe se të parët që e kanë pikasur kanë qënë puntorët e mobilerisë, të cilët kanë qënë duke punuar. Menjëherë ata kanë njoftuar shërbimin zjarëfikës, ndërkohë që dy nga puntorët kanë tentuar të largonin çtë mundnin nga ambjentet me qëllim mos përfshirjen e sendeve të tyre nga flakët e mëdha që u përhapën edhe për shak të tallazhit që ndodhej në pjesën e dyshemesë së mobilerisë. Pavarësisht nga ndërhyrja e shërbimit zjarfikës, flakët e zjarit kanë shkrumbuar të gjithë mobilerinë, paisjet dhe mallin që ndodhej në të. Sipas një bilanci paraprak mendohet se dëmi ekonomik arrin në shifrën prej 150 mijë euro, ndërkohë që pritet që

Mibileria e djegur dje në zonën e Porcelanit

kjo shumë të rimbulsohet pasi sipas dëshmitarëve mobileria ishte siguruar nga pronari i saj Agim Paçrami.

DJEGIA E DY PUNTORËVE

Flakët e zjarit nuk kanë sjellë vetëm dëme materiale por edhe disa dëmtime në njerës, por fatmirësisht dëmtimet kanë qënë të lehta dhe pa shkaktuar viktima. Dy

Një nga punëtorët e mobilerisë

puntorë të mobilerisë teksa përpiqeshin të largonin çtë mundnin nga ambjentet e mobilerisë kanë marrë plagë të lehta në trup si pasojë e djegies nga flakët e zjarit. Elton Peqini dhe Kujtim Dani janë dy puntorët që kanë marrë plagë dhe janë transportuar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak. Ndërkohë që puntorët e tjerë janë larguar

me shpejtësi nga mobileria, duke mos marrë asnjë lëndim prej flakëve të zjarit. Sipas dëshmitarëve, në momentin e zjarit pronari i mobilerisë nuk ndodhej në ambjentet e shtëpisë, por ai ka erdhur menjëherë pas marrjes së lajmit.

DJEGIA E NJË ZJARFIKËSI

Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve në bane-

sat që ndodheshin ngjitur me mobilerinë dhe se pranë saj ndodhej dhe shkolla "Luigj Gurakuqi", forca të shumta zjarfikëse të ndihmuara edhe nga ato të ushtrisë dhe autobotet e bashkisë që shërbejnë për larjen e rrugëve, kanë shkuar në vëndgjarje me qëllim shuarjen e zjarit. Si rezultat i këtij operacioni ka marrë plagë të lehta nga djegia njëri

nga zjarfikësit i cili ndodhej në çatinë e një banese që rrezikonte seriozisht të përfshihej nga flakët. Kanë qënë rreth katër zjarfikës të cilët të hipur në çati kanë mundur të ndalin përhapjen e flakëve.Si rezultat i kësaj njëri prej tyre ka marrë plagë të lehta në trup dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin ushtarak, ku vashdon të kurohet nga bluzat e bardha.

RËFIMI I PUNTORIT

Fotolajm

N

jë efektiv i shërbimeve zjarfikëse i hipur mbi një presë dyersh të mobilerisë, duke hedhur ujë në drejtim të sharës nga mendohet se ka ardhur shkëndija e zjarit. Fotoja tregon gjithçka të djegur përfshihrë këtu gjeneratorin, kondicionerat dhe shumë paisje brenda mobilerisë.

FISIOMED OFRON SHERBIME FIZIOTERAPIE PROFESIONALE NE NJE AMBIENT KOMOD DHE MODERN. EKSPERIENCA PERENDIMORE DHE APARATURAT E GJENERATES SE FUNDIT JANE TASHME PRANE JUSH. BESOJANI SHENDETIN TUAJ FIZIOTERAPISE PROFESIONALE

Adresa: Rruga e Barrikadave 18/2; Galeria e Tiranes Ish Kinema 17 Nentori, Kat 3 Tel. +355 42 400 418 / Cel. +355 69 20 533 30; E-mail: info@fisiomedal.com / Web: www.fisiomedal.com

 Hernie diskale

 Bursitin

 Skoliozen

 Paralizat e ndryshme

 Enjtjen e krahut

 Celulitin

 Spondiloartrozat

 Tendinitin

 Traumat e gjurit

 Marrje mendsh

 Dhimbjen e nofulles

 Para dhe mbas lindjes

Njëri nga puntorët e mobilersisë që u shkrumbua nga flakët tregoi për gazetën Shqiptarja.com se mobileria i përkiste shtetasit Agim Paçrami, djalit të ish-ministrit të Kulturës Fadil Paçrami. Sipas puntorit në momentin kur ka rënë zjari ata ishin duke punuar dhe dyshimet e tij janë mbi elektromotorët e paisjeve teknologjike. Punonjësi u shpreh se menjëherë kanë dalë jashtë, ndërkohë që vetëm dy persona kanë tentuar të nxjerin çtë mundin nga mobileria, por që në fakt janë djegur nga zjari. "Unë i kam transportuar në spital pasi morrën menjëherë djegie në lëkurë. Filluan të bërtisnin dhe lëkura ju bë me flluska uji. I kam çuar në spital dhe se nga të dhënat që kam ata ndjehen mirë"-thotë punonjësi i mobilerisë që mundi të shpëtojë flakëve. Ai tregoi se para rënies së zjarit të gjitha paisjet ishin të ndezura dhe se punonin me rrymën elektrike të lidhur nga kabina shtetërore dhe jo me gjeneratorin që ndizej automatikisht kur iknin dritat.


10

E diel, 24 qershor 2012

AKTUALITET

U dënua për vrasjen e "Emmy"-t, Apeli rikthen çështjen Kelmendi

B

iznesmeni nga Kosova Azis Kelmendi i akuzuar nga prokuroria për kryerjes e aksidentit me pasojë vdekjen e këngëtares Elsina Hidersha që njihet ndryshme me emrin artistik "Emmy" do të përballet sërisht me gjyqtarët e gjykatës së Tiranës. Kjo për shkak se pak kohë më parë Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë për gjykim çështjen penale, duke kthyer procesin

tashmë nga pika zero. Shkak i prishjes së vendimit të gjykatës së Tiranës mësohet të jetë bërë mos pranimi në process i padisë civile të bërë nga ana e familjarëve të këngëtares "Emmy". Apeli ka argumentuar se gjykata e Tiranës ka vepruar në kundërshtim me ligjin në rastin e mospranimit të kërkesës së të dëmtuarve për të qënë palë në procesin gjyqësor, ku po

gjykohej biznesmeni Azis Kelmendi. Ky i fundit vitin e kaluar u dënuar nga gjykata me 1.4 vite burg lidhur me aksidentin ku gjeti vdekjen shtetësja Elsina Hidërsha. Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës së 27 shkurtit ku në ambjentet e diskotekës "Venue" ka lindur një konflikt mes të dashurës së biznesmenit Kelemendi dhe viktimës Elsina Hidërsha për shkak të xhelozisë.

Kompania e sigurimeve në Kroaci kërkon mjetin Porche Lajmi Ministria e Drejtësisë ka marrë automjetin e një kompani private sigurimesh nga Kroacia dhe nuk pranon ta kthejë. Automjeti luksoz i tipit "Porche Chayenne" është trafikuar në Shqipëri nga një shtetas nga Pogradeci, por pas dënimit të tij mjeti është konfiskuar. Tashmë pronari kroat kërkon rikthimin, për që në fakt gjykata ka rëzuar kërkesën.

„„„

Porshi i kroatit peng i ministrisë

P

ELTON QYNO

N

VENDIMI I GJYKATËS

Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se paditësi EUROHERC osiguranie D.D Zagreb është person juridik i së drejtës Kroate, që ushtron veprimtari në fushën e sigurimeve. Porsche Leasing D.O.O Zagreb,

Gjendet fëmija, s'dihet familja

Makina u vodh në Kroaci, ndodhet tek Drejtësia

TIRANE

jë automjet "Porche Chayenne" që është vjedhur dhe më pas trafikuar nga Kroacia në drejtim të Shqipërisë është marrë nga ministria e Drejtësisë në administrim, por që në fakt nuk kthehet tek pronari i ligjshëm, edhe pas kërkesave të vashdueshme të tij. Automjeti "Porche Chayenne" rezulton të jetë grabitur nga shtetasi nga Pogradeci Felek Asani, i cili për krimin e kryer është dënuar nga gjykata me 6.8 vite burg për akuzën e "Trafikut të mjeteve motorike". Pas këtij dënimi, Asani është izoluar në burg ndërkohë që automjeti i vjedhur është mbajtur në pikën e rezervave të shtetit. Mirëpo me një vendim të beftë ministri i Brendshëm ka vendosur që automjetin tip "Porche Chayenne" me targë Zg 0909-Mp në pronësi të subjekjetit privat EUROHERC osiguranie D.D Zagreb, ka vendosur që automjetit tia dhurojë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë. Megjithë kërkesave të vashdueshme tashmë kjo ministri ka refuzuar disa herë të kthejë automjetin tek pronari i ligjshëm, dhe nisur nga kjo situatë çështja ka përfunduar në dyert e gjyaktës së Tiranës. Pas zhvillimit të një sërë seancash gjyqëosre, Gjykata e Tiranës ka rëzuar padinë e kompanisë private Kroate, duke ia lënë automjetin luksoz zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Durrës

Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës për rrëzimin e kërkesës së kompanisë kroate

Sipas avokatit të shtetit, paditësi nuk provoi me dokumente zyrtare se është pronar i mjetit që kërkon t'i kthehet rezulton të ketë qenë pronari i një automjeti tip Porche Chayenne me targë Zg 0909-Mp, me nr.shasie ËP1ZZZ9 PZ5LAOO126, viti i prodhim-

it 2004. Ky automjet është vjedhur në Kroaci. Këtë mjet e ka trafikuar në Shqipëri shtetasi Felek Asani, i cili është dënuar me 6 vjet e tetë muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të mjeteve motorike". Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në dispozitivin e vendimit të saj ka urdhëruar që automjeti i markës "Porche-Chayenne" me numër shasie ËP1ZZZ9PZ5LAOO126, si dhe një sërë provash të tjera materiale (automjete, dokumente, etj) të kalojë në pronë-

Fotolajm

T

ë gjithë kemi dëgjuar që policia në cilësinë e provës materiale sekuetroi një pistoletë tip "TT" me silenciator, por këtë herë në Lazarat është është arrestuar një person dhe në cilësinë e provës materiale policia ka bllokuar një pistoletë me prezervativ. Lazaratasi siç duket ka marrë të gjitha masat për të çarë bllokadën e policisë, duke u paisur me të gjitha "armët" e kalibrave të ndryshëm, por që në fakt ska mundur të bëjë asnjë reagim për shkak të neutralizimit nga ana e forcave të policisë së Gjirokastrës.

si të shtetit. Paditësi ngre pretendimin se është pronar i atij mjeti pasi ka dëmshpërblyer pronarin e mëparshëm në vlerën 252.394 Kn. Sipas deklaratës së datës 21 shtator 2011 Porsche Leasing d.o.o i njeh paditësit Euroherc Osiguranje, Vukovarska 282, Zagreb, pronësinë mbi automjetin e mësipërm. Pikërisht me këtë cilësi paditësi i është drejtuar kësaj gjykatë duke kërkuar prej të paditurve makinën, pasi sipas tij gjykatat shqiptare kanë vepruar gabim që e kanë konfiskuar atë send, pasi ai ishte në pronësi të paditësit

dhe duhet t'i kthehet atij. Avokatura e shtetit (në mbrojtje të Rezervave të Shtetit) u shpreh për rrëzimin e padisë pasi mungon legjitimimi pasiv dhe aktiv. Sipas avokatit të shtetit, paditësi nuk provoi me dokumente zyrtare se është pronar i mjetit që kërkon t'i kthehet. Po ashtu Rezervat e Shtetit nuk kanë legjitimim, pasi ato nuk e disponojnë sendin, por tashmë automjeti është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë. Nisur nga këto rrethana gjykata e Tiranës ka vendosur të rëzojë kërkesën e palës kroate.

olicia e Durrësit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një fëmije të humbur. Sipas burimeve zyrtare në komisariatin e policisë është paraqitur një fëmijë i moshës 12-vjeç i cili rezulton të jetë me probleme të zhvillimit mendor. Gjatë marjes në pyetje fëmija ka pohuar se nuk mban mend nga cila zonë është dhe se nuk di as adrresën e shtëpisë së tij. 12-vjeçari gjatë marjes në pyetje ka treguar vetëm emrin e tij dhe të prindërve të tij. Duke ju referuar burimeve pranë policisë së Durrësit thuhet se fëmija pretendon se quhet Aleks apo Aleksandër, ndërsa babai dhe nëna e tij quhen Fatmir dhe Lina, por pa dhënë të plota gjeneralitetet e tyre të mbiemrit. Nisur nga kjo situatë policia kërkon ndihmën e të gjithë personave që njohin fëmijën në foto të paraqiten pranë komisariatit të Durrësit, pasi ai vazhdon të ndodhet në mjediset e policisë dhe të ndihmojnë për ta kthyer fëmijën tek prindërit e tij. Ndërkohë që nga pyetja e personave të ndryshëm në qytetin e Durrësit, policia ska marrë asnjë informacion që do të shërbente për identifikimin e familjes së 12-vjeçarit me probleme mendore. Tashmë policia shpreson që nëpërmjet publikimit të këtij rasti në media do të arrijë të sigurojë informacionet e duhura për identifikimin e familjarëvë të fëmijës që tashmë ndodhet në ambjentet e policisë së Durrësit


11

E diel, 24 qershor 2012

SOCIALE I NXEHTI AFRIKAN

FRIKË NGA DEPOZITAT E UJIT

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se gjatë fundjavës të bien me rreth tre gradë, por në ¿llim të javës që vjen sërish temperaturat do të pësojnë rritje. “Deri në datën 27 temperatura maksimale mund të arrijë deri në 34-35 gradë celsius. Pritet që pas datës 27 deri në 4 korrik do të kemi rritje të mëtejshme të temperaturave”, - thotë sinoptikania Elvira Qilimi.

Specialistët e shëndetit publik japin alarmin për frikën e infeksioneve që mund të vijë nga depozitat e ujit të pijshëm. Sipas tyre rreziku bëhet edhe më i madh gjatë stinës së verës, ndaj ata u kërkojnë qytetarëve që të kujdesen për pastrimin e tyre. Sipas tyre depozitat e ujit të pijshëm i përcjellin pastërtitë në çezmat e banorëve, ndaj klori¿kuar.

Lista e re duhet të ishte gati që në prill, shteti ¿ton nga vonesa Lajmi Mos miratimi i listës së barnave me rimbursim penalizon mijëra pensionistë dhe të sëmurë kronikë. Sipas farmacistëve, nga çdo ditë vonesë e futjes në fuqi të kësaj liste, shteti ¿ton miliona lekë, pasi rimburson më pak barna sa ka parashikuar të rimbursojë për vitin 2012.

Barnat me rimbursim penalizojnë pacientët

?

Farmacitë: Mijëra pensionistë pa kurën e duhur

TIRANE

Rimbursimi Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit

ESMERALDA KETA

N

donëse jemi afër fundit të muajit qershor, lista e re e barnave me rimbursim nuk është bërë ende gati. Që do të thotë se mijëra pensionistë apo të sëmurë kronikë, humbasin çdo ditë e më shumë mundësinë për të për¿tuar falas medikamentet që luftojnë sëmundjet e tyre. Madje mësohet se ISKSH ende nuk ka gati një listë të dytë të barnave që do të përfshijë në listën e rimbursimit, pas asaj që i ktheu qeveria disa javë më parë. Sipas farmacistëve, që operojnë me listën e barnave me rimbursim, vonesa e listës së re do të thotë miliona lekë ¿tim për arkën e shtetit, por në anën tjetër miliona lekë të humbura nga ata që do të për¿tonin nga kjo listë e re. “Zakonisht lista e re e barnave me rimbursim hyn në fuqi në muajin prill të çdo viti, vetëm vjet për shkak të aplikimit të TVSH-së, ajo hyri në fuqi më 1 qershor, ndërsa për këtë vit ende nuk na kanë njoftuar për ndonjë datë se kur ajo do të jetë gati. Vonesa e listës së barnave me rimbursim do të thotë penalizim për pensionistët dhe të sëmurët kronikë, pasi, kemi mësuar se lista e re përmban disa medikamente mjaft të mirë pikërisht për të sëmurët kronikë nga diabeti, zemra apo ftohja. E thënë me fjalë më të thjeshta, nëse lista e re do të kishte hyrë në fuqi në muajin prill, më shumë pensionistë dhe të sëmurë kronikë do të kishin pasur mundësi të merrnin disa ilaçe më të mira dhe më shumë për të luftuar sëmundjet e tyre. Por nga ana tjetër, vonesa e kësaj liste do të thotë miliona lekë më shumë para për buxhetin e shtetit, pasi barnat për 2012 do të rimbursohen për një periudhë kohore më të shkurtër se ajo e parashikuar”, - na shpjegojnë farmacistët.

