Shqiptarja.com

Page 7

E shtunë, 21 korrik 2012

7

POLITIKE

Itali, bllokohen 21 ton mbetje të nisura drejt Shqipërisë

R

reth 21 tonë mbeturina jo të rrezikshme që ishin drejtuar drejt Shqipërisë, janë ndaluar dhe sekuestruar në portin e Barit, ndërkohë që ishin vendosur në 56 thasë në një kamion të destinuar nga bari drejt Durrësit. Operacioni u drejtua nga karabinierët e NOE (Nucleo Operativo Evologico per la Tutela dell Ambiente) dhe forcat e policisë, në bashkëpunim me

Byronë e Doganave. Arsyeja kryesore e bllokimit të mbeturinave drejt Shqipërisë ishte mungesa e një lejeje për trafikun ndërkufitar të mbeturinave. Ceshtja është duke u ndjekur nga autoritetet e Barit. Pas miratimit të ligjit që lejon importimin e plehrave vitin e kaluar në Shqipëri u krijua Aleanca Kundër Importit të Plehrave e cila ka depozituar në KQZ dhe firmat për të

zhvilluar një referendum kombëtar për këtë çështje. KQZ pranoi kërkesën e Aleancës kundër Importit të Plehrave për të zhvilluar referendumin popullor por thotë se më 3 janar 2013 KQZ do t'ia përcjellë kërkesën Gjykatës Kushtetuese, për të marrë në shqyrtim ligjshmërinë e saj. Nga ana e saj Aleanca kundër Importit të Plehrave e quan farsë vendimin e marrë nga KQZ.

Arrestohet Leonard Tresa kreu i një organizate që sillte heroinë nga Shqipëria

Pranga ‘bosit’ shqiptar në Itali Droga vinte nga Shqipëria dhe më pas shitej në tregun italian. Gjatë operacionit policia italiane ka sekuestruar vilën luksoze të Tresës si dhe 600 mijë euro prona të miqve të tij

Lajmi Aksioni

Arrestohet në Itali Leonard Tresa kreu I një organizate të narkotrafikut. Sëbashku me tresën janë arrestuar dhe antarët e tjerë të bandës së tij. Policia italiane ka sekuestruar edhe vilën e shqiptarit, të blerë me të ardhurat e narkotrafikut

TIRANE

P

olicia italiane ka arres tuar një grup trafi kantësh, të cilët merreshin kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe grabitje me dhunë. Gjatë këtij operacioni është arrestuar për të dytën herë shqiptari nga Tirana, 35-vjeçari Leonard Tresa dhe bashkëshortja e tij 30-vjeçare Luciana Michela Cavallo, thuhet në deklaratën e komandës provinciale të Fogia-s. Të arrestuarit ishin pjesë e trafikut të lëndëve narkotike në qytete të ndryshme të Italisë, dhe kreu i bandës kriminale ishte shqiptari, i cili është arrestuar edhe në vitin 2009 në Pescara.Policia italiane ka sekuestruar edhe vilën e shqiptarit, të cilën e kishte blerë falë fitimeve të majme që arrinte nga trafiku ndërkombëtar i heroinës, që trafikohej direkt nga Shqipëria. Por, Tresa gjithashtu kishte një bazë operacionale në San Severo si dhe një bashkëpunëtore, Rosalia Fasullo, e cila kujdesej për trafikimin e drogës nga njëri qytet i Italisë në tjetrin. Shqiptari Leonard Tresa realizonte shpërndarjen e sasisë më të madhe të drogës, ndërsa të arrestuarit e tjerë shpërndanin heroinë, kokainë dhe hashash.

ORGANIZATA

Organizata e Tresës importonte drogë nga Shqipëria dhe e shpërndanin në Itali. Në momentin e parë kanë bërë pazare të ndryshme në Puglia, mes përmes dhe rreth San Severos, më pas e kuptuan se

Hetimet kishin si epiqendër San Severon, dhe një seri komunash të Garganos ku karabinierët kishin pikasur nga 2006 dhe 2007 rreth 4000 episode të shpërndarjes së drogës, për një vlerë 600 mijë euro.

