Issuu on Google+

PRESIDENTI

KRIZA

ɽ Faqe 14

Nard Ndoka: Berisha i ka votat, Edi Rama bëri blof

ɽ Faqe 16

Qeveria shton shpenzimet, ul 30 për qind investimet

INTERVISTA

ɽ Faqe 19

Fatma Sulaj, një mësuese e mirë në portin e Barit

BIG BROTHER

ɽ Faqe 22

Arbër Çepani: Fituesin e show-t ta zgjedhë publiku së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI

LEKË 30

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 120 E mërkurë, 23-05-2012

TRAGJEDIA E HIMARES/ Shkresa që ekspertët autoteknikë i dërguan në 4 maj Policisë Rrugore

TRAGJEDIA U PARALAJMERUA Policia injoroi kërkesën për kontrolle Zbulohet dokumenti i shoqatës së ekspertëve autoteknikë për denoncimin që mund të parandalonte tragjedinë e Himarës. Alarmi: Mjetet publike kanë frena të prishura Koment

Familjet e viktimave “refuzojnë” Universitetin

NGA

Dje homazhet. 13 shtëpi hapën dyert. Dy dasma u “prishën” në verë

Hipokrizia e një dhurimi

Reportazhi nga Himara një ditë pas tragjedisë

K

Vizitë në shtëpinë e viktimave. Të mbijetuarat: Momentet e tmerrit”

Lajmi Zbulohet korrespodenca mes drejtorit të Policisë Rrugore Vullnet Topalli dhe kryetarit të shoqatës së ekspertëve autoteknikë Gëzim Hoxha. Ky i fundit që më 4 maj ka vënë alarmin se automjetet e transportit publik, qarkullojnë duke mos pasur sistem frenimi dhe për pasojë kanë ndodhur edhe disa aksidente.

TIRANE

rrugët e vendit, nuk disponojnë frena ose sistemi i frenimit të tyre është në kushte tepër të dobëta humica e automjeteve teknike. Në shumicën e të transportit rrugor rasteve drejtuesit e... ɽ speciale 2-12 që qarkullojnë në

ELTON QYNO

S

Në foto: Autobuzi i rrëzuar në humnerë në Himarë dy ditë më parë. (djathtas) Faksimile e shoqatës së ekspertëve autoteknik dhe vlerësuesve të dëmeve të Shqipërisë ku kërkohej kontrolli i menjëhershëm i autobuzëve

SHTATORET PER 100-VJETORIN ETORIN

Përdhoset Ismail Qemali

Dështon në Galerinë e Arteve konkursi për tre ¿gurat historike. Akuza mes artistëve TIRANE

DHURATA HAMZAI

J

GENCI KOJDHELI

anë skandaloze dhe akoma më qesharake se monumenti për 100- vjetorin e pavarësisë bocetet kushtuar konkursit për realizimin e 3 shtatoreve kushtuar tri ¿gurave të rëndësishme historike Ismail Qeɽ Faqe 20-21 malit, Mbretit...

ëtë të hënë në Shqipëri ndodhën dy ngjarje: e para që s’duhet të ndodhë kurrë dhe e dyta që duhet të ndodhë çdo ditë! Të hënën ndodhi një tragjedi e cila tronditi tërë kombin dhe shkaktoi shumë dhimbje, trishtim, lot e pezmatim, por, qoftë për faktin se jetës kurrë nuk i dihet, dhe se në mes mund të jetë vullneti i Zotit, apo dora e fatit apo edhe probabiliteti fatkeq, askush nuk mund të fajësohet apo të marrë përsipër parandalimin e të tilla fatkeqësive në të ardhmen! Ndërkaq, në të njëjtën të hënë, në një shkulm të paparë solidariteti human, me qindra njerëz (mes tyre dhe unë) vullnetarisht iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak për të plagosurit në aksidentin e Himarës. Televizionet dhe radiot, si dhe gjithë rrjetet sociale në Internet, u mbushën me thirrje për të dhuruar gjak, pasi strukturat spitalore nuk kishin mjaftueshëm për të përballuar emergjencën. Dhe si rrjedhim i angazhimit qytetar, diku në darkën e të hënës, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se nuk kishte më nevojë për gjak! Mrekulli, apo jo?! Personalisht jam tepër i indinjuar nga hipokrizia dhe mediokriteti i shoqërisë shqiptare sa i përket dhurimit të gjakut. Të tilla shfaqje solidariteti komunitar fatkeqësisht ndodhin tepër rrallë, dhe në terma shumë cinikë duhet thënë se u deshën 13 jetë të humbura që për herë të parë të mbushej banka e gjakut në vend! Me gjithë nevojën e madhe për gjak, dhe punën e palodhur të organizatave si Kryqi i Kuq dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, nivelet e dhurimit vullnetar në Shqipëri janë qesharake dhe për të ardhur keq, veçanërisht kur mendon se sa krenar jemi ne shqiptarët për virtytet tona të larta për të ndihmuar të tjerët... ɽ vijon në faqe 10


2

E mërkurë, 23 maj 2012

AKTUALITET

13Â VIKTIMAT

Armand Halilaga

Aurora Molla

Denisa Guzi

Dorina Hasa

Elsa Daka

Eranda Baloshi

Familjarët: Kanë humbur shoqet e ngushta, por ende nuk e dinë

Të mbijetuarat: Minutat e tmerrit të aksidentit "Shoferi i autobusit bërtiti: Nuk kam frena, mbahuni fort" Lajmi

Në spitalin Ushtarak ndodhen të shtruara 13 vajza të aksidentit të Himarës. 9 prej tyre ndodhen në reanimacion, por gjendja është kritike për tre, të cilat mbahen në jetë me frymëmarrje artificiale. Ndërsa katër të tjera janë më mirë dhe i gjemë të shtruara në repartin e Kirurgjisë. Ata na rrëfejnë edhe minutat e tmerrit të aksidentit tragjik.

„„„

TIRANE

ESMERLDA KETA

P

ër vajzat që janë shtru ar te kirurgjia, rreziku i jetës duket i tejkaluar, por mjekët sërish u qëndrojnë te koka. Vajzat kanë filluar të japin edhe dëshmitë e para, megjithëse mes një gjendjeje psikologjike shumë të rëndë, se çfarë ka ndodhur pak çaste para se autobusi i tyre të përfundonte në greminë.

IFSJANA KARRIQI

Isfjana është njëra nga vajzat fatlume të aksidentit të Himarës që ka shpëtuar për mrekulli. E shtruar në dhomën nr.6 të katit të tretë të Spitalit Ushtarak në Tiranë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ka vetëm një problem me shpatullën. Ifsjana ende nuk e di se shumë nga shoqet e saj të grupit kanë humbur jetën, por as nuk i beson fjalët e familjarëve, që ajo i pyet pa pushim, se të gjitha vajzat janë mirë. Ifsjana, 21 vjeçe, nuk mban mend shumë gjëra para momentit fatal të aksidentit, pasi ajo na tregon se ishte në gjumë dhe është zgjuar e tmerruar nga ulërimat e shoqeve dhe pastaj e ka parë veten në humnerë. "Unë isha shtrirë në tre sediljet e fundit të autobusit dhe po flija gjumë, ndaj nuk e di se çfarë ka ndodhur në momentet e fundit. Unë jam zgjuar e tmerruar nga të bërtiturat e gocave dhe e kam parë veten duke fluturuar poshtë në humnerë. Më pas kam dalë vetë nga autobusi, i cili thuajse ishte shkatërruar plotësisht dhe e kam bërë vetë një pjesë të rrugës, në ngjitje, deri sa më pas kanë mbërritur kalimtarët për të na ndih-

Vajza e aksidentuar Ifsjana Karriqi (majtas) E ëma e Blerina Çerrenit

muar. Mbaja mend numrin e motrës (Mirelës që i rri te koka vazhdimisht) dhe i kam thënë njërit prej atyre burrave që po na ndihmonin ta lajmëronin dhe t'i thoshin se isha aksidentuar por isha mirë. Dhe më pas më kanë çuar në spital në Himarë dhe pastaj kam ardhur këtu në Tiranë", - na thotë mes dhimbjes Ifsjana. Ajo na tregon se pjesa më e madhe e studentëve ishin ulur në mes dhe në fillim të autobusit, ndërsa nga fundi ishin shumë pak studentë. Ndërsa teksa e pyesim nëse i kanë detyruar pedagogët që të shkojnë në këtë ekspeditë ajo na thotë se kjo

nuk është e vërtetë. "Në autobusin tonë ishim studentët e grupit A dhe B, ndërsa te autobusi tjetër ishin ata të C-së dhe D-së, ne e kishim planifikuar këtë udhëtim në fund të javës së kaluar dhe po e prisnim gjithë dëshirë. Askush nuk na ka detyruar që të shkojmë në këtë udhëtim", - na rrëfen Ifsjana, e cila kërkon me sy një shpjegim nga shoqet e saj që i kanë mbushur dhomës, se çfarë kanë ndodhur me vajzat që ndodheshin në të njëjtin autobus me të.

ANISA ÇOBAJ

Anisa është një tjetër e mbijetuar e aksidentit të Himarës.

Ajo ka pësuar dëmtime të shumta në të gjithë trupin, por rreziku për të thuajse është i tejkaluar. Anisa është e fejuar dhe duket se këtë verë, ndryshe nga shoqet e saja, ajo do të mund ta kurorëzojë dashurinë e saj. Edhe ajo, si shoqja e saj ende nuk e di për fatin tragjik të 11 shoqeve të saja. Dyshon se udhëtimi i dy ditëve të mëparshme ishte dita e fundit kur i pa shoqet dhe shkëmbeu me të batutat e fundit. Ndryshe nga Ifsjana, Anisa nga Lushnja, mezi arrin të flasë. Por duket se më shumë se dhimbja fizike, po e mundon dhimbja për fatin e sho-

Dorina Stafa

“Faleminderit Zot për këtë ditë të bukur” D

orina Stafa, 21-vjeçarja nga Kruja që humbi jetën dy ditë më parë në aksidentin fatal të Himarës, shkruante në profilin e saj në "Facebook" se nuk kishte frikë nga asgjë, pasi Zoti i ndodhej gjithmonë pranë. "Rrugës për Sarandë. Faleminderit Zot që me dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time" - është mesazhi i fundit që Doriana Stafa nga qyteti i

Krujës publikoi dje në mëngjes, në profilin e saj në "Facebook" vetëm pak orë para se të ndodhte aksidenti tragjik, i cili i mori jetën asaj dhe 10 shoqeve të saj të universitetit "Aleksandër Xhuvani". Ndërsa më poshtë ajo shkruan "Nëse kërkoni të merrni përgjigjet e të gjitha pikëpyetjeve që keni në mendje dhe zemër për të cilat asnjëherë s'keni marrë përgjigje, drejtohu tek bibla"- D.Stafa.

Dorina Stafa

qeve të saj. Asaj askush nuk i ka treguar se çfarë ka ndodhur, por ajo thotë se kur ka dalë nga autobusi, shumë prej shoqeve të saj nuk ka mundur t'i njohë, ndaj ka dyshime. Ajo thotë se nuk do të mundet ta harrojë kurrë momentin e fundit kur edhe ndodhi aksidenti. "Unë isha e ulur në mes të autobusit, bashkë me shoqet e mia. Madje në momentin e fundit unë u ngrita në këmbë, pasi doja të shikoja se çfarë po ndodhte, pasi e kuptuam se diçka nuk po shkonte. Isha në mes të dy rreshtave të sediljeve dhe u mbajta fort në anësore të tyre. Në momentin e fundit shoferi i autobusit bërtiti "mbahuni se s'po më mbajnë frenat". Të gjitha e kuptuam se po ndodhte më e keqja dhe filluam të ulërisnim. Pastaj ndodhi rrëzimi. Ishin momente të tmerrshme. Unë munda të dal vetë nga autobusi, po ashtu dolën të gjithë ata që ishin mirë, por kam parë shumë goca që ishin shumë keq. Ndaj kam frikë se mund të ketë ndodhur më e keqja", - na thotë Anisa, por familjarët e saj dhe të fejuarit nxitojnë ta qetësojnë duke i thënë se të gjitha gocat janë mirë dhe se nuk ka ndodhur asgjë e keqe.

BLERINA ÇERRENI

Në fakt Blerina është njëra nga vajzat që është aksidentuar rëndë dhe ndodhet në reanimacionin e Ushtrakut.

E ëma e saj na rrëfen se e ka parë vajzën, por gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë. Ajo na rrëfen tmerrin kur ka marrë vesh për aksidentin dhe ecejaket për ta gjetur se ku ndodhej e bija. "Vajza ime ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, në organet e brendshme dhe është në reanimacion. Unë kam mundur ta shoh dhe madje kam folur edhe me të njëherë. Gjëja e parë që më kërkoi ishte të dinte si ishin dy shoqet e saj të ngushta, që për fat të keq kanë humbur jetën. Normalisht që unë s'i tregova gjë dhe e qetësova duke i thënë se janë mirë, pasi nuk mund ta përballojë këtë lajm", - na thotë e ëma e Blerinës. Më tej ajo na tregon se si e mori vesh lajmin për aksidentin tragjik. "Unë kisha folur pak më përpara me të dhe më tha se çdo gjë po shkonte mirë. Nga ora 5 pastaj pamë në televizor se kishte ndodhur aksidenti. Dhe më ngriu gjaku. Djali që e kishte përcjellë në mëngjes më tha se ky ishte autobusi ku kishte hipur Blerina. Nuk mund të ta them se çfarë ankthi më kapi. Telefoni i vajzës nuk dilte. U nisëm pastaj ta kërkonim se ku ishte. Dërguam ca të afërm tanë në Vlorë dhe na thanë se ishte atje, ndërkohë telefoni na binte pa pushim. Dhe ne u nisëm urgjentisht për Vlorë, pastaj na morën të afërmit tanë sërish në telefon që të ktheheshim nga Vlora pasi televizionet e kishin dhënë që vajza po sillej në Tiranë. U kthyem në rrugë dhe erdhëm te ushtaraku. Lavdi zotit që ajo është gjallë dhe gjendja e saj është më e mirë se e një dite më parë" - përfundon rrëfimin e ëma e Blerinës.


E mërkurë, 23 maj 2012

3

AKTUALITET

Eriola Xhoi

Ermira Mana

Fabiola Shehi

Joana Debinja

Juljana Tola

Lindita Kabashi

Pëllumb Çela (shoferi)

Irena Qendro

"Dhurues më shumë se për tragjedinë e Gërdecit, ne s'qëndrojmë 24 orë hapur" „„„

TIRANE

P

ranë qendrës kombëtare e transfuzi onit të gjakut, që është ngjitur me spitalin ushtarak edhe gjatë ditës së sotme kanë qenë të shumtë ata qytetarë që i janë drejtuar për të dhuruar gjak, duke u sensibilizuar kështu me tragjedinë e studentëve të Elbasanit. Irena Qendro, drejtoresha e kësaj qendre, na rrëfen se dhuruesit madje kanë qenë edhe më të shumtë se sa për tragjedinë e Gërdecit, por ajo sqaron se nuk ka më mungesa për gjak. "Nuk ka më mungesa për gjak, madje as për grupet e rralla të gjakut. Sigurisht që ne i pranojmë me kënaqësi të gjithë ata që solidarizohen dhe vijnë të dhurojnë gjak, por unë dua t'ju them se ne nevojat për gjak i kemi të përmbushura, jo vetëm

Në foto: Mjekët e spitalit Ushtarak duke transportuar një prej studenteve te aksidentuara

sot, por edhe ditën e parë të aksidentit, kjo edhe për grupet e rralla. Sigurisht që më vjen mirë që janë sensibilizuar kaq shumë persona, madje do të thoja kanë ardhur të dhurojnë gjak më shumë se sa

për tragjedinë e Gërdecit. Deri më tani kemi pasur rreth 300 dhurime, ndërkohë që sot do të qëndrojmë të hapur deri në orën 22:00", - na thotë Irena Qendro. Ndërsa akuzës se natën e aksidentit, shumë persona që kanë ardhur të dhurojnë gjak pas orës 12:00 të natës, e kanë gjetur derën të mbyllur ajo i përgjigjet në këtë mënyrë. "Po është e vërtetë. Ne jemi qendër kombëtare e gjakut dhe nuk mund të qëndrojmë 24 orë hapur, janë dy banka gjaku, një te spitali ushtarak dhe nj në QSUT që funksionojnë 24 orë më 24 orë. Shto këtu faktin që dhurimi në orët e vona të natës nuk është i këshilluar as nga ana shëndetësore, por edhe sepse ky aksident nuk kishte nevoja kaq shumë të mëdha për gjak dhe ai ishte krejtësisht i mbuluar", - na thotë më tej Qendro.

Edlira Hoxha: Të afërmit nuk guxonin t'i shikonin, kishin frikë „„„

TIRANE

ESMERLDA KETA

V

ajzat e mbërritura nga ak sidenti i Himarës dy ditë më parë në spitalin Ushtarak do të mbahen mend gjatë edhe nga personeli i urgjencës që u dha ndihmën e parë. Edlira Hoxha, kryeinfermiere e përgjithshme e spitalit Ushtarak, thotë se ka qenë e pranishme me ndihmën e saj mjekësore edhe në shumë tragjedi të tjera, por këtë radhë përfshirja emocionale ka qenë shumë e madhe. Vajzat ishin shumë të dëmtuara, ndërsa prindërit dhe të afërmit konfuzë, kishin frikë të futeshin dhe të shikonin vajzat, pasi druheshin se u kishte ndodhur më e keqja. Ju punoni në urgjencë dhe tek ju kanë mbërritur fillimisht vajzat e aksidentuara, si ishin ata kur mbërritën në spital? Unë në fakt isha në shtëpi, sapo isha kthyer nga turni i punës. Kur e pashë lajmin në televizion, mendova se spitali do të kishte nevojë për sa më shumë personel dhe erdha menjëherë në punë. Po kështu i gjithë stafi, mjekë dhe infermierë, erdhën të gjithë në punë, pa i njoftuar njeri, pasi kjo ishte një urgjencë shumë e madhe. Më pas filluan të mbërrijnë pacientet e para. Ata ishin shumë të dëmtuara dhe kishin nevojë urgjente për trajtim. Në urgjencë e kanë marrë ndihmën e parë? Po, ndihmën e parë e kanë marrë në urgjencë. Janë bërë

"Momenti më i vështirë njoftimi i familjarëve" Infermierja: Kjo ngjarje, është më e rënda Spitali i Vlorës

Katër studente do të lënë sot spitalin

K

atër vajza që janë të shtruara në spitalin e Vlorës pritet që sot të lënë ambientet e tij. Pëllumb Pipero, drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, ka deklaruar se gjendja e tyre është mjaft e mirë, ndaj ata me të gjitha gjasat, do të dalin sot nga spitali. Gjendja e mirë e të shtruarave në spitalin e Vlorës është konfirmuar edhe nga ministri Vasili. “Në Vlorë përgjithësisht situata është e qëndrueshme dhe në përmirësim, po mendohet që shumë shpejt disa prej tyre të lënë spitalin” – ka deklaruar Vasili. Në spitalin e Vlorës janë aktualisht të shtruara 10 vajza.

gati sallat e reanimacionit dhe të operacionit dhe u është dhënë ndihma e parë menjëherë. Duhet të dini se ata kishin dëmtime të shumta dhe për disa prej tyre ishte e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjikale dhe kjo është realizuar menjëherë. Mbrëmë janë operuar dy vajza. Ne kemi qenë në gjendje gatishmërie deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, kur më pas vajzat u

stabilizuan në reanimacion dhe në shërbime të tjera. Po a kishte konfuzion në momentin parë, këtu e kam fjalën më shumë për prindërit dhe familjarët? Po, ishte një situatë shumë e sikletshme. Sepse vajzat e aksidentuara mbërritën thuajse në të njëjtën kohë që erdhën edhe familjarët. Kishte kushërinj, të

Edlira Hoxha, kryeinfermiere e shërbimit të urgjencës

afërm që e kishin marrë vesh dhe ishin dyndur te spitali. Ata ishin në ankth dhe donin të dinin se si ishin vajzat, a ishin të tyren, por ne ende nuk i kishim identifikuar ende. Pse nuk u identifikuan

vajzat, këtu e kam fjalën për faktin se deri në mesnatë këtu te Ushtaraku ishin tre vajza të paidentifikuara? Po sepse ne jemi mjekë dhe mendojmë si mjekë. Për ne parësore ishte të shpëtoheshin

këto vajza, ndaj janë futur menjëherë në sallë operacioni apo në reanimacion për t'u dhënë ndihmën e parë. Pra ne donin në fillim t'u shpëtonim jetën pastaj t'i identifikonim. Kjo bëri që disa prej vajzave të identifikoheshin më vonë. Ju keni qenë e pranishme edhe në urgjenca të tjera të mëdha, a ishte kjo një urgjencë e madhe apo për ju ishte normale? Unë punoj prej vitesh në urgjencë dhe presim thuajse çdo ditë raste nga më të ndryshmet, por kjo do të mbetet për shumë kohë në kujtesë. Ishte e tmerrshme të shikoje ata vajza të reja që ishin dëmtuar aq shumë dhe thuajse të panjohshme as nga prindërit. Cili ishte momenti më i vështirë? Momenti më i vështirë ishte ai kur duhet t'u thonim të afërmve se si ishin fëmijët e tyre. Mbaj mend madje që njëri prej tyre u fut në sallë për të identifikuar një nga vajzat dhe nuk afrohej dot. Duart i dridheshin dhe më shtrëngoi mua fort nga krahu. Kishte frikë mos ishte vajza e tij. Unë i thashë "Zotëri, të lutem. Duhet ta bësh", por ai s'lëvizte dot nga vendi dhe vetëm mundohej ta shikonte nga larg. Asnjëra nga vajzat nuk e ishte e tija dhe mai zotëria kur doli nga spitali nuk po e kuptonte ku ndodhej aq shumë ishte tronditur. Dhe mbrëmë ne kemi përjetuar shumë momente të tilla dramatike.


4

E mërkurë, 23 maj 2012

AKTUALITET

R

reth orës 12.20 të ditës së djeshme në shenjë solidariteti dhe sensibilizimi, fakulteti i shkencave humane, departamenti i GjuhëLetërsisë Vlorë, nën drejtimin e stafit pedagogjik, ofruan dhënie gjaku dhe kanë vizituar të mbijetuarit. Rektori i Vlorës Albert Qarri shpreh ngushëllime për humbjet e njerëzve

Universiteti i Vlorës, gjak dhe para për aksidentin tragjik

dhe solidarizohet së bashku me stafin pedagogjik dhe nxënësit e departamenteve të tjera në dhimbjen e tyre. Rektori i Universitetit të Vlorës ishte i pranishëm ditën e djeshme në vendngjarje së bashku me nxënës për të dhënë ndihmën e parë dhe gjithçka nevojitej. Një tjetër nismë e ndërmarrë do jetë ajo e radhës

finaciare ku secili do japë kontributin e tij pa ditur sesi do organizohen më tej. Në ambjentet e spitalit ishin vetëm familjarë të të mbijetuarave dhe të tjerët kanë qenë deri në orën 6 të mëngjesit kur ishte edhe momenti i fundit kur është tërhequr trupi i fundit i pajetë, gjithçka me kontributet e qeverisë dhe institucioneve lokale.

Çfarë ndodhi në gjashtë orët tragjike duke u gdhirë mëngjesi i djeshëm

Mjekja e Morgut: Trupat e viktimave, si i rregulluam Zeqire Shabani: Shoferi në gjendje skandaloze, në trup u lamë varëset dhe unazat Lajmi Në morgun e Vlorës, nata e mbrëmshme nuk kishte të mbaruar. Dy mjekë të morgut, duhet të merreshin me rregullimin e trupit të pajetë të 11 viktimave që mbërritën aty. Ata u asistuan edhe nga mjekë të Tiranës, por mjekja kryesore, shpreh falenderimin dhe vlerësimin maksimal për familjarët e viktimave, që patën durimin, pavarësisht dhimbjes së madhe, të respektonin punën e të gjithëve

„„„

VLORE

VIOLA MURATI

V

lora, u zgjua mëngjesin e djeshëm më e trauma tizuar sesa qyteti i Elbasanit. Nuk pati natë për mjekët e spitalit të Vlorës, të cilët ishin nën ethet e përgjigjeve që duhet të jepnin për familjarët, por edhe pedagogët, pushtetarët, celularët... Mbi duart dhe mendjen e tyre, varej fati i dhjetëra vajzave që kishin mbërritur pak pas mesnatës në spital, të vdekura dhe të gjalla. Trishtim, lot, dhimbje, por më shumë, solidaritet. Në orën 11.00 të paradites së djeshme, Shkëlqim Selami, drejtor i Spitalit të Vlorës flet për median. Ai tregoi për punën intesive e të pandalur të mjekëve që në momentin e ngjarjes së rëndë deri në mëngjesin e djeshëm, kur gjendja e të lënduarave paraqitej më e stabiluzuar. Për herë të parë, spitali i Vlorës shpërndan një raport për mediat. Aty jepen detaje për hyrjet dhe daljet e lëvizjet nga spitali i Vlorës. "Nuk kemi pasur në asnjë moment mungesa në medikamente apo në dhomën e gjakut. Kanë qenë të mobilizuar gjithë stafi mjekësor, duke përfshirë edhe shërbimin e urgjencave. Patëm bashkëpunime edhe me ekspertë ligjorë të Tiranës, të cilët asistuan në morgun e vlorës, por që ende nuk kanë dalë raporte zyrtare nga ana e tyre. Stafi i Vlorës ka treguar angazhim dhe përkushtim në kohë reale për t'u ndodhur dhe për të përballuar ngjarjen tragjike. Tani, gjendja e pacienteve është e stabilizuar dhe pa komplikacione. Do të lëvizin drejt Tiranës. Unë personalisht, ju kam qëndruar afër familjarëve për

tu dhënë kurajo për të përballuar këtë ngjarje tragjike me humbje jetësh" tha për shqiptarja.com, drejtori i spitalit të Vlorës Shkëlqim Selami.