LISTA E RE

Lista e re e barnave të rim-

Shëndetësor, ofron 100 % falas alternativën e parë të listës së rimbursueshme, ndërsa të tjerat, që janë edhe më të shtrenjta rimbursohen pjesërisht

bursueshme pritet që të shtohet me medikamente që përdoren në kardiologji, endokrinologji, pneumologji, urologji, nefrologji, gastrohematologji, pra që prekin një numër shumë të madh pacientësh. Një rëndësi të madhe në këtë listë ka edhe një medikament special që përdoret për të luftuar hepatitet virale, që është shumë i shtrenjtë, por që bën që këto persona, që

i nënshtrohen hemodializës të kenë një jetë më të mirë. Sipas ekspertëve që e njohin listën e barnave me rimbursim, futja e kësaj liste në fuqi do të zgjeronte kategoritë për¿tuese, si rrjedhim edhe ata që trajtojnë sëmundjet e tyre. Ndërkohë që ekspertët kanë kërkuar disa herë që në vendin tonë të liberalizohet edhe më tregu i shitjes së medikamenteve, pasi në këtë

cionin sqarues kërkonte fonde shtesë. “Efekti financiar i listës së propozuar është 8.2 miliardë lekë të reja (pa barin Tenofovir, një bar që lufton hepatitet virale, dhe që për pjesën e mbetur të këtij viti duhen edhe 50 mln lekë, ndërsa për 2013 duhen rreth 200 mln lekë). Në këto kushte, duke pasur një planifikim të buxhetit të miratuar për rimbursim të barnave prej 7.446 mld lekë të reja për vitin 2012, kjo projekt-listë e barnave të rimnbursuara do të kërkonte dhe një mbështetje prej rreth 750 milionë lekë plus”, - thuhet në relacionin që drejtoresha e ISKSH-së, i ka dërguar qeverisë së bashku me listën e re të barnave të rimbursueshme.

mënyrë do të kishim edhe një ulje të çmimit të një bari të caktuar, që shpeshherë në vendin tonë është më i shtrenjtë se në rajon.

PËRPLASJA

Vetëm pak kohë më parë ISKSH dërgoi në qeveri për miratim listën e re me 439 barna për t’u rimbursuar, nga 420 që është ajo aktualja, pro qeveria e ktheu mbrapsht. Kjo pasi, ISKSH, në rela-

PYETJE PERGJIGJE

ɷ Çfarë është lista e barnave të rimbursueshme?

Është një listë me një numër të caktuar medikamentesh, të cilat, iu jepen falas 100% ose 50% disa kategorive të caktuar të të sëmurëve, mjafton që ata të jenë të siguruar dhe të kenë derdhur kontributet shëndetësore.

ɷ Kush përfiton nga kjo listë?

Përſtojnë pensionistët, invalidët, të vegjlit, veteranët e luftës, por edhe të gjithë ata persona që janë në marrëdhënie pune dhe kanë librezë shëndetësore.

ɷ Cilat sëmundje mbulojnë barnat e listës?

Barnat e përfshira në listën me rimbursim mbulojnë pjesën më të mëdha të sëmundjeve më të përhapura, por gjithnjë e më shumë po futen edhe medikamente për sëmundje të rralla.

ɷ Kur hyn në fuqi kjo listë?

Çdo vit ajo hyn në fuqi në ſllim të muajit prill, por këtë vit ajo nuk ka hyrë ende në fuqi dhe punohet me listën 2011.

ɷ Pse është vonuar këtë vit?

Si çdo vit, Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, ka hartuar listën e barnave që parashikohen të rimbursohen për 2012, por ajo është kthyer mbrapsht nga qeveria, pasi ISKSH ka kërkuar edhe 750 milionë lekë të reja shtesë.

Provimet e lirimit

Klasa IX, si zgjidhet testi i Matematikës „„„ TIRANE

R

reth 56 mijë nxënës të të gjitha shkollave 9-vjeçare të vendit, iu nënshtruan dje provimit të Lirimit për lëndën e Matematikës. Për t’u ardhur në ndihmë kësaj kategorie nxënësish, MASH ka publikuar përgjigjet e sakta që duhet të jepnin nxënësit për 25 pyetjet. Provimi ¿lloi në orën 10:00 dhe procesi, i cili zgjati 2 orë e gjysmë, u zhvillua normalisht. Testi i zgjidhur publikohet edhe te gazeta “Shqiptarja.com”. Notat që kanë marrë në këtë provim, nxënësit e klasave të nënta do t’i mësojnë pas dy javësh, ndërkohë që mbetësit mund ta japin sërish këtë provim në sezonin e vjeshtës dhe të kenë mundësi të regjistrohen në shkollë të mesme.

I.Përgjigjet e sakta të kërkesave 1 – 13. Vlerësimi për çdo përgjigje të saktë është 1 pikë. 1D 2A 3b 4d 5C 6d 7C 8A 9A 10C 11A 12C

13A

20

- gjen koordinatat e pikës Q - gjen koordinatat e pikës R - gjen largësinë PR

1 pikë 1 pikë 1 pikë

21

- shtron një barazim ose ekuacion në lidhje me kabinat ose pushuesit - mbledh saktë kufizat e ngjajshme - gjen numrin e kabinave njëshe

1 pikë 1 pikë 1 pikë

22

- gjen një nga pikat e prerjet të parabolës me OX - gjen kulmin e parabolës - skicon parabolën në planin koordinativ

1 pikë 1 pikë 1 pikë

23

- shtron një barazim apo ekuacion të vlefshëm në lidhje me të dhënat - bën shndërrime të njëvlershme të ekuacionit deri në ekuacion të formës ax = b apo të barazimit - gjen çmimin fillestar të çantës

1 pikë 1 pikë

- jep formulën ose raportin e duhur për gjetjen e probabilitetit - gjen numrin e elementeve të ngjarjes - gjen probabilitetin

1 pikë 1 pikë 1 pikë

II.Skema e vlerësimit më pikë të përgjigjeve për kërkesat me nr. 14 – 25 të testit 14

- kthen njërin nga numrat (numrin thyesor, nr.dhjetor, përqindje) në mënyrë të njëvlershme me njërin nga dy nymrat e tjera 1 pikë - gjen numrin më të madh ose më të vogël 1 pikë - gjen shumën e numrave 1 pikë

15

- gjen rrugën që ka bërë autobusi në një nga pjesët e kohës dy ose tre orë - shtron barazimin për gjetjen e shpejtësisë mesatare - gjen shpejtësinë mesatare për të gjithë udhëtimin

1 pikë 1 pikë 1 pikë

16

- kryen saktë veprimet në njërin prej dy faktorëve - mbledh saktë kufizat e ngjajshme - thjeshton shprehjen

1 pikë 1 pikë 1 pikë

17

- zgjidh njërin nga inekuacionet - zgjidh të dy inekuacionet - zgjidh sistemin e inekuacioneve

1 pikë 1 pikë 1 pikë

18

- gjeni vlerën e palejueshme - shndërron në mënyrë të njëvlershme në ekuacion jothyesor - gjen dallorin - zgjidh ekuacionin

1 pikë 1 pikë 1 pikë 1 pikë

19

- shkruan raportin e ngjajshmërisë ose gjen k//ngjajshmërisë - gjen brinjën anësore të trekëndëshit të dytë - gjen perimetrin e trekëndëshit të dytë

1 pikë 1 pikë 1 pikë

24

25a 25b

- gjen vijën e mesme të trapezit - vërteton që nëse shënojmë E mesin e AB, trekëndëshi CED i formuar është këndrejtë në E. - gjen brinjën CD

1 pikë

1 pikë 1 pikë 1 pikë


12

E diel, 24 qershor 2012

SOCIALE

Referendumi i plehrave Lajmi Një ndër aktivistet më të njohura të shoqërisë civile, pjesë e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati, thotë se ata nuk pranojnë akuza për falsifikim firmash. Pasi sipas saj nisma e tyre është një nismë qytetare dhe jo një nismë që synon të marrë pushtetin. Kati e lexon deklaratën e ambasadorit amerikan si një trokitje në ndërgjegjen e shqiptarëve se importi i plehrave nuk është një çështje që i përket vetëm AKIP apo KQZ, por të gjithëve. „„„

"S'pranojmë akuza nga KQZ për firma false" Kozara Kati: Ambasadori amerikan vuri gishtin në plagë REAGIMI I ALEANCËS

"Qesharak pretendimi paskemi vjedhur 43 mijë ID"

TIRANE

A

leanca kundër importit të plehrave ka reaguar dje duke e quajtur qesharak pretendimin e KQZ për 70% të firmave të falsifikuara. "E ftojmë KQZnë që në vend të deklaratave bombastike për falsifikime të shprehet nëse ekzistojnë apo jo 50 mijë firma të rregullta në mbi 62 mijë firma që ne kemi dorëzuar pranë saj. Me akuzat e saj qesharake se 70% e firmave janë të falsifikuara, KQZ na akuzon se kemi vjedhur rreth 43 mijë karta identiteti të qytetarëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre. Ky pretendim i KQZ është totalisht qesharak dhe dëmton kredibilitetin e vetë institucionit", - thuhet në deklaratën e AKIP.