Leonard Tresa kishin përfunduar në rrjetin e përgjimeve të karabinierëve dhe në 2007 u transferuan në Abruzzo ku spostuan ndërkohë edhe aktivitetin e tyre të shpërndarjes së drogës. Militarët nuk i spostuan kurrë nga vëmendja dhe mëngjesin e së enjtes burrë e grua përfunduan në pranga në Montesilvano, ku jetonin që prej pak kohe. Bëhet fjalë për Leonard Tresën, i quajtur Nardi, shqiptar 35 vjeçar, i mbyllur në burg dhe Luciana Michela Cavallo, 30 vjeç. Karabinierët i arrestuan në vend, të kordinuar nga kapiteni Enzo Marinelli, dhe ata të ko-

mandës së provincës së Foggias në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë që fillonte nga Puglia dhe që çoi 9 persona në burg dhe 6 shtëpiakë ndërkohë që për dy të tjerë është shpallur kërkimi. Në kuadër të operacionit blitz janë sekuestruar edhe pasuri në vlerën e 1.5 milionë eurove. Urdhrat e sekuestrimit janë prerë edhe për një apartament dhe një makinë. Hetimet kishin si epiqendër San Severon, dhe një seri komunash të Garganos ku karabinierët kishin pikasur nga 2006 dhe 2007 rreth 4000 episode të shpërndarjes së drogës, për

një vlerë 600 mijë euro. Për karabinierët, roli i Tresës ishte primar, sepse ishte ai që furnizonte me lëndën narkotike disa qendra tregtie, duke siguruar edhe dorëzime javore, që i merrte nga Shqipëria ndërmjet një bashkëkombasit të vet që jeton në provincën e Leços dhe i shpërndante me një makinë që qarkullonte me dokumenta.

OPERACIONI

Nga përgjimet telefonike rezulton se Tresa furnizonte me heroinë edhe disa organizata të tjera për shpërndarjen e mallit ndërmjet Brindizit, Tarantos, Potenza, Cosenza, Campobasso dhe Pescara, ku e dërgonte drogën. Karabinierët kanë vëzhguar edhe gruan e tij, që e përdorte për të njëjtin qëllim. Prokurori i Barit Antonio Laudati ia dedikoi këtë operacion të madh Paolo Borsellinos, i vrarë 20

vjet më parë: "Kjo e sotmja është një operacion i madh i dyfishtë që duam tia dedikojmë Borselinos, i kthyer në një simbol i legalitetit e një martir laik i krimit të organizuar" tha Laudati. Ndërmjet pasurive të sekuestruara janë marrë edhe një Audi A3, një motocikletë Honda, një furgon Iveco me një rimorkiator një traktor, dhe një volsvagen golf. Dy javë më parë policia italiane shkatërroi një tjetër organizatë shqiptaro-italiane e dedikuar në shitjen e kokainës në Brindizi ndërsa u arrestuan 18 persona. Tre krerët e grupit ishin Vilson, Daniel dhe Marte Kokli, bënë të ditur autoritetet italiane. Gjatë kontrolleve të zhvilluara ndërsa po kryeshin arrestimet, u sekuestruan mbi 700 gramë kokainë: droga, sipas hetuesve, shpërndahej në lokalet e natës dhe diskoteka. Gjithashtu është sekuestruar edhe një pronë e paluajtshme dhe disa autovetura luksoze, me një vlerë totale prej 250 mijë eurosh. Operacioni policor që mundësoi shkatërrimin e këtij rrjeti mbante emrin "Muri" ndërsa dosja hetimore e prokurorëve italianë zbulon se hetimet kanë nisur nga dyshimet paraprake të hetuesve në lidhje me jetën luksoze që bënin disa prej shqiptarëve të arrestuar.