NË MORG, ATY KU TRAGJEDIA BËHET REALE

Zeqire Shabani është Prezhektoriste. Eshtë punonjëse e morgut të qytetit të Vlorës, e cila gjithë natën e mbrëmshme, është marrë me 11 kufomat që mbërritën në qytetin e Vlorës, jo vetëm për të asistuar, por edhe për t'i rregulluar. Mjekja Shabani, thotë ekskluzivisht për

Zeqire Shabani, punonjëse e morgut të Vlorës duke folur për SHQIPTARJA.com

shqiptarja.com, se për herë të parë, pas shumë kohësh, sheh një ngjarje tragjike të përmasave të tilla. Pranon se pjesa më e madhe e kufomave janë rregulluar e janë qepur, për t'ua dhënë familjarëve në gjendje jo të rënduar, duke pranuar se përplasja dhe rrokullisja e autobuzit, ka shkaktuar dëmtime të mëdha tek të gjitha kufomat e sjella në spitalin e Vlorës. V.M: Jeni në gjendje të jepni një përshkrim sesi u

përballua ardhja e trupave të pajetë? Zeqire Shabani: Di që u respektua puna jonë, familjarët kanë hequr dhe shiun në kurriz së bashku me të afërm, të njohur, së bashku me drejtorinë e spitalit tonë, deputetë dhe drejtues të institucioneve lokale. Ishin tejet të shqetësuar, ankth, të qara, por nuk ndërhynë, sa kohë ne mbaruam punën tonë. Kishit gjithe mjetet e nevojshme për t'u kujdesur

për të përballuar viktimat e pajeta? Nën kujdesin e veçantë të drejtorit Selami, duke ditur që spitali i Vlorës është në punime e sipër, u vunë në dispozicion dy zjarrëfikëse për ujë të bollshëm dhe ndriçimi në terrenin përreth. Kishte shpërfytyrime të viktimave? Kishte. Në kushte të tilla ishte shoferi i mjetit, komplet koka e tij e shtypur dhe shumica e vajzave të çara nga koka tek të cilat ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Për sa humbje jete bëhet fjalë në morgun e spitalit të Vlorës? Bëhet fjalë për 11 viktima vajza dhe 2 meshkuj, shoferi dhe i fejuari i një prej vajzave të mbijetuara mrekullisht. Sa staf u angazhua me rregullimin e viktimave? Unë dhe mjeku ligjor i Vlorës. Asistuan dhe ekspertë të Tiranës duke ndihmuar në qepje dhe rregullime, ndërkohë që u realizuan dy autopsi, dy meshkujve të vetëm të tragjedisë. Orenditë e tyre u paketuan, të vetmet gjëra

Në foto: Autobusi i rrëzuar në Himarë

që ju lamë në turp ishin unaza dhe varëse. Trupat e pajetë erdhën në morgun e Vlorës dhe u përcollën në familjet e tyre të gjithë me makina funerali pa pagesë, asnjë me ambulancë duke qenë se të gjithë u solidarizuan me ngjarjen e ndodhur. Kur ka qenë evakuimi i fundit? Rreth orës 6.00 të mëngjesit, dhe na bën përshtypje sjellja e familjarëve duke pranuar ose jo humbjen, por që respektuan deri në momentin e fundit punën duke hyrë vetëm për identifikimin e trupave dhe duruar orë të gjata dhe të lodhshme pune. Kjo ka qenë një ndër tre ngjarje tragjike te eksperiencës së gjatë që kam në punë.

Intervista

Mjeku Haxhiaj: Pa banorët, pasoja katastrofike "Konstatuam dëmtime masive në kokë, në gjoks dhe dëmtimet e trurit"

M

jeku Faslli Haxhiaj, reanimator dhe nëndrejtor teknik në Spitalin e Vlorës, nuk ka pushuar asnjë çast, që nga momenti që ka marrë vesh lajmin e deri në momentet që pranon të flasë në intervistë për shqiptarja.com. Si ka qenë momenti i mobilizimit pas njoftimit për aksidentin e ndodhur? U njoftuam nga drejtori i spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami pas raportimit nga ministria e Shëndetësisë nga Tirana. Ishte vetë ministri që dha lajmin dhe më pas ambulancat e Vlorës me staf mjekësor u nisën drejt Himarës me mjetet e nevojshme. Kishte mungesa në staf apo në mjete në momentin që gjithçka duhej në dispozicion? Absolutisht jo, gjithçka ne disponojmë u nisën drejt Himarës. I vetmi që qëndroi në spital isha unë, për ndonjë rast tjetër që do kishte nevoje për asis-

Mjekë e pedagogë në spitalin e Vlorës

tencën e mjekëve dhe që në fakt ndodhi se duhej të kishte personel dhe në spital. Sa kohë u desh që forcat e Vlorës të mbërrinin në vendngjarje? Mbërritën shpejt, mbërritën shumë shpejt duke tejkaluar dhe limitet e kohës dhe rregullores rrugore, por që duhej vigjilencë për të shmangur të tjera tragjedi.

Forcat e Vlorës ishin ndërhyrjet e para? Jo, kanë qenë banorë të zonës që kanë bërë punën më të mundishme dhe patjetër ndërhyrjet lokale të Himarës e më pas trasportet dhe ndërhyrjet e nevojshme drejt Vlorës ose spitalit ushtarak të Tiranës. Pa solidaritetin e banorëve dhe mjeteve të cilët kanë qenë pas autobusit do ndodheshim në statistika të të humburve vërtet tragjike. Në bazë të referimeve që ju bënë si ishte impakti me terrenin? Fushë betejë. Triazhimi i rasteve në një kaos ku kërkohet ndihmë gjithandej dhe mbi të gjitha terreni fizik ka qenë kundër një shpejtësie më të madhe veprimi ndonëse është bërë e pamundura nga banorë, staf mjekësor, forca policore etj. Ku janë parë dëmtimet më të rënda? Masive kanë qenë dëmtimet në

kokë, dëmtimet në gjoks dhe komocione ose dëmtimet e trurit. Traumat e kokës kanë pasoja motorakse dhe hemotorakse. A flasim për mrekulli në kushte dhe të dhëna të tilla? Duke ju referuar terrenit fizik, mënyrës së ndodhur, dhe të mbijetuarve flasim vërtet për mrekulli dhe gjej rastin të shpreh dhe ngushëllimet për të afërmit e viktimave. Ku e delegojnë fajin në momentin që pyetën sesi ka ndodhur? Nuk është rasti dhe momenti të gjejmë fajtorin dhe për më tepër që vëmendja jonë është totalisht në përmirësimin dhe shëndetin e të mbijetuarve. Sa do jetë kohëzgjatja e shtrimit të pacientëve? Gjithçka varet në reagimin dhe sesi do të përgjigjet shëndeti i tyre ndaj dëmtimeve dhe ndihmës mjekësore. Por ne shohim stabilizim të gjendjes deri në përmirësim të gjendjes së tyre. vi. mu.


E mërkurë, 23 maj 2012

5

AKTUALITET

M

e tufa lulesh e qirinj në duar, dhjetëra banorë të Himarës, gra dhe vajza i janë drejtuar dje vendit të tragjedisë ku humbën jetën 13 persona, 11 nga të cilat studente, raporton Top Channel. Banorët e Himarës me lot në sy, kanë vendosur lulet në vendin ku vetëm pak orë më parë autobusi doli nga rruga dhe përfundoi në greminë. Nxënësit e

Himarjotët, lot dhe dhimbje për aksidentin

shkollave të Himarës kanë vënë tufa me lule në vendin ku bashkëmoshatarët e tyre humbën jetën në këtë aksident. Lutja e tyre është drejtuar nga dy klerikë të kishës ortodokse të Himarës që janë lutur për viktimat e kësaj tragjedie dhe është ndjekur nga dhjetëra banorë të Himarës, por edhe kalimtarë që janë ndalur për pak minuta në këtë vend. Ndërkohë në

autobusin e tragjedisë ekspertët e policisë rrugore dhe prokurorisë kanë vijuar punën me ekspertizën për të mësuar shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë. Autobusi me 33 persona në bord ka ecur përgjatë kësaj rruge shumë të pjerrët dhe në një prej kthesave më të forta mjeti është përplasur e më pas ka dalë nga rruga

Mjeku i Pranimeve

SPITALI RAJONAL VLORE

Theodhori Muço: U përballëm me një Gjendje të Jashtëzakonshme S

hefi i Shërbimit të pranimit të Pacientëve Theodhori Muço ka qenë pothuajse për më shumë se 24 orë non stop në krye të detyrës. Ai në një intervistë për shqiptarja.com, tregon me detaje se çfarë ka ndodhur brenda ambienteve të spitalit. Si ka qenë çasti i parë i lajmërimit? Gjendje e jashtëzakonshme. Në një gjendje të jashtëzakonshme ngrihet në këmbë gjithë stafi mjekësor i spitalit,

duke nisur nga pranimi, urgjenca, kirugjia. U dhanë sinjalet e para shefave, shërbimeve. Të gjithë dhe çdo mjet në dispozicion. Mund të më thoni veprimin e parë të ndërmarrë prej jush? Nisja e 7 ambulancave me 4 mjekë, 7 ndihmës reanimator, qetësues, lëngje drejt Himares me shpejtësi maksimale. Pati organizim të shërbimeve? Pati kohë?

Nisja ishte vendosja e ekipit të emergjencave, triazhimi që do te thotë diferenca në paciente Shumë rëndë; Rëndë; Traumatizuar. Pas ndarjes së tillë merren dhe masat përkatëse. U dha ndihma e parë pacientëve në gjendje më të rënduar dhe më pas ndihma kirugjikale. E keni ndjekur ecurinë e pacientëve ditën e sotme? Jo, për faktin se secili ka rolin dhe kontributin e vet në fushën e tyre.

VIOLA MURATI

A

diola Mustaku, është va jza 22 vjeçare që i ka shpëtuar mrekullisht aksidentit tragjik të dy ditëve më parë në Himarë. Vajza e mbijetuar, gjendet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës, por, nën gjendje shoku, rrëfen për shqiptarja.com, momentet tragjike të rënies së autobuzit. Momentin e rrëzimit nuk e kujton fare. Por mban mend fjalët e fundit të shoferit, dhe britmat e vajzave brenda autobuzit, përpara se ai të merrte tatëpjetën e 100 metrave deri në greminën që do të sillte vdekjen e 11 prej tyre. Tre prej vajzave që kanë shpëtuar mrekullisht nga aksidenti fatal, kanë rrëfyer për shqiptarja.com momentet e tragjedisë që u mori jetën shoqeve të tyre. Të gjitha konkludojnë në një pikë: Shoferi nuk ka qenë i pirë, ato nuk kanë qëndruar në Llogara për të ngrënë drekë se të gjitha lokalet ishin të zëna; kanë kënduar e kanë kërcyer gjithë rrugës edhe pse kishin lëvizur nga kolltukët e tyre; e mandej, kanë dëgjuar ulërimën e shoferit që u ka treguar se nuk e mbanin më frenat. Pas kësaj, për të treja vajzat e mbijetuara të kësaj tragjedie që kanë rrëfyer ngjarjen për Shqiptarja.com, mbajnë mend vetëm fjalët e fundit të shoferit, dhe më pas, gjetjen e tyre në ambulanca drejt qendrave spitalore. Vajzat janë në gjendje shock. Adiola Mustaku, ka nevojë për ndihmën e mjekëve por

edhe psikologut. Gjithsesi, ajo pranon të rrëfejë për shqiptarja.com, momentet e tragjedisë që çoi në humbjen e jetës së 13 vajzave dhe djemve.

ADIOLA: JA SI E PASHË NGJARJEN

Viola Murati: Si ndjeheni në këto momente? Adiola Mustaku: Ndjej dhimbje, kam thyerje, mushkria më ka mbledh ujë… (rënkon). A e mban mend sesi ndodhi ngjarja gjatë aksidetit tragjik? Mbaj mend që po këndonim dhe kërcenim me këngë popu-

Elidona Gjinaj

llore. Pa u afruar tek kthesa, shoferi bërtet "NUK PO ME MBAJNE FRENAT". Filluan të bërtiturat dhe më pas di që u zgjova në ambulancë që më trasferuan në qendrën shëndetësore të Himarës. Aty fola dhe me familjarët e mi që ju tregova për aksidentin. Po ti vetë, tani pas kësaj ngjarjeje, kujt ia vë fajin? Nuk di, ka qenë difekt teknik, sepse shoferi nuk ishte në efekt të alkoolit. Ne ndaluam në Llogara për të ngrënë, por nuk qëndruam se ishin të gjitha lokalet e zënë dhe shoferi tha të mos qëndronim. Nuk

Gjinaj Daja Mustaku Opingari Kuqi Xhenati Hysaj Hasa Çelaj Hysa (Gjika) Cereni Zeneli

„ Liri Hasaj nga Karavidhi i Kavajës, paraqitet me contusio capitias v.l.c „ Adiola Mustaku nga qyteti i Lushnjes, paraqitet me contusion capitias v.l.c, hematom e regionit lumbar.

"Ne ishim duke kërcyer e kënduar këngë popullore brenda autobuzit"

Adiola Mustaku

Elidona Enkela Adiola Ergita Juljana Besiana Ticiana Liri Adisa Anisa Blerina Griselda

„ Elidona Gjinaj nga qyteti i Laçit, paraqitet me contusion i trupit p.n.x

Adiola: Shoferi tha: S’po më mbajnë frenat ishte i pirë. Kishte staf pedagogjik në autobusin tuaj? Një pedagog vetëm ishte me ne, dhe ishte në autobusin tjetër.

U nisem drejt Tiranës, atje kemi pritur sa kanë dalë emrat….

ELIDONA: UNË U KTHJELLOVA E ZHYTUR NË NAFTË

Liri Hasa nuk do ta harrojë këtë ekskursion. Qejftin e madh që u nisën nga Elbasani për rrugëtimin e ekspeditës. Madje edhe humoret brenda autobuzit. E kujt ia merrte mendja se do të ndodhte kjo tragjedi, dhe pikërisht në autobuzin që ndodheshin vajzat. Viola Murati: Çfarë kujtoni nga aksidenti tragjik? Kam qenë e vetëdijshme që në momentin që foli shoferi, kur ra autobusi. Kisha afër vetëm një shoqe të grupit tim. Të tjerat nuk ishin të grupit tim. Isha e vetëdijshme kur hapa sytë dhe isha shumë larg autobusit. Dëgjoja vetëm një vajzë që bërtiste dhe kërkonte ndihmë. Kush ju erdhi në ndihmë? Një djalë. Ishte pas nesh me makinë të vogël. Isha mirë, nuk kisha gjë veç frikës. Shumë frikë.

Një tjetër vajzë që i ka shpëtuar mrekullisht aksidentit dhe që gjendet në spitalin e Vlorës është Elidona Gjinaj. Vajza, nuk shprehet shumë, është e tronditur. Por tregon me një fjali të vetme atë që ka parë pas aksidentit. Nuk ka fuqi të tregojë shumë gjëra, flet ngadalë dhe ndihet e bezdisur. "Nuk di...kam qenë e lyer nga koka te këmbët me naftë. Komplet e lagur me karburant" tregon ajo për Shqiptarja.com. Prindërit e Elidonës janë aty, të gëzuar për jetën e vajzës së tyre, të traumatizuar nga aksidenti i ndodhur. Si e moret vesh lajmin? Nga televizioni, OraNeës. Gruaja, si gratë që shikojnë televizor. Kur e morët vesh për ku u niset?

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Në repartin e reanimacionit të kirugjisë

E mbijetuara Liri Hasa: Nuk e di sesi u gjenda larg autobuzit „„„ VLORE

Gjithsej ne spitalin e vlores jane paraqitur :

LIRI HASA: S'DI SI U GJENDA JASHTË AUTOBUZIT

„ Besjana Xheneti nga qyteti i Kavajës paraqitet me contusion capitias v.l.c (Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar) Në pavjonin e kirugjisë ndodhen të shtruara: „ „ „ „ „ „

Enkela Daja Juliana Kuqi Ticiana Hysaj Adisa Çela Ergita Opingari Anisa Hysaj

- Elbasani, 19 vjeç - Lushnja, 21 vjeç - Elbasani, 21 vjeç - Elbasani, 21 vjeç - Berat, 21 vjeç - Elbasani , 21 vjeç

(Gjendja e tyre paraqitet e mirë jashtë rrezikut për jetën) Jane larguar nga spitali i Vlorës në gjendje të rëndë du ditë më parë „ „ „

Blerina Besjana Kriselda

Çereni Dani Zeneli

Lista e viktimave të aksidentit tragjik nga Vlora janë: „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Ermira Lindita Armando Elsa Joana Fabiola Juliana Aurora Denisa Erjola Pellumb

Mane Kabashi Halilaga Daka Debinja Shehu Tola Molla Guri Xhoi Çela

Kirurgjia e variçeve me teknologjinë e fundit me lazer, me garanci të plotë. Prof Dr. Haralambos Ilias në spitalin AMAVITA, per konsulta Tel: 04 237 5406, Cel: 0693360681 Adresa: Rr. "Pjetër Budi", 75/3, përballë Institutit të Kulturës Italiane, afër qytetit studenti, Tiranë


6

E mërkurë, 23 maj 2012

AKTUALITET

R

TSH që merr pjesë në Eurovizion i ka kërkuar EBU lejen për të mos transmetuar gjysmëfinalet e para live, pas një aksidenti serioz në vend. APA raporton duke cituar eurovizion.az se EBU ka vendosur të pranojë kërkesën e RTSH për të marrë pjesë vetëm në votim.

Eurovizion: Pranojmë kërkesën e TVSH të mos japë spektaklin

Jon Ola Sand, supervizori ekzekutiv në Eurovizion në emër të EBU thotë: “Shprehim ngushëllimet tona të thella me ata që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme dhe kemi mirëkuptim maksimal për kërkesën e TVSH”. Vendimi nuk ka asnjë konsekuencë për

pjesmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion. RTSH ka informuar EBU se do të transmetojnë gjysmë finalet dhe finalet e Eurovizionit 2012. Rona Nishliu performon në emër të Shqipërisë jo vetëm si një këngëtare e muzikës pop por gjithashtu eksperimenton edhe jazz.

Situata e thirjes së emrave në morg dhe lajmi për vdekjen

Flet vëllai: Mandin e nxorri shoku i tij Njerëzit e shoferit, frikë për hakmarje në morg Lajmi

Ëndërra tragjike

Dhimbje dhe lot në familjen e të fejuarit të studentes Besiana Xheneti, Armand Alilaga. 24-vjeccari qëndronte në një sedilje me të fejuarën e tij, mirëpo teksa autobuzi është rëzuar shpirtrat e tyre janë ndarë, ku njëri ka qëndruar në tokë dhe tjetri është ngjitur lart në qiell. Dje në Kavajë është bërë ceremonia mortore për nder të Armand Alilagës.

„„„

Gjithçka ka nisur mirë kur nga Elbasani kanë udhëtuar në drejtim të Sarandës studentët e vitit të tretë të degës së Gjuhë-Letërsisë në Elbasan. Çdo ëndërr, është kthyer në tragjedi kunë Himarë është rrëzuar autobuzi.

studimet e larta.

TIRANE

ELTON QYNO

Z

ija është ulur këm bëkryq në familjen e 24vjeçarit Armand Alilaga që ndodhej së bashku me të fejuarën e tij, në autobuzin me studentë që u rëzua rreth 80 metra në humnerë. Shumë qytetarë të Kavajës, ishin dje në familjen e Armandit, për të ngushëlluar të afërmit dhe për ti dhënë forcë atyre për përballimin e kësaj ngjarje të rëndë. Nëna e 24-vjeçarit që humbi jetën nuk gjente fjalët për të vajtur djalin e saj, ndërkohë që dhimbjes së familjes Alilaga në Kavajë i ishte bashkuar dhe familja e 21 vjeçares Besjana Xheneti, e cila momentalisht ndodhet e plagosur dhe jashtë rezikut për jetën në spitalin e Vlorës. Nexhi, mamaja e Besjanës e qante dhëndrin si djalin e saj, ndërkohë që situatë tepër e rëndë ishte dhe nga shtëpia ku qëndronin burrat, të cilët tymosnin vetëm cigaret duke qëndruar të heshtur. Trupi i 24-vjeçarit Armand Alilaga është sjellë në orët e para të mëngjesit, ndërsa personi që kishte bërë identifikimin në morg ka qënë djali i dajës së viktimës. Në një intervistë për

Mentor Aliaga vëllai i 24-vjeçarit Armand Alilaga

gazetën “Shqiptarja.com” vëllai i Armand Alilagës, Mentor Alilaga tregon se Mandi është nxjerë i pari nga autobuzi nga i njohuri i tij, Edmond Pjetri, një ish-shef Krimesh që ka qënë në komisariatin e Kavajës, por që kohët e fun-

Mes viktimave është thirur edhe emri i shoferit të kësaj tragjedie. Emri i tij është thirur dy herë dhe asnjëri nuk dilte të tërhiqte trupin dit është transferuar në Vlorë si shef i njësisë operacionale. Mentori tregon se Mond Pjetri e ka njohur menjëherë pasi qëndronte shpesh në lokalin ku Armandi punonte si kamarier. Pas kësaj ai ka telefonuar djalin e dajës së

Armandit, me të cilin klishte njohje, duke e njoftuar se kushëriri i tij ka pësuar aksident dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Ceremonia mortore e 24-vjeçarit Alilaga, është zhvilluar në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Kavajës. Armandi, ishte fëmija i katër i familjes Alilaga. Kur janë nisur për në Sarandë dhe sa ditë do të qëndronin? Janë nisur dy ditë më parë në mëngjes nga Elbasani.Vëllai im, nuk ishte student, por në këtë udhëtim shoqëronte të fejuarën e tij, Besjana Xheneti. Kishte dy vite që ishte fejuar me të. Besiana vashdonte shkollën në Elbasan, ndërsa vëllai punonte kamarier tek lolak “Peza” që është në pronësi të djalit të dajës. Ai kishte marë lejë tre ditë për të shoqëruar të fejuarën, me të cilës do të martohej sapo të ajo të mbaronte

Ditën kur janë nisur për në Sarandë ju keni folur me vëllain tuaj? Po kam folur me të në telefon. E kam kontaktuar rreth orës 16:00 dhe më ka thënë që sapo kishin dalë nga parku i “Apollonisë” në Fier dhe ishin nisur në drejtim të Vlorës. Gjatë bisedës mu duk tepër i gëzuar, me tregoi se po kënaqej gjatë udhëtimit. Pas disa orë, më ka marë një shok në telefon e më tha që është rëzuar një autobus me studenta të Elbasanit. Rreth orës 17:30 apo 18:00 I kam rënë dy telefonave të Besjanës dhe Armandit, por nuk mundja ti kapja asnjërin prej tyre. Si arritët të mësonin rreth fatit të vëllait tuaj, udhëtuat për në Vlorë apo telefonuat dikë tjetër aty? Jo unë në Vlorë nuk kam shkuar, por në drejtim të vendit të ngjarjes shkoi djali i dajës, në lokalin e të cilit Mandi punonte si kamarier. Atë e kishte marë në telefon një Edmond Pjetri, që ka qënë shef krimesh në Kavajë dhe tani është shefi i operacionaleve në Vlorë. Mondi e ka telefonuar djalin e dajës, duke i thënë se kishte nxjerë të plagosur Armandin nga një autobus që ishte rëzuar në greminë në zonën e Himarës. Me sa di unë, Mondi e ka nxjerë të parin vëllain tim, pasi e njihte se në lokalin ku Mandi punote si kamarier, Mond Pjetri e frekuentonte shpesh kur ishte në Kavajë. Pasi e ka nxjerë e ka transportuar menjëherë në drejtim të

Në foto: Armand Alilaga dhe e fejuara e tij Besiana Xheneti

spitalit. Po lajmin për humbjen e jetës së vëllait tuaj si e mësuat? Na ka njoftuar djali i dajës që ka qënë në vendgjarje. Ai ishte interesuar dhe në spital, dhe pasi kishe folur me Mondin, kishte mësuar se Mandi kishte humbur jetën. Sërisht në morgun e qytetit të Vlorës, ka hyrë brenda djali i dajës i cili ka bërë dhe indetifikimin e vëllait. Më pas jemi njoftuar se Armandi nuk jetonte. Këshëriri na tregoi se vdekja e Mandit kishte ardhur nga një goditje në pjesën e kokës, e cila i ka sjellë hemoragji në tru, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Po për fatin e të fejuarës së Armandit?