ESMRELDA KETA

K

QZ deklaroi një ditë më parë se disa nfga firmat e mbledhura për referendumin janë të falsifikuara, a është e mundur kjo gjë? Deri në këtë moment, ne nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga KQZ, e cila të na njohë me konstatimet e gjetura nga ana e saj. Kemi dorëzuar pranë KQZ 62 000 firma të qytetarëve, të shoqëruara me fotokopjet e kartave të identitetit. KQZ, pasi të ketë verifikuar dokumentacionin që ne i kemi dorëzuar, duhet të na japë rezultatin e këtij verifikim dhe nëse rezultojnë firma të pavlefshme dhe nuk arrihet numri prej 50 000 firmash, KQZ duhet të na vërë në dijeni se sa firma nevojiten akoma. Paskëtaj, Ligji na jep edhe 30 ditë kohë për të vazhduar mbledhjen e firmave deri sa ta plotësojmë numrin e duhur prej 50 000 të tilla. Ndërkohë, KQZ është shprehur se firmat janë të falsifikuara. Ne nuk e pranojmë termin falsifikim, pasi qytetarët që e kanë firmosur formularin, e kanë bërë me dëshirën dhe vullnetin e tyre të lirë. Termi falsifikim shpreh mosbesim dhe mungesë respekti ndaj qytetareve që kanë firmosur formularët. Me deklaratën që ka bërë KQZ po krijon një precedent të rrezikshëm, pasi qytetarët që marrin nisma për referendum, papritur mund të gjenden nën frikën dhe presionin se firma jote mund edhe të falsifikohet. Nisma jonë është një nismë qytetare dhe jo një nismë që synon të marrë pushtetin. Presim nga KQZ-ja të na japë dritën jeshile dhe të procedohet më tej, duke ia përcjellë çështjen për kushtetueshmëri Gjykatës Kushtetuese dhe më tej, Presidentit të Republikës, i cili dekreton datën e zhvillimit të referendumit. Ju do të ndërmerrni ndonjë veprim tjetër pas deklaratës së KQZ? Sigurisht që po. KQZ mashtron kur thotë se nuk është shkelur afati ligjor për të verifikuar firmat. Ne i kemi dorëzuar kërkesën dhe dokumentacionin për të bërë referendumin me datë 13 mars 2012 dhe sipas ligjit, duhet të kishim marrë përgjigjen brënda datës 13 qershor 2012, 2012. Pra KQZ duhet të na kishte kthyer përgjigje se sa prej firmave që ne kemi dorëzuar janë në rregull. Çfarë rrezikon Shqipëria nga importi i plehrave? Çështja që ne kemi ngritur nuk është një luftë e ambientalistëve me jo - ambientalistët. Kjo është një luftë qytetare me

PRETENDOJMË të kemi një të ardhme të barabartë me qytetarët e tjerë të Evropës, është denigrim total që këtë të ardhme ne ta ndërtojmë te përpunimi i plehrave të tyre

Kozara Kati

joqytetarët. Edhe ata që bëjnë politikat, edhe ata që bëjnë ligjet, edhe ata që punojnë në KQZ janë para të gjithave qytetarë dhe preken njësoj si edhe ne që nuk jemi pushtetarë, nga ndotja e mjedisit. Mbrojtja dhe kurimi i mjedisit, duhet të jete në vemëndjen e të gjithëve. Çfarë nuk shkon tek ligji për importin e plehrave? Po të shikohet me vëmendje ky ligj, janë dy nene që janë futur në mënyrë pirate brenda një ligji që duhet të garan-

tojë pastërtinë e ambientit të vendit tonë. Këto dy nene lejojnë importin jo vetëm për riciklim, por lejojnë importin për depozitim dhe madje edhe për asgjësim. Që do të thotë se Shqipëria do të kthehet në një terminal dhe vend grumbullimi për mbetjet dhe plehrat e vendeve të tjera. Kur e dimë edhe kapacitetin teknik dhe njerëzor të pikave tona doganore. Po deklaratën e ambasadorit amerikan Arvizu se KQZ nuk po bën punën e saj për t'ju kthyer një

përgjigje, si e shikoni? Ambasadori Arvizu ndërmori një nismë shume interesante "VEPRO TANI". Në promovimin e kësaj nisme, ambasadori i SHBA përmendi edhe çështjen e referendumit kundër importit të plehrave, si një e drejte kushtetuese. Ambasadori ishte i drejtpërdrejtë lidhur me vonesën nga ana e KQZ në dhënien e përgjigjes brënda afatit ligjor. Kjo është diçka që ai publikisht e tha si një çështje madhore, për të ardhmen e vendit tonë. Ne pretendojmë të jemi të barabartë me

Ekspertimi

KQZ çoi për verifikim në laborator vetëm 150 firma „„„

K

TIRANE

omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të enjten për të caktuar se si do të veprohet me peticionin e AKIP-it në kushtet kur laboratori kriminalistik ka evidentuar disa firma të falsifikuara mes nënshkruesve. Shqiptarja.com ka kontaktuar dje me KQZ-në dhe zyrtarë të këtij institucioni kanë hedhur dritë dhe mbi rezultatet e aktit të ekspertimit. "Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit ne kemi hasur në disa firma dhe nënshkrime që krijonin dyshime. Për këtë arsye ne çuam 150 kampionë në laborator. Përgjigja e laboratorit ishte se nga 150 kampionë rreth 100 kampionë ishin me probleme dhe fals. Gjithsej kemi çuar nënshkrimet për 150 nënshkrues të cilët kanë qenë nënshk-

rues të qytetit të Lezhës. Por duhet të kemi parasysh se janë 65 mijë nënshkrues në total dhe rezultati i laboratorit në njëfarë mënyre është test për atë kampion dhe jo për të gjithë nënshkruesit në tërësi. Pra janë 70% e firmave të falsifikuara për kampionin e marrë dhe jo për peticionin në tërësi", tha dje zyrtari i KQZ-së. I njëjti ka treguar dje për Shqiptarja.com se mbledhja e ditës së enjte e KQZ-së është e detyrueshme në kushtet kur është thuajse e pamundur të inspektohen të 65 mijë firmat e peticionit. "Do të duheshin tre vite për të bërë ekspertimin e 65 mijë firmave. Ndaj është e nevojshme dhe një mbledhje e KQZ-së pas këtij raporti për të caktuar hapat e mëtejshëm dhe qëndrimin pas rezultateve të kampionit të marrë në Lezhë", - është shprehur përfaqësuesi i KQZ-së. Nga ana tjetër përfaqësuesi i

Aleancës, Blendi Kajsiu e ka konsideruar si të qëllimshëm njoftimin e ditës së premte nga ana e KQZ-së, i cili linte të nënkuptonte se ishin falsifikuar 70% e firmave të peticionit. "Në komunikatën e KQZ-së thuhej se 70% e firmave të kampionit ishin të falsifikuara, por nuk u dha numri i firmave që përbënin kampionin. Pasi vetëm krahasimi i këtyre firmave me numrin e përgjithshëm do na jepte një ide të qartë, ndaj dhe është krijuar ideja sikur firmat e peticionit janë falsifikuar në masë", - ka deklaruar Kajsiu. Më tej ai është shprehur se KQZja kishte detyrimin të sqaronte edhe detaje të tjera, sidomos në lidhje me kriterin për pranimin e peticionit. "KQZ-ja mund të dilte me deklaratë, por pasi të kishte ezauruar hetimin e saj. KQZ-ja nuk na tha nëse nga 65 mijë firma në total, ekzistojnë ose jo 50 mijë të rregullta, pasi 50 mijë firma duhen që peticioni të marrë rrugë dhe të aprovohet", - ka thënë Kajsiu. h. h.