Aksioni në Shkodër

Avioni italian zbulon drogë në ishull

TIRANE

D

rejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj i shoqëruar nga zv.ambasadori italian Giuseppe Berlendi ka kryer dje nga ajri inspektimin me qëllim evidentimin e parcelave të mbjella me kanabis. Kryepolici Hysni Burgaj shprehu vendosmërinë për luftë pa kompromis ndaj kultivimit të kanabisit në Shqipëri, duke shprehur objektiv që 2013-ta të jetë viti që në Shqipëri të mos jetë mbjellë asnjë rrënjë kanabis. Zv/Ambasadori Italian në Tiranë, Z. Giuseppe Berlendi gjatë fjalës së tij theksoi se situata për sa i përket kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri është më e mirë dhe ka një progres të madh në këtë drejtim, po ashtu evidentoi dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. “Situata është sigurisht më e

Hysni Burgaj dhe Giuseppe Berlendi mirë. Ka një progres të madh. Ndërkohë ky projekt po vijon në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes ministrive respektive dhe për-

shinë 2 mjete fluturuese të Guardia di Finanza dhe një program të universitetit Napoli 2, program i cili parashikon mundësinë që të dallosh frekuencën e bimëve, pra çdo bimë e reflekton ngjyrën në një mënyrë të ndryshme dhe nga kjo kuptohet çfarë bime është dhe kjo është e shkëlqyer. Është në interesin tonë të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe ky bashkëpunim duhet të them është i shkëlqyer”-tha diplomati italian. Në kuadër të këtij monitorimi u zhvillua dhe një operacion i përbashkët ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, për asgjësimin e një sipërfaqe me bimë narkotike të kultivuar në një zonë shumë të vështirë, ishull. Në përfundim të këtij operacioni u bë i mundur asgjësimi i sipërfaqes së mbjellë me rreth 1.000 bimë narkotike kanabis sativa.

LAJME SHKURT Aksidentoi 4 francezë, 21 vjet burg shqiptarit

Gjyqtarët italianë kanë dënuar me 21 vjet dhe 4 muaj burg shtetasin shqiptar Ilir Beti, 37 vjeç, i cili gushtin e vitit 2011 shkaktoi një aksident me fuoristradën e tij që po ngiste në gjendje të dehur ku humbën jetën 4 të rinj francezë dhe mbeti i plagosur një tjetër. Beti akuzohej për vrasje me dashje dhe lëndime të rënda, drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe mbajtjen abuzive të një thike. Prokurori kishte kërkuar dy muaj më shumë dënim nga sa vendosi dje gjykatësi i çështjes. Sipas prokurorit, shqiptari nuk ka bërë asnjë tentativë për të evituar përplasjen. "Ecte si një tren me 150 [km] në orë me një fuoristradë prej 3 tonëshe, me kapacitet reagimi zero. Indiferent edhe kur automjete të tjera i afroheshin". Familjarët e viktima shpërthyen në lot në momentin që gjyqtari lexoi dënimin. Avokati i shqiptarit pretendoi se aksidenti nuk ishte me dashje pasi nuk kishte vullnet për të marrë jetë njerëzish. Por gjykatësi nuk e ka pranuar këtë version. "Një dënim ekzemplar që e prisnim", tha Christine Lorin, e ëma e një prej të rinjve francezë që humbën jetën.

Kukës, banorët në protestë për ujin e pijshëm

Qindra banorë të qytetit të Kukësit, por edhe fshatrave rreth tij, kanë protestuar sot përpara institucioneve shtetëore si Bashkia, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut për mungesën e ujit të pijshëm. Të udhëhequr edhe nga opozita, e cila vetëm një ditë më parë paralajmëroi ndërmarjen e iniciativave të tilla, në këtë protestë është kërkuar që uji të mbërrijë në çezmat e konsumatorëve pasi prej kohësh detyrohen të blejnë ujin ose ta mbushin atë në vendburime të cilat nuk dihet nëse janë të sigurta apo jo. Madje ata kanë deklaruar se ka zona që uji mbushet edhe përtej kufirit, në Vërmicë të Kosovës, apo banorë që gjymtohen në kërkim të ujit, përmes çeljes së puseve. Deputeti socialist, Asllan Dogjani, ka deklaruar se për ndërtimin e ujësjellësit të ri u dhanë 3.5 milion euro, por fati i tyre ende nuk dihet përderisa ujësjellësi i ri nuk është ndërtuar.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.