Shkak i kësaj situate ishte se të afërmit e shoferit i ndruheshin ndonjë hakmarje nga familjarët e studentëve që ndodheshin aty. Edhe për të interesohej kushëriri jonë si dhe prindërit e saj që kishin udhëtuar me urgjencë në drejtim të Vlorës. Dimë që tani ajo ndodhet e shtruar në spitalin e Vlorës dhe se është në gjëndje shumë të mirë shëndetësore. Ka pë-

suar disa gërvishtje nga përplasjet e shumta të autobuzit, por që fatmirësisht është shumë mirë. Nga morgu i spitalit kur është tërhequr trupi? Në mesnatë është bërë tërheqja. Njëri nga punonjësit e morgut thëriste emrat e studentëve të vdekur. Siç na tregoi djali i dajës ishte një skenë shumë prekëse, pasi të gjithë të afërmit prisnin me ankth. Mes viktimave është thirur edhe emri i shoferit të kësaj tragjedie. Emri i tij është thirur dy herë dhe asnjëri nuk dilte të tërhiqte trupin, për shkak se të afërmit e tij siç duket i ndruheshin ndonjë hakmarje nga familjarët e studentëve që ndodheshin aty. Më pas kur është thirur emri për herë të tretë ka dalë një burrë me syze që është future në morg për të tërhequr trupin. Siç flitej aty, shoferit të autobuzit i ishte shkëputur koka nga trupi gjatë rëzimit të autobuzit në greminë. Po e fejuara e vëllait tuaj ka dijeni për vdekjen e Armandit? Nuk e di nëse e kanë njoftuar për humbjen e të fejuarit të saj. Di që ajo është interesuar disa herë, por mbase dhe nuk i kanë treguar. Do jetë shumë e vështirë për të kur të mësojë rreth vdekjes së Armandit, pasi kishin dy vjet bashkë që ishin fejuar.


E mërkurë, 23 maj 2012

7

AKTUALITET

Autopsia e Pëllumb Çelës, shoferi vdiq nga politrauma

S

hoferi i aksidentit tragjik të Himarës, Pëllumb Çela, ka vdekur nga politrauma. Kjo është përgjigjja e parë që vjen nga autopsia që i është trupit të pajetë në Insitutin e Mjekësisë Ligjore. Shefi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, në një prononcim për "Shqiptarja.com" u shpreh se "është kryer autopsia e parë për viktimën Pëllumb Çela ashtu edhe për 12

viktimat e tjera të këtij aksidenti". Sipas Ymajt, nga autopsia e parë ka rezultuar se shoferi ka patur shumë dëmtime në kokë dhe në trup. Ndërsa përsa i përket probleme shëndetësore që mund të ketë patur shoferi para aksidentit, shefi i Mjekësisë Ligjore tha se "duhet një javë kohë për të parë nëse viktima ka patur probleme patologjike para aksidentit". Ai shtoi se janë marrë analizat dhe

përmes kontrasteve do të zbulohen edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së shoferit të autobusit. Në media është aluduar se shoferi mund të ketë pësuar arrest kardiak para aksidentit, ç'ka ka çuar edhe në humbjen e drejtimit të mjetit. Gjithsesi raporti përfundimtar i Mjekësisë Ligjore do të japë përgjigjen e saktë mbi gjendjen e shoferit para aksidnetit fatal ku humbën jetën 13 persona.

Akuzat e familjarëve të Aurora Mollës nga Pogradeci

„„„

TIRANE

N

ARTIKUJT

Mediat e huaja për aksidentin

A

gjencitë mediatike prestigjioze ndërkombëtare kanë pasqyruar aksidentin tragjik të një dite më parë në Himarë ku 13 vetë humben jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur. Agjencia britanike Rojter shkruan se dy autobuzë nga Elbasani po ktheheshin nga një ekspeditë në jug të vendit kur ndodhi aksidenti fatal. Aksidenti është pasqyruar dhe në rrjetin BBC ku viktimat sipas saj ishin studentë, mes tyre dhe shoferi i autobuzit. Sipas BBC studentete po udhëtonin drejt Sarandës. Të gjithë ishin studentë të degës Gjuhë-Letërsi, mes tyre ndodheshin dhe tre profesorë të universitetit. Associates Press ka pasqyruar operacionet e emergjencës në ndihmë të të plagosurve dhe përpjekjet për të shpëtuar jetën e studenteve të mbijetuara nga aksidenti.

ë familjen e Molla në Vërdovë të Pogradecit dje ishin hapur dyert e morgut. Arkëmorti mbërriti dje në mëngjes ndërsa do të përcillet sot për në banesën e fundit. Aurora Molla është një nga 13 viktimat që gjeti vdekjen në aksidentin tragjik. Në kohën që trupi I saj mbërriti në banesën e familjarëve të saj në Vërdovë të Pogradecit, familjarët e shokuar nga humbja e vazjës së re fajësojnë drejtuesit e universitetit. Tezja dhe daja i Aurorës, duke folur për “A1 Report” bënë me faj pedagogët për aksidentin. Sipas tyre pedagogët e kishin kërcënuar se nuk do u jepnin kreditet nëse nuk do të shkonin në ekspeditë, pasi ishin të lidhur me agjencitë e udhëtimit, që çojnë studentët në ekspedita. “Siç më thanë, nuk kishte dashur të shkonte këtë radhë në ekspeditë, por kishte thënë se do të iki se s’më japin provimet”. Nuk donin ti jepnin kreditet, -thotë daja I Aurorës, ndërsa tezja e saj shton: “Nuk i jepnin kreditet e shkollës po të mos ikte dhe ajo ishte nxënëse me dhjeta”.

SPITALI

Në raportimin e pasdites së të hënës, mosgjetja e trupit të Aurora Mollës në spitalin ushtarak ishte lajmi i ditës. Familjarët pyesinin me ankth nëse ishte te vajzat e plagosura, te të vdekurit, apo te ato të paidentifikuara. Tezja e saj tregon se ata kishin ndjenjur deri në ora 02.00 të natës në Tiranë dhe te Spitali Ushtarak nuk u tregonin asgjë. “Nuk na

Shkoi në ekspeditë, nuk i jepnin kreditet Ishte fejuar dy muaj më parë dhe do të martohej STUDENTJA

Joana Debinja, thirrja e fundit nga Dhërmiu

N

Aurora Molla

thoshin, as e gjallë as e vdekur. Pyetëm edhe doktorin. Nga ora pesë arritëm në Vlorë dhe atje gjetëm vetëm dy kufoma, se nuk na tregonin në Tiranë. Merrnim Vlorën në telefon dhe nuk është në listë na thonin”- u shpreh tezja e saj. Ndërsa daja e saj tha se pas shumë kërkimesh, Taulant Balla i kishte thënë se: “Ka mbaruar çdo gjë e keni në morgun e Himarës”. Sipas familjarëve të saj, Aurora pra

se të ikte për në ekspeditë I kishte thënë të fejuarit që do të kthehej shpejt, sepse do të festonin bashkë ditëlindjen e tij. Aurora kishte dy muaj që ishte fejuar me Erjonin dhe në verë do të vishej nuse. Në mesazhin e fundit në celular vajza i kishte premtuar të fejuarit se do të ishte në ditëlindjen e tij, “gjallë apo vdekur.” Por në ditën e ditëlindjes, Erjonit i duhet të përcjellë të dashurën e saj në banesën e fundit.

jëra prej viktimave, ishte 21-vjeçarja nga Lushnja Joana Debinja, e cila studionte në vitin e tretë, në degën GjuhëLetërsi të Universitetit të Elbasanit. Joana, ishte vajza e madhe nga tre fëmijët që kishte familja Debinja, e cila jeton në Tërbuf të Lushnjes. Humbja e saj ka shkaktuar një dhimbje të pamatë tek familjarët, banorët e fshatit, të cilët nuk do ta shohin më mes tyre. Familjarët e saj janë të tërë të shokuar nga humbja tragjike, dhe të vetmen gjë që kujtojnë me lot e hidhërim është telefonata e fundit me Joanën, kur ajo i kishte lajmëruar se po drekonte bashkë me ekipin e studentëve në një lokal në Dhërmi. Telefonata kur vajza rrëfente gëzimin e këtij udhëtimi kishte ndodhur dy orë para aksidentit tragjik, i cili rezultoi fatal për të dhe shumë

Joana Debinja

studente të tjera. I ati i vajzës, kujton me dhimbje se si kishte këmbëngulur që e bija të mos ndërmerrte këtë udhëtim të rrezikshëm sipas tij për në Sarandë, pasi i trembej rrugës së gjatë dhe të vështirë. Por e reja, nuk e kishte dëgjuar, dhe për këtë ajo nuk mund të kishte gabim. Joana nuk mund ta dinte se jeta e saj do të merrte fund në këtë udhëtim!

Projekti i harruar

“Qafa e Vishës”, ekspertët paralajmëruan „„„

HIMARË

R

ruga nga Qafa e Vishës deri në përrua është ndërtuar me vetëdije jashtë standardeve teknike tre vjet më parë, kur kjo rrugë është rikonstruktuar. Një grup ekspertësh i kanë propozuar Ministrisë së Transportit dhe Drejtorisë së Rrugëve një projekt, i cili e shmangte Qafën e Vishës duke e lënë mënjanë Përroin e Vishës, duke kaluar në kodër dhe përmes një ure dilje në Himarë të Vjetër. Projektin e ka pasur një studio projektimi

që drejtohet nga inxhinier Faruk Kaba. Ministria ka refuzuar projektin, ndoshta për shkak të shpenzimeve, dhe ka zgjedhur zgjerimin e rrugës ekzistuese, e cila është jashtë

çdo standardi teknik për rrugë kryesore. Pjerrësia e rrugës shkon 20 për qind dhe ka dy kthesa të forta përgjatë saj, mbështetur në një shpat mali që rrëzon vazhdimisht gurë dhe inerte. I gjithë ky segment me një gjatësi prej rreth 1.8 km përshkon një zonë të vështirë me një koeficient të mëparshëm pjerrësie prej 20 për qind, që, pas përfundimit të rikonstruksionit të rrugës, zbriti në 17 përqind. Inxhinieri i zbatimit 3 vjet më parë të projektit për rikonstruksionin e segmentit rrugor të Qafës së Vishës, Edi Gjikuria, tregon për se gjatë punës për

ndërtimin e këtij segmenti, që përshkon një terren të frikshëm, u regjistruan tre shkarje masive të dheut nga pjesa e sipërme e rrugës, të cilat janë të paparashikueshme në projekte të tilla. Këto raste, që u kapërcyen pa asnjë pasojë, përcaktuan edhe nivelin e lartë të vështirësive për ndërtime të kësaj kategorie. Gjithsesi, pjesë e elementëve të sigurisë, përveç gjerësisë së trefishuar të bazamentit të rrugës, krahasuar me parametrat e dikurshëm, janë edhe bordurat anësore prej betoni, në të cilat janë montuar edhe kangjellat metalike.


8

E mërkurë, 23 maj 2012

AKTUALITET

Trupi i Erjola Xhoit ngatërrohet me të Dorina Stafës

D

himbja për humbjen e vajzave të tyre, është shtuar edhe më kur kanë kuptuar së në shtëpi nuk u kishte mbërritur trupi i pajetë i fëmijës së tyre. Në familjen e Dorina Stafës në Krujë është dërguar gabimisht trupi i pajetë i një tjetër viktimë, ndërsa trupi i Erjola Xhoit nga Elbasani është dërguar në familjen e vajzës tjetër në

Krujë. Ka qenë daja i 21-vjeçares nga Kruja Dorina Stafa që e ka kuptuar i pari se në arkëmort nuk gjendej trupi i pajetë i mbesës së tij, por i një tjetër vajze. Kjo ngatërresë është vënë re në orët e para të mëngjesit, ndaj edhe është bërë menjëherë edhe shkëmbi i trupave të pajetë. "Trupat u ngatërruan nga ata që kryen

verifikimet. Erdhën nga Elbasani dhe na komunikuan ngatërrimin", shprehet mes dhimbjes babai i Dorinës. Por duket se dy vajzat, të cilat iu ngatërruan trupat e pajetë, Erjola Xhoi dhe Dorina Stafa ishin shoqe të ngushta. Ata ishin edhe në të njëjtin grup, te grupi A i vitit të tretë të GjuhëLetërsisë në Universitetitn e Elbasanit.

Zbulohet shkresa që paralajmëroi tragjedinë e Himarës

Ekspertët: Kontrolloni autobuzët janë pa frena Letërkëmbimi në 4 maj mes ekspertëve dhe policisë „„„

TIRANE

ELTON QYNO vijon nga faqja 1 ...këtyre automjeteve përdorin marrshat për uljen e shpejtësisë, ndërsa frenat thuajse nuk i përdorin në rastet e zgjidhjes së situatave të komplikuara në rrugë. Alarmi është vënë nga Shoqata e Ekspertëve Autoteknikë dhe Vlerësimit të Dëmeve, të cilët në muajin Maj kanë shkëmbyer një letër-këmbim me drejtuesit e policisë rrugore, si Vullnet Topalli dhe Krenar Ahmeti. Gazeta "Shqiptarja.com" disponon të plotë këtë letërkëmbim, ku tregohet se palët bien dakort për ritjen e bashkëpunimit, por që në fakt deri tani shumë pak është bërë për evidentimin e rasteve ku mjetet e transportit lëvizin pa sistemin e frenimit. Në letrën që kryetari i kësaj shoqate Gëzim Hoxha që i dërgon Drejtorit të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor z. Vullnet Topalli thuhet se: "Nisur nga aksidentet që kanë ndodhur në mjetet e shërbimit publik, shoqata e ekspertëve autoteknikë, ka ndërmarë një nisëm për studimin e gjëndjes teknike të mjeteve të transportit public rrugor dhe kryesisht të autobuzave dhe mikrobuzave". Më tej në letër thuhet se shkak për fillimin e këtij studimi u bënë veçanërisht rastet e autobuzave të përfshirë në aksidente rrugore, pasi gjatë kryerjes së ekspertizave ka rezultuar se këto mjete nuk kanë gjëndje të mirë teknike, veçanërisht në sistemin e frenimit. Drejtuesi i kësaj shoqate Gëzim Hoxha në letër, tregon se inspektorët e shoqatës kanë tentuar të vetëm të kryejnë disa kontrolle, por kanë hasur në kundërshtimin e drejtuesve të mjeteve. Kontrolli pritet që të kryhet në Tiranë dhe Durrës, si qytete që kanë dhe numrin më të madh të mjeteve të transportit publik.

dije se Drejtoria e Policisë Rrugore është e gatshme për çdo lloj bashkëpunimi në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore dhe me cilindo ent të interesuar në këtë fushë. Por në kushtet që Drejtoria e Përgjisthme e Shërbimeve të Transportit Rrugor zotëron "data bazën" mbi kontrollin teknik dhe personelin përkatës për kontrollin e specializuar në rrugë, mendojmë se do të ishte shumë frytdhënëse që ti drejtoheni për bashkëpunim.

AUTOBUZI I 1988

Autobuzi që u rrëzua në Himarë, nuk ishte brenda stan-

dardeve të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Nga dokumentet që kanë dalë në dritë del se mjeti me targë EL 2274 B, marka Benz, tipi 303 është i vitit të prodhimit të vitit 1988. Ai është në pronësi të shtetasit Ardjan Daka, ndërkohë që pasha e tij është 11420 tonë. Sipas drejtorit Vullnet Topalli autobusi që u përfshi dy ditë më parë në aksident, ka qenë i rregullt, pasi ka kaluar kontrollin teknik këtë vit. Topalli ka thënë gjithashtu se drejtuesi i autobusit kishte patentë për këtë mjet që prej 13 vjetësh, ndërsa theksoi se rruga ka pasur sinjalistikën e duhur dhe

NXEHJA E FEROTAVE

PËRGJIGJIA E TOPALLIT

Në përgjigje të kërkesës tuaj për grumbullimin e informacionit të nevojshëm për kryerjen e studimit mbi gjëndjen teknike të mjeteve të transportit publik rrugor, kryesisht të autobusëve dhe mikrobusëve, ju bëjmë me

se nuk ka qënë e mbushur me inerte apo guralecë. "Rruga është e pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës, asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi Pëllumb Çela ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014. Ndërkohë që automjeti në fjalë ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit teknik me datë 26 prill të këtij viti"-u shpreh drejtori Vullnet Topalli.

Faksimile e letrës së Vullnet Topallit, (në rreth) Viti i prodhimit të autobusit të aksidentuar në Himarë (lart) Faksimile e shkresës së ekspertëve autoteknik drejtuar policisë rrugore

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, dy prokurori kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë, ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë. Nga të dhënat paraprake burime pranë prokurorisë së Vlorës thanë se aksidenti ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë së madhe të mjetit dhe nxehjes së ferotave dhe tamburëve të frenimit. Ky konkluzjon ka ndodhur si rezultat i marjes së dëshmive të të mbijetuarave dhe personave të tjerë që kanë parë mjetit të devijonte nga rruga dhe më pas të rëzohej në humnerë. Sipas të dhënave paraprake del se nxehja e ferotave dhe tamburëve të frenimit ka ndodhur për shkak të përdorimit të shpeshtë të frenave nga ana e drejtuesit të mjetit. Pëllumb Çela nuk ka udhëtuar me shpejtësi të ulët në kthesa, me qëllim që të ulte përdorimin e frenave, por ka ecur në rrugë me shpejtësi duke sjellë një përdorim tejmase të frenave, duke sjellë nxehjen e ferotave dhe tamburave. Në gjuhën teknike, në rast se ferotat nxehen ato dalin jashtë funskionit. Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje të rëndë prokuroria e Elbasanit ka bërë sekuestrimin e dokumentacionit në kompaninë "Llixha 2001" si dhe ka marë në pyetje administratorin dhe menaxherin e kësaj kompanie. Sipas burimeve, momentalisht po shihet nëse drejtuesit e kompanisë,kanë respektuar orarin që një drejtues mjeti duhet të udhëtojë gjatë ditës.

Në foto: Autobusi i rrëzuar në Himarë

Aksidenti në Himarë

Sulçe: Nuk ka elementë sigurie për autobuzët „„„

TIRANE

E

ksperti autoteknik Ar tur Sulçe ka bërë nja analizë të shkurtër mbi gjendjen e aksit rrugor Himarë-Sarandë. Gjatë komentit të tij, Sulçe ka pohuar se elementët e sigurisë rrugore të vendosur në këtë segment, ku ka ndodhur aksidenti, guardrail-it janë të tipit N2, të cilat përthithin një energji të barabartë 83 kiloxhaul dhe kjo është vetëm për autoveturat, dhe jo për mjetet e rënda me masë më të madhe se ajo e autoveturave të cilat kanë karakteristika të tjera konstruktive dhe bartëse. Amortizimi i mjetit për Artur Sulçen nuk ka ndikuar në numrin e madh të vdekjes së studentëve. -Zoti Sulçe si e vlerësoni sinjalistikën rrugore në aksin rrugor Himarë- Sarandë, në vendin ku dje kanë humbur jetën 13 persona nga rrëzimi i autobuzit? Në rast se do të shohim me kujdes projektimin po kështu dhe zbatimin e sinjalistikës së segmentit rrugor Sarandë- Vlorë konstatojmë se sinjalistika vertikale është e plotë dhe me

standarte, ndërsa sinjalistika horizontale ka disa të meta të vogla të cilat rezultojnë tek vija e mesit të ndarjeve të senseve të levizjes të automjeteve përgjatë këtij aksi rrugor. - A ka ndikuar, gjendja e amortizuar i autobuzit ku udhëtonin studentët në numrin e lartë të vdekjeve? Në lidhje me normën e amortizimit të mjetit dhe se sa ka ndikuar kjo në ardhjen e pasojave, konstatojmë se një mjet i cili disponon certifikatën e kontrollit teknik në përputhje me kërkesat tekniko- ligjore të cilat janë parashikuar në nenin 78 dhe 79 të Kodit Rrugor të pasqyruara këto dhe në rregulloren në zbatimit të Kodit Rrugor do të thotë se amortizimi i mjetit nuk ka ndikuar në ardhjen e pasojës dhe dëmtimeve të pasagjerëve. -A ka ndikuar shpejtësia e madhe për të bërë të mundur kalimin e murrit për të dalë nga rruga? Për të gjykuar mbi shpejtësinë e mjetit në këtë segment rrugor meqënse nuk kemi të dhëna të sakta nuk mund të shprehemi. Konsiderata ime në këtë drejtim


E mërkurë, 23 maj 2012

9

AKTUALITET

Berisha: Dy vajzat në gjendje të rëndë, kurim jashtë

D

y vajzat që ndodhen në gjendje kritike për jetën, Florije Peçi edhe Briselda Gubere, mund edhe të dërgohen jashtë vendit për kurim. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë ka nisur të kontaktojë klinika të huaja jashtë vendit dhe sapo kushtet e pacienteve ta bëjnë të mundur, ato do të dërgohen për kurim

në vende të ndryshme. "Ministri Vasili është në lidhje me klinika të huaja, momentin që ato të japin dritën jeshile se do t'i pranojnë do të bëhet dhe nisja e tyre. Shpreh bindjen se sot çdo shqiptar lutet për to, që ta kalojnë këtë gjendje shëndetësore sa më mirë", - ka deklaruar Berisha nga spitali ushtarak. Ndërsa mjeku Rasim Madani i Spitalit

Ushtarak në Tiranë njoftoi pak minuta më parë se aktualisht në këtë strukturë po trajtohen 14 studente, prej të cilave 9 janë në terapi intensive. Nga këto të fundit, sipas mjekut Madani, 3 janë në gjendje edhe më të rëndë dhe janë të intubuara. Bëhet fjalë për dy vajza që janë operuar dje dhe atë të operuar sot. Njëra është në gjendje kome.

Ish-dekania: U hoq ushqimi e transporti para 4 vitesh

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

D

eputetja socialiste Pauli na Hoxha(Kabashi) në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ka deklaruar se fondet për universitetet dhe konkretisht për ekspeditat mësimore të studentëve janë shkurtuar në mënyrë drastike. Ishdekania e fakultetit të HistoriFilologjisë në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër deri para pak muajsh, nuk ka munguar të shprehet se para katër vitesh financimi ishte akoma më i mirë, por pas kësaj kohe për shkak të shtrëngesave ekonomike, u hoq tërësisht ush-

Artur Sulçe

është hipotetike pasi preceptimi i shpejtësisë nuk është i njëjtë si nga një person i ndodhur në bordin e mjetit po ashtu dhe nga një person i ndodhur jashtë këtij mjeti. Pra duke u bazuar nga ligjet e fizikës gjykimi mbi shpejtësinë e autobuzit varet nga sistemi i referimit mbi të cilën vleresohet shpejtësia. Takografi i autobuzit do të jepte një të dhënë të saktë të shpejtësisë në momentin e përplasjes me murin mbajtës, dhe daljen nga rruga. -Si i vlerësoni elementët e sigurisë në këtë aks rrugor ku vetëm para dy ditësh humbën jetën 13 persona, mes tyre 11 studentë? Elementet e sigurisë rrugore të vendosur në këtë segment rrugor ku është vërtetuar aksidenti si është gardreili janë të tipit N2 të cilat përthithin një energji të barabartë 83 kiloxhaul dhe kjo është vetëm për autoveturat dhe jo për mjetet e rënda me masë më të madhe se ajo e au-

toveturave të cilat kanë karakteristika të tjera konstruktive dhe bartëse, po kështu kanë dhe emërtesë tjetër. Pra ngrihet nevoja e planifikimit të një përshtatjeje progresive të sigurisë, fytyra e përmirësimit të performancave globale dhe vazhdueshmërisë së një uniformiteti të standarteve të sigurisë, që duhet të lidhen me hierarkinë e rrugëve dhe me tipologjinë e entitetit të trafikut që ka. Problematikat relative për barrierat për "veprat e artit" në nivel janë shumë të veçanta, qoftë në aspektin e performancës së pritshme, qoftë rreth specifikave konstruktive dhe ndërveprimet dinamike me vetë veprën. Në anën tjetër duhet të konsderohet nevoja e lidhjeve solide i këtyre paisjeve në strukturën kryesore, në mënyrë që të transmetojë asaj veprimin e forcës prej përplasjes, në mënyrë të kontrolluar dhe pa i shkaktuar kushte kritike strukturore, duke ulur kështu deformimet karakteristike të barrierave. fe. ce.