qytetarët e tjerë të Evropës, ku respektohen dhe mbrohen e drejta e jetës dhe mjedisit, ku zbatohen konventat dhe protokollet ndërkombëtare si ajo e Aarhusit apo e Rios. Nga ana tjetër, ne nuk duam që e ardhmja e vendit tonë të jetë industria e riciklimit, depozitimit apo asgjesimit të plehrave të botës. Ky do të jetë një denigrimi i pariparueshëm dhe i përjetshëm për qytetarët e vendit tonë sot, e brezat në vazhdim. Le te flasim pak për politikat e qeverisë për ambientin, sipas jush a është qeveria shqiptare në rrugë kn e duhur? Ne jo më larg se dje ishim në një protestë për prerjen e pemëve tek Liqeni Artificial, që është bërë në terr informativ. Bashkia e Tiranës është e detyruar të bëjë transparencën lidhur me c'do veprim që eventualisht mund të dëmtoje interesat e qytetarëve dhe komuniteteve. Por kjo që po shohim këto ditë jo vetëm te parku natyror, por edhe prerja e lisit te Galeria e Arteve ishte një zhgënjim. Të gjitha këto na bëjnë të mendojnë se nuk janë politika vizionare, konstruktive dhe afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm të Tiranës. A janë shqiptarët të ndërgjegjshëm sa duhet për ambientin? Rëndom thuhet "ambientalistët dhe...". Ka ardhur koha që çdo qytetar të jetë ambientalist, pra duhet të bëjmë shumë më tepër punë edukuese që çdo qytetar të kujdeset për ambientin, ta mirëmbajë por edhe ta kurojë atje ku është dëmtur. Për fat të keq ne bashkëjetojmë me ndotjen dhe kjo duhet ndryshuar. Kryeministri Berisha ka deklaruar si prioritet zhvillimin e turizmit, a mund të zhvillohen paralelisht edhe turzimi edhe industria e riciklimit të plehrave, pa dëmtuar njëra-tjetrën? Ne kemi një vijë bregdetare prej më shumë se 200 km dhe është për t'u vlerësuar vënia si prioritet nga ana e kryeministrit. Por nga ana tjetër, perspektiva që shikohet me importin e plehrave, si një zhvillim i industrisë së riciklimit në Shqipëri është totalisht në konflikt me zhvillimin turistik të vendit tonë. Nuk mund të ketë zhvillim të turizmit duke pasur një industri të fuqishme të zhvillimit të mbetjeve. Kur ambienti është kthyer në një prioritet për të gjithë vendet e zhvilluara, cili është mesazhi që u përcillni shqiptarëve? Unë mendoj se qytetarët sot janë shumë më të ndërgjegjësuar. Por brezi i ri që e ka të ardhmen përpara, duhet të punojë më shumë dhe nuk duhet të lejojë që jeta e tyre të varet nga interesa të vogla të disa personave të caktuar. Duhet të punojmë shumë më tepër për ta parë të ardhmen me kurajo, për të kritikuar apo protestuar atje ku gjërat mendojmë se nuk shkojnë.


KULTURE

Jetë në tinguj

E diel, 24 qershor 2012

21

HERMIRA GJONI ka një jetë të pasur artistike, por ajo rrëfen arsyet pse mbetet i paharruar koncerti i vitit 1962 në Helsinki për nder të Juri Gagarinit, njeriut të parë që u ngjit në orbitë

Kadareja, unë dhe Xhemali në takimin me Gagarinin Pianistja Hermira Gjoni flet pas promovimit të albumit „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

G

jatë karrierës së saj i janë be suar koncertet që janë dhënë për nder të shumë personaliteteve botërorë, ndër të cilët ishin Juri Gagarin (njeriu i parë që fluturoi në univers), Nikita Hrushovi, Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Princi i Kamboxhias, etj. Hermina Gjoni është një ndër pianistet që i përket brezit të parë të shkollës shqiptare. Ajo dha dje në orën 12.00 një koncert në sallën e Teatrit të Operës. Me këtë rast asaj iu promovua edhe albumilibër "Jetë në Tinguj". Ka qenë një mënyrë rikthimi pas 20 vjetëve të mërgimit të saj drejt SHBA-së. Hermira Gjoni është cilësuar për nivelet e saj të larta si pianiste dhe koncertmaestër gjatë shfaqjeve të dhëna në Shqipëri dhe jashtë vendit. Bashkëshortja e kompozitorit Simon Gjoni, i cili ndërroi jetë në vitin 1991, tha për "Shqiptarja.com" se vijimi me sukses i rrugës së saj artiske është edhe një nderim në heshtje për bashkëshortin e saj, kompozitorin e njohur. Pianistja Gjoni kthehet në vendlindje pas emigrimit të gjatë në Amerikë, duke sjellë në një album një mesazh për të gjithë krijimtarinë, që ndoshta atëherë nuk mundi t`ua përcillte artdashësve shqiptarë. Muzikantja Gjoni është anëtare e Fondacionit të Artistëve "The Bohemians" në Nju York. Pas demokracisë aktiviteti i saj artistik do të ringjallej dhe do të arrinte shkallën më të lartë të vlerësimit në SHBA, ku ajo prej 15 vitesh jep mësime pianoje dhe ruan nivelin e saj performues nëpër koncerte. Mira Gjoni, siç e njohin në Tiranë, tashmë merr pjesë në koncerte mbarëkombëtare me pianistë të nivelit të lartë në gjithë botën. Në intervistën për "Shqiptarja.com" ajo thotë se do të donte ta shijonte në rini këtë bum suksesesh, por në "ato kohë të errëta të luftës klasore" i ra fati i keq që në vitin 1975 aktiviteti i saj në skenë të ndërpritej. U ndalua të ekzekutonte në koncerte, të realizonte regjistrime, etj. Arsyet pse ndodhi kjo dhe historitë e rralla me koncertet e saj pianistike nëpër botë; sidomos udhëtimi i saj në rini drejt Helsinkit me dy nga njerëzit e shquar të kulturës, shkrimtarin Ismail Kadare dhe këngëtarin Mentor Xhemali i rrëfen e emocionuar në intervistën për "Shqiptarja.com" Kur keni shkuar në Amerikë? -Në Amerikë unë kam shkuar në

Hermina Gjoni, balerina Sekina Sharofi dhe Juri Gagarin Helsinki Finlande 1962

vitin 1996, kam ikur nga Shqipëria që në vitin 1993. Çfarë kujtoni sot nga njohja me bashkëshortin tuaj, kompozitorin e njohur Simon Gjoni? -Ne punonim bashkë që kur ai erdhi nga Çekosllovakia ku bëri studimet si dirigjent dhe unë isha këtu pianiste. Ne punonim bashkë me operat "Don Paskuale", "Berberi i Seviljes" dhe u njohëm më tepër. Afria vinte nga komunikimi që kishim për muzikën dhe shumë aspekte të tjera

shfrytëzuan këtë moment për të përmendur herë gjyshin tim, herë atë, herë këtë... Cili ishte gjyshi juaj? -Rauf Fico. Cili ka qenë funksioni i tij, që pasoi me dëbimin tuja nga skena? -Rauf Fico ka qenë Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm. Ka qenë ambasador në shumë shtete të botës: në Jugosllavi në Greqi në Turqi, në Berlin.

Gjoni mbas koncertit me Dr. Ferid Murat, zonja Murati dhe violonçelistja G. Gelaj

të jetës na bënë që të lidhemi bashkë. Ai ka qenë udhërrëfyesi kryesor dhe personi që ndikoi në formimin tim qoftë në jetë, qoftë në profesion. Shkaqet e persekutimit gjatë periudhës së komunizmit në familjet tuaj cilat qenë? -Nuk ka qenë thjesht persekutim. Ka qenë e ndërthurur ajo punë. Xhelozia, ligësia e njerëzve mediokër ka qenë shkaku fillestar. Erdhi periudha e forcimit të luftës së klasave dhe e

Për këtë u dënua? -Jo ai nuk u dënua. Ai kishte vdekur që para çlirimit. Por familja vuajti pasojat pse ai ka qenë në qeverinë e Zogut. Por unë kam mësuar dhe di që ai ka qenë një atdhetar i madh dhe nëse shikon në dokumente vërteton se ka pak njerëz që e duan si ai Shqipërinë. Ai vinte nga një familje patriote dhe me kulturë dhe babai im ka pasur një nderim të veçantë për atë. Nuk është se i gjetën një epitet ose një

Pianistja Hermira Gjoni në SHBA

gjë të keqe që kishte bërë. Nuk kishin ç'të gjenin tek ai, sepse ai gjithë jetën e shkriu për Shqipërinë. Por emri i tij u përdor si pretekst për të goditur personat që njerëzit mediokër i vinin në shënjestër. Në "Album" thuhet se keni kënduar për nder të Juri Gagarinit, astronautit të parë që u ngjit në Hënë. Çfarë kujtoni nga ajo kohë? -Po. Unë kam qenë pianiste e ftuar për koncertin në Helsinki në vitin 1962 dhe kam qenë me një delegacion nga Shqipëria ku ishte Zoti Ismail Kadare dhe Mentor Xhemali. Foli Gagarini dhe Kadareja na e përkthente nga Rusishtja neve dhe gjithë delegacionit shqiptar që ishte atje. Nga programi ynë që do të jepnim për koncertin u lejuam vetëm unë dhe Mentor Xhemali. Teatri i Helsinkit ishte madhështor. Takimi me Gagarinin, njeriun e parë që fluturoi në Hënë do të mbetet i paharruar për mua. Gagarini përshëndeti rininë dhe studentët dhe kur i dhuruan lule tha: "Në fluturimet e ardhshme kozmike ndoshta anija do të ulet në atdheun e njërës prej këtyre vajzave të mrekullueshme që janë po aq të bukura sa lulet që po më dhuroni". Këto fjalë na i përktheu nga rusishtja shkrimtari Ismail Kadare, pjesëtar i delegacionit shqiptar. Nuk harroj as çastin kur Mentor Xhemali këndoi dy ariet dhe salla u elektrizua. I gjithë koncerti bëhej për nder të Juri Gagarinit dhe Mentor Xhemalit i bënë tre herë biz në atë koncert. Kaq shumë u pëlqye nga të gjithë artdashësit. Si u ndjetë në çastin e takimit me Juri Gagarinin? -Eh, edhe ne fluturonim në Hënë nga emocionet. Na dukej gjëja me e bukur që na kishte ndodhur. E kujtoj

Mentor Xhemalin me një zë si violonçel. Ai u vlerësua edhe me medalje ari në konkursin që bëmë dhe unë isha pianiste në atë kohë. Ishim të deleguar, që edhe duhet të jepnim një siguri për përfaqësimin sa më mirë të Shqipërinë në nder të Juri Gagarinit. Atje shkuan shumë artistë shqiptarë, por ne që ishim pjesë e shfaqjes kryesore patëm fat ta kishim pranë. E kemi takuar dhe kemi bërë edhe fotografi me Gagarinin. Ishte një udhëtim i bukur, edhe me Ismail Kadarenë që e lexoja dhe e vlerësoja shumë. Në këtë ngjarje të shënuar botërore unë isha

Juri Gagarin: Në fluturimet e ardhshme kozmike ndoshta anija do të ulet në atdheun e njërës prej këtyre vajzave të mrekullueshme ... me dy përfaqësues dinjitozë të kulturës shqiptare. Cilat nga koncerte e tjera të tuat të kanë lënë një përshtypje të tillë? -Unë bëj shumë koncerte dhe marr shumë kënaqësi dhe emocione, por ka disa që të ngelen në mendje. Një nga këto është koncerti që kam dhënë për nder të novelistit shqiptar Ferid Muradi në Nju Jork me një violiniste shumë të mirë shqiptare Xhilberta Xhelaj. Biseduat me Ferid Muradin? Sigurisht, dolëm edhe në fotografi. Ishte një njeri i thjeshtë, shumë modest dhe më ka dhënë shumë emocione takimi me të, por edhe krenari për origjinën e tij shqiptare.


22

E diel, 24 qershor 2012

SPORT

Derbi i Europës

Rony: Fiton Anglia, Bufon: Të barabartë TIRANE

„„„

P

as përcaktimit të tre ekipeve gjysmëfinaliste, sot do të përcaktohet edhe ekipi i fundit që do të shkojë më tej midis Italisë dhe Anglisë, që do të përballet me Gjermaninë. Për nga historia që kanë të dy ekipet, Italia dhe Anglia mund të ishin edhe në finalen e kompeticionit, por shorti i ka vendosur përballë në çerekfinale dhe njëra prej tyre duhet të largohet ndërsa tjetra do të vazhdojë përpara. Sulmuesi i “Tre Lu-

anëve” Uein Rony shprehet i sigurtë për fitoren e ndeshjes dhe kalimin në gjysmëfinale. “Nuk ka dyshim që do të jetë një ndeshje shumë e fortë, Italia është një kundërshtarë që vështirë të eleminohet lehtësisht. Duhet një ndeshje perfekte, pa gabime, të cilën besoj që ne do ta realizojmë me çdo kusht për të vazhduar rrugën drejt Kievit” shprehet Rony. Në rast fitoreje të eventit federate e futbollit të Anglisë ka vendosur një premio prej 20 milionë paund. Ndërsa

portieri Bufon i Italisë thotë se” shanset janë të barabarta për të dy ekipet për të fituar, Anglia ka një nga sulmuesit më të mirë të momentit si Rony, sakaq në kemi Antonio Kasanon që është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe gati për të shënuar” deklaron Bufon. Në fund të intervistës portieri si favoritë për të fituar kampionatin Europian të futbollit sheh Spanjën dhe Gjermaninë.

Spanjë-Portugali gjysëmfinalja e parë

INCIDENTI

Alonso dërgon Spanjën në gjysëmfinale

Rusia dënohet nga UEFA

F

ederate ruse e fut bollit është gjobitur me 32 mijë euro nga UEFA, pas incidenteve të shkaktuara nga tifozeria e saj në ndeshjen përballë Greqisë. Rusia është gjobitur edhe dy herë të tjera nga UEFA pas incidenteve të shkaktuara në ndeshjet me Poloninë dhe Republikën Çeke. Ky është një rekord negativ për rusët që kanë shënuar në këtë kampionat Europian. Theksojmë që Rusia ishte e eleminuara surprizë nga ky kampionat, pasi zhvilloi dy ndeshje shumë të mira, në të tretën me Greqinë humbi duke u eleminuar.

Franca, e eleminuara e rradhës „„„

Lajmi

TIRANE

DYLBER BALLA

S

panja është gjysmëfinal istja e tretë e kampi onatit Europian të futbollit. Me fitoren e iberikëve përballë Franëcs është kompletuar edhe çifti i parë gjysëmfinalist, i cili do të jetë midis Portugalisë dhe Spanjës. Alonso ka qënë heroi i iberikëve me dy golat e shënuar nga një për çdo pjesë loje. Franca ka qënë në hije të plotë duke mos arritur të dale në lojën e saj asnjëherë, kjo për meritë të kundërshatrit që ka zotëtuar me fanatizëm mezin e fushës për 90’ minuta. I vetmi që spikati për francezët ishte Franc Ribery, por i vetëm nuk mund të mundte kampionët e Europës dhe Botës në fuqi.

PJESA E PARË.

Ndeshja ka startuar fuqishëm për të dy ekipet që kërkonin golin në minutat e para për të administruar rezultatin, por mungesa e finalizmit të saktë përpara portës ka qënë problem për “gjelat” dhe “La Rojën” që nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Sulmuesi kryesorë i francezëve Karim Benzema ka rastin e parë për të kaluar “Tri kolorët” në avantazh por gabon para portës. Spanjollët kontrrolljnë me qetësi topin dhe mundohen të çajnë rresh-

Spanja ka fituar përballë Francës ndeshjen e tretë çerekfinale duke ju bashkuar Portugalisë në gjysmëfinale. Heroi i ekipit iberik në këtë ndeshje ka qënë mesfushori Xabi Alonso që ka shënuar dy gola. Franca është e larguara e rradhës nga Europiani.

timin e vendosur me kujdes nga trajneri Loren Blanc. Nuk vonon shumë dhe në minutën e 19’, pas një aksioni nga e majta vjen një top i bukur në zonë, aty ku mesfushori Xabi Alonso nuk heziton të godasë fuqishëm me kokë sferën për ta ndalur në rrjetë. Goli qetëson iberikët që zotërojnë akoma më shumë topin dhe mezin e fushës, ndërsa Franca

tenton me Ribery nga krahu i djathtë, të cilit i grisin fanellën, e vetmja mënyrë për t’a ndalur. Megjithatë 45’ minutat e para mbyllen me fitoren e të besuarve të trajnerit Vincente Del Boske.

PJESA E DYTË.

barazojnë me Ribery dhe

SKEDA E NDESHJES Benzema, por fati nuk është

„ Spanjë - Francë 2-0 „ Golat: 19’,90’ Xabi Alonso „ Arbitër: Nikola Ricoli.

Pushimi nga dhomat e zhveshjes i sjell më të karikuar francezët që kërkojnë të

„ Spektatorë: 47.000

Heroi

Alonso feston jubileun me gol „„„

X

TIRANE

abi Alonso e ka festuar në mënyrën më të mirë jubileun e ndeshjeve me ekipin e Spanjës. Në gjysëmfinale përballë Francës, mesfushori Xabi Alonso ka arritur kuotën e 100 ndeshjeve me përfaqësuesen, dhe nuk kishte si të mungonte goli. Në minutën e 19’ dhe 90` spanjolli që luan me Realin e Madridit ka shënuar duke e dërguar shi-

frën e golave në 15 me spanjollët. Kjo ka qënë një dhuratë mjaft e bukur për të dhe për ekipin “La Roja”. Këta ishin edhe golat e vetëm për 90’ minutat e ndeshjes. Alonso është një pikë mjaft e rëndësishme në mesfushën e Realit të Madridit dhe të kuqëve sëbashku me Ksavin dhe Iniestën. Një gjë të tillë e treguan edhe përballë Francës me kalimet e shpejta, vertikalizimet dhe topat e lartë për sulmuesit.

me ta. Minutat kalojnë, tensioni dhe shpërqëndrrimi rritet në kampin e Francës, kurse spanjollët me besim në vetvete kontrrollojnë me qetësi gjithçka duke mos lënë asnjë hapësirë. Pas 64’ minutave lojë trajneri Blanc vendos të bëjë edhe ndryshimin e para në fushë, nxjerr Debuchi dhe Malouda dhe fut në fushë Menez me Nasrin për të shtuar presionin mbi iberikët. Vincente del Boske nga ana tjetër kërkonin golin e sigurisë duke hehdur në fushë sulmuesin Fernando Torres dhe Rodriges për David Silvën dhe Fabregasin. Zëvendësimet në fushë më shumë se te Franca shtojnë gjallërinë te Spanja që rrezikon ndjeshëm me Torresin. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, spanjollët fitojnë të drejtën e një 11-metërshi, të cilin e ekzekuton me mjeshtëri Xabi Alonso që dërgon topin në rrjetë dhe Spanjën në gjysmëfinale. Franca ekipi i rradhës që largohet nga kampionati Europian.