Hoxha: Universitetet fondet të reduktuara “Nga një muaj, ekspeditat u bënë një javë” qimi për studentët në këto ekspedita, u hoq transporti, duke i orientuar universitetet drejt tenderimit të kompanive private të linjave të autobuzëve. Ndërkohë që ka rënë tërësisht financimi i fjetjes. Ajo sqaron se 800 lekë në natë është një shumë e papërfillshme për nivelin e tarifave të hoteleve në Shqipëri. Ajo tha se për vetë faktin se ekspeditat mësimore kanë qënë dikur një muaj pa shkëputje, ndërkohë që pasi ranë në 2 javë, aktualisht janë një javë, tregon qartë shkurtimin drastik që është bërë nga buxheti i shtetit, duke bërë që dhe kjo javë në dizpozicion të përballohej më shumicën e shpenzimeve nga vetë studentët, pavarësisht se ishin të detyrueshme për kredite. Ka pasur një fond financimi për këto ekspeditat nga ana e qeverisë në lidhje me ekspeditat e studentëve. Pse tani merren kompani autobusash për lëvizjen e tyre nëpër rrethe të vendit? Jo të gjithë studentët e degëve të ndryshme kanë financim për ekspeditat në funksion të procesit mësimor. Mund të them që Universiteti "Luigj Gurakuqi" në Shkodër dhe universiteti "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, pa llogaritur UT në kryeqytet kanë pasur ekspedita kryesisht degët histori, gjerografi, bilogji dhe kimi, por dhe gjuhë-letërsia sidomos para viteve '90. Dhe për pasojë kanë pasur dhe financime. Por ato janë pakësuar ndjeshëm, sidomos viteve të fundit, ku për shkak të mungesës së fondeve ka pasur reduktime në të gjithë elementët e domosdoshëm. Kanë pasur gjithnjë një automjet, për për shkak të amorizimeve, për shkak të mungesës së fondeve dhe pamundësisë për të blerë një të ri, tashmë universitetet nuk kanë mjet transporti për ekspeditat mësimore. Kur ka nisur pakësimi i financimeve për ekspeditat mësimore dhe më konkretisht transporti si ka qënë dhe si është bërë për studentët në rastet e këtyre ekspeditave të detyruara?

më 800 lekë nata, është bërë këto katër vitet e fundit, për shkak të vështirësive në buxhet.

Paulina Hoxha (Kabashi)

Deri në vitin 2000 ka pasur financim të kënaqshëm për ekspeditat mësimore. Më pas, kuptohet dhe me shtimin e numrit të studentëve financimi nuk u shtua, duke sjellë dhe rënien për çdo individ dhe për pasojë, doli i domosdoshme që në të tilla raste përmes tenderimit dhe asnjëherë me kontraktim të drejtëpërdrejtë, të merrej një firmë linjash autobuzësh. Kuptohet që do të fitonte firma që ofronte shërbimin me çmimin më të lirë por dhe më të sigurtë. Të paktën ne në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër kështu vepronim. Në aspektin kohor, si

pas në një javë. Që me shkurtimin e kohës së ekspeditës vihet re fare lehtë se buxheti për këtë qëllim është shkuartuar sidmos në katër vitet e fundit. Dhe imagjono se çfarë mund të bëjnë studentë dhe pedagogë për një javë në një ekspeditë mësimore, ku nuk del koha as për t'i eksploruar të gjitha vendet e përcaktuara në intenerar. Po vetëm transportin kanë pasur studentët si financim në këto ekspedita mësimore? Universiteti financonte ekspeditat mësimore të studentëve, por ky financim ka ardhur gjithnjë në ulje drastike duke u shuar

...ka rënë tërësisht financimi i fjetjes. Ajo sqaron se 800 lekë në natë është një shumë e papërfillshme për nivelin e tarifave të hoteleve në Shqipëri... ishte një ekspeditë dhe si financohet nga ana e Universiteteve në funksion të procesit mësimore? E ritheksoj dhe njëherë se fondet për ekspeditat mësimore nëpër universitet janë shkurtuar që nga viti 2000. Ato nuk janë të njejta dhe ndryshojnë për secilin universitet, por mund të them se ekspedita mësimore nga një muaj rresht që ka qënë, ka rënë në fillim në dy javë dhe më

fare. Mund të them që kanë pasur dietë për ushqim por dhe për fjetje në hotel. Ajo ra në mënyrë drastike, aq sa fjetja u bë 800 lekë nata dhe nuk besoj se ka hotel në Shqipëri më ketë çmim çka tregon se studentët përveç ushqimit kanë përballuar vetë dhe pjesën më të madhe të fjetjes. Ajo që mund të them është se heqja e ushqimit të financuar nga shteti për ekspeditat dhe ulja e tarifës së hotelit

Ju keni qënë dekane për 7 vite me radhë. Si i organizonit ekspeditat mësimore dhe kriteret që përdornit...? Unë kam qënë dekane e fakultetit Histori-Filologji në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër për shtatë vite me radhë dhe ekspedita zakonisht bënin degët e historisë dhe gjeografisë, si dhe të biologjisë, ndërsa të gjuhë-letërsisë bënin deri në vitin 1990, kryesisht për mbledhjen e fjalëve të rralla. Pas këtij viti nuk janë bërë në këtë degë, por mund të them se organizimi i universiteteve është i ndryshëm. Unë gjatë kohës që kam qënë dekane, por më parë dhe drejtore e departamentit, kam organizuar shumë ekspedita dhe mund të them se ka qënë një proces shumë i vështirë i cili duhej të organizohej me shumë shumë kujdes. Pasi bëhet fjalë për përgjegjësi të fortë sepse ke në kurriz jetën e të rinjve, që për vetë moshën janë më të shpenguar, sidomos në këto ekspedita dhe duhet shumë vëmendje. Çfarë kishin të veçantë këto ekspedita që organizohen në funksion të procesit mësimor, apo më saktë, ku duhej të bëhej kujdes? Është shumë e rëndësishme që të përcaktohet internerari i lëvizjes me automjete, i cili për asnjë arësye nuk duhet të ndryshohet, pavarësisht kërkesave dhe nevojës për të parë në një kohë sa më të shkurtër vajtjeardhje shumë vende. Por dhe shkurtimi drastik i këtyre fondeve, që ka sjellë shkurtimin e kohës së ekspeditës nga një muaj në një javë ka vënë gjithçka nën presion dhe lënë në dorë të bërjes së punëve me shpejtësi. Dhe duke qënë se koha është e shkurtër, programi i ngjeshur, tendenca është për t'i kapur të gjitha përmes shpejtësisë. Pikërisht këtu duhet pasur kujdes, pasi e ritheksoj, bëhet fjalë për jetë njerëzish, bëhet fjalë për të rinj dhe për përgjegjësinë që ke dhe si pedagog por dhe si njeri për ta.


10

E mërkurë, 23 maj 2012

AKTUALITET

Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse, mesazhe për viktimat

K

isha Katolike, në një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave të aksidentit tragjik, u shpreh dje se ka ndjekur më dhembje të madhe aksidentin e rëndë rrugor që ka përfshirë disa të rinj të cilët ishin në udhëtim për në Jug të Shqipërisë ku kanë mbetur të vdekur 13 persona dhe shumë të tjerë të plagosur me datë 21 maj 2012. "Kjo është një ngjarje shumë e rëndë e cila ka prekur shumë

familje dhe ka shkaktuar dhembje te ato. I gjithë opinioni publik shqiptar përjeton në këto caste një dhembje dhe solidaritet të madh për humbjen e jetëve”. -thuhet në mesazhin e ngushëllimit. Ngushëllime për viktimat bëri edhe Kisha Ortodokse në Shqipëri. "Në këtë çast tragjik për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tepër të rëndë në Himarë, i cili na ka tronditur thellë të gjithëve, në emër të

Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe lutemi që Perëndia të prehë shpirtrat e tyre dhe t'u japë forcë prindërve dhe të afërmve që të mund t'i kalojnë këto çaste kaq të vështira. Lutemi dhe jemi pranë edhe të plagosurve e familjeve të tyre dhe urojmë u shërim sa më të shpejtë"-thuhet në ngushëllimin e Anastasit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

HISTORIKU/ Bilanci i përgjakshëm në rrugët shqiptare

Autobuzët, 49 të vdekur në rrugë Rrugët e prishura dhe mungesa e sinjalistikës Lajmi

BILANCI I AKSIDENTIT

Aksidentet me autobuzë në rrugët e Shqipërisë kanë qenë të shpeshtë në rrugët e Shqipërisë. Prej vitit 2004 kur ndodhi aksidenti i parë i një autobuzi në Fushë-Arrëz që transportonte nxënës nga Kosova, kanë ndodhur edhe disa aksidente të tjerë me 49 të vdekur dhe qindra të plagosur

„„„

A

TIRANE

Identifikohen më në fund të gjithë emrat e viktimave në aksidentin e Himarës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit emrat e viktimave janë:

sidenti fatal që ndodhi në afërsi të fshatit Gjegjan, në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz shkaktoi 14 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Pas ekspertizës, policia tha se aksidenti erdhi për shkak të kushteve të vështira të motit. Kur nuk kishin kaluar ende dy muaj, një tjetër tragjedi e rëndë rrugore do të trondiste vendin. Në tetor të 2010-ës, autobusi i linjës Tiranë-Athinë, që transportonte rreth 50 pasagjerë, doli nga rruga në afërsi të

ksidenti i dy ditëve më parë është më i fundit që ka ndodhur në rrugët e Shqipërisë. Përgjatë dekadës së fundit, ka qenë të shpeshta aksidentet që kanë marrë me dhjetra jetë njerëzish, që udhëtonin me autobuzë dhe me pasojë qindra të plagosur dhe të gjymtuar. Në vitin 2004, një autobus që transportonte nxënës nga Kosova u përplas me një automjet tip Benz në afërsi të Fushë-Arrëzit duke përfunduar Në verën e vitit 2010 Shqipëria në humnerë. Bilanci ishte tragjik, u trondit sërish nga dy 14 nxënës të sh- aksidente të tjera tragjike, dhe kollës Abdyl Frashëri të Mali- përsëri mjetet e përfshira ishin shevës humbën autobuzë të transportit publik jetën, ndërsa 37 të tjerë mbeten të plagosur. Ky ishte aksidenti i parë rrugor me bi- Ballshit. Si pasojë e aksidenlanc tragjik viktimash në tit humbën jetën 9 qytetarë rrugët e Shqipërisë gjatë këtij dhe u plagosën mbi 40 të dhjetëvjecari dhe fatkeqësisht tjerë. Shkaku sipas ekspertjo i fundit. 6 vjet më vonë, në izës ishte se shoferi grek verën e vitit 2010 Shqipëria u humbi vëmendjen. Dy ditë trondit sërish nga dy aksi- më parë vendi u trondit nga dente të tjera tragjike, dhe një tjetër ngjarje me bilanc përsëri mjetet e përfshira tragjik. Aksidenti i ndodhur ishin autobuzë të transpor- në afërsi të Himarës, ku humtit publik. bën jetën 13 persona është i Në korrik të atij viti, një fundit në radhën e atyre me autobus që transportonte bilance tragjike, që në total pasagjerë në linjën Durrës- kanë shkaktuar vdekjen e 49 Pukë, doli nga rruga dhe personave dhe plagosjen e përfundoi në humnerë. Ak- qindra të tjerëve.

1. Denisa Guzi nga Gramshi 2. Ermira Mana nga Elbasani 3. Aurora Molla nga Pogradeci 4. Lindita Kabashi nga Elbasani 5. Joana Debinja nga Lushnja 6. Elsa Daka nga Elbasani 7. Juliana Tola nga Elbasani 8. Armand Halilaga nga Kavaja 9. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani 10. Fabiola Shehi nga Bërxull, Tiranë 11. Eriola Xhoi nga Elbasani vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët „ 12. Eranda Baloshi nga Elbasani „ 13. Dorina Stafa nga Kruja

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Në Spitalin Ushtarak Tiranë:

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

1. Kaltra Fatos Pollozhani,vjeç 21, Lushnjë 2. Alma Latif Deda, vjeç 28, Shtepjan, Elbasan 3. Eranda Naum Bato, vjeç 24, Pogradec 4. Antoneta Kadri Taçe, vjeç 20, Pishaj, Gramsh 5. Doriana Daut Kumria, vjeç 21, Elbasan 6. Anisa Lefter Çobaj, vjeç 21, Lushnjë 7. Shegushe Ismail Haka, vjeç 24, Lekaj, Kavajë 8. Elsa Hodo Shtylla, vjeç 23, Elbasan 9. Ifsjana Xhevair Karriqi, vjeç 21, Përrenjas 10. Mirsie Xhevat Biba, vjeç 21, Kavajë 11. Besjana Osman Dani, vjeç 21, Dushk Lushnjë 12. Eriselda Kadri Gubere, vjeç 21, Lushnjë 13. Florije Selman Peci, vjeç 21, Katjel, Rrajcë, Elbasan 14. Blerina Astrit Çeremi, vjeç 21, Elbasan 15. Griselda Mehmet Zeneli, vjeç 22, Bicakaj, Lushnjë

Në Spitalin e Vlorës

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „

1. Elidona Dod Gjinaj, vjeç 21, Mamurras, Laç 2. Enkela Musa Daja, vjeç 18, Elbasan 3. Ticiana Shyqëri Hysa, vjeç 21, Gjergjan, Elbasan 4. Juliana Vladimir Kuqi, vjeç 21, Komcisht, Lushnjë 5. Ergita Lambro Opingari, vjeç 21, Berat 6. Adjola Bektash Musaku, vjeç 23, Shegan, Fier 7. Liri Mahmud Hasa, vjeç 21, Kryevidh, Sterbeg, Kavajë 8. Besjana Bujar Xheneti, vjeç 21, Kavajë 9. Adisa Besnik Çela, vjeç 22, Elbasan 10. Anisa Xhemal Hysa, vjeç 22, Elbasan

Ka dalë nga spitali

„ Arta Rrahman Ballabani, vjeç 21, Durrës

KOMENT NGA

GENCI KOJDHELI

Hipokrizia e një dhurimi vijon nga faqja 1 ...Shqiptarët fatkeqësisht harrojnë se aksidenti i Himarës ishte një episod tepër i rëndë i një seriali që shfaqet 365 ditë të vitit në rrugët e Shqipërisë nga një pafundësi aksidentesh që rezultojnë në qindra viktima e mijëra të plagosur të cilët përballen me nevojën për gjak çdo ditë! Po ashtu, shumica e shqiptarëve duket se nuk e dinë, ose preferojnë të bëjnë sikur nuk dinë, se nuk ekziston një zëvendësues artificial për gjakun. Me mijëra pacientë kanë nevojë për gjak, përfshirë fëmijët talasemikë, fëmijët prematurë, pacientët që futen në operacione të gjithëfarllojshme, ata që trajtohen nga sëmundje të sistemit të qarkullimit e kardiovaskular, dhe lista vazhdon gjatë. Ndërkaq, është shkencërisht e provuar që për çdo 300 gramë gjak të dhuruar përfitojnë dy pacientë, që do të thotë se çdo herë që dhurojmë mund të kemi shpëtuar dy jetë njerëzish, dhe është vështirë të gjesh ndjesi më të mirë e më vetëpërmbushëse sesa shpëtimi i jetës së dikujt tjetër. Një i rritur i shëndetshëm mund të japë gjak shumë normalisht 3 ose 4 herë në vit (ndonëse do të mjaftonte të dhuronte edhe një herë në pesë vjetë për të mbuluar nevojat e vendit), dhe procesi i dhurimit është tërësisht i sigurtë nga ana shëndetësore, kjo për t’i hequr dyshimet e atyre që kanë frikë se mos marrin AIDS apo ndonjë sëmundje tjetër. Ndërkaq, përtej apatisë së shoqërisë, për këtë situatë të vazhdueshme emergjence nuk mbetet pa faj edhe qeveria, e cila, përtej detyrimit tek-tuk të administratës publike për të dhuruar, realisht mund të bëjë më shumë për të nxitur dhurimin vullnetar, përmes fushatave të sensibilizimit dhe informit në lidhje me procesin dhe përfitimet e dhurimit, krijimit dhe promovimit të fushatave edukuese në institucionet arsimore të të gjitha niveleve, shpërblimeve më të larta financiare për dhuruesit e gjakut, apo edhe subvencioneve për bizneset që nxisin punonjësit që të dhurojnë vullnetarisht. Tragjeditë si ajo e Himarës s’mund dhe s’duhet të jenë shtysa e vetme prej së cilës ne si shoqëri kujtohemi se sa e rëndësishme është të japim shumë pak nga vetja për të shpëtuar gjithçka të dikujt tjetër, pasi paparashikueshmëria e jetës është e tillë që një ditë mund të jemi ne ose dikush shumë i dashur për ne që përballet me nevojën urgjente për gjak dhe rrjedhimisht edhe me mungesën imediate të tij! Dhe kur banka e gjakut të jetë bosh dhe gjaku të mungojë, nuk ka për të pasur status Facebooku apo thirrje mediatike që të na shpëtojë! www.shqiptarja.com


E mërkurë, 23 maj 2012

11

AKTUALITET

Presidenti në Homazhe: Solidaritet i jashtëzakonshëm

P

residenti Bamir Topi udhëtoi mesditën e djeshme në Elbasan për të bërë homazhe në Universitet dhe për të shprehur nga afër ngushëllimet dhe solidaritetin njerëzor e institucional për studentet, të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të Qafës së Vishës në Himarë. "Natyrisht, jam shumë i

pikëlluar të marr pjesë në këtë ceremoni homazh për disa vajza, të cilat ikën në moshën e tyre më të mirë, falë edhe një fati tragjik. Unë dëshiroj nga zemra të jap ngushëllimet më të sinqerta për familjet, për familjarët në përgjithësi, por edhe për shoqet dhe shokët, të cilat kaluan vitet e rinisë në këtë shkollë! Padyshim, fjalët në të

tilla raste nuk dalin, sepse tek njeriu dominon dhimbja. Unë edhe njëherë dëshiroj që të përsëris urimin tim që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, por nga ana tjetër, në situata të tilla kaq të dhimbshme vëren edhe një virtyt të jashtëzakonshëm të popullit tonë, një solidaritet të paparë, gjë që shihet kudo", tha presidenti.

Rektorati ngre komisionin, por në holl vetëm fotografitë e viktimave

SALI BERISHA

Homazhet, familjet refuzojnë Universitetin

Portretet e viktimave nga Elbasani

Berisha e Topalli mesazhe për studentët e tjerë „„„

LAJME SHKURT

„ BE: Ngushëllime familjarëve

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me Shefat e Misioneve te Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshirojnë t'u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi dje në Himarë. Dëshirojmë t'u shprehim simpatinë tonë më të ndjerë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe t'iu urojmë të plagosurve shërim të plotë dhe të shpejtë", thuhet në njoftimin për shtyp lëshuar nga zyra e shtypit të delegacionit të BE.

„ Greqia ngushëllime për Shqipërinë

Greqia solidarizohet me Shqipërinë për aksidentin e rëndë. Kryeministri grek Panagiotis Pikrammenos i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit shqiptar ku shkruan: “U trishtova shumë kur u informova për aksidentin tragjik në zonën e Himarës, i cili pati si pasojë të humbasin jetën shumë të rinj. Në emër të Qeverisë Greke dhe në emrin tim personal, dëshëroj të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidatitet të plotë me të plagosurit” thuhet në telegram.

„ Gjyqtarët: Shprehim solidaritetin tonë

Gjykata e Lartë dhe trupa gjyqësore shprehin ngushëllimet për humbjen e jetëve në aksidentin e dy ditëve më parë. “Ky mesazh ngushëllimi, është gjithashtu një mbështetje shpirtërore edhe për studentet e plagosura dhe familjarët e tyre, të cilat ndodhen të shtruara për kurim nën kujdesin e specializuar të mjekëve. Sot, e gjithë Trupa Gjyqësore e Gjykatës së Lartë, ndodhet pranë familjeve të studenteve që humbën jetën tragjikisht, në një moshë fare të re. Ne shprehim edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional, duke ngushëlluar thellësisht zemrat tuaja të lënduara.

ELBASAN

F

amiljarët e vajzave që humbën jetën në aksi dentin tragjik të dy ditëve më parë kanë refuzuar dje kërkesën e rektoratit të Universitetit të Elbasanit për të sjellë arkivolet me viktimat pranë këtij universiteti për të bërë homazhet. Edhe pse rektori i Universitetit prof.dr.Liman Varoshi ngriti që në orët e para të mëngjezit të djeshëm komisionin e organizimit të homazheve mortore të sotme, familjarët nuk pranuan sjelljen e viktimave. Universiteti i Elbasanit i kërkoi vetëm disa orë, por në fund, zgjidhja u gjet duke vendosur në hollin e Universitetit të Elbasanit vetëm fotografitë e tyre të mbuluara me kurora me lule.

HOMAZHET

Prindër, familjarë, shoqe e shokë, miq e qytetarë të thjeshtë të qytetit të Elbasanit përcollën dje për në banesën e fundit të dashurit e tyre që u ndanë nga jeta në aksidentin tragjik të Himarës. Trupat e pajetë të studentëve mbërritën pranë familjeve të tyre në orët e para të mëngjesit të djeshëm, direkt nga morgu i spitalit të Vlorës, me agjenci funeralesh, të angazhuara nga pushteti vendor por edhe ai qendror. Komisioni vendosi që t'i organizojë homazhet në hollin e korpusit qendror të universitetit. Që herët në mëngjes studentët mbushën ambientet universitare duke pëshpëritur gjatë e duke diskutuar në heshtje me njëritjetrin. Momenti i vendosjes së fotografive të shoqeve studente ishte nga më mallëngjyesit gjatë ditës së djeshme. Të gjithë janë gjunjëzuar para hidhërimit të thellë që i ka përshkuar në atë moment. "Tani është momenti për të vështruar përpara, për ta kthyer dhimbjen në forcë" ishte mesazhi i dhënë nga rektori Liman Varoshi. Pjesëmarrja ishte shumë e

madhe, ceremonia mjaft dinjitoze. Homazhe kryen edhe pedagogët. Me studentët dhe pedagogët janë bashkuar qytetarët elbasanas, pushtetarë lokalë, deputetë, nxënës shkollash. Kryetari i PD Luçiano Boçi, prefekti Shefqet Deliallisi, kryetari i qarkut Eugen Isaj, deputetët të PD-së ngushëlluan familjet e viktimave. Edhe deputetët socialstë, i dërguari Ben Blushi, kryetari bashkisë Qazim Sejdini etj kanë qenë në familjet e të aksidentuarave. Në mesditë erdhën të kryejnë homazhe autoritetet më të larta të vendit. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli

Trupat e pajetë të studentëve mbërritën pranë familjeve të tyre në orët e para të mëngjesit të djeshëm, direkt nga morgu i spitalit të Vlorës, me agjenci funeralesh vendosi kurora e buqeta me lule për të gjitha vajzat. Pas shënimit në librin e përshtypjeve kryeparlamentarja me lot ndër sy përmendi emrat e vajzave. "Fotot, sytë e tyre flisnin për shpresë, por

Homazhet në universitetin e Elbasanit

endërra e tyre mbaroi dje. Dua ti shpreh dhimbjen e thellë nënave dhe prindërve. Kjo ishte një ditë e tmerrshme një ditë e mbushur plot dhimbje. Ngjarja ka shokuar gjithë shoqërinë shqiptare, por jo vetëm atë". Më pas mbërriti direkt e nga aeroporti kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja. "Ishte tragjedi e rëndë shumë, zi e madhe, e cila kur je jashtë të vjen 2 herë më rëndë. Ndaj u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, solidaritetin tim më njerëzor, të gjithë prindërve, familjarëve të studenteve që u ndanë dje nga jeta në një nga aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur në shumë e shumë vite" tha kryeministri duke iu referuar edhe vizitës së tij jashtë vendit. Më herët homazhe krye edhe ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri Eugen Wolfardh. Kryetari i LSI Ilir Meta, ministrat e kabinetit, mes të cilëve ministri i arsimit, kulturës, ministrja e integrimit, nënkryetari parlamentit Ardian Turku, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ambasadorë të vendeve mike në Shqipëri etj. Nga titullarët e lartë të PS, ishin të pranishëm Gramoz Ruçi, Valentina Leskaj, si dhe deputetë të tjerë.

7

vajzat nga Elbasani që humbën jetën në aksidentin tragjik kanë pasur rrethana të ndryshme në këtë stad të jetës. 22-vjeçarja Elsa Daka nga fshati Kuqan banonte me gjyshin dhe djalin pasi prindërit punonin si emigrantë në Greqi. Ishte e fejuar dhe me përfundimin e shkollës do të martohej. Humbja e së fejuarës e ka tronditur së tepërmi djalin që e ka përcjellë të dashurën për në banesën e fundit. Eranda Bardhoshi me banim në katund të Ri në periferi të Elbasanit. Solli një tragjedi të dytë shumë më të madhe në këtë familje pasi pak kohë më parë e njëjta familje kishte humbur djalin në një aksident automobilistik. Hidhërim i pa përshkruar në këtë familje. 27 vjeçarja Erjola Xhoi banonte në lagjen 28 nëntori dhe pas përfundimit të fakultetit ekonomik ishte në përfundim të fakultetit GjuhëLetërsi. Gëzonte respekt të madh në shoqërinë e saj dhe ishte një vajzë mjaft e talentuar. Denisa Guzi 21 vjeç me banim në Mashan të Gramshit ishte konviktore dhe vinte nga një familje e thjeshtë. I ati ka udhëtuar në drejtim të Himarës dhe e ka identifikuar vetë të bijën. Ermira Mana 22 vjeçe me banim në fshatin Shelcan të Elbasanit vinte ngë një familje e thjeshtë fshati që punonin për tësiguruar të ardhura minimale. Babai i saj ishte në emigracion kur mori lajmin e hidhur të humbjes së vajzës. Është kthyer në orën 03.00 të mëngjesit. Lindita Kabashi banonte në fshatin Shtërmen. Vinte nga një familje fshati e emancipuar e cila dëshironte që të arsimonte fëmijët sa më mirë. Sakrifikuan për t’i dhënë shkollën vajzës. Në të njëjtat kushte ishte edhe familja e Juliana Tolës 21 vjeçe me banim në fshatin Mirakë të Librazhdit. Pëllumb Çela 57 vjeç ishte baba i katër fëmijëve, 3 djem dhe një vajzë. Jetonte në lagjen 28 nëntori dhe punonte si shofer për të mbajtur fëmijët. Njeri më respekt të madh në lagje dhe ndër studentë. Me thjeshtësinë dhe mirësinë e tij kishte bërë që ta donin të gjit


12

E mërkurë, 23 maj 2012

AKTUALITET

E

dhe Kosova është bashkuar me zinë kombëtare të Shqipërisë pas aksidentit të pasdites së djeshme në Himarë ku gjetën vdekje 13 persona. Studentët e Universitetit të Prishtinës gjatë ditës u mblodhën para Teatrit Kombëtar për të bërë homazhe në kujtim të 13 fatkeqëve të tragjedisë së Qafës së Vishës.

Homazhet, Kosova mban zi për viktimat në Shqipëri

Tahir Bungu kreu i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik u shpreh se, “Ne si Këshill i Fakultetit Filozofik, në bashkëpunim me organizatën “Lista Studentore”, kemi organizuar në mënyrë simbolike ndezjen 13 qirinjve për 13 viktimat të cilat humbën jetën dje në Shqipëri. Nëpërmjet këtij aksioni ne

shprehim dhembjen me gjithë familjet e viktimave dhe me gjithë popullin shqiptar në këtë ditë zie e cila është shpallur në Shqipëri”. Duke ndezur qirinj në shkallët e Teatrit Kombëtar studentët kosovarë u lutën për bashkëmoshataret e tyre që trupi dhe shpirti t’u prehet në paqe.

REPOR TAZH REPORT AZH/ Himara një ditë pas tragjedisë

Banorët: Ja kurthi i Qafës së Vishës Momentet e para të ndihmës dhe viktimat Lajmi

Politikani

Banorët e Himarës, që nxituan dy ditë më parë të ndihmojnë të mbijetuarit në tragjedinë rrugore tregojnë se kjo pjesë e rrugës është vazhdimisht një kërcënëm për shoferët. Aty kanë ndodhur shumë aksidente, ku për fat të mirë ka patur më pak viktima se dy ditë më parë

Një vit më parë ish-deputeti i PS Petro Koçi, pak metra poshtë nga vendi aksidentit, shpëtoi për mrekulli pasi humbi kontrollin e makinës fuoristradë dhe vetëm barriera metalike e mbajti makinën mbi trase

e dallon midis fotografive të viktimave dhe atë të një vajze të trasportuar prej tij e që kish humbur jetën më pas në spital. Llazari që ofron sherbim karroatreci në Himarë thotë: “Ne përdorëm kompesatat e autobuzit për të shtrirë të plagosurit dhe i transportuam me makina drejt qëndres shëndetësore të Himarës. Sa herë që kaloj në atë pjesë rruge jam gjithnjë me marshin e dytë dhe falenderoj Zotin që e kalova”, thotë ai.

HIMARA ARBEN HASANAJ NGA

N

jë ditë pas tragjedisë Himara dhe fshatrat përreth nuk janë më njësoj. Fati i tmerrshëm i goditi sërish mu aty ku e ka zakon. Në një nga rrugët më të vështira të gjithë vendit, siç cilësohet nga shoferët në zanat Qafa e Vishës. Si për t’u çliruar nga një traumë bisedat vërtiten rreth njgjarjes. Autobuzi i bërë copash e që mori jetën e 11 vajzave studente dhe 2 meshkujve, njëri prej të cilëve ishte dhe shoferi, u sinjalizua fillimisht nga një nënë që banon aty afër. Ajo ishte e para që e pa teksa rrokullisej poshtë. Në të njëjtën kohë dhe një makinë e ushtrisë që po udhëtonte para autobuzit, kur nuk e dalloi më në pasqyrën që sheh pas, po ashtu dha alarmin. “I gjetëm gati të gjithë trupat në mes të autobuzit që gomat i kish sipër e tavanin poshtë”, thotë Llazari nga Himara. “Përveçse pjesës së pasme dhe asaj ku qëndron shoferi, që kishin rënë sipër dy gurëve të mëdhenj, në pjesën tjetër mund të ecje në këmbë shton ai”. Bashkë me disa banorë të tjerë ishte ndër të parët që ndihmoi të plagosurit. Ishtë një pamje

HIMARIOTËT: EDHE PETRO KOCI U RREZIKUA NJË VIT MË PARË

Dendi ku ndodhi aksidenti

llahtar. Njëri nga ne mbajti për gati dhjetë minuta një vajzë mbi shpatulla, pasi dora i ish bllokuar tek karriget e autobuzit ndërsa trupi i varej poshtë. Ndërkohë, ne nxorrëm jashtë trupat e të plagosurve të tjerë, që dukeshin si një pirg.

LLAZARI: VAJZA QË MBAJTA NË KURRIZ, VDIQ NË SPITAL

Shoferi i ambulancës në Himarë tregon për luftën me vdekjen që kryenin mjekët e ardhur dhe nga Vlora e Saranda. Sytë i mbushen me lot teksa sheh homazhet në televizor

Një vit më parë ish deputeti i partisë socialiste Petro Koçi, pak metra poshtë nga vendi aksidentit, shpëtoi për mrekulli pasi humbi kontrollin e makinës fuoristradë dhe vetëm barriera metalike e mbajti makinën mbi trase. Në vendin e ngjarjes dallohen vetëm shenjat e fërkimt të dy

Autobusi i aksidentuar

djegura duhet patjetër të ndalosh rreth 1 orë deri sa ato të ftohen dhe të jenë sërish funksionale. Gjatë ditës së djeshme policia teksa shënonte vëndin e ngjarjes për të kryer ekspertizën fotografonte dhe pjesën e betonit në brëndësi të rrugës. Aty ndodhej një shenjë e madhe fërkimi rreth 30 metra nga vendi ku autobuzi ra në greminë. Nuk dihet nëse është një prekje e pjesës anësore në “Ne përdorëm kompesatat e autofillim apo në fund të buzit për të shtrirë të plagosurit dhe autobuzit. Himara i transportuam me makina drejt është e shokuar ashtu si 20 e kusur qëndres shëndetësore të Himarës vjet më parë kur në rrugën e vjetër që mënyrë kostante. Si pasojë, kalonte nga Piluri jëtë të tjera ferrotat kur nxehen, pedali i studentësh u konsumuan në frenave është jashtë për- një tjetër tragjedi më autobus të rënë në greminë. Ajo ishte dorimit. e trefishtë, pasi dy helikopterë SEKRETI I të ardhur për të transportuar FERROTAVE TË të plagosurit rëndë, u përDJEGURA plasën njëri mbi malin MjerTeksa zbret këtë aks sa herë gullush mbi Vuno dhe tjetri që ndjen erën e ferrotave të mbi Llogara. gomave të para, të cilat ishin të prera totalishit nga e djathta, ndërsa gomat e prapme nuk kanë lënë shenja fare në asfalt. Në momentin fatal tregojnë në Himarë - ferrotat kanë qënë jashtë përdorimit, pasi që nga Llogaraja e deri në vëndngjarje 90 përqind e rrugës është në zbritje, cka do të thotë përdorim i frenave në

Shefi i Mjekësisë Ligjore

Autopsia, shoferi i autobusit vdiq nga politrauma S

hoferi i aksidentit tragjik të Hi marës, Pëllumb Çela, ka vdekur nga politrauma. Kjo është përgjigjja e parë që vjen nga autopsia që i është trupit të pajetë në Insitutin e Mjekësisë Ligjore. Shefi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj, në një prononcim për “Shqiptarja.com” u shpreh se “është kryer autopsia e parë për viktimën Pëllumb Çela ashtu edhe për 12 viktimat e tjera të këtij

Në foto: Shoferi i autobusit Pëllumb Çela

aksidenti”. Sipas Ymajt, nga autopsia e parë ka rezultuar se shoferi ka patur shumë dëmtime në kokë dhe në trup. Ndërsa përsa i përket probleme shëndetësore që mund të ketë patur shoferi para aksidentit, shefi i Mjekësisë Ligjore tha se “duhet një javë kohë për të parë nëse viktima ka patur probleme patologjike para aksidentit”. Ai shtoi se janë marrë analizat dhe përmes kontrasteve do

të zbulohen edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së shoferit të autobusit. Në media është aluduar se shoferi mund të ketë pësuar arrest kardiak para aksidentit, ç’ka ka çuar edhe në humbjen e drejtimit të mjetit. Gjithsesi raporti përfundimtar i Mjekësisë Ligjore do të japë përgjigjen e saktë mbi gjendjen e shoferit para aksidnetit fatal ku humbën jetën 13 persona.


E mërkurë, 23 maj 2012

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

13

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet

Irla Policani Elbasan North & South Kombi Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati

Berat Berat Elbasan Fier Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat

Së shpejti...

Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria

Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat

Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

NE MAQEDONI Multimedia Telenet Skupi Cable

TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419 Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

origjina e lajmit...

Lajmi në High Definition Jemi një grup mediatik i pavarur nga çdo parti në të cilin rregullat profesionale të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike

Maqedoni Maqedoni Maqedoni


14

E mërkurë, 23 maj 2012

POLITIKË

Çikago, Haxhinasto: NATO të mbështesë aspiratën e Kosovës

N

umri dy i qeverisë shqiptare, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në përbërje të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha në Samitin e NATO, i cili u mbajt në Çikago të SHBA. Në këtë Samit, u ritheksua edhe një herë angazhimi i Aleancës për politikën e dyerve të hapura, duke dhënë një mesazh

pozitiv dhe inkurajues për vendet që aspirojnë të bëhen anëtare me të drejta të plota në NATO. “Nuk duhet të lejojmë vakume sigurie në rajon. Në këtë aspekt, duhet që Aleanca të mbetet e angazhuar dhe e fokusuar në Kosovë. Kosova kërkon një marrëdhënie më të ngushtë me NATOn, ndërsa jemi të bindur se Aleanca duhet të avancojë më tej marrrëdhënien me

Kosovën. Ne jemi bindur se kjo gjë është në interes të stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, ka qënë deklarata e shefit të diplomacisë shqiptare. Njëherësh ai ka nënvizuar se marrëveshja e arritur për pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat rajonale, është një rrugë praktike për të mundësuar pjesëmarrjen e Kosovës te aktivitetet rajonale të drejtuara nga NATO.

PDK: Kodi, blofi me letra të hapura nxori Ramën blof Lajmi Kryetar demokristian Ndoka deklaroi se Berisha i ka votat për presidentin, pavarësisht se duhet një kryetar shteti konsensual. Ai tha se marrëveshja me Ramën ka qënë vetëm për përmirësimin e Kodit, ndërsa tani gjithësecili duhet të shohë punën e vet.

„„„

Presidenti, Ndoka: Berisha i ka votat Afrimi Për herë të parë tendenca e një afrimi mes PDK e PD është parë para disa muajsh, kur Ndoka tha se ka ftesë publike nga Berisha. Ndërsa disa ditë më parë kreu i qeverisë ka qënë në komunën e Shëngjinit ku ka hapur sezonin turistik, dhe ku kryetar komune është demokristiani Salvator Kaçaj.

JAKIN MARENA

K

ryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur se Berisha i ka votat për të zgjedhur presidentin dhe pa konsensusin e partive të opozitës. Duke këmbëngulur dhe njëherë në kundërshtinë e tij për ndryshimet kushtetuese të realizuara në prill të vitit 2008, kreu demokristian u shpreh se pavarësisht se Edi Rama nuk e meriton një president konsensual, vendit i duhet një kryetar shteti që të mos vijë nga njëra palë por të jetë simbol i unitetit të popullit. “Zgjedhja e Presidentit nuk e rrëzon Berishën, pasi ai ka të garantuara votat për për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Por problemi është se Berisha duhet të tregojë tolerancë dhe respekt për institucionet e pavarura që burojnë nga Presidenti. Prandaj kreu i shtetit duhet të jetë konsensual dhe të zgjidhet me konsensusin sa më të gjërë të mundshëm”, ka qënë deklarata e djeshme e kryetarit të PDK, Nard Ndoka për gazetën “Shqiptarja.com”. Kreu demokristian i është rikthyer dhe njëherë marrëdhënieve me liderin socialist Rama, duke e parë atë në këndvështrimin e zgjedhjes së kreut të shtetit, i cili sipas tij për hir të qytetarëve shqiptarë duhet të jetë konsensual. “Duhet të jetë një figurë konsesuale Presidenti i ri i Republikës, pavarësisht se PS nuk e meriton një president të tillë, sepse ndyshoi Kushtetutën për të pasur një kryetar shteti të zgjedhur nga një palë me 71 vota dhe të komandueshëm për shkak të kompetencave të pakta”, është shprehur Ndoka. I cili nuk munguar që të komentojnë dhe dështimin e reformës zgjedhore, dhe konkretisht në mospranimin e kërkesave të partive të vogla, që kërkojnë

Degë e re në Kamëz të Tiranës

„

“Marrëveshja me PS, për reformën zgjedhore”

TIRANE

Edi Rama dhe Nard Ndoka

korrektim kombëtar të sistemit rajonal për të barazuar votën me mandatet dhe për t’i dhënë votës së qytetarëve të njejtën vlerë në të gjithë vendin. Ndoka ka akuzuar dy partitë e mëdha politike, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste se janë në unison për moskorrektimin e sistemit. Ndërkohë që pas deklaratave të bashkryetarit socialist të Komisionit të Reformës

Zgjedhore dhe për kërkesat e partive të vogla do të diskutohet në një komision tjetër të posaçëm, kreu demokristian shprehet me rezerva për koalicionin me PS. “Dy partitë e mëdha, PD dhe PS e kanë vendosur që të mos ndërmarrin asnjë lëvizje në drejtim të futjes së propozimeve të partive të vogla për korrektimin e sistemit në Kod, por as dhe për ndarjen në zona më të vogla

elektorale, nga 12 që janë tani në 6 zona”, është shprehur Ndoka. Për të cilin kreu socialist Rama tentoi të luante bllofin për Kodin, pra ra vetë viktimë. “Kryetari i PS Edi Rama u përpoq të luajë bllofin me Kodin Zgjedhor. Por më duket se nuk e ka mësuar mirë Fatos Nano, pasi bllofi në poker bëhet me letra të mbyllura dhe jo të hapura. Dhe bllofi me letra të hapura e nxori bllof

LAJME SHKURT

Ramën në politikë”, tha Ndoka. Ai nuk ka munguar të flasë dhe për mundësinë e vijimit të koalicionit me PS. “Mendoj se gjithësecili duhet të jetë në punën e vet. Nuk përjashtohet mundësia e një koalicioni jashtë PS, ndërkohë që vijon procesi me LDK e Lesit për bashkimin në një parti demokristiane. Marrëveshja me PS ka qënë për ndryshimin e Kodit, pasi dhe angazhimi i Ramës në nëntor të vitit të kaluar ka qënë ndryshimi e përmirësimi e Kodit”, këmbëngul Ndoka, duke paralajmëruar një shkëputje nga koalicioni opozitar. Ndërsa takimin RamaMeta e ka cilësuar normal.

Partia Civile themelon degën e saj në Kamzë të Tiranës. Anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie janë takuar në një nga zyrat në qytetin e Kamzës, ku ngritën degën e radhës, me misionin për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këto momente krize politike dhe ekonomike, për një të ardhme më të sigurtë që shihet tek të rinjtë brenda dhe jashtë vendit. I pranishem në ketë bashkëthemelim, edhe kryetari i Partisë Civile, Dritan Broka, i cili shpjegoi qëllimin e themelimit të partisë dhe objektivat e saj.

Arvizun me FRD: Çfarë u bisedua

„

Ambasadori SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka nisur javën me disa takime intensive me politikanët shqiptarë. Ai është takuar me themeluesit e partisë FRD, deputetin Oketa dhe Biberaj. Takimi që ka zgjatur 40 minuta ka shërbyer për të njohur ambasadorin me synimet e kësaj force politike. Kjo ishte deklarata e ambasadorit Arvizu pas takimit. “Patëm një bashkëbisedim rreth partisë së re. Është një ide mbresëlënëse. Ne dëshirojmë t’u urojmë atyre më të mirën”, tha ambasadori. Ndërkohë, FRD thotë se gjatë takimit u bë një prezantim i objektivave kryesorë të FRD, frymës së re që kjo forcë synon të sjellë në skenën politike shqiptare.

Ambasadorja franceze

“Presidenti, simbol për bashkimin e kombit” „„„

TIRANE

A

mbasadorja franceze në Shqipëri, Christine Moro, ka folur nga qyteti i Korçës për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës dhe reformën zgjedhore në vend. Ambasadorja Moro është shprehur për një president konsensual, që të jetë simbol i unitetit të popullit. “Kreu i shtetit duhet të zgjidhet në harmoni të plotë, në mënyrë që ai të mishërojë bashkimin e kombit. Duhet ditur, se në rrethana të tilla, institucioni është më i rëndësishëm se sa njeriu. Personi vendoset në shërbim të institucionit”, ka qënë deklarata e djeshme e Ambasadores franceze, e cila ka folur gjithashtu dhe për reformën zgjedhore, që sipas saj

Christine Moro

duhet të përfundojë përpara se të fillojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. “24 Maji është afati i vendosur nga autoritetet e Bashkimit Europian për përfundimin e punimeve të Komisionit ad hock për përmirësimet në ligjin zgjedhor. Reforma zgjedhore nuk duhet të përfshihet në debatin për zgjedhjen e presidentit”, ka qënë deklarata e Moro-s. Ndërsa në lidhje me aplikimin e numërimit elektronik në zgjedhjet e viti 2013, ambasadorja franceze nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment, duke thënë se nuk i përket fushës së saj, pasi bëhet fjalë për elementë teknikë. “Është një çështje teknike, që ka argument pro dhe kundër. Nuk mund të them asgjë, nuk jam ek-

sperte në këtë fushë”, ka përfunduar ambasadorja Moro. Ambasadorja franceze Christine Moro ishte në Korçë ku mori pjesë në seminarin e organizuar në kuadër të javës akademike europiane. Ndërkohë që në të njejtën linjë me të si për zgjedhjen e presidenti konsensual për të pasuar Topin ashtu dhe për përfundimin brenda datës 24 maj të reformës zgjedhore kanë qënë dhe ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Shqipëri. Kështu, ambasadori i SHBA, Arvizu dhe ai i BE, Sequi, e me tonë të të ulta dhe ambasadori i OSBE Uollfarth, janë shprehur se duhet një kryetar shteti i konsultuar nga të gjitha palët. Pasi ka në dorë institucionet e pavarura.


E mërkurë, 23 maj 2012

15

POLITIKË

Inagurimi, sallë për gazetarët në Kuvendin e Shqipërisë

K

ryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përveç sallës komode për deputetët ka krijuar ambiente të përshtatshme edhe për gazetarët. Kryeparlamentarja Topalli, ambasdori i Bashkimit Europian si dhe zv.amasadorja gjermane do të inagurojnë sot paradite sallën ku zhvillohet komisioni i Ligjeve, i cili ka më shumë se dy muaj që është hapur për mbledhjet e komisionit, si

dhe sallën e medias, ambiente të krijuara vetëm për gazetarët. Ky ambijent do të jetë në shërbim të punës së gazetarëve. Kjo sallë është ndërtuar në katin e nëndheshëm të selisë së Kryesisë së Kuvendit, përballë zyrës së shtypit. Inagurimi do të bëhet në prezencë të medias, ku Topalli përveç se do të flasë për projektin dhe komoditetin e punës, do të bëjë të ditur se sa ka qenë fatura financiare e këtij

projekti. “Në orën 10 e 30 është planifikuar inaugurimi i sallës. Dhe ka një kërkesë që të gjtihë anëtarët e komisionit të jenë prezent”, informoi kreu i Ligjeve Ilir Rusmali i cili më herët njoftoi se mbledhja sot do të drejtohet nga nënkryetari Fatmir Xhafaj. “E konsultuam me OSBE-në çështjen dhe fakti që nesër në krye të punëve është nënkryetari i jep më shumë hijeshi ”, pohoi Rusmali.

Batuta në komision mes Islamit dhe Bejës për “Kristalin” Lajmi Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Fatos Beja ka kritikuar punën e komisionit të bërë në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare për ligjin e kufijve shtetëror. Sipas Bejës nuk mund të qëndroj nga teknike një nen, duke u shfuqizuar komplet ligji. Komisioni i Jashtëm i dha një zgjidhje tjetër, duke e rikthyer edhe njëherë tek komisioni i Sigurisë.

„„„

Ligji i kufijve, Beja kritikon Sigurinë

TIRANE

FERNADA CENKO

K

omisioni i Punëve të Jashtme ka diskutuar ditën e djeshme ligjin për kufijtë shtetëror. Propozimi i PS, i cili është marrë parasysh edhe nga ministria e Brendshme për një ndryshim në ligjin 2008 që rikthen kufijtë, është kritikuar nga ana teknike nga kryetari i komisionit të Jashtëm, Fatos Beja. Sipas tij, nuk mundet që një nen të qëndrojë, kur nuk qëndron ligji në fuqi. Ndaj në këtë kuadër ai propozoi që të shfuqizohen të gjitha nenet e ligjit të 2001, dhe të qëndroj në këtë ligj vetëm neni 3, i cili rikthen kufijtë e shfuqizuar në 2008. Me këtë propozim ishin dakord edhe anëtarët e Partisë Demokratike dhe anëtarët e Partisë Socialiste. Ky propozim do ti vihet në dispozicion komisionit të Sigurisë Kombëtare, i cili është edhe komisioni përgjegjës për këtë nismë ligjore. Në komision nuk munguan as batutat për universitetin “Kristal” nga deputeti Kastriot Islami. “Duhet të pyesni Universitetin Kristal për ta parë dhe në Komisonin e Ligjeve”, është shprehur Kastriot Islami.

DEBATE NË KOMISIONIN E JASHTËM

Minxhozi: Kufijtë nuk përcaktohen më si na do qejfi ne, por me marrëveshje. Në marrëveshjen me Greqinë, që u rrëzua nga gjykata vija kufitare bregdetare mbetet e paqartë, sepse ligji i vjetër i 2001 kishte emra të përcaktuar, ligji i sotëm nuk e ka të përcaktuar të plotë. Është rënë dakort që të riformulohet ai nenin i 2001 që përcakton se ku është kufiri. Beja: Kemi përdor një logjikë

„ Berisha në mbledhje qeverie, kujton viktimat

Beja: “Të shfuqizohen nenet, jo ligji” me Greqinë. Islami: A ka patur ndonjë ndryshim në mardhëniet me Greqinë pas këtij ligji? Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë informacion, sespe ligji është në fazën e diskutimit dhe nuk është miratuar. Përderisa ligji ende nuk është shpallur dhe nuk është bërë publik. Islami: Nuk thash që të bëjmë një ligj që të kënaqet

Komisioni i Jashtëm

në 2008 që ligji i 2001, duhet amenduar dhe në këtë rast amendimi do të thotë të shfuqizohet. Tani vijmë në 2012 dhe themi që meqenëse në këto marrvëshje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese bëmë një marrëveshje atëherë le t‘i kthemi dhe një herë këtij neni dhe ta riformulojmë. Kur të negociohet prapë marrvëshja, ky nen prapë do kishte atë fat që kishte dhe në 2008 apo ky

nen është i dobishëm? Ligji paracaktonte dhe kufijtë në 2001. Ky ligj ka gjithsej shtatë nene. Ligji i 2008 është një ligj i plotë që ka gjithsej 56 nene. Në të tëra këto nene mbulohet... Minxhozi: Duhet një traktat dy palësh mes dy vendeve? Kjo nuk e ndryshon atë thelbin e zgjidhjes së problemit. Beja: Cilin problem? Minxhozi: Po flasim për kufij

LAJME SHKURT

është bërë një amendament i propozuar pë të bërë një ndërhyrje te neni 53 që të ndryshohet shprehja e shfuqizimit të ligjit bazë, për të cilin kemi folur deri më tani. Formulimi i amendamentit: Neni 1 dhe neni 53 ndryshohet si më poshtë: Neni 53 shfuqizim ligji 87 71, datë 19.04. 2001 për kufijët shtetëror të Republikës së Shqipërisë përveç nenit 3 të tij. Islami: Me konsensus? Beja: Po me konsensus. Unë e gjykoj që formulimi nga pikëpamja Nëse dikush propozon të teknike nuk është në rregull. shfuqizojë një ligj, si mund të Islami: Kjo është mbetet në fuqi një nen i tij? shumë e rëndë për komisionin. Beja: Secili ka të pala tjetër. Duhet të kuptojmë drejtë të propozojë. Më thuaji që në ratin kur keni patur një t‘i zoti Islami nëse dikush promarrëveshje, e cila shkoi në pozon të shfuqizojë një ligj, si Gjykatën Kushtetuese dhe mund të mbetet në fuqi një pala greke po e pranon këtë ve- nen i tij? Më thua dot? Në proprim që na duket normale nga pozimin tonë unë shikojë që ana jonë. në shfuqizimin e këtij ligji të Beja: Unë kam marrë shprehet: “Nenet 1 2, 4 dhe 5 amendamentin dhe mbi bazën të ligjit 2001 për kufijtë e tjerë”. e këtij që ka kaluar në komi- Jeni dakort për ligjin? sonine Ligjeve dhe të Sigurisë Islami: Duhet të pyesni Unikanë qenë dakord me mira- versitetin Kristal për ta parë dhe timin e këtij ndryshimi dhe në Komisonin e Ligjeve.