FINALJA

Luis Nani do Anglinë në finale

M

esfushori i Portu galisë ka shprehur dëshirën e tij për t’u takuar në finale me Anglinë, duke qënë se shumë futbollistë të ekipit të Machester United, aty ku luan Nani, luajnë për “Tre Luanët”. “ Dëshira është që finalja të jetë Portugali-Angli, do të ishte diçka e bukur, pasi përballë do të kisha shokët e ekipit të Manchester. Angelzët kanë një ekip të fortë me një sulmues si Rony që është mjaft i rrezikshëm për cilën do mbrojtje. Por unë kam besim që Portugalia fiton përballë tyre” thotë luzitani Luis Nani.


E diel, 24 qershor 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Vjedh lap topin le celularin

Nuk pi duhan, pushohesh nga puna

Kur i këruari thërret vetë policinë

ë jesh hajdut dhe njëkohësisht hutaq duket sa janë dy gjëra që nuk përputhen me njëra T tjetrën, prandaj ata që shastisen shpejt është më

ufta kundër duhanit tani ka marrë karakter global dhe çfarë nuk bëhet që të shkurajohen edhe ata Lpersona që nuk heqin dorë nga tymosja. Madje një

jë sherr banal nga ato që ndodhin rëndom ndërmjet qiramarrësit e qiraxhiut ndodhi N ndërmjet Michael Denell Hamilton, një trid-

mirë të shmangin “karrierën e hajdutit”. Një nga këta është edhe Anthony Gawthrop, që shihni në foto,një djalë 24-vjeçar anglez. të cilin edhe eksperiencat në disa vjedhje radhazi nuk e ndihmuan aspak. Kështu Gawthrop, me gjithë kujdesin e madh që tregoi për të mos lënë asnjë gjurmë në shtëpinë që po vidhte në Cambridge, në një moment hutimi, harroi diçka që më pas I kushtoi shumë shtrenjt. Kështu, pasi përlau një lap top dhe ca objekte të tjera ai i largua duke menduar se ia hodhi edhe këtë radhë. Por kur policia erdhi në vendin e ngjarjes gjeti një celular, që ishte pikërisht i hajdutit hutaq. Më kot u mundua të justifikohej në polici duke thënëse ia kishin vjedhur më parë apo gjëra të tjera të kësaj natyre, sepse agjentët nuk i hëngrën, por e detyruan me fakte që të pranonte vjedhjen…

ndërmarrje në Ohio ka arritur deri aty sa të bëjë teste në befasi në urinën e punonjësve të vet për të zbuluar nëse pinë duhan. Mirëpo hajde thuaje këtë zotit Thomas Jensen, nga Buesum në Gjermani, i cili ka përfunduar në gjyq i denoncuar nga punonjësit e tij sepse i ka pushuar ata nga puna pikërisht sepse nuk janë duhanxhinj dhe në vend të tyre ka punësuar duhanxhinj të thekur. Lidhur me këtë vendim kundër rrymës të tij, Jensen është justifikuar se ata që nuk pinë duhan nuk kanë rendimentin në punë të atyre që e pinë duhanin. “Ata dinë vetëm të ankohen gjithë ditën kundër duhanxhinjve duke dëmtuar rëndë shpirtin e skuadrës” ka thënë ai. Edhe gjykata në fakt nuk ka se ç’të bëjë në këtë rast, sepse ligji gjerman e ndalon duhanin në vendet publike por nuk e ndalon në ambiente pune si zyra të vogla e kështu më radhë.

Dashi

hjetëvjeçar nga Ann Arbor, Michigan dhe të zonjës së shtëpisë. Molla e sherrit këtë radhë ishte një… peshk. Po, po, peshku i kuq që mbante në akuarium e që zonja ia kishte marrë duke pretenduar se Hamilton e mbante aq të ftohtë shtëpinë saqë peshku i gjorë rrezikonte të mbaronte. Por kur Hamilton e pa që nuk i dilej me të zonjën e shtëpisë, njoftoi menjëherë policinë. Por këtu bëri gabimi më të madh, sepse kur vendosi të njoftonte policinë harroi se ai vetë ishte një nga emrat që rezultonte nga më të kërkuarit në listat e policisë. Kur erdhi policët, duke plotësuar proces verbalin e zakonshëm vunë re se Michael Denell Hamilton figuronte në listën e të kërkuarve. Atëherë i vunë menjëherë prangat dhe e shoqëruan në në qeli, ku është në pritje të procesit gjyësor.

Demi

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

21 27

28

36

8

22 29

30 38

43

10

23 31

37

9

39

41

73 80

74

81 89

94

ɷ HORIZONTAL

1. Mund të jenë shurdhuese. 7. Një qytet i yni. 10. Winslet aktore. 14. Eshtë fjetore ushtarësh. 21. Një gjigant i Àorës. 23. Me të nxjerrin një tapë. 24. Shkruhet i shtati. 26. Kush është… duket i zbehtë. 27. I famshmi Pacino. 29. Në kryr të kryesisë. 30. Muzika e Eminem. 32. Qiriaqi që qe aktor. 34. Një pushkë e njohur. 35. David që qe aktore. 36. Qytet italian. 38. Eshtë një madhësi e intensitetit të tërmetit. 41. Eshtë copë torte. 42. Një pjesë e ilaritetit. 43. Lindin në kokër. 44. Janë të dërguar me.. veladon. 45. Ku¿zojnë Francën. 46. Mbaruar… afati. 49. Filmi i parë shqiptar. 50. E zonja e... bujtinës. 51. Eshtë muzikë... dasme. 54. Mbyllin fushtat. 55. Skandali fatal për Richard Nixon. 56. Finlanda e... ¿nlandezëve. 58. Inicialet e Gere aktor. 60. Një komplet… eshtrash. 63. Janë tek në stane.

46 52

68

90

69

77

84

92 96

I

E P

I

11. Një lloj papagalli. 12. François i Efekti natë. 13. U mbiquajt Ike. 14. Ndiqet me ilaçe. 15. Përhapet me frikë. 16. Bisha aktore. 17. Ka kryeqytet Carson City. 18. Gjysmë omelie. 19. Breshkat luftarake të kartonave. 20. Diku në qendër. 22. Bëjnë sevap. 25. Faktet pa fat. 28. Makinë ruse. 31. No… slogan i Dolores Ibarruri-t. 32. Eshtë elektrodë pozitive. 33. Ai i Lotëve është në Jerusalem.

1. Kush është është dëfryes. 2. Qendër në Kubë. 3. Mund të jetë balistike 4. David aktor 5. Inicialet e Banderas. 6. Një pjesë e tarikateve. 8. Një linjë e famshme mbrojtjeje. 9. Kanë shtertër për t’u... shtruar. 10. Eshtë yll me bisht.

M I

R E L A

T A

D E M I

O R A R A N O T

T E K N B

K A S

P E R

I

I

R A E

S

I

J

T E A H

Ç E

A N E T

I

T

R O E

I

L

T T U B

M

T

I

I

L A U D A A L

A R E N A T S O R R A T

R

I

D

I

N O R

K O M E T A I M E T

I

T O L

P

E N A K

A

M

L

S

T O L

I

E P K

R A M

N U R E P A R T

O P E R A T K A P B U R

I

S M

K H S

C A M P B E L L

T R S

C H A R L E S

A B A T

A N A D O L L

T D U

K

S K U T A T

O N E T

N A O M I

L A R G E T

T O T E M

O P E A

I M E T R A

P E R E M R A T R

I

I

M

F O N O G R A M E T K O M I

T E

D B

59

70

Peshorja

Ndonëse sipas të gjitha gjasave pritet të jetë një ditë më e mirë, në sajë të pozicionit gjithnjë e më të favorshëm të Merkurit, përsëri nuk do t’i shpëtoni dot mërzisë që ju shkaktohet nga prania e dikujt.

Akrepi

Mërkuri dhe Marsi në kontrast me njëri tjetrin në shenjën tuaj do t’ju sjellin probleme në sferën profesionale. Puna do t’ju kërkojë përqëndrim të madh në impenjimet tuaja. Të papritura në dashuri.

Shigjetari

Efikasiteti i punës suaj juaj ndoshta nuk është në nivelin e duhur edhe pse dini si ta kompensoni. Por gjatë ditës do të merrni një sihariq i cili sigurisht që do të bëjë të ndjeheni shumë më mirë.

Bricjapi

Fantazia dhe krijueshmëria jauj do të jenë në maksimum falë Mërkurit në shenjë. Të tjerët mund të mbetet të shokuar nga ky rekuperimi juaj. Shpirti i aventurës ju imponon të udhëtoni..