Kryeministri Berisha do të zhvillojë sot rreth orës 11:00 mbledhjen e qeverisë, ku pritet që kryefjala të jetë tragjedia e 21 Majit e shënuar në aksin Himarë- Sarandë. Kryeministri ka qëndruar vetëm një ditë në samitin e Çikagos për të marrë pjesë në homazhin e 11 studenteve të organizuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Kryeministri Berisha i shoqërsuar edhe nga ministri i Brojtjes Arben Imami janë nisur ditën e djeshme drejt Tiranës, ku më pas do të vijonin në qytetin e Elbasanit.

„ Anulohet komisioni i Integrimit

Komisioni parlamentar i Integrimit është shtyrë ditën e djeshme për tu zhvilluar ditën e sotme. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani është thirrur nga komisioni për të dhënë llogari mbi rekomandimet e dhëna nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat. Pas seancës dëgjimore me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, Nishani është ministri i radhës për të dhënë llogari mbi përmushjen e detyrave të dhëna. Mbrojtja e zonave kufitare, kultivimi i lëndëve narkotike, rendi në kryeqytet, si dhe vrasjet e bujshme do të jenë pyetjet e Partisë Socialiste që do të marrin përgjigje nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani.

Apel për reformën

Tavo: Mendoni për statusin, jo për vete „„„

TIRANE

N

dërkohë që po skadon afati i ven dosur nga komuniteti europian për përfundimin e Reformës Zgjedhore, anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë komision, Vangjel Tavo i ka drejtuar apel partive politike. Sipas tij, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duhet të merren seriozisht me reformën, pasi ajo është përcaktuese edhe për marrjen e statusit në Bashkimin Europian. Edhe pse nuk kërkon ta pranojë moralisht se ka dështuar Reforma Zgjedhore, Vangjel Tavo i LSI, kërkon ndërgjegjësimin e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. “Duket sikur ka dështuar, por unë nuk dua ta besoj. I

Deputeti i LSI Vangjel Tavo

kërkoj dy forcave politike, partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që të bëhen të përgjegjshëm, duke lënë mënjanë retorikën dhe duke u marrë me Reformën Zgjedhore”, është shprehur Vangjel Tavo, gjatë një prononcimi për gazetën “Shqiptarja.com”. Më tej deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar që të dyja palët të reagojnë në interes të qytetarëve dhe jo në interesin e tyre politik. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle, në ditë kur do të përfundonte afati ligjor i komisionit të Reformës Zgjedhore, ju ka kërkuar partive që brenda datës 24 maj të gjendet konsensusi për dy pikat më strategjike të zgjedhjeve, ndryshimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe

procedurat për ankimimin e parregullsive. Këtë kohë ‘të servirur’ nga faktori ndërkombëtar nuk e kanë marrë fare në konsideratë anëtarët e këtij komisioni. Dy ditë më herët, bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri ka pohuar për gazetën “Shqiptarja.com” se nuk ka më komunikim nga Partia Demokratike për çështjet e ngelura pezull. Produkti i Reformës Zgjedhore është konideruar ‘nul’ deri tani edhe nga vetë anëtarët, pasi formatimi i KQZ dhe materialet zgjedhore, kanë qenë dy objektivat kryesore që Partia Socialiste kërkoi që të ngrinte një komision të tillë. Kodi Zgjedhor është ndryshuar në vitin 2008 me përlqimin e të dyja forcave politike.


16

E mërkurë, 23 maj 2012

EKONOMI

Ambasadori Italian, takim me drejtues të biznesit

A

mbasadori Italian në Tiranë, Massimo Gaiani, ka pohuar në një takim me presidentin e BiznesAlbania, Luan Bregasi, se, duke qënë në profesionin e ekonomistit, kishte parë me vemendje interesin në rritje të investitorëve italianë për Shqipërinë. “Janë 20 deri në 30 mijë sipërmarrje shqiptarësh në Itali që po rikthehen në vendin tuaj dhe ata janë një

pasuri e madhe, sikundër janë më shumë se 150 studentët italianë në Universitetin ‘Zonja e Këshillit të Mirë’, të cilët përbëjnë një mundësi të mirë për të rritur imazhin e Shqipërisë në Itali, për ta njohur më mirë Shqipërinë aty” - tha ambasadori. Ai ka shtuar se “në vendim tim tani Shqipëria po shihet si Kina e afërt, për shkak të lehtësive që ofron për

investitorët italianë, pozitën gjeografike, krahun e lirë të punës, gjuhën e komunikimit etj. Bregasi dhe ambasadori Massimo Gaiani ranë dakort për një axhendë të përbashkët në të ardhmen, për një bashkëpunim të plotë e të gjithanshëm mes organizatave homologe të sipërmarrjes, mes subjekteve të të dy vendeve mike.

Në katër vjet, pakësohen 60% shpenzimet kapitale

Buxheti, qeveria ul 30% investimet Rriten 60 për qind shpenzimet operative Lajmi Në katër vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare, shpenzimet buxhetore për investime janë ulur gati përgjysëm, ndërkohë që, në kundërshtim me të gjitha sugjerimet e ndërkombëtarëve, rriten po kaq ato për paga e mirëmbajtje

„„„

TIRANE

GENC KONDI

S

hifrat e realizimit të treguesve kryesorë të buxhetit të shtetit për katër muajt e parë të këtij viti flasin për një rënie jashtëzakonisht të lartë të investimeve. Sipas vetë shifrave të ministrisë së Financave, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, rezulton se shifra e shpenzimeve kapitale është 30 për qind më e ulët. Niveli aktual është sa 56 për qind e atyre të realizuara në vitin 2009, që ishte edhe vit elektoral, por edhe karakterizohej nga marrja masive e borxheve. Treguesit fiskalë të publikuar nga ministria e Financave flasin për një rritje minimale të të ardhurave në buxhetin e shtetit gjatë prillit të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të shkuar, në masën 2.5 për qind ose rreth 2.6 miliardë lekë. Përballë kësaj situate, ekzekutivi ka parë zgjidhje të vetme reduktimin e shpenzimeve kapitale për të mbajtur nën kontroll deficitin. Të ardhurat si katërmujor rezultojnë të jenë rritur këto vite me ritme tepër të ulta, po të krahasohen me deklaratat e fryra qeveritare për rritje të ndjeshme ekonomike. Tatimfitimi këtë vit është sa 94 për qind e sasisë së realizuar në vitin 2009, ndërkohë që TVSH-ja rezulton me një

DISA TREGUES KRYESORË TË BUXHETIT TË SHTETIT PËR PERIUDHËN 4-MUJORE TË KRAHASUARA NË VITE (NË MLN LEKË) 2009

2010

2011

2012

Shpenzimet Shpenzime për paga Shpenzime për interesa Shpenzime kapitale Shpenzime operative

2012/2009

16,005 10,708 31,477 7,982

18,367 10,364 19,992 8,444

18,791 11,395 24,785 10,199

19,320 11,483 17,657 12,901

121% 107% 56% 62%

Të ardhurat Të ardhura tatimore TVSH Akcizë Tatim të ardhurash personale Tatim fitimi

88,715 33,352 9,194 8,586 6,720

89,993 34,990 10,438 8,246 6,348

94,621 34,860 10,321 8,989 7,707

97,509 35,372 10,363 8,982 6,348

110% 106% 113% 105% 94%

ministratës rriten nga qeveria 21 për qind dhe shpenzimet operative, madje, 62 për qind, me një ritëm dhjetra herë më të shpejtë se investimet apo të ardhurat. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që është edhe tregues i rëndësishëm i konsumit në vend, shënoi një rritje vetëm

Ndërtim, ulet me 20% tatimi mbi fitimin

S

Burimi: Ministria e Financave rritje 6% në katër vjet, pra me një mesatare prej 1.5 për qindësh në vit. Në përgjithësi, të ardhurat tatimore rezultojnë të jenë rritur me ritëm vjetor 2%. Tatimi mbi të ardhurat personale, në katër vjet ka rritje vetëm 5%. Por, edhe në këto kushte, shpenzimet për paga të ad-

BIZNESI

1.4% në periudhën janar-prill. Ndërsa të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin rezultuan në rënie edhe për katërmujorin, me 18% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011.. Të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale kanë qënë në nivel pothuajse të njëjtë me një vit më parë.

ektori i ndërtimit ka ulur ndjeshëm fitimet, si pasojë e krizës së thellë që ka mbërthyer sektorin prej më se tre vitesh. Të dhënat e bëra publike nga ministria e Financave konfirmojnë një rënie prej 20 përqindësh në të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në ndërtim gjatë vitit 2011, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, ky sektor ka regjistruar edhe një ulje të numrit të kompanive që kanë derdhur tatim fitimi, me rreth 3% më pak se në 2011, duke konfirmuar kështu deklaratat nga Shoqata e Ndërtuesve, sipas së cilës shumë kompani janë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe janë në prag të shpalljes së falimentit. Me rënie të fitimeve rezulton edhe sektori i transporteve.

SHBA-BE

Obama, “leksione” Evropës për krizën „„„

P

ÇIKAGO

residenti amerikan Obama, si rrallë herë, ka kritikuar vendet evropiane se pse nuk kanë arritur ta zgjidhin krizën. Gjatë konferencës për shtyp, në përfundim të takimit të NATO-s në Çikago, toni i tij ishte i ndryshëm nga gjuha e sjellshme dhe e butë e G8-ës në Kemp Dejvid, ku Obama mori premtimin nga vendet e mëdha evropiane – përfshi Gjermaninë – për një lehtësim të masave të rrepta ekonomike në favor të rritjes ekonomike. “Evropa duhet të zgjidhë problemet e saj menjëherë”, tha ai me ton të vendosur, duke nënvizuar sa të rëndësishme janë “politikat që lejojnë ata që kanë bërë sakrifica të mëdha

në konsolidim, si Italia dhe Spanja, që të kthehen në rrugën e rritjes”. Pra, nuk ka kohë për të humbur. Sepse në rrezik nuk është vetëm “kontinenti i vjetër” – theksoi Obama – por e tërë ekonomia botërore. “Ajo që ndodh në Greqi, ka një impakt edhe në SHBA”, tha presidenti i SHBA. Për Shtëpinë e Bardhë tashmë është bërë e papranueshme që evropianët të mos arrijnë të dalin nga tuneli, sidomos për shkak të qendrimeve të tyre të ndryshme ndaj rrugëve për zgjidhjen e krizës. Duket gati e pakuptueshme që “sensi i urgjencës në Eurozonë – tha Obama – të jetë më i madh në krahasim me dy vjet e gjysmë më parë”, pavarësisht nga të gjitha masat e marra për

të kufizuar përhapjen e krizës. Bindja është se receta ka qenë e gabuar. Dhe këtë herë presidenti amerikan shkon më tutje se sa “qortimi” i zakonshëm dhe gati dikton axhendën e vendeve evropiane. Duke ofruar jo vetëm një mbështetje politike, por edhe – nëse është e nevojshme – teknike, një konsulencë, për të ndihmuar BE-në që të dallojë dhe të aktivizojë masat e duhura. Ndoshta duke marrë pjesë në disa takime të ardhshme evropiane. Një gjë kjo, krejtësisht e re. “Është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të pranojë që projekti evropian shkon përtej monedhës dhe nevojitet një koordinim më i madh mes vendeve”, tha Obama.


E mërkurë, 23 maj 2012

17

EKONOMI

Euro, afrohet sërish pranë kuotës së 140 lekëve në treg

E

uro po rifiton pozitat në tregun shqiptar të këmbimeve valutore, duke ecur sërish drejt nivelit të 140 lekëve. Pas zhvlerësimit të javës së kaluar, monedha evropiane duket se po e rimerr veten me shpejtësi, duke iu përafruar kuotave të dy javëve më parë. 1 euro është këmbyer dje me 139.27 lekë, 0.18 lekë më shumë se një ditë më parë. Megjithëse monedha

evropiane ka pësuar stabilizim edhe në bursat ndërkombëtare, ritmi i rritjes së vlerës së saj në Shqipëri ka qenë më i madh. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dollarin, i cili gjithashtu është forcuar kundrejt lekut. 1 dollar është këmbyer të martën me 109.04 lekë, 0.11 lekë më shumë se një ditë më parë. Ekspertët e këmbimit valutor mendojnë se shkak i dobësimit të

lekut është mungesa e valutës në treg, ku ka kërkesë për euro apo dollarë, por oferta nuk është e mjaftueshme. Arsyet për këtë mungesë mund të jenë disa, që nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e lekut, duke blerë valutë, apo edhe një tendencë e individëve apo bizneseve që kursimet e tyre në lekë t’i kthejnë në valutë.

Çdo subjekt duhet t’i derdhë te Financat

„„„

Gara: 3 mln euro garanci për lotarinë

TIRANE

GENC KONDI

Ç

KRIZA

OECD, thirrje për eurobono

O

rganizata për Bash këpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) është bashkuar me zyrtarët e Francës dhe BE-së në thirrjen për një lëvizje në drejtim të eurobonove me garanci të përbashkët, duke e cilësuar si të rrezikuar ekonominë globale. Në vrojtimin ekonomik dyvjeçar, organizata ndërkombëtare me bazë në Paris paralajmëron një rreth vicioz në eurozonë, “që përfshin borxhet kombëtare të larta dhe në rritje, sistemet e dobëta bankare, konsolidimin e tepërt fiskal dhe rritje me ritme të ulëta”. Vrojtimi thoshte se “ekonomia globale, edhe një herë, po përpiqet t’i rikthehet rritjes” me SHBA-të, Japoninë dhe ekonomitë e reja që po tregojnë rikuperim të qëndrueshëm, por progresi kërcënohet nga kriza e re në eurozonë. OECD parashikon një tkurrje 0.1% në eurozonë këtë vit, krahasuar me rritjen ekonomike në masën 2.4% në SHBA dhe 2% në Japoni.

do subjekti, që synon të aplikojë për të fituar li censën e vetme të lotarisë kombëtare në Republikën e Shqipërisë, qeveria i kërkon të derdhë, vetëm për të patur të drejtën e pjesëmarrjes në garë, një shumë kolosale prej 3 milionë eurosh. Ky kusht përmbahet në shpalljen, e bërë nga ministria e Financave së fundi, ku specifikon rregullat e “lojës” për tenderin ndërkombëtar për këtë lotari. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 20 qershor 2012, ora 11.00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen dhe do t’u kthehen të pahapura aplikuesve. Një kosto të kripur do të ketë edhe vetë dokumentacioni “Kërkesë për aplikim”, për të cilin duhet të paguhen 10 milionë lekë të vjetra, të pakthyeshme.

Afati, deri më 20 qershor 2012 Kompania Aplikanti duhet të jetë i organizuar në formë shoqërie aksionare apo bashkim shoqërish, me kapital jo më të vogël se 1.2 miliardë lekë, nuk duhet të jetë në falimentim, të ketë përvojë jo me pak se tre vjet në këtë fushë

KËRKESAT

Kërkesat e shpallura me Vendim të Këshillit të Ministrave për operatorët që do të marrin pjesë në garë, përfshijnë kriterin KK5 (Net Asset Value), me shifrën 50 milionë euro asete, që, sipas specialistëve të Financave publike, është qesharak për kompani që operojnë në fushën e lotarive kombëtare, asetet e të cilave llogariten në disa miliarda euro. Po kështu, pagesa e licensës vetëm me 500 milionë lekë është shumë e vogël, duke qenë se fjala është këtu

për një lotari kombëtare në regjim monopoli. Me një kalkulim të shpejtë, duke pasur parasysh sa janë rritur këto lojëra si xhiro vitet e fundit nëpër botë, 5 milionë dollarë janë fare pak. Kompania

fituese mund t’i shlyente brenda një viti të vetëm këto që i kërkon shteti shqiptar. Kompania italiana Lottomatica, psh e cila operon në fushën e lotarive kombëtare në vendin fqinjë, ka asete me

vlerë totale prej afro 8 miliardë eurosh dhe të ardhura të deklaruara në vlerën 2.3 miliardë euro gjatë vitit 2010. Mund të mendohet se në botë ka edhe kompani të tjera edhe më të fuqishme financiarisht, si në SHBA apo gjetkë, kështu që, në rast se qeveria do të dëshironte të ftonte në garë firma tepër serioze, ajo duhej të kishte vendosur kritere shumë më të larta se këto, që ka vendosur për pjesëmarrësit në tenderin e garës për licensën e lotarisë.

Banka Botërore

“Interneti s’zhduk korrupsionin” „„„

TIRANE

G

jatë vitit 2012, Shqipëria do të zgjerojë më tej sistemin e prokurimeve elektronike edhe tek koncesionet, ankandet dhe blerjet në shuma më të vogla se 3 mijë euro. Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, tha gjatë një konference rajonale të organizuar nga Banka Botërore dje në Tiranë, se prokurimi elektronik ka dhënë rezultate të kënaqshme në kursimin e fondeve publike dhe në rritjen e pjesëmarrjes në trendera. Ndërkohë, nga ana e saj, përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Ksenya Lvovsky, vlerësoi hapat e bëra në përmirësimin e sistemit të prokurimeve, por theksoi se elektronika nuk mund t’i

zgjidhë e vetme problemet, pa një vullnet për të rritur eficiencën dhe ulur korrupsionin.

Banka Botërore vëren se prokurimi elektronik, pavarësisht se është një hap pozitiv, nuk e ka shmangur korrupsionin në tendera dhe në përgjithësi në prokurimin public në Shqipëri. Shpesh, sikurse e ka vënë në dukje një gjë të tillë edhe media, tenderët që organizohen nga i njëjti autoritet kontraktor, që mund të jetë institucion qendror, bashki apo komunë, fitohen nga e njëjta kompani private, e cila privilegjohet dukshëm. Në shumë raste, rezultatet e tenderëve paracaktohen dhe ofertat më të ulëta skualifikohen, me pretekstin se janë “tepër të ulëta”. Korrupsioni në vend, në fakt, ka rritur shifrat, në vend që t’i ulë dhe Shqipëria ka bërë hapa prapa në vlerësimin nga ndërkombëtarët në këtë drejtim.

LAJME SHKURT

„ FMN shqyrton të gjitha alternativat për Greqinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të marrë në konsideratë dhe të shqyrtojë imtësisht të gjitha alternativat e mundshme lidhur me situatën e Greqisë, deklaroi dje drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, gjatë një konference për shtyp. Sipas Lagarde, zona euro aktualisht “ndodhet në një pikë tepër kritike lidhur me zhvillimet në brendësi të saj dhe idealja për zgjidhjen e situatës do të ishte që autoritetet e Athinës të mbështesnin dhe të vazhdonin zbatimin e programit të shpëtimit ekonomik, për të cilin është rënë dakord me FMN-në, BE-në dhe Bankën Qendrore Evropiane”.

„ Deutsche Bank: Të krijohet valuta “Geuro”

Vendosja në qarkullim në Greqi e një monedhe paralele me euron do ta ndihmonte vendin të mbetej në zonën e euros dhe të përmbushte detyrimet e veta ndaj kreditorëve, sipas “Die Post Reinische”, që u referohet rezultateve të studimeve të ekonomistëve të “Deutsche Bank”. Monedha e re, e cila propozohet të quhet „Geuro”, do të ishte shumë e zhvleftësuar kundrejt euros dhe qeveria e vendit do të kishte mundësi të forconte kursin e saj me ndihmën e reformave strukturore dhe politikë të rreptë buxhetoro-tatimore, të cilat në të ardhmen do të bënin që Greqia të rikthehet te monedha e përbashkët evropiane. Në të njëjtën kohë, në “Deutsche Bank” e quajnë pak të besueshëm refuzimin e plotë të përdorimit të euros nga vendi, meqenëse shumica e popullsisë greke dëshiron të ruajë monedhën e përbashkët.

„ KESH: Përmirësohet situata hidroenergjetike

Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës kuota e ujit ndodhet në 295.35 metra mbi nivelin e detit, njoftojnë burime nga KESH. Sipas tyre, prurjet mesatare janë në nivel rreth 300 metër kub në sekondë. Kurse niveli në liqenin e Komanit arrin në 171.8 metra dhe prurjet anësore janë 110 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës arrin në 73.9 metra dhe prurjet anësore janë 80 metër kub në sekondë.


18

E mërkurë, 23 maj 2012

AKTUALITET KORÇË, PEZULLOHET DREJTORI

KAPET HAJDUTI I LOKALEVE

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës në Korcë, Ilir Frashëri. Vendimi për pezullimin e tij u mor dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për shkak se prej 5 ditësh një i dënuar i cili kishte marrë leje për disa orë për arsye familjare nuk është kthyer më në qelitë e burgut. Marsel Froso për arsye familjare kishte kërkuar leje pranë autoriteteve të burgut të Drenovës.

Një 30-vjeçar nga Kruja u vu në prangat e policisë i akuzuar për vjedhjen e banesave dhe lokaleve. Burime zyrtare nga policia thanë se i ndaluari është Shkëlzen Haxhia nga Fushë Kruja. 30-vjeçari i ndaluar është kapur ne flagrancë gjatë natës nga policia duke vjedhur artikuj të ndryshëm në një dyqan në pronësi të shtetasit L.B.

Shqiptarët trafikuan kokainë dhe herionë nga Franca dhe Holanda

Itali, kapet banda e drogës Droga vinte tek shqiptari B.L edhe ky aktualisht në burg, i cili banote në San Severo. Në trafikun e drogës B. L kishte rolin e magazinierit. Ndalohet edhe një shqiptar tjetër „„„

TIRANE

P

olicia italiane ka ndërmarre dje në mëngjes një operacion për ekzekutimin e 13 urdhër-arresteve ndaj një bande shqiptaro- italiane e cila akuzohet për trafik të ndërkombëtar të drogës. Gjykata e Firences me urdhdër të prokurorisë së antimafias firmosi urdhër-arrestet për 12 shqiptarë dhe një italian ( B.A 32 vjeç me banim në Foggia). Sipas autoriteteve italiane kjo organizatë e trafikut ndërkombëtar të drogës ka arritur të trafikojë nga Franca dhe Holanda një sasi prej 15 kg kokainë dhe 4 kg heroinë. Ndaj 4 shqiptarëve, me banim në Francë ka pasur urdhër-arrest nga Interpoli. Për dy të tjerë të cilët ndodhen të arrestuar në burgun e Firences dhe të Pratos, për krime të tjera, janë

Lushnjë

Pranga dy vëllezërve sekuestrohen 3 kg heroinë S

ekuestrohen 3 kg heroinë në Lushnjë, ndërsa janë vënë në pranga dy poseduesit e lëndës narkotike. Policia në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative ka mbajtur nën mbikqyrje përreth dy javë dy vëllezërit Qamil dhe Genci Shurdhi përkatësisht 47 dhe 37 vjeç. Gjatë ditës së djeshme ka kryer dhe operacionin për ndalimin e tyre në banesën e dy vëllezërve në qyte- Policia në bazë të tin e Lushnjës. Pasi ka kryer ar- informacionit të restimin në kush- marrë në rrugë tet e flagrancës operative ka mbajtur policia ka sekuesnën mbikqyrje truar sasinë prej kg lënë narkotike e përreth dy javë dy dyshuar si heroinë vëllezërit Qamil dhe si dhe 6 ndezës Genci Shurdhi granate, nëj automatik dhe dy përkatësisht krëhëra me 45 47 dhe 37 vjeç. fishekë. Dy vëllezërit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Lajmi Policia italiane arrestoi dje anëtarët e një bande shqiptaro- italiane e cila akuzohet për trafik të ndërkombëtar të drogës. Gjykata e Firences me urdhër të prokurorisë së antimafias firmosi urdhër-arrestet për 12 shqiptarë. prerë urdhërarrestet në burg. Sipas prokurorisë organizata kriminale drejtohej nga 2 sh-

qiptarë me inicialet A.T 34 vjec dhe G.L 37 vjec dhe kryente trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda dhe Franca në drejtim të Italisë, ku më pas shpërndahej në Toscana, Puglia, Lombardia, Liguria, Lazio, Emilia Romagna. Droga vinte tek shqiptari B.L edhe ky aktualisht në burg, i cili banote në San Severo. Në trafikun e drogës B. L kishte rolin e magazinierit. Personi tjetër i ndaluar në Fogiano është një tjetër shqiptar me banim në Torremaggiore. Operacioni i policisë italiane është kryer në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe ato holandeze.


E mërkurë, 23 maj 2012

19

SPECIALE

Intervista

MESUESJA E ITALISHTES Nga mësimdhënia te shkolla e mesme e gjuhëve të huaja në Tiranë, "Asim Vokshi", në përkthimet dhe ndërmjetësimin kulturor në ndihmë të mijëra emigrantëve shqiptarë në Portin e Barit, në Itali. Historia dhe historitë e një mësueseje të rrallë

FATMA SULAJ NGA

ALBA MALLTEZI

N

ë portin e Barit, në Ita li, gjërat kanë ndry shuar shumë në gjithë këto vite. Shqiptarët e varfër e të dëshpëruar, që dikur hynin e dilnin me çantat dingas me çingërrima, tani janë njerëz dinjitozë që punojnë e udhëtojnë mes dy vendeve. Në këndvështrimin tim, radha e gjatë deri te kontrolli i pasaportave, tani, është radhë e mbushur me bashkëatdhetarë të rimëkëmbur shpejt e mirë me forcat e veta: studentë, profesionistë, punëtorë dhe prindër të moshuar, që nga Italia shkojnë e vijnë pas bashkimeve të bëra me fëmijët. Mendoni ç'lumë i pafund njerëzish e historish njerëzore ka kaluar në këtë port që në fillim të viteve '90, pas eksodit të parë me anijet Tirana, Vlora... Në gjithë rrugëtimet e mia mes dy brigjeve, nuk mund të harroj kur në krye të radhës së pasagjerëve, mes kabinave të policëve italianë dhe vizës portokall të pritjes së herës, pashë mësuese Fatmën. Në fillim mendova se ishte udhëtare si të gjithë ne, por jo, mësuesja ime e italishtes te "Asim Vokshi", Fatma Sulaj, ose Fatima siç e thërrasin në Itali, ishte pozicionuar aty dhe ndihmonte në përkthime shqiptarët që nuk kuptonin se çfarë i pyeste policia gjatë kontrollit. Ishte mësuese Fatma, njësoj sikur e

Një mësuese e mirë në portin e Barit

mbaja mend gjatë leksioneve: autoritare, besimdhënëse dhe e mirë për t'u përqafuar... Te "Asim Vokshi" kishte nisur punë me të mbaruar fakultetin dhe klasa ime, në fund të viteve '80, qe e para e formuar prej saj. Prezenca e Fatmës në port, sikur më vuri instiktivisht në radhë e më shtoi durimin për të pritur deri në pafundësi kontrollin e pasaportave nga policët e Barit. Këtu mësoj se e nisi punën

nxënësve të mi nën dritën e qiririt, po më vriste trishtimi i syve të tyre për skenat e përditshme që shihnin të ndodhin në rrugën e Elbasanit... Në Bari u vendosa rastësisht, pasi në Perugia, ku kisha studjuar një vit me parë nuk jepnin bursa studimi për 2 vjet rresht. E meqë kisha dëshirë të madhe të regjistrohesha në Universitet e të bëja barazvlerësimin e titullit Universitar

"Shumë ...mund të them se kohët e para kur erdha në Bari e shikoja thuajse çdo natë në ëndërr shkollën e Gjuhëve të Huaja. Më dilnin parasysh fytyrat e nxënësve të mi të dashur, sytë e tyre të etur për liri, dije, lumturi, gjithçka..." pasi pa vështirësitë e shumë shqiptarëve për të komunikuar problemet e tyre me autoritetet italiane. Fatma punon aty edhe sot e kësaj dite, - unë e shoh dhe e takoj shpesh, - ka shumë histori dhe ngjarje për të treguar, disa i kanë mbetur në zemër, të tjera janë larguar bashkë me lumin e njerëzve, e të tjera histori rikthehen. Po si ndodhi që një mësuese e talentuar si Fatma Sulaj, la "Asim Vokshin" për të pritur e përcjellë shqiptarët në Portin e Barit? "Nuk e di në është mirë ta shpreh pse u largova, - më tregon mësuesja ime - po them vetëm që shkak u bë mungesa e sigurisë që kishim në ato vite ku shteti ishte asent ose më mirë me thënë nuk kishte fare shtet, po një anarki totale. Nuk më lodhte korregjimi i detyrave të

zotëruar në Shqipëri në Universitetin e Tiranës, u ndala ne Bari... Doja të krijoja një rreth miqësor që të më ndihmonte më tej të kthehesha në Shqipëri e të hapja një shkollë të re..." Zysh Fatma, mijëra shqiptarë kanë kaluar në gjithë këto vite dhe vazhdojnë të kalojnë nga porti i Barit dhe Durrësit, cilat kanë qenë momentet më mbresëlënëse dhe historitë që kanë lënë gjurmë tek ju? "Me thënë të drejtën ndjej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur shumë bashkëatdhetarë më buzëqeshin kur më shohin e më thonë: …Nuk më njeh? Të kujtohet, jam ajo që më ndihmove të shkoj në spital të kurohem për djegien e gradës së tretë… të kujtohet kur humba ndjenjat se isha 24 orë pa ngrënë duke udhëtuar e më ofrove për të ngrënë,… të kujtohet më ndihmove kur kisha djalin

Në foto: Fatma Sulaj

me temperaturë të lartë, të kujtohet... Unë i përgjigjem: Më fal po unë jam një, ju jeni shumë, rëndësi ka që të keni kujtime të mira e të mos ndjeheni të braktisur... Një moment që e kujtoj gjithnjë është historia e një vajze të re 18 vjeçare nga Shkodra që udhëtonte me një djalë po nga Shkodra po që banonte në Romë. Kur trageti po mbërrinte në Bari kërkojnë një ambulancë për këtë vajzë të re pasi kishte hemoragji... Kur hypa në traget dhe e pyeta çfarë ke zemër? Më shtrengoi dorën fort e më tha me lot në sy: - A ke vajzë? Mos më lër vetëm ... humba virgjërinë ... Nuk fola një moment pasi përfytyrova si të ish vajza ime në vend të saj, më pas u ula dhe përqafova fort, ndërsa po e vinin në barrelën e ambulances. Hipa dhe une, e pyeta e njeh atë djale? Si u soll me ty? Me tha: është burri im, bëmë dasmën në Shkodër dhe të njëjtën ditë u nisëm për në Itali... i ndejta pranë duke e ledhatuar, përkëdhelur e fshirë lotët e saj... nuk ju ndava asnjë minutë edhe kur arritëm në repartin e gjinekologjise; për të vizita e parë qe një dramë ... Fytyra e saj digjej flakë nga turpi...Pasi bënë vizitën, mjekët më spjeguan shkakun e hemorragjisë (që vajza ma kishte thënë tashmë). Mua më ziente në kokë një mendim: Ku po e çon këtë vajzë kaq të brishtë e të bukur? Thua ta dojë vërtetë? Më kishin parë sytë e dëgjuar veshët shumë në punën e përditshme, kështu që i thashë me zë të ulët në vesh vajzës: Ky është numri im i telefonit, të lutem për çdo rast, në qoftë se të keqtrajton, më telefono, unë vij në Romë e të marr... Pastaj dola jashtë e fiksova djaloshin gjatë e i thashë: Shpresoj ta duash e ta respektosh atë vajzë yll të bukur e të sjellshme, përndryshe ta dish... Pas d i s a ditësh bie zilja e telefonit...Alo jam ........ të thërras nga Roma, jam shumë e lumtur... kaluan muaj bie zilja sërish ... po bëhem nënë... Zemra e një nëne është e lumtur..."

Në foto: (poshtë majtas ) Fatma Sulaj me kursin e italishtes dhe profesor Qemal Xhomo

Si ka ndryshuar kjo radha e gjatë e kontrollit këtu në Portin e Barit që edhe sot vazhdon e ndarë në dy kanale: Shqiptarët në një anë dhe qytetarët e BE në anën tjetër? "Përsa i përket formës ndryshimi është radikal, dje porti i Barit ishte një stacion i vogël që ndoshta shumëkush nuk e njihte, sot falë edhe kontributit të udhëtarëve shqiptarë është transformuar në Portin e Levantes. Përsa i përket përmbajtjes ka shumë për të bërë akoma nga të dy palet...kur vijnë udhëtarët shqiptarë ankohen se në Shqipëri ka mungesë informacioni, kurse në Bari nuk ka pikë referimi apo zyrë ku mund të drejtohen për të zgjidhur problemet e ndryshme që mund të lindin gjatë udhëtimit, sidomos gjatë periudhës së flukseve. Përsa i përket shtetasve kosovarë mungon një zyrë përfaqësie konsullore në Bari ku qytetarët të mund të shkojnë e të kërkojnë pajisjen me leje kalimi". A ju mungojnë orët e mësimdhënies te "Asim Vokshi"? "Shumë ...mund të them se kohët e para kur erdha në Bari e shikoja thuajse çdo natë në ëndërr shkollën e Gjuhëve të Huaja. Më dilnin parasysh fytyrat e nxënësve të mi të dashur, sytë e tyre të etur për liri, dije, lumturi, gjithçka..." E shihni të ardhmen në arsimin shqiptar në Tiranë, apo në misionin e

ndërmjetësueses kulturore në Itali? "Herë pas here dëgjoj të më thonë kolegët e mi italianë këtu: Meno male che ci sei tu ... Kur shkoj në shkolla e ndihmoj nxënësit shqiptarë të hyjnë në kontekstin e gjuhës italiane, ndjej dashurinë e një nëne për fëmijën që është i çorientuar pasi mund të ketë drama familjare nga më të pamenduarat e them me vete: shyqyr që më kanë, ndoshta Zoti me ka çuar me mision këtu që t'ju gjindem bashkëatdhetarëve të mi në emigracionin e vështirësi.. .pavarësisht se në vështirësi ndodhem edhe unë vetë... Roli ynë në Itali si ndrëmjetës kulturorë nuk është i njohur në shkallë kombëtare". Një tjetër dëshirë e mësuese Fatmës është dhe mësimdhënia e shqipes mes fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Bari. Por si për çdo gjë të mirë, Shteti shqiptar i kursen fondet tamam për këtë gjë. Në Portin e Barit më shumë se kudo, dëgjon fëmijët shqiptarë të lindur e rritur në Itali që nuk dinë shqipen dhe ngrenë supet po t'i pyesësh: Si je? "Me pak sforcime mund të bëjmë një punë akoma dhe më të vlefshme për mijëra shqiptarë që tani janë integruar shumë mirë në Itali, - më thotë Fatma - dhe dhënia e kurseve apo krijimi i klasave të gjuhës shqipe, tani që është e mundur dhe me ligj, do të ishte një shërbim i vlefshëm i shtetit. Ia kam kërkuar edhe konsullit tonë në Bari këtë. Ndoshta mund të na vijë ndonjë lajm i mirë".


20

E mërkurë, 23 maj 2012

KULTURE

Konkursi „„„

TIRANE

DHURATA HAMZAI

J

anë skandaloze dhe akoma më qesharake se monumenti për 100- vjetorin e pavarësisë bocetet kushtuar konkursit për realizimin e 3 shtatoreve kushtuar tri figurave të rëndësishme historike Ismail Qemalit, Mbretit Ahmet Zog dhe Hasan Prishtinës. Bocetet janë ekspozuar dje në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe me plot gojën janë bërë "gazi i botës". Banaliteti me të cilën serviren konceptet figurative, estetike dhe ideore nuk kishte fund. Duke vizituar sa njërin bocet në tjetrin, vizitorët dhe të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura dhe sarkazma. Sidomos më qesharak se asnjë tjetër ishte trajtuar boceti i vetë themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. Për këtë, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima deklaroi se i ka çuar Ministrit të Kulturës për prezantim vetëm dy bocetet fituese, atë të Ahmet Zogut dhe të Hasan Prishtinës,

Skulptorë të paaftë "luajnë kukullash" me statujën e Ismail Qemalit. Rubens Shima i vë ta bëjnë nga e para ndërsa bocetet për statujën e Ismail Qemalit i ka kthyer mbrapsht. Edhe pse sipas një logjike të thjeshtë i bie që pesë skulptorët e përzgjedhur të kenë "ngelur në klasë" për nivel të dobët artistik, drejtori i galerisë dhe juria u jep të drejtë që ta përsërisin garën. Për jo më shumë se një muaj kohë në dispozicion ata do të luajnë me baltë, siç bëjnë fëmijët me kukullat në mësimet e para të skulpturës. Do të zhbëjnë e do të bëjnë sërish "Ismail Qemalër". Edhe vetë drejtori Rubens Shima dje qeshte me të madhe me bocetet…! Kur ai qesh, kuptojmë qartë se nuk ka frikë nga përgjegjësitë zyrtare e ligjore. A do ta mbajë vallë qeveria me komisionin e saj të festimeve turpin dhe skandalin e atyre që po bëhen në emër të përvjetorit të pavarësisë?!.

SHTATORJA

Përdhoset Ismail Qemali dhe Pavarësia Ismail Qemali si palaço cirku. Shima: rrezikon të mbetet pa statujë banalitetet dhe çudia e këtij skandali. Ndërsa jemi të shqetësuar, jo vetëm për ato statuja fituese me shije vulgare që popullojnë Tiranën, për Ismail Qemalin ka të ngjarë të mbetet fare pa statujë. Statujë-bërësit më të njohur nuk duan të marrin pjesë dhe kanë të drejtë. Ismail Qemali ishte figura më e keqtrajtuar prej gjykimit të jurisë, injorancës artistike dhe si pasojë edhe prej mosnjohjes së personalitetit të kësaj figure historike. As detajet më të thjeshta natyrale të portretit të Ismail Qemalit, as veshja, as qëndrimi nuk kanë arritur të realizohen nga skulptorët. Madje kishte një Ismail Qemal me një flamur të palosur në dorë, që i rrinte varur si petull picash. Në Shqiptarja.com për të zbuluar se çfarë e ka sjellë këtë gjendje kemi përballur në dy intervista drejtorin e Galerisë së Arteve dhe skulptorin e njohur Vladimir Llakaj. Ky i fundit rrëfen disa nga arsyet që kanë shkaktuar skandalin e radhës me konkursin e pavarësisë. Akuzat e hapura të artistit Vladimir Llakaj për kohën e pamjaftueshme, për mungesën transparencës dhe konfliktet e interesave, në qerthullin e këtij konkursi, dëshmojnë se 100-Vjetori i Pavarësisë me themeluesin e saj Ismail Qemalin po përdhosen në vend që të festohet. Ndërsa u shpreh se po nuk e bëjnë dot artistët tanë Ismail Qemalin

DUKE PARË EKSPOZITËN, BURRAT E SHTETIT SI PALAÇO

Le të komentojnë disa prej boceteve që janë ekspozuar. Në një piedestal Ismail Qemali ngjante si reper. Kishte ngritur dhe gishtin tregues jo drejt si një "vizionar", por thyer nga brenda pëllëmbës si karrem peshku, saqë vizitorët u shkrinë gazit. Një tjetër Ismail Qemal kishte hedhur një flamur shpatullave si tifozët e kombëtares sonë. Në një vend tjetër dikush që s'i ngjante fare Ismail Qemalit majë shtizës me flamur kishte menduar që të rrinte një shqiponjë, por ajo ngjante si sorrë e tulatur. Nuk kanë të mbaruar

TRI SHTATORET Akuza drejtorit të GKA-së dhe Ministrit të Kulturës për kohën e pamjaftueshme, mungesën e transparencës dhe konfliktet e interesave në qerthullin e një konkursi për 3 shtatoret, të cilat dëshmojnë se 100- vjetori i pavarësisë dhe lideri i saj Ismail Qemali përdhosen, në vend që të festohet

do "të bëjmë konkurs ndërkombëtar", drejtori Shima ia ka mbushur mendjen vetes se "e ka kryer detyrën e tij". Zoti Shima, a janë shpallur të gjithë fituesit e vendeve të para për të tria shtatoret? -Juria ka marrë vendim të shpallë fituesin për shtatoren e Mbretit Zog dhe për atë të Hasan

Në një bocet Ismail Qemali kishte hedhur një flamur shpatullave si tifozët e kombëtares sonë Prishtinës. Këto ia ka nisur Ministrit të Kulturës, zotit Aldo Bumçi, dhe Komisionit Shtetëror për Festën e Pavarësisë, i cili do të bëjë edhe shpalljen publike të fituesit. Po për shtatoren e I. Qemalit pse është kthyer mbrapsht konkursi? -Juria pasi pa tek shtatorja që kishte një mosnjohje të personit si në aspektin historik, ashtu dhe në psikologjinë e karakterit dhe në fizionominë e tij vendosi të ribëhej konkursi. Pasi iu bëri një seleksionim të gjitha prurjeve vendosi që vetëm pesë artistëve, vepra e të

Një nga bocetet pjesëmarrëse në konkursin e GKA-së

cilëve kishte një lloj pretendimi t'u japi të drejtën të vazhdojnë konkurrimin për një fazë të dytë, duke i lënë një muaj e gjysmë kohë përsëri dhe të vinë me bocete të reja kushtuar Ismail Qemalit. Juria nuk ishte e bindur që brenda këtyre zgjedhjeve mund të kishim një zgjidhje përfundimtare se cila do të jetë shtatorja e Ismail Qemalit. Cilët janë fituesit e shtatores së Zogut dhe Prishtinës? -Juria ka dhënë vendimin për fituesit e dy statujave. Nuk e bënë publike ende. Do presim këtë të Is-

mail Qemalit dhe do të bëhet shpallja. U bë mirë u shmangën bocetet pa vlerë, por si shpjegohet që në këtë konkurs kombëtar pranohen diletantizmi dhe banalitetet e shprehjes artistike. A nuk është qesharake shqiponja si sorrë, ai gishti "idiot"? -Ka jo vetëm një mosnjohje të Ismail Qemalit si figurë historike, por u vu re edhe në figurat e tjera. Te Ismail Qemali kemi rastin e moskonsultimit me rekuizita të kohës së personazhit që gjenden me shumicë edhe te fototeka "Marubi". Ka probleme në lidhje me paraqitjen e Ismail Qemalit, në lidhje me veshjen që ai mban. Paraqiten bocete me veshje imagjinare të shpikura dhe disa e kanë veshur si palaço cirku. I kushton shtetit dhe GKAsë kthimi mbrapa i konkursit? -Jo Po vonesa sa të bëhen bocetet, nuk prish punë? -Jo.

Ekspozita e boceteve në GKA

Po nëse edhe në fazën e dytë artistët prezantohen në këtë gjendje? -Në rast se ndodh kështu, do mblidhemi dhe nëse nuk marrim vendim për fituesin, atëherë do të bëjmë një konkurs ndërkombëtar që të na vijë një koncept dhe ide më e mirë ndoshta nga jashtë….


E mërkurë, 23 maj 2012

21

KULTURE

Intervista „„„

ABUZIMET E KONKURSIT "Një skulptori kur i kërkon një bocet ose e bën, ose nuk e bën dot. Po ata skulptorë do të vinë me të njëjtën gjë. Çfarë do bëjnë ata do bëhen skulptorë për dy muaj të tjerë. Kjo është një fyerje, një banalitet për artin dhe projektet e festës së pavarësisë

TIRANE

kopi. Ka qenë një iniciativë private dhe puna e tij e palodhshme dhe gati falas ka dhënë një figurë të shkëlqyer. Pjerin Kolnikaj ka një hero të Mallakastrës të shkëlqyer që është nismë private nëpërmjet komunave. Edhe Nënë Tereza e Thoma Thomait është e fshehur në një cep. Po të vësh re skulpturat që janë vënë në Tiranë kohët e fundit, mbas tyre ka dorë Rubens Shima. Këto janë një banalitet i paparë, një mediokritet më mes të kryeqytetit të Shqipërisë.

DHURATA HAMZAI

V

ladimir Llakaj ka marrë pjesë në konkurs duke dorëzuar edhe ai një bocet për Ismail Qemalin. Vepra e tij nuk është ndër pesë fituesit "që nuk janë fitues", por logjika e një Galerie Kombëtare të papërgjegjshme i pranoka si të tillë të pesë skulptorët. Kjo gjë është njësoj sikur një nxënësi ngelës t'ia japësh që ta mbush fletën e provimit në shtëpi. Për realizimin e 3 shtatoreve kushtuar tri figurave të rëndësishme historike Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës u la në dispozicion një kohë edhe më e shkurtër se boceti i monumentit i Pavarësisë dhe juria nuk u ka deklaruar artistëve as shumën sesa do të marrë fituesi. Akuzat e rënda të skulptorit të njohur Vladimir LLakaj duken të pabesueshme, vetëm nëse i shkëput nga konteksti i rezultateve të këtij konkursi... Por, dje çdo vizitor i thjeshtë duke hyrë në Galerinë Kombëtare të Arteve për të parë bocetet, do të kuptonte se me këtë punën e monumenteve të pavarësisë skandalet dhe abuzimet janë të tmerrshme…

Shima po e justifon sot: "unë i ktheva mbrapsht veprat e dobëta". Nuk mendon se e kishte sinqerisht këtë? -Jo. Një skulptori kur i kërkon një bocet, ose e bën, ose nuk e bën dot. Po ata skulptorë do të vinë me të njëjtën gjë. Ku është sinqeriteti i tij këtu. Apo se e ka caktuar ai se kush do të fitojë mes atyre pesë vetëve. Çfarë do bëjnë ata do bëhen skulptorë për dy muaj të tjerë. Kjo është një fyerje, një banalitet për artin dhe projektet e festës së pavarësisë. Po nuk vlejtën për herë të dytë, Shima tha se do hapi konkursin ndërkombëtar, nëse nuk e bëjnë dot

Z. Vladimir, a kishit një kohë të mjaftueshme për realizimin artistik të boceteve? -Shpallja është bërë dy muaj para prezantimeve të boceteve. Kjo ishte koha.

Skulptorët e njohur janë të deziluzionuar nga marrëdhëniet që ka Shima me Ministrin e Kulturës. Ai kamuflon një grup interesash...

Ju morë pjesë? -Në fakt unë mora pjesë për statujën e Ismail Qemalit? Pse nuk u prezantuat me figurat e tjera historike, Zogun dhe Prishtinën? -Do të doja por në fakt edhe kohë fizike nuk ka. Thashë për një bocet ndoshta është e mjaftueshme, për tre bocete një muaj e gjysmë a dy nuk mjaftojnë. Mund të merrje pjesë ti me tre bocete, lejohej? -Sigurisht. Unë mund të merrja pjesë me tre bocete. Ka persona që kan marrë. Atyre u ka "mjaftuar" koha. Për mua nuk është e mjaftueshme. Drejtori Rubens Shima tha se skulptorët nuk e njohim konceptin, nuk kanë ditur të marrin referencat, etj? -Absolutisht që unë u jam referuar historive, por dhe artistët e tjerë. Deklaratat e Shimës janë gjithmonë evazive. Në qoftë se publiku ose profesionistët e qëmtojmë mirë deklaratën e tij sheh se janë fjalë boshe. Pse e thoni ju këtë. Mbase nuk ka ndodhur në rastin tuaj kjo mosnjohje, por po të shihje bocetet ishin tmerrësisht qesharake? -Shiko. Kjo do të ndodhte sepse ka të bëjë me pazarllëqet që bëhen hapur për pjesëmarrjen e artistëve në konkurs. Duken sikur fshihen përmes një velloje të tejdukshme, por ata duken. Atëherë të gjithë mendojnë se është e kotë. Ju mendoni se ka pazarllëqe edhe me fituesit e dy statujave të tjera? -Jo nuk them për ato, se si di ende.