71

97

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM D E P O Z

58

93

95

ɷ VERTIKAL

Virgjëresha

Merkurii dhe Saturni vazhdojnë të jenë në kontrast me Afërditën, duke bërë që kjo reÀektohet edhe ju që sot mund të jeni konÀiktualë. Do ta keni vërtet të vështirë për të bërë një zgjedhje që do të thotë shumë.

48

85

93. Ndriçojnë në rrugë. 94. Pamela aktore. 95. Mund të jenë shkencore. 96. Një munë të skadojë. 97. Në fund të fundit.

Luani

Largimi i Merkurit nga orbita që zinte deri tani mund të lerë një vakuum që do të ndikojë negativisht si në planin psikologjik ashtu edhe në atë ekonomik. Më këmbëngulës ndaj punës.

20

78

91

64. Eshtë binar. 67. Oliver i Dickens. 69. Heep i Dickens. 72. Carolina e Belle epoque. 73. Institucione Ndërmjetëse rajonale. 75. Kërkojnë talent të tillë. 77. Qe aktore e jona. 79. Mbyllin një sirtar. 80. Inicialet e Nolte aktor. 81. Të parat në stacion. 82. Bie një në... skenë. 84. Një vrasës maniak i pakapshëm. 86. Eshtë nëno¿cer. 89. Thirrej nga tellalli. 91. Kush ka... nuk i ecën. 92. Botim pa ku¿j.

Gaforrja

Ndoshta kuadri yjor i juaji nuk është edhe aq pozitiv, por kjo jo vetëm që nuk ju pengon për të arritur atë që dëshironi, por mund edhe t’ju stimulojë për të kërkuar maksimunin nga vetja.

54

67 76

83

19

47

53 57

66

75

82

88

65

18

Binjakët

42

56 64

17

35

40

63

16

S

I

I

T A L

A T

Dashuria pritet të jetë shumë pasionale, e mbështetur si nga Afërdita ashtu edhe nga Merkuri. Duhet të bëni më shumë përpjekje në planin ekonomik, nëse keni ambicje për suksesin.. Merkuri në shenjë favorizon ata që merren me punë intelektuale, por edhe me biznes. Lini për një çast impenjimet tuaja në këtë aspekt, për tu marrë pak edhe me raportet ndërpersonale.

26

34

51

72

87

15

45

62

79

14 25

33

50

61

13

24

32

55

86

12

44

49

60

11

Ju kërkohet të tregoheni të paanshëm në gjykimin ndaj dy palëve e kjo natyrisht arrihet duke u treguar shumë objektivë. Hëna ju sjell një moment vëertet interesant në fushën sentimentale.

V E I

A A

S

T A

37. Janë për të grirë qepë. 39. Rogers, partnere e Fred Astaire. 40. Klinika me... ura. 44. Një legjendë. 46. Ekstreme në sarong. 47. Maurice piktor. 48. Ku¿zojnë rastet. 50. Gruda e Njeriu me top 52. Një program... radioteleviziv. 53. Mund të jenë... iniciativa. 55. Oskar, aktori i Akti i Fundit. 57. Eshtë e pushkatarëve në një ¿lm shqiptar. 59. Film i Giuseppe Tornatore-s. 62. Një peshk o Ohrit. 63. Mund të jenë kontakti të tilla në sy. 66. GaGa e Queen. 67. Në fund të harkut. 68. Ishte muza e komedisë. 70. Janë pjesë skene. 71. Janë si nure bukurie. 74. Bee në grupin e Robin Gibb. 76. Teliti regjisor. 78. Fillojënë aksionin. 79. Një pjesë e akademisë. 81. Giuliana de aktore. 82. Një pjesë e plehërimit. 83. I ka tek ritmi. 85. Mbetet në fund. 87. Inicialet e Daninos. 88. Ku¿jtë e rritjes. 90. Fise paf e. 91. Santa në New Mexico.

Ujori

Peshqit

Mërkuri, Urani Saturni dhe Afërdita do ta rritin pozitivitetin e kësaj periudhe që mund të sjellë kontakte të reja pune për t’u shfrytëzuar. Në planin afektiv do të jeni tëv privilegjuarit e yjeve. Mundohuni të rezistoni edhe pak e do t’i shini e t’i prekni vetë rezultatet e punës suaj. Diçka e rëndësishme mund të bëhet realitet sot, falë ndikimit të disa miqve ose personash të dëshirueshëm.


24

E diel, 24 qershor 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Maqedoni: Kontestet mbi Ligjin për lustrim Miratimi i ligjit të ri për lustrim pa konsensus mes partive politike, ka ngritur dilema mbi besueshmërinë e gjithë këtij procesi të përcjellë me debate të shumta. Kjo ka çuar në shfuqizimin e shumë neneve të tij për të detyruar, më në fund, shumicën parlamentare të miratojë një ligj krejt të ri, por, pa praninë e opozitës, e cila vlerëson se ligji i ri i shërben pushtetit për të luftuar të gjithë që mendojnë ndryshe. Ligji i ri përfshin periudhën prej vitit 1944 deri në vitin 2006, ndërsa do të përfshijë pa përjashtim të gjithë bartësit e funksioneve publike, drejtuesit e pushtetit lokal, të OJQ-ve, gazetarët, akademikët, kandidatët që garojnë në zgjidhje, përfaqësuesit e bashkësive fetare, të shumë organizatave tjera që kanë të regjistruar veprimtari të tyre konform ligjeve ekzistuese, si dhe afaristët që kanë arritur të përfitojnë mbi pesë për qind nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore gjatë periudhës së tranzicionit. ɷ Shteti çek ofron ndihmë për viktimat e aksidentit Autoritetet çeke do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar viktimat dhe familjet e viktimave të aksidentit tragjik të një autobusi turistik çek në Kroaci, në të cilin tetë persona vdiqën dhe më shumë se 40 u plagosën, ka thënë kryeministri çek Petër Neças. Ai iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave. “Kjo është një tragjedi e madhe dhe unë do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave, “ iu tha Neças mediave. “Autoritetet çeke, kryesisht me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, do të bëjnë të pamundurën për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë dhe t’iu sigurojnë atyre ndihmën e nevojshme, “ tha Neças. ɷ Masat shtrënguese, Greqia kërkon shtyrje Qeveria e re e Greqisë tha të shtunën se do të kërkojë që të anulojë disa taksa, që të ndalojë disa pushime nga puna në sektorin publik dhe të zgjasë për dy vjet afatin e ndërmarrjes së masave shtrënguese, të vendosura në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare të shpëtimit. Deklarata politike u lëshua nga koalicioni tre- partiak, pak pasi që kryeministri i ri i Greqisë, Antonis Samaras, me sukses iu nënshtrua një operacioni në sy. Inspektorët e borxhit nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN pritet të kthehën në Athinë të hënën për të shqyrtuar gjendjen ¿skale të vendit dhe të ri¿llojnë bisedimet e vonuar për shkak të ngërcit politik. ɷ Vërshime në Afganistan, 37 të vdekur Zyrtarët afganë dhe ata të OKB-së thanë të shtunën se përmbytjet e shkaktuara pas shirave të rrëmbyeshëm kanë lënë të vdekur të paktën 37 njerëz në të gjithë vendin. Dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur. Më shumë se 100 shtëpi, qindra hektarë të tokës bujqësore dhe dhjetra krerë të gjedheve dhe kafshëve tjera, gjithashtu kanë pësuar nga përmbytjet. Zyra e OKBsë për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se shumica e rrugëve të pashtruara në provincën e goditur të Gorit, janë përmbytur rëndë, duke e bërë të vështirë shpërndarjen e ndihmave. ɷ Gyl: S’mund të injorohet rrëzimi i aeroplanit Presidenti Abdullah Gyl tha se nuk është e mundur që Turqia ta injorojë faktin se Siria e ka rrëzuar një avion luftarak turk. Agjencia turke e lajmeve, Anatolia, publikoi komentet e Gylit, pasi që Siria zyrtarisht kon¿rmoi se ajo e kishte qëlluar një avion turk të premten. Gyl tha se çdo gjë që ka nevojë të bëhet pas incidentit “do të bëhet,” por nuk është qartësuar nëse këto komente i bëri pas deklarimit të Sirisë. Presidenti turk u shpreh se aeroplani mund të ketë humbur, gjë kjo që është rutinë, për aeroplanët që Àuturojnë me shpejtësi të madhe kur i kalojnë ku¿jtë në distanca të shkurtra. Ai tha se një hetim mbi incidentin do të vërtetojë nëse aeroplani ishte në hapësirën ajrore turke kur u rrëzua.

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet

Irla Policani Elbasan North & South Kombi Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati

Berat Berat Elbasan Fier Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat

Së shpejti...

Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria

Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat

Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

NE MAQEDONI Multimedia Telenet Skupi Cable

Maqedoni Maqedoni Maqedoni

TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419 Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

origjina e lajmit...

Lajmi në High Definition Jemi një grup mediatik i pavarur nga çdo parti në të cilin rregullat profesionale të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Shqiptarja.com  

Shqiptarja.com

Advertisement