VLADIMIR LLAKAJ: Si dështoi konkursi për Ismail Qemalin

Replikë me Shimën: Ja mashtrimet. Ke dorë në skulpturat diletante që janë vënë në Tiranë Problemin nis që tek Ministria e Kulturës, Ajo nuk mund t'ia delegojë një institucioni që ka interesa dorëzimin e veprave dhe që merret vetë me artistët. Duhet të ishte një tjetër vend, sepse ky institucion, po të jesh i sinqertë duket se i ka kontaktet me artistë e vet, apo jo? Galeria mban afër të preferuarit, apo jo?. Ju e dini si është puna e institucioneve në vendin tonë. Atëherë ka konflikt interesi këtu. Edhe mendja më mjegullt ka konflikt interesi, sepse është shkelur ligji me të dyja këmbët. Ka hedhje hi syve që kur merret vetëm një skulptor në juri dhe anëtarët e tjerë janë jashtë fushës. Në foto: Kështu krijohet mundësia që ai skulptor Boceti i të përdoret ose të jetë shumë më tepër subprezantuar jektiv. Duket të jenë disa skulptorë në juri nga Vladimir që të bien në një zë. Asnjë piktor, arkikLlakaj tekt apo muzikant e njeri pa lidhje me këtë fushë nuk duhet të jetë në juri. Juria duhet

të përbëhej nga skulptorë të jashtëm dhe jo nga zyrtarët e galerisë. Ata edhe janë injorantë në këtë fushë dhe shesin dëngla dhe thonë gjëra sipërfaqësore dhe me papëpërgjeshmëri zyrtare: kthyem konkursin se nuk bëjnë artistët. Kush e bëri pra konkursin?! Nuk është ndoshta ky një reflektim i Shimës ndaj gabimit? -Jo, jo. Dëgjo! Do të jap një shembull banal. Për kaq vite, çfarë monumentesh janë vënë në Shqipëri apo në Tiranë, duhet ta mendonte vetëm drejtori. Edhe po ta japë të saktë ta shikoni imazhin tani, duket se artistët më të mirë nuk i ka përfillur kush. Punët më të mira të tyre janë të fshehura nëpër cepat e Shqipërisë. Ka emra konkret? -Ka emra konkret. Sadik Spahija ka bërë një monument të mrekullueshëm në Pesh-

këta të pestë... -Këto janë deklarate false. Ai nuk ia thotë për këtë punë, sepse mund të drejtohej tek ata skuptorë që unë përmenda më lart. Skulptorët e njohur janë të deziluzionuar nga marrëdhëniet që ka Shima me Ministrin e Kulturës. Ai kamuflon një grup interesash që fshihet pas kësaj marrëdhënieje. Çfarë marrëdhëniesh se ndoshta për syrin tonë nuk duken? -Kjo e këtij konkursi duket. Është një marrëdhënie tjetër që ky njeri ka një mahni të madhe që të nëvleftësoj gjithë artistët e mirë që ka vendi. i barazon me zero. Është sëmundje e lindur e tij apo është një porosi që i vjen nga diku, nuk e di. Po le ta lëmë personazhin Shima se ai është një grimcë e vogël. Çështja është se nuk ka asgjë transparente në këtë konkurs. Çfarë nuk iu është bërë juve konkretisht transparente? -Të ftojnë në konkurs dhe nuk të lënë as kohën e duhur, nuk të caktojnë as vendin e statujës, as çmimin e fituesit. Këtu është kulmi. i bie që çmimi të vihet sipas fituesit të zgjedhur nga Rubens Shima. Si ta dimë se ç'do të bëhet në fund me ato lekë që nuk i thonë? Nuk qenka thënë as çmimi? -As çmimi, por akoma nuk është gjetur as vendi. Edhe ai ka koston e tij. Kur kush do ta vërë çmimin, në bazë të kujt kriteri e dokumentacioni. Kjo është një fyerje publike që na bënë edhe Ministri i Kulturës, Bumçi, sepse mban afër personazhe të ekstremit të dukshëm partiak dhe këta i japin mesazhet e injorancës. Të paktën të dëgjoj edhe emrat e atyre që kanë punuar. Jemi në demokraci.


22

E mërkurë, 23 maj 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5 „„„

TIRANE

SUADA DACI

1

00 ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të kurorëzoheshin me fitore dhe Arbër Çepani, do të mbahej mend si fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania. Në një intervistë për Shqiptarja.com, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e BB5, Çepani flet për 5 finalistët dhe për këtë reality show. Ndonëse pranon se anjëri prej tyre nuk bën pjesë në preferencat e tij, ai thotë se është publiku ai që do të bëj gjykimin e duhur për ta. 25-vjeçari rrëfen edhe eksperiencën e tij në këtë spektakël, duke e cilësuar si një nga momentet më të bukura dhe unike në jetën e tij. Pas përfundimit të BB1, Arbër Çepani ishte i vetmi nga konkurrentit e këtij edicioni, i cili realizoi një fushatë sensilibiluzese me emrin "Ndryshimi fillon nga ti", që u mundësua me anë të qindra vullnetarëve nga e gjithë Shqipëria. Këtë fushatë ai e përmblodhi edhe në një libër me titull, "Ditari i një fushate sensibilizimi".

BANORËT: Me të mirat dhe të këqijat e tyre, ata janë përfaqësuesit e shoqërisë shqiptare. Dikush i sjellshëm e dikush jo, dikush i zgjuar e dikush jo, dikush arrogant e dikush jo, e kështu me radhë.

ARBËR ÇEPANI:

Fituesin ta zgjedhë publiku Ish-konkurreti i BB1: Nuk kam preferencë për finalistët prizë dhe sigurisht finalja ku edhe dola fitues. Po javën e fundit të BB1 si e kujtoni? Duket e çuditshme po isha mësuar aq shumë atyre katër mureve të asaj shtëpie, me atë mënyrë jetese, sa që më dukej sikur kisha vite që jetoja në atë shtëpi dhe kur mendoja që do dilja pyesja veten "ku do shkoj? Çfarë bëhet aty jashtë?". Më dukej sikur po më prishej rehatia kur mendoja se do dilja (qesh). Keni ruajtur marrëdhënie me ish - konkurrentet e BB? Po sigurisht . Fundja në të mirë e në të keqe kemi ndarë shumë emocione të forta gjatë 100 ditëve brënda shtëpisë. Kështu në fund të gjithçkaje janë më shumë gjërat që na bashkojnë sesa na ndajnë.

Arbër jemi nj�� javë përpara finales së BB, ju e keni ndjekur këtë edicion të pestë të BB? Sigurisht që sa herë kam gjetur kohën dhe mundësin jam munduar ta ndjek, sidomos netët e spektaklit të shtunave. Kur ke jetuar vetë 100 ditë në atë shtëpi normal që bëhesh kurioz edhe për atë ç'ka ndodh në edicionet në vazhdim.

Janë ata miqtë tuaj? Kam krijuar edhe më shumë se miq aty brenda. Julindën tashmë e kam si motër, ndërsa edhe shumë të tjerë banorë të edicionit të parë dhe jo vetëm jane bërë pjesë jetës time shoqërore tashmë.

Si ju duken 5 finalistët? Mjaft të ndryshëm nga njëri tjetri, si në karaktere ashtu edhe në background dhe në eksperiencat e tyre.

Po për lidhjet brenda BB, ç'mendim keni? Në tre muaj bashkëjetese 24 orë në 24 me njëri tjetrin, lidhjet janë gjëja më normale që mund të ndodhin.

Kush duhet ta fitojë këtë reality show dhe pse? Nuk kam një preferencë të vecantë në këtë edicion. Por jam i sigurt që publiku nëpërmjet votimeve, do të di të zgjedhi konkurrentin më të vlefshëm. Si ju janë dukur banorët e BB5, nga fillimi e deri tani? Me të mirat dhe të këqijat e tyre, këta janë përfaqësuesit e shoqërisë shqiptare. Dikush i sjellshëm e dikush jo, dikush i zgjuar e dikush jo, dikush arrogant e dikush jo, e kështu me rradhë. Po vajzat e shtëpisë, kanë qenë simpatike nisur nga këndvështrimi juaj? E bukura është relative, po për gustot e mia personale nuk do e gjeja femrën time ideale në këtë edicion. Krahasuar me BB1 ku ju keni qenë pjesëmarrës, çfarë ka patur të veçantë ky edicion i pestë? Edicioni i parë ishte një format shumë më xhenuin, pasi kështu ndodh në çdo edicion të parë kudo. Ndryshimet janë të shumta që nga arredimi e deri tek vet strategjitë e banorëve, që sot hyjnë shumë më të përgatitur dhe me ide më të qarta sesa ne që ndoshta ishim më "take

Sa reale janë ato? Disa janë sa për lojë dhe disa të tjera janë reale, fundja si në jetën e përditshme. Disa lidhje janë të ndjera dhe disa të tjera mund të bëhen edhe për interesa të caktuara.

Arbër Çepani fitues i BB1

it easy", por që në fakt mendoj se e kemi shijuar më shumë sesa banorët e sotëm.

secili nga ne mund të bëhej ndryshimi që kërkonte të shihte përqark!

Si ish-fitues i këtij spektakli, cila do të ishte këshilla që do ti jepnit atij që do ta fitonte? Ta gëzoj sa më shumë momentin e tij të artë si fitues , por në të njëjtën kohë mos i hipi edhe shumë vetja në qejf, se është thjesht një famë që siç të vjen të ikën po aq shpejt! Do të ishte shumë dëshpërues për të të mendonte se ka botën në dorë vetëm se ka fituar një reality show.

Me hapjen e BB5, ju keni qenë ndër të parët banorë që hyt në shtëpinë e BB, si u ndjetë? Emocion i çuditshëm. Riktheheshe pas në kohë dhe të rikujtoheshin me dhjetra kujtime të bukura nga ajo eksperiencë që ishte vërtet e rrallë.

Si e keni menaxhuar famën që ju dha BB? Jam munduar ta përdor për një mesazh që i tejkalon kufijtë e atij reality, duke ngritur nga hiçi një fushatë sensibilizimi me emrin kuptim plotë "Ndryshimi fillon nga ti", që u mundësua me anë të qindra vullnetarëve nga e gjithë Shqipëria. Gjith-

Çfarë solli BB në jetën tuaj? Një eksperiencë më shumë të vecantë në jetë. I kam shijuar shumë ditët brenda shtëpisë dhe sidomos ato jashtë saj menjëherë më pas. Do ja sugjeroja gjithsecilit që do të thyej monotonin e jetës së përditshme. Cili ka qenë momenti më i bukur brenda shtëpisë? Ditëlindja që më është bërë sur-

Me çfarë po merreni aktualisht? Jam drejtor për politikat i ASAN - Rrjetit të studentëve shqiptar në botë. Ky është një rrjet gjithëpërfshirës, që mbi të gjitha synon të rikthej trurin në Shqipëri, me anë të programit "Brain Gain". Festuat edhe 25 vjetorin e lindjes, ku prezantuat edhe të dashurën tuaj, jeni i lumtur? Lash pas edhe një cerek shekulli....Njeriu nuk është asnjëherë i kënaqur nga ajo c'ka ka lënë pas dhe kërkon gjithmonë e më shumë nga vetja. Uroj që cerek shekulli i ardhshëm të më gjej edhe më produktiv dhe aktiv sesa ky që lash pas. Ku do ti kaloni pushimet verore? Synoj Karaibet....meqë kam edhe nostalgji për faktin se jam rritur në Havanë të Kubës, por gjithsesi të shohim sesa do na i lejojnë financat (qesh).

Arbëri

"Eksperienca në BB, e papërsëritshme

A

rbëri thotë se do të mallëngjehet çdo vit kur të shohë BB në vitet e ardhshme, e Genta thotë se ata tashmë kanë mësuar çdo cep të shtëpisë e pas edicioni, banorët thotë se janë më të mirët. Liami shprehet se e veçanta është se nuk e ndjen rëndësinë e këtij shoë në fillimet e spektaklit, e Genta shton se në fillim nuk kanë pasur shumë problem për kamerat, ndërsa tani është më ndryshe, e ndoshta ngaqë janë më pas persona. Arbëri shprehet se kur të dalin jashtë, do ta harrojnë ndjesinë e kamerave, e Genta thotë se kjo javë po kalon shpejt, e po kaloi e mërkura, zëre se java iku. Arbëri thotë se të premten do të jenë të gjithë të mërzitur pasi do të jenë një ditë larg përfundimit të aventurës së tyre në BB, e shton se do t'i mungojë Liami më së shumti gjatë darkave para se të flejë. Liami i premton se do të mbajnë lidhje dhe kur të dalin nga shtëpia e BB e më pas thotë se nuk është penduar për asgjë që ka bërë brenda atyre mureve, e po ashtu nuk është e lehtë të arrish deri në finale. Së fundi, ata kujtojnë klipet e tyre të prezantimit dhe banorët e tjerë të shtëpisë së BB tashmë të eliminuar nga loja.

Liami- Arbërit

"Nuk kam asnjë frikë këtu brenda"

A

rbër e Liam rrinë në ballko nin pranë pishinës dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Në një moment ata flasin edhe me nënkuptime, duke ngacmuar njëri-tjetrin për ngjarjet që kanë ndodhur dhe për ato që kanë thënë secili prej tyre më parë.Djemtë bëjnë shaka dhe Arbër prek Liamin e ai i thotë "mos prek me duar, se ti nuk do që të të prekin". Arbri shton me ironi duke i thënë "çfarë ke, a ma ke frikën?". Liami i përgjigjet se nuk ka frikë nga asnjë nga banorët e shtëpisë. Arbër i thotë me tej se Liami po përsërit fjalët e tij "unë kam thënë kështu, s'ia kam frikën njeriu, përveç Arbrit" shton më tej Arbri. Liami nuk pranon se po përsërit fjalët e Arbrit, por thjesht po thotë se nuk ka frikë nga askush, për sa i përket lojës brenda shtëpisë. Aty vjen edhe Ermali e Genta dhe më pas të gjithë dalin në oborr dhe fillojnë të bisedojnë për gjëra të ndryshme në lidhje me jetën e tyre jashtë.


E mërkurë, 23 maj 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Thumbi i blevë të shpëton edhe jetën

Një i verbër “pirat”

Whisky ilaç gjumi?

D

J

T

uket se bletët nuk janë të dobishme vetëm për mjaltin që japin, por mund të përbëjnë një kurë shumë efikase edhe për sëmundje shumë të rënda, si për shembulll cirroza në mëçlinë e zezë. Ky lajm është bërë publik nga mjekët e spitalit të Baodingut në Kinë pasi, mbajtën për një kohë të gjatë nën observacion një pacient të tyrin. Kjo terapi e çudistshme, por, sipas mjekëve kinezë shumë efikase, ka qenë në lashtësi shumë e përhapur në Kinë. Pikërisht ky fakt e kishte shtyrë pacientin e mësipërm, një punëtor kinez rreth të gajshtëdhjateve, që, kur e kuptoi se mjekët ia kishin prerë shpresat, të aplikonte terapinë e lashtë të bletëve. Për 20 ditë me radhë, i sëmuri me cirrozë, pasi i ndërpreu të gjitha terapitë e tjara të dhëna deri në atë kohë nga mjekët dhe nën mbikqyrjen e tyre, iu nënshtrua vullnetarisht thumbimit nga bletët dhe i habiti të gjithë kur në fund, rezultoi i shëruar plotësisht...

o shumë kohë më parë, një patrullë e policisë rrugore të Campobasso-s. në Itali, të cilës i kishte bërë shumë përshtypje fakti që një plakush po ecte me shpejtësi dukshëm tej normave me motoçikletën e tij në mes të qytetit, e ndaloi dhe, sapo bëhej gati ta gjobiste, kur njëri prej policëve shqey sytë nga habia. Nga dokumentet, plaku, jo vetëm që ishte pensionist, por rezultonte se ishte edhe një invalid, pasi, nuk shihte fare nga sytë. Vetëm pasi e çuan në komisariat u mësua se pensionisti nuk iashte aspak invalid, pasi ai ishte pikë nga sytë, por me anë të dikumenteve të falsifikuara shëndetsore, rezultonte i verbër, duke përfituar një pension si i tillë. Kuptohet, që nga ai moment e humbi pensionin, dhe, natyrisht që u detyrua nga policia të paguante edhe gjobën përkatëse për shkelje të kodit rrugor...

rupi Mjekësor Mbretëror anglez, pas një studimi disi të veçantë ka aritur në një konkluzion mjaft interesant përsa i përket vetive të pijes tradicionale të tyre, whisky-t. Dhe jo vetëm që i kanë përcaktuar ato, por edhe i propagandojnë si cilësi qetësuese shumë të mira për ata që kanë probleme të ndryshme, në mënyrë të veçantë ata që vuajnë nga pagjumësia. Kështu, sipas tyre, një dopjo skotch ndihmon për të sjellë gjumin, nëse pihet para se të shkohet për të fjetur, por jo me sodë, siç e pijnë zakonisht, por e shoqëruar me qumshët. Dhe aq serizozisht e kanë marrë këtë, saqë disa funksionarë të lartë të Ministrisë së Shëndetsisë të këtij vendi, kanë bërë një propozim të pazakontë, për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që vuajnë nga pagjumësia. Në rast se mjeku i përcakton pikërisht këtë kurë në recetë për pagjumësinë, pra whisky me qumsht, atëherë shpenzimet për këtë lloj gjumësjellësi duhet t’u rimbursohen.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

21

22

27

28

33

34

41

42

62

55

36

37

38

49

64

65

95

ɷ HORIZONTAL 1. Kërcimi i Carmen. 8. Mund të jetë ekonomike për të... për¿tuar. 16. Një venë gjaku. 21. Eshtë Latine në Uruguay. 22. Dy shkronja një centimetër. 24. Kanë para në bankë. 26. Një port i vogël. 27. Zbarkojnë nga Flota VI. 28. Një kurth... për të varur. 30. I famshmi Pacino. 31. Janë tituj për ekran. 32. Eshtë profesioni. 33. Inicialet e Delon. 34. Pastaj në fund. 35. Një pikturë e Bruegel. 39. Ekstreme ekstremi. 40. Eshtë luftarake me kryqëzorë. 41. Fillojnë metodën. 42. Fillojnë nazet. 43. Ishte magjistari i Lee Falk. 44. Kanë bërë gjynahe. 47. Fundi i një fatziu. 48. Shkroi Në kërkim të kohës së humbur. 51. Dinë të Àasin të tillë. 54. Inicialet e Seagal, aktor. 56. Një gjellëe me shumë zarzavate. 57. Haki… i Sikur të isha djalë. 61. Nuk i tregohen babait. 63. Klaus i Nosferatu. 64. Kujt i bie.. humb ndjenjat.

45

51 59

60

85

92

86

93

T R

A T L E T E T T I

I B

L

P

U E F A A R M A R G A M U S A

I

N O T I

N

V A L E N T

M E N L U T T A R D A T A L E T

I

I

I M E

N

K A S

O I

E K M

S

I

S

T

N D A R E

E T

T A R I

A K S I

S

E A N E T N O G R A F E T L M I

I M I

P S R

I

I

I

I K A T E T

O G

B E N O T

I R

E K S

R E F E R A T

T O R E T

I

A J S

E S

N O R O S

I

S N A

I

R R E T H

P E R A N D O R E T

T A L E N T

D L

A R T E R

P A R A A R D H E S

S A L L A T A

T R A A A

B A L L

N L L

V F T A L

53

70 77

78 87

Peshorja

H R A

J

A M I

E

E N

N P

S N E V A D A B

I

E L

R K

A P A R A T E T N A T

O N E

I

37. Takuar pa zë. 38. Janë insekticidët që përdoren në bujqësi. 40. De Filippi e Amici 43. Monedha e ¿nlandezëve. 45. Eshtë zeshkan. 46. Pal tolerante. 48. Robert i Njeriu pa kualitet. 49. Bëhet nuse me ne. 50. Janë ushtarakë të ulët. 52. Maurice kompozitor. 53. Tregon artikullin e mallit. 55. Mbarimi i... afatit. 56. Janë tek në tunel. 58. Rroba pa zë. 59. Forza… e Berlusconi-t. 60. Elsa këngëtare. 62. Janë plus minus në bateri. 65. Ishin banorët e Kuzko-s. 66. Qe altar pagan. 69. Emri i Delon. 72. Ishte vegla e... Arkimedit. 77. Heche aktore. 80. Eshtë kalë për... shalë. 82. Agjenci Ajrore Tiranë. 84. Pak besnikëri. 86. Aktiv pa ekstreme. 87. Pak agresivitet. 89. Janë në fazë. 91. Fillojnë vetëm. 93. Ndal në ku¿j. 94. Ekstreme në studim.

Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori

Sot në veçanti do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërrmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të ¿toni pikë, që do të thotë edhe punë, rjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë. Vazhdoni kështu!

98

12. Me të nxjerrin trutë. 13. Bo aktore. 14. Profeti që u sharrua dysh. ɷ VERTIKAL 15. Agjenci Informative Tiranë. 1. Eshtë banjë turke. 17. Ashtë si biskotë. 2. Në mes të Wolfgang dhe Mozart. 18. Eshtë ekrani i regjisë. 3. Një pjesë e berberëve. 19. Parker regjisor. 4. I dha ¿llin Tezeut. 20. Nino kompozitor. 5. Breshkat luftarake të kartonave. 22. Një pozicion i boksierit kur lidhet. 6. Ente Kombëtare Ekonomike. 23. Eshtë fe e parsëve. 7. Një këshilltar për negus. 25. Një fund tahitianësh. 8. Kështu bëhet ai 29. Një nga Topiajt. që bëhet gazi i botës. 32. Hidhen për shesh të tilla. 9. Kështu përfundon një anglez. 35. Janë banorë imagjinmarë 10. Mund të jetë edhe kalendarik. të planrtit të kuq. 11. Një pjesë e etiketës. 36. Një lëndë djegëse për bomba.

I M E T

Virgjëresha

Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.

94

92. Martin i Jack London. 94. Këndon Desert rose.

F A L T

69 76

97

E P E R

Luani

Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frutet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reÀektoni mbi gjithçka.

20

61

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM J

19

52

68

84

96

P

18

Gaforrja

Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë. Në mbrëmje ndoshta, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

46

67

91

A S

17

Binjakët

Është pikërisht kalimi kalimi i Mërkurit një orbitë të “butë”në shenjën tuaj ai që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja tuaj. Ky ndikim bën që si nga ana ¿nanciare ashtu edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

40

58

66

83

67. Shkruhet në mars. 68. Binjaket në klasa. 70. Në ¿llim të vitit. 71. Një valë në stadium. 73. Ilion portier. 74. Mënyra pa zë. 75. Pedro Álvares që zbuloi Brazilin. 76. Fillojnë largimin. 78. Në krye të ekstremistëve. 79. Atomike ajo e Salvador Dalí. 81. Makina Thema. 83. Bedi i Sandokan. 85. Pak ilaritet. 86. Mund të jenë televizive të tilla. 88. U interpretua nga Madonna. 90. Gardner aktore.

16

75

82 90

15

50

74

89

14

39

57

81

13

32

44

73 80

12

31

43

63

88

11

Demi

Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes dietën.

26

30

56

72

10

25

48 54

79

24 29

35

47

71

23

9

Dashi

Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do të jeni në një ditë të mirë. përsëri do të arrini të sqaroni një herë e mirë disa mosmarrveshje në raporet me dikë.


24

E mërkurë, 23 maj 2012

LAJME NGA BOTA

EKSPRES BINGO

ɷ NATO, liderët bien dakord për tërheqje nga Afganistani Liderët e 28 vendeve anëtare të NATO të mbledhur në Çikago në Samitin e Natos theksuan angazhimin e pashmangshëm të tranzicionit në Afganistan. Liderët ranë dakord për e¿censë më të madhe, ndërkohë që a¿rmuan angazhimet e mbrojtjes së aleancës. Lideri afgan Hamid Karzai tha se Nato duhet të transferojë përgjegjësitë nga lufta te stabiliteti. Presidenti i SHBA Obama tha se ky është pikërisht plani, për t’u tërhequr deri në 2014.

Nacional sh.a njofton anulimin e shorteut Ekspres Bingo që duhet të hidhej ditën e djeshme në datën 22 maj 2012, në orën 16.00 në televizionin KLAN, në solidarizim të viktimave dhe familjarëve të tyre që humbën jetën në aksidentin tragjik të së hënës.

ɷ Rusi, Putin merr ndihmësit në qeveri Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar disa ndihmës të rinj. Ata janë ish anëtarë të kabinetit dhe shumë analistë mendojnë se kjo lëvizje është një sulm për të dobësuar rolin dhe pushtetin e kryeministrit Dimitry Medvedev. Putin kërkon që të jetë në qendër të vëmendjes së Kremlinit. Shumë analistë thonë se presidenti kërkon të ndajë pushtetet nga qeverisja. ɷ OKB-Iran, shumë pranë marrëveshjes Kreu i agjencisë bërthamore të OKB deklaroi se pret që Irani të firmosë marrëveshjen “sa më shpejt të jetë e mundur” për të lejuar inspektimet për dyshimet që ka për programin e armëve bërthamore. “Mund të them se marrëveshja do të ¿rmoset shumë shpejt” thotë Yukiya Amano, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Energjike Atomike Ndërkombëtare. Nuk mund të them sesa shpejt do të jetë, por brenda pak ditësh do të qartësohet”.

Nacional sh.a, Ekspres Bingo dhe Shqiptarja.com, u shprehin ngushëllimet familjeve të viktimave dhe urojnë shërim sa më të shpejtë të të gjithë të plagosurve të tjerë.

Nacional sh.a dhe Ekspres Bingo njoftojnë se shorteu do të hidhet të martën e ardhshme në datën 29 maj 2012, në 16.00 në TV Klan.

ɷ OKB: Sulmi në Jemen, akt terrorist Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi fuqishëm sulmin në Jemen që mendohet të jetë shkaktuar nga Al Kaeda. Sulmi vetëvrasës që ndodhi në Sana dhe humbën jetën 100 persona është konsideruar nga KS i OKB si një akt terrorist. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon dënoi fuqishëm sulmin i cili la edhe qindra të tjerë të plagosur duke bërë thirrje që autorët të marrin përgjegjësinë. Ai u kërkoi jemenasve të kundëershtojnë dhunën. ɷ Francë, OECD: Evropa s’ka rritje në 2012 O r g a n i z a t a p ë r Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin bëri të ditur me anë të një raporti se për vitin 2012 nuk do të ketë asnjë rritje ekonomike për Evropën në 2012. Megjithatë, situatën e paraqesin më optimiste sesa për SHBA. OECD parashikon një rënie të lehtë prej 0.1 përqind të aktivitetit ekonomik në zonën euro, ndërsa shpresonte një rritje jo shumë pozitive prej 0.2 përqind në nëntor.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Shqiptarja.com